Grup Dijetarësh.
Mësime Islame

01.


Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh

 

 

A lejohet talkini pas varrosjes së të vdekurit?

 

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva

Burimi: “Fetaua Islamijeh” 2/51

Pyetje: “Çfarë është gjykimi për të lexuarit e talkinit për të vdekurin duke u bërë në këtë formë: “O Abdullah i biri i Abdijës, kujtoje dëshminë me të cilën ke dalë nga kjo botë duke kaluar në amshim: “La ilahe ilallah ue enne Muhameden resulullah”! E kur të vinë dy melek dhe të pyesin ty: “Kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Kush është i profeti yt?” Ndërsa ti përgjigju atyre: “Allahu është Zoti im, Islami është feja ime dhe Muhamedi është profeti im, Qabja është kibla ime dhe myslimanët janë vëllezërit e mi”, dhe fjalë të tjera të ngjashme me këto. Të gjitha këto lexohen pasi të varroset i vdekuri dhe jo kur ta lexojnë suren Jasin në momentet e agonisë. A ka ardhur ndonjë hadith autentik në lidhje me këtë gjë, ngase ata që i lejojnë veprimet e tilla mbështeten në hadithe të cilat kanë kuptime të ngjashme?”

Përgjigje: “Udhëzimi i të Dërguarit salallahu alejhi ue selem pas varrosjes së të vdekurit është kështu: ai dhe shokët e tij drejtoheshin kah varri i të vdekurit, pastaj i lutej Allahut që ta mëshirojë dhe ta forcojë të vdekurin dhe këtë gjë e kërkonte edhe prej shokëve e tij, por ai nuk ulej tek varri e të lexonte Kuran apo të lexonte talkinin.

Thotë Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!): “Leximi i talkinit për njeriun pas vdekjes nuk është vaxhib me konsensus dhe kjo nuk është prej punëve njohura të besimtarëve të kohës së të Dërguarit salallahu alejhi ue selem dhe Hulefave të tij. Por, kjo gjë është praktikuar ndonjëherë nga disa prej sahabëve, siç janë Ebu Umame dhe Vathileh bin el-Eska’. Gjejmë që disa nga imamët e ka përvetësuar këtë gjë nga këta, siç është Imam Ahmedi dhe disa prej pasuesve të tij. Të Imam Shafiut e preferojnë veprimin e tillë. Në anën tjetër, ka dijetarë të cilët e urrejnë këtë gjë për shkak se janë të bindur se veprimi i tillë është bidat. Nga kjo që e cekëm më lartë, konkludojmë se në këtë mesele janë tri mendime: preferohet, urrehet dhe lejohet. Mendimi i së lejuarës mendojmë se është më i drejti, ndërsa preferohet që të bëhet dua për të vdekurin, ngase për këtë ka inkurajuar Profeti salallahu alejhi ue selem.

Salatet dhe Selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij!”

 

Besimi në emrat dhe cilësitë e Allahut

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: El Akidetu el Uesitijeh”

 

{Rruga e pasuesve të sunnetit dhe xhematit në lidhje me emrat dhe cilësitë e Allahut}

Prej besimit në Allahun është: Besimi në atë me të cilën Ai e ka cilësuar (përshkruar) veten e Tij në Librin e Tij të ndershëm si dhe me çfarë e ka cilësuar atë i dërguari i Tij Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) pa bërë ndryshim (et tahrif), anollim (et teatil), pa tekjijf (formësim) dhe pa përngjasim,porse ata besojnë se:

Asgjë nuk i shëmbëllen Atij, Ai është Dëgjuesi dhe Shikuesi.” Esh -Shura 11

Ata nuk mohojnë përshkimin që Allahu i ka bërë Vetes së Tij, nuk i nxjerrin fjalët nga kuptimi i tyre i vërtetë, nuk i mohojnë emrat dhe cilësitë e Tij, nuk pyesin me “Si?” dhe nuk i shëmbëllejnë cilësitë e Allahut me ato të krijesave të Ti

Ai, i Lartmadhëruari, nuk ka të barabartë, nuk ka ortak, Ai nuk shembëllohet me krijesat e Tij, Ai është më i ditur për veten e Tij se çdo kush tjetër, më i vërtetë në thënie dhe fjalët e Tij janë më të bukura dhe më të mirat sesa ato të krijesave të Tij. Kurse të dërguarit e Tij janë të sinqertë dhe të vërtetuar prej Tij dhe nuk janë si ata që flasin për Allahun atë që nuk dinë.

Prandaj Ai ka thënë:

“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” Es Safat 180-182

Pra, e ka pastruar Veten e Tij nga ajo që i mveshin kundërshtuesit e të dërguarve duke u dhënë paqe atyre (të dërguarve) për shkak të fjalëve të pastërta që kanë thënë për Të prej mangësisë që i mveshën. Ai i Lartmadhëruari ka bashkuar në atë që e ka cilësuar dhe quajtur veten e Tij ndërmjet mohimit dhe pohimit, prandaj pasuesit e sunetit dhe xhematit nuk devijojnë nga ajo me të cilën kanë ardhur të dërguarit, sepse ajo është rruga e drejtë, rruga e atyre që Allahu i begatoji me mirësi prej profetëve, besnikëve, dëshmorëve dhe vepërmirëve. Po ashtu në të bën pjesë ajo atë me të cilën Allahu e ka cilësuar Veten e Tij në suren “El Ihlas”[3], e cili llogaritet si një e treta e Kuranit,[4] ku Ai thotë:

“Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!” El Ihlas 1-4

Si dhe ajo me të cilën Ai e ka cilësuar veten e Tij në ajetin më madhështor në Librin e Tij, ku Ai thotë: 

“Allahu![5] Nuk ka të adhuruar tjetër (të denjë) përveç Tij, të Përjetshmit[6], Mbajtësit të gjithçkaje[7]! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi![8] Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në tokë.[9] Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai pa lejen e Tij?[10] Ai di gjithçka që ka ndodhur para krijesave dhe gjithçka që do të ndodhë pas tyre,[11] kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga dija e Tij, përveç asaj që do Ai. Kursiju[12] i Tij përfshin qiejt dhe Tokën dhe Atë nuk e lodh ruajtja e tyre (qiejve dhe Tokës). Ai është i Larti[13], Madhështori.” El Bekare 255.

Prandaj kushdo që e lexon këtë ajet në mbrëmje, Allahu e ruan atë kurse shejtani nuk mundet t’i afrohet atij deri në mëngjes.

Po ashtu fjala e Tij:

“Ai është i Pari dhe i Mbrami, i Dukshmi (me argumente) dhe i Padukshmi (me sy). Ai është i Dijshëm për çdo gjë!” El Hadid 3

 Po ashtu fjala e Tij:

“Mbështetu në të Gjithëjetshmin, i Cili nuk vdes.“ Furkan 58

 Fjalët e Tij:

“Ai është i Gjithëdijshmi, i Urti.” Tahrim 2

 “Ai është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.” Tahrim 3

Ai di çfarë hyn në tokë dhe çfarë del prej saj, çfarë zbret nga qielli dhe çfarë ngrihet drejt tij.” Sebe 1-2

 “Ai i ka çelësat e së padukshmes dhe vetëm Ai i njeh ato. Ai e di ç’ka në tokë dhe në det; asnjë gjeth nuk bie, pa e ditur Ai dhe nuk ekziston asnjë kokërr në errësirën e tokës, as e njomë, as e thatë, që të mos jetë shënuar në Librin e qartë (Leuhi Mahfudh).El Enam 59

dhe asnjë femër nuk mund të mbetet shtatzënë apo të lindë pa dijeninë e Tij” Fusilet 47

që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij.” Talak 12

“Vërtet, Allahu është Furnizuesi i vetëm, i Fuqishmi, i Plotpushtetshmi.”Edh Dharijat 58

“Asgjë nuk i shëmbëllen Atij, Ai është Dëgjuesi dhe Shikuesi” Esh Shura 11

“Vërtet, Allahu ju këshillon mrekullueshëm dhe vërtet, Allahu dëgjon çdo gjë dhe vështron të gjitha punët.” En Nisa 58

“Do të ishte më mirë për ty sikur të kishe thënë, kur hyre në kopshtin tënd: “Kështu ka dashur Allahu! Nuk ka fuqi përveçse nëpërmjet Allahut.” El Kehf 39

“E, sikur të donte Allahu, ata nuk do të vriteshin me njëri-tjetrin, por Allahu vepron atë që do Vetë.”[14] Bekare 253

“Ju është lejuar ngrënia e kafshëve, përveç atyre që do t’ju njoftohen. Derisa të gjendeni në Ihram gjatë haxhit, nuk ju lejohet gjuetia. Vërtet, Allahu vendos çfarë të dëshirojë.” El Maide 1

 “Allahu ia hap zemrën për (të pranuar) Islamin atij që dëshiron ta udhëzojë, ndërsa atij që dëshiron ta lërë në humbje, (ia mbyll zemrën e) ia shtrëngon gjoksin si të jetë duke u ngjitur në qiell.” El Enam 125

[3] Ibën el Xheuzi në në tefsirin e tij 9/264 thotë se në lidhje me suren “El Ihlas” ka dy fjalë: E parë: Se ajo është sure Mekije, kjo është fjala e Ibën Mesudit, Hasenit, Ataut, Ikrames dhe Xhabirit. E dyta: Ajo është Medenije, kjo transmetohet nga Ibën Abasi, Katadja dhe Dahaku.” Shih “Tefsirin” e Ibën Kethirit 4/566, “Tefsirin” e Kurtubiut 20/244 dhe “Fet’hul Kadir” 5/513

[4] Muslimi në “Sahihun” e tij  811

[5] Ky është ajeti më madhështor i Kuranit të ndershëm, më i mirë dhe më i lartë, dhe kjo për shkak të përmbajtjes së tij prej çështjeve madhështore dhe atributeve të larta të Allahut të Madhëruar. Për këtë arsye kanë ardhur hadithe të shumta që flasin për vlerën e këtij ajeti dhe që nxitin për leximin e tij në mëngjes e në mbrëmje, para fjetjes, pas çdo namazi farz, etj.

[6] I Cili zotëron jetë absolute, të përhershme, pa fillim dhe pa mbarim, dhe i Cili gëzon të gjitha cilësitë vetjake absolute që i përshtaten Madhështisë dhe Lartësisë së Tij, të cilat nuk i ngjajnë assesi cilësive të krijesave.

[7] Vet-Ekzistuesi, i Cili mbahet Vetë dhe mban gjithçka që ka krijuar me jetë, furnizim dhe gjithçka që iu nevojitet. Është Ai që gëzon të gjitha cilësitë veprore apsolute që i përshtaten Madhështisë dhe Lartësisë së Tij, të cilat nuk i ngjajnë assesi cilësive të krijesave.

[8] Sepse këto janë cilësi që tregojnë dobësi dhe nevojë, cilësi që i përshtaten krijesave dhe jo Krijuesit të Madhëruar, i Cili zotëron cilësitë e plota dhe absolute, që nuk i ngjajnë atyre të krijesave.

[9] Allahu është Zotëruesi dhe Sunduesi i Vetëm i gjithçkaje që ekziston, dhe Ai nuk ka asnjë shok apo ortak, as në sundim, as në atribute dhe as në adhurim.

[10] Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Allahu për askënd, veçse me lejen e Allahut, dhe kjo leje do të jetë në ditën e Kiametit, kurse në këtë botë askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Allahu, qoftë i gjallë apo i vdekur, dhe Allahu nuk pranon ndërmjetës, sepse Allahu thotë: “Kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, (thuaju se) Unë jam afër! I përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. Ndaj, të më përgjigjen Mua dhe të besojnë tek Unë, që të udhëzohen drejt!” [El Bekare, 186].

[11] Allahu di gjithçka në hollësi me dije absolute, që para krijimit të krijesave dhe se çfarë do të bëjë në të ardhmen, në këtë botë dhe në botën tjetër.

[12] Disa dijetarë thonë se me këtë fjalë është për qëllim “Dija” e Allahut, e cila përfshin gjithçka që gjendet në qiej e në tokë, të dukshme e të padukshme. Ata të cilët thonë se “Kursiju” është për qëllim “Dija” siç ëhstë Hasen el Basri etj. prej selefëve kanë gabuar në këtë gjë, sepse “Kursiju” është gjë tjetër dhe “Arshi” tjetër gjë. Ndërsa të tjerë thonë se me këtë fjalë është për qëllim “Karrigia”, apo “Stoli” i vendosur para Arshit-Fronit të Allahut. Është vërtetuar se Ibën Abasi ka thënë: “Kursija është vendi i vendosjes së këmbëve, kurse madhësinë e Arshit nuk e përcakton veçse Allahu i Madhëruar.”Po ashtu thuhet se Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy ata!) ka thënë: “ Se “Kursiju” është “Dija”, porse zinxhiri i i kësaj fjale është daif dhe nuk vlen të argumentohet me të. Ndërsa nga Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk ka ardhur veçse një hadith i saktë në lidhje me Kursijin, ku thuhet: “Shtatë qiejt para Kursijit nuk janë veçse si një unazë e hedhur në shkretëtirë, kurse madhësia e Arshit para Kursijit është si madhësia e asaj shkretëtirë para asaj unaze.” [Es Silsiletu es Sahiha, 109].

[13] Mbi të gjitha krijesat e Tij me Qënien e Tij dhe me Atributet e Tij absolute.

[14] Me Vullnetin e Tij absolut, duke i dhënë sukses për zbatimin e urdhrave të Tij kujt të dojë dhe duke poshtëruar e përçmuar kë të dojë, dhe në këtë gjë, Allahu nuk i bën padrejtësi askujt, por të mirit i shton mirësi dhe të keqit i jep atë që ka zgjedhur vetë dhe atë që meriton.

 

Selefët as nuk pohuan e as nuk mohuan se Allahu ka trup  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Minhaxhus-Sunneh en-Nebeuijeh (2/105)

Askush prej Muhadithinëve, Tefsirologëve, e Fukahave, –katër Imamët e medhhebeve dhe pasuesit e tyre, dijetarët e njohur të myslimanëve, dhe para tyre Sahabët e tabiinët, askush prej tyre nuk ka thënë se Allahu ka trup. Nga ana tjetër, s’ka pasur asnjë nga mesi i Selefëve dhe Imamëve i cili ka thënë se Allahu nuk ka trup.

Ata që ia kanë përshkruar ndonjërën prej këtyre dy thënieve ndokujt prej atyre që i përmendëm më lartë, atëherë është mbështetur në ndonjë shprehje e cila mund të ketë kuptimin e trupit në aspektin gjuhësorë.

 

Ehlus-Sunneti thonë se Allahu është mbi qiej

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Sherh Hadithin-Nuzul, fq. 144-145.

Ibën Ebi Hatim ka transmetuar në tefsirin e tij ‘et-Tefsir’: Nga Asim bin er-Rau’ad nga Adem nga Ebu Xhafer nga er-Rebi nga Ebul-Alijeh i cili ka thënë se “Allahu u ngrit mbi qiell” kur fliste në lidhje me ajetin:

ثُمَّ اسْتَوَى إِلَى السَّمَاء

“Pastaj Ai u ngrit lartë drejt qiellit.” 2:29

Ibn Ebi Hatim ka thënë: “Ngjashëm është transmetuar nga el-Hasan el-Basri, dhe Enes bin er-Rebi.”

Buhariu ka përmendur në Sahihun e tij në kapitullin ‘et-Teuhidit’, se Ebul-Alijeh në lidhje me ajetin e lartcekur, ka thënë: “Ai u ngrit mbi të (ارتفع), dhe përfundoi krijimin e qiejve.

”Mudxhahidi ka thënë: “Ai ngriti Veten e Tij mbi Arsh”, kur ai lexoi ajetin:

ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ

“Ai u ngrit lart mbi Arsh.” 57:4

E njëjta gjë është transmetuar nga Ibën Ebi Hatim në Tefsirin e tij kur ka folur për të njëjtin ajet. Me të njëjtin zinxhir, është transmetuar nga el-Hasan el Basrij dhe er-Rebi atë që tha Ebul-Alijah.

Ebu Umer et-Talemanki ka thënë: “Ehlus-Sunneti dhe Xhemati janë të një mendimi se, Allahu ka një Arsh (fron) dhe Ai u ngrit mbi të, dhe se Dituria e Tij, Aftësia dhe Zotërimi i tij mbizotëron mbi krijesat e Tij.” Ai gjithashtu ka thënë: “Ehlus-Sunneti janë të bashkuar se domethënia e ajetit:

وَهُوَ مَعَكُمْ أَيْنَ مَا كُنتُمْ

“Dhe ai është me ju kudo që të jini.” 57:4

dhe ajeteve të ngjashme në lidhje me dijen e Allahut, se Vetë Allahu është mbi qiej, dhe se Ai është ngritur mbi Fronin e Tij ashtu siç Ai ka dëshiruar.”

Ai gjithashtu ka thënë: “Ehlus-Sunneti thonë në lidhje me fjalët e Allahut:

الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى

“I Gjithëmëshirshmi u ngrit lartë (dhe qëndroi) mbi Arsh.” 20:5

se ngritja e Tij mbi fronin e lavdëruar është reale e jo metaforike.”

 

Arsyetimi me injorancë

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: “Mukhtesarul-Fetaua el-Misrijjeh” (2/417-418)
Shkurtoi: Imam Badrud-Din Muhamed bin ‘Ali el-Hanbeli el-Ba’ilij (Allahu e mëshiroftë!) (vdiq. 777)



Në qoftë se do të thuhej se Kaderitë prej Mu’tezilive dhe të tjerët të cilët nuk pranojnë që: “Allahu krijon çdo gjë”, se “çdo gjë që Allahu e dëshiron do bëhet” dhe e gjithë atë që Ai nuk dëshiron nuk ndodhë”, ai nuk përjashtohet nga Teuhidi duke pasur parasysh se ata mohojnë caktimin, kjo është një çështje për të cilën madje ka edhe mendime të ndryshme tek Malikitë, Shafiitë dhe Hanbelitë. Ka shumë mendime të ndryshme rreth Tekfirit mbi personin i cili konfirmon ose mohon disa cilësi të Allahut.

Pas analizimit të mirëfilltë themi se, nuk bëhet Tekfir mbi njeriun -besimi i të cilit është konfirmuar- për shkak të ndonjë gjëje e cila në parim e nxjerr njeriun nga feja, përderisa atij nuk i ka arritur e vërteta. I njëjtë është rasti edhe në qoftë bindja në fjalë është kufër, në këtë mënyrë personi i tillë del nga feja për shkak të kësaj bindjeje vetëm pasi t’i ketë arritur se i Dërguari salallahu alejhi ue selem e ka thënë këtë.

Ka pasur nga Selefët të cilët mohuan disa germa të Kuranit, sepse ata nuk e dinin se ato i përkisnin Kuranit! Megjithëkëtë ata nuk dolën nga feja.

Këtë që e theksuam më lartë, e bazojmë në komentimin e dijetarëve të hadithit tregimin që ka të bëj me burrin që i cili i tha familjes së vet: “Pasi të vdes unë, trupin tim digjeni me zjarr[1].”

Ai ishte injorant në lidhje me atë se, Allahu ka mundësi ta dënoj edhe pse ai e djeg trupin e tij. Jo të gjithë dalin nga feja sepse bëjnë diç që i nxjerr nga ajo, sepse njerëzit janë injorantë në lidhje me atë që ka njoftuar i Dërguari salallahu alejhi ue selem. Prandaj Selefët kanë thënë:

“Kushdo që thotë se Kurani është i krijuar është kafir. Kushdo që thotë se Allahu nuk do të shihet në jetën tjetër është kafir.”

Mirëpo, ata nuk bën Tekfir mbi individin i cili e thotë këtë gjë, për shkak se tekfiri mbi një individ të caktuar varet nga kushtet të cilat duhet të plotësohen dhe pengesat të cilat duhet të shmangen. Prandaj, nuk duhet të bëhet tekfir mbi një person përderisa nuk kemi dije mbi hipokrizinë e tij.

Hipokrizia e tij shfaqet kur atij t’i arrijnë argumentet autentike nga profeti salallahu alejhi ue selem të cilat disidentët nuk i pranojnë, andaj dhe dalin nga feja.

_______________________________________________________________________________

[1] “Në kohët para jush ka qenë një njeri i cili nuk ka punuar asnjë vepër të mirë. Kur atij iu afrua vdekja, i thirri djemtë e tij dhe u tha: “Çfarë babai kam qenë me ju?” Ata iu përgjigjën: “Baba shumë i mirë.” Ai tha: “Unë kam qenë mëkatar ndaj Zotit tim, e nëse Allahu do të mund, le të më dënojë me dënim të dhembshëm. Kur të vdes unë më merrni dhe më digjni me zjarr. Pastaj, gjysmën time hidheni në det, e gjysmën tjetër hidheni në erë.” Kur ai vdiq, ata e dogjën trupin e tij me zjarr, gjysmën e tij e hodhën në det dhe gjysmën tjetër e hodhën në erë. Allahu i Lartësuar i tha atij: “Bëhu o ti filan!” dhe ai u bë njeri siç ishte. Allahu pastaj tha: “O robi im, çfarë të shtyu që të bësh atë që bëre?” Ai tha: “Frika ndaj teje o Zoti im.” Ai tha: “Unë të kam falur ty.” (Buhariu nga Hudhejfe bin Jeman radijallahu anhu).78

Përkulja është sikurse Rukuja, prandaj është e ndaluar t’i përulemi krijesave  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Mukhtesarul-Fetaua el-Misrijjeh (1/168)
Shkurtoi: Imam Badrudin Muhamed bin Ali el-Hanbeli el-Ba’li (vdiq. 777) (Allahu e mëshiroftë!)


 

Nuk lejohet puthja e tokës ose përkulja para një shejkhu, mbreti apo kujtdo qoftë. Përkulja është sikurse rukuja prandaj nuk lejohet. Ai që e bën këtë për shkak të adhurimit dhe devotshmërisë, duhet t’i sqarohet çështja. Dhe në rast se nuk pendohet, ai duhet ekzekutuar[1].

Nëse personi detyrohet ta veprojë këtë gjë, duke u kërcënuar me marrje të pasurisë së tij, e vepron ngase është persekutuar apo kërcënohet me vdekje, shumica e dijetarëve lejojnë që ai ta veprojë këtë. Sipas mendimit të njohur të Imam Ahmedit dhe dijetarëve të tjerë, situatat detyruese e lejojnë personin të pijë alkool dhe të bëj vepra të tjera të ndaluara, me kusht që ai t’i urrejë ato, gjithashtu e ka për detyrë që t’i shmanget detyrimeve të tilla aq sa ka mundësi. Disa dijetarë thonë se, kjo lejes e tillë vlen vetëm për të thënë ndonjë gjë dhe jo edhe për të vepruar. Dhe, nëse ndodh një detyrim i tillë, është mirë që ai me këtë përkulje të ketë për qëllim përuljen para Allahut.

