03.
Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Çfarë nënkupton hadithi “Allahu i ka nëntëdhjetë e nëntë emra”
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr. 19930/1
Pyetje: “Cili është kuptimi i hadithit i të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem:
إن لله تسعة وتسعين اسمًا، مائة إلا واحدًا
“Allahu i ka nëntëdhjetë e nëntë emra, njëqind pa një… (Ai i cili i numëron ata, hynë në Xhenet).”
A kuptohet se ne duhet t’i mësojmë përmendësh emrat e Allahut, apo është për qëllim se duhet t’i mësojmë dhe të veprojmë sipas tyre?”
Përgjigje: “Së pari, numri i përmendur nuk do të thotë se Allahu nuk ka të tjerë Emra përveç këtyre nëntëdhjetë e nëntë, por kjo ka për qëllim se kushdo që i mëson përmendësh këto emra, do të hyjë në Xhenet. Pra, qëllimi është për të informuar njerëzit se kushdo që i përvetëson këta emra, do të hyjë në Xhenet dhe jo për të informuar në lidhje me numrin e Emrave të Allahut.
Së dyti, kuptimi i “i numëron ata” në vazhdim të hadithit ka për qëllim mësimin përmendësh të tyre, të kuptuarit e domethënies së tyre dhe të adhuruarit e Allahut me ta.
Allahu na dhëntë sukses! Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij!
A është Allahu Tebarake ue Te’ala “el-Kadim”? Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, Fetvaja nr.: 1/19898
Pyetje: “Në librin “El-‘Akidetul-Islamijeh” të autorit Shejkh Abdul-Hamid Badis, kam lexuar se Allahu është “el-Kadim” (i vjetër), që do të thotë se ekzistimit të Allahut nuk i ka parapri mosekzistenca, pra Ai është i Pafillim. A është kjo e saktë sipas argumenteve të Kuranit dhe Sunnetit?”
Përgjigje: “Fjala “el-Kadim” nuk është një prej Emrave të Allahut Tebarake ue Te’ala dhe është e mjaftueshme që ta thërrasësh Atë me emrin e Tij “El-Euuel” (i Pari). Megjithatë, është e lejueshme përdorimi i kësaj shprehjeje për Allahun “el-Kadim” nëse e ke për qëllim përshkrimin dhe informimin për Të dhe jo nëse ke për qëllim se ky është një prej Emrave të Tij, siç kanë thënë dijetarët.
Dhe Allahu e di më së miri.
Allahu na dhëntë sukses! Salavatet dhe Selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij.”
A e ka parë Profeti Allahun? Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja 1/29
Pyetje: “A është e lejuar që të themi se, sahabët radijallahu anhum kishin mospajtime në çështje të besimit (akides), siç është të parit e Profetit salallahu alejhi ue selem Allahun ‘Azze me Xhel në natën e Miraxhit? Gjithashtu, a dëgjojnë të vdekurit apo jo, ngase kjo është një çështje që ka të bëj me besimin?”
Përgjigje: “E falënderojmë Allahun ngase sahabët nuk kishin mospajtime në lidhje me çështjet e besimit, e as ata që erdhën pas tyre e të cilët ishin Ehlus-Sunneh uel-Xhema’ah. Të gjithë ata besojnë në që është shpallur në Kuran dhe Sunnet, dhe nuk fusin diçka në fe, qoftë kjo nga teket apo mendimet e tyre. Kjo është arsyeja pse ata ishin të bashkuar rreth një besimi të vetëm dhe një metodologjie të vetme, duke qenë në përputhje me ajetin:
وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعًا وَلَا تَفَرَّقوا
“Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin dhe Sunnetin) dhe mos u përçani!” 3:103
Ndër këto çështje, është edhe të parit e besimtarëve Zotin e tyre në Ditën e Kiametit. Të gjithë ata janë unanim se, kjo do të ndodhë, duke u mbështetur në argumentet që vijnë nga Kurani dhe Sunneti, dhe nuk kanë asnjë kundërshtim në këtë çështje.
Ndërsa, kur jemi tek kundërshtimi se, a e ka parë Profeti salallahu alejhi ue selem Zotin e tij me sytë e tij, në këtë mesele ka kundërshtim. Kundërshtim i cili ka të bëj me një ndodhi të kësaj jete, dhe nuk është kundërshtim se a do të shihet Allahu në Ditën e Kiametit. Mendimi i shumicës dërmuese të sahabëve dhe të gjithë Ehlus-Sunnetit është se, ai e kishte parë Allahun me zemrën e tij dhe jo nëpërmjet shqisave të shikimit. Ngase, kur ishte pyetur ai salallahu alejhi ue selem në lidhje me këtë ngjarje, ka thënë:
نور أنى أراه
“Ishte dritë (nur), e si mund ta shoh?!”
Profeti salallahu alejhi ue selem mohoi se e ka parë Allahun me shqisat e të parit, ngase pengesa ishte drita (nuri). Gjithashtu, të gjithë ata janë të mendimit se askush nuk mund ta shoh Allahun në këtë dynja. Siç thotë hadithi autentik:
واعلموا أن أحدا منكم لا يرى ربه حتى يموت
“Dijeni se askush nuk mund ta shoh Zotin e tij derisa të vdes.”
Përveç profetit tonë salallahu alejhi ue selem (i cili e kishte parë atë me zemër dhe jo me shqisa të të parit (v.p.)).”
Mësimi i akides duhet të jetë prioriteti më i lartë! Burimi: “Komisioni i Përhershëm për kërkime shkencore dhe fetva”, fetvaja nr. 17763
Pyetje: Cila ka prioritet më të madh: Akideja apo el-Hakimijeh (themelimi i një qeveri islame)?
Përgjigje: Gjëja e parë që një mysliman duhet të bëjë është të mësojnë akiden e saktë dhe të përqendrohet në të. Allahu (te ala) ka thënë:
فَاعْلَمْ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَاسْتَغْفِرْ لِذَنبِكَ وَلِلْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ وَاللَّهُ يَعْلَمُ مُتَقَلَّبَكُمْ وَمَثْوَاكُمْ
“Dije se nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut, kërko falje për mëkatin tënd dhe për (mëkatet) e besimtarëve e besimtareve! Allahu e di se si silleni ju dhe vendin ku qëndroni.” 47:19
Gjëja e parë që të gjithë të dërguarit vepruan, ishte thirrja në akide (besim) të saktë dhe me të vetmin qëllim, i cili ishte: ‘adhurimi i Allahut të Vetëm pa i shoqëruar Atij asnjë shok’.
Allahu (te ala) ka thënë:
وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولاً أَنِ اعْبُدُواْ اللّهَ وَاجْتَنِبُواْ الطَّاغُوتَ
“Ne dërguam në çdo popull të dërguar (që t’u thoshin atyre): ‘Adhuroni Allahun dhe largojuni idhujve’!” 16:36
El-Hakimijeh është pjesë e besimit, por nuk është i tërë besimi.
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammed, mbi familjen e tij dhe shokët e tij.
Betimi në vetvete/pa e shqiptuar Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr.: 1/17251
Pyetje: “Kam bërë betim në vetvete pa e shqiptuar me fjalë, se nuk do të kam marrëdhënie intime me gruan time për një javë. Mirëpo, përgjatë kësaj periudhe kohore, ne kishim marrëdhënie intime, prandaj pyes se çfarë duhet të veproj?”
Përgjigje: “Nuk jeni të obliguar me asgjë, sepse nuk keni shqiptuar betimin. Në lidhje me këtë, Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:
إن الله تجاوز لأمتي عما حدثت بها أنفسها ما لم تتكلم أو تعمل به
“Vërtetë, Allahu e ka falur atë nga umeti im i cili pëshpëritë në veten e tij, përderisa nuk e flet apo nuk vepron me të.”
Allahu na dhëntë sukses! Salauatet dhe selamet qofshin mbi Profetin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij!”
Disa nga faktorët që anulojnë islamin Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr. 2/16487
Pyetje: “Cilat janë faktorët që anulojnë islamin?”
Përgjigje: “Faktorët të cilët e anulojnë islamin janë të shumtë. Më e rrezikshmja e tyre është shirku, e që do të thotë t’i lutesh të vdekurve dhe të kërkosh ndihmën e tyre, therja e kafshëve për ta dhe zotimi në varret e tyre dhe veprime të tjera të adhurimit që praktikohen tek varret, me qëllim të afrimit tek të vdekurit, për t’iu lutur atyre që t’ua plotësojnë nevojat që kanë.
Faktor të tjerë që gjithashtu e anulojnë islamin është magjia, të mësuarit e magjisë apo t’ia mësosh magjinë dikujt, të pohuarit se njeriu e dinë të fshehtën, të besuarit se gjykimet tjera përveç ligjeve të Allahut janë të lejuara, braktisja e qëllimshme e namazit, tallja me Islamin, ofendimi i Allahut ose i të Dërguarit të Tij salallahu alejhi ue selem dhe tallja me Kuranin apo Sunnetin e pastër.
Allahu na dhëntë sukses! Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij!”
A kishte mospajtime ndërmjet sahabëve në çështje të besimit (akides)? Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja 1/29
Pyetje: “A është e lejuar që të themi se, sahabët radijallahu anhum kishin mospajtime në çështje të besimit (akides), siç është të parit e Profetit salallahu alejhi ue selem Allahun ‘Azze me Xhel në natën e Miraxhit? Gjithashtu, a dëgjojnë të vdekurit apo jo, ngase kjo është një çështje që ka të bëj me besimin?”
Përgjigje: “E falënderojmë Allahun ngase sahabët nuk kishin mospajtime në lidhje me çështjet e besimit, e as ata që erdhën pas tyre e të cilët ishin Ehlus-Sunneh uel-Xhema’ah. Të gjithë ata besojnë në që është shpallur në Kuran dhe Sunnet, dhe nuk fusin diçka në fe, qoftë kjo nga teket apo mendimet e tyre. Kjo është arsyeja pse ata ishin të bashkuar rreth një besimi të vetëm dhe një metodologjie të vetme, duke qenë në përputhje me ajetin:
وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعًا وَلَا تَفَرَّقوا
“Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin dhe Sunnetin) dhe mos u përçani!” 3:103
Ndër këto çështje, është edhe të parit e besimtarëve Zotin e tyre në Ditën e Kiametit. Të gjithë ata janë unanim se, kjo do të ndodhë, duke u mbështetur në argumentet që vijnë nga Kurani dhe Sunneti, dhe nuk kanë asnjë kundërshtim në këtë çështje.
Ndërsa, kur jemi tek kundërshtimi se, a e ka parë Profeti salallahu alejhi ue selem Zotin e tij me sytë e tij, në këtë mesele ka kundërshtim. Kundërshtim i cili ka të bëj me një ndodhi të kësaj jete, dhe nuk është kundërshtim se a do të shihet Allahu në Ditën e Kiametit. Mendimi i shumicës dërmuese të sahabëve dhe të gjithë Ehlus-Sunnetit është se, ai e kishte parë Allahun me zemrën e tij dhe jo nëpërmjet shqisave të shikimit. Ngase, kur ishte pyetur ai salallahu alejhi ue selem në lidhje me këtë ngjarje, ka thënë:
نور أنى أراه
“Ishte dritë (nur), e si mund ta shoh?!”
Profeti salallahu alejhi ue selem mohoi se e ka parë Allahun me shqisat e të parit, ngase pengesa ishte drita (nuri). Gjithashtu, të gjithë ata janë të mendimit se askush nuk mund ta shoh Allahun në këtë dynja. Siç thotë hadithi autentik:
واعلموا أن أحدا منكم لا يرى ربه حتى يموت
“Dijeni se askush nuk mund ta shoh Zotin e tij derisa të vdes.”
Përveç profetit tonë salallahu alejhi ue selem (i cili e kishte parë atë me zemër dhe jo me shqisa të të parit (v.p.)).”
Kurani është si më parë Burimi: “Komisioni i Përhershëm Për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr 9450
Kryetar: Imam Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz (rahimehullah)
Nënkryetar: Abdur-Rrezak Afifi (rahimehullah)
Antar: Abdullah el-Gudejjan (rahimehullah)
Pyetje: A është Kurani i cili është i shkruar në Mus´haf që e kemi sot, saktësisht të njëjtat fjalë që janë shpallur nga Allahu (i Lartësuar), apo e ka një tekst të ndryshëm nga ajo që është e shkruar sot në Mus´haf?
Përgjigje: Kopja e shkrimit të Kur’anit që kemi sot është Fjala e Allahut. Allahu e foli atë, Xhibrili alejhi selam e dëgjojë atë prej Tij dhe ia zbriti atë Profetit Muhammed sal Allahua lejhi ue selem i cili i´a recitojë atë njerëzve dhë kërkoi nga ata që ta shkruajnë atë.
Kështu sahabët radija Allahu anhum e shkruan atë, Selefët (para ardhësit e drejtë) e përcollën më tej deri sa arriti tek ne.
Hyrja në tualet duke pas mus’hafin me vete Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva” vol. 4/60
Pyetje: “Ndodhë ndonjëherë që të kemi me vete Mus’hafin kur hyjmë në tualet. A është kjo e lejuar?”
Përgjigje: “Bartja e Mus’hafit në xhep është e lejuar, por nuk lejohet bartja e tij kur hyn në tualet. Mus’hafin duhet ta lësh në një vend të përshtatshëm, në mënyrë që ta nderosh dhe respektosh sepse ai është Libër i Allahut. Por nëse frikësohesh se do të vidhet mus’hafi, atëherë ky është përjashtim (darura) dhe në këtë rast lejohet ta marrësh atë me vete në tualet.
I gjithë suksesi është tek Allahu. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij!”
Të betuarit në Kuran Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr. 4950
Pyetje: Ka njerëz të cilët pohojnë se është e lejueshme të betohesh në Kuran. Ata betohen në Mus’haf dhe nuk i vënë veshin aspak, edhe pse ne i këshillojmë në vazhdimësi. Çfarë është mendimi juan në lidhje me këtë gjë?
Përgjigje: Është e lejuar të betohemi në Allahun, në Cilësitë e Tij. Kurani është fjalë e Allahut, dhe fjala e Tij është prej Cilësive Madhështore, andaj është e lejuar të betohemi në të.
Pra, nëse ai i cili betohet në Kuran e ka për qëllim se po betohet në një prej Cilësive të Allahu, kjo është e lejuar dhe nuk ka asgjë të keqe. Por, nëse ka për qëllim fletët dhe ngjyra (Mus’hafi) me të cilën është shkruar Kurani, atëherë kjo është e ndaluar, sepse këto janë krijesa të Allahut, ndërsa nuk është e lejueshme betimi në atë që është e krijuar.
Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:
من كان حالفًا فليحلف بالله أو ليصمت
“Ai që do të betohet, le të betohen në Allahun ose le të heshtë.”
Dexhalli do shfaqet vetëm tek të gjallët Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetuaja nr. 8097
Pyetja: “A do shfaqet Dexhalli për të gjithë krijesat, që do të thotë: a do ringjallen të vdekurit për të dytën herë, apo do jetë shfaqja e tij vetëm për ata që janë të gjallë?”
Përgjigje: “Ai do shfaqet posaçërisht për të gjallët. Sa për të vdekurit, ata nuk do ringjallen deri në Ditën e Fundit (Kiametit), siç thotë Allahu تعالى:
ثُمَّ إِنَّكُمْ بَعْدَ ذَلِكَ لَمَيِّتُونَ ثُمَّ إِنَّكُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ تُبْعَثُونَ
“Mandej, pas kësaj ju do të vdisni, pastaj, ju me siguri që do të ringjalleni në Ditën e Kiametit.” 23:15-16
I gjithë suksesi është prej Allahut, selamet dhe salavatet qofshin mbi Profetin tonë familjen e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij!”
A është haram fotografimi apo jo? Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva” nr 3592
Anëtar: Abdullah bin Kuud
Anëtar: Abdullah ibn Gudejjan
Nënkryetar: Abdurr-Rrazak Afifi
Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Pyetje: A është haram fotografimi apo jo?
Përgjigje: Po, fotografimi i gjallesave me kamerë apo të ngjashmeme të është haram . Kushdo që e bën këtë duhet të pendohet tek Allahu dhe të kërkojë falje prej Tij, të pendohen për atë që ka bërë dhe kurrë mos ta përsërisë më.
Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
Vendimi mbi varjen e fotografive në mure Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr 3059
Anëtar: Abdullah bin Kuud
Anëtar: Abdullah ibn Gudejjan
Nënkryetar: Abdurr-Rrezak Afifi
Kryetari: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Pyetje: Çfarë është Vendimi mbi varjen e fotove në mur, sidomos imazhet e figura të shquara të tilla si mbretër, Ulemah (dijetarët) dhe njerëzve të drejtë që shpirtrat janë të prirur për t’i lavdëruar ata?
Përgjigje: Fotografimi apo vizatimi i qenieve të cilat kanë shpirt dhe të varurit e tyre në mure është e ndaluar pavarësisht nëse ato janë në formë skulpture apo jo dhe nëse ata janë mbretërit, dijetaret, njerëzit e drejtë apo tjerë. Kjo është për shkak të kuptimit të përgjithshëm të hadithit autentik te transmetuar nga Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) në këtë lidhje me këtë. Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) i tha Aliut (radija Allahu anh):
“Mos e lerë asnjë imazh pa e shkatërruar dhe as një varr pa e rrafshuar.”(Muslim, et-Tirmidhi, en-Nesai ).
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
Gazetat me foto Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr 3079
Anëtar: Abdullah bin Kuud
Anëtar: Abdullah ibn Gudejjan
Nënkryetar: Abdurr-Rrezak Afifi
Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Pyetje: Çfarë mendoni për mbajtjen e gazetave që përmbajnë foto? A hyjnë këto foto tek llojet e ndaluara të fotove?
Përgjigje: Posedimi i gazetave që përmbajnë fotografi është e lejuar, në qoftë se përmbajnë njohuri të dobishme. Ata që posedojnë gazetat duhet të fshijnë imazhet me ngjyrë ose të ngjashme. Nëse mbajtja është për shkak të imazheve, kjo nuk lejohet.
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
A hyjnë engjujt në shtëpinë në të cilën ka televizion? Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr 8128
Pyetje: Nëse engjujt nuk hynë në shtëpitë në të cilat ka imazhe (foto) të qenieve të gjalla, çfarë është vendimi i imazheve që hynë në shtëpitë tona përmes telvizionit. Mendoj se në ditët e sotme, nuk ka shtëpi që nuk posedon telivizion.
Përgjigje: Imazhet që shfaqen në telivizion, nuk kanë të njëjtin gjykim si imazhet e palëvizshme në shtëpi, sepse ato në telivizion shfaqen e pastaj zhduken.
Si do të ringjallen njerëzit në Ditën e Kiametit? Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr. 189/10
Pyetje: “Si do të ringjallen njerëzit nga varret e tyre në Ditën e Ringjalljes? Dhe cilët do të ngritën të parët?”
Përgjigje: Allahu Subhanehu ue Te’ala do ta ringjallë njeriun në Ditën e Kiametit nga kocka e shpinës së tij. Njerëzit do të mbijnë ashtu siç mbijnë bimët nga farat e tyre. Njerëzit do të dalin nga varret e tyre këmbëzbathur, lakuriq dhe të pa bërë synet. Ata do të nxitojnë duke ecur si karkaleca e flutura të shpërndara, mirëpo assesi nuk do të humbasin rrugën për në vendin e tubimit. Në fakt, rrugën e tyre për atje, ata do ta dinë më mirë sesa një pëllumbeshë e egër, që e di rrugën e saj për në folenë e vet, e njerëzit do të duken sikurse janë duke garuar për të arritur një cak.
Të parit të cilit do t’i hapet toka është Profeti ynë Muhamedi salallahu alejhi ue selem. Ai do të jetë i pari që do të kthjellet nga kjo huti. Kurse, i pari që do t’i jepen rroba, është i miku i Allahut Ibrahimi alejhis-salatu ues-selam.
Tmerri do ta kaplojë njerëzimin atë Ditë, deri në atë pikë sa edhe Profetët do të thonë: “Vetja ime, vetja ime!” Ai që i lexon ajete në lidhje me Ringjalljen, në suret “el-Kamer, el-Me’aarixh dhe el-Kaari’ah”, etj, do ta ketë të qartë edhe më mirë atë që e theksuam më lartë. Në dy sahihat (Buhariut dhe Muslimit), transmetohet në formë autentike se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:
إنكم محشورون حفاة عراة غرلاً ثم قرأ: كَمَا بَدَأْنَا أَوَّلَ خَلْقٍ نُّعِيدُهُ وَعْدًا عَلَيْنَا إِنَّا كُنَّا فَاعِلِينَ وأول من يُكسى يوم القيامة إبراهيم ، وإن أناسًا من أصحابي يؤخذ بهم ذات الشمال فأقول: أصحابي أصحابي، فيقول: إنهم لم يزالوا مرتدين على أعقابهم منذ فارقتهم، فأقول كما قال العبد الصالح وَكُنتُ عَلَيْهِمْ شَهِيدًا مَّا دُمْتُ فِيهِمْ فَلَمَّا تَوَفَّيْتَنِي كُنتَ أَنتَ الرَّقِيبَ عَلَيْهِمْ وَأَنتَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ إِن تُعَذِّبْهُمْ فَإِنَّهُمْ عِبَادُكَ وَإِن تَغْفِرْ لَهُمْ فَإِنَّكَ أَنتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
“Me të vërtetë se, ju do të ringjalleni këmbëzbathur, të zhveshur dhe të pa bërë synet, pastaj lexoi: “Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne do ta bëjmë këtë me të vërtetë” (21:104) dhe i pari të cilit do t’i jepen rroba Ditën e Kiametit, është Ibrahimi. Ndërsa, disa nga shokët e mi, do të ndahen nga ana e majtë, e do të them: “Shokët e mi, shokët e mi”. Kurse, do të më thuhet: “Ata kanë dalë nga feja pasi që ti i le ata (pas vdekjes tënde).” E unë do të them, ashtu siç ka thënë robi i sinqertë: “Kam qenë dëshmitar, për sa kohë që kam jetuar midis tyre dhe që kur se më more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre. Ti je Dëshmitar për çdo gjë. Nëse Ti i dënon ata, robërit e Tu janë e nëse i fal ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (5:116-117)”
Dhe në një hadith autentik, që po ashtu transmetohet në Buhari dhe Muslim, thuhet:
إن الناس يصعقون يوم القيامة فأكون أول من تنشق عنه الأرض
“Me të vërtetë, njerëzit do të ringjallen në Ditën e Kiametit dhe unë do të jem i pari të cilit do t’i hapet toka.”
Dhe në një hadith tjetër autentik thuhet:
إن الناس يصعقون يوم القيامة، فأكون أول من يفيق
“Me të vërtetë, njerëzit do të ringjallen në Ditën e Kiametit, ndërsa unë do të jam i pari që do t’i kthehet vetëdija.”
Ju mund të merrni hollësi të mëtejshme në lidhje me dy hadithet e mësipërme, mund të ktheheni tek sqarimet e librit “El-Akidetuat-Tahaauijjeh” të Imam Tahauiut (me shpjegimin e Imam Ibn Ebil-‘Izz el-Hanefi).
I gjithë suksesi është prej Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij!”
Libri “Biseda me Xhinin mysliman” Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 16384
Pyetje: Kam lexuar këtë titull “Hiuar Sahafi Ma`a Xhinni muslim “(Biseda me Xhinin mysliman) në një libër të shkruar nga Muhamed Isa Davud nga Egjipti. Unë nuk e di se për çfarë bëhet fjalë dhe në qoftë se kjo bisedë është e vërtetë. Çfarë mendoni për një libër të tillë, dhe çfarë është këshilla juaj për ata që lexojnë libra të tilla?
Përgjigje: Ajo çfarë duhet lexuar janë libra të cilat sjellin dobi dhe duhet injoruar ato libra që nuk janë të dobishme, ose libra që përmbajnë gabime në Akide (besim). Libri në fjalë “Hiuar Sahafi Ma`a Xhinni muslim” përmban gënjeshtra dhe trillime. Ajo është një libër i rremë dhe tërësisht i fabrikuar. Libra të tilla, i shpikin gënjeshtarët për të fituar para dhe për të vënë në dyshim besimin e njerëzve, kështu që duhet shmangur nga ky libër dhe duhet paralajmëruar njerëzit për të!
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammed, familjen e tij dhe shokët e tij.
Kur jomyslimani e pranon fenë Islame, ai çfarë duhet të bëjë së pari? Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr.: 7559/1
Pyetje: “Kur jomyslimanët pranojnë fenë islame, a duhet së pari ta deklarojnë shehadetin, apo duhet që së pari të marrin abdes?”
Përgjigje: “Ata së pari duhet ta deklarojnë shehadetin, e pastaj duhet të pastrohen për ta kryer namazin.
Sipas Sheriatit, personi i tillë para së gjithash duhet të marrë gusël, sepse Profeti salallahu alejhi ue selem i ka urdhëruar me këtë gjë disa sahabë të tij kur e kanë pranuar fenë Islame.
I gjithë suksesi është tek Allahu. Salavatet dhe selamet qofshin mbi profetinin tonë Muhamed, mbi familjen dhe mbi shokët e tij.”
A është e pastër femra së cilës pasi i mbaron cikli, i rrjedh lëng i kuqërremtë? Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva” fetvaja nr. 2/19956
Pyetje: “Nëse një grua ka marrë gusël pas përfundimit të periudhës së saj menstruale, dhe kur ka shkuar për të marrë abdes para namazit, ka gjetur pak gjak, a duhet që ajo të marrë gusël përsëri, apo vetëm të marrë abdes dhe të falet? Në këtë është edhe një situatë tjetër, në rast se ka marrë gusël, ka fal namazin dhe pas një ditë gjen pak gjak, a duhet të marrë gusël përsëri, apo çfarë të veprojë?”
Përgjigje: “Kur një grua merr gusël pasi ajo ka parë shenjat e qarta të pastërtisë (sekrecionin e bardh që tregon mbarimin e ciklit), por pas kësaj gjen pak gjak, ajo nuk duhet të shqetësohet për këtë. Pastrimi dhe namazi i saj janë të saktë. Nëse ky gjak zgjat pasi t’i ketë mbaruar periudha e saj, ajo duhet të marrë abdes para çdo namazi, sepse kjo është istihadah (çrregullim) e jo gjak menstrual. Kjo vlen nëse periudha e saj mujore ka përfunduar.”
Dërgimi i fotove familjes Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, nr 2186
Anëtar: Abdullah bin Kuud
Anëtar: Abdullah ibn Ghudejjan
Nënkryetar: Abdurr-Rrazak Afifi
Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Pyetje: Në qoftë se unë jetoj jashtë vendit tim dhe dua t’u dërgojë fotografi miqëve të mi, familjes sime, e sidomos gruas time.
A është kjo e lejuar?
Përgjigje: Hadithet autentike nga i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) kanë treguar se fotografimi i qenieve të gjalla është i ndaluar, pavarësisht a janë njerëz apo kafshëve. Prandaj, nuk është e lejuar që të fotografosh veten tënde dhe ti´a dërgoshë atë familjes tuaj apo gruas.
Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
Debati në lidhje me fotot Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, nr 1978
Anëtar: Abdullah bin Kuud
Anëtar: Abdullah ibn Gudejjan
Nënkryetar: Abdurr-Rrezak Afifi
Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Pyetje: Ndodhi një debat në mesin e disa vëllezërve në lidhje me fotografimin dhe ruajtjen e fotove dhe debati nuk arriti asnjë përfundim.
Pra, çfarë është gjykimi i fotografimit dhe ruajtja e tyre?
Përgjigje: Fotografimi i qenieve të gjalla, pavarësisht njerëzve apo të kafshëve, dhe ruajtja e tyre është haram. Në fakt, ajo është një nga mëkatet e madhe, pasi që ka hadithe autentike me kërcënime të tmerrshme dhe dënime të rënda që do t’i godet fotografët dhe ata që fotografohen. Gjithashtu në fotografime ka përpjekje të imitohet Allahu në krijimin e qenieve të gjalla dhe mund të jetë një arsye për shirk (idhujtari), si psh: nderimi i fotografive e personaliteteve të mëdha dhe njerëzve të drejtë, ose një mjet joshjeje si fotografitë e grave të bukura, aktorëve, dhe grave gjysmë të zhveshura.
Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
Vendimi i Islamit mbi Artin Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, nr 5068
Anëtar: Abdullah bin Kuud
Anëtar: Abdullah ibn Gudejjan
Nënkryetar: Abdurr-Rrezak Afifi
Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Pyetje: A është ndalimi i artit një ndalim absolut apo vetëm për një kohë të caktuar?
Përgjigje: Arte, të tilla si skulptura dhe fotografitë e qenieve që kanë shpirt, janë absolutisht haram pavarësisht për cilën kohë bëhet fjalë, me përjashtim në rast urgjent, si të bësh një foto për një pasaportë ose kartë identiteti, ose të fotografuarit e të dyshuarve për identifikimin e tyre, ose për një provim apo një punë, ose në rastet tjera të ngjashme ku imazhet parandalojnë mashtrimet dhe për të ruajtur sigurinë. Pra, fotografitë janë të lejuara nëse ekziston një nevojë reale për to.
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
Mëkati i fotografimit Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, nr 6541
Anëtar: Abdullah bin Kuud
Anëtar: Abdullah ibn Gudejjan
Nënkryetar: Afifi Abdurr-Rrazak
Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Pyetje: A konsiderohet fotografimi i krijesave të gjalla Kufër Ekber (kufër i madhë), Kufër Asghar (kufër i vogël), apo një mëkat?
Përgjigje: Fotografimi i qenieve të gjalla nuk është Kufër Ekber. Megjithatë, ajo është një nga mëkatet më të mëdha për shkak të paralajmërimit serioz dhe mallkimin mbi ata që fotografojnë. Përveç kësaj, ajo mund të shpie gjithashtu në shirk (idhujtari).
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
Vizatimi i gjallesave Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”,
Anëtar: Abdullah bin Kuud
Anëtar: Abdullah ibn Ghudejjan
Nënkryetar: Afifi Abdurr-Rrezak
Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Pyetje: A është e lejueshme të vizatohen gjallesat në një leckë (mbulesë tavoline), një pjatë, në tepia dhe gjëra të ngjashme?
Përgjigje: Është e ndaluar bërja e imazheve me qenieve të gjalla, qoftë në një leckë (mbulesë tavoline), një pjatë, në tepia, etj.
Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
Paga nga puna si fotograf Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, nr 6402
Anëtar: Abdullah bin Kuud
Anëtar: Abdullah ibn Ghudejjan
Nënkryetar: Abdurr-Rrezak Afifi
Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Pyetje: Babai im (Allahu e udhëzoftë) pagën e tij e fiton duke fotografuar. A janë parat nga kjo punë haram apo hallall?.
Cili është kuptimi i hadithit “Allahu i mallkon el-Musauuirin (ata që bëjnë imazhe)”?
Përgjigje: Fotografimi i gjallesave është haram edhe furnizmi nga kjo punë gjithashtu. Nëse paratë e fituara nga fotografimi janë haram edhe përdorimi i tyre është gjithashtu haram. Por nëse ato përziehen me të holla të tjera dhe është e vështirë të bëhet dallimi në mes tyre, është e lejueshme për t’i përdorur ato (ti përdorësh për ushqim) sipas mendimit të saktë tek dijetarët.
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammed, familjen e tij dhe shokët e tij.
A duhet të mbulohet këmbët gjatë namazit? Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva” Fatauah Nur ’ala Darb
Pyetje: “Kur unë fali namazin duken majat e gishtërinjëve të mi. Çfarë është gjykimi për këtë? A është namazi imë i vlefshëm?”
Përgjigje: Sipas shumicës së dijetarëve, është e detyrueshme për gruan që të mbulojë këmbët e saj në namaz. Kështuqë ti duhet ti mbuloshë këmbët tuaja kur të falësh namazin. Për sa i përket të kaluarës, e lusim Allahu që të falë. Por tani e tutje ti duhet t’i mbuloshë ato me çorape ose me veshje të gjatë që mbulon plotësisht këmbët tuaja.
Kjo është sipas hadithit vijues i i cili është i njohur në mesin tonë, që transmetohet nga Ummu Seleme, e cila ishte pyetur: “A lejohet që një grua të falë namazin e veshur me Dir apo Khimar ?
Ajo u përgjigj: “Po, në qoftë se ajo është mjaft i gjatë që ti´a mbulojë pjesën e e përme të këmbëve.” (Ebu Davud 640)”
Pëtkhyesi:
Khimar-mbulimi i fytyrës në tërësi dhe trupit.
Nikab-mbulimi i fytyrës por jo edhe i syve.
Direh-mosmbulimi i fytyrës.
Gjykimi i namazit nëse duken shputat e këmbëve Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva” Fatauah Nur ’ala Darb
Pyetje: Çfarë është gjykimi rreth namazit të gruas, nëse shputat e këmbëve të femrës nuk janë të mbuluara?
Përgjigje: Nëse një grua fal namazin e veshur me një veshje të gjatë që ia mbulon këmbët gjatë qëndrimit në këmbë, gjatë bërjes ruku dhe sexhde, nuk ka ndonjë dëm në qoftë se shputat e këmbëve mund të shihen sipsas kuptimit të qartë të Sunnetit, dhe kjo nuk do të zhvlerësojë namazin e saj.
Kjo bazohet në hadithin e mëposhtëm të Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) i transmetuar nga Umm Seleme (radija Allahu anha) e cila është pyetur:
Oj nëna e besimtarëve, a i lejohet një gruas që të falë namazin në Dir dhe Khimar?
Ajo u përgjigj: “Po, në qoftë se ajo është mjaft i gjatë që ti´a mbulojë pjesën e epërme të këmbëve.” (Ebu Davud 640)
Namazi i gruas është si namazi i burrave Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva” Fatauah Nur ’ala Darb
Pyetje: A ka ndonjë ndryshim mes grave dhe burrave përsa i përket lëvizjeve në namaz, si ngritja e duarve të tyre tek veshët e tyre dhe t’i varin ato në gjoks?
Përgjigje: Mendimi i saktë është se (namazi i gruas), është si i burrave, për shkak të fjalëve të Profetit (sal Allahu alejhi ue selem):
“Faluni ashtu siç më keni parë duke u falur.” (Sahih el-Buhari), dhe asnjë përjashtim nuk është përmendur.
Pra burrat dhe gratë trajtohen në mënyrë të barabartë sipas veprave të ligjeruara gjatë namazit si psh shembull ngritja e duarëve, vënja e tyre në gjoks, të vënurit e tyre në gjunjë kur bën ruku dhe vënia e tyre në tokë përballë supeve ose veshëve në sexhde.
Gjithashtu, recitimi i el-Fatihas dhe disa vargje të Kuranit në rekatin e parë dhe në të dytin të drekës dhe ikindisë, akshamit, jacisë dhe sabahut, lutjet. Por vetëm El-Fatihah duhet të lexohet në rekatin e tretë në namazin e akshamit, dhe në rekatin e tretë dhe të katërt në namazin e drekës, ikindisë dhe namazin e jacisë. Përfundimi është se namazi i grave është si ai i burrave.
Braktisja e namazeve pa ndonjë arsye Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr.: 1/15645
Pyetje: “Kur isha në moshën e adoleshencës, kam braktisur disa namaze dhe disa namaze i kam falur pa abdes. Gjithashtu, kam braktisur agjërimin e disa ditëve të Ramazanit pa asnjë arsye të justifikueshme. Duhet pasur parasysh se, unë nuk kam braktisur këto namaze dhe agjërimin duke mohuar obligueshmërinë e tyre, por kjo ka ndodhur për shkak të shokëve të mi jo të mirë.
Mirëpo, tani jam penduar sinqerisht tek Allahu dhe kam vendosur që të mos kthehem në veprimet e tilla. Çfarë duhet të bëj, a duhet t’i kompensoj këto namaze dhe këtë agjërim, duke pasur parasysh se unë nuk e di se sa namaze nuk i kam falur dhe as nuk i di ditët të cilat nuk i kam agjëruar?”
Përgjigje: “Tani e tutje ti duhet të jesh i sinqertë në pendimin tënd, të jesh i kujdesshëm ndaj namazit dhe agjërimit të Ramazanit. Ndërsa nuk je i obliguar për kompensimin e këtyre namazeve dhe as këtij agjërimi të humbur. Ngase, fjala më e saktë e dijetarëve është se, ai që e lë namazin qëllimisht veçse ka bërë kufr të madh. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:
بين العبد وبين الكفر ترك الصلاة
“Ndërmjet robit dhe mosbesimit është lënia e namazit.”
Këtë hadith e transmeton Muslimi. Gjithashtu, ka edhe argumente të tjera që dëshmojnë këtë gjë. Ndërsa, pendimi i sinqertë është ai që i fshin mëkatet e mëhershme.”
Falja në tepihet me foto të objekteve Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Pyetje: Çfarë është vendimi mbi namazin në një tepi me foto të xhamive, kupole në të cilat ka varre, minare e të ngjashme?
Përgjigje: Për të bërë imazhe të cilat kanë qenie të cilat nuk kane shpirt është e lejuar, por të falesh mbi një tepi në të cilën ka imazhe të cilat nuk kanë shpirt është e urryer (mekruh). Arsyeja është se robi do të bezdiset. Megjithatë, namazi është i vlefshëm sipas një transmetimi nga Ahmedi dhe Ebu Davudi në të cilën ‘Uthman bin Talha tregon se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) e thirri atë pasi që kishte hyrë në Qabe.
Ai tha: “Unë pashë brinjë dashi kur unë hyra në shtëpi dhe harrova të urdhërojë ty që t’i mbulosh ato, pra mbuloji ato, pasiqë nuk është e përshtatshme që të ketë diçka në shtëpi që e bezdis robin.” (Ahmedi)
Ahmedi dhe Buhari transmetojnë nga Enesi se ai ka thënë:
“Aisha kishte një batanije që mbulonte një nga muret e shtëpisë dhe Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) i tha asaj:
“Hiqe batanijen nga shtëpia jonë, imazhet e saj më bezdisën gjatë tërë namazit.” (El-Buhari 374 dhe 5959).
Ai urdhëroi që brirët të mbulohen dhe batanija të hiqet. Këtu bëhet e qartë se ato e bezdisin robin gjatë namazit.
Megjithatë, nuk është transmetuar se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) e ka ndërprerë namazin e tij për shkak të kësaj.
Buhari dhe Muslimi transmetojnë nga Aishja se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) kishte veshur një këmishë me shenja dhe ai i shikoj me bisht të syrit këto shenja. Kur përfundoi namazin ai tha:
“Jepjani këmishën time Ebu Xhehmit dhe ma sjellni robën e thjeshtë pa shenja, sepse ajo më pengoi mua në namaz.” (El-Buhari 373, 752, 5817 dhe Muslimi, 556)
Këtu ka një paralajmërim nga ai për gjërat që pengojnë robin gjatë namazit. Megjithatë ai nuk ndërpreu namazin e tij. Kjo dëshmon se janë të ndaluara gjërat që bezdisin robin, si dhe aludon poashtu se namazi nuk prishet. Pra, do të thotë se namazi nuk prishet edhe pse ka bezdisje.
Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
Dërgimi i salvateve në grup pas namazit Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr 17371
Pyetje: Disa myslimanë mblidhen pas çdo namazit për të dërguar Salavate dhe Selame mbi Profetin (sal Allahu Allahu ue selam). Shembull nga ky veprim është: Njëri prej tyre fillon duke thënë:
“Allahumme sal-li ue sel-lim ‘ala Muhammedin ue ‘ala ali Muhammed.” (O Allah, dërgo Salatet dhe Selamet tona mbi Muhammedin dhe familjen e tij).
Më pastaj, xhemati i shqipton fjalët: “Sal Allahu alejhi ue selem.”
Kurse imami e përsërit këtë, e thotë: “Allahumme sal-li ue sel-lim ‘alaMuhammedin ue ‘ala ali Muhammed.”
Dhe xhemati prapë thotë: “Salavatullahi ‘ala resulihi.”
