Grup Dijetarësh.
Mësime Islame

02.

       

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan

 

Salih el-Feuzan  

Burimi: Përmbledhje nga parathënia e librit “El-Exhvibetul-Mufideh ‘an Es’iletil-Menahixhil-Xhedideh” (faqe 14-18) nga Xhamal bin Fur.

Emri dhe lindja e tij:

Emri i tij është Salih bin Feuzan bin Abdil-lah bin el-Feuzan. Ka lindur në vitin 1354 hixhri ose 1935.

Rritja dhe studimet e tij:

Babai i vdiq kur ai ishte i ri, andaj u rrit në familjen e babait të tij, mësoi Kuranin përmendësh dhe mësoi shkrim-leximin nga imami në lagjen e tij. Pastaj, filloi të studiojë në një shkollë shtetërore në vitin 1369 hixhri, në qytetin e tij. Vazhdoi studimet në një shkollë në qytetin e Burajdes, në vitin 1371 hixhri. Më tej studioi në një qendër të mësimit në Burajdeh, ku aty u gjend gjatë viteve 1373 deri në 1377 hixhri. Pastaj, vazhdoi studimet në Fakultetin e Sheriatit në Riad dhe u diplomua në vitin 1381 hixhri. Vazhdoi studimin për Master dhe studimet e Doktoratës në lëmin e Fikhut.

Mësuesit e tij:

1) Shejkh Abdul-Aziz bin Baz, ish myftiu i Arabisë Saudite. Shejkh Ibn Baz kishte besim shumë në Shejkh Feuzanin dhe e kishte zakon t’i japë libra të ndryshëm që t’i lexonte, duke kërkuar edhe mendimin e tij rreth atyre librave.

2) Shejkh Abdullah bin Humejd, kreu i “Këshillit të Lartë Gjyqësor” në Arabinë Saudite më parë. Ai e kishte zakon të merrte pjesë në shumë prej mësimeve të tij, përderisa ishte duke studiuar në qytetin e Burajdes.

3) Shejkh Muhamed Emin esh-Shenkiti, shpjeguesi dhe komentuesi i madh i Kuranit në kohën tonë.

4) Shejkh Abdurr-Rrezak el-Afifi.

Veprat e tij:

1) Ai ka qenë një mësues në disa shkolla ​​në qytetin e Burajdeh dhe në Riad, pastaj ai u punësua si mësues në Fakultetitn e Sheriatit.

2) Rektor i Kolegjit të Gjyqtarëve në Riad, në vitin 1396 hixhri.

3) Anëtar i “Komisioni i Dijetarëve të Mëdhenj” në Arabinë Saudite, në vitin 1407 hixhri.

4) Anëtar i “Komisionit të Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva” në Arabinë Saudite, në vitin 1411 hixhri.

5) Anëtar në “Komisionin e Fetvave në Mekë”, që i përkasin “Rabitatul-‘Alemil-Islamij”.

6) Imam, mësues dhe hatib i Xhumasë në xhamin e Princ Mut’ib bin Abdil-Aziz në Riad.

7) U përgjigjet pyetjeve në programin “Nurun ‘aled-Derb”, në radio dhe televizionin Saudit.

8) Ai ka qenë mentor dhe oponent i shumë punimeve shkencor akademike në nivelin Master dhe të Doktoratës.

Librat e tij:

Shejkhu ka shkruar shumë libra dhe nxënësit e tij kanë tendencë për të shkruar leksionet e tij të regjistruara dhe t’i shtypin ato në libra. Shejkhu gjithashtu lexon dhe shpjegon shumë prej punimeve të  Imamëve të mëparshëm. Në mesin e këtyre librave janë:

1) Shpjegimi i Kitabut-Teuhid, i cili është dy vëllime të mëdha dhe quhet “I’anetul-Mustefiid sherh Kitabit-Teuhid”.

2) Një libër të shkurtër dhe i njohur, i cili mësohet në mbarë botën i quajtur “El-Mulakhasul-Fikhij”.

3) Një nga librat më të famshëm në lëmin e “Trashëgimisë Islame”, në kohën tonë, i cili mësohet në Universitetet Islamike: “Et-Tahkikaatul-Merdijjeh fil-Mebahithil-Ferdijjeh fil-Meuariith”.

4) Një shpjegim të punës së famshme të Imam el-Berbaharit në librin “Sherhus-Sunneh”.

5) Shpjegimi i librit Lum’atul-I’tikad shkruar nga Imam Ibn Kudame. Dhe të tjera.

 

 

Piktura që tregojnë udhëtimin e njeriut nga varri për në Ditën e Gjykimit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajtë!)

Burimi: http://youtu.be/inTk-zUPgao

Pyetje: Cili është gjykimi për varjen e fotove në mur, që tregojnë se çfarë ndodh me njeriun pasi ai të vdes, që nga hyrja në varr deri tek hyrja në Xhennet apo në zjarr, duke pasur parasysh se këto piktura nuk janë të vulosura nga ministria (e vakëfeve)?

Përgjigje: Është e detyrueshme të prishen këto foto. Ai i cili var ato në mur dhe ai i cili i punon ato, duhet të arrestohet dhe ndëshkohet. Kjo nuk është e lejuar. Kjo është risi. Kjo kurrë nuk ka ndodhur më parë. Premtimi për mëshirë dhe kërcënimet për dënim, na mjaftojnë ato që gjenden në Kur’an dhe Sunnet. Nuk kemi nevojë për këto foto të tilla. Ekziston rreziku që çështja të bëhet edhe më e madhe se kaq, e të varen nëpër mure foto të njerëzve të ndryshëm të cilët e konsiderojnë veten se janë evlija dhe se ata bëjnë që të bie shi dhe kështu me radhë.

Nuk duhet vizatuar ahiretin, gjë të cilën disa njerëz injorantë e bëjnë duke vizatuar Xhennetin dhe zjarrin, urën e siratit e peshoren. E gjithë kjo është manipulim i pacipë. Gjërat që kanë të bëjnë me ahiretin dhe me të fshehtën (gajbin), nuk duhet të imagjinuar apo të vizatuar.

Një burrë e viziton një vajzë çdo natë dhe e zgjonë atë për namazin e Sabahut Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!) 

Burimi: Kasesta “Ahkam Kital Ahl-il-Baghi”

Pyetje: Unë kam një vajzë jetime. Çdo natë i vie asaj një burrë dhe e zgjonë për namazin e Sabahut dhe e urdhëron atë që ti zgjojë edhe vëllezërit dhe motrat e saj. A mund të bindemi se ky burrë është një engjëll? A zbresin engjujt në tokë?

Përgjigje: Allahu e di më mirë. Mund të jetë një nga vëllezërit tanë prej xhinëve gjithashtu. Nuk është e domosdoshme që të jetë një engjëll. Mund të jetë një nga vëllezërit tanë prej xhinëve gjithashtu.

Ai që fyen gratë e Profetit dhe Sahabët, ai është jobesimtar Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/O2YH2Y4Mb7E

Pyetje: “A konsiderohet jobesimtar ai i cili shpif dhe fyen ndaj grave të Profetit salallahu alejhi ue selem dhe ndaj Sahabëve? Nëse është kështu, atëherë pse?”

Përgjigje: “Po, sepse ai që shpif ndaj grave të Profetit salallahu alejhi ue selem, shpif ndaj Allahut ‘Azze ue Xhel, sepse është Allahu Ai që ka zgjedhur këto gra për Profetin e Tij salallahu alejhi ue selem. Si i zgjedh Allahu gra për Profetin e Tij salallahua lejhi ue selem, nëse ato nuk janë të pastra?!

Gjithashtu, ai nënçmon të Dërguarin salallahu alejhi ue selem. Si mund të jenë ato gra të Dërguarit salallahu alejhi ue selem dhe nëna të besimtarëve, nëse ato janë të shpifura dhe në to ka të meta të tilla (me çfarë ata i përshkruajnë)?!

Pos kësaj, ai shpif edhe ndaj konsensusit të këtij umeti. Umeti janë të bashkuar në lidhje me pastërtinë e tyre dhe se ato janë nënat e besimtarëve dhe gratë e tij salallahu alejhi ue selem, kjo gjendet në Kuran. Kush e përgojon nënën e tij biologjike? A kënaqesh që dikush të shpif ndaj nënës tënde biologjike? E si mund të kënaqesh që dikush ta fyejë nënën tënde nga feja dhe gruan e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem? Si mund të kënaqesh që dikush ta fyejë atë? Nëna jote nga ana e fesë është padyshim më me vlerë sesa nëna biologjike. Pra, nuk ka asnjë dyshim se kushdo që qëllimisht fyen gratë e Profetit salallahu alejhi ue selem, ai është jobesimtar. E njëjta gjë vlen edhe me Sahabët. Kushdo që me qëllim i fyen ata, ai është jobesimtar. Allahu thotë:

لِيَغِيظَ بِهِمُ الْكُفَّارَ

“…me qëllim që, nëpërmjet tyre, Ai t’i zemërojë jobesimtarët.” 48:29″

Thënia: Allahu i´a shndritë fytyrën për Alij ibn Ebi Talib Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!) 

Burimi: http://youtu.be/GiAceqA9KzU

Pyetje: “A mund të themi për Alij ibn Ebi Talib: “Allahu i´a shndritë fytyrën”?”

Përgjigje: “Nuk mund të veçohet vetëm ai me këtë lutje. Kjo është prej veçorive të Shiitëve. Dhe duhet thënë: “Allahu qoftë i kënaqur me të”. Ashtu siç edhe thuhet për vëllezërit e tij muhaxhirë dhe ensarë: “Allahu qoftë i kënaqur me ta”.

Pra nuk mund të veçohet ai me shprehjen: “Paqja qoftë mbi të”, e as me: “Allahu ia shndritë fytyrën”.Kjo është prej veçorive të Shiitëve. Dhe nuk ka asnjë shprehje më të mirë se: “Allahu qoftë i kënaqur me të”. Thotë Allahu në Kur’an në lidhje me sahabet:

رَّضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ

“Allahu është i kënaqur ndaj tyre, edhe ata janë të kënaqur prej Tij.’’ 98:8

dhe thotë Allahu:

لَقَدْ رَضِيَ اللَّهُ عَنِ الْمُؤْمِنِينَ إِذْ يُبَايِعُونَكَ تَحْتَ الشَّجَرَةِ

“Vërtetë Allahu është i kënaqur me besimtarët kur ata nën hijen e atij druri të zotoheshin ty…’’. 48:18

Nuk ka asgjë më të mirë sesa kënaqësia e Allahut të Lartësuar. Thotë Allahu:

وَرِضْوَانٌ مِّنَ اللّهِ أَكْبَرُ

“Kënaqësia e Allahut është mbi të gjitha.” 9:72

Pra gjëja më e mirë është kënaqësia e Allahut mbi njeriun. Si mund ta privosh Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të) nga kjo lutje e begatshme e ta dallosh nga shokët dhe vëllezërit e tij?!”

Kujt duhet ti ipet Zekat-ul-Fitri? Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: el-Muntaka (2/316)

Pyetje: Unë punoj në këtë vend. A më lejohet të paguaj Zekat-ul-Fitr këtu apo në vendin nga unë vi?

Përgjigje: Është përcaktuar që të paguhet zekat-ul-Fitr në vendin në të cilin gjindesh kur Ramazani përfundon pasi që zekat-ul-Fitr është i lidhur me vendin. Nëse myslimani gjendet në një vend dhe Ramazanit i afrohet fundi, ai ia paguan Zekat-ul-Fitrin të varfërve të atij vendi. Mirëpo nëse ai do të kërkonte nga dikush i afërm që të paguajë Zekat-ul-Fitr për të në vendin e tij, kjo gjë është e vlefshme. Megjithatë, është më mirë të bëhet ajo e para, dhe Allahu e di më mirë.

Nëse dikush gjendet në një vend në të cilin nuk ka mysliman apo ka vetëm mysliman të pasur dhe nuk kanë të drejtë të marrin zekat-ul-Fitrin, atëherë duhet t’i dërgohet vendit më të afërt në të cilën ka myslimanë të varfër.

Disa të varfër dajnë zekat-ul-Fitrin e një personit Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: el-Muntaka (2/315-316)

Pyetje: Kur ne blejmë zekat-ul-Fitr, ne shikojmë se sa nevojtar ulen tek tezka dhe e kërkojnë atë. Ne e ndajmë atë në mesin e tyre dhe e shohim se ata nuk e marrin gjithmonë një Sa’a të plotë. A është kusht që një person të mos marrë më pak se një Sa’a të plotë? A është e lejuar për të të marrë më pak se kaq?

Përgjigje: I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem na ka urdhëruar që të paguajmë një Sa’a elb ose ushqim tjetër për Zekat-ul-Fitr. Është e lejuar t’i ipet një Sa’a një personi të varfër apo disa personave. Gjëja më e rëndësishme është që personi të paguan një Sa’a. Sa për pranuesit, nuk ka të keqe nëse disa njerëz do të ndajnë zekatin e një personit.

Personi pagoi para në vend të ushqimit për Zadak-ul-Fitr Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: el-Muntaka (2/414)

Pyetje: A duhet personi që ka paguar të holla në vend të ushqimit të ripaguaj ushqim?

Përgjigje: Nëse një dijetar ia ka dhënë këtë mendim nga i cili është bindur, ai nuk e ka për obligim të ripaguaj asgjë.

Por në qoftë se ai vetë ka marrë iniciativën për të vepruar ose nuk është bindur nga fetvaja, ai duhet të ripaguaj me ushqim.

Pagimi i Zekat-ul-Fitrit jashtë vendit Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: el-Muntaka(2/316)

Pyetje: A lejohet të paguhet Zekat-ul-Fitri në vendin ku jetojmë duke qenë se ka të varfër në vendin tim?

Përgjigje: Rregulli bazë është që Zekat-ul-Fitri duhet të paguhet në vendin në të cilin gjendet prona-pasuria juaj. Nëse në këtë vend nuk ka mysliman të varfër, atëher duhet të paguhet në vendin më të afërt në të cilin ka mysliman të varfër. Siq thashë ky është rregulli bazë.

Sa i varfër duhet me qenë për të pasur drejt të marrësh Zekat-ul-Fitrin? Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=122800

Pyetje: Për momentin është e vështirë për të gjetur një person të varfër i cili nuk mund të gjejë furnizim për një ditë. E pashë në një organizatë në Rijad se si shumica e njerëzve që marrin Zekat-ul-Fitrin kanë mjaft furnizim e cila ju mjafton për një muaj apo një vit. A është e lejueshme ti ipet Zekat-ul-Fitri atyre?

Përgjigje: Vëllezër! Askush nuk ka thënë se Zekat-ul-Fitri duhet ti jepet vetëm një personi që nuk mund të gjen furnizim për një ditë. Askush nuk ka thënë këtë. Ajo duhet t’i jepet të varfërit. I varfër është ai që nuk ka mjaft për një vit në mënyrë që ai nuk mund ta gjej atë që i zgjat për një vit. Ky është ai që është i varfër. Ky është ai të cilit i lejohet të marrë lëmoshë në të holla dhe po ashtu Zekat-ul-Fitrin. Sa për rregullin që të kesh mjaft furnizim për një ditë, kjo vlen për personin që paguan Zekat-ul-Fitrin dhe për atë që e merr atë.

Përdorimi i pikave për hundë gjatë Ramazanit Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 20102

Imam Abdul-Aziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Shejkh Salih el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Shejkh Bekr Ebu Zejd (Allahu e mëshiroftë!)

Pyetje: Një grua ka përdorur pika të hundës gjatë ditës në Ramazan për t’ia lehtësuar frymëmarren. Çfarë duhet të bëje ajo tani?

Përgjigje: Nëse një person duhet t’i marrë ato patjetër, kjo lejohet dhe agjërimi i tij është i saktë. Mirëpo, nëse ndjehet shija e tyre në fyt, agjërimi është i pavlefshëm. Në këtë rast, ai është i detyruar ta kompensojë këtë ditë.

Filmat kushtuar personaliteteve islame gjatë Ramazanit Shejkh Salih el-Feuzan bin Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Data e fetvas: 11/8-1433 ose 1/7-2012
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=130804

http://youtu.be/JHM_KmPTQqE

Pyetje: Na kanë ardhur shumë pyetje që ju pyesin i nderuari Shejkh, në lidhje me filmat që i kushtohen personaliteteve të ndryshme islame, të cilat filma shfaqen gjatë muajit të Ramazanit.

Përgjigje: Ramazani është muaji i adhurimit dhe punëve të mira. Mirëpo, njerëzit e këqij marrin kontrollin e shfaqen përpara të tjerëve, duke u munduar që njerëzit të mos i lënë të merren me këtë muaj. Dhe këtë e bëjnë përmes shfaqjes së serialeve, filmave, komedive e garave të ndryshme, në mënyrë që njerëzit të merren me gjëra të tjera e jo me ibadet.

Largohuni nga të tilla gjëra dhe paralajmëroni të tjerët për to, sepse ata duan që njerëzit të mos i lënë të merren me Ramazanin me ndihmën e këtyre argëtimeve.

Qysh në parim, filmat nuk janë prej veprave të myslimanëve. Filmi është sjellë tek ne nga tradita e kufarëve.

E kur filmat u kushtohen dijetarëve e sahabëve, kjo është edhe më keq. Gjëra të tilla nuk janë të lejuara, ngase kjo është poshtërim ndaj dijetarëve e sahabëve, prandaj janë edhe të ndaluara.

S’ka bashkëpunim me sektet e devijuara kundër sekularistav Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!) 

Burimi: http://.wwwsahab.net/forums/index.php?showtopic=121939 dhe http://youtu.be/ztQX65cfGKA

Pyetje: “Kam dëgjuar, në një nga kanalet televizive islame, një mendimtar tha se është urtësi që grupet islamike të bashkpunojnë kundër laikëve dhe të tjerëve. A është e vërtetë kjo?”

Përgjigje: “Jo, nuk është e vërtetë! Ne nuk bashkpunojmë kurrë me ata që pasojnë sektet e kota dhe të devijuara. Ne bashkpunojmë vetëm me vëllezërit tanë që i binden Allahut dhe pasojnë metodologjinë e shëndoshë. Ne bashkpunojmë me ta. Sa për devijantët, ata që janë në rrugë të humbur dhe ata të cilët kundërshtojnë Ehlus-Sunnetin dhe Xhematin, ne nuk bashkpunojmë me ta.

Por nëse veprojmë të kundërtën, atëherë ne kemi bashkpunuar në mëkat dhe armiqësi, e poashtu justifikon doktrinën e tyre. Ky bahskpunim nuk do të na sjell asnjë dobi. Një fjalë e popullit thotë:

“Ai që nuk ka fenë tuaj, nuk do të ndihmojë”.

Piktura që tregojnë udhëtimin e njeriut nga varri për në Ditën e Gjykimit Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajtë!)

Burimi: http://youtu.be/inTk-zUPgao

Pyetje: “Cili është gjykimi për varjen e fotove në mur, që tregojnë se çfarë ndodh me njeriun pasi ai të vdes, që nga hyrja në varr deri tek hyrja në Xhennet apo në zjarr, duke pasur parasysh se këto piktura nuk janë të vulosura nga ministria (e vakëfeve)?”

Përgjigje: “Është e detyrueshme të prishen këto foto. Ai i cili var ato në mur dhe ai i cili i punon ato, duhet të arrestohet dhe ndëshkohet. Kjo nuk është e lejuar. Kjo është risi. Kjo kurrë nuk ka ndodhur më parë. Premtimi për mëshirë dhe kërcënimet për dënim, na mjaftojnë ato që gjenden në Kuran dhe Sunnet. Nuk kemi nevojë për këto foto të tilla. Ekziston rreziku që çështja të bëhet edhe më e madhe se kaq, e të varen nëpër mure foto të njerëzve të ndryshëm të cilët e konsiderojnë veten se janë evlija dhe se ata bëjnë që të bie shi dhe kështu me radhë.

Nuk duhet vizatuar ahiretin, gjë të cilën disa njerëz injorantë e bëjnë duke vizatuar Xhennetin dhe zjarrin, urën e siratit e peshoren. E gjithë kjo është manipulim i pacipë. Gjërat që kanë të bëjnë me ahiretin dhe me të fshehtën (gajbin), nuk duhet të imagjinuar apo të vizatuar.”

Qëndrimi i gruas kundër thirrësve në devijim Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!) 

Burimi: http://youtu.be/xdQ1J89vEyI

Pyetje: “Cili duhet të jetë qëndrimi i gruas kundrejt thirrësve në devijim (dalalet)?”

Përgjigje: “Qëndrimi i gruas dhe i burrit kundrejt tyre duhet të jetë i njëjtë, të këshillojnë dhe t’i rezistojnë thirrjes së thirrësve në devijim. Gjithashtu, të paralajmërojnë kundër tyre, që të mos mashtrohen ata të cilët kanë prirje për një gjë të tillë.”

A është refuzimi i bidatçive evident që nga koha e Profetit? Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!) 

Burimi: http://youtu.be/L3rbmhJm6Tk

Pyetje: “Refuzimi i bidatçive a është evident që nga koha e Profetit salallahu alejhi ue selem, apo është shpikur nga njerëz të cilët dëshirojnë të shkaktojnë përçarje dhe t’i kategorizojnë njerëzit?”

Përgjigje: “Vëllai im, lexo Kuranin dhe shiko sa shumë refuzime ka ndaj idhujtarëve, hipokritëve dhe gabimtarëve! Këto ekzistojnë mu në Kuran.

Vetë Allahu bën refuzime në shumë ajete. I Dërguari salallahu alejhi ue selem gjithashtu bën refuzime në hadithet e tij. Dijetarët e Selefit, refuzojnë.

Është patjetër që të bëhet refuzimi ndaj bidatçiut, sepse kjo është këshillë në të mirë të islamit dhe myslimanëve. Nuk duhet heshtur ndaj gabimeve dhe nuk duhet bërë lajka njerëzve. Ne nuk mendojmë se refuzimi i përçanë njerëzit.

Çdokush që dëshiron të largohet nga e vërteta, le të largohet dhe le të qëndrojë larg saj. Besimtari është i kënaqur me të vërtetën. Ai gëzohet kur të këshillohet për gabimin e tij, sepse kështu ai largohet prej tij.”

Gjykimi për të ndenjur me bidatçitë Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!) 

Burimi: http://youtu.be/w8taF0DKMNM

Pyetje: “Çfarë është gjykimi për të ndenjur me bidatçitë duke u afruar sa më afër tyre në mënyrë që t’ua mësojmë fenë e vërtet?”

Përgjigje: “Mos ju afro kurrë Pasuesve të Bidatit! Ata do të ndikojnë në ty dhe ti do të mëkatosh për shkak se do rrish me ta. Largohu nga ata përveç ku është e nevojshme që të debatohet me ta e t’u shpjegohet e kota në të cilën ata gjenden, ndërsa ti je i përgatitur për një gjë të tillë atëherë nuk ka të keqe, por edhe kjo duhet të ketë kufirin e vet.

Por kush janë Pasuesit e Bidateve? Në ditët e sotme disa prej njerëzve, secilin që i kundërshton ata, i konsiderojnë bidatçi!

Kjo vlen veçanërisht për të rinjtë – Allahu i udhëzoftë ata. Ata besojnë se çdo njeri që nuk e ka të njëjtin mendim me ta është bidatçi.

Bidatet kanë rregulla të caktuara që janë sqaruar nga i Dërguari salallahu alejhi ue selem:

“Kush shpik në çështjen (fenë) tonë atë që nuk është prej saj ajo gjë është e refuzuar.”

Dhe në një hadith tjetër, thotë:

“Ruajuni nga gjërat e shpikura (në fe), sepse çdo gjë e shpikur është risi dhe çdo risi është devijim.”

Kur është fjala tek gjërat e shpikura, është për qëllim ato të shpikurat në fe. Kurse të shpikurat që kanë të bëjnë me adetet, veshjen, prodhimet, ushqimet dhe pijet, nuk thuhet se ato janë risi.

Risitë që kanë të bëjnë me fenë janë: të futet diçka në fe prej gjërave që s’janë prej saj! Kjo është kuptimi i Bidatit.”

Ata të cilët kërkojnë gabimet e të tjerëve Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!) 

Burimi: http://alfawzan.ws/node/1713 dhe http://youtu.be/v10JkSLBsjE

Pyetje: “Është një grup që e quajnë veten ‘Grupi i Xherh ue Ta’dil’ ose ‘Selefitë’ e që kërkojnë vetëm gabimet e Shujukhëve dhe thirrësve në fe. Pastaj ata thonë se ata janë bidatçi dhe paralajmërojnë ndaj tyre.”

Përgjigje: “‘El-Xherh ue el-Ta’dil’ (‘Kritika dhe lëvdata’) është detyrë e Muhadithëve. Kjo është një dituri që përfshin zinxhirin e transmetimeve. Ndërsa të flasësh për njerëz nuk i takonë shkencës së ‘Xherh ue Ta’dilit’. Kjo është përgojim dhe shpifje.

Ata janë të detyruar të pendohen tek Allahu (azze ue xhel), të ndalohen nga ky veprim dhe të korrigjojnë vetveten e tyre para se t’i shikojnë të metat e të tjerëve.”

A i lejohet gruas që të punojë në një vend ku mësohet Kur’ani përmendësh dhe personeli nuk pasojnë metodologjinë Selefite? Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!) 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=127380 dhe http://youtu.be/QKHxhj1ED38

Pyetje: “Një grua pyet nëse i lejohet asaj që të punojë në një vend ku mësohet Kurani përmendësh; vend në të cilën personeli i saj nuk pasojnë metodologjinë Selefite?”

Përgjigje: “Metodologjinë Selefite? Unë nuk e di …

Metodologjia Selefite ka filluar të ndryshojnë tek disa njerëz. Ka nga ata që thonë se ai është Selefi pa qenë Selefi. Përkundrazi, ai kundërshton Selefitë dhe nuk e di se çfarë është metodologjia Selefite.

Si do që të jetë, nëse ajo frikësohet për veten e saj se mund të ndikohet nga ata, ajo nuk duhet të punojnë aty. E nëse ajo nuk ka frikë për veten e saj, ndërsa ajo është e mbrojtur dhe punon me gra, nuk ka asgjë të keqe.”

A është refuzimi i Pasuesve të Bidatit humbje kohe? Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!) 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=129282 dhe http://youtu.be/oCrletWcqD4

Pyetje: “Ka nga ata që thonë se koha vetëm humbet kotë kur merresh me refuzimin e Pasuesve të Epsheve dhe të Bidateve dhe se kjo nuk u sjell dobi njerëzve të thjeshtë. A është kjo e saktë?”

Përgjigje: “Ai që thotë kështu, vetë ai është i humbur. Ndërsa sqarimi i të vërtetës, bëhet për të kthyer njerëzit nga e kota tek e vërteta dhe e sakta në mënyrë që të bashkohet umeti rreth saj.”

Sjellja e mirë me pasuesit e bidateve e shkatërron ummetin Shejkh Salih bin Fauzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/Cxe0vxsEqBg

Pyetje: “Ne lexojmë se disa prej Selefëve paralajmëronin personin i cili ishte ulur dhe hante ushqim me bidatçinjtë. Sot dëgjojmë disa duke thënë se duhet të sillemi butë me pasuesit e bidateve dhe disidentët si Liberalët, Rafidat, Murxhiat dhe të tjerët. Si refuzohet ky mendim?”

Përgjigje: “Ky mendim kundërshton vetveten. A të jemi të sjellshëm me njerëzit që janë të rrezikshëm për ummetin?! Nëse ne jemi të mirë me ta, atëherë do ta shkatërrojmë ummetin. Patjetër duhet ta pengojmë sherrin që vjen nga ata, të rezistojmë ndaj të këqijave të tyre dhe t’i paralajmërojmë njerëzit për ta, dhe kjo pasi t’ua kemi sqaruar të vërtetën atyre. Nëse ata e pranojnë këtë, elhamdulilah. Nëse ata nuk e pranojnë këtë, duhet të bëjmë rezistencë ndaj tyre dhe nuk është e lejueshme që të heshtim ndaj tyre.”

A është zëri i gruas auret dhe a i lejohet asaj ti shikojë meshkujt? Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: A është zëri i gruas auret dhe a i lejohet asaj ti shikojë meshkujt?

Përgjigje: Zëri normal i gruas kur është e nevojshme nuk është aruah. Gratë e kishin zakon të pyesnin të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem i cili iu përgjigjej pyetjeve të tyre. Ato pyesnin dijetarët. Nëse nuk ka ndonjë fitne dhe është e nevojshme, nuk ka të keqe në këtë. Por në qoftë se ekziston ndonjë fitne, flirt dhe qeshje, kjo nuk konsiderohet e lejueshme.

Allahu u tha grave të Profetit të Tij radijallahu anhuma të cilat ishin gratë më të pastërta:

“Mos flisni me përkëdheli, që të mos ju dëshirojë ai që ka zemër epshore, por flisni drejt dhe në mënyrë të ndershme!” 33:32

Një fjalim i sjellshëm dhe miqësor është një fjalim që nuk përbëhet nga ftinet dhe është e nevojshme. Kjo lejohet. Por që ajo të flasi me meshkuj pa qenë nevoja apo bën shaka me ta, qesh apo bën flirte me të kjo nuk është e lejuar. Kjo bën që mëkatarëve t’u shtohet epshi.

Bashkëshortit nuk i lejohet të dyshojë në gruan e tij të ndershme Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh, fq. 117-118
Përmblodhi: Sa’d Abdul-Ghaffar Ali



Pyetje: “Burri im është shumë xheloz në mua. Ndonjëherë shkon aq larg, sa që dyshon në mua edhe pse unë jam një grua e dëlirë. Çfarë duhet të bëj?”

Përgjigje: “Parimisht, gruaja myslimane është e ndershme dhe e dëlirë. Nuk është e lejueshme për burrin që të dyshojë në gruan e tij vetëm pse atij i vinë mendime djallëzore, ose sepse dëgjon thashethemet e ndonjë njeriu të pavlerë, apo për shkak të qëllimeve të këqija.

Allahu Te’ala ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِن جَاءكُمْ فَاسِقٌ بِنَبَأٍ فَتَبَيَّنُوا أَن تُصِيبُوا قَوْمًا بِجَهَالَةٍ فَتُصْبِحُوا عَلَى مَا فَعَلْتُمْ نَادِمِينَ

“O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (në është i vërtetë), për të mos i bërë dëm ndokujt pa qëllim, e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë.” 49:6

Gruaja myslimane, e cila është e martuar me një bashkëshort me këtë “sëmundje mendore”, duhet të bëjë durim, duke pas parasysh se ajo e di se është e sinqertë, e pastër dhe e dëlirë. Morali i saj nuk dëmtohet aspak nga mendimet e tilla.

Hapat e tillë mund të jenë rezultat i një sëmundjeje mendore, por me lejen e Allahut ato mendime do të largohen.”

A e ka obligim burri që të fle në të njëjtin shtrat me gruan e tij? Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=138482

http://youtu.be/yUpgc0oDrTs

Pyetje: “Cili është gjykimi për atë që gjithmonë fle në një dhomë të veçantë nga bashkëshortja e tij, në mënyrë që t’i shmanget fëmijëve të vegjël duke u arsyetuar se këtë e bën për shkak të punës? Duke pasur parasysh që gruaja shqetësohet nga ky veprim.”

Përgjigje: “Ajo që është me rëndësi është që ai të kalojë natën në të njëjtën shtëpi. Nuk e ka obligim që ai të fle në të njëjtin shtrat me të. Ai mund të fle në të njëjtën shtëpi, do të thotë afër saj. Kjo është ajo që kërkohet nga burri. Por, nëse ai fle në të njëjtin shtrat me të kjo është edhe më mirë, por nuk është e detyrueshme.”

Si duhet të trajtohet xhelozia dhe dyshimi i burrit ndaj gruas së tij?! Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh”, faqe: 117-118
Përgatiti: www.perlat-mulsimane.com

Pyetje: “Burri im është shumë xheloz në mua. Ndonjëherë ai mund të shkojnë aq larg sa që dyshon në moralin tim edhe pse unë jam grua e dëlirë. Çfarë më këshillon, si duhet të veproj në raste të tilla?”

Përgjigje: “Në parim, gruaja myslimane është e ndershme dhe e dëlirë. Nuk është e lejueshme për burrin e kësaj gruaje myslimane që të dyshojë në të vetëm sepse ai ka mendime djallëzore ose sepse dëgjon thashethemet e ndonjë sabotuesi e dashakeqësi. Allahu Te’ala ka thënë: 

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِن جَاءكُمْ فَاسِقٌ بِنَبَأٍ فَتَبَيَّنُوا أَن تُصِيبُوا قَوْمًا بِجَهَالَةٍ فَتُصْبِحُوا عَلَى مَا فَعَلْتُمْ نَادِمِينَ

“O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (nëse është i vërtetë), për të mos i bërë dëm ndokujt padashje, e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë.” 49:6

Gruaja myslimane e cili është e martuar me një bashkëshort i cili ka “sëmundje mendore të tillë”, duhet të bëjë durim duke pasur parasysh se ajo e di sinqeritetin dhe dëlirësinë e vet. Ajo nuk dëmtohen aspak nga nocionet dhe mendimet e burrit të saj. Mendimet e tilla ndaj gruas së pastër mund të jenë rezultat i ndonjë sëmundjeje të përkohshme mendore dhe, me lejen e Allahut do të largohen me kohën.”

Që femra të udhëheqë punët e shtetit Shejkh Salih bin Fezan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=141446

Pyetje: “Kam lexuar në një libër, autori i së cilit e konsideron të dobët hadithin:

لن يفلح قوم ولّوا أمرهم امرأة

“Nuk shpëton (nuk do të ketë sukses) një popull i cili çështjet e tij ja lë në përgjegjësi femrës.”

Gjithashtu, ai e akuzon transmetuesin e këtij hadithi, sahabiun Ebu Bekrah radijallahu anhu për mëkatarë (fasik) dhe gënjeshtar. Çfarë thoni ju në lidhje me këtë?

Përgjigje: “Personi i tillë ka bërë dy krime, Allahu na ruajttë!

Krimi i parë është se, ai e ka përgënjeshtruar hadithin autentik. Dhe këtë e ka bërë në emër të të drejtës së gruas. T’i japësh asaj të drejtat, nuk do të thotë që t’i japësh asaj atë që nuk i takon, duke e detyruar atë që të merret me çështje të shtetit. Femra është e dobët në këtë aspekt.

Veprimi i tillë e shtyp, i bën padrejtësi femrës e jo që e ndihmon.

Krimi i dytë është se ai e akuzoi sahabiun fisnik me gënjeshtër dhe me gjëra e gjëra… vetëm për shkak se ai transmetoi një hadith që nuk i përshtatet shijes së tij.”

Xhilbabi është një masë sigurie për femrën Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: “Teemmulat fi Aakhir Suratil-Ahzab”, faqe 416-417



Allahu Te’ala ka thënë:

يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ قُل لِّأَزْوَاجِكَ وَبَنَاتِكَ 

“O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua…” 33:59

Në këtë ajet madhështorë, Allahu Te’ala filloi me gratë dhe bijat e Profetit salallahua lejhi ue selem dhe i urdhëroi ato që të mbulojnë vetet e tyre, sepse ato ishin më parësore në përvetësimin e këtij urdhri kundrejt grave të tjera. Pastaj Ai i urdhëroi gratë e tjera besimtare duke thënë:

يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ قُل لِّأَزْوَاجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَاء الْمُؤْمِنِينَ يُدْنِينَ عَلَيْهِنَّ مِن جَلَابِيبِهِنَّ ذَلِكَ أَدْنَى أَن يُعْرَفْنَ فَلَا يُؤْذَيْنَ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَّحِيمًا 

“O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” 33:59

Xhilbabi është veshje e jashtme, është një petk i madh që gruaja e bartë mbi rrobat e saj në mënyrë që trupi i saj nuk mund të shihet dhe të mbulohet në tërësi. Së pari, ajo mbulon trupin e saj me rroba. Pastaj ajo mbulon rrobat me një petk (xhilbab) mbi, sepse rrobat mund të jenë të stolisura apo të pamjaftueshme në mbulim, për shembull, duart dhe këmbët e saj i duken. Prandaj, xhilbabi mbulon atë që duket dhe stolitë e rrobave ose stolitë në duart e saj. Xhilbabi është pikërisht një masë e sigurisë për të.

Martesa me grua të dytë Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: A është e lejueshme për gruan që të kërkojë divorcin nëse burri i sajdëshiron të martohet me një grua të dytë?

Përgjigje: Ajo është e drejtë e tij prandaj mos e pengo atë të martohet me njëgrua të dytë, të tretë apo të katërt. Është detyrë  që ai të jetë i drejtë me gratë e tij. 

Nëse ai nuk është i drejtë, ajo duhet të kërkojë të drejtat e saj ose divorcin.  Oseai ja jep të drejtat e saj ose kështu që ajo kërkon shkurorëzim.

Personi qe ka epilepsin, duhet që t’ia tregoje atë familjes së saj Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Unë jam i ri dhe kam epilepsinë. A duhet ta informojë familjen e gruas në lidhje me këtë sëmundje në qoftë se unë e kërkojë atë për martesë?

Përgjigje: Po. Ti duhet ta bëshë këtë. Ti duhet ta sqarosh këtë sëmundjenë mënyrë që ta mos mashtrohet ajo. Kjo mund të krijoj problem në të ardhmën.

A duhet për t´i treguar gruas që do të martohem me një grua të dytë Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Çfarë është gjykimi që burri të martohet me një grua të dytë, pa i treguar gruas së tij të parë?

Përgjigje: Kjo nuk është e nevojshme. Allahu i´a  ka lejuar martesën atij. Por përtë mirën e martesës dhe që të mos bëhet ndonjë  mosmarreveshje  ai  tregon asaj për të mos e shokuar atë me këtë lajm. Ai duhet ta paralajmërojë atë ngadal ngadal.

Një burrë u martua me një grua të ve pa pëlqimin e birit të saj Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Unë jam martuar me një grua të ve, pa miratimin e djalit të saj. Ajo është57 vjeç e unë jam 27 vjet. A është martesa ime e saktë?

Përgjigje: Në qoftë se ajo është martuar me leje të një kujdestari i cili është më i afërt se ai, si p.sh i ati i saj ose ndonjë tjetër prej bijve të saj, atëherë injorohetkundërshtimi i tij. E në qoftë se nuk ka pasur ndonjë më të afërt se ai dhe ata u martuan pa pëlqimin e tij, ata mund t’i drejtohen gjykatësit për të shqyrtuar këtë çështje.

Meshkujt që marrin në konsideratë vetëm bukurinë e gruas Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Kur është fjala për zgjedhjen e gruas, disa të rinj e kanë vetëm bukurinë si kriter. Ata braktisin këshillën e të Dërguarit tonë (sal Allahu alejhi ue selem) dhe nuk iu intereson feja dhe karakteri i saj. Ata e konsiderojnë të jetë e pamundur që gruaja mund të ndikojë negativisht nëse ajo nuk i përmbahet fesë siç duhet. Çfarë i këshilloni këta?

Përgjigje: Këshilla është përmendur në pyetjen ku thuhet se ky veprim kundërshton këshillën e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem):

“Një grua martohet për katër arsye: për pasurin e saj, prejardhjën e saj, bukurinë dhe fenë. Prandaj, zgjidhni gruan me fe. “

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) nxiti në martesën me gruan fetare. Pasuria e saj mund të bëjë atë që ta shpërfillë burrin e saj. Të njëjtën gjë, mund ta bëjë edhe bukuria. Ajo mund të ngallëzohet dhe të ndikohet nga mëkatarët apo njerëzit xheloz. 

Këta njerëz mund të shkatërrojë marrëdhënien e saj me burrin duke i thënë se ajo është e bukur dhe se ai nuk e meriton atë. E njëjta gjë është me prejardhjen e gruas nëse ajo është më fisnike se i burrit të saj. Kjo mund ta bëjë që ta nënvlerësojë atë.

Martesa Misjar Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Shumë vëllezër pyesin në lidhje me martesën Misjar e cila është përhapur kohët e fundit.

Përgjigje: Një martesë ka shumë qëllime. E para është që të dy burri dhe gruaja të shpëtojnë nga kurvëria. Së dyti, duhet të shumohemi. Së treti, bashkëshorti duhet të jetë përgjegjës për gruan. Ajo duhet të jetë në fakt nën mbikqyrjen dhe nën sigurinë e tij. Ajo duhet të jetë në shtëpinë e tij dhe të  edukojë fëmijët, gjithashtu duhet të ruaj pasurin e tij. Ata duhet të bashkëpunojnë. Ai duhet të punojnë jashtë shtëpisë, dhe ajo duhet të punojë brenda në shtëpië. Secili prej tyre duhet të përmbushë detyrën e tij ndaj tjetrit. Ky është qëllimi i martesës.

Ndërsa martesa Misjar, ka vetëm një qëllim dhe ai është mardhëniet intime. Të gjitha qëllimet e tjera mungojnë. Ajo as nuk do të jetë nën mbikqyrjen burrit e as nën sigurinë e tij. Ajo nuk do të merret me punët e shtëpisë dhe burri nuk do të ketë kontrollë mbi të. Ai nuk do ta dijë ku ajo shkon. Ai nuk do të jetë në gjendje të edukojë fëmijët e tyre e nuk do ta dinë se çfarë janë duke bërë. Martesa-Misjar në fakt është humbje. Shumica e qëllimeve të martesës janë inekzistente.

Martesa Misjar është kur burri dhe gruaja martohen duke i plotësuar të gjitha kushtet e nikahut e që janë: pëlqimi i dy partnerëve, pëlqimi i veliut të gruas (mahremit) dhe dëshima për këtë nga dy dëshmitarë, por ajo që e dallon këtë martesë, nga ajo e zakonshme, është se gruaja heq dorë nga disa prej të drejtave të saj, që burri e ka obligim t’ia siguroj asaj, siç janë: sigurimi i banimit, vendbanimi i njëjt me bashkëshortin, të ushqyerit, etj.. E mund të kenë mardhënie seksuale, atëherë kur ata të dëshriojnë.

Martesa jashtë vendit me qëllim divorcin Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Çfarë është dënimi për ata që janë jashtë vendit dhe martohen me qëllim shkurorëzimi?

Përgjigje: Njeriu martohet për të jetuar së bashku tërë jetën dhe për shkak se ajo është gruaja juaj, e jo me qëllim shkurorëzimi. Për sa kohë që ajo është e drejtë, ajo është gruaja jote. Nëse ju nuk e dëshironi atë më ose nëse ajo nuk është e mirë për ju; atëherë e bën divorc, pa e pasur këtë qëllim gjatë martesës.

Nëse ka këtë qëllim gjatë martesës, ai bie në tre probleme:

1 – Kjo është mashtrim ndaj gruas dhe kujdestarit të saj. Ata ta martojnë atë ty që ajo të jetë gruaja jote për gjithmonë. Nëse ata kanë ndonjë dinjitet, fejë dhe turp, ata kurrë nuk do ta kishin dhënë atë për martes nëse ata e dinin që ti kishe qëllim shkurorezimin. Dhe në qoftë se këta tre faktorë nuk janë në to, nuk ka asnjë të mirë në to.

2 – Ajo (martese) është e ngjashme me martesen Mut’ah. Nuk është martese Mut’ah e qartë, por ti e ke për qëllim atë. Ti martohesh me të për një periudhë të caktuar dhe pastaj ndahesh prej saj. Kjo është e ngjashme me Mut’an e pavlefshme.

3 – Martesa (e tillë) përdoret për ta poshtëruar nderin. Kjo ndodh veçanërisht në lidhje me pushimet. Shumë njerëz të pasur të cilëve ju mungon turpi dhe dinjiteti udhëtojnë jashtë vendit për t’i shijuar gratë. Ata marrin paratë me veti dhe martohen çdo natë. Gjithëashtu martohet natën e ardhshme dhe nuk ka as periudhë pritje (Iddet) apo diçka tjetër. Ato janë dhënë pas parave. Ato janë bërë një lojë që rrezikojnë nderin. Kjo nuk është kontratë e vlefshme e martesës. Ky është një krim i kontratës së martesë e cila është lojë me gratë. Ai është me një grua të re çdo natë dhe ajo gjithashtu është me një burrë të ri çdo natë. Kjo vepër nuk është e lejuar dhe nuk e pranon as intelekti e as feja.

Gruaja ime nuk dëshiron të ketë më shumë fëmijë Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Gruaja ime nuk pranon që të ketë më shumë fëmijë, duke e ditur se tashmë kemi një fëmijë së bashku. Ajo arsyetohet me gjendjen tonë të vështirë ekonomike. Cili është gjykimi për këtë gjë?

Përgjigje: Sa për fëmijën, është përgjegjësia e Allahut për ta furnizuar atë e jo përgjegjësia e nënës apo babait. Nëse ajo nuk dëshiron të mbetet shtatzënë, ka një zgjidhje për ty: gjeje edhe një grua tjetër! Thuaj asaj se ti dëshiron të martohesh që të kesh më shumë fëmijë.

Shpresa për të ndryshuar veshjen e gruas pas martesës Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Një djalë dëshiron të martohet me një femër të bukur, e cila nuk është e veshur si duhet. Por ai shpreson që ta ndihmojë atë në praktikën e islamit pasi të jenë martuar dhe që ai ta udhëzojë atë?

Përgjigje: Çfarë di ai se nëse ai do ta udhëzojë atë apo jo? Profeti (sal Allahu alejhi ue selem ) urdhëroi që të martohemi me gruan fetare dhe tha:

“Martohu me gruan fetare – tu mbulofshin duart me rërë.”

Mos u marto me një grua që është e pabindur (ndaj Allahut) dhe jo e veshur si duhet me shpresë se ju të ndikoni tek ajo. Ndoshta ajo ndikon tek ju dhe më pas ju do t’i bindeni asaj!

Arsyeja pse burri i moshuar nuk duhet të martohen me vajzën e re Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Ittihaf-ut-Tullab, faqe. 861-862

Këshilla ime është që një burrë i moshuar nuk duhet të martohet me një grua të re. Nëse ai martohet me të, atëherë nga kjo martesë nuk është arritur qëllimi i duhur. Ajo nuk do të jetë e rehatshme me burrin e saj e as ai me gruan e tij. Pasi që ata nuk janë të përshtatshëm për njëri-tjetrin.

Një gjë e tillë nuk është e ndaluar, siç thonë disa njerëz të mashtruar. Nuk është e ndaluar për një grua të re që të martohet me një burrë të vjetër në qoftë se ai mund t’i përmbushë obligimet ndaj saj.

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) e fejoi Aishen (ardija Allahu anha), kur ajo ishte gjashtë vjeç dhe u martua me të kur ajo ishte nëntë vjeç. Sepse është e lejuar që i moshuari të martohet me grua të re nëse qëllimi i martesës bie në vend.

Megjithatë, është më mirë që të mos veprohet kjo nëse ekziston frika se, ai nuk mund t’i plotësoj të drejtat e saj e nuk është në gjendje t’ia shuajë epshin në mënyrë që ajo të mos ia kthejë atij shpinën.

Gjykimi që burri i moshuar të martohet me femrën e re Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: I’anat-ul-Mustefid (1/169)

Në ditët e sotme, disa prej njerëzve flasin kundër asaj që njerëzit e vjetër të martohen me femra të reja. Duke e konsideruar personin e tillë kriminel dhe veprën barbare. Këto gjëra i gjejmë nëpër gazeta të ndryshme, revista, media dhe madje edhe në disa hutbe të xhumasë e në fjalime të ndryshme.

I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) i cili është krijesa më e mirë, u martua me ‘Aishen në të pesëdhjetat e tij, ndërsa Aisha ishte shtatë vjeçe. Kjo dëshmon se vepra është e lejuar.

Në fakt, kjo martesë është e rekomanduar në qoftë se në atë martesë ka përfitime në aspektin fetar.

Pra kjo është sunnet i Profetit (sal Alahu alejhi ue selem). Dhe kushdo që e mohon këtë vepër, veçse e ka mohuar Sunnetin profetik.

Mirëpo, kjo martesë nuk lejohet nëse nuk përmban asnjë përfitim në çështjet e fesë, apo që kujdestari i saj ta shfrytëzojë martesën e vajzës.

E për fund, themi se: Nëse me këtë martesë ka dobi dhe mirësi fetare, konsiderohet e lejueshme martesa me një grua të re për një burrë të vjetër dhe kjo është prej Sunnetit të të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem).

A lejohet që gruaja të marr mbiemrin e burrit të saj? (1) Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Kaseta: ‘Sherh mendhumetul-Adab

Pyetje: A lejohet që, gruaja pas martesës të mos e marr mbiemrin e saj, por të marr mbiemrin e burrit të saj siç është gjendja tek perëndimorët?

Përgjigje: Nuk lejohet që njeriu të marrë mbiemrin e dikujt përpos të babait të tij. Është e ndaluar me islam që myslimani të mbiemërohet jo në emër të babait të vet, pa e marrë parasysh nëse personi është mashkull apo femër. Në Sunnet ka ardhur paralajmërim i rreptë, duke e mallkuar atë që mbiemërohet jo në babanë e tij apo (nëse nuk dihet babai) në ata që e kanë robëruar.

A lejohet që gruaja të marr mbiemrin e burrit të saj? (2) Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”,nr. 18147).

Imam Abdul-Aziz bin Abdallah bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Shejkh Abdul-Aziz Al esh-Shejkh (Allahu e ruajttë!)
Shejkh Abdullah Gudejjan (Allahu e ruajttë!)
Shejkh Salih el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Shejkh Bekr Ebu Zejd (Allahu e mëshiroftë!)

Pyetje: Në disa shtete, është përhapur që femra myslimane pasi të martohet të marrë edhe emrin e burrit të saj apo llagapin e tij. Shembull: Nëse Zejnebja është martuar me Zejdin, të thuhet: Zejnebe Zejd; apo kjo i përket kulturës perëndimore nga e cila duhet larguar e qëndruar larg saj?

Përgjigje: Nuk lejohet që njeriu të marrë mbiemrin e dikujt tjetër përpos atë të babait të tij. Thotë Allahu në Kuran:

ادْعُوهُمْ لِآبَائِهِمْ هُوَ أَقْسَطُ عِنْدَ اللَّهِ

“Thirrni (mbështetni) ata në emër të baballarëve të tyre.” 33:5

Gjithashtu, në Sunnet ka ardhur paralajmërim i ashpër për atë i cili thirret në emër jo të babait të tij. Për këtë shkak, nuk lejohet që gruaja të marr mbiemrin e burrit të saj ashtu siç është e njohur tek kufarët dhe tek ata myslimanë që i ngjasojnë atyre me këtë veprim.

Rebelimi nuk është metodologji e Selefëve Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Pyetje: “Disa prej atyre që konsiderohen si të dijshëm, thonë se është prej metodologjisë së Selefëve rebelimi ndaj udhëheqësve të padrejtë…”

Përgjigje: “Personi i tillë është gënjeshtar! Ai nuk e di se çfarë është metodologjia e Selefëve. Metodologjia e Selefëve thotë se nuk bëhet rebelim ndaj udhëheqësit të padrejtë përderisa ai është mysliman. Njerëzit duhet të bëjnë durim ndaj padrejtësive dhe ligësitë që ai i shkakton. Nuk duhet rebeluar ndaj udhëheqësit. Sepse rebelimi ndaj tij shkakton dëme edhe më të mëdha (sesa qëndrimi i tij në pushtet), duke sjellë gjakderdhje, përçarje dhe mosbindje.

Dëmet janë të mëdha. Andaj duhet bërë durim nga padrejtësitë, mëkatet dhe të metat e tij personale. Njerëzit duhet synuar bashkimin për shkak të mirësisë që ajo sjell dhe për shkak se kjo parandalon dëmet dhe të këqijat.”

Gjykimi për t’i dhënë dhurata vetëm vajzave Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: El-Muntaka (3/125)

Pyetje: Unë kam disa djem dhe disa vajza. A është e lejuar për mua që t’u jap dhurata vetëm vajzave e jo djemve të cilët punojnë. Kurse djemtë e kanë zakon të më japin mua gjëra të ndryshme, por unë nuk i marrë ato. Dhe vajzat e mia janë të martuara.

Përgjigje: Profeti (sal Allahu alejhi ue selam) urdhëroi që dhuratat të ndahen në mënyrë të drejtë në mes të fëmijëve. Ai (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Kini frikë Allahun dhe jini të drejtë me fëmijët tuaj.” Buhari 3/134

Nuk është e lejueshme për prindin që të dallojë disa prej fëmijëve me dhurata. Ai është i detyruar që t’i shpërndajë ato njësojë mes tyre dhe t’i trajtojë të gjithë ata në mënyrë të drejtë, gjë të cilën Allahu (azze ue xhel) e ka urdhëruar. Kjo vlen edhe pse disa punojnë në krahasim me të tjerët. Drejtësia është obligim.

Shtëpia e të moshuarve është mos-respekt ndaj prindërve Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: “El-Hukukul-Uaxhibeh ‘ala kul-li Muslim”, faqe. 301



Allahu Te’ala ka thënë:

وَإِذْ قَالَ لُقْمَانُ لِابْنِهِ وَهُوَ يَعِظُهُ يَا بُنَيَّ لَا تُشْرِكْ بِاللَّهِ إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ وَوَصَّيْنَا الْإِنسَانَ بِوَالِدَيْهِ حَمَلَتْهُ أُمُّهُ وَهْنًا عَلَى وَهْنٍ وَفِصَالُهُ فِي عَامَيْنِ أَنِ اشْكُرْ لِي وَلِوَالِدَيْكَ إِلَيَّ الْمَصِيرُ

“(Kujtoje) kur Lukmani i tha të birit, duke e këshilluar: “O djali im, mos i shoqëro Allahut asgjë (në adhurim)! Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe”. Ne e kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka mbartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh. Ne i thamë atij: “Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë”.” 31:13-14

Allahu ka ligjësuar që mosrespektimi ndaj prindërve të jetë mëkati më i madh pas idhujtarisë. “Mosrespektimi i prindërve” do të thotë që ata të kundërshtohen dhe të mos trajtohen mirë. Ai që nuk i respekton prindërit e tij, Ai meriton që t’i shpejtohet ndëshkimi, duke bërë që fëmijë e tij të mos e respektojnë atë ashtu si siç e kishte zakon të vepronte me prindërit e tij.

Shumë njerëz në ditët e sotme, e konsiderojnë të lehtë këtë gjë! Ti e sheh se si djali largohet nga shtëpia menjëherë kur e zë një vend pune. Ai i braktis prindërit e tij të varfër, nevojtar dhe të moshuar dhe izolohet prej tyre plotësisht. Ka prej tyre që i fusin prindërit në “shtëpi të të moshuarve” derisa ata të vdesin pa ndjerë ndonjë obligim ndaj tyre. Kjo i takon fenomenit të “mosrespektimit të prindërve”!

Shumë fëmijë në ditët e sotme sillen me arrogancë ndaj prindërve të tyre. Ata ju thonë prindërve të tyre se janë injorant, nuk kuptojnë, janë neglizhentë ndaj tyre dhe çdo gjë tjetër të keqe. Ata i etiketojnë prindërit se janë mendjengushtë dhe se vetëm ata vetë janë të informuar dhe të ditur. Ata sillen me arrogancë ndaj prindërve të tyre dhe mirësinë e prindërve ndër vitesh ia shpaguajnë duka ia kthyer shpinën!

Rrobaqepësja e grave Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Çfarë është gjykimi i rrobaqepësisë për gra duke e ditur se ato qepin rrobe të shkurta dhe rrobe ekspozuese të grave?

Përgjigje: Nuk është e lejuar të ndihmohen mëkatarët në mëkat. Nuk lejohet bashkpunimi me ta dhe qepja e rrobeve të shkurtëra për gratë dhe të gjata për burrat. Është e çuditshme që njerëzit janë të veshur me rroba të gjata, ndërsa gratë janë të veshura me rrobe të shkurta. Është e detyrueshme që të jetë e kundërta që burrat të veshin rrobet e shkurta ndërsa gratë të veshin rrobe të gjata.

Ndryshimi i saj do të thotë të kundërshtosh Allahun dhe të Dërguarin e Tij salallahu alejhi ue selem. Nëse dëshiron të hapësh një rrobaqepës, të mjafton të qepësh rrobe që janë në përputhje me fenë. Ka mjaft gjëra të lejuara, prandaj nuk është e nevojshme marrja me gjëra të ndaluara.

“Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai.” (65:2-39).

A është e lejuar që burrat ti shkulin vetullat? Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: A është e ndaluar për burrat të shkulin vetullat apo ndalesa është vetëm për gratë?

Përgjigje: Pse ti shkulin burrat vetullat? Zakonisht janë gratë që e bëjnë këtë për hir të bukurisë. Nëse burri e bën këtë ai bëhet si një grua. Cili burrë dëshiron të bëhet si grua? Askush nuk e dëshiron këtë.

Përdorimi i Duave, Edhkareve dhe Kuranit si zile telefoni Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/



Pyetje: Cili është gjykimi për të përdorur ndonjë Dua si zile në celular?

Përgjigje: Nëse qëllimi është për ta përdorur si zile, nuk është e lejueshme që zilja të përbëhet nga Edhkar, Dua apo Kuran. Në raste të tilla Kurani, Edhkaret dhe Duatë përdoren në kontekstin e gabuar. Andaj, njeriu duhet të ndryshojë zilen e tij në një zile të lejuar.

Kujdesi që kërkohet ndaj xhamive Shejkh Salih bin el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/j1eTgh_yAMY

إِنَّمَا يَعْمُرُ مَسَاجِدَ اللّهِ مَنْ آمَنَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ وَأَقَامَ الصَّلاَةَ وَآتَى الزَّكَاةَ

“E drejtë e përkujdesjes së xhamive të Allahut është vetëm e atij që i ka besuar Allahut dhe Ditës së Fundit e që e falë namazin, jep zekatin …” 9:18

Këta janë njerëzit e xhamisë dhe janë ata përgjegjësit dhe të besueshmit e xhamive. Jobesimtarët dhe bidatçinjtë nuk duhet të jenë përgjegjës për xhamitë. Përkundrazi, (përgjegjës për to) duhet të jenë pasuesit e imanit, teuhidit dhe akides së shëndoshë. Gjithashtu, ata i mbrojnë xhamitë nga gjëra të cilat nuk janë të duhura të ndodhin në xhami dhe më të mëdha nga këto janë risitë, gjërat e shpikura dhe shirku. Pra, është e obligueshme për t’i dëbuar nga xhamia bidatçinjtë, mistikët dhe idhujtarët. Nuk është e lejueshme për t’ia mundësuar atyre që të jenë përgjegjës (mbi xhamitë) dhe që ata t’i bëjnë bidatet e tyre, mangësitë dhe shirkun në xhami.

مَا كَانَ لِلْمُشْرِكِينَ أَن يَعْمُرُواْ مَسَاجِدَ الله شَاهِدِينَ

“Nuk u takon idhujtarëve që të përkujdesen për xhamitë e Allahut…” 9:17

Pra, është e detyrueshme për t’i parandaluar ata nga xhamitë duke i bërë ato (xhamitë) vetëm për përkujtimin dhe adhurimin e Allahut të vetëm.

وَأَنَّ الْمَسَاجِدَ لِلَّهِ فَلَا تَدْعُوا مَعَ اللَّهِ أَحَدًا

Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt (posaçërisht në to), krahas Allahut!” 72:18

Pra, kjo është se si ju t’i ruani xhamitë. Kjo bëhet me teuhid, nënshtrim, adhurim dhe përkujtim të Allahut. Gjithashtu, xhamitë janë të mbrojtura nga ajo që nuk është e përshtatshme, të tilla si: fëlliqësitë dhe ndyrësitë, po ashtu ato janë të mbrojtura nga njerëzit e pamend dhe nga fëmijët që e bëjnë atë të papastër. Pra, ajo duhet të ruhet nga pështyma që mund të bëhet në të, e gjëra të tjera. Kjo është nga ajo që Allahu e ka ndaluar.”

Në cilat raste lejohet mbajtja e qenve? Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14777



Pyetje: “Çfarë është gjykimi për mbajtjen e qenve nëse kjo është e pa nevojshme?”

Përgjigje: “Kjo është e ndaluar. Lejohet mbajtja e qenve vetëm për tre qëllime: si rojtar i të mbjellave, si rojtar i bagëtisë dhe qeni i gjuetisë.”

Ushqimi i hedhur në mbeturina Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa

Pyetje: A është e lejueshme që të hidhet ajo pjesë që ka mbetur prej ushqimit?

Përgjigje: Nuk është e lejuar që të hidhen ushqimet në mbeturina, nëse ato janë akoma në gjendje për t’u ngrënë.

Ilaçi i cili përmban alkool Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi:-Ittihaf nga-Tul-lab faqe 372

Përgjigje: Ata thonë se ka alkool në ilaç. Në qoftë se alkooli mbetet në ilaç dhe i ruan vetitë e tij, atëherë ilaçi konsiderohet të jetë i ndaluar.

Në qoftë se alkooli ka humbur veçoritë e tij apo është shpërbërë, apo ka humbur ndikimin e vet, nuk konsiderohet ilaçi i ndaluar. Megjithatë, nuk ka dyshim se më e sigurt është që të shmanget një ilaç i tillë.

Femra e cila detyrohet të operohet tek një kirurg mashkull Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa

Pyetje: Vajza ime është e detyruar të operohet në afërsi të pjesëve të turpshme të trupit. Siç e dini, në spitalet shtetërore në kirurgji punojnë meshkujt, ndërsa spitalet private janë të shtrenjta.  Çfarë më këshilloni mua në lidhje me këtë, Allahu ju shpërbleftë me të mira?

Përgjigje: Një gjë e tillë është e lejuar vetëm në raste urgjente. Nëse nuk mund të gjeni mjeke të specializuar e cila mund të kryej operimin e domosdoshëm, s’ka asnjë të keqe në këtë.

Por nëse ju gjeni ndonjë spital tjetër ku punojnë femrat të cilat e kryejnë punën në mënyrën e duhur, nuk të lejohet ta dërgosh atë për shërim tek burrat. Pra, kjo është e lejuar vetëm në raste urgjente.

Gjykimi për ta kuruar magjinë me magji Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa

Ligjerata: El-Ferk bejnet-Tejsir esh-Sher’i uel-Mu’asir

Pyetje: Çfarë është vendimi për kurimin e magjisë me magji?

Përgjigje: Nëse është e lejuar për ta kuruar magjinë me mosbesim, atëherë është e lejuar për ta kuruar atë edhe me magji. Ngase magjia është mosbesim. Allahu (te’ala) ka thënë:

وَمَا كَفَرَ سُلَيْمَانُ

“Por Sulejmani nuk bëri kufër.” 2:102

Jehudët e akuzuan Sulejmanin (alejhis-selam) se ka përdorur magjinë dhe se ka marrë kontrollin mbi xhinët me anë të magjisë. Allahu e shfajësoi atë nga kjo duke thënë:

وَمَا كَفَرَ سُلَيْمَانُ

“Por Sulejmani nuk bëri kufër.” 2:102

Allahu i Madhëruar, nuk tha se ai nuk e ka praktikuar magjinë. Por tha se ai nuk ka bërë mosbesim. Kjo dëshmon se magjia është mosbesim. Çfarë është edhe më e qartë, është se kjo ishte edhe gjendja e dy engjëjve:

وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنْ أَحَدٍ حَتَّى يَقُولاَ إِنَّمَا نَحْنُ فِتْنَةٌ فَلاَ تَكْفُرْ

“E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonë: ‘Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pafe’!” 2:102

A është e lejueshme për të shëruar veten me mosbesim? Allahu nuk ka dërguar ndonjë sëmundje përveçse Ai e ka dërguar edhe ilaçin. Kushdo që e di atë ilaç, e di! Dhe ai që nuk e di atë ilaç, nuk e di. Allahu i Lartësuar në asnjë mënyrë nuk e ka bërë që mosbesimi (kufri) të jetë ilaç për njeriun. Në fakt, Allahu madje as nuk ka lejuar substancat e ndaluara të jenë ilaç për njeriun.

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë: 

“Mos u kuroni me të ndaluarën.”

Transmeton Ibn Mes’udi, gjë të cilën edhe Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) e ka thënë:

“Allahu nuk e ka lënë ilaçin në atë që Ai e ka ndaluar për ju.”

Pra, pasi që nuk është e lejueshme për tu kuruar me substanca të ndaluara, si të jetë e lejuar shërimi me magji (e cila është kufër)?”

Nuk ka pranverë arabe Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=125352

Pyetje: “Çfarë mendoni për atë që sot quhet ‘pranvera arabe’?”

Përgjigje: “Për Allahun, ne nuk kemi parë ndonjë pranverë. Ne kemi parë vetëm vrasje dhe sprova.

Kjo nuk është pranverë. Kjo është një epokë. Jobesimtarët e quajnë pranverë. Myslimanët nuk e quajnë atë ‘pranverë’, por e quajnë atë ‘sprovë dhe sherr.’

Është e vërtetë se kjo është pranvera e jobesimtarëve sepse ata i dëmtojnë myslimanët me të. Ata janë të kënaqur nga ajo që dëmton myslimanët. Ata janë të kënaqur nga kjo. Andaj kjo është pranvera e tyre.”

Miku im thotë se Arabia Saudite është shtet joislam Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajtë!)

Pyetje: “Unë kam një mik i cili thotë se Arabia Saudite është shtet joislam sepse ata kanë besëlidhje me jobesimtarët.”

Përgjigje: “Braktise atë. Unë them që ti duhet ta braktisësh atë. Të konsiderosh myslimanët jobesimtarë është metodologji e Hauarixhëve.

Kjo është metodologjia e Haruaixhëve. Ata thonë se Vehabitë janë Hauarixhët ndërsa Hauarixhët thonë se Vehabitë janë jobesimtarë. Mu me këtë gjykim, ata vetë janë Hauarixhë.”

Hedhja poshtë e fjalëve të dijetarëve Shejkh Salih binFeuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/2LZCpf4AOFo

Pyetje: Një personit i tregova një fetva të shejkh Bin Bazit, Allahu e mëshiroftë, dhe të shejkh Ahmed en-Nexhmit në lidhje me disa fjalë, por ai nuk pranoi fetvan dhe tha: Këto janë fjalë të kota.

Përgjigje: Të kota?

Pyetësi: Po të kota. Kështu ai ka vazhduar në përsëritjen e këtyre fjalëve. Cili është gjykimi për të?

Përgjigje: Gjykimi është se ai e ka refuzuar të vërtetën duke i pasuar epshet e tij. Ai është në një rrezik dhe në një kërcënim të rrept. Lusim Allahun që ta udhëzojë dhe ta kthej në rrugën e drejtë.

Të quajturit veten Selefi Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14397

http://youtu.be/YRL4BonfFV0

Data e fetvas: 23/4-1434 ose 05-03-2013

Pyetje: “Disa nxënës dije thonë se nuk duhet thënë: “Unë jam Selefi”, sepse kjo është lavdërim ndaj vetvetes. A është e saktë?”

Përgjigje: “Nëse e thotë këtë nga aspekti i vetë-lavdërimit, kjo nuk lejohet. Mirëpo, nëse ai këtë e thotë si sqarim, sepse është në mesin e sekteve dhe grupeve që janë në kundërshtim (me Sunnetin), duke treguar se qëndron larg tyre dhe thotë se është Selefi që pason metodologjinë e Selefëve, si një refuzim ndaj tyre, kjo është diçka e mirë.”

Fëmiu vdes si pasojë e gëlltitjes së të vjellurës gjatë ushqimit me gji “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva nr 20486″

Kryetar: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)

Nënkryetar: Salih bin Abdil-Aziz bin Abdilah Al esh-Shejkh (Allahu e ruajttë!)

Anëtar: Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Anëtar: Abdullah bin Gudejan (Allahu e ruajttë!)

Anëtar: Bek Ebu Zejd (Allahu e mëshiroftë!)

Pyetje: Para dy vitesh, një grua kishte një vajzë e cila ishte rreth shtatë muajsh. Derisa ishte duke fjetur, dhe duke e ushqyer me gji foshnjën e saj rreth orës 4 të mëngjesit, nëna zbuloi se foshnja e saj kishte vdekur. Për më tepër, ajo gjeti njolla gjaku në gjoksin e saj si dhe ne gjiun e saj si shkak i të vjellurës së fëmijës. Kur ata shkuan në spital, mjeku u tha se foshnja ka vjellur deri sa ka qen në gji dhe i është kthyer e vjellura prap në fytin e saj si pasoj është mbytur nga e vjella, dhe nuk i është dhënë ndihmë. A obligohet e ëma që të bëjë kefaret (shlyerje të mëkatit)?

Përgjigje: Nëse realiteti është ashtu siç u përmend, nëna është e obliguar të bëjë kefaret për vrasjen e njeriut pa dashje, sepse ajo ishte shkaktare për vdekjen e fëmijës së saj duke vendosur gjirin në gojën e fëmijës ashtu siç na u përshkrua. Në këtë rast kefareti është lirimi i një robi besimtar, dhe nëse ajo nuk mund ta bëjë këtë, (atëherë) ajo duhet të agjëroj dy muaj rresht do të thotë 60 ditë.

Allahu na dhëntë sukses. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi profetin Muhamed, familjen dhe shokët e tij.

Për të ndihmuar femrën, ra në dy krime Shejkh Salih bin Fezan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=141446

Pyetje: “Thotë! Allahu i`u dhëntë mirësi. Kam lexuar fjalën e një autori i cili e kishte konsideruar të dobët hadithin “Nuk do të ketë sukses ai popull që caktojnë një grua për udhëheqëse të tyre.” Sikurse e akuzoi edhe sahabiun Ebi Bekrate me fisk (tejkalim të kufijve të Allahut) dhe me gënjeshtër. Cili është mendimi i juaj rreth kësaj gjëje?”

Përgjigje: “Ky ka rënë në dy krime ndaj të cilave kërkojmë mbrojtje prej Allahut.

Krimi i parë është se ai e përgënjeshtron një hadith të saktë, për shkak se don të ndihmoi gruan, kjo nuk është ndihmesë ndaj gruas që t`i jipet asaj diçka e cila nuk është nga të drejtat e saj duke mbajtur ajo problemet e shtetit. Ajo është grua e dobët, në këtë rast ti i ke bërë padrejtësi gruas nuk e ke ndihmuar atë.

Krimi i dytë është se ai e ka akuzuar sahabiun e ndershëm duke e akuzuar se është gënjeshtar apo se ai është e është etj. Për cilin shkak e tha këtë gjë? Sepse ai (sahabiu) transmeton një hadith i cili nuk përputhet me shijen e këtij thënësit. Po!”

Sot gruaja myslimane është vënë në shënjestër Shejkh Salih Ibn Feuzan El-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%205826

Gruaja myslimane duhet ta dijë se është në shënjestër në ditët e sotme, dhe se thirrësit e së keqes janë përqendruar veçanërisht tek ajo, janë përqendruar tek gruaja myslimane që ta shkatërrojnë atë, që tia largojnë asaj turpin dhe mirësjelljen, që tia prishin asaj fenë, që të lejë familjen dhe shtëpinë e saj dhe të dal sa djathtas e sa majtas, që të mos edukoi fëmijët e saj e që të mos i bindet burrit të saj, porse (duan) që ajo të ndjek punën (karrierën) dhe paret (pasurinë), apo të nxitoi me zell të madh pas gjërave të kësaj bote.

Ajo duhet të ketë frikë Allahun e Lartësuar dhe ta dijë se do të merret në llogari dhe më pas do të shpërblehet (për çka ka punuar).

Ajo është grua dhe i ka disa kufij të cilët duhet t`i ndjek dhe duhet të qëndrojë (të mos i kaloi) tek kufijtë e Allahut të Lartësuar. Ajo nuk duhet të veprojë atë çfarë shumë gra kanë vepruar, duke u zhveshur (apo duke veshur rroba tërheqëse), duke e zbuluar fytyrën të cilave iu ka humbur turpi, të cilat nuk i përmbahen rregullave fetare.

Gruaja nuk duhet të delë nëpër tregje nëse është e zhveshur, apo e veshur me rroba tërheqëse apo e parfumosur, ajo nuk duhet të ketë kontakt me burrat dhe me mendjelehtit. Ajo duhet ta mbrojë veten e saj, të distancohet dhe të mos përzihet me burrat.

Asaj nuk i lejohet që të shkoi në gëzime (festa) në të cilat ka gjëra jo të hijshme (mëkate), sidomos në sallat e dasmave sepse thuhet se ajo që ndodh prej grave në sallat e dasmave apo në festat e martesës, thuhet se në to ndodhin mëkate të mëdha, sikurse lakuriqësia (të zhveshura mbi normalen), apo se nuk kanë turp, apo se thuhen shpifje, apo duke ndejtur deri natën vonë, etj prej mëkateve të mëdha.

Gruaja duhet ta ketë frikë Allahun e Lartësuar, ta ruajë nderin feminitetin e saj. T`i edukoi fëmijët e saj, ta ruaj shtëpinë e saj dhe shtëpinë e burrit të saj. Ajo duhet ta dijë se është një grua myslimane dhe se nuk është e njëjtë me gratë e shthurura, jobesimtare dhe munafike, ajo është myslimane e cila është krenare me fenë e saj dhe e kapur fort pas fesë së saj, e cila e ruan nderin e saj dhe nderin e familjes së saj, e ruan shtëpinë e burrit të saj dhe i bindet atij, nëse dëshiron që të jetë e lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër.

Nëse ajo lëshon pe dhe i bindet shkatërruesve dhe thirrësave në të keqe, ajo do të jetë bashkë me ta në ditën e gjykimit, ajo nuk do të ketë asnjë pjesë në Xhenet vetëm nëse pendohet tek Allahu para se të vdesë, dhe më pas t`i ruajë ligjet fetare, të ruajë nderin dhe moralet që janë të përshtatshme për të, sepse ajo është grua.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

الرِّجَالُ قَوَّامُونَ عَلَى النِّسَاء بِمَا فَضَّلَ اللّهُ بَعْضَهُمْ عَلَى بَعْضٍ

“Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerë.” 4:34

Kujdestari i gruas, i afërti i saj ose burri i saj, janë të obliguar që të kujdesen për të. Nëse ata shikojnë prej saj lehtësime apo shikojnë se ajo shoqërohet me njerëz të këqinj, obligohen që ta qortojnë dhe ta ndalojnë.

Gruaja nuk duhet t`i imitoi gratë e prishura, munafiket dhe jobesimtaret, ajo nuk duhet t`i pasoi dhe as të përngjasoi me ato në modelin e flokëve, në veshje, në të folur apo edhe në çdo gjë që është prej zakoneve të këqia të cilat binë në kundërshtim me gruan myslimane.

Gruaja duhet të dijë se ajo është shënjestër në këtë kohë dhe se thirrësit e të kotës prej jobesimtarëve dhe munafikëve, janë të përqëndruar më shumë tek ajo se sa tek burrat, sepse ata duan që ta prishin atë, pasi ata e dinë se nëse prishet gruaja, prishet e gjithë shoqëria, sepse gruaja është nëna, është edukatorja dhe maja më e lartë e shtëpisë, kështu që, nëse prishet ajo, prishet shtëpia dhe familja, dhe nëse prishet familja, prishet e gjithë shoqëria, pasi shoqëria është e ngrejtur mbi gratë në shtëpiat e tyre, duke edukuar familjen dhe duke ruajtur nderin.

Gruaja duhet ta ketë frikë Allahun sidomos në këtë kohë në të cilën janë shtuar sprovat. Gruaja sot shikon në ekrane televizioni apo në satelite, shikon gjëra të këqia, mëkate të mëdha, shikon në to lakuriqsi dhe të keqen.

Ajo është e obliguar që ta ketë frikë Allahun e Lartësuar dhe të mos shikoi në ato ekrane televizioni apo satelitore të cilat thërrasin në gjëra të poshtra dhe në zbulimin e fytyrave. Ajo duhet ta ulë shikimin e saj.

وَقُل لِّلْمُؤْمِنَاتِ يَغْضُضْنَ مِنْ أَبْصَارِهِنَّ وَيَحْفَظْنَ فُرُوجَهُنَّ

“Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre.” 24:31

Gruaja është përgjegjëse përpara Allahut të Lartësuar për veten e saj, fëmijët e saj dhe për pjestarët e familjes së saj.

Allahu ia mundësoftë të gjithëve atë që Ai don dhe me të cilën Ai është i kënaqur. Paqja dhe bekimet e Allahut janë mbi të Dërguarin tonë Muhammedin, mbi familjen e Tij dhe mbi të gjithë shokët e Tij.

Mos hulumto në lidhje me kaderin sepse do të hutohesh dhe trullosesh Shejkh Salih Ibn Feuzan El-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–14041434.mp3

Pyetje: “Shejkh i Nderuar, Allahu iu dhëntë mirësi! Dikujt i vijnë dyshime në Kada (gjykim) dhe në Kader (përcaktim) dhe në çështjet e akides (besimit). Ai i urren këto (dyshime) dhe ndjehet keq. A është ai prej të humburve dhe a merr ai mëkat?”

Përgjigje: “Para së gjithash, “Kada-ja” dhe “Kader-i” janë prej gjërave të fshehta të Allahut ndaj krijesave, mos u merr me to. Mos u merr me to, ti je i obliguar që t`i besosh ato.

Mos u fut në çështje e të thuash pse kjo e pse ajo, largohu nga këto gjëra dhe bindju Allahut të Lartësuar.

Bindju Allahut dhe beso se çdo gjë që Ai ka paracaktuar ka me ndodhur dhe se çdo gjë që Ai ka vendosur do të bëhet patjetër. Gjithashtu, Allahu nuk e krijon asnjëgjë kot. Allahu është i Urtë dhe i vendos të gjitha çështjet në vendet e tyre, dhe se Allahu nuk i bën padrejtësi askujt.

Nështroju Allahut dhe mos hyrë në debate rreth cështjeve të kaderit, pasi ti (nëse do të merresh me debate rreth kaderit) nuk do të arrish kurrë askund, kurrë nuk do të arrish diku, vetëm se do të hutohesh dhe do të trullosesh.

Të mjafton ty që të besosh kaderin dhe kadan dhe t`i nënshtrohesh Allahut të Lartësuar. Kjo është ajo e cila të mjafton ty. Kjo sa i përket çështjes së kadas dhe kaderit.

Ndërsa sa i përket pjesës së pyetjes në lidhje me dyshimet, që t`i shmanget atyre apo t`i studioi që t`i shmanget atyre, kjo është ajo çfarë kërkohet nga besimtari. Ai duhet të mësoi, sikurse edhe e cekëm, duhet të mësoi rrugët që të çojnë tek e keqja në mënyrë që të largohet prej saj. Po!

Sa i përket kadas dhe kaderit, ai nuk duhet të merret me to kurrë, sepse sa më shumë të merresh me to, aq më injorant do të bëhesh. Pse? Sepse ato janë prej gjërave të fshehta të Allahut ndaj krijesave.

Allahu nuk të ka obliguar ty që të hulumtosh rreth kadas dhe kaderit. Ai të ka obliguar ty që ti të punosh (vepra), Ai të ka mundësuar që ti të punosh. Vepro o vëllai im! Që ta preukuposh veten tënde me kadan dhe kaderin, kjo është diçka e cila nuk të përket ty. Kjo është çështje që i përket Allahut të Lartësuar.

Ti vepro atë që ke mundësi ta veprosh dhe largohu nga ajo që nuk ke mundësi ta veprosh. Kjo është ajo çfarë kërkohet prej teje.

Ti duhet të largohesh nga e keqja dhe duhet të veprosh punë të mira. Kjo është ajo çfarë kërkohet prej teje. Po!”

Gruaja nuk dëshiron të jetojë me vjehrrën e saj Shejkh Salih Ibn Feuzan El-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Er-Riba, faqe. 529-530

Mexhmu`atu Rasa`il Da´uijjeh ue Menhexhijjeh

Pyetje: “Nëna ime jeton e vetme dhe unë kam frikë për të. Ajo gjithmonë më thotë mua që ta lejojë atë që të zhvendoset tek unë në mënyrë që unë të kujdesem për të dhe ta bëjë atë të ndjehet rehat. Gruaja ime refuzon që nëna ime të jeton me të. A duhet t`i bindem gruas time apo nënës time?”

Përgjigje: “Nëse gruaja jote nuk ka mirëkuptim (që të jetojë) me nënën tuaj, atëherë ose i jep gruas një banesë për të jetuar, në mënyrë që ti mund të qëndrosh me nënën tënde ose martohesh me një grua tjetër e cila të ndihmon që të sillesh mirë me nënën tënde.

Nuk është e lejuar që të humbasësh nënën tënde për shkak të qëndrimit me gruan dhe bindjes ndaj saj, kjo gjë nuk është e lejuar. Pasi kjo është nga të drejtat që ke ndaj nënës.”

Amër Khalid është Dexhallë Shejkh Salih bin Sad es-Suhejmi (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Audiokaseta Bejan Hal-il-Mad´u Amër Khalid”

Dituria dhe fetvat duhet të merren prej dijetarëve. Duhet t’u referohemi dijetarëve që thërrasin në metodologjinë e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit. Prej tyre janë dijetarët tanë në këtë vend Arabin Saudite si Shejkhu fisnik dhe Myftiu Abdul-Aziz Al esh-Shejkh (vafakahullah), Shejkh Salih el-Feuzan, Shejkh Abdullah el-Gudejan, Shejkh Abdul-Muhsin el-Abbad el-Bedr, Shejkh Rabi bin Hadi el-Medkhali, Shejkh Zejd el-Medkhali, Shejkh Ahmad en-Nexhmi, Shejkh Ali bin Nasir el-Fakihi dhe Shejkh Salih Al esh-Shejkh.

Këta dijetarë nuk po them se ata janë të vetmit, jo, unë kam për qëllim të gjithë dijetarët të cilët pasojnë në metodologjinë e tyre. Ne nuk duhet të dëgjojmë deklaratat nënçmuese për dijetarët të cilat i ndeshim në media. Këta njerëz janë dijetarët e myslimanëve. Ata pasojnë metodologjinë hyjnore. Ata nuk flasin sipas epsheve apo përfitimeve të tyre. Shikoni ata për të cilët disa njerëz besojnë të jenë dijetarë dhe të cilët i kanë ngritur në qiell, ku njëri thotë se kamata është e lejuar, dhe tjetri se muzika është e lejuar, i treti thotë se është e lejuar përzierja mes burrave dhe grave, i katërti beson se qëllimi justifikon mjetin, i pesti beson se spektakli, teatri dhe të kënduarit është një mënyrë për të thirrur tek Allahu dhe kështu me radhë.

Ndoshta disa njerëz që nuk e kuptojnë fenë dhe kanë një besim të dobët, ia kanë kthyer shpinën këtyre dijetarëve dhe në vend të tyre i kanë marrë këta njerëz si dijetarë. Disa njerëz mendojnë se sa më shumë audiencë një person ka, aq më dijetarë dhe i ditur është ai. Ky është një krahasim i rremë dhe është gjithashtu krahasimi më i rremë që është njohur ndonjëherë. Ajo kundërshton madje edhe Kuranin fisnik. Ai që përdor këtë krahasimi ka sjellur një gënjeshtër. Kufarët janë më shumë se myslimanët. Mubtadi’ah janë më shumë se Ehl-us-Sunneti.

Llumët janë shumë. Sharlatanët që shfaqen në televizion janë të shumtë. Fjalimi i tyre duket si spektakel; ata këndojnë, imitojnë tinguj të ndryshëm, i bëjnë njerëzit të qeshin dhe vetë qeshin me njerëzit, lusim Allahun për falje dhe gjendje të shëndoshë.

Unë duhet të përmend emrin e një individi tani. Nga ky individ shumë gra dhe të rinj janë sprovuar. Unë kërkojë leje nga ju që të përmend emrin e tij. Rruga ime është që të të përmend emrine dikujt vetëm në rast urgjent. Sa për këtë njeri, madje edhe fëmijë janë sprovuar prej tij. Ai është një aktor. Fjalimi i tij është spektakël. Unë kam përgatitur një konferencë tani në Tabuk. Çfarëdo librarie në të cilën hyjë në Tabuk, unë dëgjoj Amër Khalid, Amër Khalid, Amër Khalid. Kush është ky Amër Khalid? Ai është një Dexhallë! A e dini se ai në një nga kasetat e tij thotë “se qëllimi i adhurimit është që të fitoshë një karakter të mirë.” A do të thotë se pasi të fitoshë një karakter të mirë nuk ke nevojë të adhuroshë më Allahun? Betohem në Allahun se ai është një Dexhall! Le të njoftojnë të pranishmit ata që nuk janë të pranishëm. Unë zakonisht nuk ceki emra, por duhet përmendur emrin e këtij njeriu. Ai është bërë një fitne. Prandaj, njeriu duhet paralajmëruar kundër tij.

A janë kusht dëshmitarët për atë i cili e pranon islamin? Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.youtube.com/watch?v=NEnB1j3ZtT4&

Pyetje: Nëse një kafir dëshiron ta pranojë islamin, a është obligim që të dëshmojnë për islamin e tij dy myslimanë, apo mjafton dëshmia e një myslimani?

Përgjigje: Nuk ka nevojë për dëshmi. Ai duhet t’i thotë dy shehatetet me të cilat hyn njeriu në islam, dhe nuk ka nevojë për asnjë dëshmi.

Mirëpo vetëm në aspektin e konfirmimit, kur është fjala për kryerjen e procedurave tek autoritetet shtetërore (nëse është e nevojshme). Ndërsa kjo nuk ka të bëj asgjë me vlefshmërinë e islamit të tij.

Gjykimi për thënien: “Liria është më e mirë se sheriati” Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=wCsFroVpmVo

Pyetje: “Çfarë është gjykimi për ata të cilët thonë se liria (demokracia) është më e mirë se Sheriati?”

Përgjigje: “A keni dyshime rreth një të tilli se nuk është kafir?!

Kushdo që thotë se liria është më e mirë se Sheriati, ai është kafir nga lloji më i rëndë i kufrit. Allahu na ruajttë!”

Frika nga ai që merr mësysh Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=127662

http://www.youtube.com/watch?v=ASIwIYVZilw&

Pyetje: Frika nga ai që merr mësysh, a konsiderohet frikë e dënueshme (që nuk duhet pasur)?

Përgjigje: Jo, por është ekzagjerim. Ekzagjerimi nuk është i lejueshëm. Ndërsa kur ke të bësh me një njeri të njohur i cili merr mësysh, ti duhet t’i marrësh shkaqet të bësh duatë dhe të lexosh Kuran. Dhe kjo është nga aspekti i mënjanimit të shkaqeve që shkaktojnë dëm, ashtu siç largohesh nga gjarpri, akrepi apo egërsirat, ashtu mënjanon edhe syrin e keq.

Frikë nga e ardhmja Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/k2CkU9cczEY



Pyetje: “Unë i fali pesë namazet në kohët e tyre, lexoj Kuran dhe agjërojë agjërim vullnetar. Mirëpo nganjëherë ndjej frikë për të ardhmen, në lidhje me jetesën dhe furnizimin, dhe fëmijët e mi dhe furnizimin e tyre, posaçërisht në këtë kohë. Kjo gjë më sjellë brengë, shqetësim dhe gjendje të keqe. Cila është këshilla juaj për mua në lidhje me këtë çështje?”

Përgjigje: “Kjo është prej shejtanit, prandaj kërko mbrojtje prej shejtanit. Nëse ndonjëra prej këtyre gjërave të vije në mendje, kërko mbrojtje nga Allahu prej shejtanit dhe mendo mirë për Allahun. Mbështetu në Allahun dhe Allahu -nëse Ai do- do t’i lehtësojë gjërat. “

Ata që besojnë se Allahu është në krijesat e Tij apo në çdo vend Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/1mCQ5nkhgqE

Pyetje: “A janë Hululijun (të cilët besojnë se Allahu është në çdo vend ose në krijesat e Tij) kufarë pa përjashtim?”

Përgjigje: “Po, padyshim nëse ata e kanë këtë besim se Allahu është brenda në krijesat e Tij dhe se Allahu është në çdo vend, përveç atij që është i paditur ose pason verbërisht, këtij duhet t’i shpjegohet. Por, nëse është i ditur, ai është kafir.”

Askush nuk mund ta imagjinojë se si është Allahu Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Lum’atul-I’tikad, fq. 300

Pyetje: “Parimi: Si do që ta imagjinosh Allahun, Ai është ndryshe nga të imagjinuarit, a është nga e sakta?”

Përgjigje: “Kuptimi i kësaj është i saktë. Allahu është gjithmonë ndryshe nga ajo që ti mendon dhe që mund ta imagjinosh. Ai është më i Madh se çdo gjë tjetër. Askush nuk mund ta imagjinojë se si është Allahu Subhanehu ue Te’ala, se si në të vërtetë janë Emrat apo Cilësitë e Tij, sepse Allahu është më i Madh se çdo gjë tjetër, prandaj Allahu Xhele ue ‘Ala ka thënë:

يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلَا يُحِيطُونَ بِهِ عِلْمًا

“Ai e di ç’ka para tyre dhe ç’ka pas tyre, kurse dija e tyre nuk mund ta kapë Atë.” 20:110

Nuk mund ta dijë askush tjetër përveç Allahut se si është Ai, askush nuk mund ta imagjinojë atë as me mendje e as me formën e të kuptuarit, që njerëzit e kanë.”