[1] Ekzekutimi i dënimit bëhet vetëm nga udhëheqësi ose zëvendësi i tij. Sepse Allahu ka caktuar që këto gjëra t’i takojnë vetëm udhëheqësit apo atij që e zëvendëson atë.

 

 

Gjuha e njerëzve në Ditën e Gjykimit

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: “Mexhmu’ul-Fetaua” (4/300-301)

Pyetje: “Në çfarë gjuhe do tu flitet njerëzve në Ditën e Gjykimit? A do tu flet atyre Allahu në gjuhën arabe? A është e vërtetë se gjuha e banorëve të Xhehenemit do të jetë gjuha persiane, ndërsa gjuha e banorëve të Xhenetit do të jetë gjuha arabe?”

Përgjigje: “Nuk dihet se çfarë gjuhe njerëzit do të flasin në Ditën e Gjykimit. As nuk është e ditur se çfarë gjuhe Zoti Xhele ue ‘Ala do tu flasë atyre. As Allahu Te’ala e as i Dërguari i Tij salallahu alejhi ue selem nuk kanë përmendur diçka në lidhje me këtë.

Nuk është transmetuar në mënyrë autentike se gjuha persiane është gjuha e banorëve të Xhehenemit, e as nuk është transmetuar në mënyrë autentike se gjuha e banorëve të Xhenetit do të jetë gjuha arabe. Ne nuk dimë që sahabët radijallahu anhum kanë pasur ndonjë mospajtim në lidhje me këtë. Ata nuk kanë folur lidhur me këtë dhe kjo i takon dijes të padobishme për njeriun në këtë botë.

Megjithatë, në kohën e fundit kanë rënë në mospajtime mbi këtë çështje:

1 – Disa prej dijetarëve kanë thënë se atyre do tu flitet në gjuhën arabe.

2 – Disa të tjerë thonë se banorët e Xhehenemit do të flasin në gjuhën persiane dhe kjo është gjuha e tyre.

3 – Disa kanë thënë se banorët e Xhenetit do të flasin arabisht.

Të gjithë këtyre pohimeve u mungojnë argumentet dhe dëshmitë autentike. Allahu Te’ala e di më së miri!

 

Çfarë duhet thënë kur shejtani i afrohet njeriut?

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 73-76
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)



Allahu Te’ala ka thënë:

وَقُل رَّبِّ أَعُوذُ بِكَ مِنْ هَمَزَاتِ الشَّيَاطِينِ وَأَعُوذُ بِكَ رَبِّ أَن يَحْضُرُونِ

“Dhe thuaj: “O Zoti im, kërkoj të më mbrosh nga nxitjet e djajve, dhe tek Ti mbështetem, o Zoti im, që të mos i kem pranë meje”.” 23:97-98

1 – Profeti salallahu alejhi ue selem e kishte zakon të thoshte:

أَعوذ بالله السميع العليم من الشَّيْطانِ الرَّجِيمِ من هَمْزِهِ ونَفْخِهِ ونَفثِه

“Kërkoj mbrojtjen e Allahut, Dëgjuesit dhe Shikuesit të gjithçkaje nga Shejtani i mallkuar, nga çmenduria e tij, fryrja e tij dhe spërkatjet e tij.”

Ai e bëntë këtë duke u bazuar në fjalët e Allahut Te’ala:

وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ

“Nëse djalli fillon të të joshë, kërko mbështetje te Allahu[1]. Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.” 41:36

Thirrja e ezanit, e largon shejtanin:

2 – Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

إذا أذن بالصلاة أدبر الشيطان و له ضراط ، فإذا قضي النداء أقبل ، فإذا ثوب بالصلاة أدبر – يعني أقيمت الصلاة – فإذا قضي التثويب أقبل

“Kur thirret ezani për namaz shejtani ikën duke nxjerrë një fryrje (erë të keqe së bashku me një zë), ndërsa, kur të përfundon ezani ai kthehet. Gjithashtu, kur thërritet ikameti ai prapë ikën, e kur përfundon ikameti kthehet prapë.”

3 – Suhejl bin ebi Salih ka thënë: “Babai im, më dërgoi mua dhe një rob që kishim –apo me një shok– tek fisi Beni Haritheh. Dikush prapa murit e thirri atë me emrin e tij, prandaj, shoqëruesi im u ngjit në mur në mënyrë që të shoh se kush ishte, por nuk pa asgjë! Pasi u kthyem, i tregova babait tim, kurse ai më tha: “Sikur ta kisha ndjerë se do të ndodhte kjo, nuk do të të dërgoja. Mirëpo, herëve të tjera, nëse e dëgjon ndonjë zë të tillë, atëherë thirre ezanin, sepse unë kam dëgjuar Ebu Hurajran radijallahu anhu duke treguar se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

Sikur ta dija se kjo do të ndodhte ty nuk do të kisha dërguar. Nëse e dëgjon një zë duhet ta thërrasësh ezanin. Kam dëgjuar Ebu Hurejren radijallahu anhu duke treguar se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë :

إن الشيطان إذا نودي بالصلاة أدبر

“Kur ezani thërritet  shejtani ikë”.”

4 – Ebud – Derda radijallahu anhu ka thënë:

قام رسول الله صلى الله عليه و سلم يصلي ، فسمعناه يقول : أعوذ بالله منك ، ثم قال : أَلْعَنُكَ بِلَعْنَةِ اللهِ التاَّمَّةِ ثلاثة و بسط يده كأنه يتناول شيئا ، فلما فرغ من

الصلاة ؛ قلناه له : يا رسول الله ! سمعناك تقول في الصلاة شيئا ؛ لم نسمعك تقول قبل ذلك ، و رأيناك بسطت يدك ، قال : إن عدو الله إبليس جاء بشهاب من

نار ليجعله في وجهي ، فقلت : أَعوُذُ بِاللهِ مَنْكَ ثلاث مرات ، ثم قلت : أَلْعَنُكَ بِلَعْنَةِ اللهِ التاَّمَّةِ ثلاث مرات ، فلم يستأخر ، ثم أردت أخذه ، و الله لولا دعوة أخينا

سليمان لأصبح موثقا يلعب به ولدان أهل المدينة 

“Një herë prej herësh, kur i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem u ngrit për t’u falur, e dëgjuam duke thënë: “Kërkoj mbrojtjen e Allahut prej teje.” Gjithashtu, tha: “Të mallkojë me mallkimin e Allahut” tri herë. Më pastaj, e zgjati dorën sikurse po kapte diçka. Pasi ai e mbaroi namazin, ne i thamë atij: “O i Dërguari i Allahut! Ne dëgjuam se ju thatë diçka në namaz që ne nuk të kemi dëgjuar të thuash më parë, e pastaj ti zgjate dorën.” Ai tha: “Armiku i Allahut, Iblisi erdhi me një flakë për të më djegur fytyrën time, prandaj thashë: “Unë kërkoj mbrojtjen e Allahut prej teje” tri herë. Gjithashtu thashë: “Të mallkojë me mallkimin e Allahut” tri herë, por kësaj ende nuk u largua. Pastaj desha ta kapi atë. Pasha Allahun, sikur të mos kishte qenë lutja e vëllait tonë Sulejmanit (alejhis-selam) ai (Iblisi) do ta kishte zënë agimi të prangosur dhe do të kishin lozur me të fëmijët e Medinës”.”

5 – Transmetohet se, Uthman bin Ebil-‘As ka thënë: “O i Dërguari i Allahut, shejtani ndërhyri në namazin tim, duke më bërë që të harroj gjatë leximit të Kuranit, andaj çfarë duhet të veproj?” në atë rast, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem i tha:

ذاك الشيطان يقال له : خنزب ، فإذا أحسسته فتعوذ بالله منه ، و اتفل عن يسارك ثلاثا . ففعلت ذلك ، فأذهبه الله عني

“Ky është një shejtan i cili quhet “Khanzeb”. Nëse e ndien se të është afruar, atëherë kërko mbrojtjen e Allahu nga ai dhe intefil (nxjerrje e pështymës nga pakë së bashku me frymë) në të majtë tri herë.” (Uthman bin Ebil-‘As tha:) “Kam vepruar kështu, dhe Allahu ma largoi nga unë.”

6 – Ebu Zumejl ka thënë: “E kam pyetur Ibn Abasin radijallahu anhuma në lidhje me diçka që unë përjetoja në veten time – do të thotë një formë të dyshimit. Ai u përgjigj: “Nëse ndien diçka në veten tënde, atëherë thuaj:

هُوَ الأَوَّلُ والآخِرُ والظَّاهِرُ والْبَاطِنُ وَهُوَ بِكل شيءٍ عَليمٌ

“Ai është i Pari dhe i Fundit, i Dukshmi (me argumente) dhe i Padukshmi (me sy). Ai është i Dijshëm për çdo gjë!” 57:3

[1] Thuaj: “E’udhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhiim.”

 

Gruaja nuk mund të marr gusëll  

 

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: “Mukhtesarul-Fetaua el-Misrijjeh” (1/105)
Shkurtoi: Imam Bedrud-Din Muhamed bin Ali el-Hanbeli el-Ba’ilij (Allahu e mëshiroftë!) (vdiq. 777)



Nëse gruaja nuk ka ujë në mënyrë që të pastrohet, atëherë ajo duhet të marrë tejemum dhe të fal namazet në kohë. Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.

Medhëhebi i Shafiut thotë se, gruaja duhet të pastroj me ujë aq sa të mundet dhe të marrë tejemum për shkak se pjesën tjetër të trupit nuk ka mundur ta pastrojë.

Medhëhebi i Malikut dhe Ebu Hanifes thotë se ajo nuk duhet të marrë tejemum fare nëse ajo e ka pastruar shumicën e pjesëve të trupit. Por, nëse ajo e ka pastruar vetëm pakë nga trupi i saj, atëherë ajo duhet të marrë tejemum, por në këtë rast, ajo nuk është e detyruar që të pastrohet (nuk duhet që të pastrohet fare me ujë ngase ai pastrim nuk i mjafton asaj).

Atij që i mungon edhe uji edhe dheu, ai prapëseprapë duhet të falet në kohë. Ky është mendimi më i saktë. Dhe gjithnjë sipas mendimit të saktë personi i tillë nuk është i detyruar ta përsëris namazin pasi të ketë arritur tek njëra prej tyre (ujit ose dheut).

 

 

A mjafton gusli pa abdes?  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Mexhmu el-Fetaua (21/229)

Pyetje: Një person ka marrë gusël pa marrë abdes, a është kjo e mjaftueshme që ai të fal namaz?

Përgjigje: Më së miri është që njeriu kur të dëshiron të pastrohet, së pari të merr abdest, e më pastaj lan pjesët tjera të trupit. Nëse veprohet kështu, atëherë nuk ka nevojë që të marrë përsëri abdes. Kështu vepronte edhe vetë Profeti salallahu alejhi ue selem.

Megjithatë, nëse merr vetëm gusël pa abdes, edhe kjo mjafton. Ky është mendimi i njohur në mesin e katër medhëhebeve. Ebu Hanife dhe Imam Ahmedi thonë se ai duhet të fut ujin në hundë dhe gojë, ndërsa Imam Maliku dhe Imam Shafiu janë të mendimit se kjo nuk është e domosdoshme.

Dijetarët gjithashtu kanë mendime të ndryshme nëse ai duhet të bëjë nijetin për tu pastruar edhe nga papastërtia e madhe e, edhe i vogël.
Dhe Allahu e di më së miri.

 

Ngrënia e mishit të devesë e prish abdesin  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: el-Kauaid en-Nuranijjeh, faqe. 9

Xhabiri (radija Allahu anhu) ka thënë: “Ne merrnim abdes pasi që hanim mish deveje.” Ibn Ebi Shejbeh 1/46 Hadithi është autentik sipas Imam Albanit.

Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë: “Ata që thonë se katër halifet ose shumica e Sahabeve nuk merrnin abdes pasi kishin ngrënë mish deveje, ata veçse kanë deklaruar gjëra joreale në lidhje me veprimet e tyre.”

 

 

A prishet abdesi nëse e prek një grua?  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: “El-Fetaua el-Irakijjeh” (1/60)

 

Pyetje: “A prishet abdesi nëse e prek një grua?”

 

Përgjigje: Nëse mashkulli merr abdes, atëherë ky është një veprim i mirë. Nëse ai fal namazin pa marrë abdes (në një rast të tillë), sipas mendimit më të drejtë namazi konsiderohet të jetë i saktë.

 

 

A duhet larë organin gjenital edhe në brendi apo vetëm nga jashtë?  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (21/297)

Pyetje: Dy gra diskutonin njëra me tjetrën. Njëra prej tyre thoshte se, gruaja duhet larë organin gjenital edhe në brendi të saj, ndërsa tjera thoshte se mjafton larja e saj vetëm në anën sipërfaqësore. Cila e ka me të drejtë?

Përgjigje: Nuk është e detyrueshme për ta larë atë deri në brendi. Mirëpo është vetëm e lejuar.

 

Namazi i konsumuesve të alkoolit dhe hashashit  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: “Mukhtesarul-Fetaua el-Misrijjeh” (1/155)

Shkurtoi: Imam Badrudin Muhamed bin Ali el-Hanbali el-Ba’li (vdiq. 777) (Allahu e mëshiroftë!)

Nëse përdoruesi i pijeve alkoolike apo konsumuesi i hashashit e di atë që thotë, ai është i detyruar të falet pasi të ketë shpërlarë gojën dhe të pastrojë çdo pjesë trupore apo petka që janë prekur nga ato.

Shtrohet pyetja, a është i detyruar të vjellë atë që ai ka në stomakun e tij?

Dijetarët kanë dy mendime në lidhje me këtë. Mendimi më i saktë është se kjo nuk është e detyrueshme. Nëse personi nuk pendohet për veprimin e bërë, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

مَنْ شَرِبَ الْخَمْرَ وَسَكِرَ لَمْ تُقْبَلْ لَهُ صَلاةٌ أَرْبَعِينَ صَبَاحًا وَإِنْ مَاتَ دَخَلَ النَّارَ ، فَإِنْ تَابَ تَابَ اللَّهُ عَلَيْهِ، وَإِنْ عَادَ فَشَرِبَ فَسَكِرَ لَمْ تُقْبَلْ لَهُ صَلاةٌ أَرْبَعِينَ صَبَاحًا ، فَإِنْ مَاتَ دَخَلَ النَّارَ ، فَإِنْ تَابَ تَابَ اللَّهُ عَلَيْهِ، وَإِنْ عَادَ فَشَرِبَ فَسَكِرَ لَمْ تُقْبَلْ لَهُ صَلاةٌ أَرْبَعِينَ صَبَاحًا ، فَإِنْ مَاتَ دَخَلَ النَّارَ ، فَإِنْ تَابَ تَابَ اللَّهُ عَلَيْهِ ، وَإِنْ عَادَ كَانَ حَقًّا عَلَى اللَّهِ أَنْ يَسْقِيَهُ مِنْ رَدَغَةِ الْخَبَالِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ . قَالُوا : يَا رَسُولَ اللَّهِ ، وَمَا رَدَغَةُ الْخَبَالِ ؟ قَالَ : عُصَارَةُ أَهْلِ النَّارِ

“Kush pi alkool dhe dehet, nuk i pranohet namazi dyzet mëngjese, dhe nëse vdes hyn në Zjarr, por nëse pendohet Allahu ia fal atij. Nëse kthehet përsëri pinë dhe dehet nuk i pranohet namazi dyzet mëngjese, dhe nëse vdes hyn në Zjarr, por nëse pendohet Allahu ia fal atij. Nëse kthehet prapë pinë dhe dehet nuk i pranohet namazi dyzet mëngjese, e nëse vdes hyn në Zjarr, por nëse pendohet Allahu ia fal atij. E nëse kthehet, është e drejtë e Allahut t’i jep të pijë nga Radagati Xhibal Ditën e Kiametit.” Dikush i tha: “Çfarë është Radagatul-Xhibal?” Ai tha: “Pija e banorëve të Zjarrit.”[1]

Megjithatë, ata duhet të falen edhe pse është thënë se namazi i tyre nuk pranohet. Allahu e pranon namazin e tyre nëse ata pendohen. Sipas atyre që thonë se namazi nuk pranohet, kjo mund të thotë se namazi nuk shpërblehet. Megjithatë ai i shpëton dënimit në këtë jetë për mos faljen e namazit.

 

 

Bashkimi i namazeve në rast nevoje  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Fetaua el-Irakijeh, 1/315 – 1/30

“Artizanëve dhe fermerëve ju lejohet bashkimi i namazeve në qoftë se ata gjejnë vështirësi për t’i kryer ato në kohët e tyre përkatëse. Shembull për këtë është nëse uji gjendet shumë larg prej tyre, në qoftë se ata do të shkojnë tek uji, do të vonohen për tek puna. Medhhebi që ka vizionin më të gjerë në lidhje me bashkimin e namazeve është medhhebi i Imam Ahmedit (Allahu e mëshiroftë!). Ai thotë se është e lejuar për t’i bashkuar namazet për shkak të vështirësive dhe punës.”

 

 

A është i vlefshëm namazi i gruas këmbëzbathur?  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Fetaua En-Nisa (faqe 36)

Pyetje: A është namazi i gruas i vlefshëm në qoftë se këmbët e saj duken gjatë namazit të saj?

Përgjigje: Dijetarët kanë mendime të ndryshme lidhur me këtë çështje, dhe sipas mendimit të Ebu Hanifes namazi i saj është i është vlefshëm, ky është një nga dy mendimet në këtë çështje.

 

A lejohet falja e namazit në kishë?  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Mexhmu’ ul-Fetaua (22/162)

Pyetje: A lejohet falja e namazit në kisha, dhe se çfarë ndodh në qoftë se ka imazhe në të? Dhe a lejohet t’i quajmë ato “Shtëpitë e Zotit”?

Përgjigje: Ato nuk janë shtëpitë e Zotit, vetëm xhamitë lejohen të quhet shtëpitë e Zotit. Ato janë shtëpi në të cilën refuzohet besimi i vërtetë në Allahun. Shtëpitë vlerësohen sipas asaj që gjendet në to edhe pse Allahu mund të përmendet në brendi të tyre. Njerëzit e kishës janë kufar dhe për këtë arsye, ato duhet të konsiderohen si shtëpi për adhurime të tilla.”

Në lidhje me namazin në to dijetarët kanë marrë tre mendime të ndryshme:

1. “Nuk lejohet namazi në to në asnjë mënyrë.” Ky është mendimi i Malikut.

2. “Lejohet namazi në to në çfarëdo gjendje.” Ky është mendim i disa prej nxënësve të Imam Ahmedit.

3. “Mund të falesh në to, nëse nuk ka imazhe.” Ngase engjëjt nuk hyjnë në atë vend të tillë dhe, përveç kësaj Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) nuk hyri në Qabe përderisa u hoqën imazhet nga aty.

Umeri ka thënë: “Ne nuk hyjmë në kisha përderisa në to ka imazhe.”

Gjendja e tillë, është e njëjtë si e një xhamie të ndërtuar mbi një varr. Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar që Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë në lidhje me kishën e madhe të Abesiniasëve, e cila ishte me shumë dekorime dhe kishte disa imazhe: “Ky popull ndërton objekte adhurimi (kisha) mbi varret e njerëzve pasi që kanë vdekur, dhe i vizatojnë ata në to. Ata do të jenë prej atyre që Allahu i urren më së shumti në Ditën e Gjykimit.”

Nëse në to nuk ka foto, lejohet falja e namazit aty ashtu siç edhe kanë bërë Sahabët. Allahu e di më së miri.

 

Ka konsensus se nuk duhet lexuar suren el-Fatiha nëse imami e lexon atë me zë  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: el-Irakijeh 1/39 dhe 1/45

Ka konsensus se nuk duhet lexuar suren el-Fatiha nëse imami e lexon atë me zë. Imami lexon me zë të lartë, për ta dëgjuar atë. Të lexosh njëkohësisht kur ai lexon, do të thotë se ju nuk jeni duke e dëgjuar. Kjo është si të flasësh me dikë që nuk të dëgjon. Kjo është budallallëku nga i cili Sheriati Islam është i pastër. Po ta kishin lexuar sahabet suren el-Fatiha pas leximit të imamit, do të ishte transmetuar kjo, dhe ne e dimë se, asgjë e vërtetë nuk është transmetuar në këtë aspekt. Andaj të vepruarit kështu është bidat.

 

 

Përcaktimi kohorë që udhëtari ta shkurtoj namazin  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: el-Fetaua el Irakije Ibnu Tejmije vol. 1, faqe 141

Pyetje: Një pasagjer arrin në destinacionin e vet dhe e di se do të qëndrojë atje 10 net apo më shumë. A është e lejueshme për të që të shkurtojë dhe t’i bashkojë namazet?

Përgjigje: Nga Sunneti është që udhëtari ta shkurtojë namazin në dy rekate përveç akshamit, dhe i bashkon namazet kur është e nevojshme. Nëse udhëtari arrin në destinacionin e tij, është nga Sunneti që të shkurtojë namazin por jo edhe që t’i bashkojë ato nëse nuk ka nevojë për të. Nëse ai nuk e di se sa kohë do të qëndrojë, ai vazhdon t’i shkurtojë namazet ( dhe kjo nuk ka limit kohe), por në qoftë se ai e di se do të qëndrojë pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë ditë, dijetarët kanë dy mendime të ndryshme dhe kjo duket të jetë më e saktë është që ai edhe atëherë e shkurton namazin, dhe Allahu e di më së miri.

 

Falja e namazeve vullnetare me xhemat  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Mukhtesarul-Fetauel-Misrijjeh (1/188)
Shkurtoi: Imam Badrudin Muhamed bin ‘Ali el-Hanbeli el-Ba’li (Allahu e mëshiroftë!)



Është e rekomanduar për të falur namaz vullnetar me xhemat nëse kjo të ndodh ndonjëherë dhe të mos bëhet zakon. E njëjta gjë vlen edhe në qoftë se ka dobi në veprimin e tillë, sikurse të falesh me dikë që nuk dinë të falet apo me dikë që është i njohur për dembellëk ndaj faljes së namazit. Në këtë rast është më mirë për tu falur me xhemat përderisa që veprimi i tillë të mos bëhet zakon.

Mirëpo, duhet pasur parasysh se, është më mirë për t’i falur namazet vullnetare në shtëpi në qoftë se nuk ka ndonjë përfitim më të madh nëse i falë ato në xhami.