Kurse për herën e tretë, thonë të gjithë njëzërit: “Allahumme sali ue selim ‘ala sejjidina ue meulana Muhammed ue ‘ala ali Muhammed ue selimi teslima, elhamdulilahi rabil alemin.”
Pastaj imami bën dua me zë të lartë për xhematin.
Kur unë u them atyre se kjo është prej risive në fe, ata më akuzojnë mua se unë nuk po e dashkam Profetin (sal Allahu alejhi ue selem). Duke ditur se ne falemi me këta njerëz së bashku në xhami, do të donim që t’ua sqaroni atyre nëse ky veprim është i lejuar apo jo.
Përgjigje: Për të dërguar Salate dhe Selame mbi Profetin (sal Allahu alejhi ue selem) është veprim i lejuar dhe vepër e pëlqyer. Thotë Allahu në Kuran:
Vërtet, Allahu dhe engjëjt dërgojnë Salate mbi të Dërguarin.
“O ju që keni besuar, dërgoni Salate dhe përshëndeteni atë me selam!” (El-Ahzab 33:56)
Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Kushdo që dërgon Salavate mbi mua një herë, Allahu do të dërgoj salavate mbi atë dhjetë herë.” (Muslim, 408)
Por, për ta bërë këtë veprim në grup, kurrë nuk është praktikuar nga Selefët e këtij umeti, nga e cila kuptojmë se ky veprim është risi. Në lidhje me këtë, Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Kushdo që bën një vepër që nuk është në përputhje me urdhrat tona, atij do t’i refuzohet ajo vepër.” (Buhariu 2697, Muslimi 1718)
Allahu na dhëntë sukses! Salatet dhe Selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhammed, familjen e tij dhe shokët.
Cilat janë sunnetet ratibeh? Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, 482/10
Pyetje: “Falja e namazeve sunneteve të cilat quhen ratibeh, a mjafton nëse nuk falen dy rekatet me rastin e hyrjes në xhami?”
Përgjigje: “Sunnetet ratibeh janë të njohura në hadithet autentike nga i Dërguari salallahu alejhi ue selem dhe janë dymbëdhjetë: katra para farzit të drekës të cilat falen dy nga dy, dy pas farzit të drekës, dy pas farzit të akshamit, dy pas farzit të jacisë dhe dy para farzit të sabahut. Profeti salallahu alejhi ue selem ishte i kujdesshëm ndaj tyre dhe i falte rregullisht. Ndërsa, në lidhje me katër sunnetet para farzit të ikindisë, në një hadith i Dërguari alejhis-salatu ues-selam thotë:
رحم الله امرأ صلى قبل العصر أربعا
“Allahu e mëshiroftë atë të cilin i falë katër rekate para namazit të ikindisë!”
Por, këto nuk janë në cilësinë e ratibeve (jo të rregullta).
Gjithashtu, është mirë që çdo herë mes ezanit dhe ikametit në namazin e akshamit dhe jacisë të falen nga dy rekate, siç thotë i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem:
بين كل أذانين صلاة
“Mes dy ezaneve ka namaz.”
Do të thotë mes ezanit dhe ikametit.
Është e preferueshme që këto namaze të falen, por jo në cilësinë e ratibeve. Dhe për këto dy rekatet që janë përmendur në hadithin e fundit, është qëllimi në namazin e akshamit dhe të jacisë. Kushdo që falë në këtë kohë dy rekate apo falë sunetet ratibe në xhami që e kanë vendin para farzeve, i mjaftojnë edhe për dy rekatet e hyrjes në xhami.”
Itikafi jashtë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva” nr 3810
Pyetje: A është e lejueshme që njeriu të bëj Itikafin në ndonjë kohë tjetër përveç dhjetë ditëshit të fundit të Ramazanit?
Përgjigje: Po, është e lejueshme për të bërë itikaf në çdo kohë, por koha më e mirë është në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, pasi me këtë pasohet i Dërguari i Allahut -صلى الله عليه وسلم- dhe shokët e tij رضي الله عنهم. Është transmetuar në hadithe autentike se Profeti -صلى الله عليه وسلم- për disa vite radhazi bënte Itikaf edhe gjatë muajit Shevalit.
Therja e kurbaneve zgjatë katër ditë Burimi:“Komisioni i përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja 1/8275
Pyetje: “Unë po shoh se si disa njerëz bëjnë kurban në kohën e namazit të drekës, ikindisë dhe kohë tjera. A është ky veprim i saktë?”
Përgjigje: “Është e lejueshme të theret kurban natën dhe ditën, pavarësisht nëse ajo është kafshë për kurban në haxhin Temetu’ dhe Kiran ose në qoftë se është për të bërë kurban të bajramit. Ditët e therjes janë dita e Bajramit dhe tri ditë më pas. Periudha e prerjes së kurbaneve përfundon kur dielli të perëndojë me datën 13 Dhul-Hixhe.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij.”
A lejohet talkini pas varrosjes së të vdekurit? Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva
Burimi: “Fetaua Islamijeh” 2/51
Pyetje: “Çfarë është gjykimi për të lexuarit e talkinit për të vdekurin duke u bërë në këtë formë: “O Abdullah i biri i Abdijës, kujtoje dëshminë me të cilën ke dalë nga kjo botë duke kaluar në amshim: “La ilahe ilallah ue enne Muhameden resulullah”! E kur të vinë dy melek dhe të pyesin ty: “Kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Kush është i profeti yt?” Ndërsa ti përgjigju atyre: “Allahu është Zoti im, Islami është feja ime dhe Muhamedi është profeti im, Qabja është kibla ime dhe myslimanët janë vëllezërit e mi”, dhe fjalë të tjera të ngjashme me këto. Të gjitha këto lexohen pasi të varroset i vdekuri dhe jo kur ta lexojnë suren Jasin në momentet e agonisë. A ka ardhur ndonjë hadith autentik në lidhje me këtë gjë, ngase ata që i lejojnë veprimet e tilla mbështeten në hadithe të cilat kanë kuptime të ngjashme?”
Përgjigje: “Udhëzimi i të Dërguarit salallahu alejhi ue selem pas varrosjes së të vdekurit është kështu: ai dhe shokët e tij drejtoheshin kah varri i të vdekurit, pastaj i lutej Allahut që ta mëshirojë dhe ta forcojë të vdekurin dhe këtë gjë e kërkonte edhe prej shokëve e tij, por ai nuk ulej tek varri e të lexonte Kuran apo të lexonte talkinin.
Thotë Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!): “Leximi i talkinit për njeriun pas vdekjes nuk është vaxhib me konsensus dhe kjo nuk është prej punëve njohura të besimtarëve të kohës së të Dërguarit salallahu alejhi ue selem dhe Hulefave të tij. Por, kjo gjë është praktikuar ndonjëherë nga disa prej sahabëve, siç janë Ebu Umame dhe Vathileh bin el-Eska’. Gjejmë që disa nga imamët e ka përvetësuar këtë gjë nga këta, siç është Imam Ahmedi dhe disa prej pasuesve të tij. Të Imam Shafiut e preferojnë veprimin e tillë. Në anën tjetër, ka dijetarë të cilët e urrejnë këtë gjë për shkak se janë të bindur se veprimi i tillë është bidat. Nga kjo që e cekëm më lartë, konkludojmë se në këtë mesele janë tri mendime: preferohet, urrehet dhe lejohet. Mendimi i së lejuarës mendojmë se është më i drejti, ndërsa preferohet që të bëhet dua për të vdekurin, ngase për këtë ka inkurajuar Profeti salallahu alejhi ue selem.
Salatet dhe Selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij!”
Gjykimi i kopjimit të programeve kompjuterike pa lejen e pronarit Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 18453
Imam Abdul-Aziz bin Abdilah bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Shejkh Abdul-Aziz bin Abdil-lah Al esh-Shejkh (Allahu e ruajttë!)
Shejkh Salih bin Fauzan el-Fauzan (Allahu e ruajttë!)
Shejkh Bakr bin Abdil-lah Abu Zejd (Allahu e ruajttë!)
Pyetje: Unë punoj në një dyqan ku shiten kompjuterë. Që kur kam filluar të punoj këtu, unë kam kopjuar këto programe për ti përdorur personalisht pa blerë origjinalin e tyre. Në këto programe shkruan teksti paralajmërues për kopjim ku theksohet se e drejta e kopjimit është e rezervuar; në të njëjtën mënyrë si ashtu siç shkruan në libra e drejta autoriale. Përveç kësaj, pronari i tyre mund të jetë mysliman apo jomysliman. Unë pyes nëse lejohet për të kopjuar këto programe në këtë mënyrë?
Përgjigje: Nuk lejohet kopjimi i programeve që kanë “të drejtën autoriale të rezervuar” nëse pronari nuk jep lejen për një gjë të tillë. Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Myslimanët i përmbahen fjalës së dhënë.”
“Nuk është e lejuar të merret prona e një myslimani, nëse ai nuk ta jep ai atë me vet-dëshirë.”
“Kushdo që arrin tek e lejuara ka më shumë të drejtë në të.”
Kjo vlen pavarësisht nëse pronari është mysliman apo jomysliman, për aq kohë sa ai nuk është në luftë kundër nesh. E drejta e jomyslimanit duhet respektuar ashtu siç duhet respektuar e drejta e myslimanit.
Shitja e rrobave të modës Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, (13/108)
Pyetje: Cili është gjykimi në lidhje me shitjblerjen e rrobave të grave, veçanërisht ato cilat janë të ngushta dhe rrobat e brendshme? A mëkaton shitësi nëse një grua vesh këto rroba para njerëzve të tjerë që ai ja ka shitur?
Përgjigje: Është e lejuar tregtia me rrobat e grave. Megjithatë, nuk është e lejuar të bëshë tregti me rroba të ndaluara që i përngjasojnë rrobave të grave kufare, sepse kjo është një mënyrë e të bashkëpunuarit në mëkate dhe shkelje të kufive.
A i ipet Zekat-ul-Fitri mëkatarëve Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, 1204
Pyetje: A lejohet t’u jepet Zakat-ul-Fitr njerëzve të varfër që pijnë duhan dhe përtypin kat (llojë droge në formë baritshteje)?
Përgjigje: Këto sjellje nuk duhet të pengojnë që t’ua japësh atyre Zekatin (zekati i obliguar), sepse veprat e tilla nuk e nxjerrin njeriun nga feja.
Lindi gjatë 10 ditëve të fundit të Ramazanit Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr. 15822
Pyetje: Gruaja ime lindi një fëmijë gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, kështu që ajo nuk agjërojë disa prej atyre ditëve. Dhe ajo nuk i ka kompenzuar këto ditë nga neglizhenca dhe injoranca, deri në Ramazanin e ardhshëm. Ju lutemi na udhëzoni neve, çfarë duhet të bëjë ajo tani? Allahu ju shpërbleftë me të mira!
Përgjigje: Gruaja jote duhet që t’i agjërojë ato ditë që ajo i humbi në Ramazan, dhe duhet gjithashtu të bëj shpagimin për vonesën e kompenzimit të ditëve të humbura. Ajo duhet të paguajë një gjysmë Sa’ (1 Sa’ = afërsisht 3 kg.) prej gruri, hurme, oriz ose ushqime tjera që janë bazë në atë vend.
Allahu na dhëntë sukses. Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
A lejohet veshja me ngjyra të ndryshme të cilat janë të rënda? “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, (109/17)
Pyetje: A duhet veshur me të zeza kur të dalim jashtë apo lejohet veshja me ngjyra të ndryshme të cilat janë të rënda?
Përgjigje: Që gratë të vishen me të zezë nuk është e domosdoshme. I lejohet atyre të veshin rroba me ngjyra tjera të cilat janë specifike për gra dhe nuk tërheqin vëmendjen e as nuk shkaktojnë sprova.
Veshja e pantallonave në prani të mahremëve “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, (18/101-102)
Pyetje: A është e lejuar që një grua të vesh pantallona në prani të mahremëve të saj?
Përgjigje: Nuk është e lejueshme për të që të vesh pantallona pasiqë kjo do të thotë se gratë imitojnë burrat.
Rrobat me kryq “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr. 18898
Pyetje: “Çfarë është gjykimi për të veshur rroba në të cilat ka kryq? E kam kuptuar se ka diçka të tillë pas një kohe të gjatë nga blerja e atyre rrobave ngase kur i kisha blerë nuk e kisha parë, sepse forma e tij ishte jo qartë e dukshme.”
Përgjigje: “Nëse e ke kuptuar se ato kanë kryq qoftë edhe pasi t’i kesh blerë, është e ndaluar që të falësh namazin në to. Ti duhet ta heqësh kryqin në çfarëdo forme qoftë, ta gërvishtësh, ta ngjyrosësh kryqin apo të përdorësh ndonjë formë tjetër për ta larguar atë.
Është transmetuar në Sahihun e Buhariut nga Imran ibn Hattan se Aishja radij Allahu anha i tha atij:
أن النبي صلى الله عليه وسلم لم يكـن يترك في بيته شيئًا فيه تصاليب إلا نقضه
“Profeti – صلى الله عليه وسلم- nuk linte asgjë në shtëpinë e tij që kishte formën e kryqit.”
A është e lejueshme që të hiqen qimet në mes të vetullave? Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr (5/197)
Pyetje: A është e lejueshme për gratë që të heqin qimet në mes të vetullave?
Përgjigje: Është e lejueshme që të hiqen ato, sepse ato nuk llogariten si pjesë e vetullave.
A është e lejueshme të rruhen qimet në gjoks ? Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, (212/5)
Pyetje: A është e lejueshme të rruhen qimet në gjoks ?
Përgjigje: Është e lejueshme për t’i hequr ato, pa shkaktuar ndonjë dëm në trup.
Lyerja e fytyrës me kozmetikë në prani të mahremëve Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, (128/17)
Pyetje: A është e lejueshme për gruan që të përdorë kozmetikën në fytyrë para mahremëve të saj?
Përgjigje: Është e lejueshme për të që të zbukurojë veten e saj për burrin e saj. Është gjithashtu e lejueshme për të gjithashtu edhe në prani të mahremëve të saj.
Kirurgji plastike në buzën e poshtme? Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr. 13042.
Kryetar: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Zëvendëskryetarë: Abdurr-Rrezak Afifi (Allahu e mëshiroftë!)
Anëtar: Abdullah el-Gudejjan (Allahu e ruajttë!)
Pyetje: Unë dua të bëjë kirurgji plastike në buzën time të poshtme, pasi ajo është mjaft e madhe dhe po më bën të ndjehem keq. Mendoj se shkaku që më është bërë buza e madhe, është për shkak se unë në vegjëli kam qenë jetime dhe nuk kisha askënd që kujdesej për mua apo që të më udhëzonte; ngase e kam pasur zakon që ta tërheq herë pas here atë me dorë apo të vë dorën në gojë, ose e kafshoja atë me dhëmbët e mi. Cili është vendimi për kryerjen e këtij operacioni sipas Sheriatit. Cila është këshilla juaj për mua?
Përgjigje: Është e lejueshme për të bërë operacion që ta rregullosh buzën tuaj të poshtme, nëse jeni e sigurt se nuk ka efekte anësore.
Nuk i ka kushtet që t’i ndaj fëmijët në shtretër të veçantë Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 21672
Pyetje: “Një njeri ka shumë fëmijë dhe jeton me familjen e tij në një dhomë të vogël që mezi i zë ata. Çfarë duhet të bëjë ai që të mos bjerë në konflikt me urdhrin e të Dërguarit të Allahut -صلى الله عليه و سلم- , që fëmijët duhet të flenë në shtretër të ndarë kur të arrijnë ata moshën e caktuar?”
Përgjigje: “Ndarja e fëmijëve nga shtretërit është e detyrueshme sipas mundësisë. Myslimani duhet të përpiqet shumë, në mënyrë që ta përmbush këtë detyrim.
Allahu –تعالى- ka thënë:
لاَ يُكَلِّفُ اللّهُ نَفْسًا إِلاَّ وُسْعَهَا
“Allahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij.” 2:286
Gjithashtu thotë:
فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ
“Prandaj, shprehni devotshmëri (kijeni frikë) Allahut sa të mundeni!” 64:16
Profeti -صلى الله عليه و سلم- ka thënë:
إذا أمرتكم بأمر فأتوا منه ما استطعتم
“Kur të ju urdhëroj të bëni diçka, bëni atë aq sa keni mundësi.”
Burri dëshiron t’i dërgojë vajzat e tij në shkollë por babai i tij e refuzon këtë Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 6362.
Pyetje: “Një njeri ka vajza të cilat dëshiron t’i dërgojë në shkollë, por babai i tij e refuzon këtë dhe parandalon një gjë të tillë. A do jetë ai mëkatar nëse i dërgon ato në shkollë dhe a konsiderohet kjo mosbindje ndaj prindërit?”
Përgjigje: “Nëse burri i dërgon vajzat e tij në shkollë në mënyrë që ato të mësojnë dituri të dobishme, ai as nuk bën mëkat e as nuk është i pabindur ndaj prindërit të tij.”
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij!
Gjykimi mbi marrjen e fëmijëve në xhami Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 2/19853
Pyetje: “Cila është dispozita e marrjes së fëmijëve në xhami? A prishet namazi i babait nëse i thotë fëmijës së tij “shhëë” (për të heshtur)? A është e lejueshme që të merren në xhami vajzat të cilat janë mbi gjashtë vjeç?”
Përgjigje: “Së pari, kushdo që i thotë fëmijës së tij të heshtë apo “shhëë” qëllimisht gjatë namazit, atëherë namazi i tij është i pavlefshëm. Por nëse e thotë atë nga harresa apo nga padija për dispozitën rreth këtij veprimi, namazi i tij është i vlefshëm.
Së dyti, vajzat nën moshën shtatë vjeçare nuk është mirë që të merren në xhami, për shkak se i hutojnë njerëzit gjatë namazit dhe mësohen që të humbin turpin që duhet pasur në kontaktin me meshkujt. E nëse vajza është shtatë vjeçe apo më shumë, është haram që t’i futni në rreshtat (safat) e meshkujve dhe të falin namazin në safa me ta.
Allahu na dhëntë sukses! Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen e tij dhe shokët e tij.”
Voglushja me vathë “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, (139/17)
Pyetje: A është e lejuar për të bërë vrima në vesh të një vajzeje të vogël në mënyrë që ajo të mund të ketë një palë vathë?
Përgjigje: Kjo është e lejuar sepse kjo është zbukurim dhe kjo nuk bëhet me qëllim që ta dëmtojë ose të ndryshojë krijimtarinë e Allahut.
Ky veprim ishte i njohur edhe në kohën e xhahiljetit (koha para Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) dhe gjatë kohës së Profetit (sal Allahu alejhi ue selem), dhe ai nuk e ndaloi atë. Në fakt ai e pranoi këtë poashtu edhe shokët të tij, Allahu qoftë i kënaqur me ta.
Tek Allahu gjendet suksesi, Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin dhe familjen e tij dhe shokët e tij.
A është e lejuar të ruhen fotografitë e fëmijëve? “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 4679
Anëtar: Abdullah bin Kuud (Allahu e ruajttë!)
Anëtar: Abdullah ibn Gudejjan (Allahu e ruajttë!)
Nënkryetar: Abdurr-Rrezak Afifi (Allahu e mëshiroftë!)
Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Pyetje: A është e lejuar të ruhen fotografitë e fëmijëve, pavarësisht se a është gjysma e trupit ose i tërë trupi, në një album dhe të mos varen në mur? Na sjell dobi në këtë çështje!
Përgjigje: Nuk lejohet të ruhen fotografitë edhe nëse ato janë të varura në mure ose mbahen në vende të tjera, përveç atyre fotografive të cilat janë të nevojshme për një kartë identiteti, pasaportë ose për arsye të tjera të rëndësishme. Kjo për shkak se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) i tha Aliut (radija Allahu anh):
“Mos e lerë asnjë imazh pa eprishur…” (Muslim, el-Tirmidhiu, Nesaiu)
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
Votimi i atyre që nuk praktikojnë islamin Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 3105
http://www.alifta.net/Fatawa/FatawaChapters.aspx?View=Page&BookID=3&PageID=9154&back=true
Pyetje: A është e lejueshme që të votojmë për kandidatët e Kuvendit Komunal apo departamente të tjera të cilët kanë ide komuniste, apo tallen me fenë, e disa prej tyre janë nacionalistë dhe e konsiderojnë atë (nacionalizmin) fe të tyre?
Përgjigje: Nuk është e lejuar për një musliman që të votoj pro atyre të cilët e dinë se janë komunistë, apo bëjnë shaka me fe, janë nacionalist apo e konsiderojnë atë (nacionalizmin) si fe të tyre.
Kur njeriu voton pro ndonjërit prej kandidatëve të tillë, atëherë nënkuptohet se ai është i kënaqur me ta duke e zgjedhur edhe përfaqësues të tijin. Me këtë gjë, ti i krijon atyre hapësirën e mjaftueshme, që ata të përhapin idetë e tyre të prishura.
Gjithashtu, ata lehtësisht mund të abuzojnë me pozitat, që përmes vendimeve të marra nga departamentet të udhëhequra nga ata, krijojnë pengesa kundër atyre që kanë mendime ndryshe nga ato të tyre, apo i privojnë njerëzit nga e të drejtat e tyre individuale (apo disa prej të drejtave), apo krijojnë konflikte interesi ndaj kolegëve të tjerë nga departamente të ndryshme udhëheqëse.
Një tjetër e keqe është se, ata mbeten në atë të gabuar qe gjenden dhe se ata i zbatojnë vetëm dëshirat e tyre.
Muzika e cila nuk nxitë emocionet Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 18420
Pyetje: Disa thonë se muzika që nuk nxit emocionet është e lejuar, cili është mendimi juaj?
Përgjigje: Të gjitha llojet e muzikës dhe të instrumenteve muzikore janë haram dhe asgjë nuk është përjashtuar prej saj. Është transmetuar në formë autentike se Profeti (salla Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Nga umeti im do të ketë disa njerëz të cilët do ta konsiderojnë të lejuar zinanë, mëndafshin (për meshkuj), alkoolin dhe instrumentet muzikore.”
Këngët më bëjnë të lumtur!!! Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr.2894
Pyetje: Unë jam 20 vjeç. Ndonjëherë bëhem i lumtur kur dëgjoj disa këngë. Por unë ndalohem nga frika ndaj Allahut, kur unë e kujtoj Atë. A është e lejuar për mua që të dëgjojë disa këngë? Siç e dini, se 99% të këngëve aktuale kanë të bëjnë me dashurinë. Cili është gjykimi i këtyre këngëve?
Përgjigje: Nuk është e lejueshme për një mysliman që të dëgjojë këngë dhe duhet shmangur atyre. Kënga, muzika dhe të gjitha llojet e kënaqësive të kota lëndojnë zemrën, shpien drejt së keqes dhe shpërqendrojnë nga veprat e mira.
A dëgjonin Sahabët muzikë? Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 7912
Pyetje: A e kishin Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta) zakon të dëgjonin muzikë?
Përgjigje: Ne nuk e dimë se dikush nga Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta) të ketë dëgjuar muzikë, dhe muzika është haram.
Gjetja e parave Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, (15/449)
Pyetje: Kam gjetur 100 rijal (e barabartë me 20 euro) në rrugë, unë i morra ato dhe bëra shpallje se kam i gjetur ato përgjatë një viti të tërë dhe askush nuk ka ardhur për të kërkuar këto para gjatë kësaj periudhe kohore. Çfarë duhet të bëj tani me këto të holla?
Përgjigje: Në qoftë se çështja është ashtu siç keni thënë ju, se ti i ke bërë shpallje sipas sheriatit për një vit, ato konsiderohen të jenë parat tua. Nëse pronari i tyre do të vijë ndonjëherë tek ti edhe pas kësaj kohe, atëherë jepja atë shumë të parave.
Në lidhje me uthullën “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 3201
Kryetari: Abdul-Aziz bin Abdallah bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Zëvendëskryetarë: Abdurr-Rrezak Afifi (Allahu e mëshiroftë!)
Anëtar: Abdullah el-Gudejjan (Allahu e ruajttë!)
Anëtar: Abdullah bin Kuud (Allahu e ruajttë!)
Sa për uthullën, ajo është e lejueshme nëse origjina e saj nuk është alkooli ose nëse ka qenë alkool e cili është shndërruar në uthull vetvetiu. Kjo lloj uthulle, as nuk është substancë narkotike e as dehëse. Në këtë raste është e lejueshme për t’u kuruar me të.
Por nëse origjina e saj është alkool të cilin njerëzit e shndërrojnë në uthull, atëherë ky veprim nuk është i lejuar, e as nuk është e lejueshme të përdoret ajo për çfarëdo qëllimi qoftë.
Kurimi me preparate dehëse “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 3201
Kryetari: Abdul-Aziz bin Abdallah bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Zëvendëskryetarë: Abdurr-Rrezak Afifi (Allahu e mëshiroftë!)
Anëtar: Abdullah el-Gudejjan (Allahu e ruajttë!)
Anëtar: Abdullah bin Ku’ud (Allahu e ruajttë!)
Pyetje: A lejohet trajtimi me opium dhe pije të tjera dehëse që përmbajnë sasi të vogël të alkoolit si p.sh. uthulla?
Përgjigje: Nuk lejohet trajtimi me atë që Allahu e ka ndaluar të tilla si, opiumi, hashashi, alkooli apo ndonjë gjë tjetër që është prej lëndëve narkotike apo dehëse. Gjithashtu, nuk është e lejuar që këto elemente të futen në barna.
Por në qoftë se ato (barnat) tashmë vetëm se përmbajnë ndonjërën prej atyre elementeve dhe që realisht ato nuk mund të dehin edhe nëse përdoret një sasi e madhe e atij bari të caktuar, atëherë përdorimi i tij konsiderohet i lejuar, sepse ajo çfarë është shtuar prej elementeve të tilla në ato barna nuk mund të ndikojë në vetë barin. Pra, ekzistenca e saj është si mos-ekzistencë.
Sa për uthullën, ajo është e lejueshme nëse origjina e saj nuk është alkooli ose nëse ka qenë alkool e cili është shndërruar në uthull vetvetiu. Kjo lloj uthulle, as nuk është substancë narkotike e as dehëse. Në këtë raste është e lejueshme për t’u kuruar me të.
Por nëse origjina e saj është alkool të cilin njerëzit e shndërrojnë në uthull, atëherë ky veprim nuk është i lejuar, e as nuk është e lejueshme të përdoret ajo për çfarëdo qëllimi qoftë.
A të shkojë tek mjeku mysliman apo tek mjekja jomyslimane? “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimah lil-Usratil-Muslimeh”, faqe 60 -Përmblodhi: Sa’d Abdul-Ghaffar Ali
Pyetje: “Është një mjek mysliman, një mjeke e krishterë dhe një hinduse. Tek cili prej tyre ta lejoj gruan dhe vajzat e mia që të shkojnë?”
Përgjigje: “Gruaja duhet të trajtohet nga një grua pavarësisht se a është myslimane apo jo. Asnjë burrë nuk duhet të trajtojë gruan përderisa ai nuk është mahrem i saj. I vetmi rast kur lejohet është në rast emergjence dhe kur ka mungesë të mjekeve.”
Gruaja e mirë nuk duhet t’i krijoj burrit të saj vështirësi në shpenzime Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Bedr el-Abad (Allahu e ruajttë!)
Burimi: Sifetuz-Zeuxhetis-Salihah, faqe. 36-38
Prej cilësive të gruas së mirë është që ajo të mos e ngushtoj burrin e saj, duke i kërkuar atij shpenzime të tepërta dhe shkapërderdhje të pasurisë, por ajo duhet të jetë mesatare. Thotë Allahu Subhanehu ue Te’ala:
وَالَّذِينَ إِذَا أَنفَقُوا لَمْ يُسْرِفُوا وَلَمْ يَقْتُرُوا وَكَانَ بَيْنَ ذَلِكَ قَوَامًا
“…dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes.” 25:67
Le të meditojmë në këtë kapitull atë çfarë ka transmetuar Ebu Saidi dhe Xhabiri radijallahu anhuma se Profeti salallahu alejhi ue selem njëherë ishte duke mbajtur një fjalim në hutbe, fjalim të cilin e kishte zgjatur. Në të ai kishte folur në lidhje me çështjet e dynjasë dhe ahiretit, ku ndër tjerash ai tha:
أول ما هلك بنوا إسرائيل أن امرأة الفقير كانت تكلفه من الثياب أو الصيغ – أو قال : من الصيغة- ما تكلفه امرأة الغني ، فذكر امرأة من بني إسرائل كانت قصيرة و اتخذت رجلين من خشب و خاتما له غلق و طبق و حشته مسكا ، و خرجت بين امرأتين طويلتين أو جسيمتين ، فبعثوا إنسانا يتبعهن ، فعرف الطويلتين و لم يعرف صاحبة الرجلين من خشب
“Ajo që për herë të parë i shkatërroi benu israilët ishte se, gruaja e të varfrit kërkonte nga burri i saj rroba dhe bizhuteri ashtu siç kërkonte gruaja e të pasurit. Ishte një grua nga benu israilët e shkurtër e cila përdori dy këmbë prej druri dhe kishte një unazë me kapak dhe të shtupuar të cilën e mbushte me parfum. Ajo ecte në mes të dy grave të gjata apo trupmëdha. Ata dërguan një burrë që të shkonte pas tyre. Ai i njohu dy gratë e gjata ndryshe nga gruaja me këmbë druri.” [1]
Kur Izraelitët së pari u shkatërruan kur gruaja e të varfërit filloi të kërkojë prej burrit të saj bizhuteri dhe stoli siç kërkon gruaja e të pasurit nga burri i saj. Shikoni se si gruaja e shkurtër shkapërderdhi, shpenzoi paratë pa nevojë, mashtroi dhe nuk u pajtua me atë që Allahu Subhanehu ue Te’ala kishte caktuar për të. Gratë që veshin këpuca me taka të lartë të kujtojnë këtë grua. Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva, dhanë fetvanë e cila vijon si më poshtë, tekstualisht:
“Nuk lejohet bartja e këpucave me taka. Kjo mund të jetë shkak që ajo të rrëzohet e të lëndohet, ndërsa sheriati islam urdhëron njeriun që t’i shmanget lëndimeve të mundshme. Allahu Te’ala ka thënë:
وَلاَ تُلْقُواْ بِأَيْدِيكُمْ إِلَى التَّهْلُكَةِ
“…dhe mos e çoni veten tuaj në shkatërrim…” 2:195
وَلاَ تَقْتُلُواْ أَنفُسَكُمْ
“…dhe mos e vritni veten.” 4:29
Pos kësaj kjo bën që gjatësia e gruas dhe ana e prapme e saj të vihen në dukje më shumë se sa ato janë në realitet. Kjo në vetvete është mashtrim i qartë, duke mos anashkaluar edhe shfaqjen e zbukurimeve të cilat janë të ndaluara të shfaqen.”
_______________________________________________________________________________
[1] Ibn Huzejmeh në “Kitabut-Teuhid” (487). Autentik sipas Imam Albanit në “es-Sahihah” (591).
Disa nga Shenjat e Kiametit Burimi: Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”. Fetvaja nr.: 5253/2
Kryetar: Imam Abdul-Aziz bin Abdallah bin Baz;
Nënkryetar: Shejkh Abdurrazak Afifi;
Anëtarë: Abdullah bin Gudejan dhe Abdullah bin Ku’ud.
Pyetje: “Kërkojmë nga ju që të na shpjegoni Shenjat e Kiametit, si të mbrohemi dhe të ruhemi prej tyre, dhe çfarë duhet të bëjmë nëse ndokush përballet me trazira (fitneti) të tilla?”
Përgjigja: “Shenjat e Kiametit e mëdha të Kiametit janë të shumta, nga mesi i tyre janë:
Ajo me të cilën Profeti صلى الله عليه و سلم iu përgjigj Xhibrilit عليه السلام:
أن تلد الأمة ربتها، وأن ترى الحفاة العراة العالة رعاء الشاة يتطاولون في البنيان
“Kur lind robëresha zonjën e saj, dhe i sheh të zbathurit, të zhveshurit dhe barinjtë e deleve duke u ngritur ne pallate.”
Në mesin e tyre janë edhe: shfaqja e Dexhalli, zbritja e Isait biri i Merjemes عليه السلام nga qielli, lindja e diellit nga perëndimi, shfaqja e Kafshës e cila del nga Toka.
Nga mesi i tyre gjithashtu janë edhe: njeriu do të ketë pasuri me bollëk por do të jetë i pakënaqur.
Gjithashtu: përhapja e madhe e fitneve, aq saqë nuk do të mbetet shtëpi nga shtëpitë e arabëve, përveç janë të prekur nga ato.
Prandaj, ju këshillojmë që të lexoni librin “el-Bidaje uen-Nihajeh” të Ibn Kethirit (Allahu e mëshiroftë!), pasi që në të ka shumë shpjegime shembuj, mësime dhe mënyra dhe forma se si njeriu mund ta mbrojë veten nga këto fitne.
I gjithë suksesi është prej Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë familjen e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij.”
Si do të ringjallen njerëzit Ditën e Gjykimit? Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 189\10
Anëtarë: Shejkh Abdullah el-Muni’ dhe Shejkh Abdullah bin Gudejan
Zëvendëskryetar: Shejkh Abdurrazak el-Afifi
Pyetje: “Si do të ringjallen njerëzit nga varret në Ditën e Kiametit? Kush do të ngrihet nga aty i pari?”
Përgjigja: “Allahu سبحانه و تعالى do ta rikrijon njeriun në Ditën e Kiametit nga kocka e shpinës së tij dhe ata do të mbijnë (zhvillohen) nga toka ashtu siç bimët mbijnë nga farat e mbjella. Ata do të dalin prej varreve të tyre zbathur, lakuriq dhe të pabërë synet. Ata do të nxitojnë përpara si karkaleca ose si flutura të shpërndara dhe nuk do të humbasin rrugën për tek vendi ku do të tubohen të gjithë njerëzit. Në fakt, ata do ta dinë këtë rrugë më mirë sesa një pëllumbesh që e di rrugën e saj për në folenë e saj, ashtu sikurse ata të jenë duke garuar për ndonjë gjë të caktuar.
Toka do t’i hapet së pari Profetit tonë Muhamedit صلى الله عليه و سلم dhe ai do të ringjallet i pari. Ndërsa të parit që do t’i jepen rroba është i miku i Mëshiruesit (Ibrahimi) عليه الصلاة و السلام. Tmerri do të kaplojë njerëzimin atë ditë deri në atë pikë sa edhe Profetët do të thonë: “Vetja ime, vetja ime”. Ai që i lexon ajetet të cilat flasin për Ringjalljen, siç janë ajetet e në sures el-Kamer, el-Me’arixh, el-Kari’ah , etj. do të gjejë argumente në lidhje me ato që i cekëm, por do të ketë edhe më shumë informacion në lidhje me atë ngjarje të madhe. Nga një transmetim në Sahihun e Buhariut dhe Muslimit thuhet se Profeti صلى الله عليه و سلم ka thënë:
كَمَا بَدَأْنَا أَوَّلَ خَلْقٍ نُعِيدُهُ وَعْداً عَلَيْنَا إِنَّا كُنَّا فَاعِلِينَ وأول من يُكسى يوم القيامة إبراهيم ، وإن أناسًا من أصحابي: إنكم محشورون حفاة عراة غرلاً ثم قرأ يؤخذ بهم ذات الشمال فأقول: أصحابي أصحابي، فيقول: إنهم لم يزالوا مرتدين على أعقابهم منذ فارقتهم، فأقول كما قال العبد الصالح : وَكُنتُ عَلَيْهِمْ شَهِيدًا مَّا دُمْتُ فِيهِمْ فَلَمَّا تَوَفَّيْتَنِي كُنتَ أَنتَ الرَّقِيبَ عَلَيْهِمْ وَأَنتَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ شَهِيد ، إِن تُعَذِّبْهُمْ فَإِنَّهُمْ عِبَادُكَ وَإِن تَغْفِرْ لَهُمْ فَإِنَّكَ أَنتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
“Ju do të ringjalleni të zbathur, lakuriq dhe të pabërë synet.”Pastaj lexoi ajetin: “Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne do ta bëjmë këtë me të vërtetë.” (21:108).
“I pari që të jetë i veshur në Ditën e Kiametit është Ibrahimi. Ndërsa një grup prej shokëve të mi do të tërhiqen nga ana e majtë dhe unë do të them: “Shokët e mi, shokët e mi”E do të më thuhet: “rej kur ti je ndarë prej tyre, ata kanë qenë jobesimtarë.” E do them ashtu siç ka thënë robi i ndershëm i Zotit (Isai عليه السلام): “Kam qenë dëshmitar për sa kohë që kam jetuar midis tyre dhe qëkurse më more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre. Ti je Dëshmitar për çdo gjë. Nëse Ti i dënon ata, robërit e Tu janë e nëse i fal ata, me të vërtetë vetëm Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (5:117)
Ndërsa në një hadith tjetër që gjithashtu e transmeton Buhariu dhe Muslimi, thotë i Dërguari i Allahut صلى الله عليه و سلم :
إن الناس يصعقون يوم القيامة فأكون أول من تنشق عنه الأرض
“Njerëzit do ringjallen Ditën e Kiametit dhe unë do jem i pari të cilit do t’i hapet toka.”
Gjithashtu po tek Buhari dhe Muslimi transmetohet se Profeti صلى الله عليه و سلم ka thënë:
إن الناس يصعقون يوم القيامة، فأكون أول من يفيق
“Njerëzit do ringjallen Ditën e Kiametit dhe unë do jam i pari i cili do të ringjallet.”
Ju mund të merrni hollësi të mëtejshme në lidhje me hadithet e mësipërme nga libri “Komentimi i Akides et-Tahauijeh” të Imam Et-Tahauit, aty kur flitet për gjendjet e njerëzve në Ditën e Kiametit.
I gjithë suksesi është prej Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë familjen e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij.”
A e dinë xhinët Gajbin (të fshehurën)? Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 18645
President: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Zëvendës: Abdul-Aziz al-Shejkh
Antar: Salih el-Feuzan
Antar: Bakr Abu Zejd
Pyetje: A e dinë xhinët Gajbin (të fshehurën)?
Përgjigje: Të diturit e gajbit ka të bëjë në mënyrë specifike me Teuhid-Rububije. Askush në qiell dhe në tokë nuk e di gajbin përveç Allahut. Allahu ka thënë:
“Ai i ka çelësat e së padukshmes dhe vetëm Ai i njeh ato.” (6:59).
Dhe Ai (i Lartësuar) ka thënë:
Thuaj: “Askush përveç Allahut, në qiell apo në tokë, nuk e di të fshehtët dhe as nuk e dinë se kur ringjallet”. (27:65).
Xhinët nuk e dijnë gajbin dhe argumenti për këtë është:
“Kur Ne ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që i brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai (Sulejmani), për xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehten, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë”. (34:14)
Kushdo që pretendon se e di gajbin është kafir dhe gjithashtu ai që i beson atij i cili pretendon këtë gjë është kafir. Kjo sepse ata me këtë mohojnë Kuranin.
Iblisi është prej Xhinëve Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 16370/1
Pyetje: “Iblisi a është engjëll apo xhin? A janë xhinët pasardhësit e tij, apo ai dhe pasardhësit e tij janë pasardhës të engjëjve?”
Përgjigje: “Iblisi është nga Xhinët, siç ka thënë Allahu:
وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلَائِكَةِ اسْجُدُوا لِآدَمَ فَسَجَدُوا إِلَّا إِبْلِيسَ كَانَ مِنَ الْجِنِّ فَفَسَقَ عَنْ أَمْرِ رَبِّهِ
“Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata u përulën, përveç Iblisit. Ai ishte një nga xhinët dhe nuk iu bind urdhrit të Zotit të vet.” 18:50
Ai nuk është engjëll, ai është krijuar nga zjarri, ndërsa engjëjt u krijuan nga drita. Për këtë gjë kemi argument ajetet Kur’anore që flasin për krijimin e Iblisit. Është vërtetuar se Profeti salallahu alejhi ue selem thotë në hadithin që transmetohet nga Aishja radijallahu anha:
خلقت الملائكة من نور، وخلق الجان من مارج من نار، وخلق آدم مما وصف لكم
“Engjëjt janë krijuar nga drita, Xhinët janë të krijuar nga zjarri pa tym dhe Ademi u krijua nga ajo që ju është përshkruar juve (në Kur’an). “ Muslimi
Allahu na dhëntë sukses! Salavatet dhe Selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij!”