Ajetet flasin në formë të përgjithshme dhe specifike në lidhje me ardhjen e Allahut Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: “El-Bejan li Akhta Ba’dil-Kuttab”, fq. 39-41

Thotë Allahu:

وَجَاء رَبُّكَ

“Dhe kur të vijë Zoti yt…” 89:22

Dhe thotë Allahu:

أَوْ يَأْتِيَ رَبُّكَ

“…ose të vijë Zotit yt…” 6:158

Këto ajete me kuptim të përgjithshëm, interpretuesit e Cilësive të Allahut, i interpretojnë me Fjalët e Allahut Te’ala me kuptim specifik:

هَلْ يَنظُرُونَ إِلاَّ أَن تَأْتِيَهُمُ الْمَلائِكَةُ أَوْ يَأْتِيَ أَمْرُ رَبِّكَ

“A mos presin ata gjë tjetër, veç ardhjes së engjëjve apo të urdhrit të Zotit tënd?!” 16:33

Si mund të bëjmë tekfir mbi ta, kur në lidhje me disa interpretime, ata mundohen në gjejnë mbështetje në Kuran,

Pra, siç thashë, nuk bëjmë Tekfir mbi ta. Mirëpo, ne themi se ata janë gabim dhe se janë të devijuar në interpretime të ngjashme. Nuk është në këtë kontekst të interpretosh formën e përgjithshme të të shprehurit me atë specifike, për shkak të dallimit në kontekst që kanë ajetet ndërmjet veti. Pra, secili ajet ka kontekstin e vet, që nuk gjendet ai kontekst në ajetin tjetër. Dhe pasi që ky është realiteti, atëherë secili ajet ka kuptimin e vet, që nuk mund të sqarohet/specifikohet me ajetin tjetër, për shkak të dallimit në kontekstet e tyre.

Ibn-ul-Kajjim ka thënë [1]: “Ardhja dhe arritja e Allahut Te’ala është dy lloje: e Përgjithshme (e pakufizuar) dhe Specifike (e kufizuar).
Lloji i parë: Ardhja specifike- shembull: Nëse është për qëllim ardhja e mëshirës ose dënimit të Tij, atëherë është për qëllim ardhja specifike, ashtu siç thuhet në hadith:

حتى جاء الله بالرحمة و الخير

“Derisa të vijë Allahu me mëshirë dhe mirësi.”

Një shembull tjetër është Fjala e Allahut Te’ala:

وَلَقَدْ جِئْنَاهُم بِكِتَابٍ فَصَّلْنَاهُ عَلَى عِلْمٍ

“Ne u kemi zbritur atyre një Libër, të cilin e kemi shpjeguar gjerësisht…” 7:52

Dhe thotë Allahu:

بَلْ أَتَيْنَاهُم بِذِكْرِهِمْ 

“Ne u kemi dërguar atyre Këshillën (Kuranin), por ata shmangen nga ajo.” 23:71

Gjithashtu, në një ether thuhet:

لا يأتي بالحسنات إلا الله

“Askush nuk vjen me të mira (shpërblime) përveç Allahut.” [2]

Lloji i dytë: Është ardhja dhe arritja e përgjithshme- shembuj të tyre janë Fjalët e Allahut Te’ala:

وَجَاء رَبُّكَ وَالْمَلَكُ

“Kur të vijë Zoti yt (për të ndarë gjykimin) …” 89:22

Dhe thotë Allahu:

هَلْ يَنظُرُونَ إِلاَّ أَن يَأْتِيَهُمُ اللّهُ فِي ظُلَلٍ مِّنَ الْغَمَامِ وَالْمَلآئِكَةُ

“E ç’presin tjetër ata, që t’u vijë Allahu përmes hijeve të reve bashkë me engjëjt?!” 2:210

Kjo mund të jetë pra Ardhja e Allahut Subhaneh. Ky është shembulli i ardhjes së përgjithshme/të pakufizuar. E çfarë të thuhet kur ardhja e Tij specifikohet qartazi, siç kemi shembullin e ajetit:

هَلْ يَنظُرُونَ إِلاَّ أَن تَأْتِيهُمُ الْمَلآئِكَةُ أَوْ يَأْتِيَ رَبُّكَ أَوْ يَأْتِيَ بَعْضُ آيَاتِ رَبِّكَ يَوْمَ يَأْتِي بَعْضُ آيَاتِ رَبِّكَ

“A mos vallë presin ata t’u vijnë engjëjt ose të vijë Zotit yt, ose të vijnë disa shenja të Zotit tënd? Ditën kur të vijnë disa shenja të Zotit tënd,…” 6:158

Në këtë ajet, Allahu Subhanehu ue Te’ala ardhjes së Tij, ia bashkëngjit ardhjen e melaikeve dhe pastaj ardhjes së shenjave të Tij, ia bashkëngjit ardhjen e Tij.”

[1] “Essaua’ik” 2/385-386 (teksti i paraqitur është i shkurtuar nga vetë autori i këtij artikulli v.p.)
[2] Ebu Davudi në “Et-Tibb” 3919.

Ata të cilët besojnë se Allahu është në krijesat e Tij Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: “A janë të gjithë Hululijjunët (ata të cilët besojnë se Allahu është në krijesat e Tij) jobesimtarë pa përjashtim?”

Përgjigje: “Po! Nëse ata e kanë bindjen se Allahu është në krijesat e Tij dhe se Allahu është në çdo vend, padyshim se ata janë jobesimtarë.

Përveç atyre të cilët janë injorantë apo pasojnë verbërisht, këtyre duhet sqaruar çështjen. Por nëse është i ditur, ai është jobesimtar.”

A egziston Teuhidi Hakimijeh Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!) 

Ligjerata: Lika Maftuh fil-Ma´had al-ilmi bir-Rijadh

Burimi: http://www.youtube.com/watch?v=LH0itLnWwaY&

Pyetje: A egziston një lloj i katërt i Teuhidit i cili quhet Teuhid-Hakimijeh?

Përgjigje: Jo!

Kjo është risi në fe.

Ky emër është futur në fe.

Ky nuk ceket në librat e dijetarëve.

Ky nuk përbën një Teuhid të veçantë.

Kjo është pjesë e Teuhid-ul-Uluhije.

Hakimijeh është pjesë e Teuhid-ul-Uluhijeh dhe nuk bërbën në kategori të veçantë.

A duhet të pasojmë verbërisht në çështje të akides? Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.ws/sites/default/files/bryhari–1428-2-8.mp3

http://youtu.be/ih1ym5H0wp0

Pyetje: “Mësuesi, nxënësi i dijes dhe njerëzit e rëndomtë a duhet t’i mësojnë çështjet e akides, bazat themelore të fesë e çështje të imanit me taklid (pasim të verbër), apo duhet t’i mësojnë ato nga argumentet e Kur’anit dhe Sunnetit?”

Përgjigje: “Kjo ndryshon në varësi të njerëzve dhe mundësive që kanë. Dijetarit nuk i lejohet të pasojë verbërisht. Nxënësi i dijes duhet të hulumtojë argumentet dhe të pasojë atë i cili posedon argument. Njeriu i rëndomtë nuk i njeh argumentet dhe formën e të argumentuarit. Ai është i detyruar të pasojë pasuesit e së vërtetës. Ky nuk ka gjykimin siç kanë ata të tjerët, siç edhe thamë, njerëzit ndryshojnë.”

Dyshimet mbi thirrjen në Teuhid Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/iu-NRQzQkTc

Pyetësi: E keni cekur edhe më herët, se Nuhu (alejhis-selam) e thirri popullin e tij në njësimin e Allahut (në adhurim) për njëmijë vite pa pesëdhjetë. Kurse në mesin tonë gjejmë njerëz të cilët thonë, që të mos përqëndrohemi (bëhemi rigoroz) në këtë thirrje sepse kjo po i përçan radhët e muslimanëve; dhe se baza e besimit të çdo muslimani është se: çdokush e njëson Allahun në adhurim. Çfarë është përgjigja ndaj këtij dyshimi?

Përgjigje: Kjo vie në kundërshtim me thirrjen e të gjithë Profetëve (alejhimus-salatu ues-selam). Profetët kan thirrur në Teuhid, i kërkonin të tjerëve të bënin një gjë të tillë dhe fillonin në thirrje vetëm nga kjo. Kjo është një shtytje shtesë që të thërrasim në teuhid.

Kjo është prej rrugës së hizbive, të cilët i japin rëndësi më shumë rregullave të vëna nga grupet apo xhematet e veta, kurse nuk ju intereson Teuhidi dhe akideja (njësimi i Allahut në Adhurim dhe Besimi i drejtë). Kjo është rrugë e humbur e cila kundërshton rrugën e Profetëve (alejhimus-salatu ues-selam), rrugë që e kanë praktikuar dijetarët dhe të parët tanë të mirë.

Mos ua vëni veshin atyre, duhet kundërshtuar ata dhe duhet paralajmëruar kundër tyre. Njerëzit kanë nevojë për ligjërata në lidhje me Teuhidin dhe mësimin e tij. Sepse, mund të ndodhin gabime nga padituria etj, e nëse e lëm anash mësimin e Teuhidit, atëherë në mesin e njerëzve do të lindin risitë, shirkijatet dhe gjërat e tjera të liga.

Shkaqet më të rëndësishme për të qenë stabil në fe Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/mlrForVovLo

Pyetje: Cilat janë shkaqet më të rëndësishme për të qenë stabil në fe?

Përgjigje: Shkaku kryesorë dhe gjëja e parë që duhet patur parasysh është:

– Ndihma e Allahut.

– Pastaj marrja e shkaqeve nga ana e robit.

– Të mësoj çështjet e fesë derisa t’i kuptojë ato siç duhet.

– Të kërkoj prej Allahut që ta forcojë në fe, e të lutet shumë.

– Të largohet nga: njerëzit e këqinjë, ata që shkaktojnë përçarje, nga ata që janë të pakujdesshëm ndaj mëkateve dhe nga ata që kanë dyshime në fe.

Le t’i largohet këtyre e të mos i shoqëroj këta.

Këto janë disa prej shkaqeve për të qenë stabil në fe me ndihmën e Allahut.

– Pastaj duhet ndenjur me njerëz të zgjedhur dhe që janë të ditur.

Komentimi i ajetit “Nuk ka dhunë në fe” Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/cNQSCKYVyOo

Pyetje: Në ditët e sotme, shpesh i ndëgjojmë njerëzit duke thënë se islami lejon lirinë e besimit. Dhe ata marrin si argument fjalën e Allahut (te ala).

“Në fe nuk ka dhunë.”

A është e vërtet kjo?

Përgjigje: “Kjo është gënjeshtër ndaj Allahut.”

Islami nuk erdhi me lirinë e besimit. Islami erdhi ta ndaloj Shirkun dhe Kufrin. Dhe ti luftojë mushrikinët. Sikurse islami të vinte me lirinë e besimit. Atëherë njerëzit nuk do të kishin nevojë që t´u dërgohen Profetë. Dhe për zbritjen e Librave të Shenjta. Njerëzit gjithashtu nuk do të kishin nevojë të bëjnë Xhihad dhe të luftojnë për hirë të Allahut.

Çdokush do t´i pasonte epshet e tij. Dhe do të ishin të lirë në veprimet e tyre. Por jo!

Allahu (xhela ue ala) thotë:

“Nuk i kam krijuar njerëzit dhe xhinët përveçse të më adhurojnë Mua.” (Dhahrijat: 56)

Allahu nuk tha:

“se ata mund të pasojnë epshet e tyre”

Por ka thënë:

“Vetëm Mua të më adhurojnë.”

Allahu gjithashtu thotë:

“Luftoni kundër tyre, derisa të zhduket idhujtaria dhe derisa të mbetet vetëm feja e Allahut.” (El-Enfal:39).

Pra çdokush që refuzon të adhurojë Allahun duhet të luftohet. Dhe nuk duhet të lihet i qetë. Derisa ti kthehet fesë ose të vritet. Islami nuk erdhi me lirinë e besimit të Kufrit dhe të Ateizmit. Kjo është gënjeshtër ndaj Allahut (subhanehu ue te ala). Nga ana tjetër përse Allahu dërgoi Profetët dhe Librat? E bëri të ligjshëm Xhihadin dhe vuri ligjet islame dhe e bëri obligim dënimin e krimeve. E gjithë kjo që t´i mbrojë njerëzit nga besimet e kota. Dhe mendimet shthurura. Për ti mbrojtur ata sepse adhurojnë Allahun.

Pra Allahu Një i Vetë, duhet të adhurohet pa mos iu shoqëruar ortak Atij. Ai i cili refuzon të adhurojë Allahun duhet të mirren masat ndaj tij, masat parandaluese të ligjësuara nga Allahu. Në lidhje me thënien e Allahut:

“Në fe nuk ka dhunë.”

Kjo nuk do të thotë liri mendimesh. Por kuptimi i saj është se ne nuk mund ta detyrojmë me forcë ndokënd që të besojë islamin me zemrën e tij. “Kjo bëhet vetëm me dëshirën e Allahut.”

Allahu thotë:

“Nuk është se ju mund ta udhëzoni cilindo që dëshironi ju. Vërtet, Allahu udhëzon atë që Ai dëshiron.” (el-Kasas: 56).

Pra udhëzimi i zemrave është vetëm në Dorën e Allahut. Dhe nuk ndodhë me dhunë apo sipas dëshirës. Sidoqoftë ne duhet t´i luftojmë pabesimtarët dhe poleteistët. Allahu na urdhëron të veprojmë kështu.

Allahu (te ala) thotë:

“Urdhëroni për të mirën dhe ndaloni nga e keqja.”

Ne duhet tu´a tregojmë atyre islamin. Ne nuk duhet tu themi njerëzve: “Nuk ka dhunë në fe.” Por ne duhet të përpiqemi që ti tregojmë atyre se islami është e vërteta. Ne duhet tu tregojmë atyre se çfarë është islami. Por të udhëzohet zemra e tij kjo është në Dorën e Allahut. Dhe vetëm Allahu ka mundësi të bëjë një gjë të tillë. Ky është kuptimi i ajetit: “Në fe nuk ka dhunë.”

Siç thotë Allahu (te ala):

“Nuk është se ju mund ta udhëzoni cilindo që dëshironi ju. Vërtet Allahu udhëzon atë që dëshiron Ai.” (el-Kasas: 56).

Dhe Ai thotë:

“Në fe nuk ka dhunë.”

Allahu gjithashtu thotë:

“Luftoni kundër tyre, derisa të zhduket idhujtaria dhe derisa të mbetet vetëm feja e Allahut.” (el-Enfal: 39).

“E pse po e lenë këtë, kurse po e merr vetëm atë?”

A është ky shtet islam? Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Ligjerata: Hajat-us-Sa´adah
Burimi: http://alfawzan.ws/allmohadarat?page1

Pyetje: Disa shtete të cilat vetëquhen “Shtete islame”, në to gjykohet me ligjet e vendosura nga vetë njerëzit, në to adhurohen varret dhe bëhet tauaf rreth tyre. A quhet ky shtet “Shtet islam” apo shtet i shirkut?

Përgjigje: Derisa kjo është kështu siç the ti e cilësove ku në të gjendet shirku në mënyrë të hapur si dhe gjykohet me gjë tjetër përveç asaj që ka zbritur Allahu, ky nuk është prej vendeve islame.

Përkthyesi: Kujdes!!!

Kjo fetva është përfshirëse e jo specifike, kështu që nuk mirret dhe të zbatohet mbi ndonjë individ specifik, ata të cilët gjykojnë mbi ndonjë individ specifik janë dijetarët.

Njerëz që kurrë nuk kanë bërë ndonjë vepër të mirë Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/qMqDETi-3ck

Data e fetvas: 8/3-1426 ose 16/4-2005

Pyetje: Cili është kuptimi i hadithit që thotë se Allahu (azze ue xhel) do të nxjerr nga Xhehnemi njerëz të cilët kurrë nuk kanë bërë vepra të mira?

Përgjigje: Kjo do të thotë se ata kanë shqiptuar shehadetin dhe kanë vdekur pa bërë ndonjë vepër. Pra, e kanë deklaruar shehadetin me sinqeritet dhe besim të plotë. Ata ose kanë vdekur, ose janë vrarë menjëherë pas deklarimit të shehadetit dhe nuk iu është dhënë mundësia për të vepruar.

Ndërsa personi i cili e shqipton shehadetin dhe është i shëndoshë dhe mund të veprojë por nuk vepron, personi i tillë nuk është besimtar.

Të mesuarit e akides për dhejtë minuta Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/vCWit9s7E38

Pyetje: Çfarë na thoni për ata që thonë se është e mundur të mësuarit e akides-besimit për dhjetë minuta dhe se mësimi i akides nuk kërkon kohë dhe mundim?

Përgjigje: Nëse është e vërtetë se një mysliman e ka një dituri të tillë e cila e bën të aftë që ai të mësojë dituri për pesë minuta, kjo është gjë e mirë. Ndërkaq kjo nuk egziston, Nuk egziston. Kjo është e pamundur!

A mund t´a mësoi ai Teuhidin për pesë minuta, Fik´hun për pesë minuta dhe Tefsiirin për pesë minuta që këto gjithësej të bëhen njëzet minuta?

Kjo është ekzagjerim. Eksagjerim!!!

Kjo është për shkak se nënvlerësohet Teuhidi. Ky është shkaku.

Allahu i udhëzoftë dhe përmisoftë këta njerëz!

Vetëm dijetarët duhet t´i lexojnë librat e jobesimtarëve Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Data e fetvas: 11/71430 ose 3/7-2009

Burimi: http://youtu.be/Bk9WUXow2ww

Pyteje: Cili është gjykimi për të lexuar librat e të krishterëve, hebrenjve dhe feve të tjera, vetëm për argëtim?

Përgjigje: Nuk është e lejuar që të lexohen librat e të devijuarve, qofshin ata të krishterë apo të tjerë, përveç për ata që janë të thelluar në dije, të cilët dinë të dallojnë të vërtetën nga e kota. Gjithashtu, qëllimi duhet të jetë që të fitohet dije rreth asaj se çfarë të devijuarit besojnë nga mosbesimi, shirku, ateizmi dhe për t´i vënë në dukje këto gjëra duke i refuzuar ata dhe dyshimet e tyre.

E sa për nxënësit e dijes, fillestarët dhe personin që nuk ka dije, nuk u lejohet atyre që t´i lexojnë këto libra pavarësisht nëse ata i lexojnë ato për tu argëtuar ose për ndonjë motiv tjetër.

Të tillët nuk arsyetohen për shirkun e tyre Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Data e fetvas: 19/8- 1431 ose 30/7-2010
Burimi: http://youtu.be/AkcjuYS6T58



Pyetje: “Thuhet nga disa njerëz se ju e arsyetoni personin të cilit nuk i ka arritur Kurani dhe Sunneti- si adhuruesit e varreve- me atë se ata janë injorantë. A mund të themi se gjithë adhuruesit a varreve janë idhujtarë (mushrik)?”

Përgjigje: “Kjo është gënjeshtër. Unë them se ata nuk arsyetohen fare sepse ata jetojnë në një vend islam, lexojnë e dëgjojnë Kur’anin ditë e natë, dëgjojnë ligjërata dhe programe fetare në radio. Ata nuk janë injorantë fare, por ata janë kokëfortë. Të tillët thonë se pasojnë etërit e tyre dhe se nuk e braktisin atë që etërit dhe bashkatdhetarët e tyre pasuan; kjo është ajo që ata thonë. A arsyetohen këta me injorancë? Jo. Unë nuk e kam thënë këtë. Kjo është gënjeshtër.”

Pyetje: “A mund të thuhet se ata janë idhujtarë?”

Përgjigje: “Po. Ai i cili i adhuron dikë tjetër pos Allahut ai është idhujtar. Pra, ai i cili lutë dikë tjetër pos Allahut, therë për dikë tjetër pos për Allahun, betohet në dikë tjetër pos Allahut dhe kërkon strehim nga dikush tjetër pos Allahut, ai është idhujtarë (mushrik).”

Çdo kush që bënë vepër kufri nuk vlerësohet menjëherë si kafir Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.youtube.com/watch?v=FWfOLCL4oLQ&

Kontrolloi: Hajrullah Musa

Pyetje: Çfarë është dallimi në mes të cilësimit të një vepre me kufër dhe bindja se një person i caktuar është kafir?

Përgjigje: Veprat të kufrit janë: p.sh.:duaja drejtuar dikujt tjetër pos Allahut, therja për dikë tjetër pos Allahut, të kërkuarit ndihmë prej dikujt tjetër përveç Allahut, tallja me fenë e Allahut…, të gjitha këto padyshim janë kufër, me konsensus.

Por personi i cili i bënë këto gjëra, mund të jetë injorant ose pasues i verbër, kështu nuk duhet të ngutemi ta gjykojmë atë me kufër, derisa t’i sqarohet atij e vërteta. Për shkak se ai mund të ketë dyshime ose mund të jetë injorantë. Pra nuk vlerësohet menjëherë me kufër, derisa t’i afrohet atij argumenti.

Por nëse pasi t’i bëhet e qartë haku me argumente, ai prapë këmbëngul në veprimet dhe bindjet e tij, ai vlerësohet me kufër (bëhet tekfir) sepse nuk ka më asnjë justifikim.

Ai që e fyen fenë islame është kafir Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=126631

Pyetje: Disa nga njerëzit e mallkojnë fenë dhe prindërit pastaj kërkon falje (istigfar), por pas një kohe e përsëritin një gjë të tillë?

Përgjigje: Mallkimi i fesë të nxjerr nga feja islame. Ky nuk është mëkat i thjeshtë që mjafton istigfari, por kjo të nxjerr nga feja. Ai që e fyen fenë, ai del nga islami. Personi i tillë duhet të pendohet dhe të hyjë në islam rishtazi; Allahu na ruajt.

A janë parë melaiket në Siri! Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: “Një predikues i quajtur Muhamed Arifi, i njohur me përrallat dhe shpjegimet e tij kontroverse e të pabaza, në hutbe flet për një ngjarje të cilën është përhapur këto ditë, kinse melaiket janë incizuar me telekamera. Ndërsa dijetari i mirënjohur Shejkh Salih el-Feuzan, e përgënjeshtron atë, ngase fjalët i ka të mbështetura në dije e cila buron nga Kur’ani dhe Suneti i pastër. Andaj, duhet pasur kujdes që të mos ndikohemi nga gjëra të tilla, ngase ne të vërtetën dhe hakun e njohim nga argumente të shpalljes së Allahut, e jo nga video e foto, apo tregime të njerëzve të panjohur.”

Tani, dëgjojeni se si flet Muhamed Arifi:… më ka treguar një njeri i mirë për djalin e tij i cili kishte rënë shehid, më tha: Një ditë prej ditësh, djali im posa doli nga shtëpia, u plagos. Kur u kthye në shtëpi, ne u munduam që t’ia shëronim plagën. Papritmas, disa polic erdhën tek ne duke e rrahur djalin tim e thoshin: kush ishin ata kalorës të bardhë që ishin me ju? Kush ishin ata burra të veshur në të bardhë me kuaj të bardhë, tregoni kush ishin ata?! Ai thoshte: Shejkh, pasha Allahu nuk kishte as kuaj e as burra të veshur në të bardhë, përveç nëse kanë qenë melaike të zbritur nga qielli! E më pas, djali i tij kishte rënë shehid.1

Tani, shiheni se çfarë thotë Shejkh Salih el-Feuzan, në lidhje me këtë.

Pyetje: “Një predikues, në një hutbe ka thënë se, melaiket kanë zbritur në Siri, duke dalë në pah edhe disa video të shkurtra që vërtetojnë këtë gjë. Çfarë është komenti juaj në lidhje me këtë gjë?

(Shejkhu nuk e kupton pyetjen. I përsëritet pyetja edhe njëherë): Një predikues, në një hutbe ka thënë se, melaiket kanë zbritur në Siri…”

Shejkh Feuzan: “Masha-Allah…”

(Vazhdon pyetja): … duke dalë në pah edhe disa video të shkurtra që vërtetojnë këtë gjë.”

Shejkh Feuzan: “Kanë dalë çka?!”

Pyetësi: “Video të shkurtra.”

Shejkh Feuzan: “D.m.th. i kanë fotografuar?!”

Pyetësi: “Po.”

Shejkh Feuzan: “Ka mundësi të kenë qenë shejtanë dhe atyre u kanë thënë se janë melaike! Shpresoj se në banorët e Sirisë të ketë mirësi dhe hajr. S’ka dyshim se atyre po u bëhet zullum, padrejtësi dhe agresion. Mirëpo, zbritja e melaikeve, nuk u ka ndodhur askujt përpos të Dërguarve. Ka mundësi që t’u zbresin edhe besimtarëve të sinqertë, mirëpo ato nuk shihen. Kush i ka pa ata që të themi se kanë zbritur melaiket?
Ato nuk i sheh askush!”

________________________

1 http://perlat-muslimane.com/?p=6275

A mund t’i shohim melaiket? http://perlat-muslimane.com/?p=907

Mëkatet ndikojnë në besimin e njeriut Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: A ndikohet besimi (akideja) nga mëkatet dhe gabimet? Dhe si t’i braktisë besimtari mëkatet dhe gabimet?

Përgjigje: Po. Mëkatet dhe gabimet e zvogëlojnë besimin (akiden). Pavarësisht nëse mëkatet dhe gabimet janë të vogla apo të mëdha, besimi zvogëlohet nga ato. Përveç shirkut, i cili ta humb besimin në tërësi.

A është kufër nëse e vepron një vepër të ndaluar? Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Data e fetvas: 18/1-1426 ose 26/2-2005

Burimi:  http://youtu.be/8NiniaerHq4

Pyetje: A është kufër nëse e vepron një vepër të ndaluar? A i që jep në huazim lokale për konsumimin e alkoolit, për valle, kinema, teatër dhe bankave të cilat merren me kamatë, a konsiderohet sikurse t’i kenë lejuar këto vepra dhe a është kjo kufër?

Përgjigje. Jo. Kjo vepër nuk tregon se ai beson se kjo vepër është e lejuar. Ai mund ta pranojë se ajo është e ndaluar dhe e bënë atë për shkak të lakmisë ose të dashurisë për para. Kjo konsiderohet mëkat dhe jo kufër. Të konsiderosh diçka të lejuar (që në bazë është e ndaluar) ajo duhet të jetë me të folur dhe qe ai të shprehet se diçka është e lejueshme. Kjo është ajo që konsiderohet të jetë kufër. Ndërsa vetëm për shkak se vepron një vepër të ndaluar, nuk do të thotë që ai e konsideron veprën të lejuar. Është e mundur që njeriu të bëj mëkat nga dashuria për para, lakmi dhe shkaqe të tjera. Siç janë p.sh. shoqëria e keqe, e që të njëjtën kohë ai e konsideron veprën e tillë të ndaluar.

Në çfarë raste përdoret shprehja: ‘Allahu e di më së miri’? Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/7-b-l1HA-7Q

Pyetje: Nëse njeriu dëshiron të jetë modest, a duhet të thotë “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri”? Dhe kjo shprehje a thuhet vetëm në çështje të fesë apo edhe në çështje të dynjasë?

Përgjigje: Kjo shprehje “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri” është thënë gjatë jetës së Profetit (sal Allahu alejhi ue selem). Kurse pas vdekjes së tij thuhet vetëm “Allahu e di më së miri”. Dhe kjo shprehje thuhet në çdo çështje që ai nuk e di, pa e marrë parasysh a ka të bëj me gjëra të fesë apo të dynjasë.

Ai që e njeh Teuhidin, e din edhe vlerën e tij Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Data e fetvas: 13/4-1432 ose 18/3-2011

Burimi: http://youtu.be/DWv4mv3B66A

Pyetje: Ka njerëz që thonë se ju nuk keni nevojë t’u mësoni njerëzve Teuhidin pasi që ata e dinë Teuhidin…

Përgjigje: Le ta pyesim atë që thotë se njerëzit tashmë kanë njohuri rreth Teuhidit. Se çfarë është Teuhidi? Cilat janë llojet e tij? Çfarë e prish Teuhidin dhe cilat janë gjërat janë në kundërshtim me të?

Së pari le të na i sqarojë këto gjëra neve.  Ai vetë nuk e di se çfarë është Teuhidi.  Nëse tregohet ndokush modest në çështje të Teuhidit, na bën të kuptojmë se ai nuk e di se çfarë është Teuhidi. Po ta dinte se çfarë është Teuhidi, do ta dinte edhe vlerën e tij dhe nevojën e njerëzve për të.

A kanë myslimanët nevojë të thirren në Teuhid? Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/Ipnww3AdiSc

Pyetje: ‘’Thirrësi  në  islam, a duhet që filimisht të thërras-sqarojë çështje të besimit – akides  së drejtë selefite, apo duhet të thërras në pastrimin e shpirtave dhe në përmirësimin e veprave të mira?’’ ‘’A i duhet vendit tonë thirrje për në Teuhid?’’

Përgjigje: ‘’Një person i cili thërret në fe, duhet të pasojë rrugën e të Dërguarit (sal Allahu alejhi ue alejhi ue selem) dhe rrugën e të Dërguarëve të më hershëm. Gjëja e parë me të cilën ai duhet të fillojë është korrigjimi i besimit-akides. Besimin që ka të bëj me Njëshmërinë e Tij-Teuhid. Sepse Besimi-akideja është themeli. Nëse ai nuk është siç duhet, atëherë nuk ka dobi prej veprave të tjera. Nëse besimi është ashtu siç duhet, veprat e njeriut pranohen.

Prandaj Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) i tha Muadhit:

“Le të jetë gjëja e parë në të cilën i thërret Dëshmia se nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Allahut.”

Kjo është Teuhid. Myslimanët kanë nevojë të thirren në Teuhid. Ata mund të kenë gabime (në besim) apo mendime të këqija. Ata kanë nevojë t’u bëhet davet edhe pse janë myslimanë.

I Dërguari (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

 

“Ti do të shkosh tek njerëzit të cilët janë pasues të librit.”

Njerëzit e Librit ishin të ditur. Megjithatë, ata kishin nevojë që t’u bëhej davet.

Allahu (xhela ue ala) ka thënë:

 

‘’O Profet, ki frikë vetëm Allahun…’’ (33:1)

Allahu e urdhëroi atë që ta ketë frikë vetëm Allahun edhe pse ai (alejhis-salatu ue selam) e kishte frikë Allahun. Qëllimi ishte që të përkujtohet ai dhe të jetë i qëndrueshëm në frikën ndaj Allahut. Myslimanin duhet ndihmuar për të qëndruar i fortë, të përkujtohet dhe të paralajmërohet. Kjo për arsyje se njeriu nuk është i pa gabueshëm. Njeriu mund të bie në idhujtari ose ndonjë lloj tjetër të mëkatit. Prandaj ai ka nevojë t’i bëhet davet në vazhdimësi.

Allahu në Kuran thotë:

 

‘’O ju të cilët keni besuar! Keni frikë Allahun…’’ (1:278)

Ai me këtë thirrje ju drejtua besimtarëve, duke ju thënë: ‘’Keni frikë Allahun.’’

Allahu në një ajet tjetër kuranor thotë:

 

‘’O ju të cilët keni besuar! Besojeni Allahun dhe të Dërguarin e Tij!’’(4:136)

Që ka për qëllim që t’i kujtoj besimtarët që të mbeten të qëndrueshëm në besimin e tyre. Nuk mund të thuhet se njerëzit janë myslimanë të cilët adhurojnë vetëm Allahun prandaj nuk kanë nevojë të thirren në Teuhid.

Fjalë të tilla rrjedhin ose nga ndonjë injorant ose nga ndonjë lajthitës,  i cili dëshiron t’i largoj njerëzit nga thirrja për në Teuhid në mënyrë që ata të mund të bashkohen në besime të kota, në idhujtari dhe në mite.

Thirrja në Teuhid, në formë të patjetërsueshme duhet të vazhdojë; qoftë ndaj myslimanëve apo ndaj të tjerëve. Nuk ka asnjë dyshim. Myslimanët kanë përparësi që t’u bëhet davet më shumë sesa të tjerët. Gjendja e tyre duhet të pastrohet, e ata duhet ndihmuar për të qenë të qëndrueshëm në pasimin e të së vërtetës dhe të mbrohen nga dyshimet. Ata kanë nevojë të thërriten në Teuhid.

Ndërsa daveti (thirrja) në përmirësimin e veprave dhe sjelljeve të mira, e njëkohësisht të lihet akideja (besimi) pas dore, është në kundërshtim me thirrjen e të Dërguarve. Daveti i tillë është në kundërshtim me thirrjen e të Dërguarve!

T’i lëmë njerëzit me bindjet e tyre në mitet e ndryshme, në idhujtari, e të jenë injorantë në lidhje me akiden, e në anën tjetër t’i nxisim vetëm në sjellje të mira? Kjo nuk është mënyra e thirrjes së të Dërguarve (alejhim-us-salatu ue selam).

Teuhid Hakimijeh Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/4GtBznxngGc

Pyetje: “Këtu ka dikush që flet për një lloj të katërt të Teuhidit dhe e quan atë Teuhid-Hakimijeh (Gjykimi i përket vetëm Allahut).”

Përgjigje: “Kjo është humbje. Kequdhëzim, kjo është humbje, kequdhëzim. Kjo është humbje dhe një shtesë të cilën dijetarët nuk e kanë miratuar. Teuhidi nuk është veçse dy apo tre kategori. Kjo është kontradiktore: një person thotë ‘Teuhidi është vetëm një kategori’, e një tjetër thotë ‘Teuhidi është katër kategori.’ E gjithë kjo është humbje.”

Pyetësi: “Nga provat e këtij personi është se bazat për këtë kategorizim…”

Shejkhu e ndërpret pyetësin dhe thotë: “…Ata dëshirojnë Teuhidul-Hakimijeh në një kategori e veçantë dhe përse të mos jetë brenda Teuhidul-Uluhijeh? Ajo hynë në Teuhid Uluhijeh. Ajo është një prej llojeve të adhurimit dhe shprehjes së devotshmërisë ndaj Allahut (azze ue xhel).”

Pyetësi 2: “Ai thotë që këto kategori, Teuhid Uluhijeh, Rububijeh dhe Esma ue Sifat janë një çështje e cila arrihet me anë të ixhtihadit të dijetarëve ose me kërkim analizim.”

Përgjigje: “Kjo nuk është e mjaftueshme për ne, nuk shtojmë atë për të cilën ata nuk janë të atij mendimi. Vjen një injorant në shekullin e 20 dhe thotë: “Unë jam muxhtehid dhe do të shtoj atë çfarë dijetarët nuk ishin të atij mendimi.” Kjo është humbje. Ky është gabim i qartë sepse Hakimijeh hyn tek Teuhid-Uluhijeh. Kush ka nxjerrë një kategori tjetër apo një kategori të pavarur? A do bëjë ai një kategori të pestë apo të gjashtë për namazin dhe xhihadin në një kategori të shtatë? Sepse të gjitha këto janë lloje adhurimesh dhe janë nga llojet e Teuhidit. Kjo nuk është e drejtë.”

Pyetësi 2: “Atëherë është e sajuar kjo thënie: ‘Teuhidul-Hakimijeh?”

Përgjigje: “Po, s’ka dyshim në këtë. Kjo ndarje është në kundërshtim me ixhma-në. Asnjë nga dijetarët nuk e ka thënë këtë. Kjo është në kundërshtim me ixhma-në.”

Vetëm Teuhidi bashkon myslimanët Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/H0cfTH5M-Ko

Pyetje: “Disa thonë se thirrja në Teuhid po i përçan radhët e myslimanëve, e ndërsa ata (myslimanët) kanë nevojë të dinë për rrezikun që u kanoset nga Jahuditë dhe të Krishterët. Kërkojmë nga ju që ta sqaroni këtë gjë! Allahu ju dhëntë sukses dhe iu begatoftë!”

Përgjigje: “Unë nuk mendoj se myslimanët janë të ndarë për shkak të Teuhidit, përkundrazi, ata gëzohen për Teuhidin dhe e mësojnë atë. Nuk ikën nga Teuhidi përveç atij i cili është bidatçi ose mushrik- për të cilët nuk po flasim (mushrikët). Myslimanët gëzohen për shkak të Teuhidit që e kanë, e mësojnë atë, e mirëpresin dhe bashkohen zemrat e tyre për shkak të tij. Ndërsa, ai i cili ka hipokrizi apo dyshim në zemrën e tij, është pasues i bidatit apo i shirkiateve, atëherë ikën nga Teuhidi dhe nuk e do atë; kjo gjë nuk merret në konsideratë dhe nuk ka aspak vlerë. Ne nuk mund t’i bashkojmë njerëzit në bidate, shirk dhe në gjëra negative, ne i bashkojmë njerëzit përreth fesë, Teuhidit dhe sinqeritetit ndaj Allahut të Lartësuar.

Kjo është ajo të cilën e dëshirojmë dhe vetëm kjo i bashkon njerëzit. Nuk i ka bashkuar njerëzit asgjë tjetër përveç Teuhidi, ashtu siç thotë Allahu i Madhëruar:

هُوَ الَّذِيَ أَيَّدَكَ بِنَصْرِهِ وَبِالْمُؤْمِنِينَ وَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِهِمْ لَوْ أَنفَقْتَ مَا فِي الأَرْضِ جَمِيعاً مَّا أَلَّفَتْ بَيْنَ قُلُوبِهِمْ

“Ai është që të mbështeti ty me ndihmën e Vet dhe me besimtarët. Dhe Ai i bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur të kishe shpenzuar gjithë atë që është në tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre.” (8:62-63)

Me çka Allahu i ka bashkuar zemrat e besimtarëve përveçse me Teuhid? Kur besimtarët thanë: “Nuk ka Zot tjetër me mëritë pos Allahut”, e bënë adhurimin për Allahun dhe e lan shirkun, atëherë u bashkuan zemrat e tyre. Përndryshe, më parë ishin të përçarë, në luftë dhe kacafytje mes vete. Kur i Dërguari i Allahut i thirri me butësi e mirësjellje dhe ata thanë se “Nuk ka Zot tjetër me meritë pos Allahut”, krijuan bindjen dhe vepruan sipas porosive të saj, atëherë Allahu ua bashkoi zemrat e tyre rreth Teuhidit. Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Nuk ka për t’u përmirësuar gjendja e këtij ummeti, përveç me atë që u përmirësua gjendja e të parëve.”

Thirrja në Teuhid (1)

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/psZRIW7RRts



“Tema e kësaj ligjërate, ashtu sikurse edhe e dëgjuat është: ”Thirrja për në Teuhid dhe shigjetat që hedhin qëllim këqijtë.”

Teuhidi është të veçuarit e Allahut të Lartësuar me adhurim. Domethënë i Adhuruari të bëhet Një (njësim). Ky është Teuhidi-njësimi; ahade Teuhiden domethënë të njësuarit e të Adhuruarit. Kjo është arsyeja që Allahu krijoi krijesat e Tij. Pra, urtësia e krijimit për të cilën Allahu i Madhëruar i ka krijuar krijesat, xhinët dhe njerëzit është që t´i urdhërojë ata që ta adhurojnë Atë. Dobia e kësaj kthehet tek ata vetë (krijesat), ngase ata e adhurojnë Allahun Një e të Vetëm, atëherë kjo do t´i shpëtojë ata prej dënimit të Allahut dhe i futë ata në Xhennet si dhe kanë për të gjetur mirësi si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. Pra, mirësia e adhurimit nuk është për Allahun, sepse Allahu është i panevojshëm prej tyre (krijesave) dhe prej adhurimit të tyre. Sikurse të gjithë krijesat të mohonin, kjo gjë nuk do i pakësonte gjë prej sundimit të Tij dhe sikur të besonin të gjithë, kjo gjë nuk do t´i shtonte asgjë sundimit të Tij. Musai عليه السلام ka thënë:

إِن تَكْفُرُواْ أَنتُمْ وَمَن فِي الأَرْضِ جَمِيعًا فَإِنَّ اللّهَ لَغَنِيٌّ حَمِيدٌ

“Nëse mohoni ju dhe të gjithë ata që janë në Tokë, (dijeni se) Allahu është vërtet i Vetëmjaftueshëm dhe plot lavdi.” 14:8

Allahu سبحانه و تعالى në hadithin kudsij thotë:

يا عبادي ، لو أن أولكم وآخركم وإنسكم وجنكم كانوا على أتقى قلب رجل واحد منكم ما زاد ذلك في ملكي شيئا ، يا عبادي لو أن أولكم وآخركم وإنسكم وجنكم كانوا على أفجر قلب رجل واحد ما نقص ذلك من ملكي شيئا

“O robërit e Mi, sikur i pari prej jush dhe i fundit prej jush nga xhinët dhe njerëzit të ishin të devotshëm sikurse zemra më e devotshme e ndonjërit prej jush, kjo nuk do i shtonte asgjë sundimit Tim. E sikur i pari prej jush dhe i fundit nga njerëzit dhe xhinët të ishin të prishur sikurse zemra më e prishur e ndonjërit prej jush, kjo gjë nuk do i pakësonte asgjë sundimit Tim.” Muslimi 2577

Allahu سبحانه është i panevojshëm për ne dhe për adhurimin tonë, por jemi ne ata që kemi nevojë për adhurimin e Allahut në mënyrë që të afrohemi tek Ai, të lidhemi me Zotin tonë të Lartësuar, ta njohim Atë si dhe të arrijmë lumturinë si në dynja ashtu edhe në botën tjetër. Allahu سبحانه و تعالى na ka urdhëruar që ta adhurojmë Atë ngase kjo është në dobinë tonë dhe për ta larguar prej nesh të keqen. Kjo është urtësia që Ai na ka urdhëruar që ta adhurojmë Atë. E kundërta e Teuhidit (njësimit) është shirku; shirku është të adhurosh tjetër kënd përveç Allahu. Pra, diçka prej llojeve të adhurimit t´i bësh për dikë tjetër pos Allahut të Lartësuar. Si për shembull: therja e kurbanit, en-nedhru (zotimet), duaja, kërkimi i ndihmës, frika, respekti, shpresa, etj. prej adhurimeve që janë vetëm për Allahun.

Nuk mjafton vetëm Teuhidi Rububije

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: http://youtu.be/hOpsKbYM2wk

Thotë Allahu:

قُلْ أَغَيْرَ اللّهِ أَبْغِي رَبًّا وَهُوَ رَبُّ كُلِّ شَيْءٍ

“Thuaj: “A mos vallë do të kërkoj unë tjetër zot përveç Allahut, kur Ai është Zoti i gjithçkaje?” 6:164

Ky është vetë Teuhidi. Nuk është Teuhid ashtu siç thonë dijetarët e filozofisë dhe ortofonisë se Teuhidi është të veçuarit e Allahut me krijimtari, furnizim, dhënie jetë dhe vdekje. Ky është Teuhidi Rububije, gjë e cila nuk kërkohet nga ne, ngase të gjithë e pranojnë këtë. Madje këtë e bëjnë edhe mushrikët (ata të cilët i bëjnë shirk Allahut në Adhurim), domethënë se Allahu është Krijues, Furnizues dhe Administrues (drejtues) i çdo gjëje.

Thotë Allahu:

قُلْ مَن يَرْزُقُكُم مِّنَ السَّمَاء وَالأَرْضِ أَمَّن يَمْلِكُ السَّمْعَ والأَبْصَارَ وَمَن يُخْرِجُ الْحَيَّ مِنَ الْمَيِّتِ وَيُخْرِجُ الْمَيَّتَ مِنَ الْحَيِّ وَمَن يُدَبِّرُ الأَمْرَ فَسَيَقُولُونَ اللّهُ

“Thuaj: “Kush ju ushqen nga qielli dhe Toka? Kush mundëson të dëgjuarit dhe të parit? Kush mund të nxjerrë të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Kush i drejton gjërat?” Ata do të thonë: “Allahu.” 10:31

Mushrikët thonë se të gjitha këto i bën Allahu dhe askush tjetër përpos Tij. Megjithatë ata prapëseprapë janë mushrikun, mushrikun në adhurim. Janë njësues në Teuhidin Rububije, por janë mushrikun në adhurim, prandaj adhurojnë edhe dikë tjetër përpos Allahut. Ky është shkaku se përse Allahu i ka dërguar të Dërguarit e Tij, në mënyrë që t’i ndalojnë njerëzit nga kjo gjë. Të Dërguarit nuk u kanë thënë njerëzve ta pranojnë se Allahu është Krijuesi, Furnizuesi, etj. ngase pa ua kërkuar fare ata e kanë pranuar këtë.

Por, ata u kërkonin atyre këtë:

وَاعْبُدُواْ اللّهَ وَلاَ تُشْرِكُواْ بِهِ شَيْئًا

“Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim).” 4:36

Kjo është gjëja me të cilën Allahu i ka dërguar të Dërguarit e Tij dhe ky lloj i Teuhidit kërkohet prej nesh.

Ndërsa ai që pranon vetëm Teuhidin Rububije, nuk i bën atij dobi. Kjo nuk u mjaftoi as mushrikëve të cilët e pranonin këtë Teuhid, përderisa të mos e pranonin edhe Teuhidin Uluhije, i cili do të thotë: të adhuruarit e Allahut të Vetëm dhe të Pashoq.

A kanë pasur sahabët mospajtime në disa çështje të besimit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/7NG-h_qBGKQ

Pyetje: “A mund të themi se sahabët kanë pasur mospajtime në disa çështje të besimit?”

Përgjigje: “Kush e ka thënë këtë? Nuk përmendet asnjë mospajtim mes Sahabëve në çështje të besimit. Larg kësaj qoftë! Ai i cili pretendon se sahabët kanë pasur mospajtime, ai është gënjeshtar.

Allahu e di më së miri! Ue salallahu ala nebijjina Muhamed ue ala ali ue sahbihi exhma’in!”

Myslimani i cili bie në idhujtari për shkak të injorancës

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Data e fetvas 10/10-1428 ose 21/10-2007
Ligjerata: Et-Tekfir bejnel-Ifrat uet-Tefrit
Burimi: http://youtu.be/JTB9U22qhE4



Pyetje: “Kush vepron shirk, si për shembull të lutë dikë tjetër pos Allahut për shërimin e të sëmurit, a themi se ky person është mushrik (idhujtar) apo thuhet se veprimi i tij është shirk (idhujtari), duke pasur parasysh se personi thotë la ilahe ilall-llah, agjëron dhe bënë haxhin?”

Përgjigje: “Nëse ai nuk ka ndonjë justifikim i cili e largon shirkun nga ai, atëherë ai është mushrik. Megjithatë, nëse ai është injorant ose pason dikë verbërisht, apo ka keqkuptuar diçka që ai beson se është e saktë, këtij duhet t’i sqarohet kjo çështje.

Nëse ai përsëri vazhdon në mënyrën e vet, konstatojmë se ai është mushrik, pasi që nuk ka arsye të vazhdojë ashtu.”

A justifikohet njeriu për injorancën e tij?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi:http://youtu.be/6bMuUvl8h18



Pyetje: “Çfarë është gjykimi se injoranca është justifikim në çështjet e Teuhidit dhe të idhujtarisë? Kur justifikohet njeriu për injorancën e tij?”

Përgjigje: “Ai që arsyetohet për injorancë është ai të cilit nuk i ka arritur diçka nga Kurani apo diçka nga Islami. Ai jeton i izoluar dhe nuk i ka arritur asgjë nga thirrja e Islamit dhe nuk ka dëgjuar asgjë nga Kur´ani. Sa për atë që dëgjon Kuranin, hadithin dhe fjalimet e dijetarëve ai nuk është injorant. Allahu تعالى ka thënë:

وَأُوحِيَ إِلَيَّ هَذَا الْقُرْآنُ لأُنذِرَكُم بِهِ وَمَن بَلَغَ

“Ky Kur’an më është shpallur, në mënyrë që t’iu tërheq vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet.” 6-19

Ai që lexon nga Kur’ani dhe kupton gjuhën arabe- ndërsa Kur’ani ndalon idhujtarinë dhe mosbesimin dhe urdhëron në Teuhid- atij i ka arritur shpallja, ky nuk ka arsyetim. Le të marrim përgjigjen në një mënyrë tjetër: themi se atij të cilit injoranca nuk mund t´i shmanget për shkak se jeton i izoluar dhe nuk ka dikë për të pyetur, ky është i arsyetuar. Sa për injorancën që ka mundësi të largohet, si të jetuarit me dijetarët dhe në mesin e myslimanëve, të dëgjuarit e Kur’anit dhe hadithit, ky nuk justifikohet ngase është i pakujdesshëm dhe neglizhon.”

Pyetje: “A ka ndonjë parim të qartë, që aludon të justifikuarit me injorancën gjatë të vepruarit?”

Përgjigje: “Ka dy lloje të injorancës. E para është injoranca që nuk mund të shmanget, si për shembull: të jetuarit në një vend pa dijetarë dhe me pamundësinë e të arriturit e dijes; personi i tillë justifikohet për paditurinë e tij. Lidhur me llojin e dytë që mund të mënjanohet nëse ai pyet apo mëson, ose duke kërkuar të vërtetën dhe gjen dikë që ia sqaron atë, ai nuk justifikohet për injorancën e tij. Në këtë rast injoranca e tij për një çështje është për shkak të neglizhencës dhe pakujdesisë së tij.”

Pyetje: “Si mund të justifikohet njeriu nëse mbytë dikë nga injoranca për dallim nga mos të justifikuarit me injorancë në çështjet e besimit?”

Përgjigje: “Kjo vlen edhe për çështjet e besimit nëse nuk i ka arritur dituria mbi diçka në fjalë. Ai është i justifikuar nëse atij nuk i ka arritur dituria për një çështje. Një shembull i tillë është personi i cili ka thënë: “Më digjni mua. Nëse Allahu është në gjendje, do më dënojë.” Këtu vlen të justifikuarit me injorancë; kjo vlen pra edhe në besim. Ai është i falur derisa të mësohet. Thotë Allahu në Kuran:

وَمَا كُنَّا مُعَذِّبِينَ حَتَّى نَبْعَثَ رَسُولاً

“Ne nuk dënojmë asnjë popull, para se t’u dërgojmë të Dërguar.” 17:15

Pyetje: “A justifikohet njeriu për injorancën e tij në çështjet e besimit dhe njëshmërisë?”

Përgjigje: “Nuk ka arsyetim në qoftë se mund të mësojë dhe nuk mëson. Por në qoftë se ai nuk mund të mësojë për shkak se nuk ka dijetarë dhe nuk dëgjon asgjë sepse ai është i izoluar dhe larg nga dijetarët, ai justifikohet për aq kohë sa nuk mund të mësojë. Por nëse ka dikush që mund ta mësojë atë, ai nuk justifikohet.”

Pyetësi: “Ai që nuk e di se i Dërguari i Allahut صلى الله عليه وسلم është i Dërguari i fundit dhe që mesazhi i tij është universal- ngase atij nuk i kanë arritur argumentet për këtë- a justifikohet personi i tillë për shkak të injorancës?”

Përgjigje: “Nëse një person mund të jetë i paditur për këto çështje, nëse ai për shembull jeton larg dhe nuk i arrin diçka nga dituria e as nuk dëgjon asgjë, ai arsyetohet për injorancën e tij. Por në qoftë se ai jeton në mesin e myslimanëve, e dëgjon Kur’anin- sidomos në ditët e sotme shumica dëgjojnë leksione, seminare, konferenca dhe fjalime të ndryshme përmes radio stacioneve- personi i tillë nuk justifikohet. Dituria tani është përhapur, dëshmitë janë konfirmuar. Dituria është shpërndarë përmes mjeteve të komunikimit në të gjithë botën dhe asgjë nuk është lënë anash. Kjo është Urtësi nga Allahu جل و علا në mënyrë që njerëzit të mos thonë në Ditën e Gjykimi se nuk u ka ardhur atyre askush me lajme të mira dhe paralajmërime. Më parë thirrja Islame u përhap në lindje dhe në perëndim përmes xhihadit, e kur xhihadi u ndal erdhën këto pajisje dhe mjete të komunikimit që përmes tyre përcillen mesazhet. Prandaj askush nuk ka asnjë justifikim.”

Pyetje: “A është injoranca një faktor i mjaftueshëm që pengon të konsideruarit kafir një individ apo duhet sqaruar më shumë?”

Përgjigje: “Injoranca nuk është justifikim nëse ka kush mund t’iu mësojë dhe keni mundësi të mësoni. Nëse ka nga ndokush që mund të mësojë, e ka dikë që mund ta pyes por është i pakujdesshëm dhe nuk pyet, ai nuk justifikohet. Ai nuk ka justifikim nëse atij i ka arritur Kur’ani dhe Sunneti. Sa për injorancën që nuk mund të mënjanohet pasi që personi në fjalë jeton në një zonë të izoluar dhe nuk ka askënd ta pyes e nga kush të mësojë, në këtë rast ai justifikohet. Megjithatë, kjo është e rrallë sot dhe ndoshta edhe nuk ekziston.”

Fyerja ndaj Sahabëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14100
http://youtu.be/gJu7PmLyYY4

Pyetje: “Çfarë është gjykimi për fyerjen ndaj sahabëve? Po ashtu, çfarë do të thotë fjala e Profetit salallahu alejhi ue selem:

لا تسبوا أصحابي

“Mos i fyeni shokët e mi!”

Përgjigje: “Fyerja ndaj sahabëve do të thotë të nënçmuarit e tyre, kritikimi dhe të kërkimi i gabimeve të tyre për shkak të epshit/tekeve dhe urrejtjes. Sahabët nuk i fyen kush pos ai i cili është armik i Islamit dhe myslimanëve.

Sahabët ishin ata që e bartën Islamin pas vdekjes së të Dërguarit salallahu alejhi ue selem. Ata e përhapën Islamin në lindje dhe perëndim. Ata ishin që e bartën dijen dhe i mësuan njerëzit. Allahu Azze ue Xhel ka thënë:

وَالَّذِينَ جَاؤُوا مِن بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِّلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ

“Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” 59:10

Sahabëve nuk u bën dëm fyerja e atyre njerëzve të këqij, të cilët kanë urrejtje për Islamin dhe myslimanët. Allahu Xhela ue Ala ka thënë:

قُلْ مُوتُواْ بِغَيْظِكُم

“Thuaju: “Plasni (vdisni) me mllefin tuaj.” 3:119

Allahu në fund të sures “El-Fet’h” pasi përmendi sahabët, tha:

لِيَغِيظَ بِهِمُ الْكُفَّارَ

“…me qëllim që nëpërmjet tyre, Ai t’i zemërojë jobesimtarët.” 48:29

Pra, nuk zemërohet askush tjetër ndaj sahabëve përveç jobesimtarët. Besimtarët i duan sabahët, ata thonë:

وَالَّذِينَ جَاؤُوا مِن بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِّلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ

“Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!”” 59:10

Pra, vetëm njerëzit që janë të këqij, ziliqarë dhe urrejtës të fesë Islame i fyejnë ata.”

Flisni për karakteret e jo për Teuhidin 1

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Data e fetvas 9/8-1428 ose 22/8-2007
Ligjerata: Lika Maftuh bi Afif (59)
Burimi: http://youtu.be/_R072s3rXaM



Pyetje: Disa që e quajnë vetën ”thirrësa në islam” dhe dhëjnë mund në davet, thonë se:

”Duhet të thërrasësh njerëzit në namaz, në karakatere të mira dhe përkushtim ndaj prindërve, e nuk duhet kritikuar ata e as nuk duhet thirrur në Teuhid sepse kjo do ti largojë njerëzit.
Përgjigje: Kjo nuk është thirrje në Allahun. Thirrja në Allahun së pari fillohet me Teuhidin i cili është themeli i fesë.

Akideja (besimi) pra është themeli. Nëse besimi është i saktë, veprat pranohen. Nëse besimi nuk është i shëndoshë, refuzohen veprat si namazi, agjërimi, dhe çdo gjë tjetër.

Kur Profeti -صلى الله عليه وسلم- dërgoi Muadh bin Xhebelin në Jemen tek ehlul-kitabët i tha atij:

”Le të jetë gjëja e parë në të cilën i thërret ata ”Dëshmija se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Allahut. Nëse ata e pranojnë atë nga ti, duheti tu´a mësoshë atyre se Allahu i ka urdhëruar ata që të falin namazin pesë herë në ditë. Nëse ata e pranojnë atë nga ti, duhet tu´a mësoshë atyre se Allahu i ka obliguar që të japin lëmoshën e cila mirret nga të pasurit e tyre dhe ju ipet të varfërve të tyre.”

Nuk bëhet thirrje në namaz para se të jetë përmbushur Teuhidi dhe gjersa besimi të jetë korigjuar. As namazi e asgjë tjetër nuk pranohet përderisa veprohet idhujtaria.

Allahu (te ala) ka thënë:

”Me të vërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre që kanë qenë para teje: ”Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit. Prandaj, adhuro vetëm Allahun dhe bëhu falënderues!” (39: 65-66).

Flisni për karakteret e jo për Teuhidin 2

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Ligjerata: Fadh-ul-Ilm uel-Ulemah
Burimi: http://youtu.be/YFD1QE5u15U



Pyetje: Shkova në një fshat dhe fillova t´i ftoja njerëzit në teuhid. Një prej studentëve më kritikoi për këtë dhe më tha: ”Fol për moralin në mënyrë që njerëzit mos të mendojnë keq për ty.” Cili është mendimi juaj në këtë lidhje me këtë?
Përgjigje: Detyrë për ty është që t´i bindesh vetëm të Dërguarit -صلى الله عليه وسلم-, e jo ti bindesh këtij personi apo ndonjë tjetri. Allahu i Lartmadhëruar ka përmendur se Ai i ka dërguar të Dërguarit që të ftojnë në Teuhid.

”Ne nuk kemi dëgjuar asnjë të Dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur se: ”S´ka zot tjetër i cili meriton të adhurohet me të drejtë përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!” (21:25).

Profeti -صلى الله عليه وسلم- i tha Muadhit:

”Le të jetë gjëja e parë në të cilën do ti ftosh ata dëshmia se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamed është i Dërguari i Allahut.”

Të dhënurit rëndësi besimit është gjëja me e rëndësishme, sepse të kesh mangësi në besim do të thotë të kesh mangësi në besim. Prandaj gjëja e parë që duhet bërë është rregullimi i besimit si dhe t´u mësohet njerëzve besimi i saktë, sepse ky është themeli i fesë.
Ai i cili thotë: ”fol për karakteret e jo për besimin dhe të mos i përçajmë njerëzit” është një fjalë e kotë.

Këta njerëz janë hizbinj. Kjo është metodologjia e hizbinjëve. Ata duan që t´i bashkojnë njerëzit pa shikuar në besimet dhe menhexhet e tyre. Ky mdh´heb është i kotë.

Gjykimi për të ndërtuar kisha dhe sinagoga në vendet myslimane

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!) 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14615
http://youtu.be/68y6kWPUMcc



Pyetje: “Si është gjykimi që myslimanët të ndërtojnë kisha për të krishterët, në emër të afrimit ndërmjet feve dhe bashkëjetesës?”

Përgjigje: “E lusim Allahun për përmirësim të gjendjes sonë! Kjo nuk është e lejuar. Nuk lejohet ndërtimi i kishave në vendet myslimane. Mirëpo, nëse myslimanët marrin kontrollin e ndonjë shteti ku ka kisha dhe bëjnë marrëveshje me të krishterët apo çifutët, ata duhet t’i lënë sinagogat dhe kishat e tyre. Mirëpo, nuk duhet t’i lejojnë ata për të ndërtuar kisha të reja.

Por, për shkak të marrëveshjes ndërmjet tyre, mbesin vetëm ato kisha që kanë qenë të ndërtuara më herët.

Ndërsa, nuk është e lejueshme për ta që të ndërtojnë kisha për ta, apo t’ua mundësojnë atyre që të ndërtojnë kisha të reja në vendet myslimane. I tillë është gjykimi në vendet përtej Gadishullit Arabik.

Ndërsa, në Gadishullin Arabik nuk lejohet mbetja e asnjë kishe apo ndonjë faltore tjetër (të feve tjera përveç islamit), sepse Gadishulli Arabik është burimi i thirrjes islame dhe burimi i Islamit. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

لا يبقى في جزيرة العرب دينان

“Nuk lejohet të mbesin dy fe në Gadishullin Arabik.”

Gjykimi i lartpërmendur fillimisht nuk ka të bëjë me Gadishullin Arab. Në Gadishullin Arabik nuk lejohet të mbetet asnjë kishë dhe asnjë fe tjetër përveç Islamit.”

Ata që e plotësojnë Teuhidin do të hyjnë në Xhenet pa llogaridhënie

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/node/14649

http://youtu.be/zPQPEVIM-F0

Pyetje: “Ata që e plotësojnë Teuhidin, a do të hyjë në Xhenet pa llogaridhënie?”

Përgjigjja: “Kjo është fjala e Profetit salallahu alejhi ue selem; që personi do të hyjë në Xhenet pa llogaridhënie dhe pa u dënuar fare. Është fjala për hadithin që flet për 70.000 njerëz që do hyjnë në Xhenet pa llogaridhënie dhe pa u dënuar fare. Pra, Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë kështu.”

Teuesuli dhe llojet e tij

Burimi: http://youtu.be/i1qY701lU9U



Pyetësi: ”Çfarë mund të na flisni për teuesulin (ndërmjetësimin tek Allahu nëpërmjet veprave të caktuara), llojet e tij dhe asaj që ka të bëj me të drejtuarit lutje ndaj atyre që janë njerëz të mirë.”

Përgjigjja: ”Teuesuli është dy llojesh: Lloji i parë që është i lejuar dhe tjetri, i cili është i ndaluar. Teuesuli që lejohet është teuesuli në Allahun, duke përdorur emrat dhe cilësitë e Tij, teuesuli me vepra të mira, teuesuli duke kërkuar nga ndonjë person i caktuar që është i gjallë që të lutet për ty. E gjitha kjo është e lejuar. Teuesuli i cili është i ndaluar është teuesuli i bërë në emër të krijesave, për shkak të personalitetit, ndershmëri apo mirësisë që ata posedojnë. Ky është teuesuli që ndalohet. Nëse këtë gjë (teuesulin) e shoqëron diç prej adhurimeve ndaj atij që kërkohet të lutet për ty, atëherë ky është shirk i madh. Kjo është e njëjtë sikurse ishin njerëzit në kohën e xhahiljetit. Thotë Allahu:

وَيَعْبُدُونَ مِن دُونِ اللّهِ مَا لاَ يَضُرُّهُمْ وَلاَ يَنفَعُهُمْ وَيَقُولُونَ هَـؤُلاء شُفَعَاؤُنَا عِندَ اللّهِ

”Ata adhurojnë në vend të Allahut atë që as nuk u bën dëm, as nuk u sjell dobi dhe thonë: ”Këta janë ndërmjetësit tanë te Allahu”!” 10:18

Ashtu sikurse janë shumica e adhuruesve të varreve; të cilët kërkojnë ndërmjetësimin e të vdekurve duke i drejtuar atyre lloje të adhurimeve, duke pretenduar se, ata ndërmjetësojnë për ne tek Allahu! Kurse ky është shirk i madh!”

Askujt nuk mund t’ia konfirmojmë Xhenetin dhe as Xhehenemin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ‘Akidetil-Imam Muhamed bin Abdil-Vehhab, faqe. 116



“Ehlus-Sunneti dhe Xhemati” nuk ia konfirmojnë Xhenetin ndonjë individi edhe në qoftë se ai është i devotshëm. As nuk ia konfirmojnë Xhehenemin ndonjë individi edhe nëse ai është kafir (jobesimtarë). Nuk është e lejueshme të thuhet se një person i caktuar do të hyjë në Xhenet apo në Xhehenem. Këtë gjë mund ta bëj vetëm dikush që Allahu i ka mësuar atij diçka nga fshehtësitë (gajbi) i Tij, dhe ai është i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem. Por edhe në këtë rast, Allahu i ka dhënë atij salallahu alejhi ue selem vetëm një pjesë të dijes nga gajbi e jo tërë gajbin. Prandaj, i Dërguari salallahu alejhi ue selem ia ka konfirmuar Xhenetin disa njerëzve. Dhe, edhe ne e bëjmë të njëjtën gjë. Shembull i këtyre njerëzve janë dhjetë sahabët (të cilëve Profeti salallahu alejhi ue selem ia konfirmoi Xhenetin): Ebu Bekri, Umer bin el-Hatab, Uthman bin Affani, Ali bin Ebi Talibi, Talha, Ez-Zubejr, Sa’di, Se’id bin Zejd, Abdurr-Rrahman bin ‘Aufi dhe Ebu Ubejde Emin bin el-Xharrah.

Pos kësaj, Profeti salallahu alejhi ue selem ka treguar se Thabit bin Kajs do të hyjë në Xhenet. Ne ia konfirmojmë Xhenetin këtyre individëve pasi që Profeti salallahu alejhi ue selem e bëri këtë. Profeti salallahu alejhi ue selem nuk flet nga vetja e tij edhe në qoftë se bëhet fjalë për çështjet e fshehura (gajb). Allahu është Ai i Cili i ka dhënë dije mbi këtë të fshehtë. Thotë Allahu Te’ala:

عَالِمُ الْغَيْبِ فَلَا يُظْهِرُ عَلَى غَيْبِهِ أَحَدًا إِلَّا مَنِ ارْتَضَى مِن رَّسُولٍ

“Vetëm Ai e di të padukshmen dhe nuk ia zbulon atë askujt, përveç të dërguarve që ka zgjedhur.” 72:26-27

E njëjta gjë vlen edhe për jobesimtarin ose mëkatarin. Ne nuk themi se ai do të hyjë në Xhehenem, sepse ne nuk e di se në çfarë gjendje ai do të vdes.

“Me të vërtetë, pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë për ju”

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: “Të Kuptuarit e Fesë është Mbrojtje nga Sprovat”, faqe: 18-21



Sprovat janë të shumta, ato shtohen, zmadhohen e ripërtërihen gjithnjë e më shumë me afrimin e fundit të kësaj bote, madje njeriu gjatë gjithë jetës ballafaqohet me sprova. Disa janë më të mëdha e disa më të vogla. Allahu i Lartësuar na ka treguar se pasuria dhe fëmijët janë sprova të kësaj bote, kur thotë:

إِنَّمَا أَمْوَالُكُمْ وَأَوْلَادُكُمْ فِتْنَةٌ وَاللَّهُ عِندَهُ أَجْرٌ عَظِيمٌ

“Me të vërtetë, pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë për ju. Allahu ka shpërblim të madh.” 64:15

Në një tjetër ajet kuranor thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تُلْهِكُمْ أَمْوَالُكُمْ وَلَا أَوْلَادُكُمْ عَن ذِكْرِ اللَّهِ وَمَن يَفْعَلْ ذَلِكَ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ

“O ju të cilët keni besuar, mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga të përmendurit e Allahut. Ata që e bëjnë këtë, do të humbin.” 63:9

Pra, pasuria dhe fëmijët janë sprovë. Kushdo që i jep përparësi dashurisë ndaj pasurisë apo fëmijëve, farefisit, tregtisë, vendbanimit, shtetit etj., përpara dashurisë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, atëherë le të presë rezultatet më të këqija të mundshme, siç thotë Allahu në Kuran:

قُلْ إِن كَانَ آبَاؤُكُمْ وَأَبْنَآؤُكُمْ وَإِخْوَانُكُمْ وَأَزْوَاجُكُمْ وَعَشِيرَتُكُمْ وَأَمْوَالٌ اقْتَرَفْتُمُوهَا وَتِجَارَةٌ تَخْشَوْنَ كَسَادَهَا وَمَسَاكِنُ تَرْضَوْنَهَا أَحَبَّ إِلَيْكُم مِّنَ اللّهِ وَرَسُولِهِ وَجِهَادٍ فِي سَبِيلِهِ فَتَرَبَّصُواْ حَتَّى يَأْتِيَ اللّهُ بِأَمْرِهِ وَاللّهُ لاَ يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ

“Thuaj: “Nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj që e keni fituar, tregtia për të cilën keni frikë se nuk do të shkojë mirë dhe shtëpitë ku e ndieni veten rehat janë më të dashura për ju sesa Allahu, i Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni derisa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin e pabindur.” 9:24

Pasuria, fëmijët, bashkëshortja ose bashkëshorti, të gjithë janë sprovë. Allahu thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ وَأَوْلَادِكُمْ عَدُوًّا لَّكُمْ فَاحْذَرُوهُمْ وَإِن تَعْفُوا وَتَصْفَحُوا وَتَغْفِرُوا فَإِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

“O ju të cilët keni besuar! Në të vërtetë, ju keni armiq në radhët e grave tuaja dhe të fëmijëve tuaj, andaj ruajuni prej tyre!” 64:14

Mos i jepni përparësi dashurisë për ta ndaj dashurisë për Allahun dhe për të Dërguarin e Tij dhe mos iu bindni atyre kur janë në kundërshtim me bindjen ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Mos u jepni pas tyre aq shumë sa të harroni afërsinë që duhet krijuar me Allahun e Madhëruar. Ruajuni dhe kujtoni fjalën e Allahut: “O ju të cilët keni besuar! Në të vërtetë, ju keni armiq në radhët e grave tuaja dhe të fëmijëve tuaj, andaj ruajuni prej tyre!”

Qëllimi për të pasur kujdes nuk do të thotë që të armiqësoheni, të largoheni apo të ndërpritni lidhjet me ta, por të keni kujdes nga sprovat e të mos lidheni shumë me ta, pasi dashuria për ta nuk duhet të jetë e një rangu me dashurinë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Dashuria ndaj Allahut dhe Profetit të Tij duhet të ketë përparësi ndaj dashurisë për pasuri e fëmijë.

Nëse ndodh kjo, Allahu e përmirëson gjendjen tuaj financiare dhe fëmijët tuaj. Allahu thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ وَأَوْلَادِكُمْ عَدُوًّا لَّكُمْ فَاحْذَرُوهُمْ وَإِن تَعْفُوا وَتَصْفَحُوا وَتَغْفِرُوا فَإِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ {14} إِنَّمَا أَمْوَالُكُمْ وَأَوْلَادُكُمْ فِتْنَةٌ وَاللَّهُ عِندَهُ أَجْرٌ عَظِيمٌ {15} فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ وَاسْمَعُوا وَأَطِيعُوا وَأَنفِقُوا خَيْرًا لِّأَنفُسِكُمْ وَمَن يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ {16}

“O ju të cilët keni besuar! Në të vërtetë, ju keni armiq në radhët e grave tuaja dhe të fëmijëve tuaj, andaj ruajuni prej tyre! Por, nëse nuk i vini re fyerjet e tyre dhe ua falni, ta dini se Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë. Pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë për ju. Allahu ka shpërblim të madh. Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni…” 64:14-16

Është obligim i çdo myslimani që të ruajë këtë relacion: të ketë frikë Allahun sa të ketë mundësi, të mos i japë përparësi dashurisë për bashkëshorten kundrejt dashurisë për Allahun e gjithashtu të mos i japë përparësi dashurisë për fëmijët dhe për pasurinë kundrejt asaj që Allahu dëshiron. Kështu Allahu i përmirëson bashkëshortet dhe fëmijët tuaj.

Tavafi rreth diçkaje tjetër pos Qabesë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/DIGqXBOJcUw



Pyetje: “Nëse një person bën tavaf rreth xhamisë së Husejnit, mirëpo ai ishte i paditur rreth gjykimit të saktë të këtij veprimi. A është ky shirk i madh apo i vogël?”

Përgjigje: “Tavafi rreth diçkaje tjetër pos Qabesë, si tavafi rreth varreve; – nëse bën tavaf për Allahun dhe mendon se kjo është e lejuar, atëherë themi se veprimi i tillë është bidat. Sepse Allahu na ka urdhëruar që tavafin mos ta bëjmë rreth asgjëje tjetër pos rreth “El-Bejtil-‘Atik (Qabesë)”. Kush bën tavaf për ta adhuruar Allahun, por këtë e bënë rreth diçkaje tjetër pos Qabesë, ai është bidatçi.

Por, nëse ai e bënë tavafin për varrin, për të varrosurin në atë varr rreth së cilit sillet, atëherë themi se veprimi i tillë është shirk i madh, sepse ai po e bën një prej adhurimeve për dikë tjetër pos Allahut.”

Lavditë e çoroditura të Jusuf Kardavit për Papa Xhon Pali II

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Jusuf Karadavi (Allahu e udhëzoftë!)

Data e kësaj thënie: 3/4-2005

Burimi: http://youtu.be/VHcb9rmyUyQ

Jusuf Kardavi: ”E kemi bërë të zakonshme që në këtë emision, të flasim për dijetarët Islam, kjo, atëherë kur kalojnë nga kjo jetë në atë të amshueshmen. Kurse ne sot jo si zakonisht, do të flasim për një njeri të rëndësishëm, por jo tek myslimanët, por tek të krishterët; shkëlqesia e tij Papa Gjon Pali ll, Papa i Vatikanit- i kishës Katolike.

Ai ishte njeriu më i madh sa i përket mbështetjes në çështjet e fesë katolike. Ai vdiq mbrëmë, e që ky lajm vërshoi në të gjithë botën. Prandaj ndjehemi të obliguar që të shprehim ngushëllimet tona për popullin e krishterë, e posaçërisht ndaj priftërinjve, qofshin ata nga Vatikani apo nga vende tjera të botës, disa nga ata janë nga shokët tanë të cilët i kemi takuar nëpër disa seminare, konferenca e diskutime të ndryshme. Prandaj edhe njëherë u shprehim ngushëllimet tona për shkëlqesinë e tij të cilin, zakonisht e zgjedhin të krishterët nga zgjedhje të lira.

Ne myslimanët, ëndërrojmë që kjo të ndodh edhe tek ne, që dijetarët e umetit të zgjidhin dijetarin e madh apo thënë prijësin suprem të tyre. Kjo të bëhet me zgjedhje të lirë, e jo me caktimin e tij nga ana e ndonjë qeverie, apo shteti të caktuar apo shtetesh të ndryshme.

Shprehim ngushëllimet tona për Papën, i cili mori disa vendime që ia vlen të përmenden dhe gjithashtu të falënderohen. Disa prej myslimanëve ndoshta edhe shprehen se sikur të mos i arsyetonte luftërat e të krishterëve, apo edhe fatkeqësive që po u ndodhin myslimanëve. E siç arsyetonte çifutët, e dikush tjetër shikon në gjëra të tjera… Mirëpo vendimet e tij të përgjithshme dhe sinqeriteti i tij në përhapjen e fesë së tij po ashtu mos-lodhësia, -e gjithë kjo marr parasysh moshën e tij. Ai i bashkoi të gjithë botën islame po në të njëjtën fushë. Ka qenë i sinqertë në fenë e tij e i njohur për palodhshmëri në përhapjen e fesë së tij, e besimit në misionin e tij.

Kishte edhe vendimet e veta në çështjet politike, që duhet kujtuar gjithnjë nga gjërat e mira të tij, si p.sh. qëndrimi i tij ndaj luftërave në përgjithësi. Ishte njeri i paqes, thirrës në paqe, përkrahës kundër luftës në Irak, po ashtu ishte kundër ndërtimit të murit në tokën palestineze nga ana e çifutëve. Kështu pra kishte qëndrimet e veta sikur këto që i përmendëm, që me të vërtetë ia vlen të mbahen mend e të falënderohet për to.

Ne s’kemi çfarë të bëjmë veçse të lusim Allahun e Lartësuar, që ta mëshirojë e shpërblejë për atë që ka kontribuar në të mirë për njerëzimin, po ashtu për veprat e tij të mira. U shprehim ngushëllimet tona katolikëve në të gjithë botën, po ashtu shokëve tanë në Romë. E lusim Allahun që popullit të krishterët t’u sjell ndonjë njeri të mirë…”

Shejkh Feuzan (Allahu e ruajttë!) në lidhje me thënien e Karadavit

Pyetësi: ”I kam dëgjuar disa thirrës, të cilët bëjnë dua duke kërkuar mëshirë nga Allahu për disa priftërinj të krishterë. A është e lejueshme për të lexuar librat e tyre dhe të marrim dituri nga këta persona, apo jo?”

Shejkh Feuzan: ”Kërkojmë falje nga Allahu. Thotë Allahu në Kur’an:

مَا كَانَ لِلنَّبِيِّ وَالَّذِينَ آمَنُواْ أَن يَسْتَغْفِرُواْ لِلْمُشْرِكِينَ وَلَوْ كَانُواْ أُوْلِي قُرْبَى مِن بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّهُمْ أَصْحَابُ الْجَحِيمِ

“Nuk është e drejtë për Profetin e as për besimtarët të kërkojnë falje për mushrikët (jobesimtarët) edhe nëse ata janë të afërmit e tyre, pasi u është bërë e qartë atyre se ata me të vërtetë janë prej banorëve të zjarrit.” 9:113

Nuk është e lejuar të lutemi për mëshirë ose falje për jobesimtarët e vdekur edhe në qoftë se ata janë prej të afërmve. E çfarë të themi për tjerët? Ai që vepron kështu, -mos lexo librat e tij vetëm e vetëm që të mos ndikohesh në këtë gjë ose në gjëra tjera. Ky është argument se ai këtë gjë e konsideron të lehtë, ose nuk i intereson fare ta dijë gjykimin mbi këtë gjë.”

Sejjid Kutbi është i devijuar

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: ”Kjo është një pyetje nga një person i cili është zemëruar ndaj nesh. Ai thotë: Pasha Allahun unë do të ankohem tek Allahu në qoftë se ju nuk e parashtroni pyetjen time. Shpresoj që t’ia parashtrosh pyetjen time Shejkhut sepse unë veç po hutohem edhe më shumë. Të lutem, të lutem dhe të lutem lexoje pyetjen time.

Nëse e dimi përgjigjen e kësaj pyetje do të përgjigjem, përndryshe, them se Allahu e di më së miri.

Pyetja ime është kështu: Mësuesi im është Selefi dhe ai thotë se Xhemati Teblig janë të devijuar, gjithashtu Vëllezërit Myslimanë, Sejjid Kutbi dhe Tarik es-Suvejdani janë bidatçi dhe janë prej Vëllezërve Myslimanë.

Kush janë këta Vëllezërit Myslimanë dhe kush janë Selefitë dhe kush janë Xhemati Teblig? Shejkhu ynë, m’i shpjego këto gjëra. Unë dita ditës vetëm po hutohem më shumë dhe kam filluar të dyshojë në fenë time, në shokët e mi besnik dhe në dijetarët tanë. A është e vërtet ajo çfarë thonë ata?”

Shejkh Feuzan: ”Ka libra të cilat shpjegojnë se kush janë Vëllezërit Myslimanë dhe cila është metodologjia e tyre. Ka libra të cilat shpjegojnë se kush janë Xhematu Teblig dhe cila është metodologjia e tyre.

Ato libra shiten në treg lexojë ato dhe do t’i kuptosh me lejen e Allahut. Atëherë do ta mësosh se kush janë Xhemati Teblig dhe çfarë metodologjie kanë, gjithashtu do ta mësosh se kush janë Vëllezërit Myslimanë dhe se çfarë metodologjie kanë ata.

Ndërsa në lidhje me Selefitë, ata janë pasuesit e Selefus-Salih (të parëve tanë të mirë). Ai i cili i pason metodologjinë e selefus-salih quhet “Selefi” me kusht që ai me të vërtet të jetë pasues i tyre dhe jo vetëm të pohojë atë.

Pra ka libra rreth Tebligëve, një libër i tillë është libri i shkruar nga Muhamed Eslem (Allahu e mëshiroftë!) thirrës nga Pakistani, ose libri i marokenit Tekijjudin el-Hilali dhe libri i Shejkh Hamud bin Abdullah Tuvejxhiri (Allahu e mëshiroftë!) rreth Xhematit të Tebligëve dhe metodologjisë së tyre.

Kur jemi tek Vëllezërit Myslimanë ka libra të cilët sqarojnë se kush janë ata dhe prej librave që sqarojnë këtë janë vetë librat e tyre. Lexo librat e tyre dhe shiko se në çfarë metodologjie kanë ata.

Shembuj të tyre janë librat e Hasan el-Bennës dhe Sejjid Kutbit dhe në veçanti libri i Sejjid Kutbit “Shenjat në rrugë” në të cilin ai shpjegon metodologjinë e tij.

E njëjta gjë vlen për ato libra të shumta të cilat janë shkruar si refuzim i këtyre librave të el-Bennës dhe të Kutbit dhe tregojnë gabimet e tyre.”

Ofendimi që Sejjid Kutbi e bën ndaj disa Sahabëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: ”Si duhet të jetë qëndrimi ynë në lidhje me disa libra që flasin për disa prej Sahabëve: duke ulur atyre vlerën, nënçmuar dhe ndoshta edhe ofendojë, ashtu siç e gjejmë në librat e Sejjid Kutbit?”

Përgjigje: ”Sido që të jetë, nëse disa autorë lajthitin për shkak të injorancës apo duke pasuar dikë verbërisht, ata pa dyshim se kanë gabuar dhe devijuar. Megjithatë ne nuk i gjykojmë ata me kufër sepse ai është injorant dhe pason verbërisht dikë tjetër. Por nëse ai vërtet beson në atë që e thotë, ai veçse ka bërë kufër.

Por, nëse e ka thënë nga injoranca ose duke pasuar verbërisht dikë tjetër -e që sikurse t’i sqarohej e vërteta do të ndryshonte bindjen-, themi se ai ka gabuar dhe devijuar në këtë çështje. Ne jemi të detyruar t’i kundërshtojmë ata që flasin keq për Sahabët. Ne duhet t’i refuzojmë dhe t’i sqarojmë gabimet e tyre në mënyrë që të tjerët të mos mashtrohen nga ai.

Kjo vlen veçanërisht nëse personi i tillë ka pozitë tek njerëzit dhe përshkruhet si thirrës në fe. Disa njerëz mund të mashtrohen nga ai, prandaj duhet të refuzohet dhe të sqarohen gabimet e tij.”

Libri ”Ndriçime islame ndaj besimit të Sejjid Kutb dhe mendimeve të tij”

Pyetësi: ”Ka dalë në qarkullim një libër me titull ‘Ndriçime islame ndaj besimit të Sejjid Kutb dhe mendimeve të tij’ autori i të cilës quhet Rabia el-Medkhali. Cili është mendimi juaj në lidhje me këtë libër dhe a e njihni ju autorin e këtij libri për dijen që posedon?”

Përgjigje: ”Nuk ka dyshim se autori i këtij libri është prej dijetarëve që ka studiuar në “Universitetin Islamik” (në Medine) dhe ka mësuar tek dijetarët. Ai është i njohur elhamdulilah!

Çfarë autori, ka përmendur në këtë libër prej gabimeve (të Sejjid Kutbit), ti verifikoj ato, ngase ai ka i ka cekur edhe faqet nga libri ‘Nën hijen e Kuranit’. Nëse ti gjen ndonjë gjë që tregon se autori ka gabuar, atëherë ti bëja të qartë atij gabimin, përndryshe është obligim që ta pranosh të vërtetën (që ai e thotë). Detyrë është pranimi i së vërtetës.

Ai, autori, ka përmendur gabimet duke treguar edhe faqet në të cilat gjenden këto gabime. Duke ta kufizuar të këtë gjë, pra duke ta bërë më të lehtë. Ti kthehu tek faqet dhe verifikoi fjalët. Nëse gjen ndonjë gabim, atëherë bëja të qartë autorit. Allahu ta shpërbleftë me të mira! E nëse gjen vetëm të saktën, atëherë është detyrë për ty pranimi i saj.”

Nuk ke nevoj për librat e Sejjid Kutbit!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetësi: ”Librat “Nën hijen e Kur’anit”, “E drejta Shoqërore” dhe “Ringjallja e Shkencave Shoqërore” në to ka gjëra të mira dhe gjëra të këqija.

Pyetja ime në lidhje me këto është: A më lejohet të citoj gjërat e mirat nga këto libra kur dua të këshillojë dikë apo kur dua të shkruaj diçka?”

Përgjigje: ”Allahu të ka dhënë mjaftueshëm (libra të mira) që të mos kesh nevojë për libra të tilla. Ke librat e Selefëve, dijetarëve dhe të imamëve të njohur. Referohu librave të tilla dhe shmangu nga librat që janë kritikuar dhe flitet për to.

Braktisi ato!

Mirësitë që gjenden në këto libra ato veçse ekzistojnë në librat e besueshme dhe të njohura (të dijetarëve).

Ndërsa në lidhje me të këqijat të cilat gjenden në ato libra që i përmende, do të kursehesh (nëse qëndron larg tyre).

Tefsiri i Sejjid Kutbit “Nën hijen e Kur’anit”

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetësi: ”Çfarë mendoni për tefsirin “Nën hijen e Kur’anit” të Sejjid Kutbit dhe a konsiderohet referencë e dijes?”

Përgjigje: ”Elhamdulilah – Ne kemi mjaft libra të tefsirit të shkruar nga imamët që përmbajnë dije, si Tefsiri i Ibn Xheririt, Ibën Kethirit dhe el-Begaviut. Ato janë tefsire të famshme dhe të njohura. Ne nuk kemi nevojë për tefsiret e sotme . Nëse ka ndonjë gjë të mirë në to, ajo e mira vetëm se gjendet në librat e vjetra. Dhe në qoftë se ka gabime në to, ne realisht nuk i pranojmë ato.

Krahasoni atë që është në librin “Nën hijen e Kur’anit” me tefsiret e mëparshme të Selefëve. Në qoftë se ajo është në përputhje me to, kjo është e saktë, e në qoftë se jo, atëherë lere atë. Tefsiret e vjetra të Selefëve janë ato që i masin gjërat.”

Dashuria e sinqertë ndaj të Dërguarit صلى الله عليه و سلم

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/xdkvTpBjRZM



Pyetje: “Si duhet të jetë dashuria e sinqertë ndaj të Dërguarit صلى الله عليه و سلم? Si ta di që unë jam duke e pasuar atë në thëniet dhe veprat e mira?”

Përgjigje: “Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve. Salatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe mbi të gjithë shokët e tij!

Ajo që është pjesë e dëshmisë ‘Muhamedi është i dërguar i Allahut’, pasi që të besosh në atë që i është shpallur atij dhe ta dëshmosh këtë, ti obligohesh me shumë detyrime ndaj Profetit صلى الله عليه و سلم. Ajo më e rëndësishmja është ta duash atë صلى الله عليه و سلم më shumë se çdo gjë tjetër, përveç dashurisë ndaj Allahut سبحانه و تعالى. Në një hadith Profeti صلى الله عليه و سلم ka thënë:

لا يجد العبد طعم الإيمن حتى يكون الله و رسوله أحب إليه مما سواهما و أن يحب المرأ لا يحبه إلا لله و أن يكره أن يعد في الكفر بعد إذ أنقده الله منه كما يكره أن يقدف في النار

“Nuk e ka shijuar robi ëmbëlsinë e imanit derisa tek ai të jetë Allahu dhe i Dërguari i Tij më të dashur se çdo gjë tjetër; kur do dikë, ta do vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë të kthehet në mosbesim pasi që Allahu e ka udhëzuar, ashtu siç urren të hidhet në zjarr.”

Në një hadith tjetër transmetohet se Umer bin Hatabi رضي الله عنه i tha Profetit صلى الله عليه و سلم:

لأنت يا رسول الله أحب إلي من كل أحد إلا من نفسي ـ قال: لا يا عمر حتى أكون أحب إليك من نفسك ـ فقال عمر: و الله لأنت الآن يا رسول الله أحب إلي من كل شيء حتى نفسي ـ قال : الآن يا عمر ـ

“Me të vërtetë, ti o i Dërguar i Allahut je më i dashur tek unë se çdo kush tjetër përveç vetes sime.” Ai tha: “Jo o Umer (nuk ke arritur imanin e plotë) derisa të jem më i dashur tek ti edhe më shumë sesa vetja jote.” Në këtë rast Umeri tha: “Pasha Allahun, ti o i Dërguar i Allahut tani tek unë je më i dashur se çdo kush tjetër, madje edhe më shumë sesa vetja ime.” Ai صلى الله عليه و سلم i tha: “Tani po, o Umer (e ke arritur atë që duhet).”

Pra, dashuria ndaj të Dërguarit صلى الله عليه و سلم është obligim, kjo gjë është prej të drejtave të tij صلى الله عليه و سلم. Gjithashtu kjo (dashuria ndaj tij) është pjesë e pandashme e dëshmisë se ai është i Dërguar i Allahut. Kjo dashuri për të cilën po flasim kushtëzon pasimin e tij صلى الله عليه و سلم dhe dhënien përparësi të fjalës së tij ndaj fjalës së çdokujt tjetër, kushdo qoftë ai.

Kurse ai i cili pretendon se e do të Dërguarin صلى الله عليه و سلم ndërsa nuk e pason atë, ose shpik bidate duke menduar se kështu e do të Dërguarin, kjo gjë është gënjeshtër që bie ndesh me dashurinë që duhet pasur ndaj të Dërguarit صلى الله عليه و سلم, veprim ky sikur i atyre që pretendojnë se e duan atë dhe i praktikojnë mevludet, të cilat njëherësh janë bidate. Pra, bërja mevlud për nderë të ditëlindjes së të Dërguarit صلى الله عليه و سلم është bidat për të cilën Allahu nuk ka zbritur asnjë argument. Thotë Profeti صلى الله عليه و سلم:

عليكم بسنتي و سنة الخلفاء الراشدين المهديين من بعدي ، تمسكوا بها و عضوا عليها بالنواجذ و إياكم و محدثات الأمور فإن كل محدثة بدعة و كل بدعة ضلالة

“Ju këshilloj që të kapeni pas Sunnetit tim dhe sunnetit të prijësve të drejt udhëzuar, duke u kapur pas tij fort me dhëmballë. Ruhuni prej shpikjeve në fe, sepse çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është humbje.”