 

 

 

Myslimani dhe festa e krishterë

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Mexhmu’ul-Fetaua (25/318)



Pyetje: “Çfarë thonë dijetarët dhe imamët e fesë për atë që e quan të “enjten e madhe” të krishterëve[1] për festë dhe besojnë se Merjem bint Imran alejhimes-selam e tërheq fustanin këtë ditë mbi të mbjellat në mënyrë që ato mbijnë? Atë ditë ata nxjerrin jashtë rrobat e tyre dhe bizhuteritë e grave duke shpresuar bekimin e kësaj dite. Ata përdorin kuhël për fëmijët e tyre, dhe ngjyrosin kafshët dhe pemët me të kuqe, gjithashtu duke shpresuar bekimin nga veprimi i tillë. Ata ngjyrosin vezë dhe luajnë bixhoz me vezë, duke menduar se kjo është e lejuar. Po ashtu, ata ndezin temjan duke shpresuar bekime. Na jepni përgjigje neve, Allahu ju shpërbleftë me të mirat e Tij!

Përgjigje: “Falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm Allahut.

Asgjë që veprohet në lidhje me festimet e jobesimtarëve dhe nga ajo që ata i shenjtërojnë, nuk lejohet që myslimani t’i veprojë.

Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

من تشبه بقوم فهو منهم

“Kush i ngjason një populli ai është prej atyre.”[2]

Ai salallahu alejhi ue selem gjithashtu ka thënë:

ليس منا من تشبه بغيرنا

“Nuk është prej nesh ai i cili i ngjason me dikë tjetër pos nesh (të huajt).”[3]

Umer bin Hatabi radijallahu anhu u vuri kushte jehudëve dhe të krishterëve që të mos u tregojnë myslimanëve ndonjë prej ritualeve të tyre apo rituale të tjera pagane, ceremoni apo ndonjë gjë tjetër. Myslimanët janë të bashkuar se atyre nuk u lejohet të bëjnë veprime që i bëjnë ata.

Pavarësisht nëse myslimani ka për qëllim që t’i ngjasojë jobesimtarëve apo vetëm e bën këtë si zakon, nuk i lejohet atij të bëjë atë që është e veçantë për ta, qofshin ato rroba të tyre, ushqime e të ngjashme (gjatë ditëve të festave të tyre). Ajo i përket veçorive me të cilat dallohen festat të tyre të cilat nuk janë të lejuara për myslimanët që t’i praktikojnë.

Ai që mendon se Merjemja mu atë ditë tërheq fustanin e saj mbi të mbjellat në mënyrë që ato të mbijnë, duhet të kërkohet që ai të pendohet. Ai ose pendohen, ose ekzekutohet[4]. Sepse kjo është një doktrinë e krishterë dhe gjithashtu një prej besimeve më të prishura. As Profetët dhe të Dërguarit alejhimis-salatu ues-selam që ishin më të mirë sesa Merjemja, nuk ishin në gjendje të bënin që të mbjellat të mbijnë apo të rriten, apo të shkaktojnë rënien e shiut nga qielli! Atëherë, si të mundet që Merjemja alejhes-selam ta bëjë këtë gjë? Ky është besimi i krishterëve në lidhje me të, gjithashtu, ata mendojnë se ajo u bën dobi dhe mund t’i dëmtojë ata. Kjo është një nga idhujtaritë e tyre për të cilat Allahu i ka dënuar.

Allahu Te’ala ka thënë:

اتَّخَذُواْ أَحْبَارَهُمْ وَرُهْبَانَهُمْ أَرْبَابًا مِّن دُونِ اللّهِ وَالْمَسِيحَ ابْنَ مَرْيَمَ وَمَا أُمِرُواْ إِلاَّ لِيَعْبُدُواْ إِلَهًا وَاحِدًا لاَّ إِلَهَ إِلاَّ هُوَ سُبْحَانَهُ عَمَّا يُشْرِكُونَ

“Në vend të Allahut, ata kanë zgjedhur për zot rabinët dhe murgjit e tyre, si dhe Mesinë, të birin e Merjemes, ndërkohë që janë urdhëruar të adhurojnë vetëm një Zot, përveç të Cilit nuk ka tjetër që meriton të adhurohet. I lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë (në adhurim).” 9:31

Gjithashtu, Allahu Te’ala ka thënë:

مَا كَانَ لِبَشَرٍ أَن يُؤْتِيَهُ اللّهُ الْكِتَابَ وَالْحُكْمَ وَالنُّبُوَّةَ ثُمَّ يَقُولَ لِلنَّاسِ كُونُواْ عِبَادًا لِّي مِن دُونِ اللّهِ وَلَكِن كُونُواْ رَبَّانِيِّينَ بِمَا كُنتُمْ تُعَلِّمُونَ الْكِتَابَ وَبِمَا كُنتُمْ تَدْرُسُونَ وَلاَ يَأْمُرَكُمْ أَن تَتَّخِذُواْ الْمَلاَئِكَةَ وَالنِّبِيِّيْنَ أَرْبَابًا أَيَأْمُرُكُم بِالْكُفْرِ بَعْدَ إِذْ أَنتُم مُّسْلِمُونَ

“Nuk është (e mundur për) një njeri të cilit Allahu i ka dhënë Librin, dijeninë e gjerë dhe Profecinë, që t’u thotë njerëzve: “Bëhuni robërit e mi dhe jo të Allahut”. Përkundrazi, ai thotë: “Bëhuni robër të ditur të Zotit (që i zbatojnë porositë e Tij), sepse ua keni mësuar Librin të tjerëve dhe e mësoni edhe vetë!” Ai njeri nuk do t’ju urdhërojë që engjëjt dhe profetët t’i merrni për zota. Vallë, si mund t’ju urdhërojë ai të bëheni mohues, pasi i jeni nënshtruar Allahut?!”3:79-80

Dhe ai i cili i merr engjëjt dhe profetët si zota ai është jobesimtarë, atëherë si është rasti me ata që marrin Merjemen dhe dijetarët e tjerë si zota?

Allahu Te’ala ka thënë:

“Thuaj: “Thirrini ata që ju i hyjnizoni përveç Tij! Ata nuk mund t’jua largojnë të keqen e as nuk mund ta hedhin atë tjetërkund”. Vetë ata që idhujtarët u luten, kërkojnë t’i afrohen Zotit të tyre, madje edhe më të afërtit, duke shpresuar mëshirën e Tij dhe duke iu frikësuar dënimit të Tij. Me të vërtetë, nga dënimi i Zotit tënd duhet të ruhet gjithkush.” 17:56-57

Një grup nga Selefët kanë thënë se, ka pasur një popull që adhuronin Profetin Uzejr, Isanë dhe engjëjt. Pastaj Allahu Te’ala tha se këta Profetë dhe engjëj që ju po i adhuroni, vetë ata shpresojnë mëshirën Time, frikësohen nga dënimi Im sikurse edhe ju. Ata, sikurse edhe ju, përpiqen që të më afrohen Mua. Ai tregoi se, ju që po i adhuroni ata, ata as nuk mund të shmangin dëmin prej tyre e as që mund ta lëvizin atë nga një vend në një tjetër. Nëse rasti është i tillë me engjëjt dhe Profetët, atëherë si është rasti me të tjerët sikurse Merjemja dhe njerëzit e tjerë burra dhe gra të devotshëm? Ai që i lutet apo i bën ndonjë lloj adhurimi dikujt tjetër përveç Allahut Te’ala, pa e marrë parasysh se kush është ai (që i drejtohesh me adhurim), ai është idhujtarë.

Përveç kësaj, është mëkat të zbukuruar veten gjatë festave të të krishterëve, gatimi i më tepërt i panevojshëm i ushqimit, vërja kuhël fëmijëve, ngjyrosja e kafshëve dhe e pemëve me të kuqe dhe ngjyra të tjera dhe të ftuarit e të tjerëve për nder të festave të tyre. Ai që vepron këto vepra për tu afruar më afër Allahut dhe duke shpresuar bekimin e tyre, duhet të kërkohet pendim nga ai, nëse ai nuk pendohet ai duhet ekzekutuar[5]. Ai i cili bën vepra të tilla, ai është vëllai i të krishterëve. Kjo është sikurse ta adhurosh kryqin. Ai që i bën këto vepra është jobesimtarë dhe renegat. Është e detyrueshme për ta ekzekutuar atë edhe nëse ai thotë se është musliman. E njëjta gjë vlen edhe për ngjyrosjen e vezëve. Ndërsa, lidhur me bixhozin me këto vezë, themi se bixhozi gjithmonë dhe në çdo formë është i ndaluar, pavarësisht se a bëhet me vezë apo me diçka tjetër. E njëjta vlen edhe për temjanin dhe gjëra të tjera gjatë kësaj dite.

Nuk duhet vepruar diçka nga ajo që është specifike për ta, gjatë ditëve të festave të tilla. Nëse dikush agjëron atë ditë për t’i kundërshtuar ata, shumë dijetarë thonë se kjo është e urryer. Kjo është transmetuar mes tjerash nga Enes bin Maliku radijallahu anhu, Hasan el-Basri dhe Ahmed bin Hanbel Allahu i mëshiroftë. Sepse është një lloj shenjtërimi agjërimi i festës së tyre edhe pse ata vetë nuk e agjërojnë atë. Çfarë të themi nëse shenjtërimi është nëpërmjet veprimeve të ngjashëm të cilat i bëjnë ata në atë ditë?!

A nuk sheh se jehuditë e konsideruan Ditën e Ashures të jetë festë të cilën ata e agjëruan dhe e shfaqnin gëzimin? Profeti salallahu alehi ue selem ka urdhëruar një herë të vetme që ajo të agjërohej para se të bëhej agjërimi i Ramazanit i detyrueshëm. Kur agjërimi i Ramazanit u bë i detyrueshëm, atëherë detyrimi i agjërimit të Ditës së Ashures u shfuqizua dhe mbeti veprim i rekomanduar. Kur i është thënë Profetit salallahu alehi ue selem se jehudët dhe të krishterët e bëjnë këtë ditë festë publike, ai tha:

لو بقيت إلى العام القادم لأصومن التاسع

“Nëse do të jam gjallë deri në vitin e ardhshëm, do të agjërojë edhe ditën e nëntë.”[6]

Shumica e dijetarëve thonë se ai e kishte për qëllim ditën e nëntë dhe të dhjetë në mënyrë që të mos agjërohej vetëm dita e dhjetë. Gjithashtu, Profeti salallahu alejhi ue selem ka ndaluar që të agjërohet vetëm dita e Xhuma:

لا يَصُمْ أحدُكم يوم الجمعة؛ إلا أن يصوم قبله، أو يصوم بعده

“Mos agjëro ditën e xhuma, përveç nëse agjëron një ditë para ose një ditë pas saj.”[7]

Pasi që Profeti salallahu alejhi ue selem kishte urdhëruar që Dita e Ashures të agjërohej, ai e bëri të njëjtën gjë me atë ditë për t’i kundërshtuar jehuditë dhe që ta mos e shenjtërojë atë ditë së bashku me ta duke agjëruar vetëm atë ditë. Kjo duke pasur parasysh se e vetmja gjë që është ligjësuar në lidhje me Ditën e Ashures është agjërimi, gjë për të cilën dijetarët janë të pajtuar. Çdo gjë tjetër që bëhet sikurse ngjyrosja dhe të pikturimi, të pastruarit e trupit dhe furnizimi i tepërt i familjes posaçërisht në atë ditë, i përkasin risive në fe. Asnjë nga dijetarët e Selefit nuk kanë rekomanduar veprime të tilla. Në fakt, të gjitha hadithet lidhur me këtë temë janë të trilluara. Nëse Profeti salallahu alejhi ue selem urrente një ngjasim deri diku lidhur me Ditën e Ashures, atëherë si është rasti me Ditën e Krishtlindjeve, e diela para pashkëve[8], të “enjten e madhe” dhe festat e tjera pagane? Ka dijetarë që thonë se ai që bën diçka që është specifike për festat e jobesimtarëve është vetë jobesimtarë. Dijetarë të tjerë thonë se therja e një kafshë e cila është therur me brirë deri në vdekje atë ditë është sikurse therja e një derri. Është e detyrueshme për pushtetarin që t’i ndalojë këto veprime të ndaluara dhe të këqija dhe t’i urdhëroj njerëzit që t’i përmbahen rregullave islame të cilat janë të vetmet që Allahu i pranon. Thotë Allahu te’ala:

إِنَّ الدِّينَ عِندَ اللّهِ الإِسْلاَمُ

“Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami.” 3:19

Dhe thotë Allahu Te’ala:

وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ الإِسْلاَمِ دِينًا فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ

“Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.” 3:85

Kjo ishte e tëra dhe Allahu e di më së miri, falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm Allahut. Salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin e Tij, familjen dhe shokët e tij.

[1] Sipas të krishterëve, e “enjta e madhe” nënkupton “Ngritja e Krishtit në qiell, festë e cila i bie çdo herë ditën e enjte, dhe është 40 ditë pas pashkëve”.

[2] Ebu Davudi (4031) dhe Ahmedi (2/50). Autentik sipas Imam Albanit në “el-Irua” (1269).

[3] Tirmidhiu (2695). Konfirmuar sipas Imam Albanit në “Silsiletul-Ehadithis-Sahihah” (4/3899).
[4] dhe [5] Ekzekutimi i dënimit bëhet vetëm nga sundimtari ose zëvendësi i tij.” – Sepse Allahu ka caktuar se këto gjëra i takojnë vetëm sundimtarit apo atij që e zëvendëson atë.
[6] Buhariu (1794) dhe Muslimi (1125).
[7] Muslimi (1134).

 

Duaja e cila thuhet gjatë vizitës së varrezave  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 83-84
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)



1 – I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue sele e i mësonte sahabët që, kur të vizitojnë varrezat të thonë:

اَلسَّلاَمُ عَلَيْكُمْ أَهْلَ الدِّياَرِ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ وَ الْمُسْلِمِينَ وَ إِناَّ إِنْ شاَءَ اللهُ بِكُمْ لاَحِقُونَ نَسْأَلُ اللهَ لَناَ وَ لَكُمْ الْعاَفِيَةَ

“Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi ju, o ju banorë të varrezave besimtarë dhe myslimanë. Ne do t’iu bashkëngjitemi juve – në dashtë Allahu. E lusim Allahun që të na shpëtojë ne dhe ju.”

 

 

Kur duhet bërë nijetin për agjërim?  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Mexhmu’ul-Fetaua (116/145)



Pyetje: Është një imam në një xhami që është Hanefi. Ai u ka thënë xhematit të tij se ai ka një libër në të cilën shkruan në qoftë se nuk e bën nijetin për të agjëruar para ose pas mesnatës, apo duke ngrënë syfyr, agjërimi nuk konsiderohet të jetë i vlefshëm. A është kjo e vërtetë?

Përgjigje: Të gjithë myslimanët të cilët besojnë se ata janë të obliguar të agjërojnë, dhe e kanë ndërmend të agjërojnë Ramazanin, janë të obliguar që të kenë nijetin për agjërim. Për shembull, nëse ai e dinë se nesër është Ramazan, ai duhet të ketë nijetin për agjërim. Nijeti është në zemër. Kushdo që dëshiron të bëjë diçka, ai së pari duhet ta ketë bërë nijetin. Megjithatë, nuk është e detyrueshme që të shqiptohet nijeti me gojë. Ka konsensus në mes myslimanëve për këtë. Të gjithë myslimanët agjërojnë me nijet dhe agjërimi i tyre është i saktë pa asnjë dyshim.

Pyetje: A duhet bërë nijetin për agjërimin çdo ditë?

Përgjigje: Çdokush që e di që është Ramazan nesër dhe ka për qëllim që ta agjërojë atë, ai veçse ka bërë nijetin për të agjëruar. Kjo vlen pavarësisht nëse ai e ka shqiptuar nijetin me gojë apo jo. Të gjithë myslimanët veprojnë këtë dhe të gjithë ata kanë për qëllim agjërimin.

 

A janë më të mira dhjetë ditët e Dhul-Hixhes se dhjetë ditët e Ramazanit?  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Mexhmu’ul-Fetaua (116/145)



Pyetja 12: “A janë dhjetë ditët e Dhul-Hixhes më të mira, apo dhjetë ditët e fundit të Ramazanit?”

Përgjigje: “Dhjetë ditët e Dhul-Hixhxhes janë më të mira se dhjetë ditë Ramazanit. Nga ana tjetër, dhjetët netët e fundit të Ramazanit janë ma të mira se dhjetë netët e Dhul-Hixhes.

Ibnul-Kajimi ka thënë: “Nëse njeriu i mençur mediton për këtë përgjigje, ai këtu do ta gjejë përgjigjen e mjaftueshme. Nuk ka kas asnjë ditë veprimi që Allahu i do më shumë se dhjetë ditët e Dhul-Hixhxhes. Në këto dhjetë ditë janë “dita e Arafatit, – dita Therjes së Kurbanëve dhe dita Taruijeh (gjuajtja e Gurëve). Por lidhur me dhjetë netët e fundit të Ramazanit, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem e kishte zakon të ishte i zgjuar gjatë të gjithë atyre netëve. Në to është një natë që është më e mirë se një mijë muaj.”

Ata të cilët nuk përgjigjen me këtë përgjigje të hollësishme nuk kanë provat e duhura.”

 

A është e lejuar për një burrë që të hyjë brenda tek gruaja e vëllait të tij (kunata), apo kushërirat e tij?  

 

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Fataua En-Nisa, faqe 170

 

Pyetje: A është e lejuar për një burrë që të hyjë brenda tek gruaja e vëllait të tij (kunata), apo kushërirat e tij?

 

Përgjigje Nuk është e lejuar që ai të jetë vetëm me to. Nga ana tjetër, lejohet nëse ai do të shkojë tek ato së bashku me dikë tjetër pa ndodhur diçka e dyshimtë. Allahu e di më se miri!

 

Burri e ka obligim që ta furnizojë gruan e tij  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Fataua En-Nisa 229

 

Pyetje: Një grua është e martuar dhe ka nevojë për para, a është obligim për burrin që ta furnizojë atë me para apo ajo të shftrytëzojë paratë nga mehri që iu është dhënë?

 

Përgjigje: Nëse një grua e martuar ka nevojë për para, atëherë është obligim për burrin e saj që ta furnizojë atë nga të holla tjera e jo nga parat që ju kanë dhënë për mehër. Nga ana tjetër, ajo mund të kërkojë që ti ipet mehri i cila ju është vonuar dhe t’ia jap atë. Por në qoftë se ai refuzon t’ia japë mehrin, nuk mund ta detyroshë atë që ta bëjë këtë, derisa ata të ndahen. E ndarja realizohet duke vdekur njëri prej tyre, ose të divorcohen.

 

 

Duaja në lidhje me martesën

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 104-106
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)



1 – Transmetohet se Abdullah bin Mes’udi radijallahu anhu ka thënë: “I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem na ka mësuar që të fillojmë çështjet e nevojshme me:

اَلْحَمْدُ لِلَّهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ ونَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَسَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ اللهُ فَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَمَنْ يُضْلِلْ فَلاَ هَادِيَ لَهُ وَ أَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللهُ وَ أَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّداً عَبْدُهُ وَ رَسُولُهُ

“Falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm Allahut. Atë e falënderojmë, e lavdërojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga e keqja e vetes tonë dhe nga veprat tona të këqija. Atë qe e udhëzon Allahu, s’ka kush që mund ta lajthit, dhe atë që e lajthit Allahu, s’ka kush që mund ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij.” 

يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُواْ رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُم مِّن نَّفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالاً كَثِيرًا وَنِسَاء وَاتَّقُواْ اللّهَ الَّذِي تَسَاءلُونَ بِهِ وَالأَرْحَامَ إِنَّ اللّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” 4:1

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اتَّقُواْ اللّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلاَ تَمُوتُنَّ إِلاَّ وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dh vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” 3:102

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَن يُطِعْ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.” 33:70-71

2 – Profeti salallahu alejhi ue selem e kishte zakon të uronte dhe të lutej për të sapo martuarit:

بَارَكَ الله لكَ وَبَارَكَ عَلَيْكَ وَجَمَعَ بَيْنَكُمَا فِي خَيْر

“Allahu të bekoftë ty, bekimi i Allahut qoftë mbi ju dhe ju bashkoftë juve në mirësi.”

3 – Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

إذا نزوج أحدكم امرأةً أو اشترى خادماً فليقل : اَللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ خَيْرَهَا وَخَيْرَ ماَ جَبَلْتَهاَ عَلَيْهِ وَ أَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّهَا وَشَرِّ ماَ جَبَلْتَهاَ عَلَيْهِ 

“Nëse ndonjë prej jush martohet apo blen ndonjë shërbëtorë, atëherë le të thotë: “O Allah, të lutem Ty që të më japësh mirësinë e saj dhe mirësinë të cilën e ke bërë natyrë të saj. Dhe të lutem të më mbrosh nga e keqja e saj dhe nga e keqja të cilën e ke bërë natyrë të saj.”

Dhe ka thënë:

و إذا اشترى بعيرا فليأخذ بذروة سنامه فليقل مثل ذلك

“Dhe nëse dikush blen ndonjë kafshë, atëherë le të vejë dorën e tij mbi gungën e saj (eshtrën më të lartës) dhe të thotë të njëjtën gjë (siç u cek më lartë).”

4 – Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

لو أن أحدكم إذا أتى أهله قال : بِسْمِ اللهِ جَنِّبْنَا الشَّيْطَانَ وَجَنِّبِ الشَّيْطَانَ مَا رَزَقْتَنَا ؛ فقضي بينهنا ولد ، لم يضره شيطان أبداً

“Kur ndonjëri prej jush i afrohet gruas së tij (që të ketë marrëdhënie intime me të) dhe thotë: “Me emrin e Allahut! O Allahu im, largoje shejtanin nga ne dhe nga ai që do të na furnizosh me të”; – Nëse është e caktuar që ata të kenë fëmijë, shejtani kurrë nuk do të jetë në gjendje t’ bëj atij dëm.”

 

Angazhimi për t’u fejuar me një grua që është në periudhën e saj të pritjes(‘iddah)  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Fataua En-Nisa (faqe 168-169)

 

Pyetje: A është e lejuar për një burrë që të angazhohet për t’u fejuar me një grua që është në periudhën e saj të pritjes (‘iddah), pas divorcit të saj nga burri?

 

Përgjigje: Në mënyrë të prerë themi se: Nuk është e lejuar për mashkullin që të kërkojë për t’u fejuar me gruan e cila është në periudhën e saj të pritjes, sipas konsensusit të dijetarëve “. Kështu është për një grua të cilës i ka vdekur burri, si do të jetë me gruan që është në periudhën e pritjes pas divorcit? Kushdo që përpiqet ta bëjë këtë, meriton të dënohen në mënyrë që ai të ndalohet nga ky veprim. Dhe gruaja që bie dakord me këtë, duhet të ndëshkohet. Burri përpos ndërshkimit, duhet të ndalohet që të përpjeket për t’u martuar me të.