A e dinë xhinët Gajbin (të fshehurën)? Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 18645
President: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Zëvendës: Abdul-Aziz Al esh-Shejkh
Antar: Salih el-Feuzan
Antar: Bakr Abu Zejd
Pyetje: A e dinë xhinët Gajbin (të fshehurën)?
Përgjigje: Të diturit e gajbit ka të bëjë në mënyrë specifike me Teuhid-Rububije. Askush në qiell dhe në tokë nuk e di gajbin përveç Allahut. Allahu ka thënë:
“Ai i ka çelësat e së padukshmes dhe vetëm Ai i njeh ato.” (6:59).
Dhe Ai (i Lartësuar) ka thënë:
Thuaj: “Askush përveç Allahut, në qiell apo në tokë, nuk e di të fshehtët dhe as nuk e dinë se kur ringjallet”. (27:65).
Xhinët nuk e dijnë gajbin dhe argumenti për këtë është:
“Kur Ne ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që i brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai (Sulejmani), për xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehten, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë”. (34:14)
Kushdo që pretendon se e di gajbin është kafir dhe gjithashtu ai që i beson atij i cili pretendon këtë gjë është kafir. Kjo sepse ata me këtë mohojnë Kuranin.
A lejohet të flesh xhunub pa marrë abdes? Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr 4/3309
Pyetje: “A është e lejueshme për atë që është xhunub, të flejë para se të marr abdes?”
Përgjigje: “Është e lejueshme që njeriu të fle përderisa është xhunub, mirëpo më mirë është që në këtë gjendje, paraprakisht të marrë abdes. Për këtë kemi argument hadithin që e transmeton Aishja radijallahu anha, në të cilin thotë:
كان رسول الله صلى الله عليه وسلم إذا أراد أن ينام وهو جنب يغسل فرجه ويتوضأ وضوءه للصلاة
“Kur i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dëshironte të fle përderisa ishte xhunub, merrte abdes sikurse merrte abdes për namaz.”
I gjithë suksesi është tek Allahu, salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin Muhamed mbi familjen dhe shokët e tij!”
A e prish abdesin hapja e gojës në namaz? Burimi: “Komisioni i Përhershëm Për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 13332/2
Pyetje: Përderisa ishim duke e falur namazin me xhemat, njëri nga namazlitë hapi gojën shumë (nga gjumi), dhe kur përfunduam namazin, një njeri i tha atij se, hapja e gojës në namaz pa e vënë dorën e prish abdesin! A është kjo e vërtetë?
Përgjigje: Për atë të cilit i hapet goja, është e ligjësuar vënia e dorës. Transmetohet nga Ebi Se’id el-Hurdrij radijallahu anhu, se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:
إذا تثاءب أحدكم فليمسك بيده على فمه، فإن الشيطان يدخل مع التثاؤب
“Nëse ndonjërit prej jush i hapet goja, le ta vejë dorën e tij mbi gojë, sepse shejtani futet në trup nëpërmjet hapjes së gojë.”
Mirëpo, nuk ka asnjë argument që hapja e gojës e prish abdesin.
Tek Allahu është suksesi, salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij.
Çfarë duhet bërë me rrobat të cilat i ka prekur qeni? Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 21487
Pyetje: “Neve jetojmë në Britaninë e Madhe, shumë prej njerëzve atje mbajnë qen, saqë ndonjëherë është e vështirë të ruhemi nga prekja prej tyre. Çështja na vështirësohet kur ne jemi duke shkuar në xhami dhe është e rëndë të kthehemi në shtëpi, në mënyrë që të pastrojmë rrobat apo t’i ndërrojmë ato në tërësi. Çfarë të veprojmë në raste të tilla?”
Përgjigje: “Nëse ligat e qenit, gjaku apo djersët e tij nuk e kanë prekur trupin apo rrobat tuaja, atëherë namazi është i saktë dhe i vlefshëm. Mirëpo, nëse qeni vetëm i prek rrobat tuaja, nuk i bënë ato të papastra dhe nuk duhet t’i lashë apo t’i ndërrosh ato vetëm për këtë arsye.
Tek Allahu është i gjithë suksesi! Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.”
Gjakderdhja e gjatë pas zhvirgjërimit Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja 1/18733
Pyetje: “Kur kisha marrëdhënie seksuale për herë të parë me burrin tim, kam pasur rrjedhje të gjakut për tre ditë rresht. Ishte gjak i hollë dhe me ndërprerje. Pyetja ime është: Për shkak të gjakut, unë nuk fala namazin për tre ditë. A duhet ta bëj kaza këtë namaz dhe a jam unë mëkatare që nuk e kam falur namazin gjatë këtyre ditëve?”
Përgjigje: “Nëse gjaku i tillë ka qenë gjatë kohës së rregullt të ciklit menstrual, ai konsiderohet gjak menstrual, për shkak të të cilit duhet lënë faljen e namazit. Mirëpo, në qoftë se kjo periudhë nuk ka qenë gjatë kohës së zakonshme të ciklit menstrual, kjo konsiderohet të jetë gjakderdhje jo gjak menstrual, duke pasur parasysh se ju e përmendët se kjo ka ndodhur pas marrëdhënies së parë me burrin tuaj. Kështu që, kjo ka qenë vetëm gjakderdhje nga zhvirgjërimi.
Në këtë rast, nuk braktiset namazi. Prandaj, ti je e obliguar t’i bësh kaza ato namaze që ke braktisur.
Allahu na dhëntë sukses! Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij!”
Mes´hu mbi këpuca Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr.: 1/18146
Pyetje: “Kur kam marrë abdes, i kam dhënë mes´h mbi këpucëve që kam mbathur pa çorape. Pastaj unë i zbatha ato këpucë dhe shkova për tu falur. Pasi mbarova namazin, i mbatha ato përsëri në gjendje të pastër. A është i saktë mes´hu i tillë, dhe a vazhdon ky mes´h për një ditë e një natë?”
Përgjigje: “Është e lejueshme që t’i jepet mes´h mbi meste ose çorape që mbulojnë pjesën e këmbës e cila duhet larë gjatë abdesit. Mirëpo, nuk është e lejueshme për t’i dhënë mes´h këpucëve që nuk mbulojnë plotësisht këtë pjesë të këmbës. Dhe në rast se ka qenë kështu, atëherë ti duhet ta përsëritësh namazin që e ke falur në këtë gjendje, ngase nuk e ke bërë mes´hun në mënyrë të saktë.
Allahu na dhëntë sukses. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij.”
Falja pas imamit i cili bën shirk Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva” fetvaja nr: 1/4513
Pyetje: “Çfarë është gjykimi për tu falur prapa një imami, i cili beson se varri i të vdekurit të mirë, është i fuqishëm të sjellë dobi apo dëm?”
Përgjigje: “Nuk është e lejueshme të falesh pas tij dhe namazi prapa tij nuk është i vlefshëm. Kjo për shkak se besimi i tillë, është shirk i madh në Rubbijetin/Zotërimin e Allahut. E njëjta gjë është edhe në lutjen që i drejtohet atyre, kërkimin e ndihmës, të betuarit në ta dhe të sakrifikuarit për ta, etj. Pra, të gjitha këto janë shirk i madh.”
Jeta me gruan që nuk falë namazin “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh”, faqe. 92-93
Pyetje: “Unë jam martuar me kushërirën time dhe kemi një fëmijë së bashku. Ajo nuk e falë namazin dhe as nuk e agjëron Ramazanin. Jetesa me të më bën të ndjej se po bëj mëkat! Andaj, jam i hutuar në këtë moment kur edhe po shkruaj këtë pyetje. Çfarë më këshilloni?”
Përgjigje: “Fillimisht themi se, nëse nuk e keni këshilluar atë dhe nuk keni kërkuar me ngulm prej saj që të përmirësohet, atëherë ju keni bërë mëkat me jetesën tuaj me të.
Nëse edhe pas këshillës suaj ajo prapë vazhdon ta braktis namazin dhe agjërimin, ti duhet ta urdhërosh atë që të falet, të agjërojë dhe të kryejë obligimet e tjera islame. Së pari, lute Allahun dhe pastaj kërko nga prindërit e tu dhe nga të afërmit e saj që ta këshillojnë atë. Nëse ajo fillon të bindet, pendohet tek Allahu dhe fillon të falet, atëherë falëndero Allahun, ngase është arritur qëllimi i kërkuar. Pos kësaj, ti duhet të sillesh mirë ndaj saj dhe ta trajtosh në mënyrë të duhur.
Mirëpo, nëse ajo refuzon të falet dhe të agjërojë, ti duhet të ndahesh prej saj. Ajo që është tek Allahu (shpërblimi i Tij) është më e mirë sesa të mbetesh me atë grua. Braktisja e namazit është mosbesim dhe dalje nga feja. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:
بين الرجل وبين الكفر والشرك ترك الصلاة
“Ndërmjet njeriut dhe idhujtarisë (shirkut) dhe mosbesimit është lënia e namazit.”
Ndërsa në një hadith tjetër, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem thotë:
العهد الذي بيننا وبينهم الصلاة فمن تركها فقد كفر
“dallimi mes nesh dhe atyre (jobesimtarëve) është namazi, kush e braktis atë ka bërë kufër.”
Allahu Te’ala ka thënë:
وَلَا تُمْسِكُوا بِعِصَمِ الْكَوَافِرِ
“Mos qëndroni në martesë me idhujtare.” 60:10
Vazhdimi i martesës me burrin që nuk falë namazin “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh”, faqe 93-94.
Përmblodhi: Sa’d ‘Abdul-Gaffar Ali
Pyetje: “Një grua thotë se burri i saj kurrë nuk falet dhe rrallëherë ai e falë namazin e xhumasë. Ai pi alkool dhe konsumon drogën. Ndërsa kur ajo do të falë namazin ai bën shaka me të. A i lejohet asaj të vazhdojë të jetojë me të?”
Përgjigje: “Nëse burri vërtetë është sikurse është përshkruar, atëherë themi se nuk është e lejueshme për gruan e tij myslimane që të mjaftohet vetëm me kujdesin që ajo ka për namazin e saj, ndërsa të vazhdojnë të jetojnë me të. Ai i cili nuk falet dhe bënë shaka me atë që falet është jobesimtarë. Allahu Te’ala ka thënë:
فَإِنْ عَلِمْتُمُوهُنَّ مُؤْمِنَاتٍ فَلَا تَرْجِعُوهُنَّ إِلَى الْكُفَّارِ لَا هُنَّ حِلٌّ لَّهُمْ وَلَا هُمْ يَحِلُّونَ لَهُنَّ
“Nëse bindeni se ato janë besimtare, mos i ktheni te jobesimtarët. Ato nuk janë (bashkëshorte) të ligjshme për ata dhe as ata nuk janë (bashkëshortë) të ligjshëm për ato.” 60:10
Ajo duhet të lirohet prej tij në çdo mënyrë të mundshme, duke u bazuar në ligjet e sheriatit islam.”
Dyshimi gjatë namazit në lidhje me rrjedhjet nga organi gjenital Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 2/18386
Pyetje: “Unë jam një grua e vjetër që kisha menstruacione deri para pak kohësh. Për këtë arsye, kur unë falem, shpeshherë ndjej sikur diçka po rrjedh nga organi, por në realitet nuk ka asgjë. Gjithashtu, dua të shtoj se unë pastrohem me kujdes të madh. Çfarë të bëj?”
Përgjigje: “Ndjenja se diçka del nga organi, nuk është asgjë tjetër pos dyshim, dhe padyshim se kjo është prej vesveseve që vijnë nga shejtani. Në rast të tillë, as nuk prishet abdesi dhe as namazi. Kjo është prej llojit të vesveseve që nuk duhet t’i kushtohet vëmendje.
Allahu na dhëntë sukses. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij.”
Çfarë duhet bërë me rrobat të cilat i ka prekur qeni? Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 21487
Pyetje: “Neve jetojmë në Britaninë e Madhe, shumë prej njerëzve atje mbajnë qen, saqë ndonjëherë është e vështirë të ruhemi nga prekja prej tyre. Çështja na vështirësohet kur ne jemi duke shkuar në xhami dhe është e rëndë të kthehemi në shtëpi, në mënyrë që të pastrojmë rrobat apo t’i ndërrojmë ato në tërësi. Çfarë të veprojmë në raste të tilla?”
Përgjigje: “Nëse ligat e qenit, gjaku apo djersët e tij nuk e kanë prekur trupin apo rrobat tuaja, atëherë namazi është i saktë dhe i vlefshëm. Mirëpo, nëse qeni vetëm i prek rrobat tuaja, nuk i bënë ato të papastra dhe nuk duhet t’i lashë apo t’i ndërrosh ato vetëm për këtë arsye.
Tek Allahu është i gjithë suksesi! Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.”
Fotot e varura në xhami & falja e namazit me rroba të cilat kanë foto Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja
nr 1619
Anëtar: Abdullah bin Kuud
Anëtar: Abdullah ibn Gudejjan
Nënkryetar: Abdurr-Rrezak Afifi
Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Pyetje: Çfarë është gjykimi për ata që varin në xhami fotografitë në të cilat ka kafshë apo njerëz ? A është e lejueshme për të falur namazin në një xhami të tillë? A është namazi i saktë me një veshje të zbukuruar me imazhe të njerëzve ose të kafshëve? A lejohet të dekoroj një klasë apo një dhomë gjumi me fotografi të njerëzve apo kafshëve?
Përgjigje: Nuk është e lejuar për të vënë fotografi të njerëzve ose kafshëve në xhami. Ato duhet të largohen nga xhamia. Sa për personin i cili falet në atë xhami, namazi i tij është i vlefshëm, mirepo ai nuk duhet të falet para një fotoje, kurse mëkati bie mbi personin i cili ka varur ato dhe mbi personin që ka mundësi t’i largojë ato dhe nuk i largon. Në rast se dikush falet me një veshje në të cilën ka foto të njerëzve ose kafshëve, namazi i tyre është i vlefshëm, por ata mëkatojnë. Nuk është e lejuar të dekorohet një klasë apo një dhomë gjumi apo diçka tjetër me fotografitë e njerëzve ose të kafshëve.
Allahu na dhëntë sukses!
Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
A mjafton falja e sunnetit si Tehijetul-Mesxhid? Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr 482/10
Pyetje: “Falja e namazeve sunneteve të cilat quhen ratibeh, a mjafton nëse nuk falen dy rekatet me rastin e hyrjes në xhami?”
Përgjigje: “Sunnetet ratibeh janë të njohura në hadithet autentike nga i Dërguari salallahu alejhi ue selem dhe janë dymbëdhjetë: katra para farzit të drekës të cilat falen dy nga dy, dy pas farzit të drekës, dy pas farzit të akshamit, dy pas farzit të jacisë dhe dy para farzit të sabahut. Profeti salallahu alejhi ue selem ishte i kujdesshëm ndaj tyre dhe i falte rregullisht. Ndërsa, në lidhje me katër sunnetet para farzit të ikindisë, në një hadith i Dërguari alejhis-salatu ues-selam thotë:
رحم الله امرأ صلى قبل العصر أربعا
“Allahu e mëshiroftë atë të cilin i falë katër rekate para namazit të ikindisë!”
Por, këto nuk janë në cilësinë e ratibeve (jo të rregullta).
Gjithashtu, është mirë që çdo herë mes ezanit dhe ikametit në namazin e akshamit dhe jacisë të falen nga dy rekate, siç thotë i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem:
بين كل أذانين صلاة
“Mes dy ezaneve ka namaz.”
Do të thotë mes ezanit dhe ikametit.
Është e preferueshme që këto namaze të falen, por jo në cilësinë e ratibeve. Dhe për këto dy rekatet që janë përmendur në hadithin e fundit, është qëllimi në namazin e akshamit dhe të jacisë. Kushdo që falë në këtë kohë dy rekate apo falë sunetet ratibe në xhami që e kanë vendin para farzeve, i mjaftojnë edhe për dy rekatet e hyrjes në xhami.”
Tekbiret gjatë ditëve të Teshrikut pas namazeve farz Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 10777/1
Pyetje: “Dëgjoj disa njerëz të cilët i thonë tekbiret pas çdo namazi farz, këtë e bëjnë deri në ikindinë e ditës së tretë të ditëve të Teshrikut. A veprojnë drejtë, apo jo?
Përgjigje: “Është e ligjësuar që gjatë Kurban Bajramit të thuhen tekbiret përgjithësisht, por për tekbiret kan edhe kohë të caktuara të bëhen. Kur themi përgjithësisht, kjo do të thotë se mund të thuhen në çdo kohë që nga hyrja e muajit Dhil-Hixheh e deri në fundin e ditëve të Teshrikut. Ndërsa koha e caktuar është ajo pas çdo namazi farz, duke filluar prej sabahut të Ditës së Arafatit e deri në ikindinë e fundit të ditëve të Teshrikut. Për ligjësimin e kësaj që e thamë është argument ixhma’i (konsensusi) dhe veprimi i sahabëve رضي الله عنهم .
Tek Allahu është i gjithë suksesi. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij!”
Forma e tekbireve gjatë ditëve të Teshrikut Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 6043\1
Kryetar i komisionit: Imam Abdul-Aziz bin Abdallah bin Baz
Zëvendëskryetar: Shejkh Abdurrazak ‘Afifi
Anëtar: Abdullah bin Ku’ud
Pyetje: “Allahu i Lartësuar ka urdhëruar përgjithësisht që të bëhet dhikër gjatë ditëve të teshrikut (ditëve të Kurban Bajramit). Cila është forma e këtij dhikri dhe sa herë duhet thënë?”
Përgjigje: “Allahu i Lartësuar ka urdhëruar përgjithësisht që të bëhet dhikër gjatë ditëve të teshrikut. Thotë Allahu në Kuran:
وَاذْكُرُوا اللَّهَ فِي أَيَّامٍ مَعْدُودَاتٍ
“Dhe madhëroni Allahun në (tre) ditët e caktuara (të Teshrikut).” 2:203
Ndërsa në Kuran dhe Sunnet nuk ka diçka specifike që tregohet se sa herë, apo si duhet thënë pas namazeve farz në ditët e Teshrikut. Nga më e sakta që është transmetuar për formën e këtyre tekbireve gjendet tek hadithin që e transmeton Abdurr-Rrazaku në Musnedin e tij, me zinxhir autentik nga Selman el-Farisij رضي الله عنه, se i Dërguari i Allahut صلى الله عليه و سلم ka thënë:
الله أكبر الله أكبر الله أكبر كبيرا لا إله إلا الله والله أكبر، الله أكبر ولله الحمد
(ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER, LA ILAHE ILALLAH UALLAHUEKBER, ALLLAHUEKBER UE LILAHIL-HAMD)
“Allahu është më i Madhi (3 herë). Nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet) përpos Allahut.
“Allahu është më i madhi (2 herë) dhe vetëm Atij i takon falënderimi.”
Kjo është transmetuar edhe nga Umeri dhe Ibn Mes’udi رضي الله عنهما .
Është transmetuar që është thënë vetëm nga dy herë fjala Allahu Ekber në fillim.
Tek Allahu është i gjithë suksesi. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij!”
Realizimi i kamatës në rast të vonimit në kthim të borxhit me kohë
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 1/18706
Pyetje: “Kam blerë ushqim delesh nga një prej ndërmarrjeve biznesore përkatëse, pagesën e së cilës jemi marrë vesh që ta bëjmë një pjesë menjëherë, ndërsa pjesën e mbetur ta bëj për një afat të caktuar kohorë. Mirëpo, në marrëveshje ata më kushtëzuan mua që nëse e vonoj pagesën nga afati i përcaktuar, atëherë do të jem i detyruar të paguaj shtesë 5% të çmimit të përgjithshëm. Atëherë pyetja ime është se, kjo shtesë në rast vonimi të kthimit të borxhit a është kamatë, duke pasur parasysh se ata e quajnë këtë shtesë (dënim) për shkak të vonimit në kthim të borxhit?!”
Përgjigje: “Ky kusht është i pavlerë dhe nuk është i lejueshëm. Si i tillë quhet kamatë e mosdijes, ngase sa herë që vonohet borxhi shtohet edhe shuma që duhet të kthehet. E rëndësishme është që ta dini se, qysh në bazë shitblerja e tillë është e jo-valide, prandaj është e obligueshme që të lihet malli i tillë dhe të largoheni nga shitblerja në fjalë, ngase Allahu thotë:
وَأَحَلَّ اللَّهُ الْبَيْعَ وَحَرَّمَ الرِّبَا
“Porse Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse kamatarinë e ka ndaluar.” 2:275
Dhe kjo formë e shitblerjes siç edhe e theksuam më lartë është shitblerje me kamatë.
Tek Allahu është suksesi. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij.”
Zekat-ul-Fitr është obligim
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 1474
Pyetje: Unë jam një djalosh beqar dhe jetoj me prindërit e mi. A duhet që babai im të paguaj zekat-ul-Fitr për mua apo duhet unë ta paguaj atë nga parat e mia?
Përgjigje: Ibn Umeri radijallahu anhu transmeton se Profeti salallahu alejhi ue selem urdhëroi të gjithë muslimanët, burra dhe gra, të lirët dhe skllevërit, të rinjët dhe të vjetërit të paguajnë një Sa’a hurme apo elb Zekat-ul-Fitr.
Zekati-ul-Fitr ashtu si çdo adhurim tjetër, duhet të kryhet nga çdo person veç e veç. Ti je i obliguar ta paguash Zekat-ul-Fitrin nga xhepi juaj, edhe në qoftë se ke baba apo vëlla. Gjithashtu, gruaja e ka për obligim të paguajë zekat-ul-Fitrin nga xhepi i vet, edhe në qoftë se ajo ka burrin.
Por në qoftë se zoti i shtëpisë dëshiron të paguajë zekat-ul-Fitr për të gjithë familjen, nuk ka të keqe në këtë.
(1) Ibn Baz (rahimahullah) ka thënë: Një Sa’a është e barabartë me rreth 3 kg. (Mexhmu-ul-Fetaua (14/201)
Vizita e gjinekologut gjatë agjërimit
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr. 9881
Imam Abdul-Aziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Abdurr-Rrezak Afifi (Allahu e ruajttë!)
Abdullah bin Gudejjan (Allahu e ruajttë!)
Pyetje: A prishet agjërim i gruas në qoftë se ajo bën këto gjëra:
1 – Fut gishtat në organin gjenital aksidentalisht gjatë pastrimit.
2 – Nëse fut krem ose ilaçe të ndryshme brenda organit gjenital.
3 – Nëse gjatë vizitës tek gjinekologia, infermierja fut dorën ose ndonjë instrument të nevojshëm në organin gjenital të saj.
Dhe a është e obliguar që të marr gusël pas këtyre veprimeve?
Përgjigje: Nëse veprimet e mësipërme kryhen, ajo nuk është e detyrueshme që të marr gusël dhe as nuk prishet agjërimi prej tyre.
Vdiq nga kanceri gjatë Ramazanit
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 15535
Pyetje: Nëna ime vuante nga kanceri dhe sëmundja i´u bë aq e rëndë, saqë në ditën e trembëdhjetë të Ramazanit 1411 H ajo e prishi agjërimin dhe mbeti e sëmurë derisa ajo vdiq më 11 Sheval 1411 H. Unë nuk e di nëse më duhet të agjërojë për të apo të bëjë shpagimin. Ju lutemi më këshillo.
Përgjigje: Nëse rasti është siq e ceke, nëna juaj nuk është e obliguar me asgjë sepse ajo është e arsyetuar për prishjen e agjërimit. Përveç kësaj, ajo nuk ishte në gjendje që ti kompenzojë ato ditë derisa ajo vdiq.
Plaka e cila nuk mund të agjërojë
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr (10/171)
Pyetje: Unë kam një nënë të vjetër e cilët nuk mund të agjërojnë gjatë Ramazanit, ajo ka qenë e sëmurë për tre vjet rresht, çfarë të bëjë ajo tani?
Përgjigje: Nëse është kështu si thua, ajo duhet të ushqejë një të varfër për çdo ditë që ajo nuk ka agjëruar në këto 3 vitet e kaluara. Ajo do t’u japë atyre gjysmë sa´a (rreth 1,5 kg) nga gruri ose hurmet ose oriz, ose misr ose gjëra të cilat konsiderohen ushqim për ju.
Agjëruesi i cili ka mëlçin e sëmuar
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr (10/194-195)
Pyetje: Një person ka mëlçinë e sëmurë dhe mjeku i tha atij se ai nuk mund të agjërojë sepse ai përdor ilaqe dhe se mëlçia e tij nuk mund ta përballojë agjërimin. Megjithatë ai thotë se ai është në gjendje që të shkojë në xhami dhe në spital, ai e pyet nëse është e lejuar që të mos agjërojë në këtë gjendje?
Përgjigje: Nëse është ashtu siç thotë, se ai ka një sëmundje të mëlçisë dhe mjeku e urdhëroi atë që të mos agjërojë; nëse mjeku është i besueshëm, besnik dhe i ditur në punën e tij duhet ta dëgjoshë mjekun. Mjeku e njeh pikërisht këtë sëmundje se si ajo është dhe se sa është në gjendje të agjërojë apo jo një person me sëmundje të tillë. Megjithatë ai duhet t’i kompenzojë ditët e humbura më vonë kur është në gjendje ta bëjë këtë.
Braktisja e agjërimit pa ndonjë arsye
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 1/15645
Pyetje: “Kur isha në moshën e adoleshencës, kam braktisur disa namaze dhe disa namaze i kam falur pa abdes. Gjithashtu, kam braktisur agjërimin e disa ditëve të Ramazanit pa asnjë arsye të justifikueshme. Duhet pasur parasysh se, unë nuk kam braktisur këto namaze dhe agjërimin duke mohuar obligueshmërinë e tyre, por kjo ka ndodhur për shkak të shokëve të mi jo të mirë. Mirëpo, tani jam penduar sinqerisht tek Allahu dhe kam vendosur që të mos kthehem në veprimet e tilla. Çfarë duhet të bëj, a duhet t’i kompensoj këto namaze dhe këtë agjërim, duke pasur parasysh se unë nuk e di se sa namaze nuk i kam falur dhe as nuk i di ditët të cilat nuk i kam agjëruar?”
Përgjigje: “Tani e tutje ti duhet të jesh i sinqertë në pendimin tënd, të jesh i kujdesshëm ndaj namazit dhe agjërimit të Ramazanit. Ndërsa nuk je i obliguar për kompensimin e këtyre namazeve dhe as këtij agjërimi të humbur. Ngase, fjala më e saktë e dijetarëve është se, ai që e lë namazin qëllimisht veçse ka bërë kufr të madh. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:
بين العبد وبين الكفر ترك الصلاة
“Ndërmjet robit dhe mosbesimit është lënia e namazit.”
Këtë hadith e transmeton Muslimi. Gjithashtu, ka edhe argumente të tjera që dëshmojnë këtë gjë. Ndërsa, pendimi i sinqertë është ai që i fshin mëkatet e mëhershme.”
A e prish agjërimin dalja e lëngut aminotik?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 10/221.
Pyetje: “Një grua ishte shtatzënë në muajin e nëntë kur filloi Ramazani. Në fillim të muajit ajo agjëronte ndërsa lëngu amniotik filloi t’i rridhte, por në të nuk pati gjak.
Kjo ka ndodhur dhjetë vjet më parë. A duhet ajo t’i përsëris këto ditë të agjërimit, duke pasur parasysh se edhe pas daljes së lëngut amniotik ajo agjëroi?”
Përgjigje: “Nëse vërtetë është ashtu siç është theksuar nga pyetësja, atëherë agjërimi i saj është i saktë dhe ajo nuk duhet ta përsëris agjërimin.”
Shiringat e diabetit gjatë Ramazanit
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr. 3929
Imam: Abdul-Aziz Bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Shejkh: Abdurr-Rrezak Afifi (Allahu e ruajttë!)
Shejkh: Abdullah el-Gudejjan (Allahu e ruajttë!)
Shejkh: Abdullah bin Ku’ud (Allahu e ruajttë!)
Pyetje: Unë jam diabetik që marr shiringa kundër sëmundjes sime. Nëse nuk do ta bëjë këtë, sheqeri im rritet. Fakti që unë veçanërisht vuajë nga kjo sëmundje, unë pyes në qoftë se është e lejuar për mua që të marrë shiringa të tilla gjatë agjërimit, duke pasur parasysh që marrja e shiringave gjatë natës nuk ka efekt?
Përgjigje: Është e lejueshme për ty që të marrësh këtë shiringë gjatë ditës dhe nuk je i detyruar që ta kompensosh agjërimin. Por, në qoftë se mund ta merrni atë gjatë natës, do të ishte më mirë.
Agjërimi gjatë ditëve apo netëve shumë të gjata
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”,nr 1442
Anëtar: Abdullah el-Gudejjan (Allahu e ruajttë!)
Zëvendës Kryetar: Abdurr-Rrazak Afifi (Allahu e ruajttë!)
Kryetari: `Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Pyetje: Një letër ka ardhur nga Shejh Muhammed Muxhi që shkruan nga Kopenhaga, Danimarkë, dhe tregon se në disa pjesë të vendeve skandinave dita është shumë më e gjatë se sa nata në disa kohë gjatë vitit, dhe se nata mund të jetë p.sh. vetëm 3 orë dhe dita 21 orë. Ai gjithashtu përmend se kur Ramazani ndodh gjatë dimrit ata agjërojnë vetëm 3 orë, dhe kur Ramazani është gjatë verës ata nuk agjerojnë, sepse nuk janë në gjendje të agjërojnë kaq gjatë. Për këtë arsye shejhu ka kërkuar që një komitet fetar të specifikojë se gjatë cilav kohë duhet të agjerohet, dhe se sa mund të zgjatë agjerimi gjatë Ramazanit, në mënyrë që të publikojnë këtë fetva në këto vende.
Përgjigje: Sheriati islam është i përsosur dhe gjithëpërfshirës.
“Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.”(el-Maideh: 3)
Thuaj: “Cila është dëshmia më e madhe? Thuaj: Allahu është dëshmitar midis meje dhe jush. Ky Kuran më është shpallur, në mënyrë që nëpërmjet tij t’ju tërheq vërejtjen juve dhe kujtdo që i përcillet.” (el-En´am:19)
“Ne të kemi dërguar ty (o Muhamed) vetëm si sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues për të gjithë njerëzimin, por shumica e njerëzve nuk dinë.”(Sebe:28).
Allahu i´u ka thënë besimtarëve se agjërimi është i detyrueshëm kur Ai tha:
“O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.” (El-Bekare:183).
Dhe ka treguar se kur fillon agjërimi dhe kur prishet agjërimi:
“Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë(bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja.” (El-Bekare:187).
Allahu nuk e ka kufizuar këtë obligim për një vend të veçantë ose për disa njerëz të veçantë, por për të gjithë njerëzit, dhe personi që ka pyetur për këtë edhe ai përfshihet në këtë. Por Allahu është i butë me robërit e vet, dhe ka ligjëruar gjërat në mënyrë që tu´a lehtësojë obligimet atyre. Për shembull, ai ka vendosur se nuk duhet agjëruar kur je në udhëtim, apo nëse është i sëmurë, sepse kjo është e vështirë për ta.
Allahu thotë:
“Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë)aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë.” (El-Bekare:185).
Kushdo që është në Ramazan, prej atyre që e kanë obligim Ramazanin janë të detyruar të agjërojnë, pavarësisht nga gjatësia e ditës. Në qoftë se personi nuk është në gjendjetë përfundojë agjërimin e tij, dhe ka frikë për shëndetin e tij apo për jetën e tij, atëherë është e lejueshme për të të prishë agjërimin e tij, dhe ta kompenzojë në ditët e tjera të mundshme.
A lejohet që burri i cili agjëron të fle pranë gruas së tij
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr (10/316)
Pyetje: A është e lejuar për burrin që të flejë afër gruas së tij krah për krah gjatë ditës në Ramazan; duke patur parasysh se ai nuk dëshiron të bëjnë më tepër se kaq (sesa të flejë afër saj)?
Përgjigje: Nëse burri fle me gruan e tij gjatë ditës, kur ai është agjërueshëm dhe ai mund të frenojnë epshet e tij dhe asgjë nuk ndodh që e bën atë që t’i del sperma, agjërimi i tij është i saktë.
Agjëruesi sheh lakuriqësi rrugëve
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr (10/273-274)
Pyetje: Nëse një person del në rrugë për të kryer disa gjëra të rëndësishme gjatë Ramazanit, dhe gjatë rrugës sheh shumë lakuriqësi, a e prish kjo agjërimin e tij?
Përgjigje: Kjo nuk e prish agjërimin e tij, por ai megjithatë duhet ta ulë shikimin sa më shumë që mundet.
Thithja e avullit me hundë nga agjëruesi
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 1131
Pyetje: “Po ua potencoj se jam punëtor në fabrikën e përgjithshme për pastrimin e ujit, dhe kur hyn Ramazani agjërojmë dhe jemi në kulmin e angazhimeve të punës që e bëjmë. Gjatë punës, uji avullohet nga pompa në të cilën punojmë dhe ka mundësi që e thithim avullin gjatë shumicës së kohës, kështu që a prishet agjërimi ynë? A e kemi obligim kompensimin e atyre ditëve që e kemi thithur avullin e ujit, pa marrë parasysh gjatë nafileve apo farzeve? Dhe a duhet të japim lëmoshë për çdo ditë?”
Përgjigje: “Nëse çështja është ashtu siç u përmend, agjërimi i juaj është i vlefshëm dhe nuk keni kurrfarë obligimi tjetër”.
A lejohet të agjërohet një dite e humbur nga Ramazani në ditën e xhuma?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 10/347
Pyetje: Nëse një person ka humbur një ditë agjërimi në Ramazan, a është e lejuar për të që ta agjërojë këtë ditë në ditën e xhuma? Nëse të vepruarit e tillë është gabim, përsoni i cili ka kompenzuar në ditën e xhuma a duhet të bëjë shpagim për këtë?
Përgjigje: Nuk është e lejuar për një mysliman që të agjërojë në ditën e xhuma kur ai konpenzon një ditë të humbur nga Ramazani, nëse e agjëron si ditë të vetme (pa ia bashkuar ditën para apo prapa saj).
A është kush që ditët e humbura të Ramazanit të agjërohen një pas një?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 10/346
Pyetje: Një person nuk i ka agjëruar ende disa ditë të cilat i ka humbur gjatë Ramazanit, a është e lejuar për të që t’i agjërojë ato ditë por jo një pas një?
Përgjigje: Po, është e lejueshme për të që t’i kompenzojë ditët e humbura edhe nëse ato nuk agjërohen një pas një, sepse Allahu ka thënë:
“Ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim (le të agjërojë më vonë)aq ditë nga ditët e mëvonshme.” (El-Bekare:185).
Allahu nuk e ka bërë kusht që kompenzimi i ditëve të agjërimit të lënë të jenë të njëpasnjëshme.
Ejakulimi në ëndërr gjatë ditëve të Ramazanit
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 10/274
Pyetje: Gjatë një ditë të Ramazanit gjatë kohës kur isha në gjumë, pashë një ëndërr që më bëri xhunub, cili është vendimi për këtë dhe a duhet të bëjë shpagim për këtë?
Përgjigje: Kujtdo që i ndodhë kjo gjë gjatë agjërimit, haxhit ose umres ai nuk ka bërë ndonjë mëkat dhe nuk duhet të bëjë shpagimin. Dhe kjo nuk ndikon në agjërimin, haxhin apo në umren e tij. Megjithatë ai duhet të bëjë gusël nëse atij i ka dalur sperma.
Si duhet filluar agjërimin fshatarët?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 10/115-116
Pyetje: A duhet njerëzit të cilët jetojnë në fshatra larg nga kryeqyteti, të fillojnë agjërimin e Ramazanit duke u bazuar në shiqimin e hënës së re në kryeqytet, apo të pasojë shiqimin e hënës së re në fshatin e tyre?
Përgjigje: Kur të shihet hëna e re në kryeqytet, njerëzit e fshatit për të cilin po flasim duhet ta pasojnë dhe të agjërojnë së bashku me banorët e kryeqytetit.
Sa zgjatë koha e syfyrit?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 10/303-304
Pyetje: Sa zgjatë koha mes syfyrit dhe namazit të sahabut?
Përgjigje: Koha për të ngrënë syfyr zgjatë derisa të fillojë namazi i sabahut sepse Allahu thotë:
“Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja.” [El-Bekare: 187]
Dhe Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Vërtetë Bilali thërret ezanin gjatë natës, kështu që hani dhe pini derisa Ibn Umm Maktum të bën thirrjen për namaz.” [Buhariu dhe Muslimi].
Ibn Umm Maktum ishte një njeri i verbër që nuk thërriste ezanin derisa i tregonin se ka hyrë koha e sabahut, rekomandohet që syfyri të vonohet/shtyhet deri vonë.
Të shijoshë ushqimin kur je agjërueshëm
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 10/332
Pyetje: Disa nga dijetarët kanë lejuar gruan të shijojë ushqimin gjatë agjërimit nëse ajo dëshiron ta dijë se si është ushqimi, a është kjo e saktë? Ata thonë gjithashtu se kjo është me kusht që asgjë nga ushqimi të mos shkon poshtë në fyt.
Përgjigje: Nuk ka asnjë problem që njeriu të shijon ushqimin gjatë ditës në Ramazan nëse ka nevojë për të. Agjërimi është i saktë nëse ajo nuk e ka për qëllim që të gëlltit diçka prej ushqimit.
Brekët e lagura
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 10/273
Pyetje: Gjatë një ditë të Ramazanit unë u ula pranë gruas time dhe ne kishim agjëruar rreth gjysmë ore dhe bënim shaka. Pastaj kur unë u largova prej saj unë pashë një pikë të lagur në brekët e mia që kishte dalur nga organi im gjenital. Kjo më ka ndodhur edhe një herë tjetër. A do të thotë kjo se unë duhet të bëjë shpagim për këtë?
Përgjigje: Nëse është ashtu si e ceke ti, nuk duhet ta konpenzosh agjerimin dhe nuk duhet të bësh shpagimin për këtë sepse baza është që agjerimi mbetet valid përderisa nuk sheh se të ka dalur sperma nga organi. Në këtë rast, ti duhet të bëshë gusël dhe ta kompenzosh këtë ditë, pa pasur nevojë të bësh shpagim për këtë.
Një hadith i dobët rreth vlerës së agjërimit
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 4145
Kryetar: Abdulaziz bin Abdilah bin Baz.
Zëvendëskryetar: AbduRrezak Afifij.
Anëtar: Abdullah bin Gudejan.
Anëtar: Abdullah bin Kuud.
Përktheu: Lulzim Perçuku
Marrë nga www.uedhezimi.com
Është pyetur Komisioni për studime shkencore dhe fetua:
Disa hutaba (ligjërues) të xhamive në këtë krahinë e dhanë një hutbe (ligjëratë të xhumasë) në mesin e së cilës e ceken edhe hadithin e Selmanit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili e përmend se Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) u kishte mbajtur atyre ligjëratë në ditën e fundit të Shabanit… deri në fund të hadithit. Disa nga vëllezërit haptazi dhe para masës, e kundërshtuan (njërin prej tyre) duke i thënë se hadithi i Selmanit është prej haditheve meudua (të shpikura). Ai, gjithashtu, tha se këtë vendim e kanë edhe disa pjesë të hadihit, si: “Ai i cili e ngop një agjërues, Allahu do t’i jap të pijë nga Haudi (liqeni) im një gllënjkë, pas të cilës kurrë nuk do ta kap etja deri sa të hyjë në Xhenet.” Dhe: “Ai i cili ia lehtëson skllavit të tij, Allahu do t’ia fal mëkatet dhe do ta lirojë nga zjarri.” Ky vëlla i tha atij: Këto fjalë janë gënjeshtra mbi Pejgamberin, e ai i cili gënjen mbi Pejgamberin le të përgatitet për ulësen prej zjarrit… dhe fjalë të tjera. Shpresoj nga ju të nderuar, të ma jepni fetuanë rreth fjalëve të tij, a janë të sakta apo jo?