Gjithashtu thotë i Dërguari صلى الله عليه و سلم:

من أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو رد

“Kush punon ndonjë punë që nuk është prej fesë sonë, ajo është e refuzuar.”

Pra është e refuzuar dhe nuk ia pranon atij Allahu سبحانه و تعالى atë vepër.

Përveç dhënies përparësi të dashurisë ndaj Allahut dhe të fjalëve të Tij سبحانه و تعالى, prej pjesëve të pandashme të dashurisë së sinqertë ndaj Profetit صلى الله عليه و سلم është të pasuarit e tij dhe dhënia përparësi e fjalës së tij ndaj fjalës së çdokujt tjetër, kushdo qoftë ai. Ky është argumenti më i sinqertë që tregon dashurinë ndaj tij صلى الله عليه و سلم.

Prej pjesëve të pandashme të kësaj dashurie është të pasuarit e tij dhe mos kundërshtimi ndaj tij. Thotë një poet:

“Nëse dashuria jote ndaj të dashurit është e sinqertë, do t’i bindeshe atij;

Me të vërtetë është i dashur ai i cili i bindet të dashurit të tij.”
Është obligim që njeriu të ketë kujdes urdhrat dhe ndalesat e të Dërguarit صلى الله عليه و سلم .

Njerëzit që më së shumti e kanë dashur atë صلى الله عليه و سلم janë shokët e tij të ndershëm. Për këtë shkak kanë luftuar së bashku me të dhe po ashtu pas vdekjes së tij. Kanë flijuar gjakun e pasurinë e tyre në ndihmë të të Dërguarit të Allahut صلى الله عليه و سلم. Thotë Allahu në Kuran:

فَالَّذِينَ آمَنُواْ بِهِ وَعَزَّرُوهُ وَنَصَرُوهُ وَاتَّبَعُواْ النُّورَ الَّذِيَ أُنزِلَ مَعَهُ أُوْلَـئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ

“Prandaj, ata që e besojnë, përkrahin e ndihmojnë dhe ndjekin dritën që është zbritur me të, pikërisht ata janë të shpëtuarit.” 7:157

“…ata që e besojnë, përkrahin…”– e nderojnë/admirojnë atë; “…e ndihmojnë…”- e ndihmojnë fenë e tij; “…dhe ndjekin dritën që është zbritur me të…”– ai i cili pretendon se e do të Dërguarin, porse nuk e ndjek dritën që është zbritur me të, ai është gënjeshtar në dashurinë që e shpreh ndaj tij صلى الله عليه و سلم.”

Shpifja e Sejjid Kutbit në lidhje me hilafetin e Uthmanit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Data e fetvas: 16/2-1426 ose 26/3-2005-03-26

Burimi: http://alfawzan.ws/node/2075

Pyetje: ”Çfarë nënkuptohet me thënien e Sejjid Kutbit se: “Hilafeti i Uthmanit radijallahu anhu ishte udhëheqje boshe ndërmjet udhëheqjes së dy shejkhave (Ebu Bekri dhe Umeri) dhe Ali bin Ebi Talibit?” (el-Adalah el-Ixhtimaijjeh, faqe. 206, Edicioni i Pestë) A është kjo e vërtetë?”

Përgjigje: ”Kjo është thënie e kotë. Dhe ai shpif ndaj udhëheqjes së Uthmanit. Ai e thotë këtë në librat e tij dhe është i njohur. Kjo është shpifje ndaj hilafetit të Uthmanit dhe kjo është nga mbeturinat tipike Shiite. Hilafeti i Uthmanit (radija Allahu anhu) është udhëheqje e drejtë. Atë e kanë zgjedhur njerëz kompetent ndaj të cilëve i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ishte i kënaqur kur ai vdiq. E gjithë kjo u bë me vetë propozimin e Umerit (para vdekjes së tij). Ata ranë dakord mbi këtë dhe myslimanët e asaj kohe ishin të kënaqur me udhëheqjen e tij. Vetëm një person që është më i humbur se sa gomari i tij shpif ndaj hilafetit të tij. Ashtu siç e thekson edhe Shejkhul-Islam në librin ”el-Akideh el-Uasitijeh, faqe 188: “Kushdo që shpif ndaj njërit prej halifëve është më i humbur se sa gomari i tij.”

A janë të gjithë Hululijjunët kufarë?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: “A janë të gjithë Hululijjunët (ata të cilët besojnë se Allahu është në krijesat e Tij) jobesimtarë pa përjashtim?”

Përgjigje: “Po! Nëse ata e kanë bindjen se Allahu është në krijesat e Tij dhe se Allahu është në çdo vend, padyshim se ata janë jobesimtarë. Përveç atyre të cilët janë injorantë apo pasojnë verbërisht, këtyre duhet sqaruar çështjen. Por nëse është i ditur, ai është jobesimtar.”

Ky është medh’hebi i Murxhive!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!) 

Ditëve të sotme ka Murxhie të cilët dëshirojnë të mos e konsiderojnë askënd jobesimtar. Ata thonë: përderisa besimi (imani) është në zemër, çfarëdo që njeriu vepron kjo nuk e nxjerr nga besimi.

Nëse ndokush tallet me Kuranin, ata (murxhiet) thonë se ai nuk ka bërë mosbesim. Madje edhe nëse ai do ta shkelte Kuranin apo do ta hedhë atë në mbeturina, ai nuk bën mosbesim (kufër) përderisa në zemrën e tij ka besim.

Kjo është rruga e Murxhieve. Pra, atë çfarë vepruan amerikanet (në lidhje me poshtërimin e Kuranit) nuk është e qortueshme sipas medhëhebit të tyre!

Xhemati Teblig nuk pasojnë rrugën e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/w0A_z8cMw7A

Pyetje: “Xhematu Teblig thonë se thërrasin në Islam në të njëjtën mënyrë sikurse thërriste i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem, ata argumentohen me thënien e tij:

“Transmetoni prej meje, qoftë edhe një ajet të vetëm.”

Ata thonë se e veprojnë vetëm atë çfarë e vepruan të Dërguarit. Si duhet t’i përgjigjemi kësaj?”

Përgjigje: “Po, u themi atyre se kjo është e vërteta nëse ju thërrisni në Teuhid. Thirrja e të Dërguarve filloi me Teuhid. A ua mësoni ju njerëzve Teuhidin dhe a i ndaloni nga ata shirku? Nëse veproni kështu, atëherë ju jeni duke pasuar Sunnetin e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem. Por, ju jo që nuk e përmendni Teuhidin. Megjithëkëtë, ju edhe ikni nga teuhidi dhe gjithashtu  i largoni e i  kërcënoni ata të cilët thërrasin në Teuhid. Pra, ju nuk pasoni rrugën e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem.”

A janë Xhematu Teblig prej grupacioneve të humbura?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.4shared.com/audio/Rw32MCgf/__online.html 

Pyetje: ”Janë themeluar grupacione dhe sekte të ndryshme metodologjia e të cilëve dallon nga metodologjia e Ehli-Sunnetit dhe Xhematit. Në mesin e tyre ka Ikhuani Muslimin dhe Xhematu Teblig. Ne dëshirojmë të dimë se a i përkasin Ikhaunu Muslimnët dhe Xhemati Teblig shtatëdhjetë e dy sekteve të devijuara, duke qenë se të menduarit e tyre dhe menhexhet e tyre janë të bazuara vetëm në probleme dhe në revulicione?”

Përgjigje: ”Vëllezër! Këtë e ka sqaruar Profeti salAllahu alejhi ue selem kur ai tregoi se umeti do të ndahet në shtatëdhjteë e tre grupe.

Ai tha: ”Të gjitha do të hynë në zjarr përveç njërës.” Ata i thanë: ”Cili është ai grip që do të shpëtojë nga zjarri?” Ai tha: ”Ata që pasojnë atë në të cilën jam unë dhe shokët e mi.”

Kushdo që kundërshton menhexhin e Ehli-Sunnetit, i cili është Sunneti i të Dërguarit dhe i Sahabëve, ai i përket sekteve të devijuara. Ai rrezikon të hyjë në zjarr pa marrë parasysh çfarë është ai; Ikhuani, Tebligi apo diçka tjetër.

Kushdo që kundërshton menhexhin e Ehli-Sunnetit rrezikon të hyjë në zjarr dhe i përket grupacioneve të humbura.”

Leximi i Kuranit gjatë periudhes mujore

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.ws/allmohadrat?page=1

Pyetje: A i lejohet femrës me cikël mujor, të lexojë Kuran dhe komentimin e Kuranit?

Përgjigje: Asaj i lejohet  leximi i komentimit të Kuranit. Por, asaj nuk i lejohet leximi i Kuranit për aq  kohë që ajo është me cikël.

ili veprim është më i mirë: Leximi i sures el-Ihlas apo Leximi komplet i Kuranit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/pZjk9MGmyDk



Pyetje: Një person, e ka lexuar Kuranin komplet një herë, ndërsa një tjetër ka lexuar suretul-Ihlas më shumë se tre herë duke u mbështetur në fjalën e të Dërguarit (sal Allahu alejhi ue selem) se ajo ka shpërblimin e njëjtë sa një e treta (1\3) e Kur’anit. Cili ka vepruar më mirë? Nëse personi i parë ka vepruar më mirë, çfarë e ka kuptimin hadithi që e ka të bëjë me rëndësinë e të lexuarit të suretul-Ihlas?

Përgjigje: Është gabim të zëvendësosh leximin e Kuranit komplet me leximin e suretul-Ihlas tre herë. Të lexosh Kuranin komplet duke e përfshirë në të edhe suretul-Ihlas është më mirë. Duke u mbështetur në hadith, s’ka asnjë dyshim se suretul-Ihlas është e njëjtë sa një e treta e Kur’anit në shpërblim. Pra ngjashmëria nuk është në të lexuar, por në shpërblim. Shejhul-Islam Ibnu Tejmije e ka shkruar një libër që e trajton këtë temë. Librin e ka quajtur: “Përgjigja e dijetarëve në lidhje me atë se: suretul-Ilhas është sa një e treta e Kuranit.”

Kurani në vend të ziles në celularë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/PoSNjRcd5uM

Pyetje: Leximet e Kuranit dhe lutjet e ndryshme të cilat i lëmë në vend të ziles në celularë, – a janë të lejuara?

Përgjigje: Nuk është e përshtatshme që përmendja e Allahut, Leximi i Kuranit apo duatë të lihen si zile për thirrje telefonike. Kjo gjë, nuk bëhet për shkak të dashurisë ndaj tyre apo për shkak të sevapeve, por për shkak të thirrjes telefonike. Andaj, për këtë duhet lënë ndonjë zile apo zë tjetër për gjëra të tilla.

Thënia: SadekAllahul-adhim pas leximit të Kuranit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/m7_gShRuwjM

Pyetje: Çfarë është gjykimi për të thënë “sadek-Allahul-Adhim” pasi të përfundosh nga leximi i Kuranit?

Përgjigje: Për leximin e Kuranit, Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) na ka mësuar rregulla. Ato janë:

Që njeriu të jetë i pastër – nëse lexon nga Mus´hafi. E nëse lexon përmendësh, lejohet që ai të jetë me papastërti të vogël. Nëse është xhunub, nuk i lejohet që të lexoj asnjë ajet.

Thotë Allahu në Kuran:

“Kur të lexosh Kuran, kërko mbrojtjen e Allahut prej djallit të mallkuar.” (16:98)

Pra kur të fillosh leximin e Kuranit, thuaj:

أعوذ بالله من الشيطان الرجيم

(Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim)

Kur të fillosh leximin e sureve nga fillimi, thuaj:

بسم الله الرحمن الرحيم

(Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim)

Përveç kur lexon suretu-Berae (Suretu Teube). Të lexosh Kuranin me rregullat e caktuara, pa bërë lëshime. Pra të lexohet në formën e duhur.

Gjithashtu, të meditosh Kuranin gjatë leximit. Kjo bëhet duke i kujtuar kuptimin e asaj që e lexon aq sa ke mundësi.

Ndërsa Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) nuk na ka mësuar të themi:

صدق الله العظيم – (sadek-Allahul-Adhim) kur të përfundojmë leximin.

Më jepni vetëm një argument se i Dërguari na mësoi një gjë të tillë, apo se ai  veproi kështu. Pra kjo gjë nuk ka asnjë bazë. Kjo është vetëm praktikë e njerëzve dhe asgjë më shumë.

A lejohet huazimi i Mus’hafit nga xhamia?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: A është e lejuar që ta huazojë një Mus’haf nga xhamia, me qëllim për ta kthyer atë pasi ta kem mbaruar leximin?

Përgjigje: Mus’hafat janë Vakëf dhe nuk duhet të largohen nga xhamia.

A janë Xhemati Teblig të devijuar?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: ”Kjo është një pyetje nga një person i cili është zemëruar ndaj nesh. Ai thotë: Pasha Allahun unë do të ankohem tek Allahu në qoftë se ju nuk e parashtroni pyetjen time. Shpresoj që t’ia parashtrosh pyetjen time Shejkhut sepse unë veç po hutohem edhe më shumë. Të lutem, të lutem dhe të lutem lexoje pyetjen time. Nëse e dimi përgjigjen e kësaj pyetje do të përgjigjem, përndryshe, them se Allahu e di më së miri. Pyetja ime është kështu: Mësuesi im është Selefi dhe ai thotë se Xhemati Teblig janë të devijuar, gjithashtu Vëllezërit Myslimanë, Sejjid Kutbi dhe Tarik es-Suvejdani janë bidatçi dhe janë prej Vëllezërve Myslimanë.

Kush janë këta Vëllezërit Myslimanë dhe kush janë Selefitë dhe kush janë Xhemati Teblig? Shejkhu ynë, m’i shpjego këto gjëra. Unë dita ditës vetëm po hutohem më shumë dhe kam filluar të dyshojë në fenë time, në shokët e mi besnik dhe në dijetarët tanë. A është e vërtet ajo çfarë thonë ata?”

Përgjigje: ”Ka libra të cilat shpjegojnë se kush janë Vëllezërit Myslimanë dhe cila është metodologjia e tyre. Ka libra të cilat shpjegojnë se kush janë Xhematu Teblig dhe cila është metodologjia e tyre. Ato libra shiten në treg lexojë ato dhe do t’i kuptosh me lejen e Allahut. Atëherë do ta mësosh se kush janë Xhemati Teblig dhe çfarë metodologjie kanë, gjithashtu do ta mësosh se kush janë Vëllezërit Myslimanë dhe se çfarë metodologjie kanë ata.

Ndërsa në lidhje me Selefitë, ata janë pasuesit e Selefus-Salih (të parëve tanë të mirë). Ai i cili i pason metodologjinë e selefus-salih quhet “Selefi” me kusht që ai me të vërtet të jetë pasues i tyre dhe jo vetëm të pohojë atë. Pra, ka libra rreth Tebligëve, një libër i tillë është libri i shkruar nga Muhamed Eslem (Allahu e mëshiroftë!) thirrës nga Pakistani, ose libri i marokenit Tekijjudin el-Hilali dhe libri i Shejkh Hamud bin Abdullah Tuvejxhiri (Allahu e mëshiroftë!) rreth Xhematit të Tebligëve dhe metodologjisë së tyre.

Kur jemi tek Vëllezërit Myslimanë ka libra të cilët sqarojnë se kush janë ata dhe prej librave që sqarojnë këtë janë vetë librat e tyre. Lexo librat e tyre dhe shiko se në çfarë metodologjie kanë ata.

Shembuj të tyre janë librat e Hasan el-Bennës dhe Sejjid Kutbit dhe në veçanti libri i Sejjid Kutbit “Shenjat në rrugë” në të cilin ai shpjegon metodologjinë e tij.

E njëjta gjë vlen për ato libra të shumta të cilat janë shkruar si refuzim i këtyre librave të el-Bennës dhe të Kutbit dhe tregojnë gabimet e tyre.

Rregulli i Artë i Ikhuani-Musliminëve nr. 1

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/CRbuPcNSHUI

Pyetje: ”Sa drejtë është të thuhet se: ”Ne bashkëpunojmë me njëri-tjetrin në atë që jemi dakord dhe justifikojmë njëri-tjetrin atëherë kur nuk pajtohemi?”

Përgjigje: ”Ata e quajnë atë ”Rregulli i Artë”. Pasuesit e epsheve e quajnë atë ”rregulli i artë” vetëm e vetëm që çdo person të mbajë mendimin e tij, duke mos u mbështetur në Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Tij salllahu alejhi ue selem. E që në vend të kësaj mbështeten në atë të cilën janë pajtuar.

Ndërsa në lidhje me atë që janë në mos-pajtueshmëri, secili mbetet në të veten, duke e justifikuar njëri-tjetrin.

Jo, kjo nuk është e lejuar. Ajo për të cilën ne kemi kundërshtime mes vete, është e detyrueshme që të kthehemi tek Libri i Allahut dhe tek Sunneti i të Dërguarit të Tij salllahu alejhi ue selem. Thotë Allahu në Kuran:

 فَإِن تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللّهِ وَالرَّسُولِ إِن كُنتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ

”Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te Allahu (tek Libri i Tij) dhe te i Dërguari i Tij, po që se i besoni Allahut dhe Ditës së Fundit.” 4:59

Rregulli i Artë i Ikhuani-Musliminëve nr. 2

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/3veBwygv-Bk

Pyetje: ”Ka disa që e kanë vënë një rregull për unitet, duke thënë se: ”Ne bashkëpunojmë me njëri-tjetrin në atë që jemi dakord dhe e justifikojmë njëri-tjetrin atëherë kur nuk pajtohemi”.

Përgjigje:  ”Nëse dakordi ka të bëjë me çështjet e Besimit, kjo mund të ndodhë. Ndërsa mund të ketë mosmarrëveshje në lidhje me çështje të degëzuara. Një Muxhtehidi i merret fjala aty ku ai e thotë të saktën, e në qoftë se ai gabon, atëherë gabimi i tij nuk i merret.

Nëse dakordimi ka të bëjë me çështjet e Besimit, ndërsa mosmarrëveshjet janë në çështjet e degëzuara, këtu mund ta përdorim këtë rregull.

Në të kundërtën, nëse mosmarrëveshjet janë në çështjet e Besimit, atëherë në çfarë mund të biem dakord pas kësaj?

Në këtë rast ne nuk kemi rënë dakord për asgjë. Kjo është me sa duket ajo që ata duan. Dhe kjo nuk është e lejuar.”

Nuk ka argument për lejimin e fotografive

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=125720 



 Pyetje: “Pyetje: “Tek shumë njerëz ekziston një dyshim ku, ata thonë se shumë prej thirrësve të kësaj kohe që më parë ishin të bindur se fotografimi është i ndaluar, tani thonë se ai është i lejuar pa asnjë kufizim dhe asnjë kusht, pra, lejojnë fotografimin. Cili është shkaku i kësaj, Allahu ju begatoftë?”

Përgjigje: “Ne themi se, nuk ka argument nga fjalët e njerëzve, përveç në fjalët e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem. Kurse, ata që kundërshtojnë argumentin, nuk është provë valide, pa e marrë parasysh se a janë ata thirrës në fe apo dikush tjetër. Ne u kërkojmë atyre vetëm argumentin dhe asgjë më tepër.”

Nëna dëshiron foto të nipave dhe mesave

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=125720



Pyetje: “Nëna ime dëshiron që unë t’i fotografojë fëmijët e mi me telefon celular. Unë refuzoj ta bëj këtë ndërsa ajo zemërohet,… (çfarë të bëj)?”

Përgjigje: “Le të zemërohet ajo. Mos iu bind asaj në atë që është mëkat ndaj Allahut. E njëjta gjë vlen edhe me bashkëshorten tënde, prindërit e tu etj. Mos u mundo t’i kënaqësh ata me diçka që është mëkat ndaj Allahut.”

Femra studente fotografohet për shkak të studimeve.

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: A i lejohet studentes femër që të fotografohet nëse universiteti kërkon këtë?

Përgjigje: Studentet femra, ose gratë në përgjithësi, nuk lejohet të fotografohenpasi që provokimet që mund të lindin nga to janë më të mëdha se ato burrave.Fotografia e saj do të përhapet dhe do të bie në duart e burrave. Prandaj kjo nuk i lejohet asaj. Nëse studimet e saj varen nga foto, unë mendoj se ajo duhet t’i lërëstudimet pasiqë ato nuk janë të detyrueshme.

Nëse ajo dinë fenë dhe është e kujdesshme ndaj namazit, kjo është e mjaftueshme. Fotot janë të ndaluara rreptësisht dhe veçanërisht ato të grave për shkak të provokimeve. Nuk duhet vepruar ndalesa, vetëm për të studiuar diçka qënuk është e detyrueshme.

Lënia e Kuranit në tokë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/



Pyetje: Cili është gjykimi për të lënë Kuranin në tokë? Ne shohim se si disa motra në shkollën ku mësohet Kur’ani, e lënë atë përpara në tokë?

Përgjigje: S’ka të keqe nëse ai lihet mbi tepih. Megjithatë, është e jo e hijshme për ta lënë atë poshtë në tokë. Kurani duhet të nderohet dhe të shenjtërohet. Prandaj, më mirë është që të ngritet nga toka. Por është e lejueshme ta lerë atë mbi tepih në të cilën ajo ulet apo falet.

Bartja e Kuranit në xhep

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Çfarë është vendimi për të bartur Kuranin në xhep anash?

Përgjigje: Nuk është e lejuar nëse ti kur të ulesh, mund të ulesh mbi të. Përndryshe nuk ka asgjë që e ndalon një gjë të tillë.

Jam betuar me Mus’haf se do ta lë duhanin dhe prapë pi duhan!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=128885

Pyetje: Shpagimi i betimit me Mus’haf, a është i njëjtë sikurse shpagimi i betimit në Allahun, duke pasur parasysh se unë jam një i ri që jam betuar me Mus’haf në Allahun që do ta lë duhanin dhe nuk kam mundur ta bëj këtë andaj dhe prapë e pi?!

Përgjigje: Të betuarit me Mus’haf nuk është i ligjësuar. Mus’hafi nuk është bërë për t’u betuar mbi të dhe kjo është vetëm prej zakoneve të njerëzve, prandaj edhe nuk bën të betohemi me Mus’haf.

Nëse je betuar që ta lësh ndonjë gjë dhe nuk e ke lënë, atëherë je i obliguar me shpagim. Pra, nëse je betuar që ta lësh duhanin dhe nuk e ke lënë apo ke filluar prapë ta pish, ti je mëkatar sepse po e përdorë atë duke e ditur se duhani është mëkat dhe je i obliguar me shpagim.

Dhe shpagimi është: ‘lirimi i një robi, ose të ushqyerit e dhjetë të varfëve e nëse nuk ke mundësi, atëherë agjërimi i tre ditëve’.

Ndërsa, të betuarit me Mus’haf; ata (Mus’hafat) nuk përdoren për t’u betuar me ta. Disa thonë se e bëjnë këtë për ta frenuar vetën më lehtë! Mirëpo, të frenuarit e vetes më lehtë nuk ka të bëj me të betuarit me Mus’haf. Dhe kjo nuk është një veprim që e kanë bërë Selefët.

Kurani është shërim vetëm për besimtarin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/d…

Pyetje: ”Allahu Te’ala thotë:

قُلْ هُوَ لِلَّذِينَ آمَنُوا هُدًى وَشِفَاء

”Thuaj: Ai është udhërrëfyes dhe shërim…” 41:44

A është Kurani shërim si për besimtarin edhe për jobesimtarin?”

Përgjigje: ”Kurani Fisnik është shërim prej vesveseve, problemeve shpirtërore, brengave, hidhërimit, shërim për zemrën nga epshet dhe dyshimet. Pra siç thashë ai është shërim për zemrën. Siç thotë Allahu Xhela ue ‘Ala ka thënë:

يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءتْكُم مَّوْعِظَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَشِفَاء لِّمَا فِي الصُّدُورِ

”O njerëz, ju ka ardhur këshillë (Kurani) nga Zoti juaj, shërim për zemrat tuaja.” 10:57

Allahu Te’ala ka thënë:

وَيَشْفِ صُدُورَ قَوْمٍ مُّؤْمِنِينَ

”… dhe t’i shërojë zemrat e besimtarëve.” 9:14

Do të thotë, do t’i shëroj zemrat e goditura nga shqetësimet e ndryshme, mërzia dhe obsesionet. Kurani gjithashtu është shërim për sëmundjet trupore/kronike. Nëse i lexohet Kurani dhe i bëhet rukje nga Kurani dhe dua të bazuara në Sheriat mbi personin e sëmurë, ai shërohet me lejen e Allahut. Kurani pra shëron edhe zemrën edhe trupin. Mu ashtu siç ka thënë Allahu Te’ala në ajetet e lartpërmendura. Lidhur me jobesimtarin, ai nuk përfiton nga Kurani. Ai nuk shërohet nga Kurani. Ai nuk mund të përfitojë nga Kurani sepse ai nuk e beson atë dhe se Allahu e privon atë nga kjo për shkak të mosbesimit të tij.

Është e vërtetë se jobesimtari mund të shërohet përmes rukjes, siç është përmendur në tregimin ku një grup prej disa sahabëve ishin në udhëtim e sipër dhe kërkuan leje që të pushojnë në një nga vendet ku gjendej një fis, mirëpo ata nuk i lejuan. Në ndër kohë, prijësi i atij fisi u pickua nga një gjarpër apo akrep, dhe kështu ata u bën në nevojë për dikë që i bën rukje. Dhe kështu, ata erdhën tek sahabët dhe i thanë atyre se, prijësi ynë është pickuar, dhe a keni ju ndonjë formë që mund të shërojë?

Ata i thanë: ”Po, ne bëjmë rukje, por ju nuk na lejuat që të pushojmë tek ju, prandaj ne nuk do t’i bëjmë atij rukje, përveç nëse na jepni ca dele.” Kështu pra, ata i dhanë ca dele që ata kërkuan, ndërsa njëri prej sahabëve lexoi mbi të pickuarin suren el-fatiha. Kështu Allahu e shëroi atë sikur të mos kishte asgjë. Kjo gjë ka ndodhur për shkak të mirësisë, vlerës që kanë pasur sahabët dhe vetë Kurani.

Kjo çështje është e pjesshme, por, përgjithësisht jobesimtari nuk përfiton nga Kurani. Dhe se ky prijës i këtij fisi, ka përfituar për shkak të vlerës dhe mirësisë që kanë pasur sahabët; ky është nder për ta dhe vlerësim i meritave që kanë sahabët dhe vlerave që ka vetë Kurani.”

Puthja e Mus’hafit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!) 

Burimi: http://youtu.be/A4vhC5_AbI0



Nuk ka asnjë transmetim autentik nga i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) në lidhje me puthjen e Mus’hafit.

Por është e saktë se disa nga sahabët e puthnin Mus’hafin. Prandaj, nuk ka asgjë të keqe në veprimin e tillë.

A është kufër i vogël të besosh se Kurani është i krijuar?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/laq-23-8-1434.mp3
 

Pyetje: “Disa autorë librash thonë se, të besosh se “Kurani është i krijuar”, është kufër nën kufër (kufër i vogël). A është kjo e vërtetë?”

Përgjigje: Jo, kjo bindje është kufër i madh. Kjo do të thotë se Allahu nuk flet. Kjo do të thotë se Allahu është memec dhe se Ai nuk flet. Allahu flet ashpër kundër adhuruesve të idhujve, duke thënë:

وَاتَّخَذَ قَوْمُ مُوسَى مِن بَعْدِهِ مِنْ حُلِيِّهِمْ عِجْلاً جَسَدًا لَّهُ خُوَارٌ أَلَمْ يَرَوْاْ أَنَّهُ لاَ يُكَلِّمُهُمْ وَلاَ يَهْدِيهِمْ سَبِيلاً اتَّخَذُوهُ وَكَانُواْ ظَالِمِينَ

“Populli i Musait, pas largimit të tij, filloi të adhurojë një viç të bërë nga stolisjet e tyre të arta. Ai kishte një zë si të lopës. A nuk e shihnin ata se ai as nuk mund t’u fliste, as t’i udhëzonte në rrugë të drejtë?! Ata e zgjodhën këtë viç për adhurim dhe u bënë keqbërës.” 7:148

Ibrahimi alejhis-selam i tha babait të tij:

يَا أَبَتِ لِمَ تَعْبُدُ مَا لَا يَسْمَعُ وَلَا يُبْصِرُ وَلَا يُغْنِي عَنكَ شَيْئًا

“O babai im, përse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh e as që mund të të sjellë ndonjë dobi?” 19:42

Atij që i mungojnë cilësitë ai nuk është zot, si p.sh. statujat, gurët, etj. Ai që nuk është në gjendje të sjell dobi dhe dëm nuk është zot.”

A ka shpërblim për dëgjimin e Kuranit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/bk7dgem3UoI



Pyetje: “A merr myslimani shpërblim sikurse të ketë lexuar Kuranin nëse ai mjaftohet në të dëgjuar (kur dikush lexon), apo patjetër duhet lexuar edhe vetë?”

Përgjigje: “Leximi i Kuranit është më i mirë sesa dëgjimi i tij kur dikush tjetër lexon. Mirëpo, edhe ai (dëgjim nga leximi i dikujt tjetër) ka shpërblim. Thotë Allahu Te’ala:

وَإِذَا قُرِئَ الْقُرْآنُ فَاسْتَمِعُواْ لَهُ وَأَنصِتُواْ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ

“Kur të lexohet Kurani, dëgjoni dhe heshtni, në mënyrë që të mëshiroheni.” 7:204

Por që njeriu të recitojë vetë është më mirë sesa të dëgjojë.”

Dexhalli nuk mund të hyjë në Mekë dhe Medinë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: “El-Munteka min Fetaua Fadiletish’’, Shejkh Salih bin Feuzan”, 2\98 fetuaja nr. 80



Pyetja: “A ka ndonjë vend në të cilën Dexhalli nuk do mund të hyjë?”

Përgjigjja: “Ai nuk do ketë mundësi të hynë në Meke dhe as në Medinë. Ai do t’i sillet botës rrotull me shpejtësi të madhe, por nuk do ketë mundësi të hynë në Mekë dhe Medinë meqë atij i është ndaluar hyrja në to. Megjithatë, Medina do të dridhet duke bërë të gjithë mynafikët që gjenden brenda të dalin nga qyteti.”

Mehdiu dhe shenjat e Ditës së Fundit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: “El-Munteka min Fetaua fadiletish-shejkh Salih el-Feuzan”, 2\97\79

Pyetje: “Kush është Mehdiu dhe cilat janë shenjat e Ditës së Fundit (Kiametit)?”

Përgjigje: “Ai është një njeri nga familja e Profetit صلى الله عليه وسلم, i cili do të vijë para zbritjes së Isait عليه السلامe që do bëjë thirrje në Islam. Përmes tij Allahu do t’u sjellë njerëzve argumentet (e vërtetësisë së fesë), e shumë njerëz do të udhëzohen prej tij. Nëse dëshironi informacione shtesë në lidhje me këtë, atëherë lexoni atë se çfarë ka shkruar Ibnu Kethiri në librin e tij “El-Bidajeh uen-Nihajeh”.

I gjithë suksesi është prej Allahut; salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë, familjen e tij dhe mbi të gjithë ata që pasojnë rrugën e tij!”

Fitnet e shumta janë shenjë prej shenjave të Kiametit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/d3ylRfew2rM



Pyetje: ”Në këto kohë shohim se janë shtuar fitnet/sprovat, fatkeqësitë dhe zilia ndërmjet njerëzve! A janë këto prej shenjave që do të ndodhë Kiameti?”

Përgjigje: ”Nuk ka dyshim se, fitnet/sprovat e shumta janë prej shenjave të Kiametit –dhe Nuk ka asnjë forcë apo fuqi tjetër pos Allahut-.

Prandaj, është obligim i çdo myslimani që të qëndroj larg fitneve, që në rast se ndodhin të mos jenë pjesëmarrës në to. Përkundrazi, duhet të qëndrojnë larg tyre dhe të merren me adhurim ndaj Allahut. Adhurimi i Allahut në kohët e trazirave dhe fitneve, siç veproi i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem kur emigroi në Medine, gjë e cila përshkruhet në hadithet autentike.

Besimtari duhet të merret me adhurim ndaj Allahut, dhe të lë anash futjen dhe pjesëmarrjen në fitne. Kur Profeti salallahu alejhi ue selem i tregoi Hudhejfes radijallahu anhu në lidhje me fitnet që do të ndodhin dhe në lidhje me thirrësit në to, tha se ata janë thirrës në dyert e Xhehenemit. Dhe kështu, Hudhejfeja i tha: ”Atëherë, çfarë më këshillon në rast se e arrij këtë kohë o i Dërguar i Allahut?” Ai tha:

أن تَلْزَمَ جَمَاعَةَ الْمُسْلِمِينَ وَإِمَامَهُمْ

”Që të kapesh për xhematin e myslimanëve dhe udhëheqësin e tyre.”

Kjo është arsyeja më e madhe që e mbron myslimanin nga fitnet, pra, që ai të jetë pjesë e xhematit të myslimanëve dhe t’i bindet urdhrave të udhëheqësit të tyre. Pastaj, sahabiu vazhdoi duke thënë: ”O i Dërguar i Allahut, e në rast se nuk ka xhemat të bashkuar dhe as udhëheqës, atëherë çfarë të veprojmë?” i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ia ktheu:

فَاعْتَزِلْ تِلْكَ الْفِرَقَ كُلَّهَا، وَلَوْ أَنْ تَعَضَّ على أَصْلِ شَجَرَةٍ حَتَّى يأتيك الْمَوْتُ وَأَنْتَ عَلَى ذَلِكَ

”Largohu nga të gjitha grupet, qoftë edhe nëse të duhet të ngjitesh në trungun e ndonjë peme dhe të qëndrosh aty derisa të vije vdekja”!”

Të menduarit e vetëvrasjes

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!) 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Si mund të largoj të menduarit e vetëvrasjes?

Përgjigje: Nuk ka nevojë për një pyetje të tillë. Thjeshtë, mos mendo për këtë. Kërko mbrojtje tek Allahu nga Djalli i mallkuar. Shikoje seriozisht këtë çështje, sa e rrezikshme dhe sa mëkat i madh është! Imagjinoji pasojat të cilat janë shumë më të këqija sesa gjendja juaj aktuale. Kujtoji këto gjëra dhe kërko prej Allahut që të udhëzojë, sepse vetëm udhëzimi i drejtë të pengon nga ky krim.

Thënia se Dita e Gjykimit do të bëhet në vitin 2012

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë) 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Në të gjithë botën, në mesin e njerëzve është përhapur se Dita e Gjykimit do të ndodh në vitin 2012. Ata thonë se kjo është ajo që sugjerojnë studimet biologjike.

Përgjigje: Ata nuk kanë për të bërë asgjë tjetër. Ata kanë braktisur diturinë e dobishme e cila ju bënë dobi për në rast se kërkohen supozime të ndryshme.

E vërteta është se nuk dihet kur do të ndodhë Dita e Gjykimit. Vetëm Allahut (xhela uel ala) e di. Vetëm Ai e di se kur do të ndodhë Dita e Gjykimit. Ai nuk ia ka treguar këtë as engjëjve të Tij, as të Dërguarve apo ndonjë krijese tjetër.

Xhibrili pyeti Profetin (sal Allahu alejhi ue selem) për t’i treguar se kur do të ndodhë Dita e Gjykimit.

Ai i tha: “I pyeturi nuk di më shumë se pyetësi.”

Kjo do të thotë se unë dhe ti nuk e dimë kur do të jetë Dita e Gjykimit. Ne nuk kemi asnjë dobi për të ditur se kur do të ndodhë Dita e Gjykimit. Ajo çfarë vërtetë të na bën dobi janë veprat e mira dhe përgatitja për Ditën e Gjykimit. Vetëm kjo na bën dobi.

A janë të gjithë sahabet prej banorëve të Xhenetit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/hJnpnWCF81w

Pyetje: A janë i gjithë umeti islam të pajtimit se të gjithë sahabet do të jenë në Xhenet, apo jo.

Përgjigje: Padyshim, të gjithë sahabet do të jenë në Xhenet. Sepse Allahu i ka lavdëruar ata. Kurse pejgameri (sala Allahu alejhi ue selem) na ka porositur:

”Mos i fyeni shokët e mi. Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, nëse ndonjëri prej jush do të japë sadaka me flori sa mali i Uhudit, s’ka për ta arritur as sa masa e një grushti të ndonjërit prej tyre, madje as dhe gjysmën e tij.”

Ndërsa ata të cilët janë kthyer në fenë e tyre të më hershme, ata kanë dalur prej fesë. Mirëpo ai i cili ka qëndruar në fe, ai është prej banorëve të Xhennetit.

Allahu në Kuran thotë: 

”Allahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madhë.” (48:29)

Nuk ka dyshim se ata janë prej banorëve të Xhenetit.

A janë Ikhuanu Musliminët prej grupacioneve të humbura?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.4shared.com/audio/Rw32MCgf/__online.html dhe http://youtu.be/t-G43QK7zSs

Pyetje: ”Janë themeluar grupacione dhe sekte të ndryshme metodologjia e të cilëve dallon nga metodologjia e Ehli-Sunnetit dhe Xhematit. Në mesin e tyre ka Ikhuani Muslimin dhe Xhematu Teblig. Ne dëshirojmë të dimë se a i përkasin Ikhaunu Musliminët dhe Xhemati Teblig shtatëdhjetë e dy sekteve të devijuara, duke qenë se të menduarit e tyre dhe menhexhet e tyre janë të bazuara vetëm në probleme dhe në revulicione?”

Përgjigje: ”Vëllezër! Këtë e ka sqaruar Profeti salallahu alejhi ue selem kur ai tregoi se umeti do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe.

Ai tha: ”Të gjitha do të hynë në zjarr përveç njërës.” Ata i thanë: ”Cili është ai grup që do të shpëtojë nga zjarri?” Ai tha: ”Ata që pasojnë atë që unë dhe shokët e mi pasojmë.”

Kushdo që kundërshton menhexhin e Ehli-Sunnetit, i cili është Sunneti i të Dërguarit dhe i Sahabëve, ai i përket sekteve të devijuara. Ai rrezikon të hyjë në zjarr pa marrë parasysh çfarë është ai; Ikhuani, Tebligi apo diçka tjetër. Kushdo që kundërshton menhexhin e Ehli-Sunnetit rrezikon të hyjë në zjarr dhe i përket grupacioneve të humbura.”

A janë Vëllezërit Myslimanë të devijuar?



Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: ”Kjo është një pyetje nga një person i cili është zemëruar ndaj nesh. Ai thotë: Pasha Allahun unë do të ankohem tek Allahu në qoftë se ju nuk e parashtroni pyetjen time. Shpresoj që t’ia parashtrosh pyetjen time Shejkhut sepse unë veç po hutohem edhe më shumë. Të lutem, të lutem dhe të lutem lexoje pyetjen time. Nëse e dimi përgjigjen e kësaj pyetje do të përgjigjem, përndryshe, them se Allahu e di më së miri.

Pyetja ime është kështu: Mësuesi im është Selefi dhe ai thotë se Xhemati Teblig janë të devijuar, gjithashtu Vëllezërit Myslimanë, Sejjid Kutbi dhe Tarik es-Suvejdani janë bidatçi dhe janë prej Vëllezërve Myslimanë. Kush janë këta Vëllezërit Myslimanë dhe kush janë Selefitë dhe kush janë Xhemati Teblig? Shejkhu ynë, m’i shpjego këto gjëra. Unë dita ditës vetëm po hutohem më shumë dhe kam filluar të dyshojë në fenë time, në shokët e mi besnik dhe në dijetarët tanë. A është e vërtet ajo çfarë thonë ata?”

Përgjigje: ”Ka libra të cilat shpjegojnë se kush janë Vëllezërit Myslimanë dhe cila është metodologjia e tyre. Ka libra të cilat shpjegojnë se kush janë Xhematu Teblig dhe cila është metodologjia e tyre. Ato libra shiten në treg lexojë ato dhe do t’i kuptosh me lejen e Allahut. Atëherë do ta mësosh se kush janë Xhemati Teblig dhe çfarë metodologjie kanë, gjithashtu do ta mësosh se kush janë Vëllezërit Myslimanë dhe se çfarë metodologjie kanë ata. Ndërsa në lidhje me Selefitë, ata janë pasuesit e Selefus-Salih (të parëve tanë të mirë). Ai i cili i pason metodologjinë e selefus-salih quhet “Selefi” me kusht që ai me të vërtet të jetë pasues i tyre dhe jo vetëm të pohojë atë.

Pra ka libra rreth Tebligëve, një libër i tillë është libri i shkruar nga Muhamed Eslem (rahimehullah) thirrës nga Pakistani, ose libri i marokenit Tekijjudin el-Hilali dhe libri i Shejkh Hamud bin Abdullah Tuvejxhiri (Allahu e mëshiroftë!) rreth Xhematit të Tebligëve dhe metodologjisë së tyre.

Kur jemi tek Vëllezërit Myslimanë ka libra të cilët sqarojnë se kush janë ata dhe prej librave që sqarojnë këtë janë vetë librat e tyre. Lexo librat e tyre dhe shiko se në çfarë metodologjie kanë ata. Shembuj të tyre janë librat e Hasan el-Bennës dhe Sejjid Kutbit dhe në veçanti libri i Sejjid Kutbit “Shenjat në rrugë” në të cilin ai shpjegon metodologjinë e tij. E njëjta gjë vlen për ato libra të shumta të cilat janë shkruar si refuzim i këtyre librave të el-Bennës dhe të Kutbit dhe tregojnë gabimet e tyre.”

Përdorimi i shprehjes “rastësisht”

 Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=133900

Pyetje: “A është e lejueshme të thuhet “e kam takuar dikë rastësisht” nëse ky takim ka qenë i paplanifikuar?”

Përgjigje: “Nëse me thënien “rastësisht” është për qëllim se e ka takuar në mënyrë të paplanifikuar, atëherë nuk ka të keqe në përdorimin e kësaj shprehje. Ndërsa, nëse qëllimi është se kjo nuk ishte e caktuar (kader), atëherë përdorimi i kësaj shprehje nuk është i lejuar. Kështu ngase kjo gjë është mohim i Caktimit (kaderit). Shumica e myslimanëve nuk e kanë këtë qëllim kur përdorin këtë shprehje. Ata nuk e kanë për qëllim që ta mohojnë kaderin, por thonë kështu për shkak se ata nuk e kishin parashikuar apo planifikuar një takim.”

Martesa si shkak i përshtatjes së shenjave zodiake

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: “Një thirrës në radio thotë se në qoftë se një njeri i lindur në konstelacionin e caktuar të Orionit martohet me një grua që ka lindur në një konstelacion tjetër, atëherë ai do të ketë një martesë të trazuar.”

Përgjigje: “Ai është astrolog. Allahu na ruajttë! Ai i cili lidhë të mirën dhe të keqën me trupat qiellor është astrolog. Kjo vepër i përket kohës së injorancës. Nëse ju e njihni atë, kujtojuani këtë atij.”

Gjykimi për të thënë “Caktimi dëshirojë diçka tjetër!”

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Lum’atul-I’tikad, f. 298

Pyetje: Cili është gjykimi për të thënë: “Caktimi dëshiroi”? Për shembull, thuhet: “Unë dëshirova ta vizitojë atë, por caktimi dëshirojë diçka tjetër.”

Përgjigje: Nuk është e lejueshme që veprat t’i atribuohen Cilësive të Allahut sikurse që thuhet: “Caktimi dëshirojë”, “Dëshira e Allahut” apo të ngjashme. Por duhet të thuhet: “Allahu dëshiroi” dhe “Allahu (subhanehu ue teala) vendosi”. Veprimet duhet t’i atribuohen vetëm Allahut, e jo Cilësive të Tij.

Thënia se Dita e Gjykimit do të bëhet në vitin 2012

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Në të gjithë botën, në mesin e njerëzve është përhapur se Dita e Gjykimit do të ndodh në vitin 2012. Ata thonë se kjo është ajo që sugjerojnë studimet biologjike.

Përgjigje: Ata nuk kanë për të bërë asgjë tjetër. Ata kanë braktisur diturinë e dobishme e cila ju bënë dobi për në rast se kërkohen supozime të ndryshme.

E vërteta është se nuk dihet kur do të ndodhë Dita e Gjykimit. Vetëm Allahut (xhela uel ala) e di. Vetëm Ai e di se kur do të ndodhë Dita e Gjykimit. Ai nuk ia ka treguar këtë as engjëjve të Tij, as të Dërguarve apo ndonjë krijese tjetër.

Xhibrili pyeti Profetin (sal Allahu alejhi ue selem) për t’i treguar se kur do të ndodhë Dita e Gjykimit.

Ai i tha:

 “I pyeturi nuk di më shumë se pyetësi.”

Kjo do të thotë se unë dhe ti nuk e dimë kur do të jetë Dita e Gjykimit. Ne nuk kemi asnjë dobi për të ditur se kur do të ndodhë Dita e Gjykimit. Ajo çfarë vërtetë të na bën dobi janë veprat e mira dhe përgatitja për Ditën e Gjykimit. Vetëm kjo na bën dobi.

Të thuhet se një person i veçantë do të hyjë në Xhenet apo në Xhehenem

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Akidatul-Imam Muhamed bin Abdil-Vehab, fq. 116

Ehlus-Sunneti dhe Xhemati nuk konfirmojnë se një individ i caktuar është në Xhenet, edhe nëse ai në pamje është i devotshëm. Ata po ashtu nuk e konfirmojnë Xhehenemin për dikë, edhe nëse ai është kafir. Nuk është e lejueshme për askënd të thotë se një person i veçantë është në Xhenet apo në Xhehenem. Përjashtimi i vetëm është personi të cilit Allahu i ka treguar diçka nga gajbi (fshehtësia), dhe ky person është i Dërguari salallahu alejhi ue selem. Por, edhe në këtë rast Allahu i ka treguar atij salallahu alejhi ue selem pjesërisht diçka nga gajbi, e jo çdo gjë.

Pjesë e kësaj është se i Dërguari salallahu alejhi ue selem ia ka konfirmuar Xhenetin disa njerëzve; e po kështu edhe ne veprojmë e konfirmojmë ndaj tyre. Shembuj të këtyre njerëzve janë dhjetë sahabët, të cilëve Profeti salallahu alejhi ue selem ua konfirmoi Xhenetin, e ata janë:

Ebu Bekri, Umer bin Hatabi, Uthman bin ‘Afani, Ali bin Ebi Talibi, Talha, Zubejr bin ‘Auami, Sa’d bin Ebi Vekasi, Sa’id bin Zejdi, Abdurr-Rrahman bin Aufi, Ebu Ubejdeh ‘Amir bin el-Xherrahi.

Përveç këtyre dhjetëve, ai salallahu alejhi ue selem ka thënë se Thabit bin Kajsi do të hyjë në Xhenet. Ne ua konfirmojmë Xhenetin këtyre individëve, pasi që Profeti salallahu alejhi ue selem e bëri këtë ndaj tyre. I Dërguari salallahu alejhi ue selem nuk flet nga hamendja, dhe kjo i takon çështjeve të fshehura (gajbit) të Allahut. Allahu është Ai i cili i ka dhënë dituri Profetit salallahu alejhi ue selem në lidhje me këtë:

عَالِمُ الْغَيْبِ فَلَا يُظْهِرُ عَلَى غَيْبِهِ أَحَدًا إِلَّا مَنِ ارْتَضَى مِن رَّسُولٍ

“Vetëm Ai e di të padukshmen dhe nuk ia zbulon atë askujt, përveç të dërguarve që ka zgjedhur.” 72:26-27

E njëjta gjë vlen edhe për jobesimtarin ose mëkatarin. Ne nuk themi se ai do të hyjë në Xhehenem, sepse ne nuk e dimë se në çfarë gjendje ai do të vdesë.

A justifikohet magjistari nëse nuk e di se magjia është e ndaluar në islam?

Shejkh Salih bin Feuzan El-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/CDQ7JoxAZKU

Pyetje: “A dënohet njeriu i cili bën magji pa e ditur se magjia është e ndaluar?”

Përgjigje: “Si mund të mos e dinë se ajo është e ndaluar, kur ai e lexon Kuranin dhe hadithet?! Qoftë edhe në aspektin e përgjithshëm, ai e di se magjia është e ndaluar. Ai e di përmes teksteve të Kuranit dhe Sunnetit se magjia është e ndaluar. Askush nuk justifikohet për këtë kur ai dëgjon dhe lexon Kuranin dhe hadithet, gjithashtu ka dëgjuar edhe paralajmërimet për magjinë dhe magjistarët.”

Programet-Telivizive të cilat shfaqin fallin dhe magjin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Çfarë është gjykimi për të shikuar programet televizive të cilat transmetojnë fallëgjorë dhe magji për të mësuar. A konsiderohet kjo si të vizituarit e fallxhorëve, e cila është e ndaluar?

Përgjigje: Kjo është e rrezikshme dhe e paligjshme. Nuk është e lejuar që ti të posedosh këto kanale që shkaktojnë këtë sherrë tek fëmijët tuaj, gratë tuaja dhe tek vetja jote. Nuk lejohet të posedosh kanale të tilla, as nuk është e lejuar që të shikohen këto gjëra.

 Nëse e bën këtë, ti mëkaton. Ti sprovohesh nga ato dhe ekziston rreziku që nuk jeni në gjendje që ti shmangeni asaj sprove. Kjo është një sprovë. Prandaj, duhet ti përqendrohesh gjendjes së shëndoshë dhe këto gjëra të jenë larg shtëpis tënde. Nëse i shikon ato pa i dënuar, ti bëhesh i njejti sikurse  ata që e praktikojnë magjin/fallin.

”Kushdo prej jush që sheh diçka të gabuar duhet ta ndryshojë atë me dorën e tij. Nëse nuk mund ta bëjë atë, ai e bën këtë me gojën e tij. Nëse nuk mund ta bëjë atë, ai e bën këtë me zemër dhe ky është besimi më i dobët ”. Nëse nuk e dënon atë as me zemër, bëhesh si ata që e praktikojnë atë.

Allahu (i Lartësuar) ka thënë:

Kur të dëgjoni se mohohen fjalët e Allahut dhe bëhet tallje me to, atëherë mos rrini me ata (njerëz që veprojnë kështu), derisa të ndërrojnë bisedën, përndryshe do të ishit si ata. Allahu do t’i tubojë në Xhehenem të gjithë hipokritët dhe mohuesit.” (4:140).

Cili mosbesim është më i madh  se sa magjia dhe falli? Kjo është një rrezik shumë i madh. E ke obligim të qëndroshë larg nga këto programe-televizive dhe ta pastrosh shtëpinë tuaj prej tyre. Gjithashtu, duhet ti shmangësh tjerët nga këto sipas kapacitetit tuaj.

Magjia e reale dhe magjia joreale

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Ka dy lloje të magjisë:

E para: Magjia e madhe e cila e nxjerr praktikuesin e saj nga feja.

E dyta: Lloji më i vogël i magjisë e cila është magjia joreale. Ajo nuk e nxjerr praktikuesin e saj nga feja. Por ajo mund të shpie në shirk të madh. Ajo është joreale dhe nuk është e vërtetë. Ndërsa magjia e vërtet (e madhe) mund të mbytë njeriun, të shkaktojë sëmundje dhe të ndajë burrin nga gruaja.

Çfarë është gjykimi për atë i cili nuk beson se ka mësysh dhe magji?!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/qry-o9wyXw0



Pyetje: Çfarë mendoni për atë i cili thotë se unë nuk besoj se ka magji dhe mësysh?

Përgjigje: Personi i tillë është përgënjeshtrues i argumenteve të qarta të Kuranit dhe Sunnetit, të cilat argumentojnë se kemi ndikim nga mësyshi dhe kemi magji. Ai i cili thotë se nuk ka mësysh të keq dhe as magji, ky i përgënjeshtron argumentet, përveç nëse ai është injorant, atëherë e ka obligim që të mësojë. E nëse ai i di argumentet për të cilat po flasim, atëherë ai është në rrezik të madh! Ai me këtë, i kundërshton argumentet e sakta dhe mesazhin e tyre!

A martohen xhinët me hyritë në Xhenet?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/qry-o9wyXw0

Pyetje: Çfarë mendoni për atë i cili thotë se unë nuk besoj se ka magji dhe mësysh?

Përgjigje: Personi i tillë është përgënjeshtrues i argumenteve të qarta të Kuranit dhe Sunnetit, të cilat argumentojnë se kemi ndikim nga mësyshi dhe kemi magji. Ai i cili thotë se nuk ka mësysh të keq dhe as magji, ky i përgënjeshtron argumentet, përveç nëse ai është injorant, atëherë e ka obligim që të mësojë. E nëse ai i di argumentet për të cilat po flasim, atëherë ai është në rrezik të madh! Ai me këtë, i kundërshton argumentet e sakta dhe mesazhin e tyre!

Disa pyetje në lidhje me Xhinët

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!) 

Burimi: http://youtu.be/dqNgMgHBvpo



Pyetësi: A është e vërtetë se në këtë botë, Xhinët na shohin neve dhe ne nuk i shohim ata; kurse në ahiret, ne i shohim ata dhe ata neve nuk na shohin?

Shejkh Feuzan: Është e vërtetë që ata na shohin neve dhe ne nuk i shohim ata. Sepse për këtë kemi argument nga Kurani:

“Me të vërtetë ai (shejtani) dhe shoqëria e tij (xhinët) ju shohin juve, ndërsa ju nuk i shihni ata.” (7:27)

E sa i përket ahiretit, vetëm Allahu e di se si do të jetë! Nuk di asgjë në lidhje me atë se a do t’i shohim ata, kurse ata nuk na shohin neve-nuk di për këtë asgjë!

Pyetësi: A është e vërtetë se, Xhinët jetojnë në ndonjë shtet më shumë sesa në ndonjë tjetër, siç edhe kemi dëgjuar se, në disa shtete arabe prezenca e tyre është më e madhe se në disa shtete tjera?! Dhe a ka ndonjë shkak të veçantë për të ndodhur një gjë e tillë?!

Shejkh Feuzan: Po, është e vërtetë. Padyshim se, Xhinët jetojnë në ndonjë vend më shumë sesa në ndonjë vend tjetër. Ka vende ku ata janë më shumë në numër; – sikurse edhe njerëzit, kanë vende ku jetojnë dhe kanë vendbanimet e tyre. Pra, janë sikurse edhe njerëzit në këtë gjë.

Pyetësi: Nga tregimi ku flitet për dëgjimin e Kur’anit nga ana e Xhinëve prej Profetit (sal Allahu alejhi ue selem), a mund të kuptojmë se ata prezantojnë aty ku lexohet Kur’ani nëpër xhamia apo në tubime tjera?!

Shejkh Feuzan: Po! Xhinët myslimanë, prezantojë nëpër derse, e vende ku lexohet Kurani së bashku me vëllezërit e tyre prej njerëzve. Edhe nëse ne nuk i shohim ata. Ata prezantojnë nëpër këto vende.

Pyetësi: Të ashtuquajturit fantazma, a janë prej Xhinëve?!

Shejkh Feuzan: Nuk e di se çfarë janë këto fantazma! Nuk di asgjë në lidhje me to!

Pyetësi: Xhinët, a kanë fe të ndryshme sikurse edhe njerëzit, p.sh.: jehudi, të krishterë etj.?

Shejkh Feuzan: Ashtu siç edhe e keni në Kuran:

“Ne ishim të ndarë në grupe, secili në rrugë të ndryshme (besime të ndryshme).” (72:11)

D.m.th., prej tyre ka jahudi, të krishterë, mexhus, mushrik, ateist. Në mesin e tyre ka besimtarë të devotshëm, të shthurur, mëkatarë. Pra, ata janë të llojllojshëm. Por, ajo që i bashkon njerëzit dhe xhinët është vetëm të kapurit për Librin e Allahut dhe Sunnetin e Profetit. Kjo është ajo që i bashkon njerëzit dhe xhinët: të kapurit për Kur’an dhe Sunnet.

Pyetësi: Babai i njerëzimit është Ademi (alejhis-selam), a mund të themi se Babai i Xhinëve është Iblisi?!

Shejkh Feuzan: Kështu thuhet dhe Allahu e di më së miri. Por edhe mund të jetë vetëm ajo se Iblisi ishte nga lloji i xhinëve. Siç edhe thuhet në Kuran:

“Ai ishte prej xhinëve.” (18:50)

Ajo që e dimi ne është se ai është prej llojit të tyre, edhe nëse nuk është babai i tyre. Por duhet ditur se dija për këtë është vetëm tek Allahu i Lartësuar.

Pyetësi: Çfarë kuptimi ka hadithi: “për çdo njeri, ka një shoqërues prej xhinëve!” Dhe a është e vërtetë se ky shoqërues, mund ta lajmëroj njeriun për gjërat që kanë ndodhur apo do të ndodhin në një të ardhme të afërt?!

Shejkh Feuzan: Sa i përket të ardhmes, këtë nuk e din askush përpos Allahut. Andaj, për këtë nuk mund të paralajmëroj askush prej xhinëve e as prej njerëzve. Kjo është çështje e fshehtë, dhe të fshehtat nuk i di askush përpos Allahut të Lartësuar. eThotë Allahu në Kur’an:

“Ai është që e di të fshehtën, por fshehtësinë e Vet nuk i´a zbulon askujt.” (72:26)

Ashtu siç ka ardhur në këtë sure të Kur’anit. Ndërsa tek pyetja se njeriu ka shoqërues prej xhinëve dhe melaikeve, kjo është e vërtetë. Shoqëruesi prej melaikeve, e udhëzon njeriun për të vepruar mirë, dhe shoqëruesi prej xhinëve–shejtanëve që e udhëzon për të vepruar keq. E cili prej tyre e mund njeriun, ai (njeriu) bëhet me të. Kjo është sprovë prej Allahut të Lartësuar.

Pyetësi: Kur thotë Allahu i Lartësuar:

“Sikur ata të t’i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t’iu lëshonim atyre ujë me bollëk.” (72:16)

A do të thotë kjo se, xhinët kanë nevojë për ujë?!

Shejkh Feuzan: Padyshim se po. Xhinët kanë nevojë për ujë, ushqim, pije etj.. Dhe çdokush e ka të caktuar furnizimin nga ana e Allahut. Thotë Allahu në Kuran:

“Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu të mos i´a ketë garantuar furnizimin (e përshtatur) nga ana e Allahut.” (11:6)

Qofshin ata prej xhinëve, njerëzve, shtazëve, shpezëve e insekteve. Me një fjalë çdo krijesë.

Pyetësi: A është e vërtetë se ndërtimet e xhinëve janë të larta me qindra vite. A ka diç në Sheriatin islam që flet për këtë gjë?

Shejkh Feuzan: Nuk di asgjë në lidhje me këtë. Këto gjëra nuk mund të pohohen vetëm atëherë kur kemi argument të saktë.

Mënyra më e mirë e Guslit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: “Nurun ‘aled-Derb” 24/09/1425-07/11/2004



Pyetje: “A është e detyrueshme apo e rekomanduar marrja e abdesit para guslit?”

Përgjigje: “Është e rekomanduar për të marrë abdes para guslit. Mirëpo, së pari, duhet larë organin gjenital, pastaj merr abdes dhe në fund bën gusël. Kjo është më së miri. Megjithatë, nuk ka të keqe në qoftë se së pari merr gusël dhe pastaj merr abdes.”

Pyetje: “Çfarë është gjykimi për të marrë abdes në banjë?”

Përgjigje: “Nuk ka rrezik nëse merr abdes në banjë apo vende të ngjashme, përderisa nuk ka rrezik nga të ndoturit me papastërti.”

Pyetje: “Çfarë ndodh nëse harrojmë të themi “Bismilah” para se të marrim abdes?”

Përgjigje: “Nëse harrohet shqiptimi i “besmelesë” nuk është i detyrueshme nëse e harrohet. Pra, është e detyrueshme për të thënë “Bismilah” në qoftë se të kujtohet, dhe këtë mendim e ka Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!).”

Ndërsa shumica e dijetarëve thonë se shqiptimi i “besmelesë” është i rekomanduar.

Për kënd është i ligjësuar gusli ditën e premte?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi:http://youtu.be/3w0TAzpS0Js



Pyetje: “Pastrimi (gusli) ditën e premte, a është i ligjësuar për meshkujt dhe për femrat, apo kjo është e veçantë vetëm për meshkujt?”

Përgjigje: “Kjo është e ligjësuar për ata që shkojnë në namazin e xhumas për të dëgjuar hutben. Pra, ka të bëjë me largimin e aromave të këqija duke qenë sa më i pastër. Ata që shkojnë në namazin e xhumas duhet të pastrohen (të bëjnë gusël). Ky është sunnet i rekomanduar.”

Kur është më së miri të lahemi ditën e xhuma?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Data e fetvas: 4/2-1433 ose 29/11-2011

Pyetje: Në ditën e Xhuma, a është më mirë të lahemi pasi të ketë lindur dielli, apo pakë para se të shkojmë në xhami?

Përgjigje: Është më mirë të lahesh para se të shkosh në namazin e xhumasë. Megjithatë, është e lejuar të lahesh në fillimin e ditës.

Kur duhet të pastrohet gruaja?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Kur është një grua e detyruar të pastrohet?

Përgjigje: Ajo duhet të pastrohet pas periudhës mujore, pas lehonisë, pas orgazmës dhe pas marrëdhënieve seksuale. Këto quhen ”papastërtitë e mëdha”. Ajo duhet të pastrohet pas papastërtisë së madhe.

Çorapet e holla të gruas gjatë namazit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Igathetil-Lahfan (7)



Pyetje: “A mjaftojnë çorapet e holla që gruaja t’i mbathë ato për të mbuluar këmbët gjatë namazit?”

Përgjigje: “Çorapet e holla nuk sjellin fare dobi. Çorapet e holla janë si asgjë. Në realitet ato nuk mbulojnë. Që diçka të quhet “mbuluese e trupit”, do të thotë se, gjëja të cilën ato mbulojnë nuk duhet të duket. Pra, vetëm kështu çorapet konsiderohen të kryejnë rolin e tyre.”

Gruaja pastrohet një ditë të tërë gjatë periudhës së saj mujore

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–14340421.mp3

Pyetje: “Nëse periudha mujore e një femre zakonisht zgjatë shtatë deri në tetë ditë. Ndonjëherë gjaku i saj mund të ndërpritet për një ditë të tërë, pastaj i kthehet. Çfarë duhet të bëjë kur gjaku i ndërpritet gjatë periudhës së saj mujore?”


Përgjigje: “Nëse nuk i del aspak gjak për një ditë të tërë, atëherë ajo duhet të pastrohet dhe të falet. Kjo konsiderohet periudhë e pastërtisë brenda ciklit mujor. Andaj, ajo mund të pastrohet dhe të falet.

Dhe, nëse i kthehet gjaku (pra, brenda periudhës së saj mujore së zakonshme), atëherë ajo e ndërprenë namazin derisa periudha e saj t’i mbarojë.”

Gjaku pas abortit të pa dëshiruar

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Pas abortit të padëshiruar, gjaku që rrjedh nga mitra, a konsiderohet Nifasapo nuk luan ndonjë rol (në lidhje me ibadetet)?

Përgjigje: Nëse shtatzënia ka zgjatur më gjatë se 80 ditë, gjaku pas abortit është nifas. Në këtë rast ajo nuk fal namazin. Në qoftë se nuk ka zgjatur më shumë se 80ditë, gjaku që rrjedh nga mitra nuk pengon në lidhje me ibadetet. Prandaj ajo nuk duhet të lë namazin.

Gruas i kthehet periudha mujore sërish pas dy viteve

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Një gruas ju ndal periudha e saj mujore për dy vite të tëra. Pastaj i doli gjak. A është ky gjak menstrual?

Përgjigje:  Po, nëse ka cilësitë e gjakut menstrual dhe gjatë periudhës së menstruacioneve. Eshtë e mundur që gjaku i menstruacioneve pushon për disa vite dhe kthehet sërish më vonë.

Pikat e urinës pas abdesit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Ligjerata: Lika’ Maftuh fish-Shimasijjah

http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Mund të ndodhë që kur dal nga tualeti më del pak urinë nga organi im. A llogaritet kjo si rrjedhje?

Përgjigje: Jo. Kjo nuk është rrjedhje nëse del rrallë. Rrjedhja është e vazhdueshme dhe nuk ndalet kurrë, kjo quhet rrjedhje. Ajo që del ndonjëherë nuk është rrjedhje. Por nxiton me urinim. Prisni derisa urinimi të mbarojë. Fshije organin tënd dhe laje atë. Pas kësaj merr abdes.

Abdes mbi strehën e kokës

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Nëse në flokët e mia unë vëj kanë apo diçka tjetër, e pastaj i mbështjelli me ndonjë gjë – a duhet të jap mes´h mbi kët

Përgjigje: Jo. Ajo nuk duhet të jap mes´h mbi të. Ajo duhet te bejë mes´h direkt mbi kokë edhe nëse ka përdorur kanën më herët. Kana, nuk ndalon mes´hun, sepse uji depërton flokun. Duhet patur kujdes që nuk është e lejuar të jap mes’h mbi kokë, në qoftë se ato janë të lyera me ndonjë gjë që pengon ujin të depërtoj në flokë.

Në cilat raste duhet të marrim tejemum dhe cilat janë kushtet?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/wh9J2kbjgWY

Pyetje: Kur duhet të marrim tejemum dhe çfarë kushti duhet plotësuar në raste të tilla?

Përgjigje: Në dy raste duhet të marrim tejemum: Mungesa e ujit.

Thotë Allahu i Lartësuar:

“…dhe nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejemum.” (5:6)

Sëmundja. Nëse ka ujë, por nuk mund ta përdorë atë; edhe në këtë rast merr tejemum.

Thotë Allahu:

“Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejemum.” (5:6)

Në ajetin e përmendur, ceket sëmundja dhe udhëtimi. Në këto raste duhet të marrim tejemum. Gjithashtu, sëmundjes i bashkangjitet nëse nuk mjafton uji për të marrë abdes dhe për nevojat tjera, si p.sh.: për përgatitjen e ushqimit, për pirje, apo nuk i mjafton për të pirë edhe kafshët etj, atëherë merr tejemum. Ndërsa ujin e lë për përdorimet tjera të patjetërsueshme.

A duhet fshirë pjesët e trupit pas marrjes së abdesit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/F6lMPvOHbBc

Pyetje: Çfarë është gjykimi për të terur-fshirë pjesët e trupit pas marrjes së abdesit?

Përgjigje: Nuk ka asgjë të keqe nëse është e nevojshme një gjë e tillë p.sh. në kohë të ftohta. Por më mirë është që të mos fshihet abdesi nëse nuk është e nevojshme.

Ndenja se nga organi gjenital del diçka

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Ligjerata: Kul-lukum Rain

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Kur një person pastrohet pas kryerjes së nevojës fiziologjike, ai ndien se nga organi gjenital del diçka. Çfarë duhet të bëjë ai në këtë rast?

Përgjigje Kjo është vetëm vesvese e tij. Pas kryerjes nevojë fiziologjike, organi gjenital duhet pastruar me ujë, apo së pari ta fshij e më pas ta pastrojë atë. Pas kësaj, ai duhet të marrë abdes dhe të falet pa u shqetësuar nga ndonjë vesvese si kjo. Këto janë vesvese për të cilat aspak nuk duhet shqetësuar.

Esharitë nuk i përkasin Ehlis-Sunnetit dhe Xhematit!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/Kfurbv6z4eA

Pyetje: ”A janë Esharitë prej Ehlis-Sunnetit dhe çfarë është vendimi për ata që thonë se Esharitë janë prej Ehlis-Sunnetit dhe Xhematit?”

Përgatiti: ”Ata nuk janë nga Ehlis-Sunneti. Ata fenë dhe doktrinën e tyre e ndërtojnë mbi bazat e filozofisë dhe logjikës. Ata i shtrembërojnë Cilësitë e Allahut. Ata nuk i përkasin Ehlis-Sunnetit.”

Gjykimi i ‘Sofizmit’ në Islam

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë)

Burimi: http://youtu.be/5Z6VAF1K8Bs

Pyetje: “Cili është gjykimi i ‘Sofizmit’ në Islam?”

Përgjigje: “Në Islam nuk ka Sofizëm. Kjo ideologji është e shpikur dhe nuk është prej Islamit. Kush është i ndikuar prej tyre duhet të pendohet tek Allahu i Lartësuar, të kthehet në Sunnet dhe në atë që kanë qenë të parët tanë të mirë (es-Selefus-salih), duke e praktikuar fenë e Allahut ashtu siç duhet, duke marrë për udhëzues të Dërguarin salallahu alejhi ue selem dhe Hulefai Rashidinët. Kjo është metodologjia e shëndoshë. Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem:

ستفترق أمتي على ثلاث وسبعين فرقة، كلها في النار إلا واحدة. قيل فمن الناجية؟ قال: ما أنا عليه وأصحابي 

“Do ndahet ummeti im në shtatëdhjetë e tre grupe, të gjithë do jenë në zjarr përveç njërit.” I thanë: “Cili është ai grup, o i Dërguar i Allahut?’ Tha: “Ata të cilët i përmbahen rrugës sime dhe të shokëve të mi.”

Nuk ka paqe dhe shpëtim përveçse me të praktikuarit e metodologjisë së të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem dhe shokëve të tij. Sofizmi nuk është prej metodologjisë së të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem, as prej metodologjisë së shokëve të tij, dhe as prej metodologjisë së periudhave të arta, por është metodologji e shpikur në Islam. Në të ka lajthitje të shumta; ka mundësi që në sufizëm të gjejmë adhurim ndaj varreve, shirk dhe mbivlerësim të të vdekurve. Nëse është kështu, atëherë kemi kombinim në mes Sofizmit dhe shirkut.

Kush janë Nusajritë?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=130187 dhe http://youtu.be/C6lgkCBbms0

Përgatiti: www.perlat-mulimane.com

Pyetje: “Ne po dëgjojmë në lidhje me grupin e quajtur Nusajrijeh. Cili është dallimi mes tyre dhe Rafidave dhe sa të rrezikshëm janë ata për myslimanët?”

Përgjigje: “Nusajritë janë një prej sekteve të Rafidave dhe janë edhe më të këqij se Rafidat, të cilët kanë besime të kota.

Ata pretendojnë se Aliu radijallahu anhu është zot që duhet të adhurohet. Ata e teprojnë në lidhje me të dhe me imamët e tyre të tjerë, duke i adhuruar ata në vend të Allahut. Pra, Nusajritë janë një prej sekteve të humbura prej Shiitëve.”

Kujdes nga Rafiditë (shiat)!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/NtrXEe6TqB4

Pyetje: ”Cilat janë hapat tanë kundrejt Rafidive duke pasur parasysh se ata kanë futur dyshime në vërtetësinë e Kur´anit, Sunnetit dhe islamit.”

Përgjigje: ”Kjo çështje nuk është diçka e re që buron nga ata, këto gjëra datojnë nga kohët e hershme të islamit. Mirëpo elhamdu-liLah që nuk i bënë dëm islamit asnjëherë. Ata nuk e dëmtuan as Kur´anin, ata nuk i bën dëm askujt përveç vetes së tyre dhe atyre që janë mashtrua nga ata.

E për ne është me rëndësi që të mos biem preh e tyre e të largohemi nga ata e njashtu t´ua tërheqim të tjerëve vërejtjen nga rreziku i tyre.”

Bërja tekfir mbi Shiitët

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/Dy2ki_2gnOU

Pyetësi: ”Çfarë është gjykimi për të bërë tekfir mbi Shiitët në formë të përgjithshme, se a duhet bërë tekfir mbi ta apo jo?”

Përgjigje: ”Na lëni rehat me ta. Nuk kemi ardhur këtu për të bërë tekfir. Ne bëjmë tekfir vetëm mbi ata të cilëve ju ka arritur e vërteta dhe e kanë refuzuar atë. Pra, personi i tillë del nga feja.

Sa për atë që është i paditur apo pason dikë verbërisht, i shpjegohet atij e vërteta. Dhe nëse ai vazhdon në besimin e tij, atëherë bëhet tekfir mbi të.”

A janë Shiat kufarë?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/eFVPW7KdaDU

Pyetje: ”Është më se e njohur se Rafidat apo Shi’itët, shpifin ndaj Sahabëve dhe i konsiderojnë jobesimtarë shumicën prej tyre. Ata janë të ndarë në shumë grupe. A janë të gjithë jobesimtarë apo duhet detajuar këtë çështje? Dhe, cili është gjykimi për të ngrënë mishin e kafshëve që i prenë ata?”

Përgjigje: ”Ata që shpifin ndaj sahabeve dhe nuk e shfajësojnë Aishen nga ajo që Allahu e ka shfajësuar, ata janë jobesimtarë. Dhe nuk duhet ngrënë mishin e kafshëve që i kanë prerë ata! Kjo është një gjë.

Gjëja tjetër është se, sot shumica e Sofive sot janë bërë adhurues të varreve. Ata adhurojnë varret dhe ndërtojnë tempujt mbi to, kërkojnë ndihmë prej të vdekurve dhe i luten atyre përveç Allahut (azze ue xhel). Një gjë e tillë është kufër dhe shirk.”

Si duhet të sillemi me Rafidat (shiitët)?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/LYAbbArczz8

Pyetje: ”Cila është mënyra e duhur për t’u sillur me Rafidat të cilët shpifin ndaj shokëve të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem), në veçanti në lidhje me ata të cilët punojmë në të njëjtin vend të punës?”

Përgjigje: ”Nuk ka dyshim se kjo është sprovë dhe test. Mirëpo, ai e keqja e të cilit është vetëm për të dhe nuk e shfaqë brendinë e tij, ne e lëmë atë dhe nuk marrim ndonjë hap. Por nëse ai e publikon të keqen e tij, ne e ndalojmë atë nga kjo, i përmendim dyshimet e tij dhe i refuzojmë ato.”

Ai që mallkon Sahabët nuk është mysliman

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/6ejkofZyzVs

Pyetje: “Unë kam kolegë të cilët janë Shi’a. Unë kurrë nuk qëndroj me ta, e as nuk u jap selam. Disa kolegë të punës më kritikojnë mua e më thonë: “Pse vepron kështu? Ne të gjithë jemi myslimanë.”

Përgjigje: “Që të gjithë nuk janë myslimanë. Ata që mallkojnë Ebu Bekrin, Umerin dhe Sahabët tjerë, nuk janë myslimanë.”

Të quajturit e Shiave Rafidah?!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/_k4BE2eT020

Pyetje: ”A nuk është më mirë që ‘Shiitët’ t’i quajmë ‘Rafidah’ sepse ajo ngre zemërimin e tyre, thotë Allahu:

وَلاَ يَطَؤُونَ مَوْطِئًا يَغِيظُ الْكُفَّارَ وَلاَ يَنَالُونَ مِنْ عَدُوٍّ نَّيْلاً إِلاَّ كُتِبَ لَهُم بِهِ عَمَلٌ صَالِحٌ

“…dhe nuk ndërmarrin ndonjë hap që i hidhëron mosbesimtarët, dhe nuk arrijnë kundër armikut çfarëdo qoftë (mbytje, robërim të tyre ose ngadhënjim mbi ta), vetëm se të gjitha ato do t’u evidentohen atyre si vepër e mirë (shpërblyese). 9:120″

Përgjigje: ”Rafidat janë një prej llojeve të Shiitëve. Shia nuk është një grup i vetëm. Rafidhah është një lloj prej tyre. Ata quhen Imamijeh, Rafidah dhe Xhaferijeh. Ata janë një lloj prej tyre. Në mesin e tyre janë edhe Batinijeh, Ismailijeh, Keramitah, Fatimijeh. Ata janë shumë sekte.”

Atëherë do të bashkohemi me Shiat

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/m3lPXHWw234

Pyetje: ”Kohët e fundit është folur shumë që Ejl-us-Sunneti dhe Shiat duhet të përafrohen ndërmjet vete. Disa prej njerëzve, janë treguar shumë të butë në lidhje me këtë. Çfarë mendoni ju?”

Përgjigje: ”Po, nëse shiat braktisin doktrinën e tyre dhe na bashkëngjiten neve, atëherë El-Hamdulilah. Në të kundërtën që ne të shkojmë tek ata dhe të braktisim të vërtetën për të kotën e tyre kjo nuk do të ndodhë me lejen e Allahut. E njëjta vlen nëse të jemi të kënaqur me doktrinën e tyre dhe të themi se të gjithë kanë doktrinën e tyre dhe të gjithë janë në të vërtetën; ne dhe ju. Kjo është e kotë!

Dy të kundërta nuk mund kurrë të bashkohen. Kurrë. Këto dy të kundërta nuk bashkohen.”

Dhënia selam Rafidiut dhe përgjigja në ftesën e tij për dasëm

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/cG5VwX7HmWc

Pyetje: ”Unë kam një fqinjë i cili është Rafidi. A më lejohet mua që ti jap selam atij dhe ti përgjigjem ftesës së tij për dasmën e tij?”

Përgjigje: ”Që ti i pari të fillosh me selam kjo mund të diskutohet. Mos je i pari i cili i jep selam. Por nëse ai të jep selam ti duhët t´ia kthesh selamin.
Ndërsa në lidhje me ftesën e tij për dasme, ti duhet t’i përgjigjesh pasi që ai është fqinji juaj. Profeti salallahu alejhi ue selem ju përgjigjej ftesës së jehudëve. Përgjigju ftesës së tij sepse ai është fqinji juaj.

Ekzistojnë tre lloje të fqinjëve:

I pari: ka tre të drejta dhe ai fqinji është i cili është i afërm i juaj dhe është mysliman.

I dyti: ka dy të drejta dhe ai është fqinji i cili është mysliman po jo i afërm i juaj.

I treti: ka vetëm një të drejtë dhe ai është fqinji kafir.”

Kur duhet të thuhet amin në namazin me xhemat?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/4039.mp3 http://youtu.be/oa4M6QP7RGU

Përgatiti: ww.perlat-muslimane.com

Pyetje: “Kur është Sunnet që të thuhet amin në namazet me zë? A duhet të themi në të njëjtën kohë me imamin apo pas që imami ta përfundojë thënien amin?”

Përgjigje: “Pasi që imami thotë “Uele-daaaliiin”, atëherë “Amin” duhet thënë të gjithë së bashku. Si imami ashtu edhe xhemati, duhet ta ngritin zërin e tyre duke thënë amin, pasi “Amin” do të thotë: “O Allah, pranoje këtë lutje!”

Dhe në një hadith thuhet:

و من وافق تأمينه تأمين الملائكة غفر له

“Amin”-i i atyre që përputhet me “amin”-n e engjëjve, atyre do t’u falen mëkatet.”

Kjo është për shkak se tërë sureja el-Fatiha është dua.

Pjesa e parë është dua-adhurim dhe pjesa e fundit është dua-kërkesë. Pra, xhemati thonë amin, e që do të thotë: “O Allah, pranoje këtë dua!”

Sa tekbire duhet thënë kur lidhemi pas imamit, i cili është në ruku?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/10760.mp3
http://youtu.be/m7BFa1D9X7s



Pyetje: “Nëse imami është në ruku dhe një person lidhet në namaz, bën vetëm një tekbir dhe bie në ruku për ta zënë rekatin me imamin, a është i saktë namazi i këtij personi?”

Përgjigje: “Në këtë rast, është obligim që të thuhet vetëm tekbiri fillestar, i cili është një nga shtyllat e namazit që duhet të kryhet dhe kjo bëhet kur personi është në këmbë. Ndërsa, të bëhet tekbir për të shkuar në ruku, kjo është sunnet në këtë rast. Nëse ai e bën këtë, ky veprim është sunnet dhe nëse ai e lenë, nuk duhet të bëjë asgjë.”

A prishet namazi i një gruaje nëse një grua tjetër kalon para saj?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/12019.mp3
http://youtu.be/JIIlh93zhWc



Pyetje: “Nëse një grua është duke u falur dhe një tjetër grua kalon para saj, a prishet namazi i saj?”

Përgjigje: “Kjo gjë nuk e prish namazin e saj, sepse i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nëse një burrë mysliman falet…” Nga kjo kuptojmë se gruaja nuk ka të njëjtin gjykim. Kjo nuk e prish namazin e saj, po për të qenë e sigurt, është mirë për të mos e vepruar këtë gjë. Hadithi është specifik për kalimin e gruas pranë burrit i cili është duke u falur. Ndërsa, për kalimin e saj para gruas (në lidhje me prishjen e namazit të saj), kuptimi i këtij hadithi nuk e përforcon këtë gjë.”

Ku duhet shikuar gjatë namazit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/3395.mp3

http://youtu.be/bf11qcBNqhg

Pyetje: “Çfarë është gjykimi nëse gjatë namazit të shikohet në vendin ku bëhet sexhdja?”

Përgjigje: “Të shikuarit në vendin e sexhdes është gjëja që duhet bërë. Namazliu duhet të shikojë në vendin e sexhdes, ngase kjo është më e qetë për zemrën, nuk duhet ta lëvizë shikimin, sepse kjo e dekoncentron atë nga namazi. Prandaj, ai duhet të shikojë në vendin e sexhdes dhe ky është veprimi më i mirë.”

Rebelimi ndaj udhëheqësit nusejri

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/O4F8LEsj1a8

Pyetje: ”A është i lejuar rebelimi kundër një sundimtari të padrejtë dhe tiran i cili nuk është Sunni por, për shembull është nusejri apo nga partia “Ba’th”?”

Përgjigje: ”Kjo përgjigje kërkon sqarim të detajuar. Nëse kryengritja sjell shkatërrim, vrasje, gjakderdhje dhe rezultatet nuk janë siç duhet të jenë, atëherë kjo gjë nuk është e lejuar. Duhet bërë të keqën më të vogël për të shpëtuar nga e keqja më e madhe. Prandaj themi se kjo nuk është e lejuar. Por nëse rebelimi bën që mosbesimi të zhduket dhe të zëvendësohet nga islami, atëherë kjo është e lejuar dhe gjë e mirë.”

Dy burimet e Shiizmit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.ws/sites/default/files/Mowalat–1426-11-10_0.mp3  dhe http://youtu.be/VC2I56yQCMc

Pyetje: “A është e vërtetë se i pari që ka shpikur doktrinën e Rafidave (Shiitëve) ishte jehudiu Abdullah bin Sebe’?”

Përgjigje: “Po, nuk ka dyshim në këtë. Rafidat- apo, Shiitët në përgjithësi ndahen në dy lloje: Shiitët prej Mexhusëve dhe Shiitët prej Jehudëve. Ata të gjithë janë të bashkuar kundër Islamit, si Jehudët ashtu edhe Mexhusët. Që të dy palët kanë futur Shiizmin brenda Islamit, në mënyrë që ta shkatërrojnë Islamin. Jehudët kanë dërguar Abdullah bin Seben. Dhe gjëja e parë që ai bëri ishte shkaktimi i fitnes lidhur me Uthmanin radijallahu anhu.”

Mosekzistimin e Ibn Sebes e mohojnë vetëm Shiitët

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.ws/sites/default/files/bryhari–1427-10-28.mp3 dhe http://youtu.be/TLIl7jHYFbA

Pyetje: “Si refuzohen ata që thonë se Abdullah bin Sebe është vetëm një figurë e sajuar, ekzistimi i të cilit nuk njihet në histori?”

Përgjigje: “Ata (Shiat) janë gënjeshtarë! Ata nuk mund të përgënjeshtrojnë diçka që është transmetuar në mënyrë të shumëfishtë në mesin e myslimanëve (muteuatir). Abdullah bin Sebe nuk është një figurë e sajuar, por ai është person i njohur.

Dijetarët nuk kanë gënjyer asgjë në lidhje me të. Ata që thonë se ai është një figurë e sajuar, ata duan që të fshehin prejardhjen e tyre; (duanë të fshehin atë) mbi të cilën e kanë të ndërtuar besimin e tyre. Ky është qëllimi i tyre i vetëm. Ata duan të fshehin prejardhjen e tyre të prishur mbi të cilin kanë ndërtuar besimin e tyre. Dielli nuk mund të mbulohet me petk. Elhamdulilah, dielli duket qartë. Dijetarët dhe historianët nuk do të sajonin një figurë të paqenë.”

Gruaja pastrohet një ditë të tërë gjatë periudhës së saj mujore

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–14340421.mp3

Pyetje: “Nëse periudha mujore e një femre zakonisht zgjatë shtatë deri në tetë ditë. Ndonjëherë gjaku i saj mund të ndërpritet për një ditë të tërë, pastaj i kthehet. Çfarë duhet të bëjë kur gjaku i ndërpritet gjatë periudhës së saj mujore?”

Përgjigje: “Nëse nuk i del aspak gjak për një ditë të tërë, atëherë ajo duhet të pastrohet dhe të falet. Kjo konsiderohet periudhë e pastërtisë brenda ciklit mujor. Andaj, ajo mund të pastrohet dhe të falet.

Dhe, nëse i kthehet gjaku (pra, brenda periudhës së saj mujore së zakonshme), atëherë ajo e ndërprenë namazin derisa periudha e saj t’i mbarojë.”

Mbulimi i kraharorit (për meshkujt) gjatë namazit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: “A është obligim mbulimi i kraharorëve gjatë namazit?”

Përgjigje: “Imam Ahmed thotë se është obligim mbulimi i njërit prej dy kraharorëve. Sepse në hadith thuhet:

لا يصلي أحدكم في الثوب الواحد ليس على عاتقه منه شيء

“Asnjëri prej jush të mos falet me një veshje e cila ia lë krahët të zbuluar.”

Ky është hadith autentik. Por shumica (e dijetarëve) thonë se mbulimi i kraharorëve është vetëm e pëlqyeshme.

Ndërsa imam Ahmedi thotë se, veprimi i tillë është obligim.

Ky rregull ka të bëj me namazin e meshkujve

Ju kujtua se nuk kishte falur ikindinë gjatë kohës kur ishte duke falur jacinë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–14340527.mp3

Pyetje: “Unë kam humbur namazin e ikindisë dhe kjo mu kujtua mua vetëm atëherë kur isha duke falur rekatin e dytë të namazit të jacisë! A mund ta ndryshojë nijetin dhe të vazhdojë ashtu siç isha duke u falur, duke e bërë që nijeti im të shndërrohet në namaz të ikindisë dhe më pas ta fali namazin e jacisë?”

Përgjigje: “Konsideroje këtë namaz si namaz vullnetar. Pastaj e falë namazin e humbur dhe pastaj e fal namazin koha e të cilit është në atë moment. Namazet duhet të falen sipas rendit. Gjithashtu, nuk është e lejuar për të ndryshuar nijetin nga një adhurim i obliguar në një adhurim tjetër të obliguar. Ndërrimi i nijetit nga një adhurim i obliguar në një adhurim tjetër të obliguar anulon që të dy veprat (namazet).”

Pasimi i imamit kur ai gabon

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14485

Pyetje: “Ne ishim në xhami duke falur namazin e Ikindisë. Pasi përfunduam rekatin e katërt, imami u ngrit për në rekatin e pestë përkundër asaj se xhemati ia kujtoi atij dhe ishin të bindur se ai u ngritë për në rekatin e pestë. Pasi që imami nuk u ul, disa nga xhemati qëndronin ulur e disa u ngritën me të. Pas përfundimit të namazit, ndodhi konfuzion në mesin e xhematit rreth vlefshmërisë së namazit. Çfarë thoni ju në lidhje me këtë gjë?”

Përgjigje: “Ata të cilët janë të bindur se një rekat është shtuar, atyre nuk u lejohet që të ngrihen. Nëse ata ngrihen qëllimisht namazi i tyre është i pavlefshëm. Por ata që e vepruan këtë atë janë injorantë, dhe që nuk kanë dije rreth gjykimit mbi këtë çështje, ata justifikohen për injorancën e tyre dhe namazi i tyre është i vlefshëm. Mirëpo, ata të cilët janë të bindur se është shtuar një rekat dhe e dinë gjykimin për këtë veprim dhe janë ngritur në këmbë, namazi i tyre është i pavlefshëm dhe ai duhet ta përsëris namazin.”

A është i saktë namazi i personit nëse imami nga harresa e fal një rekat shtesë?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi:  http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/9565_0.mp3

Pyetje: “Nëse imami ka harruar gjatë namazit dhe ka falur një rekate shtesë, ndërsa xhemati e kanë pasuar atë duke qenë të vetëdijshëm se ai ka shtuar një rekate, a është namazi i xhematit i vlefshëm apo duhet ta përsëritë?”

Përgjigje: “Nëse ai xhemat i cili ka vepruar kështu, nuk e ka ditur gjykimin e kësaj gjëje edhe pse ai e dinte se imami ka shtuar një rekat, namazi i tij është i vlefshëm. Por në qoftë se e ka ditur se imami ka shtuar një rekat dhe e ka ditur se është e ndaluar të pasohet imami kur gabon, namazi i tij është i pavlefshëm, sepse ai e ka shtuar një rekat qëllimisht.”

Namazi me xhematin e dytë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/11963

Pyetje: “Nëse hyj në xhami dhe shoh se një person është duke falur namazin farz, i vetëm, ndërsa unë ende nuk jam falur, a lejohet që të falem me të, duke pasur për qëllim namazin me xhemat?”

Përgjigje. “Po, kjo është gjë e mirë. Nëse hyn në xhami dhe sheh dikë duke u falur, qoftë namazin farz apo nafile, pasi që ti je vonuar për namazin me xhemat, atëherë lidhu me të në namaz. Kjo është më mirë se sa të falesh vetëm.”

Dalja e gazrave gjatë namazit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/3305.mp3

Pyetje: “Nëse një personi i dalin gazra pa dashje gjatë namazit, a e prish kjo namazin e tij, edhe nëse kjo është shumë pak?”