 

Tërheqja nga divorci i pakthyeshëm ndaj gruas së virgjër  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Fataua en-Nisa faqe 201

 

Pyetje: Nëse një person lëshon gruan e vet tri herë para se të kenë pasur marrëdhënie seksuale dhe ajo është e virgjër, a është e mundur për të që të tërhiqet nga divorci?

 

Përgjigje: Ladërimi i qoftë Allahut. Katër imamët pajtohen se nuk ka dallim në mes divorcit tre herë para ose pasi ata të kenë patur marrëdhënie, dhe se është e ndaluar për të që të tërheqë divorcin e tij.

 

 

Bëri divorc gruan tre herë para se të ketë mardhënie me të  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Fataua en-Nisa 201

 

Pyetje: Një njeri bëri divorc gruan e tij tre herë para se ai të kishte marrëdhënie me të dhe ajo është e virgjër. A ka ndonjë mënyrë për ta kthyer atë?

 

Përgjigje: Tre divorce qoftë para ose pas raportit seksual janë të njejtë për të zbatuar ndalesën për kthimin e saj tek katër Imamët.

 

E shkurorizuar gabimisht  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Fataua en-Nisa faqe 197

 

 

Pyetje: Një burrë ishte i zemëruar dhe tha: “e shkurorizuar”, pa përmendur emrin e gruas së tij, a konsiderohet kjo si një divorc?

 

Përgjigje: Nëse ai nuk e kishte për qëllim ta bëjë divorc atë ajo nuk llogaritet si një divorc.

 

Burri bëri divorc gruan e tij. Ajo ishte shtatzënë, por dështojë. A është obligim për të që ta furnizojë atë?  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Fataua en-Nisa 198

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

 

Pyetje: Një njeri bëri divorc gruan e tij. Ajo ishte shtatzënë, por dështojë. A është obligim për të që ta furnizojë atë?

 

Përgjigje: Në qoftë se ajo dështon, përfundon periudha e pritjes dhe ai nuk e ka obligim që ta furnizojë atë. Kjo pavarësisht se a është frymëzuar shpirti në të (fetus) nëse krijimi i njeriut është i qartë në fetusin. Nëse nuk është e qartë, ka mendime të ndryshme në këtë çështje.

 

 

Nëna kërkon që djali i saj ta bëjë divorc gruan e tij  

Burimi: Fataua en-Nisa faqe 198

 

 

Pyetje: Një burrë është i martuar dhe ka fëmijë me gruan e tij, por gruja nuk i pëlqen nënës së tij dhe kërkon që ai ta bëjë atë divorc. A duhët të veproj ashtu siq dëshiron nëna e tij?

 

Përgjigje: Ai nuk duhet ta bëjë divorc për shkak të asaj që nëna e tij thotë, në vend të kësaj ai duhet ta trajtojë atë me sjellje të mirë dhe të shkurorizuarit prej gruas së tij nuk është një mënyrë e të trajtuarit mirë ndaj nënës.

 

Shprehi gabimisht tre divorce  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Fataua en-Nisa faqe 200

Pyetje: Një burrë u grind me gruan e tij dhe dëshirojë që t’i thotë asaj se ajo është bërë divorc një herë, por ai gaboi dhe i tha je bërë divorc tre herë pa pasur këtë për qëllim. Çfarë është gjykimi për këtë?

Përgjigje: I tërë lavdërimi i takon Allahut. Nëse ka ndodhur që ai të thotë se e ka divorcuar gruan tre herë ndërsa ai kishte për qëllim vetem një divorc, ajo numërohet vetem një herë. Nëse ai dëshiron të thotë një fjalë e cila është sinonim i fjalës divorc, por ndodhë që ai e thotë gabim, më pastaj ai thotë fjalën divorc, kjo llogaritet si një divorc mes tij dhe Allahut.

 

Prindërit urdhërojnë vajzën që të ndahet nga burri  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!) (vdiq 728)

Mexhmu’ul-Fetaua (33/112)



Pyetje: “Gruaja dhe burri janë pajtuar pas disa problemeve, por nëna e saj dëshiron që ajo të ndahet prej tij, ndërsa ajo në këtë gjë nuk i bindet nënës së vetë. A mëkaton ajo nëse nëna e saj bën dua kundër saj?”

Përgjigje: “Nëse ajo është e martuar, nuk është e detyruar t’i bindet babait apo nënës për t’u ndarë nga burri i saj, apo edhe për t’i vizituar ata. Kjo nuk është e lejuar as në raste të ngjashme si ky. Nëse bashkëshorti nuk e urdhëron në mëkate, bindja ndaj burrit është para bindjes ndaj prindërve. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

أيما امرأة ماتت وزوجها عنها راض دخلت الجنة

“Nëse vdes gruaja dhe burri i saj është i kënaqur me të, ajo hyn në Xhenet.” [1]

Nëse nëna dëshiron që t’i ndajë ata, ajo është duke vepruar veprën e engjëjve Harut dhe Marut, prandaj nuk duhet t’i bindet asaj edhe në qoftë se nëna bën dua kundër saj.

Përjashtimi i vetëm është nëse bashkëshortët janë mëkatar apo se burri i saj e nxitë atë në mëkate, e ndërsa nëna e saj e urdhëron atë në bindje ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij salallahu alejhi ue selem, gjë e cila është detyrë për të gjithë myslimanët.”

______________________________________________________________________________ [1] Tirmidhiu (1161) dhe Ibn Maxheh (1854). Disa dijetarë e kanë konsideruar këtë hadith të dobët, por ka dëshmi nga hadithe të tjera që aludojnë në këtë kuptim.

 

Periudha e pritjes e gruas në qoftë se periudhat e saj mujore ndalen si pasojë e ilaçeve  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Mukhtesarul-Fetaua el-Misrijjeh (1/110)
Shkurtoi: Imam Badrud-Din Muhamed bin Ali el-Hanbeli el-Ba’lij (vdiq. 777) (Allahu e mëshiroftë!)



Gruaja e cila përdorë ilaçe, për shkak të së cilave i ndalet periudha e saj mujore (nuk ka fare menstruacione) dhe pastaj shkurorëzohet nga burri i saj, ajo duhet të pres tre muaj në qoftë se ajo është e sigurt se periudha e saj do t’i ndalet plotësisht.

Mirëpo, nëse është e mundur që periudha mujore t’i rikthehet prapë, atëherë ajo duhet të pres një vit të tërë. Vetëm pas kësaj periudhe kohore i lejohet asaj që të martohet me dikë tjetër.

Kështu gjykoi Umeri radijallahu anhu në lidhje me gruan të së cilës i kishte ndaluar periudha e saj mujore nga ndonjë arsye e panjohur. Këtë mendim e kanë shumica e dijetarëve, prej tyre janë Imam Maliku, Imam Ahmedi dhe Imam Shafiu në një prej mendimeve të transmetuara prej tij.

Sa i përket mendimit që thotë se ajo duhet të presë derisa të shtyhet në moshë aq shumë sa të mendohet se të mos ketë mundësi që të ketë menstruacione, ky mendim është shumë i dobët pasi që gruaja dëmtohet në atë masë që sheriati islam nuk e lejon një gjë të tillë.

 

 

Gruaja refuzon të ketë marrëdhënie me burrin e saj  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Mexhmu´ul-Fetua (32/280)

Pyetje: Çfarë është të bëjë njeriu, në rast se ai dëshiron të ketë marrëdhënie me gruan e tij ndërsa ajo refuzon?

Përgjigje: Asaj nuk i lejohet të jetë e pabindur ndaj burrit të saj, e as të refuzojë të ketë marrëdhënie me të. Nëse ajo vazhdon të refuzojë, atij i lejohet ta rrahë atë lehtësisht, rrahje që nuk i shkakton asaj lëndim. Gjithashtu, ajo nuk meriton të furnizohet e as t’i ndahen netët në mënyrë të barabartë në mes saj dhe bashkëshorteve të tjera të tij.

 

Burri nuk bën marrëdhënie seksuale me gruan e tij një kohë të gjatë  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Mexhmu´ul-Fataua (32/271)

Pyetje: A mëkaton burri në rast se ai nuk bënë marrëdhënie seksuale me gruan e tij për një apo dy muaj? A kërkohet që burri të ketë më shpesh marrëdhënie seksuale me gruan e tij?

Përgjigje: Është obligim për burrin që të ketë marrëdhënie seksuale me gruan e tij në masë të mjaftueshme. Kjo është një nga të drejtat e saj më të mëdha dhe bile është edhe më e madhe sesa të furnizohet me ushqim.

Disa thonë se marrëdhënia e detyruar është një herë në katër muaj. Të tjerë thonë se kjo varet nga nevojat e gruas dhe aftësitë e burrit. Në të njëjtën mënyrë ashtu si e furnizon atë me ushqim sipas nevojave që ajo ka dhe mundësitë e burrit – ky është mendimi i saktë. Allahu e di më së miri.

 

A i lejohet burrit të shikoj në tërë trupin e gruas së tij?  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: El-Fetua el-Irakijjeh (1/141)

Burri mund të shoh dhe prek çdo gjë në gruan e tij. Nuk është e ndaluar për burrin të shoh ose të prek diçka nga trupi i gruas së tij. Megjithatë, është thënë se është e urryer shikimi në organin e saj seksual dhe është thënë se nuk është e urryer përderisa kjo nuk bëhet gjatë raportit seksual, dhe Allahu e di më mirë.

 

A lejohet që gruaja të refuzojë marrëdhëniet seksuale për shkak të mungesës së ujit?  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: El-Fetua el-Irakijjeh (1/312)

Gruas nuk i lejohet të refuzojë marrëdhëniet seksuale me burrin e saj për shkak të mungesës të ujit. Ai mund të ketë marrëdhënie seksuale me të. Nëse ka ujë ata e përdorin atë dhe pastrohet, e nëse nuk ka ujë, atëherë marrin tejemum dhe e falin namazin.

Pasi që gruaja të pastrohet nga menstruacionet, nuk i lejohet burrit të saj që të ketë marrëdhënie me të deri sa ajo të pastrohet. E nëse nuk mund të pastrohet me ujë, atëherë ajo merr tejemum dhe bënë marrëdhënie me burrin e saj. Ashtu siç merr tejemum në lidhje me namazin, ajo gjithashtu merr tejemum në këtë gjendje para marrëdhënieve seksuale.

 

Në lidhje me të porsalindurin dhe ndryshimin e emrave  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 106-108
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)



1 – Ebu Rafi’ radijallahu anhu ka thënë: “E kam parë të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem duke e kënduar ezanin në vesh të Hasanit, birit të Aliut atëherë kur e kishte lindur atë (nëna e tij) Fatimja radijallahu anha.”

2 – Aishja radijallahu anha ka thënë: “Ishte zakon që të sapolindurit të sillen tek i Dërguarit i Allahut salallahu alejhi ue selem, i cili lutej që Allahu t’i bekojë ata dhe ua fuste në gojë atyre një hurme të cilin ai e kishte zbutur më parë me gojën e tij.”

3 – Transmeton ‘Amr bin Shu’ajb, e ky nga babai i tij dhe nga gjyshi i tij (gjyshi ‘Amrit) i cili ka thënë se: “Profeti salallahu alejhi ue selem urdhëroi që fëmija i porsalindur të emërtohet, t’i rruhet koka dhe të theret kurban për të në ditën e shtatë.” [1]

4 – Profeti salallahu alejhi ue selem: “E emërtoi djalin e tij me emrin Ibrahimin, birin e Ebu Musait me emrin Ibrahim, birin e Ebu Talhas me emrin Abdullah dhe birin e Ebu Usejdit me emrin el-Mundhir menjëherë pasi ata kishin lindur.”[2]

5 – I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

إن أحب أسمائكم إلى الله : عبد الله ، و عبد الرحمن

“Emrat tuaj që Allahu më së shumti i do, janë emrat: Abdullah dhe Abdurr-Rrahman.”

6 – Në një transmetim tjetër, shtoi:

و أصدقها : حارث ، و همام ، و أقبحها : حرب و مرة

“dhe emrat më të drejtë/sinqertë janë Harith (Triumfues/Bujk) dhe Hemam (Trim), ndërsa emrat më të këqij janë Harb (Luftë) dhe Murrah (Ithët).

7 – “Profeti salallahu alejhi ue selem ua ndryshonte sahabëve emrat të cilët kishin domethënie të keqe në emra të cilët kishin domethënie të mirë. Zejnebja (bint ebi Seleme) quhej Barrah (e devotshme). Thuhet se ajo lavdëronte veten e saj kështu që ai salallahu alejhi ue selem e quajti atë në Zejnebe. Ai urrente që të thuhej se dikush kishte ardhur nga Barrah. Ai e pyeti një njeri se si quhej? Njeriu tha se quhej Hazan (Pikëllim). Pastaj Profeti salallahu alejhi ue selem: “Ti quhesh Sehl (i Lehtë).” Ai ia ndryshoi emrin ‘Asijah (e Pabindur) dhe e emërtoi me emrin Xhemileh (e Bukur). Ai e pyeti një njeri tjetër se si quhej? Ai i tha se quhej Esram (i Cunguar). Profeti salallahu alejhi ue selem i tha: “Ti quhesh Zur’ah (Fryt/i Frytshëm).” Ai e ndryshoi emrin e një pjese toke e cila quhej ‘Afrah (Pluhur) dhe ia bëri Khadirah (e Gjelbër).”

__________________________________

[1] Do të thotë se kokat e tyre rruhen në ditën e shtatë pavarësisht nëse është djalë apo vajzë. Gjithashtu duhet therur dy dele për djalin dhe një për vajzën.

[2] Këto transmetime janë autentike. Ato dëshmojnë se akti është i lejueshëm, por më së miri është që të veprohet në ditën e shtatë.

 

Këshilla nga libri el-Istikameh

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Libri el-Istikameh

 

Kur është pyetur el-Kasim bin Muhammed në lidhje me muzikën është përgjigjur:

O biri i vëllait tim, mendoje atë moment kur Allahu në Ditën e Gjykimit do të ndaj të mirën nga e kota;si mendon ti, në cilën anë do të jetë muzika?

Ai iu përgjigj: Në të kotën.

Kurse ai ja ktheu: Çfarë sjellë e kota veçse humbjes?

Muzika mbjell hipokrizinë në zemër, ashtu siç uji mbinë të mbjellurat.

 

Allahu thotë në Kuran:

‘’Me të vërtetë namazi të largon nga të shëmtuarat dhe të ligat.’’ (29:45).

Kjo është diçka shumë reale dhe e ngjarë. Sepse tek njeriu i mirëfilltë namazi ndikon tek ai  që të mos veproj vepra të shëmtuara dhe të liga. Kurse ata që dëgjojnë këngë të ndryshme, ndjejnë se vetja e tyre po ecën drejt kufijve të veprave të shëmtuara dhe të liga. Atëherë kur meshkujt përzihen me femra, gjendja është e njëjtë sikur zjarrit t’i hedhësh dru. Mirësia dhe bukuria, vijnë si rezultat i veprave të mira të zemrës, dhe shenjat e tyre paraqiten në fytyrën e njeriut. Edhe shëmtimi dhe të varurit nga veprat e liga, që vijnë si rezultat i veprave të këqija të zemrës, dhe shenjat e tyre paraqiten në fytyrën e njeriut. Shenjat në fytyrë, zënë vendin e tyre edhe më fortë, atëherë kur veprat e njeriut të janë sa më të mira gjegjësisht sa më të liga. Sa më shumë që të shtohen veprat e mira dhe devotshmëria, shenjat e mirësisë dhe bukurisë shtohen. Dhe në të kundërtën, shenjat e shëmtuara dhe të varurit nga e liga shtohen. Sa njerëz nuk janë aq të pashëm, por nga veprat e mira i shtohet bukuria dhe shkëlqimi të cilat shfaqen në pamjen e tij. Kjo gjë duket edhe më qartë, – tek ata që mëkatojnë haptazi – në vitet e fundit të jetës e kur vdekja u afrohet. Për këtë arsye, fytyrat e pasuesve të Sunnetit që janë adhurues të përpiktë, sa më shumë shtyhen në moshë, aq më shumë fytyra u shndritë dhe janë më të bukur. Derisa dikush arrin në kufirin saqë duket më i bukur dhe më i mirë në moshë të shtyrë sesa kur ka qenë fëmijë. Kurse disidentët dhe mëkatarët, sa më shumë që të shtyhen në moshë, u shtohet shëmtimi dhe ligësia në fytyrë, saqë të mos mund t’i shohësh kur e krahason pamjen e tyre të bukur të rinisë me të tashmen. Kur kemi të bëjmë me bukurinë në theks të veçantë, atëherë themi se: Allahu është i Mirë dhe e do të mirën. Kjo ka të bëj me moralin dhe diturinë. Kurse besimi dhe devotshmëria janë më madhështore sesa bukuria e krijuar e cila reflektohet në pamje të parë.

E njëjta gjë vlen edhe kur kemi të bëjmë me petkun. Petku i devotshmërisë, është më madhështorë dhe më me vlerë. Dhe se Allahu i Lartësuar, e do bukurinë që shfaqet nga petku i devotshmërisë kundrejt bukurisë që shfaqë petku i mëkatit. Praktikisht nga kjo kuptojmë, se Allahu e do bukurinë që vjen si shkak i moralit të mirë kundrejt bukurisë që shfaqet nga bukuria e krijuar (fizionomike).

E njëjta gjë mund të thuhet edhe tek bukuria e mashkullit apo e femrës. Nëse ndonjëri prej tyre do të ishte i pamoralshëm apo mëkatarë, ose jobesimtarë i hapur, apo dyfytyrësh; – do të ishte urrejtja dhe neveritja ndaj moralit apo fesë së tij në proporcion të bukurisë fizionomike që ka ai. Ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar në lidhje me dyfytyrëshat:

 

‘’E kur t’i shohësh ata, trupat e tyre të mahnitin.’’ (63:4)

Në një ajet tjetër Allahu thotë:

 

‘’Ka nga ata njerëz fjala e të cilit të mahnit ty.’’ (2:204)

Këtyre njerëzve ju pëlqen pamja e tyre e cila duket me sy, njashtu fjalët sipërfaqësore të cilat janë të mira për veshin e njeriut. Por, realiteti i moralit të tyre i ka përulur, sepse moralin e kanë ndërtuar nga gjërat më të urryera dhe më neveritëse, andaj nuk përfitojnë asnjë nga fjalët dhe veprat e tyre. Ai i cili dashurohet si pasojë e mungesës së arsyes dhe dijes, e si pasojë e prishjes në fe apo mosinteresimit ndaj fesë dhe marrjes me punë të dynjallëkut; veprat e tij i duken më të mirat në fushat përkatëse. Shembulli më i mirë për këtë është ajo që dihet nga tregimet e popujve të mëhershëm – gjendja e tyre, por edhe nga ngjarjet e njerëzve të ndryshëm, – e që mjaftojnë si argument, pa pasur nevojë të përmendim ndonjë shembull të veçantë. Kush e ka provuar një gjë të tillë, apo e ka parë nga afër, ka mësuar mjaftueshëm. Kurrë nuk mund të gjesh këtë dashuri, veçse dëmi i saj është më i madh sesa dobia. Mos harro se kënaqësia dhe hareja, janë gjëra të patjetërsueshme. Por jo vetëm kaq, sepse ato janë qëllime të çdo krijese të gjallë. Nëse kënaqësia është diçka e patjetërsueshme në vetvete, atëherë bëhet edhe më e ithët atëherë kur nuk mund ta arrish atë, apo nëse ajo kënaqësi, të ndërprenë ndonjë kënaqësi tjetër të rangut të saj apo edhe më të mirë. Kënaqësia që duhet të përvetësohet është ajo e cila në prapavijë ka kënaqësinë e përhershme, e ajo është kënaqësia e botës tjetër, e cila është e përhershme dhe madhështore e mahnitëse. Nuk ka mundësi që robi të jetë i durueshëm, nëse nuk ka arsye për t’u bindur në një gjë të tillë, nëse nuk është i kënaqur, apo nëse nuk ushqehet me të; e kjo është bindja se durimi është zgjidhja më e mirë.

 

Kushtet që gruaja të hajë ushqim në të njëjtin vend me burrat e huaj  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Mukhtesarul-Fetaua el-Misrijjeh (1/100)
Shkurtoi: Imam Badrudin Muhamed bin ‘Alij el-Hanbeli el-Ba’li (Allahu e mëshiroftë!) (vdiq. 777)



Nuk ju lejohet grave që të ulen dhe të hanë me burra të huaj përderisa kjo nuk është e patjetërsueshme. Ndërsa shembuj të patjetërsueshmërisë janë: mungesa e hapësirës apo mungesa e ushqimit.

Nëse një gjë e tillë duhet të ndodhë patjetër (për shkak të arsyeve të lartcekura (v.p.)), atëherë, duhet pasur kujdes se, nuk i lejohet grave që t’i shfaqin fytyrat[1] e tyre në prani të burrave.

Gjithashtu, duhet pasur kujdes se, nuk i lejohet burrave që, ushqim ta vënë në gojën e grave të tyre dhe anasjelltas. Dëshmi për këtë është se, Profeti salallahu alejhi ue selem kur foli në lidhje me veçimin e gruas me ndonjë nga të afërmit e burrit, tha:

الحمو الموت

“El-Hamuvvu është vdekja.”[2]

El-Hamuvvu është secili nga të afërmit e burrit që është i huaj për gruan e tij, siç është: vëllai i tij, xhaxhai, daja etj., dhe jo babai i tij i cili është mahrem i saj.

Pos kësaj, Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

لا يدخل الجنة ديوث

“Nuk hynë në Xhenet dejuth.”[3]

Dejjuth është burri i cili nuk ka xhelozi për gruan dhe familjen e tij, gjithashtu, nuk i këshillon ata edhe nëse i sheh duke bërë ndonjë veprim jo të duhur.

_______________________________________________________________________________[1] Tek dijetarët që e konsiderojnë obligim mbulimin e fytyrës (v.p.).[2] Buhariu (5232) dhe Muslimi (2172).

[3] Abdurr-Rrazaku (20437).

 

Ilaçi i dashurisë

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: “Mukhtesarul-Fetauel-Misrijjeh” (1/100)

Shkurtoi: Imam Badrudin Muhamed bin Ali el-Hanbeli el-Ba’li (Allahu e mëshiroftë!) (vdiq. 777)

Ai që goditet nga shigjeta e helmuar e Iblisit, domethënë dashuria, duhet të marrë antibiotikët/ilaçet vijues:

1 – Martesa. Kjo e zbut epshin dhe e dobëson ndikimin e dashurisë.