Ata u përgjigjen: Hadithin e Selmanit e transmeton Ibn Huzejme në Sahih-un e tij, ku thotë: “Kapitulli rreth vlerave të muajit të Ramazanit, nëse hadithi është autentik.” Pastaj thotë: “Na ka treguar Alij bin Haxher Es Sadij, (i cili thotë) na ka treguar Jusuf bin Zijad, (i cili thotë) na ka treguar Hemam bin Jahja, ky prej Alij bin Zejd bin Xhed’an, ky prej Seid bin Musejebit, ky prej Selmanit të ketë thënë: Në ditën e fundit të Shabanit, i Dërguari i Allahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) na mbajti një ligjëratë ku tha: O ju njerëz! Një muaj madhështor iu përfshiu juve. Muaj i bereqetshëm. Muaj në të cilin është një natë që është më e vlefshme se një mijë muaj. Allahu agjërimin e tij e bëri obligim, ndërsa, faljen e namazit gjatë netëve të tij e bëri nafile (namaz vullnetar). Ai i cili, në këtë muaj, i afrohet Allahut me një veti/veçori të mirë është njëjtë sikur ta ketë kryer një farz (obligim) në muajt e tjerë. Ai i cili e kryen një farz është njëjtë sikur t’i ketë kryer shtatëdhjetë farze në muajt e tjerë. Ai është muaj i durimit, dhe shpërblimi për durimin është Xheneti. Është muaj i solidarizimit. Muaj në të cilin shtohet furnizimi i besimtarit. Kushdo që i jep iftar një agjëruesi, kjo vepër do t’ia shlyejë mëkatet dhe do t’ia lirojë qafën nga zjarri, si dhe do të ketë shpërblimin e njëjtë me agjëruesin, pa iu pakësuar atij (agjëruesit) asgjë nga shpërblimi i tij. Thanë: nuk mundemi të gjithë ne t’i japim iftar agjëruesve? Tha: Allahu këtë shpërblim ia jep çdokujt që i jep iftar një agjëruesi qoftë edhe një hurmë, apo një gllënjkë uji, apo qumësht të përzier me ujë. Ai është muaj, fillimi i të cilit është mëshirë, mesi falje, dhe fundi lirim nga zjarri. Ai i cili ia lehtëson skllavit të tij, Allahu do t’ia shlyejë mëkatet dhe do ta lirojë nga zjarri. Në këtë muaj shtoni sa më shumë katër veti (të mira), me dy prej të cilave e kënaqni Zotin e juaj, ndërsa, nga dy të tjerat kurrë nuk mundeni të jeni të panevojshëm. Sa i përket dy vetive me të cilat e kënaqni Zotin e juaj, ato janë: shehadeti (dëshmia) La ilahe il-lAll-llah (nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut), dhe kërkimi i faljes prej Tij. Ndërsa, dy vetitë nga të cilat kurrë nuk mundeni të jeni të panevojshëm janë: të kërkoni prej Allahut Xhenetin dhe të kërkoni prej Tij t’iu mbrojë nga zjarri. Ai i cili e ngop një agjërues, Allahu do t’i jap të pijë nga Haudi (liqeni) im një gllënjkë, pas të cilës kurrë nuk do ta kap etja deri sa të hyjë në Xhenet.”
Në sened-in (zinxhirin e transmetuesve) të këtij hadithi janë:
Alij bin Zejd bin Xhed’an, i cili është i dobët për shkak të memorizimit të keq (të dobët).
Jusuf bin Zejad El Basrij, hadithi i të cilit është munker (i refuzuar).
Hemam bin Jahja bin Dinar El Audij, për të cilin Ibën Haxheri, në Et Takrib, thotë: i besueshëm, mirëpo nganjëherë gabon.
Sipas kësaj del se hadithi me këtë sened nuk është prej haditheve meudua (të shpikura), mirëpo është hadith daif (i dobët). Megjithëkëtë, vlerat e muajit të Ramazanit janë të shumta, dhe janë pohuar me hadithe të sakta.
Me Allahun vjen suksesi. Salevatet dhe selamet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, dhe mbi familjen dhe shokët e tij.
Burri i motrës nuk është prej mahremëve
Burimi: “Komisioni i Përhershëm Për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja 3/10917
Pyetje: “Në Kuran shkruan se nuk është e lejuar martesa e dy motrave në të njëjtën kohë. A do të thotë se kjo është e lejuar për burrin e motrës që të jetë mahrem për kunatën e tij (motrën e gruas)?”
Përgjigje: “Burri i motrës nuk është mahrem për kunatën, sepse ai në asnjë formë nuk mund të jetë prej mahremëve të saj. Gjithashtu, për shkak se, i lejohet atij që të martohet me motrën e gruas nëse atij i vdes gruaja ose në rast se e shkurorëzon atë. Ajo që është e ndaluar është për t’u martuar me dy motra në të njëjtën kohë për shkak se kjo mund të shpie në urrejtje, armiqësi dhe në shkëputje të lidhjeve familjare.
Tek Allahu është suksesi! Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij.”
Ai i cili tallet me veshjen e gruas myslimane është kafir
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: http://alifta.com/Fatawa/FatawaChapters.aspx?View=Page&
Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Shejkh Abdur-Rezzak Afifi (Allahu e mëshiroftë!)
Shejkh Abdullah bin Gudejjan (Allahu e ruajttë)
Shejkh Abdullah bin Kuud (Allahu e ruajttë!)
Pyetje: Cili është gjykimi për ata që e quajnë gruan që është e veshur me një veshje të bazuar sipas Shariatit “gruaja xhinesh , ” tenda që ecen” dhe me emra tjer me të cilat bën shaka?
Përgjigje: Kushdo që bën shaka me një burrë musliman apo me një grua muylimane për shkak se ata i përmbahen Sheriatit ata janë kufarë, pavarësisht a ka kjo të bëjë me hixhabin e gruas apo ndonjë gjë tjetër. Abdullah bin Umer ka thënë ka thënë: “Një burrë tha gjatë betejës në Tebuk:” Unë nuk kam parë askënd të jetë aq i pangopur, aq rrenacak dhe frikacak në betejë se sa dijetarët tanë .”Atëher një burrë tjetër i tha:” Ti gënjen.Ti je hipokrit. Unë do ti tregojë të Dërguarit të Allahut. I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ishte megjithatë informuar për këtë (më herët) dhe Kurani i ishte shpallur atij. Unë e pashë si ai burrë kacavirrej në deven e të Dërguarit tëAllahut (sal Allahu alejhi ue selam), duke thënë: “O i Dërguar i Allahut! Nevetëmbënim shaka! “”Nëse i pyet, ata do të të përgjigjen: “Ne vetëm po bënim shaka dhe po luanim”. Thuaj: “A mos vallë me Allahun, shpalljet dhe të Dërguarin e Tij po talleni?”
Mos u shfajësoni! Ju e mohuat fenë, pasi patët besuar. Nëse Ne i falim disa prej jush (për shkak se u penduan), do t’i ndëshkojmë të tjerët, ngase janë fajtorë (nuk u penduan për talljen që bënë). 9:65-66
Me këtë Allahu bëri që ata të cilët tallen me besimtarët ata tallen me Allahun, Librin e tij dhe me të Dërguarin e Tij.
A kishte mospajtime ndërmjet sahabëve në çështje të besimit (akides)?
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja 1/29
Pyetje: “A është e lejuar që të themi se, sahabët radijallahu anhum kishin mospajtime në çështje të besimit (akides), siç është të parit e Profetit salallahu alejhi ue selem Allahun ‘Azze me Xhel në natën e Miraxhit? Gjithashtu, a dëgjojnë të vdekurit apo jo, ngase kjo është një çështje që ka të bëj me besimin?”
Përgjigje: “E falënderojmë Allahun ngase sahabët nuk kishin mospajtime në lidhje me çështjet e besimit, e as ata që erdhën pas tyre e të cilët ishin Ehlus-Sunneh uel-Xhema’ah. Të gjithë ata besojnë në që është shpallur në Kuran dhe Sunnet, dhe nuk fusin diçka në fe, qoftë kjo nga teket apo mendimet e tyre. Kjo është arsyeja pse ata ishin të bashkuar rreth një besimi të vetëm dhe një metodologjie të vetme, duke qenë në përputhje me ajetin:
وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعًا وَلَا تَفَرَّقوا
“Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin dhe Sunnetin) dhe mos u përçani!” 3:103
Ndër këto çështje, është edhe të parit e besimtarëve Zotin e tyre në Ditën e Kiametit. Të gjithë ata janë unanim se, kjo do të ndodhë, duke u mbështetur në argumentet që vijnë nga Kurani dhe Sunneti, dhe nuk kanë asnjë kundërshtim në këtë çështje.
Ndërsa, kur jemi tek kundërshtimi se, a e ka parë Profeti salallahu alejhi ue selem Zotin e tij me sytë e tij, në këtë mesele ka kundërshtim. Kundërshtim i cili ka të bëj me një ndodhi të kësaj jete, dhe nuk është kundërshtim se a do të shihet Allahu në Ditën e Kiametit. Mendimi i shumicës dërmuese të sahabëve dhe të gjithë Ehlus-Sunnetit është se, ai e kishte parë Allahun me zemrën e tij dhe jo nëpërmjet shqisave të shikimit. Ngase, kur ishte pyetur ai salallahu alejhi ue selem në lidhje me këtë ngjarje, ka thënë:
نور أنى أراه
“Ishte dritë (nur), e si mund ta shoh?!”
Profeti salallahu alejhi ue selem mohoi se e ka parë Allahun me shqisat e të parit, ngase pengesa ishte drita (nuri). Gjithashtu, të gjithë ata janë të mendimit se askush nuk mund ta shoh Allahun në këtë dynja. Siç thotë hadithi autentik:
واعلموا أن أحدا منكم لا يرى ربه حتى يموت
“Dijeni se askush nuk mund ta shoh Zotin e tij derisa të vdes.”
Përveç profetit tonë salallahu alejhi ue selem (i cili e kishte parë atë me zemër dhe jo me shqisa të të parit (v.p.)).”
Nuk është kusht që xhilbabi të jetë një pjesë e vetme apo dy pjesë
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 17/188
Ketful-Ez’haril-Mutenathirah ‘an Fetauel-Mer’etil-Muslimeh”, faqe. 686-689
Pyetje: “Çfarë kushte duhet të plotësoj xhilbabi[1] që të jetë veshje në përputhje me porositë e sheriatit islam? A është kusht që xhilbabi të jetë një veshje e vetme apo mund të ndahet në dy pjesë?”
Përgjigje: “Nuk është kusht nëse xhilbabi është një pjesë e vetme apo ndahet në dy pjesë, përderisa ai mbulon çdo gjë që duhet të mbulohet sipas Sheriatit.”
______________________________________________________________________________
[1] Petk i cili mbulon trupin në tërësi, përveç fytyrës dhe duarve.
Prindërit e ndalojnë vajzën që të bartë xhilbabin
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 17/258
Ketful-Ez’haril-Mutenathirah ‘an Fetauel-Mer’etil-Muslimeh”, faqe. 686
Pyetje: “Nëna ime nuk më lejon që të bart xhilbabin[1]. Andaj, kur të dal nga shtëpia, unë veshi ndonjë fustan dhe shami të gjatë pa bartur xhilbabin mbi to. A duhet ta kundërshtoj nënën time dhe të barti mbulesën (xhilbabin), apo duhet t’i bindem nënës sime?”
Përgjigje: “Ju jeni e obliguar që të mbuloheni ashtu siç porosit sheriati islam. Këtë veprim ju duhet ta bëni në formën e kërkuar, sipas asaj që e ka përshkruar Allahu Te’ala në Librin e Tij dhe i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem në Sunnet. Kjo do të thotë se fytyra dhe duart duhet të mbulohen.
Ti nuk duhet t’i bindesh nënës tënde që të mos mbulohesh në këtë formë. I Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë:
لا طاعة لمخلوق في معصية الخالق
“Nuk ka bindje ndaj krijesave në mosbindje ndaj Krijuesit.”
Megjithatë, ju e keni obligim që t’ia sqaroni nënës suaj çështjen ashtu siç porosit sheriati islam, dhe këtë ta bëni me butësi dhe fjalë të mira. Bisedo me të në mënyrën më të mirë, dhe shpreso që Allahu do ta udhëzojë atë që edhe ajo t’i nënshtrohet këtij gjykimi.”
______________________________________________________________________________
[1] Petk i cili mbulon trupin në tërësi, përveç fytyrës dhe duarve.
Xhilbabi me ngjyrë të zezë
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva,” (17/108)
Burimi: Ketful-Ez’haril-Mutenathirah ‘an Fetauel-Mer’etil-Muslimeh, faqe. 686
Pyetje: “A duhet që veshja e gruas myslimane të jetë e zezë, apo mund të jetë edhe në ngjyra të tjera?”
Përgjigje: “Veshja e gruas myslimane nuk është e kufizuar tek ngjyra e zezë. Asaj i lejohet të vishet në ngjyra të tjera përderisa rroba e saj ia mbulon tërë trupin. Përveç kësaj, rroba nuk lejohet t’i ngjasojë rrobave të burrave, të mos jetë aq e ngushtë që ajo ta shfaq formën e trupit të saj, të mos jetë e tejdukshme dhe të mos jetë e tillë që shkakton fitne.”
Mbulesa e gruas në prani të kunatit të sëmurë mental
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, (17/200)
Burimi: “Katful-Az’harin-Mutenathirah ‘an Fetauel-Mer’etil-Muslimeh” faqe: 766.
Pyetje: “Një njeri është i sëmurë mental, ndërsa neve na intereson se a është e nevojshme që gratë e vëllezërve të tij të mbulohen kur ai është prezent, duke pasur parasysh se ai nuk mund të jetoj vetëm dhe gratë e vëllezërve të tij duhet të kujdesen për të?”
Përgjigje: “Njeriu i cili është i sëmurë mental, kjo nuk është arsye që ia lejon gruas të mos mbulohet në praninë e tij apo të vetmohet me të. Gratë e vëllezërve të tij duhet të mbulohen në praninë e tij ashtu sikurse mbulohen në prani të meshkujve të cilët janë pa probleme mendore.”
Mbjellja e flokëve (1)
Imam Muhamed bin Salih el-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)
Burimi: Fetaua ‘Ulemail-Beledil-Haram 1185
“Lejohet mbjellja e flokëve si për burrin ashtu edhe për gruan të së cilëve u kanë rënë flokët. Kjo, nuk i përket ndryshimit të krijimtarisë së Allahut, por i përket rikthimit në vendin e vet të asaj që Allahu ka krijuar dhe largimit të një të mete. Të gjithë e dini tregimin e tre personave, njëri prej të cilëve i kishin rënë flokët, ndërsa ai kishte dëshirë që Allahu përsëri t’ia kthej flokët. Pasi që e preku engjëlli, Allahu ia ktheu atij flokët e mira që kishte.”
Mbjellja e flokëve (2)
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: “En-Nebras, faqe 81.
Përmblodhi: Sa’d Abdul-Gafar ‘Alij
Pyetje: “Cili është vendimi mbi mbjelljen e flokëve atyre që i kanë rënë flokët, qoftë për burrin apo për gruan?”
Përgjigje: “Si për burrin ashtu edhe për gruan, lejohet që të bëjnë mbjelljen e flokëve nëse ato u kanë rënë.”
Unazat e martesës nuk kanë baz në fe
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”,
Burimi: http://alifta.com/Fatawa/FatawaChapters.aspx?View=Page&
Imam Abdul-Aziz bin Abdilah bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Shejkh Abdur-Razzak Afifi (Allahu e mëshiroftë!)
Shejkh Abdullah bin Ghudejjan (Allahu e ruajttë!)
Shejkh Abdullah bin Kuud (Allahu e ruajttë!)
Pyetje: Cili është gjykimi që burri dhe gruaja së bashku shkëmbejnë unazat e martesës me njëri-tjetrin pos kësaj të dytë marrin emrin e partnerit të tyre dhe datën e ceremonisë të gdhendura në unaza. A është kjo një risi apo ka bazë në fe? A është e vërtetë se fjalët e Profetit (sal Allahu alejhi ue selam), të cilat ja tha shokut të tij: “Kërko edhe nëse do të gjesh një unaz hekuri.” A mund të përdoren si dëshmi për unazat e martesës?
Përgjigje: Në lidhje me çështjet e përshkruara unazat e martesës të cilat u përmendën janë të pabaz në Islam. Kjo është një risi që u miratua nga injorantët dhe muslimanët e dobët, kur ata imituan zakonet e kufarëve. Kjo është e ndaluar sepse kjo është një përngjasim me kufarët, gjë kundër të cilës Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka paralajmëruar. Sa i përket fjalëve të Profetit (sal Allahu alejhi ue selam) drejtuar shohut të tij, ato nuk përbëjnë prova për atë që ju pyetët. Ai e urdhëoi atë ti´a dhurojë unazën si mehër (dhurat martese e obliguar) gruas me të cilën ai do martohej.
Burri i kërkonë martesë një gruasë duke biseduar me të
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”,Vol 18 faqe 15
Pyetje: A është e lejueshme për një burrë i cili është i interesuar të martohet me një grua t’i kërkojë martesë asaj duke biseduar me të dhe a ka ndonjë kusht se si duhet pyetur?
Përgjigje: Eshtë e lejueshme, nëse ai është i interesuar të martohet me të, por ajo duhet të bëhet pa “khalveh” (që ata të mos jenë të vetmuar).
Femra e reklamon veten në gazetë
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 17930
Pyetje: Çfarë është gjykimi që femrat të cilat vënë shpallje nëpër gazeta dhe revista, në të cilat ato e përshkruajnë veten e tyre për ata që dëshirojnë ta kërkojnë për martesë?
Përgjigje: Që një femër të vë shpallje, duke përshkruan veten e saj, kjo është në kundërshtim me moralin dhe gjendjen e fshehtë që ajo duhet ta ketë. Kjo nuk i përket as traditave të femrës Islame. Andaj është e detyrueshme të shmangurit nga kjo dukuri. Përveç kësaj, kjo vepër vije në konflikt me përgjegjësisë e kujdestarit të femrës. Pasi që kërkesa për martesë duhet të kalojë nëpërmjet atij dhe asnjë hap në këtë drejtim nuk merret pa miratimin e tij.
A lejohet që gruaja të marr mbiemrin e burrit të saj? (1)
Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: Kaseta: ‘Sherh mendhumetul-Adab
Pyetje: A lejohet që, gruaja pas martesës të mos e marr mbiemrin e saj, por të marr mbiemrin e burrit të saj siç është gjendja tek perëndimorët?
Përgjigje: Nuk lejohet që njeriu të marrë mbiemrin e dikujt përpos të babait të tij. Është e ndaluar me islam që myslimani të mbiemërohet jo në emër të babait të vet, pa e marrë parasysh nëse personi është mashkull apo femër. Në Sunnet ka ardhur paralajmërim i rreptë, duke e mallkuar atë që mbiemërohet jo në babanë e tij apo (nëse nuk dihet babai) në ata që e kanë robëruar.
A lejohet që gruaja të marr mbiemrin e burrit të saj? (2)
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”,nr. 18147).
Imam Abdul-Aziz bin Abdallah bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Shejkh Abdul-Aziz Al esh-Shejkh (Allahu e ruajttë!)
Shejkh Abdullah Gudejjan (Allahu e ruajttë!)
Shejkh Salih el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Shejkh Bekr Ebu Zejd (Allahu e mëshiroftë!)
Pyetje: Në disa shtete, është përhapur që femra myslimane pasi të martohet të marrë edhe emrin e burrit të saj apo llagapin e tij. Shembull: Nëse Zejnebja është martuar me Zejdin, të thuhet: Zejnebe Zejd; apo kjo i përket kulturës perëndimore nga e cila duhet larguar e qëndruar larg saj?
Përgjigje: Nuk lejohet që njeriu të marrë mbiemrin e dikujt tjetër përpos atë të babait të tij. Thotë Allahu në Kuran:
ادْعُوهُمْ لِآبَائِهِمْ هُوَ أَقْسَطُ عِنْدَ اللَّهِ
“Thirrni (mbështetni) ata në emër të baballarëve të tyre.” 33:5
Gjithashtu, në Sunnet ka ardhur paralajmërim i ashpër për atë i cili thirret në emër jo të babait të tij. Për këtë shkak, nuk lejohet që gruaja të marr mbiemrin e burrit të saj ashtu siç është e njohur tek kufarët dhe tek ata myslimanë që i ngjasojnë atyre me këtë veprim.
Unaza e martesës
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, Vol.19 nr.5158.
Anëtar: Abdullah bin Ku’ud (Allahu e ruajttë)
Anëtarë: Abdullah bin Ghudejjan (Allahu e ruajttë)
Zëvendëskryetar: Abdurr-Rrezak Afifi (Allahu e mëshiroftë!)
Kryetar: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (Allahu e mëshiroftë)
Pyetje: A është e lejueshme bartja e unazës së martesës?
Përgjigje: Nuk lejohet unazës së martesës, sepse kjo do të thotë përngjasim me traditat e kufarëve. Kjo nuk është mënyra e shpalljes së martesës tek myslimanët, përkundrazi ky është zakon i kufarëve. Pastaj, disa myslimanë injorantë me besim të dobët i pasuan ata në këtë.
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij!
Ajo që thuhet para lidhjes së kontratës martesore
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, pyetja 18200
Pyetje: “Si është Sunneti në lidhje me ceremoninë e kurorëzimit? A ka hadithe që tregojnë se çfarë duhet thënë në hapje të ceremonisë së martesës? Ku është më së miri që të bëhet kurorëzimi? Kush ka përparësi më së shumti që ta bëjë hapjen e kësaj ceremonie? Çfarë është gjykimi për atë që praktikohet në Afrikën e Jugut, ku fillimisht lexohen disa ajete nga Kurani? Çfarë është gjykimi për të bërë dua kolektive pas përfundimit të kësaj ceremonie, ku dhëndri bën dua duke i ngritur duart lartë dhe me zë, edhe të pranishmit i ngritin duart dhe thonë Amin pas duasë së tij?”
Përgjigje: “Martesa bëhet e vlefshme kur kujdestari i femrës ose i autorizuari i tij i thotë atij që ka kërkuar dorën e saj se ia ka dhënë vajzën për martesë, dhe ai që kërkon dorën e saj thotë se e ka pranuar martesën, është i kënaqur me të e shprehje të ngjashme. Kjo gjë duhet të dëshmohet nga dy dëshmitarë të drejtë.
Nuk ka formulim fjalësh të veçanta, dua apo lexim specifik para kurorëzimit. Mirëpo, ajo që është e rekomanduar të lexohet, është Hutbeja Lamtumirëse, siç transmetohet nga Profeti salallahu alejhi ue selem:
الحمد لله نحمده، ونستعينه، ونستغفره، ونعوذ بالله من شرور أنفسنا، ومن سيئات أعمالنا، من يهده الله فلا مضل له، ومن يضلل فلا هادي له، وأشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له، وأشهد أن محمداً عبده ورسوله،
“Me të vërtetë falënderimet i takojnë Allahut, vetëm Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. I lutemi Allahut të na ruajë prej së keqes së punëve dhe vetëve tona! Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush ta humbasë dhe atë që e humbet nuk ka kush ta udhëzojë përveç Tij. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.”
Pastaj lexohen tri ajetet kuranore:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اتَّقُواْ اللّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلاَ تَمُوتُنَّ إِلاَّ وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ
“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” 3:102
يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُواْ رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُم مِّن نَّفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالاً كَثِيرًا وَنِسَاء وَاتَّقُواْ اللّهَ الَّذِي تَسَاءلُونَ بِهِ وَالأَرْحَامَ إِنَّ اللّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا
“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” 4:1
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًايُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَن يُطِعْ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا
“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.” 33:70-71
Allahu na dhëntë sukses! Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij!”
Babai merr nga mehri i vajzës së tij
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh”, faqe: 191.
Pyetje: “Në disa vende islame, është zakon që prindërit ta marrin mehrin e vajzës së tyre dhe jo vetë vajza. A është ky veprim i drejtë?”
Përgjigje: “Është e lejueshme për babanë që të marrë nga mehri i vajzës së tij, me kusht që kjo të mos i shkaktojë asaj ndonjë dëm dhe që ajo të mos ketë nevojë për të. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:
أنت و مالك لأبيك
“Ti dhe pasuria jote jeni të babait tuaj.”
Transmeton nga Ibn Maxheh.
Gjithashtu, Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:
إن أطيب ما أكلتم من كسبكم وإن أولادكم من كسبكم
“Gjëja më e mirë që ju e hani është nga fitimi juaj (merita e punëve tuaja) dhe fëmijët tuaj janë prej fitimit/meritave tuaja.”
Transmetuar nga të pestit.”
Lakuriqësia e bashkëshorteve kur ata janë vetëm me njëri-tjetrin
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh”, faqe. 86
Përmblodhi: S’ad Abdul-Gaffar Ali
Pyetje: “A është e drejtë që bashkëshortët të rrinë të zhveshur kur ata janë të vetëm me njëri-tjetrin dhe a ka ndonjë lutje e cila thuhet para se ata të kenë marrëdhënie seksuale?”
Përgjigje: “Së pari dhe më kryesorja është se: është e lejueshme që bashkëshortët të rrinëë të zhveshur kur ata janë të vetëm me njëri-tjetrin. Transmeton Ebu Davudi nga Bahz bin Hakim, ky nga babai i tij, ndërsa ky nga gjyshi i tij i cili ka thënë:
قلت يا رسول الله عوراتنا ما نأتي منها وما نذر قال احفظ عورتك إلا من زوجتك أو ما ملكت يمينك فقال الرجل يكون مع الرجل قال إن استطعت أن لا يراها أحد فافعل قلت والرجل يكون خاليا قال فالله أحق أن يستحيا منه
“I thash Profetit salallahu alejhi ue selem: “O i Dërguar i Allahut, çfarë lejohet që të shfaqim nga aureti dhe çfarë duhet të fshehim?” Ai tha: “Ruaje auretin përveçse nga gruaja apo robëresha jote.” Unë i thash: “E në mesin e njerëzve?” Ai tha:“Nëse ke mundësi që askush të mos të sheh, vepro kështu.” Unë i thash: “E nëse jam i vetëm?” Ai tha: “Allahu ka më shumë të drejtë që të turpërohesh prej Tij.”
Së dyti, kur burri dhe gruaja dëshirojnë të kenë marrëdhënie seksuale, burri duhet të thotë:
بِسْمِ اللهِ، اَلَّلهُمَّ جَنِّبْنَا الشَّيْطاَنَ، وَ جَنِّبِ الشَّيْطاَنَ مَا رَزَقْتَناَ
“Me emrin e Allahut. O Allahu im, na e largo shejtanin prej nesh dhe prej atij që do të na furnizosh.”
Këtë hadith, e transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ibn Abasi radijallahu anhuma.”
A është e lejueshme të flesh xhunub?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 2309/4
Pyetje: A është e lejueshme që njeriu të flejë përderisa ai është xhunub?
Përgjigje: Është e lejueshme që të flejë njeriu përderisa ai është xhunub, porse është më mirë që, xhunubi të mos flejë pa e pastruar organin gjenital dhe pa marrë abdes ashtu siç merr abdes për namaz, ngase është transmetuar në formë autentike se Aishja radijallahu anha se ka thënë:
كان رسول الله صلى الله عليه وسلم إذا أراد أن ينام وهو جنب غسل فرجه وتوضأ وضوءه للصلاة
“Kur i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dëshironte të flejë dhe ishte xhunub, e pastronte organin gjenital dhe më pas merrte abdes sikurse merr abdes për namaz.”
Vajza që nuk ka arritur moshën e pjekurisë duhet të vishet me rroba islame
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh, faqe. 172 – Përbledhi: Sa´d Abdul-Ghaffar Ali
Pyetje: “Çfarë është gjykimi për vajzat që nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, a lejohet qe të dalin jashtë shtëpisë të zbuluara dhe a lejohet që të falen pa shami?”
Përgjigje: “Përgjegjësia e kujdestarëve të tyre është që t’i edukojnë ato sipas porosive të islamit. Ata duhet t’i urdhërojnë ato që të mos dalin pa e mbuluar auretin e tyre nga frika e sprovave dhe gjithashtu e kanë për obligim që t’ua bëjnë të mundshme atyre që të përvetësojnë moralin dhe karakterin e pastër islam.
Gjithashtu, është detyrë e përgjegjësit të tyre që t’i urdhërojnë ato të falen me shamia. Në qoftë se ato falen pa shamia atëherë namazi i tyre është i saktë. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:
إن الله لا يقبل صلاة امرأة حاضت إلا بخمار
“Nuk e pranon Allahu namazin e gruas pos e mbuluar (gjithë trupin).”
Gjykimi rreth mbajtjes së zogjve në kafaz
Burimi: “Komisioni i Përhershëm Për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 17368
Pyetje: “Cili është gjykimi për të mbajtur zogj në kafaz, duke pasur parasysh se ushqehen, u jepet për të pirë dhe u jepet kujdesi shëndetësorë?”
Përgjigje: “Është e lejueshme për t’u kujdesur ndaj zogjve, pavarësisht nëse ata janë në kafaze apo jo, me kusht që t’u sigurohet atyre ushqim, pije dhe gjëra të nevojshme. Këtë e themi duke u bazuar në hadithin e Profetit salallahu alejhi ue selem:
دخلت امرأة النار في هرة حبستها ، لا هي أطعمتها وسقتها ، ولا هي تركتها تأكل من خشاش الأرض
“Një grua u fut në Zjarr për shkak të një maceje të cilën e kishte mbyllur, pa ushqim e pije, e as nuk e liroi atë të ushqehet nga mbeturinat e tokës.”
Pasi është e lejuar për ta mbajtur macen mbyllur, atëherë lejohet edhe mbajtja e zogjve.”
A lejohet të merremi me boks?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 412/4
Pyetje: “Boksi është një sport i bazuar në atë që dy boksierët ta godasin njëri-tjetrin me boksa në fytyrë dhe në pjesë tjera të trupit. Në shumë raste, dueli përfundon me alivanosjen e njërit prej tyre, pasi të jetë goditur rëndë. Boksierët, po ashtu shfaqin kofshët e tyre gjatë ndeshjes. A është ky sport lejuar?”
Përgjigje: “Boksi në vetvete nuk është i lejuar, sepse kjo shpie në rreziqe shëndetësore të mëdha për të dy boksierët ose njërin prej tyre. Allahu thotë:
وَأَنفِقُواْ فِي سَبِيلِ اللّهِ وَلاَ تُلْقُواْ بِأَيْدِيكُمْ إِلَى التَّهْلُكَةِ وَأَحْسِنُوَاْ إِنَّ اللّهَ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ
“Shpenzojeni pasurinë në rrugën e Allahut dhe mos e çoni veten tuaj në shkatërrim, por bëni të mira; Allahu me të vërtetë i do bamirësit.” 2:195
Dhe thotë Allahu në një ajet tjetër:
وَلاَ تَقْتُلُواْ أَنفُسَكُمْ
“dhe mos e vritni veten!” 4:29
Dhe Profeti salallahu alejhi ue selem ka ndaluar dëmtimin ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve. Ndërsa, në lidhje me atë se dy boksierët shfaqin kofshët e tyre, as kjo nuk është e lejuar.
Salavatet dhe Selamet qofshin mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!”
Loja me letra
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, (15/236)
Pyetje: “A është e lejueshme të luajmë me letra nëse nuk luajmë me para dhe loja nuk na shmang nga namazi?”
Përgjigje: “Nuk lejohet të luash lojën me letra, pavarësisht nëse ajo bëhet me apo pa para. Loja me letra e largon njeriun nga përkujtimi i Allahut, dhe e largon atë nga namazi edhe në qoftë se dikush do të thotë se jo. Kjo është edhe diçka që shpie në kumar (mejsir) dhe Kur’ani ka përmendur se kjo është e ndaluar:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ إِنَّمَا الْخَمْرُ وَالْمَيْسِرُ وَالأَنصَابُ وَالأَزْلاَمُ رِجْسٌ مِّنْ عَمَلِ الشَّيْطَانِ فَاجْتَنِبُوهُ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
“O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni!” 5:90
Si të sillem ndaj fqinjit i cili është fasik?
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr. 20969
Pyetje: “Unë kam një fqinj i cili është Fasik (ai që bën mëkate të mëdha)- Allahu na shpëtoftë nga kjo cilësi- ai kryen akte imorale në shtëpinë e tij që më lëndojnë edhe mua për shkak të afërsisë që kam me të. Çfarë duhet të bëj? Ju lutem, më këshilloni!”
Përgjigje: “Ti e ke obligim që ta këshillosh fqinjin tënd dhe nëse të bëhet e qartë se ai nuk po i pranon këshillat tua, ti nuk duhet të merresh me të fare. Informoji autoritetet kompetente në mënyrë që ata të marrin masat e nevojshme disiplinore ndaj tij. Kjo ka të bëjë me parimin e përgjithshëm që e gjejmë në hadithin e Profetit -صلى الله عليه وسلم- që thotë:
من رأى منكم منكراً فليغيره بيده فإن لم يستطع فبلسانه فإن لم يستطع فبقلبه وذلك أضعف الإيمان
“Kush prej jush sheh ndonjë të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij. E nëse nuk mundet, (le ta ndryshojë) me gjuhën e tij. E nëse nuk mundet, (le ta urrejë) me zemrën e tij, ndonëse ky është besimi më i dobët.”
Allahu na dhëntë sukses! Paqja e Allahut dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammed, mbi familjen e tij dhe shokët e tij.”
Heqja e aparatit i cili e mbanë në jetë njeriun
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva” nr 15964
el-Fataua el-Muta´allikah bit-Tibb ue Ahkam el-Marda faqe 319-320
Anëtar: Abdullah bin Abdurr-Rrahman el-Ghudejan
Anëtar: Abdul-‘Aziz bin Abdullah bin Muhamed El esh-Shejkh
Anëtar: Salih bin FaUzan el-FaUzan
Presidenti: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz
Pyetje: Një vajzë myslimane nga Indonezia ishte përfshirë në një aksident me makinë me datën 19/09-1993. Kjo rezultoi në thyerjen e trurit dhe në thyerjen e këmbëve. Tani ajo gjendet në spital dhe merrë frymë me ndihmën e një aparati i cili është i është lidhur. Mjekët thonë se nëse hiqet ky aparat ajo do të vdesë menjëherë dhe se ajo nuk mund të jetojë më pa e pasur lidhur këtë aparat, duke e ditur se kostoja e trajtimit për një ditë është vlerësuar në dymbëdhjetë mijë dollarë australiane. Ajo nuk ka të ardhura që mund të mbulojë këto shpenzime. A është e lejuar sipas Sheriatit që të heqin këtë aparat? Ju lus që të më përgjigjeni në këtë pyetje, apo ta dërgoni tek të specializuarit për përgjigje.
Përgjigje: Pasiqë Këshilli për konsultim ka studiuar këtë ata u përgjigjën: Nëse rasti është ashtu sic është përmendur nuk ka asnjë penges për të hequr aparatin e frymëmarrjes prej saj, në qoftë se dy ose më shumë mjekë e vlerësojnë se ajo konsiderohet e vdekur. Megjithatë, duhet të presin një kohë të gjatë pas heqjes së aparatit, që të sigurohen që ajo me të vërtet ka vdekur.
Tek Allahu është suksesi. Dhe paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe Sahabet.
Prishja e magjisë duke shkuar tek magjistari
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr. 1/1465
Pyetje: “A është e lejueshme për njeriun e cili është i prekur nga magjia, që të shkoj tek magjistari në mënyrë që ta largoj magjinë?”
Përgjigje: “Kjo nuk është e lejuar. Argument për këtë, është transmetimi i hadithit të cilin e gjejmë në Musnedin e Imam Ahmedit dhe Sunenin e Ebu Davudit me zinxhir transmetimi nga Xhabiri radijallahu anhu i cili ka thënë:
سئل رسول الله صلى الله عليه وسلم عن النشرة فقال: هي من عمل الشيطان
“Është pyetur i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem në lidhje me nushranë[1], ndërsa ai u përgjigj: “Ajo është prej veprimeve të shejtanit”.”
Ndërsa, përdorimi i ilaçeve natyrore dhe bërja e rukjes të bazuar në sheriat, janë të mjaftueshme për shërimin e magjisë. Nuk ka ndonjë sëmundje të cilën e ka krijuar Allahu, veçse i ka lënë asaj edhe shërim, pa e marrë parasysh se kush e di këtë dhe kush nuk e di. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka urdhëruar për të kërkuar ilaçin – që të kurohet i sëmuri, por ka ndaluar që kjo kurë të mos bëhet përmes asaj që është e ndaluar. Në një hadith thuhet:
تداووا، ولا تداووا بحرام
“Kurohuni, por mos u kuroni me atë që është e ndaluar.”[2]
_______________________________________________________
[1] Nushrah – është emërtimi për ilaçin nga magjia, pa e marrë parasysh se a ka të bëj me ilaçin hallall apo atë të ndaluar. Ndërsa, në këtë hadith qëllimi është për ilaçin haram, i cili nënkupton shkuarjen tek magjistari për t’u shëruar nga magjia. Për më shumë, shih “Komentimin e Kitabu Teuhid” në kapitullin mbi Nushren – ilaçin nga magjia. (v.p.)
[2] Autenticiteti i këtij hadithi është i diskutueshëm tek dijetarët, por jo edhe përmbajtja e tij. (v.p.)
Gënjeshtra si justifikim
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr. 1/15806
Pyetje: “Unë kisha lënë një takim me një shok timin, por harrova takimin dhe nuk shkova për ta takuar atë.
Kur e telefonova, në emër të kërkim faljes, i thash atij se kam udhëtuar për në fshatin tim, edhe pse në realitet nuk kisha udhëtuar.
Mirëpo, qëllimi im parësorë nuk ishte për ta gënjyer atë. Çfarë është gjykimi i Islamit për këtë?”
Përgjigje: “Është e ndaluar që t’i të gënjesh, edhe nëse kjo bëhet për ta justifikuar veten tënde. Ti sinqerisht duhet të pendohesh tek Allahu dhe të mos gënjesh në asnjë gjë.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij!”
Hadithi mbi Hauarixhët
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja 3/4297
Pyetje: “Si është kuptimi i hadithit:
سيخرج قوم في آخر الزمان حداث الأسنان سفهاء الأحلام يقولون من قول خير البرية لا يجاوز إيمانهم حناجرهم، يمرقون من الدين كما يمرق السهم من الرمية، فأينما لقيتموهم فاقتلوهم، فإن في قتلهم أجرًا لمن قتلهم يوم القيامة
“Në kohën para Kijametit do të dalë një grup, të rinj në moshë dhe mendjelehtë. Thonë fjalë prej më të mirave. Imani i tyre nuk i kalon fytat e tyre. Dalin nga Feja ashtu siç del shigjeta nga gjahu (hyn e del nga gjahu nga shpejtësia që e ka shigjeta). Kudo që i takoni vrisni ata. Vërtet ka shpërblim për vrasjen e tyre Ditën e Kijametit.-“ (Buhariu 6930; Nesaiu 4102; Ebu Davudi 4767)
Çfarë është me këtë hadith? Për cilën kohë ka folur Profeti salallahu alejhi ue selem në këtë hadith?”