Përgjigje: “Pa dyshim se kjo e prish namazin. Në qoftë se kjo ndodh gjatë namazit, namazi i tij prishet, ngase kjo është një gjë që e prish abdesin. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

إذا وجد أحدكم في بطنه شيئا فأشكل عليه أخرج منه شيء أم لا؟ فلا ينصرف حتى يسمع صوتا أو يجد ريحا

“Nëse ndonjëri prej jush ka ndonjë problem me barkun dhe nuk është i sigurt se a ka dalë diçka nga ai apo jo, le të mos dalë nga namazi derisa të dëgjojë ndonjë zë apo të ndjejë ndonjë erë.”

Pra, nëse është i sigurt se ka dal erë apo ndonjë zë (edhe pse nuk është i sigurt a ka dal diçka nga ai apo jo), atëherë del nga namazi, sepse namazi i tij konsiderohet i prishur. Në rast të tillë, është obligim që të merret abdes dhe të falet namazi edhe njëherë nga fillimi.

Përdorimi i sixhadesë së veçantë për t’u falur

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/3346.mp3

http://youtu.be/riLDhZ2OXxo

Pyetje: “A është bidat përdorimi i një sixhadeje të posaçme për namaz, pa ndonjë arsye?”

Përgjigje: “Jo, kjo nuk është prej bidateve. Ta marrësh një sixhade të posaçme për t’u falur, nuk është bidat. Përkundrazi, kjo i përket gjërave të lejueshme. Namazliu falet aty ku i ka mundësitë, në dhe, mbi tepih, mbi sixhade, etj. Profeti salallahu alejhi ue selem falej ashtu siç  i jepej mundësia, mbi dhe apo mbi ndonjë pëlhurë, e nuk falej gjithnjë në dhe apo në ndonjë tepih. Pra falej ashtu siç i jepej mundësia. Prandaj, nuk ka të keqe nëse njeriu falet mbi sixhade, mbi tepih apo mbi dhe.”

Lëvizjet e detyrueshme që nuk e prishin namazin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/12675

http://youtu.be/wpurse4hQvk

Pyetje: “Bërja sexhde me shtatë pjesët e trupit është prej shtyllave të namazit. Në qoftë se namazliu e ngritë dorën nëse kjo është e nevojshme, si: për të marrë ndonjë faculetë apo para (që i kanë rënë), ky veprim a e prish namazin?”

Përgjigje: “Jo. Në qoftë se namazliu e ngritë dorën për shkak se është e nevojshme dhe pastaj e vë në vendin e duhur, atëherë kjo gjë nuk e prish namazin. Pra, nëse rregullon rrobat, largon diçka që e dëmton apo bën ndonjë lëvizje të nevojshme, atëherë nuk ka të keqe në këtë gjë.”

Ndërrimi i nijetit në namaz: nga nafile në farz dhe anasjelltas

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/14063.mp3

http://youtu.be/T_n9XhnIJpE

Pyetje: “Çfarë është gjykimi për ndryshimin e nijetit gjatë namazit nga një sunnet ratib, ose nga nafile në namaz farz?”

Përgjigje: “Namazi nafile nuk mund të ndryshohet në namaz farz, ndërsa e kundërta bën. Pra, nëse namazi farz ndryshohet (nijeti) në namaz nafile, s’ka të keqe, sepse namazi farz ka status më të lartë sesa namazi nafile.”

Si falet personi i cili ka rrjedhje të vazhdueshme të urinës?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/7854.mp3

Pyetje: “Unë vuaj nga rrjedhja e vazhdueshme e urinës. Ju lutem ma sqaroni vlefshmërinë e namazit në këtë gjendje! A është e nevojshme për t’i ndërruar rrobat për çdo namaz?”

Përgjigje: “Kur jemi tek rrjedhja e vazhdueshme e urinës, atëherë themi se kur hynë koha për namaz, ai duhet ta pastrojë vendin ku ka rrjedhë urina, të vë diçka që mbështjell organin  gjenital, pastaj merr abdes dhe falet në këtë gjendje.

E nëse rrjedh diçka nga organi gjenital gjatë namazit, namazi i tij është i saktë, siç ka thënë Allahu:

فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ

Kini frikë Allahun aq sa keni mundësi.” 65:16

Në qoftë se urina prek në rroba, ai ose vesh një rrobë tjetër ose e pastron atë.”

A lejohet falja me xhemat për atë që ka erë të neveritshme nga ushqimet?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/12039.mp3

http://youtu.be/U2ZWcOOzRz4

Pyetje: “Ai i cili ka ngrënë qepë, hudhër apo ndonjë gjë tjetër me ka aromë të keqe, ndërsa koha e namazit veçse ka hyrë, a duhet të falet në këtë gjendje me xhemat apo jo?”

Përgjigje: “Profeti salallahu alejhi ue selem e ndaloi pjesëmarrjen e këtij njeriu në xhami, sepse kjo aromë i shqetëson namazfalësit.

Në qoftë se ai mund ta heqë këtë erë, duhet ta heq, por në qoftë se atij ende i vjen era duke u ndier dhe shpërndarë tek njerëzit përreth tij, nuk duhet të falet në xhami, sepse ndryshe i kundërvihet ndalesës që bëri Profeti salallahu alejhi ue selem.”

A shpërblehet namazi i burrit që e falë me gruan e tij sikurse namazi me xhemat?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/12461

http://youtu.be/jpv_UhVJXnA

Pyetje: “Namazi i burrit që e falë me gruan e tij, a konsiderohet të jetë namaz me xhemat nëse ai ka arsye që të mos del në xhami?”

Përgjigje: “Jo, ky nuk është namaz me xhemat. Namazi me xhemat konsiderohet kur janë dy burra dhe më shumë. Ndërsa namazi e burrit me gruan e tij, e ka vetëm shpërblimin e pasimit.

Përveç kësaj, gruaja nuk duhet të qëndrojë në ndonjërën anë të tij, sepse nuk është e lejueshme për gruan të qëndrojë afër tij. Shkruan në disa libra që ajo duhet të qëndrojë afër tij, por ky është një gabim. Profeti salallahu alejhi ue selem urdhëroi që gratë të falen pas burrave. Ato nuk duhet të qëndrojnë afër burrave edhe në qoftë se është vetëm një burrë dhe një grua.”

Si duhet pasuar imamin në namaz?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi:http://youtu.be/A83WqF7BJhA

Pyetësi: “Allahu ju shpërbleftë me të mirat e Tij! Motra Ummu Mensur thotë: “Cili është gjykimi i të vonuarit (mbetjes mbrapa në namaz) në pasimin e imamit, qoftë në ruku apo në ndonjë pozitë tjetër, posaçërisht në sexhde në mënyrë që të bëjmë dua më shumë dhe cilat janë argumentet për këtë gjë”?”

Përgjigje: “I Dërguari i Allahut صلى الله عليه وسلم thotë:

إنما جعل الإمام ليؤتم به

“Imami është (caktuar) që të pasohet (ndiqet).”

Kështu që, nuk duhet të vonohet prapa imamit e as t’i paraprihet atij, por duhet të pasohet (ndiqet). Kjo është ajo çfarë ka urdhëruar Profeti صلى الله عليه وسلم:

إذا ركع فاركعوا و إذا سجد فاسجدوا فإذا قال سمع الله لمن حمدة فقولوا ربنا لك الحمد

“Kur ai (imami) bie në ruku, atëherë bëjeni edhe ju rukunë, e kur ai bie në sexhde, atëherë bëjeni edhe ju sexhden, e kur të thotë ‘semi’Allahu limen hamideh’ (Allahu e dëgjon atë që e falënderon Atë), ju thoni ‘rabena lekel-hamd’ (Zoti ynë, Ty të takon i gjithë falënderimi).”

Pra, imami duhet pasur gjatë namazit me të. Kjo është ajo çfarë ka urdhëruar i Dërguari صلى الله عليه وسلم.”

Korrigjimi i imamit nga ai që nuk është duke u falur

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

http://www.alfawzan.af.org.sa/

Data e fetvasë: 4/2-1433 ose 29/11-2011

Pyetje: A më lejohet ta korrigjojë imamin kur ai është në namaz nëse gabon gjatë leximit ndërsa unë jam i ulur afër xhematit në xhami dhe askush nuk e korrigjon atë?

Përgjigje: S’ka asgjë të keqe në këtë. Lejohet ta korrigjosh imamin dhe t’i ndihmosh atij në përmirësimin e leximit nëse ai gabon në lexim, edhe në qoftë se ti je ulur dhe nuk je duke u falur me të.

A pranohet namazi pas imamit magjistar?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.ws/node/1717

http://youtu.be/if0LSqcfqpw

Pyetje: Sa i vlefshëm është namazi prapa një imami i cili praktikon magjinë dhe shkruan amulete magjie dhe hajmali?

Përgjigje: Pyetja është e qartë: Sa i vlefshëm është namazi prapa një imami i cili praktikon magjinë dhe shkruan amulete magjie dhe hajmali?

As namazi i tij nuk është i vlefshëm. Ngase ai është magjistar dhe dihet se magjistari është kafir. As namazi i tij nuk është i vlefshëm deri sa ai të pendohet sinqerisht tek Allahu (Azze ue xhel).

E si do të jetë e vlefshme falja pas tij? Namazi pas tij nuk është i vlefshëm. E as namazi i tij nuk është i vlefshëm edhe në qoftë se ai falet i vetëm përderisa të pendohet tek Allahu (Azze ue xhel).

A më lejohet të përsëris el-Fatihan nëse imami lexon ngadalë në dy rekatet e fundit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: A më lejohet të përsëris el-Fatihan nëse imami lexon ngadalë në dy rekatet e fundit?

Përgjigje: Jo. Një shtyllë (nga shtyllat e namazit) nuk duhet të përsëritet. El-Fatiha nuk përsëritet në të njëjtin rekat. Ose hesht, ose bën dhikr si ”Subhan Allah” dhe ”La ilahe ila Allah” ose i lutesh Atij dhe i kërkon falje. Kjo është e lejuar.

Namazi në vendin ku gjenden fotografi

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Al-Muntaka (1 / 357)

Pyetje: A është e vlefshme për një grua që të falë namazin afër një foto në një libër ose në një revistë? A është namazi i saktë nëse foto mbulohet apo mbyllet libri?

Përgjigje: Është e urryer për një musliman që të falet përball fotos. Është urryer të falet namazi në një vend që ka fotot në mure. Por nëse fotot janë të nënvlerësuara dhe të nënçmuara në tokë ato nuk ndikojnë në këtë rast. Nuk lejohet mbajtja e fotove si kujtesë dhe si hobi. Engjëjt nuk hyjnë në shtëpitë ku ka qen dhe fotografi. Përveç kësaj Profeti sal Allahu alejhi ue selem urdhëroi për shkatërrimin e fotove.

A të falem pas thirrjes së ezanit apo pas thirrjes së ikametit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: El-Muntaka min Fataua Shejkh Salih bin Feuzan (3/181)

Pyetje:Kur duhet gratë të falen në shtëpitë e tyre, pas thirrjes së ezanit, apo kur të thirret ikameti për namaz?

Përgjigje:Kur të hyjë koha e namazit falen gratë në shtëpitë e tyre dhe ato nuk është e nevojshme të presin thirrjen e ikametit.

Mirëpo, ato duhet të falen pasi të jetë thirrur ezani, nëse muezini e thërret ezanin në kohën e tij. Gjithashtu ato mund edhe ta vonojë namazin. Allahu e di më së miri.

Mos u falë në xhami në të cilën ka varre!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Ligjerata: Lika Maftuh bi Afif (59)

http://www.alfawzan.af.org.sa/

Data e Fetvas: 9/8-1428

Pyetësi: Në qytetin tonë, kemi xhami në të cilat ka varre. Por ato nuk janë në drejtim të kibles. Xhamitë të cilat nuk ka varre në to, janë shumë larg prej nesh. A duhet të fali namazin në shtëpi dhe ti braktisi këto xhami në të cilat ka varre?

Përgjigje: Mos u fal në xhami në të cilat ka varre, pavarësisht nëse varret janë në drejtim të Kibles apo pas xhamive, përderisa ato janë brenda oborrit të xhamisë. Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka ndaluar faljen e namazit në vendet ku ka varre. 

 Ai gjithashtu, e ndaloi marrjen e varreve si vend adhurimi. Ndalesa tregon se vepra e cila kryhet në të është e pavlefshme, gjë të cilën dijetarët e kanë sqaruar.

Gjithashtu, kjo vepër shpie në idhujtari. Unë mendoj se ti dhe vëllezërit e tu duhet të rregulloni një vend ku do falni namazin. Ose ndërtoni xhaminë tuaj apo rregulloni një vend të veçantë për namaz ku do falni namazin. Shmanguni nga këto xhami me varre.

Namazi me rrobe shtëpiake

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: A është e lejueshme për një grua që të falë namazin (në shtëpi) me rrobat e saj shtëpiake dhe të jenë të zbuluara fytyra dhe duart, dhe pa Aba’jah?(1)

Përgjigje: Nëse ato janë të pastërta, të gjëra dhe të mëdha, ska asnjë të keqe. Por në qoftë se ajo del jashtë shtëpisë detyrohet të veshë ‘Aba’jah mbi rrobe.

(1).Abaja- është petk që e përdorë femra për të mbuluar trupin. vetëm fytyra dhe duart mund të duken nga abaja, është petk i gjërë, dhe më i miri sa i përket fshehjes së cilësive femrore.

Të lutesh me zë melodik ashtu siç bëhet leximi i Kuranit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Ka disa gra të cilat i lexojnë lutjet ashtu siç lexohet Kurani …

Përgjigje: Është risi që të bëhet dua në mënyrë melodike ashtu siç lexohet Kurani.

Ajo duhet të bëj lutje por ashtu siç duhet.

Nëse burrat mund ta dëgjojnë zërin e saj, asaj nuk i lejohet ta ngritë zërin.

Nëse kjo bëhet vetëm në mesin e grave, ajo e ngre zërin e saj vetëm aq sa ato mund ta dëgjojnë në mënyrë që ato të thonë ”Amin”. Mirëpo pa zë melodik dhe pa e zbukuruar zërin.

A është arsye gjumi i rëndë, për t’u vonuar në namaz?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/ZPdPzWfuLNE

Pyetje: A është arsye gjumi i rëndë, për t’u vonuar në namaz (me xhemat)?

Përgjigje: Kjo nuk është arsye, sepse ai ka mundësi që të flejë më herët gjatë natës.

Kjo sepse ai pushon aq sa i duhet. Ai mund edhe të lë zile për ta zgjuar atë nga gjumi.

Ai mund gjithashtu edhe të porosit anëtarët e familjes apo fqinjët e tij për ta zgjuar atë nga gjumi për namaz.

A prishet namazi nese luan maca rreth teje gjatë namazit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/YKX4Ij4V004

Pyetje: Në shtëpinë tonë, kemi një mace. Dhe kur të falem ajo vjen dhe e prekë sexhaden dhe kam frikë se mos po ma prishë namazin. Nuk e di se, a prishet namazi prej saj apo jo?

Përgjigje: Macet zakonisht luajnë dhe ngatërrohen me gjëra të ndryshme. Namazi i njeriut nuk prishet prej saj, edhe nëse ajo i del përpara atij.

Ndonjëherë nënat vonojnë namazin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Disa nëna vonojnë faljen e namazit derisa ato të përgatisin për fëmijët e tyre …

Përgjigje: Po, është e lejueshme për ta vonuar faljen e namazit përderisa ai falet në kohën e vet.

Kjo vlen veçanërisht kur është e nevojshme.

Megjithatë, nuk është e lejueshme për të vonuar namazin derisa t’i kaloj koha e tij.

Udhëtari i cili falë namazin e drekës pas imamit që është duke falur namazin e ikindisë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/1431-49.mp3

http://youtu.be/-Frl077hpSg

Pyetje: “A është e lejueshme për mua që ta fali drekën me xhematin i cili është duke e falur namazin e ikindisë, ndërsa unë jam në udhëtim?”

Përgjigje: “Sipas mendimit të saktë nuk ka asnjë problem në këtë, edhe në qoftë se nijeti yt është i ndryshëm nga ai i imamit. Është e lejueshme që njeriu të falë drekën pas atij i cili është duke falur ikindinë.”

A obligohem për faljen e dy rekateve nëse dal nga xhamia dhe kthehem pas një kohe?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/Fykgc1C1jIo



Pyetje: “Nëse dal jashtë për një kohë të shkurtër, p.sh. për dhjetë minuta dhe pastaj prapë kthehem, a obligohem që t’i fali prapë dy rekate të hyrjes në xhami?”

Përgjigje: “Nëse ju dilni me qëllimin për t’u kthyer dhe ktheheni shpejtë, atëherë nuk obligoheni që të falni dy rekate të hyrjes në xhami, sepse ju qëndroni ende nën gjykimin se jeni ulur në xhami. Mirëpo, nëse vonohesh më gjatë, atëherë kur të ktheheni, i falni dy rekatet e hyrjes në xhami, sepse kështu shkëputja është e gjatë e qëndrimi juaj në xhami ka përfunduar dhe ky është qëndrim yt i dytë.”

Bërja e dhikrit me zë pas namazit farz

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/txiqf-7AZ8Q

Pyetje: A është sunnet ngritja e zërit gjatë bërjes dhikër pas përfundimit të namazit, apo jo?

Përgjigje: Nuk ka dyshim se është sunnet bërja e dhikrit me zë pas namazit. Është fjala për dhikrin sipas sunnetit. Këtë veprim e gjejmë që nga koha e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) dhe nga koha e sahabeve të tij. Kurse fëmijët dhe të vegjlit e kuptonin se namazi ka përfunduar kur i dëgjonin të tjerët duke bërë dhikër me zë, ashtu siç edhe transmetohet nga thënia e Ibnul-Abasit (radija-Allahu anhuma).

Sqarim: Të mos kuptohet këtu se dhikri duhet të bëhet kolektiv siq bëhet tek ne në trojet shqiptare, por dhikri bëhet në vetvete por duke ngritë zërin pakëz.

Namazi i Bajramit duhet të falet vetëm një herë në një vend

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/1015.mp3



Pyetje: “Në xhaminë tonë falet namazi i Bajramit dy herë, kështu në mënyrë që të punësuarit të kenë mundësi të falen. A është ky veprim i saktë dhe si është gjykimi i të braktisurit të faljes së namazit të Bajramit për shkak të punës?”

Përgjigje: “Namazi i Bajramit falet vetëm një herë. Ai që mund të merr pjesë, le të merr pjesë. Ndërsa, ai që nuk ka mundësi është i justifikuar. Namazi i Bajramit nuk duhet të falet në të njëjtin vend dy herë, kjo është në kundërshtim me Sunnetin.”

Namazi i teravive apo detyrat shtëpiake?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Mekanetul-Mar’eti fil-islam, faqe. 617



Pyetje: “Cili është gjykimi për gruan që shkon në xhami për të falur namazin e teravive, nëse kjo bëhet shkak që ajo të lë anash disa obligime që ka në shtëpi?”

Përgjigje: “Nëse shkuarja në xhami për namazin e teravive është shkak që, disa prej obligimeve të gruas të mbeten anash, atëherë ajo nuk duhet të largohet nga shtëpia. Pra, në rastin e tillë, gruaja duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të kryej detyrat e shtëpisë.

Gjithashtu, ajo mund të falet në shtëpi. Sipas mendimit të saktë, ajo është e detyruar që të kryej obligimet që i ka në shtëpi, ndërsa është e lejueshme për të që të shkojnë në xhami nëse dalja e saj nuk shpie në sprova.”

A lejohet që femra tu prijnë femrave të tjera në namazin e teravive?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Mekanetul-Mar’eti fil-Islam, faqe. 618

Pyetje: “A është e lejueshme për gratë që të caktojnë një grua që ajo t’i udhëhequr ato në namaz gjatë Ramazanit dhe jashtë tij?”

Përgjigje: “Është e lejueshme për gratë të falin teravitë me xhemat, por edhe pesë kohët e namazeve dhe që ato të caktojnë një grua për t’u prijë atyre në namaz. Kjo duhet të bëhet në ndonjë shtëpi të ndonjë gruaje ose në një vend ku burrat nuk kanë qasje. Profeti salallahu alejhi ue selem i dha leje Ummu Uarakas që ajo t’i prijë familjes së saj në namaz në shtëpi [1].”

[1] Ebu Davudi (1/158) dhe Darakutni (1/403).

Gruaja shkojnë në xhami të ndryshme për namazin e teravive

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Mekanetul-Mer’ah fil-Islam, faqe. 620

Pyetje: “A ka ndonjë problem në qoftë se gruaja falë namazin e teravive një ditë në një xhami dhe një ditë në një xhami tjetër, vetëm për tu motivuar në moslënien e këtij sunneti nga zërat e bukur të imamëve të këtyre xhamive?”

Përgjigje: “Nëse gruaja dëshiron që namazin e teravive ta falë me xhemat në xhami, atëherë ajo duhet të shkojë në xhaminë e cila është më së afërti nga shtëpia e saj. Është rrezik që ajo të shkojë nga një xhami në një tjetër. Në rast të kundërt, ajo i ekspozohet sprovave dhe për shkak të distancës së gjatë. Kjo mund të nënkuptojë se ajo do të ketë nevojë për veturë, shofer dhe veçim me dikë që i ndalohet.

Por, shpeshherë gruaja e tillë dëshiron vetëm të shijoi zëra melodik. Ndërsa nuk brengoset për namaz. Ajo shqetësohet vetëm për të shijuar zërat e ndryshëm. Nëse këtë rast ndalohet të motivuarit e tillë dhe gjithashtu edhe shkuarja në xhami.

Ky fenomen për fat të keq është shfaqur në mesin e burrave, grave dhe të rinjve. Shohim shumë prej njerëzve që shkojnë nga xhamia në xhami për të dëgjuar zërat e lexuesve dhe kërkojnë xhamitë ku njerëzit mblidhen me të madhe.”

Kur lejohet të ndërpritet namazi nafile?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/7236.mp3
http://youtu.be/KDn9jC0pRC4



Pyetje: “Cili është gjykimi për ndërprerjen e namazit nafile për ta zënë namazin e xhenazes?”

Përgjigje: “Namazi nafile nuk ndërpritet për një namaz tjetër nafile. Namazi i xhenazes është prej nafileve. Andaj, mos e ndërpre namazin nafile të cilin e ke filluar. Allahu thotë:

وَلَا تُبْطِلُوا أَعْمَالَكُمْ

“…dhe mos i prishni veprat tuaja!” 47:33

Nëse e ke filluar atë, përfundoje atë. Namazi nafile ndërpritet për një namaz farz. Nëse bëhet ikameti për namaz, atëherë e ndërpret namazin (nafile), sepse po thirresh për namaz farz. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

إذا أقيمت الصلاة فلا صلاة إلا المكتوبة

“Nëse thërritet ikameti për namaz, nuk ka namaz tjetër pos namazit farz.”

Por, ta ndërpresësh namazin nafile për një namaz tjetër nafile, kjo nuk është e lejuar.”

Falja e namazit vullnetarë kur thirret ikameti

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Tauxhihat Muhimmeh li Shabab-il-Ummah, fq. 377-378

Pyetje: “A është e lejueshme të angazhohemi me namaz vullnetarë, nëse është thirrur ikameti për namazin farz?”

Përgjigje: “Nëse thirret ikameti për namazin farz, është e ndaluar që të fillosh me namazin vullnetarë. Dhe namazi i cili është falur në këtë kohë, është i pavlefshëm.

Ndërsa, nëse ikameti thirret, ndërsa ti je duke falur namazin vullnetar dhe ke filluar namazin para thirrjes së ikametit, e ndërpret namazin nëse je në rekatin e parë dhe e përfundon atë nëse je në rekatin e dytë, pastaj i bashkëngjitësh xhematit.”

A lejohet të zgjatet duaja në namazin e kunutit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/3469.mp3

http://youtu.be/kCUJ2k9RqsM

Pyetje: “Zgjatja e duasë së kunutit, a e prish rekatin nëse veprohet?”

Përgjigje: “Jo, kjo nuk e prish rekatin, por nëse me këtë ua vështirëson atyre që falen pas teje, kjo nuk lejohet. Në këtë rast, ai që e vepron këtë, mëkaton. Mirëpo kjo nuk e prish rekatin.

Kur Mu’adhi radijallahu anhu e zgjati namazin e jacisë, në të cilën lexoi tërë suren el-Bekarah, Profeti salallahu alejhi ue selem nuk  i tha se i ishte prishur namazi dhe nuk i urdhëroi ata që ta përsërisnin namazin, mirëpo e refuzoi veprimin e tij, duke i thënë:

أفتان أنت يا معاذ ؟

“O Muadh, a je ti përçarës ndërmjet njerëzve?!” 

Dhe në një hadith tjetër thotë:

إن منكم منفرين فأيكم أم الناس فليوجز فإن من ورائه الكبير والضعيف وذا الحاجة

“Ka prej jush të tillë që i largojnë njerëzit (nga namazi me xhemat). Ai që u prin njerëzve në namaz, le ta shkurtojë atë (namazin), ngase prapa tij ka të moshuar, të dobët dhe njerëz me nevoja.” 

Pra, nuk i urdhëroi që ta përsërisnin namazin.”

Shpërblimi i namazeve vullnetare në Xhaminë e Shenjtë-Qaben

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=134315

http://youtu.be/E_tP6JrzUl8

Pyetje: “A shtohet shpërblimi i namazit vullnetar në Xhaminë e Shenjtë (Qaben) ashtu siç shtohet për namazin farz?”

Përgjigje: “Hadithet sugjerojnë ashtu siç vjen hadithi:

“Një namaz në Xhaminë e Shenjtë-Qaben është njëqindmijë herë më i mirë.”

Kjo është e përgjithshme dhe vlen për të gjitha namazet.”

Gjykimi që gruaja të marrë pjesë në Namazin e Teravive me xhemat

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: el-Munteka (2/179-180)



Pyetje: Gruaja dëshiron të shkojë në xhami dhe të falë namazin e Teravive me xhemat, ndërsa burrit të saj nuk i pëlqen kjo gjë dhe thotë se shpërblimi është më i madh për të në nëse ajo falet në shtëpi. Sa është e saktë kjo arsye?

Përgjigje: Në rast se gruaja dëshiron të shkojë në xhami apo diku tjetër, kërkohet që ajo të dalë e mbuluar pa rroba të zbukuruar e parfum. Ajo duhet t’i japë rëndësi të madhe që të mos i bëj njerëzve fitne e as vet të mos bëhet fitne prej të tjerëve. Kjo është një natyrë e përgjithshme që lidhet me gruan kur ajo dëshiron të shkojë në xhami apo diku tjetër.

Në rast se gruaja del për në xhami për të falur namazin farz, teravitë dhe apo namazin e natës gjatë Ramazanit, apo namazin e Bajramit, namazin e shiut e namazin e xhumasë e të marrë pjesë në ligjëratat fetare për të përfituar prej tyre, nuk ka asgjë të keqe në këtë gjë. Profeti -صلى الله عليه وسلم- ka thënë:

“Mos i ndaloni robëreshat e Allahut nga pjesëmarrja në xhamitë e Allahut.” 1

Burri nuk ka të drejtë që ta ndalojë gruan e tij prej xhamisë përderisa ajo i përmbahet dëlirësisë, mbulimit të duhur dhe ka qëllim të pastër. Por në qoftë se burri i saj konstaton se ajo ka qëllime që vijnë në kundërshtim me Sheriatin, ai e ka obligim që ta ndalojë atë nga pjesëmarrja në xhami, Aisha ka thënë:

“Sikur Profeti -صلى الله عليه وسلم- do ta kishte parë se çfarë bëjnë gratë tani, do t’i kishte ndaluar ato nga xhamitë ashtu siç i kishin ndaluar gratë e tyre benu israilët.”2

E gjithë kjo varet nga morali i gruas. Nëse ajo është në kundërshtim me Shaeriatin duke mos u veshur ashtu siç duhet dhe nuk është e dëlirë, ajo duhet të pengohet nga xhamia dhe të gjitha vendet e tjera publike.

E njëjta gjë vlen edhe nëse dalja e saj nga shtëpia është e keqe për fëmijët e saj, për shembull nëse ajo ka fëmijë të vegjël që kanë nevojë për të dhe për mbikëqyrjen e nënës. Në rast të tillë i lejohet burrit ta ndalojë gruan e tij për shkak të nevojës që kanë fëmijët për të.

______________________________________________________________________________

1 Ebu Davud (1/152).

2 el-Buhari (1/210).

Gratë falin namazin e teravive në oborrin e xhamisë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/



Pyetje: Ne kemi një xhami të vogël dhe nuk ka vend për gratë. A është e lejueshme që gratë të falin namazin e Teravive në oborrin e xhamisë?

Përgjigje: Nuk ka të keqe nëse grave iu jepet një vend i posaçëm, si një çadër (shator) apo diçka tjetër prapa pranë xhamisë. Mirëpo, vendi duhet të jetë i mbrojtur dhe i përshtatshëm.

Pyetje: A ka problem nëse çadra vihet në anën e djathtë apo në të majtë të xhamisë?

Përgjigje: Jo. Ajo duhet të jetë pas xhamisë, sepse gratë falen prapa burrave. Dhe ky është vendi i i tyre në namaz.

Gjykimi rreth të konsideruarit e Rafidive se janë në të vërtetën

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.ws/sites/default/files/Mowalat–1426-10-11_0.mp3 dhe http://youtu.be/d1Rk-3RLuNg

Pyetje: “A është kufër të thuhet se Rafidat janë pasues të së drejtës, duke e ditur se ata adhurojnë varret, fyejnë nënat e besimtarëve dhe shpifin ndaj Sahabëve radijallahu anhum?”

Përgjigje: “Nëse ai e di këtë dhe thotë se kjo është e vërteta, atëherë personi i tillë është kafir. Nëse ai e di se çfarë kufri kanë ata dhe thonë se ata kanë të drejtë, ai është i kafir. Mirëpo, nëse ai nuk e di dhe është injorant, sepse ai dëgjon disa duke thënë se ata janë sikurse një nga katër medhëhebet, atëherë ne themi se ai është injorant të cilit duhet t’i sqarohet çështja.  Duhet t’i sqarohet atij se ata nuk janë sikurse katër medhëhebet. Akideja dhe feja e katër methëhebeve është e njëjtë. Ata nuk pajtohen lidhur me çështje të ixhtihadit në lëmin e fikut.  Ndërsa, në bazat e imanit, akides, teuhidit, dashurisë ndaj sahabëve, tabiinëve dhe të parëve tanë të mirë, ata të gjithë janë të njëjtë.”

A është e lejuar leximi nga Mus´hafi në namazin e teravive

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/ILc00All0kY

Pyetje: A është e lejuar leximi nga Mus´hafi në namazin e teravive?

Përgjigje: Ai i cili nuk ka mundësi të lexoj përmendësh, nuk ka pengesa që të lexoj nga mus´hafi në namazin e teravive. Kjo, për arsye se ai do ta lexojë Kuranin të gjithin, nga fillimi deri në mbarim. Andaj, nëse nuk e din të gjithë Kuranin përmendësh, lexon nga mus´hafi. Disa prej të parëve tanë, vepronin kështu.

Falja e teravive vetëm me gra

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Al-Muntaka min fataua Shejkh Salih bin Fauzan (3/204)

Pyetje: A është e lejuar për një grup të grave që të kenë një imam femër e cila i udhëheq në namazin e teravive?

Përgjigje: Është e lejueshme që gratë të falen së bashku në një tubim gjatë teravive dhe gjatë pesë namazeve të përditshme. Njëra prej tyre i udhëheq ato të tjerat në namaz. Kjo duhet të bëhet në një nga shtëpitë e tyre ku ato janë të ndara nga burrat, sepse Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ja lejoi Ummu Varaka-s që t’i printe në namaz grave të cilat jetonin me të në shtëpi.

Cili është gjykimi për namazin e Teravive?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: esh-Sherh el-Mukhtasar (1/473)

Namazi i Teravive është i rekomanduar dhe i veçantë për muajin e Ramazanit.

Preferohet që falja e tij të jetë me xhemat.

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) e fali atë disa netë me sahabet. Pastaj ai e braktisi faljen me xhemat dhe e fali atë në shtëpinë e vet. Ai u tregojë atyre se arsyeja për mosdaljen në namaz me xhemat ishte nga frika se namazi i teravive me xhemat do t’u obligohej, gjë e cila ishte e rëndë për t’iu përmbajtur.

Prandaj (falja e teravive me xhemat) mbetet vepër e preferuar sepse Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) e fali atë me sahabet e tij për disa netë. Sepse nuk u bë i detyrueshëm prandaj ai e braktisi vazhdimin e faljes me xhemat. Ky namaz është i rekomanduar jo i detyrueshëm.

Sahabët (radija Allahu anhum) e falnin atë gjatë kohës së Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) në grupe-grupe.

Disa faleshin vetëm, disa dy nga dy dhe disa tre nga tre e kështu me radhë.

Ata faleshin në grupe në xhami. Kjo ishte gjendja edhe gjatë hilafetit të Ebu Bekrit dhe në fillim të hilafetit të Umerit.

Pastaj Umeri (radija Allahu anh) dëshiroi që t’i tubojë të gjithë ata pas një imami të vetëm në vend që të jenë në grupe e ë ndarë

Kështu ai e ringjalli këtë Sunnet të Profetit (sal Allahu alejhi ue selem), e të cilin e kishte falur gjatë disa netëve dhe të cilin e kishte braktisur për shkak të frikës se do t’i obligohej besimtarëve.

A duhet ti japim lypsave?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: Tek unë vinë njerëz që kërkojnë para dhe gjëra të tjera, a është obligim për mua që t’u jap atyre duke e ditur se unë frikësohem që të mos e fus në praktikë ajetin Kuranor:

“Dhe as lypësin mos e përzë (pa i´a vënë veshin).” (93:10)

Përgjigje: Po, lypësi e ka të drejtën e vet, dhe ajo është që t’i jepet (kur ai lyp). Lypësi nuk duhet përzënë. E gjithashtu, nuk duhet dhënë hapësirë që ata të lypin. Por nuk duhet harruar se ai ka të drejtën e tij, ashtu edhe siç ka ardhur në hadith:

“Ai ka hak edhe nëse vjen duke kalëruar.”

Pra, lypësit duhet t’i jepet. Por ajo çfarë i jepet atij, dallon nga mundësia e atij që i lypet. Nëse ai ke mundësi që t’i jap atij shumë para apo gjëra të tjera, duke e ditur se ai i meriton të gjitha ato, atëherë i jepet. Mirëpo, nëse ai nuk ka mundësi që t’i ndihmojë lypësit shumë, atëherë i jep atij çfarë të mundet.

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ruaju nga zjarri i Xhehenemit, qoftë edhe me gjysmë hurme, e nëse nuk e ka as atë atëherë me fjalë të mira.”

A lejohet ti jepet zekati motrës e cila është e varfër?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Unë kam një motër të martuar e cila ka një jetë shumë të vështirë materiale. A mund t’i jap zekatin asaj pasi që nuk kam kurrëfarë problemi me të apo me burrin e saj?

Përgjigje: Jepja lëmoshën burrit të saj të varfër kështu që ai të mund të furnizojë veten e tij dhe motrën tuaj. Ai është përgjegjës për furnizimin. Sa për motrën, jepja asaj një lëmoshë vullnetare apo një dhuratë. Ndërsa zekati i jipet bashkëshortit i cili është përgjegjës për furnizim.

Ai që fyen Sahabët, ka fyer Profetin salallahu alejhi ue selem

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/jDO6TwGJCyg

Pyetje: “Ai që fyen Sahabët radijallahu anhum, a konsiderohet se ka fyer edhe të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem?”

Përgjigje: “Nuk ka asnjë dyshim për këtë, sepse i Dërguari salallahu alejhi ue selem i ka lavdëruar, i ka mbrojtur ata, ndërsa fyerjen ndaj tyre e ka ndaluar.

Prandaj, kushdo që fyen Sahabët, ai ka fyer të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem, sepse ai salallahu alejhi ue selem i lavdëroi ata. E ndërsa ky, i përgënjeshtron dhe i tradhton ata dhe thotë se ata ishin mashtrues.

Ai i cili vepron kështu, ai ka kundërshtuar të Dërguarin salallahu alejhi ue selem dhe e ka njollosur lavdërimin e tij ndaj Sahabëve.”

Vetëm munafikët dhe injorantët shpifin ndaj Sahabëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/dRyWw1h4vC4

Pyetje: “Kohë pas kohe ne dëgjojmë qartë se si Pasuesit e Bidateve, e veçanërisht disa shkrimtarë tanë shpifin ndaj Sahabëve?  Çfarë detyrimi kemi ne?”

Përgjigje: “Ata që shpifin ndaj Sahabëve janë dy grupe njerëzish. Ata ose janë hipokritë që i urrejnë Sahabët, ose janë injorantë të cilët kanë lexuar atë që është shkruar, apo kanë dëgjuar atë që është thënë, duke mos pasur mundësinë që të dallojnë të vërtetën nga e kota. Kështu ata janë ndikuar nga kjo gjë. Është e detyrueshme të jemi me Sahabët, ashtu siç na porosit Kurani dhe Sunneti, të praktikojmë siç praktikuan ata, t’i duam dhe të lutemi për mëshirë e falje për ta:

وَالَّذِينَ جَاؤُوا مِن بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِّلَّذِينَ آمَنُوا

“Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: “Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan!” 59:10″

Fyerja ndaj Sahabëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14100 dhe http://youtu.be/gJu7PmLyYY4

Pyetje: “Çfarë është gjykimi për fyerjen ndaj sahabëve? Po ashtu, çfarë do të thotë fjala e Profetit salallahu alejhi ue selem:

لا تسبوا أصحابي

“Mos i fyeni shokët e mi?”

Përgjigje: “Fyerja ndaj sahabëve do të thotë të nënçmuarit e tyre, kritikimi dhe të kërkimi i gabimeve të tyre për shkak të epshit/tekeve dhe urrejtjes. Sahabët nuk i fyen kush pos ai i cili është armik i Islamit dhe myslimanëve.

Sahabët ishin ata që e bartën Islamin pas vdekjes së të Dërguarit salallahu alejhi ue selem. Ata e përhapën Islamin në lindje dhe perëndim. Ata ishin që e bartën dijen dhe i mësuan njerëzit. Allahu Azze ue Xhel ka thënë:

وَالَّذِينَ جَاؤُوا مِن بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِّلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ

“Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” 59:10

Sahabëve nuk u bën dëm fyerja e atyre njerëzve të këqij, të cilët kanë urrejtje për Islamin dhe myslimanët. Allahu Xhela ue Ala ka thënë:

قُلْ مُوتُواْ بِغَيْظِكُمْ

“Thuaju: “Plasni (vdisni) me mllefin tuaj.” 3:119

Allahu në fund të sures “El-Fet’h” pasi përmendi Sahabët, tha:

لِيَغِيظَ بِهِمُ الْكُفَّارَ

“…me qëllim që nëpërmjet tyre, Ai t’i zemërojë jobesimtarët.” 48:29

Pra, nuk zemërohet askush tjetër ndaj Sahabëve përveç jobesimtarët. Besimtarët i duan sabahët, ata thonë:

وَالَّذِينَ جَاؤُوا مِن بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِّلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ

“Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë”!” 59:10

Pra, vetëm njerëzit që janë të këqij, ziliqarë dhe urrejtës të fesë Islame i fyejnë ata.”

Zekati i arit të pa përdorshëm

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Çfarë është vendimi për të pasur ari të papërdorshëm?

Përgjigje: Nëse ari mbahet si mjet financiar dhe ruhet, atëherë duhet të paguhet zekat për të. E nëse ajo mbahet si bizhuteri dhe përdoret, shumica e dijetarëve janë të mendimit se nuk duhet të paguhet zekati për të, pasi që ajo nuk është duke u mbajtur për ta shtuar dhe për biznes.

A lejohet t’i jepet zekati fëmijëve të vajzës?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Cili është vendimi për t’ia dhënë zekatin fëmijëve të vajzës?

Përgjigje: Nuk është e lejueshme për t’i dhënë zekatin bazave (në trashëgimi) [1] apo degëve (në trashëgimi) [2]. Fëmijët e vajzës i takojnë degëve. Kështu që kjo nuk është e lejuar.

[1] Si babai, gjyshi, etj..
[2] Si fëmijët, nipërit e mbesat, fëmijët e nipërve dhe mbesave, etj..

Nëna nuk dëshiron që djali i saj të bëjë Umren

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

PyetjeNjë person është 27 vjeçarë dhe ende nuk e ka bërë Umren. Kur ai dëshiroi ta bëjë atë nëna e tij e ndaloi për shkak se frikësohej për të. A duhet ai të bëjë Umrenpa pëlqimin e saj apo duhet të mbetet tek nëna në mënyrë që ta kënaqë atë?

Përgjigje: Sipas mendimit, i cili thotë se: është e detyrueshme për të gjithë myslimanët që të bëjnë Umren, ju duhet të bëni atë. Ajo ka të njejtin gjykim sihaxhi.Nuk është e lejueshme për askënd që të ndalojë dikënd që të bëjë një Haxh të detyrueshëm, ose të bëjë një Umre të detyrueshme.

As prindërit e tij e as dikush tjetër nuk mund ta ndalojë atë. Ashtu siq nuk i lejohet nënës tëndë që ta ndalojë ty faljen e namazit farz, gjithashtu nuk i lejohet asaj që të ndalojë nga bërja e Umres apo Haxhit të detyrueshëm.

A bëhet kafir ai i cili ka mundësi ta bëjë haxhin dhe nuk e bënë?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

http://youtu.be/vpZKdodBevg

Pyetje: Umeri (radija Allahu anhu) ka thënë:

 

”Ai i cili ka patur mundësi të bëjë haxhin dhe nuk e ka bërë, le të vdes si çifut ose i krishterë.” 

Sa autentike është kjo thënie? Dhe, nëse muslimani vdes dhe  ka patur mundësi të bëj haxhin dhe nuk e ka bërë, a bëhet çifut apo i krishterë?

Përgjigje: Ai që mohon obligueshmërinë e haxhit është kafir. Muslimanët janë të bashkuar në këtë. Kushdo që mohon obligueshmërinë e haxhit, duke thënë se ajo është e rekomanduar dhe një vepër e mirë dhe ska asnjë dëm nëse nuk e bën haxhin, personi i tillë është kafir sipas të gjithë muslimanëve.

Nëse ai pohon obligueshmërinë e haxhit dhe nuk bën haxh nga përtacia, ai konsiderohet të jetë mëkatarë.  Ai duhet të  detyrohet të bëjë haxhin.

Motivi i Umerit ishte që të detyrohen ata të bëjnë haxhin dhe të mos e braktisin atë. Nëse ai ka mundësi për ta bërë haxhin dhe nuk e bën nga përtacia, ai duhet të detyrohet ta bëjë haxhin në mënyrë që ai të plotësojë obligimin. Ndërsa ajo se a bëhet kafir ai që nuk bën haxh për shkak të përtacisë, çështja është e diskutueshme. Nëse ai vdes, pa bërë haxhin ndërsa ai ka pasur mundësinë e tillë, duhet të mirret nga pasuria e tij dhe të bëhet haxh për të në mënyrë që të kryhet obligimi i tij.

A duhet bërë haxhin së pari për nënën apo për babanë?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/9298
http://youtu.be/DFqSnnCwN_w



Pyetje: “Në qoftë se i biri dëshiron të bëjë haxhin për prindërit e tij, cili ka përparësi që t’i bëhet haxhi së pari, babai apo nëna?”

Përgjigje: “Nëna ka përparësi në mirësjellje. Andaj, duhet të fillojë me nënën (t’ia kryej haxhin së pari nënës së tij).

قال رجل للنبي صلى الله عليه و سلم : من أبر ؟ قال : أمك ـ قال : ثم من ؟ قال : أمك ـ قال : ثم من ؟ قال : أمك ـ قال : ثم من ؟ قال : أبوك ـ

“Një njeri, erdhi tek i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe i tha: “Kush është më parësorë (meritorë) për respektin tim?” Ai i tha: “Nëna jote!” Ai tha: “Pastaj kush?” Ai tha: “Nëna jote!” Ai tha: “Pastaj kush?” Ai tha: “Nëna jote!” Ai tha: “Pastaj kush?” Ai tha: “Babai yt!”

Vetëm herën e katërt tha: “Babai yt.”

A është kusht pastërtia kur bëhet nijeti për umre ose haxh?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/9327



Pyetje: “A është kusht për të qenë i pastër (me abdes) kur jemi në mikat, vendin ku bëhet nijeti për të bërë umren ose haxhin?”

Përgjigje: “Veshja e ihramit është prej adhurimeve, andaj më mirë është që të bëhet me abdes. Mirëpo, kjo është e rekomanduar dhe nuk është vaxhib.

Prandaj, ihrami është i saktë në rast të mungesës së abdesit.”

Të blej shtëpi apo të bëjë haxhin?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/laq-23-8-1434.mp3
http://youtu.be/rgORyAbzNnY



Pyetje: “Nëse një person dëshiron të bëjë haxhin dhe gjithashtu ka para për të blerë një shtëpi. A duhet që së pari të bëjë haxhin apo të blejë një shtëpi?”

Përgjigje: “Ai duhet t’i japë përparësi nevojës së tij themelore. Dhe shtëpi është nevojë themelore. Unë besoj se ai ka nevojë për një shtëpi.

Pra, le të blej shtëpinë. E, nëse i mbeten para pasi të plotësojë nevojën e tij themelore, atëherë ai e bën haxhin.”

Pirja e ujit të Zemzemit pas tavafit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/9210



Pyetje: “A është nga Sunneti pirja e ujit Zemzem pasi kryerjes së tavafit rreth Qabesë apo pas bërjes së Sa’jit?”

Përgjigjja: “Po. Është e rekomanduar për atë që bënë tavaf ose sa’j gjatë umres apo haxhit që, ai të pijë nga uji i Zemzemit, veprim të cilën Profeti salAllahu alejhi ue selem bëri.”

Shpërndarja e dhuratave dhe vizitat për Bajram

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/9Ll-SPRqSuE



Pyetje: ”Shejkh i nderuar cili është gjykimi mbi dhënien e dhuratave për Bajram?”

Përgjigje: ”S’ka asgjë të keqe në këtë. Shpërndarja e gjërave ushqimore apo dhuratave të ndryshme dhe vizitat tek njëri-tjetri, është diçka që kërkohet të veprohet. Veprime të tilla bëjnë që lidhjet dhe dashuria mes myslimanëve të forcohen. Prandaj, nuk ka asgjë të keqe në të.”

Urimi për festën e Bajramit para se të vjen koha e tij

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!) 

Burimi: http://alfawzan.ws



Pyetje: “Ditëve të fundit janë përhapur mesazhe telefonike që flasin për ndalesën e të uruarit të Bajramit një ose dy ditë para se të vijë dhe thonë se kjo është një risi. Çfarë mendoni ju për këtë?”

Përgjigje: “Unë nuk di për këtë thënie. Urimet janë të lejuara gjatë ditës së Bajramit ose pas ditës së Bajramit. Ndërsa para ditës së Bajramit, unë nuk di që Selefët ta kenë bërë këtë. Si të urosh për diçka që nuk ka ndodhur? Urimet duhet të bëhen në ditën e Bajramit ose pas ditës së Bajramit. Megjithatë, nuk ka dëshmi për këto urime. Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë se ai nuk i uron askujt, porse ai do t’i përgjigjet nëse dikush ia uron atij.”

Bajrami ka vetëm një ditë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/MvqbShTVNGc



Pyetje: “I nderuar Shejkh, Allahu ju dhëntë sukses: Në ditët e bajramit bëhen organizime e tubime për femra, të cilat përdorin defin, kërcejnë dhe këndojnë. Këtë veprim ato e bëjnë me arsyetimin se këto janë ditët e bajramit, është e lejuar që të përdorët defi, vallëzimi dhe të këndohet pa instrumente muzikore, a është e saktë kjo?”

Përgjigje: “Vëlla, dita e Bajramit është një ditë jo një numër ditësh. Ditët e Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit janë një ditë për secilën. Ditët e Teshrikut, ato që shoqërojnë Kurban Bajramin nuk janë ditë Bajrami, ato nuk quhen ditët e Bajramit; këto janë ditët e Teshrikut. Këta njerëz duan të ringjallin defet, instrumentet muzikore, këngët, prandaj ditët e tilla i quajnë ditët e Bajramit. Kjo është gënjeshtër mbi Sheriatin: kjo sjellje nuk është e lejuar, as për gratë e as për burrat.”

T’i urosh dhe bekosh ceremonitë e jobesimtarëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Çfarë është vendimi për t’i uruar dhe bekuar ceremonitë e jobesimtarëve, si p.sh. vitin i ri e festa të tjera?

Përgjigje: Nuk lejohet të marrësh pjesë në ndonjë nga festat e jobesimtarëve, ceremonitë dhe lutjet e tyre. Nuk është e lejuar të marrë pjesë në to, ose t’i përgëzosh ata në festat e tyre. Përveç kësaj, nuk është e lejuar për të ngrënë mishin dhe ushqimet e tyre që është përgatitur në lidhje me festimet dhe festat e tyre.

Nëse ju e bëni këtë, atëherë ti je përkrahës dhe bashkëpunëtorë i tyre. Allahu (te ala) ka thënë kur Ai përmendi robërit e Tij:

”Dhe ata të cilët nuk dëshmojnë gënjeshtrën (nuk rrinë aty ku flitet dhe punohet gënjeshtra dhe nuk bëjnë dëshmi të rreme).’’ 25:72

Veshja e rrobave të kuqe për hir të Shën Valentinit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Data e fetvas: 5/2-1426 ose 16/-2005

Pyetje: Në ditët në vijim, kufarët do të kenë festën e tyre e cila quhet “Dita e Dashurisë”. Disa praj të rinjve e të rejave myslimanë, veshin rroba me ngjyrë të kuqe për nderë të kësaj feste. A është kjo prej mangësive në besim?

Përgjigje: Po. Kjo nuk është e lejuar. Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Kushdo që i ngjason një populli ai është prej tyre.”

Nuk është e lejuar të festohen festat e tyre dhe të veshën veshjet e tyre të festave. Kjo gjë nuk është e lejuar.

Kjo iu jep forcë kufarëve dhe është një lloj adhurimi i shpikur. Sepse ata e kanë shpikur këtë festë, si dita e të Dashuruarve, ditëlindjet dhe kështu me radhë. Ata i kanë shpikur këto festa.

Allahu nuk ka zbritur asnjë dëshmi për to. Ne nuk duhet t’u ngjasojmë atyre. Ne kurrë nuk duhet t’i ndjekim ata në asnjë mënyrë.

A është e festimi i Mevludit një shenjë e dashurisë për Profetin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

 Ligjerata: Lika’ Maftuh bi ´Afif (59)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: A është e festimi i Mevludit një shenjë e dashurisë për Profetin sal Allahu alejhi ue selem?

Përgjigje: Jo! Kjo është një risi dhe i Dërguari (sal Allahu alejhi ue selem) nuk i do risitë.

Ai ka thënë:

”Qëndroni larg risive në fe.”

I Dërguari (sal Allahu alejhi ue selem)  nuk i do risitë. Ai i ndalon ato. Si mund të pohosh se ti e do atë kur e kundërshtonë atë?

Përgëzimi i Vitit të ri mysliman

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.ws/AlFawzan/FatawaSearch/tabid/70/Default.aspx?PageID=10022

Pyetje: Ka shumë njerëz të cilët urojnë njëri-tjetrin për Vitin e ri mysliman. A është kjo prej islamit apo jo?

Përgjigje: Kjo është një risi. Kjo është një risi! Kjo na kujton urimet e krishterëve në lidhje me Vitin e Ri të tyre. Kjo nuk është praktikuar nga Selefët. Viti i ri është një term të cilin e aplikuan për shkak të datës. Kjo nuk u aplikua për të qenë një festë apo për të qen diçka për të cilën duhet uruar. Pra kjo vepër nuk ka bazë në fe.

Personi që e lëshon gruan në varrë a duhet të jetë mahrem i saj?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Personi që e lëshon gruan në varrë a duhet të jetë mahrem i saj?

Përgjigje: Jo, nuk është kusht që ai të jetë mahrem i saj. Është e lejuar për njeriun i cili nuk është mahram i saj që ta lëshojë atë në varr. Ebu Talhah el-Ensari e lëshoi në varrë Zejneben, vajën e të Dërguari sal Allahu alejhi ue selem ndërsa i Dërguari sal Allahu alejhi ue selem ishte i pranishëm. Kjo, dëshmon se është e lejueshme.

A lejohet ta ndërpresës namazin nafile për të zënë namazin e xhenazes?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/7236.mp3
http://youtu.be/KDn9jC0pRC4



Pyetje: “Cili është gjykimi për ndërprerjen e namazit nafile për ta zënë namazin e xhenazes?”

Përgjigje: “Namazi nafile nuk ndërpritet për një namaz tjetër nafile. Namazi i xhenazes është prej nafileve. Andaj, mos e ndërpre namazin nafile të cilin e ke filluar. Allahu thotë:

وَلَا تُبْطِلُوا أَعْمَالَكُمْ

“…dhe mos i prishni veprat tuaja!” 47:33

Nëse e ke filluar atë, përfundoje atë. Namazi nafile ndërpritet për një namaz farz. Nëse bëhet ikameti për namaz, atëherë e ndërpret namazin (nafile), sepse po thirresh për namaz farz. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

إذا أقيمت الصلاة فلا صلاة إلا المكتوبة

“Nëse thërritet ikameti për namaz, nuk ka namaz tjetër pos namazit farz.”

Por, ta ndërpresësh namazin nafile për një namaz tjetër nafile, kjo nuk është e lejuar.”

Vizita e varreve në një ditë të caktuar

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/-2-1Mskc42M



Pyetje: ”Çfarë është gjykimi mbi caktimin e një dite të veçantë për t’i vizituar varret dhe për të bërë lutje për ta?”

Përgjigje: ”Nuk ka asnjë ditë të caktuar për t’i vizituar varret. Ato vizitohen atëherë kur ka mundësi. Por që të caktohet një ditë e caktuar për t’i vizituar varret dhe të besohet se në atë ditë është më mirë vizita e varreve sesa ditët tjera, atëherë kjo është shpikje në fe dhe si e tillë nuk është e lejuar.

Varret vizitohen atëherë kur ke mundësi.”

A lejohet vrasja e Rafidave dhe Hauarixhëve nga personat?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: “Nëse shoh ndonjë prej rafidive/shiitëve, nasibive apo hauarixhëve, a është e lejuar vrasja apo fyerja e tyre?”

Përgjigje: “Nuk të lejohet t’i vrasësh ata. Pushtetari është ai i cili e bënë këtë pasi të ketë kërkuar që ata të pendohen dhe duke ndjekur rrugët që mëson sheriati. Nuk lejohet kaosi dhe secili të vrasë. Ndëshkimet dhe dënimet e përcaktuara të sheriatit, nuk i zbaton dikush tjetër përveç pushtetarëve. Përndryshe bëhet kaos.

Pos kësaj, duhet ardhur deri tek gjykimi i caktuar i sheriatit, gjë të cilën e bën vetëm gjykatësi. Çështjet (gjykimet) nuk vijnë nga kaosi. Kjo nuk duhet të jetë njëçështje kaotike. Ndërsa, kur është fjala tek kundërshtimi dhe qortimi ndaj tyre, atëherë bëje këtë patjetër.”

A lejohet që të përfitojë nga sigurimi?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=125659

http://youtu.be/SrKHcTxm9GA

Pyetje: Unë kam paguar sigurimin, a të përfitoj prej tij apo ta lë ashtu siç është?!

Përgjigje Mos përfito prej tij! Nëse ke mundësi të mos e paguash fare, mos e paguaj. Mirëpo nëse detyrohesh ta bësh këtë, paguaje në emër të taksës dhe mos përfito prej tij. Kryeji detyrat tuaja dhe me atë që obligohesh prej pasurisë tënde, e mos përfito nga pasuria e të tjerëve. Sepse sigurimet bëhen prej pasurisë së njerëzve dhe nuk është vetëm pasuria jote aty, andaj mos përfito prej tij.

Shitja e produkteve të bukurisë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=3049#.UOWhKG-ZSSo



Pyetje: “Çfarë është gjykimi mbi shitjen e produktet e bukurisë për femra, duke pasur parasysh se ato mund t’i përdorin në ndonjë formë të ndaluar?”

Përgjigje: “Është në rregull për t’i shitur ato. Nëse ajo i përdor në një mënyrë të ndaluar dhe të keqe, atëherë është ajo që mëkaton. Pra, siç thashë, ajo mëkaton.”

Blerja e mallrave të vjedhura

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Err-Rriba, faqe. 536 (Mexhmu’atu Rasa’il Da’uijjeh ue Menhexhijjeh)



Pyetje: “Nëse unë jam pjesëmarrës në ndonjë ankand dhe e shoh një mall shumë të lirë që mund të jetë i vjedhur ose që pronari i saj e shet atë sepse ai ishte i detyruar që ta mbyll biznesin e tij ose të largohen nga vendi – a është e lejuar për mua që ta blejë atë mall?”

Përgjigje: “Nëse ju nuk e dini se malli i tillë është vjedhur ose është marrë pa të drejtë, blije atë mall dhe falëndero Allahun që ta ka mundësuar një gjë të tillë.

Por, në rast se ju e dini se malli nuk i takon shitësit dhe se ai nuk e shet atë në vend të pronarit, nuk të lejohet që ta blesh atë.”

Ruajtja e parave në bankë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Ighathetil-Lehfan (7)
Përgatiti: www.perlat-muslimne.com

Pyetje: “Në vendin ku jetoj në Egjipt, kam një shumë parash dhe kam frikë që ato t’i mbaj në shtëpi. A mund t’i fus ato në një bankë islame?”‏

Përgjigje: “Është e lejueshme që të futen parat në bankë që ato të ruhen. Kjo konsiderohet të jetë rast urgjent. Është e lejuar për t’i lënë parat aty vetëm për t’i ruajtur e jo për të fituar prej tyre. Kjo është e lejuar pasi që është rast urgjent. Ku tjetër t’i ruajnë njerëzit paratë e tyre?”

A mund ta agjërojm agjerimin e Davudit (alejhi-selam) kur jemi udhëtar?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/0GZ_TvwX3Js

Pyetje: Nëse udhëton myslimani, dhe prej zakoneve të tij gjatë qëndrimit në vendin e tij ka qenë që të agjëroj të hënën dhe të enjten. A është mirë që të agjëroj këto dy ditë edhe atëherë kur është udhëtarë, apo duhet futur në praktikë hadithin: “Nëse robi sëmuret apo udhëton, i shkruhen sevapet sikurse kur ka qenë duke vepruar kur ishte me shëndet të mirë dhe jo udhëtarë.”?

Përgjigje: Nëse agjërimi nuk është i rëndë për të dhe ai është i etur për të bërë vepra të mira, atëherë agjëron edhe nëse është udhëtarë; d.m.th. agjërim vullnetar. Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) agjëronte agjërim të vullnetshëm kur ishte udhëtarë. Kështu vepronte edhe nëna e besimtarëve Aishja (radija Allahu anha). Pra nëse ai dëshiron që të agjëroj duke mos e ngarkuar veten së tepërmi, kjo padyshim se është edhe më mirë. Mirëpo, nëse agjërimi gjatë udhëtimit e rëndon atë, dhe nuk agjëron për shkak të kësaj, duke pasur parasysh se ai agjëron rregullisht, atëherë atij i shkruhen sevapet sikurse të ketë agjëruar kur ka qenë jo udhëtarë.

Gjykimi mbi huazimin e parave për të paguar Zekat-ul-Fitrin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: A lejohet huazimi i parave për të dhënë Zekat-ul-Fitrin nëse nuk kemi para të mjaftueshme për ta blerë ushqimin që duhet të jepet?

Përgjigje: Jo. Ai nuk duhet të huazojë. Nuk është obligim për atë që të huazojë para për të paguar Zekat-ul-Fitrin. Nëse ai ka me çka ta paguajë Zekat-ul-Fitrin atëherë le ta bëj, nëse jo, atëherë ai është i falur dhe i arsyetuar nga Allahu.

Fillimi i periudhës menstruale gjatë ditës së agjërimit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Mekanetul-Mer’ah fil-Islam, faqe. 623



Pyetje: “Çfarë gjykimi vlen, atëherë kur gruas i vije periudha menstruale, pasi që ajo të ketë bërë nijetin për të agjëruar?”

Përgjigje: “Nëse gruas i vije periudha menstruale, ndërsa ajo është duke agjëruar, agjërimi i saj prishet. Ajo duhet të përmbahet nga agjërimi gjatë periudhës së saj menstruale. Dhe atëherë kur i përfundon kjo periudhë, rifillon të agjërojë pjesën e mbetur të muajit dhe pastaj ditët e humbura i kompenson pas Ramazanit.”

Prishja e agjërimit për të shpëtuar jetën e dikujt

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Mekanetul-Mer’eh fil-Islam, faqe. 626



Pyetje: “A mund të krahasojmë gruan shtatzënë që frikësohet për fëmijën e saj me atë që prish agjërimin për të shpëtuar jetën e dikujt?

A mund ai të prishë agjërimin e tij dhe ta kompensojë këtë ditë?”

Përgjigjja: “Po. Ai mund të prish agjërimin në mënyrë që të shpëtoj jetën e dikujt në qoftë se puna shkon aq larg sa që ai është i detyruar që ta prish agjërimin.

Nëse mënyra e vetme për të shpëtuar jetën e personit është që ta prish agjërimin e tij, i lejohet atij ta prish dhe ta kompensoi këtë ditë.”

Rikthimi i gjakut të hajzit (lehonisë) gjatë ditëve të agjërimit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: “Mekanetul-Mer’ah fil-Islam”, faqe. 624



Pyetje: “Nëse gruas i rikthehet gjaku i nifasit në ndonjë prej ditëve të Ramazanit, a duhet që ajo të vazhdoj agjërimin apo jo? A duhet t’i kompensojë ditët të cilat i ka agjëruar gjatë kësaj periudhe (që nuk ka pasur gjakderdhje), apo çfarë duhet të veprojë?”

Përgjigje: “Nuk ka asnjë dyshim se gruaja me nifas (lehonë) nuk duhet të agjërojë përderisa ajo ka gjakderdhje gjatë 40 ditëve të pas lindjes. Nëse gjaku pushon brenda 40 ditëve, ajo pastrohet dhe agjëron. Nëse gjaku i kthehet brenda 40 ditëve, ajo nuk duhet të agjërojë gjatë kësaj kohe që ka gjakderdhje. Ndërsa, ditët që ajo kishte agjëruar kur gjaku i kishte pushuar, agjërimi i tillë është i saktë. Sepse ajo agjëroi ato ditë në një gjendje të pastër. Ky është mendimi i saktë në këtë çështje dhe Allahu e di më së miri.”

Përdorimi i lapsit të syve, pudrës, makijazhit dhe parfumit gjatë agjërimit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: el-Munteka (3/129)



Pyetje: Çfarë është gjykimi i përdorimit të lapsit të syve, parfumit, pudrës dhe kozmetikës për agjëruesen?

Përgjigje: Duhet ditur se përdorimi i lapsit të syve, pikat për sy dhe çdo gjë që vihet në sy e rrjedh në fyt, ndikon në agjërim. Shumë dijetarë thonë se është e ndaluar për agjëruesen që të përdorë laps të syve apo ndonjë gjë tjetër për sy, siç janë pikat. Syri është një hapje, dhe nëpërmjet saj gjërat e lëngëta depërtojnë poshtë në fyt, ndërsa njeriu nuk është në gjendje të bëjë asgjë.

Ndërsa lejohet përdorimi i pudrës, kozmetikës për fytyrë dhe parfumeve të lëngshme e gjërave të tjera që njerëzit përdorin për të pasur aromë të këndshme. Megjithatë, duhet të dihet se është e ndaluar për femrën që të parfumohet dhe të zbukurohet kur ajo del jashtë shtëpisë. Allahu تعالى ka thënë:

وَلَا تَبَرَّجْنَ تَبَرُّجَ الْجَاهِلِيَّةِ الْأُولَى

“…dhe mos ekspozoni bukurinë tuaj si dikur në kohën e injorancës;” (33:33)

Pos kësaj, është e ndaluar për femrën që të parfumohet edhe atëherë kur ajo del jashtë për të shkuar në xhami. Në këtë rast, ajo është urdhëruar që t’i shmanget zbukurimit dhe përdorimit të aromave të ndryshme.

Profeti -صلى الله عليه وسلم- ka thënë:

لا تمنعوا إماء الله مساجد الله ، وبيوتهن خير لهن ، وليخرجن تفلات

“Mos i ndaloni robëreshat e Allahut prej xhamive të Allahut edhe pse shtëpitë janë më të mira për to dhe të mos dalin të zbukuruara.”

Pra, pa u zbukuruar dhe pa përdorur parfum. Zbukurimi dhe parfumi tërheq shikimet e njerëzve dhe shkakton fitne. Disa gra myslimane janë bërë shkak i fitneve duke tërhequr vëmendjen e meshkujve për shkak të zbukurimeve që përdorin kur ato dalin jashtë shtëpisë.

Kur duhet vajza që të fillojë agjërimin?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: El-Munteka (3/132)

Pyetje: Kur isha katërmbëdhjetë vjet më erdhën për herë të parë menstruacionet. Atë vit unë nuk agjërova Ramazanin si rezultat i injorancës që kisha unë dhe familja ime. Ne ishim larg dijetarëve dhe nuk e dinim asgjë. Megjithatë, agjërova kur i mbusha pesëmbëdhjetë vjet. Kam dëgjuar disa dijetarë të thonë se në qoftë se një femre i vijnë menstruacionet, ajo obligohet të agjërojë edhe pse ajo nuk është e pjekur sa duhet. Ne shpresojmë që ju mund ta sqaroni këtë çështje.

Përgjigje: Pyetësja femër nuk ka mëkatuar, sepse ajo braktisi agjërimin për shkak të injorancës. Personi injorant nuk mëkaton. Por kur ajo mëson se ajo ka qenë e obliguar të agjërojë, ajo duhet ta kompensojë atë muaj që nuk e ka agjëruar pasi që i kanë ardhur menstruacionet. Kur një grua arrin moshën e pjekurisë, i bëhet e detyrueshme agjërimi i Ramazanit. Femra arrin moshën e pjekurisë, me shfaqjen e ndonjë nga këto katër gjëra:

1. Mbushja pesëmbëdhjetë vjet.

2. Dalja e qimeve përreth organit gjenital.

3. Dalja e spermës.

4. Shfaqja e menstruacioneve.

Nëse tek femra gjendet njëra nga këto katër gjëra, ajo ka arritur moshën madhore dhe është bërë përgjegjëse për veprat e saj. Në këtë fazë, kryerja e adhurimeve bëhet e obligueshme për të ashtu siç është e obligueshme për të rriturit e tjerë.

Një grua nuk ka agjëruar katër vite

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetësi: Një grua tash është penduar. Ajo ka braktisur agjërimin katër vite. Nga injoranca ajo nuk i ka konpenzuar ditët e humbura. Ajo thote se nuk e di se sa ditë ajo ka humbur. Ajo agjëron nafile të Hënave të Enjteve dhe pyet veten se a është e mjaftueshme nëse i konpenzon ato ditët e humbura?

Përgjigje: Nëse ndërkohë ajo gjithashtu ka braktisur namazin, ajo nuk konsiderohet të ketë qenë myslimane. Edhe po të kishte agjëruar, agjërimi nuk do të kishte qenë i vlefshëm. Por nëse ka braktisur vetëm agjerimin duhet të konpenzojë agjerimin e humbur.Nëse ajo nuk e di sa ditë i ka humbur, ajo duhet të bëjë mundin e saj për t’ia qëlluar se sa ditë ka humbur.Ditët e Hënë dhe të Enjte nuk zëvendësojnë ditët e humbura.

Personi i cili fyen Sahabët është jobesimtar

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.ws/node/13369 dhe http://youtu.be/p4-uk7XFJmI

Pyetje: “Çfarë është gjykimi për atë i cili hapur i fyen Sahabët nëpër mjete të informimit? Personi i tillë a del nga feja me këtë vepër, apo jo?”

Përgjigje: “Kam frikë se ai nuk ka besim fare, e le që kjo vepër të mos e nxjerrë atë nga imani. Personi i tillë nuk ka besim fare. Ai i cili i urren Sahabët, realisht nuk ka iman. Ai i cili e bën këtë është hipokrit (mynafik). Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Urrejtja ndaj tyre është hipokrizi.” Personi i atillë nuk është mysliman, ai është hipokrit edhe nëse e quan veten mysliman.”

Kategorizimi i njerëzve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/4qDFty0uHSo

Pyetje: ”Kohët e fundit mendimet e shumë të rinjëve janë trazuar. Ata janë përçarë dhe janë bërë fanatikë. Ne dëgjojmë kategorizime të shumta që dikush është Ikhuani, Teblighi, Sururi, Xhami’i dhe kështu me radhë. Cila është e vërteta për këto kategorizimet? A është kategorizimi i ndaluar plotësisht apo në të ka kundërthënie?”

Përgjigje: ”Kategorizimi i njerëzve që ka për qëllim largimin e tyre nga njëri-tjetri, apo për të përhapur urrejtje e armiqësi; nuk është i lejuar. Ndërsa, kategorizimi që bëhet për të dalluar atë që punon drejt nga ai që gabon, apo atë që pason metodologjinë e saktë nga ai i cili është në kundërshtim me të;- duke pasur për qëllim që personi i cili ka gabuar t’i kthehet të vërtetës, ky edhe është rezultati i kërkuar. Njerëzit nuk janë në të njëjtit drejtim. Disa janë jobesimtarë, e disa janë hipokritë, disa janë të shthurur, e disa të pabindur dhe disa janë besimtarë. Në mesin e besimtarëve ka nga ata që kanë besim të plotë dhe nga ata që kanë besim të mangët. Prandaj njerëzit nuk janë në të njëjtin nivel. Nëse qëllimi është që të bëhet sqarimi në mes të vërtetës dhe të kotës, kjo është gjëja e kërkuar. E nëse qëllimi është për të përhapur urrejtje në mesin e të rinjëve myslimanë dhe tek myslimanët në përgjithësi, kjo nuk është e lejuar dhe është prej veprave të shejtanit dhe bashkëpunëtorëve të tij.”

Bojkotimi i personit që i përket një grupi të devijuar

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Alahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=122205 dhe http://youtu.be/mhOctYPtthg

Pyetje: ”A është e lejueshme që të bojkotohet një person që i përket ndonjë grupi?”

Përgjigje: ”Nëse grupi që ai i takonështë në kundërshtim me Ehl-us-Sunnetin, është e detyrueshme që të bojkotohet. Ti nuk duhet t’i bashkangjitesh atij.

Në vend të kësaj, ai duhet t’i kthehet të vërtetës, atyre që pasojnë të vërtetën dhe atyre që pasojnë metodologjinë e Ehlis-Sunnetit dhe Xhematit. Thotë Allahu:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اتَّقُواْ اللّهَ وَكُونُواْ مَعَ الصَّادِقِينَ

”O ju që besuat! Keni frikë Allahun dhe jini me ata që janë të drejtë.” 9:119

Dhe thotë Allahu:

وَالسَّابِقُونَ الأَوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالأَنصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُم بِإِحْسَانٍ رَّضِيَ اللّهُ عَنْهُمْ وَرَضُواْ عَنْهُ

”Allahu është i kënaqur me ata të hershmit e parë prej muhaxhirëve dhe ensarëve dhe prej atyre që pasuan ata me punë të mira.” 9:100

Ai duhet të pasojë metodologjinë e vërtetë, metodologjinë e Selefëve, dhe të mos jetë një fanatik prej disidentëve.”

Kur duhet urryer disdentët?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/5vx3Z3vstgI

Pyetje: ”A më lejohet që të kam urrejtje ndaj një myslimani për shkak të doktrinës së tij të prishur të cilën e kam dëgjuar nga ai, e që paraprakisht pa e diskutuar dhe këshilluar atë në lidhje me këtë gjë?”

Përgjigje: ”Një person me besim të prishur nuk duhet dashur. Përkundrazi, është e detyrueshme për ta urryer atë.  Por, nëse ai është injorant që nuk ju është sqaruar çështja, ndërsa ti ke dije dhe njohuri në lidhje me të, ti duhet t’ia sqarosh. Mos u nxito me të derisa të jesh plotësisht i qartë. Nëse ai vazhdon në të pasi çështja i është sqaruar mirë, atëherë urreje, sepse kjo ka të bëjë me besimin e tij të prishur.”

Ai i cili shoqërohet me ata që fyejnë shtetin e Saudisë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajtë!)

Burimi: http://youtu.be/85CLKlnlRU8

Pyetje: ”Cila është këshilla juaj për atë i cili shoqërohet me ata që e fyejnë këtë shtet (A. Saudite), dhe më shumë se kaq duke i konsideruar ata jobesimtarë (udhëheqësit)? Cila është këshilla juaj për këtë djalosh dhe për fyesit?”

Përgjigje: ”Këshilla jonë është: Nëse ata janë injorantë dhe nuk e njohin këtë shtet siç duhet, atëherë ai duhet t’i informojë dhe t’ua sqarojë atyre se në çfarë baza është formuar ky shtet, gjithashtu, për mënyrën e të vepruarit dhe për hapat e ndërmarrë. Këto gjëra i duhet sqaruar atyre. Ata kanë mundësi të mos i dinë këto gjëra të cilat i theksova, e të dëgjojnë fjalë të armiqve dhe u besojnë atyre! Andaj, këto gjëra duhet sqaruar atyre. Nëse këto gjëra u janë sqaruar atyre dhe ata nuk i pranojnë, atëherë është obligim bojkotimi i tyre, të larguarit nga ata dhe t’u bëhet e pamundur që të ndikojnë në rrethin ku ata jetojnë.”

Babai urdhëron djalin të shoqërohet me bidatçinjë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://wwwsahab.net/forums/index.php?showtopic=121244 dhe http://youtu.be/tXg7bTIEK_8

Pyetje: ”A më lejohet të mos i bindem babait tim në qoftë se ai më urdhëron mua për të shkuar me një grup të caktuar tek të cilët unë kam parë risi?”

Përgjigje: ”Jo! Nuk të lejohet ty të shkosh me ta. Të dalurit me ta është mëkat.

Të dalurit me ta është mëkat sepse ata janë bidatçinjë. Është kështu edhe nëse babai yt të urdhëron. Mos ju bind atij në asnjë mënyrë. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

”Se nuk duhet ti bindemi krijesave në atë që përfshin mosbindje ndaj Krijuesit”.

A ka në Islam bidate të mira dhe të këqija?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/wlycvX5Qy7k

Pyetje: ”A ka në Islam bidate të mira dhe të këqija?”

Përgjigje: ”Po, por tek novatorët mistikë. Ndërsa tek Pasuesit e Sunnetit dhe Xhematit, nuk ka bidat të mirë. Sepse Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

“Çdo shpikje është risi, dhe çdo risi është humbje (lajthitje).”

Ai nuk ka thënë se: “çdo risi është e mirë apo e keqe.” përkundrazi, Profeti salallahu alejhi ue selem e përgjithëson duke thënë: “…dhe çdo risi është humbje.”

Ai i cili thotë se ka bidate të mira, ai po e kundërshton të Dërguarin salallahu alejhi ue selem.”

Thirrësat të cilët i luten Allahut për mëshirë ndaj priftërinjëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/9de8mo3VJbo

Pyetje: ”I kam dëgjuar disa thirrësa, të cilët bëjnë dua duke kërkuar mëshirë nga Allahu për disa priftërinj të krishterë. A është e lejueshme për të lexuar librat e tyre dhe të marrim dituri nga këta persona, apo jo?”

Përgjigje: ”Kërkojmë falje nga Allahu. Thotë Allahu në Kuran:

”Nuk është e drejtë për Profetin e as për besimtarët të kërkojnë falje për mushrikët (jobesimtarët) edhe nëse ata janë të afërmit e tyre, pasi u është bërë e qartë atyre se ata me të vërtetë janë prej banorëve të zjarrit.” 9:113

Nuk është e lejuar të lutemi për mëshirë ose falje për pabesimtarët e vdekur edhe në qoftë se ata janë prej të afërmëve tanë. E çfarë të themi për tjerët?

Ai që vepron kështu; mos i lexo librat e tij vetëm e vetëm që të mos ndikohesh në këtë gjë ose në gjëra tjera. Kjo është argument se ai këtë gjë e konsideron të lehtë, ose nuk i intereson fare ta dijë gjykimin mbi të.”

Pasuesit e bidateve urrehen sipas peshës së bidatit të tyre

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/-4lIUqdfKKY

Pyetje: ”A ka ndonjë dallim në “dashurinë dhe urrejtjen për hir të Allahut”, në fushën e ‘besimit dhe mosbesimit’, dhe fushën e ‘Sunnetit dhe bidatit’?”

Përgjigje: ”Po, ka dashuri dhe urrejtje për hir të Allahut, edhe kur është fjala për ‘Sunnetin dhe bidatin’. Kushdo që pason Sunnetin duhet dashur, ndërsa ai që pason bidatin urrehet sipas peshës së bidatit të tij.”

S’ka tebdi’ pa përmendur argument!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/H8f3_wVmQyY

Pyetje: ”Ka njerëz që thonë se dijetari apo nxënësi i dijes, nuk e kanë obligim që të përmendin argument nëse flasin për një person nga pasuesit e Sunnetit se është bidatçi dhe se njerëzit e thjeshtë janë të detyruar ta pasojnë këtë gjykim ndaj këtij individi. Kjo thënie a është e saktë?”

Përgjigje: ”Fjalët e askujt nuk pranohen pa argument. Fjalët e askujt nuk pranohen pa prova dhe veçanërisht në çështje madhore, siç është bërja bidatçi ndaj një individi i cili njihet se është prej pasuesve të Sunnetit. Si mund të jetë ai pasues i Sunnetit dhe njëkohësisht të jetë bidatçi? Njeriu është pasues i Sunnetit vetëm nëse është i pastër nga bidatet. Kjo nuk lejohet absolutisht. Kjo thënie është e pavërtetë. Kushdo që thotë se një person është bidatçi, është i detyruar të sjellë argument për bidatet e tij, në mënyrë që ta shohim nëse ai vërtet është bidatçi apo jo.”

Shitja e librave të bidatçive

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/SBtfhoKgfDw

Pyetje: ”Çfarë është gjykimi për të shitur librat e atyre që janë të devijuar nga rruga e Ehlus-Suneh uel-Xhema’ah, – libra të pasuesve të tekeve të tyre dhe bidatçive?!”

Përgjigje: ”Nuk lejohet shitja e librave, të cilat përmbajnë devijim dhe lajthitje. Përkundrazi, është obligim që ato të asgjësohen. Librat në të cilat përmbajnë devijim, lajthitje, shthurje është obligim që të asgjësohen. Sepse ato janë prej shkaqeve që shpijnë në shkatërrimin e Besimit (akides) dhe fesë në përgjithësi. Mirëpo, nëse ato janë libra të dijetarëve në të cilat ka disa gabime të vogla, atëherë nuk ka të keqe që ato të shiten. Kur është fjala për librat e të shthururve (zindikëve) dhe ato të ateistëve, nuk është e lejuar që ato të shiten dhe është obligim që edhe ato të asgjësohen. Gabimet të cilat i gjejmë në libra dallojnë nga njëri-tjetri dhe nuk janë të njëjta.”

Debate televizive me Pasuesit e Bidateve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/SDOhNWb53hc

Pyetje: ”Çfarë mendoni për debatet televizive me Pasuesit e Bidatit për t’i treguar gabimet e tyre?”

Përgjigje: ”Unë tashmë jam përgjigjur. Nëse ata shfaqin sherrin dhe dyshimet e tyre, ata duhet të refuzohen në televizion dhe çdo kund tjetër.

Nuk është e lejuar heshtja në këto raste. Sepse ata përhapin sherrin e tyre dhe kështu ndikojnë tek injorantët.”

Ekstremizmi ashtu siç është në teprim është edhe në lëshim

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/2295

Falënderimi i takon vetëm Allahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin salallahu alejhi ue selem.

Janë të shumta fushatat kundër ekstremizmit në fe dhe janë me vend sepse ekstremizmi në fe është i ndaluar me Kur’an, Sunnet dhe konsensusin (ixhmain) e dijetarëve.

Allahu ‘Azze ue Xhel thotë:

يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لاَ تَغْلُواْ فِي دِينِكُمْ وَلاَ تَقُولُواْ عَلَى اللّهِ إِلاَّ الْحَقِّ

“O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thoni tjetër gjë për Allahun, përveç asaj që është e vërtetë.” 4:171

Ndërsa në ajetin tjetër thotë:

قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لاَ تَغْلُواْ فِي دِينِكُمْ غَيْرَ الْحَقِّ

“Thuaju: O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë së vërtetës.” 5:77

I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

“Kujdes nga ekstremizmi sepse me të vërtetë ajo që i ka shkatërruar gjeneratat para jush është ekstremizmi.”

Ekstremizmi në fe është tejkalimi i kufijve në raport me atë që është e lejuar, nganjëherë edhe në adhurim, siç është rasti i tre personave: njëri tha se do të falet dhe nuk do të flejë, i dyti tha se do të agjërojë dhe nuk do të hajë, kurse i treti tha se nuk do të martohet kurrë.

Nganjëherë ekstremizmi është edhe në dispozita, kur një vepër që është e preferuar (e pëlqyer) e ngre dhe e bën vaxhib (obligim). Është ekstremizëm që të gjykosh për mëkatin e madh, i cili është nën kufrin dhe shirkun, duke e nxjerrë dikë nga feja.

Nganjëherë ekstremizëm është edhe në urdhrin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja, siç është ekstremizmi i Mu’tezilive, të cilët kanë lejuar kryengritjen ndaj udhëheqësit duke e argumentuar se është urdhër për të mirë dhe ndalim nga e keqja apo ekstremizmi në haram dhe hallall, kur lejon të ndaluarën dhe ndalon të lejuarën.

Të gjitha llojet e ekstremizmit janë të ndaluara dhe mund të të nxjerrin nga feja dhe të të çojnë në humbje, siç u ka ndodhur gjeneratave para nesh. Askush nga ne që i ka dhënë Allahu dije në fenë e tij, mendjemprehtësi në dispozita dhe i vendos çështjet në vendin e tyre nuk dyshon në të.

Mirëpo ekzistojnë njerëz që janë në të kundërtën e ekstremit të teprimit në fe- ata bëjnë lëshime dhe tolerancë në fe. Nuk ka dyshim se feja jonë është fe e tolerancës, mirëkuptimit dhe mesatares, mirëpo duhet që kjo tolerancë të jetë në dispozitat e Allahut, duke i marrë lehtësimet sipas nevojës, pasi feja në çdo aspekt nuk ka rëndime dhe vështirësi. Allahu thotë:

لاَ يُكَلِّفُ اللّهُ نَفْسًا إِلاَّ وُسْعَهَا

“Allahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij.” 2:286

Dhe thotë Allahu:

وَمَا جَعَلَ عَلَيْكُمْ فِي الدِّينِ مِنْ حَرَجٍ

“…dhe nuk ju obligoi në fe me ndonjë vështirësi.” 22:78

Dhe thotë Allahu:

مَا يُرِيدُ اللّهُ لِيَجْعَلَ عَلَيْكُم مِّنْ حَرَجٍ

“Allahu nuk dëshiron t’ju sjellë ndonjë vështirësi.” 5:6

Mirëpo ekstremizmi në tolerancë, dalja nga dispozitat e Allahut, nuk quhet tolerancë por vështirësi, anulim i dashurisë për hir të Allahut (elvela) dhe urrejtjes për hir të Allahut (el berae) në Islam. Barazimi mes muslimanit dhe jobesimtarit me anë të tolerancës apo anulimi i gjërave që e nxjerrin njeriun nga feja (nevakidul islam), barazimi mes feve, si për shembull barazimi mes Islamit, Judaizmit dhe Krishterimit dhe feve idhujtare janë shembuj që kanë të bëjnë me ekstremizmin në tolerancë dhe lëshime.

Ne duhet ta refuzojmë dhe urrejmë ashtu siç urrejmë ekstremizmin në teprim, pasi nganjëherë ekstremizmi në tolerancë dhe lëshim mund të jetë më i rrezikshëm se ekstremizmi i teprimit në fe sepse ekstremizmi në tolerancë dhe lëshime e bën fenë e mohuesit (qafirit) të barabartë me fenë e vërtetë dhe kjo është kufër, sipas të gjithë dijetarëve (ixhma), kurse ekstremizmin në teprim shumica e dijetarëve e shohin si humbje (dalal).

Dijetarët kanë thënë se prej gjërave që e nxjerrin njeriun nga feja (nevakidul islam) është kur nuk e bën jobesimtarin (qafirin) jobesimtar apo kur dyshon në kufrin (mohimin) e tij. Ata që kanë rrëshqitur në këtë rrëshqitje të rrezikshme duhet të shikojnë çështjen e tyre dhe të kthehen tek e vërteta sepse kthimi tek e vërteta (hakk) është fisnikëri. Kthimi tek e vërteta është më i mirë se vazhdimi në të shtrembëtën (batil).

Allahu na e mundësoftë që të përfitojmë dituri të vlefshme dhe të veprojmë punë të mira dhe paqja e Allahut qoftë mbi të Dërguarin tonë, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij!

A lejohet të quhet bidatçiu kriminel?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=126631 dhe http://youtu.be/haZ4Iq8GZCE

Pyetje: ”A lejohet ta quajmë ‘kriminel’ bidatçiun i cili shfaqin bidatin e tij?”

Përgjigje: ”Nuk ka asgjë aq të neveritshme se të jesh bidatçi. Quaje atë bidatçi. Krimineli është më i butë se bidatçiu. Kjo vlen në qoftë se është konfirmuar se ai është me të vërtetë bidatçi. Të besosh se një gjë është bidat nuk do të thotë se edhe në realitet është bidat.”

Rregulli për refuzimin ndaj atij që vepron në kundërshtim me Sunnetin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/AXfOGBlcVfg

Pyetje: ”Cili është rregulli për refuzimin ndaj atij që vepron në kundërshtim me Sunnetin, pa marrë parasysh kush është ai?”

Përgjigje: ”Rregulli është të kesh argument. Nëse ke argumente të sakta dhe personi i tillë ka vepruar në kundërshtim me ato, e refuzon atë për shkak se ka vepruar në kundërshtim me ato argumente.”

Heshtja ndaj bidateve është mashtrimi më i madh ndaj myslimanëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajt)

Burimi: http://youtu.be/zXsxzzU6SRU

Pyetje: ”Moskundërshtimi i pasuesve të bidateve, fshehja e pavërtetësive dhe mbrojtja e tyre a konsiderohet mashtrim ndaj myslimanëve?”

Përgjigje: ”Kjo është prej mashtrimeve më të mëdha ndaj myslimanëve. Heshtja ndaj pasuesve të bidateve dhe mos sqarimi i bidateve të tyre është mashtrim ndaj myslimanëve. E nëse ia shtojmë atë se, i lavdëron dhe i lartëson ata kjo është edhe më keq –Allahu na ruajt–.

Është obligim për ata të cilët kanë dije që t’i sqarojnë bidatet dhe të shpikurat, e t’i parandalojnë njerëzit nga ato e të mos heshtin ndaj tyre. Kjo heshtje është fshehje e të vërtetës.

إِنَّ الَّذِينَ يَكْتُمُونَ مَا أَنزَلْنَا مِنَ الْبَيِّنَاتِ وَالْهُدَى مِن بَعْدِ مَا بَيَّنَّاهُ لِلنَّاسِ فِي الْكِتَابِ أُولَـئِكَ يَلعَنُهُمُ اللّهُ وَيَلْعَنُهُمُ اللَّاعِنُونَ إِلاَّ الَّذِينَ تَابُواْ وَأَصْلَحُواْ وَبَيَّنُواْ فَأُوْلَـئِكَ أَتُوبُ عَلَيْهِمْ وَأَنَا التَّوَّابُ الرَّحِيمُ

“Ata, të cilët fshehin argumentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve në Libër (Kuran), të tillët i mallkon Allahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë. Përveç atyre që pendohen, që përmirësohen dhe që u shpjegojnë njerëzve (të vërtetën), të tillëve ua pranoj pendimin, se Unë Jam Ai i Cili pranoj pendimin, jam Mëshirëploti.” 2:159-160

Nuk lejohet për myslimanin i cili ka dije që të heshtë ndaj bidateve dhe kundërshtimeve të ndryshme, e të mos ia sqarojë ato njerëzve. E nëse ai heshtën, njerëzit argumentojnë me të duke thënë: “nëse kjo është e haram apo e ndaluar nuk do të kishte heshtur filan dijetari i cili po sheh se ç’po bëhet!”

Kur duhet refuzuar publikisht?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/U1QNHHdjMfY

Pyetje: “Në qoftë se një predikues bën një gabim dhe devijon nga rruga e Selefëve, a është prej metodologjisë së Selefëve  që gabimet e tij të përhapen në media dhe gazeta?”

Përgjigje: “Nëse ai mendimin e tij e ka bërë të hapur, pra publikisht para njerëzve, refuzimi duhet të bëhet publikisht në mënyrë që të sqarohet e vërteta. Por, nëse mendimi i tij nuk është bërë hapur, atëherë ai duhet të këshillohet personalisht, dhe kjo mjafton.”