2 – Kujdesi i përpiktë ndaj namazeve ditore, lutjeve dhe kujdesi ndaj namazit të natës. Njeriu duhet të lutet me gjithë zemër dhe të jetë i kujdesshëm dhe të thotë vazhdimisht:

يا مقلب القلوب ثبت قلبي على دينك يا مقلب القلوب ثبت قلبي على طاعتك

“O Ti që i rrotullon zemrat, ma përforco zemrën në fenë Tënde. O Ti që i rrotullon zemrat, ma përforco zemrën në bindje ndaj Teje.”[1]

Kur një person vazhdimisht bën këtë lutje dhe është i përulur ndaj Allahut, Allahu ia rrotullon zemrën e tij në atë çfarë ai i lutet.

3 – Qëndrimi larg nga shtëpia e asaj që e dashuron dhe t’i shmanget takimit me të në mënyrë që të mos dëgjojë asgjë prej saj.

________________________________________________

1 Ahmed (2/173) dhe el-Hakim (4/321).

 

Namazi i istihares

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 68-70
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)



 Transmetohet se, Xhabir bin Abdilah radijallahu anhu ka thënë: “I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem na mësonte bërjen istihare në të gjitha çështjet, ashtu siç na mësonte ndonjë sure të Kuranit. Ai thoshte:

إذا هم أحدكم بالأمر ، فليركع ركعتين من غير الفريضة ، ثم ليقل : اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْتَخيرُكَ بِعِلْمِكَ وأَسْتَقْدِرُكَ بقدرَتِكَ وأَسْأَلُكَ منْ فَضْلِكَ الْعَظِيمِ فَإِنَّكَ تَقْدِرُ وَلاَ

أَقْدِرُ وَتَعْلَمُ وَلاَ أَعْلَمُ وَأَنْتَ عَلاَّمُ الْغُيُوبِ اللهُمَّ إِنْ كُنتَ تَعلم أَنَّ هذَا الأَمْرَ خيرٌ لِي في دِيني وَمَعَاشي وَعاقِبة أَمْرِي وَعَاجِلِهِ وَآجِلِهِ فاقْدُرْهُ لِي وَيَسِّرْهُ لي ثمَّ

بَارِكْ لي فيهِ وَإِنْ كُنْتَ تَعْلَم أَنَّ هَذا الأَمْرَ شَرٌّ لِي في دِينِي وَمَعَاشِي وَعَاقِبَةِ أَمْرِي وَعَاجِلِهِ وَآجِلِهِ فاصْرِفْهُ عَنِّي واصرفْنِي عَنْهُ واقْدُرْ لِيَ الْخَيْرَ حَيْثُ كانَ ثم

أَرْضِني بهِ

“Nëse ndonjëri prej jush i shkon në mendje diçka, ai duhet të fal dy rekate përveç lutjes së detyrueshme dhe pastaj të thotë: “O Allahu im, të drejtohet Ty që, nëpërmjet diturisë Tënde të më japësh mbarësi, nëpërmjet fuqisë Tënde të më japësh ndihmë dhe kërkoj të më japësh prej të mirave tuaja të shumta; me të vërtetë ti ke mundësi kurse unë jam i dobët. Me të vërtetë, Ti di çdo gjë, ndërsa unë nuk di asgjë dhe Ti e di të fshehtën. O Allahu im, nëse kjo punë e imja (dhe e emërton qëllimin e caktuar) është e mirë dhe e dobishme për fenë dhe jetën time, për të tashmen dhe të ardhmen (në të dy jetët), atëherë bëje të mundshme që të realizohet, ma lehtëso dhe më beko në të. Por, në qoftë se kjo është më e keqe dhe e dëmshme për fenë dhe jetën time, për të tashmen dhe të ardhmen (në të dy jetët), atëherë largoje atë nga unë dhe më largo mua nga ajo, më jap mbarësinë kudo që të jetë dhe pastaj më bëjë të jem i kënaqur me të”.”

Asnjëherë nuk do të pendohet ai i cili kërkon ndihmë nga Allahu (duke bërë istihare), konsultohet me njerëzit dhe bëhet i vendosur në synimin e tij. Ngase Allahu Te’ala ka thënë:

وَشَاوِرْهُمْ فِي الأَمْرِ فَإِذَا عَزَمْتَ فَتَوَكَّلْ عَلَى اللّهِ إِنَّ اللّهَ يُحِبُّ الْمُتَوَكِّلِينَ

“…dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme. Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu. Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.” 3:159

Katade ka thënë: “Nuk ka popull të cilët konsultohen me të tjerët duke pasur për qëllim shpërblimin e Allahut, veçse do të udhëzohen në atë që është më e mira për ta.”

 

Ezani dhe ai që e dëgjon atë

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 47-51
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)



1 – I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

لو يعلم الناس ما في النداء و الصف الأول ثم لم يجدوا إلا أن يستهموا عليه لاستهموا

“Sikur ta kishin ditur njerëzit se çfarë shpërblimi ka në thirrjen e ezanit dhe në safin e parë, dhe nuk do të kishin mundur t’i arrijnë vetëm përmes shortit, do të kishin hedhur edhe short.”

2 – Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

إذا نودي بالصلاة أدبر الشيطان له ضراط حتى لا يسمع التأذين ، فإذا قضي التأذين ، أقبل ، فإذا ثوب بالصلاة ، أدبر ، فإذا قضي التثويب ، أقبل ، حتى يخطر بين المرء و نفسه ، فيقول : اذكر كذا ، اذكر كذا ، لما لم يكن يذكر ، حتى يظل الرجل ما يدري كم صلى

“Kur thirret ezani për namaz, shejtani e kthen shpinën dhe ik duke e lëshuar erën, për të mos e dëgjuar thirrjen e ezanit, kurse, kur mbaron thirrja e ezanit, ai kthehet dhe kur fillon thirrja e ikametit, ai prapë e kthen shpinën, kurse, kur përfundon ikameti, ai kthehet dhe e përkujton njeriun duke thënë: “Kujtoje atë, kujtoje këtë!”  Çka njeriu më parë nuk ka mundur as të mendojë, saqë njeriu më nuk dinë sa ka falur.”

3 – I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

لا يسمع مدى صوت المؤذن جن و لا إنس إلاشهد له يوم القيامة

“S’ka xhin ose njeri që dëgjon zërin e myezinit, veçse do të dëshmojnë për të në Ditën e Kiametit.”

4 – I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

إذا سمعتم النداء فقولوا مثل ما يقول المؤذن

“Kur të dëgjoni ezanin, thoni ashtu siç thotë myezini.”

5 – Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

إذا سمعتم المؤذن فقولوا مثل ما يقول ، ثم صلوا علي ، فإنه من صلى علي صلاة ؛ صلى الله عليه بها عشرا ، ثم سلوا الله لي الوسيلة ، فإنها منزلة في الجنة لا تنبغي إلا لعبد من عباد الله ، و أرجو أن أكون أنا هو ، فمن سأل لي الوسيلة ، حلت له الشفاعة

“Kur të dëgjoni myezinin thoni ashtu siç thotë ai, pastaj dërgoni salavate mbi mua, sepse ai që dërgon salavate mbi mua një herë, Allahu mbi të dërgon dhjetë herë. Pastaj kërkoni nga Allahu për mua Vasilën, e cila është një vend në Xhenet caktuar vetëm për një rob prej robërve të Allahut, e shpresoj që unë të jem ai, kush kërkon nga Allahu për mua Vesilen e lejohet shefati (ndërmjetësimi) im.”

6 – I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

إِذَا قال الْمُؤَذِّنُ الله أَكْبَرُ اللهُ أَكْبرُ فَقَالَ أَحَدُكُمْ اللهُ أَكبرُ اللهُ أَكبر ثم قال أَشْهَدُ أَنْ لا إِله إِلا الله قال أَشْهَدُ أَنْ لا إِله إِلا الله ثم قال أَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّداً رَسُولُ الله قال أَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّداً رَسُول الله ثم قال حَيَّ عَلى الصلاةِ قال لاَ حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ إِلاَّ بالله ثم قال حَيَّ عَلى الْفَلاَحِ قال لا حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ إِلاَّ بِاللهِ ثُمَّ قال اللهُ أَكبر الله أَكبر قال الله أكبر الله أكبر ثم قال لا إِله إلا الله قال لا إِله إِلا الله دَخَلَ الْجَنَّة

“Kur myezini thotë “Allahu Ekber, Allahu Ekber” dhe ndonjëri prej jush thotë “Allahu Ekber, Allahu Ekber” dhe pastaj myezini thotë: “Eshhedu en la ilahe il-lall-llah” dhe pastaj ai thotë: “Eshhedu en la ilahe il-lall-llah” dhe pastaj myezini thotë: “Eshhedu enne Muhamederr-rrasulullah”, dhe ai thotë: “Eshhedu enne Muhamederr-rrasulullah”, dhe pastaj myezini thotë: “Hajja a’ales-salah” dhe ai thotë “La haule ue la kuu-uete il-la bil-lah” dhe pastaj muezini thotë “Hajja a’lel-felah” dhe ai thotë se “La haule ue la kuu-uete il-la bil-lah” dhe pastaj myezini thotë se “Allahu Ekber, Allahu Ekber” dhe ai thotë se “Allahu Ekber, Allahu Ekber”, dhe pastaj myezini thotë “La ilahe il-lall-llah” dhe ai thotë “La ilahe il-lall-llah”, do të hyjë në Xhenet.”

7 – I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

مَنْ قال حِينَ يَسْمَع النِّدَاءَ: اللَّهُمَّ ربَّ هَذه الدَّعْوَةِ التَّامَّةِ والصَّلاَةِ الْقَائِمَةِ آتِ مُحَمَّداً الوسيلة والْفَضِيلَةَ وَابْعَثْهُ مَقَاماً محموداً الذي وَعَدْتَهُ حَلَّتْ لَهُ شَفَاعَتِي يوم القيامة

“Ai që thotë kur ai të dëgjon ezanin dhe thotë “All-llahum-me Rabe hadhihid-da’uetit-tam-meti ues-salatil-kaimeh, ati Muham-medinil-Uasilete uel-fadileh, ue-b’athhu mekamen mahmudenil-ledhi ue’ad-teh (O Allah, Zot i kësaj thirrjeje të plotë dhe i këtij namazi për të cilin po thirret! Jepja Muhamedit Vesilën dhe statusin e lartë. Jepja atij pozitën e lavdëruar të cilën ia ke premtuar atij)” ai do të ketë ndërmjetësimin tim në Ditën e Gjykimit.”

8 – Abdullah bin Umeri radijallahu anhuma se dy burra thanë:

يا رسول الله ! إن المؤذنين يفضلوننا . فقال رسول الله صلى الله عيه و سلم : قل كما يقولون ، فإذا انتهيت ، فسل تعطه

“O i Dërguari i Allahut! Myezinët janë më me vlerë se sa ne.” Ai tha: “Thoni atë që thonë myezinët. Dhe kur të përfundoi, bëni dua dhe ajo do t’u pranohet.”

9 – I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

الدعاء لا يرد بين الأذان و الإقامة

“Duaja nuk refuzohet në mes ezanit dhe ikameti.”

10 – Transmeton Sehl bin Sa’d radijallahu anhu se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

ثنتان لا تردان – أو قلما تردان – : الدعاء عند النداء ، و عند البأس حين يلحم بعضهم بعضا

“Dy (lutje) nuk refuzohen: lutja pas ezanit dhe lutja në vështirësi, kur të përleshen një grup me tjetrin (në betejë).”

 

Duaja e hyrjes dhe daljes nga xhamia

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 46-47
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)



1 – I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem kur hynte në xhami, e kishte zakon të thoshte:

أَنَّ رسول الله، صلى الله عليه وسلم، كَانَ إِذَا دَخَلَ الْمَسْجِدَ قَالَ : بِسْمِ اللهِ اللَّهُمَّ صَلِّ عَلىَ مُحَمَّدٍ فإِذَا خَرَجَ قالَ:بِسْمِ ال لهِ اللَّهُمَّ صَلِّ عَلَى مُحَمَّدٍ

“Në emër të Allahut. O Allah, dërgo salavate dhe selame mbi Muhamedin.” Kur dilte nga xhamia thoshte: “Në emër të Allahut. O Allah, dërgo salavate dhe selame mbi Muhamedin.”

2 – I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

إِذَا دَخَلَ أَحَدُكُمُ الْمَسْجِدَ فَلْيُسَلِّمْ عَلَى النبي صلى الله عليه وسلم، وَلْيَقُلْ اللهُمَّ افْتَحْ لِي أَبْوَابَ رَحْمَتِكَ وَإِذَا خَرَجَ فَلْيَقُلْ: اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ مِنْ فَضْلِكَ

“Kur ndonjëri prej jush të futet në xhami, le të përshëndes Profetin salallahu alejhi ue selem, dhe le të thotë: “O Zoti im, m’i hap dyert e mëshirës tënde”. Dhe kur të dal nga xhamia, le të thotë: “O Zoti im, të lutem të më japësh nga të mirat Tua”.

Në një formulim tjetër tek Sahihu i Muslimit, gjithashtu dërgohen edhe salalavate dhe selamet edhe duke dalë nga xhamia.

3 – Profeti salallahu alejhi ue selem e kishte zakon të thoshte kur hynte në xhami:

أَعُوذُ باللهِ الْعَظِيم وَبِوَجْهِهِ الْكَرِيمِ وَبِسُلْطَانِهِ الْقَدِيمِ مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ

“Kërkoje mbrojtje tek Allahu i Madhërishëm, përmes Fytyrës së Tij të ndershme dhe me fuqinë e Tij të përhershme nga shejtani i mallkuar.”

Dhe kishte thënë:

فإذا قال ذلك ، قال الشيطان : حفظ مني سائر اليوم

“Nëse ai e thotë këtë lutje, atëherë shejtani thotë: Ai është mbrojtur prej meje edhe për pjesën tjetër të ditës.”

 

Metodologjia e Ehlus-Sunneh uel-Xhema’ah është metodologji e lashtë  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Minhaxhus-Sunneh en-Nebeuijjeh (2/601-602)

Metodologjia e Ehlus-Sunneh uel-Xhema’ah është metodologji e lashtë dhe e njohur. Ajo ekzistonte para se të ekzistonin Imam Ebu Hanife, Imam Maliku, Imam Shafiu dhe Imam Ahmedi. Kjo është Metodologji e Sahabeve dhe, ata e trashëguan atë nga i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem). Kushdo që devijon nga ajo metodologji, ai është novatorë.

Ehlus-Sunneh uel-Xhema’ah, janë të bashkuar se konsensusi i Sahabeve është argument në vete dhe nuk janë të pajtimit në lidhje me konsensuse tjera.

Imam Ahmed bin Hanbel është i njohur se është imami i Sunnetit. Kjo, sepse ka qenë më durimtari në sprovën e njohur. Dhe jo se ai kishte ndonjë koncept të ri të kuptuarit të islamit apo se ai shpiku një metodologji të re.

Ai kishte dituri të madhe në lidhje me Sunnetin e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem); dituri që ka ekzistuar dhe është njohur edhe përpara tij. Ai thirri në të, u persekutua dhe duroi për shkak të tij (Sunnetit) ndaj atyre të cilët e sprovonin atë në mënyrë që ai t’i braktisë këto mësime. Kurse Imamët e medhëhebeve tjera, vdiqën para kësaj sprove.

 

Shtrëngimi i duarve mes njëri-tjetrit pas namazit  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Mukhtesarul-Fetaua el-Misrijjeh (1/164-165)

Shkurtoi: Imam Badr-ud-Din Muhamed bin Ali el-Hanbeli el-Ba´li (Allahu e mëshiroftë!) (vdiq. 777)

 

Shtrëngimi i duarve mes njëri-tjetrit pas namazit është risi, dhe kjo sipas konsensusit të myslimanëve. Megjithatë, veprimi i tillë është vepër e mirë në takime të tjera mes njerëzve.

Ka disa dijetarë që besojnë se shtrëngimi i duarve pas namazit është i rekomanduar. Mirëpo, shumica e tyre nuk e konsiderojnë këtë të lejuar.

Fakti është se vepra e tillë është risi në qoftë se bëhet në emër të adhurimit. Por nëse kjo bëhet për shkak se e takon një person pas namazit, kjo vepër është e mirë.

 

 

Gjashtë format autentike të bërjes tesbih, tahmid dhe tekbir pas namazeve farze  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Mukhtesarul-Fetaua el-Misrijjeh (1/196-197)

Shkurtoi: Imam Badrudin Muhamed bin Ali el-Hanbeli el-Ba’ili (Allahu e mëshiroftë!) (vdiq 777)

Pas namazit është e ligjësuar që të thuhet ajo që është konfirmuar nga Buhariu:

لَا إِلهَ إِلَّا اللهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ ، لَهُ الْمُلْكُ وَ لَهُ الْحَمْدُ ، وَ هُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدْير

(La ilahe il-lall-llahu uahdehu la sheriike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huve ‘ala kul-li shej-in kadiir). “Nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut të Vetëm, i Cili nuk ka shoq. Atij i takon sundimi dhe lavdërim, dhe Ai është i plotfuqishëm mbi çdo send.”

dhe dhikre të tjera të ngjashme. [1]


1 – Gjithashtu është konfirmoi se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

“Subhanallah” tridhjetë e tre herë, “el-hamdulilah” tridhjetë tri herë dhe “Allahu-Ekber” tridhjetë tri herë.


2 – Është transmetuar gjithashtu se ai salallahu alejhi ue selem ka thënë:

“Subhanallah”, “el-hamdulilah” dhe “Allahu-Ekber” tridhjetë tre herë gjithsej [2].


3 – Është transmetuar gjithashtu se ai i thoshte ato ka dhjetë herë [2].


4 – Është transmetuar gjithashtu se ai i thoshte ato nga njëmbëdhjetë herë [3].


5 – Është transmetuar gjithashtu se ai i thoshte ato ka tridhjetë e tre herë dhe pastaj përfundonte me:

لَا إِلهَ إِلَّا اللهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ ، لَهُ الْمُلْكُ وَ لَهُ الْحَمْدُ ، وَ هُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدْير

(La ilahe il-lall-llahu uahdehu la sheriike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huve ‘ala kul-li shej-in kadiir). “Nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut të Vetëm, i Cili nuk ka shoq. Atij i takon sundimi dhe lavdërim, dhe Ai është i plotfuqishëm mbi çdo send.”

6 – Është transmetuar gjithashtu se ai i ka thënë këto katër frazat ka njëzetepesë herë [4].
Të gjitha këto gjashtë mënyra janë transmetuar në formë autentike nga Profeti salallahu alejhi ue selem.

__________________________________________________________________________

[1] shih
[2] Buhariu (155).
[3] Ebu Davudi (109). Autentik sipas Imam Albanit në ”Sahihul-Xhami’” (3230).
[4] Muslimi (595).
[5] Nesaiu (1341).

 

Dhikri pas namazit farz

 

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 64-68
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)



1 – Kur i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem kur mbaronte namazin, kërkonte falje nga Allahu tri herë (thoshte: “Estagfirullah”), pastaj thoshte:

اللَّهُمَّ أَنْتَ السَّلاَمُ وَمِنْك السَّلاَمُ تَبَارَكْتَ يَا ذَا الْجَلاَلِ وَالإِكْرام

“O Allah! Ti je Paqëdhënësi dhe prej Teje vjen shpëtimi. I Lartësuar je Ti, Posedues i Madhështisë dhe Nderit.”

2 – Kur i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem mbaronte namazin, thoshte:

لا إِلهَ إِلاَّ الله وَحْدَهُ لاَ شَريكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلى كُلِّ شَيءٍ قَدِيرٌ اللَّهُمَّ لاَ مَانِعَ لما أَعْطَيْتَ وَلاَ مُعْطِي لِمَا مَنَعْتَ وَلاَ يَنْفَعُ ذَا الْجَدِّ مِنْكَ الجَدُّ

“Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut Një dhe i Pashoq. Atij i takon sundimi dhe Lavdërimi, Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë. O Allahu im, askush nuk mund të ndalojë atë që Ti e ke dhënë dhe askush nuk mund të japë atë që Ti e ke ndaluar. Të pasurit nuk i bën dobi pasuria tek Ti (por vetëm imani e devotshmëria).”

3 – Transmetohet se Abdullah bin Zubejri radijallahu anhuma, pas çdo namazi farz e kishte zakon të thoshte:

لا إِلهَ إِلا الله وَحْدَهُ لا شريكَ لَهُ لَهُ المُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ على كلِّ شَيءٍ قَدِيرٌ

لاَ حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ إِلاَّ باللهِ لاَ إِلهَ إِلاَّ الله وَلاَ نَعْبُدُ إِلاَّ إِيَّاهُ لَهُ النِّعْمَةُ وَلَهُ الْفَضْلُ وَلَهُ الثَّنَاءُ الْحَسَنُ لا إِله إِلاَّ الله مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ وَلَوْ كَرِهَ الْكَافِرُونَ

“Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut Një dhe i Pashoq. Atij i takon sundimi dhe Lavdërimi, Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë. Nuk ka ndryshim apo forcë pa ndihmën e Allahut. Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut, dhe nuk adhurojmë dikë tjetër pos Tij. Ai posedon dhuntitë dhe mirësitë. Atij i takon lavdërimi më i mirë. Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut, me sinqeritet Atij i nënshtrohemi, edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët.”

Abdullah bin Zubejri radijallahu anhuma ka thënë: “Profeti salallahu alejhi ue selem e kishte zakon ta thoshte këtë pas çdo namazi.”

4 – Ebu Hurejra radijallahu anhu ka rrëfyer se disa të varfër prej muhaxhirëve erdhën tek i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe i thanë atij: “Na kanë tejkaluar të pasurit me shpërblime dhe lumturi të përjetshme! Ata falen sikurse edhe ne falemi, agjërojnë sikurse edhe ne agjërojmë. Mirëpo, ata kanë pasuri të mjaftueshme, dhe nga ajo pasuri bëjnë haxhe, umre, shkojnë në luftë dhe japin sadaka.” Në atë rast, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem tha:

ألا أعلمكم شيئا تدركون به من سبقكم ، و تسبقون به من بعدكم ، و لا يكون أحد أفضل منكم إلا من صنع مثل ما صنعتم ؟ قالوا : بلا يا رسول الله ـ قال : تسبحون ، و تحمدون ، و تكبرون ، خلف كل صلاة ثلاثا و ثلاثين

“A do që tu mësoj diçka me të cilën ju do t’i arrinit ata që u kanë tejkaluar, që t’ua tejkaloni atyre që do të vinë pas jush dhe askush nuk do të jetë më i mirë se ju përveç atyre që kanë vepruar sikurse keni vepruar ju?” Ata i thanë: “Padyshim se duam të na tregosh o i Dërguar i Allahut.” Ai tha: “Atëherë, thoni: “Subhan-Allah”, “Elhamdulilah” dhe “Allahu-Ekber” nga tridhjetetre herë pas çdo namazi (farz).”