Përgjigje: “Në këtë hadith Profeti salallahu alejhi ue selem ka fol për Hauarixhët. Kjo është për shkak se ata janë ekstrem në fe dhe i shpallin myslimanët jobesimtarë në bazë të mëkateve të cilat ata (myslimanët) i veprojnë, e që në realitet ato mëkate nuk e bëjnë të pavlefshëm besimin e tyre.
Ata u shfaqen në kohën e ‘Ali ibën Abi Talib radijallahu anhu dhe shkaktuan konflikte me të. Ai i ftoi ata në të vërtetën dhe polemizoi me ta. Shumë prej tyre prapë u kthyen në të vërtetën, ndërsa tjerët ngurronin ta pranonin.
Kur Hauarixhët i sulmuan myslimanët, Aliu radijallahu anhu i luftoi ata. Edhe udhëheqësit pas tij luftuan kundër Hauarixhëve me kërkesën dhe porosinë e hadithit të lartpërmendur, si dhe një hadithi tjetër, i cili ka kuptimin e njëjtë. Pasuesit e Hauarixhëve ekzistojnë edhe sot. Gjykimi është i përgjithshëm dhe përfshinë çdo kohë dhe ka të bëj me ata të cilët pasojnë besimin e tyre.
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qoftë mbi Profetin tonë, familjen dhe shokët e tij.”
Mos e prish martesën e bashkëshortëve ndërmjet tyre!
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh, faqe 47-48
Përmblodhi: S´ad Abdul-Gaffar Ali
Pyetja: “Cili është gjykimi për atë që ndikon negativisht në bashkëjetesën mes burrit dhe gruas, ndërsa ky person është prej të afërmve të gruas?”
Përgjigje: “Është e ndaluar për të prishur gruan me burrin e saj, pavarësisht nëse ai që e bën këtë është një i afërm apo jo. Transmeton Imam Nesaiu, Ebu Davudi dhe Ibn Hibbani nga Ebu Hurajra radijallahu anhu i cili ka treguar se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:
لَيْسَ مِنَّا مَنْ خَبَّبَ امرأة على زوجها
“Nuk është prej nesh ai i cili e prish[1] gruan me burrin e saj”
Formulimi është i Ebu Davudit.
_____________________________________________________________________________
[1] Ndikon tek ajo që të prishet me të, apo ndikon tek burri që ai të prishet me gruan e tij.(v.p.)
Shqiptimi i shehadetit, ndërsa kundërshtimi i tij me vepra
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja 1/135
Pyetje: “Çfarë është gjykimi për këdo që thotë me gjuhën e tij se ai është mysliman, por në të vërtet ai është me novatorët dhe politeistët me veprimet e tij? A është ai vërtet një mysliman? A lejohet ngrënia e mishit të therur prej tij?”
Përgjigje: “Ai që shqipton shehadetin duke e vërtetuar atë dhe vepron sipas porosive të tij, ai është mysliman dhe besimtar i kësaj feje.
Kushdo që bën diçka që anulon shahadetin, qoftë me fjalë apo me vepra, gjë e cila është politeizëm, personi i tillë është kafir edhe nëse ai e shqipton shahadetin, falë namazin dhe agjëron. Shembuj të tillë kemi p.sh.: personi i cili kërkon ndihmë nga të vdekurit, ther kurban për ta me respekt dhe nderim. Shtuar kësaj, nuk është e lejueshme për të ngrënë nga mishi që ai ka therur.”
Fëmiu vdes si pasojë e gëlltitjes së të vjellurës gjatë ushqimit me gji
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva nr 20486″
Kryetar: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Nënkryetar: Salih bin Abdil-Aziz bin Abdilah Al esh-Shejkh (Allahu e ruajttë!)
Anëtar: Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Anëtar: Abdullah bin Gudejan (Allahu e ruajttë!)
Anëtar: Bek Ebu Zejd (Allahu e mëshiroftë!)
Pyetje: Para dy vitesh, një grua kishte një vajzë e cila ishte rreth shtatë muajsh. Derisa ishte duke fjetur, dhe duke e ushqyer me gji foshnjën e saj rreth orës 4 të mëngjesit, nëna zbuloi se foshnja e saj kishte vdekur. Për më tepër, ajo gjeti njolla gjaku në gjoksin e saj si dhe ne gjiun e saj si shkak i të vjellurës së fëmijës. Kur ata shkuan në spital, mjeku u tha se foshnja ka vjellur deri sa ka qen në gji dhe i është kthyer e vjellura prap në fytin e saj si pasoj është mbytur nga e vjella, dhe nuk i është dhënë ndihmë. A obligohet e ëma që të bëjë kefaret (shlyerje të mëkatit)?
Përgjigje: Nëse realiteti është ashtu siç u përmend, nëna është e obliguar të bëjë kefaret për vrasjen e njeriut pa dashje, sepse ajo ishte shkaktare për vdekjen e fëmijës së saj duke vendosur gjirin në gojën e fëmijës ashtu siç na u përshkrua. Në këtë rast kefareti është lirimi i një robi besimtar, dhe nëse ajo nuk mund ta bëjë këtë, (atëherë) ajo duhet të agjëroj dy muaj rresht do të thotë 60 ditë.
Allahu na dhëntë sukses. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi profetin Muhamed, familjen dhe shokët e tij.
Një foshnje vdes kur nëna fjeti teksa e ushqente me gji
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Kryetar: Imam Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz
Nënkryetar: Shejkh Abdul Aziz al esh-Shejkh
Anëtar: Shejkh Abdullah ibn Ghudajan
Anëtar: Shejkh Salih el-Feuzan
Anëtar: Shejkh Bekr Ebu Zejd
Burimi: Fetuaja. 19762
Pyetja: “Më ka lind mua një fëmijë para njëzetë vitesh, dhe gruaja ime kishte fjetur gjatë natës, dhe ishte zgjuar dhe e ka mëkuar fëmijun, e ka vendosur gjirin e saj në gojën e foshnjes dhe atë e ka kapur gjumi, kur është zgjuar në mëngjes zbuloi se foshnja kishte vdekur. E ka ngulfatur me gjirin e saj. Ajo thotë se foshnja para kësaj ishte e sëmurë. Cili është gjykimi i sheriatit rreth kësaj çështjeje? Allahu iu dhashtë juve sukses! Eselamu alejkum ue rahmetullahi ue barakatehu.”
Përgjigjja: “Nëse ndodhia është ashtu siç u përmend, gruaja jote ka shkaktuar vdekjen e foshnjës së saj gabimisht kur ajo i ka dhënë atij gjirin e saj dhe ka fjetur duke ia lerë (gjirin) në gojë. Gruaja juaj e ka ngulfat fëmijën me gjirin e saj, dhe e ka mbështetur trupin e saj mbi të. Prandaj ajo duhet të bëjë kefaret për vrasjen e njeriut pa dashje e që është lirimi i një robi (skllavi) besimtar. Nëse nuk ka skllav, ajo duhet të agjërojë dy muaj rresht. Gruaja duhet të pendohet tek Allahu, e të kërkoj faljen e Tij për atë që ka bërë dhe të mos e përsërisë më në të ardhmen.
Allahu na dhëntë sukses. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi profetin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij.”
Si duhet të reagojmë nëse një hajdut futet në shtëpi?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 7538, pyetja nr 2
Kryetar: Abdul Aziz Ibn Abdullah Ibn Baz
Zv.Kryetar: Abdurr-Rrazak Afijfij
Anëtar: Abdullah Ibn Gudejan
Anëtar: Abdullah Ibn Ku`ud
Pyetje: “Nëse hajduti futet në shtepi gjatë natës dhe është i armatosur apo i paarmatosur, a lejohet që ta vrasësh atë po nuk lejohet? Na e shpjegoni dhe për ju janë falenderimet e shumta.”
Përgjigje: “Është e lejuar që të mbrohesh nga sulmuesi apo nga hajduti me gjënë që më së paku mund ta dëmtoi atë. Nëse dikush mund të mbrohet prej tij duke bërtitur apo duke e kërcënuar, çfarë është lartë se këto nuk lejohet, si p.sh, ta godasësh ta vrasësh etj.”
Suksesi është nga Allahu. Lavdërimi dhe bekimi qoftë mbi të Dërguarin tonë Muhammedin, mbi familjen dhe shokët e Tij.
A është varrosur Profeti Ismail në El-Hatijm?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 4333
Kryetar: Abdul Aziz Ibn Abdullah Ibn Baz
Zv.Kryetar: Abdurr-Rrazak Afijfij
Anëtar: Abdullah Ibn Gudejan
Anëtar: Abdullah Ibn Ku`ud
Pyetje e tretë: “Transmetohet në librat e historisë se Ismaili (alejhis selam) është varrosur në “Hatijm” (në Mekke). Nëse varri është në El-Hatijm, atëherë si është e lejuar që të falesh në atë vend?”
Përgjigje: “Falënderimet janë vetëm për Allahun. Paqja dhe bekimi janë mbi të Dërguarin e Tij, mbi familjen dhe shokët e Tij…
Ajo çfarë është thënë se Ismaili (alejhis selatu ue selam) është varosur në El-Hatijm, kjo gjë nuk është e vërtetë dhe as nuk duhet të merret fare në konsideratë (si lajm).”
Suksesi është nga Allahu. Lavdërimi dhe bekimi qoftë mbi të Dërguarin tonë Muhammedin, mbi familjen dhe shokët e Tij.”
A u kryqëzua Isai?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr.6257
Pyetje: “A është e vërtetë se Isai (alejhi-selam) është ende gjallë në qiellin e tretë? Ai nuk u kryqëzua? Ai do të kthehet në tokë përsëri? A do të kthehet si një profet apo një njeri i thjeshtë?”
Përgjigje: “Isai alejhi-selam as nuk u gozhdua e as nuk u mbytë, sepse Allahu Te ala thotë:
“Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau.” [en-Nisa 4:157]
Ai u ngritë lartë në qiell, me trup dhe shpirtë.
Allahu Te ala ka thënë:
“Përkundrazi, Allahu e ngriti atë pranë Vetes.” [en-Nisa 4:158]
Ai do të zbres në fund të kohës si një sundimtar i drejtë për të prishur kryqin, të mbysë derrin dhe të qeveris në pajtim me sheriatin e Muhamedit salAllahu alejhi ue selem.
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij.”
Si duhet reaguar nëse një hajdut hynë në shtëpin tënde?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 7538
Pyetje: “Nëse një hajdut hyn në shtëpinë tuaj gjatë natës dhe është i armatosur ose edhe i paarmatosur. A do të ishte e lejueshme për ta vrarë atë apo jo? Na këshilloni dhe ju falënderojmë shumë!”
Përgjigje: “Është e lejueshme për t’i rezistuar sulmuesit apo hajdutit me dëmin minimal. Pra, nëse dikush mundet ti rezistoshë atij me kërcënime verbale, atëherë nuk lejohet të përdoret ndonjë metodë më e lartë e mbrojtjes si p.sh ta rrahësh, vrasësh, etj.”
Hadithi: “Allahu qesh me dy persona…”
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva” nr. 5733/2.
Pyetje: “Cili është kuptimi i hadithit të të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem:
يضحك الله من رجلين يقتل أحدهما الآخر كلاهما يدخل الجنة
“Allahu qesh me dy persona: njëri prej tyre e vret tjetrin dhe që të dy do të hyjnë në Xhenet”?”
Përgjigje: “Formulimi i hadithit është në këtë mënyrë:
يضحك الله إلى رجلين يقتل أحدهما الآخر كلاهما يدخل الجنة، يقاتل هذا في سبيل الله فيقتل ثم يتوب الله على القاتل فيستشهد
“Allahu qesh me dy persona: njëri prej tyre e vret tjetrin dhe që të dy do të hyjnë në Xhenet. I pari prej tyre lufton për hir të Allahut dhe vritet (nga i dyti). Pastaj Allahu ia fal mëkatin vrasësit (v.p.: sepse ai pendohet), lufton për hir të Allahut dhe bie shehid.”
Ky hadith është argument se Allahu ka Cilësinë e “të qeshurit”, ashtu siç i përket Lartmadhërisë së Tij. Ai nuk i ngjason krijesave të Tij në asgjë, ashtu siç ka thënë Ai:
لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ
“Asgjë nuk i shëmbëllen Atij; Ai është Dëgjuesi dhe Shikuesi.” 42:11
Gjykimi për personin i cili përqesh Sunnetin
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva” 2/16502
Pyetje: “Çfarë është gjykimi mbi ata të cilët përqeshin Sunnetin me qëllimin për ta irrituar një person. A është kjo e ndaluar?”
Përgjigje: “Përqeshja e Sunnetit të të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem është mosbesim dhe dalje nga Islami. Madje edhe nëse i tilli bën shaka ose ka për qëllim që ta ngushtojë dikë tjetër. Allahu Te’ala thotë:
وَلَئِن سَأَلْتَهُمْ لَيَقُولُنَّ إِنَّمَا كُنَّا نَخُوضُ وَنَلْعَبُ قُلْ أَبِاللّهِ وَآيَاتِهِ وَرَسُولِهِ كُنتُمْ تَسْتَهْزِئُونَ {65} لاَ تَعْتَذِرُواْ قَدْ كَفَرْتُم بَعْدَ إِيمَانِكُمْ
“Nëse i pyet, ata do të të përgjigjen: “Ne vetëm po bënim shaka dhe po luanim”. Thuaj: “A mos vallë me Allahun, shpalljet dhe të Dërguarin e Tij po talleni?” Mos u shfajësoni! Ju e mohuat fenë, pasi patët besuar.” 9:65-66
Allahu na dhëntë sukses! Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij!”
Vizita e varreve dhe leximi i Kuranit për të vdekurit
Burimi: “Komisioni i Përhershëm Për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr 15925
Kryetar: Imam Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz (rahimehullah)
Antar: Shejkh Abdul-Aziz al-Shejkh (hafidehullah)?
Antar: Shejkh Salih al-Fauzan (hafidahullah)
Antar: Shejkh Bekr Abu Zejd (rahimehullah)
Pyetje: A është e lejuar apo e ndaluar për të vizituar varret e eviljave dhe të lexojmë Kuran tek varret e tyre, posaqërisht suren el-Fatiha?
Përgjigje: Për të vizituar varret në mënyrë që të merret mësim (për të kujtuar vdekjen) dhe t’i lutemi Allahut për të vdekurin është porosi profetike, pasiqë ai (sal Allahu alejhi ue selem) na ka kërkuar një gjë të tillë. Por t’i vizitosh varret për të kërkuar afrim, ndihmë dhe t’i thërrasësh të vdekurit në vend të Allahut ështe e ndaluar, sepse kjo është shirk i madhë, Allahu na ruajtë! Sa për tu lexuar Kuran të vdekurve pranë varreve, nuk lejohet ashtu siq nuk lejohet edhe falja e namazit aty.
Vënia e fotografive dhe kafshëve të balsamuara në shtëpi
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, Fetaua Islamijjeh 1/39
Pyetje: “Cili është gjykimi mbi dekorimin e shtëpive me kafshë të balsamuara që nuk është për qëllim adhurimi?”
Përgjigje: “Nuk është e lejuar vënia e fotografive e kafshëve të balsamuara nëpër shtëpi, zyre apo në çfarëdo vendi – siç nënkuptohet nga Sunneti autentik i Profetit salallahu alejhi ue selem, që pohonë në mënyrë të prerë ndalimin e fotografive ose mbajtjen e statujave në shtëpi apo gjetiu. Arsyeja e gjithë kësaj është se kjo është prej formave që e sjell shirkun, një mënyrë e konkurrimit me Allahun në çështje të krijimtarisë dhe ngjasimit me armiqtë e Allahut. Gjithashtu, balsamimi i kafshëve është keqpërdorim i pasurisë dhe arsye për të ardhur deri tek vënia e statujave të ndryshme. Ndërsa sheriati i pastër islam, i ka mbyllur të gjitha dyert të cilat e shpijnë njeriun në shirk apo bërje të mëkateve.”
I gjithë suksesi është prej Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij.
Në lidhje me engjujt dhe fotot në shtëpi
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva” nr 9349
Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Abrurr-Rrezak Afifi
Abdullah ibn Gudejjan
Pyetje: A i përfshin kjo edhe imazhet që janë brenda në libra, edhe pse nuk ka foto në kopertinë të librit?
Përgjigje: Po, kjo përfshihet në kuptimin e përgjithshëm të hadithit, madje edhe në qoftë se nuk ka një foto në kopertinë.Nga ana tjetër, nëse fytyra i fshihet apo i hiqet, atëherë ato nuk janë të përfshira në hadith.
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhamedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
Leximi i Kuranit për të vdekurit
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, Fetaua Islamije”, faqe 36.
Pyetje: “A është e lejuar leximi i fatihasë apo i diçkaje tjetër nga Kurani kur shkojmë për të vizituar varret e të vdekurve?”
Përgjigje: “Është transmetuar në formë autentike se, Profeti salallahu alejhi ue selem vizitonte varrezat, lutej për të vdekurit, lutje të cilat na i kanë transmetuar shokët e tij, e që janë të njohura për neve. Por, nuk është transmetuar në asnjë hadith se, ai salallahu alejhi ue selem lexonte tek varret ndonjë sure nga Kurani apo ajete ku përmenden të vdekurit, edhe pse i vizitoi ato shumë herë. Sikur të ishte e ligjësuar, me siguri se ai do ta vepronte, gjithashtu, do t’ia mësonte shokëve të tij, në mënyrë që ata të fitojnë shpërblime tek Allahu përmes veprimit të kësaj vepre dhe, në mënyrë që të fitojnë mëshirë të vdekurit. E para së gjithash, kjo do të ishte obligim për të, ngase ka qenë i obliguar që të kumtoj shpalljen. Thotë Allahu Te’ala në Kuran:
لَقَدْ جَاءكُمْ رَسُولٌ مِّنْ أَنفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُم بِالْمُؤْمِنِينَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ
“Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët.” 9:128
Pra, pasi që ai nuk e veproi një gjë të tillë, edhe pse i vizitonte varret, kjo argumenton se një veprim i tillë nuk është i ligjësuar.
Shokët e tij e dinin se çfarë duhet bërë në rast të tillë, dhe ata punuan sipas udhëzimit të tij dhe u mjaftuan me marrjen mësim nga të vdekurit (vizita e varreve dhe pjesmarrja në varrime (v.p.)) dhe lutja për ta gjatë vizitës së varrve të tyre. Sahabët, asnjë herë nuk lexuan Kuran për të vdekurit. Prandaj, leximi i Kuranit për të vdekur është një bidat i shpikur. Ndërsa, është transmetuar në formë autentike hatithi Profetit salallahu alejhi ue selem:
من أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو رد
“Kush shpik në fenë tonë diçka që s’është prej saj, ajo vepër refuzohet”.”
A janë Jexhuxhët dhe Ma’xhuxhët nga bijtë e Ademit?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm Për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr. 18645
Pyetje: A janë Jexhuxhët dhe Ma’xhuxhët prej bijve të Ademit?
Përgjigje: Jexhuxhët dhe Ma’xhuxhët janë dy kombe të mëdha prej pasardhësve të Ademit (alejhis-selam). Ata do të shfaqen në fundin e kësaj bote dhe do të bëjnë shkatërrime në tokë. Ndërsa Allahu do t’i shkatërroj të gjithë ata brenda një nate të vetme, atëherë kur Isai (alejhi-selam) – biri i Merjemes do të zbres në tokë. Shfaqja e tyre është prej shenjave të mëdha të Kiametit, ashtu edhe siç përmendet në Kur’an dhe Sunnet. Ka shumë hadithe të cilat konfirmojnë se ata janë prej pasardhësve të Ademit (alejhi-selam). Është transmetuar në hadithin autentik nga Ebu Seid el-Hudrij (radija Allahu anhu) se i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Allahu do të thotë: <<O Adem!>> Ademi do të përgjigjet: “Labbejk ue Sa’dejk, (Unë i përgjigjem thirrjes, unë jam i bindur ndaj urdhrave Tuaj), uel Hajru fi Jedejk (dhe e gjithë e mira është në dorën Tënde)!” Pastaj Allahu do t’i thotë: <<Nxjerri njerëzit që do të hynë në Zjarr.>> Ademi do të thotë: “Sa njerëz janë në zjarr?” Allahu do të thotë: <<Nga çdo njëmijë, nxjerri nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë.>> Në atë kohë, fëmijët do të bëhen flokëthinjur dhe çdo grua shtatzënë do të humb barrën e saj (do të abortojë) dhe ju do t’i shihni njerëzit sikur të ishin të dehur, por në të vërtetë ata nuk janë të dehur. Mirëpo ndëshkimi i Allahut do të jetë i ashpër.>>
Ky lajm, i mundoi shumë Sahabet e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem), dhe thanë: “O i dërguari i Allahut! Cili prej nesh do të jetë njeriu me fat (i cili do të jetë një nga 1000 personat që do të shpëtojë nga Zjarri)? Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) tha: “Merreni lajmin e mirë se, një mijë do të jenë nga Jexhuxhë dhe Ma’xhuxhët, e ai i cili do të shpëtojë do të jetë nga ju.” (Buhariu dhe Muslimi)
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij.
Mehdiu dhe zbritja e Isait عليه السلام
“Komisioni i Përhershëm Për Kërkime Shkencore dhe Fetva”
Burimi: “Fetaua el-Lexhneh ed-Daimeh lil-Buhuuth el-Ilmijeh uel-Ifta”,Volumi 3, fq. 140, pyetja nr. 1
Fetvaja nr. 1615\1
Kryetar: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz
Nënkryetar: Shejkh Abdurr-Rrazak el-Afifi
Antar: Shejkh Abdullah bin Gudejan
Antar: Shejkh Abdullah bin Ku’ud
Pyetje: “Çfarë është lajmi lidhur me Mehdiun dhe zbritjen e Isait عليه السلام?”
Përgjigja: “Sa i përket Mehdiut, është përmendur në hadithe se ai do sundojë këtë umet, prandaj nëse keni mundësi, kthejuni “Musnedit” të Ebu Davudit dhe “Musnedit” të ibn Maxhes, dhe librave të tjerë të sunnetit përpos këtyre në të cilat përmenden hadithe të tilla. Mirëpo, hadithet autentike nuk përmendin kohën se kur do të ndodhë kjo gjë.
Gjithashtu, rreth asaj që është përmendur në lidhje me Isainعليه السلام, referojuni librit “Et-Tasrih fima Teuatera fi Nuzulul-Mesih” dhe “Tefsir” të Ibn Kethir ku ai komenton fjalët e Allahut:
بَل رَّفَعَهُ اللّهُ إِلَيْهِ وَكَانَ اللّهُ عَزِيزًا حَكِيمًا
“…por, Allahu e ka ngritur pranë Vetes. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.” 4:158
Ndërsa ne nuk dimë asgjë në lidhje me atë që është përmendur në hadithe të vërteta që specifikon kohën se kur do zbres ai, megjithatë përmendet se ai do zbresë kur të paraqitet Dexhalli.
I gjithë suksesi është prej Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë, familjen e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij!”
Vërtetësia dhe Ekzistenca e Mehdiut
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, Fetvaja nr.: 2844/1.
Kryetar: Imam Abdul-Aziz bin Abdallah bin Baz.
Nënkryetar: Shejkh Abdurrazak el-Afifi.
Anëtarë: Abdullah bin Gudejan dhe Abdullah bin Ku’ud.
Pyetje: “Kërkoj që të më jepni një fetva lidhur me vërtetësinë e ekzistencës së Mehdiut, ku thuhet se do jetoj në tokë. Dhe a ka ndonjë hadith të vërtetë i cili e përmend atë? Allahu ju shpërbleftë.”
Përgjigje: “Falënderimi i takon Allahut të Vetëm. Salatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e e Allahut, familjen e tij dhe shokët e tij.
Hadithet të cilat e përmendin shfaqjen e Mehdiut janë të shumta, të cilat transmetohen në librat e imamëve të hadithit. Një grup i dijetarëve theksojnë se ato hadithe janë “muteuatir” (ato hadithe që trasmetohen nga një numër i madh transmetuesish, gjë që nënkupton pamundësinë për të qenë të dobëta) në kuptim, në mesin e tyre janë “Ebul-Hasen el-Aaxhurij që është nga dijetarët e shekullit të katërt hixhrij, gjithashtu dijetari i madh Es-Sefarinij në librin e tij “Lauami’ul-Enuaril-Behijeh” dhe dijetari fisnik Esh-Sheukani në librin e quajtur “Et-Taudih fi Teuatur Ehadithl-Mehde ued-Dexhal uel-Mesih”.
Dhe Mehdiu ka shumë shenja të njohura të cilat janë përmendur në hadithe, nga të cilat të rëndësishmja është: “Se Ai do ta mbushë tokën me drejtësi dhe paanshmëri pasi që është mbushur me padrejtësi dhe shtypje”.
Ndërsa nuk është e lejueshme për askënd të besojë se ai apo ky, bir i këtij apo atij është Mehdiu, derisa shenjat të shfaqen shenjat të cilat i ka përmendur Profeti صلى الله عليه و سلم në hadithe të vërteta.
I gjithë suksesi është prej Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë, familjen e tij dhe shokët e tij.
A munden të vdekurit në varr ta shohin dhe të bisedojnë me njëri-tjetrin?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr. 7/6522
Pyetje: A ka ndonjë hadith autentik që argumenton se banorët e varreve mund të shohin njëri-tjetrin dhe të bisedojnë mes veti?
Përgjigje: Ne nuk dimë që ndonjë transmetim të besueshëm nga Profeti salallahu alejhi ue selem në lidhje me këtë çështje.
Imazhet aktuale që ne shohim në TV dhe me anë të videokasetave
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr 5807
Anëtar: Abdullah bin Kuud
Anëtar: Abdullah ibn Ghudejjan
Nënkryetar: Abdurr-Rrezak Afifi
Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Pyetje: Unë kam lexuar mendimin e juaj për ndalimin e fotove dhe unë kam një pyetje në këtë drejtim. Juve keni dhënë fetva për ndalimin e imazheve, atëherë çfarë është gjykimi i imazheve aktuale që ne i shohim në TV dhe përmes video kasetave (filmat), të cilat mund të ruhen për një kohë të gjatë, duke qenë se ato janë imazhe të njerëzve të gjallë?
Përgjigje: Gjykimi i fotografive është i përgjithshëm dhe përfshin ato llojet që ti përmende.
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
Mbajtja e gazetave dhe revistave që përmbajnë foto
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr 9348
Anëtar: Abdullah ibn Gudejjan
Nënkryetar: Abdurr-Rrezak Afifi
Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Pyetje: Çfarë është gjykimi për mbajtjen e gazetave dhe revistave që përmbajnë foto? Çfarë është gjykimi për t’i bartur ato në xhami me çëllim për t’i lexuar?
Përgjigje: Është e lejuar mbajtja e tyre, nëse imazhet që ato përmabjnë hiqen. Do të ishte më mirë për ju që të lexoni Kuranin në xhamin dhe të jesh një model në dëlirësi për njerëzit.
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
Gjykimi për imazhet që gjenden në gazeta dhe revista islame
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr 2296
Anëtar: Abdullah bin Kuud
Anëtar: Abdullah ibn Ghudejjan
Nënkryetar: Abdurr-Rrezak
Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Pyetje: Çfarë është gjykimi në lidhje me imazhet që gjenden në gazeta dhe revista islame të cilat i blejmë?A është e lejuar të posedojmë dhe ti ruajmë fotografitë përkujtim pa i varur ato në mur?
Përgjigje: Nuk është e lejuar ruajtja e fotografive të cilat janë bërë për shkak të perkujtimit, por ato duhet të shkatërrohen, sepse Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) i tha Aliut (radija Allahu anhu):
“Mos e lerë asnjë idhull pa e shkatërruar dhe as një varr pa e rrafshuar.”(Muslimi).
Kur është fjala për imazhet (fotot) që i gjen në një libër, në një reviste ose në një gazet të cilën ju duhet ta mbani, ju mund t’i fshini ato edhe po qoftë vetëm kokën.
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
Imazhet aktuale që ne shohim në TV dhe me anë të video-kasetave
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr 5807
Anëtar: Abdullah bin Kuud
Anëtar: Abdullah ibn Gudejjan
Nënkryetar: Abdurr-Rrezak Afifi
Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Pyetje: Unë kam lexuar mendimin tuaj për ndalimin e fotove dhe unë kam një pyetje në këtë drejtim. Tash pasi që ju keni dhënë fetva për ndalimin e imazheve, atëherë çfarë është gjykimi i imazheve aktuale që ne shohim përmes TV:s dhe përmes video-kasetave (filmat), të cilat mund të ruhen për një kohë të gjatë, duke qenë se ato janë imazhe të njerëzve të gjallë?
Përgjigje: Vendimi i fotografive është i përgjithshëm dhe përfshin llojet që ju përmendët.
Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
Përdorimi i televizorit
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr 2358
Anëtar: Abdullah bin Kuud
Anëtar: Abdullah ibn Gudejjan
Nënkryetar: Abdurr-Rrezak Afifi
Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Pyetje: A lejohet fotografimi apo inçizimi? A është e lejuar shiqimi i televizorit, e sidomos lajmet?
Përgjigje: Nuk është e lejuar për të fotografuar qeniet e gjalla duke përdorur kamera apo mjete të tjera fotografike, e as mbajtja e këtyre fotografive të qenieve të gjalla, me përjashtim të nevojës, si fotografitë që përdoren për të identifikuar dokumentet dhe pasaportat. Ndërsa në lidhje me aparatet-televizive gjykimin nuk është mbi telivizorin si aparat por qëllimet për të cilat përdoret. Nëse përdoret për atë që është haram, të tilla si këngët erotike dhe skena lakuriq, humor, ateizëm dhe fakte të shtrembërura, të cilat nxisin në sprova e të ngjashme, atëherë është haram. Nga ana tjetër, nëse përdoret për të promovuar mirësi, si të shfaqurit recitimin e Kuranit, sqarimi i së vërtetës, thirrja në të mirë dhe parandalimi nga e keqja dhe të ngjashme, atëherë është e lejuar. Por në qoftë se telivizori përdorët për të dy qëllimet, ose që e keqja është më e madhe, atëherë është haram.
Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
Çfarë është ‘Hija e Allahut në Ditën e Gjykimit’ që është përmendur në hadith?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 19939.
Pyetje: Çfarë është hija që është përmendur në hadith: Shtatë (kategoritë e njerëzve), të cilët do të jenë në hijen e Allahut në ditën ku nuk ka hije, përveç hijes së Tij.
Përgjigje: Ajo që nënkuptohet me hijen në hadith është hija e Fronit të Mëshiruesit (të Madhëruar). Ky shpjegim është i bazuar në hadithin e transmetuar nga Selmani (radija Allahu anhu) në (Sunnen Said bin Mensur) i cili thotë:
“Shtatë (kategoritë e njerëzve) do të jenë nën hijen e Fronit (Arshit) të Allahut …”
Ndërsa El-Hafidh Ibn Haxher (Allahu e mëshiroftë) e konsideron zinxhirin e këtij hadithi të jetë Hasen (i mirë) në El-Fet-h vol. 2, faqe: 144.
Përveç kësaj, El-Hafidh Ibn Rexhebi (Allahu e Mëshiroftë) në fund të shpjegimit të tij në hadithin e përmendur (në Sahihun e Buhariut vol. 6, faqe: 51.) thotë: Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu e kanë transmetuar këtë hadith, të cilin Tirmidhiu e konsideron të jetë autentik nga Ebu Hurejre (radija Allahu anhu), i cili tregon se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kushdo që i jep afat borxhliut, apo ja falë borxhin atij, do të jetë nën hijen e Fronit, Ditën e Gjykimit.” (Ahmedi, Darimiu, Ibn Ebi Shejbeh, Bagaviu, Bejhekiu).
Ky hadith është dëshmi se hija e Allahut është hija e Fronit të Tij.
Ibnul-Kajimi (Allahu e mëshiroftë) e ka përmendur të njëjtin shpjegim në librin e tij ‘El-Uabilus-Sajjib’ dhe në fund të librit të tij ‘Raudatul-Muhibbin’.
A marrin xhinët të njejtin shpërblim dhe dënim si njerëzit?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 13958
Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz (rahimehullah)
Nënkryetar: Abdur-Rrezak Afifi (rahimehullah)
Anëtar: Abdullah el-Gudejjan (rahimehullah)
Pyetje: Në Kuran Allahu (te ala) thotë:
”Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për asgjë tjetër pos që të më adhurojnë.”(edh-Dharijat 51:56)
I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Të gjithë njerëzit do të hyjnë në Xhenet përveç atyre që refuzojnë.”
Sahabët pyetën: “O i Dërguari i Allahut, dhe kush refuzon një gjë të tillë?
Ai u përgjigj: ‘’Kushdo që më bindet mua hyn në Xhennet dhe kushdo që është i pabindur ndaj meje ai veçse ka refuzuar.” (Buhariu, Muslimi)
Ne e dimë se edhe xhinët ashtu edhe njerëzimi e adhurojnë Allahun, I Cili gjithashtu ua premtoi Xhennet të gjithë atyre që e adhurojnë Atë. Pse nuk përmenden xhinët, duke qenë se edhe ata e adhurojnë Allahun? Ne kërkojmë nga ju sqarim me argument në lidhje me këtë.
Përgjigje: Mendimi i saktë në lidhje me këtë është se besimtarët prej xhinëve hyjnë në Xhenet. Allahu (te ala) thotë:
“Për atë që i frikësohet daljes para Zotit të tij, do të jenëdy kopshte (dy xhenete)!” (er-Rrahman 55:46)
Kushdo që është në përputhshmëri me atë që gjendet në këtë ajet Kuranor, duke pasur besim të qëndrueshëm dhe bënë vepra të mira është besimtar. Kurse Allahu i premtoi besimtarëve hyrjen në Xhenet.
“Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të kenë shpërblim kopshtet e Firdeusit.” (el-Kehf 18:107)
Allahu i Lartësuar gjithashtu ka thënë:
“O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të Allahut dhe besoni Atij! Ai i falë mëkatet tuaja dhe ju shpëtonë prej dënimit të dhembshëm.” (El-Ahkaf 46:31)
Këto ajete tregojnë qartë se ata që i përgjigjen thirrjes së profetit të tyre dhe besojnë Allahun, do të shpërblehen me faljen e mëkateve të tyre e gjithashtu me shpëtimin nga dënimi. Prandaj, është e kuptueshme se ata do të hyjnë në Xhenet, sepse nuk ka asgjë në botën tjetër, përveçse Xhenetit dhe Xhehnemit. Pra, ata të cilët do të mbrohen nga Xhehnemi do të hyjnë në Xhenet.
Ndërprerja e menstruacioneve dhe rikthimi i tyre brenda periudhës së zakonshme
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr. 3/20169
Pyetje: “Gruaja ime kishte menstruacione për dy ditë, në ditën e tretë iu ndërprenë dhe ne kishim marrëdhënie intime pikërisht në atë ditë. Mirëpo, në ditën e pestë menstruacionet iu kthyen përsëri. Çfarë gjykime ka në raste të tilla? Allahu ju begatoftë!”
Përgjigje: “Ditët në të cilat sheh gruan tënde plotësisht të pastër nga menstruacionet edhe nëse kjo pastërti vjen para kohës së zakonshme të saj, ajo konsiderohet se është e pastër. Në këtë rast, ajo mund të përdorë të gjitha dispozitat e përcaktuara për gratë e pastra.
Prandaj, në qoftë se ajo ka marrë gusël, është e lejuar për ju që të keni marrëdhënie intime. Gjithashtu, ajo duhet të falë namazin dhe të agjërojë, nëse gjaku nuk rrjedh një ditë të plotë apo shumicën e kohës së asaj dite. Por, nëse gjakderdhja rifillon gjatë periudhës së zakonshme menstruale të saj, ajo përfshihet nën dispozitat e gruas me menstruacione, gjë që nënkupton se është e ndaluar për ju që të keni marrëdhënie intime, po ashtu është e ndaluar për të që të falet, të agjërojë, etj.
Tek Allahu është suksesi, salavatet dhe selamet qofshin mbi të Profetin Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij!”
Ndryshimi në menstruacione dhe kohëzgjatjen e tyre
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 20981
Pyetje: “Unë jam një vajzë e pamartuar, jam 22 vjeçare. Zakonisht menstruacionet më kanë zgjatur gjashtë ditë, por që tani kanë ndryshuar. Edhe pse periudha menstruale fillon në kohë të njëjtë, menstruacionet më vijnë shumë pak, ato nuk kanë ngjyrë të njëjtë si më parë dhe zgjasin një javë e më shumë. Pyetja ime është: kur duhet të marr gusël e të falem?”
Përgjigje: “Gjaku që ju e shihni në periudhën tuaj menstruale të zakonshme konsiderohet gjak i menstruacioneve, edhe pse është në masë të vogël, apo edhe pse ka ngjyrë tjetër nga ajo e zakonshmja. Prandaj, ti duhet të marrësh gusël dhe të falesh vetëm atëherë kur sheh pastërtinë e plotë nga gjaku menstrual me ndërprerjen e gjakut, ose kur sheh sekrecionet e bardha.
Allahu na dhëntë sukses. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij!”
Çfarë është gjykimi për të fotografuar veten time apo miqtë e mi?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva” nr 2151
Anëtar: Abdullah bin Kuud
Anëtar: Abdullah ibn Gudejjan
Nënkryetar: Abdurr-Rrazak Afifi
Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Pyetësi: Çfarë është gjykimi për të fotografuar veten time apo miqtë e mi?
Përgjigje: Fotografimi i qenieve të gjalla, pavarësisht se a janë njerëz apo kafshë, si dhe mbajtja këtyre fotove është haram. Në fakt, kjo është një nga mëkatet e mëdha pasi që ka hadithe autentike me kërcënime të tmerrshme dhe dënime të rënda që do t’i godasin të fotografuarit dhe ata që fotografojnë. Gjithashtu në fotografimet bëhet përpjekja e të imituarit Allahun në krijimin e qenieve të gjalla dhe mund të jetë një shkak për Shirk (idhujtari), si psh nderimi i fotografive të personaliteteve të mëdhenjë dhe njerëzve të drejtë, ose një mjet joshjeje si fotografitë e grave të bukura, aktorëve, dhe grave gjysmë të zhveshura.
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
Vendimi për të mbledhur pulla postare si një hobi
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, nr 3819
Pyetje: Cili është vendimi për të mbledhur pulla-postare si një hobi, duke e ditur se disa vula kanë fotografi të qenieve të gjalla? A lejohet që mledhësi i pullave t’i shet ato, pavarësisht se a kanë imazhe apo jo, që të ketë mundësi të blejë libra islame me ato para?
Përgjigje: Është e lejuar mbledhja e pullave dhe shitja e tyre me kusht që ato të mos përmbajnë imazhe të qenieve të gjalla. Përndryshe nuk lejohet.
Abdesi dhe brumi
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 14468/1
Pyetje: A prishet abdesi nga prekja e brumit?
Përgjigje: “Prekja e brumit nuk e prish abdesin, sepse kjo nuk është prej faktorëve të tillë. Por në qoftë se një pjesë e brumit gjendet në ndonjë pjesë të trupit që duhet të lahet gjatë abdesit, ndërsa ju merrni abdes pa e hequr atë, atëherë abdesi nuk është i saktë.
I gjithë suksesi është tek Allahu. Salavatet dhe selamet qofshin mbi profetinin tonë Muhamed, mbi familjen dhe mbi shokët e tij.”
Kremi i flokëve dhe abdesi
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 18458
Abdul-Aziz bin Abdullah Baz
Abdul-Aziz Al Esh-Shejkh
Abdullah bin Gudejjan
Salih El-Fauzan
Bekr Ebu Zejd
Pyetje: Ka shumë lloje krem flokësh. Prej tyre kemi krem të ngjizur dhe të ngjashme me të; qëllimi është se a ndalojnë ato që uji të arrin flokun dhe çfarë është gjykimi në këtë rast për abdesin?