Personi i cili fyen Sahabët është jobesimtarë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi:http://youtu.be/p4-uk7XFJmI

Pyetje: “Çfarë është gjykimi për atë i cili hapur i fyen Sahabët nëpër mjete të informimit? Personi i tillë a del nga feja me këtë vepër, apo jo?”

Përgjigje: “Kam frikë se ai nuk ka besim fare, e le që kjo vepër të mos e nxjerrë atë nga imani. Personi i tillë nuk ka besim fare. Ai i cili i urren Sahabët, realisht nuk ka iman. Ai i cili e bën këtë është hipokrit (mynafik). Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Urrejtja ndaj tyre është hipokrizi.” Personi i atillë nuk është mysliman, ai është hipokrit edhe nëse e quan veten mysliman.”

Vetëm dijetarët duhet të refuzojnë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.ws/sites/default/files/bryhari–1427-1-14.mp3 dhe http://youtu.be/xq52yb9yw8c

Pyetje: “Ne duam disa këshilla në lidhje me disa thirrësa që bien në gabime në akide që pastaj refuzohen dhe bëhet kaos. A duhet refuzuar ata, apo kjo lejohet vetëm për nxënësit e dijes që ta bëjnë këtë?”

Përgjigje: “Ashtu siç e kemi theksuar edhe më herët, se është e detyrueshme vetëm për dijetarët që të refuzojnë. Ata e dinë se si duhet refuzuar, se si duhet të refuzohen dyshimet, kur është koha për këtë dhe kur nuk është koha. Kjo gjë i takon dijetarëve. Ndërsa për vëllezërit të cilëve u mungon bagazhi i dijes, janë të detyruar që çështjen tua referojnë dijetarëve. Ky është një lloj i bashkëpunimit në mirësi dhe në devotshmëri.”

Kur duhet të ulemi me pasuesit e bidateve?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/yanmAFmcB_Y

Pyetje: “Disa njerëz ulen me pasuesit e bidateve dhe me grupe e sekte të devijuara. Kjo gjendje vazhdon për një kohë të gjatë. Kur u thuhet atyre që të mos ulen me ta, ata thonë se kjo është për shkak të davetit që ata të kthehen në të vërtetën. Çfarë është vendimi për këtë veprim?”

Përgjigje: “Së pari, dijetarët duhet të thonë nëse ata janë ose nuk janë bidatçinj. Disa vëllezër nga injoranca e tyre i konsiderojnë të tjerët të jenë bidatçinj, duke besuar kështu se kushdo që nuk pajtohet me ta është bidatçi. Në qoftë se është konfirmuar se ata janë bidatçinj dhe ti ke dituri, dhe se ulja jote me ta është frytdhënëse në mënyrë që t’i thërrasësh ata në fenë e Allahut, atëherë këtu kërkohen dy kushte: Ti duhet të kesh dije dhe të mendosh se mund të ndikosh tek ta. Në këtë rast, ti duhet të ulesh me ta. Kjo i përket davetit në fenë e Allahut. Mirëpo, nëse ti nuk ke dituri, ose ke dituri por nuk mund t’u sjellësh dobi atyre, dhe kështu ata vazhdojnë të jenë kokëfortë, atëherë mos rri me ta, ngase ata nuk e duan të vërtetën.”

Kush ka të drejtën të bëjë Tekfir, Tebdi dhe Tefsik mbi njerëzit?!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.ws/sites/default/files/bryhari–1427-4-16.mp3

Pyetje: “Kush ka të drejtë të bëjë Tekfir dhe Tafsik mbi njerëzit?”

Përgjigje: “Këtë e bëjnë vetëm dijetarët të cilët posedojnë dituri. Vetëm dijetarët janë ata të cilët e dinë që kë mund ta gjykojnë me kufër, mëkatar (fasik) dhe bidatçi.

Pra, vetëm dijetarët janë ata që kanë të drejtë ta bëjnë këtë.

Përdorimi i pastës së dhëmbëve dhe gurgullimi i ujit gjatë agjërimit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: El-Muntaka min Fatua esh-Shejkh Salih ibn Feuzan Vol.3. Nr 158

Pyetje: A është e lejueshme për atë që agjëron të përdorë pastë dhëmbësh gjatë ditës?

Përgjigje: Është e lejuar për agjëruesin që të përdor pastë dhëmbësh, por duhet të jetë i kujdesshëm që asgjë nga ajo të mos rrjedh në fyt. Është më mirë që ai të pastrojë gojën e tij me një Misvak dhe gjëra të tjera që nuk arrijnë në fyt, ashtu si nuk duhet të ekzagjerojnë me gurgullimat e ujit në gojë gjatë abdesit.

A i ka bidati llojet e veta sikurse dhe kufri?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/g5WE_–ZJ3E

Pyetje: “A është bidati i njëjtë sikurse edhe kufri i cili ka llojet e veta, që do të thotë se jo çdo njëri që ka rënë në kufër edhe ai vetë është kafir? Pra, a mund ta themi këtë edhe në çështje të bidatit?”

Përgjigje: “Nëse personi nuk e shpik një risi, por mendon se bidati i caktuar është ndonjë prej veprave të sakta (në përputhje me Sunnetin), për shkak se ai nuk mund të dallojë në mes të bidatit dhe Sunnetit, në këtë rast ai është injorant dhe çështja duhet t’i qartësohet atij.

Por në qoftë se ai e di se ajo vepër është bidat dhe se nuk ka bazë në Islam, atëherë ai është bidatçi. Prandaj, Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

من أحث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو رد

“Kush shpik në çështjen (fenë) tonë diçka që nuk është prej saj, ajo i refuzohet.”

Ai që shpik diçka në fe është bidatçi. Në një tjetër transmetim të hadithit thuhet:

من عمل عملا ليس عليه أمرنا فهو رد

“Kush bën një vepër që nuk është në përputhje me çështjen (fenë) tonë, ajo i refuzohet.”

Ai që vepron bidatin, edhe nëse nuk e ka shpikur vetë atë ai është bidatçi. Përjashtimi i vetëm vjen nëse personi është injorant dhe nuk di se veprimi i tillë është bidat.”

Braktisja e të vepruarit sipas Sunnetit për të thirrur në Teuhid

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/uUUuzd3Nork

Pyetje: “A është e lejuar t’i lëmë Sunnetet që të thërrasim në Teuhid?”

Përgjigje: “Braktisja e Sunneteve nuk është thirrje për në Teuhid. Kush e thotë këtë? Ti duhet t’i praktikosh Sunnetet dhe në të njëjtën kohë të thërrasësh në Teuhid.”

Injorantët dhe të pafetë dëshirojnë të heshtim ndaj të këqijave

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.ws/sites/default/files/tg–1431-11-19.mp3 dhe http://youtu.be/4ZZpfR_wGBo

(Thotë Imam Ahmed bin Ali el-Makrizi:) “Nga të folurit e gjuhës është që ta mbrosh atë (Sunnetin) dhe ta sqarosh kotësinë e risive që e kundërshtojnë atë (Sunnetin)…” (Texhridut-Teuhidil-Mufid, fq.104)

Duhet të qartësohet kotësia e risive që e kundërshtojnë atë (sunnetin); kjo është e detyrueshme. Ne nuk duhet të heshtim në lidhje me risitë dhe t’i lëmë që secili të pasojë epshin e tij, bindjen dhe drejtimin që dëshiron ta marrë, në të cilën njerëzit injorantë apo të pafe, tani po bëjnë thirrje në gazeta dhe në të tjera mjete informative. Ata nuk duan që të dënohet e keqja e të flitet për të. Ata nuk duan që të urdhërohet në të mira dhe të ndalohet e keqja. Ata duan që çdonjëri të mbetet ashtu siç është, sepse përndryshe po përçahen njerëzit. Le të përçahen njerëzit, le ta braktisim atë në të cilën nuk ka kurrfarë mirësie. Ne e duam vetëm personin në të cilin ka mirësi, e sa për personin në të cilin ka sherr, ai duhet të qëndrojnë larg nesh, ne nuk duam të bashkohemi me të.

Kush janë pasuesit e epsheve?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/5s_tEu8LTvg

Pasuesit e tekeve, dëshirave, epsheve (ehlul-ehua), janë ata që ndjekin epshet dhe teket e tyre. Ata nuk ndjekin Librin e Allahut dhe Sunnetin, por ndjekin vetëm epshet e tyre. Nëse epshet e tyre kundërshtojnë Kuranin dhe Sunnetin, ata ndjekin këto epshe dhe braktisin Kuranin dhe Sunnetin.

Nëse ato përputhen me epshet e tyre, ata i pasojnë vetëm sepse janë pra në përputhje të dëshirave të tyre; kjo është rruga e jahudive. Është e njohur se jehudit iu bindën të dërguarve në atë që ishte në përputhje me epshet e tyre. Kur diçka nuk përputhej me epshet e tyre, ata i kundërshtonin të Dërguarit. Në raste të tilla, ose i vrisnin të dërguarit ose i përgënjeshtronin ata. Allahu Te’ala ka thënë:

 أَفَكُلَّمَا جَاءكُمْ رَسُولٌ بِمَا لاَ تَهْوَى أَنفُسُكُمُ اسْتَكْبَرْتُمْ فَفَرِيقاً كَذَّبْتُمْ وَفَرِيقاً تَقْتُلُونَ

“Sa herë që ndonjë i dërguar ju sillte atë që nuk ju pëlqente, ju kapardiseshit, prandaj disa i quajtët gënjeshtarë e disa i vratë.” 2:87

Dhe në një ajet tjetër, Allahu thotë:

كُلَّمَا جَاءهُمْ رَسُولٌ بِمَا لاَ تَهْوَى أَنْفُسُهُمْ فَرِيقًا كَذَّبُواْ وَفَرِيقًا يَقْتُلُونَ

“Por, sa herë që u vinte ndonjë i dërguar me porosi që nuk ua donte shpirti, ose e mohonin, ose e vrisnin.” 5:70

Allahu ka thënë në lidhje me mynafikët (hipokritët) e këtij umeti:

وَإِذَا دُعُوا إِلَى اللَّهِ وَرَسُولِهِ لِيَحْكُمَ بَيْنَهُمْ إِذَا فَرِيقٌ مِّنْهُم مُّعْرِضُونَ وَإِن يَكُن لَّهُمُ الْحَقُّ يَأْتُوا إِلَيْهِ مُذْعِنِينَ

“Dhe kur thirren tek Allahu dhe i Dërguari i Tij që ai të gjykojë midis tyre, një grup nga ata kthejnë shpinën. Por, nëse e drejta është në anën e tyre, ata vijnë të përulur.” 24:48-49

Pra, kështu kanë qenë gjithmonë pasuesit e epsheve, si në kohët e hershme ashtu edhe në të tashmen.

Kriter i tyre i vetëm është të përputhurit me epshet e tyre dhe kjo është e vërteta sipas tyre. Kurse ajo që nuk përputhet me epshet e tyre, është e kotë edhe nëse atë e ka zbritur Xhibrili tek Muhamedi alejhis-salatu ues-selam. Kjo sipas tyre është e kotë- kjo është metodologjia e tyre.

Kjo është gjëja në të cilën bazohen sektet e devijuara të këtij umeti, duke mos e pranuar as atë që ka ardhur nga i Dërguari salallahu alejhi ue selem e as atë që është në Kur´an. Ata nuk e pranojnë Sunnetin nëse nuk është në përputhje me sektet dhe epshet e tyre, duke e keqinterpretuar, shtrembëruar, apo duke e përgënjeshtruar atë në tërësi- kjo është metodologjia e tyre.

Nuk ka enashide (ilahi) fetare

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: http://youtu.be/2S-SCBfRkP0

Pyetje: ”Çfarë është vendimi i enashideve (ilahive) fetare?”

Përgjigje: ”Nuk ka enashide fetare dhe Sufistët merren me to. Ata e adhurojnë Allahun (azza ue xhel) me enashide. Në vend që të kujtojnë Allahun dhe të thonë: ‘Subhanallah’, ‘La ilahe ilallah’ dhe ‘Allahu Ekber’, ata merren me enashid dhe këngë. Pra, Sufistët merren me enashide. Ne (Ehlus-Sunneti) s’kemi gjëra të tilla.”

Të thërrasësh në fe përmes enashideve/ilahive

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Ligjerata “Fadlul-‘Ilm uel-‘Ulema” dhe http://youtu.be/W7_m5foBpf4

Pyetje: “Dikush pyet në lidhje me përdorimin e enashideve islame, se a është një mënyrë për të thirrur në Islam?”

Përgjigje: “Nuk ka enashid islame. Përdorimi i fjalës “islame”, është gabim. Por nëse themi vetëm enashid, atëherë kjo është ajo që gjendet tek sofistët, sepse kjo është prej fesë së tyre.

Ndërsa, tek Ehlus-Sunneti nuk ka absolutisht enashide fetare.

Ata kanë poezi dhe kjo nuk ka asnjë të keqe, ngase poezia është lexuar edhe në prani të të Dërguarit salallahu alejhi ue selem. Ka dallim në mes të poezisë dhe enashideve. Poezia është e lejuar, ndërsa enashdet janë risi nëse ato i atribuohen fesë (v.p.: e nëse nuk atribuohen fesë, atëherë janë vetëm të ndaluara e jo edhe risi).”

Lërini ilahitë për sofistët dhe këngëtarët

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Përgatiti: Stafi “perlat-muslimane.com”

Pyetje: “Cili është gjykimi në lidhje me enashidet që kanë përmbajtje fetare apo përmbajtje të lejuar, të cilat nuk janë në kundërshtim me Sheriatin.”

Përgjigje: “Ju nuk duhet të merreni me enashide, por ju duhet të merreni me kërkimin e dijes, me mësim përmendësh dhe me mësimet tuaja të zakonshme. Enashidet lërjani sofistëve dhe këngëtarëve! Nxënësi i dijes nuk e harxhon kohën e tij duke dëgjuar enashide.”

Çfarë të bëj, në mënyrë që Ramazani të dëshmojë për mua?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: el-Munteka (5/137)



Pyetje: Çfarë duhet të veprojë një grua në mënyrë që Ramazani të dëshmojë për të e jo kundër saj?

Përgjigje: Ramazani është dëshmitar për çdo mysliman dhe jo kundër tij, nëse ai e shfrytëzon atë ashtu siç duhet e me bindje të plotë, e njeh shenjtërinë e tij dhe e shfrytëzon kohën në vepra të mira, e të duhura. Pos kësaj, njeriu duhet t’i shmanget asaj që Allahu ka ndaluar, qofshin ato fjalë apo vepra të këqija.

Gruaja gatuan gjatë Ramazanit në vend se të merret sa më shumë me adhurim

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

 Pyetje: Gjatë Ramazanit, shumë gra janë të angazhuar me gatim në vend që të lexojnë Kur’an dhe të bëjnë adhurime të tjera. Si i këshilloni ato?


Përgjigje: Kryerja e punëve të shtëpisë dhe në to bën pjesë edhe gatimi – insha-Allah janë adhurim. Ato padyshim se shpërblehen për këto. Gruaja mund të gatuaj dhe njëkohësisht të përmend Allahun (azze ue xhel), duke lexuar Kur’an apo duke dëgjuar Kur’an. Kjo e ndihmon atë dhe ia hapë gjoksin.

Disa fjalë për ramazanin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/mOG-AVSfI6Y



Veçse jemi në këtë muaj (të Ramazanit)… Atë që e ndihmon Allahu, ai është duke shijuar mirësitë e Tij. Ky është një muaj fisnik, të cilin Allahu e ka dalluar ndaj muajve të tjerë. Thotë Allahu:

“Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë!” 2:185

Allahu e bëri agjërimin e këtij muaji obligim ndërsa namazin e natës vullnetar. Agjërimi në të është shtylla e katërt e Islamit dhe namazi i natës -namazi i teravive dhe i natës (tehexhud) është Sunnet, të cilën e vepronte i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem. Agjërimi ka gjykime madhështore, sepse në realitet ai është xhihad kundër vetvetes tënde, kundër dëshirave. Personi e lë atë çfarë kërkon vetvetja e tij, ai e lë atë në bindje ndaj Allahut, pra me këtë e vendos bindjen ndaj Allahut para bindjes ndaj vetvetes së tij. Gjithashtu, i lë dëshirat e tij për t’u afruar më afër Allahut dhe kjo është dëshmi e Imanit. Ai që vendos bindjen ndaj Allahut para bindjes ndaj vetvetes, kjo dëshmon për Imanin e tij.

Në të kundërtën, ai që e vendos bindjen ndaj nefsit të tij para bindjes ndaj Allahut,ky është hipokrit. Besimtari në këto ditë të Ramazanit e di se Allahu e ka urdhëruar ta lë ushqimin, pijen dhe marrëdhëniet intime (gjatë ditës) për Allahun. Dhe prej mëshirës së Allahut është se Ai u ka dhënë atyre një pjesë kohore përgjatë këtij muaji, në të cilën ata mund t’i shijojnë gjërat e lejuara. Ato janë të ndaluara gjatë ditës, por të lejuara natën.

“Tani është e lejuar për ju që, gjatë netëve të agjërimit, të shkoni me bashkëshortet tuaja. Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato. Allahu e di mirë se ju e keni mashtruar veten (duke shkuar me gratë para se të zbriste lejimi), por Allahu e ka pranuar pendimin tuaj dhe jua ka falur gabimin. Prandaj, ju lejohet bashkimi me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju. Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja.” 2:187

Pra, Ai e caktoi agjërimin në atë mënyrë, që fillon nga agimi dhe përfundon me perëndimin e diellit, sepse atëherë fillon nata. Besimtari i bindet Allahut ‘Azze ue Xhel, bën iftar në kohën e duhur, siç edhe agjëron në kohën e kërkuar. Këtë e bën, ngase ai është rob i Allahut dhe i bindet Allahut në atë çfarë Ai ka urdhëruar, dhe e lë atë çfarë Ai e ka ndaluar. Nuk është e lejuar që njeriu ta vazhdoj agjërimin edhe gjatë natës. Sepse Profeti salallahu alejhi ue selem e ka ndaluar këtë gjë.

Ata (shokët e tij) i thanë: “O i Dërguari i Allahut ti agjëron vazhdimisht edhe gjatë natës.” Profeti salallahu alejhi ue selem vepronte në këtë mënyrë, por kjo është e veçantë vetëm për të. Prandaj ne, hamë në kohën e iftarit ndërsa agjërojmë në kohën kur është për të agjëruar.

Nëse agjëron njeriu, kjo nuk do të thotë se ai duhet ta lë vetëm ushqimin, pijen dhe marrëdhëniet intime. Por ai e lë gjithë atë çfarë Allahu ia ka ndaluar atij, me përjashtim të kohës që nuk është për të agjëruar, sepse ka gjëra që janë të ndaluara gjithmonë dhe ka gjëra që janë të lejuara, por janë të ndaluara vetëm në kohën e agjërimit. Ushqimi, pija, marrëdhëniet intime, këto janë gjëra të lejuara kur nuk jemi agjërueshëm. Pra, ato janë të lejuara në një kohë të caktuar dhe të ndaluara në një kohë tjetër. Por gjërat të cilat janë gjithmonë të ndaluara, siç është shpifja, përgojimi, gënjeshtra, të folurit e ndaluar, të shikuarit haram, të dëgjuarit haram etj., këto janë të ndaluara përgjithmonë.

Nëse dikush i vepron këto në kohën e agjërimit, ai e bën agjërimin e tij të pavlerë ose mund ta shkatërrojë agjërimin në tërësi, pra nuk mbetet shpërblim për të tek Allahu.

Dhe kjo gjë bën që, ai ta lë ushqimin dhe pijen, të cilat janë të lejuara jashtë kohës së agjërimit, por ai nuk e ka lënë atë çfarë Allahu ia ka ndaluar përgjithmonë. E që i bie se në realitet nuk ka agjëruar. Nga një aspekt ai ka agjëruar ndaj gjërave që në parim janë të lejuara (ushqimi, pija e marrëdhëniet intime), dhe ka bërë iftar (nuk është ndaluar) ndaj gjërave që Allahu ia ka ndaluar në çdo kohë. Pra këtij nuk i takon shpërblimi, por ajo çfarë ai ka marrë nga agjërimi i tij është vetëm uri dhe etje, siç ka thënë i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem:

رب صائم حظه من صيامه الجوع و العطش و رب قائم حظه من قيامه السهر

“Disa agjërues fitojnë nga agjërimi i tyre vetëm uri dhe etje. Dhe disa namazli, fitojnë nga namazi i tyre vetëm pagjumësi.”

Përse? Sepse ai nuk e ka bërë namazin për hir të Allahut, por e ka bërë për syefaqësi dhe për tu parë.

“Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë, vetëm sa për t’u dukur para botës dhe Allahun e përmendin fare pak.” 4:142

Gjërat duhet të jenë të ndërtuar mbi sinqeritet dhe bindje ndaj Allahut. Kur Ai të ka urdhëruar për të bërë iftar, bëj, dhe nëse të urdhëron që të agjërosh, atëherë agjëro. Pra, ti nuk je asgjë më shumë se një rob i Allahut Subhanehu ue Te’ala.

Çfarë është shumë e habitshme, që shumë njerëz -posaçërisht në këtë kohë- agjërojnë, ata e lënë ushqimin dhe pijen dhe gjërat të cilat qartësisht e prishin agjërimin, por ata nuk falen me kohë. Ata flenë pothuajse gjatë gjithë ditës!

Nuk falin namazin e sabahut, as namazin e drekës, as të ikindisë! Ata zgjohen nga gjumi vetëm kur të vije koha e iftarit. Kur fillon iftari, ata zgjohen për të ngrënë dhe pirë. Namazet u kanë ikur. Këta njerëz nuk kanë agjërim tek Allahu, edhe nëse kanë agjëruar në kohën e agjërimit.

Në të vërtetë ata e kanë lënë ushqimin dhe pijen, por ata nuk kanë agjërim të pranuar tek Allahu!

Përse? Sepse kush e lë namazin nuk ka agjërim. Namazi është shtylla e dytë e islamit dhe agjërimi është shtylla e katërt. Pra, agjërimi nuk pranohet, nëse neglizhohet namazi. Ndërsa, ata e neglizhojnë namazin dhe agjërojnë!?

Agjërimi i tyre nuk do t’i sjellë dobi para Allahun, derisa të mos e falin namazin! Nuk ka fe për atë që nuk e fal namazin, ai nuk ka fe! Sepse namazi është shtyllë e islamit, është faktori dallues në mes të myslimanit dhe jobesimtarit. 

Kush nuk falet është jobesimtarë! Kush e lë plotësisht namazin, është jobesimtarë me konsensusin e dijetarëve. Por kush nuk e ka lënë namazin e tij, por nuk e fal në kohën e duhur, ai e ka neglizhuar namazin e tij.

“Pas atyre erdhën breza, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta.” 19:59

“Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm për namazet.” 107:4-5

Allahu i quajti ata namazli! Ata falen, por në një kohë tjetër se sa në kohën e duhur. Pra ata e kanë neglizhuar namazin dhe kohën e tij. Allahu i paralajmëron ata me“mjerim”, e cila ka kuptimin e dënimit, Allahu na ruajttë!

Ai do të dënohet edhe pse ai falet!? Po, ai dënohet! Ai do të dënohet edhe pse ai falet, sepse ai nuk falet ashtu siç ka urdhëruar Allahu, por është falur siç iu ka tekur atij. Kjo do të thotë se ai është rob i vetvetes të tij dhe dëshirave të tij, e jo rob i Allahut.

Myslimani duhet të kujdeset në këto gjëra, ai duhet ta ruajë fenë e tij, ta ruajë namazin e tij, ta ruajë zekatin e tij, ta ruajë agjërimin e tij, ta ruajë haxhin dhe umren e tij, ta ruajë plotësisht fenë e tij. Ky është mysliman.

Por kush vepron një gjë të fesë dhe e lë një tjetër, i tilli është sikur ai që jeton në një shtëpi të prishur –pa dyer ose mure! Shtëpi të shkatërruar! Shtëpi e cila nuk e mbron as nga nxehtësia, as nga të ftohtit e as nga grabitësit.

Po ashtu edhe Islami: Kush nuk vepron sipas asaj çfarë Allahu ka urdhëruar, ajo nuk i sjellë atij dobi, edhe nëse ai përmendet si njëri që i takon Islamit. Islami është ashtu siç ka urdhëruar Allahu:

“Nënshtrim ndaj Allahut, me anë të Njësimit të Tij, kryerje të detyrave dhe largim nga shirku e mushrikët. Ky është Islami.”

Lus Allahun të na bëj neve prej atyre të cilëve thonë fjalë të mira dhe veprojnë vepra të mira. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Profetin e Tij, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe shokët e tij.

Të vetmuarit me një burrë të huaj është shkak i rënjes në marrëzira

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Ittihaf-ut-Tul-lab, fq 117

Një nga parandalimet për të mos rënë në zina, është që një burrë i të mos vetmohet me një grua të huaj.

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Nuk është veçuar një burrë me një grua veçse djalli është i treti.” Tirmidhi (1171).

Nuk i lejohet një burri që të veçohet me një grua me të cilin ai mund të martohet. Nuk ka dallim nëse kjo ndodhë në shtëpi, zyre, veturë, në shkretëtirë apo diku tjetër. Duhet të jetë dikush me ta në mënyrë që ata të mos jenë të vetëm. Shejtani është me burrin dhe me gruan me të cilën ai mund të martohet. Çfarë vepron shejtani me dy njerëz me të cilët ai është vetëm me ta? Ai bën që ata të bien në zina.

Bisedat telefonike mes dy gjinive

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: el-Muntaka (3/463)

Pyetje: Cili është gjykimi për të folur me vajza të huaja në telefon?

Përgjigje: Kjo është e ndaluar. Nuk lejohet të flasësh me vajza të huaja pavarësisht nëse ajo bëhet me anë të telefonit apo ndonjë mënyrë tjetër. Nuk është e lejuar për myslimanin që të flas me një femër të huaj sepse mund të nxiten ndjenjat nga provokime të mundshme. Ky veprim të shpie në të keqe dhe shthurje. Allahu (Azza ue xhel) i thotë grave të Profetit të Tij (sal Allahu alejhi ue selem):

”Mos u llastoni në të folur, që të mos lakmoj ai që ka sëmundje në zemrën e tij, por flisni fjalë të matura!” [33:32]

Kjo dëshmon se është e ndaluar për gratë që të flasin me burra në atë mënyrë që të nxitë epshin. Ngaqë fjalë të tilla, ndikojnë tek ata që zemrat i kanë të sëmura duke ua ngacmuar epshin. Dhe sheriati Islam gjithmonë mbyllë rrugët të cilat shpien njeriun në veprimin e ndalesave. Të flasësh me vajza të huaja në telefon apo në mënyra tjera, i përkasin rrugëve që çojnë drejt shkatërrimit.

Vajzë myslimane! Nuk të lejohet ty që të bisedosh me një mashkull në një mënyrë të ngrohtë-dashurie që mund të shpie rrugëve të këqija. Edhe për ty djalosh është e ndaluar të veprosh në këtë mënyrë!

Udhëtimi pa mahrem, shkak i imoralitetit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Ittihaf-ut-Tulab, fq. 118

Një prej shkaqeve që pengon rënien në imoralitet është ndalimi që femra të udhëtojë pa mahrem. Ky është shkaku kryesor që fshihet prapa këtij mëkati. Nëse femra udhëton pa mahrem, shumë lehtë mëkatarët mund ta ngacmojnë atë. Po të ishte ajo me mahrem, ai do të ishte pengesa që ata të arrijnë deri tek ajo. Prandaj mahremi ka statusin e veçantë në islam. Kur femra udhëton pa mahrem, mëkatarët shumë lehtë mundë t’i vardisen dhe të kenë sukses në veprimet e tyre.

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Nuk është e lejuar për një grua që beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit që të udhëtojë pa Mahrem.” Bukhariu (1088) dhe Muslimi (1338).

Prandaj, ai është mbrojtësi i saj nga mëkatarët, e sidomos në qoftë se ajo është larg qytetit të saj, familjes dhe të afërmve. Në këtë rast, mëkatarët janë më të sigurt në ngacmimet e tyre ndaj femrës. Është e ditur se gruaja është e dobët. Ajo shumë lehtë mund të mashtrohet sepse feja e saj është e dobët. Edhe pse ajo mund të jetë fetare ajo është një preh e lehtë për mëkatarët. Ata mund ta bëjnë atë, që të bjerë në mëkat me anë të fuqisë apo dëshirës (duke e mashtruar). Por sido që të jetë, duhet ditur se femra është e dobët, andaj mahremi është zgjidhja më e mirë për të, atëherë kur ajo është në udhëtim.

Çfarë i lejohet mahremit që të shoh nga gruaja?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Ittihaf-ut-Tulab, fq. 355-356

E vetmja që Maharemi mund të shoh nga gruaja është fytyra e saj, duart dhe koka. E njëjta gjë vlen edhe për gratë. Ata që thonë se avreti i grave mes tyre është si i meshkujve midis tyre,- e që është prej kërthizës deri tek gjunjët-, ata e kanë mendimin e gabuar, pasi që ajo është në kundërshtim me argumentet e sheriatit islam.

Disa dijetarë thonë se, maharemi mundë të shohë atë që zakonisht shihet tek gruaja, si: fytyra, duart, koka dhe kërcit-gjëra të cilat lejohet të shihen edhe tek robëreshat.

Ndërsa mendimi i njohur, është se: mahremi mund të shoh nga gruaja: fytyrën e saj duart dhe këmbët. Kjo është çfarë zakonisht shihet pa shkaktuar provokime tek ai. Mahremëve nuk ju lejohet të shohin nga gruaja: kërcinjtë ose parakrahët, ku në shumicën e rasteve janë të pambuluara. Sepse ekziston rrezik i provokimeve edhe nëse mashkulli është Mahrem i saj.

Enashidet janë të sofistëve dhe hizbive

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: “Çfarë është gjykimi për enashidet (ilahitë) islame?”

Përgjigje: “Elhamdulilah, nuk është e njohur se enashidet janë përdorur në të kaluarën siç përdoren ato kur këndohen në kor dhe me melodi, tone muzikale e me thyerje të fjalëve, shkaku që t’i tërheqin dëgjuesit.

Kjo nuk ka qenë kurrë e njohur përveçse tek sofistët, të cilët i konsiderojnë enashidet si një formë adhurimi, ose ato janë të njohura tek Hizbijtë dhe tek pasuesit e grupeve, të cilët me këto enashide thërrasin tek grupet e tyre.

Gruaja udhëton me kunatin e saj

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Unë jam beqar. Kur një grua e huaj udhëton me mua, unë joshem, pavarësisht nga fakti se motrat e mia janë me mua. Unë nuk mund të bëjë durim. A i lejohet asaj që të udhëtojë me mua duke qenë se ajo është gruaja e vëllait tim? Kjo ndodh kur e vozis atë për në shkollë.

Përgjigje: Nuk është e lejueshme për të që të shkojë me juve vetëm. Kjo është veqim. Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Nuk ka burrë që mbet vetëm me një grua, vetëm se shejtani është i treti.”Tirmidhi (1171).

Por nëse ajo shkon me gratë e tjera pa ndodhur ndonjë sprovë, nuk ka dëm në këtë, nëse distanca është e shkurtër dhe është mbrenda qytetit. Nuk duhet të jetë një udhëtim. Pra siq thamë vozitja duhet jetë brenda kufijve të qytetit. Nëse sprovohesh dhe joshesh nga prania e saj, ajo nuk duhet të udhëtojë me ju edhe nëse ka gra të tjera. Çdo gjë rrotullohet rreth të mos pasurit sprova. Përderisa egziston një sprovë ajo nuk duhet të vijë me ty edhe nëse ka gra tjera të pranishme.

A i lejohet hallës së gruas të zbulohet në prani të burrit të saj?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: A është ligjore për hallën time që të zbulohet në prani të burrit tim?

Përgjigje: Jo. Nuk i lejohet halles së gruas të zbulohet në prani të burrit të saj. Ajo është e huaj për të. Ato të cilat mund të zbulohen në prani te tij janë nëna e saj dhe dy gjyshet e saj nga babai dhe nena, dhe vajza e gruas së tij. Ndërsa halla e saj, tezja e saj dhe motra e saj, ato janë të huaja për të.

I Dërguari i Allahut nuk bënte davet me teatër dhe ilahi

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Ligjërata ”El-Fark bejnet-Tejsirish-Shehri uel-Mu’asir”

Pyetje: ”Çfarë mendoni rreth enashideve, kur dihet se në ditët e sotme shumë të rinj të udhëzuar kanë rënë në to? I është dhënë rëndësi të madhe atyre, ato këndohen nëpër festivale dhe festa të ndryshme. Disa prej tyre shoqërohen me dajre dhe zëra, të cilët ngjasojnë me muzikën.”

Përgjigje: ”Enashidet nuk përdoren për da’vet dhe si adhurim, këtë nuk e bën askush tjetër përveç dy grupe: hizbitë ose sofitë.

Ndërsa, Ehlu-Sunneti dhe Xhemati nuk përdorin ilahitë në davetin e tyre, por ata thërrasin me mençuri, me këshillë të mirë dhe me diskutime të mënyrës më të mirë, mu ashtu siç veproi i Dërguari salallahu alejhi ue selem.

I Dërguari salallahu alejhi ue selem nuk thërriste në fe përmes ilahive. Ai nuk themeloi grupe të korit e as nuk luante teatër apo filma për hir të davetit. I Dërguari salallahu alejhi ue selem nuk vepronte gjëra të tilla.”

Vozitja e gruas

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Si duhet vepruar me ata që bëjnë thirrje për të ashtu quajturit të drejtat e grave, siç jështë  vozitja e makinës, dhe që disa lëndë të heqin nga programi-shkollorë si dashuria dhe urrejtja për hir të Allahut?

Përgjigje: Vozitja e makinës nuk i përket të drejtave të gruas. Të drejtat e saj janëndroja dhe dëlirësia dhe që ajo të qëndroj larg nga meshkujt dhe që ajo të nderohet.Vozitja e makinës i përket burrave e jo grave. Ajo është e përshtatshme për burrat ejo për gratë pasi kjo i fut ato në shumë ndalesa. Çfarë the tjetër?

Pyetje: Faktin se disa lëndë janë hequr nga programi si dashuria dhe urrejtja për hir të Allahut.

Përgjigje: Këta njerëz dëshirojnë edhe të braktiset namazi me xhemat dhe që gruajatë heq vellon e saj dhe të lejohet kamata pasi që ajo një ekonomi e kësaj bote. 

Atakanë vendosur kërkesa të shumta.

 Këto janë disa shembuj për ndryshimin e fesë. Ataduan të ndryshojnë fenë.

A jam unë mahrem për nënen dhe gjyshen e gruas time

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Ligjerata: Min Adab-il-Mufti uel-Mustafti

Pyetje: A jam unë mahrem për gjyshen e gruas sime?

Përgjigje: Po, ajo është si nëna e saj. Gjyshja është nënë. Ju jeni mahrem për të pasi që ajo është nëna e gruas tënde. Prej grave që e ke të ndaluar martesën janë nënat e grave kjo do të thotë nëna e parë dhe nëna pas saj (gjyshja).

Një mesazh për gruan myslimane

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

http://youtu.be/AW_OIgXSqZc

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falendërimi qoftë për Allahun, Krijuesin e botërave. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhammedin, mbi familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij.

Në këto dy predikime të bereqetshme, dëgjuam gjëra shumë të mira. Predikuesi ynë, foli për një nga tematikat më të rrezikshme. Kjo ka të bëj me gruan. Vëllezër! Allahu krijoi gruan, për të kryer një detyrë të madhe në këtë jetë, të njëjtën gjë për të cilën e krijoi edhe burrin. Ku secili prej tyre ka rolin dhe detyrat e veta. Në qoftë se ata përqendrohen në detyrat e tyre dhe i përmbushin ato ashtu siç duhet, shoqëria do të kaplohej nga mirësitë e mëdha. Por nëse në këtë sistem do të paraqiten probleme të marrjes secili detyrat e veta, do të ndodhin çrregullime të mëdha. Keni dëgjuar për rolin e grave në periudhën e para islamit, por edhe rolin e saj në kohën e sotme në vendet jo islame, si dhe rolin e saj tek myslimanët fetarë. Gruaja është shumë e rëndësishme. Ku për shkak të rëndësisë së saj, i Dërguari (sal Allahu alejhi ue selem) na këshilloi që të kujdesemi mirë ndaj tyre. Ai tha gjatë predikimit të tij në haxhin lamtumirës, gjatë qëndrimit në arafat:

”Ju këshilloj që të silleni mirë me gratë tuaja, ngase ato janë ndihmëset tuaja…’’ Ibn Maxheh (1851).

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) na ka këshilluar që të kujdesemi mirë ndaj grave, sepse ato luajnë një rol të rëndësishëm në shoqëri. Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me përkujdesjen ndaj tyre në aspektin e të ushqyerit apo për t’u dhënë atyre të drejtat që i meritojnë; kjo është diç e padiskutueshme. Por diçka edhe më e rëndësishme se kjo është mbrojtja e saj nga marrëzirat, përdaljet e formave të ndryshme, të shfaqurit e saj në mënyrë provokative e sprovuese (ndër të huajt) dhe ta lësh atë të bëjë çfarë të dojë. Këto janë gjërat më të rëndësishme që Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka këshilluar,në lidhje me gratë; – pra ”që t’i mbrojmë ato.”

Allahu (xhela ue ala) ka thënë:

”Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu e ka krijuar njërën palë prej tyre të shquhet mbi tjetrën dhe ngase ata shpenzojnë nga pasuria e tyre. Prandaj, gratë e mira, janë respektuese (ndaj Allahut pastaj ndaj burrave të tyre) dhe janë besnike ndaj së fshehtës.”4:34

Çfarë do të thotë që burri të jetë përgjegjës për gruan (ashtu siç përshkruhet në ajetin e lartëpërmendur)? A është i kufizuar kuptimi i saj vetëm me atë që ka të bëj me furnizimin dhe ndarjen e drejtësisë në jetën bashkëshortore?

Kurrsesi, përgjegjësia ndaj gruas nuk është e kufizuar vetëm në këtë. Përgjegjësia e tij ndaj saj është në diçka më të rëndësishme se kaq. Ai duhet ta mbrojë gruan në mënyrë që ajo të mos humbet (ahiretin), duke i dhënë vetes të drejtën që ta kuptojë gabimisht çështjen e turpit dhe dëlirësisë (femërore). Dhe kjo është përgjegjësia më e madhe e burrit ndaj gruas. Përmendja e burrit në këtë ajet Kuranor, nuk ka për qëllim vetëm kuptimin e burrit në raport me gruan. Burri, mund të jetë babai i saj, vëllai ose ndonjë kujdestar tjetër i mundshëm; e secili prej tyre është përgjegjës për të dhe e mbron atë. Në qoftë se kjo duhet të shkojë aq larg sa që ai duhet edhe ta dënojë atë në kufijtë e ajetit Kuranor:

”E tek ato që gjeni kokëfortësi (mosbindje), fillimisht këshillojini e më pas largohuni nga shtrati dhe (më në fund) i rrihni…”4:34

Pra gruaja ka nevojë për kujdesje. Në këto kohëra, armiqtë e Islamit janë fokusuar në çështjen e gruas, sepse e dinë se ajo është çështja me rrezikshmërinë më serioze në shoqëri. Prandaj janë fokusuar në të duke luftuar kundër dëlirësisë (femërore) dhe nderit të saj. Gjithashtu e konsiderojnë poshtëruese për femrën, nëse ajo i përmbahet dëlirësisë dhe nëse ajo është e ndershme, duke pretenduar se veprimi i tillë është kufizim i të drejtave të saj.

E vërteta është se, kjo është ruajtje e të drejtave të saj. Ajo është e lirë në adhurimin ndaj Allahut, kryerjen e detyrave të saj, në edukimin e fëmijëve dhe në kryerjen e veprave të cilat Allahu ja ka lënë në përgjegjësi. Ajo është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe përgjegjëse për kopenë e vet. Kjo është liria e saj e vërtetë.

E kur kemi të bëjmë me lirinë e saj në lakuriqësi, marrëzirat para njerëzve të tjerë, të filtruarit e tregjeve dhe të shkuarit kudo që ajo dëshiron, kjo është vetëm skllavëri e nuk mund të jetë liri. Ky është skllavërim ndaj epsheve dhe skllavërim ndaj Shejtanit.

O robër të Allahut! Liria është në bindjen dhe në adhurimin ndaj Allahut. Aty është dinjiteti shpirtëror dhe nderi njerëzor dhe lumturia e tij në këtë botë dhe në botën tjetër. E kushdo që është i pabindur ndaj Allahut dhe kundërshton urdhërat  e Tij, pavarësisht nëse janë gra apo burra, janë skllevër dhe miq të shejtanëve njerëz apo xhinë. Kjo është një skllavëri e jo liri.

Ne duhet ta dimë këtë gjë e t’i ruajnë gratë tona, vajzat dhe të afërmet tona. Ne duhet të punojmë së bashku për mbrojtjen e tyre dhe të mos dëgjojmë këto propaganda. Pabesimtarët janë duke u përpjekur për të zhdukur Islamin në të gjitha mënyrat e mundshme. Andaj mënyra më shkatërruese është që të shkatërrojnë gruan. Për shkak se gruaja është themeli i familjes dhe shtëpisë. Nëse ajo prishet , atëherë prishet e gjithë shtëpia dhe familja. Kështu prishen edhe vajzat me pasimin e nënave dhe të afërmeve të tyre. Pra, ne duhet që t’i mbrojmë gratë tona. Në qoftë se pabesimtarët kanë arritur të bëjnë disa vende islame atë që e kanë bërë duke i prishur, ata kurrë nuk do të arrijnë – me dëshirën dhe ndihmën e Allahut – të bëjnë të njëjtën gjë me këtë vend që është i nderuar dhe është vendi i dy xhamiave të shenjta në të cilat zbriti shpallja dhe në të cilat i Dërguari (sal Allahu alejhi ue selem) është dërguar. Këtu ka burra që kujdesen për nderin e gruas, edhe nëse disa burra dhe gra të mashtruar e marrin lehtë këtë çështje. Ky vend ka burra që do të mbrojnë nderin e tyre dhe nderin e të afërmeve të tyre femra. Ju – nëse do Allahu – jeni prej atyre të parëve në këtë drejtim.

Ne duhet t’i frikësohemi Allahut (subhanehu ue teala) dhe ta ruajmë këtë përgjegjësi të madhe që na është dhënë. Nëse e bëjmë këtë, ne kemi mbrojtur shtëpitë tona, fëmijët, familjet dhe shoqërinë tonë. Gruaja pra është themeli. Prandaj armiku fokusohet në të. Ata janë fokusuar në gruan. Ata e kanë atë në një fokus të veçantë siç edhe e dini. Këtë mund ta gjeni nëpër libra, revista, gazeta, media, internet etj.. Ata duan që ky vend të bëhet si vendet e tjera në mënyrë që të zhduket morali dhe të humbet nderi. Pastaj bëhet e lehtë për pabesimtarët të zhdukin Islamin me themel.

Një nga poetët ka thënë:

Shoqëria mbetet e shëndoshë përderisa ekziston morali i tillë, e kur morali i tyre të humbet edhe ata do të zhduken në tërësi. Nëse morali humbet, nuk mbetet asgjë.

Me fjalën moral është për qëllim  nderi, mirësjellja, dëlirësia dhe dinjiteti. Ky është morali.

Ndërsa një poet tjetër ka thënë:

Unë nuk po them se duhet lënë gratë të tregojnë fytyrat e tyre dhe të dalin nëpër tregje ashtu siç veprojnë burrat Por them se në shtëpitë e tyre ato kanë shumë punë ashtu siç burrin e thërret shpata e shtiza.

Gruaja e ka punën e saj dhe burri ka punën e tij. Nëse secili kryen punën e tij e cila është e përshtatshme për krijimtarinë e tij, shoqëria përmirësohet dhe ka suksesi plotësohet. Por nëse në këtë sistem do të paraqiten probleme të marrjes secili detyrat e veta, do të ndodhin çrregullime në umetin Islam.

Për këtë arsye Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) mallkoi gratë që i përngjajnë burrave dhe burrat që i përngjajnë grave.

E gjithë kjo për të ruajtur gruan dhe për ta lenë atë në natyrshmërinë e saj, për ta lënë të paprekshme në fe, në moral dhe në nderin e saj. Dinjiteti dhe nderi duhet të mbrohen dhe të ruhen. Lexojeni në Kuran e posaçërisht suren ”En-Nur”. Aty ju do të shihni shumë gjëra madhështore dhe të çuditshme, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e grave; me mbulesë, me kërkim leje para se të hyhet në shtëpi etj.. E njëjta gje vlen poashtu me Sunnetin.

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka ndaluar që një grua të udhëtojë vetëm pa mahrem dhe tha:

”Nuk është e lejuar për një grua që beson në Allahun dhe Ditën e Gjykimit që të udhëtojë pa mahrem.” El-Buhari (3006) dhe Muslimi (1341).

Ai ndaloi që ajo të jetë e vetme me një burrë që nuk është mahrem i saj dhe tha:

”Nuk është veçuar një burrë me një grua veçse djalli është i treti.” et-Tirmidhi (1171).

Ai i ndaloi gratë të përzihen me burrat. Prandaj, gratë faleshin me myslimanët në xhaminë e të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) pas të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) dhe prapa burrave. Ato ishin të mbuluara dhe askush nuk kishte mundësi ti njoh ato. Ato faleshin prapa burrave. Kjo është një provë që është e ndaluar që të dy gjinitë të përzihen. Nëse një gruas nuk i lejohet të përzihet me burrat në xhami i cili është vend i adhurimit dhe devotshmërisë, prandaj pyesim vetën si i lejohet gruas që të përzihet me burra nëpër zyre, parqe argëtimi, në festa dhe tregje?

Çështja është shumë serioze. Ne jemi të rrethuar tashmë nga armiku, dhe një luftë ideologjike. Ju jeni në dijeni se lufta ideologjike që po ndodh tani. Pabesimtarët po luftojnë shtetet e myslimanëve me armë, me ideologjitë dhe të gjitha mjetet e tjera. Ne jemi siç thashë, të rrethuar nga armiqtë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm ndaj këtij fakti.

Por nëse ne jemi me Allahun, Allahu është me ne.

Allahu ka thënë:

 

”Ai (Allahu) tha:’Mos u frikësoni, se Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh.” 20:46

Nëse ne jemi me Allahun, Allahu është me ne. Dhe në qoftë se Allahu është me ne, askush nuk mund të na dëmtojë. Allahu në Kuran thotë:

 

”Mos u pikëllo sepse Allahu është me ne.” 9:40

Por me kë është Allahu?  Allahu është me të devotshmit, ata të cilët veprojnë drejtë dhe me besimtarët. Pra, ne duhet të jemi me Allahun (subhanehu ue te ala).

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) i tha Ibn Abbasit:

 

”O djalosh! Ruaje Allahun, që Allahu të ruaj ty. Ruaje Allahun, do ta gjesh Atë pran teje. ” Tirmidhi (1171).

Pra ne duhet të jemi me Allahun,  me bindjen ndaj Atij dhe t’i përmbahemi urdhëresave të Tij dhe t’i shmangemi ndalesave të Tij që Allahu (subhanehu ue teala) të jetë me ne duke na dhuruar triumfin, mbështetjen dhe ndihmën e Tij.

E lus Allahun për falje dhe pendohem tek Ai. I lutem Allahut që të na ruaj ne dhe juve me ruajtjen e Tij dhe që Ai të kujdeset për ne dhe ju me fitoren e Tij dhe me ndihmën e Tij. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij.

Gjykimi për bisedat telefonike mes dy gjinive

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: El-Muntaka (3/463)

Pyetje: Cila është gjykimi për të folur me vajzat në telefon (që nuk jemi për to mahrem)?

Përgjigje: Kjo është veprim i ndaluar. Nuk lejohet të flasësh me vajzat e huaja pavarësisht nëse kjo bëhet me anë të telefonit apo në ndonjë formë tjetër.

Nuk është e lejuar për një musliman që të flas me një grua të huaj, në mënyrë që mund të nxit epshin.

Kjo gjë të shpie në drejtim të keq dhe shthurje. Allahu (Azza ue xhel) i thotë grave të Profetit (sal Allahu alejhi ue selem):

”Mos flisni me përkëdheli (duke u llastuar), që të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, por flisni me maturi.” 33:32

Kjo dëshmon se është e ndaluar për gratë që të flasin me burra në mënyrë që mund të ngacmoj epshin e tyre. Sepse, mënyra provokuese gjatë të folurit, bën që atyre të cilët kanë zemra të sëmura t’i kapin epshet dhe shkatërrimi.

Duhet ditur një gjë se, Sheriati Islam i mbyllë të gjitha rrugët të cilat qojnë njeriun kah ndalesa.

Të folurit me vajza të cilat konsiderohen të huaja për ty, qoftë përmes telefonit apo me forma tjera, i përkasin rrugëve që çojnë në shkatërrim. Vajzë muslimane! Nuk të lejohet ty që të bisedosh në mënyrë të ngrohtë dhe përkëdhelëse, apo të provokosh meshkujt gjatë fjalimit tënd. Të gjithë këto janë të ndaluara edhe për ty djalosh.

Këmbimi i letrave në mes të meshkujve dhe femrave

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: El-Muntaka (3/463)

Pyetje: Çfarë është gjykimi për t’i dërguar letra vajzave? Çfarë është gjykimi nëse letrat janë të dobishme atëherë kur ato dërgohen tek ndonjë shkrimtare ose poete femër?

Përgjigje: Nëse për mashkullin është e lejuar që të martohet me atë vajzë, atëherë shkëmbimi i letrave me të nuk është i lejuar. Kjo vepër mund të shpie njeriun drejt sprova të papërballueshme. Kështu është edhe në qoftë se gruaja është shkrimtare ose poete. Shmangia nga fatkeqësitë vjen përpara përfitimit. Për shkak të shkëmbimit të letrave midis vajzave dhe djemve, zakonisht efektet janë negative.

Njoftimi i të rinjve dhe të rejave përmes internetit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

http://youtu.be/ksKgnoZW9Lc

Pyetje: A është i lejuar njoftimi i femrave përmes programit të njohur paltalk, duke pasur për qëllim martesën me ndonjërën prej tyre? Kjo mund të bëhet duke folur me zë, ose me shkrim.

Përgjigje: Kjo gjë shkakton vetëm sherr dhe gjëra të këqija, duke argumentuar se kjo gjë bëhet për të njohur dikë që dëshiron ta martosh. Andaj, nuk është e lejuar për myslimanin që të bëj veprime të tilla, sepse kjo përmban sprova dhe sherre të shumta duke u njohur të rinjtë e të rejat mes vete në këtë mënyrë.

Shërbimi i gruas në ushtri

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Çfarë është gjykimi që gruaja të shërbejë në ushtri? A është kjo vepër përngjasim me hebrenjtë dhe të krishterët?

Përgjigje: Nuk është e lejueshme për gruan që të shërbej në ushtri. Sepse ajo nuk shkon në xhihad. Në rast se ajo e bën atë, ajo do të merret me diçka që ajo nuk mund t’i dal zot. Do ta fuste veten e saj në sprova dhe në sherr. E do të obligohej me veprimet e burrave.  Kjo kurrsesi nuk është e lejuar!

Gjithashtu, kjo është prej veprimeve të jobesimtarëve. Myslimanët nuk duhet t’i lejojnë që femrat të shërbejnë në ushtri. Këtë e bëjnë jobesimtarët, komunistët ose arabët bath (të cilët i takojnë partisë bath të njohur në disa shtete arabe), e të cilët pasojnë rrugën e të pafeve dhe veprimi i tyre nuk është argument.

Ta përshëndesësh për dore nënën e gruas

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Fetauah Muhimeh lin-Nisail-Umeh fq. 238.

Pyetje: A është e lejueshme që ta përshëndes duke ia dhënë dorën nënën e gruas sime apo të udhëtojë me të?

Përgjigje: Po, s’ka të keqe në këtë,. Ajo është prej maharimëve të tij.

Kushtet për të qenë mahrem i gruas

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Cilat kushte duhet të përmbushë një person që të jetë mahrem i një gruaje gjatë ndonjë udhëtimi? A është një prej tyre që ai të jetë mysliman?

Përgjigje: Po. Ai duhet të jetë mysliman, duhet të jetë mentalisht i shëndoshë dhe të jetë në moshën madhore. Mahremi duhet t’i plotësojë këto kushte për të qenë mahrem.

A janë të gjitha përzierjet e gjinive të këqija?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: A janë të gjitha përzierjet e gjinive të këqija?

Përgjigje: Nuk ka dyshim në këtë. Burrat të përzihen me gratë që nuk janë mahrem për to, padyshim se është gjë e keqe pa asnjë përjashtim në suaza normale.

Nëse burrat dhe gratë e mbuluara janë të pranishëm në një vend të vetëm, por janë të ndarë, kjo nuk është përzierje. Përzierje do të thotë që burri dhe gruaja janë afër njëri-tjetrit me karrige, mexhlise, leksione, universitete, shkolla apo në takime. E gjithë kjo është e ndaluar.

A është gjyshi im (babai i nënës sime) mahram për gruan time?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: A është gjyshi im (babai i nënës sime) mahram për gruan time?

Përgjigje: Po.Ti je biri i tij, pa marrë parasysh nëse je djali i tij apo djali i djalit të tij apo djali i vajzës së tij. Ti konsiderohesh djali i tij, qoftë nga ana e babait apo e nënës. Gjyshi nga ana e babait apo e nënës, kanë gjykim të njejtë. Ata janë Maharim të gruas tënde, sepse ajo është gruaja e djalit të tyre.

A është daja dhe xhaxhai mahrem për femrën?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.ws/allmohadrat?page=1

Pyetje: Në lidhje me xhaxhain dhe dajën tim, gruan e xhaxhait dhe gruan e dajës. A është e lejuar për gruan time që t’i përshëndesin dhe të shfaqin flokët para xhaxhait dhe dajës tim dhe grave të tyre?

Përgjigje: Daja dhe xhaxhai juaj, janë të huaj për bashkëshorten tënde. Nuk i lejohet të hjek hixhabin e saj në prani tyre.Sa për xhaxhain dhe dajën e saj,ata janë Mahrema për të dhe për bijat e saj (mahrema të vajzave tuaja).Daja i nënës është si daja i vajzeve të saj dhe xhaxhai i nënës është si xhaxhai i bijave të saj. Sa për lidhjet e xhaxhait dhe dajës e tënd me bijat e tuaja, ata janë Mahremat e tyre. Xhaxhai juaj është sikur xhaxhai i vajzës tuaj dhe daja juaj është si daja i vajzës tuaj.

Gruaja udhëton me motrën dhe kunatin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: “A i lejohet gruas të hipë në një makinë e vetme me motrën e saj dhe burrin e motrës?”

Përgjigje: Po, nëse kjo bëhet brenda qytetit, apo kur kjo konsiderohet të mos jetë udhëtim. Në të kundërtën, nuk i lejohet një gjë e tillë (nëse është udhëtim sipas normave të sheriatit). Në këtë rast, me të duhet të jetë mahremi.”

Kush është kujdestari i gruas e cila bëhet myslimane në një vend kufri?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: “Kush është kujdestari i gruas e cila bëhet myslimane në një vend të kufrit?”

Përgjigje: “Kujdestari i saj është ndonjë shoqatë islame që është atje. Kryetari i shoqatës, zë vendin e sunduesit mysliman në këtë rast. Ai kujdeset për këtë çështje.”

A lejohet t’ia jap dorën një plake?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: A është e lejueshme që t’ia japësh dorën një plake dhe ta puthësh atë në kokë?

Përgjigjen: Nëse ajo është maharim për ty, është e lejueshme ta puthësh atë në kokë dhe t’ia japësh dorën. Nëse ajo është e huaj, mjafton që vetëm t’i flasësh. Përshëndete atë me fjalë, por pa ja dhënë dorën dhe pa e puthur në kokë.

Qeshjet dhe shakat me burra të huaj – një nga shkaqet e marrëzirave

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: Ittihafut-Tulab, faqe. 118-119



Një nga shkaqet e marrëzirave tek femra, është kur ajo flet me përkëdheli me një nga meshkujt e huaj, të qeshet me të e të bëj shaka. Veprime si ky, bën që mashkulli të shpresoj në të. Thotë Allahu Subhanehu ue Te’ala:

يَا نِسَاءَ النَّبِيِّ لَسْتُنَّ كَأَحَدٍ مِنَ النِّسَاءِ ۚ إِنِ اتَّقَيْتُنَّ فَلَا تَخْضَعْنَ بِالْقَوْلِ فَيَطْمَعَ الَّذِي فِي قَلْبِهِ مَرَضٌ وَقُلْنَ قَوْلًا مَعْرُوفًا

“O gratë e të Dërguarit! Ju nuk jeni si gratë e tjera. Nëse i frikësoheni Allahut, mos flisni me përkëdheli, që të mos ju dëshirojë ai që ka zemër të sëmurë, por flisni drejt dhe në mënyrë të matur!” 33:32

Kjo do të thotë se fjalimi i saj nuk duhet të jetë përkëdhelës, i butë, me flirte ose me qeshje. Ajo duhet të flas në mënyrë të drejtë, pa u shtrembëruar, flet aq sa duhet dhe jo në ndonjë formë që e bën mashkullin e huaj për të që të shpresoj se do të arrijnë deri te ndonjë pikë tjetër.

Gruaja e dobët të cilës nuk ju ipen të drejtat e saj

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Diskutohet se gruaja është e dobët dhe se asaj nuk i plotësohen të drejtat e saj.Kjo ide, mbështetet ndonjëherë nga gratë apo edhe burrat. Çfarë na thoni në lidhje me këtë?

Përgjigje: Gruas duhet t’i jepen të drejtat e saj të cilat ia ka dhënë feja. Nuk lejohet që t’i privohet ndonjë e drejtë fetare në qoftë se ajo nuk bien dakord që të heq dorë nga ndonjëra prej tyre.  Ndërsa, në lidhje me ato të drejta të cilat ata pretendojnë gabimisht se janë të saj, si liria për të hequr hixhabin, të tregojë fytyrën, të udhëtojë pa mahrem, të vetmohet me ndonjë burrë të huaj dhe përzihet me meshkujt, këto asesi nuk janë të drejtat e gruas.Kjo nuk është në favor të saj, prandaj nuk bën pjesë në të drejtat e saj.

Kjo është vetëm një plan nga armiku për të bërë gruan rebeluese kundër shoqërisë islame dhe për t’i dhënë asaj lirinë e pretenduar si liri.Kur ajo zhveshet, përzihet me burra, vozit vetur, udhëtonë pa mahrem dhe vetmohet me burra të huaj, është liri e dëmshme.Këto nuk janë të drejtat e saj.Allahu e ka ruajtur gruan muslimane nga të gjitha këto.Asaj i ka dhënë të drejtat të cilat janë të përshtatshme sipas fesë.Kjo është dallimi në mes të drejtave fetare dhe të drejtat të cilat janë në dëm të saj.Këta njerëz nuk kërkojnë të drejtat fetare. Sikur ata ta bënin këtë, ne të gjithë do të ishim me ta.Por ata kërkojnë të drejtat gënjeshtare të cilat janë larg e më larg islamit. Këto të drejta e dëmtojnë atë dhe shoqërinë.Ata duan të heqin dallimet në mes burrave dhe grave në vendet islame.Lusim Allahun të na ruaj nga e keqja e tyre dhe ata të dëmtojnë vetëm veten e tyre dhe lusim Allahut që t’i zgjojë muslimanët nga gjumi.

Gruaja e cila ngrit zëri ndaj burrit të saj

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=121952

http://youtu.be/9aL9XtWtDRU

Pyetje: Si i këshilloni gratë që ngrisin zërin e tyre ndaj burrave të tyre dhe u flasin atyre në një mënyrë që bie ndesh me fenë dhe etiketën të cilën e ka urdhëruar Profeti ( sal Allahu alejhi ue selem). Çfarë është gjykimi për këtë?

Përgjigje: Allahu (xhel-le ee eala) ka urdhëruar që bashkëshortët të trajtojnë njëri-tjetrin mirë. Gruaja duhet ta trajtojë burrin e saj mirë dhe burri duhet ta trajtojë gruan e tij mirë. Secili duhet pra të përmbushë detyrimin e tij ndaj tjetrit. Kjo është ajo që është e obliguar. Gruaja që ngre zërin e saj ndaj burrit të saj ka një sjellje të keqe. Ajo ka një sjellje të keqe. Kjo është baza e mosbindjes. Ai duhet ta këshillojë atë dhe ta frikësojë me Allahun (azze ve xhel). Nëse ajo nuk heq dorë nga kjo, ai duhet ta bojkotojë atë dhe ta rrah me goditje të lehta, gjë të cilën Allahu (azze ve xhel) e ka përmendur.

Nëna duhet të qëndrojë në shtëpi me fëmijët e saj e jo të punojë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi:http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetja: “Gruaja ime punon si mësuese. Kur shkon në shkollë, ajo lë fëmijët me shërbëtoren. A konsiderohet që me këtë ajo të jetë e mirë ndaj fëmijëve?”

Påergjigje: “Ky është rreziku për të cilin ne kemi folur më herët: kur gruaja lë fëmijët e saj për të dalë dhe për të punuar. Puna që Allahu i ka dhënë asaj si detyrë është që të edukojë fëmijët dhe jo të shkoj në vendet e punës e në dyqane, parqe dhe t’i lejë fëmijët e saj. Kjo nuk është e lejuar. Ajo do të jap llogari para Allahut (Subhanehu ue te ala) për këtë. Ajo është ruajtëse e cila është përgjegjëse për atë që i është besuar. Ajo duhet të ketë frikë Allahun (Azze ue xhel).Fakti që ajo të edukon fëmijët e saj dhe kujdeset për ta, është detyrë më madhe se punësimi i saj.”

Çfarë është shtypja e grave?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Ka njerëz, që përzihet në çështjet që nuk u takojnë, andaj përzihen edhe në çështjet e grave.

Profeti (salaAllahu alejhi ue selem) na ka urdhëruar për t’u kujdesur mirë ndaj grave dhe tha gjatë Haxhit Lamtumirës tha:

Kujdesuni mirë për gratë tuaja.

Gjithashtu ka thënë:

Unë nuk kam lënë ndonjë sprovë më të dëmshme për burrat se sa gratë.”

Gjithashtu ka thënë:

Kini kujdes me gratë! Sprova e parë e  benu Israilëve ishin gratë. ”

Ka nga ata që kërkojnë nga gruaja të heq perçen e saj. Ata e nxisin që të udhëtojë e vetme pa mahrem dhe kërkojnë nga ato që të beje punët e burrave. Ata nuk e dëshirojnë ndalesen e përzirjes mes dy-gjinive. Ata e konsideroj në atë, ekstremizëm, shtirje, poshtërimit të grave dhe shtypje. Ata nuk e dinë se dhuna kundër grave, është ta vendosësh atë në vendin e gabuar.  Ku  ajo  të  bëhet  përgjegjëse për diçka që  ajo nuk mund ta zotërojë duke bërë që femra të përballohet me sprova të ndryshme, kërkojnë të dalë nga  shtëpia  pa  mbrojtës e pa rregulla fetare.

Ata përzihen madje edhe në martesë dhe kritikojnë që një njeri i moshuar të martohet me  një  grua  të  re. Ata thonë se  kjo është shtypje ndaj grave. Ata kanë harruar se i Dërguar (sal Allahu alejhi ue selem), i cili është shembull dhe i Dërguari i Allahut, u martua me nënën e Besimtarëve Aishen kur ajo ishte gjashtëvjeçe dhe realizoi martesën kur ajo ishte  nëntë vjeç.Këtu u martua një burrë i vjetër me një grua të re. E ky është sunneti i të Dërguarit (sal Allahu alejhi ue  selem). Kjo është e gjitha për mirëqenien ndaj saj.Nëse ai është i aftë dhe i mirë për të, ju nuk duhet ta pengoni atë prej tij. Kjo është e drejta e saj. Ata duan të ngecin martesën dhe që gruaja të bëjë atë që ajo do. Ata besojnë se martesa e prangos atë dhe ajo bëhet  një  e burgosur në shtëpinë e saj në të cilën  ajo  duhet t’i bindet burrit të saj. Ata duan ta lirojnë atë. Dhe thonë se mosha për martesë duhet të jetë tetëmbëdhjetë. Kur ajo është  tetëmbëdhjetë ajo veq më ka kaluar pubertetin dhe është bërë një vajzë e rritur. Kush na erdhi me ketë risi? I Dërguari (sal Allahu alejhi ue selem) u martua me Aishen nënën e besimtarëve kur ajo ishte gjashtë vjeç dhe realizoi martesën kur ajo ishte nëntë vjeçe dhe ai është udhëheqësi i tërë njerëzimit.

Burri udhëton dhe lë gruan tek shtëpia e babait të tij

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: al-Muntaka (3/180)

Pyetje: Unë udhëtojë ndonjëherë dhe nuk jam në shtëpi gati një javë rresht. Dhe zakonisht e lë gruan time në shtëpinë e babait im. Në shtëpinë e babait tim, jetojnë edhe dy vëllezërit dhe motrat e mia.

Kur babai im të dale nga shtëpia, a është e obligueshme që të ketë ndonjë mahrem brenda shtëpisë, për të qëndruar gruaja ime aty?

Përgjigje: Është e lejuar për ty që ta lësh gruan tënde në shtëpinë e babait tënd, edhe në qoftë se vëllezërit e tu janë në shtëpi. Kjo nuk konsiderohet sikurse të veçuarit në një dhomë me të huaj; veprim i cili është i ndalur dhe obligohet prezenca e mahremit përderisa ka meshkuj të tjerë.

Cilat janë rregullat islame në lidhje me gruan që punon jashtë shtëpisë së saj?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Cilat janë rregullat islame në lidhje me gruan që punon jashtë shtëpisë së saj?

Përgjigje: Nëse ajo është e rreptë, e veshur siç duhet dhe të mos përzihet me burra, ska të keqe në këtë. Ajo mund të punojnë jashtë shtëpisë. Por në qoftë se ajo është parfumosur, e zbukuruar, tregon fytyrën e saj dhe përzihet me burra të huaj, kjo nuk është e lejuar në islam.

Gruaja duhet të kujdeset ndaj burrit të saj

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/-pALqEWrIcw

Pyetje: Në ditët e sotme, shpeshherë dëgjojmë se gruaja nuk kujdeset siç duhet për burrin e saj kur është fjala për përgatitje të shqimit e larje rrobash. Çfarë është këshilla juaj në këtë çështje?

Përgjigje: Tanimë gruaja është emancipuar dhe nuk ka nevojë të kujdeset për burrin e saj. Ajo nuk rri në shtëpi dhe kur vjen burri e pret gruan për një kohë të gjatë, ndërsa gruaja kthehet vonë në mbrëmje. Gratë në kohët e sotme janë rebeluar.

Ndërsa Sunneti i mëson gratë që t’u shërbejnë burrave të tyre. Gratë sahabe u shërbenin burrave të tyre. Ato përgatitnin ushqimin dhe kryenin detyrat e shtëpisë. Ato kryenin gjithë këto punë edhe pse ishin sahabe (sahabijat), gratë më të mira të këtij umeti.

Fatimja –رضي الله عنها- e bija e Muhamedit –صلى الله عليه و سلم- bartte kovat e ujit mbi shpinë saqë ishte dëmtuar shumë nga litari që e kishte vënë kraharorë. Kërkoi nga i Dërguari që t’ia gjej një shërbëtore, ndërsa ai refuzoi këtë gjë.

Ai e këshilloi që të inkurajoj veten me dhikër dhe istigfar. Kjo ishte e bija e Muhamedit –صلى الله عليه و سلم- .

Gruaja nuk duhet të ngritë zërin në prani të burrave

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Unë jam e martuar. Burri im gjithmonë më rrin gati mua që të mbulohem dhe të mos e ngris zërin në praninë e burrave. A është e saktë kjo çfarë ai thotë?

Përgjigje: Po. Është e obligueshme për tu mbuluar. Urdhërimi i tij që të mbulohesh i përket urdhërimit në të mirë.

E njëjta gjë vlen edhe ngritjen e zërit në praninë e burrave pa pasur nevojë. Kjo nuk është e lejuar. Shpeshherë zëri i gruas është fitne.

Ai që ja dëshironë të mirën familjes së tij nuk ka televizion në shtëpi

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Shumë kanale televizive janë përhapur në shumë shtëpi duke argumentuar se ata përcjellin lajmet. Megjithatë, fëmijët janë ata që sakrifikohen. Ne duam që ju t’i këshilloni kujdestarët dhe të rinjtë në veçanti.

Përgjigje: Mos mbani TV në shtëpitë tuaja nëse me të vërtetë kujdeseni për fenë tuaj dhe fëmijët tuaj! Kjo me të vërtetë është një e keqe që shkakton të keqen dhe sprova. Kjo është një sprovë tmerrësisht e madhe. Mbani shtëpinë tuaj larg nga televizionet në mënyrë që ju të ruani fenë tuaj dhe të kujdeseni për ata që janë nën përgjegjësin tuaj:

”O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” (6:66)

Nuk ka të mirë në televizion. Lajmet mund t’i përcjellësh nëpërmjet radios ose në kanalet televizive Saudite në qoftë se duhet të kishte një televizion pa tjetër. Kjo është e mjaftueshme. Në radio transmetohen të gjitha lajmet dhe ato  transmetohen sërish. Përveç kësaj, shumica e lajmeve janë mashtrime, gënjeshtra dhe provokime.

Çështjet brenda shtëpisë janë natyrshmëri e femrës

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: el-Bejan li Akhta Ba’dil-Kuttab, fq. 29-30

Njeriu me mendje të shëndoshë, mund ta shoh se si Islami e ka nderuar gruan dhe i ka dhënë asaj të drejta që janë të përshtatshme për të, si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë. Edhe sot vendi ynë (Arabia Saudite) e aplikon këtë mënyrë të jetës në lidhje me gruan. Gruaja është plotësisht e respektuar dhe nderuar, si në familjen e saj (nga prindërit, vëllezërit e motrat), nga burri i saj dhe nga rrethi në të cilin ajo jeton. Ajo i gëzon të drejtat që ia ka dhënë sheriati, prandaj ndjehet e qetë dhe e rehatshme, e nuk ballafaqohet me probleme të cilat i kanë gratë e vendeve të tjera, në të cilat vende gruaja vuan për shkak se ajo nuk e merr vendin meritor, të cilin Allahu ia ka përshtatur natyrshmërisë së saj, si në shtëpi ashtu edhe në shoqëri, ku në shumë vende ajo kryen punët të cilat i përshtatet natyrshmërisë së gruas.

E them këtë në lidhje me disa gazeta lokale, të cilat kanë treguar ndjeshmërinë e tyre të rrejshme për “problemet e gruas” dhe bile kanë organizuar edhe një seminar dhe kanë ftuar ligjërues, kinse për ta rregulluar këtë “problem”. Dhe si përfundim të cilin kanë arritur, është se gruaja është e papunë, ndërsa ajo njëkohësisht përbën gjysmën e shoqërisë dhe se ajo është një fryt i prerë që nuk ka lulëzuar.

Së pari dhe më kryesorja, ky problem i pretenduar nuk ekziston tek ne. Gruaja nuk është e papunë, kur është fjala për detyrat për të cilat i përshtaten natyrshmërisë së saj. Ajo i del ballë punëve të saja dhe ajo i shërben komunitetit në këtë mënyrë si askush tjetër. Femra myslimane është ajo që duhet t’i përmbushë të drejtat e burrit të saj. Ajo është nënë që duhet t’i edukojë fëmijët. Ajo kujdeset për shtëpinë dhe është përgjegjëse për çdo gjë që gjendet në të. Atë Allahu e ke lënë që të lindë fëmijë. Është e qartë se sa kohë merr prej saj shtatzënia, lindja dhe mëkimi. Nëse ajo pos kësaj do që të ketë kohë të lirë, ajo është e zënë me punët brenda shtëpisë. Deri kohët e fundit, ajo ishte brenda shtëpisë duke tjerrë, endë, blinte, shiste dhe punonte në fushë, ndërsa ishte e mbuluar dhe e denjë. Qëkur qenka gruaja e pa punë? Qëkur ajo është një fryt që është prerë dhe nuk është lënë që të lulëzojë, ashtu siç duhet?! Këto janë vetëm propaganda boshe dhe thënie që hidhen poshtë.

Dhe nëse ky problem, apo ndonjë tjetër për këtë çështje, vërtetë do të ekzistonte, është e detyrueshme që ai t’i paraqitet dijetarëve, në mënyrë që ata mund të gjejnë një zgjidhje për të sipas islamit, i cili ka zgjidhje për të gjitha problemet. Allahu Te’ala ka thënë:

مَّا فَرَّطْنَا فِي الكِتَابِ مِن شَيْءٍ

“Ne nuk kemi harruar asgjë në Librin Tonë.” 6:38

Dhe thotë Allahu:

وَنَزَّلْنَا عَلَيْكَ الْكِتَابَ تِبْيَانًا لِّكُلِّ شَيْءٍ وَهُدًى وَرَحْمَةً وَبُشْرَى لِلْمُسْلِمِينَ

“Ne ta zbritëm ty Librin, si shpjegim për çdo çështje, si udhërrëfyes, si mëshirë dhe si lajm të mirë për myslimanët.” 16:59

Dhe thotë Allahu:

فَاسْأَلُواْ أَهْلَ الذِّكْرِ إِن كُنتُمْ لاَ تَعْلَمُونَ

“…andaj, pyetni njerëzit e dijes, nëse ju nuk dini!” 21:7

Ne nuk kemi asnjë dyshim se folësi i ftuar në këtë seminar është i sinqertë, por kjo nuk është puna e tyre. Kjo është puna e dijetarëve dhe dijetarët janë ata tek të cilët jemi të detyruar të kthehemi kur kemi ndonjë gjë të paqartë.

Gruaja në Islam është një perlë e ruajtur vetëm për burrin e saj

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Mekanetul-Mar’eh fil-Islam, fq. 551-552



Allahu Te’ala ka thënë:

وَقُل لِّلْمُؤْمِنَاتِ يَغْضُضْنَ مِنْ أَبْصَارِهِنَّ وَيَحْفَظْنَ فُرُوجَهُنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَلْيَضْرِبْنَ بِخُمُرِهِنَّ عَلَى جُيُوبِهِنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا لِبُعُولَتِهِنَّ أَوْ آبَائِهِنَّ أَوْ آبَاء بُعُولَتِهِنَّ أَوْ أَبْنَائِهِنَّ أَوْ أَبْنَاء بُعُولَتِهِنَّ أَوْ إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي أَخَوَاتِهِنَّ أَوْ نِسَائِهِنَّ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُنَّ أَوِ التَّابِعِينَ غَيْرِ أُوْلِي الْإِرْبَةِ مِنَ الرِّجَالِ أَوِ الطِّفْلِ الَّذِينَ لَمْ يَظْهَرُوا عَلَى عَوْرَاتِ النِّسَاء وَلَا يَضْرِبْنَ بِأَرْجُلِهِنَّ لِيُعْلَمَ مَا يُخْفِينَ مِن زِينَتِهِنَّ وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَا الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ

“Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme. Le t’i mbulojnë kraharoret me mbulesat e tyre (të kokës) dhe të mos ua shfaqin stolitë e tyre, përveçse bashkëshortëve të tyre ose baballarëve të tyre, ose vjehërrve të tyre, ose bijve të tyre, ose djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve apo djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave a grave të tyre, ose atyre që i kanë nën zotërim (si skllave), ose shërbëtorëve që nuk kanë epsh ndaj femrave apo fëmijëve që nuk i dinë ngacmimet e femrave. Dhe të mos i rrahin këmbët (për tokë), në mënyrë që të mos duken stolitë e tyre të fshehta. Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!” 24:31

Ky ajet i Kuranit, gruan e obligon që të mbulohet, në mënyrë që ajo të ruhet dhe të mbrohet nga mëkatarët. Gjatë kohës së injorancës, gruaja ka qenë një subjekt për veprime të turpshme. Gjatë kohës së injorancës, gruaja nuk brengosej për t’u mbuluar, saqë gjatë bërjes së tavafit rreth Qabesë, ajo ecte gjysmëlakuriq. Pra, kështu ishte gruaja në atë kohë.

Pas shpalljes së Islamit, Allahu e urdhëroi atë që të mbulohet, në mënyrë që ta mbrojë veten e saj. Ai e urdhëroi atë madje edhe që ta ulë shikimin dhe mos t’i shikojë meshkujt me epsh. Allahu Te’ala ka thënë:

وَقُل لِّلْمُؤْمِنَاتِ يَغْضُضْنَ مِنْ أَبْصَارِهِنَّ وَيَحْفَظْنَ فُرُوجَهُنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا

“Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme.” 24:31

Allahu e ka mbrojtur dhe e ka ruajtur gruan, duke e shndërruar atë në perlë të vërtetë. I vetmi që mund ta zhveshë atë është burri i saj, për të cilin Allahu e ka bërë atë të lejuar dhe anasjelltas. Allahu e ka ndaluar gruan që veten e saj ta shfaqë të zbukuruar para burrave të huaj, në mënyrë që të ruhet dhe mbrohet. Gruaja myslimane nuk është gjë së koti dhe hedhur poshtë, duke vënë të gjithë duart e tyre mbi të dhe të rrëmbehen nga të shikuarit e saj. Gruaja është perla e burrit të saj, e mbrojtur dhe e ruajtur. Allahu e ka lejuar burrin për gruan dhe gruan për burrin. Kjo është gruaja në Islam.

Sa për gruan në shoqërinë injorante, ajo është vetëm një copë mishi për qentë, ku të gjithë mundohen që kthetrat e tyre t’i vënë në të. Të gjithë e shikojnë atë, e në fakt, ndoshta edhe të gjithë e shijojnë atë ndonjë mënyrë të ndaluar.

Shoqëria bashkëkohore çon në shkatërrimin e femrës

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Makanetul-Mar’eh fil-Islam, fq. 555



Le të flasim për shoqërinë e sotme moderne të Lindjes dhe Perëndimit. Ajo shoqëri e ka trajtuar gruan më keq se sa që është trajtuar në kohën e injorancës së hershme.

Shoqëria e sotme, në aspektin e të drejtave të grave, këtë gjë e ka ekzagjeruar. Ajo e ka ngritur atë më lartë se sa çfarë Allahu i ka dhënë asaj. Shoqëria e sotme e thërret gruan që të largohet nga shtëpia, të cilën Allahu e ka bërë të jetë vendi i punës së saj. Shoqëria e sotme dëshiron që gruaja ta braktisë shtëpinë për të punuar së bashku me burrat. Kjo bën që gruaja kurrë të mos ketë asnjë dallim me burrin. Sipas tyre, nuk duhet të ketë asnjë dallim midis burrit dhe gruas në botën e biznesit dhe në çfarëdo aspekti tjetër. Prandaj, ajo punon sikur të ishte burrë. Madje, duhet të veshë xhaketë dhe pantallona sikurse burrat, pra nuk ka asnjë ndryshim midis tyre.

Shoqëria bashkëkohore e ka privuar gruan nga të drejtat dhe pozita meritore, duke ia dhënë të drejtat e burrit. E ka detyruar atë me obligime të cilave nuk mund t’i dalë zot dhe e ka venitur në tërësi.

Gruaja ka aftësinë e kufizuar (për të kryer çfarëdo pune), ndërsa burri jo. Prandaj, secila gjini bën atë që është e përshtatshme për natyrshmërinë e vet. Burri punon jashtë shtëpisë, burri shet, blen, udhëton e lufton për hir të Allahut.

Shoqëria e sotme, këtë fushë e ka shkatërruar për gruan, duke e edukuar atë që të dalë nga shtëpia dhe duke ia pjekur asaj botëkuptimin se është e shtypur, se nuk duhet të qëndrojë në shtëpi. Pra, dil dhe puno me burrat. Shoqëria bashkëkohore e edukon gruan që të mos ndjehet aspak auret (e ndaluar), se edhe ajo gjithashtu është qenie njerëzore.

Në këtë mënyrë, ata propagandojnë nëpërmjet fjalimeve dhe shkrimeve të tyre nëpër libra, gazeta dhe revista.

Në çfarë kushte lejohet që femra të punoj?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!) 

Burimi: Tenbiihaat ‘ala Ahkam Takhtass bil-Mu’minat, faqe. 13



Ne nuk e ndalojmë gruan që të punojë jashtë shtëpisë së saj, përderisa plotësohen kushtet e mëposhtme:

1 – Që ajo është në nevojë për punë ose që shoqëria ka nevojë për të në mënyrë që asnjë burrë nuk e kryen këtë punë.

2 – Së pari të kryej detyrat e saj në shtëpi, pasi që kjo është puna e saj parimore.

3 – Që puna e saj të kryhet në një mjedis ku ka vetëm femra. Shembuj të këtyre punëve janë mësuese për gratë, mjeke dhe infermiere për gratë etj. Pra, nuk duhet të ketë meshkuj në vendin ku punon gruaja.

4 – Është e obligueshme për gruan që të mësojë fenë e saj. Mësimi duhet të bëhet në një mjedis ku ka vetëm femra.

Është e lejueshme për të që të marrë pjesë në ligjërata në xhami dhe vende tjera me kusht që ajo të jetë e mbuluar dhe e veçuar nga burrat.

Kjo duhet të jetë e njëjtë siç është bërë nga ana e gruas në kohën e ndritshme të islamit, kur ato bënin shit-blerje, studionin dhe merrnin pjesë nëpër xhami.

Gruaja myslimane ka angazhime më shumë sesa burri

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Mekanetul-Mer’ah fil-Islam, faqe. 556-557



Nëse gruaja nuk punon me burrat, shejtanët thonë se gjysma e shoqërisë është e papunë. Thënie e hidhur! Ky është dyshim i sëmurë dhe pretendim i refuzuar. Kush thotë se gruaja është e papunë? Gratë tona dhe gratë në shoqërinë myslimane nuk janë aspak të papunë. Ajo ndoshta punon më shumë sesa burri. Ajo bën gjëra që burrat kurrë nuk mund t’i bëjnë.

Kush e mban shtëpinë?

Kush i edukon fëmijët?

Kush gatuan, mirëmban dhe pastron shtëpinë?

Kush është ajo që bën gjithçka në shtëpi?

Kush do të kryen punën e gruas në qoftë se ajo del jashtë në rrugë dhe punon së bashku me burrat? Kush e bën këtë nëse që të dy burri dhe gruaja punojnë jashtë shtëpisë?

A nuk është shtëpia gjysma e jetës dhe ndoshta edhe më shumë se kaq? Puna jashtë shtëpisë është vend i punës së burrave. Puna brenda shtëpisë është vend i punës së grave. Me këtë fakt themi se gjysma e shoqërisë janë të punësuar e jo të papunë! Por këta njerëz janë duke u përpjekur që të bëjnë mashtrime dhe të fshehin rreziqet nga të cilat kanoset shoqëria jonë po të preket nga kjo sëmundje. Pra gruaja nuk është aspak e papunë. Gruaja luan një rol në shoqëri që askush tjetër nuk mund t’i del zot.

Nuk është e drejtë e gruas që burri të burgoset brenda shtëpisë gjatë tërë ditës!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/laq-23-8-1434.mp3
http://youtu.be/D0UQKBXKwcc



Pyetje: “Si duhet ta ndaj kohën njeriu me gruan dhe fëmijët, dhe kërkimin e dijes? A shkelen të drejtat e saj kur ai është jashtë çdo ditë për të kërkuar dije, ndërsa ajo qëndron në shtëpi me fëmijët e saj?”

Përgjigje: Nuk është e drejta e saj që ai të qëndroj i burgosur tek gruaja e tij gjatë tërë ditës. E drejta e saj është që burri të flejë me të gjatë natës. Ndërsa gjatë ditës, burri është jashtë shtëpisë dhe kërkon dije e furnizim. Nuk është e drejta e saj që ai të burgoset tek ajo.”

Durimi i bashkëshortëve ndaj të metave të njëri-tjetrit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Makanetul-Mer’ah fil-Islam, faqe. 634-625



Pyetje: “Unë jam një grua që i bindem burrit dhe i përmbahem urdhrave të Allahut. Megjithëkëtë, ai kurrë nuk më buzëqesh. Ai nuk i përmbush detyrimet e tij ndaj meje kur është fjala për të më blerë mua rroba. Si rezultat i kësaj unë nuk bëj marrëdhënie seksuale me të. A mëkatoj unë?”

Përgjigje: “Allahu ‘Azze ue Xhel ka obliguar bashkëshortët që të bashkëjetojnë në mirësi dhe që secili të përmbush detyrimet e tij në mënyrë që suksesi i bashkëjetesës të jetë i begattë. Bashkëshortët janë të detyruar të bëjnë durim ndaj të metave të njëri-tjetrit, dhe, edhe në rast të bashkëjetesës së keqe ndërmjet tyre, ata duhet t’i përmbushin detyrimet që kanë dhe ta lusin Allahun që tu jepen të drejtat që atyre u mungojnë. Në rastin e tillë, vetëm kjo e bën martesën të qëndrueshme.

Unë të këshilloi ty që të durosh ndaj të metave të bashkëshortit tuaj dhe që ti t’i përmbushësh obligimet tuaja si grua. Dhe kështu mendoj se, përfundimi – me lejen e Allahut – do të jetë i lavdërueshme. Gjithashtu, mos harro se, nëse gruaja përmbush detyrimet e saj është e mundur që burri fillon të ndjehet i turpëruar.”

Nuk mund të të bëhet motër veçse e shpëton atë nga ndonjë rrezik

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/15008
 

Pyetje: “Kemi dëgjuar se ai që e shpëton një grua nga një vdekje pothuajse e sigurt, siç është mbytja në një pishinë ose në ndonjë ujë tjetër, shpëtimi i saj gjatë një aksidenti në trafik etj., ajo bëhet sikurse motër e tij dhe mund t’i flas pa të keq. A ka kjo ndonjë bazë?”

Përgjigje: “Së pari dhe më kryesorja është se, vdekja e sigurt është e pashmangshme dhe asaj nuk mund t’i shpëtohet në asnjë mënyrë. Në vend të kësaj duhet të thuhet se “e ka shpëtuar nga rreziku i vdekjes”. Një veprim i tillë sjell shpërblim të madh dhe kjo tregon virtytin e lartë të një personi. Është i detyrueshëm shpëtimi i myslimanit nga rreziku. Dhe, ai që mundet ta bëjë këtë është i detyruar me një veprim të tillë.

Lidhur me thënien e pyetësit: “ai i cili e shpëton një grua nga rreziku i vdekjes, ai bëhet mahrem i saj”, kjo është një mit që njihet në mesin e njerëzve injorantë.

Mashkulli bëhet mahrem i një gruaje, vetëm nëpërmjet afërsisë së gjakut dhe nëpërmjet martesës. Por, vetëm për shkak se ai e shpëton atë nga rreziku i tillë, nuk e bën atë mahrem të saj. Megjithatë, ai ka bërë një vepër të mirë dhe ai shpërblehet për të. Ajo mbetet e huaj për të dhe duhet të mbulohet në praninë e tij.”

Gratë që shpenzojnë shuma të mëdha parash

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: “Mekanetul-Mer’ah fil-Islam”, faqe: 648-649:

Pyetje: “Me argumentin se Allahu dëshiron nga robi i Tij që të shfaq mirësitë e dhuntive që Allahu i ka dhënë atij, disa gra shpenzojnë shuma të mëdha parash në veshje dhe bizhuteri të ndryshme. Çfarë thoni në lidhje me këtë?”

Përgjigje: “Atij që Allahu i dhuron pasuri hallall, me të vërtetë atij i është dhënë dhunti nga Allahu për të cilën duhet ta falënderoj Atë. Kjo bëhet duke dhënë sadaka, duke blerë ushqime dhe rroba por pa e tepruar dhe pa harxhuar pa nevojë. Është e ndaluar veprimi i disa grave posaçërisht, kur ato shpenzojnë shuma të mëdha në blerjen e gjërave pa nevojë. E vetmja gjë që i bën ato që t’i blejnë këto gjëra të tepërta, është krekosje dhe moda. Gruaja myslimane është e detyruar të jetë mesatare në këtë dhe të qëndrojnë larg vëmendjes dhe zbukurimit të tepruar. Kjo vlen veçanërisht kur ajo del nga shtëpia. Allahu Te’ala thotë:

وَقَرْنَ فِي بُيُوتِكُنَّ وَلَا تَبَرَّجْنَ تَبَرُّجَ الْجَاهِلِيَّةِ الْأُولَى

“Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e injorancës!” 33:33

Dhe thotë Allahu:

وَقُل لِّلْمُؤْمِنَاتِ يَغْضُضْنَ مِنْ أَبْصَارِهِنَّ وَيَحْفَظْنَ فُرُوجَهُنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَلْيَضْرِبْنَ بِخُمُرِهِنَّ عَلَى جُيُوبِهِنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا لِبُعُولَتِهِنَّ أَوْ آبَائِهِنَّ أَوْ آبَاء بُعُولَتِهِنَّ أَوْ أَبْنَائِهِنَّ أَوْ أَبْنَاء بُعُولَتِهِنَّ أَوْ إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي أَخَوَاتِهِنَّ أَوْ نِسَائِهِنَّ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُنَّ أَوِ التَّابِعِينَ غَيْرِ أُوْلِي الْإِرْبَةِ مِنَ الرِّجَالِ أَوِ الطِّفْلِ الَّذِينَ لَمْ يَظْهَرُوا عَلَى عَوْرَاتِ النِّسَاء وَلَا يَضْرِبْنَ بِأَرْجُلِهِنَّ لِيُعْلَمَ مَا يُخْفِينَ مِن زِينَتِهِنَّ وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَا الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ 

“Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme. Le t’i mbulojnë kraharorët me mbulesat e tyre (të kokës) dhe të mos ua shfaqin stolitë e tyre, përveçse bashkëshortëve të tyre ose baballarëve të tyre, ose vjehërrve të tyre, ose bijve të tyre, ose djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve apo djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave a grave të tyre, ose atyre që i kanë nën zotërim (si skllave), ose shërbëtorëve që nuk kanë epsh ndaj femrave apo fëmijëve që nuk i dinë ngacmimet e femrave. Dhe të mos i rrahin këmbët (për tokë), në mënyrë që të mos duken stolitë e tyre të fshehta. Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!” 24:31

Ne do të japim llogari për këtë pasuri në Ditën e Gjykimit, se si i kemi fituar dhe si i kemi shpenzuar atë!”