5 – I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

مَنْ سَبَّحَ اللهَ في دبرِ كُلِّ صَلاَةٍ ثلاثاً وثلاثينَ وَحمد الله ثلاثاً وثَلاَثِينَ وَكبَّرَ الله ثَلاَثاً وثلاثين وقَال تمامَ الْمائَةِ لاَ إِله إِلاَّ الله وَحده لاَ شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلكُ وَلَهُ الْحمدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيءٍ قَدِيرٌ، غُفِرَتْ خَطَايَاهُ وَإِنْ كانَتْ مِثْلَ زَبِدِ الْبَحْرِ

“Ai që thotë pas çdo namazi (farz) tridhjetetre herë “Subhan-Allah”, tridhjetetre herë “Elhamdulilah” dhe tridhjetetre herë “Allahu-Ekber” dhe pastaj e plotëson të njëqindtën herë me frazën “la ilahe il-la-llahu uehdehuu la sheriike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huve ‘alaa kul-li shej-in kadiir (Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut Një dhe i Pashoq. Atij i takon sundimi dhe Lavdërimi, Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë)”, do t’i falen mëkatet edhe nëse ato janë sa shkuma e detit!”

6 – Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

خصلتان ، أو خلتان ، لا يحافظ عليهما عبد مسلم إلا دخل الجنة ، و هما يسير ، و من يعمل بهما قليل : يسبح الله في دبر كل صلاة عشرا ، و يحمده عشرا ، و يكبره عشرا ، و ذلك خمسون و مائة باللسان ، و ألف و خمسمائة في الميزان . و يكبر أربعا و ثلاثين إذا أخذ مضجعه ، و يحمد ثلاثا و ثلاثين ، و يسبح ثلاثا و ثلاثين ، فذلك مائة باللسان ، و ألف في الميزان

“Janë dy tipare, ndaj të cilave nëse robi mysliman kujdeset për to do të hyjë në Xhenet. Ato janë të thjeshta ndërsa ata që e praktikojnë këtë janë të paktë: pas çdo namazi të thuhet “Subhan-Allah” (i Pastër është Allahu nga çdo e metë) dhjetë herë, “el-hamdulilah” (falënderimi i takon vetëm Allahut) dhjetë herë dhe “Allahu-Ekber” (Allahu është më i Madhi) dhjetë herë. Kjo është njëqindepesëdhjetë herë me gjuhë ndërsa peshon sa njëmijepesëqind herë. Gjithashtu, në kohën e gjumit thotë tridhjetekatër herë “Allahu-Ekber”, tridhjetetre herë “el-hamdulilah” dhe tridhjetetre herë “Subhan-Allah”. Kjo është njëqind herë me gjuhë ndërsa peshon sa njëmijë herë.”

Abdullah bin ‘Amr radijallahu anhu ka thënë: “E kam parë të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem se si numëronte tesbihët me dorën e tij[1]. Disa shokë të tij i thanë: “O i Dërguari i Allahut, si mund të jenë aq të pakët praktikuesit e saj, kur ky veprim është kaq i lehtë?!” Ai tha:

يأتي أحدكم – يعني الشيطان في منامه – فينومه قبل أن يقول ، و يأتيه في صلاته ، فيذكره حاجته قبل أن يقولها

“Ai – d.m.th. shejtani – vije tek ndonjëri prej jush – në kohën e gjumit – dhe e futë atë në gjumë para se t’i thotë ato (dhikre). Gjithashtu, (shejtani) vije tek ndonjëri prej jush në namaz dhe i përkujton diçka para se ai ti thotë ato (dhikre).”

7 – ‘Ukbeh bin ‘Amir radijallahu anhu ka thënë:

أمرني رسول الله صلى الله عليه و سلم أن أقرأ المعوذات دبر كل صلاة

“I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem më urdhëroi që të lexoj suren “el-Felek” dhe “en-Nas” pas çdo namazi.”

8 – Mu’adh bin Xhebel radijallahu anhu ka rrëfyer se, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem e kapi atë për dora dhe i tha:

يا معاذ ! إني والله لأحبك ، فلا تدعن في دبر كل صلاة أن تقول : الَّلهُمَّ أَعِنِّي عَلَى ذِكْرِكَ وَ شُكْرِكَ وَ حُسْنِ عٍبَادَتِك

“O Muadh! Betohem në Allahun se unë të dua! Prandaj, mos e lë asnjëherë pa thënë pas çdo namazi: “O Allahu im, më ndihmo që të kujtoj Ty, të falënderojë Ty dhe të adhurojë Ty në mënyrë të mirë”.”

_____________________________________

[1] Me dorën e djathtë. Kurse, bërja tesbih me të dy duart është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Sunnetin. Është e çuditshme se si njerëzit hanë me dorën e djathtë, ndërsa bëjnë tesbih me të dy duart!

 

 

Të gjitha fatkeqësitë janë të drejtësi dhe të gjithë mirësitë janë favore  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: “Mukhtesarul-Fetauel-Misrijjeh” (1/338-339)

Shkurtoi: Imam Badrudin Muhamed bin Ali el-Hanbeli el-Ba’li (Allahu e mëshiroftë!) (vdiq 777)

Njeriu kërkon shpërblimin nga Allahu, në të njëjtën mënyrë sikurse punëtori e kërkon pagën e tij nga punëdhënësi. Shumë prej njerëzve i mbështeten lëvizjeve, forcës dhe veprimeve të tyre. Ata të cilët veprojnë kështu, në realitet ata janë të devijuar dhe injorant. Allahu nuk i ka urdhëruar robërit e Tij diçka për shkak se Ai ka nevojë për ta. Ai i ka urdhëruar ata për të mirën e tyre. Ai nuk u ka ndaluar atyre diçka nga koprracia. Ai i ka ndaluar të gjithë gjërat që janë të këqija. Allahu Te’ala ka thënë:

يَا عِبَادِي, إِنَّكُمْ لَنْ تَبْلُغُوا ضَرِّي فَتَضُرُّونِي, وَلَنْ تَبْلُغُوا نَفْعِي فَتَنْفَعُونِي

“O robërit e Mi, ju nuk mund të arrini dëmin që Mua të më dëmtoni as të arrini dobinë që Mua të më bëni dobi.”

Edhe pse ai nuk është aspak nevojë për krijesat e Tij, Ai i dërgon atyre të dërguar nga mëshira e Vet dhe i udhëzon ata në çdo gjë të mirë nga mëshira që Ai ka. Edhe pse Ai ia ka obliguar Vetës së Tij mëshirën dhe ia ka ndaluar Vetes së Tij padrejtësinë, kjo është një fakt i pashmangshëm. Kjo do të ndodhë sepse Ai e ka premtuar këtë dhe jo për shkak se krijesat e obligojnë apo i ndalojnë Allahut diçka. Krijesat janë të paaftë për diçka të tillë. Të gjitha dhuntitë nga Ai janë vetëm favor për njeriun dhe të gjitha fatkeqësitë janë vetëm drejtësi e Tij. Allahu Teala ka thënë:

فَمَنْ وَجَدَ خَيْرًا فَلْيَحْمَدِ اللَّهَ ، وَمَنْ وَجَدَ غَيْرَ ذَلِكَ فَلا يَلُومَنَّ إِلا نَفْسَهُ

“Kush gjen mirë, le ta falënderojë Allahun, kurse kush gjen të kundërtën, mos ta fajësoj askënd përveç vetes së vet.”[1]

Ai i cili neglizhon urdhrat, ndalesat, premtimin dhe kërcënimin për shkak se ai shkon duke u mbështetur në fatin e vet, ai veçse ka devijuar. Ndërsa, ai i cili ecën në përputhje me urdhëresat dhe ndalesat e në anën tjetër injoron paracaktimin ka devijuar. Allahu Te’ala ka thënë :

إِيَّاكَ نَعْبُدُ وإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ

“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.” 1:5

Ne adhurojmë Allahun, sepse ne pasojmë urdhrin e Tij, dhe kërkojmë ndihmë prej Tij për shkak se ne e besojmë paracaktimin.

_____________________________________________________________________

[1] Muslimi (2577).

 

Katër parimet e Rafidave  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Minhaxhus-Sunnetin-Nebeuijjeh (1/99)

Parimet fetare të Rafidave janë katër:

Teuhidi.

Drejtësia.

Profecia.

Udhëheqja.

Siç edhe e ceka, udhëheqja është parimi i fundit ndër katër parimet e tyre, ndërsa drejtësia dhe profecia vijnë para saj.

Tek parimi i Teuhidit, ndër tjerash, ata fusin aty edhe mohimin e cilësive të Allahut, thonë se Kurani është i krijuar, dhe se nuk do të shihet Allahun në Ditën e Gjykimit, etj.

Tek drejtësia, ndër tjerash në të gjen mohimin e kaderit (fatit) dhe se Allahu nuk është në gjendje që ta udhëzojë kë të dojë, se Ai nuk mund të dijë diçka pa u bërë – pa ndodhur, se diçka mund të ndodhë edhe pa vullnetin e Tij dhe kështu me radhë. Ata nuk thonë se Allahu ka krijuar gjithçka, apo se Ai është i aftë për çdo gjë. Ata nuk thonë se ajo që dëshiron Allahu bëhet, dhe se ajo që Ai nuk e dëshiron, nuk do të ndodhë!

 

Disa nga marrëzitë e Rafidave  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Minhaxhus-Sunnetin-Nebeuijjeh (1/49-50)

Prej budallallëqeve të tyre, janë se ata imagjinojnë njerëzit që ata i urryen si objekte të pajetë ose kafshë. Pastaj ata i ekspozojnë këto gjëra të pajetë dhe kafshët me veprime me të cilat ata besojnë se i dëmtojnë personat e urryer! Shembull i kësaj është se ata marrin një dele dhe e quajnë atë “Aisheh”! Pastaj ata ia shkulin leshin e saj dhe me këtë mendojnë se po e ndëshkojnë Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!)!

Një shembull tjetër është se ata e mbushin një batanije të samarit me dhjamë. Pastaj e prenë atë batanije, dhe kështu dhjami del prej saj, e të cilin ata e pinë. Ata thonë se kjo është sikurse ta presin Umerin dhe ta pinë gjakun e tij!

Një shembull i tjetër është se si disa prej tyre i emërojnë gomarët e tyre me emra si: “Ebu Bekr” dhe “Umer”! Pastaj ata i ndëshkojnë gomarët dhe besojnë se në fakt ata po i ndëshkojnë Ebu Bekrin dhe Umerin!

Ndonjëherë ata shkruajnë emrat e tyre (Ebu Bekr dhe Umer) në thembra dhe ka ndodhur që disa pushtetarë i kanë rrahur ata në këmbët e tyre dhe kanë thënë: “Unë vetëm e kam rrahur Ebu Bekrin dhe Umerin, dhe unë do të vazhdojë t’i rrahë ata derisa ata zhduken.”

Ka të tjerë që i emërtojnë qenët e tyre me “Ebu Bekr” dhe “Umer” pastaj i mallkojnë ata. Mirëpo nëse dikush e quan qenin e dikujt tjetër me “këta emra, ai zemërohet dhe thotë: “A po e emërton qenin tim me emrin e njërit prej banorëve të Xhehenemit?!”

Disa e nderojnë kafirin mexhus Ebu Luëlue i cili ishte rob i Mugire bin Shu’bes që vrau Umerin radijallahu anhu. Ata e nderojnë atë, edhe pse ka konsensus se ai ishte jobesimtarë, vetëm e vetëm sepse ai e ka vrarë Umerin radijallahu anhu!

Prej budallallëqeve të tjera të tyre është se, posa tu thuhet nga dikush që filan varri është i ndonjërit prej pjesëtarëve të familjes së Profetit salallahu alejhi ue selem (që ata pretendojnë se e duan) ata menjëherë mashtrohen pas kësaj, dhe kështu ia ndërtojnë varrin siç ata e kanë zakon. E që në realitet, varri madje mund t’i përket edhe ndonjë personi kafir ose tërësisht ndonjë personi tjetër!

Torturimi dhe dënimi i kafshëve në këtë mënyrë rrjedh vetëm nga njerëzit më budallenj dhe më injorant që mund të jenë! Nëse ne do të kishim dashur të ndëshkojmë Faraonin, Ebu Lehebin dhe Ebu Xhehlin dhe të tjerët për mosbesimin e të cilëve ka konsensus të padiskutueshëm, kjo do të kishte qenë injoranca më e madhe, ngase kjo është diçka fare e pavlerë.

 

 

Dy gjendjet e robit në lidhje me kaderin  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Mukhtesarul-Fetauel-Misrijjeh(1/339-340)

Shkurtoi: Imam Badrudin Muhamed bin Ali el-Hanbeli el-Bali (Allahu e mëshiroftë!) (vdiq. 777)

Çdo veprim me të cilin Allahu nuk i ndihmon robit padyshim ajo nuk do të ndodhë. Ajo që nuk ndodhë nëpërmjet Allahut në realitet nuk mund të ndodhë.

Ndërsa ajo që nuk ndodhë për hir të Allahut as nuk do të mbetet gjatë e as nuk sjell përfitim. Prandaj Allahu e urdhëroj robin që të thotë në çdo namaz gjatë leximit të el-Fatihasë:

إِيَّاكَ نَعْبُدُ وإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ

Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.1:5 [1]

Robi ka dy gjendje në lidhje me kaderin:

Njëra është para kaderit. Me anë të kësaj ai mund ti kërkojë Allahut ndihmë, ti mbështetet Atij dhe ta adhurojë Atë.

Gjendja tjetër është pas kaderit. Me anë të kësaj ai mund ta lavdërojë Allahun kur ai i bindet Atij, të durojë dhe të jetë i kënaqur kur ai goditet nga fatkeqësitë e të kërkojë falje për mëkatet e bëra dhe për adhurimin e mangët që e ka bërë. Ai duhet ta falënderojë Allahun për adhurim që ia ka mundësuar ta bëjë, dhe se kjo i përket dhuntive të Tij. Ai shikon kaderin pas një fatkeqësie që ka qenë dhe kërkon falje në lidhje me fatkeqësinë që e ka goditur. Allahu Teala i tha Profetit të Tij salallahu alejhi ue selem:

فَاصْبِرْ إِنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ وَاسْتَغْفِرْ لِذَنبِكَ

Andaj, bëhu i durueshëm ti (o Muhamed!), sepse, pa dyshim, premtimi i Allahut është i vërtetë. Lutju Zotit për faljen e gjynaheve të tua40:55

Dhe thotë Allahu:

مَا أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٍ فِي الْأَرْضِ وَلَا فِي أَنفُسِكُمْ إِلَّا فِي كِتَابٍ مِّن قَبْلِ أَن نَّبْرَأَهَا إِنَّ ذَلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ لِكَيْلَا تَأْسَوْا عَلَى مَا فَاتَكُمْ وَلَا تَفْرَحُوا بِمَا آتَاكُمْ

Ska fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfudh) para se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë! (Këtë paracaktim e kemi bërë) që ju të mos dëshpëroheni për atë që ju ka kaluar, por edhe për të mos u gëzuar së tepërmi për atë që Ai ju ka dhënë.57:22-23

____________________________________________________________________

[1] Vini re kumbimin strikt monoteist të lutjeve islame. Në Islam, jo vetëm që nuk duhet adhuruar asnjë krijesë, por edhe ti lutesh për ndihmë ndonjë shenjtori, profeti apo çfarëdo krijese tjetër, është rreptësisht e ndaluar. Njeriu duhet ti lutet për ndihmë vetëm Allahut.

 

Askujt nuk i lejohet që të thotë se kush do të hyjë në Xhenet apo në Xhehenem!  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: “Mukhtesarul-Fetauel-Misrijjeh” (1/409-410)

Shkurtoi: Imam Badrudin Muhamed bin Ali el-Hanbeli el-Ba’li (Allahu e mëshiroftë!) (vdiq 777)

Kur jemi tek çështja për të dëshmuar se një person do të hyjë në Xhehenem apo në Xhenet, themi se nuk i lejohet askujt që ta bëjë këtë pa ndonjë dëshmi autentike që e sugjeron këtë. Shembull i kësaj janë dhjetë sahabët të cilët Profeti salallahu alejhi ue selem i përgëzoi me Xhenet.

Disa thonë se është e lejuar për të dëshmuar për ata që janë lavdëruar së tepërmi nga umeti. Shembull i kësaj janë Umer bin Abdil-Aziz – Allahu e mëshiroftë! – dhe të tjerët. Disa nga Selefët kanë thënë: “Është e ndaluar për të dëshmuar se ndonjë njeri tjetër përveç të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem do të hyjë në Xhenet.”

Ali bin el-Medini madje edhe ka debatuar me Imam Ahmedin lidhur me këtë temë.

Ai tha: “Unë them se ata do të hyjnë në Xhenet në formë të përgjithshme, por unë nuk e dëshmoj këtë për ndonjë individ të caktuar.”

Imam Ahmedi ia ktheu: “Kur ti thua se dikush me këto cilësi do të hyjë në Xhenet, ti gjithashtu ke dëshmuar se personi i caktuar do të hyjë në Xhenet.”

Arsyeja për të deklaruar në lidhje me hyrjen e ndonjë personi në Xhenet është frika për përfundimin e tij. Pavarësisht nga kjo ne shpresojmë më të mirën për personin e mirë dhe frikësohemi për mëkatarin.”

 

Ska asnjë dëshmi se prekja e gruas e prish abdesin  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: el-Fataua el-Irakijeh (2/786)

Allahu Tabarak ue Te ala ka thënë:

وَإِن كُنتُم مَّرْضَى أَوْ عَلَى سَفَرٍ أَوْ جَاء أَحَدٌ مِّنكُم مِّن الْغَآئِطِ أَوْ لاَمَسْتُمُ النِّسَاء فَلَمْ تَجِدُواْ مَاء فَتَيَمَّمُواْ صَعِيدًا طَيِّبًا فَامْسَحُواْ بِوُجُوهِكُمْ وَأَيْدِيكُمْ

“Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim, ose ndonjeri prej jush vjen nga ultësira (nevojtorja), ose keni prekur gratë, e nuk gjeni ujë, atëherë mësyne dheun dhe fërkoni me duart (tejemum).” 1

Prekja e grave do të thotë marrëdhënie seksuale me gratë, gjë të cilën e tha Ibn Abasi dhe arabët e tjerë. I njëjti shpjegim është transmetuar nga Aliu dhe të tjerët. Ky shpjegim i ajetit është i saktë. Nuk ka dëshmi në Kuran apo në Sunnet se prekja e grave e prish abdesin. Myslimanët i kanë prekur gjithmonë gratë e tyre.

Ata që thonë se ajeti ka për qëllim prekjen pa marrëdhënie seksuale dhe se ajo e prish abdesin, atëherë kjo vlen nëse prekja bëhet me epsh. Është transmetuar nga Ibn Umeri, Hasan el-Basriu dhe të tjerë nga Selefët se ata thanë:

“Prekja me dorë.”

Në këtë rast është e rekomanduar për të marrë abdes për ta shuar epshin në të njëjtën mënyrë siç është e rekomandueshme për të marrë abdes për ta shuar zemërimin. Megjithatë, kjo nuk është e detyrueshme. Sa për prekjen e grave pa epsh, kështu që unë nuk di të ketë ndonjë bazë tek Selefët se kjo e prish abdesin.

____________________________________________________________

1 4:43

 

 

Krishtërimi – feja unike  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: el-Xheubab es-Sahih (2/155)

Shumë prej njerëzve të ditur thonë se të gjitha ideologjitë e njerëzve janë të mundura që të imagjinohen përveç ideologjisë së krishterë. Kjo për shkak se ata të cilët e kanë vendosë këtë ideologji nuk e kanë imagjinu se qfarë po thonë. Ata folën pa dituri dhe gjithashtu në mënyrë kontradiktore. Prandaj, disa thonë:

“Sikur të ishin së bashku dhjetë të krishterë ata do të ishin ndar në njëmbëdhjetë teori.”

Të tjerët thonë:

“Nëse do ta pyetshe ndonjërin të krishterë, gruan e tij dhe djalin e tyre për “monotoizmin” e tyre; burri do të jepte një mendim, gruaja do të jepte një mendim tjetër dhe djali i tyre do të jepte një mendim të tretë.”

 

Methhebi të cilin duhet ta pasojnë të gjithë

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: el-Fataua el-Irakijjeh (2/723)

Allahu Te ala ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ أَطِيعُواْ اللّهَ وَأَطِيعُواْ الرَّسُولَ وَأُوْلِي الأَمْرِ مِنكُمْ فَإِن تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللّهِ وَالرَّسُولِ إِن كُنتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ ذَلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلاً

O ju që besuat, bindjuni Allahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te Allahu (te libri i Tij) dhe te i Dërguari, po qe se i besoni Allahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.4:59

Kur myslimani ballafaqohet me diçka të re ai duhet ta pyesë atë që ai mendon se do t’i japë atij përgjigje sipas dispozitave të Allahut dhe të Dërguarit të Tij salAllahu alejhi ue selem, pavarësisht se cilit methheb ai i takon. Asnjë mysliman nuk është i detyruar të pasojë verbërisht një dijetar në të gjitha ato që thotë ai. Asnjë mysliman nuk është i detyruar që të pasojë methhebin e ndonjë personi përveç të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem. Të vetmit atij salAllahu alejhi ue selam duhet për ti´u bindur në të gjitha gjërat që ai i obiligon dhe na informon. Të gjitha deklaratat e njerëzve pranohen dhe refuzohen me përjashtim të Dërguarit te Allahut salAllahu alejhi ue selem.

Që një person të pasojë methhebin e një personi për shkak se ai nuk mund të di se çfarë është dispozita e një çështje nga ana e tij, është e lejueshme vetëm për këtë person. Nuk janë të gjithë të obliguar me këtë në qoftë se ata janë në gjendje që ta gjejnë përgjijen që e thotë Sheriati pa pasuar këtë mënyrë veprimi. Secili është i obliguar që ta ketë frikë Allahun aq sa mundet dhe të përpiqet që ta dije se çfarë ka obliguar Allahu dhe i Dërguari i Tij salAllahu alejhi ue selem në mënyrë që të bëjë atë që është urdhëruar dhe te braktis të ndaluarën, – dhe Allahu e di më së miri.