Përgjigje: Në qoftë se kremi është i trashë dhe ndalon ujin që të arrijë lëkurën, ajo duhet të hiqet para abdesit. Nëse nuk pengon arritjen në lëkurë, atëherë ajo nuk ndikon në abdes.
A shpërblehet fëmija për namazin e tij?
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: El-Fetaua el-Kjjimeh lil-Usratil-Muslimeh, faqe. 183 Përmblodhi: S’ad Abdul-Gaffar Ali
Pyetje: “A shpërblehet fëmija për namazin që e bën, nëse ai ende nuk ka arritur moshën madhore?
Përgjigje: “Nëse fëmija është i mençur/vetëdijshëm dhe kryejnë detyrimet e abdesit dhe falet në mënyrë të saktë, atëherë ai shpërblehet për namazin e tij.”
Përdorimi i parfumit nga ana e femrave për të larguar erën e trupit
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr.: 6/2036.
Pyetje: “E dimi një hadith autentik i cili ndalon femrat që të përdorin erë parfumi, posaçërisht kur ato shkojnë në xhami. Prandaj, a është e lejuar që të përdoret parfum në mënyrë që të largohet era e trupit e cila nuk largohet edhe pas fërkimit të trupit me sapun kur pastrohemi?”
Përgjigje: “Parimisht, nuk është e lejuar që femra të përdorë ndonjë gjë e cila mban erë parfumi kur ajo të dal nga shtëpia, pa e marrë parasysh se a shkon në xhami apo diku tjetër. Dhe kjo duke u mbështetur në hadithin të cilin e transmeton Ebu Musa el-Esh’arij radijallahu anhu se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:
أيما امرأة استعطرت ثم خرجت فمرت على قوم ليجدوا ريحها فهي زانية، وكل عين زانية
“Cilado femër që parfumoset dhe kalon pranë dikujt prej njerëzve që ata të ndien erën e saj, ajo është zinaqare. Dhe çdo sy që e shikon është zinaqar.”
Ndërsa, ajo që ne e dimi është se, nuk ka ndonjë erë trupore e cila nuk largohet pasi të pastrohet trupi dhe të fërkohet me sapun, në mënyrë që të ketë nevojë për përdorimin e parfumit. Gjithashtu, gruaja nuk është e obliguar që të shkoj në xhami, kur dihet se namazi në shtëpinë e saj është më i vlefshëm sesa namazi në xhami.
Tek Allahu është i gjithë suksesi, salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij.”
Pikat e gjakut pas përfundimit të nifasit/lehonisë
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva” 1/19647
Pyetje: “Një grua ka lindur fëmijën e saj në ditën e nëntë të muajit të Ramazanit dhe pas nëntë ditësh, iu ndal gjaku (nifasi). Atëherë ajo bëri gusël, fali namazin dhe agjëroi. Por, gjatë natës ajo vuri re se filloi t’i pikojë pak gjak, e ndërsa gjatë ditës, nuk ka parë asgjë nga kjo. Cili është gjykimi në këtë rast? A janë të sakta namazi dhe agjërimi i saj?”
Përgjigje: “Nëse kjo grua ka një pastërti krejtësisht të qartë, namazi i saj dhe agjërimi i saj janë të saktë, sepse ajo konsiderohet të jetë e pastër. Në lidhje me pikat e gjakut që ajo ka parë gjatë natës, ato nuk konsiderohen të jenë Nifas dhe nuk quhen gjak. Për këtë arsye, nuk marrin gjykimin e Nifasit.
Allahu na dhëntë sukses! Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij!”
Mposhtja e rijasë (dyfytyrësisë) dhe veseve të shejtanit gjatë namazit
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr 14735\1
Pyetje: “A kemi ndonjë dua (lutje) në mënyrë që ta largojmë rijanë (dyfytyrësinë), posaçërisht gjatë namazit?
Përgjigje: “Nëse njeriu gjatë namazit ka vese, atëherë le të kërkojë mbrojtje nga Allahu prej shejtanit, sepse thotë Allahu:
وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللّهِ إِنَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ
“Por nëse djalli të shtyn në ndonjë ves, ti kërko strehim (mbrojtje) te Allahu. Ai është Gjithëdëgjuesi i Gjithëdituri!” 7:200
Dhe kështu ai duhet të vazhdoj namazin e të mos i kushtojë vëmendje veseve dhe dyfytyrësisë, pa e marrë parasysh se a e sheh dikush duke u falur apo jo.
Namazliu duhet ta ndjejë e përjetojë se është duke u falur për hir të Allahut ashtu siç Ai ka urdhëruar, duke bërë rukunë e sexhden ashtu siç kërkohet, pa i kushtuar vëmendje dyshimeve e cytjeve të shejtanit se ai po e bën namazin me dyfytyrësi.
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen e tij dhe shokët e tij!”
Mbathja e çorapave në namaz është vepër e mirë
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: Fatauah Nur ’ala Darb
Pyetje: Çfarë është gjykimi që gruaja të mbathë çorape gjatë namazit?
Përgjigje: Nëse ajo është e veshur me rroba të gjata që mbulojnë këmbët nuk ka dëm nëse nuk mbath qorapa. Por është mirë që ajo të mbathë çorapet për çdo rast.
Xhamia në të cilën ka fotografi dhe namazi në të
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr 5436
Anëtar: Abdullah bin Kuud
Anëtar: Abdullah ibn Ghudejjan
Nënkryetar: Abdurr-Rrezak
Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Pyetje: Ka xhami në të cilat ka fotografi me qenie të gjalla. A është namazi i pavlefshëm në këto xhami? Cfarë thotë Islami për këtë?
Përgjigje: Nuk është e lejuar fotografimi i qenieve të gjalla apo varja e tyre (imazheve) në xhami dhe në vende të tjera, si psh në shtëpi. Themi kështu, për shkak të argumenteve të përgjithshme për ndalimin e fotografive.
Abdullah ibn Umer (radija Allahu anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Ata që bëjne imazhe do të dënohet në Ditën e Ringjalljes dhe do t’u thuhet atyre, Jepi jetë atij që ke krijuar.” (Buhariu, Muslimi, Nesaiu, Musnad Ahmad)
Xhabir ibn Abdullah (radija Allahu anhu) ka thënë se i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) nuk lejoi që të varen imazhet në shtëpi dhe ndaloi njerëzit nga ky veprim.
Aliu (radija Allahu anh) ka treguar se Profeti (sal Allahua lejhi ue selem) i ka thënë :
“Mos e lerë asnjë imazh pa e shkatërruar dhe as një varr pa e rrafshuar.” (Muslim).
Ndërsa në lidhje ma namazin i cili falet në një xhami në të cilën ka fotografi; – namazi është i vlefshëm. Ajo që kërkohet është që njerëzit të cilët janë përgjegjës për xhamin duhet të këshillohen derisa ti heqin ato fotografi.
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
Si falet personi i cili nuk mund të leviz?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 15278
Imam Abdul-Aziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Shejkh Abdur-Razzak Afifi (Allahu e ruajttë!)
Shejkh Abdullah bin Gudejjan (Allahu e ruajttë!)
ShejkhSalih el-Fauzan (Allahu e ruajttë!)
Shejkh Abdul-Aziz Al esh-Shejkh.(Allahu e ruajttë!)
Pyetje: Unë jam një grua e vjetër dhe nuk mund të ngrihem nga shtrati, ku qëndroj për dhjetë vite rresht. Unë kërkoj nga ju një fetva në lidhje me namazin dhe agjërimin? Unë kam braktisur namazin dhe agjërimin për një muaj. Në një tjetër kohë kam agjëruar vetëm dy ditë në dy muaj. Kam pyetur disa njerëz në lidhje me këtë dhe ata më thanë se unë nuk duhet të agjërojë në këtë gjendje.
Përgjigje: Gjëja e parë: Ti je e detyruar ta falësh namazin ashtu siç mundesh. Ose falesh ulur, shtrirë në krah ose në shpinë por me këmbët tuaja të kthyera kah Kibla.
Allahu ka thënë:
فاتقوا الله ما استطعتم
“Keni frikë Allahun (duke përmbushur detyrimet e Tij) aq sa të mundeni.”(64:16)
Pos kësaj, Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) i tha një njeriu të sëmurë:
“Falu në këmbë, e nëse nuk ke mundësi, atëherë falu ulur. E nëse nuk ke mundësi, atëherë falu i shtrirë në krah.”
Nëse falesh shtrirë në krahë, është më mirë që të shtrihesh në krahun e djathtë me fytyrën tuaj drejtë Kibles.
Gjëja e dytë: Jeni e obliguar për ta kompensuar agjërimin nëse e ke braktisur atë për shkak të sëmundjes apo nga injoranca. Por nëse ke braktisur agjërimin për shkak se ke humbur vetëdijen, atëherë nuk je e obliguar për ta kompensuar.
Gjëja e tretë: E ke obligim të marrësh abdes me ujë nëse ke mundësi ta bësh këtë. Por duhet të ndihmojë dikush nga fëmijët e tu, apo ndonjë i afërm tjetër me të cilin nuk ke drejtë të martohesh, ose ndonjë grua e cila mund të shërbej ty. Ti duhet të pastrohesh me ujë, pas jashtëqitjes së madhe dhe urinës, apo të pastrohesh me gurë apo letër. Kjo duhet veprohet të paktën tri herë. Nëse pastrohesh me gurë apo letër, nuk ke nevojë fare të përdorësh ujë. Mirëpo, nëse nuk ke mundësi që të marrësh abdes, të lejohet të marrësh tejemum. Atë e bënë duke i goditur duart tuaja për tokë, e pastaj fshin fytyrën dhe duart tuaja.
Është e lejuar për ty të bashkosh namazin e Drekës dhe namazin e Ikindisë, duke i falur ato në kohën e Drekës apo të Ikindisë. Dhe mund të bashkosh namazin e Akshamit me namazin e Jacisë dhe i falë ato në kohën e Akshamit apo të Jacisë.
Hyrja në xhami me revista të cilat përmbajnë foto
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr 9348
Kryetar: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Nënkryetar: Abdurr-Rrazak Afifi (Allahu e ruajttë!)
Anëtar: Abdullah ibn Gudejjan (Allahu e ruajttë!)
Pyetje: Çfarë është gjykimi për mbajtjen e gazetave dhe revistave që përmbajnë foto? Çfarë është gjykimi për ti marrur ato në xhami për ti lexuar ato?
Përgjigje: Është e lejueshme mbajtja e tyre nëse imazhet që ato përmabjnë hiqen. Do të ishte më mirë për ty që të lexosh Kuranin në xhami dhe të jesh një model në dëlirësi për njerëzit. Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
Kur fillon dhe mbaron Itikafi?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva” 10\411
Pyetje: Kur dikush dëshiron të bëjë Itikaf në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, kur është koha për të filluar Itikafin dhe kur duhet përfunduar?
Përgjigje: Buhariu dhe Muslimi (rahimehumullah) transmetojnë nga Aishja (radija Allahu anha) se kur i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) fillonte itikafin pasi të falte namazin e sabahut, pastaj shkonte tek vendi i tij ku bënte itikaf. Periudha e Itikafit fillon në fillim të dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit dhe përfundon me perëndimin e diellit në ditën e fundit të muajit.
A lejohet dekorimi i xhamive për hirë të festës së Bajramit?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvave nr (2036)
Pyetje: Kur është Bajram apo ndonjë fest tjetër fetare, dekorohen dhe zbukurohen disa xhami, me drita, me pajisje të vogla elektronike dhe lule. A i lejon Islami këto?
Përgjigje: Xhamitë janë shtëpit e Allahut dhe ato janë vendet më të mira. Allahu (te ala) e ka caktuar që ato të ndërtohen dhe të nderohen duke e adhuruar vetëm Allahun, duke falur namazin, duke kujtuar Allahun në to, duke ua mësuar njerëzve fenë, për t’i udhëzuar njerëzit në lumturitë e dy jetërave dhe për t’i pastruar ata nga idhujtaria, veprimet poleteiste, risitë dhe mitet. Pos kësaj xhamitë duhet të ruhen nga pakujdesitë e ndryshme, që të përdoren si humbje kohe apo nga ngritjet e zërit (gjatë kohës së qëndrimit në to).
Gjithashtu duhet patur kujdes nga fotot në mure, të cilat shpiejn në idhujtari, dhe e bën që njerëzit gjatë adhurimit të merren me to [duke i shiquar ato]. Kjo bie në kundërshtim me qëllimin për të cilin janë ndërtuar xhamitë.Këtë gjë e kishte parasysh Profeti (sal Allahu alejhi ue selem), që dihet nga jeta dhe vepra e tij. Ai ua bëri të qartë popullit të tij që ta pasojnë atë dhe të përmirësohen në përputhje me udhëzimin e tij edhe në lidhje me respektimin e xhamive.
Dekorimi i xhamive me drita apo lule gjatë festave islame nuk është prej veprave të tij (sal Allahu alejhi ue selem). As nuk është e njohur se kalifët e drejtë dhe të udhëzuar ta kenë bërë këtë. Për këto gjeneratat e para i Dërguari i Allahut (paqja alejhi Allahu alejhi ue selam) ka deklaruar se janë më të mirat. Edhe pse ata ishin njerëzit më të mirë të cilët ishin të pasur, të civilizuar dhe posedonin të gjitha llojet e dekoratave dhe ngjyrave ata nuk e bënë këtë. Çdo e mirë është në pasimin e tij (sal Allahu alejhi ue selem), kalifëve të tij të drejtë dhe të udhëzuar dhe udhëzimin e tyre.
Veprimet si varja e dritave mbi xhami, varja e fenerave mbi to apo rreth tyre, mbi minare, ngritja e flamujve, varja e tabelave mbi to apo vënia e lule mbi të janë prej veprave të kufarëve.
Kjo është pikërisht ajo që ata bëjnë me sinagogat dhe kishat e tyre. Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka ndaluar që t’i përgjasojmë ata në festimet dhe adhurimet e tyre.
– Tek Allahu është suksesi dhe paqja dhe shpëtimi qoftë mbi Profetin tonë Muhammed, familjen e tij dhe shokët e tij.
Urimi i Vitit të Ri të jobesimtarëve dhe myslimanëve, apo urimi i mevludit
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”. nr 20795
Pyetje: A është e lejueshme t´ua urosh jobesimtarëve Vitin e Ri të tyre, apo t’i urosh myslimanë për Vitin e Ri Hixhri ose Mevludin (ditëlindjen e Profetit sal Allahu alejhi ue selem)?
Përgjigje: Nuk është i lejuar urimi në lidhje me këto ngjarje, pasi që festimi i tyre nuk është porosi nga Sheriati islam. Allahu na dhëntë sukses. Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammed, familjen e dhe shokët e tij.
Gjykimi për jobesimtarin i cili shqipton shahadetin në shtratin e vdekjes
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr. 19603 ose 1/351
Pyetje: “Çfarë është gjykimi nëse jomyslimani i cili gjendet në shtratin e tij të vdekjes, e shqipton shahadetin? A e konsiderojmë atë të jetë mysliman apo jo?”
Përgjigje: “Ai i cili e shqipton shahadetin para se t’i arrijë shpirti tek gurmazi, konsiderohet të jetë mysliman, edhe pse nuk e ka shqiptuar atë kur ishte i shëndoshë dhe bënte shirk të madh. Ai konsiderohet të ketë vdekur si mysliman, prandaj veprohet njëjtë siç veprohet me myslimanët e tjerë: duhet të pastrohet xhenazja e tij, i falet namazi i xhenazes, varroset si mysliman dhe duhet bërë lutje Allahut që Ai ta falë atë dhe të jetë i Mëshirshëm ndaj tij. Dëshmi për këtë është hadithi i Profetit salallahu alejhi ue selem, në të cilin thotë:
إن الله يقبل توبة العبد ما لم يغرغر
“Allahu e pranon pendimin e një robi derisa ai të mos gargarit.” [1]
Argument për këtë që thamë, është edhe historia e xhaxhait të Profetit salallahu alejhi ue selem, Ebu Talibit. Profeti salallahu alejhi ue selem erdhi tek Ebu Talibi derisa ishte në shtratin e vdekjes. Profeti salallahu alejhi ue selem u përpoq që ta bëjë xhaxhain e tij ta shqiptojë shahadetin, por ai refuzoi, siç thuhet në Sahih Buhari.
Aty gjithashtu ceket se Profeti salallahu alejhi ue selem vizitoi një djalë hebre, i cili ishte i sëmurë dhe e nxiti atë që ta përqafojë islamin. Djali përqafoi Islamin dhe Profeti salallahu alejhi ue selem doli dhe tha:
الحمد لله الذي أنقذه بي من النار
“Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili përmes meje e shpëtoi atë nga zjarri.” [2]
Nga ana tjetër, kushdo që thotë shahadetin në gjendje të shëndoshë dhe bën shirk, si: t’i kërkojë ndihmë të vdekurve, të mbështetet në ta, e të therë kurban për hir të tyre, ai nuk është mysliman, por vetëm po e shqipton shahadetin në shtratin e tij të vdekjes. Ky është gjykimi për të nëse ai nuk shfaq pendimin e tij për veprimet e mëparshme të shirkut.
Allahu na dhëntë sukses! Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij!”
______________________________________________________________________________
[1] Ahmedi 2/132 (153), Tirmidhiu 5/547 (3537), Ibn Maxheh 12/1420 (4253) etj.
[2] Buhariu 2/97 dhe 7/6, etj.
Vazhdimi i studimeve përgjatë periudhës së zisë
Burimi: “Komisioni i përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, “El-Mukarrab li-Ahkamil-Xhenaiz – 140/120-121
Pyetje: “Një gruaje i ka vdekur burri, ndërsa ajo ende nuk ka përfunduar periudhën e zisë. Mirëpo, ajo është studente në fakultet, andaj a është e lejueshme për të që të vazhdojë studimet para se pë përfundoj periudha e zisë apo jo?”
Përgjigje: “Është e obligueshme për gruan, burri i së cilës ka vdekur, që periudhën e zisë ta përfundoj në shtëpinë e burrit të saj dhe askund tjetër. Ndërsa dihet se kjo periudhë zgjatë katër muaj e dhjetë ditë. Gjithashtu ajo nuk duhet të zbukurohet, të përdorë parfum, të vesh rroba që bien në sy, apo të bëj ndonjë veprim që i bën të tjerët që ta shikojnë atë.
Megjithatë, i lejohet asaj të dalë gjatë ditës për nevojat e saj, dhe në bazë të kësaj, i lejohet t’i vazhdojë studimet, duke pasur parasysh se kjo është kërkim i diturisë. Por, duke qenë e siguruar se ajo do t’i respektoj obligimet e saj të periudhës së zisë, e duke mos përfillur kërkesat e meshkujve për martesë.
Tek Allahu është i gjithë suksesi. Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij.”
Vendimi për shitjen e një aparati-fotografik
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva” nr 4126
Anëtar: Abdullah bin Kuud
Anëtar: Abdullah ibn Gudejjan
Nënkryetar: Abdurr-Rrezak Afifi
Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Pyetje: Një mysliman posedon një aparat-fotografik, por Allahu e ka udhëzuar atë në lidhje me të vërtetën (gjykimin rreth) fotografive. A është e lejuar për të hequr qafe atë duke e shitur atë, sepse aparati është ende e ri dhe ai ka nevojë për këto para?
Përgjigje: Fotografimi i qenieve të gjalla është e ndaluar plotësisht, përveçse për qëllime të nevojshme, si psh: për një pasaportë. Ti´a shitësh kamerën një personi tjetër që do ta përdor atë për të fotografuar është e ndaluar, kurse shitja e tij një personi që e përdor atë për të fotografuar qenie të gjalla për qëllimin e kërkuar ose jo qenie të pa shpirt kjo është e lejuara.
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammed, familjen e tij dhe shokët.
A është e lejueshme shitja e qenve që përdoren për roje?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, ( 13/36-37)
Pyetje: A është e lejueshme shitja e qenve për roje, të racave të ndryshme?
Përgjigje: Nuk lejohet për të shitur qentë dhe nuk lejohet përdorimi i parave që ju i keni fituar nga shitja e tyre. Nuk ka rëndësi nëse është qen roje, qen gjahu apo për qëllime tjera. Ebu Mes’ud Ukbe bin Amr (radija Allahu anhu) ka thënë:
“I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka ndaluar shitjen e qenve, të fituarit e parave me anë të prostitutave ose të fituarit e parave përmes fallit.”[Buhariu dhe Muslimi].
Shitja e pantallonave dhe rrobave shtëpiake jo-myslimanëve?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, (13/20)
Pyetje: A është e lejuar për një mysliman që t’i shet pantallona dhe rroba shtëpiake jo-myslimanëve?
Përgjigje: Është e lejueshme për një mysliman që t’i shes rroba burrave dhe grave jo-myslimanë, nëse rrobat janë të gjera, s’kanë kryq, ose rrobat e burrave që nuk janë prej mëndafshi. Bazë në tregti është e lejuar, përpos nëse kemi dëshmi që tregon se rroba në fjalë është e ndaluar, pavarësisht nëse atë ia shet një myslimani apo një jo-myslimani.
A është e lejueshme për të marrë kredi me kamatë?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Pyetje: A është e lejuar të marrë një kredi me kamatë? Duke ditur se kështu veprojnë shumë njerëz!
Përgjigje: Është e ndaluar për myslimanët që të marrin kredi – pavarësisht nëse ajo është ari, argjend, ose para letre -, me kusht që t’i kthehet huazuesit më shumë se sa ke huazuar nga ai.
Nuk ka asnjë dallim nëse huazuesi është ndonjë bankë, individ apo institucion i ndryshëm. Arsyeja është kamata, e cila është një prej mëkateve të mëdha. Dhe banka që kryen këtë lloj transaksioni, është bankë që merret me kamatë.
A duhet të paguhet Zekat-ul-Fitri për embrionin?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 1474
Pyetje: A duhet të paguhet Zekat-ul-fitri për fëmijun i cili është në barkun e nënës?
Përgjigje: Është e rekomanduar që të paguhet Zekat-ul-Fitri për të, pasi që kjo është praktikuar nga Uthmani radijallahu anhu. Megjithatë, kjo nuk është e detyrueshme sepse nuk ka argument për një gjë të tillë.
Mosagjërimi për shkak të fluturimit
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 5454
Pyetje: Nëse një mysliman fluturon nga Riadi për në Kajro gjatë muajit të Ramazanit, a është e lejueshme për të që ta prish agjerimin e tij?
Përgjigje: Allahu ( i lavdëruar dhe i lartësuar qoftë Ai) i lejon robërit e tij që të prishin agjërimin e tyre, kur ata udhëtojnë për t´ua lehtësuar atyre dhe tu´a kursej atyre çdo vështirësi. Allahu do që robërit e Tij, të përfitojnë nga Butësia e Tij ashtu siç Ai e urren që të kryejnë ndalesat e Tij. Kushdo që udhëton për në Kajro, për shembull, gjatë Ramazanit mund ta prish agjërimin. Por në qoftë se ata preferojnë të agjërojnë, agjërimi i tyre do të jetë i vlefshëm.
Personi i cili e prish agjërimin gjatë një udhëtimi
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr (10/210)
Pyetje: Nëse një person e prish agjërimin gjatë një udhëtimi, a duhet të largohet nga ushqimi kur ai të mbërrijë në shtëpinë e tij gjatë ditës së ramazanit(në të cilën nuk është duke agjëruar)?
Përgjigje: Mosagjërimi gjatë udhëtimit është një lehtësim të cilin Allahu e ka bërë për t’ia lehtësuar robërve të Tij.
Atëherë kur arsyeja për këtë lehtësim humbet, automatikisht bie edhe lehtësimi. Çdokush që arrinë në shtëpinë e tij gjatë ditës duhet të qëndrojë larg nga ushqimi dhe pijet; kjo sipas kuptimit të përgjithshëm të ajetit:
’’E kush e përjeton këtë muaj, le ta agjërojë!’’ [El-Bekare: 185]
Gjatë udhëtimit, a është më mirë të agjërohet apo jo?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr (10/209-210)
Pyetje: Gjatë udhëtimit, a është më mirë të agjërohet apo jo?
Përgjigje: Shumë hadithe autentike të Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) nga veprat dhe thëniet e tij, sugjerojnë se është më mirë për udhëtarin që ndien vështirësi të që të mos agjërojë, dhe nëse nuk ndien vështirësi, është e lejuar për të që të agjërojë.
Transmeton Muslimi se Hamza bin Amr el-Eslemij ka thënë:
O i Dërguari i Allahut, unë ndihem mjaft i fortë që të agjërojë kur jam në udhëtim, kështu që a ka ndonjë gjë të keqe në qoftë se unë agjërojë gjatë udhëtimit?
I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem i tha:
’’Kjo është një lehtësim nga Allahu, kështu që ai që e merr ai ka bërë diçka të mirë. Por në qoftëse dëshiron të agjërojë, le të agjërojë.’’
Përdorimi i pikave për hundë gjatë Ramazanit
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 20102
Imam Abdul-Aziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Shejkh Salih el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Shejkh Bekr Ebu Zejd (Allahu e mëshiroftë!)
Pyetje: Një grua ka përdorur pika të hundës gjatë ditës në Ramazan për t’ia lehtësuar frymëmarren. Çfarë duhet të bëje ajo tani?
Përgjigje: Nëse një person duhet t’i marrë ato patjetër, kjo lejohet dhe agjërimi i tij është i saktë. Mirëpo, nëse ndjehet shija e tyre në fyt, agjërimi është i pavlefshëm. Në këtë rast, ai është i detyruar ta kompensojë këtë ditë.
Çfarë është vendimi nëse një person ka gjakderdhje kur ai është agjërueshëm?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr (10/268)
Pyetje: Çfarë është vendimi nëse një person ka gjakderdhje kur ai është agjërueshëm?
Përgjigje: Nëse nga një personit fillon të rrjedh gjak rastësisht, kur ai është agjërueshëm, agjërimi i tij është i saktë.
Nëse një person vdes dhe ai ka humbur disa ditë të agjërimit gjatë Ramazanit
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr (10/328-329)
Pyetje: Nëse një person vdes dhe ai ka humbur disa ditë të agjërimit gjatë Ramazanit, apo se ai është betuar se do të agjërojë dhe nuk i premtojë koha ta bëjë këtë, a duhet që familja e tij të agjërojnë për të apo duhet të paguaj shpagim për ditët që ka humbur?
Përgjigje: Nëse ai u shërua dhe kishte mundësi të agjërojë e pastaj vdiq pa agjëruar, është obligim për të afërmit e tij të agjërojnë ato ditë që ai i ka humbur.
Argument për këtë është thënia e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem):
“Kushdo që vdes dhe ka humbur disa ditë agjërimi, të afërmit e tij duhet të agjërojnë për të.” [Buhari dhe Muslimi].
Të afërmit e tij të cilët mund të agjërojnë për të janë, babai i tij, i biri, vëllai, etj. Nëse sëmundja e tij zgjati deri sa ai vdiq, ai nuk e ka për obligim të bëjë shpagim për këtë e as të afërmit e tij.
Përdorimi i pilulave për shkak të agjërimit të Ramazanit
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr (10/341)
Pyetje: Unë përdori pilula të cilat pengojnë që të më vien menstracionet gjatë Ramazanit. A duhet ti agjërojë këto ditë në të cilat kam marrë pilulet edhe pse unë kam agjëruar dhe jam falur së bashku me të gjithë të tjerët? Unë përdori këto pilula dhe nuk me vien menstracionet.
Përgjigje: Është e lejuar për një grua që të përdorë gjëra që shtyejnë periudhën e saj për gjëra të tilla si haxhi, umre dhe të agjërojë në Ramazan, nëse kjo nuk i bën dëm asaj. Ti nuk duhet ti përsëritësh ato ditë në të cilat nuk të ka dalur gjak për shkak të këtyre pilulave nëse ke agjëruar së bashku me të gjithë të tjerët.
Menstruacionet pak para perëndimit të diellit
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr (10/155)
Pyetje: Një grua agjëroi dhe pak para thirrjes së ezanit të akshamit, i erdhën menstruacionet. A duhet që ajo të ndërpres agjërimin në këtë rast?
Përgjigje: Nëse asaj i vijnë menstruacionet para perëndimit të diellit, agjërimi i saj përfundon me këtë gjë dhe ajo ka për detyrë ta kompensojë këtë ditë. Por në qoftë se asaj i vijnë menstruacionet pas perëndimit të diellit, agjërimi i saj është i saktë dhe nuk duhet ta kompensojë këtë ditë.
Gjykimi për të fjetur me gruan gjatë ditës në Ramazan
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, (10/317)
Pyetje: A është e lejueshme që burri të flejë afër gruas së tij gjatë ditës në Ramazan pa pasur ndërmend asgjë tjetër?
Përgjigje: Nëse burri fle me gruan e tij gjatë ditës në Ramazan dhe është në gjendje të kontrolloj epshet e tij dhe nuk ka tërheqje e diçka të ngjashme, agjërimi i tij është i saktë dhe nuk ka asgjë të keqe.
Vendimi për atë që braktis agjërmin dhe namazin
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, Fatauah Nur ala Darb Kaseta 293
Pyetje: Nëse një person ka braktisur namazin dhe agjërimin gjatë një periudhe të jetës së tij, dhe pastaj u pendua tek Allahu dhe fillojë të agjërojë gjatë Ramazanit, a duhet të kompensojë për namazet dhe agjërimin që ka humbur?
Përgjigje: Sipas mendimit të saktë të dijetarëve personi i tillë nuk është i obliguar t’i kompensojë ato, dhe pendimi do t’i mjaftojë, i Lavdëruar qoftë Allahu. Pendimi i saktë dhe i sinqertë është i mjaftueshëm.
Profeti (sal lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë:
Islami fshin çdo mëkat para Islamit dhe pendimi fshin çdo gjë që ka nodhur para tij (pendimit).
Ai që braktis namazin bëhet kafir për shkak të braktisjes. Kështu, në qoftë se ata kthehen në Islam dhe pendohen, nuk kërkohet asnjë kompensim ashtu siq nuk kërkohet prej kufarëve tjerë. Nëse ata braktisin namazin, ata do të trajtohen si dezertuesit e tjerë të cilët më vonë u kthyen në Islam, dhe ata nuk janë të obliguar që të kompensojnë për namazin dhe as për agjërim që ata kanë humbur.
Vendimi për atë që han gjatë ezanit apo pak çaste pas tij
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Marrë nga www.udhezimi.com
Pyetje: “Allahu thotë:
“…Dhe hani e pini, derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës)…” (El-Bekareh-187).
Cili është vendimi për atë që ha syfyr dhe pi ujë gjatë ezanit apo pas ezanit të sabahut për një çerek ore?”
Përgjigje: “Nëse personi i përmendur në pyetje e di se ezani është para se të dallohet agimi, nuk e ka obligim kompensimin, e nëse e di se është pasi që të dallohet agimi, duhet ta kompensojë atë ditë. Ndërsa, nëse nuk e ka ditur se ngrënia dhe pirja e tij kanë qenë para apo pas agimit, nuk e kompenson, sepse parimi bazë është mbetja e natës. Mirëpo, besimtari duhet të ketë kujdes në agjërimin e tij dhe të ndalohet nga të gjitha gjërat që ia prishin agjërimin, posa ta dëgjojë ezanin, përveç nëse e di se ky ezan është para kohe”.
A prishet agjërimi nëse një grua përdor Kuhl në sy apo një krem me yndyrë në flokët e saj?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr (10/253)
Pyetje: A prishet agjërimi nëse një grua përdor Kuhl në sy apo një krem me yndyrë në flokët e saj?
Përgjigje: Kushdo që përdor Kuhl gjatë ditës në Ramazan duke qenë agjërueshëm kjo nuk e prish agjërimin e tij, e njejta gjë vlen për atë që vë një krem me yndyrë në flokët e saj/tij.
A prishet agjërimi nga përdorimi i sapunit, parfumeve dhe nga ëndrrat e lagëta?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr (10/271-272)
Pyetje: A është e lejuar të përdorësh sapunin gjatë dushit në Ramazan? A e prishin agjërimin ëndrrat që shkaktojnë ejakulim? A e prishin agjërimin parfumet?
Përgjigje: Para së gjithash është e lejuar për agjëruesin që të lahet gjatë ditës në Ramazan me ujë. Së dyti, agjërimi nuk prishet nga ëndrrat e tilla të cilat i sheh gjatë ditës në Ramazan. Ajo që obligohet për të nëse i ka dalë sperma, është që të bëjë gusël.
Së treti, përdorimi i ndonjë llojë parfumi gjatë ditëve të Ramazanit kur personi është agjërueshëm nuk e prish agjërimin.
Megjithatë, nuk duhet të thith tyme apo parfume në formë pluhuri si misk pluhuri.
A ta prishim agjërimin kur shohim se dielli ka perenduar?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 18501
Pyetje: Ne nuk mund të dëgjojmë ezanin sepse xhamia është larg nga vendi ku ne jetojmë. A është e lejuar për ne që të bëjmë iftar kur e shohim se dielli ka perenduar?
Përgjigje: Nëse je i sigurt apo anoni kah ajo se dielli ka perenduar, ose kur ju nuk jeni të sigurt se ka perenduar për shkak të reve të shumta, mund të bësh iftar nëse nuk e ndëgjon ezanin për shkak se jeton largë nga xhamia.
Kjo është e bazuar në një hadith ku Profeti Muhammed (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
‘’Kur bie nata nga kjo anë dhe dita zhduket nga kjo anë dhe dielli ka perenduar, atëherë agjëruesi duhet ta prish agjërimin e tij.’’
Allahu na dhëntë sukses. Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhamedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
A lejohet që personi i cili është xhunub të agjërojë?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr (10/327)
Pyetje: A është e lejuar për një person të agjërojë në qoftë se ai është në një gjendje të papastër nga nata kur ai kishte marrëdhënie intime me gruan e tij ose të ngjashme?
Përgjigje: Nëse një person zgjohet pasi kishte marrëdhënie me gruan e tij gjatë natës dhe është në një gjendje të papastër, dhe pastaj agjëron, agjërimi i tij është i saktë. E njëjta gjë vlen për personin që bëhet xhunub nga ëndërra, nuk ka asnjë problem që ta vonoj marrjen e guslit derisa para se të përfundoj koha e sabahut. E vetmja gjë që prish agjërimin është nëse keni marrëdhënie gjatë ditës nga hyrja e sabahut e derisa në perëndim të diellit.
Bëri marrëdhënie me gruan e tij duke qenë agjërueshëm
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr (10/319)
Pyetje: Një person ishte duke agjëruar një ditë që ai e kishte humbur nga Ramazani në muajin e Shevalit në vitin 1410 h, kur gruaja e tij e cila nuk ishte duke agjëruar, u zbukurua për të dhe ai nuk mundi t’i përballojë epsheve të tij dhe bëri marrëdhënie me të. Çfarë duhet të bëjë ai tani?
Përgjigje: Ai i cili bën mardhënie seksuale duke qenë agjërueshëm në një kohë jashtë Ramazanit, e ka të obliguar ta konpenzojë me një ditë agjërim. Mirëpo nuk duhet të bëjë shpagim për këtë pasi kjo ndodhi jashtë Ramazanit. Ai gjithashtu duhet të pendohet për atë që bëri. Gruaja e tij, poashtu duhet të pendohet sepse ishte ajo arsyeja që ai e prishi agjërimin.
Aromat e parfumeve dhe të sprejave kundër insektev
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr (10/271)
Pyetje: A prishet agjërimi gjatë ramazanit apo agjërimi vullnetar nga aromat e parfumeve dhe nga aromat e sprejave kundër insektev?
Përgjigje: Aromat kurrë nuk e prishin agjërimin, pavarësisht se a janë aroma parfumesh apo substanca tjera, dhe kjo nuk ka rëndësi nëse është agjërim në Ramazan apo në ndonjë kohë tjetër dhe nuk ka lidhje në agjërimi është i detyrueshëm apo vullnetar.
A prishet agjërimi nga gëlltitja e pështymës dhe kelbazit?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr (10/270)
Pyetje: A prishet agjërimi i Ramazanit nga pështyma? Fakti është që mua më del shumë pështymë nga goja, veçanërisht kur lexojë Kuranin në xhami, e cila edhe më bezdis.
Përgjigje: Që agjëruesi të gëlltit pështymën e tij kjo nuk ia prish atij agjërimin, pavarësisht nëse pështyma të cilën ai e gëlltit është shumë apo pak dhe pavarësisht nëse kjo ndodhë në xhami apo jo. Megjithatë, nëse është një kelbaz shumë i madh dhe rrëshqitës nuk duhet ta gëlltisësh atë dhe nxjerre jashtë, ose hudhe në një faculetë nëse je në një xhami.
Cili është vendimi për gruan me menstruacione e cila pastrohet para Sabahit?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 10/327-328
Pyetje: Cili është vendimi për gruan me menstruacione e cila pastrohet para sabahut, a duhet ta agjërojë këtë ditë?
Përgjigje: Ajo duhet ta agjërojë këtë ditë dhe të bëjë gusul, edhe nëse kjo do të ndodhë pas hyrjës së sabahut.
Të shtysh guslin deri pas hyrjës së sabahut ska të keqe në këtë.
Gjumi i tepërt gjatë ditëve të Ramazanit
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 1/129
Përktheu: Petrit Perçuku
Pyetje: “Nëse njeriu gjatë ditëve të Ramazanit, pasi që ta hajë syfyrin dhe të falet, fle deri në namazin e drekës, pastaj e falë drekën dhe fle deri në namazin e ikindisë, pastaj e falë atë dhe fle deri në iftar, a është agjërimi i tij i vlefshëm?”
Përgjigje: “Nëse çështja është ashtu siç u përmend, atëherë agjërimi i tij është ivlefshëm. Mirëpo, gjumi i vazhdueshëm i agjëruesit në pjesën më të madhe të ditës, është shkujdesje dhe moskokëçarje nga ana e tij, duke qenë se muaji i Ramazanit është kohë e çmuar, prej së cilës myslimani duhet të përfitojë gjëra që i kthehen me dobi, siç janë: shpeshtimi i leximit të Kuranit, kërkimi i rrizkut dhe i dijes fetare”.
Nëse gruas i vien menstracionet pak para perendimit të diellit
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 10/155
Pyetje: Një grua ishte agjërueshëm dhe një kohë të shkurtër para ezanin për namazin e akshamit i erdhën menstruacionet, a e prish kjo agjërimin e saj?
Përgjigje: Nëse menstruacionet vien para se dielli të ketë perenduar agjërimi i saj prishet dhe ajo duhet ta kompenzojë atë ditë. Por nëse periudha e saj i vie pas perendimit të diellit, agjërimi i saj është i saktë dhe nuk duhet ta kompenzojë këtë ditë.
Mardhëniet seksuale gjatë udhëtimit në Ramazan
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 10/202-203
Pyetje: Çfarë është vendimi për atë që kishte marrëdhënie seksuale me gruan e tij gjatë ditës në Ramazan kur ata ishin në udhëtim. Ata nuk agjëronin dhe bashkonin namazet?
Përgjigje: Është e lejuar që të prishet agjërimi kur je në udhëtim gjatë ditës në Ramazan për ta kompenzuar më vonë kur të kryhet muaji i Ramazanit, Allahu thotë:
“…ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët nga ditët e mëvonëshme.” [El-Bekare: 185].
Është e lejuar për të që të hajë, të pijë dhe të ketë marrëdhënie seksuale përderisa ai është në udhëtim.
Formimi i një komisioni mysliman në një vend jomysliman për të konfirmuar hyrjen e muajve Ramazan, Sheual dhe Dhul-Hixhe
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 10/112
Pyetje: A është e lejuar për muslimanët që jetojnë në një vend jomysliman, të formojnë një komision të cilët do të konfirmojnë shiqimin e hënës së re në muajt Ramazan, Sheual dhe Dhul-Hixhe?
Përgjigje: Është e lejuar për myslimanët që jetojnë në një vend jomysliman që të formojnë një komision që është përgjegjës për të konfirmuar se ata kanë parë hënën e re në muajin e Ramazanit, Sheualit dhe Dhul Hixhes.