Gruaja është dhuratë nga Allahu

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: “Mekanetul-Mer’ah fil-Islam”, fq. 546



Prej shenjave të Allahut Subhanehu ue Te’ala është se Ai krijoi bashkëshorte për burrat në mënyrë që ata mund të gjejnë paqe dhe harmoni me to. Gruaja i jep qetësi burrit. Ai pushon tek ajo nga mundimet e shumta. Ai ndihet rehat me të dhe ajo është pjesë e jetës së tij. Allahu i krijoi që ndërmjet tyre të mbizotëroj dashuria dhe mëshira. Në parim, burri është i huaj për gruan dhe ajo është e huaj për burrin. Por ja që Allahu i bashkon ata, ua bashkon zemrat dhe krijon lidhje dashurie dhe mëshire ndërmjet tyre. Vetëm kështu bashkimi/martesa e dy personave është e plotë. Shtuar kësaj, nëse martesa e tyre bëhet përmes formës së drejtë të bazuar në sheriat, atëherë kjo është e vetmja martesë e cila i sjell frytet e mira.

Kjo është dhuntia e Allahut për burrat. Përmes grave, Allahu ua përkujton burrave dhuntitë e tij në mënyrë që ata ta falënderojnë Allahun për to.

Kjo është një nga argumentet që vërtetojnë se gruaja nuk është krijuar pa qëllim. Ajo nuk është një send i humbur siç thonë injorantët.

Ajo është krijesë e Allahut dhe shtylla kryesore e kësaj shoqërie. Gruaja është faktori kryesor në shtimin e njerëzimit. Ajo sjell paqe dhe qetësi, rehati, komoditet dhe dashuri ndaj burrit e familjes, dhe vetëm kështu bëhet ndërtimi i shoqërisë së pastër.

Të tubuarit për dëgjimin e ilahive

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Ligjërata ”Vaxhibul-Muslim tixhahel-Efkar uel-Arail-Mudileh dhe http://youtu.be/9W14fBF9LbI

Pyetje: “Si është gjykimi rreth të tubuarit për dëgjimin e ilahive islame, siç i quajnë disa?”

Përgjigje: ”Dëgjoni Kuran dhe merruni me dhikr e mos dëgjoni ilahi, sepse ato janë prej llojit të këngëve dhe një gjë e kot.

Ato nuk janë islame, kush ka thënë se janë islame? Ilahit janë këngë dhe janë të sofistëve. Ato e kanë bazën tek sofistët, ngase ata i konsiderojnë këto si pjesë të fesë së tyre. Përveç kësaj, ata përdorin edhe daullet, gjë për të cilën thonë se është adhurim.

Ne nuk duhet ta marrim të lehtë këtë çështje e të themi se kjo është pjesë e fesë, se është islam dhe davet, siç ata thonë.”

Udhëtimi i gruas për tek burri i saj me aeroplan, pa mahrem

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–14041434.mp3

Pyetje: “Çfarë është gjykimi që gruaja të udhëtojë me aeroplan pa mahrem, duke pasur parasysh se ajo shkon tek burri i saj, i cili do ta pres në aeroport kur ajo të arrij?”

Përgjigje: “Më lejo së pari t’ua shtroj një pyetje nëse dikush mund të më garantoj se a do të arrijë në aeroportin tjetër?! Apo, është e mundur që avioni detyrohet të ndryshojë destinacionin dhe të zbres në një vend tjetër? Atëherë kush do ta presë atë atje? Çfarë janë këto fjalë? Kush mund të garantojë se aeroplani gjithmonë zbret në destinacionin e parashikuar? Atij mund t’i nodh diçka dhe të zbret diku tjetër. Kush do ta pretë gruan nëse ajo zbret në një qytet të huaj ku ajo nuk e njeh askënd?

Kur është fjala për dëshminë, se a lejohet të udhëtoj e vetme apo jo, i Dërguari salallahu alejhi ue selem e përgjithësoi gjykimin. Prandaj, gjykimi për ndalesën e tillë vlen gjithmonë, kudo dhe me të gjitha mjetet e transportit. Ai përgjithësoi dhe tha:

لا يحل لامرأة تؤمن بالله واليوم الآخر أن تسافر إلا مع ذي محرم

“Nuk është e lejueshme për një grua që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit që të udhëtoj përveçse me mahrem.”

Kush mund ta specifikojë dhe të thotë se ajo do të fluturojë dhe se i Dërguari salallahu alejhi ue selem nuk e dinte se do të kishte aeroplanë sot? I pa të meta është Allahu! Fjalët e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem janë të përgjithshme, vlejnë në çdo kohë dhe në çdo vend. Dispozitat e islamit janë gjithëpërfshirëse dhe vlejnë deri në Ditën e Gjykimit.”

Profesioni i të kënduarit të ilahive

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Ligjërata “El-Hajatus-Se’ideh”

Pyetje: “Cili është gjykimi për ilahitë islame, të cilat shoqërohen me zbukurim të zërave? Dhe çfarë mendoni ju për atë i cili e ka këtë si profesion?”

Përgjigje: “Ilahitë janë lloj i këngëve, e këngët janë të ndaluara. Nëse dëshironi këshilla, atëherë duhet ta përmendësh (dhikër) Allahun, të lexosh e dëgjosh Kuran, të dëgjosh ligjërata e hutbe të ndryshme.

Sa për ilahitë, ato janë prej llojit të këngëve, dëgjuesi i të cilave ndien kënaqësi; kaq ka nga to, as më shumë e as më pak.”

Ilahitë pa muzikë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Përgatiti: www.perkat-muslimane.com

Pyetje: “Çfarë është gjykimi rreth ilahive pa muzikë?”

Përgjigje: “Vëllezër! Ilahitë janë këngë dhe nuk janë të lejuara, e nëse ato përmbajnë muzikë, kjo është edhe më rëndë.”

Burrat të cilët lejojnë që gratë e tyre të zhveshën para grave tjera

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Si i këshilloni burrat të cilët i lënë gratë, vajzat e motrat e tyre, të shkojnë në dasma të veshura me rroba të cilat shfaqin shumicën e pjesëvë të trupit? Argumenti i tyre për këtë është se ato janë vetëm me gra dhe se avreti i grave është ajo çfarë është mes kthizës dhe gjunjëve.

Përgjigje: Thënia se avreti është vetëm mes këthizës dhe gjunjëve është gënjeshtër. Ky nuk është avreti i tyre. Ajo çfarë ju lejohet të shfaqin mes vete femrat, janë: fytyra, duart dhe atë çfarë mund të zbulohet prej këmbët. Avreti i gruas në prani të një gruaje tjetër është sikur avreti në prani të mahremëve të saj.


Allahu i ka cekur që të dy palët në një ajet të njejt:

Dhe të mos ua shfaqin stolitë e tyre, përveçse bashkëshortëve të tyre ose baballarëve të tyre, ose vjehërrve të tyre, ose bijve të tyre, ose djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve apo djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave a grave të tyre, ose atyre që i kanë nën zotërim (si skllave), ose shërbëtorëve që nuk kanë epsh ndaj femrave apo fëmijëve që nuk i dinë ngacmimet e femrave.” (24:31)

Pra avreti i femrave ndaj femrave, ka të njejtin gjykim siq ka avreti i tyre ndaj mahremëve. Unë ju pyes në emër të Allahut. A del një femër para babait apo vëllait të saj, e veshur ashtu që të mbulojë vetëm atë që është mes kthizës dhe gjunjëve?

A ka të tillë që veprojnë kështu?

Askush nuk vepron kështu. Ky është një mëkat i qartë. Në të njejtën gjendje, femra nuk shfaqet as para femrave të tjera ashtu siç nuk del para mahremëve të saj.

Kushtet për pjesëmarrjen në debatet televizive

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.ws/sites/default/files/bryhari–1428-2-8.mp3 dhe http://youtu.be/zB9caTTAlSg

Pyetje: “Çfarë është gjykimi për debatet televizive, që në parim zakonisht ndodhin në mes të Ehli-Sunnetit dhe njerëzve të devijuar? Është e ditur se njerëzit e devijuar zakonisht e kanë në agjendën e tyre mashtrimin e njerëzve.”

Përgjigje: “Kjo varet nga aftësia e personit nga Ehlus-Sunneti i cili debaton me ta. Kjo varet nga aftësia e tij dhe fuqia e tij (në dije). Nëse ai ka aftësinë dhe fuqinë për t’ua zbuluar devijimet e tyre, kjo është e mirë. Nëse ai nuk ka aftësinë dhe ka dituri të mangët, nuk është e lejueshme për të që t’i hyjë kësaj pune, sepse ata do ta mposhtin atë, e kjo i shkakton Ehlus-Sunnetit pasoja dhe humbje.”

Nuk ka asgjë në Islam që quhet ilahi islame e as filma Islam

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Likaun Meftuh bi Afif (59)

Pyetje: “Çfarë është gjykimi mbi ilahitë dhe filmat Islam, duke ditur se këto janë përhapur në shkolla, kampe verore dhe në dyqanet që shesin libra e kaseta?”

Përgjigje: “Në Islam, nuk ka asgjë e cila quhet ilahi apo film Islam. Ato janë gjëra të cilat janë shpikur dhe janë marrë nga jomyslimanët. Në Islam nuk ka as ilahi, as filma, as shfaqje teatrale, as kinema apo diçka të ngjashme me to.

Në Islam ka vetëm gjëra të mira, mësim të diturisë së dobishme, vepra të mira, moral të mirë dhe kërkim të diturisë. Ndërsa ato janë vetëm argëtim i kotë. Qëllimi i tyre është t’i argëtojnë të pranishmit dhe publikun. Qëllimi nuk është as që të përfitojë Islami e as myslimanët.”

Nuk ka tolerancë në çështjen e bidatit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/l-UFMgrzp0Y

Përgatiti: Stafi “perlat-muslimane.com”

Bidatet ndryshojnë, mirëpo që të gjitha janë të këqija. Prandaj, nuk duhet të jemi të butë/shkujdesur ndaj tyre, duke thënë: “Ky është bidat i lehtë”. Nuk duhet bërë asnjë tolerancë në çështje të bidatit, sepse bidati është sikurse një gacë nga zjarri. Nëse lihet aty ku bie, do ia vejë flakën gjërave që janë përreth saj e nëse shpejtohet në fikjen e gacës, njerëzit do të shpëtojnë nga e keqja e saj.

Kështu është bidati. Prandaj, është obligim i myslimanëve që të largohen nga bidatçitë. Dhe po ashtu, të mos kenë mendim të mirë për ta. Mos u mashtroni nga ajo të cilën e shfaqin. Disa njerëz thonë: “Këta janë njerëz të adhurimit, këta janë njerëz të pendimit, këta njerëz i zbusin zemrat, këta janë njerëz që e përmendin Allahun.”

Mirëpo, përderisa ata janë bidatçi, atëherë mos u mashtro nga ta. Ulja jote me mëkatarët, siç do të përmendet tani nga thënia e shejkhut (ngase shejkhu është duke komentuar një libër), pavarësisht gabimeve që ata i kanë, është një gjë më pak e dëmshme sesa të ulurit me bidatçiun. Prandaj, mos u ul me bidatçiun e as mos u bëj i butë në këtë çështje!

Të gjitha epshet shkaktojnë sprova

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Përgatiti: Stafi “perlat-muslimane.com”

Imam Barbahari ka thënë:

“Dije se të gjitha epshet janë të këqija. Të gjitha ato thërrasin tek shpata.” Sherhus-Sunneh (147).

____________________________________

Sqarim:

“Të gjitha ato thërrasin tek shpata” –do të thotë në sprova. Luftërat mes myslimanëve dhe përçarjet janë shkaktuar vetëm nga Pasuesit e Epsheve, si: Mutezilitë, Hauarixhët dhe të tjerët nga Pasuesit e Epsheve.

Ata janë të cilët kanë shkaktuar sprova, pra: Mutezilitë, Hauarixhët, Rafiditë dhe të tjerët. Sprovat nuk janë shkaktuar veçse nga këta dhe për shkak të tyre.

Kush e vrau Uthmanin radijallahu? Kush e vrau Ali bin Ebi Talibin radijallahu anhu?

Nëse jo këta Pasusit e Bidateve, atëherë kush i solli sprovat në mes myslimanëve pas këtyre ngjarjeve?

Nëse jo Pasuesit e Bidateve, atëherë kush ishte ai që e bëri Me’mun dhe pasardhësin e tij për t’i provuar Ehlus-Sunnetin, derisa ata tërhoqën zvarrë Imamin e tyre Imam Ahmed bin Hanbelin (Allahu e mëshiroftë!), e rrahën dhe e futën në burg?

Kush e burgosi Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijen (Allahu e mëshiroftë!), derisa ai vdiq në burg, nëse jo Pasuesit e Bidateve?

Ne jemi të urdhëruar që të largohemi prej këtyre njerëzve. Sherri i tyre shkakton përçarjen e myslimanëve, shkakton rebelimin kundër sunduesit mysliman dhe bën që myslimanët të shpërndahen në sekte dhe grupe, në vend që të jenë një grusht i vetëm.

Kush duhet t’i refuzojë pasuesit e risive dhe hizbitë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Ligjërata ”Usul Ehlis-Sunneh”

Pyetje: ”A konsiderohet nxitje në sprova sqarimi i devijimeve dhe refuzimi i pasuesve të risive dhe hizbive? A konsiderohet bashkim të qenurit të heshtur ndaj kotësive të tyre?”

Përgjigje: ”Kjo duhet t’i referohet dijetarëve. Ata janë ata që sqarojnë gabimet dhe refuzojnë atë që ka bërë gabim. Kjo është më e sigurt dhe një mënyrë më e mirë për t’iu shpëtuar sprovave. Nëse dijetarët e besueshme sqarojnë të vërtetën dhe refuzojnë të pavërtetën, kjo është mirë. Fakti është se kjo duhet të veprohet. Duhet të sqarohet e vërteta dhe të refuzohet e kota.

Por kjo duhet të bëhet vetëm nëpërmjet dijes të cilën vetëm dijetarët me njohuri e tejkalojnë.”

Përgojimi dhe paralajmërimi në mesin e nxënësve të dijes

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/irvXgMqrHs4

Pyetje: ”I nderuari Shejkh, cila është këshilla juaj për nxënësit e dijes, në mesin e të cilëve është përhapur përgojimi, mendimi i keq për njëri-tjetrin dhe të mos praktikuarit e asaj çfarë kanë mësuar?”

Përgjigje: ”Kjo është prej shejtanit! Nxënësit e dijes -veçanërisht ata- duhet të largohen nga përgojimi, shpifjet, të folurit për njerëzit dhe nxitjen kundër njëri-tjetrit, qoftë kjo ndërmjet tyre (nxënësve të dijes), apo edhe mes tyre e dijetarëve; duke bërë që të ndahen në grupe. ”Paso këtë dhe atë!”, ”Ke kujdes prej këtij dhe atij!” –Kjo nuk është e lejuar të ndodh në mesin e nxënësve të dijes.

Vëlla, i dashur, është obligim që të këshilloheni ndërmjet vete! Kush vepron një gabim, tërhiqet nga gabimi i tij në të saktën. Nëse ke për t’i dhënë ndokujt ndonjë kritikë, këshilloje dhe sqaroja atij këtë gjë.

Ndoshta ti je ai që je në gabim! Fol me të o vëlla! Mirëpo që t’i ta fyesh atë, ta përgojosh dhe të paralajmërosh kundër tij, kjo nuk është rruga e dijetarëve dhe këshilluesve, por rruga e shpifësve-llafazanë.”

Ka të tillë që përmes pyetjeve dëshirojnë të fusin përçarje në mesin e dijetarëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/STCNjD4Si9Q

Ka disa prej vëllezërve tanë Allahu i faltë, nëse ata kanë ndonjë paragjykim apo urrejtje ndaj dikujt prej kërkuesve të dijes apo dikujt prej ulemave, – vijnë dhe të pyesin ndonjë pyetje ndërsa në prapavijë kanë për qëllim ndonjë njeri të caktuar dhe pretendojnë se ti ke për qëllim atë që ata dëshirojnë!

Pastaj vijnë e të thonë: ”Ka thënë filani ndaj filanit këtë dhe atë.” Në realitet ti nuk di asgjë as për këtë dhe as për atë! Ti vetëm i përgjigjesh një pyetje. Ndërsa ata thonë se, ”jo, ti ke pasur për qëllim filanin (dikë të caktuar) apo pasuesit e dikujt në fjalë.”

U japin kahje që dëshirojnë audio-incizimeve (gjatë përkthimit), shkruajnë libra në lidhje me atë se, filani ka thanë ndaj dikujt të caktuar këtë dhe atë, apo se është përgjigjur në këtë formë. Kurse qëllimi i tyre me këto veprime është futja e përçarjeve, urrejtjes dhe armiqësisë në mesin e njerëzve dhe në mesin e kërkuesve të dijes!

Prandaj, ne paralajmërojmë kundër tyre dhe i lutemi Allahut që tu mbrojë ju nga kjo cilësi. Mos veproni sikurse ata. Ruajuni shumë dhe paralajmëroni sa të mundni kundër tyre.

Zekir Naik thotë se, Allahu nuk mund të veproj çdo gjë!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Zekir Naik thotë: “A mund të krijojë Zoti gjithçka”? Shumica prej tyre do të përgjigjen ‘po’. “A mund të shkatërrojë gjithçka”? Të gjithë do të përgjigjen ‘po’.  Pyetja ime e tretë është: “A mund Zoti të krijojë diçka të cilën nuk mund ta shkatërrojë? Dhe këtu ata hutohen (bien në kurth). Në se thonë ‘po’, bien në kundërshtim me përgjigjen e dytë. Nëse thonë ‘jo’, atëherë bien në kundërshtim me përgjigjen e parë. Sërish, nuk e përdorin logjikën, ndaj bien në kurth. Po kështu, Zoti nuk mund ta krijojë njeriun i cili është shtatlartë dhe shtatshkurtër njëkohësisht. Po, mund ta bëjë shtatlartin shtatshkurtër, por ai nuk është më shtatlartë. Gjithashtu, mund ta bëjë shtatshkurtrin shtatlartë, por personi i tillë nuk është më shtatshkurtër. Ama nuk mund të ketë njeri shtatlartë dhe shtatshkurtër njëkohësisht. Mund të kemi njeri shtatmesëm, as i lartë as i shkurtër. Pra, Zoti nuk mund të krijojë një njeri i cili në të njëjtën kohë është edhe shtatlartë edhe shtatshkurtër. Ngjashëm, Zoti i Plotfuqishëm, Allahu Subhanehu ue Te’ala, nuk mund të krijojë një njeri edhe të trashë edhe të hollë njëkohësisht. Mund të  përmend edhe mijëra gjëra tjera të cilat Zoti i Plotfuqishëm nuk mund t’i bëjë.”

Pyetje: “Është një thirrës i njohur, i cili njihet në tërë botën. Ai thotë se Allahu nuk është i aftë për të bërë çdo gjë. Ai thotë se, unë di 1000 gjëra që Allahu Te’ala nuk është i aftë që t’i bëjë. A konsiderohet ai të jetë prej thirrësve në dyert e Xhehenemit? A është e detyrueshme për të paralajmëruar ndaj këtij personi?”

Shejkh Feuzan:Ky person është shtrembërues ndaj Emrave dhe Cilësive të Allahut (shtrembërues, mohues e interpretues). Thotë Allahut:

وَلِلّهِ الأَسْمَاء الْحُسْنَى فَادْعُوهُ بِهَا وَذَرُواْ الَّذِينَ يُلْحِدُونَ فِي أَسْمَآئِهِ سَيُجْزَوْنَ مَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ

“Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë (lutjuni Atij) me to dhe largohuni nga ata që i shtrembërojnë emrat e Tij. Ata do të ndëshkohen për çfarë kanë vepruar.” 7:180

Dhe thotë Allahu:

إِنَّ الَّذِينَ يُلْحِدُونَ فِي آيَاتِنَا لَا يَخْفَوْنَ عَلَيْنَا أَفَمَن يُلْقَى فِي النَّارِ خَيْرٌ أَم مَّن يَأْتِي آمِنًا يَوْمَ الْقِيَامَةِ

“Ata që i shtrembërojnë shpalljet Tona, nuk mund të Na fshihen. Si mendoni, a është më i mirë ai që do të hidhet në zjarr apo ai që në Ditën e Kiametit do të vijë i sigurt?!” 41:40

Kushdo që thotë se Allahu nuk është i aftë që të bëjë çdo gjë… I pastër nga të metat është Allahu. Allahu thotë:

وَاللّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

“Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.” 2:284

Në sa e sa ajete gjendet kjo fjali:

وَاللّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

“Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.” 2:284

Dhe thotë Allahu:

وَكَانَ اللَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرًا

“Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.” 33:27

Allahu nuk e ka bërë të kufizuar aftësinë e Tij hyjnore. Ajo është e pakufizuar dhe përfshin gjithçka. Ai është i aftë për çdo gjë. Ai di çdo gjë. Ai Subhanehu ue Te’ala nuk i kufizon aftësitë e Tij. Ndërsa ti dëshiron të kufizosh dhe të thuash se ka gjëra që Allahu nuk i di, -ndërsa ti i di?! Ky është shtrembërim i Emrave dhe Cilësive të Allahut.

Të gjithë ata që thirrin në fe, nuk do të thotë se të gjithë janë pasues të së vërtetës. Dëgjojë fjalët e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem. (hadithi) “Do të ketë thirrës të cilët thërrasin për në portat në Xhehenemit.” Pra, jo të gjithë thirrësit e pasojnë të vërtetën.”

Në islam nuk ka ‘’Revolucione’’

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: ”Të ashtuquajturat ”Revolucione”, a janë në përputhshmëri me Sheriatin?”

Përgjigje: ”Revolucione?!  Myslimanët nuk e dinë se çfarë janë revolucionet. Është fjala për myslimanët e vërtetë. Ndërsa hipokritët, njerëzit me mendje të dobët dhe besim të dobët mashtrohen nga këto gjëra. Myslimanët e qëndrueshëm nuk ndikohen nga revolucionet dhe as nuk i paramendojnë! Në fakt, ata paralajmërojnë kundër tyre dhe i ndalojnë ato.

Është e detyrueshme që t’i dëgjojmë dhe t’i bindemi sundimtarëve myslimanë dhe të jemi të bashkuar, sidomos në kohë të sprovave e në kohë të vështira dhe atëherë kur vjen puna për të qëndruar përballë armikut. Është e nevojshme që të jemi të qëndrueshëm, e të bashkuar dhe bashkëpunues ndaj planeve të armikut. Është e nevojshme që të qartësohet strategjia dhe agjenda e armikut. Këtë duhet bërë.”

Veshja me rroba të shkurta në prani të fëmijëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Fatava Khassah bil Marrah al-Muslimah (63)

Pyetje: Unë kam katër fëmijë dhe unë vishen me rroba të shkurta para tyre. Çfarë është gjykimi për këtë?

Përgjigje: Nuk është e lejueshme për gruan që të vesh rroba të shkurta në prani të fëmijëve të saj dhe mahremëve të saj. Ajo nuk duhet të tregojë asgjë para tyre përveç asaj që është e zakonshme të tregohet dhe e cila nuk përbën ndonjë sprovë. Ajo duhet të veshet shkurt vetëm para burrit të saj.

Tabarauxh njëra nga shkaqet e paturpësive

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Ittihaf-ut-Tul-lab, faqe 119

Njëra nga gjërat që sjell paturpësinë është Tabarruxh; që një grua të del jashtë e zbukuruar. Kjo quhet Tabarruxh. Për këtë arsye është e ndaluar për gruan që të del jashtë e zbukuruar dhe e parfumosur. Kjo i bën mëkatarët që të shkojnë pas saj. Ata mund të shpresojnë se ajo do t’u përgjigjet pozitivisht kur ata e shohin të zbukuruar dhe të parfumosur:

”Mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e injorancës!” (33:33).

Velloja mbrojtje kundër paturpësive

Burimi: Ittihaf-ut-Tul-lab, fq 116-117

Velloja është një nga gjërat që parandalojnë paturpësitë e ndryshme.

Allahu (azza ue xhel) thotë:

”Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre, ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë përveç atyre që janë të dukshme. Le të mbulojnë me shamitë e tyre deri në kraharorë dhe të mos ua shfaqin stolitë askujt përveç bashkëshortëve të vet, baballarëve dhe vjehërrve të tyre, ose djemve të tyre dhe djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve apo djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave të veta, ose grave të tyre, ose robëreshave të tyre dhe shërbëtorëve që nuk kanë epsh ndaj femrave apo fëmijëve që nuk i dinë ngacmimet e femrave. Dhe të mos i kërcasin këmbët (për tokë), në mënyrë që të mos zbulohen stolitë e tyre të fshehta. Të gjithë ju o besimtarë pendohuni tek Allahu, në mënyrë që të gjeni shpëtim!” (24:31)

Siç edhe u tha, se velloja është një nga arsyet kryesore për ruajtjen e nderit. Për këtë shkak Allahu i urdhëroi gratë e besimtarëve duke ju thënë:

”Kur të kërkoni prej grave të Profetit ndonjë gjë, atëherë kërkojeni prapa perdes!” (33:53)

Allahu me një ajet tjetër thotë:

”O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të vënë shamitë-mbulesat (e kokës) mbi trupin e tyre. Sepse kjo është mënyra më e mirë që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” (33:59)

Pra, Velloja është një nga mbrojtëset më të mëdha ndaj imoralitetit ndërsa mungesa e vellos është një nga shkaqet më të që shpijnë drejt saj.

Abajat e stolisura

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Ligjerata: el-Hajah es-Saidah

Pyetje: Kohët e fundit, me të madhe janë shfaqur abaja të qëndisura, të stolisura dhe të ngushta. Kur këshillohen gratë që veshin këto, ato thonë se më e rëndësishmja është që të mbulohet trupi. Çfarë mendoni për këtë?

Përgjigje: ”Abajat nuk janë vetëm për tu mbuluar trupin. Ato gjithashtu, duhet të mos jenë të zbukuruara. Nëse ato janë të zbukuruara, atëherë ato tërheqin shikimet e njerëzve. Allahu (xhela ue ala) ka thënë:

ولا تبرجن تبرج الجاهلية الأولى

“Dhe mos i shfaqni bukurinë tuaj ashtu siç bënin më parë në kohën e injorancës.” 33:33

Tërheqja e vëmendjes së të tjerëve, bëhet përmes daljes e zbukuruar në vende ku ka frekuentime të njerëzve. Pra qëllimi i ”Abajës është që ajo të mbulojë zbukurimet, e të mos jetë vetë e dekoruar. Ato absolutisht nuk lejohen për t’u veshur në qoftë se janë të zbukuruara dhe të qëndisura.

Të heq mbulesën për shkak të studimeve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/1LrGcAIoBnI

Pyetje: A është e lejuar për një vajzë myslimane e cila jeton në ndonjë shtet joislam, ta heqë mbulesën për shkak që të vazhdojë studimet, për shkak se në atë shtet, e kanë bërë rregull që ta pengojnë nga mësimi çdo vajzë të mbuluar?

Përgjigje: Studimet, nuk janë të domosdoshme. Ajo ka mundësi që të mësoj në shtëpinë e saj, nga vëllai i saj, babai apo nëna. Të mësojë shkrimin dhe leximin, gjë e cila i mjafton asaj.

Sa për studimet, për të cilat obligohet të heqë mbulesën, një gjë e tillë nuk është e lejuar. Studimet nuk janë të obliguara.

Mësimet e obligueshme janë, mësimet e fesë të cilat mund të arrihen në shtëpi, tek të afërmit, apo tek myslimanet me të cilat njihet ajo. Nëse ka institucione islame të cilat kanë ngritur shkolla dhe, ajo mund të shkoj për të mësuar në to, duke qenë të pavarur nga jobesimtarët, kjo do të ishte mirësia më e madhe.

Veshja e pantallonave nga gratë dhe vajzat e vogla

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Çfarë është gjykimi për veshjen e pantallonave nga vajzat e vogla dhe gratë e martuara kur ato janë të vetme me burrat e tyre?

Përgjigje: Nëse pantallonat vishen kur ajo është e vogël, ajo do t’i vesh edhe kur të rritet. Ne nuk duhet të lëmë hapësira për veprime të tilla. Ajo nuk duhet t’i vesh pantallonat as në prani të burrit të saj. Nëse themi se kjo është e lejuar, çështja do të shfrytëzohet dhe do të bëhet veshje e zakonshme e grave. Kjo është e veçantë edhe në ditët e sotme kur njerëzit imitojnë të huajt (jobesimtarët).

Pra, një gjë e tillë nuk është e lejuar. Gruaja është e obliguar që të mbulojë veten e saj me rroba të ndershme dhe duhet ta falënderojë Allahun për këtë gjë të mirë që i ka dhënë asaj.

A ka argument për demonstratat në Kuran

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: ”Disa njerëz argumentojnë se demonstratat janë të lejuara me fjalën Allahut (të Lartësuar):

‘’Allahu nuk e do publikimin e shprehjeve të këqija, përveç atij që i është bërë e padrejtë.’’ 4:148″

Përgjigje: ”Kjo nuk ka të bëjë me demonstrata. Ajeti nuk ka të bëjë me demonstratat. Ajeti flet për ankesa. Nëse dikush ju ka bërë padrejtësi, ti ankohesh ndaj tij dhe kërkon të drejtat tua prej tij edhe nëse shkon tek pushtetari dhe i tregon se ai të ka bërë padrejtësi, apo më ka marrë pasurinë, etj . Kjo ka të bëjë me ankesat; që njeriu t’i tregoj pushtetarit ose gjykatësit që dikush i ka bërë padrejtësi. Kjo nuk ka të bëje fare me demonstrata. I Lartësuar është Allahu! Disa njerëz janë shumë injorantë dhe arrogantë. Ekziston gjithashtu rreziku që personi mund ta dijë një gjë, por ka urrejtje dhe është mashtrues. Kur’ani nuk përdoret për këso çështje.”

Si duhet që një grua të vishet para grave të tjera

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: audio-kaseta “el-Fikh el-Ekber”

Pyetje: Disa gra, çështjen e veshjes e konsiderojnë të thjeshtë dhe jo shumë të rëndësishme. Disa prej tyre thonë se ato janë duke ndenjur vetëm me gra, dhe se nuk ka burra aty. Mund të ndodhë që ato veshin rroba të shkurtra, disa të tjera rroba të tejdukshme apo veshje pa krah. Si i këshilloni këto gra dhe motra myslimane?

Përgjigje: Këshilla ime për to është se, të kenë kujdes në veshjet e tyre dhe çështja e veshjes nuk konsideruar e thjeshtë. Gruaja e cila vishet me rroba të shkurtra, të tejdukshme apo veshje që tregojnë pjesë të trupit të saj, është shembulli më i keq i mundshëm për gratë e tjera. Gratë që ajo rri me ato, mund të thonë se e kanë parë atë grua, të veshur me veshje të tilla, prandaj nuk ka të keqe të vishet si ajo. Si pasojë, gratë e tjera e konsiderojnë çështjen e mbulesës të thjeshtë dhe jo aq të rëndësishme, për shkak të kësaj gruaje që ato e kanë parë të veshur me rroba të turpshme.

Gruaja myslimane duhet të jetë një model i mirë në veshje, në sjellje dhe në praktikën e fesë. Shtrohet pyetja se, çfarë është dobia në veshjen e rrobave të tilla dhe të shfaqurit në këtë mënyrë para grave të tjera?! Grua duhet të tregojë para grave të tjera atë që shfaqet zakonisht sipas traditës si: fytyra, duart dhe këmbët.

Çfarë mund të shfaq një grua nga pjesët e trupit të saj para grave të tjera dhe meshkujve Maharem

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Avreti i burrit konsiderohet nga kërthiza deri tek gjunjët, gjë e cila është përmendur në hadith.

Sa për gruan, i gjitha trupi i saj është avret. “E vetmja gjë që ajo mund të tregojë para meshkujve Maharem dhe para grave është ajo që zakonisht tregohet si fytyra, duart, këmbët dhe koka. Pjesa tjetër e trupit është avret kur ajo është me gra të tjera apo me burrat Maharem.

Çështja e shamisë është e qartë për ata që duan të vërtetën

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: A të presim nga ju që në ndonjërën prej gazetave apo revistave të refuzoni në lidhje me çështjen e shumëpërfolur, çështja e shamisë? Apo do të bëjë ndonjë sqarim ‘Komisioni i Përhershëm për Fetva’, sqarim apo refuzim të bazuar në Sheriatin islam për të qartësuar çështjen se më shumë, sepse shumë njerëz po e keqkuptojnë rolin e shamisë?

Përgjigje: Çështja e shamisë është më se e qartë. Ajo nuk ka nevojë për të krijuar polemika dhe refuzime. Çështja është shumë e qartë. Njerëzit të cilët flasin kundër shamisë, nuk duan të vërtetën. Të refuzosh atë të cilin nuk e dëshiron të vërtetën, nuk do të ketë asnjë efekt pozitiv! Elhamdililah, ata që e duan të vërtetën, e dinë se çështja e shamisë është e qartë.

Kjo është bërë e qartë në librat dhe leksionet e shkruara nga imamët dhe dijetarët që nga kohët e hershme. Ato janë të shtypura dhe në dispozicion të secilit që dëshiron t’i lexojë. Ata që duan të vërtetën le t’i kthehen librave që janë shkruar në lidhje me shaminë nga Shejkh Abdul-Aziz bin Baz, Shejkh Muhammed bin Salih bin Uthejmin dhe librit të Shejkh-ul-Islam Ibn Tejmije, libër i cili është shkëputur nga shpjegimi që ia ka bërë ai sures en-Nur.

Çështja pra është më se e qartë dhe nuk ka vend për interpretim ndryshe. Megjithatë, ju kurrë nuk mund të refuzoni personin i cili pason të kotën dhe epshin:

“A e ke parë ti atë që epshin e vet e ka marrë për zot? A mos do t’i bëhesh ti atij mbrojtës?” 25:43

Ai pason epshin e tij e jo argumentet. Nuk ka asnjë të mirë në atë i cili pason epshin e vet. Tani, është e padobishme për të shkruar diçka në këtë çështje, sepse çdo gjë tashmë është shkruar. Ata që duan të vërtetën le t’i kthehen librave që i përmendëm.

Kujdestari duhet ta obligojë femrën që të mbulohet

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Te’mmulat fi Akhir Suratil-Ahzab, faqe. 416-417



Pyetje: “Me çfarë i këshilloni kujdestarët e disa femrave që e marrin të lehtë çështjen e mbulimit dhe që shfaqin gjymtyrët e tyre para meshkujve të huaj kur ato janë jashtë në dyqane dhe vende të tjera. Çfarë roli ka kujdestari i gruas kur bëhet fjalë për ruajtjen e fesë së saj?”

Përgjigje: “Allahu Te’ala ka thënë:

الرِّجَالُ قَوَّامُونَ عَلَى النِّسَاء 

“Meshkujt kanë autoritet mbi gratë…” 4:34

Allahu e ka bërë që burrat të jenë përgjegjës për femrat, të kujdeset për to, t’i urdhërojnë ato që t’i binden Allahut dhe t’i ndalojnë ata nga kundërshtimi i fesë së Allahut. Këtu përfshihet edhe mbulimi i saj.

Allahu Xhela ue ‘Ala e ka urdhëruar mbulimin e femrës. Kujdestari është i obliguar që ta detyrojë femrën që të mbulohet, pavarësisht nëse kujdestari është i drejtpërdrejtë si babai i saj, djali apo vëllai i saj, apo ndonjë kujdestar më i lagët qoftë ai edhe nëse është sunduesi mysliman. Pra, kujdestari duhet t’i detyrojnë femrat që të mbulohen.

Sundimtari mysliman është i detyruar që t’i detyrojnë të gjitha femrat në vendin/shtetin e tij që të mbulohen në përgjithësi. Burrat në shtëpi janë të obliguar që t’i obligojnë femrat në shtëpitë e tyre që të mbulohen, ngase ata janë përgjegjës për ato. Nëse femrat do e kishin ditur se kujdestari i tyre i përgjithshëm (siç është sunduesi) dhe specifik (babai, etj.) i detyron ato që t’i binden Allahut dhe i ndalojnë ato që ta kundërshtojnë Allahun, ato nuk do të kishin rënë në këtë mëkat. Por kur kujdestarët filluan ta marrin lehtë këtë çështje, atëherë femrat e shfrytëzuan këtë lëshim të tyre. Duke ia shtuar atë se, ato kanë njerëzit të cilët i thërrasin në të keqën, mëkate dhe në hipokrizi. Ata i nxisin femrat që të zbulojnë fytyrat e tyre dhe të heqin mbulesën.

Çështja është shumë serioze tani. Kujdestarët e përgjithshëm dhe specifik të femrave janë të obliguar që të bashkëpunojnë për t’i detyruar ato që të mbulohen. Pushtetarët – Allahu i udhëzoftë në çdo të mirë – janë të detyruar që t’ua presin gjuhët e atyre që thërrasin në të keqën dhe që i nxisin femrat që të shfaqin fytyrat dhe të heqin mbulesat. Këtë përgjegjësi Allahu e ka lënë mbi shpinat e tyre.”

Veshja e rrobave të shkurtra në prani të fëmijëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: “Mekanetul-Mer’ah fil-Islam”, faqe: 641.
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Unë i kam katër fëmijë dhe unë veshi rroba të shkurtra kur unë jam me ta. Cili është gjykimi mbi këtë?”

Përgjigje: “Nuk është e lejuar që gruaja të vishet me rroba të shkurtra edhe atëherë kur ajo është me fëmijët e saj apo me dikë prej të afërmve të saj meshkuj. Ajo mund të shfaq para tyre vetëm atë që shihet normalisht dhe që nuk është diçka provokuese. Përndryshe, veshja e rrobave të shkurtra është e lejueshme në prani të burrit të saj dhe që nuk është prezent me të askush pos tij.”

Marrja e injeksioneve për heqjen e rrudhave

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje:Cili është gjykimi për marrjen  injeksione kundër rrudhave?

Përgjigje: Kjo është shtirje. Mosha e vjetër nuk do të zhduket nëse shtireni. E vjetrambetet e vjetër. Megjithatë, duhet pasur frikë Allahun dhe duhet bërë vepra të miradhe të lusësh Allahun për një përfundim të mirë.  Mosha e vjetër nuk do të zhduket pavarësisht se a i ngjyros flokët tuaja të zeza, apo heq rrudhat apo bënë diçkatjetër.

Cili është gjykimi për gruan që lenë thonjtë të rriten?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

PyetjeCili është gjykimi për gruan që lenë thonjtë të rriten?

Përgjigje: Kjo nuk  është e lejueshme as për gratë e as për burrat. Nga natyrshmëria e njeriut  dhe  nga  porositë e Profetëve është që të prehen thonjtë. Njeriu nuk duhet ti ngjasojë  kafshëve siq janë  qenët  apo macet të cilat kanë kthetra. Allahu e ka ngritur njeriun lart, dhe duhet qenë largë nga veprat e tilla. Kjo është arsyea pse nuk duhet të përngjasohet me kafshët qofshin ato të egëra apo jo.

Së dyti, tek thonjët e gjatë mblidhet ndyrësia. Kjo mund të dëmtojë shëndetin. Ndyrësia mund të mblidhet nën to nga papastërtsia e  madhe  si papastërtia seksuale,  gjaku menstrual dhe papastërtia e  foshnjeve.

Përveç kësaj uji duhet të arrijë të gjithë gishtat dhe trupin. Nëse thonjtë janë të gjatë, aty krijohet ndyrësirë e cila pengon arritjen e ujit  gjatë marrjes abdes, andaj e bën abdesin të mos jet i plotë. Pra nuk është e lejuar bartja e thonjëve të gjatë. Pengesat për këtë janë nga kënde të ndryshme.

A lejohet ngjyrosja e flokëve me ngjyrë të zezë?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: A është e lejuar për një grua që t’i lyej flokët e saj me ngjyrë të zezë përshkak të tregohet më e bukur, duke patur parasysh se ajo nuk i ka flokët e thinjura?

Përgjigje: Nuk është e lejuar ngjyra e zezë për flokë. Nëse ajo i ka flokët thinjura, atëherë i lejohet asaj t’i ngyrosë me ngjyra të tjera p.sh. kana. Ngjyra e zezë puro,duhet të shmanget patjetërsisht.

Paruka dhe zgjatja e flokëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Ittihaf-ut-Tul-lab faqe 270-271

Çfarë gjithashtu sjell mallkimin, është floku artificial dhe paruka e gruas, me qëllim që të duken ato më të gjata apo më të bukura.

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem): mallkoi femrën që i ndihmon ndokujt në zgjatjen e flokëve (artificialisht, apo të vë parukë) dhe atë që kërkon t’i bëhet një gjë e tillë.

Është e detyrueshme që femra të lërë flokët ashtu siç janë. Femra nuk duhet të mashtrohet nga të tjerat, e të zbukurojë veten me gjëra jo të lejuara. Në këtë dijetarët fusin edhe parukën. Është e çuditshme atë që ndodhë në ditët e sotme, gruas së cilës Allahu i ka dhuruar flokë të bukura, ajo i shkurton. Kjo bëhet sepse shejtani ja zbukuron asaj këtë veprim të shëmtuar.

A e ka babai obligim ti blej kozmetikë vajzave të tij

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/YyyCy4f9x5I

Pyetje: Gjërat që përdoren nga femrat siç janë: kremat, ato përdoren për pastrime të ndryshme, apo për zbukurim e që në bazë janë të lejuara; a konsiderohen prej gjërave që babai e ka obligim t’i sigurojë për vajzat e tij. Duke pasur parasysh se, të gjitha femrat apo shumica dërmuese i përdorin këto?

Përgjigje: Kjo nuk është e obligueshme. Por konsiderohet mirësi nga ana e prindit për vajzat e tij. Nuk duhet tepruar në harxhime të tilla, dhe as vajza në të zbukuruar apo gruaja, e sidomos atëherë kur ato dalin nga shtëpia. Gjithashtu duhet ruajtur ato nga shfaqja e zbukurimeve të tyre. Nëse ato janë gjëra të zakonshme në të cilat nuk ka ndonjë të keqe nëse përdoren, atëherë konsiderohet mirësi nga ana e prindit për vajzat e tij.

Bartja e stolive nëpër gazmende të ndryshme?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/0eflA9q0Fx4

Pyetje: Cila është thënia e saktë në lidhje me, bartjen e stolive të arit për femrat nëpër gazmende e posaçërisht në dasma?

Përgjigje: Ajo që është e lejuar për femrat të bartë prej stolive të arit është, gjëra të zakonshme tek mesatarja e grave, duke mos e tepruar në një gjë të tillë. Mesatare, e cila është e njohur tek femrat e udhëzuara. Në këtë rast, nuk ka asgjë të keqe, sepse gruaja ka nevojë për bartjen e stolive.

Thotë Allahu i Lartësuar:

“Një krijesë që rritet në stoli dhe, e cila nuk mund të mbulojë vetveten në ndonjë mosmarrëveshje edhe nëse është e pastër.” (43:18)

Gruaja ka nevojë për stoli, por pa e tepruar në këtë.

Gjykimi për bërjen e tatuazheve dhe heqja e tyre

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: el-Muntaka (3/422)

Pyetje: Cili është gjykimi për të bërë tatuazh në fytyrë dhe në duar, gjë e cila është një traditë tek ne? Çfarë duhet të bëj në rast se tatuazhin e kam që nga fëmijëria?

Përgjigje: Tatuazhi është i ndaluar dhe është një prej mëkateve të mëdha.

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) mallkoi gratë që bëjnë tatuazh (të tjerave) dhe ato që kërkojnë t’u bëhet tatuazh atyre. Që të dyja janë të mallkuara nga i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem). 

Tatuazhi pra është një vepër e ndaluar në islam dhe kjo është një nga mëkatet e mëdha.

Është i ndaluar, sepse tatuazhet ndryshojnë krijimtarinë e Allahut (azze ue xhel). Shejtani premtoi se, do t’i urdhërojë njerëzit që i binden atij të ndryshojnë krijimin e Allahut kur ai tha:

“Do t’i shmangë (nga e vërteta), do t’i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t’i urdhëroj dhe ata do të shqyejnë veshët e bagëtive; do t’i urdhëroj dhe ata do të ndryshojnë krijimtarinë e Allahut.” 4:119

Ky është pra është një veprim i cili nuk lejohet dhe nuk duhet vepruar. Është e detyrueshme të ndalohet kjo vepër, të paralajmërohet kundër tij dhe të bëhet e qartë se ky është një mëkat i madh. Nëse personi të cilit i është bërë tatuazh e ka bërë atë me vetë-dëshirë, ai është mëkatar dhe i detyruar që të pendohet tek Allahu (azze ue xhel) dhe ta heq tatuazhin nëse ka mundësi.

Nëse personit i është bërë tatuazh pa dijeninë dhe pa dëshirën e tij, si p.sh kur ai ishte fëmijë, personi nuk është mëkatar. Megjithatë, ai duhet ta heq tatuazhin në qoftë se ka mundësi. Përndryshe, ai është i justifikuar.

Gjykimi për të hequr apo rralluar vetullat ?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: el-Muntaka (3/432)

Pyetje: Çfarë është gjykimi për të hequr apo për ti rralluar vetullat dhe për të hequr qimet në mes të vetullave?

Përgjigje: Kjo nuk është e lejuar. Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) e ka mallkuar grua që vepron këtë gjë. Kjo konsiderohet ndryshim në krijimtarinë e Allahut, gjë të cilën shejtani premtoi se do ta mashtrojë njeriun në këtë drejtim, kur ai tha:

“Do ti urdhëroj dhe ata do të ndryshojnë krijimtarinë e Allahut.” (4:119)

E njëjta gjë vlen edhe kur është fjala për t’i rralluar vetullat; – Allahu e di më mirë.

Bërja e flokëve kaçurrela

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: el-Muntaka (3/433)

Pyetje: Çfarë është gjykimi për të bërë flokët kaçurrela?

Përgjigje: Është e lejuar për femrat për të bërë flokët kaçurrela nëse me këtë nuk i ngjason ndonjë stili të grave jobesimtare dhe që ajo të mos i shfaqet burrave të huaj.

Flokët duhet t’i rregullojë ose ajo vetë ose ndonjë femër e afërt pavarësisht nëse procesi zgjatë shumë apo pakë dhe pavarësisht nëse duhet të vë diçka në flokë apo jo.

Ajo nuk duhet ta bëjë këtë në ndonjë sallon bukurie, sepse ajo ekspozohet ndaj sprovave të paparashikueshme dhe ballafaqohet me ndalesa kur ajo del nga shtëpia e saj (për ta bërë një gjë të tillë). Përveç kësaj, personeli në këto sallone të bukurisë janë ose femra jo-fetare ose meshkuj, që është e ndaluar për t’ua treguar flokët.

Ndarja e flokëve në njërën anë dhe lidhja e tyre në formë topuzi apo si gunga e deves

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: el-Muntaka (3/429)

Pyetje: Cili është gjykimi për të kthyer flokët në njërën anë?

Përgjigje: Nuk është e lejueshme për gruan që t’i ndajë flokët në njërën anë. Shejh Muhammed bin Ibrahim Al esh-Shejkh (rahimehullah) ka thënë:

“Ajo që disa gra myslimane e bëjnë sot, duke i ndarë flokët në një anë dhe i mbledhin flokët e tyre në qafë ose në maje të kokës (në formë topuzi), të cilën e bëjnë gratë jo-arabe, kjo vepër nuk është e lejuar, sepse kjo i ngjason grave kufare.” [1]

______________________________________________________________________

[1] Mexhmu Fataua-ish-Shejkh Muhammed bin Ibrahim Al esh-Shejkh (1/47).

A lejohet bartja e parukës për gruan që i kanë rënë flokët?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Kaseta ”Ahkam Kital Ahl-il-Baghi”

Pyetje: Një grua e martuar ka humbur flokët e saj pas një sëmundje në kokë. A është e lejueshme për të që të vë parukë. Ajo nuk dëshiron ta bëjë këtë për të zbukuruar veten e saj, por për të fshehur këtë mangësi.

Përgjigje: Kjo është një problem. Shejkhu ynë, Shejkh Abdul-Aziz bin Baz (rahimehullah), e konsideron atë të jetë Uasl [1]. Pra, vënia e parukës konsiderohet Uasl. Ai ka disa fetva në lidhje me këtë. Le ta mbulojë kokën e saj me shami dhe kështu askush nuk do ta dijë se ajo nuk ka flokë.

______________________________________________________________________

[1] Esma bint Ebi Bekr (radija Allahu anhuma) ka thënë: “Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) mallkoi gruan që zgjat flokët (Uasilah) dhe gruan që ia zgjat flokët asaj (Mustausilah).” (El-Buhari (5936))

Imam Ibn-ul-Ethir (rahimehullah) ka thënë: “Uasilah është gruaja që zgjat flokët e saja me flokë tjera.” (An-Nihajeh (2 / 854))

Ora e dhe stilolapsi të përpunuara prej arit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Cili është gjykimi që gratë të përdorin ora apo stilolapsa nga ari?

Përgjigje: Nuk është e lejueshme për gratë që të kenë stilolapsa ari. Ndërsa ora nga ari është e lejuara pasi që ajo është prej stolive. Ajo mund të zbukurojë veten me ora ari dhe gjëra të tjera. Ndërsa në rastin e stilolapsit nga ari, është e njëjta gjë sikurse veglat e kuzhinës, të cilat janë të ndaluara për burrat dhe gratë. E njëjta gjë vlen edhe për sendet e tjera nga ari. Ato nuk janë të lejuara as për burrat e as për gratë. Megjithatë, është e lejueshme për një grua të ketë orë nga ari pasi ato janë edhe bizhuteri.

Bartja e qerpikëve të ngjitur

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Cili është gjykimi që gratë të bartin qerpikë të ngjitur në praninë e bashkëshortëve të tyre?

Përgjigje: Qerpikët e ngjitur nuk lejohet të barten. Kjo është ndryshim në krijimin e Allahut. Gruaja duhet të mbetet ashtu si e ka krijuar Allahu, të ketë qerpikët dhe vetullat e saj.

Ajo nuk duhet të ndryshojë krijimin e Allahut dhe të shtiret me ndonjë gjë që nuk i përket trupit të saj. Përjashtimi i vetëm është nëse ajo do të ketë ndonjë deformim, e sëmundje apo ka nevojë për ndonjë trajtim mjekësorë.

Në këtë rast mund t’i trajtojë ato. Por në qoftë se ajo gjë është e shëndetshme, atëherë i mjafton bukuria që Allahu ia ka krijuar si qerpikët, vetullat etj.

A lejohet bartja e thjerrëzave?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: A lejohet bartja e thjerrëzave?

Përgjigje: Është e lejueshme nëse është nevoja dhe nëse kjo bëhet me rekomandimin e mjekut, ashtu siç janë edhe syzet. E nëse bartja e tyre bëhet për hir të bukurisë, atëherë nuk është gjë e mirë të barten ato. Ngase, kam frikë se i përket të ndryshuarit e krijimtarisë së Allahut.

Bizhuteritë e hekurta

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Tauxhihat Muhimmeh li Shababil-Ummeh, fq. 379

Pyetje: “Sot është përhapur tek njerëzit stolisja me bizhuteri të hekurta. Cili është gjykimi Islam mbi këtë çështje, duke pas parasysh se kemi dëgjuar se banorët e Xhehenemit bartin bizhuteri të hekurit?”

Përgjigje: “Lejohet që gruaja të bartë bizhuteri të hekurit, në qoftë se ato janë të përdorshme në vendin e saj. Nuk asgjë autentike që ndalon gruan që për zbukurim të përdorë bizhuteritë e hekurit. Ata të cilët e urrejnë këtë, thonë se nuk lejohet përdorimi i tyre; e thonë këtë për shkak se hekuri është bizhuteri e banorëve të Xhehenemit dhe Allahu e di më së miri. Mirëpo, parimisht çdo gjë është e lejuar. Gruaja mund të zbukurohet me të përderisa ajo nuk bie në kundërshtim me Sheriatin.”

Parfumi i cili përmban 10% alkool

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

http://youtu.be/Auz4Mp7VULE

Pyetje: Çfarë është gjykimi për parfumin i cili në përmbajtje ka 10% alkool; a është e lejuar që ai të përdoret?

Përgjigje: Nëse vërtetohet se parfumi përmban alkool, ai është i ndaluar dhe konsiderohet i papastër. E nëse është vetëm një thashetheme, në parim ai është i lejuar. Parfumet janë të lejuara dhe të pastra në parim, përveç nëse vërtet konfirmohet që në të ka alkool. Alkooli është i papastër dhe ai është dehës.

Kur gruaja të dal nga shtëpia, duhet që t’i mbuloj stolitë e saj

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Mekanetul-Mer’ah fil-Islam, faqe. 569



Edhe pse gruas i lejohet të bartë bizhuteri ari, asaj nuk i lejohet që t’i shfaq ato në prani të njerëzve që nuk janë Maharim për të. Prandaj ajo duhet t’i mbulojë bizhuteritë (nëse janë prezent meshkuj të huaj). E njëjta gjë vlen në qoftë se ajo del nga shtëpia në vende të lejuara sikurse në dyqane apo në xhami. Në këtë rast, ajo është e obliguar që t’i mbulojë bizhuteritë e saj. Përveç kësaj, ajo është obliguar që të sigurohet që stolitë të mos kërcasin (ndalesa e tillë përshkruhet në hadith) në qoftë se në atë vend në të cilin gjendet ka burra të huaj.

Lyerja e flokëve me vaj hashashi

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: ”Teuxhihat Muhimmeh li Shababil-Ummeh, faqe 372.

Pyetje: ”Cili është gjykimi që gruaja t’i lyejë flokët me vajë hashashi?”

Përgjigje: ”Nëse është konfirmuar se vaji është nxjerr nga hashashi i cili klasifikohet të jetë narkotik, nuk lejohet përdorimi i tij. Profeti salallahu alejhi ue selem ndaloi përdorimin e preparateve të paligjshme dhe urdhëroi që ato të derdhën dhe të shkatërrohen. Narkotikët janë më të këqija sesa alkooli. Nuk është e lejueshme për myslimanin që të përdor diçka që është nxjerr nga bimët narkotike. Kjo gjithashtu është shkak që bimët e tilla të përhapen në mesin e njerëzve dhe të përdoren edhe për qëllime të tjera.”

Gjykimi për tu ndarë nga burri i cili dëshiron të martohet me një grua të dy‏të

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: A bën mëkat gruaja nëse dëshiron të ndahet nga burri i cili dëshiron të martohet me një grua të dytë?


Përgjigje: Në qoftëse ajo u martua me të me kusht që ai të mos martohet me një grua të  dytë dhe ai e bën këtë, atëherë ajo ka të drejtë të ndahet.Por në qoftë se ajo nuk ka përcaktuar atë si një kusht, atëherë, ajo nuk ka të drejtë për tu ndarë. Sepse ajo dëshiron të ndahet nga ai për shkakse burri martohet me një grua të dytë, edhe pse ai nuk i ka bërë asaj padrejtësi në trajtimin e saj. Në këtë rast nuk është e lejueshme për të që të kërkojë divorcin. Pasiqë Allahu ia ka lejuar atij të martohet më me shumë se një grua, ti nuk duhet ta kritikosh atë për përshkak të veprimit të asaj që është e lejuar. Por nëse burri  shkel kufijtë dhe e trajtonë gruan në mënyrë jo të drejtë, ajo duhet të kërkojë të drejtën e saj. Por jo parimisht të kërkohet divorci. Le të jetë divorci rrugëzgjidhja e fundit.

Babai inkurajon për tu martuar ndërsa nëna ndalon‏

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Unë jam një djalë 18-vjeçarë, i cili dëshiron të martohet. Nëna ime nuk pranon ndërsa babaiu im më inkujaron. Çfarë duhet të bëjë?

Përgjigje: Kjo varet nga gjendja juaj. Nëse ke frikë se do biesh në të ndaluarën, ju duhet të martoheni, pavarësisht se kush nga prindërit thotë dhe se çfarë thotë.

Nëse ti nuk ke frikë se do të bjerë në të ndaluarën, është më mirë për tu marrë vesh me prindërit tuaj dhe ti bindësh e pastaj të martohesh.

Kushtetutat e disa shteteve i lejojnë demonstratat!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetësi: ”Ne e kemi parë fetvanë, apo thënë më mirë sqarimin e dhënë nga “Komisioni i Dijetarëve të Mëdhenj” në lidhje me demonstratat. Megjithatë, ka nga ata që thonë se, në vende të cilat demonstrohet, kushtetutat dhe rregulloret e atyre shteteve e lejojnë një gjë të tillë. Çfarë na thoni ju për këtë?”

Përgjigje: ”Le të shikojmë realitetin se, çfarë u kanë sjellë atyre këto demonstrata?! A nuk është e vërtetë se gjendja e tyre ende nuk është qetësuar dhe se asgjë nuk është nën kontroll? Njeriu duhet të shikojë në pasojat dhe t’i gjykojë çështjet sipas pasojave që mund të rrjedhin. Le të kthejmë shikimin kah demonstruesit dhe kaosi i shkaktuar nga ata. Çfarë është gjendja e tyre tani? A janë stabilizuar? A kanë shpallur ndonjë shtet apo kanë arritur ndonjë pushtet? Unë nuk mendoj se kanë arritur një gjë të tillë. Prandaj, duhet të shohim pasojat.”

A është martir personi i cili vritet në demonstrata?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!) 

Pyetje: ”Cili është gjykimi për demonstratat të cilat lejohen nga ana e ligjit dhe personi i cili vritet në demonstrata.”

Përgjigje: ”Ai është vrarë gjatë një sprove. Nëse ai është martir apo jo është diçka që vetëm Allahu e di. Ne nuk mund të themi se dikush është martir pa argument nga ana e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem.

Megjithatë, atij nuk i lejohet ta bëjë këtë veprim. Sepse nuk lejohet pjesëmarrja në demonstrata. Ai është shkaku për mbytjen e tij. Allahu e di më mirë çfarë do të ndodhë me të. Por në të vërtetë, ai ka gabuar. Sepse ai ka shkaktuar vdekjen e tij dhe atë që e ka gjetur.

Sheriati nuk i lejon demonstratat. E nëse ligjet e ndonjë vendi i lejojnë ato, duhet të jemi të vetëdijshëm se ligji i tyre është i kotë. Ato janë ligje Jo-Islame. Andaj nuk janë argumente të duhura për të na lejuar ndonjë veprim. Sepse argumenti jonë është sheriati e jo ligjet dhe kanunet njerëzore. Argumenti i myslimanit është Sheriati e jo ligjet e Shejtanit.”

Demonstratat janë plan intrigues i armikut

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: ”Çfarë është gjykimi për demonstratat në qoftë se ato mbështeten nga pushtetari… ?”

Përgjigje: ”Demonstratat nuk janë të lejuara pavarësisht nëse ato kanë mbështetje nga dikush apo jo. Demonstrata shkaktojnë kaos dhe mund të sjellin dëme të mëdha.

Islami është fe që thërret në paqe, qetësi dhe stabilitet. Pra siç thashë, në islam nuk ka demonstrata.

Pushtetarët nuk urdhërojnë gjëra të tilla, edhe nëse e bëjnë këtë, ata duhet të këshillohen dhe t’u shpjegohet se kjo nuk u sjell dobi myslimanëve, ngase ato janë vetëm një nga plane intrigues të armiqve.”

Përgojimi i sundimtarëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: ”Ka disa pyetje rreth asaj se çfarë është i detyruar të bëjë personi nëse dëgjon një person të thjeshtë ose një student t´i nënvlerësojë disa thirrësa në fe dhe disa dijetarë? Çfarë jemi të obliguar të bëjmë në këtë rast?”

Përgjigje: ”Është obligim që ata të këshillohen. Nëse e sheh se një person i cili flet ndaj njerëzve dhe ndaj dijetarëve në veçanti, ti duhet ta këshillosh atë dhe t´i thuash atij se kjo është përgojim dhe e ndaluar. Allahu Te’ala ka thënë:

”… dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Sigurisht që ju e urreni këtë! Kini frikë Allahun! Me të vërtet, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplot.” 49:12

Përgojimi ndaj dijetarëve dhe sunduesve është edhe më i rënde. Kjo shpie që besimi ndaj dijetarëve dhe sundimtarëve të pakësohet, e që shkakton armiqësi në shoqëri. Kjo shkakton shkatërrim të madh. Përveç kësaj, përgojimi është sikur të hashë mishin e njeriut: Allahu thotë:

Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Sigurisht që ju e urreni këtë! Kini frikë Allahun! Me të vërtet, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplot.” 49:12

Nëse e shihni dikë duke folur për këto çështje, obligohesh që ta këshillosh atë. Ose e pranon ai këshillën ose largohesh nga ai vend ku flitet ashtu. Mos u ul me të dhe mos merrë pjesë në këto tubime të cilat i japin rëndësi shpifjeve dhe përgojimeve ndaj njerëzve të mirë, apo sundimtarëve. E aq më largë nga tubimet, ku flitet për fshehtësitë e njerëzve.”

Martesa e udhëtimit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Çfarë është gjykimi për martesën e udhëtimit për të rinjtë?

Përgjigje: Unë nuk e di se çfarë është martesa e udhëtimit.

Pyetje: Kjo do të thotë të martohesh ca disa ditë gjatë pushimeve verore.

Përgjigje: Ajo është Mut’ah. Metodologjia e shiave.

Çfarë është gjykimi që gratë të vallëzojnë me njëra-tjetrën në dasma dhe ahengje të tjera?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: El-muntaka min fataua Salih bin Fauzan (171-172/3)

Pyetje: Çfarë është gjykimi që gratë të vallëzojnë me njëra-tjetrën në dasma dhe ahengje të tjera? Na sjell dobi, Allahu të shpërbleftë.

Përgjigje: Nuk ka asnjë rrezik që gratë të vallëzojnë gjatë dasmës dhe që ato ti bien defit (daulle e posaçëm) me kengë të pa dëmshme, sepse kjo është nga publikimi i martesës gjë të cilën Sheriati e ka sjellur. Por kusht është që kjo të ndodh vetëm në mesin e grave menjë zë të ulët që nuk ngritet apo të arrijë jashtë vendit ku gjenden. Dhe gjithë ashtu të jenë të veshura që asgjë të mos shfaqet nga avreti i gruas gjatë valles, si kërciri i saj, krahët dhe pjesë tjera të trupit. E vetmja gjë që duket duhet të jetë ajo që gratë myslimane zakonisht u´a shfaqin grave tjera të pranishme.

Burri i saj insiston që ajo ti´a përshkruajë gratë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Një grua thotë se burri i saj insiston që ti´a përshkruajë gratë e tjera atij. A konsiderohet ajo të jetë e pa bindur në qoftë se ajo nuk pranon të bëjë këtë?

Përgjigje: Nëse ai dëshiron ta kërkojë atë për grua dhe kërkon nga gruaja e tij që ta përshkruajë atë, ska të keqe në këtë. Por në qoftë se ai vetëm dëshiron të ketë njohuri për gratë dhe për bukurinë e tyre, nuk është e lejuar. Nëse ajo i bindet atij, ajo bashkëpunon me të në mëkat dhe  armiqësi.

Një burrë i martuar i cili joshet nga gratë. Nga ana tjetër gruaja e tij nuk pranon që ai të martohet me një grua tjetër

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Është një burrë i martuar i cili joshet nga gratë. Nga ana tjetër gruaja e tij nuk pranon që ai të martohet me një grua tjetër. Ajo është e mirë ndaj tij, por femrat janë një sprovë për të. Cila është këshilla juaj?

Përgjigje: Allahu ka lejuar burrin që të martohet me disa gra. Kjo i përket dobisë së gruas.  Ju e dini se sa gra të pa martuara ka të cilat rrin në shtëpit e tyre. Sa për burrin, është ai që duhet të durojë dhe të ketë vështirësi dhe ti furnizojë disa gra. Gratë kanë dikë që u jep atyre strehim dhe kujdeset për to dhe ruan nderin e tyre. Kjo i përket përparësive të grave. Që disa gra nuk kanë dëshirë që burrat e tyre të martohen me shumë gra kjo është një antipati e natyrshme. Burri nuk duhet të shqetësohet për këtë fare. Ai duhet megjithatë të jetë i drejtë me to:

 

”nëse frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj të gjithave njësoj, atëherë mjaftohuni me një grua ose me atë që e keni në pushtetin tuaj.” (4:3).

Nuk lejohet martesa me shumë gra nëse nuk mund të jeshë i drejtë. Por në qoftë se ai mund të jetë, Allahu ja ka lejuar atij të martohet me shumë gra

Prindi ndalon vajzën e vogël që të martohet derisa të martohet vajza e madhe

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: el-Muntaka (3/152)

Pyetje: A është e detyrueshme për prindin që të ndaloj vajzën e tij të vogël që të martohet derisa të martohet vajza e madhe?

Përgjigje: Nuk është e lejuar për babain që të ndalojë vajzën e vogël nga martesa nëse dikush ka kërkuar ta fejojë, vetëm për shkak se motra e madhe nuk është martuar.

Kjo është nga traditat e injorantëve që nuk ka mbështetje në Sheriatin Islam. Ata besojnë se një veprim i tillë, dëmton vajzën më të moshuar në rast se vajza më e re martohet para saj. Nëse kjo me të vërtet ka ndodhur, kjo gjithashtu dëmton edhe vajzën e vogël – dhe parimi (i sheriatit) thotë:

”Një e keqe nuk largohet me një të keqe tjetër”.

Lumturia e gruas

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Gjëja më e keqe që po i lë popullin të pamartuar, është punësimi i femrës.  Ajo punësohet çdokund, duke braktisur shtëpinë e saj, për të vrapuar pas parave. Ajo nuk dëshiron të martohet. Sepse po të martohet, burri i saj do ta ndalojë nga puna. Prandaj ajo nuk dëshiron të martohet sepse është e etur për para. Disa femra mendojnë se lumturia qëndron tek punësimi, konkretisht tek paraja. Kjo nuk është aspak e vërtetë.

Lumturia është tek martesa me një burrë të mirë, të ketë pasardhës të mirë dhe që ajo të qëndroj në shtëpi për t’i edukuar fëmijët e saj. Kjo është lumturia reale. Pra uria për pasuri, është ajo që po shkakton beqari të shtyrë tek njerëzit. Ndërsa meshkujt nuk duan gra që, nuk u binden atyre, të cilat nuk edukojnë fëmijët dhe nuk qëndrojnë në shtëpi. Ata nuk i duan këto gra. Prandaj shumë prej meshkujve janë të pamartuar dhe për këtë arsye shumë martesa prishen.

Padrejtësia e grave ndaj burrave është më e madhe se anasjelltas

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Parathënia e librit “el-Hukuk uel-Uaxhibat”[4], faqe. 5-6

Nuk ka dyshim se Allahu (azza ue xhel) ka bërë obligim për robërit e Tij atë çfarë u´a rregullon fenë dhe çështjet e kësaj bote. Allahu i ka urdhëruar njerëzit që të jetojnë me drejtësi duke pasuar Librin e Tij dhe Sunnetin e Profetit, e jo të jetojnë duke u dhënë pas epsheve dhe dëshirave të çoroditura:

“E sikur të përputhej e vërteta me dëshirat e tyre, do të shkatërroheshin qiejt e toka dhe çdo gjë që gjendet në to. Ne u kemi dërguar atyre paralajmëruesin (Kur’anin) por ata shmangen nga ai.” (23:71)

Ata që nuk janë të kënaqur me dispozitat e Tij nuk janë besimtarë. Allahu ka thënë:

“Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë zgjedhje tjetër në vendimin e tyre. Dhe kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri është larguar shumë larg të vërtetës.“ (33:36)

Ai gjithashtu ka thënë:

“Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë derisa të mos zgjedhin ty për gjykatës për konfliktet mes tyre; e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë kurrfarë pakënaqësie nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden ty plotësisht.” (4:65)

Këtu përfshihen edhe çështjet e grave. Gjë e cila me të vërtet sot është aktuale. Të gjithë burrat dhe gratë flasin për këtë ose nga injoranca ose nga epshet.

Një shembull i kësaj është ajo që ndodhi në shoqatën e grave në Xhide para ca ditëve. Shejkhu fisnik Rabi bin Hadi Umejr el-Medkhali hulumtoi në këtë çështje dhe tregoi se si shoqata e grave ndërtohej në gabime, si shkak i injorancës dhe pohonin se gratë janë të shtypura dhe të privuar nga të drejtat e tyre.

Nëse qëllimi ka qenë se Islami shtyp gratë, atëherë kjo konsiderohet mosbesim. Dhe në qoftë se qëllimi ishte se disa burra shtypin gratë, atëherë kjo është e mundur, por ajo nuk duhet t’i atribuohet Islamit, por shkelësit të të drejtave të tyre.

Ashtu si është e mundur për burrat për të shtypur gratë, dhe rasti i kundërt që gratë shtypin burrat kjo ndodhë më shumë.

Këto probleme trajtohen në gjykatat Shariatit, e jo në klube të ndryshme. Ashtu siç edhe Shejkh Rabi’ (hafidahullah) e bëri të qartë.

Ai në fjalimin e tij, e ka bërë një punë të mirë dhe ka sjell dobi me të; Allahu e shpërbleftë atë me të mira për atë që ai e ka shkruar.

Martesa me gruan pas shtatzënisë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Një njeri ka bërë zina me një femër, e cila ka mbetur shtatzënë prej tij. Ai tani dëshiron të martohet me të, dhe është penduar tek Allahut për veprimin e tij. Por, a është kusht që ajo së pari të lind, e më pas të martohet me të?

Përgjigje: Nuk është e lejuar të martohet me një femër që ka bërë zina, përderisa të plotësohen dy kushte:

1. Ajo duhet të pendohet sinqerisht për zinanë dhe të mos përsëris më atë vepër.

2.Ajo duhet që, së pari të kalojnë periudhën e pritjes (Iddah) që ta dijë se ajo nuk është shtatzënë me anë të zinasë. Kohëzgjatja e periudhës së pritjes është derisa të përfundojnë tre periudha të menstruacioneve.

Nëse këto dy kushte përmbushen, është e lejueshme të martohen me të. Ata nuk mund të martohet deri sa ajo të pendohet.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

“Laviri martohet vetëm me laviren apo idhujtaren, gjithashtu, laviren mund ta marrë vetëm laviri apo idhujtari. Këto (zinaja dhe martesa me zinaqarët) janë të ndaluara për besimtarët.’ 24:3

Ndërsa fëmija nuk është i tij dhe nuk mund të konsiderohet si i tillë. Pasi që ajo bën zina, ai mund të jetë i dikujt tjetër po ashtu. Si e di ai se fëmija është i tij? Fëmija i zinasë nuk i atribuohet babait. Ai i atribuohet të nënës.

Mos u marto me një person i cili konsideron rebelimin të lejuar

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!) 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=126438

Pyetje: Një burrë kërkon që të fejohet me një grua. Ai është një nga ata që mendojnë se është i lejueshëm rebelimi kundër atyre në pushtet dhe është prej pasuesve të sekteve (hizbive). A lejohet që t’i mundësohet atij fejesa?

Përgjigje: El-hamdulilah, ka shumë njerëz të mirë. Martohu me një njeri që nuk ka këto karakteristika.

Mos u marto përderisa nuk ke dije për fenë dhe karakterin e gruas

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=126438

http://youtu.be/YKtmFKLrty8

Pyetje: A të martohem me një femër ndërsa unë  nuk di se çfarë besimi (akide) ka ajo; se a ka besim të saktë apo jo, kur dihet se në vendin tim është përhapur shirku në adhurimin e varreve.

Përgjigje: Mos u marto me një grua derisa të dish gjithçka në lidhje me fenë dhe moralin e saj. Pyet për të dhe studioje gjendjen e saj. Mos u marto përderisa të mos jesh siguruar për gjendjen e saj dhe të dish çdo gjë në lidhje me të.

A lejohet që gruaja të marr mbiemrin e burrit të saj? (1)

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Kaseta: ‘Sherh mendhumetul-Adab

Pyetje: A lejohet që, gruaja pas martesës të mos e marr mbiemrin e saj, por të marr mbiemrin e burrit të saj siç është gjendja tek perëndimorët?

Përgjigje: Nuk lejohet që njeriu të marrë mbiemrin e dikujt përpos të babait të tij. Është e ndaluar me islam që myslimani të mbiemërohet jo në emër të babait të vet, pa e marrë parasysh nëse personi është mashkull apo femër. Në Sunnet ka ardhur paralajmërim i rreptë, duke e mallkuar atë që mbiemërohet jo në babanë e tij apo (nëse nuk dihet babai) në ata që e kanë robëruar.

A lejohet që gruaja të marr mbiemrin e burrit të saj? (2)

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”,nr. 18147).

Imam Abdul-Aziz bin Abdallah bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Shejkh Abdul-Aziz Al esh-Shejkh (Allahu e ruajttë!)
Shejkh Abdullah Gudejjan (Allahu e ruajttë!)
Shejkh Salih el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Shejkh Bekr Ebu Zejd (Allahu e mëshiroftë!)

Pyetje: Në disa shtete, është përhapur që femra myslimane pasi të martohet të marrë edhe emrin e burrit të saj apo llagapin e tij. Shembull: Nëse Zejnebja është martuar me Zejdin, të thuhet: Zejnebe Zejd; apo kjo i përket kulturës perëndimore nga e cila duhet larguar e qëndruar larg saj?

Përgjigje: Nuk lejohet që njeriu të marrë mbiemrin e dikujt tjetër përpos atë të babait të tij. Thotë Allahu në Kuran:

ادْعُوهُمْ لِآبَائِهِمْ هُوَ أَقْسَطُ عِنْدَ اللَّهِ

“Thirrni (mbështetni) ata në emër të baballarëve të tyre.” 33:5

Gjithashtu, në Sunnet ka ardhur paralajmërim i ashpër për atë i cili thirret në emër jo të babait të tij. Për këtë shkak, nuk lejohet që gruaja të marr mbiemrin e burrit të saj ashtu siç është e njohur tek kufarët dhe tek ata myslimanë që i ngjasojnë atyre me këtë veprim.

Nëna e krishtere dëshiron që vajza e saj (myslimane) të martohet me një burrë të krishterë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: el-Muntaka (3/175)

Pyetje: Unë kam një të afërm mysliman i cili është i martuar me një grua të krishterë. Ata kanë një vajzë e cila është për martesë. Atë dëshiron ta martojë një i afërm mysliman, ndërsa nëna e saj refuzon këtë dhe ajo dëshiron që bija e saj të martohet me një të krishterë. Çfarë duhet të bëhet në qoftë se gruaja e krishterë bind burrin e saj që vajza e tyre të martohet me një të krishterë?

Përgjigje: Nuk është e lejuar t´ia japësh vajzën për grua një burri i cili është i krishterë ose i ndonjë feje tjetër. Në lidhje me këtë, të gjithë dijetarët janë të një mendimi, pa asnjë kundërshtim.

Allahu (Azze ue xhel) ka thënë:

“Nëse bindeni se ato janë besimtare, mos i ktheni te jobesimtarët. Ato nuk janë (bashkëshorte) të ligjshme për ata dhe as ata nuk janë (bashkëshortë) të ligjshëm për ato.” (60:10)

Gjithashtu thotë:

“Mos i martoni myslimanet me mushrik, gjersa ata të bëhen besimtarë. Skllavi besimtar është më i mirë se mushriki, edhe nëse ai mund t’ju pëlqejë.” (2:221)

Nëse dëshira e nënës plotësohet, atëherë kjo martesë konsiderohet të jetë e pavlefshme. Është e detyrueshme për babanë që ta ruajë vajzën e tij dhe jo ta martoj për një burrë jobesimtar.

A është kusht të shkruhet kontrata martesore?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: A duhet shkruar kontrata martesore për të qenë martesa e vlefshme?

Përgjigje: Jo, kjo nuk është kusht. Të shkruarit e kontratës martesore, nuk është vërtetim që shërben për kryerjen e nevojave siç është të udhëtimi i femrës, apo për qëllime të tjera ku kërkohet certifikata martesore.

Babai nuk ka të drejtë ta pengoj martesën e vajzës pa arsye të mbështetur në sheriat

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/MtCkbUYskq4



Pyetje: “Një motër pyet se, a lejohet që babai ynë të na ndalojë neve vajzave martesën pa ndonjë arsye edhe pse ai (babai) është i mirë, i frikësohet Allahut, falet dhe nuk merr paranë (pagat që ne marrim në punë) tonë, mirëpo nuk e dimë arsyen për veprimin e tij?”

Përgjigje: “Nëse një vajze i propozon një djalë martesën, dhe ajo është e kënaqur (e pranon martesën me atë djalë), ndërsa babai e pengon që të martohet me të, kjo është diçka e ndaluar, bile bile është prej mëkateve të mëdha.

Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

إذا أتاكم من ترضون دينه و أمانته فزوجوه ، إلا تفعلوا تكن فتنة في الأرض و فساد كبير

“Nëse vjen te ju ndonjë djalë (dhe kërkon martesën e vajzës suaj) të cilit ia pëlqeni fenë dhe moralin, atëherë martojeni, e në qoftë se nuk e bëni këtë, dijeni se do të bëhet trazirë dhe rrëmujë e madhe mbi tokë.”

Nëse vajza e pranon kërkesën e djalit (është e kënaqur me të), atëherë është obligim i përgjegjësit të saj që ta martojë atë.”

Nuk kam pranuar të martohem me një burrë që rruan mjekrën!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: https://phaven-prod.s3.amazonaws.com/files/audio_part/asset/1004439/v56xrZjz6bqZ8CUYPV7jcC_vOQE/man_who_shaves.mp3

Pyetje: “Çfarë është gjykimi mbi atë që unë nuk kam pranuar të martohem me një njeri i cili rruan mjekrën?“

Përgjigje: “Ju keni vepruar mirë. Allahu do ta sjell dikë tjetër. Ai që e merr të lehtë rruajtjen e mjekrës, ai i merr lehtë edhe tjerat gjëra, dhe fëmijët e tij do të edukohen sipas shëmbëlltyrës së tij.“

Nëna ime me urdhëron që ta dërgoj në dasmë në të cilën bëhen harame

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/R0_a34_g3DA



Pyetje: “Nëna ime më urdhëron që ta dërgoj atë në dasma në të cilat bëhen veprime të ndaluara/harame. A jam i obliguar që t’i bindem asaj dhe njëkohësisht ta urrej këtë veprim dhe ta këshilloj atë?”

Përgjigje: “Kjo nuk është e lejuar. (I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:)

لا طاعة لمخلوق في معصية الخالق 

“Nuk ka bindje ndaj krijesave në mosbindje ndaj Krijuesit.”

As ndaj babait e as ndokujt tjetër nuk duhet t’i bindesh në këtë çështje. Nëse në dasmë bëhen veprime të ndaluara/harame, atëherë mos e dërgo aty dhe këshilloje në lidhje me këtë gjë.”

A lejohet që të fejuarit të flasin në telefon?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: el-Muntaka (3/181)

Pyetje: A është e lejueshme sipas Sheriatit që një çift i ardhshëm i cili kërkon të fejohet, të flasin në telefon.

Përgjigje: Është e lejuar të flasin në telefon me njëri-tjetrin, nëse ajo e ka pranuar kërkesën e tij për t’u fejuar dhe ata flasin për të gjetur mirëkuptim në mes vete. Ata duhet të jenë të kujdesshëm që të flasin për atë që ata kanë nevojë dhe se kjo të mos i shpie në ndonjë provokim. Megjithatë, është më mirë dhe më e sigurt që punët të kryhen përmes kujdestarit të vajzës.

Gruaja dëshiron të bëjë abort për shkak se ka shumë fëmijë dhe e ka të vështirë që të kujdeset për ta

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetësi: Gruaja ime ka mbetur shtatzënë dhe tani dëshiron që të bëjë abort, duke u arsyjetuar se ka shumë fëmijë dhe kujdesja ndaj tyre është e vështirë. A i lejohet ta bëjë këtë?

Përgjigje: Jo, nuk është e lejuar. Nuk i lejohet të bëjë abort, nëse ajo tash ka mbetur shtatzënë.  Ajo nuk e di se ku është mirësia. Ndoshta ky fëmijë që ajo mbart do të jetë i mirë ndaj saj dhe do ti sjell dobi. Ndoshta ata humbasin fëmijët e tyre dhe vetëm ky i mbetet.  Ajo nuk e di të fshehurën.  Në asnjë mënyrë nuk duhet të bëjë abort. E mira ndoshta do ti arrije mu përmes këtij fëmije. Ajo duhet të besojë dhe ti mbështetet Allahut. Të kesh shumë fëmijë nuk janë arsye për lejimin e abortit.

Aborti në qoftë se fëmija do të lind me të meta

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Mjekët kanë thënë se fëmija do të lind handikap. A lejohet që të bëjë abort?

Përgjigje: Jo. Ajo duhet ta lerë Allahun që të kujdeset për të edhe nëse ai është me aftësi të kufizuara. Ajo duhet ta lerë atë. Ajo nuk duhet të vrasë një njeri, sepse ajo është me aftësi të kufizuara. Kjo nuk është e lejuar. Rasti i vetëm kur lejohet aborti është  kur kryesia mjekësore thonë se ajo do ta shkaktojë vdekjen e saj dhe Komisioni I Përhershëm Për Fetua e kanë lejuar këtë. Në këtë rast lejohet aborti. Nuk luhet me jetën dhe shtatzënitë.

Çfarë është gjykimi i përdorimit të spirales në rast urgjence?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Çfarë është gjykimi i përdorimit të spirales në rast urgjence?

Përgjigje: Esenca është se të gjitha mjetet mbrojtëse, janë të ndalauara në qoftë se është për shkak se juve nuk ju pëlqen shtatzënia apo nuk dëshironi më shumë fëmijë. Pra në këtë rast, ajo është e ndaluar. Por në qoftë se është për shkak të sëmundjes dhe mjekët thonë që parandalimi nga sëmundja kërkon një spirale, ska dëm në këtë. Rasti i tillë është një rast urgjent.

Gruaja shtatzënë barti një gjë të rëndë dhe për këtë shkak ajo abortoi!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Një grua shtatzënë dëshiroi të bartë një gjë të rëndë. Duke e bartur atë e shtrëngoi atë për barkun e saj dhe për këtë shkak, shtatzënia e saj dështoi. A është ajo e detyruar të bëj shpagim në para për gjakun e fëmijës së mbytur?

Përgjigje: Po ajo është e detyruar ta bëj shpagimin, pasi që ajo vetë ka shkaktuar abortin kur ajo shtrëngoi gjënë për barkun e saj. Ajo duhet të bëjë shpagimin.

Por, shpagimi është obligim sipas kësaj radhitje: Çlirimin e një skllavi, – e të cilin nuk mund ta gjesh sot. Në rastin e saj, ajo duhet të agjërojë dy muaj rresht.

Përdorimi i pilulave për ta vonuar shtatzëninë nga nevoja

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

http://youtu.be/ZAnMcy8oxK4

Pyetje: Burri im dëshiron që unë të marrë pilula sepse ai beson se fëmijët do të jenë pengesë për ne që të shpërngulemi nga Franca në drejtim të një vendi islam. Unë e këshillojë atë që të mbështetet në Allahun, por ai thotë se djalli e tundon që ai të qëndrojë në Francë për disa kohë për të fituar para, përpara se të shpërngulemi. Çfarë mendoni ju?

Përgjigje: Kjo nuk do të thotë se ai kurrë nuk ka ndërmend të ketë fëmijë. Në këtë rast nuk është e lejuar. Por nëse bëhet fjalë për ta vonuar shtatzëninë nga nevoja për një gjë të tillë, atëherë nuk ka asgjë të keqe në këtë.

Shtatzënia është e drejtë e burrit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Çfarë është gjykimi për ato gra të cilat përdorin pilula kundër shtatzënisë pa lejen e burrit, nga frika e një martese të dështuar e cila mund të shpien në shkurorëzim?

Përgjigje: Nuk është e lejuar përdorimi i pilulave për parandalimin e shtatzënisë përgjithmonë.

Ndërsa, kur është fjala për pilulat të cilat vetëm sa e shtyjnë shtatzëninë për një kohë të caktuar, ato nuk lejohet të përdoren pa lejen e burrit. Shtatzënia është prej të drejtave të cilat duhet të vendos edhe burri.

Përdorimi i kontraceptivëve për shkak të frikës nga shkurorëzimi

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: “Err-Rriba”, faqe. 530



Pyetje: “Disa bashkëshortë, bien dakord që të përdorin e mjeteve kontraceptive në vitet e para të martesës, në mënyrë që të ndjehen të sigurt nëse ata duan të vazhdojnë martesën dhe që gjërat të stabilizohen. Pastaj ideja është që kontraceptivët të mënjanohen. Cili është vendimi mbi këtë?”

Përgjigje: “Kjo i përket të kesh mendim të keq për Allahun Azze ue Xhel. Njeriu duhet të martohet dhe të ketë mendim të mirë për Allahun, e të mendojë se martesa do të jetë e qëndrueshme me lejen e Allahut. Njeriu duhet të ketë mendim të mirë për Allahun. Burri dhe gruaja duhet të synojë pasardhës dhe të largohen nga këto mendime të këqija, obsesione dhe veprime që përhapen nga cytjet shejtanëve. Shejtanët gjithnjë i trembin njerëzit me anë të pasardhësve, konkretisht me mbetjen e gruas shtatzënë.

Andaj, është detyrë e secilit besimtarë, sidomos e bashkëshortëve në veçanti, që të kenë mendim të mirë për Allahun. Mos mendo se martesa do të dështojnë. Ki mendim të mirë për Allahu dhe mendo se martesa do të jetë e suksesshëm.

Nëse ndodhë që bashkëshortët të mos bien dakord më vonë në jetën në vazhdim, çështja i përket Allahu Subhanehu ue Te’ala dhe, ose do të përmirësohet jeta juaj me atë grua, ose do të ndaheni dhe secili le të martohet më pas (e le të kërkoj lumturinë diku tjetër (v.p.)).”

Përdorimi i pilulave kundër shtatzënisë për shkak të mëkimit të fëmijës

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–14340527.mp3



Pyetje: “A i lejohet gruas të marrë pilula kundër shtatzënisë në mënyrë që foshnja të jetë në gjendje të mëkojë dy vjet të plota?”

Përgjigje: “Nëse gruaja e shtynë shtatzëninë për shkak të fëmijët ose për ndonjë arsye tjetër të nevojshme, kjo është në rregull. Shtyrja e shtatzënisë nuk është e njëjtë sikurse mënjanimi i tërësishëm i saj.”

Kini mendim të mirë për Allahun dhe bëni fëmijë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: “Err-Rriba, faqe 530



Pyetje: “Disa bashkëshortë, bien dakord që të përdorin mjete kontraceptive një periudhë kohore para martesës në mënyrë që të ndjehen të sigurt nëse ata duan të vazhdojnë në martesë apo jo, dhe që gjërat mes tyre të stabilizohen. Pastaj ideja është që kontraceptivët të mënjanohen. Cili është vendimi mbi këtë?”

Përgjigje: “Kjo i përket të kesh mendim të keq për Allahun ‘Azze ue Xhel. Njeriu duhet të martohet dhe të ketë mendim të mirë për Allahun dhe të mendojë se martesa do të jetë e qëndrueshme insha-Allah. Ata e kanë për obligim që të kenë synim pasardhësit dhe të largohen nga këto mendime të këqija, obsesione dhe dyshime që u vijnë atyre nga shejtani i mallkuar. Shejtani i tremb njerëzit me pasardhës dhe shtatzëni.

Andaj, ti o rob i Allahut, ki mendim të mirë për Allahun dhe mos mendo se martesa do të dështojë. Ki mendim të mirë për Allahut dhe beso se martesa do të jetë e suksesshëm.

Nëse ndodhë që bashkëshortët të mos bien dakord më vonë gjatë jetës, çështja i përket Allahu Subhanehu ue Te’ala. Mundohuni që të përmirësoni lidhjen tuaj, përndryshe ndahuni secili nga ju kërkoni bashkëshort tjetër.”

A ka të drejtë një grua të kërkojë divorc, nëse burri i saj dëshiron të rimartohet?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: A ka të drejtë një grua të kërkojë divorc, nëse burri i saj dëshiron të rimartohet?