 

Bërja e Haxhit pa mahrem  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Fataua en-Nisa f.72

Pyetje: “A lejohet që një grua të bëjë Haxhin pa mahrem?”

Përgjigje: “Nëse gruaja është e vjetër dhe nuk i vie më periudha menstruale dhe nuk mendon se do të martohet më, ndërsa ajo nuk ka mahrem, është e lejueshme për të që të kryejë Haxhin me dikë që ajo ndihet e sigurt. Ky është një prej mendimeve të transmetuar nga Imam Ahmedi, dhe ky është mendimi i methhebit Maliki dhe Shafi’i.”

 

Personi xhunub zgjohet pak para se të skadojë koha e namazit?  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (21/469)

Pyetje: “Nëse një person i cili është xhunub dhe zgjohet pak para se ti del koha e namazit dhe ky person gjendet në një qytet. A duhet ai të bëjë tejemum dhe ta falë namazin në kohën e tij, apo ai duhet të bëjë gusël dhe falet pasi të ketë skaduar koha e namazit?”

Përgjigje: “Në këtë rast, ai duhet të bëjë gusël, pastaj të falet sipas shumicës së dijetarëve. Dhe Allahu e di më së miri.

 

Allahu kurrë nuk përmend gabimin e një Profeti vetëmse përmend edhe pendimin e tij  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Minhaxh-us-Sunneh en-Nabauijjeh (2/411)

Allahu i Lartësuar (Atij i takon falënderimi) asnjëherë nuk ka përmendur ndonjë mëkat të një Profeti prej Profetëve, vetëm se bashk me të (mëkatin) ka përmendur edhe pendimin e Tij, në mënyrë që të largoi prej Tij mangësitë dhe difektet.

Gjithashtu edhe për të treguar se gradat e Tij janë ngrejtur, shpërblimet e Tij janë shtuar më shumë, dhe se është afruar më shumë tek Allahu me pendimin e Tij, me kërkimin e faljes dhe me veprat e mira të cilat i bëri më pas. Në mënyrë që të jetë shembull për ata që ndjekin të Dërguarit dhe udhehiqen me ta deri në ditën e gjykimit.

Në historinë e Jusufit alejhi-selam me gruan e ministrit, nuk është përmendur se Ai është penduar, gje e cila tregon se Ai nuk ka mëkatuar fare në atë ndodhi.

 

Duaja e hyrjes dhe daljes nga xhamia  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 46-47
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)



1 – I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem kur hynte në xhami, e kishte zakon të thoshte:

أَنَّ رسول الله، صلى الله عليه وسلم، كَانَ إِذَا دَخَلَ الْمَسْجِدَ قَالَ : بِسْمِ اللهِ اللَّهُمَّ صَلِّ عَلىَ مُحَمَّدٍ فإِذَا خَرَجَ قالَ:بِسْمِ ال لهِ اللَّهُمَّ صَلِّ عَلَى مُحَمَّدٍ

“Në emër të Allahut. O Allah, dërgo salavate dhe selame mbi Muhamedin.” Kur dilte nga xhamia thoshte: “Në emër të Allahut. O Allah, dërgo salavate dhe selame mbi Muhamedin.”

2 – I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

إِذَا دَخَلَ أَحَدُكُمُ الْمَسْجِدَ فَلْيُسَلِّمْ عَلَى النبي صلى الله عليه وسلم، وَلْيَقُلْ اللهُمَّ افْتَحْ لِي أَبْوَابَ رَحْمَتِكَ وَإِذَا خَرَجَ فَلْيَقُلْ: اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ مِنْ فَضْلِكَ

“Kur ndonjëri prej jush të futet në xhami, le të përshëndes Profetin salallahu alejhi ue selem, dhe le të thotë: “O Zoti im, m’i hap dyert e mëshirës tënde”. Dhe kur të dal nga xhamia, le të thotë: “O Zoti im, të lutem të më japësh nga të mirat Tua”.

Në një formulim tjetër tek Sahihu i Muslimit, gjithashtu dërgohen edhe salalavate dhe selamet edhe duke dalë nga xhamia.

3 – Profeti salallahu alejhi ue selem e kishte zakon të thoshte kur hynte në xhami:

أَعُوذُ باللهِ الْعَظِيم وَبِوَجْهِهِ الْكَرِيمِ وَبِسُلْطَانِهِ الْقَدِيمِ مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ

“Kërkoje mbrojtje tek Allahu i Madhërishëm, përmes Fytyrës së Tij të ndershme dhe me fuqinë e Tij të përhershme nga shejtani i mallkuar.”

Dhe kishte thënë:

فإذا قال ذلك ، قال الشيطان : حفظ مني سائر اليوم

“Nëse ai e thotë këtë lutje, atëherë shejtani thotë: Ai është mbrojtur prej meje edhe për pjesën tjetër të ditës.”

 

Dhikri pas namazit farz …

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 64-68
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)



1 – Kur i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem kur mbaronte namazin, kërkonte falje nga Allahu tri herë (thoshte: “Estagfirullah”), pastaj thoshte:

اللَّهُمَّ أَنْتَ السَّلاَمُ وَمِنْك السَّلاَمُ تَبَارَكْتَ يَا ذَا الْجَلاَلِ وَالإِكْرام

“O Allah! Ti je Paqëdhënësi dhe prej Teje vjen shpëtimi. I Lartësuar je Ti, Posedues i Madhështisë dhe Nderit.”

2 – Kur i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem mbaronte namazin, thoshte:

لا إِلهَ إِلاَّ الله وَحْدَهُ لاَ شَريكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلى كُلِّ شَيءٍ قَدِيرٌ اللَّهُمَّ لاَ مَانِعَ لما أَعْطَيْتَ وَلاَ مُعْطِي لِمَا مَنَعْتَ وَلاَ يَنْفَعُ ذَا الْجَدِّ مِنْكَ الجَدُّ

“Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut Një dhe i Pashoq. Atij i takon sundimi dhe Lavdërimi, Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë. O Allahu im, askush nuk mund të ndalojë atë që Ti e ke dhënë dhe askush nuk mund të japë atë që Ti e ke ndaluar. Të pasurit nuk i bën dobi pasuria tek Ti (por vetëm imani e devotshmëria).”

3 – Transmetohet se Abdullah bin Zubejri radijallahu anhuma, pas çdo namazi farz e kishte zakon të thoshte:

لا إِلهَ إِلا الله وَحْدَهُ لا شريكَ لَهُ لَهُ المُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ على كلِّ شَيءٍ قَدِيرٌ

لاَ حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ إِلاَّ باللهِ لاَ إِلهَ إِلاَّ الله وَلاَ نَعْبُدُ إِلاَّ إِيَّاهُ لَهُ النِّعْمَةُ وَلَهُ الْفَضْلُ وَلَهُ الثَّنَاءُ الْحَسَنُ لا إِله إِلاَّ الله مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ وَلَوْ كَرِهَ الْكَافِرُونَ

“Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut Një dhe i Pashoq. Atij i takon sundimi dhe Lavdërimi, Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë. Nuk ka ndryshim apo forcë pa ndihmën e Allahut. Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut, dhe nuk adhurojmë dikë tjetër pos Tij. Ai posedon dhuntitë dhe mirësitë. Atij i takon lavdërimi më i mirë. Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut, me sinqeritet Atij i nënshtrohemi, edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët.”

Abdullah bin Zubejri radijallahu anhuma ka thënë: “Profeti salallahu alejhi ue selem e kishte zakon ta thoshte këtë pas çdo namazi.”

4 – Ebu Hurejra radijallahu anhu ka rrëfyer se disa të varfër prej muhaxhirëve erdhën tek i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe i thanë atij: “Na kanë tejkaluar të pasurit me shpërblime dhe lumturi të përjetshme! Ata falen sikurse edhe ne falemi, agjërojnë sikurse edhe ne agjërojmë. Mirëpo, ata kanë pasuri të mjaftueshme, dhe nga ajo pasuri bëjnë haxhe, umre, shkojnë në luftë dhe japin sadaka.” Në atë rast, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem tha:

ألا أعلمكم شيئا تدركون به من سبقكم ، و تسبقون به من بعدكم ، و لا يكون أحد أفضل منكم إلا من صنع مثل ما صنعتم ؟ قالوا : بلا يا رسول الله ـ قال : تسبحون ، و تحمدون ، و تكبرون ، خلف كل صلاة ثلاثا و ثلاثين

“A do që tu mësoj diçka me të cilën ju do t’i arrinit ata që u kanë tejkaluar, që t’ua tejkaloni atyre që do të vinë pas jush dhe askush nuk do të jetë më i mirë se ju përveç atyre që kanë vepruar sikurse keni vepruar ju?” Ata i thanë: “Padyshim se duam të na tregosh o i Dërguar i Allahut.” Ai tha: “Atëherë, thoni: “Subhan-Allah”, “Elhamdulilah” dhe “Allahu-Ekber” nga tridhjetetre herë pas çdo namazi (farz).”

5 – I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

مَنْ سَبَّحَ اللهَ في دبرِ كُلِّ صَلاَةٍ ثلاثاً وثلاثينَ وَحمد الله ثلاثاً وثَلاَثِينَ وَكبَّرَ الله ثَلاَثاً وثلاثين وقَال تمامَ الْمائَةِ لاَ إِله إِلاَّ الله وَحده لاَ شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلكُ وَلَهُ الْحمدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيءٍ قَدِيرٌ، غُفِرَتْ خَطَايَاهُ وَإِنْ كانَتْ مِثْلَ زَبِدِ الْبَحْرِ

“Ai që thotë pas çdo namazi (farz) tridhjetetre herë “Subhan-Allah”, tridhjetetre herë “Elhamdulilah” dhe tridhjetetre herë “Allahu-Ekber” dhe pastaj e plotëson të njëqindtën herë me frazën “la ilahe il-la-llahu uehdehuu la sheriike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huve ‘alaa kul-li shej-in kadiir (Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut Një dhe i Pashoq. Atij i takon sundimi dhe Lavdërimi, Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë)”, do t’i falen mëkatet edhe nëse ato janë sa shkuma e detit!”

6 – Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

خصلتان ، أو خلتان ، لا يحافظ عليهما عبد مسلم إلا دخل الجنة ، و هما يسير ، و من يعمل بهما قليل : يسبح الله في دبر كل صلاة عشرا ، و يحمده عشرا ، و يكبره عشرا ، و ذلك خمسون و مائة باللسان ، و ألف و خمسمائة في الميزان . و يكبر أربعا و ثلاثين إذا أخذ مضجعه ، و يحمد ثلاثا و ثلاثين ، و يسبح ثلاثا و ثلاثين ، فذلك مائة باللسان ، و ألف في الميزان

“Janë dy tipare, ndaj të cilave nëse robi mysliman kujdeset për to do të hyjë në Xhenet. Ato janë të thjeshta ndërsa ata që e praktikojnë këtë janë të paktë: pas çdo namazi të thuhet “Subhan-Allah” (i Pastër është Allahu nga çdo e metë) dhjetë herë, “el-hamdulilah” (falënderimi i takon vetëm Allahut) dhjetë herë dhe “Allahu-Ekber” (Allahu është më i Madhi) dhjetë herë. Kjo është njëqindepesëdhjetë herë me gjuhë ndërsa peshon sa njëmijepesëqind herë. Gjithashtu, në kohën e gjumit thotë tridhjetekatër herë “Allahu-Ekber”, tridhjetetre herë “el-hamdulilah” dhe tridhjetetre herë “Subhan-Allah”. Kjo është njëqind herë me gjuhë ndërsa peshon sa njëmijë herë.”

Abdullah bin ‘Amr radijallahu anhu ka thënë: “E kam parë të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem se si numëronte tesbihët me dorën e tij[1]. Disa shokë të tij i thanë: “O i Dërguari i Allahut, si mund të jenë aq të pakët praktikuesit e saj, kur ky veprim është kaq i lehtë?!” Ai tha:

يأتي أحدكميعني الشيطان في منامهفينومه قبل أن يقول ، و يأتيه في صلاته ، فيذكره حاجته قبل أن يقولها

“Ai – d.m.th. shejtani – vije tek ndonjëri prej jush – në kohën e gjumit – dhe e futë atë në gjumë para se t’i thotë ato (dhikre). Gjithashtu, (shejtani) vije tek ndonjëri prej jush në namaz dhe i përkujton diçka para se ai ti thotë ato (dhikre).”

7 – ‘Ukbeh bin ‘Amir radijallahu anhu ka thënë:

أمرني رسول الله صلى الله عليه و سلم أن أقرأ المعوذات دبر كل صلاة

“I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem më urdhëroi që të lexoj suren “el-Felek” dhe “en-Nas” pas çdo namazi.”

8 – Mu’adh bin Xhebel radijallahu anhu ka rrëfyer se, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem e kapi atë për dora dhe i tha:

يا معاذ ! إني والله لأحبك ، فلا تدعن في دبر كل صلاة أن تقول : الَّلهُمَّ أَعِنِّي عَلَى ذِكْرِكَ وَ شُكْرِكَ وَ حُسْنِ عٍبَادَتِك

“O Muadh! Betohem në Allahun se unë të dua! Prandaj, mos e lë asnjëherë pa thënë pas çdo namazi: “O Allahu im, më ndihmo që të kujtoj Ty, të falënderojë Ty dhe të adhurojë Ty në mënyrë të mirë”.”

_____________________________________

[1] Me dorën e djathtë. Kurse, bërja tesbih me të dy duart është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Sunnetin. Është e çuditshme se si njerëzit hanë me dorën e djathtë, ndërsa bëjnë tesbih me të dy duart!

 

Lutjet dhe namazi për të rënë shi  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 84-86
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)



1 – Transmetohet nga Xhabir bin Abdilah radijallahu anhuma i cili ka thënë: “Një herë prej herësh, një grua erdhi tek Profeti salallahu alejhi ue selem e cila kërkonte nga ai që të lutej për të rënë shi. Në atë rast, Profeti salallahu alejhi ue selem tha:

اَللَّهُمَّ اسْقِناَ غَيْثاً ، مَرِيئاً ، مَرِيعاً ، ناَفِعاً ، غَيْرَ ضاَرٍّ ، عاَجِلاً ، غَيْرَ آجِلٍ

“O Allahu ynë, na lësho shi të begattë, freskues, të dobishëm e jo të dëmshëm, të menjëhershëm e jo të vonuar.”

2 – Transmetohet nga Aishja radijallahu anha e cila ka thënë: “U ankuan njerëzit tek i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem për mungesë të shiut. Në atë rast, kërkoi që t’i përgatisnin një minber që do ta vënin në musala (vend-falje jashtë nga xhamia (v.p.)) dhe u kërkoi njerëzve që të tuboheshin në atë vend në një ditë të caktuar. Me të dalë drita e diellit (të asaj dite), i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem doli në musala dhe hipi në minber. Pasi që e madhëroi Allahun dhe e falënderoi Atë, tha:

إنكم شكوتم جدب دياركم ، و استئخار المطر عن إبان زمانه عنكم ، و قد أمركم الله سبحانه أن تدعوه و وعدكم أن يستجيب لكم

“Me të vërtetë ju u ankuat për mungesë të shiut dhe vonim të tij në kohën e vet. Ndërsa Allahu Subhaneh ju ka urdhëruar ju që ta lutëni, duke ju premtuar që do t’u përgjigjet juve.”

Pastaj tha:

اَلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعاَلَمِينَ ـ اَلرَّحْماَنِ الرَّحِيمِ ـ ماَلِكِ يَوْمِ الدِّنِ ـ لاَ إِلاَهَ إِلاَّ اللهُ يَفْعَلُ ماَ يُرِيدُ ، اَللَّهُمَّ أَنْتَ اللهُ لاَ إِلاَهَ إِلاَّ أَنْتَ ، أَنْتَ الْغَنِيُّ ، وَ نَحْنُ الْفُقَراَءُ ، أَنْزِلْ عَلَيْناَ الْغَيْثَ ، وَ اجْعَلْ ماَ أَنْزَلْتَ لَناَ قُوَّةً وَ بَلاَغاً إِلَى حِينٍ

“Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut. Ai vepron çfarë të dojë. O Allahu ynë, me të vërtetë Ti je Allahu i Cili nuk ka Zot tjetër pos Teje. Ti je i Pasuri (i Cili nuk ne nevojë për asgjë dhe për askënd) dhe ne jemi të varfër (të cilët kemi nevojë për Ty), andaj, na zbrit shi të dobishëm, të mjaftueshëm për një kohë të gjatë.”

Dhe, i ngriti duart aq lartë saqë iu pa edhe bardhësia e sqetullave të tij. Pastaj ua ktheu njerëzve shpinën dhe e veshi xhyben e tij nga prapa dhe vazhdimisht i mbante duart e ngritura lartë, derisa zbriti nga minberi, doli përpara njerëzve dhe i fali (së bashku me ta) dy rekate namaz. Nuk vonoi shumë dhe, Allahu i tuboi retë, dhe filluan bubullimat e vetëtimat, pastaj filloi të binte shi me lejen e Allahut Te’ala. Aq shumë furishëm binte shi, saqë derisa arriti salallahu alejhi ue selem tek xhamia e tij, saqë u përrenjtë rridhnin me të madhe. Kur ai pa se si njerëzit shkonin me të shpejtë drejt shtëpive të tyre, qeshi saqë iu panë dhëmballët e tij, pastaj tha:

أشهد أن الله على كل شيء قدير ، و أني عبد الله و رسوله

“Dëshmoj se Allahu është i Fuqishëm për të bërë çdo gjë dhe se unë jam i Dërguari i Tij.”

 

Në lidhje me të porsalindurin dhe ndryshimin e emrave  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 106-108
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)



1 – Ebu Rafi’ radijallahu anhu ka thënë: “E kam parë të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem duke e kënduar ezanin në vesh të Hasanit, birit të Aliut atëherë kur e kishte lindur atë (nëna e tij) Fatimja radijallahu anha.”

2 – Aishja radijallahu anha ka thënë: “Ishte zakon që të sapolindurit të sillen tek i Dërguarit i Allahut salallahu alejhi ue selem, i cili lutej që Allahu t’i bekojë ata dhe ua fuste në gojë atyre një hurme të cilin ai e kishte zbutur më parë me gojën e tij.”

3 – Transmeton ‘Amr bin Shu’ajb, e ky nga babai i tij dhe nga gjyshi i tij (gjyshi ‘Amrit) i cili ka thënë se: “Profeti salallahu alejhi ue selem urdhëroi që fëmija i porsalindur të emërtohet, t’i rruhet koka dhe të theret kurban për të në ditën e shtatë.” [1]

4 – Profeti salallahu alejhi ue selem: “E emërtoi djalin e tij me emrin Ibrahimin, birin e Ebu Musait me emrin Ibrahim, birin e Ebu Talhas me emrin Abdullah dhe birin e Ebu Usejdit me emrin el-Mundhir menjëherë pasi ata kishin lindur.”[2]

5 – I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

إن أحب أسمائكم إلى الله : عبد الله ، و عبد الرحمن

“Emrat tuaj që Allahu më së shumti i do, janë emrat: Abdullah dhe Abdurr-Rrahman.”

6 – Në një transmetim tjetër, shtoi:

و أصدقها : حارث ، و همام ، و أقبحها : حرب و مرة

“dhe emrat më të drejtë/sinqertë janë Harith (Triumfues/Bujk) dhe Hemam (Trim), ndërsa emrat më të këqij janë Harb (Luftë) dhe Murrah (Ithët).”

7 – “Profeti salallahu alejhi ue selem ua ndryshonte sahabëve emrat të cilët kishin domethënie të keqe në emra të cilët kishin domethënie të mirë. Zejnebja (bint ebi Seleme) quhej Barrah (e devotshme). Thuhet se ajo lavdëronte veten e saj kështu që ai salallahu alejhi ue selem e quajti atë në Zejnebe. Ai urrente që të thuhej se dikush kishte ardhur nga Barrah. Ai e pyeti një njeri se si quhej? Njeriu tha se quhej Hazan (Pikëllim). Pastaj Profeti salallahu alejhi ue selem: “Ti quhesh Sehl (i Lehtë).” Ai ia ndryshoi emrin ‘Asijah (e Pabindur) dhe e emërtoi me emrin Xhemileh (e Bukur). Ai e pyeti një njeri tjetër se si quhej? Ai i tha se quhej Esram (i Cunguar). Profeti salallahu alejhi ue selem i tha: “Ti quhesh Zur’ah (Fryt/i Frytshëm).” Ai e ndryshoi emrin e një pjese toke e cila quhej ‘Afrah (Pluhur) dhe ia bëri Khadirah (e Gjelbër).”

____________________________________________

[1] Do të thotë se kokat e tyre rruhen në ditën e shtatë pavarësisht nëse është djalë apo vajzë. Gjithashtu duhet therur dy dele për djalin dhe një për vajzën.

[2] Këto transmetime janë autentike. Ato dëshmojnë se akti është i lejueshëm, por më së miri është që të veprohet në ditën e shtatë.

 

Ogurzeza dhe parashikimi  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 115-116.
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)



1 – I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

لا عدوى ولا طيرة ولا هامة ولا صفر ، ويعجبني الفأل ، قيل يا رسول الله : وما الفأل ؟ قال : الكلمة الحسنة يسمعها الرجل

“Sëmundja nuk ngjitet e as shenja ogurzeza. Më të vërtetë e admiroj optimizmin.” I thanë: “O i Dërguari i Allahut, çfarë është optimizmi?” Tha: “Fjala e mirë të cilën e thotë njeriu.”

2 – Në një transmetim thuhet:

كان رسول الله صلى الله عليه و سلم يعجبه الفأل

“Të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem i pëlqente optimizmi.”

3 – I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

رأيت في منامي كأني في دار عقبة بن رافع ، و أتينا من رطب ابن طاب ، فأولت الرفعة في الدنيا ، و العاقبة لنا في الآخرة ، و أن ديننا قد طاب

“Kam parë ëndërr sikur të isha në shtëpinë e ‘Ukbe bin Rafi’. Dikush na solli hurma të llojit Ibn Tiib[1]. Ndërsa unë e interpretova se, krenaria na takon neve në këtë botë dhe përfundimi i mirë në ahiret. Dhe se feja jonë është e mirë dhe e plotë.”

4 – Kur jemi tek ogurzeza me anë të zogjve, Mu’avijeh bin el-Hakem radijallahu anhu ka thënë: “I thash të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem: O i Dërguar i Allahut, prej nesh ka njerëz të cilët mbështeten në ogurzezat e ndryshme!” Në atë rast, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

ذلك شيءٌ تجدونه في صدوركم فلا يصدنكم 

“Kjo është çfarë ju ndjeni në brendi! Prandaj, mos t’ju largoj (nga mbështetja në Allahun dhe largohuni prej kësaj).”