Piu ujë duke qënë agjërueshëm për shkak të lodhjes ekstreme
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 10/248
Pyetje: Çfarë është gjykimi për atë që me qëllim piu gjatë agjërimit pasi që agjëruesi një lodhje ekstreme?
A duhet ta kompenzojë këtë ditë?
Përgjigje: Ai i cili qëllimisht pin ujë gjatë ditës në Ramazan, e ka prishur agjërimin e tij dhe duhet ta kompenzojë atë ditë në të cilën piu ujë për shkak të lodhjës së tij ekstreme. Ai duhet agjëruar një ditë në vend të saj dhe duhet të pendohet për një veprim të tillë.
Vendimi për atë i cili hanë gjatë ditës në Ramazan
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 10/248-249
Pyetje: Cili është vendimi për atë që me qëllim ka ngrënë një ditë gjatë Ramazanit dhe pastaj është penduar, a do ti pranohet pendimi atij?
Përgjigje: Po, pendimi pranohet prej tij nëse ai i përmbushë kushtet e saj, dhe ato janë:
1. Të penduarit për veprën që ka bërë.
2. Të mos e përsërit atë vepër.
3. Të jetë i vendosur se nuk do t’i kthehet prap atij mëkati.
Ka edhe një kusht të katërt e cila ka të bëjë me njerëzit tjerë dhe atë e konpenzon duke u´a ktyer atyre atë që u´a ke marrë sepse Allahu thotë:
“Vërtet, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson Allahun dhe bën vepra të mira dhe pastaj qëndron në rrugë të drejtë.” (Taha:82).
Kemi edhe argumente të tjera nga Kur’ani dhe Sunnet në lidhje me këtë gjë.
Mos agjërimi i Ramazanit për shkak të futbollit
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, Vol: 9 faqe 140
Pyetje: A është e lejuar që të prishi agjërimin për shkak se do të luaj futboll?
Përgjigje: Nuk është e lejuar për të prishur agjërimin gjatë ditës në Ramazan për shkak të lojërave sportive si futbolli, apo lojëra të tjera. Kjo nuk është një nga arsyjet e justifikueshme sipas Sheriatit që e bën të lejuar prishjen e agjërimit. Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij!
Përdorimi i parfumeve të lëngëta
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 10/255
Pyetje: A prishët agjërimi nëse një person përdor parfume të lëngëta në shishe me të cilin i lyen duart, fytyrën, trupin dhe rrobet?
Përgjigje: Përdorimi i parfum në mënyrën e përmendur nuk e prish agjërimin.
Dalja e spermës pa dëshirë gjatë agjërimit
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 10/278
Pyetje: Unë kam një problem me spermën që rrjedh nga unë gjatë ditëve të Ramazanit dhe kjo ndodhë pa parë ëndrra që eksitojnë e as duke mastrubuar. A ndikon kjo në agjërimin tim?
Përgjigje: Nëse kjo është si thua ti se të rrjedh sperma pa ndier kënaqësi nga dalja e spermës kjo nuk ndikon në agjërimin tënd dhe ti nuk duhet ta konpenzosh atë ditë.
Kuptimi i hadithit: “Të gjitha grupet do të futen në zjarr, përveç njërit”
“Komisioni Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: “Fetava Islamijeh” 1/16
Pyetje: “Cili është kuptimi i fjalës “Umet“ në hadithin e njohur:
ستفترق أمتي على ثلاث وسبعين فرقة كلها في النار إلا واحدة
“Umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjithë do të futen në zjarr, përveç njërit.” Sahih Muslim nr. 976.
Cili është ky grup i vetëm (që do të shpëtojë)? Këto shtatëdhjetedy grupet tjeraa dotë mbeten përgjithmonë në zjarr, duke u konsideruar si jobesimtarë? Gjithashtu, kur thuhet “Umeti i Profetit” a i përfshinë ata të cilët e pasojnë dhe ata që nuk e pasojnë, apo vetëm ata të cilët e pasojnë atë?”
Përgjigje: “Kuptimi i termit “Umet” në këtë hadith ka për qëllim ata që i janë përgjigjur thirrjes islame (umetul-ixhabeh), umet ky i cili do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe, shtatëdhjetedy nga të cilët janë të devijuara, të shpikura, por që nuk dalin nga Islami për shkak të kësaj. Ato do të dënohenpër bidatet dhe devijimit që kanë praktikuar, përveç ata të cilët i fal Allahu, dhepërfundimi i të gjithëve do të jetë Xheneti. Ndërsa “grupi i vetëm” dhe i shpëtuar është Ehlus-Suneh uel-Xhema’a, të cilët kapen për Sunetin e Profetit salallahu alejhi ue selem dhe mbahen fort në atë që ishte vetë ai salallahu alejhi ue selem dhe shokët e tij radijallahu anhum, e për të cilët Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:
لا تزال طائفة من أمتي قائمة على الحق ظاهرين لا يضرهم من خالفهم و لا من حذلهم حتى يأتي أمر الله
“Do të vazhdojë të qëndrojë një grup prej umetit tim kapur pas së vërtetës. Atyre nuk u bën dëm askush që i braktisë apo i kundërshton. Kështu ata do të vazhdojnë të jenë ngadhënjyes, triumfues e të shfaqur mes njerëzve derisa të vjen Dita e Gjykimit.” Buhariu nr. 71 , 3641 dhe Muslimi nr. 1920.
Ndërsa, atatë cilët bidati i tyre i largon nga Islami, ata i përkasin metit që duhet të thirren në Islam (umetud-da’ueh). Të tillët do mbeten përgjithmonë në zjarr dhe kjo është fjalae saktë rreth tyre.
Gjithashtu thuhet se termi “Umet” në këtë hadith nënkupton ummetud-da’ueh, i cili është term i përgjithshëm, që përfshin të gjithë ata të cilët u është dërguar Profeti salallahu alejhi ue selem- besimtarët dhe jobesimtarët.
Ndërsa, termi “përveç njërës” është ummetul-ixhabeh. Fjala është për ata të cilët besojnë në Profetin salallahu alejhi ue selem sinqerisht dhe të cilët vdesin në gjendje të tillë. Ky grup do jetë i shpëtuar nga zjarri,eventualisht me dënim paraprak ose pa të, porse vendbanimi përfundimtar i tyre do jetë Xheneti.
I gjithë suksesi vjen prej Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij!”
T’i japësh dorën motrës së gruas kur ta përshëndesësh
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, 1/10662
Pyetje: “A i lejohet burrit që gjatë përshëndetjes t’ia jap dorën motrës së gruas e cila është e martuar apo ndonjë femre e cila është në moshën madhore, por e cila është e ndaluar për tu martuar me të, me ndalesë të përkohshme? Gjithashtu, a është e lejuar për burrin, që kur të shkoj në shtëpinë e vjehrrës së tij (nënës së gruas), të hyj brenda në rast se ajo nuk është në shtëpi, por në shtëpi është vetëm motra e gruas? E gjithë kjo, në rast se ai sillet me të sikurse të ishte motra e tij.
Përgjigje: “Nuk është e lejueshme për atë që t’ia jap dorën motrës së gruas, sepse është e lejueshme për të që ta martoj atë vajzë, në rast se i vdes gruaja e tij apo shkurorëzohet me të. Gjithashtu, nuk është e lejueshme për ata që të qëndrojnë në një vend ku janë vetëm aty të dy.
Tek Allahu është suksesi. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij.”
Cili është vendimi për nikabin (mbulesën e fytyrës) në Islam?
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
www.alfita.com
Abdullah Ibn Kuud (Allahu e ruajttë!)
Abdullah Ibn Gudejjan (Allahu e ruajttë!)
Abdurrezak Afifi (Allahu e mëshiroftë!)
Abdul-Aziz ibn Abdullah Ibn Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Pyetje: Cili është vendimi për nikabin (mbulesën e fytyrës) në Islam?
Përgjigje: Sa i përket nikabit, si citim i sqarimit që Arabët e kanë dhënë për të, Ebu Ubejd ka thënë: “Është ajo nga e cila duket vetëm gropa e syrit, dhe ata e quanin atë el-Uesueseh ose El-Burku’u.” Vendimi për veshjen e nikabit nga gratë është që është e lejueshme për ato ta veshin atë dhe bazë për këtë rregull është hadithi i transmetuar nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), i cili ka thënë se Profeti (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë,
“Një grua në Ihram (gjendje rituale për Haxh dhe Umre) nuk duhet ta mbulojë fytyrën e saj me mbulesë ose të veshë dorëza”
[Transmetohet nga Ahmedi, Buhariu, Nesaiu, dhe Tirmidhiu, të cilët gjithashtu e klasifikuan këtë si Hadith Sahih [hadith që është transmetuar nga njerëz të njohur për drejtësinë e tyre saktësi; pa çudira e të meta)].
Në një transmetim tjetër ai ka thënë, “E kam dëgjuar Pejgamberin (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) t’i ketë ndaluar gratë në Ihram nga veshja e dorëzave dhe nikabit…” (Transmetuar nga Ahmedi dhe Ebu Davudi). Fakti që Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) i ka ndalur gratë nga nikabi në Ihram tregon që është e lejuar për ato ta veshin atë në kohë tjera. Sidoqoftë, kjo nuk duhet të kuptohet nga ky hadith që është e lejuar për gruan në Ihram ta lë fytyrën e saj të pambuluar nëse atje ka Exhanib (burra të lejuar për gruan të martohet), që mund ta shohin atë.
Në fakt është obligim për të ta lëshojë himarin e saj (mbulesë që mbulon atë deri në mes) ose nikabin deri sa ato ta mbulojnë atë. Bazë për këtë rregull është tregimi i Imam Ahmedit, Ebu Davudit, dhe Ibën Maxhes, nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj), e cila ka thënë, “Kalorësit na kalonin kur ne ishim me të Dërguarin e Allahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) në Ihram. Kur ata vinin afër neve, secila nga ne do ta ulte xhilbabin (veshja e jashtme e gjerë) nga koka mbi fytyrë, dhe kur ata na kalonin, ne i zbulonim ato (fytyrat tona).” Allahu na dhëntë sukses. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin Muhamed, familjen dhe shokët e tij.
Veshja e rrobave të ngushta dhe ato me ngjyrë të bardhë për femrën
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 6/1843
Pyetje: “A lejohet që femra të vesh rroba të ngushta dhe rroba me ngjyrë të bardhë?”
Përgjigje: “Nuk është e lejuar që femra të vesh rroba të ngushta të cilat tregojnë formën e trupit të saj në prani të të huajve, apo të dal me këtë veshje nga shtëpia e në tregje. Rroba të tilla janë të kategorisë së atyre të zhveshurave, shkakton fitne (sprovë) dhe bëhet shkaktare e ndonjë të keqe të madhe.
Gjithashtu, nuk është e lejuar që ajo të vesh rroba të bardha nëse kjo ngjyrë është zakonisht ajo që e bartin meshkujt në vendin e saj dhe dallohen me këtë specifikë. Ngase kjo gjë është përngjasim me ta, kur duhet se Profeti salallahu alejhi ue selem i ka mallkuar ato femra që i ngjasojnë meshkujve.
Tek Allahu është i gjithë suksesi. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.”
Xhilbabi deri në zogun e këmbës për shkak të shiut
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr (17/95)
Burimi: Ketful-Ez´haril-Mutenathirah an Fetaua el-Mer’atil-Muslimeh, faqe. 704-705
Pyetje: “Unë jam një grua myslimane nga Gjermania. Kur unë të veshi xhilbabin që shtrihet nën zogun e këmbëve, ai laget për shkak të shiut që bie pothuajse gjatë tërë vitit. A më lejohet të veshi një xhilbab që është përmbi zogun e këmbës në qoftë se unë mbathi çizme ose çorape të trasha?”
Përgjigje: “Nëse është vërtetë ashtu siç po e përshkruani ju, lejohet të vishen rroba që nuk janë të gjata, por të cilat nuk përshkruajnë pjesët e trupit. Megjithatë, ato duhet ta mbulojnë trupin deri tek zogu i këmbës. Përveç kësaj, ajo duhet të mbathë, siç u përmend, çizme ose çorape.”
A është e lejueshme për gratë që të heqin qimet nga trupi?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, (5/194-195)
Pyetje: A është e lejueshme për gratë që të heqin qimet nga trupi?
Përgjigje: Nuk ka problem për gratë që të heqin qimet siq janë mustaqet, qimet në kofshë, në kërci dhe në parakrah. Këto vende nuk llogariten të ndaluara, siq janë heqja e vetullave.
A është e lejueshme për një grua që të heq qime nga trupi i saj?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, (5/194)
Pyetje: A është e lejueshme për një grua që të heq qime nga trupi i saj?
Përgjigje: Është e lejuar për një grua që të heq qimet në trupin e saj përveç heqjes së flokëve nga koka e saj apo heqja e qimeve nga vetullat e saj, nuk është e lejuar për një grua që të heq fqimet nga këto dy vendet. Nuk i lejohet asaj ti rruaj vetullat apo të heq qimet e vetullave në ndonjë mënyrë tjetër.
Kirurgjitë plastike të hundës dhe të gjinjëve
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 9204
Kryetar: Abdil-lah Abdul-Aziz bin Bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Zëvendës:Abdurr-Rrezak Afifi (Allahu e mëshiroftë!)
Anëtar: Abdullah el-Ghudejan (Allahu e ruajttë!)
Anëtar: Abdullah bin Kuud (Allahu e ruajttë!)
Pyetje: Një koleg i imi u martua, elhamdulil-lah. Ai më tregoi se gruaja e tij dëshiron të bëjë hundën kirurgji plastike po ashtu edhe gjinjët. Kjo është për shkak se ajo ka një hundë të gjatë dhe të madhe dhe dëshiron ta zvogëlojë madhësinë në mënyrë të thjeshtë me ndihmën e mjekësisë moderne. Unë i thashë atij kam dyshim në qoftë se operacionet e tilla janë të lejuara. Prandaj ne po ju dërgojmë juve pytjet vijuese: A janë kirurgjitë plastike që gruaja do të pësojë të lejuara? Duhet të theksohet se operacioni përfshin ndryshimin e krijimit të Allahut, dhe moskryerja e saj mund të irritojë burrin për shkak se ky defekt shihet qartë në fytyrën e saj.
Përgjigje: Nëse rasti është ashtu siq është përmendur dhe ky operacion pritet të jetë i suksesshëm pa shkaktuar dëme të konsiderueshme, është e lejueshme për gruan të pësojë atë në mënyrë që të arrijë interesin e dëshiruar. Përndryshe ajo nuk është e lejuar.
Allahu na dhëntë sukses! Paqja e Allahut dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
Jam e re dhe dëshiroje të ngjyrosi flokët
Pyetje: “Unë jam një grua e re e martuar dhe unë dua të zbukurojë flokët e mia për burrin tim dhe për mahremin tim. A është e lejuar që të lyej flokët e mia apo të përdorë kozmetikë që përdoren aktualisht për këtë? Vlen të përmendet se unë nuk dua ti ngjyrosë të kuqe. A është kjo e ndaluar?”
Përgjigje: “Nuk ka asgjë të keqe me riparimin e flokëve duke i larë dhe kreh ato dhe duke përdorur substancat që mund të përmirësojnë flokët. Nëse flokët e tua janë të thinjura, ose janë ngjyrosur me ngjyrën e gabuar, janë zbardhur, është e lejueshme për ti ngjyrosur ato në cdo ngjyre, përvec ngjyres së zezë. Në qoftëse ke ngjyren normale, as nuk i ke tëë hinjura e as nuk i ke të ngjyrosura me ngjyre të gabuar, ato nuk duhet të ngjyrosen pasi kjo do të ishte një lloj i mashtrimit dhe ndryshim i asaj që Allahu (I Lartësuar qoftë Ai) ka krijuar.
Allahu na dhëntë sukses! Paqja e Allahut dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.”
Ndryshimi i ngjyrës së flokëve dhe bërja e flokëve kaçurrela të drejta
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 9407
Pyetje: Unë kam parë disa njerëz duke përdorur një substancë për të ndryshuar ngjyrën e flokëve të saj të kuqe ose të zeza, ose për të bërë flokët kacurrela të drejta. A është e lejueshme për një musliman që të përdore substanca të tilla? Dhe a është (gjykimi) për të rinj dhe të moshuarit i njejtë në këtë në këtë drejtim?
Përgjigje: Është e lejuar për të ndryshuar ngjyrën e flokëve në një tjetër ngjyrë, por duhet shmangur ngjyrës së zezë. Po ashtu është e lejueshme që të përdoret kozmetikë për të zbutur flokët kacurrela. Të rinjtë dhe të moshuarit poashtu janë të njejtë në këtë ceshtje me kusht që të mos të pritet ndonjë dëm nga kjo, dhe se substanca e përdorur të jetë e pastër dhe e lejueshme. Nderkaq eshte e paligjshme për burrat dhe gratë që të ndryshojnë ngjyrën e flokëve në të zezë, sic ka thënë Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Ndrysho këto (flokë të thinjura) me ndonjë gjë, por mos me të zezë.”
Allahu na dhëntë sukses! Paqja e Allahut dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
Çfarë është gjykimi për prerjen e flokëve mbi balluke?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, (199/5)
Pyetje: Çfarë është gjykimi për prerjen e flokëve që disa gra bëjnë, kur ato i presin flokët mbi balluke dhe lëjnë që një pjesë e flokëve të varet poshtë mbi ballë?
Përgjigje: Nëse qëllimi me prerjen e flokëve është imitimi i grave kufare dhe ateisteve kjo është e ndaluar. Kjo pasi që imitimi i dikujt tjetër përpos muslimanëve është e ndaluar duke u bazuar në fjalën e Profetit (sal Allahu alejhim ue selem):
“Kushdo që përgjason një popull ai është prej tyre.”
Në qoftë se arsyeja me këtë nuk është që të imitojë ato, por se ajo është thjeshtë një zakon mes grave prej zakoneve të reja në mesin e tyre (grave) me të cilën mund të zbukuroj veten për burrin e saj dhe ajo ashtu të shfaqet në prani të shoqeve të saj, nuk shohim asnjë pengesë në këtë.
Lyerja e flokëve me vezë, vaj dhe mjaltë
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: Fatauah Nur ala Darb 138
Pyetje: Cili është mendimi juaj në lidhje me trajtimin e flokëve duke i lyer ato me vezë, vaj dhe mjaltë; e pastaj të lahen në banjo. Disa njerëz, veprojnë kështu, për shkak se këto gjëra forcojnë flokët? Cili është mendimi juaj në lidhje të marrurit abdespërderisa flokët janë të lyerë me këto?
Përgjigje: Nëse ka dobi nga ky veprim,nuk di ndonjë argument që do ta ndalonte. Ska të keqe në përdorimin e vezëve,qumështit, mjaltit ose substanca të tjera për trajtimin e flokëve. Nuk ka të keqe që të lahen ato në banjo, pasi ato pas përdroimit konsiderohen mbeturina dhe kështu bëhen sikurse gjërat tjera të padobishme. Por të pastrohen flokët në këtë gjendje në një vend të pastër për hir të sigurisësë do të ishte më mirë. Mirëpo, ne besojmë se larja e tyre në banjo lejohet sepse ato gjëra, në këtë rast kanë humbur elementin e tyre bazë si gjë e pastër dhe ushqim, duke u bërë mbeturina e të pa dobishme.
Kthimi i flokëve anash dhe bërja e një gërshete të vetme për hir të burrit
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 5/186
Katful-Az´haril-Mutenathirah ‘an Fetauel-Mer’atil-Muslimeh, faqe. 717
Pyetje: “Cili është vendimi që gruaja t’i kthej flokët në njërën anë apo të lidh flokët në një gërshet të vetme për tu zbukuruar për burrin e saj ose që thjesht të duket e bukur?
Përgjigje: “Ndarja e flokëve në njërën anë është përngjasim me gratë jobesimtare. Ndërsa, është konfirmuar në formë autentike se, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ndaloi përngjasimin me jobesimtarët.
Kurse, kur jemi lidhjen e flokëve në një gërshetë të vetme, ose disa gërsheta të cilat ajo i shtrin prapa në shpinë s’ka të keqe në këtë përderisa ajo është e mbuluar.”
Vathët në hundë – “Komisioni i Fetvave”
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, Vol 24, Kapitulli “Rrobat dhe Zbukurimi”.
Pyetje: A është e lejueshme për të varë vathë në hundë?
Përgjigje: Është e lejueshme për të varë vath në hundë, për shkak se varja e vathit në hundë bëhet për shkak të zbukurimit, e jo për të dëmtuar apo për të ndryshuar krijimtarinë e Allahut.
_______________________________________________________________________
Shënim: Të gjithë këta dijetarë, fetvatë e të cilëve ua kemi ofruar, nuk e lejojnë zbulimin e fytyrës. Andaj, edhe e lejojnë bartjen e vathit në hundë. Përndryshe, është e ndaluar me konsensus të dijetarëve (duke u mbështetur në hadithe të shumta), shfaqja e zbukurimeve në prani të të huajve. Dhe siç e pamë, vathi në hundë, konsiderohet prej zbukurimeve të gruas. Allahu e di më së miri.
Të tregosh për të metat e dikujt
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”,vol 18, faqe 63
Pyetje: Një mik i dashur erdhi dhe më pyeti rreth një personi i cili ka kërkuar të martojë një prej të afërmve të tij. A duhet ti´a them të vërtetën, kur e vërteta nuk do ti sjell dobi atij që kërkon nuse apo çfarë duhet të bëjë? Nëse unë e gënjej mikun tim kështu që kjo mund të ketë pasoja të këqija, për shembull, që ai të më braktis mua.
Përgjigje: Kushdo që pyetet për një person në lidhje me një maslaha të sheriatit (e cila në islam llogaritet si një përfitim fetar) duhet ti tregojë atij që kërkon nuse atë që dijë e cila përputhet me realitetin dhe nuk është e lejueshme që të gënjesh atë që të pyet.
Paraqitja e kërkesës për martesë nga ana e femrës
Komisioni i Përhershëm Për Kërkime Shkencore dhe Fetva
Burimi: El-Fataua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh, fq. 75
Përmbledhur nga: Sa’d Abdul-Gaffar Ali
Pyetje: “A është e drejtë që vajza të kërkojë nga një vëlla që ai ta martojë atë, në rast se tek ky vëlla ajo sheh cilësitë e një myslimani të devotshëm, ashtu siç bëri Hadixhe bint Huvejlid? Nëse këtë gjë e lejon Islami, atëherë a ka mundësi që përmes këtij veprimi të ulet nderi i femrës? Çfarë duhet të bëjë një vajzë nëse asaj i bën përshtypje një vëlla mysliman për shkak të fesë së tij, karakterit dhe të kapurit për Kuran dhe Sunnet?”
Përgjigje: “Nëse çështja është kështu siç po e përshkruani ju, atëherë është obligim për të që t’ia paraqesë një kërkesë të tillë apo përmes ndonjë forme tjetër të pranueshme. Nuk ka asgjë të keqe në këtë gjë. Hadixheja radijallahu anha ishte ajo që veproi kështu, duka ia paraqitur veten të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem, siç është përshkruar ngjarja e njohur në suren el-Ahzab. Gjithashtu, edhe Umeri, vajzën e tij Hafsën, ia paraqiti Ebu Bekrit dhe pastaj Uthmanit radijallahu anhum.”
Marrëdhënie seksuale pas kurorëzimit, para dasmës!
“Komisioni i Përhershëm Për Kërkime dhe Fetva”
Burimi El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratill-Muslimeh, faqe. 89-90
Pyetje: “A është e gabuar nga aspekti i Sheriatit që njeriu të bëjë marrëdhënie seksuale me gruan e tij pas lidhjes së kontratës së martesës, por para dasmës, duke pasur parasysh se tradita e kundërshton këtë?”
Përgjigje: “Nuk është gabim nga aspekti i Sheriatit Islam që njeriu të ketë marrëdhënie seksuale me gruan e tij pas lidhjes së kontratës së martesës dhe para dasmës. Por, nëse ekziston rreziku i pasojave të këqija, atëherë le të mos bëjë marrëdhënie. Largimi i dëmeve ka përparësi para përfitimeve të arritura.”
Martesa për të marrë nënshtetësinë e një shteti jo-islam
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr.: 18/448.
Pyetje: “Mënyra më e lehtë për të marrë shtetësinë e një prej shteteve joislame, është që të martohesh me një grua banore e përhershme e atij vendi. Shumë prej njerëzve martohen vetëm në letër dhe atë me këmbim të parave! Ata nuk kanë marrëdhënie seksuale me ato gra, por kjo martesë ka të bëjë vetëm me marrjen e shtetësisë sa më lehtë. A është kjo kontratë martesore e saktë?”
Përgjigje: Kjo kontratë e martesës nuk është e lejuar. Kjo është gënjeshtër dhe mashtrim. Gjithashtu, nuk është e lejuar për të marrë nënshtetësinë e një vendi jo-islam. Ne kemi dhënë tashmë një fetva për gjykimin e marrjes së shtetësinë të një shteti të jobesimtarëve. Në atë fetva thuhet se nuk është e lejueshme për një mysliman që të merrë shtetësinë e një shteti të jobesimtarëve sepse ajo sjell dashurinë për këtë vend dhe pajtueshmërinë me të pavërtetën e tyre.”
Martesa e përkohshme është e pavlefshme!
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh”, faqe 37-38.
Përmblodhi: S’ad Abdul-Gaffar Ali
Pyetje: “Në kohët e sotme, pothuajse është bërë e njohur tek të rinjtë për të udhëtuar jashtë vendit e për t’u martuar me qëllimin shkurorëzimi. Pra, qëllimi i udhëtimit të tyre në vende të jashtme është martesa e tillë dhe ata përdorin disa fetva të veçanta në këtë çështje duke i keqkuptuar ato. Cili është gjykimi i saktë mbi këtë çështje?”
Përgjigje: “Martesa e cila bëhet me qëllim shkurorëzimi ndryshe quhet martesë e përkohshme.
Martesë e përkohshme është martesë e pavlefshme për shkak se ajo është martesë vetëm për dëfrim (mut’ah), gjë e cila është e ndaluar me konsensus.
Martesa e saktë është të martohesh me qëllimin e të jetuarit së bashku me partnerin tënd. Nëse gruaja është e mirë dhe e përshtatshme për të ai e mban, përndryshe ndahet prej saj. Allahu Te’ala ka thënë:
الطَّلاَقُ مَرَّتَانِ فَإِمْسَاكٌ بِمَعْرُوفٍ أَوْ تَسْرِيحٌ بِإِحْسَانٍ
“Ndarja mund të bëhet dy herë. Më pas, gruaja ose të mbahet me të mirë, ose të lejohet të ikë me të mirë.” 2:229
Mos mundësia e furnizimit, si arsye për të parandaluar mbetjen shtatzënë
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 19/298
Burimi: “Ketful-Ez’haril-Mutenathirah ‘an Fetauel-Mer’etil-Muslimeh”, faqe. 809
Pyetje: “Cili është gjykimi për të pasur pesë, gjashtë apo shtatë fëmijë pa qenë në gjendje për t’i furnizuar ata? A është e lejuar apo e ndaluar që të mos kesh më shumë fëmijë për arsye të tillë?”
Përgjigje: “Nuk është e lejuar për të parandaluar lindjet për shkak të arsyes së përmendur. Furnizimi i tyre është diçka për të cilën përkujdeset Allahu.”
Sterilizimi për të mos pas fëmijë të deformuar
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratill-Muslimeh”, faqe. 109
Përmblodhi: Sad Abdul-Ghaffar Ali
Pyetje: “Pasi që një grua kishte tre fëmijë të deformuar, ajo donte të sterilizohet që të mos ketë më shumë fëmijë. Spitali refuzon ta bëjë atë operacion derisa ajo të merr fetva me shkrim nga ju se ky operacion është i ligjshëm në bazë të Sheriatit.”
Përgjigje: “Pas studimit të “Komisionit për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, kemi arritur në përfundimin se nuk është e lejueshme për gruan e lartpërmendur që të sterilizohet që në të ardhmen të mos ketë fëmijë me zhvillim të vonuar mendor apo të deformuar. Ajo është e detyruar ti mbështetet Allahut
Subhanehu ue Te’ala dhe ta kujtojë se Allahu thotë:
وَمَا مِن دَآبَّةٍ فِي الأَرْضِ إِلاَّ عَلَى اللّهِ رِزْقُهَا وَيَعْلَمُ مُسْتَقَرَّهَا وَمُسْتَوْدَعَهَا كُلٌّ فِي كِتَابٍ مُّبِينٍ
“S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij. Ai di vendbanimin e saj dhe vendin e vdekjes. Të gjitha këto janë (të shënuara) në Librin e qartë.” 11:6
Që fëmija të lind i deformuar, i shurdhët ose me ndonjë mangësi tjetër kjo i takon dijes së fshehtë që vetëm Allahu ‘Azze ue Xhel e di. Ajo dhe burri i saj janë të detyruar që t’i luten Zotit, që t’i dhurojë atyre pasardhës të mirë dhe të shëndetshëm. Ai është i Cili thotë:
ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ
“Lutmuni Mua, Unë do t’ju përgjigjem ju!” 40:60
Të gjitha krijesat, janë të Tij dhe ai vepron me to ashtu siç Ai dëshiron.
Allahu ia lehtësoftë gjendjen asaj dhe burrit të saj, i dhuroftë atyre pasardhës të mirë dhe të shëndetshëm, ia përmirësoftë gjendjen atyre fëmijëve që Ai u ka dhënë dhe i ruajttë nga ajo që i ka goditur. Ai është i aftë për çdo gjë.”
Betimi në vetvete/pa e shqiptuar se nuk do të bëj marrëdhënie me gruan
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 1/17251
Pyetje: “Kam bërë betim në vetvete pa e shqiptuar me fjalë, se nuk do të kam marrëdhënie intime me gruan time për një javë. Mirëpo, përgjatë kësaj periudhe kohore, ne kishim marrëdhënie intime, prandaj pyes se çfarë duhet të veproj?”
Përgjigje: “Nuk jeni të obliguar me asgjë, sepse nuk keni shqiptuar betimin. Në lidhje me këtë, Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:
إن الله تجاوز لأمتي عما حدثت بها أنفسها ما لم تتكلم أو تعمل به
“Vërtetë, Allahu e ka falur atë nga umeti im i cili pëshpëritë në veten e tij, përderisa nuk e flet apo nuk vepron me të.”
Allahu na dhëntë sukses! Salauatet dhe selamet qofshin mbi Profetin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij!”
Duaja në lidhje me marrëdhëniet intime
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: “El-Fataua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh”, faqe 13 -Përmbledhur nga: Sa’d Abdul-Gaffar Ali
Pyetje: “A duhet që edhe gruaja ta lexojë duan:
بِسْمِ الله، الَّلهُمَّ جَنِّبْناَ الشَّيْطاَنَ، وَ جَنِّبِ الشَّيْطاَنَ ماَ رَزَقْتَناَ
“Me emrin e Allahut. O Allahu im, na e largo shejtanin prej nesh dhe prej atij që do të na furnizosh.”
Kur bën marrëdhënie intime me burrin e saj?”
Përgjigje: “Kjo lutje është ligjësuar për burrin kur ai dëshiron të ketë marrëdhënie me gruan e tij. Ibn Abbasi radijallahu anhu ka transmetuar se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:
أَمَا إِنَّ أَحَدَكُمْ إِذَا أَتَى أَهْلَهُ، وَقَالَ: بِسْمِ اللَّهِ، اللَّهُمَّ جَنِّبْنَا الشَّيْطَانَ وَجَنِّبِ الشَّيْطَانَ مَا رَزَقْتَنَا، فَرُزِقَا وَلَدًا لَمْ يَضُرَّهُ الشَّيْطَانُ
“Kur ndonjëri prej jush kanë dëshiron të ketë marrëdhënie intime me gruan e tij, le të thotë: “Me emrin e Allahut. O Allahu im, na e largo shejtanin prej nesh dhe prej atij që do të na furnizosh.” Nëse u jepet fëmijë, shejtani nuk do të mund ta dëmtojë atë.” Transmeton Buhariu, Muslimi dhe autorët e librave të katër Sunneneve dhe të tjerët.
Megjithatë, lejohet që edhe gruaja ta bëjë këtë dua. Ngase në parim, asgjë nuk është specifike për burrin.”
Duartrokitjet për të kënaqur fëmijët
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, 6142\2
Pyetje: “A është e lejueshme duartrokitja për të kënaqur fëmijën tënd? Apo a lejohet që mësuesi të kërkoj duartrokitjet e nxënësve për ta inkurajuar një nxënës tjetër?”
Përgjigje: “Nuk duhet të ndodhin duartrokitjet. Dhe më e pakta që mund të themi në lidhje me këtë është se ajo është shumë e urryer (në masë të madhe), sepse këto janë prej zakoneve të këqija të kohës së xhahilijetit (injorancës), dhe se kjo është diçka e veçantë për femrat kur ato duan të tërheqin vëmendjen e imamit gjatë namazit kur ai ka gabuar.”
Përzierja e fëmijëve mes moshës katër dhe pesë vjeçare
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr. 8124
Pyetje: “Disa nga vëllezërit insistojnë për të mos lejuar përzierjen mes djemve dhe vajzave të moshës katër dhe pesë vjeçare, a bëjmë mëkat nëse veprojmë kështu (nëse i lëmë të përzihen)?”
Përgjigje: “Nëse përzierja është siç e keni theksuar ju, pra kur fëmijët të jenë të moshës mes katër dhe pesë vjeçare, atëherë nuk ka asgjë të keqe në këtë.”
Çfarë është gjykimi për të festuar ditëlindjet e fëmijëve?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 6/20834
Pyetje: “Çfarë është gjykimi për të festuar ditëlindjet e fëmijëve? A është e vërtetë se agjërimi në këtë ditë është më i mirë sesa të bëhet festë?”
Përgjigje: “Të festosh ose të agjërosh për shkak të ditëlindjes, është bidat i cili nuk ka asnjë bazë në fe. Myslimanët duhet t’i afrohen Allahut duke kryer adhurimet që janë të detyrueshme dhe të rekomanduara. Ata gjithmonë duhet të jenë mirënjohës ndaj Allahut për këto ditë dhe vite që kalojnë, dhe se Allahu u ka dhënë shëndet, siguri në jetën e tyre, kanë për të ngrënë dhe i ka furnizuar me fëmijë.
Allahu na dhëntë sukses! Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij!”
Tregime të sajuara për fëmijët
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh”, faqe: 187-188.
Përmblodhi: Sa’d Abdul-Gafar Ali
Pyetje: “A është e lejueshme për të shkruar një tregim të sajuar (përrallë), por që është shkruar për arsye që fëmijët ta lexojnë atë dhe të mësojnë prej mesazhit që përmban ai tregim?”
Përgjigje: “Është e ndaluar për myslimanin që të shkruaj tregime të sajuara. Tregimet në Kuran e Sunnet dhe ngjarjet e vërteta janë të mjaftueshme për të marrë mësime dhe qortime në mënyrën të mirë, që i bën dobi çdo kujt – edhe fëmijëve.”
Paralajmërim për abuzimin e trashëgimisë së vajzës
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh”, faqe. 166
Përmblodhi: S’ad Abdul-Gaffar Ali
Pyetje: “Disa njerëz nuk i lejojnë vajzat e tyre që të marrin pjesën e tyre të trashëgimisë që u takon, nga frika se burrat e tyre në të ardhmen do t’ia marrin atë trashëgimi. A është i lejuar ky veprim?”
Përgjigje: “Allahu Te’ala ka sqaruar se kush janë trashëgimtarët dhe pjesën që u takon atyre në suren en-Nisa. Në mesin e këtyre trashëgimtarëve janë vajzat. Ai urdhëroi që çdo trashëgimtari t’i jepet e drejta e tij, duke i përfunduar ajetet e para të cilat flasin mbi këtë çështje duke thënë:
تِلْكَ حُدُودُ اللّهِ وَمَن يُطِعِ اللّهَ وَرَسُولَهُ يُدْخِلْهُ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا وَذَلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ وَمَن يَعْصِ اللّهَ وَرَسُولَهُ وَيَتَعَدَّ حُدُودَهُ يُدْخِلْهُ نَارًا خَالِدًا فِيهَا وَلَهُ عَذَابٌ مُّهِينٌ
“Këta janë kufijtë e caktuar prej Allahut. Ai që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai e shpie në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojë përherë. Kjo është fitorja e madhe. Ndërsa ai që nuk i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe shkel kufijtë e vënë prej Tij, Allahu e shpie në zjarr, ku do të qëndrojë përherë dhe për të ka ndëshkim poshtërues.” 4:13-14
Allahu Te’ala në përfundim të ajetit të fundit po të kësaj sure, ajet i cili flet në lidhje me trashëgiminë, thotë:
يُبَيِّنُ اللّهُ لَكُمْ أَن تَضِلُّواْ وَاللّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ
“Kështu Allahu ju sqaron juve, në mënyrë që të mos humbisni. Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.” 4:176
Ai që e privon vajzën nga e drejta që Allahu ia ka dhënë asaj, pa kënaqësinë dhe pëlqimin e saj, ai e ka sfiduar Allahun dhe të Dërguarin e Tij salallahu alejhi ue selem, e ka pasuar epshin e tij, e ka rënë viktimë e fanatizmit të urryer dhe një tradite që ka fillet nga koha pagane. Veprimi i tillë sjell atë që Allahu ka cekur: ndëshkimin me zjarr të Xhehenemit, nëse nuk pendohet dhe t’i jap secilës atë të drejtë që i takon.”
A është e lejuar ti përkulesh për ta nderuar një mysliman kur ta përshëndes atë?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr. 7113
Antar: Abdullah bin Kaud (Allahu e ruajttë!)
Antar: Abdullah el-Gudejjan (Allahu e ruajttë!)
Nënkryetar: Abdurr-Rrazak Afifi (Allahu e mëshiroftë!)
Kryetar: Abdul-Aziz ibn Abdullâh bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Pyetje: A është e lejuar ti përkulesh ose ti dathësh këpucat për ta nderuar një mysliman kur ta përshëndes atë? Kjo është një zakon nga paraardhësit tanë. Prandaj, unë dëshirojë të na shpjegosh të vërteten.
Përgjigje: Nuk është e lejuar ti përkulesh apo ti dathësh këpucat kur ta përshëndesësh dikë.
Gjykimi për marrjen dhe dhënien e gjërave me dorën e majtë
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr. 20961.
Pyetje: Çfarë është gjykimi për marrjen dhe dhënien e gjërave me dorën e majtë, a kjo është haram (e ndaluar) apo mekruh (e urryer)?
Përgjigje: Sipas transmetimeve autentike, është e ndaluar të japësh dhe të marrësh gjëra me dorën e majtë. Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Duhet ngrënë me dorën e djathtë, duhet pirë me dorën e djathtë, duhet marrë me dorën e djathtë dhe duhet dhënë me dorën e djathtë, sepse Shejtani ha me dorën e majtë, pi me dorën e majtë, jep me dorën e majtë, dhe merr me dorën e majtë.” (Ahmedi dhe Ibën Maxhe).
Gjykimi mbi këngën dhe poezinë
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 3635.
Pyetje: Cili është gjykimi për të dëgjuar këngë dhe poezi?
Përgjigje: Dëgjimi i këngëve është i ndaluara. Në rastin e poezisë, në qoftë se ajo përmban fjalë të urta, nxitje për punë të mira, përkujtesa të dobishme dhe gjëra të tjera të mira, ajo është e lejueshme. Por në qoftë se ajo promovon gjëra të ndaluara ose thërret për të lënë veprat e detyrueshme, atëherë kjo është haram.
Definicioni i ekstremizmit dhe lëshimi në fe
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: “Fetaual-‘Akideh” 641/597
Pyetje: “Cili është kufiri që personi e tejkalon në lidhje me kujdesin që ka për fenë, dhe kështu kjo të konsiderohet ekstremizëm? Çfarë është përkufizimi i ekstremizmit dhe cili është kufiri i neglizhencës/lëshimit në lidhje me fenë?”