Pergjigje: Nëse ai martohet përsëri, kjo i takon mirësive të Allahut dhe Allahu i´a ka lejuar këtë. Megjithatë, ajo mund të kërkojë divorc nëse ai keqpërdorë të drejtat e saj. Por në qoftë se ai është i drejtë me të dhe kryen detyrat e tij, nuk i lejohet asaj të kërkojë divorc.

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

 

” Ajo grua e cila i kërkon burrit të saj divorcin pa ndonjë arsye nuk do të ndjejë aromën e Xhenetit.”

Nuk i lejohet të kërkojë divorcin, sepse ai bën diçka që Allahu e ka lejuar. Eshtë e lejueshme dhe ndoshta është edhe sunnet, dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut. Pra, siq thashë, ajo ka të drejtë të kërkojë divorc vetëm nëse burri i saj i abuzon të drejtat e saj të cilat Allahu ja ka dhënë.

A konsiderohet divorc nëse thuhet: ‘’nëse nuk të pëlqen kjo gjë, ”shtëpia e babait tënd është e hapur’’?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: al-Muntaka (3/240-241)

Pyetje: Në raste të ndonjë mosmarrëveshje apo zemërimi, burri i thotë gruas së tij: ”Nëse nuk të pëlqen kjo gjë, shtëpia e babait tënd është e hapur.” A konsiderohet kjo shprehje e divorcit nga e cila ai mund ta ktheje prapë gruan e tij, apo me këtë gjë gruaja e tij është e lirë të bëj zgjedhjen në mes të qëndrimit apo ndarjes nga burri i saj?

Përgjigje: Kjo gjë varet nga qëllimi i burrit. Në qoftë se ai e ka pasur për qëllim ta bëjë gruan e tij, ajo llogaritet e bërë divorc, sepse kjo është një shprehje e përgjithshme.  Fjalët e përgjithshme të cilat kanë të bëjnë me divorcin dhe nuk janë të qarta, ato merren sipas qëllimit të atij që i thotë. Në rast se ai ka pasur për qëllim divorcin duke i thënë gruas së tij: ”shtëpia e babait tënd është e hapur”, ajo llogaritet e bërë divorc. Në qoftë se ai nuk ka pasur për qëllim divorcin, atëherë ajo nuk llogaritet e bërë divorc.

A i lejohet ish-burrit ta shoqërojë ish-gruan e tij për tek familja e saj?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Burri e ka shkurorëzuar gruan e tij për të tretën herë dhe siç është e ditur, ajo tani konsiderohet e shkëputur plotësisht nga ai. Ata jetojnë në një vend larg nga familja e saj; le të themi në SHBA. Çfarë duhet të bëjë burri me të, a të shkojë edhe ai në shtetin përkatës apo ta lë që ajo të shkojë e vetme?

Përgjigje: Nëse ai nuk e ka ndarë atë tre herë, ai mund ta kthej për grua atë. Andaj, mund të udhëtojë me të, mund të flejë dhe mund ta lë që ajo të jetoj në shtëpinë e tij. Ajo ende konsiderohet të jetë gruaja e tij derisa t’i përfundojë periudha e saj e pritjes. Nëse përfundon periudha e pritjes pa e kthyer atë për grua, ajo konsiderohet e shkurorëzuar përfundimisht nga ai. Përderisa ajo është në periudhën e saj të pritjes, ajo konsiderohet ende gruaja e tij. Kjo do të thotë se ai mund ta kthej atë përsëri dhe mund të jetë mahrem i saj. Allahu (te ala) ka thënë:

“E burrat e tyre kanë të drejtë që gjatë asaj kohe, nëse duan mirësi dhe pajtim, t’i rikthejnë ato.” [2:228]

Do të thotë, ti kthejnë gratë e tyre gjatë periudhës së pritjes. Por në qoftë se ai e ka shkurorëzuar atë përfundimisht, në mënyrë që ajo të mos mund të jetë më gruaja e tij, pas kësaj, ai  nuk është mahrem i saj më. Nga këtu ajo mund të veçohet prej tij. Ai është një i huaj tani me të cilin asaj nuk i lejohet të udhëtojë. Nëse ata gjenden në një vend të largët dhe ai e ka shkurorëzuar atë për të tretën herë, ai duhet të sigurohet që kujdestari i saj të vijë dhe ta marrë atë në mënyrë që ajo të mos udhëtojë e vetme deri në shtetin e saj.

Gruaja ime konsumon drogën

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/NBzwW_yNa-c

Pyetje: Një vëlla nga Franca shkruan: Unë jam martuar me një grua dhe ne kemi fëmijë të vegjël. Pas një kohe e kuptova se ajo konsumon drogën!  Çfarë më këshilloni ju? A është e lejuar që ta shkurorëzoj atë për këtë arsye?

Përgjigje: Po, kjo është e lejuar, bile është e detyrueshme, pasi që ajo konsumon drogë. Ajo ta shkatërron shtëpinë dhe fëmijët tuaj. Ti je tradhtuar ndërsa ajo është zullumqare ndaj jush. Ju duhet që sa më shpejt të ndaheni prej saj. Por në qoftë se ajo pendohet sinqerisht dhe lë drogën, ajo mbetet gruaja juaj. E nëse ajo vazhdon ashtu, atëherë ajo nuk duhet të jetë gruaja juaj.

A ta shkurorëzoj gruan time?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/kiLRe1NfQnY

Pyetje: Unë jam i martuar me një grua me të cilën kam pesë fëmijë të vegjël. Unë i urrej disa nga cilësitë e saj. Shejkhu i nderuar, a më këshilloni që ta shkurorëzoj, apo çfarë të bëj ?

Përgjigje: Nëse cilësitë për të cilat po fletë kanë të bëjnë me fenë e saj, atëherë këshilloje atë. Ajo ose i braktis ato, përndryshe shkurorëzoje.

E në qoftë se këto cilësi nuk kanë të bëjnë me fenë e saj, si çështje karakteri, ose vije në shprehje impulsivi i saj, atëherë duhet të jesh i durueshëm dhe të mos e shkurorëzosh atë.

Shpëtoji fëmijët nga nëna renegate!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/sOVobV2DW9M

Pyetje: Unë jam nga Franca. Gruaja ime ka braktisur islamin. Unë kam tre fëmijë me të. E kam shkurorëzuar tre herë dhe fëmijët jetojnë me të. Ajo nuk i lë ata që ta mësojnë islamin. Nëse unë i marrë fëmijët prej saj dhe udhëtojë me ta në një vend islam, autoritetet do të më ndjekin dhe ekziston edhe rreziku që ata të më dëmtojnë mua. Çfarë më këshilloni mua në këtë gjendje që jam?

Përgjigje: Shpëtojë fëmijët tuaj prej saj. Këshilla jonë është që t’i shpëtosh fëmijët nga ajo në çfarëdo mënyrë të mundshme. Allahu do të ndihmojë në këtë gjë.

Me abort bie periudha e pritjes

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetësi: A mbaron periudha e pritjes së gruas pasi t’i ketë vdekur burri apo nëse ajo aborton qoftë me qëllim apo pa qëllim?

Përgjigje: Po në qoftë se embrioni ka mbushur tetëdhjetë e një ditë. Në këtë rast aborti ka gjykimin e embrionit. Nëse ajo ka gjakderdhje, ajo konsiderohet lehoni (Nifas) dhe në këtë mënyrë periudha e saj ka mbaruar. Por nëse ajo me qëllim shkakton abortin, vetëm e vetëm për të mbaruar sa më shpejtë periudha e saj e pritjes ose për t’u martuar, kjo vepër konsiderohet të jetë haram.

Burri shkurorëzon gruan e tij në kohën kur ajo përdorte pilula kundër shtatzënisë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ls–1429-01-20.mp3 

http://youtu.be/mICXFmKEJ4Y

Pyetje: “Një burrë thotë se e ka shkurorëzuar gruan e tij, pasi ka pasur marrëdhënie seksuale me të ndërkohë kur ajo ishte duke marrë pilula kundër shtatzënisë. A është i lejueshëm shkurorëzimi në këtë gjendje, duke pasur parasysh atë se ai beson që ajo nuk është shtatzënë? Apo duhet ta shkurorëzojë atë gjatë periudhës së pastër të saj në të cilën ai nuk ka pasur marrëdhënie seksuale me të?”

Përgjigje: “Ka dy lloje të shkurorëzimit të cilat janë bidate: bidat në numër dhe bidat në kohë. Shkurorëzimi bidat i cili është i lidhur me numër, është kur burri ta shkurorëzojë gruan e tij tre herë në të njëjtën kohë (v.p: p.sh kur i thotë: je e shkurorëzuar tre herë nga unë). Shkurorëzimi bidat i cili është i lidhur me kohën, është kur burri e shkurorëzon gruan e tij gjatë periudhës së menstruacioneve, lehonisë apo gjatë periudhës së saj të pastër, gjatë së cilës kanë pasur marrëdhënie seksuale.

Pyetësi në fjalë thotë se kishte marrëdhënie seksuale me të gjatë periudhës së saj të pastër, kur ajo nuk kishte periudhën e saj mujore për shkak të pilulave. Kjo pra është një shkurorëzim bidat (dhe i vlefshëm).

Kur Ibn Umeri e shkurorëzoi gruan e tij gjatë periudhës së saj të menstruacioneve, Profeti salallahu alejhi ue selem e urdhëroi atë që ta kthejë mbrapa dhe që ta shkurorëzojë atë gjatë periudhës së saj të pastër, në të cilën ata nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale. Ky shkurorëzim është prej Sunnetit, d.m.th. që burri ta shkurorëzojë gruan e tij gjatë periudhës së saj të pastër, në të cilën ata nuk kanë marrëdhënie seksuale.”

Prindërit urdhërojnë djalin e tyre që ta shkurorëzojë gruan e tij

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Ittihafut-Tulab, fq. 233

Nëse prindi yt kërkon nga ti që ta shkurorëzosh gruan tënde pa ndonjë arsye fetare, ndërsa ajo është e mirë dhe nuk ka vërejtje në fenë apo karakterin e saj, ti nuk duhet t’i bindesh prindit. Mos u ndaj nga gruaja jote vetëm sepse ata e duan këtë. Kujto se, gjëja që më së shumti e urren Allahu nga gjërat e lejuara, është shkurorëzimi. Në këtë rast, prindi nuk duhet të dëgjohet, ngase kjo ka të bëjë vetëm me epshin dhe teket e tij. Prandaj, nuk i bindesh atij. Nuk ka dallim në mes babait dhe nënës në këtë çështje.

Mirëpo, nëse ata kanë vërejtje në fenë apo në karakterin e saj, si: të qenit e pakujdesshme në lidhje me fenë apo nderin, apo i shqetëson prindërit dhe i trajton ata keq, etj., në këtë rast, nëse ata të kërkojnë që ta shkurorëzosh atë, ti duhet ta bësh këtë patjetër. Në fakt, ti duhet ta shkurorëzosh nga vullneti yt, pa pasur nevojë që ata të urdhërojnë ty, në mënyrë që feja dhe karakteri yt të mos ndikohet negativisht.

Nëse duke bërë shaka e shkurorëzon gruan, ajo është e shkurorëzuar

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13728

http://youtu.be/7BKF44FvUtA

Pyetje: “Si gjykohet që unë t’i them gruas time duke bërë shaka dhe duke qeshur, se ajo është shkurorëzuar?”

Përgjigje: “Nuk ka shaka dhe as qeshje kur është fjala për shkurorëzim. (Në raste të tilla) Shakaja është diçka serioze, ashtu siç ka thënë Profeti salallahu alejhi ue selem. Prandaj, në qoftë se i thua gruas tënde se ti je e shkurorëzuar, edhe nëse je duke bërë shaka, ajo është e shkurorëzuar.”

Burri i cili gjen gruan e tij në lidhje me një burrë tjetër

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/10061
Përgatiti: www.perlat-musimane.com

Pyetje: “Nëse burri e gjen gruan e tij në lidhje me dikë tjetër, pastaj e shkurorëzon atë; a ka ndonjë të keqe në këtë veprim të tij, dhe me çfarë e këshilloni atë?”

Përgjigje: “Nëse burri dyshon në gruan e tij dhe nuk gjen rehati në lidhje me sjelljet e saj, atëherë le ta shkurorëzoj dhe të mbetet i qetë.”

Gruaja e moshuar refuzon të ketë marrëdhënie seksuale për shkak të moshës së shtyrë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Igathetil-Lahfan (7)



Pyetje: “Është një grua e moshuar e cila nuk i përgjigjet burrit të saj kur ai dëshiron të ketë marrëdhënie seksuale me të, duke u arsyetuar se ajo është e moshuar dhe se i mungon dëshira. A mëkaton ajo në këtë rast dhe çfarë këshilloni ju?”

Përgjigje: “Po, në këtë rast ajo është mëkatare. Ajo është e detyruar t’i bindet burrit të saj dhe nuk ka rëndësi nëse ajo është e vjetër apo e re. Përjashtimi i vetëm është nëse marrëdhëniet seksuale i shkaktojnë asaj ndonjë dëm shëndetësorë. Nëse ajo lëndohet nga të pasurit marrëdhënie, ajo nuk është e obliguar që t’i përgjigjet atij. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

لا ضرر و لا ضرار

“Nuk ka dëm as të dëmtuar (reciprok).” (Askujt nuk guxohet t’i bëhet dëm, as dëmi i shkaktuar të kthehet në të njëjtën mënyrë)

Arsyetimi me moshë të shtyrë nuk është justifikim i vlefshëm.”

Burri e quan gruan e tij “nënë”

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: A bëhet gruaja e ndaluar për bashkëshortin, nëse ai e quan atë “nënë”, por vetëm nga mirësia dhe dashuria për të?

Përgjigje: Jo, ajo nuk bëhet e ndaluar për të, edhe pse kjo shprehje është e urryer të përdoret në drejtim të saj. Burri nuk është mirë që ta thërrasë gruan e tij me emra të grave që janë të ndaluar për të si nënë, motër, hallë ose teze. Mirëpo, dijetarët thonë se kjo gjë është e lejuar.

Marrëdhëniet seksuale me gruan gjatë periudhës së saj menstruale

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/7968



Pyetje: “A duhet të ndëshkohet personi që bën marrëdhënie seksuale me gruan e tij gjatë periudhës së saj menstruale?”

Përgjigje: “Personi i cili kryen marrëdhënie seksuale me gruan e tij gjatë periudhës së saj menstruale nuk duhet të ndëshkohet. Megjithatë, ai ka kryer një vepër të ndaluar dhe duhet të pendohet tek Allahu për veprimin e tij. Gjithashtu, ai duhet të bëjë shpagim duke dhënë një ose gjysmë dinari për bamirësi (siç ka ardhur kjo në hadithin autentik apo etherin e Umerit radijallahu anhu në Ebu Davud dhe Tirmidhij (v.p.)).”

A hyjnë kukullat tek imazhet e ndaluara

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: A hyjnë kukullat dhe kafshët(lodra) në hadithin:

Engjëjt nuk hyjnë në një shtëpi në të cilën ka një qen ose një fotografi.”?

Përgjigje: Po, pasi që ato janë skulptura. Skulpturat janë lloji më i keq i imazheve.Pra ato nuk janë të lejuara për fëmijët apo për dikë tjetër. Ne nuk duhet ti edukojmë fëmijët me imazhe. Disa argumentojnë me lodrat e Aishes (radija Allahu anha). Por lodrat e saj nuk i përkisnin këtij lloji të lodrave. Lodrat e saja ishin të bëra prej pëlhure dhe pa fytyrë,duar dhe të ngjashme të cilat gjenden në lodrat e sotme.
Pra ka një dallim të madh midis këtyre dy llojeve. Imazhet e sotme janë të përsosura. Kan bile edhe bateri dhe kaseta në to në mënyrë që ato të flasin dhe të levizin si të jenë reale. Pra ato nuk janë të lejuara.

Djali dëshiron një playstation

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Unë kam një djalë që dëshiron një playstation. Unë nuk dua që ai ta ketë një të tillë, ndërsa xhaxhallarët e tij këmbëngulin. Çfarë na këshillon ti?

Përgjigje: Nëse ai është i vogël dhe luan me lojëra që nuk i´a dëmtojnë fenë dhe mendjen e tij, e të cilat janë boshe nga imazhet, muzika dhe faktorë të tjerë të ndalaura, ska të keqe në këtë.

Shpifja ndaj sundimtarëve shkak i përçarjeve në mes të njerëzve!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: ”A mund të jetë prej shkaqeve të përçarjes dhe ndarjes në mes të njerëzve, sulmet ndaj sundimtarëve dhe dijetarëve? A konsiderohet kjo gjë, luftë kundër unitetit?”

Përgjigje: ”Po. Të flasësh kundër pushtetarëve është shkak i përçarjes në mes të njerëzve. Kjo për arsye se njerëzit do t’i urrejnë ata, dhe kështu shkëputen lidhjet nga ai e që mund të vije deri tek kryengritja kundër tij. Çfarëdo që ndodhë, kjo është themeli i së keqes. Andaj nuk është e lejuar një gjë e tillë.”

Këshilla për ata të cilët thonë se pushtetarët janë fasikë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: ”Ka disa prej kërkuesve të dijes, që thonë se pushtetarët janë bidatçi e fasik (të shthurur). Cila është këshilla juaj për këtë gjë?”

Përgjigje: ”Unë i këshilloj ata që të kenë frikë Allahun dhe të mësojnë para se të flasin. Ata duhet të mësojnë dhe të dinë se çfarë të drejta kanë pushtetarët. Ata duhet të dinë nivelin e tyre dhe mangësitë e tyre në dije. Dhe të merren vetëm me gjërat të cilën kanë dije.”

Rebelimi ndaj udhëheqësit nusejri

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: ”A është i lejuar rebelimi kundër një sundimtari të padrejtë dhe tiran i cili nuk është Sunni por, për shembull është nusejri apo nga partia “Ba’th”?”

Përgjigje: ”Kjo përgjigje kërkon sqarim të detajuar. Nëse kryengritja sjell shkatërrim, vrasje, gjakderdhje dhe rezultatet nuk janë siç duhet të jenë, atëherë kjo gjë nuk është e lejuar. Duhet bërë të keqën më të vogël për të shpëtuar nga e keqja më e madhe. Prandaj themi se kjo nuk është e lejuar. Por nëse rebelimi bën që mosbesimi të zhduket dhe të zëvendësohet nga islami, atëherë kjo është e lejuar dhe gjë e mirë.”

Gjykimi mbi personin i cili rebelohet kundër udhëheqësit të myslimanëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: ”Çfarë është gjykimi mbi atë që rebelohet kundër udhëheqësit të myslimanëve?”

Përgjigje: ”Ai është mëkatar. Duhet luftuar kundër tij dhe duhet të vritet. Ai duhet të vritet dhe nuk duhet të lihet që ta prishë qetësinë në mesin e myslimanëve duke mbjell fitne në mesin e tyre. Personi i tillë është një nga shkatërrimtarët në tokë.”

Ai që nxitë njerëzit për revolta ndaj udhëheqësve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=133694

Pyetje: ”Si i refuzoni ata që nxisin njerëzit në vendet e Gjirit Arabik për t’u revoltuar kundër qeverive të tyre me pretendimet se disa nga ta nuk i plotësojnë kushtet për të qenë në pushtet?”

Përgjigje: ”Kush vepron kështu, ai nxitë njerëzit në fitne dhe shkatërrim. Po ashtu, kush e vepron këtë ai është thirrës në sherr dhe devijim. Personi i tillë duhet të injorohet plotësisht dhe nuk i merret fjala.”

Gjykimi mbi demonstratat dhe të folurit pa dije rreth tyre

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Pyetje: ”Profeti salallahu alejhi ue selem është lutur kundër atij që jep fetva me injorancë, i cili bëhet shkaktar i vrasjes së një njeriu. Pra, çfarë është gjykimi për atë i cili jep fetva për lejimin e demonstratave dhe revoltimin kundër pushtetarëve, ku si rezultat vriten me qindra njerëz?”

Përgjigje: ”Kush është ky person dhe a është kompetent për të dhënë fetva? Ky njeri bart përgjegjësit për veprimet e tilla, ku ndodhin vdekjet dhe të këqijat që njerëzit i shkaktojnë.

Njeriu duhet ta dijë veten e vet, t’i frikësohet Allahut Azze ue Xhel, e të mos japë fetva përveç se me dije. Ai duhet të kthehet tek dijetarët e të këshillohet me ta. Kjo nuk është një çështje e thjeshtë, ngase kjo përcakton fatin dhe shkatërrimin e umetit.

Nga kjo shkaktohen rezultate të dëmshme për popullin, siguria humbet, mbizotërojnë hajdutët dhe armiqtë, bëhen sulme të ndryshme. Kjo nuk është vetëm çështje e demonstratave. Dhe ky nuk është fundi i çështjes.”

Demonstratat nuk i zgjidhin problemet

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ls–1434011.mp3

Pyetje: ”Disa thonë se hadithin që flet për hauarixhët, nuk është e lejueshme për ta aplikuar mbi protestuesit e ditëve të sotme ndaj një pushtetari të caktuar, se këto demonstrata janë paqësore dhe se ato nuk dënohen përveçse nga pasuesit e Bidateve.”

Përgjigje: ”Demonstratat nuk janë prej fesë Islame, për shkak të së keqes që ato shkaktojnë, nga ku myslimanët përçahen, vendi shkatërrohet dhe bëhet gjakderdhje dhe të këqija të tjera. Demonstratat nuk janë veprimi i duhur për zgjidhjen e problemeve, mirëpo zgjidhja është në të pasuarit e Kuranit dhe Sunnetit.

Fitnet që kanë ndodhur në të kaluarën, kanë qenë edhe më të mëdha sesa fitnet që po ndodhin tani. Mirëpo ata i trajtuan ato duke u mbështetur në mësimet e sheriatit e jo në rregullat e kufarëve dhe të demonstratave të importuara (nga jashtë). Këto nuk janë prej Islamit, kaosi nuk i përket Islamit. Islami bën thirrje për rregullime, durim, urtësi dhe që çështjet t’i referohen atyre që mund t’i zgjidhin, pra dijetarëve. Thotë Allahu i Madhëruar:

فَإِن تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللّهِ وَالرَّسُولِ إِن كُنتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ

“Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit.” 4:59″

Të folurit për gabimet e pushtetarëve është prej metodologjisë së Mu’tezilive

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.ws/sites/default/files/bryhari–1427-11-12.mp3

Pyetje: “Të folurit për gabimet e pushtetarëve nga minberet, a është prej metodologjisë Selefite?”

Përgjigje: “Jo. Kjo është prej metodologjisë së Mu’tezilive. Folja e tyre nga minberet i nxitë njerëzit kundër pushtetit, gjë e cila bën që këta njerëz ta humbasin besimin në ta dhe të rebelohen kundër pushtetarëve.

Gjithashtu, kjo i nxitë të devijuarit dhe ata të cilët kanë ideologji të devijuara (që të marrin hapa kundër shtetit). Prandaj, në asnjë mënyrë nuk lejohet të përflitet udhëheqësi mysliman nga minberi (apo në ndonjë formë tjetër).”

Rrobat e vetme janë me foto

hejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Shumë veshje të fëmijëve nepër dyqane janë me foto apo edhe të shkurta. Unë obligohem t’ua blejë ato bijave të mia. A mëkatoj nëse veproj këtë?

Përgjigje: Po, kjo nuk është e lejuar për shkak të dy mëkateve. E parë se atë kanë foto të qenieve të gjalla dhe e dyta se ato janë të shkurta dhe nuk mbulojnë trupin siç duhet.

Rrobet duhet të mbulojnë trupin. Ti mund të blesh material dhe ti qepësh rrobet sipas Sheriatit. Blerja e këtyre teshave nuk është e domosdoshme.

Fanellat sportive me emrat e lojtarëve jobesimtarë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

https://www.youtube.com/watch?v=FqkZoV63NmY

Pyetje: Pyetja ka të bëjë me atë i cili vesh rroba që i bartin jobesimtarët. Fanella sportive në të cilat gjendet emri i lojtarit jobesimtarë mbrapa në shpinë. Por, ai që e bartë këtë fanellë, nuk e ka për qëllim që t’i ngjaj atij, apo të ngjasoj me jobesimtarët në përgjithësi.

Përgjigje: Kjo është t’i çmosh ata. Ai i cili vesh rroba që bartin emrat e jobesimtarëve apo fotot e tyre, kjo është t’i çmosh dhe t’i ngritësh ata. Dhe një gjë e tillë nuk është e lejuar. Gjëja më e lehtë që mund të themi në këtë çështje, është të themi se është e ndaluar. E nëse e çmon atë, atëherë mund të vijë deri tek dalja nga Islami.

A lejohet që fëmiu të ketë petkun nën zogun e këmbës?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/xvi9Z3JspyM

Pyetje: A lejohet për një fëmijë që nuk i ka mbushur 6 vjet, që petku i tij të jet nën zogun e këmbës?

Përgjigje: Jo, nuk lejohet një gjë e tillë. Fëmiu duhet të edukohet sipas Sunnetit. Andaj nuk duhet anashkaluar petkun nën kufirin e lejuar.

Nuk lejohet për meshkujt lëshimi i veshjes poshtë zogut të këmbës

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Hadith “Inna Kunne fil-Xhahilijjeh”, fq. 259

Pyetje: “Çfarë është gjykimi që djemtë e ri t’i lëshojnë rrobat nën zogun e këmbëve?”

Përgjigje: “Nuk është e lejuar për burrat apo djemtë që t’i kenë rrobat nën zogun e këmbëve. Kjo gjë është Isbal për gjininë mashkullore. I Dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

ما أسفل الكعبين فهو في النار

“Çdo gjë (petk) që është nën zogun e këmbës është në zjarr.” Buhariu 5787.

Sa i përket gruas, ajo është e detyrueshme që të vishet me rroba që mbulojnë zogun e këmbëve të saj, duke bërë që pos kësaj, ajo të mbulojë edhe thembrat. Pra, ajo duhet t’i mbulojë pjesët e pasme të këmbëve duke mbuluar thembrat.

Në ditët e sotme po ndodh e kundërta. Burrat vishen me veshje të gjata, ndërsa femrat vishen me rroba të shkurtra, kështu që kërciri i tyre duket. Disa gra shfaqin madje edhe kofshët dhe e gjithë kjo është nga shejtani.”

Edukimi i fëmijëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Sot ka një boshllëk në mes të disa fëmijëve dhe prindërve të tyre. Cila është ajo gjë që shkakton këtë dhe si duhet ta trajtojmë atë?

Përgjigje: Ka shumë arsye ku një prej tyre është edukimi i keq. Babai i ka lënë pas dore aq sa ata janë bërë të pabindur dhe rebel kundër tij. Në qoftë se ai do i kishte edukuar ata dhe do i kishte mësuar që nga fëmijëria, ata nuk do të kishin ikur prej tij. Një tjetër arsye është shoqëria e keqe. Në qoftë se fëmijët kalojnë kohë me fëmijët e tjerë që nuk kanë karaktere të mirë, ata ndikohen prej tyre. Shoqërimi ndikon dhe në mënyrë të veçantë tek ata të vegjël mendjet e të cilëve janë të papjekur. Ashtu siç prindërit i edukojnë fëmijët e tyre me karakteristika të shkëlqyera, ata gjithashtu duhet t’i parandalojë ata nga shoqëria e keqe e cila i shkatërron ata. Një arsye e tretë është e televizioni të cilin ata e shikojnë në shtëpitë e tyre dhe të gjitha të këqijat e lakuriqësi dhe veprime të papërshtatshme që përmban ai. Ai gjithashtu shkakton që fëmijët t’ia kthejnë shpinën prindërve.

Ata duan të imitojnë atë që ata i shikojnë dhe nuk dëshirojnë t’u binden prindërve.Prindërit duhet t’i kushtojnë vëmendje këtyre faktorëve me fëmijët e tyre. Një arsye e katërt është se prindërit janë të pakujdesshëm për të marrë fëmijët në namazit. Pejgamberi (sallallahu alejhi Salla Allahu selam) ka thënë: ”I urdhëroni fëmijët për të falur namazin kur ata janë shtatë vjeç dhe i rrihni për shkak të namazit, kur ata janë dhjetë.”

Allahu (aza ue xhel) ka thënë:

”Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë!”

Kjo është e detyrueshme t’i kushtohet vëmendje këtyre faktorëve me fëmijët. Nuk duhet marrë lehtë gjërat në fillim e pastaj të bëhesh i vendosur.Nuk është e mundur. Nëse je i vendosur që nga fillimi dhe ata mësohen me këtë, atëherë, do të jetë e lehtë për edukimin e tyre. Prindërit duhet të jenë të vëmendshëm me këtë. Babai është bari dhe është përgjegjës për tufën e tij. E njëjta gjë vlen edhe për nënën. Edhe ajo është përgjegjëse për tufën e saj.

Babai nuk duhet të shkojë në xhami përderisa bijtë tij të shkojnë me të

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Unë i kushtoj vëmendje që bijtë e mi t’i zgjoj për namazin e sabahut.Megjithatë, mund të ndodhë që ata nuk zgjohen ndonjëherë. A jam përgjegjës në këtë rast?

Përgjigje: Po ti je përgjegjës.Ti duhet të jesh me ata derisa të dalin me ty në xhami.Mos i lër ata, derisa t’i kesh zgjuar. Fillo t’i adoptosh ata, në mënyrë  që ta kuptojnë që ti nuk je i pakujdesshëm në këtë gjë. Me kalimin e kohës, ata do të mësohen.Nëse ti vetëm i thërret ata dhe ecën, ata do të bien në gjumë kur ti largohesh, pasiqë ti nuk ke qenë i vendosur në këtë gjë.

Prindi nuk duhet të shfaq dashuri më shumë ndaj një fëmije ndryshe nga tjerët

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Cili është gjykimi për të dalluar ndonjë fëmijë nga të tjerët, të kujdesesh apo ta duash më shumë. kjo gjë lind për shkak se fëmiu në fjalë, është i bindur ndaj prindërve dhe se fëmijët e tjerë janë larg prindit?

Përgjigje: Ai nuk duhet të tregojë edhe nëse e do ndonjërin më shumë se të tjerët. Ai nuk duhet të shfaq dashurinë e veçant që e ka për të. Ai nuk duhet ta puthë atë ndryshe nga vëllezërit dhe motrat e tij. E njëjta gjë që vlen për dashurinë, vlen edhe për lavdatat ndaj tij. Kjo mund t’i bëjë fëmijët tjerë të ndihen keq dhe të xhelozojnë. Ju e dini se çfarë i ndodhi Jakubit (alejhis-selam), për shkak se ai e donte Jusufin më shumë se fëmijët e tjerë. prindi duhet të mos e tregojnë atë dashuri. Ai duhet të tregojë barazi në mes të fëmijëve të tyre.

 

”Vëllezërit e tij thanë: “Jusufi dhe vëllai i tij, janë më të dashur se ne për babanë tonë, ndërkohë që ne jemi një grup i tërë.” (12:8)

 

Pra prindi nuk duhet ta shfaq dashurinë e veçant ndaj tij. Ai duhet të shfaq drejtësin në mesin e tyre.

Fëmijët nuk zgjohen për namaz dhe kërkojnë tv-satelitor

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Unë jam një nënë e vetme me djemt dhe vajzat e mia. Babai i tyre ka vdekur. Më duket e vështire që t’i zgjojë ata për namazet veçanërisht për namazin e sabahut. Çfarë duhet të bëjë? Gjithashtu, ata duan që unë të blejë një tv-satelitore, dhe në qoftë se unë nuk e blejë, ata më kërcënojnë që të shkojnë për pushime verore. Mund ta dini shumë mirë se çfare ndodh në këto vende  prej mëkatëve dhe të shoqërive të këqija. Me çfarë më këshilloni?

Përgjigje: Mos i lejo ata të qetë në këtë reagim por vazhdo që t’i zgjosh ata për namaz dhe këmbëngul në mënyre që Allahu t’i bëjë ata që ta duan namazin. Nëse ti i braktis ata, ata do të bëhen edhe më dembela. Edhe pse është e veshtirë, mirëpo ti duhet të këmbngulësh. Patjetër se do të shpërblehesh për të.

Ndërsa në lidhje me telivizionin, duhet që t’i mbashe larg prej tij. Ajo është një e keqe që shkatërron. Përveç kësaj, ti duhet t’i ndalosh ata të shkojnë ne pushime verore. Kërko ndihmë nga Allahu dhe pastaj nga të afërmit e tyre. Kujdesu për ta dhe mos i lerë të shkojnë.

Mos sjell të keqen në shtepin tënde. Kjo kërkon luftë, vështirësi e durim. Por mos harro dhe shpreso se Allahu do të ndihmojë.

Këshilla e prindërve për vajzat e tyre

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Shpesh këshillohen prindërit në lidhje me bijtë e tyre se ata duhet ti ndalojnë nga të shoqëruarit me shoqëri të keqe. Megjithatë, ne nuk kemi dëgjuar askënd të këshillojë prinderit për vajzat e tyre dhe gabimet e tyre në lidhje me telefonat celulare dhe gjëra të tjera.

Përgjigje: Kjo është një pyetje e mirë dhe një kujtesë e rëndësishme, që ne të mos përqendrohemi vetëm tek djemt. Ato dalin dhe studijojnë dhe dalin nepër qendër tregtare. Në fakt, ato dalin më shumë se da djemt. Kur djemët flejnë për shkak të lodhjes, vajzat nuk flejnë. Ato janë të etura per të dalur. Shejtani ia zbukuron asaj dhe e shtynë për të dalur. Ajo ka më shumë të drejtë që të mbrohet, të këshillohet dhe të përmirësohet. Ajo është një sprovë më e madhe se sa e djemve. Kështu që duhet t’i kushtohet vëmendje vajzave. Kujdestari i tyre, duhet të kujdeset për to dhe t’i kontrollojë e të shoh çfarë po ndodhë me to. Ato janë në rrezik më të madh sidomos në ditët e sotme kur përzierja mes gjinive është gjithnjë e më e madhe. Sprova është më e rrezikshme dhe rreziku është më i madhë. Kujdestari i tyre duhet të jetë shumë i vëmendshëm me to.

Një vajzë e prishur, shkatërron familjën dhe të gjithë shtëpinë. Një vajzë e tillë humb tërë vlerën e saj në shoqëri. Kjo është një vdekje që është më e keqe sesa vdekja që vjen pas jetës. Vdekje që shuan dinjitetin, drojën, fenë dhe karakterin. Andaj, kujdestari duhet të kërkojë ndihmën e Allahut dhe të jet këmbngulës e të kujdeset për të, derisa ajo ta martojë me një person të mirë. Pra ai është përgjegjës për të.

Një nga baballarët dëshironë ta dijë se si ti´a bëjë që djali i tij të merr dije?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Një nga baballarët dëshironë ta dijë se si ti´a bëjë që djali i tij të merr dije?

Përgjigje: Ai duhet ta dërgojë atë në shkollë, në mësime dhe në mexhlise në të cilat përmendet Allahu. Kështu ai e edukon të birin ashtu që, ai të kërkoje dituri.

Nëna që i lë fëmijët e saj në kopshte dhe tek kujdestaret

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Ittihaf -ut-Tul-lab, faqe 237-238

Nëna është e obliguar që t’i edukojë fëmijët e saj. Edukimi nuk përfshin vetëm të kujdeset ndaj tyre në aspektin fizik, por përfshinë atë që është edhe më e rëndësishme se kjo: edukimin në frymën islame. Ajo duhet të jetë në shtëpi me ta kur i ati në shumicën e rasteve gjendet jashtë shtëpisë apo në udhëtime. Pas babait, nëna është ajo e cila ka përgjegjësinë në shtëpi. Prandaj nëna luan një rol të madh në edukimin e fëmijës.

Por çfarë të thuhet për gratë e kohëve të sotshme, të cilat dalin për të punuar dhe studiuar duke i lënë fëmijët pa edukatorë? Ndoshta ajo i lë ata me një person të huaj që të kujdeset për ta, e që ky i huaj mund të jetë edhe jobesimtarë! Kjo është humbja më e madhe! Këtu nëna nëpërkëmbë përgjegjësin të cilën Allahu e ka obliguar me të duke u larguar nga shtëpia e duke i lënë fëmijët e saj anash. Me këtë veprim, shkelet një detyrim i madh.

Fëmijët dëshirojnë Antenë-Satelitore

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Fëmijët e mi dëshirojnë që unë të blej antenë-satelitore që të shohim kanale të ndryshme. A është e lejuar që ta blej një të tillë?

Përgjigje: Mos e bëjë këtë veprim. Bindu tek Allahu. Ju jeni përgjegjës për ata dhe jeni kujdestari i tyre. Gjithashtu jeni përgjegjës edhe para Allahut. Ju jeni sikurse një bari për familjen tuaj dhe çdo bari është përgjegjës për kopenë e tij, pasi që ata janë fëmijët tuaj dhe jetoni në një shtëpi. Ti nuk duhet t’i bindesh atyre në atë që është mosbindje ndaj Allahut. Mos u´a sjell atyre atë që mund t’ua shkatërrojë atyre fenë dhe karakterin, edhe nëse fqinjët posedojnë një gjë të tillë. Ju nuk jeni përgjegjës për ata! Ai që është i humbur nuk mund t’ju dëmtojë nëse jeni në rrugë të drejtë.

Allahu thotë në Kuran:

 

”O ju që keni besuar, ruajeni veten tuaj. Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve nëse jeni në rrugë të drejtë. Kthimi i të gjithë juve është tek Allahu dhe Ai ju njofton për atë që keni vepruar.” 5:105

Nëse njerëzit nuk e pranojnë të vërtetën, ti duhet ta përmbushësh obligimin tuaj ndaj familjes tënde.

Allahu thotë:

”Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë!” 20:132

 

”O ju, që keni besuar! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” 66:6

O rob i Allahut, kjo është një sprovë. Sprovat kërkojnë mirëkuptim durim dhe këmbëngulje. Ne nuk duhet t’i bindemi njerëzve tjerë, qofshin ato gratë tona, apo fëmijët tanë në mëkatarë.

Fëmija i cili qëndron në saf gjatë namazit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: A e prishin namazin apo safin, fëmijët që nuk mund të dallojnë të mirën nga e keqja nëse ata qëndrojnë në të?

Përgjigje: Fëmijët që nuk mund të dallojnë nuk duhet të qëndrojnë në namaz. Namazi i tyre është i pavlefshëm. Fëmija i cili dallon, namazi i tij është i vlefshëm dhe duhet të lejohet që të qëndrojnë në saf.

Ndërsa fëmija i cili nuk dallon nuk duhet të qëndrojë në saf pasi që namazi i tij është i pavlefshëm. Ekziston gjithashtu rreziku që ata të pengojnë ata që falen apo e ndotin xhamin. Kujdestarët e fëmijëve, duhet t’i heqin fëmijët nga safat dhe t’i ndalojnë ata nga pengimi i njerëzve.

Fëmijët dhe filmat e animuar

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Çfarë është gjykimi që fëmijët të shikojnë filma të animuar?

Përgjigje: Filmat e animuar janë imazhe në lëvizje. Nuk lejohet shikimi e as nuk lejohet përdorimi i tyre. Ata nuk janë vetëm imazhe në lëvizje. Ata gjithashtu flasin.

Si duhet nxitur fëmijët që të mësojnë çështjet e besimit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/CbIJHhqvCOU

Pyetje: “Si duhet të veprojmë në mënyrë që t’i nxisim fëmijët tanë, vëllezërit dhe familjet që ta duan akidenë (besimin) sa më shumë dhe të kenë interesim më të madh për ta mësuar atë?”

Përgjigje: “Kjo është një çështje shumë e qartë, gjë e cila kërkon të lodhesh dhe të angazhohesh me fëmijët tu sa më shumë. Duhet t’i lidhësh ata me dijetarët dhe t’i nxitësh që të prezantojnë në ligjëratat e tyre. Le të dëgjojnë emisionet e dobishme në radio-stacionin “Idha’at-ul-Kur’an” (radio-stacion fetar në Arabinë Saudite). Le të jenë prezent vazhdimisht në xhami në namazet ditore dhe në faljen e namazit të xhumasë. Prezantimi në xhami për faljen e namazeve me xhemat dhe të dëgjuarit e derseve, hutbeve e këshillave të ndryshme; gjë e cila kërkon durim të shtuar.

Nëse ata sillen vërdallë rrugëve, kafeneve, apo e përdorin me të madhe internetin, apo marrin pjesë në ndonjë gjë të keqe e devijim dhe në të tjera të tilla, ata gjithsesi do humbin.”

Zgjimi i fëmijëve adoleshent nga gjumi për namazin e sabahut

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: “Fëmijët e mi janë në moshën e adoleshencës, kanë gjumë të rëndë dhe nuk mund t’i zgjoj për namaz të sabahut edhe pse unë shpeshherë i thërras kohë të gjatë. A t’i lë pa i zgjuar, duke pasur parasysh që babai i tyre nuk interesohet për këtë gjë?”

Përgjigje: “Është obligim për babanë e fëmijëve që të merret me këtë gjë dhe të të ndihmojë edhe ty në zgjimin e fëmijëve për t’u falur. Mos i lëni ata edhe në qoftë se kanë gjumë të rëndë. Shkak i gjumit të rëndë mund të jetë se nuk flenë deri në orët e vona. Veprimi i tillë është i gabueshëm.

Ata duhet të flenë më herët në mënyrë që të zgjohen më lehtë për namazin e sabahut. Njeriu duhet të llogaritë në zgjim për namazin e sabahut dhe të pushojë më shumë natën.

Gjithashtu, duhet mësuar veten në zgjimin për namaz të natës, pastaj për namaz të sabahut. E në qoftë së nuk ndodh të zgjohen për namaz të natës, atëherë së paku të zgjohen për namaz të sabahut. Ju mos u dorëzoni dhe mos u lodhni në zgjimin e tyre, çështja ka nevojë për durim shtesë. Thotë Allahu:

وَأْمُرْ أَهْلَكَ بِالصَّلَاةِ وَاصْطَبِرْ عَلَيْهَا

“Urdhëroje familjen tënde që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë!” 20:132

Kjo gjë kërkon durim, e mos i lëni pa i zgjuar në asnjë mënyrë. Nëse ju i lëni, atëherë ata do të adaptohen. Por nëse ju jeni të rregullt duke i zgjuar për t’u falur, atëherë do të adaptohen me këtë gjë dhe gjithashtu do të jenë të kujdesshëm.”

Prindi e ka obligim të shikojë në celularin dhe kompjuterin e fëmijës së tij

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=134967

http://youtu.be/bKS9-sxsASE

Pyetje: “A më lejohet mua si baba të shikoj se çfarë mbajnë fëmijët e mi në celularët dhe në kompjuterët e tyre, nëse frikësohem se ka diçka të keqe në to?”

Përgjigje: “Po, kjo është obligim për ty. Ti duhet t’i kontrollosh dhe të shikosh se çfarë ka aty. Sa e sa herë ju kam thënë që të mos u blini fëmijëve tuaj celularë, të cilët kanë edhe tjera funksione pos bisedës. Mos harroni se ata (“celularët e mençur”) janë shkak i rrjedhës së të këqijave të shumta dhe ndalesave. Mos u blini atyre lloje celularësh të tillë!”

Pyetje: “Disa thonë se veprime të tilla të babait janë nga llojet e spiunimit të ndaluar. A është kjo e vërtetë?”

Përgjigje: “Kjo është thënie e kotë. Babai është urdhëruar që t’i edukojë fëmijët e tij dhe të kujdeset për ta. Kjo është detyra e tij dhe nuk ka të bëjë fare me spiunimin. Kjo është një detyrë me të cilën Allahu e ka detyruar. Sot është kohë sprovash, e një ndër to është edhe ajo që e thonë disa: “Nuk duhet t’u thoni asgjë fëmijëve tuaj, grave e bijave, kjo është dhunë ndaj familjes. Lëri ata të bëjnë çfarë të duan, mos ndërhyj në punët e tyre sepse kjo është dhunë ndaj familjes.” Vetëm tek Allahu mbështetemi! Ata nuk duan që njerëzit t’i kryejnë detyrat e veta, në mënyrë që çdokush ta bëjë atë që dëshiron.”

Ai që dëshiron fëmijë të mirë, le të martohet me një fetare të mirë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Tauxhihat Muhimmeh li Shebabil-Ummeh, fq. 351

Allahu Azze ue Xhel ka thënë:

وَقَضَى رَبُّكَ أَلاَّ تَعْبُدُواْ إِلاَّ إِيَّاهُ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا إِمَّا يَبْلُغَنَّ عِندَكَ الْكِبَرَ أَحَدُهُمَا أَوْ كِلاَهُمَا فَلاَ تَقُل لَّهُمَآ أُفٍّ وَلاَ تَنْهَرْهُمَا وَقُل لَّهُمَا قَوْلاً كَرِيمًا وَاخْفِضْ لَهُمَا جَنَاحَ الذُّلِّ مِنَ الرَّحْمَةِ وَقُل رَّبِّ ارْحَمْهُمَا كَمَا رَبَّيَانِي صَغِيرًا

“Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!” 17:23-24

Fëmija do të bëjë lutje për prindërit e tij, për shkak të edukimit të mirë që ai fitoi prej tyre dhe për shkak të lumturisë që është duke përjetuar. Si rezultat i kësaj, ai i përgjigjet mirësisë së tyre me një mirësi tjetër. Me anë të kësaj, kuptojmë se është e detyrueshme për t’i kushtuar vëmendje të madhe fëmijëve. Nëse një mashkull dëshiron të martohet, ai duhet të sigurohet që të martohet me një grua të mirë. Një nga dobitë e gruas së mirë, është se ajo mund t’i edukojë mirë fëmijët e saj. Gruaja është vendi i farës dhe pasardhësve. Prandaj, mashkulli duhet ta zgjidhë një grua të mirë. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

تُنْكَحُ الْمَرْأَةُ لِأَرْبَعٍ : لِمَالِهَا ، وَلِحَسَبِهَا ، وَلِجَمَالِهَا ، وَلِدِينِهَا ، فَاظْفَرْ بِذَاتِ الدِّينِ تَرِبَتْ يَدَاكَ

“Femra martohet për katër gjëra: Për pasurinë e saj, për prejardhjen e saj, për bukurinë e saj dhe për fenë e saj, martohu me atë që është fetare, të jesh i lumtur.” Buhariu (5090) dhe Muslimi (1466)

Mos shikoni vetëm bukurin e femrës që dëshironi ta zgjidhni për grua, ose vetëm prejardhjen e saj, apo statusin e saj tek njerëzit. Shiko fenë e saj, sepse çdo gjë e mirë është në fe. Çdo gjë tjetër mund të të bëj që të vuash pasoja të mëdha. Ajo mund të bie preh e bukurisë së saj, mund të ndjehet kryelartë për shkak të pasurisë së saj, apo mund ta nënvlerësojë burrin e saj për shkak të prejardhjes që ajo ka. Sa për gruan fetare, atëherë dije se nga ajo ke vetëm mirësi. Nëse atyre u dhurohen pasardhës të drejtë, ajo do t’i udhëzojë dhe do t’i edukojë ashtu siç duhet.

Nuk lejohet të edukuarit e fëmijëve përmes filmave të animuar

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Tauxhihat Muhimmeh li Shebabil-Ummeh, fq. 372



Pyetje: “Cili është gjykimi që fëmijët të edukohen përmes filmave të animuar, të cilët janë të dobishëm, që i motivojnë dhe ua mësojnë atyre karakteret dhe moralin e mirë?”

Përgjigje: “Allahu ka ndaluar që ato foto të ruhen. E si t’i edukojmë fëmijët me to? Si ti edukojmë fëmijët me diçka që është e ndaluar? Me foto të ndaluara e imazhe të animuara, të cilat flasin e u ngjasojnë njerëzve? Ky gjë është e ndaluar, prandaj edukimi i fëmijëve nuk lejohet me to.”

Si t’ua mësojmë fëmijëve akiden?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/j7mjmBsCb0s



Pyetje: “Si t’ua mësojmë fëmijëve tanë akiden e saktë?”

Përgjigje: “Duke ua mësuar atyre librat e besimit të saktë. Ka shumë nga këto libra elhamdulilah! Ka gjithashtu libra shumë të thjeshtësuara. Nëse posedoni dije, atëherë mësojani ju, por nëse nuk mundeni ju t’ia mësoni, zgjedhni për ta një shkollë të mirë apo mësues të mirë, të cilët do i ndihmojnë të ruajnë besimin e pastër, t’ia sqarojnë dhe qartësojnë ashtu siç duhet.”

“Me të vërtetë, pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë për ju”

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: “Të Kuptuarit e Fesë është Mbrojtje nga Sprovat”, faqe: 18-21



Sprovat janë të shumta, ato shtohen, zmadhohen e ripërtërihen gjithnjë e më shumë me afrimin e fundit të kësaj bote, madje njeriu gjatë gjithë jetës ballafaqohet me sprova. Disa janë më të mëdha e disa më të vogla. Allahu i Lartësuar na ka treguar se pasuria dhe fëmijët janë sprova të kësaj bote, kur thotë:

إِنَّمَا أَمْوَالُكُمْ وَأَوْلَادُكُمْ فِتْنَةٌ وَاللَّهُ عِندَهُ أَجْرٌ عَظِيمٌ

“Me të vërtetë, pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë për ju. Allahu ka shpërblim të madh.” 64:15

Në një tjetër ajet Kuranor thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تُلْهِكُمْ أَمْوَالُكُمْ وَلَا أَوْلَادُكُمْ عَن ذِكْرِ اللَّهِ وَمَن يَفْعَلْ ذَلِكَ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ

“O ju të cilët keni besuar, mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga të përmendurit e Allahut. Ata që e bëjnë këtë, do të humbin.” 63:9

Pra, pasuria dhe fëmijët janë sprovë. Kushdo që i jep përparësi dashurisë ndaj pasurisë apo fëmijëve, farefisit, tregtisë, vendbanimit, shtetit etj., përpara dashurisë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, atëherë le të presë rezultatet më të këqija të mundshme, siç thotë Allahu në Kuran:

قُلْ إِن كَانَ آبَاؤُكُمْ وَأَبْنَآؤُكُمْ وَإِخْوَانُكُمْ وَأَزْوَاجُكُمْ وَعَشِيرَتُكُمْ وَأَمْوَالٌ اقْتَرَفْتُمُوهَا وَتِجَارَةٌ تَخْشَوْنَ كَسَادَهَا وَمَسَاكِنُ تَرْضَوْنَهَا أَحَبَّ إِلَيْكُم مِّنَ اللّهِ وَرَسُولِهِ وَجِهَادٍ فِي سَبِيلِهِ فَتَرَبَّصُواْ حَتَّى يَأْتِيَ اللّهُ بِأَمْرِهِ وَاللّهُ لاَ يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ

“Thuaj: “Nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj që e keni fituar, tregtia për të cilën keni frikë se nuk do të shkojë mirë dhe shtëpitë ku e ndieni veten rehat janë më të dashura për ju sesa Allahu, i Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni derisa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin e pabindur.” 9:24

Pasuria, fëmijët, bashkëshortja ose bashkëshorti, të gjithë janë sprovë. Allahu thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ وَأَوْلَادِكُمْ عَدُوًّا لَّكُمْ فَاحْذَرُوهُمْ وَإِن تَعْفُوا وَتَصْفَحُوا وَتَغْفِرُوا فَإِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

“O ju të cilët keni besuar! Në të vërtetë, ju keni armiq në radhët e grave tuaja dhe të fëmijëve tuaj, andaj ruajuni prej tyre!” 64:14

Mos i jepni përparësi dashurisë për ta ndaj dashurisë për Allahun dhe për të Dërguarin e Tij dhe mos iu bindni atyre kur janë në kundërshtim me bindjen ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Mos u jepni pas tyre aq shumë sa të harroni afërsinë që duhet krijuar me Allahun e Madhëruar. Ruajuni dhe kujtoni fjalën e Allahut: “O ju të cilët keni besuar! Në të vërtetë, ju keni armiq në radhët e grave tuaja dhe të fëmijëve tuaj, andaj ruajuni prej tyre!”

Qëllimi për të pasur kujdes nuk do të thotë që të armiqësoheni, të largoheni apo të ndërpritni lidhjet me ta, por të keni kujdes nga sprovat e të mos lidheni shumë me ta, pasi dashuria për ta nuk duhet të jetë e një rangu me dashurinë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Dashuria ndaj Allahut dhe Profetit të Tij duhet të ketë përparësi ndaj dashurisë për pasuri e fëmijë.

Nëse ndodh kjo, Allahu e përmirëson gjendjen tuaj financiare dhe fëmijët tuaj. Allahu thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ وَأَوْلَادِكُمْ عَدُوًّا لَّكُمْ فَاحْذَرُوهُمْ وَإِن تَعْفُوا وَتَصْفَحُوا وَتَغْفِرُوا فَإِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ {14} إِنَّمَا أَمْوَالُكُمْ وَأَوْلَادُكُمْ فِتْنَةٌ وَاللَّهُ عِندَهُ أَجْرٌ عَظِيمٌ {15} فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ وَاسْمَعُوا وَأَطِيعُوا وَأَنفِقُوا خَيْرًا لِّأَنفُسِكُمْ وَمَن يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ {16}

“O ju të cilët keni besuar! Në të vërtetë, ju keni armiq në radhët e grave tuaja dhe të fëmijëve tuaj, andaj ruajuni prej tyre! Por, nëse nuk i vini re fyerjet e tyre dhe ua falni, ta dini se Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë. Pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë për ju. Allahu ka shpërblim të madh. Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni…” 64:14-16

Është obligim i çdo myslimani që të ruajë këtë relacion: të ketë frikë Allahun sa të ketë mundësi, të mos i japë përparësi dashurisë për bashkëshorten kundrejt dashurisë për Allahun e gjithashtu të mos i japë përparësi dashurisë për fëmijët dhe për pasurinë kundrejt asaj që Allahu dëshiron. Kështu Allahu i përmirëson bashkëshortet dhe fëmijët tuaj.

Fëmijët duhet të dinë si t’i refuzojnë dyshimet jobesimtarëve e në lidhje me të Dërguarin salallahu alejhi ue selem

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Ligjërata: “Inna Kefejnaakel-Mustehziin”



Pyetje: “Ndiej shumë dhimbje dhe durimi ka marr fund pas asaj që kemi dëgjuar kohëve të fundit se si është fyer dhe ofenduar Profeti ynë salallahu alejhi ue selem. Si t’i mësojmë nxënësit tanë dhe si duhet t’i këshillojmë ata?”

Përgjigje: “Është shenjë e mirë që jeni ndikuar nga ajo që është thënë kundër Profetit salallahu alejhi ue selem. Kjo tregon për besimin tuaj (xhelozinë e mirë që keni për të).

Ju duhet t’i edukoni nxënësit në shkolla dhe fëmijët tuaj në shtëpi që të kenë dashuri për Profetin salallahu alejhi ue selem dhe ta pasojnë atë në mësimet e tij me përpikëri. Ju duhet t’ua mësoni atyre Sunnetin e tij dhe t’i edukoni sipas porosive që ai i jep. Ju duhet t’ua mësoni fëmijëve tuaj argumentet për t’i refuzuar këto dyshime. Kjo (refuzimi i dyshimeve) vjen me edukimin dhe arsimimin.

Teuhidi dhe akideja janë një pjesë e plan-programit tonë mësimor nëpër shkolla në xhami, institute të ndryshme të dijes dhe fakultete. Jepni rëndësi mësimit të këtyre gjërave, nxënies përmendësh dhe kuptimit të drejtë të gjërave. Vetëm kështu besimtari armatoset kundër munafikëve brenda shtetit dhe jobesimtarëve jashtë shtetit. Pra, armatosuni me dituri të dobishme, argumentim të bazuar në sheriat të nxjerrë nga Kurani dhe Sunneti i shëndoshë i Profetit alejhis-salatu ues-selam.”

Unë gjithmonë grindem me gruan time në lidhje me fëmijët tanë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Unë gjithmonë grindem me gruan time në lidhje me fëmijët tanë. Ajo rregullisht merr fëmijët tek prindërit e saj ndërsa unë dua që ata të qëndrojnë në shtëpi. Çfarë mendoni ju për këtë?

Përgjigje: Së pari dhe më kryesorja është se burri është përgjegjës për gruan e tij dhe për fëmijët. Gruaja nuk duhet të largohet nga shtëpia pa lejen e burrit të saj. Fëmijëve nuk u lejohet të largohen nga shtëpia pa lejen e babait. Nuk është e lejueshme për të që t’i marr ata pa pëlqimin e tij.

Ekziston rreziku që  fëmijët të fillojnë të shoqërohen me njerëz jofetarë, të rinj qofshin apo fëmijë. Pra siç thamë babai duhet të ketë kontroll mbi ta. Ata duhet të kërkojnë leje prej tij dhe atij nuk i lejohet t’u japë leje atyre nëse ekziston një rrezik që feja e tyre ose trupat e tyre ndikohen negativisht.

Furnizimi i fëmijëve që marrin bursa shkollore

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Unë i furnizojë fëmijët e mi dhe paguaj shpenzimet e tyre shkollore.Megjithatë unë kam dy vajza që janë duke studiuar në universitet dhe marrin bursashkollore të cilat mbulojnë shpenzimet. A më lejohet të mjaftohem me kto dhetë mos u jap atyre ndryshe nga vëllezërit e motrat e tyre?

Përgjigje: Po. Në qoftë se vëllezërit e motrat nuk marrin bursa shkollore, ju jep atyre atë që ata kanë nevojë. Në qoftë se vajzat marrin bursa të cilat mbulojnë nevojat etyre, nuk u jep atyre diçka pasi që nuk kanë nevojë. Kjo i përket furnizimit.Ti furnizon që nuk merr bursa nga shkolla ndryshe nga ata që marrin dhe nuk kanë nevoj për to.

Cila është dispozita për fëmijët e lindur me mbarësim artificial?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Cila është dispozita për fëmijët e lindur me mbarësim artificial?

Përgjigje: Ne nuk e rekomendojmë këtë. Procesi nuk është i sigurtë. Këtu kemi të bëjmë me prejardhjen familjare dhe lidhjet farefisnore. Kjo nuk është e sigurt. Mund të ndodhë një ngatërrim ndërrimi me njerëz të huaj në mënyrë që ato duken të jenë të afërmit e tyre, vëllezër apo djem. Kjo absolutisht nuk është e sigurt. Ne nuk e rekomendojmë këtë.

Xhaxhai i prindërve është xhaxhai i bijave

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/laq-23-8-1434.mp3



Pyetje: “A është xhaxhai i babait edhe xhaxhai i bijave të tij?”

Përgjigje: “Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Xhaxhai i babait është edhe xhaxhai i bijave të tij. Xhaxhai i babait është xhaxhai i tyre. Xhaxhai i nënës është xhaxhai i tyre.”

Të ndahet akika në dy pjesë, ”për gosti dhe t’u ipet të varfërve”

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Çfarë është gjykimi që të dahet akika e djalit në dy pjesë: njëra pjesë për të varfërit dhe tjetra për gosti?

Përgjigje: Kjo është e lejuar. Është e lejuar që e tërë akika të përdoret për gostinë. Poashtu, është e lejuar që tërë akikën, t’ua dhuroj të varfërve ose tashpërndaj të tërën

Thyerja e eshtrave të akikës

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/



Pyetje: A është e lejueshme të thyhen eshtrat e kafshes që therret për akika, pasi t’i shpërndahet mishi njerëzve?

Përgjigje: Ska asnjë të keqe në këtë. Kafsha që therret për akika është siçdo therrje tjetër e zakonshme. Nuk ka asnjë argument që nënkupton nëmosthyerjen e eshtrave te kafshes që therret për akika.

A konsiderohet nga dashuria ndaj prindërve të emërtuarit e fëmijëve me emrat e tyre (të prindërve)?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Ajo konsiderohet nga dashuria ndaj prindërve të emërtuarit e fëmijëve me emrat e tyre (të prindërve)? A është e lejuar që të mos i bindem atyre në qoftë se ata më urdhërojnë q[ t’i emëroj fëmijët e mi me një emër të veçantë?

Përgjigje: Mos u bë i pabindur ndaj tyre. Nëse kërkojnë nga ti që ti emërtosh fëmijët tuaj me emrat e tyre, ata të kanë kërkuar nga ti diçka të lejuar. Nëse ti nuk ju bindesh atyre, ata preken dhe shqetësohen. Çështja është e gjërë. Emërtoj fëmijët me emrat e prindërve. Kjo është një mënyrë për ti dhënë jetë kujtimit të tyre. Gjithashtu ruhen emrat e famlijes. Familjet njihen vetëm përmes emrave. Sot i emërtojnë fëmijët me emra ”Hani dhe Mahir. Këta emra nuk egzistojnë në vendin tonë. Emrat e familjes kanë humbur. Nuk njihen familjet më, ose prejardhja e tyre. Nga na erdhi emri Mahir ? Nga na erdhi Hani? Por të ishte emërtuar me emër të familjes, ai do të ishte e njohur prejardhja (e këtyre emrave). Është e detyrueshme të shmangurit e traditave që vien nga jashtë dhe në vend të kësaj t’i emërtojnë fëmijët me emrat e prindërve dhe me emrat e njohur të vendit tyre.

Emërtimi me emrin Maria

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Çfarë është gjykimi për të emëruar vajzën me emrin Marie, duke patur për qëllim Maria kopte?

Përgjigje: Të emëruarit me emrin Marie, nuk ka asgjë të keqe. Është prej emrave të lejuar. Në bazë, emrat janë të lejuar, përveç nëse në ta ka ngjasim me kufarët, apo aludojnë në adhurim në dikë tjetër përpos Allahut p.sh.: Abdul-Husejn, Abdul-Mesih etj., pra nuk lejohet të aludohet në adhurim në dikë tjetër pos Allahut. Apo emri Abdul-Ka’be. Kjo gjë është e ndaluar. Ndërsa emrat të cilët nuk ka ngjasim me kufarët, apo nuk aludojnë në adhurim të dikujt tjetër pos Allahut, nuk ka asgjë të keqe në ta.

Koha e emërtimit të fëmijës

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighastah-28-1-1435-01.mp3



Pyetje: “A është e ligjësuar të emërohet fëmija në ditën kur ai të lind apo duhet të jetë në ditën e shtatë së bashku me akikën?”

Përgjigje: “Jo, nuk është e detyrueshme që emërtimi i fëmijës të bëhet në ditën e shtatë. Prindi mund ta emërtojë fëmijën në cilën ditë të dëshirojë. Ai mund ta bëjë këtë posa ai të lind, pas ndonjë dite (brenda shtatë ditësh) ose në ditën e shtatë. E gjithë kjo është në rregull.”

Vajza detyrohet të marrë parat e nënës, pa dijeninë e saj

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/



Pyetje: Nëna ime merr ndihma sociale. Në një rast, unë u detyrova t’ia marrëasaj 100 kruna (10 euro) me qëllim që t’ia kthej më vonë, gjë të cilën e bëra pa dijeninë e saj. A jam e obliguar me diçka tani?

Përgjigj: Për sa kohë që ju ia keni kthyer paratë, shpresojmë që ju nuk jeni e ngarkuar me diçka. Megjithatë do të ishte e rrugës, që së pari të kërkosh lejen.

Babai dhe bursat e fëmijeve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/



Pyetje: Unë kam djem dhe vajza në shkollë, ku mësohet Kuran. Ata marrinbursa. A lejohet për prindërit t’i përdorin këto të holla për nevoja familjare apoduhet që të ruhen posaqërisht për fëmijët?

Përgjigje: Këto janë në dispozicionin e babait. Babait i lejohet të marrë bursat e tyre. Megjithatë është më mirë që ai t’i shpenzojë ato për nevojat e fëmijëve.

Të irrituarit e prindërve humb veprat e mira

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14677



Pyetje: “Frustrimi dhe të irrituarit kur u kryejmë prindërve ndonjë shërbim, a është shkak që veprat e mira të humbasin apo të zvogëlohen?”

Përgjigjja: “Po. Ngase Allahu Subhanehu ue Te’ala ka thënë:

فَلا تَقُلْ لَهُمَا أُفٍّ وَلا تَنْهَرْهُمَا

“Mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto…” 17:23-24

Kjo do të thotë që ti nuk guxon t’i konfrontosh prindërit me diçka që ata nuk e pëlqejnë edhe në qoftë se ajo është e pakët.”

Të folurit në tualet!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: A bëj mëkat nëse e ngriti zërin në momentet kur jam në tualet?

Përgjigje: Nuk lejohet që njeriu të flas kur në është tualet. Gjithashtu, nuk lejohet që të flas kur ai është duke kryer nevojën. Pa e marr parasysh a e ngrit zërin apo jo.

Pyetje: Çfarë është gjykimi për të parfumuar vendet ku kryhet nevoja?

Përgjigje: Allahu të forcoftë, nuk ka asgjë të keqe në këtë.

Dekori në model të Qabes

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: Çfarë është gjykimi për të pasur dekore në model të Qabes, duke pasur parasysh se unë nuk e kam blerë, por më është dhuruar nga dikush tjetër?

Përgjigje: Kjo nuk është e lejuar. Në lidhje me këtë gjë, ka edhe fetva Komisioni i Përhershëm Për Fetva dhe nga El-Muxhemma’ El-Fikhij të cilët e kanë ndaluar, sepse kjo mund t’i nxitë njerëzit e zakonshëm dhe injorantët që të krijojnë bindje se në të ka bereqet e gjëra të tjera. Prandaj, nuk është e lejuar.

Shkurtimi i mjekrës në emër të zbukurimit!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
 

Pyetje: ”Cili është gjykimi mbi shkurtimin e mjekrës me arsyetimin ”për t’u zbukuruar” apo duke u bazuar në mendimin e ndonjë medhëhebi?”

Përgjigje: ”Ne nuk mbështetemi në mendimin e ndonjë medhëhebi, por mbështetemi në argument. Dhe, nuk ka argument i cili lejon shkurtimin e mjekrës. Argumentet autentike sugjerojnë në lëshimin e mjekrës, mos-shkurtimin e saj dhe lënien ashtu siç është. Kështu sugjerojnë argumentet autentike.

Pra, ne marrim për bazë atë çfarë na mësojnë argumentet.

Zbukurimi nuk është në rruajtje të mjekrës dhe në shkurtim të saj, por zbukurim është në lënien e saj ashtu siç është, në nderim të saj e në lëshim, mos-shkurtim dhe në lënien e saj ashtu siç e ka krijuar Allahu. Kjo është bukuria dhe vetëm kështu është zbukurimi.”

Hixhreti kërkon durim dhe mbështetje në Allahun

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–14340505.mp3



Thotë Allahu Te’ala:

وَالَّذِينَ هَاجَرُواْ فِي اللّهِ مِن بَعْدِ مَا ظُلِمُواْ لَنُبَوِّئَنَّهُمْ فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً

“Ata që, pasi vuajtën të shtypur, u shpërngulën për hir të Allahut, Ne do t’i vendosim në vendbanime të mira në këtë botë.” 16:41

Allahu u dha atyre një vend më të mirë se sa vendi nga i cili emigruan. Ai u dha atyre pasuri dhe shumë mirësi të tjera. Gjithashtu, u premtoi edhe shpërblim:

وَلَأَجْرُ الآخِرَةِ أَكْبَرُ لَوْ كَانُواْ يَعْلَمُونَ

“Natyrisht, shpërblimi që i pret në botën tjetër (Xheneti), është edhe më i madh. Ah! Sikur ta dinin ata!” 16:41

Ajo që pritet të fitoj besimtari në jetën tjetër është më e madhe se ajo që Allahu u ka dhënë atyre në këtë jetë, përkatësisht Xheneti:

الَّذِينَ صَبَرُواْ وَعَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ

“(Xheneti është për) ata që kanë duruar dhe janë mbështetur në Zotin e tyre.”16:42

Ky është rezultati për ata që treguan durim. Durimi bëhet atëherë kur njeriu përballet me vështirësi. Pra, në rastin në fjalë, ata braktisin vendet e tyre, fëmijët dhe pasurinë dhe bëhen të panjohur në një vend tjetër. Pra, duruan në shumë aspekte.

Ata që emigruan iu mbështetën Zotit të tyre dhe besuan se Ai do t’u japë diçka edhe më të mirë se ajo që ata kanë lënë pas dhe e kanë humbur. Realiteti ishte se, ndodhi ajo që ata besun për Allahun ‘Azze ue Xhel. Allahu i dha atyre në kompensim diçka më të mirë se ajo çfarë braktisën në Meke. Kjo vlen për të gjithë të tjerët që bëjnë hixhret pa marrë parasysh vendin dhe kohën. Përderisa ata janë të sinqertë dhe e bëjnë një hixhret të duhur, Allahu u jep atyre diçka më të mirë se ajo që ata kanë lënë pas. Por fillimisht duhet bërë durim me jetën e vështirë.

Zilia

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: Çfarë është gjykimi mbi zilinë e njeriut? Dhe çfarë është dallimi në mes të zilisë dhe el-gibtah (lakmisë)?

Përgjigje: Zilia është cilësi e flliqur, e ulët. Pejgamberi (sal Allahu alehi ue selem) ka thënë:

‘’Mos keni zili njëri-tjetrin’’. 

Zilia është: të shpresosh që vëllau yt të mos e ket atë të mirë.Nëse njeriu e sheh se në veten e tij ka zili ndaj vëllaut të vet, le të kërkoj mbrojte nga Allahu për zilinë, e të lutet që Allahu t’i jap bereqet vllaut të tij. E nëse Allahu dëshiron, do t’i jap atij atë çfarë i ka dhënë vllaut të vet.

Thotë Allahu në Kuran:

‘’Mos lakmoni në atë, që Allahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave iu takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu iu takon hise nga ajo që fituan ato. Nga Allahu kërkoni që t’iu furnizoj prej të mirave të Tij. Allahu është i dijshëm për çdo gjë.’’ (en-Nisa: 32)

Siç tham edhe më herët, se zilia është cilësi e flliqur dhe e ulët. Ziliqari, nuk e dëmton përveçse vetveten. Zilia, e mbyt vetëm poseduesin e saj. Prandaj, ai që e e sheh se vetja e tij është prekur nga kjo cilësi, të kërkoj mbrojtjen e Allahut nga ajo dhe të këqijat e saj, të lutet për vllaun e vet që Allahu ta furnizojë dhe t’i lutet Allahut për vetveten, që ta furnizojë prej të mirave të Tij.

Kurse el-gibtah (lakmia), nuk përmban asgjë nga veçoritë e zilisë. Sepse Lakmia është që njeriu të shpresoj të jetë sikur tjetri që Allahu i ka dhënë të mira: të ket lakmi ndaj tjetrit për ibadetin e tij, diturinë, apo dorëshlirësinë e tij. Andaj e lut Allahun apo shpreson të jetë sikur ai njeri që Allahu i ka dhënë të mira. Kjo cilësi është e mirë dhe përsoni që e posedon është i lavdëruar. Kurse cilësi e keqe, është të shpresosh që vëllau yt të mos e ket një të mirë në fjalë. Ndërsa të shpresoj që Allahu t’ia jap atë që i ka dhënë vëllaut të tij, duke e lutur Allahun për një gjë të tillë, kjo gjë është e lavdëruar.

Kjo në të vërtetë është edhe el-gibtah (lakmia). Ka thënë i Dërguari i Allahut (sal Allahu alehji ue selem):

‘’Nuk ka zili, përveçse në dy gjëra –nuk ka lakmi.”

Kur Allahu i ka dhënë dikujt dituri nga Kurani dhe e praktikon atë natën e ditën, apo Allahu i ka dhënë urtësinë e Tij (Sunnetin), ua mëson të tjerëve dhe gjykon me të në mes të njerëzve. Dhe Njeriut që Allahu i ka dhënë pasuri, kurse ai, për hirë të Allahut e shpenzon dhe dhuron atë në të mira.’’

Kush shpreson që të jet sikurse këta të përmendur në hadith, kjo është el-gibtah, kjo është lakmi e pëlqyer, e kurrsesi nuk është prej zilisë.

Kur duhet bojkotuar mëkatarin?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: Nëse ndonjëri prej të afërmëve të mi mëkaton haptazi dhe nëse bojkotimi nuk i bën dobi, a bëjë mëkat unë nëse e bojkotojë atë pasi ta kem këshilluar dhe t´i kem sqaruar dëmin e veprimeve të tij?

Përgjigje: Në qoftë se bojkoti ndikon tek ai dhe pendohet tek Allahu, atëherë është e detyrueshme ta bojkotosh atë. Sepse bojkotimi shpie në braktisjen e mëkateve. Por në qoftë se bojkoti nuk ndikon, e ndoshta personi bëhet edhe më i keq, nuk duhet ta bojkotoshë atë. Këshilloje atë dhe mos humbë shpresën për udhëzimin e tij. Këshilloje herë pas here dhe mos e bojkoto. Sepse bojkotimi do ta bën atë edhe më të keq.

Zemra e pastër dhe zemra e sëmurë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: Si është rruga për të pasur zemrën e mirë dhe për ta pastruar nga mëria dhe zilia? Dhe, cilat janë shkaqet më efektive për të korigjuar zemrën e pastër në këtë jetë?

Përgjigje: Korigjimi i zemrës duhet të bëhet me gjëra të ndryshme. Gjëja e parë është. Të kesh nijetin e sinqertë ndaj Allahut të Madhëruar kur të veprosh vepra të mira. Të kujtuarit Madhështinë e Allahut dhe nevojën e njeriut për Allahun e Lartësuar. Dhe të përmendurit e shumtë të Allahut.

Thotë Allahu i Lartësuar:

“Ata që besuan dhe zemra e të cilëve qetësohen me të përmendur Allahun. Pra nuk ka dyshim se me të përmendur Allahun zemrat qetësohen.” (13:28)

Pra nga gjërat të cilat e ndreqin zemrën është përmendja e shumtë e Allahut.

I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Shembulli i atij që e përmend Allahun dhe atij që nuk e përmend Allahun është sikurse shembulli i të gjallit dhe të vdekurit.”

Gjithashtu, prej gjërave që korigjojnë zemrën është furnizimi nga pasuria hallall dhe largimi nga të furnizuarit me haram. Sepse ngrënia e asaj që është haram e thyen, e prish dhe e sëmurë zemrën e njeriut. Sepse ushqimi i keq, ndikon në zemër dhe në trup.

Thotë Allahu i Lartësuar:

“O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira.”(23:51)

Allahu i ka urdhëruar myslimanët me atë që i ka urdhëruar edhe të Dërguarit.

“O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë…” (2:172)

Ngrënia nga ‘gjërat e mira’ d.m.th. të lejuarat. Sepse Allahu na lejon neve gjërat e mira dhe na ndalon ato të këqijat. Pra, të ushqyerit me gjëra të mira të lejuara, është edhe të ushqesh zemrën me gjëra të mira. Kështu është edhe e kundërta e kësaj, të ushqyerit me ushqime të këqija, është të ushqesh zemrën me gjëra të këqija.

Gjithashtu, prej gjërave që prishin dhe sëmurin zemrën e njeriut, është dëgjimi i muzikës dhe instrumenteve të ndryshme muzikore e të cilat janë përhapur me të madhe në këto kohë. Prej gjërave që e prishin zemrën dhe e vdesin atë, është dhënia pas programeve televizive dhe pas internetit, e pas të gjitha gjërave të ndyta dhe ideologjive të fëlliqura që ato ofrojnë. Duke filluar nga gjërat më të fëlliqura e deri tek ideologjitë e devijuara. Këto janë prej gjërave që e sëmurin zemrën.

Gjithashtu, edhe të shoqëruarit me njerëz të këqij dhe të ndenjurit me ta i prish zemrat e njerëzve. Ashtu siç është të shoqëruarit e njerëzve të moralshëm, dijetarëve dhe njerëzve të mirë i gjallëron dhe përmirëson zemrat e njerëzve.

Mos u brengos për atë i cili hidhërohet kur ti e këshillon

Pyetje: Nëse e shoh se refuzimi im ndaj dikujt e hidhëron atë dhe e bën të ndjehet keq, a është më mirë që të mos e refuzoj, edhe nëse unë kam të drejtë?

Përgjigje: Nëse refuzimi është me të drejtë, nuk është e lejueshme për ty që të mos e refuzosh atë. Ai i cili hidhërohet kur refuzimi i bëhet me të drejtë, dije se nuk ka hajr prej tij.

Kur ti e këshillon dikë, mos e ke dert nëse ai pajtohet me këshillën tuaj apo hidhërohet, por duhet të kesh parasysh atë që Allahu e dëshiron. Për ty është që ta kumtosh të vërtetën dhe, mos ju frikëso askujt përpos Allahut.

Nëse në atë person ka hajr, atëherë ai do të gëzohet me këshillën tuaj, e nëse nuk ka në të hajr atëherë mos u brengos ti për atë.

Mos fol me të tjerët për mëkatet tuaja të mëhershme

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: Në shtetin tonë në Amerikë, disa këngëtarë kanë pranuar islamin. Disa prej tyre, ligjërojnë për t’i thirrur të rinjtë në pranimin e islamit dhe lënien e kufrit (mohimit). Ndonjëherë gjatë ligjërimit, ata përmendin mëkatet e tyre të mëhershme, a është ky veprim i drejtë?

Përgjigje: Jo, nuk është kjo e drejtë. Thirrja-da’veti i tyre, kjo është gjë e mirë. Kurse, përmendja e mëkateve të cilat ata i kanë bërë më herët, kjo nuk është siç duhet.

Njeriu duhet të pendohet për mëkatet e veta dhe nuk duhet t’i përmendë ato. Përveç nëse i përmend apo i kujtonë me veten e tij. Kjo, që të ndjejë keqardhje dhe të pendohet për to. Ndërsa t’i flasësh mëkatet tuaja me njerëzit e tjerë, kjo mund t’i shtyj që edhe ata të veprojnë të njëjtat gjëra.

Pse nuk pranohen lutjet tona?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: Shumë herë ne lutemi, por nuk na pranohen lutjet tona. Edhe nëse ajo është pranuar, si mund ta di unë se lutja ime është pranuar?

Përgjigje: Thotë Allahu i Lartësuar:

وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ

“Zoti juaj thotë: “M’u lutni Mua, Unë u përgjigjem juve.” (40:60)

Allahu i Lartësuar, ka premtuar se do të përgjigjet- do të pranojë lutjet. Ai, ose i përgjigjet menjëherë lutjes, ose e vonon përgjigjen për të mirën e besimtarit dhe ia zëvendëson me atë që është më mirë për të, ose ia largon ndonjë të keqe që do ta kishte kapluar.

Mirëpo, lutja mund të mos pranohet për shkaqe që kanë të bëjnë me vetë robin. P.sh.: Ai ose ushqehet me haram – Allahu na ruajt-, fiton pasuri haram apo vishet me haram,- personit të tillë nuk i pranohet lutja.

Apo mund të mos i pranohet lutja, për shkak se ai lutet për diçka që është mëkat, apo për të ndërprerë lidhjet farefisnore. Edhe këtij personi nuk i pranohet lutja.

Pra, duhet pasur parasysh se ka pengesa të ndryshme ,që lutja e robit të mos pranohet.

Të kënduarit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetësi: A lejohet që burri t’i këndoj gruas së tij, dhe cili është gjykimi për këngët?

Përgjigje: Këngët nuk lejohen. Këngët janë një prej llojeve të së kotës (bosh).

Allahu ka thënë:

“Ka nga njerëzit që blenë biseda boshe me qëllim që t’i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut…” (31:6)

Në vend të dëgjimit të Kuranit, ata dëgjojnë këngë. Të kënduarit është zëri i Shejtanit – Kurani i Shejtanit, ndërsa Kurani është fjala e Allahut. Këto dy nuk mund të bashkohen.

Ibn-ul-Kajim ka thënë se: ‘Dashuria për Kuranin dhe për këngët nuk mund të bashkohen në zemrën e robit.’ Nuk mundësh që ta duash Kur’anin dhe në të njëjtën kohë t’i duash këngët!

Ti duhet ta duash Kuranin dhe përmendjen e Allahut (azze ue xhel). Nëse ti jepesh pas këngëve, gjërave të kota dhe lojërave, këto do të largojnë nga përkujtimi i Allahut dhe Kur’ani.

Kush duhet të bëj pajtimin ndërmjet njerëzve?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: Kemi një pyetje që ka të bëj me pajtimin ndërmjet njerëzve. Kush është njeriu i duhur që të bëj këtë gjë, gjykatësi, thirrësi në fe apo çdokush tjetër.

Përgjigje: Çdo mysliman që mund t’i pajtojë njerëzit me njëri-tjetrin, e ka obligim që ta bëj këtë.

Thotë Allahu:

لاَّ خَيْرَ فِي كَثِيرٍ مِّن نَّجْوَاهُمْ إِلاَّ مَنْ أَمَرَ بِصَدَقَةٍ أَوْ مَعْرُوفٍ أَوْ إِصْلاَحٍ بَيْنَ النَّاسِ

“Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve.” (4:114)

Thotë Allahu:

فَاتَّقُواْ اللّهَ وَأَصْلِحُواْ ذَاتَ بِيْنِكُمْ

“Kini frikë Allahun, përmirësoni gjendjen e unitetit tuaj.” (8:1)

Thotë Allahu:

وَإِن طَائِفَتَانِ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ اقْتَتَلُوا فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا

“Nëse dy grupe besimtarësh luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata.” (49:9)

Deri në fund të këtij ajeti.

Pajtimi ndërmjet njerëzve, është ashtu siç edhe ka thënë Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) se: “Pajtimi është i mirëseardhur të ndodhë në mes të myslimanëve, përveç nëse është pajtim i cili lejon haramin apo ndalon hallallin.”

Thotë Allahu: وَالصُّلْحُ خَيْرٌ

“Pajtimi është më i dobishmi (më i miri).” (4:128)

Pra pajtimi ndërmjet njerëzve është gjë e mirë. Dhe kush mund që t’i pajtojë dy apo të gjithë ata njerëz që janë në konflikt ndërmjet tyre, ai veçse ka kryer një prej obligimeve madhështore.

Myslimani, çdoherë duhet të ketë moral të mirë!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: Në rrethin tonë, disa prej të rinjve të cilët janë udhëzuar rishtazi dhe kanë shkurtuar petkun (deri në mbi nyje të këmbëve). Para se të udhëzoheshin, ata karakterizoheshin me moral të lartë, mirësjellje e buzëqeshje në fytyrë ndaj të udhëzuarve dhe të tjerëve. Ndërsa tani, ata janë ndryshe! Fytyrat i kanë të mrrolura e të vrazhdëta! Si duhet të jetë myslimani pasi që të udhëzohet?

Përgjigje: Myslimani, çdoherë duhet të ketë moral të mirë, duke qenë i përkushtuar ndaj adhurimit dhe porosive të islamit. Islami porositë për moral të mirë.

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Më se afri me mua në Ditën e Kiametit do të jetë ai i cili ka moralin më të mirë!”

Prandaj, myslimani duhet të ketë moral sa më të mirë. Feja islame, nuk na mëson gjëra të tjera përveçse ato që janë të mira. Islami nuk porositë për të qenë njeriu i mrrolur e as i vrazhdë, përveç ndaj atyre që nuk e pranojnë këshillën prej kufarëve apo mynafikëve.

Thotë Allahu i Lartësuar:

جَاهِدِ الْكُفَّارَ وَالْمُنَافِقِينَ وَاغْلُظْ عَلَيْهِمْ

“Luftoi jobesimtarët e hipokritët dhe qëndro ashpër kundër tyre.” (65:9)

Kur është fjala për të thirrur në fe (da’ue) apo kur ne kemi të bëjmë me myslimanët në përgjithësi, njeriu duhet të ketë sjellje të mirë.

Ti cekësh mëkatet tua të kaluara për ti këshilluar njerëzit!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Ligjerata: Lika Maftuh fiz-Zulfi

Pyetje: Një përson pak më parë është bërë fetarë (është udhëzuar në fe) dhe pyet nëse i lejohet që tu´a përmend mëkatet e tij të mëparshme njerëzve për ti këshilluar ata nga ato mëkate?

Përgjigje: Fshini mëkatet tua. Pasi ë Allahu të ka fshehur ty, fshihe vetën tënde. Pendohuni tek Allahu, pendohu për atë që ke bërë, le të jetë kjo mes teje dhe nefsit tënd. Mos ua përmend ato njerëzve!

Gjykimi mbi përdorimin e rrjeteve të ndryshme sociale Twitter, Facebook etj

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Data e fetvas: 24/1-1433 ose 20/12-2011



Pyetje: Pyetja ka të bëj me rrjetet të ndryshme sociale, faqe të ndryshme të shkëmbimeve\ shfaqjeve të informacioneve, videove, audiove e mesazheve të shkurtra siç janë: WhatsApp, Twitter, Facebook dhe rrjete e forume të ndryshme, të cilat në gjirin e tyre kanë një numër të madh të përdoruesve, ku komunikimi dhe përhapja e fjalëve bëhet në mënyrë të shpejtë.

Nganjëherë në to gjejmë shumë gjëra pozitive, ku anëtarët e tyre i përhapin ato, qofshin ato dua e dhikre të ndryshme etj., thënë thjeshtë, në to gjejmë përzierje ndërmjet anëve pozitive e negative. Si mund t’i edukojmë fëmijët tanë në këtë drejtim?

Përgjigje: Duhet qëndruar larg prej tyre dhe duhet shmangur nga ato sa më shumë që është e mundur. Ato ndikojnë në mënyrën e të menduarit. Ndikojnë gjithashtu tek njerëzit që u ka mbetur xhelozi në çështje të fesë, atëherë kur ata shohin kritikat e të tjerëve ndaj çështjeve të fesë apo dijetarëve.

Pra, ato do të ndikojnë dhe do i shqetësojnë ata. Prandaj, duhet qëndruar larg prej tyre aq sa është e mundur.

Sa për personin i cili ka aftësi, njohuri, dijeni, instinkt dhe mund të dallojë në mes të mirës e të keqes dhe synon që me përdorimin e tyre të përfitoj gjërat e hajrit dhe t’i përhapë ato, e të paralajmërojë ndaj së keqes dhe ta refuzojë atë; -nëse është kështu nuk ka asgjë të keqe dhe ky është një veprim i mirë. Mirëpo, kjo gjë me vete bartë edhe rrezikun vështirësinë për të shpëtuar i pastër.

Si do që të jetë, largimi dhe qëndrimi larg gjërave të tilla, nuk ka dyshim se është më sigurt që njeriu të jetë më i pastër, më i qetë në mendje dhe larg gjërave të liga.

Bojkotimi i atij që bën shaka me njerëzit fetarë dhe me fenë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë)

Pyetje: “Një i afërt i imi vepron disa gjëra që bien ndesh me Sheriatin islam, siç janë: rruajtja e mjekrës, pirja e duhanit, bërja shaka me fetarët, edhe pse ai falet e agjëron. A është e ligjësuar ta bojkotoj atë?”

Përgjigje: “Jo, ti duhet ta këshillosh në vazhdimësi. Mirëpo bërja shaka me fenë është e rrezikshme, ngase kjo gjë e nxjerr njeriun nga feja. Ti duhet t’ia sqarosh rrezikshmërinë e këtij vesi të keq. Tregoji se nuk duhet të bëjë shaka me fenë apo me fetarët, sepse kjo ia rrezikon atij akiden (bindjen-besimin), ngase me këtë veprim ai mund të del tërësisht nga feja Islame.”

Këshillë për gruan që sapo është udhëzuar!

 Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=133391

Pyetje: “Kemi një shkresë shumë prekëse nga një motër, e cila dëshiron nga Shejkhu (Allahu e ruajttë!) që ta këshilloj. Ajo thotë: “Pasi kisha dëgjuar një ligjëratë të një dijetari në lidhje me jetën e Ahiretit, Allahu (Azze ue Xhel) më udhëzoi. Pas asaj dite, kam shijuar ëmbëlsinë e besimit. Unë jetoj tashmë një tjetër jetë që është e mbushur me lumturi dhe harmoni. Unë jetoj me fëmijët e mi dhe ua mësojë atyre Librin e Allahut dhe të  thirrurit në fe, dhe kujtoj Allahun në të çdo situatë. Unë kam filluar të vesh veshje islame që është e obligueshme për gruan myslimane. Pavarësisht kësaj rruge të vështirë dhe të re që kam zgjedhur, familja ime të afërmit e mi dhe pjesa tjetër e familjes më konsiderojnë si të sëmurë! Ata gjithnjë më luftojnë, e më konsiderojnë të sëmurë dhe me obsesione. Prandaj unë po ia dërgoj këtë shkresë Shejkh Salihut (el-Feuzanit) mënyrë që ai mund të më ndihmojë përmes këshillave që të mbetem e udhëzuar në rrugën e drejtë.”

Përgjigje: “Kjo është shenjë e mirë nga kjo grua e cila është ndikuar nga ligjëratë në fjalë, -Allahu e shpërbleftë atë i cili ka ligjëruar. Kështu duhet të jetë ligjërata; në të cilën duhet të shpjegohet kjo fe, të shpjegohen mirësitë e saj dhe t’i tërheqin njerëzit në të.

Ligjëratat nuk duhet të jetë në lidhje me tema të tjera si politika etj., që i bën njerëzit të humbasin kohë dhe të nxiten pa fituar asnjë dobi, përkundrazi, ata vetëm dëmtohen. Ligjëratat duhet të jenë të tilla, e posaçërisht ato nëpër xhamia. Predikimi i ditës së xhumasë dhe këshillat, duhet të jenë në kësaj mënyrë. Ata duhet t’ua kujtojnë njerëzve Allahun (Azze ue Xhel) dhe tua mësojnë atyre atë që ata nuk e dinë në lidhje me fenë e tyre.