_____________________________________________

[1] Lloj i hurmave të Medinës.

 

Lutja e mysafirit për nikoqirin dhe atëherë kur ai e gostitë  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 99-100
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)



1 – Abdullah bin Busr radijallahu anhu ka thënë: “Një herë prej herësh, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka vizituar babanë tim. Ne i shërbyem atij ca ushqim dhe uatbeh[1] nga i cili hëngri. Pastaj u shërbyen hurme. Ai hëngri nga to ndërsa bërthamat e hurmave i mbante me majat e gishtërinjve, mes gishtit të madh dhe gishtit të mesëm e atij tregues. Më pastaj i shërbyen atij diç nga pijet. Pasi që piu, i dha nga pija atij që ishte ulur në të djathtën e tij. Kur deshi të shkojë profeti salallahu alejhi ue selem dhe, babai im kapi kërpeshin e kafshës bartëse me të cilën kishte ardhur Profeti salallahu alejhi ue selem dhe i tha atij: “Lute Allahun për ne.” Ai salallahu alejhi ue selem tha:

اَللَّهُمَّ بَارِكْ لَهُمْ فِيماَ رَزَقْتَهُمْ وَاغْفِرْ لَهُمْ وَارْحَمْهُمْ

“O Allahu im, bekoi ata në atë që i ke furnizuar, falja atyre mëkatet dhe mëshiroji.”

2 – Enesi radijallahu anhu ka treguar se një herë prej herësh, Profeti salallahu alejhi ue selem ka vizituar Sa’d bin Ubaden i cili i shërbeu atij bukë dhe vaj. Profeti salallahu alejhi ue selem hëngri nga ajo dhe pastaj tha:

أَفْطرَ عِنْدَكُم الصَّائِمُونَ وَأَكَلَ طَعَامَكُمْ الأَبْرَارُ وَصَلَّتْ عَلَيْكُم الملائِكَةُ 

“Ngrënshin iftar tek ju agjëruesit, të devotshmit ngrënshin nga ushqimi juaj, për ju bëfshin lutje engjëjt.”

 ____________________________________________

[1] Qull i përzier nga hurmat, qumështi pluhur dhe yndyra.

 

Çfarë të thuhet para dhe pas ushqimit dhe pijes?  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 96-99

Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)

 

Thotë Allahu Te’ala:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُلُواْ مِن طَيِّبَاتِ مَا رَزَقْنَاكُمْ وَاشْكُرُواْ لِلّهِ إِن كُنتُمْ إِيَّاهُ تَعْبُدُونَ

“O besimtarë! Hani nga ushqimet e lejuara që ju kemi dhënë dhe, nëse jeni adhurues të Allahut, falënderojeni Atë!” 2:172

1 – I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

يا بني ! سم الله ، و كل بيمينك ، و كل مما يليك

“O djalosh! (Para se të hash) përmende Allahun (thuaj “bismilah”), ha me dorë të djathtë dhe ha para vetes.”

2 – I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

إذا أكل أحدكم فليذكر اسم الله تعالى في أوله ، فإن نسي أن يذكر الله تعالى في أوله ؛ فليقل : بِسْمِ اللهِ ، أَوَّلَهُ وَ آخِرَهُ

“Kur ndonjëri prej jush dëshiron të hajë ushqim, le ta përmend emrin e Allahun para se të hajë (le të thotë “bismilah”). E nëse harron që ta përmend emrin e Allahut në fillim të ushqimit, atëherë le të thotë: “Me emrin e Allahut në fillim dhe në mbarim”.”

3 – Transmetohet se Ebu Hurajra radijallahu anhu ka thënë:

ما عاب رسول الله صلى الله عليه و سلم طعاما قط ، إن اشتهاه أكله ، و إلا تركه

“Asnjëherë nuk gjente të meta në ushqim. Nëse i pëlqente e hante nëse jo e lente.”

4 – Transmetohet nga Vahshij se, një herë prej herësh, sahabët thanë: “O i Dërguar i Allahut, me të vërtetë ne po hamë por nuk po ngopemi!” Në atë rast, Profeti salallahu alejhi ue selem tha:

فلعلكم تفترقون ؟

“A mos ndoshta ju po hani ndaras nga njëri-tjetri?”

Ata i thanë: “Po”. Pastaj, ai u tha:

فاجتمعوا على طعامكم ، و اذكروا اسم الله ، يبارك لكم فيه

“Tubohuni përreth ushqimit (sofrës) tuaj dhe përmendeni emrin e Allahut (thoni “bismilah” para se të filloni të hani) në mënyrë që të bëhet i begattë për ju.”

5 – I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

إن الله ليرضى عن العبد أن يأكل الأكلة فيحمده عليها ، أو يشرب الشربة ، فيحمده عليها

“Me të vërtetë Allahu është i kënaqur me robin i cili kur të hajë ndonjë ushqim e falënderon Allahun për të, ose kur të pijë ndonjë gjë e falënderon Allahun për të.”

6 – I Dërguari Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

من أكل طعاما ، فقالاَلْحَمْدُ للهِ الَّذِي أَطْعَمَنِي هَذاَ ، وَ رَزَقَنِيه مِنْ غَيْرِ حَوْلٍ مِنِّي وَ لاَ قُوَّةٍ ؛ غفر له ما تقدم من ذنبه

“Kush ha ndonjë ushqim dhe thotë: “Falënderimi i takon Allahut i Cili ma mundësoi të ha këtë ushqim dhe më furnizoi pa mundësinë dhe fuqinë time,” do t’i falen mëkatet e tij të mëhershme.”

6 – Transmetohet nga një njeri i cili i kishte shërbyer Profetit salallahu alejhi ue selem, se e kishte të dëgjuar atë salallahu alejhi ue selem kur i ofrohej ndonjë ushqimi, thoshte:

بِسْمِ اللهِ

“Me emrin e Allahut.”

Ndërsa kur përfundonte të ngrënit, thoshte:

اَللُّهُمَّ أَطْعَمْتَ ، وَ أَسْقَيْتَ ، وَ أَغْنَيْتَ ، وَ أَقْنَيْتَ ، وَ هَدَيْتَ ، وَ أَحْيَيْتَ ، فَلَكَ الْحَمْدُ عَلَى ماَ أَعْطَيْتَ

“O Allahu im, Ti më ke ushqyer, Ti më ke dhënë për të pirë, Ti më ke dhënë pasuri, Ti më ke bërë të kënaqur (të mjaftohem me këtë ushqim), Ti më ke udhëzuar, Ti më ke dhënë jetë; andaj ty të takon falënderimi për të gjitha që m’i ke dhënë.”

7 – Kur Profeti salallahu alejhi ue selem e qonte sofrën e tij, thoshte:

اَلْحَمْدُ لِلَّهِ كَثِيراً ، طَيِّباً ، مُباَرَكاً فِهِ ، غَيْرَ مَكْفِيٍّ ، وَ لاَ مُوَدَّعٍ ، وَ لاَ مُسْتَغْنىً عَنْهُ رَبُّناَ

“E falënderoj Allahun (me falënderime) të shumta, të mira e të bekuara; falënderime të cilat janë të pamjaftueshme dhe të pandërprera, pa të cilat nuk bën aspak (për të cilat kemi nevojë), o Zoti ynë.”

 

Duaja në lidhje me martesën, marrëdhëniet intime dhe blerjen e ndonjë kafshe  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 104-106
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)



1 – Transmetohet se Abdullah bin Mes’udi radijallahu anhu ka thënë: “I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem na ka mësuar që të fillojmë çështjet e nevojshme me:

اَلْحَمْدُ لِلَّهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ ونَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَسَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ اللهُ فَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَمَنْ يُضْلِلْ فَلاَ هَادِيَ لَهُ وَ أَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللهُ وَ أَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّداً عَبْدُهُ وَ رَسُولُهُ

“Falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm Allahut. Atë e falënderojmë, e lavdërojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga e keqja e vetes tonë dhe nga veprat tona të këqija. Atë qe e udhëzon Allahu, s’ka kush që mund ta lajthit, dhe atë që e lajthit Allahu, s’ka kush që mund ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij.”

يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُواْ رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُم مِّن نَّفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالاً كَثِيرًا وَنِسَاء وَاتَّقُواْ اللّهَ الَّذِي تَسَاءلُونَ بِهِ وَالأَرْحَامَ إِنَّ اللّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” 4:1

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اتَّقُواْ اللّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلاَ تَمُوتُنَّ إِلاَّ وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” 3:102

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَن يُطِعْ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.” 33:70-71

2 – Profeti salallahu alejhi ue selem e kishte zakon të uronte dhe të lutej për të sapo martuarit:

بَارَكَ الله لكَ وَبَارَكَ عَلَيْكَ وَجَمَعَ بَيْنَكُمَا فِي خَيْر

“Allahu të bekoftë ty, bekimi i Allahut qoftë mbi ju dhe ju bashkoftë juve në mirësi.”

3 – Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

إذا نزوج أحدكم امرأةً أو اشترى خادماً فليقلاَللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ خَيْرَهَا وَخَيْرَ ماَ جَبَلْتَهاَ عَلَيْهِ وَ أَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّهَا وَشَرِّ ماَ جَبَلْتَهاَ عَلَيْهِ

“Nëse ndonjë prej jush martohet apo blen ndonjë shërbëtorë, atëherë le të thotë: “O Allah, të lutem Ty që të më japësh mirësinë e saj dhe mirësinë të cilën e ke bërë natyrë të saj. Dhe të lutem të më mbrosh nga e keqja e saj dhe nga e keqja të cilën e ke bërë natyrë të saj.”

Dhe ka thënë:

و إذا اشترى بعيرا فليأخذ بذروة سنامه فليقل مثل ذلك

“Dhe nëse dikush blen ndonjë kafshë, atëherë le të vejë dorën e tij mbi gungën e saj (eshtrën më të lartë) dhe të thotë të njëjtën gjë (siç u cek më lartë).”

4 – Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

لو أن أحدكم إذا أتى أهله قالبِسْمِ اللهِ جَنِّبْنَا الشَّيْطَانَ وَجَنِّبِ الشَّيْطَانَ مَا رَزَقْتَنَا ؛ فقضي بينهنا ولد ، لم يضره شيطان أبداً

“Kur ndonjëri prej jush i afrohet gruas së tij (që të ketë marrëdhënie intime me të) dhe thotë: “Me emrin e Allahut! O Allahu im, largoje shejtanin nga ne dhe nga ai që do të na furnizosh me të”; – Nëse është e caktuar që ata të kenë fëmijë, shejtani kurrë nuk do të jetë në gjendje t’i bëj atij dëm.”

 

 

Gruaja që nuk i bindet burrit nuk ka të drejtë të furnizohet nr 1  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Fataua En-Nisa 229

 

Pyetje: Një burrë është i martuar me një grua që nuk përfitonë asgjë nga ajo. Ajo nuk i bindet urdhërave të tij por kërkon që ai ta furnizojë atë me ushqim dhe me rrobe dhe ja ka vështirësuar punët atij. A meriton ajo të furnizohet me ushqim dhe me veshje?

 

Përgjigje: Nëse ajo nuk e vë veten në dispozicion të tij, ose largohet nga shtëpia pa lejen e tij, ajo nuk ka të drejtë që të furnizohet me ushqim e as me veshje. E njëjta gjë vlen në qoftë se ai e pyet atë që të udhëtojë me të dhe ajo nuk ju bindet atij, kështu që ajo nuk ka të drejtë që të furnizohet me ushqim e as me veshje pasi që ajo është e pabindur në atë që është e detyrueshme për të që ti bindet atij, kështu që nuk e ka obligim ta furnizojë me ushqim e as me veshje.

 

Gruaja që nuk i bindet burrit nuk ka të drejtë të furnizohet nr 2  

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Fataua En-Nisa 230

 

Pyetje: Një burrë është i martuar me një grua dhe kishte marrëdhënie me të. Ai e furnizonë atë, por ajo është kundërshtuese. Babai i saj e ka marrë gjithashtu atë në një udhëtim pa lejen e burrit të saj. Çfarë është e obligueshme për këta?

 

Përgjigje: Nëse ai ka udhëtuar me të pa lejen e burrit të saj babai duhet të qortohet për këtë, edhe gruaja duhet të qortohet, nëse ishte e mundur që të qëndrojë. Ajo nuk ka të drejtë të furnizohet që nga koha që ajo udhëtuar.

 

Tekfiri i përgjithshëm dhe specifik nga Ibn Tejmijeh (1)

Shejkh Rabi’ bin Hadi el-Medkhali (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Akidetis-Selef ue As’habil-Hadith, faqe. 17-18

Selefët bënë tekfir mbi Xhehmitë sepse ata mohuan cilësitë e Allahut dhe thanë se Kurani është i krijuar. Por, Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh Allahu e mëshiroftë tregon se si Imam Ahmedi Allahu e mëshiroftë – Imami i Sunnetit – bëri tekfirit të përgjithshëm mbi Xhehmitë dhe jo duke specifikuar atë mbi persona të caktuar. Kur bëhet fjalë për individ, ai nuk bëri tekfir mbi ta deri sa atyre t’i ketë arritur e vërteta, të jenë plotësuar kushtet dhe të jenë shmangur pengesat (nga të bërit tekfir). Ai thotë se, Imam Ahmedi Allahu e mëshiroftë bëri tekfir të përgjithshëm mbi Xhehmitë dhe vetëm mbi disa individë të caktuar, ndërsa për të tjerët thoshte vetëm “Allahu i faltë”; fjala është për ata që nuk kishin dije dhe pasonin verbërisht. I tillë ishte rasti me disa halifë të cilët ranë në pasimin e verbër të ideologjisë së Xhehmive, Mu’tezileve dhe të tjerët si ta. Pasi që kushtet e tekfirit nuk janë plotësuar në ta (mbi njerëzit në formë specifike), ne nuk i konsiderojmë ata jobesimtarë. Në vend të kësaj, duhet kërkuar falje për ta duke thënë Allahu i faltë. Prandaj ky tekfir është i kufizuar dhe jo i kufizuar.

Bagaviu e thotë të ngjashmen në “Sherhus-Sunneh”[1]. Siç më kujtohet, ai ia atribuon këtë Imamëve sikurse Imam Ahmedit, Imam Shafiut e të tjerëve sikurse ta dhe thotë se ata synojnë “kufrin e vogël kur ata bëjnë tekfir mbi Pasuesit e Bidateve”. Kështu ka thënë Imam Bagaviu ose diç të ngjashme me këtë.

Lidhur me Esharitë dhe të tjerët të cilët kanë jetuar në të njëjtën kohë me Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh, ai nuk bëri tekfir mbi ta deri sa atyre i kishte arritur e vërteta. Ai tha: “Por për shkak mbizotërimit të injorancës dhe për shkak të mungesës së njohurive rreth shpalljes në mesin e shumë njerëzve të mëvonshëm, nuk mund të bëhet tekfir mbi ta deri sa t’u sqarohet atyre se ajo që ka kumtuar i Dërguari salallahu alejhi ue selem e kundërshton atë që ata pretendojnë.”[2]

Mutezilitë kanë shumë dyshime. Edhe Esharitë kanë shumë dyshime në lidhje me cilësitë e Allahut dhe çështje të tjera. Duhet të thuhet se metodologjia e tyre në vetvete është kufër. Të mohohet se Allahu është lart mbi qiell është kufër. Mohimi se Allahu nuk do të shihet në Ditën e Gjykimit është kufër. Besimi se Kurani është i krijuar është kufër, për shkak se Kurani është Fjala e Allahut sipas Kuranit dhe Sunnetit. Kurani buron nga dija e Allahut dhe dija e Allahut nuk është e krijuar.

Prandaj, ajo është përdorur si argument kundër tyre, në qoftë se ata konfirmojnë diturin e Allahut ata e kanë humbur debatin dhe nëse ata e mohojnë atë, ata kanë dalë nga feja. Për shkak të dyshimeve të tyre të shumta, ai tha se ne nuk bëjmë tekfir mbi individët e tyre deri sa t’u ketë arritur atyre e vërteta. Ai thotë se, veprimi i tyre është kufër, lutjet e tyre drejtuar dikujt tjetër pos Allahut janë shirk (idhujtari) dhe therja kurban që ata bëjnë për dikë tjetër pos Allahut është shirk – gjitha këto janë shirk i madh. Por ne nuk e bëjnë tekfir mbi praktikuesin e këtyre veprave për derisa t’u ketë arritur e vërteta. Unë kam lexuar se si dijetarë të mëdhenj nga imamët e Nexhdit [3] e konsiderojnë “të arriturën e së vërtetës tek ta” të jetë kusht para se të bëhet tekfir mbi të.

_______________________________________________________________________

[1] Sherhus-Sunneh (1/227-228).
[2] Ere-Rrad ‘alel-Bekri, faqe. 411.
[3] Vend nga i cili rrjedh Imam Muhamed bin Abdul-Vehabi dhe shumë dijetarë pasardhës të familjes së tij dhe të tjerë.

Tekfiri i përgjithshëm dhe specifik nga Ibn Tejmijeh (2) Shejkh Rabi’ bin Hadi el-Medkhali (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Akidetis-Selef ue As’habil-Hadith, faqe 55-56

Imam Sabuni Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Ibn Huzejmeh ka thënë: ‘Kurani është fjala e Allahut dhe nuk është i krijuar. Ai që thotë se Kurani është i krijuar, në realitet nuk beson në Allahun e Plotfuqishëm. Personit të tillë nuk duhet t’i pranohet dëshmia, nuk duhet të vizitohet nëse sëmuret, kur të vdesë nuk duhet t’i falet namazi i xhenazes dhe nuk duhet të varroset me myslimanët! Ai që e ka këtë bindje duhet t’i kërkohet që të pendohet, dhe në rast se nuk pendohet, atëherë është detyrë e shtetit që ta ekzekutoj’.”

Një gjë duhet bërë e qartë se, personi të cilit i arrin e vërteta në lidhje me këtë çështje dhe nuk e pranon atë, ai është jobesimtarë. Dhe vetëm pas kësaj duhet të zbatohen vendimet e lartcekura.

Sa për atë që verbërisht pason në këtë çështje dhe është injorant, ai është një bidatçi i devijuar, por nuk bëjmë tekfiri mbi të. Kjo vlen për injorantët.

Imamët e fesë e kishin këtë metodologji. Ndër ta ishte Imami i Ehlus-Sunnetit Imam Ahmed bin Hanbel. Ai nuk bëri tekfir mbi Me’munin dhe mbi udhëheqësit e tjerë, gjykatësit dhe aksesorët tjerë shtetërorë. Ai bëri tekfir vetëm mbi disa persona të cilët shpikën këtë bindje dhe e futën atë në mesin e njerëzve, siç edhe e thekson Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh Allahu e mëshiroftë, në Mexhmu’ul-Fetaua (12/489) kur thotë: “Imam Ahmedi lutej në të mirë të udhëheqësit-halifes dhe të tjerëve, të cilët edhe e kishin fshikulluar dhe burgosur atë. Ai i fali ata për padrejtësinë që ia kishin bërë, dhe për mosbesim në të cilin ata kishin thirrur. Po të kishin qenë ata renegat nuk do të ishte e lejueshme për të që të kërkojë falje për ta. Sepse, sipas Kuranit, Sunnetit dhe Konsensusit të dijetarëve, nuk lejohet të kërkohet falje për jobesimtarët. Këto fjalë dhe veprime provojë në mënyrë të qartë se ai (Imam Ahmedi) dhe imamët e tjerë pas tij nuk bënë tekfir individual mbi Xhehmitë të cilët thanë se Kurani është krijuar dhe se Allahu nuk do të shihet në Ditën e Gjykimit. Gjithashtu, është transmetuar nga Imam Ahmedi se si ai ka bërë tekfir vetëm mbi disa individë të caktuar. Se transmetohen dy mendime nga Imam Ahmadi në këtë çështje është çështje e diskutueshme. Në këtë rast, ajo duhet detajuar në mënyrë që ai ka bërë tekfir mbi individin që i ka përmbushur kushtet e tekfirit dhe se nuk kishte gjëra që e ndalonin bërjen tekfir. Imam Ahmedi, nuk bënte tekfir mbi dikë përderisa nuk plotësoheshin këto kushte, porse bënte tekfir të përgjithshëm. Dëshmia e këtij parimi të rëndësishëm ekziston në Kuran, Sunnet dhe në Konsensusin e dijetarëve islam.”[1]

Kjo është shumë e rëndësishme që të kuptohet. Në ditët e sotme, ka njerëz që thonë se Kurani është krijuar, gjegjësisht Esharitë dhe pjesa tjetër e Mu’tezilive. A e kanë braktisur ata Islamin? Atij që i ka arritur e vërteta, ai e ka braktisur Islamin dhe atij të cilit nuk i ka arritur e vërteta dhe nuk e kupton këtë çështje është një prej bidatçive të devijuar. Megjithatë, ne nuk bëjmë tekfir mbi personin e tillë. Imam Ahmedi, Abdul-Aziz el-Kinani, el-Begavij dhe imamët e tjerë të Islamit thonë se, tekfiri në rastin e tillë është i përgjithshëm, por kur vjen puna për të bërë tekfirit mbi një individ të caktuar, atëherë ata kushtëzojnë se personit së pari duhet t’i arrijë e vërteta. Ai i cili bie në mosbesim, pavarësisht nëse kjo është në lidhje me mendimin se Kurani është i krijuar apo ndonjë gjë tjetër, duhet të trajtohen në këtë mënyrë të detajuar.

Ky klasifikim i detajuar është metodologji e Selefëve. Kushdo që thotë se Kurani është i krijuar është kafir në përgjithësi, por kur është fjala për një individ i cili thotë se Kurani është i krijuar dhe se Allahu nuk do të shihet në Ditën e Gjykimit, ndërsa ai njëkohësisht beson në Kuran dhe Sunnet, në Xhenet dhe Xhehenem, e sheh veten e tij si një mysliman, i plotëson kushtet e fesë e kështu me radhë, ne i themi atij se metodologjia e tij është kufër. Dhe nëse atij i arrijnë provat dhe pastaj vazhdon me atë metodologji të rreme, ai vetë është kafirNe duhet t’ia tregojmë atij dëshmitë nga Kurani dhe Sunneti për t’ia bërë të qartë se metodologjia e tij është kufër. Nëse ai heq dorë prej saj dhe pendohet, qëllimi është arritur. Por, nëse ai vazhdon të pasojë mendimin e tij, ai është kafir. Kërkohet që ai të pendohet, përndryshe shteti duhet ta ekzekutoj.

____________________________________________________________________

[1] Shejkhu transmeton fjalët sipas kuptimit (v.p.).

 

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free