Përgjigje: “Kufiri të cilin nëse një person e tejkalon në lidhje me fenë dhe që kjo të konsiderohet ekstremizëm është çdo gjë më e tepërt sesa që është e ligjësuar. Ekstremizmi është (i definuar si): “Të tepruarit në diçka dhe rëndimi i vetes me të.”Profeti salallahu alejhi ue selem e ka ndaluar ekstremizmin kur ai thotë:
إياكم و الغلو في الدين فإنما أهلك من كان قبلكم الغلو في الدين
“Jua tërheq vërejtjen kundër ekstremizmit në fe se vërtet ata që ishin para jush u shkatërruan për shkak të ekstremizmit në fe.”
Ahmedi dhe të tjerë me zinxhir të shëndoshë të transmetimit.
Sa për neglizhencën/lëshimin në fe, atëherë kjo është e definuar në këtë mënyrë: ‘Lënia në mangësi në kryerjen e asaj që Allahu e ka bërë obligim duke kryer disa mëkate, si: zinaja, përgojimi, shpifja; ose braktisja e disa gjërave që janë bërë të detyrueshme, si: respektimi i prindërve, ruajtja e lidhjeve farefisnore, marrja e selamit dhe të ngjashme (si këto).’
I gjithë suksesi vjen prej Allahut. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë familjen e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij!”
Shkurtimi i flokëve për shkak të sëmundjes
Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fatauah el-Lexhnah ed-Daimah Vol:5
Pyetje: Gruaja ime ankohet se flokët e saj po i bien shumë dhe i është thënë asaj ti preje ato të shkurtëra, sepse kjo do të zvogëlojë rënien e flokëve. A është kjo e lejuar?
Përgjigje: Nëse gjendja është ashtu siq përmendet, atëherë është e lejueshme (për të prerë flokët e saja të shkurtëra), sepse kjo do të parandalon dëmtimin e mëtejshëm.
Dhe tek Allahu qëndron i tërë suksesi dhe paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
Të fjeturit përmbys
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 19313
Pyetje: “A është e vërtetë se të fjeturit përmbys është gjë e keqe? Unë kam dëgjuar se është mekruh (e urryer), sepse kjo është mënyra që fle shejtani. Unë jam mësuar të fle në këtë pozitë që nga koha kur isha fëmijë dhe unë ende vazhdoj ta bëj këtë. Cili është gjykimi mbi këtë çështje?”
Përgjigje: “Është mekruh të fjeturit përmbys, siç është transmetuar në Sunenin e Ebu Davudit prej Tuhfah bin Kajs el-Gifarij i cili ka thënë: “Një ditë prej ditësh, kur unë isha i shtrirë përmbys në xhami natën vonë, një njeri filloi të më shtynte me këmbën e tij dhe pastaj tha: “Kjo është një pozitë të cilën e urren Allahu.” Kur shikova lartë, e pashë se ai ishte i Dërguari i Allahut صلى الله عليه و سلم.
Fjetja në këtë pozitë duhet të ndalet edhe nëse është bërë zakon, sepse myslimani duhet të braktisë zakonet që kundërshtojnë Sheriatin islam.”
Përdorimi i gjarpërinjve për mjekim
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për kërkime dhe fetva”, nr. 6990/1
Pyetje: “Një person përdor gjarpërinjtë gjatë mjekimit dhe pohon se kjo është e lejuar nëse është e nevojshme dhe s’ka ndonjë zgjidhje tjetër. Mënyra se si vepron ai, është kjo:
Ai vë një gjarpër të gjallë në një tenxhere me vaj, pastaj e vlon atë në një temperaturë të lartë. Më pastaj, këtë yndyrë e përdor për mjekim. Ndërsa ata të cilët trajtohen në këtë mënyrë bien në një gjendje të dehjes së lehtë.
A është e lejueshme për të përdorur këtë metodë të trajtimit, në qoftë se kjo gjë është e dobishme për të sëmurin? A është e lejueshme për të vënë gjarprin e gjallë në yndyrë pastaj për ta vluar atë?”
Përgjigje: “Së pari, vënia e kafshës së gjallë në ndonjë lloj lëngu pastaj të vlohet ai lëng, është e ndaluar, pasi kjo është torturë ndaj asaj kafshe. Ndërsa këtë gjë e ka ndaluar Profeti (salallahu alejhi ue selem) i cili thotë:
إذا قتلتم فأحسن القتلة
“Kur të vrasësh (mbytësh) diçka, vrite në mënyrën më të mirë …” (Muslimi, Nesaiu, Tirmidhiu dhe të tjerët)
Së dyti, nuk është e lejueshme që të përdoren për mjekim gjarpërinjtë ose vaji i cili është vluar në të cilin ka pasur ndonjë gjarpër në të për shkak se është e ndaluar ngrënia e mishit të gjarprit, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve. Dhe mishi i gjarprit të ngordhur konsiderohet Nexhes (i papastër), dhe trajtimi me sendet e ndaluara është i ndaluar.”
Shkrimi i ajeteve kuranore në një letër, futja e saj në ujë dhe pirja e atij uji
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr. 3/6779
Pyetje: “SI është gjykimi që në një letër të shkruhen disa ajete Kuranore, të vendosen në ujë dhe pastaj të pihet ai ujë? Kam parë se disa njerëz e bëjnë këtë.”
Përgjigje: “Në lidhje me këtë, nuk është transmetuar asgjë autentike nga Profeti salAllahu alejhi ue selem, Halifet e drejtë dhe sahabët e tij radijallahu anhum. Prandaj, të shmangurit e këtij veprimi, është gjë më e mirë. Dhe Allahu e di më së miri. Me ndihmën Allahut vjen suksesi. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij!”
Lutja për shërim përmes Emrave të Allahut
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: http://www.alifta.net/Fatawa/FatawaChapters.aspx?View=Page&
Pyetje: “A i lejohet një myslimani t’i lutet Allahut përmes Emrave të Tij për ta shëruar nga sëmundjet?”
Përgjigje: “Është e lejuar për ta bërë këtë gjë, duke u bazuar në përgjithësimin e Fjalës së Allahut:
وَلِلَّهِ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَىٰ فَادْعُوهُ بِهَا
“Allahu ka Emrat më të mirë, andaj lutuni Atij me ta.” 7:180
Gjithashtu, kjo është transmetuar në formë autentike nga Profeti salallahu alejhi ue selem, i cili i kishte bërë rukje disa njerëzve duke thënë:
أذهب البأس، رب الناس، اشف أنت الشافي، لا شفاء إلا شفاؤك
“O Zoti i njerëzve! Largo vështirësitë dhe shëro sepse vetëm Ti je Shëruesi dhe nuk ka shërim tjetër përveç shërimit tënd!”
Tek Allahu është suksesi. Salavatet dhe Selamet qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij!”
Gjykimi për të treguar gënjeshtra nga të cilat nuk dëmtohet askush
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr. 6355/8
Pyetje: “Çfarë është gjykimi për të treguar gënjeshtra, nëse askush nuk dëmtohet nga to?”
Përgjigje: “Gënjeshtra është e ndaluar tërësisht, me përjashtim të rasteve që janë të përjashtuara nga sheriati islam, e që nuk përfshin në atë që përmendet në pyetje. Ky ndalim është i bazuar në argumentet e përgjithshme, siç është fjala e Allahut:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اتَّقُواْ اللّهَ وَكُونُواْ مَعَ الصَّادِقِينَ
“O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe jini me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” 9:119
Në sahihun e Buhariut dhe atë të Muslimit, por edhe në libra të tjerë të haditheve, transmetohet nga Abdullah ibn Mesudi radijallahu anhu se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:
عليكم بالصدق فإن الصدق يهدي إلى البر، وإن البر يهدي إلى الجنة، ولا يزال الرجل يصدق ويتحرى الصدق حتى يكتب عند الله صديقًا، وإياكم والكذب، فإن الكذب يهدي إلى الفجور، وإن الفجور يهدي إلى النار، ولا يزال الرجل يكذب ويتحرى الكذب حتى يكتب عند الله كذابً
“Përqendrohuni në të folurit e së vërtetës, sepse të folurit e së vërtetës të shpie në mirësi dhe mirësia të shpie në Xhenet. Njeriu në vazhdimësi fletë të vërtetën dhe përpiqet shumë rreth saj, derisa të shkruhet tek Allahu si i vërtetë (njeri i cili e flet të vërtetën). Largohuni nga gënjeshtra, sepse gënjeshtra shpie në mëkate dhe mëkatet shpien në Xhehenem. Njeriu në vazhdimësi gënjen dhe jepet pas saj, derisa të shkruhet tek Allahu si gënjeshtar.”
Është treguar gjithashtu se Abdullah bin Mes’udi radijallahu anhu ka thënë:“Gënjeshtra është gabim, pavarësisht nëse bëhet seriozisht, apo me shaka. Lexojeni ajetin:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اتَّقُواْ اللّهَ وَكُونُواْ مَعَ الصَّادِقِينَ
“O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe jini me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” 9:119
Pas kësaj, a gjeni për dikë ndonjë lehtësim kur ai gënjen?!”
Gjykimi mbi kafenetë, kinematë dhe hotelet me valltare
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”6279/2
Pyetje: “Çfarë është gjykimi i Islamit të pastër në lidhje me shtetet islame që lejojnë të ketë hotele me valltare, kafene dhe kinema?”
Përgjigje: “Nuk është e lejuar për këto vende që t’i lejojnë këto gjëra, përkundrazi ata duhet ta mbrojnë popullin e tyre nga këto dhe nga çdo gjë tjetër që është e dëmshme. Përveç kafeneve që i përmendët ju, këtu mund të bëjmë sqarime shtesë:nëse në kafene shërbehen kafe, çaj dhe pije të ngjashme të lejuara, ndalojnë bixhozin, vallëzimin dhe gjëra të tjera të ndaluara, atëherë ajo është e lejuar. Dhe ekzistimi i vendeve të tilla, disa njerëzve ua lehtëson kryerjen dhe përmbushjen e nevojave që ata kanë në përditshmërinë e tyre.
Por, në qoftë se ka pirje të alkoolit dhe në to luhet bixhozi e lojëra të tjera të ndaluara, apo është një vend tubim për njerëzit e këqij, atëherë ndalohet ekzistimi i këtyre. Prandaj, udhëheqësi i shtetit duhet t’i heqë këto vende të tilla, për shkak të dëmit dhe të keqes që ato sjellin. Ndalimi i këtyre sjell rezultat shumë pozitiv në shoqëri dhe e ruan atë nga të këqijat, të cilat ndikojnë në fenë dhe moralin e shoqërisë.”
Kuptimi i hadithit: “Do të ketë sundimtar ku ju do ta njihni të mirën dhe të keqen prej tyre…”
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr.: 17320 dhe 2/315.
Pyetje: “Kemi dëgjuar hadithin:
سيكون أمراء فتعرفون وتنكرون، فمن نابذهم فقد نجا، ومن اعتزلهم فقد سلم، ومن خالطهم فقد هلك
“Do të ketë sundimtar ku ju do ta njihni të mirën dhe të keqen prej tyre. Kushdo që i kundërshton ata është i shpëtuar. Kushdo që i braktis ata është i lirë (i pastër). Dhe kushdo që përzihet me ta është shkatërruar.”
A është ky hadith autentik? Ngase, ne kemi lexuar atë në “Sahihul-Xhami’is-Sagiir ue Zijadetuhu (të Imam Albanit i cili e saktëson hadithin (v.p.))”. Por ana sipërfaqësore e këtij hadithi na duket së është në kundërshtim me hadithet që transmetohen në Buhari, Muslim dhe tek librat e tjera; hadithe të cilat arrijnë gradën e mutauatir (të padiskutueshme se janë autentike) e që porosisin për të mos bërë kryengritje ndaj udhëheqësve. Gjithashtu, kjo është rruga e Ehlus-Sunnetit dhe pasuesve të hadithit, siç edhe e specifikon Imam Tahaviu: “Nuk duhet të bëjmë kryengritje kundër udhëheqësve dhe pushtetarëve tanë, edhe nëse ata janë shumë të padrejtë.” A e kemi ne gabim apo kemi të drejtë në atë që e themi? Ju lutem të na sqaroni të vërtetën! Dhe nëse hadithi i lartcekur është autentik, atëherë si mund t’i bashkojmë me hadithet të cilat porosisin për të mos bërë kryengritje?”
Përgjigje: “Hadithin që ju e cekët është autentik. Ky hadith, nuk vije në kundërshtim me bindjen e Ehlus-Sunnetit e cila është se: “Të jemi të dëgjueshëm dhe t’i bindemi udhëheqësve dhe pushtetarëve tanë në të mirë, të kapemi për Xhematin e myslimanëve dhe të mos bëjmë kryengritje kundër tyre edhe nëse ata janë të shumë të padrejtë deri atëherë kur ata nuk bien në mosbesim të qartë.” Ngase, qëllimi me fjalën “El-munabedhe (kundërshtim)” që është përmendur në hadith, është për qëllim: “Refuzimi me gjuhë”, siç edhe e sqarojnë këtë gjë komentuesit e hadithit.
El-Menauij në (Sherhul-Xhami’ 4/132) thotë: “Femen naabedhehum (Kushdo që i kundërshton ata)”, do të thotë: kushdo që i kundërshton ata me gjuhë, atëherë “Nexhaa (ka shpëtuar)” nga dyfytyrësia dhe lajka e tradhtia. “Ue meni-’tezelehum (kushdo që i braktis ata)”, duke i urryer me zemër, atëherë “Selime (është i lirë, është i pastër)” nga ndëshkimi i mos-refuzimit të së keqes. “Femen khaletahum (dhe kushdo që përzihet me ta)” duke pranuar dhe duke qenë i kënaqur me mëkatet dhe lëshimet e tyre, “helek (është shkatërruar)” – do të thotë se ka rënë në atë vepër e cila në ahiret atij ia sjellë shkatërrimin.”
Në Sahihun e Muslimit, kemi një hadith që aludon në këtë që e theksuam më lart (nga el-Menauij (v.p.)). Transmetohet nga Umu Seleme radijallahu anha se, Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:
إنه يستعمل عليكم أمراء فتعرفون وتنكرون، فمن كره فقد برئ، ومن أنكر فقد سلم، ولكن من رضي وتابع، قالوا: يا رسول الله، ألا نقاتلهم؟ قال: لا ما صلوا
“Do tu vijnë juve udhëheqës ku ju do ta njihni të mirën dhe të keqen prej tyre. Kushdo që i kundërshton ata është i shpëtuar. Kushdo që i braktis ata është i lirë (i pastër). Mirëpo kushdo që është i kënaqur me ta dhe i pason (është shkatërruar).” Shokët e tij i thanë: “O i Dërguar i Allahut, a ta luftojmë?” Ai tha: “Jo përderisa ata falen.”
Tek Allahu është i gjithë suksesi. Salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij.”
Vazhdimi i studimeve përgjatë periudhës së zisë
“Komisioni i përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: “El-Mukarrab li-Ahkamil-Xhenaiz – 140/120-121
Pyetje: “Një gruaje i ka vdekur burri, ndërsa ajo ende nuk ka përfunduar periudhën e zisë. Mirëpo, ajo është studente në fakultet, andaj a është e lejueshme për të që të vazhdojë studimet para se pë përfundoj periudha e zisë apo jo?”
Përgjigje: “Është e obligueshme për gruan, burri i së cilës ka vdekur, që periudhën e zisë ta përfundoj në shtëpinë e burrit të saj dhe askund tjetër. Ndërsa dihet se kjo periudhë zgjatë katër muaj e dhjetë ditë. Gjithashtu ajo nuk duhet të zbukurohet, të përdorë parfum, të vesh rroba që bien në sy, apo të bëj ndonjë veprim që i bën të tjerët që ta shikojnë atë.
Megjithatë, i lejohet asaj të dalë gjatë ditës për nevojat e saj, dhe në bazë të kësaj, i lejohet t’i vazhdojë studimet, duke pasur parasysh se kjo është kërkim i diturisë. Por, duke qenë e siguruar se ajo do t’i respektoj obligimet e saj të periudhës së zisë, e duke mos përfillur kërkesat e meshkujve për martesë.
Tek Allahu është i gjithë suksesi. Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij.”
Sqarim nga “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetua” – Thirrje për bashkim të fjalës dhe hedhjen e përçarjeve dhe kundërshtimeve
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetua”
Burimi: http://www.alifta.net/Fatawa/NewFatawaContent.aspx?languagename=ar&;ID=57&GroupNumber=5
Përktheu: Jeton Borzhlani
Lavdërimi dhe falënderimi i takon Allahut, kurse përfundimi i mirë është për të devotshmit. Salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin e Allahut, Muhamedin, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij…
Thirrja në rrugën e Allahut është ndër veprat më të ndershme, kurse thirrësit në këtë rrugë janë njerëzit më fjalëmirë, siç thotë Allahu:
وَمَنْ أَحْسَنُ قَوْلا مِمَّنْ دَعَا إِلَى اللَّهِ وَعَمِلَ صَالِحًا وَقَالَ إِنَّنِي مِنَ الْمُسْلِمِينَ
“E kush flet më bukur se ai që i fton njerëzit drejt Allahut, bën vepra të mira dhe thotë: “Unë, me të vërtetë jam mysliman.” 41:3
Ata janë trashëgimtarët e Profetit në nxënien e dijes dhe përhapjen e sajë, pra dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve, kurse prej moralit të Pejgamberit salallahu alejhi ue selem ishe dashuria e tij për myslimanët, butësia e tij, mësimet dhe mirësia ndaj tyre.
Na erdhi keq ajo që po dëgjojmë nga disa thirrës, pjesëtarë të Ehlis-Sunnetit dhe Xhematit, të cilët janë duke u sjellë me ashpërsi dhe ngurtësi me vëllezërit e vet, si dhe angazhimi i tyre në cenimin e nderit të vëllezërve të vet thirrës, duke hulumtuar për të metat e tyre për t’i shpërndarë në mesin e njerëzve; duke e konsideruar këtë si adhurim me të cilin afrohen tek Allahu.
E gjithashtu në këtë ka kundërshtime të qortuara të cilat i përçajnë myslimanët në xhamitë e tyre, në tubimet e tyre dhe i shpërqendron nga thirrja dhe përmirësimi, duke qenë se Allahu ka ndaluar nga kjo:
إِنَّ الَّذِينَ فَرَّقُوا دِينَهُمْ وَكَانُوا شِيَعًا لَسْتَ مِنْهُمْ فِي شَيْءٍ
“Me të vërtetë, ti s’ke të bësh fare me ata që e përçajnë fenë e tyre dhe shndërrohen në sekte…” 6:159
Dhe thotë Allahu:
وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعًا وَلَا تَفَرَّقُوا وَاذْكُرُوا نِعْمَةَ اللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ كُنْتُمْ أَعْدَاءً فَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِكُمْ فَأَصْبَحْتُمْ بِنِعْمَتِهِ إِخْوَانًا وَكُنْتُمْ عَلَى شَفَا حُفْرَةٍ مِنَ النَّارِ فَأَنْقَذَكُمْ مِنْهَا كَذَلِكَ يُبَيِّنُ اللَّهُ لَكُمْ آيَاتِهِ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ
“Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë.” 3:103
Ndërsa kur Profeti salallahu alejhi ue selem e dërgoi Mu’adhin dhe Ebu Musanë në Jemen i porositi me fjalët:
يسرا ولا تعسرا، وبشرا ولا تنفرا، وتطاوعا ولا تختلفا
“Lehtësoni e mos vështirësoni, flitni fjalë përgëzuese e jo armiqësie, bashkëpunoni e mos u kundërshtoni.” (Buhariu dhe Muslimi).
Kemi kuptuar se, disa mysliman rishtas në Islam në vendet perëndimore, kur i kanë parë këto kundërshtime u kanë ndodhë dyshime në rolin e Islamit për unifikimin e fjalës së myslimanëve dhe bashkimin e tyre. Ndërsa këto kundërshtime ishin një fitne që përçau myslimanët dhe pengoi njerëzit të udhëzohen në fenë islame, si dhe shpërqendroi nxënësit e dijes nga thirrja dhe përhapja e trashëgimisë së Pejgamberit salallahu alejhi ue selem.
Komisioni i Përhershëm fton të gjithë thirrësit në rrugën e Allahut dhe imamët e xhamive të unifikojnë fjalët, t’i pastrojnë zemrat, t’i bashkojnë radhët, si dhe paralajmëron për kontributin që çon në përçarjen e myslimanëve dhe mbjelljen e armiqësisë ndërmjet tyre, si dhe preokupimin me njëri-tjetrin përdhunisht dhe padrejtësisht, sepse ai që thërret në një mëkat do ta këtë barrën e tij dhe barrën e atyre që e veprojnë gjer në ditën e gjykimit.
_______________________________________________________________________________
Sqarimi i “Komisionit të Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva” në lidhje me ‘Thirrjen për bashkim të fjalës dhe hedhjen e përçarjeve dhe kundërshtimeve’, nuk ka për qëllim mos-refuzimin e të kotës dhe bidatçive
Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=142656
Pyetje: “Shejkhu ynë i nderuar, para ca ditësh “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva” nxorri një sqarim[1] i cili kishte të bëj me ‘Thirrje për bashkim të fjalës dhe hedhjen e përçarjeve dhe kundërshtimeve’. Disa njerëz këtë fetva e marrin për argument se nuk duhet të merremi me kundërshtarët e Sunnetit dhe Bidatçitë! Çfarë është komenti juaj në lidhje me këtë?”
Përgjigje: “Në atë sqarim nuk ka asnjë aludim që jep të kuptohet se nuk duhet të refuzohet kundërshtari i Sunnetit (apo edhe bidatçiu (v.p.)), apo se nuk duhet sqaruar e vërteta. Të thuhet kështu është keqinterpretim i atij sqarimi.
Ai sqarim i drejtohet nxënësve të dijes duke i këshilluar ata që të lënë anash grindjet, bojkotimet dhe vet-lartësimit ndaj njëri-tjetrit për grindje të ulëta. Ajo që duhet vepruar, është këshilla që duhet t’i jap njëri tjetrit. Ky është qëllimi i atij sqarimi.
Por që dikush ta interpretoj ashtu siç ka dëshirë sqarimin në fjalë, kjo është përgjegjësi e tyre para Allahut. Sqarimi është i qartë dhe nuk shoh ndonjë problem në të.
Tek e fundit, ke shumë njerëz që edhe fjalët e Allahut i interpretojnë dhe i komentojnë në përputhshmëri me lajthitjet e tyre! Sqarimi nuk është i tillë dhe pasuesi i të kotës e pason metodologjinë e tij dhe mundohet që në çdo formë ta ndihmoj të kotën e tij edhe nëse kjo ndihmë është e pavërtetë. Prandaj, ka prej tyre që gënjejnë për fjalët e njerëzve, fjalët e Kuranit e fjalët e dijetarëve (i keqinterpretojnë ato (v.p.)).”
Vetëvrasje apo përdhunim?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, nr 22/253
Pyetje: “A i lejohet gruas myslimane që të bëjë vetëvrasje për të ruajtur nderin e saj dhe sekretet e luftëtarëve në rrugën e Allahut në qoftë se ajo ka frikë se armiku do ta përdhunojë atë?”
Përgjigje: “Nuk është e lejueshme për të që të bëjë vetëvrasje edhe nëse ajo frikësohet se do t’i ndodhë ajo që ka përmendur. Në këtë rast ajo është e justifikuar para Allahut, ngase ajo që i ndodhë është pa dëshirën e saj.”
Periudha e pritjes duke u mbështetur në teknologjinë moderne
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: El-Fetaua el-Kajjimah lil-Usratil-Muslimeh, faqe 142
Përmbledhur nga: Sa’d Abdul-Gaffar Alij
Pyetje: “Cili është gjykimi që gruaja ta di që nuk është shtatzënë duke u mbështetur në teknologjinë moderne dhe këtë ta marr për bazë në lidhje me periudhën e pritjes[1]?”
Përgjigje: “Allahu Te’ala është Ai i Cili ka ligjësuar ligjet e adhurimit dhe të të gjitha fushave të tjera. Ai Subhaneh ka dituri të përsosur mbi atë që ka qenë dhe do të jetë. Ai nuk e ka përshkruar teknologjinë moderne përmes së cilës gruaja ta dijë nëse është shtatzënë e që kjo të ndikoj në periudhën e pritjes (të shkurtohet periudha e pritjes). Teknologjia moderne nuk mund të zëvendësojë periudhën e pritjes e cila është ligjësuar në Kuran dhe Sunnet dhe është shpjeguar në librat e fikhut.”
___________________________________________________________________________
[1] Do të thotë që të mos pres aq sa është e ligjësuar në sheriat, por të mbështetet në atë që i ofron mjekësia bashkëkohore
A duhet që gruaja të marrë abdes para se të bëjë marrëdhënie seksuale përsëri?
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh, faqe 14
Përmblodhi: Sa’d Abdul-Gaffar Ali
Pyetje: “Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:
إذا أتى أحدكم أهله ثم أراد أن يعود فليتوضأ
“Nëse dikush i afrohet gruas së tij të bëj marrëdhënie dhe këtë dëshiron ta përsërisë, atëherë le të marrë abdes.”
A është kjo posaçërisht për burrin apo kjo vlen edhe për gruan?”
Përgjigje: “Kjo është ligjësuar për burrin i cili dëshiron të ketë marrëdhënie përsëri me gruan e tij. Pra, ky hadith i drejtohet burrit dhe jo gruas.”
Agjërimi dhe rikthimi i periudhës menstruale pas përdorimit të pilulave
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 1/17942
Pyetje: “Një grua përdori pilula për të parandaluar periudhën e saj menstruale gjatë Haxhit, dhe për shkak të kësaj cikli menstrual i saj u ndryshoi nga ajo që ishte zakonisht. Cikli e kishte zakon të zgjasë për tetë ditë, por tani gjaku i rikthehet tre ditë pasi ajo të pastrohet, dhe kjo qëndron për një ose dy ditë, pastaj ajo pastrohet.
Gjaku i cili rikthehet pas përfundimit të periudhës normale menstruale, a konsiderohet si gjak menstrual apo Istihadah (çrregullim)? Gjithashtu, duhet ditur se ajo agjëroi këto ditë gjatë Ramazanit (duke menduar se është çrregullim). Prandaj, a duhet t’i kompensojë këto ditë që i ka agjëruar gjatë kësaj periudhe, për shkak se ajo mund të ketë qenë në periudhën menstruale (nëse konsiderohet e tillë), apo nuk duhet bërë fare kompensimin e këtyre ditëve?”
Përgjigje: “Është shumë e mundshme që ajo ka menstruacione edhe gjatë këtyre ditëve dhe ajo duhet t’i kompensojë ato ditë që i ka agjëruar në atë gjendje.
Allahu na dhëntë sukses. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij.”
Mos mëkimi i fëmijëve për të ruajtur shëndetin
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 2/5953
Pyetje: “Disa nëna nuk duan t’i mëkojnë fëmijët e tyre, në emër të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe disa nuk i mëkojnë fëmijët gjatë gjithë periudhës dy vjeçare. A konsiderohen të jenë ato nëna mëkatare?”
Përgjigje: “Është e detyrueshme për nënat që t’i mëkojnë fëmijët e tyre dhe të kujdesen për shëndetin e vet. Nuk është e lejueshme që ato të mbështeten tërësisht në qumësht të kafshëve apo në ndonjë qumësht tjetër përveç qumështit të gjirit nëse burrat e tyre nuk e miratojnë veprimin e tyre, edhe nëse nuk pritet që ndonjë dëm t’i godet fëmijët.”
Përkdheljet mes burrit dhe gruas
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Anëtarë: Shejkh Abdullah bin Abdirr-Rrahman el-Gudejan
Nënkryetar: Shejkh Abdurr-Rrezak Afifi
Kryetar: Imam Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz
Burimi: Fetvaja nr. 11063
Pyetje: “Cili është gjykimi për burrin i cili flen me gruan e tij në një shtrat dhe e përkëdhel atë me epsh pa pasur marrëdhënie seksuale apo pa liruar spermën, a duhet që ai në këtë rast të pastrohet (të bëjë gusël)?”
Përgjigja: “Të gjitha falënderimet i takojnë vetëm Allahut, paqja dhe bekimi qofshin mbi të dërguarin e Tij, familjen dhe shokët e tij.
Nëse burri fle me gruan e tij dhe e prek atë me epsh duke mos e fut organin brenda në vulvë e as nuk ejakulon fare, atij nuk i kërkohet të marr gusl.
Pyetje: “Shpresojë se do të na e sqaroni dallimin në mes pastërtisë së madhe dhe asaj të vogël. Gjithashtu, nëse një njeri sheh ëndrra seksuale dhe liron një apo dy pika spermë, a i lejohet atij që ta largoj atë vetem me ujë duke mos u pastruar nga papastërtia e xhununbllakut?”
Përgjigja: “Papastërtia e vogël është ajo e cila e zhvlerëson vetëm abdesin, siç është gjumi, urinimi, ngrënia e mishit të devesë etj, kurse papastërtia e madhe është ajo e cila e bënë të nevojshme guslin, sikurse kur lëshohet rrjedhja e spermës me ndjenjën e kënaqësisë, dhe kur maja e organit gjenital të mashkullit depërton në vulvë (organin gjenital të femrës). Ndërsa në rast se burri ka parë ëndërr dhe sheh spermën, qoftë edhe një pikë, ai obligohet që të marrë gusël.
Allahu na dhëntë sukses. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi profetin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij.”
Përdorimi i pilulave për të parandaluar menstracionet gjatë Haxhit apo gjatë Ramazanit
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: Fataua el-Mar’ah al-Lexhnat ud-Da’imah fq.89
Pyetje: “A është e lejueshme për një grua që të përdorë pilula që parandalojnë periudhën e saj ose e vonojnë atë gjatë kohës së Haxhit? “
Përgjigje: “Është e lejueshme për gruan që të përdorë pilula që parandalojnë periudhën e saj gjatë Haxhit. Megjithatë kjo duhet të bëhet vetëm pasi ajo ta ketë pyetur një mjek të specializuar për këshilla lidhur me këtë çështje, në mënyrë që ajo të mos dëmtohet nga kjo. E njëjta gjë vlen në Ramazan, nëse ajo dëshiron të agjërojë gjatë Ramazanit.”
A është e lejueshme që beqarët/beqaret të mendojnë për seks?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva” nr. 6754
Pyetje: “A është e lejueshme që djemtë e rinj beqarë të mendojnë për seks?”
Përgjigje: “Kjo nuk është e lejuar, sepse kjo shpi në kryerjen e mëkatit dhe në korrupsion.”
Cilat namaze duhet të fal nëse pastrohem mes namazit të drekës dhe ikindisë?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”,Fetua nr. 18637
Kryetar: Abdul Aziz Ibn Abdullah Ibn Baz
Zv.Kryetar: Abdul Aziz Ali Shejkh
Anëtar: Abdullah Ibn Gudejan
Anëtar: Salih El-Feuzan
Anëtar: Bekr Ebu Zejd
Pyetja e shtatë: “Është e ditur se nëse gruaja me menstruacione pastrohet para perëndimit të diellit, ajo obligohet që të fali namazin e Drekës dhe të Ikindisë, porse, cili është gjykimi nëse ajo pastrohet në mes të Drekës dhe Ikindisë, a obligohet ajo që të fali Akshamin apo jo?”
Përgjigje: “Nëse gruaja pastrohet nga menstruacionet midis Drekës dhe Ikindisë, ajo obligohet që të fali Drekën dhe namazet që vijnë pas saj (Drekës), sepse ajo llogaritet e pastërt.”
Suksesi është nga Allahu. Lavdërimi dhe bekimi qoftë mbi të Dërguarin tonë Muhammedin, mbi familjen dhe shokët e Tij.
Cili është gjykimi për të mësuar dhe praktikuar magjinë?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetua nr. 6289
Kryetar: Abdul Aziz Ibn Abdullah Ibn Baz
Zv.Kryetar: Abdurr-Rrazak Afijfij
Anëtar: Abdullah Ibn Gudejan
Anëtar: Abdullah Ibn Ku`ud
Pyetja e parë: “Çfarë është për qëllim me fjalën e Tij “Mësojeni magjinë porse mos punoni me të.” Pasi disa njerëz thonë: Ky është hadith i dobët?”
Përgjigje: “Nuk lejohet të mësohet magjia as për punë dhe as për parandalim. Allahu i Lartësuar na ka treguar në librin e Tij se mësimi i magjisë është kufër.
Ka thënë Allahu i Lartësuar:
يُعَلِّمُونَ النَّاسَ السِّحْرَ وَمَا أُنْزِلَ عَلَى الْمَلَكَيْنِ بِبَابِلَ هَارُوتَ وَمَارُوتَ وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنْ أَحَدٍ حَتَّى يَقُولاَ إِنَّمَا نَحْنُ فِتْنَةٌ فَلاَ تَكْفُرْ
“Ata u mësonin njerëzve magjinë dhe dijeninë që u ishte dërguar dy Melaikeve në Babiloni – Harutut dhe Marutit. Këta Melaike nuk i mësonin ndokujt magji, pa i thënë: “Ne jemi dërguar për t`ju vënë në provë, andaj ti mos u bëj mohues (duke ushtruar apo mësuar magjinë.)“
Gjithashtu edhe Profeti salAllahu alejhi ue selem na ka treguar se magjia është një nga mëkatet e mëdha dhe na ka urdhëruar që të largohemi prej saj duke thënë:
اجتنبوا السبع الموبقات
“Largohu prej shtatë mëkateve shkatarruese.“
Dhe përmendi magjinë si njëra prej tyre.
Gjithashtu edhe në Sunenin e Nesaiut (transmetohet):
من عقد عقدة ونفث فيها فقد سحر ومن سحر فقد أشرك
“Kushdo që lidh një nyje dhe pastaj fryn në të, ka bërë magji dhe ai që bënë magji ka bërë shirk.”
Ndërsa sa i përket fjalës që ju përmendut duke thënë se: “Mësojeni magjinë porse mos punoni me të.“, kjo nuk është hadith as i saktë dhe as i dobës sipas asaj që ne dimë.”
Suksesi është nga Allahu. Lavdërimi dhe bekimi qoftë mbi të Dërguarin tonë Muhammedin, mbi familjen dhe shokët e Tij.
Dexhalli dhe disa gjëra rreth tij
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr.7114
Kryetar: Abdul Aziz Ibn Abdullah Ibn Baz
Zv.Kryetar: Abdur-razak Afijfij
Anëtar: Abdullah Ibn Gudejan
Anëtar: Abdullah Ibn Ku`ud
Pyetja e tretë: “Është treguar në disa hadithe të Profetit salAllahu alejhi ue selem ngjarja e Dexhallit. Çfarë do të thotë Dexhall? A ekziston ai tani apo jo? Ku është ai tani? Cili është kuptimi “ai është i verbër (në njërin sy)” gjë të cilën na e ka treguar Profeti salAllahu alejhi ue selem, a është kjo e vërtetë apo joreale? Na e sqaroni të vërtetën e kësaj çështjeje me atë dije që gjendet te ju dhe Allahu iu shpërbleftë me Xhenetin Firdeus.”
Përgjigje: “Dexhall rrjedh nga fjala dexhele që do të thotë të gënjesh (shumë) dhe të frikësosh, sepse ai do të pretendoi që është zot dhe kjo është prej gënjeshtrave më të mëdha.
Ai tani ekziston, ndërsa sa i përket verbërisë së tij (në njërin sy) ajo është reale, pasi origjina tek fjalët është realiteti.
Dalja e mesihut Dexhall është diçka e cila është vërtetuar nga Profeti salAllahu alejhi ue selem në shumë hadithe të sakta dhe muteuatire.”
Suksesi është nga Allahu. Lavdërimi dhe bekimi qoftë mbi të Dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e Tij.
Cili është gjykimi për të prishur magjinë me magji?
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 1465
Kryetar: Abdul Aziz Ibn Abdullah Ibn Baz
Zv.Kryetar: Abdurr-Rrazak Afijfij
Anëtar: Abdullah Ibn Gudejan
Anëtar: Abdullah Ibn Ku`ud
Pyetje: “Ai i cili ka magji, a i lejohet atij të shkoj tek ndonjë magjistar që t`ia largoi magjinë?”
Përgjigje: ”Kjo nuk është e lejuar. Origjina në këtë çështje është ajo çfarë ka transmetuar Imam Ahmedi dhe Ebu Daudi me zinxhirin e transmetimit të tij nga Xhabiri radijAllahu anhu i cili ka thënë:
سئل رسول الله صلى الله عليه وسلم عن النشرة فقال: هي من عمل الشيطان
”Është pyetur i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem për “En-Nushratu” dhe tha:”Ajo është nga punët e shejtanit.”
Kurimet fetare dhe ato natyrore janë të mjaftueshme.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka ka thënë:
”Allahu nuk ka zbrit sëmundje vetëm se ka zbritur edhe kurimin e saj. E din atë kush e din dhe nuk e din atë ai që nuk e din.”
I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue ala alihi ue selem ka urdhëruar me u kuruar dhe ka ndaluar që me u kuruar me haram.
Ai salAllahu alejhi ue ala alihi ue selem ka thënë:
تداووا، ولا تداووا بحرام
”Kurohuni dhe mos u kuroni me haram.”
Gjithashtu është transmetuar prej Tij salAllahu alejhi ue selem se ka thënë:
إن الله لم يجعل شفاء أمتي فيما حرم عليها
”Allahu nuk e ka bërë shërimin e ummetit Tim në gjërat që Ai i ka bërë harram.”
Suksesi është nga Allahu. Lavdërimi dhe bekimi qoftë mbi të Dërguarin tonë Muhammedin, mbi familjen dhe shokët e Tij.
Zemra e cila simbolizon dashurinë për Profetin
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Abdullah el-Gudejjan (Allahu e mëshiroftë!)
Salih el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)
Bakr Ebu Zejd (Allahu e mëshiroftë!)
Burimi: http://www.alifta.net/fatawa/fatawaDetails.aspx?languagename=ar&BookID=3&View=Page&PageNo=21&PageID=9409
Pyetje: “Një person gjeti një tufë çelësash e cila përbëhej mes tjerash nga një zemër që simbolizon dashurinë. Në të shkruan “Unë”, “zemër” “të Dërguarin”, dmth “Unë e dua të Dërguarin salAllahu alejhi ue selem”. Në anën e pasme shkruan “O i dashuri im, O i Dërguari i Allahut!”. Një tjetër bizhuteri ishte rreth dhe duhet të varet në qafë. E njëjta gjë shkruante në të. Po kështu, disa gra kanë filluar të vishen me rroba që kanë të njëjtën shkrim sipër gjirit të majtë.”
Përgjigje: “Një praktikë e tillë dhe shkrime mbi rroba, bizhuteri dhe të ngjashme nuk ishte e njohur në mesin e Selefëve i cili është brezi më i mirë dhe i cili e nderonte dhe e donte të Dërguarin salAllahu alejhi ue selem më shumë se sa brezat e mëvonshëm. Gjithashtu, kjo është një përngjasim me mëkatarët që përdorin simbole të ngjashme për të treguar dashurinë e tyre të ndaluar dhe lidhjen e dashuris për të tjerët. Ata hyjnë me gjithë zemër në të pa u shqetësuar se çfarë thotë dispozita e pastër ka për të thënë. Përveç kësaj, është e kuptueshme nga simboli se dashuri ndaj të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem është sikurse dashuria ndaj të gjithë krijesave të tjera. Kjo është një gabim i madh. Dashuria për të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem është detyrim i ligjësuar. Besimi nuk mund të kompletohet pa të. Dashuria ndaj krijesave të tjera mund të jetë ose e ligjësuar ose e ndaluar. Përgjatë kësaj, nuk është e lejuar për të blerë, shitur ose përdorur simbole të ngjashme.