Kur përmende se je penduar para Allahut, ke filluar ta praktikosh fenë dhe je mbuluar, duhet ta dish se kjo është më e mirë për ty dhe se kjo jetë është e ndryshme nga jeta juaj e mëhershme. Kjo është një jetë me udhëzim dhe besim. Përqendrohu në të, sigurohu që gjithnjë ta shtosh besimin. Dëgjo ligjërata të mira dhe çdoherë përmende Allahun. Mos u frikëso nga këta njerëz të cilët dëshirojnë që të kthehesh prapa dhe të braktisësh dhuratën që ta ka dhënë Allahu. Këta njerëz janë prej shejtanëve njerëz! Ata i devijojnë njerëzit dhe i largojnë ata nga e mira. Përqendrohu në fe, ec rrugës tënde dhe bëhu e durueshme në këtë drejtim. Mëso dije të dobishme, në mënyrë që pendimi dhe adhurimi juaj të jetë e bazuar në të kuptuar dhe dituri të dobishme.”

Gjykimi islam mbi ryshfetin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: http://youtu.be/SWbI0S891yk

Pyetje: “Na thoni diçka në lidhje me ryshfetin dhe efektin negativ që lë te vet personi apo tek një shoqëri e tërë?”

Përgjigje: “I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

لعن الله الراشي والمرتشي  و في رواية – و الرائش

“E ka mallkuar Allahu atë të cilin jep ryshfet dhe atë të cilin merr ryshfet.” Dhe në një transmetim është shtuar:

“Dhe atë të cilin ndërmjetëson në marrjen e ryshfetit.” 

Këta që të dy janë të mallkuar. Vetë ryshfeti është padrejtësi, pasuri e ndaluar dhe fitim i fëlliqur. Gjithashtu, ai krijon efekte negative në shoqëri sepse i korrupton udhëheqësit, përgjegjësit e ndryshëm dhe punonjësit.

Ryshfeti krijon padrejtësi, i anashkalon dhe i nënçmon ata të cilët kanë të drejtë dhe i ndihmon të këqijtë.

Me këtë veprim shoqëria prishet qoftë nëse është në masë të madhe apo të vogël, qoftë nëse quhet ryshfet, meritë, “sa për një çaj”- siç e quajnë disa- dhuratë apo me ndonjë emër tjetër. Si do që të jetë, ryshfeti nuk është i lejuar në asnjë rast.”

Mishi i prerë nga të krishterët dhe jehudët

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

http://youtu.be/Iekm0KwaoS0

  Pyetje: Çfarë është gjykimi i të ngrënit mishin në shtetet perëndimore nga të krishterët? Përgjigje: Nuk ka asgjë të keqe nëse e përdor mishin të cilin e kanë prerë jehudët apo të krishterët. Allahu thotë në Kuran:

“Ushqimi i ithtarëve të librit është i lejuar për ju dhe ushqimi juaj është i lejuar për ta.” (5:5)

Ky ushqim i përmendur në këtë ajet është therrja e kafshëve që ata e bëjnë. Ky (ushqim) është i lejuar me konsensus të dijetarëve islam.  Mirëpo, nëse jeni të sigurt se, ata nuk i therin kafshët sipas mënyrës së sheriatit, atëherë nuk është i lejuar ai ushqim. E njëjta gjë vlen edhe tek therjet që i bën ndonjë mysliman. Nëse myslimani therë kafshën jo në mënyrën e sheriatit islam, nuk lejohet ngrënia e atij mishi. Atëherë si të lejohet therja e kryer nga jobesimtari?!  

A duhet vizituar të sëmuarin i cilin nuk ka vetëdije?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/UNSffYSaGvk

Pyetje: Kam një të afërt i cili nuk ka vetëdije dhe nuk e din se kush po e viziton, a është mirë që të vizitohet ai apo jo?

Përgjigje: Po është mirë që të vizitohet për shkak të lutjeve për të dhe që ta kuptosh gjendjen e tij shëndetësore. Kjo nëse nuk ndikon negativisht tek ai. Për këtë gjë, duhet të pyeten mjekët të cilët e mjekojnë atë.

Vendi më i mirë për tubimin e rinisë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Data e fetvas: 5/4-1432 ose 11/3-2011

Pyetje: Për momentin, të rinjtë tanë nuk kanë ndonjë vend në të cilin ata mund të mblidhen. Pse nuk mund të ketë vende të njohura ku të rinjtë mund të shkojnë në mënyrë që të përfitojnë nga koha e tyre në atë që u bën dobi në çështje të fesë dhe të jetës së përditshme? Ky është një argument i disave, si i këshilloni ju ata?

Përgjigje: Elhamdulilah – ne kemi xhamitë, musalatë (vend për falje të namazit). Ato janë me klimatike dhe janë të shtruara. Në to ka Mus’hafe dhe vende për pushim. Pse nuk mblidhen ata në xhami për të lexuar Kur’an apo të shkojnë në biblioteka për të lexuar?

Në to ka libra të dobishme në lidhje me diturin fetare të cilat mund t’i lexojnë. Pra, ka biblioteka dhe xhami. Kushdo që dëshiron të arrijë mirësi mund ta bëjë këtë.

Arsyeja pse myslimanët janë të prapambetur

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: “El-Bejan li Akhta Ba’dil-Kuttab”, fq.403

Nëse arsyeja e cila i bën disa njerëz ta ngritin zërin për reforma, qenka ajo se myslimanët janë të prapambetur– gjë e cila është e vërtetë e pamohueshme- dhe se kjo prapambeturi ka rrjedhë ngase ata kapen për fikhun tradicional, atëherë themi se kjo është injorancë rreth sëmundjes dhe ilaçit që duhet përdorur kundër prapambeturisë.

Myslimanët janë të prapambetur pikërisht për shkak se ata nuk i përmbahen fikut e botëkuptimit tradicional, për shkak se në vend të kësaj ata në pjesën më të madhe i përmbahen ligjeve të shpikura nga njerëzit. Myslimanët janë të prapambetur për shkak se ata nuk i përmbahen fikhut tradicional, e jo sepse ata i përmbahen atij. Thotë një poet arab:

“Ne fajësojmë kohën tonë, por faji është tek vet ne.

Dhe koha jonë nuk ka asnjë mangësi përveç nesh.”

Si t’i përdorë farat e zeza?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/69VXAaii-mk

Pyetje: Në lidhje me përdorimin e farave të zeza(1), a kemi diçka prej haditheve autentike që na mësojnë se si duhet përdorur ato?

Përgjigje: Kemi hadith autentik, ku thuhet se (fara e zezë) është shërim prej çdo sëmundjeje, përveç vdekjes! Padyshim, se në të ka shërim ashtu siç na ka lajmëruar Profeti (sal Allahu alejhi ue selem).

Ndërsa mënyra e përdorimit, kthehet tek vet njeriu. E përdor atë me pije (e hedh në ujë), ushqim, i gëlltitë duke i përtypur apo me ujë (pa i hedhur në të), apo në forma tjera.

_______________________________________________________________________________

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: (Silsilet-ul-Huda uen-Nur (171))

“Farat e zeza (el-Habbah es-Savdah) është, siç thotë hadithi, ilaç për të gjitha sëmundjet përveç vdekjes. Megjithatë, është kështu vetëm nëse përdoret ashtu siç duhet.”

______________________________________________________________________________

1. http://en.wikipedia.org/wiki/Nigella_sativa

Pirja e ujit me një gllënjkë të vetme

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/Y1fQwBtCi0g

Pyetje: Kam dëgjuar se i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka urdhëruar që të pimë ujë me një gllënjkë të vetme. A është kjo e vërtetë?

Përgjigje: Jo, kjo nuk është e vërtetë. Përkundrazi, Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka ndaluar që të pihet uji me një gllënjkë të vetme, sepse kjo i ngjan devesë. Andaj, Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) na ka mësuar që të pimë me tre gllënjka.

A përmban Pepsi substancë derri?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=125669

Pyetje: Më është thënë mua se Pepsi është përbëhet nga një substancë prej derri. A më lejohet të pijë këtë pije?

Përgjigje: Përderisa ajo shitet në dyqanet e myslimanëve dhe myslimanët e pijnë atë, pije edhe ti.

Kjo thashetheme nuk është konfirmuar përmes hulumtimeve që janë bërë. Disa kompani prodhimi duan të ndikojnë tek produktet e kompanive të tjera. Ato përhapin këto thashetheme, për të ndikuar negativisht në shitjen e produkteve të njëra-tjetrës duke folur për ato prodhime.

A është e lejueshme për t’i dhënë gjak një krishteri?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: A është e lejueshme për ti dhënë gjak një krishteri?

Përgjigje: Po, ashtu siç i jepet atij për të ngrënë, për të pirë dhe veshmbathje. Kjo është mirësjellje. Allahu i Madhëruar ka thënë:

“Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët.” [60:8]

Të gjitha gjërat bëhen në ‘tek’ e jo në ‘çift’

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/tRHyIMZsAkA

Pyetje: “Gjërat ‘tek’ a bëhen në të gjitha ato të lejuara , për shembull: kur pimë kafe e gjëra të tjera, apo kjo gjë është specifike vetëm në gjërat të cilat kanë ardhur në hadith?”

Përgjigje: “Po, kjo është në të gjitha gjërat. Teku është gjë e mirë edhe atëherë kur bën istixhmar (mënjanimi i ndyrësirës së madhe me gurë). Dihet se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem!) e bënte këtë gjë me guralecë tek, gjithashtu kur hante hurma ato ishin në numër tek, e kështu me radhë. Pra, çdo gjë dhe çdo veprim është mirë të bëhet në tek, ngase kjo është Sunnet i Profetit. Pra, edhe nëse ti pi diçka, është mirë të marrësh frymë tre herë e jo vetëm dy herë.”

Mjekimi i gruas tek mjeku mashkull dhe anasjelltas

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ls–14331112.mp3

http://youtu.be/kbebQHmAcJ4

Data e fetvasë: 12.11.1433 ose 28.9.2012

Pyetje: “A lejohet që gruaja të mjekohet nga mjekët meshkuj nëse ata janë më të mirë në profesionin e tyre?”

Përgjigje: “Kjo nuk është e lejuar, përveç në raste urgjente. Nëse nuk ka mjeke femra ndërsa ajo grua njëkohësisht ka frikë për shëndetin e vet, i lejohet asaj të shkojë tek mjeku mashkull, siç thotë Allahu:

إِلاَّ مَا اضْطُرِرْتُمْ إِلَيْهِ

“…përveçse kur të detyroheni.” 6:119

Por, përderisa ka mjeke kompetente dhe të afta, atëherë nuk i lejohet asaj të shkojë tek mjekët meshkuj.

E njëjta gjë vlen edhe për burrin. Ai nuk mund të mjekohet nga mjekja femër nëse ka mjek meshkuj dhe të aftë. Përndryshe, ai mund të mjekohet tek mjekja femër nëse është rast urgjent.”

Ilaçi i stresit, hidhërimit e ankthit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/XwLSyikS7tw

Pyetje: Një grua pyet: Si të shërohem nga stresi, hidhërimi e ankthi?

Përgjigje: Ilaçi është në përmendjen e Allahut –عز و جل-, në leximin e Kuranit, në dhikret e mëngjesit e të mbrëmjes dhe më e rëndësishme se çdo gjë është: të jesh e kujdesshme ndaj namazit në kohën e vet.

Kur Profetin –صلى الله عليه و سلم- e mundonte ndonjë gjë shpejtonte për të falur namaz, pa e marr parasysh nëse falte namaz farz apo nafile. Dhe me këto gjëra njeriu mund të qetësohet me lejen e Allahut.

Hapja e ordinancave për rukje

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–14340421.mp3

Pyetje: “Cili është gjykimi i hapjes së qendrave/ordinancave për bërje të rukjes në përputhshmëri me sheriatin dhe marrjes së një shume parash për atë që kërkon t’i bëhet rukje?”

Përgjigje: “Kjo është tregti! Selefët nuk e kishin zakon të vepronin kështu. Rukja nuk duhet të merret si zeje, por ajo është vepër bamirësie dhe ilaç për nevojtarin. Rukja nuk duhet të merret si zeje (zanat), e të hapet ordinancë në të cilën bëhet rujke siç bëjnë mjekët, e të bëjnë hapje të dosjes për pacientët, recepsion për pranim të nevojtarëve, etj. Personi i tillë nuk është rukjexhi, në të vërtetë ai është tregtarë- i dhënë pas parave! Shtuar kësaj, personi i tillë ka mundësi që edhe të mos e di se si të bëj rukje (sipas sheriatit)! Ka të tillë që edhe nuk dinë se si të bëjnë rukje fare, por njerëzit që nuk e njohin mirë i thonë se ai është “shërues” e rukjexhi, ngase kështu e njohin!  Ndërsa kur vjen puna për të bërë rukje tek ai që me të vërtetë pason Sunnetin, nuk shkojnë tek ai, por shkojnë tek ai që nuk e njohin nga afër. Si do që të jetë, veprimet e tilla janë lojëra që bëhen me rukjen! Nuk është e lejueshme që të veprohet në këtë mënyrë. Bile, edhe shteti i ndalon këto veprime, dhe këtë me anë të një vendimi që ka nxjerrë “Komisioni i Dijetarëve të Mëdhenj”.

Rukja si veprimtari për furnizim dhe biznes

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ls–1432-05-16.mp3

Pyetje: “Në kohët e sotme është përhapur shumë tema e rukjeve. Disa e marrin të lehtë këtë çështje e disa e marrin me ashpërsi, disa bëjnë rukje sipas Sunnetit e disa të tjerë sipas ixhtihadit të tyre. Allahu na udhëzoftë neve dhe ata! Me çfarë i këshilloni ata të cilët merren me rukje?”

Përgjigje: “(Në të shumtën e rasteve) Sot bëhet rukje për interesa ekonomike, prandaj me këtë merren njerëz që nuk e njohin rukjen siç duhet, apo janë njerëz të cilët kanë probleme me akiden e shëndoshë. Pra, ata e bëjnë këtë për interesa ekonomike.

Gjithashtu, ka të tillë të cilët e përziejnë rukjen me gjëra të shirkut, si: me magji, hajmali, e të ndryshme. Në prapavijë e gjithë kjo bëhet për shkak të përfitimeve ekonomike. Rukja është bërë një formë e jetesës dhe tregti. Kjo gjë nuk është e lejuar.

Rukja lejohet vetëm për personin i cili ka njohuri të mira rreth rukjes, që ka besim të pastër, që ka për qëllim t’i sjell dobi vëllait të tij dhe i cili nuk është i dhënë vetëm pas të hollave. Qëllimi i tij duhet të jetë që t’i bëjë dobi vëllait të tij të sëmurë. E nëse pos kësaj i jepen para, atëherë nuk ka të keqe që t’i merr ato. Mirëpo, të bëhet rukja burim i jetës e të hapet vend i posaçëm (ordinanca të veçanta), kjo është ekzagjerim dhe veprim që bëhet vetëm për përfitime ekonomike e jo t’u bëjë dobi njerëzve.

Pra, siç thashë është e mundur që magjistarët dhe të prishurit në akide të përvidhen dhe të fillojnë të lexojnë nga librat e magjisë në mënyrë që të fitojnë para, ngase ka libra të magjive në emër të rukjeve. Ndërsa, në realitet ato kanë magji, sherr dhe lutje për ndihmë nga xhinët dhe shejtanët, po ashtu edhe mbështetje në dikë tjetër përpos Allahut. Pra, personi i cili bën rukje duhet të ketë dituri, të jetë i kujdesshëm, i besueshëm dhe të ketë akiden e shëndoshë, e jo të jetë me besim të prishur dhe i devijuar.”

Të bërit rukje përmes telefonit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ls–1432-05-16.mp3

Pyetje: “A është e lejueshme që një person t’i bëjë rukje një personi tjetër, por duke qene në një qytet tjetër, pra në këtë rast kjo të bëhet përmes telefonit?”

Përgjigje: “Jo, kjo vepër nuk ka bazë. Rukja duhet të bëhet drejtpërdrejtë mbi të sëmurin. Kjo nuk duhet të bëhet me anë të telefonit ose në ndonjë formë tjetër. Kjo metodë është e tepërt për të cilën nuk ka argument.”

Shkrimi i ajeteve Kuranore në letër dhe pastaj vënia e letrës në ujë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ls–1432-05-16.mp3



Pyetje: “A është e ligjësuar që i sëmuri t’i shkruajë në letër ajetet Kuranore, të cilat mbrojnë kundër sëmundjeve dhe pastaj t’i vejë ato në ujë? A është transmetuar kjo nga Sunneti?”

Përgjigje: “Po, është e lejueshme të shkruhen ajetet Kuranore në letra apo në pjata të pastra me ngjyrë të pastër dhe pastaj me atë ujë të pastrohet, apo ai ujë të pihet. Selefët vepronin kështu. Dijetarët e kanë lejuar këtë sepse kjo bënë pjesë tek shërimi me Kuran.”

Të specifikuarit e një ajeti se është shërim për ndonjë sëmundje të caktuar kërkon argument

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ls–1432-05-16.mp3

Pyetje: “Këto ditë janë përhapur fletushka në të cilat thuhet se disa ajete të veçanta shërojnë sëmundje të veçanta. Kështu pra specifikohet se disa ajete shërojnë disa sëmundje, apo probleme shëndetësore. Çfarë mendoni për këtë?”

Përgjigje: “Asgjë nuk duhet specifikuar pa argument paraprak. El-Fatiha është specifikuar me argument, e njëjta gjë vlen edhe me suret el-Ihlas, el-Felak dhe en-Nas. Dhe në çdo sure tjetër ka shërim, por asgjë nuk duhet specifikuar pa argument.

Të specifikohet një ajet i veçantë e të thuhet se është shërim pa pasur argument, kjo nuk qëndron, edhe pse ne besojmë se i tërë Kurani është shërim. Çështja është tek specifikimi që e theksuat, pra të thuhet se një ajet ose një sure e veçantë shëron (diçka të caktuar) pa ndonjë argument paraprak, kjo është një gjë e diskutueshme.”

Gjatë rukjes dora duhet të vendoset në vendin ku ndihet dhembje

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ls–1432-05-16.mp3

Pyetje: “A duhet që lexuesi të vë dorën e tij mbi vendin ku ndien dhembje i sëmuri? A është transmetuar kjo në Sunnetin e Profetit salallahu alejhi ue selem?”

Përgjigje: “Po, është transmetuar se lexuesi duhet të vejë dorën e tij mbi vendin ku ndjen dhembje i sëmuri. Ky veprim- vënia e dorës mbi vendin e dhembjes- bëhet pa marr parasysh nëse personi i bënë rukje vetes apo dikujt tjetër. Siç thash, lexuesi duhet të vejë dorën e tij në vendin ku ndjen dhembje i sëmuri dhe duhet të lexojë rukje. Ky është njëri prej shkaqeve për shërim, me lejen e Allahut.”

A lejohet prekja e gruas gjatë rukjes?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.ws/node/5414

Pyetësi: Unë iu bëjë rukje njerëzve dhe veçanërisht atyre me obsesione. Mund të ndodhë që të vijnë edhe grat për tu sheruar. A është e lejuar për mua që të prekë ato nëse është rast urgjent?

Përgjigje: Jo, nuk është e lejuar. Mirëpo është e lejuar që t’i lexosh atyre nëse është e mbuluar dhe me prezencën e mahremit të saj. Ti mund t’i bësh rukje, por pa qenë i vetmuar me të. Ajo duhet të mbulojë tërë trupin e saj. Ti nuk duhet ta prekësh atë me dorë.  El-Lexhnah ed-Daimeh ka dhënë vendime të shumta që është e ndaluar për të prekur një grua të huaj gjatë rukjes. Ai duhet të lexojë e t’i bëj rukje në të nga distanca. Gjithëashtu ai mund të lexojë mbi ujë të cilin gruaja mund ta pijë. Në këtë nuk ka asgjë të keqe, sepse nuk ka asnjë faktorë të ndaluar.

A lejohet që mashkulli t’i bëjë rukje femrës?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: “Fetaual-’Akideh” 584/625

Pyetje: “A është e lejueshme për ta dërguar tek ndonjë shejkh një femër që vuan nga magjia, që ai t’i bëjë asaj rukje nga Kurani?”

Përgjigja: “Nëse Shejkhu ka reputacion pozitiv, njihet si fetar i mirë, ka akide të shëndoshë, i lexon asaj Kuran, e ajo bartë mbulesë ashtu siç kërkohet, nuk është e vetmuar me të që Shejkhu të ruhet për çdo fitne të mundshme, atëherë nuk ka të keqe në këtë sepse nuk ka asnjë arsye për të qenë e ndaluar.

Mirëpo, nëse ky person nuk është i njohur për akide të shëndoshë (dhe me të tjerat kushte që u përmendën më lartë), apo lëshon pe në çështjen e prekjes dhe shikimin e grave të huaja, atëherë nuk duhet të shkohet tek ai për shkak të prezencës së fitnes.”

Forma më e mirë e rukjes

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ls–1432-05-16.mp3

Pyetje: “A është i mjaftueshëm leximi vetëm i lutjeve të transmetuara në Sunnet gjatë rukjes pa lexuar Kuran?”

Përgjigje: “Kjo është pjesë e rukjes. Pra, lutjet janë diçka nga rukja. Mënyra më e mirë dhe më e plotë është që së pari të lexohen ajete Kur’anore apo sure të tëra dhe pastaj të bëhen lutjet. Kjo është rukja e plotë.”

Besimi i fortë dhe i pastër ndikon në rukje

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ls–1432-05-16.mp3

https://www.youtube.com/watch?v=PAk9HvVAeWg&feature=youtu.be

Pyetje: “Ka njerëz që i drejtohen personit i cili bën rukje për shkak të besim të fortë të tij. Ky besim i atij që këndon rukje dhe Kur’ani që lexon ai, a ndikojnë në rukje?”

Përgjigje: “Nuk ka asnjë dyshim për këtë, vërtetë se besimi i fortë dhe i pastër ndikon në rukje me lejen e Allahut.”

Rukja dhe mjekimi

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ls–1432-05-16.mp3

Pyetje: “A është e mjaftueshme vetëm rukja pa përdorimin e ilaçeve në mënyrë që sëmundja të shërohet, pa marrë parasysh se çfarë sëmundje është? A bën të kërkojë njeriu që dikush t’i bëjë rukje atij, apo t’i bëjë rukje vetvetes? Dhe nëse e bën ndonjërën prej këtyre dyjave, a përjashtohet ai nga shtatëdhjetëmijë personat që hyjnë në Xhenet pa dhënë llogari, apo pa u ndëshkuar?”

Përgjigje: “Myslimani nuk mjaftohet vetëm me rukje, ai duhet të përdorë rukjen dhe ilaçet e lejuara. Këto që të dyja janë prej Allahut dhe që të dyja janë të mira. Pra, ai duhet t’i përdorë që të dyja.

Ai gjithashtu duhet të konsultohet me mjekët specialistë dhe të merr ilaçet të cilat bëjnë dobi. Ai duhet të bëjë rukje, ngase kjo është marrje e shkaqeve dhe nuk duhet mjaftuar vetëm me një shkak.

S’ka asgjë që ndalon të bësh rukje dhe të marrësh ilaçet e lejuara, këto që të dyja janë të dobishme, të cilat me lejen e Allahut mund të sjellin shërimin.

Si është pyetja në vazhdim?

Pyetësi: “Çështja e shtatëdhjetëmijë personave që hyjnë në xhenet pa dhënë llogari…”

Përgjigje: “Nuk ka asgjë që parandalon të qenit prej atyre shtatëdhjetëmijë personave në qoftë se personi i bën rukje vetvetes. Ndërsa, ai që kërkon nga të tjerët që t’i bëjnë rukje, ai nuk është prej këtyre shtatëdhjetëmijë personave.

Ata të cilët përmenden në hadithin e njohur me këtë tematikë janë ata që kërkojnë nga tjerët t’u bëhet rukje e jo që i bëjnë vetes së tyre. Pse nuk e bëjnë ata këtë?

Sepse ata që e bëjnë këtë u kanë kërkuar të tjerëve diçka. Nuk duhet që t’i kërkohet të tjerëve asgjë, por duhet vet që t’i bëjë rukje vetes së tij.

Ai nuk ka nevojë për askënd, por nëse kërkon ndihmë nga të tjerët, atëherë është e lejuar. Megjithatë, personi po pyet për më të mirët nga njerëzit- shtatëdhjetëmijë personat, dhe prej cilësive të këtyre njerëzve është se ata nuk kërkojnë që të tjerët t’u bëjnë atyre rukje, sepse mjaftohen me Allahun Subhanehu ue Te’ala.”

Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja shkak për shpëtimin e këtij Umeti

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
 

Shumë prej njerëzve e hedhin përgjegjësinë e urdhërimit për të mirë tek të tjerët, duke thënë se kjo (ndryshimi i të keqes) është obligim mbi këtë e atë njeri, është mbi ”Komisionin e Urdhërimit për të Mirë dhe Ndalimit nga e Keqja”… etj. Po, është obligim i madh për këtë komision, dhe kjo është puna e vetme e tyre. Mirëpo, edhe mbi ty ka përgjegjësi. Kjo është përgjegjësi e çdo myslimani. Profeti salallahu alejhi ue selem thotë:

من رأى منكم منكرا فليغيره بيده فإن لم يستطع فبلسانه فإن لم يستطع فبقلبه و ذلك أضعف الإيمان

“Kushdo prej jush që sheh ndonjë të keqe, atëherë le ta ndryshoj me dorën e tij. Nëse nuk mundet, atëherë le ta ndryshoj me gjuhën e tij, por nëse përsëri nuk mundet, atëherë le ta ndryshoj atë me zemrën e tij. Porse ky është besimi më i dobët.”

Por që të të thuash se ky obligim nuk më takon mua, e qëndron anash me të tjerët duke mos refuzuar të keqen, duke mos ndaluar të tjerët nga ajo, e nuk i këshillon ata, as nuk thërret për tek Allahu, nuk ua përkujton njerëzve atë që duhet; atëherë ky është shkatërrim, ky është shkatërrim! (Në hadithin e mësipërm, thuhej:) “… Nëse nuk mundet (ta ndryshoj të keqen me dorën e tij), atëherë le ta ndryshoj me gjuhën e tij, por nëse përsëri nuk mundet, atëherë le ta ndryshoj atë me zemrën e tij. Porse ky është besimi më i dobët.” Kjo gjë është obligim edhe për ty, ngase ti ke anëtarët e familjes sate. Allahu thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قُوا أَنفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَارًا وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ

“O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët..” 66:6

Ky komision nuk e njeh gjendjen e shtëpisë sate. Personi kompetentë nuk e njeh shtëpinë tënde. Ti je përgjegjës për ata që ke në shtëpi, për gruan, fëmijët dhe mysafirët; ti je përgjegjës përderisa njerëzit kompetentë nuk njohin gjendjen e njerëzve në shtëpinë tënde, prandaj ti je përgjegjësi. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

كلكم راع و كلكم مسؤول عن رعيته الأمير راع و مسؤول عن رعيته و الرجل راع و مسؤول عن رعيته و المرأة راعية في بيت زوجها و مسؤولة عن رعيتها و الخادم راع في مال سيده و مسؤول عن رعيته فكلكم راع و كلكم ميؤول عن رعيته 

“Secili prej jush është bari (kujdestar) dhe secili prej jush është përgjegjës për tufën e tij. Udhëheqësi është kujdestar dhe përgjegjës për bashkësinë e tij. Burri është kujdestar dhe përgjegjës i familjes së tij. Gruaja është kujdestare në shtëpinë e burrit të saj dhe është përgjegjëse për familjen e saj. Shërbëtori është kujdestar i pasurisë së zotërisë të tij dhe është përgjegjës për tufën e tij. Pra, secili prej jush është bari (kujdestarë) dhe secili prej jush është përgjegjës për tufën e tij.”

Prandaj urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja është detyrë kolektive/e përbashkët dhe myslimani nuk përjashtohet prej kësaj detyre, mirëpo kjo (detyra nga një njeri tek tjetri dallon) varësisht nga shkalla e mundësisë. Profeti salallahu alejhi ue selem thotë: “Kushdo prej jush që sheh ndonjë të keqe, atëherë le ta ndryshoj me dorën e tij.” I zoti i shtëpisë e ndryshon të keqen e banorëve të shtëpisë së tij me dorën e tij, sepse Ai i ka dhënë autoritet mbi ta, prandaj ndryshoje të keqen me dorën tënde. Largoje të keqen nga shtëpia jote, disiplinojë dhe goditi (ata të cilët janë të padëgjueshëm) në shtëpinë tënde, dhe askush nuk mund të të kundërshtojë në këtë sepse ti je kujdestari i banorëve të shtëpisë sate. Por të thuash se kjo është përgjegjësi e organeve kompetente, nuk është e drejtë. A dëshiron që ta lësh shtëpinë tënde të prishet dhe të thuash, se kjo është përgjegjësi e këtij komisioni! Ky është gabim shumë i madh.

Është obligim i çdo myslimani që ta drejtojë atë të cilën Allahu i ka lënë atij në përgjegjësi. I zoti i shtëpisë është përgjegjës për banorët e shtëpisë së tij, drejtori i shkollës është përgjegjës për shkollën, për mësimdhënësit dhe nxënësit e saj, udhëheqësi i zyrës është përgjegjës për punëtorët të cilët i udhëheq ajo zyre, e kështu me radhë.

Secili ka përgjegjësitë që i takojnë. Prandaj, brenda këtyre kornizave secili urdhëron për të mirë e ndalon nga e keqja dhe thërret për tek Allahu me urtësi e këshillë të mirë. Por, askush nuk duhet të qëndrojë i heshtur, të injorojë të keqën dhe të thotë se, kjo i takon dikujt tjetër! Jo vëllai im. Po, personi i veçantë ka përgjegjësi, por edhe ti gjithashtu ke përgjegjësi. Nuk ka asnjë dyshim se, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja është shkak për shpëtimin e Umetit.

Është detyrë e çdo myslimani sipas mundësive që ata kanë, për të urdhëruar për të mirë dhe për të ndaluar nga e keqja. Kjo gjë nuk duhet anashkaluar në asnjë moment përderisa ka mundësi, madje edhe nëse kjo bëhet vetëm me zemër. Nuk ka asnjë njeri i cili nuk ka mundësi që të keqen së paku ta urrej me zemrën e tij, të largohet nga e keqja dhe ta mbrojë familjen e tij nga ajo. Nuk ka asnjë njeri që nuk mund ta bëj këtë. Po, ka mundësi që njeriu të mos ketë mundësi që të keqen ta pengoj me dorë dhe me gjuhë. Por me zemër, nuk gjen njeri që nuk mund ta bëj këtë. Dhe për shkak të kësaj Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

و ليس وراء ذلك من الإمان حبة خردل

“Nuk ka besim përtej kësaj, madje as sa pesha e farës mustardës.”

Ai i cili nuk e refuzon të keqen së paku me zemrën e tij, nuk ka në zemrën e tij besim as sa pesha e farës mustardës. Nëse ai pajtohet me të keqen dhe nuk ndalon nga ajo dhe nuk e urren atë me zemrën e tij, nuk ka iman as sa fara e mustardës.

Ky është një prej shkaqeve të shpëtimit të këtij Umeti.

Çfarë e zbutë zemrën?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: “Nëse njeriu ka zemër të ngurtë, cilat janë ato gjëra të cilat e zbusin zemrën e ngurtë?”

Përgjigje: “Nuk ka asgjë me të mirë dhe me shërues sesa Kurani, ky është ai që i zbutë zemrat. Allahu i Lartësuar thotë:

الَّذِينَ آمَنُواْ وَتَطْمَئِنُّ قُلُوبُهُم بِذِكْرِ اللّهِ أَلاَ بِذِكْرِ اللّهِ تَطْمَئِنُّ الْقُلُوبُ

“Ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” 13:28

Ajo çfarë i zbutë zemrat është Kurani, (thotë Allahu):

لَوْ أَنزَلْنَا هَذَا الْقُرْآنَ عَلَى جَبَلٍ لَّرَأَيْتَهُ خَاشِعًا مُّتَصَدِّعًا مِّنْ خَشْيَةِ اللَّهِ

“Sikur këtë Kuran t’ia shpallnim ndonjë mali, ti do ta shihje atë (mal) të përulur dhe të copëtuar nga frika e Allahut.” 59:21

Gjithashtu, të ndenjurit me njerëzit e mirë dhe dëgjimi i Kuranit, dëgjimi i derseve dhe këshillave; këto janë prej gjërave që e zbusin zemrën.”

Përgojimi pa përmendur emrin e personit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: “A konsiderohet përgojim nëse unë them për një mysliman çfarë ai e urren, mirëpo nuk e përmendi emrin e tij dhe dëgjuesi nuk e njeh atë?”

Përgjigje: “Nëse në të folurit e tillë ka dobi të bazuar në sheriat, atëherë lejohet dhe nuk ka asgjë të keqe. Në të kundërtën, nuk është e lejuar.

Në parim, njeriu duhet t’i mbuloj të metat e të tjerëve dhe nuk duhet të përhapë gabimet dhe mangësitë e tyre. Thotë Allahu:

إِنَّ الَّذِينَ يُحِبُّونَ أَنْ تَشِيعَ الْفَاحِشَةَ فِي الَّذِينَ آمَنُوا لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَة

“Ata që duan të përhapen shpifjet e turpshme (ose imoraliteti) ndër besimtarët, i pret një dënim i dhembshëm në këtë botë dhe në tjetrën.” 24:19

Pra, lejimi i këtij veprimi ka të bëj me atë se a ka apo jo dobi të ligjshme të bazuar në sheriat.”

Puthjet në gojë janë të urryera

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Ittihaf-ut-Tulab, fq. 215

Al-Mardaui ka thënë: ”Puthjet në gojë janë të urryera.”

Kur kemi të bëjmë me respekt ndaj dikujt, puthet balli e jo goja e tij. Transmetohet se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) kishte puthur Xhaferin në mes të syve. Gjithashtu lejohet puthja e kokës së personit. Sa për gojën, kjo është e lejuar vetëm për bashkëshortët mes tyre. Gratë nuk lejohet të puthin njëra tjetrën në gojë edhe nëse ato janë të afërme. E njëjta gjë vlen edhe për puthjet në faqe nëse ka frikë se ndonjëri provokohet me këtë. Mirëpo nëse nuk ka frikë nga sprovat dhe provokimi, nuk ka asgjë të keqe në këtë. Transmetohet se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) puthte Fatimen vajzën e tij në faqe. Po ashtu është e lejueshme të puth dorën e personit që e përshëndet.

Të hysh në toalet, ndërsa me vete ke gjëra në të cilat shkruan emri i Allahut

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: “I nderuari Shejkh, një herë prej herësh, hyra në toalet dhe me veti kisha një letër në të cilën gjendej emri i Allahut. A jam mëkatar unë me këtë veprim?”

Përgjigje: “Është e urryer të hyhet në toalet me diçka në të cilën shkruhet emri i Allahut. Lëre atë jashtë toaletit dhe kur del nga aty, e merr prapë. E njëjta gjë ndodh edhe me Mus’hafin, lëre atë në një vend dhe kur të dalësh jashtë merre. Përveç nëse frikësohesh se do të vidhet Mus’hafi apo do ta humbasësh atë. Në rastin e tillë, nuk ka të keqe nëse ti e mban atë në xhep me qëllim për ta ruajtur atë.”

Mos i dëmtoni fqinjët me parkimin e veturave para dyerve të shtëpive të tyre

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: “Ka shumë pyetje, por para se t’ia parashtrojmë këto, i nderuar Shejkh ka një numër të fqinjëve të cilët janë ankuar për bllokimin e dyerve të shtëpive të tyre (nga parkimi i veturave). Shumë prej tyre janë ankuar duke shkruar edhe artikuj nëpër gazeta veçanërisht ata nga Jugu.”

Përgjigje: “Disa herë u kemi thënë se, mos i parkoni veturat e tuaja para dyerve të njerëzve. Njerëzit duhet të hynë e të dalin, gjithashtu, kanë obligime të tyre të shtëpisë, andaj, mos i dëmtoni njerëzit.

Allahu ju shpërbleftë me të mira! Nuk duhet patjetër t’i parkoni veturat e tuaja afër xhamisë. Parkoje në ndonjë vend tjetër, edhe nëse është larg nga xhamia. Mos i dëmtoni, mërzitni apo irritoni askënd (duke i parkuar veturat para dyerve të tyre).”

Kush fshihet pas “pranverës arabe”?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=135561

Pyetje: “Çfarë na këshillon në lidhje me atë që po ndodh në botën islame, veçanërisht në atë arabe, që po quhet “Pranvera Arabe”?”

Përgjigje: “Kjo fitne po ndodh në duart e jobesimtarëve. Ne duhet të jemi të qëndrueshëm në fenë tonë dhe të bashkuar rreth udhëheqësve tanë. Ne duhet të ruajmë vendin tonë, sigurinë dhe rehatinë që kemi.

Përveç kësaj, ne duhet t’i lutemi shumë Allahut që të na mbrojë nga fatkeqësitë dhe armiqtë. Ne nuk duhet t’i përhapim thashethemet, duke i trembur njerëzit dhe të themi se kufarët kanë ardhur.

Ne nuk duhet të përhapim thashetheme dhe t’i trembim njerëzit. Ne duhet tu japim atyre siguri, tu themi se fitorja është afër dhe se Allahu e ruan fenë dhe robërit e Tij besimtarë, ndërsa kjo gjë është vetëm një konspiracion i jobesimtarëve.”

Këshilla për egjiptianët

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=139221

Pyetje: “Ju e dini se nëpër çfarë sprova dhe presione po kalon tani populli i Egjiptit. Çfarë i këshilloni në përgjithësi myslimanët në Egjipt dhe në veçanti nxënësit e dijes?”

Përgjigje: “Kjo është një sprovë. Myslimani duhet t’i shmanget dhe të qëndrojnë larg sprovave, dhe nuk duhet të flas përveç asaj që i sjell dobi të gjithëve/të flas atë që e largon këtë sprovë dhe e largon të keqen nga myslimanët. Nëse ai nuk ka mundësi që ta përmirësojë gjendjen në mes palëve në konflikt, ai duhet të hesht dhe t’i shmanget kësaj sprove. Në vend të kësaj, duhet të lutet për ta.

Gjithmonë është e mundur që të lutesh. Le të lutet për të gjithë myslimanët e botës, duke përfshirë edhe egjiptianët dhe të tjerët në mënyrë që Allahu t’i shpëtojë ata.”

Çdo fatkeqësi është për shkak të gabimit të pushtetarit?!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!) 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14483

Pyetje: “Kur disa njerëzve i thoni se fatkeqësitë që po u ndodhin myslimanëve, pavarësisht nëse kjo ka të bëj me padrejtësitë e udhëheqësve, vështirësive në furnizim etj., është për shkak të mëkateve të tyre. Ndërsa shpëtimi qëndron në frikën ndaj Allahut! Disave u rrëqethet lëkura dhe thonë se qeveritë janë shkaku i të gjitha fatkeqësive tona dhe se gjendja përmirësohet nëse ato zëvendësohen me tjera. Çfarë thoni në lidhje me këtë?”

Përgjigje: “Nuk ka asnjë dyshim se kjo është injorancë. Udhëheqësit kanë detyrat e tyre që duhet t’i kryejnë dhe qytetarët kanë detyrat e tyre që duhet gjithashtu t’i kryejnë. Askush nuk jep përgjegjësi për moskryerjen e obligimeve të tjetrit. Secili është përgjegjës për veten e tij.

Pushtetarët janë të obliguar ta kenë frikë Allahun, të gjykojnë me Sheriat dhe të jenë të drejtë me njerëzit. Qytetarët janë të obliguar ta kenë frikë Allahun, t’i përmbushin obligimet me të cilat janë ngarkuar dhe t’i shmangen ndalesave. Ata janë të detyruar ta dëgjojnë dhe t’i binden udhëheqësit të myslimanëve dhe të përqendrohen me xhematin. Kjo është e detyrueshme.”

Ju keni parë se çfarë kanë bërë demonstratat

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=13571

Pyetje: “A duhet të paralajmërojmë kundër atij që i lejon demonstratat apo kjo është një çështje ixhtihadi?

Përgjigje: “Demonstratat nuk janë të lejuara në asnjë rrethanë. Ju keni parë me sytë tuaj se çfarë kanë bërë demonstratat dhe çfarë kanë sjellur ato. Ato kanë shkatërruar shtete dhe kanë shkaktuar vrasje njerëzish edhe të pafajshëm. Ato kanë qenë shkaktarë të mbetjes së fëmijëve jetimë dhe grave të veja. Ato kanë qenë shkaktarë të shkatërrimit të shtëpive dhe vendbanimeve të tëra. Demonstratat nuk janë të lejuara.

Përmirësimi nuk bëhet përmes demonstratave. Përmirësimi arrihet përmes mënyrave të bazuara në Sheriat përmes të cilave arrihet deri tek përmirësimi i gjërave që duhet përmirësuar. Kjo arrihet përmes mësimit nga dijetarët dhe jo nga njerëzit e thjeshtë e nga injorantët.”

Sulmet vetëvrasëse nuk janë të lejuara

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/xqLyxThBvNs

Pyetje: ”Çfarë është gjykimi për sulmet vetëvrasëse kundër jobesimtarëve?”

Përgjigje: ”Sulmet vetëvrasëse sjellin vetëm të keqen. Ato asnjëherë nuk kanë sjell ndonjë të mirë. Nuk është e lejuar që një person të eksplodoj veten e tij apo të vë eksploziv në ndërtesa. Pastaj ai i cili e bën këtë, thotë se kjo është Xhihad. Ky kurrë nuk është Xhihad. Kjo i përket sabotimit dhe shkatërrimit në tokë, andaj nuk është e lejuar.

Në këto ndërtesa ka gra, fëmijë dhe madje edhe myslimanë. Kush është përgjegjës për gjakun dhe jetën e tyre? Askush përveç teje!

Islami nuk është fe e kaosit. Islami është fe e rregulluar e cila respekton marrëveshjet. Kjo nuk është fe e shkatërrimit dhe sabotimeve. Ky nuk është fare Xhihad. Ata që thonë kështu, ata vetëm gënjejnë. Ky është shkatërrim. Xhihadi ka rregulla, kushte dhe vendime.”

Historia e djaloshit nuk është argument për sulmet vetëvrasëse

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/LXiIP4aB2Ts

Pyetje: ”Ka nga ata që lejojnë vrasjen e njerëzve të pafajshëm, sulmet vetëvrasëse etj., duke argumentuar me tregimin e djaloshit. Ata thonë se nëse myslimanët nuk mund ta dëbojnë armikun nga vendet e tyre, është e lejueshme bërja e këtyre veprimeve. Çfarë na thoni për këtë?”

Përgjigje: ”Kjo dëshmi është keqkuptuar. Djaloshi nuk e mbyti veten e tij. Tirani ishte ai që e mbyti atë. Ai nuk e mbyti veten e tij. Ai bëri durim duke u mbytur për thirrjen në islam. Ai bëri durim duke u mbytur për thirrjen në islam. Për më tepër, ai nuk e mbyti veten e tij e që ata të mund të argumentohen me këtë.”

Argumentet e terroristëve-kamikazë për veprimet e tyre

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!

Burimi: http://youtu.be/GwMzxt1o_eU

Pyetje: ”Në çka bazohen terroristët-kamikazë për veprimet e tyre?”

Përgjigje: ”Dyshimet që i përdorin si argumente të gabuara, janë të shumta. Më e madhja dhe më e rrezikshmja është se ata i përdorin argumentet të cilat nuk janë krejtësisht të qarta (për t’u kuptuar nga njerëzit) dhe i lënë argumentet të cilat janë bazë në këtë çështje. Ata kur i përmendin argumentet e tyre jo krejtësisht të qarta, nuk i krahasojnë me argumentet tjera të cilat faktikisht i komentojnë dhe sqarojnë ato. Duke marrë një argument dhe duke braktisur argumente të tjera të cilat (argumente) e kufizojnë, shpjegojnë ose specifikojnë dëshminë e tyre.

Këtë nivel të rrahjes së argumenteve në këtë formë, nuk e ka askush përpos dijetarëve. Kurse injorantët dhe fillestarët në kërkimin e diturisë nuk kanë njohuri për këtë. Kjo është një nga dyshimet e tyre më të mëdha mbi këtë çështje.

Një tjetër gjë është se ata pasojnë dhe i binden verbërisht njerëzve që nuk kanë dituri, por që pretendojnë të kenë dituri, apo i binden armikut që vishet me petkun islam e realisht dëshiron të rrënojnë Islamin.”

Argumentet e terroristëve-kamikazë për veprimet e tyre

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/GwMzxt1o_eU

Pyetje: ”Në çka bazohen terroristët-kamikazë për veprimet e tyre?”

Përgjigje: ”Dyshimet që i përdorin si argumente të gabuara, janë të shumta. Më e madhja dhe më e rrezikshmja është se ata i përdorin argumentet të cilat nuk janë krejtësisht të qarta (për t’u kuptuar nga njerëzit) dhe i lënë argumentet të cilat janë bazë në këtë çështje. Ata kur i përmendin argumentet e tyre jo krejtësisht të qarta, nuk i krahasojnë me argumentet tjera të cilat faktikisht i komentojnë dhe sqarojnë ato. Duke marrë një argument dhe duke braktisur argumente të tjera të cilat (argumente) e kufizojnë, shpjegojnë ose specifikojnë dëshminë e tyre.

Këtë nivel të rrahjes së argumenteve në këtë formë, nuk e ka askush përpos dijetarëve. Kurse injorantët dhe fillestarët në kërkimin e diturisë nuk kanë njohuri për këtë. Kjo është një nga dyshimet e tyre më të mëdha mbi këtë çështje.

Një tjetër gjë është se ata pasojnë dhe i binden verbërisht njerëzve që nuk kanë dituri, por që pretendojnë të kenë dituri, apo i binden armikut që vishet me petkun islam e realisht dëshiron të rrënojnë Islamin.”

Kujdesi ndaj objekteve qeveritare/shtetërore

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: http://youtu.be/g35_8fCEUXI

Është obligim për myslimanët që t’i respektojnë objektet qeveritare, të kujdesen për to dhe të sigurohen në zhvillimin e tyre. Atëherë, çfarë të thuhet në lidhje me ata që shkatërrojnë objektet shtetërore, me anë të eksplozivëve apo në forma të tjera?

As xhamitë më nuk janë të sigurta prej tyre. Ata i godasin dhe hedhin bomba mbi to. Ata vrasin njerëz nëpër xhami. Ata hedhin në erë objektet dhe ndërtesat e tyre. Dhe e gjithë kjo bëhet duke pretenduar se kjo është xhihad në rrugë të Allahut dhe se ata janë muxhahida.

Duhet të jemi të vetëdijshëm dhe t’i paralajmërojmë ata që janë mashtruar nga këta që mendojnë se kjo me të vërtetë është nga xhihadi dhe se është vepër fisnike (ndërsa ajo absolutisht nuk është). Vepra të tilla, në fakt janë shkatërrim dhe Allahu nuk i do ata që bëjnë shkatërrime. Për më tepër, aty mbyten njerëz të pafajshëm. Mbyten njerëz, të cilët ka ndaluar Allahu që të vriten pa të drejtë. Ata e bëjnë këtë mëkat e pastaj mund të bëjnë edhe vetvrasje. Ata hedhin veten e tyre në ajër dhe thonë se kjo është shehidllëk. Si mund që një vetëvrasës të jetë shehid kur i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka treguar se vetëvrasësi është në Zjarr? Ndërsa Allahu Xhele ue ‘Ala thotë:

وَلاَ تَقْتُلُواْ أَنفُسَكُمْ إِنَّ اللّهَ كَانَ بِكُمْ رَحِيمًا {29} وَمَن يَفْعَلْ ذَلِكَ عُدْوَانًا وَظُلْمًا فَسَوْفَ نُصْلِيهِ نَارًا وَكَانَ ذَلِكَ عَلَى اللّهِ يَسِيرًا

“Mos e vritni veten! Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm me ju. Kushdo prej jush që e bën këtë përdhunisht dhe padrejtësisht, Ne, pa dyshim, do ta hedhim në zjarr. Kjo është shumë e lehtë për Allahun.” 4:29-30

 I Dërguari salallahu alejhi ue selem në një hadith autentik thotë:

من قتل نفسه بالسم فسمه في يده تحساه في نار جهنم ، من قتل نفسه بحديدة ، فحديدته في يده يجؤ بها في نار جهنم ، و من تردى نفسه من جبل فقتل نفسه تردى في جهنم

“Kushdo që vret veten e tij duke pirë helm, helmi do të jetë në dorën e tij dhe do ta pijë atë në Xhehenem ku do të jetë përgjithmonë. Kushdo që e vret veten e tij me një armë prej hekuri, atëherë ajo do të jetë në dorën e tij dhe ai do të godasë stomakun e tij ndërsa do të jetojë përgjithmonë në Zjarr. Kushdo që e vret veten e tij duke u hedhur nga mali, atëherë  ai do të jetë në Zjarrin e Xhehenemit duke e hedhur veten e tij në të, dhe do të jetojë në të përgjithmonë.”

Vetëvrasësi bën një mëkat të madh, andaj si mund  të thuhet se ai është shehid?! Personi i tillë meriton dënimin me Zjarr, si mund të themi se ai do të hyj në Xhenet, kur dihet se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka lajmëruar se ai do të jetë në Zjarr?!

Ndërsa Allahu, shehidllëkun e ka bërë për atë që vritet në rrugën e Tij. Pra, sepse personi i tillë vritet, thotë Allahu:

وَلاَ تَحْسَبَنَّ الَّذِينَ قُتِلُواْ فِي سَبِيلِ اللّهِ أَمْوَاتًا بَلْ أَحْيَاء عِندَ رَبِّهِمْ يُرْزَقُونَ

“Mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut. Jo, janë të gjallë, duke u ushqyer te Zoti i tyre.” 3:169

Dhe thotë Allahu:

وَلاَ تَقُولُواْ لِمَنْ يُقْتَلُ فِي سَبيلِ اللّهِ أَمْوَاتٌ بَلْ أَحْيَاء وَلَكِن لاَّ تَشْعُرُونَ

“Dhe mos thoni për ata që vriten në rrugën e Allahut se janë të vdekur! Jo! Ata janë të gjallë, ndonëse ju nuk e ndjeni!” 2:154

Shehid është ai i cili vritet në xhihad nën flamurin e myslimanëve, ai është shehid. Ai i cili është vrarë nga armiku. Ndërsa ai i cili vret veten e tij qëllimisht, ai ka bërë një mëkat të madh dhe rrezikon të përfundoj në Zjarr. Kur i Dërguari salallahu alejhi ue selem është pyetur në lidhje me personin i cili lufton për të treguar guximin, trimërinë se cila prej tyre konsiderohet për hir të Allahut? Ai tha:

من قاتل لتكون كلمة الله هي العليا فهو في سبيل الله

“Kush lufton që fjala e Allahut të jetë më e larta, ai lufton në rrugë të Allahut.” [Buhariu, 6/21,22]

Çështja duhet t’i referohet Fjalës së Allahut dhe të Dërguarit të Tij salallahu alejhi ue selem, e jo pikëpamjeve devijuese e shkatërruese të njerëzve që ua ndryshojnë pikëpamjet e njerëzve me këto ideologji të prishura. Prandaj, shkatërrimi i administratave dhe objekteve të shtetit madje edhe xhamitë nuk shpëtuan, kjo tregon se ku janë ata dhe xhihadi i vërtetë në rrugën e Allahut.

Nëse dikush meriton të mallkohet për arsye se ka urinuar në rrugë ose nën hijen e një peme, atëherë shtrohet pyetja se si është çështja nëse dikush shpërthen në një ndërtesë me njerëz?! Këta njerëz janë të obliguar që të pendohen te Allahu ‘Azze ue Xhel dhe të shohin dallimin mes mikut dhe armikut, dhe të mësojnë dituri të dobishme me të cilën Allahu i udhëzon ata në rrugën e drejtë. Dhe nuk duhet të marrin dije nga njerëzit të lajthitur.

Vetëm dijetarëve ju lejohet të bëjnë tekfir mbi personin i cili nuk gjykon me Sheriat

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: “Çfarë mendimi ka Shejkh Muhamed bin Ibrahim për atë që nuk gjykon me ligjet e Allahut? Shumë injorantë hynë në këtë çështje dhe ndoshta bëjnë tekfir mbi dikë që nuk e meriton atë. Cilat rregulla ka tekfiri dhe çfarë mendoni për këtë?”

Përgjigje: “Na mjaftojnë fjalët e Allahut  Te’ala:

وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أَنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَـئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ

 “Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është mohues i vërtetë.” 5:44

Dhe thotë Allahu:

وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَـئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ

 “Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është shkelës i vërtetë.” 5:45

Dhe:

وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أَنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَـئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ

 “Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është keqbërës i vërtetë.” 5:47

Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që Allahu ka shpallur ose është mohues (kafir), ose shkelës (dhalim) ose keqbërës/zullumqarë (fasik). Pra siç edhe u tha, nuk është e lejuar për të gjykuar me ndonjë gjë tjetër përveç asaj çfarë Allahu ka shpallur.”

Pyetje: “Cilat janë rregullat e të bërit tekfir?”

Përgjigje: “Jo çdo njeri ka të drejtë të bëjë tekfir. Tekfiri duhet të bazohet në dituri. Nuk mund të bëhet tekfir mbi njerëzit pa pasur dije. Nuk lejohet të bëhet tekfir mbi njerëzit vetëm për shkak të vigjilencës për fe.

Kjo (bërja e veprave të kufrit) nuk është e mjaftueshme (për bërjen tekfir). Kjo gjë duhet të bazohet në dituri. Duhet të dihet cilët janë faktorët të cilët e nxjerrin njeriun nga feja, dhe kur ai është i justifikuar dhe kur ai nuk është i justifikuar. Çështja bartë me vete rrezik të madh dhe me të nuk duhet të merret askush tjetër përpos dijetarëve të veçantë.”

Dijetarët nuk i këshillojnë pushtetarët?!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetësi: ”Dijetarët nuk i këshillojnë pushtetarët dhe prova për këtë janë mëkatet e shoqërisë. Çfarë thoni ju në lidhje me këtë?”

Përgjigje: ”Çfarë di ai se a i këshillojnë dijetarët ata të cilët janë në pushtet apo jo?! A dëshiron që ata të tregojnë ty? Jo, ata kurrë nuk e bëjnë këtë. Kjo gjë është sekrete në mes dijetarëve dhe atyre në pushtet. Ata nuk i këshillojnë ata publikisht.

Si shembull ne e kemi Usame bin Zejdin radijallahu anhu i cili e këshillonte sundimtarin, por pa ju treguar tjerëve se ai e kishte bërë një gjë të tillë.”

Të lutemi në të mirën e udhëheqësit i cili nuk gjykon me ligj të Allahut

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: “A lejohet të bëjmë du’a që Allahu ta përmirësojë e t’i jep sukses udhëheqësit i cili nuk gjykon me ligj të Allahut, por gjykon me ligje të tjera? A është ky një lloj inkurajimi që të vazhdojë në këtë gjë?”

Përgjigje: “Kur bën të lutet për kafirin që Allahu ta udhëzojë, çfarë të themi për muslimanin që është gjynahqar?! Lejohet të lutemi për kafirin dhe për muslimanin. Gjithashtu, lutemi që Allahu t’i jep udhëheqësit sukses që ai të pendohet e të gjykojë me sheriatin islam, dhe për këtë nuk ka asgjë të keqe.”

Gjykimi për t’i quajtur Havarixhët ‘qentë e xhehnemit’

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=130516

Pyetje: “Profeti salallahu alejhi ue selem i ka quajtur Havarixhtë ‘qentë e xhehnemit’. A është e lejueshme për ta quajtur këtë grup me këtë emër dhe që t’i përshkruajmë në këtë mënyrë?”

Përgjigje: “Po, ai që ka këto veti hynë nën këtë përshkrim. Ai që është prej Havarixhëve për shkak se i ka këto veti, hyn në këtë hadith.”

Dijetarët janë ata të cilët gjykojnë nëse një pushtetar ka dal apo nuk ka dal nga feja

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Vëllezër! Këto çështje nuk duhet të jenë një rrëmujë. Referojuni dijetarëve në këtë çështje!  Dijetarët janë ata të cilët gjykojnë nëse një pushtetar ka dal nga feja, apo se nuk është e lejuar bindja ndaj tij. Dijetarët janë ata të cilët gjykojnë nëse ai nuk ka dal nga feja, apo se nuk është e lejuar që ai të kundërshtohet.

Kjo çështje duhet t’i referohet dijetarëve, pyetni ata.

Pse duhet luftuar Havarixhët?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.ws/sites/default/files/bryhari–1427-10-14.mp3

Pyetje: “Ka dijetarë të cilët thonë se Hauarixhët janë kufarë, këtë gjë e argumentojnë me fjalën e Profetit salallahu alejhi ue selem, i cili thotë:

لأقتلنهم قتل عاد

“Do t’i mbys ata siç u mbytën populli i Adit.”

Të tjerë dijetarë thonë se ata nuk janë jobesimtarë, këtë e dëshmojnë me përgjigjën e Aliut radijallahu anhu, kur ai u pyet nëse ata janë jobesimtarët, e ai iu përgjigj: “Jo, ata kanë ikur nga mosbesimi.”

Cili mendim është mendimi më i sakti?”

Përgjigje: “Është e vërtetë se dijetarët nuk pajtohen në atë se a janë Hauarixhët jobesimtarë apo nuk janë jobesimtarë. Shumica e tyre nuk besojnë se ata janë jobesimtarë, por besojnë se janë të devijuar. Çështje pse Aliu radijallahu anhu i vrau ata dhe se Profeti salallahu alejhi ue selem më herët kishte urdhëruar që ata të luftohen, nuk është për shkak të mosbesimit të tyre.

Ata që përçajnë myslimanët dhe lejojnë vrasjen e myslimanëve, personat e këtillë duhet të luftohen edhe në qoftë se janë myslimanë, por pse duhet të luftohen kjo nuk do të thotë se ata janë jobesimtarë. Çdo njëri që sulmon myslimanët, i përçanë ata dhe konsideron të lejuar vrasjen e tyre duhet të luftohet edhe nëse ai është mysliman.”

_____________________________________________________________________

V. p.: Luftimi dhe vrasja e Havarixhëve dhe të tjerëve që meritojnë këtë duhet të bëhet nga organet shtetërore, e jo nga dikush tjetër.

Shkaku i tekfirizmit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi:http://alfawzan.ws/sites/default/files/bryhari–1427-4-9.mp3

Pyetje: “Çfarë i këshillon të rinjtë të cilët merren me “tekfirizmin” dhe gjërat që e shkaktojnë atë, në mënyrë që të gjykojnë ndaj atyre të cilëve kanë mendime ndryshe nga ata duke pasur parasysh se këto “gjëra” janë të bazuara vetëm në epshe apo në injorancën e tyre?”

Përgjigje: “Të rinjtë janë të detyruar që të kërkojnë dituri prej dijetarëve, të mundohen që të kuptojnë mësimet të cilat i mësojnë nëpër shkolla e fakultete, t’i kuptojnë mësimet në lëmin e Teuhidit, Fikhut, Hadithit dhe Tefsirit.

Ata duhet të merren me këto gjëra dhe të marrin dituri nga mësuesit apo nga dijetarët nëpër xhamia. Ata nuk duhet të mjaftohen me leximin e librave ose të studiojnë tek të paditurit që janë në nivelin e tyre. Ata duhet të kërkojnë dituri në vendin e duhur dhe tek njerëzit e duhur. Shembuj të këtyre vendeve janë xhamitë apo qendrat ku mësohet dija.

Por, të marrin dije nga njerëz injorantë dhe të atillë që shtiren sikurse kanë dije e të mjaftohen me leximin e librave, kjo nuk është gjë tjetër veçse devijim i qartë, është gabim dhe shkatërrim edhe nëse kjo iu duket atyre gjë e mirë, por në realitet ata kthehen tek e keqja dhe injoranca. Kjo është ajo që ka shkaktuar të gjitha këto mosmarrëveshje dhe probleme. Arsyeja është kuptimi i tyre i sëmurë dhe të konsideruarit se kanë dije.

Kur janë me dijetarët dhe mësuesit nëpër xhamia ata takohen, e duan njëri-tjetrin dhe njoftohen me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, nëse do të ndahen dhe të ulen në dhomat e tyre apo edhe nëpër pushimore e të ngjashme, ata largohen nga shoqëria, madje edhe nga prindërit e tyre, duke i konsideruar se këta janë injorantë. Ata urrejnë shoqërinë, braktisin xhamitë dhe i nënvlerësojnë qendrat e dijes dhe kështu pastaj shkatërrohen.”

Të gjykuarit me ligjet njerëzore

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Ligjërata: Et Tekfir bejnel-Ifrat uet-Tefrit

Pyetje: “Një nga çështjet më të vështira dhe një mungesë qartësie për disa të rinj është gjykimi jo me ligjin e Allahut. Ne dëshirojmë të na sqarosh këtë!”

Përgjigje: “Dijetarët e kanë sqaruar këtë çështje. Sqarimi më i përafërt është në librin ‘Tefsiri i Kur´anit’ nga Ibën Kethir. Ai thotë se ai i cili gjykon me diçka tjetër nga ajo që Allahu ka zbritur, duke besuar se është më i mirë se sa Libri dhe Ligji i Allahut, apo se ligji (të cilin ai përdorë) është i njëjtë me ligjin e Allahut dhe se ai ka mundësi zgjedhjeje (nga ana e Allahut), nëse dëshiron gjykon me atë që ka zbritur Allahu apo gjykon me diç tjetër, personi i tillë pa dyshim është kafir. Ky person është kafir pa kundërshtim nga ana e dijetarëve. Nëse ai beson se Ligji i Allahut është e Vërteta dhe ligjet e njeriut janë të kota, mirëpo ai gjykon me ligje njerëzore për shkak të lakmive vetjake, apo nga shpresa (për diçka nga pasuria e kësaj bote), ai konsiderohet të jetë i padrejtë dhe mëkatar. Megjithatë ai nuk konsiderohet kafir përderisa beson se është obligim të gjykuarit me ligjin e Allahut, ndërsa të gjitha ligjet tjera janë të kota. Megjithatë ai e bën këtë veprim për të marrë një punë ose diçka tjetër të kësaj bote, besimi i tij mbetet. Ai ende beson se gjykimi i Allahut është e Vërteta dhe se është obligim të gjykuarit me të, besimi i tij mbetet. Ky person është mëkatar e jo kafir.”

Nëse detyrohesh me forcë për të bërë kufër, nuk bëhesh kafir

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Ligjërata: “Et-Tekfir bejnel-Ifrat uet-Tefrit

Pyetje: “Ju e përmendët se nëse detyrohesh me forcë për të bërë kufër, nuk bëhesh kafir. Cilët janë kufijtë që e justifikojnë personin e detyruar për të bërë kufër?”

Përgjigje: “Personi justifikohet kur kërcënohet me jetë, apo me rrahje, ose i merret nëpër këmbë nderi, dhe se mënyra e vetme për të shpëtuar nga kjo situatë është t´u jep atë që e kërkojnë. Megjithëkëtë, kjo kërkon që ta dënojë aktin me zemër dhe të ketë bindje të plotë në besim. Ky është kufiri që të justifikon.”

Çfarë lloj i kufrit është të gjykuarit me ligjet njerëzore?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.ws/sites/default/files/bryhari–1427-10-14.mp3

Pyetje: “Të gjykuarit me ligjet njerëzore, a është kufër në besim apo kufër në vepra?”

Përgjigje: “Kjo është kufër në veprim. Kushdo që beson se ligjet e njeriut janë më të mira sesa Kur´ani, të barabartë me Kuranin, apo që është në dorë të tij në rast se ai dëshiron të gjykojë me Kuranin apo ligjet njerëzore, personi i tillë është kafir pa dyshim.

Mirëpo, nëse ai gjykon me to për shkak se ai dëshiron të arrijë një pasuri, ose për shkak se ai ka frikë nga udhëheqësi zullumqar, personi i tillë është vetëm një i devijuar, i cili ka bërë një mëkat të madh. E duke pasur parasysh justifikimet e tij, nuk mund të gjykojmë se ai është kafir.”

Tekfirijunët janë më të këqijtë prej pasuesve të bidateve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.ws/sites/default/files/bryhari–1427-11-19.mp3

Pyetje: “A janë tekfirijunët nga pasuesit e bidateve? A është e qortueshme të ulurit me ta, nëse kjo bëhet për t’i korrigjuar gabimet e tyre?”

Përgjigje: “Tekfirijunët janë më të këqijtë prej pasuesve të bidateve. Të bërit tekfir mbi myslimanët, është prej risive më të mëdha. Siç e kemi theksuar më herët, është obligim për personin kompetent, që të ulet të diskutojë me ta dhe t’i refuzojë dyshimet e tyre, sepse kjo është thirrje në fenë e Allahut. Në një hadith thuhet:

لأن يهدي الله بك رجلا واحدا خير لك من حمر النعم

“Ta udhëzojë Allahu një njeri përmes teje, është më mirë për ty sesa devetë e kuqe.”

Bërja tekfir i takon vetëm dijetarëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: “Në disa vende bëhet Tekfir mbi disa pushtetarë. Nganjëherë disa shokë flasim se a është një pushtetarë i veçanta kafir apo jo. Shembull i kësaj është Bashar el-Asadi. Disa thonë se ai është kafir ndryshe nga të tjerët. Është një hadith i cili thotë se:

العهد الذي بيننا وبينهم الصلاة

“Dallimi në mes neve dhe atyre është namazi.”

Ndonjëherë ne mund të shohim në tv Bashar el-Asadin duke u falur. A është Bashar el-Asadi kafir apo jo duke pasur parasysh se ju jeni një autoritet zyrtar?”

Përgjigjja: “Vëlla i ndershëm, Allahu nuk të ka ngarkuar me detyrën që të merresh me të folurit ndaj njerëzve dhe tekfirin. Allahu nuk të ka ngarkuar ty me këtë përgjegjësi.

Këshilloj shokët e tu që të mos merren me këto çështje. Këto çështje janë të rrezikshme. Ndërsa kjo nuk është vepër që u takon juve. Tekfir mbi njerëzit duhet të bëhet vetëm me prova, dhe janë dijetarët me dije të thellë që merren me këtë atëherë kur është nevoja. Përndryshe kjo nuk lejohet të jetë temë e bisedës nëpër ndeja dhe të lejohet të merren njerëzit me të tilla gjëra. Sepse kjo është një sprovë e rëndë.”

Kush ka të drejtën të bëjë Tekfir?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.ws/sites/default/files/bryhari–1427-4-16.mp3

Pyetje: “Kush ka të drejtë të bëjë Tekfir dhe Tafsik mbi njerëzit?”

Përgjigje: “Këtë e bëjnë vetëm dijetarët të cilët posedojnë dituri. Vetëm dijetarët janë ata të cilët e dinë që kë mund ta gjykojnë me kufër, mëkatar (fasik) dhe bidatçi.

Pra, vetëm dijetarët janë ata që kanë të drejtë ta bëjnë këtë.”

Kur bëhet obligim paralajmërimi për një person se ka dal nga feja?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Ligjërata: ‘Et-Tekfir bejnel-Ifrat uet-Tefrit’ 

Pyetje: “A duhet që dijetari të informojë se një individ është kafir nëse kufri i tij është i qartë, kështu që njerëzit të qëndrojnë larg nga ky person? Cilat janë kufizimet që kjo të jetë e dobishme?”

Përgjigje: “Nëse personi mbi të cilin është bërë tekfir ka një pozitë në mesin e njerëzve dhe është një shembull për ta dhe i cili thërret në doktrinën e tij, është e detyrueshme për të paralajmëruar kundër tij. Nuk duhet qëndruar i heshtur ndaj tij. Ndërsa, nëse ai mban të keqën e tij për veten e tij pa e përhapur atë, ai këshillohet dhe lihet i qetë, pasi që ai nuk shpërndan asgjë nga e keqja e tij e as nuk i vënë njerëzit në rrezik. Ai duhet të këshillohet në mënyrë që Allahu ta udhëzon atë. Këshilla duhet të jetë e fshehtë mes tij dhe këshilltarit.”

Ngutja në gjykim ndaj tjetrit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: “Muhadarat fil-Akideti ued-Da’ueh”, 2/172-173

Neve gjykojmë në bazë të asaj që duket, por nuk duhet ngutur në gjykime ndaj njerëzve- ky është një rregull për këtë ummet, rregull i cili mbetet deri në Ditën e Kiametit, domethënë që të mos ketë nguti në veprime dhe gjykime ndaj atyre të cilëve e shfaqin Islamin se “ai nuk është mysliman”, ngase kush e di këtë gjë?! Vetëm Allahu e di të vërtetën, ndërsa ne nuk dimë asgjë më shumë përveç asaj që e shohim. Prandaj, kushdo që na shfaqë neve mirësinë e tij, ne e pranojmë prej tij, ndërsa fshehtësitë që ai mban, ia lëmë Allahut Azze ue Xhel. Për këtë shkak i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem thotë:

أمرت أن أقاتل الناس حتى يقولوا : لا إله إلا الله ، فإذا قالواها عصموا مني دماءهم و أموالهم إلا بحقها و حسابهم على الله

“Jam urdhëruar që t’i luftoj njerëzit derisa të thonë La ilahe il-lallah. E kush e thotë, me këtë e mbron nga unë pasurinë dhe vetveten e tij, pos me të drejtë të Islamit, kurse llogaria e tij mbetet tek Allahu.”

Kushdo që e paraqet Islamin nuk gjykohet ndryshe, përveç nëse është bërë e qartë se ai njeri me të vërtetë nuk është mysliman, pa marrë parasysh se a bëhet kjo përmes fjalëve apo veprave të tij, të cilat e shpijnë njeriun drejtë daljes nga feja.

Thotë Allahu në Kuran:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ إِذَا ضَرَبْتُمْ فِي سَبِيلِ اللّهِ فَتَبَيَّنُواْ وَلاَ تَقُولُواْ لِمَنْ أَلْقَى إِلَيْكُمُ السَّلاَمَ لَسْتَ مُؤْمِنًا

“O ju të cilët keni besuar! Kur të shkoni në luftë, në rrugë të Allahut, shqyrtoni gjithçka me kujdes! Dhe mos i thoni atij që ju përshëndet me selam: “Nuk je besimtar”…” 5:94

Thuhet se ky ajet ka zbritur në lidhje me Usame bin Zejdin dhe babain e tij radijallahu anhuma, ka lidhje me ngjarjen ku në njërën prej betejave Usame shkoi pas njërit prej jobesimtarëve për ta vrarë. Kur e zuri atë, jobesimtari tha: “Dëshmoj se nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Allahut.”

Por Usame radijallahu anhu u ngut dhe e vrau edhe pse e tha këtë fjalë.

E kur e morri vesh këtë gjë Profeti salallahu alejhi ue selem e refuzoi fuqishëm veprimin e tij, duke i thënë:

أقتلته بعد ما قال : لا إله إلا الله؟

“E ke vrarë pasi që ka thënë La ilahe il-lallah?!”

Këtë fjali e përsëriti shumë herë, derisa Usame radijallahu anhu i tha: “O i Dërguar i Allahut, ai e tha këtë gjë që të mbrohej nga shpata.”

E në atë rast, i Dërguari i Allahut i tha:

هل شققت قلبك ؟ أقتلته بعد ما قال لا إله إلا الله ؟ و ماذا تفعل بلا إله إلا الله إذا جاءت يوم القيامة ؟

“A mos ia ke hapur zemrën? Dhe çfarë do të bësh me dëshminë e tij Ditën e Gjykimit?”

Pas kësaj, Usame ndjeu keqardhje të madhe dhe u pendua fortë, duke thënë: “Do të doja që të mos e kisha pranuar Islamin para asaj dite!”

Ky është një mësim shumë i rëndësishëm për ummetin islam, që ata të mos nguten duke marrë ndonjë veprim apo gjykim të caktuar para se ta vërtetojnë se a është e vërtetë një gjë e tillë dhe para se tu sqarohet e vërteta rreth asaj gjëje.

Ai i cili shoqërohet me ata që fyejnë shtetin e Saudisë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajtë!)

Burimi: http://youtu.be/85CLKlnlRU8

Pyetje: “Cila është këshilla juaj për atë i cili shoqërohet me ata që e fyejnë këtë shtet (A. Saudite), dhe më shumë se kaq duke i konsideruar ata jobesimtarë (udhëheqësit)? Cila është këshilla juaj për këtë djalosh dhe për fyesit?”

Përgjigje: “Këshilla jonë është: Nëse ata janë injorantë dhe nuk e njohin këtë shtet siç duhet, atëherë ai duhet t’i informojë dhe t’ua sqarojë atyre se në çfarë baza është formuar ky shtet, gjithashtu, për mënyrën e të vepruarit dhe për hapat e ndërmarrë. Këto gjëra i duhet sqaruar atyre. Ata kanë mundësi të mos i dinë këto gjëra të cilat i theksova, e të dëgjojnë fjalë të armiqve dhe u besojnë atyre! Andaj, këto gjëra duhet sqaruar atyre. Nëse këto gjëra u janë sqaruar atyre dhe ata nuk i pranojnë, atëherë është obligim bojkotimi i tyre, të larguarit nga ata dhe t’u bëhet e pamundur që të ndikojnë në rrethin ku ata jetojnë.”

Askujt nuk mund t’ia konfirmojmë Xhenetin dhe as Xhehenemin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ‘Akidetil-Imam Muhamed bin Abdil-Vehhab, faqe 116

“Ehlus-Sunneti dhe Xhemati” nuk ia konfirmojnë Xhenetin ndonjë individi edhe në qoftë se ai është i devotshëm. As nuk ia konfirmojnë Xhehenemin ndonjë individi edhe nëse ai është kafir (jobesimtarë). Nuk është e lejueshme të thuhet se një person i caktuar do të hyjë në Xhenet apo në Xhehenem. Këtë gjë mund ta bëj vetëm dikush që Allahu i ka mësuar atij diçka nga fshehtësitë (gajbi) i Tij, dhe ai është i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem. Por edhe në këtë rast, Allahu i ka dhënë atij salallahu alejhi ue selem vetëm një pjesë të dijes nga gajbi e jo tërë gajbin. Prandaj, i Dërguari salallahu alejhi ue selem ia ka konfirmuar Xhenetin disa njerëzve. Dhe, edhe ne e bëjmë të njëjtën gjë. Shembull i këtyre njerëzve janë dhjetë sahabët (të cilëve Profeti salallahu alejhi ue selem ia konfirmoi Xhenetin): Ebu Bekri, Umer bin el-Hatab, Uthman bin Affani, Ali bin Ebi Talibi, Talha, Ez-Zubejr, Sa’di, Se’id bin Zejd, Abdurr-Rrahman bin ‘Aufi dhe Ebu Ubejde Emin bin el-Xharrah.

Pos kësaj, Profeti salallahu alejhi ue selem ka treguar se Thabit bin Kajs do të hyjë në Xhenet. Ne ia konfirmojmë Xhenetin këtyre individëve pasi që Profeti salallahu alejhi ue selem e bëri këtë. Profeti salallahu alejhi ue selem nuk flet nga vetja e tij edhe në qoftë se bëhet fjalë për çështjet e fshehura (gajb). Allahu është Ai i Cili i ka dhënë dije mbi këtë të fshehtë. Thotë Allahu Te’ala:

عَالِمُ الْغَيْبِ فَلَا يُظْهِرُ عَلَى غَيْبِهِ أَحَدًا إِلَّا مَنِ ارْتَضَى مِن رَّسُولٍ

“Vetëm Ai e di të padukshmen dhe nuk ia zbulon atë askujt, përveç të dërguarve që ka zgjedhur.” 72:26-27

E njëjta gjë vlen edhe për jobesimtarin ose mëkatarin. Ne nuk themi se ai do të hyjë në Xhehenem, sepse ne nuk e di se në çfarë gjendje ai do të vdes.

Dijetarët marrin paga nga shteti

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.ws/node/13252

http://youtu.be/gejnd3gRtQI

Data e fetvas: 1432-04-05 ose 2011-03-11

Pyetje: Ne i duam dijetarët tanë dhe nuk kemi dyshim në ta. Megjithatë, ekziston një dyshim tek disa njerëz të cilët ne dëshirojmë që t’i refuzoni. Ata thonë se nëse dijetari merr pagë nga pushteti, ekziston mundësia që kjo të ndikojë në fetvatë e tij. Si mund t’i refuzojë personat e tillë?

Përgjigje: Vëllezër! Dijetarët, gjyqtarët, ata që japin fetva, imamët, policia fetare dhe të gjithë myslimanët e tjerë që punojnë në shërbim të qytetarëve, kanë të drejtë të marrin paga nga arka e shtetit për tu furnizuar dhe në mënyrë që ata të mund të angazhohen në punën e tyre plotësisht.

Kjo quhet furnizim nga arka shtetërore. Dijetarët që nga kohët e hershme kanë marrë paga nga arka shtetërore. Sahabet i jepnin paga Muhaxhirëve dhe Ensarëve nga arka shtetërore por i jepnin edhe nga plaçka e luftës. Kjo i ndihmon atyre për të kryer punët siç duhet.

Përndryshe, secili do kishte punuar për të mbajtur familjen e tij. Në këtë rast do të liheshin anash gjykimet e duhura, fetvat, mësimdhënia etj. Vëllezër! Kjo është në favor të myslimanëve. Kjo është në të mirën e myslimanëve në mënyrë që ata të mos jenë të zënë me punë tjera dhe për t’u shërbyer myslimanëve.

Komisioni i Dijetarëve të Mëdhenj janë dijetarët e mbretit?!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Data e fetvas: 9/11-1432 ose 6/10-2011

Burimi: http://alfawzan.ws/node/13518

http://youtu.be/2kkFKhrRkhY

Pyetje: Çfarë është këshilla juaj ndaj atyre të cilët thonë se Komisioni i Dijetarëve të Mëdhenj janë dijetarët e mbretit?

Përgjigje Le të thotë çfarë të do. Ai do te jetë përgjegjës për veprimin e tij. Ai është përgjegjës për veten e tij dhe mëkati bie mbi të.

Frika për dhënien e fetvasë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/uNg0psukuwg

Pyetje: Nëse më pyet dikush mbi ndonjë fetva, a më lejohet mua të them: “nuk e di”, nga frika e dhënies së fetvasë?

Përgjigje: Nëse në vendin tuaj ka dijetarë të cilët ai mund t’i pyes, qoftë edhe nëpërmjet telefonit, atëherë ti drejtoje atë tek dijetarët dhe mos ju përgjigj atij. Përderisa ti nuk je dijetarë, e në të vërtetë je vetëm bartës (transmetues) i saj, atëherë mos iu përgjigj, sepse ti mund ta kuptosh gabimisht fetvanë. Ka mundësi që edhe vetë fetvaja e dhënë të jetë e gabueshme. Ti këtë s’mund ta dish sepse nuk mund të bësh dallimin ndërmjet fetvasë së gabueshme dhe asaj të drejtë. Pra ka mundësi që ta transmetosh gabimisht, por ka mundësi që edhe fetvanë ta keqinterpretosh. Andaj, përderisa ka dijetarë, elhamdulilah… le të pyes dijetarët. Nëse janë brenda qytetit, le të shkojë e t’i pyes, e nëse janë ata larg, atëherë le t’i telefonojë atyre.

Nëse për një çështje, kemi dy thënie të ndryshme nga një dijetarë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: http://youtu.be/rXF1gMOCzyI

Pyetje: Nëse një dijetar, për një çështje të caktuar, i ka dy thënie të ndryshme. Ndërsa neve e kemi të qartë se thënia e dytë është ajo e fundit e tij. A na lejohet neve që të punojmë sipas thënies së parë e ta lëmë të dytën, veçanërisht kur ndërmjet këtyre dyjave ka kundërthënie?!

Përgjigje: Vëlla i dashur, ne nuk jemi urdhëruar që të adhurojmë Allahun me fjalë të dijetarëve. Por jemi obliguar që të adhurojmë Allahun me argumente të plota të mësuara nga i Dërguari ynë (sal Allahu alejhi ue selem).

Nëse thënia e dijetarit apo e dijetarëve, është në përputhshmëri me argumentet e Kur’anit dhe Sunnetit, atëherë punojmë sipas saj. Por nëse fjala e tij i kundërshton këto argumente atëherë e lëmë anash dhe nuk punojmë me të.

Ata janë burra dhe ne jemi burra

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: http://youtu.be/1zarFa17F1g

Data e fetvas: 5/4- 1432 ose 11/3-2011

Ka njerëz që i nënvlerësojnë dijetarët duke thënë: “Ata janë burra dhe ne jemi burra. Pse duhet të pyesni dijetarët dhe të pasoni mendimet e tyre dhe jo neve? Ata janë burra dhe ne jemi burra. ” Kështu thonë disa prej njerëzve të cilët mendojnë se kanë dituri, ndërsa ata janë injorant.

Kjo është shprehje e Imam Ebu Hanifes (rahimehullah). Imam Ebu Hanife ishte i pari prej katër imamëve. Ai jetoi në kohën e Tabiinëve dhe mësojë nga ata. Ai i përket gjeneratave të shkëlqyera të islamit. Bile thuhet se ai është takuar me disa prej Sahabeve dhe se ai mori dituri prej tyre. Pra ai ose është prej Tabiinëve ose pasues i tyre (Tabi-tabiin).

Ebu Hanife (rahimehullah) ka thënë: “Nëse vjen ndonjë hadith nga i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem), ne e pranojmë atë me kënaqësi. Gjithashtu, nëse na vjen ndonjë thënie nga Sahabet – ne e pranojmë atë me kënaqësi. Në qoftë se vije ndonjë thënie nga Tabiinët atëherë, ata janë burra dhe ne jemi burra. “Pra, ata ishin shokë dhe të gjithë ishin dijetarë. Se ata janë burra do të thotë se ata janë dijetar: “Ata janë burra dhe ne jemi burra.”

Ndërsa ata të cilët flasin në këtë kohë, janë injorantë të cilët mendojnë se ata kanë dituri, duke dhënë edhe fetva të ndryshme. Kur u thuhet atyre se kjo që e thoni është e gabuar dhe se kjo është në kundërshtime thëniet e dijetarëve të këtij umetit, ata thonë: “Ata janë burra dhe ne jemi burra.”

I Pastër është All-llahu nga çdo e metë! A e krahason veten tënde me Ebu Hanifen, me Tabiinët dhe pasuesit e tyre duke e përdorur thënien e tij:

“Ata janë burra dhe ne jemi burra.”

Këtu kemi të bëjmë me një dallim të madh! Gjithkush duhet t’i dijë aftësitë e veta. Allahu pastë mëshirë mbi personin që e njeh veten e tij. Është e detyrueshme t’u kushtojmë vëmendje këtyre çështjeve dhe të respektojmë diturin dhe dijetarët, e jo t’i nënvlerësojmë, edhe në qoftë se ata bien në ndonjë një gabim.

Vetëm Libri i Allahut dhe Sunneti i të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) janë të përsosur. Sa për dijetarët, ata mund të gabojnë. Por veprimet dhe thëniet e tyre të drejta, janë më të shumta se sa gabimet. Ata nuk e kanë për qëllim që të gabojnë. Përveç kësaj, ata janë më kompetentët të merren me fetvatë dhe sqarimin e fesë.

Ekziston rreziku që injoranti të thotë se as ai nuk e ka për qëllim që të bie në gabime dhe se ai vetëm bën Ixhtihad. Ne i themi atij se ai nuk ka të drejtë të bëjë Ixhtihad sepse është i paditur. Për këtë shkak themi se ai nuk ka të drejtë të Ixhtihad.

Kërkimi i dijes apo shpërngulja në ndonjë shtet islam?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: http://youtu.be/H0IE7oeEyxo

Pyetje: Cili prej ibadeteve është më i rëndësishëm për ata të cilët jetojnë në vende jo islame: kërkimi i dijes apo shpërngulja në ndonjë shtet islam?

Përgjigje: Në shtete joislame, nuk mund të kërkosh dije. Dija (fetare) është në shtete islame. Njeriu bën hixhret (shpërngulet) për të ruajtur fenë e tij dhe për shkak të kërkimit të dijes.

Refuzimi duhet të bëhet nga dijetarët

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: http://youtu.be/WslRt-ToT7Y

Data e fetvas: 5/2-1426 ose 16/3-2005

Pyetje: Çfarë mendoni për refuzimin ndaj disidentëve, a duhet të bëhet në çdo kohë? Duke pasur parasysh se ne shohim disa refuzime, shkaktojnë përçarje dhe mosmarrëveshje?

Përgjigje: Refuzimi duhet të bëhet nga ndonjë dijetar dhe dijetari e di se si duhet ta bëj këtë. Ai bën një refuzim që nuk shkakton përçarje dhe mosmarrëveshje. Në qoftë se refuzuesi është një prej dijetarëve, ai nuk shkakton asnjë përçarje dhe mosmarrëveshje. Në këtë pikë, nuk duhet përdorur fjalë ofenduese, fyese, apo hakmarrje. E as nuk duhet të jetë në atë formë që njerëzit të largohen nga ti. Para së gjithash një refuzim duhet të bëhet nga një dijetar, i cili është i aftë dhe që di se si duhet refuzuar.

Pika e dytë: Nëse refuzimi bëhet me çdo të drejtë duke e sqaruar gabimin, nuk duhet të ndjeheni keq për një gjë të tillë dhe as nuk duhet të zemëroheni. Përkundrazi, besimtari duhet të jetë i lumtur atëherë kur e vërteta i bëhet e qartë. Ai nuk duhet ta mbrojë mendimin e tij me çdo kusht, ose të mendojë se ai që e ka refuzuar është armiku i tij. Në fakt ai është këshilltar i tij. Personi i cili e refuzon atë është këshilltarë i tij dhe i gjithë umetit.

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë: “Feja është këshillë.”

Ne i thamë: “Për kë o Dërguari i Allahut?”

Ai tha: “Për Allahun, Librin e Tij, të Dërguarin e Tij, për udhëheqësit myslimanë dhe njerëzit në përgjithësi”.

Ai i cili nuk e bën refuzimin me drejtësi dhe pa e bërë të qartë ashtu siç duhet një gjë të tillë, këshilla e tij nuk është këshillë për Allahun, për Librin e Tij, të Dërguarin e Tij, e as për udhëheqësit e myslimanëve e as për njerëzit në përgjithësi. Pra, nëse e lë që gabimi të ndodhë, duke mos e refuzuar atë, dhe gabimi i tij përhapet tek njerëzit (duke u pranuar si diçka e mirë), ai nuk mund të quhet këshillues (i njerëzve).

Studenti u jep fetva njerëzve të rëndomtë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: http://youtu.be/gVjEKkTokWc

Pyetje: A është e lejuar për personin i cili ka studiuar në fakultetin e Sheriatit dhe ka marrur pjesë në disa ligjerata që të transmetojë fetvatë nga dijetarët ose të jep mendimin e tij personal kur ai pyetet nga njerëzit e thjeshtë?

Përgjigje: Nëse ai është i aftë dhe e di gjykimin e asaj që pyetet me argument nga fjalët e dijetarëve, e jo vetëm fjalët e dijetarëve po edhe argumentin nga Kur´ani dhe Sunneti të cilin dijetarët e përdorin, atëherë s´ka të keqe në këtë nëse ai përgjigjet.

Lidhja e të rinjëve me dijetarët

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: http://youtu.be/IlMQbAD6G9I
Ligjerata: Kul-lukum Ra´in

Pyetje: A duhet që thirrësat t´i japin rëndësi lidhjes së të rinjëve me dijetarët, p.sh. me dijetarët nga Komisioni i Dijetarëve të Mëdhenjë?

Përgjigje: Po është e detyrueshme për thirrësat në fe, që t´i nxisin të rinjët për t´u lidhur për dijetarët qofshin ata nga Komisioni i Dijetarëve të Mëdhenjë apo jo, prej atyre që kanë dije dhe devotshmëri ndaj Allahut edhe nëse nuk janë prej dijetarëve të mëdhenjë. E nëse kan dije, devotshmëri e frikë ndaj Allahut dhe mund të përfitohet prej tyre, thirrësat duhet t´i nxisin të tjerët që të pasojnë dijetarët që janë në rrugën e Allahut të Madhërishëm.

Munafikët hulumtojnë në gabimet e dijetarëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: http://youtu.be/sviJ0PE-wSE

 Ti nuk je në rrugën e drejtë. Kjo është rruga e hipokritëve. Ata janë të cilët ja mveshin të metat besimtarëve dhe dijetarëve, e më pas i përhapin ato:

 “Ata të cilët duan që tek besimtarët të përhapen gjërat e ndyta, ata i pret dënim i dhembshëm në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu i di të fshehtat kurse ju nuk i dini.” (24:19).

Nuk është prej mirësisë,as nga dituria e as prej fesë të kërkosh gabimet e dijetarëve, e në anën tjetër të harrosh vyrtytet dhe gjërat e mira tek ata. Ne nuk themi se nuk mund të gjesh gabime tek dijetarët. Patjetër se mund të gjesh pasi që ata nuk janë të pagabueshëm. Mirëpo nuk është zgjedhje e duhur t´i përhapësh ato tek njerëzit apo të shkruash edhe libër rreth tyre. Zgjedhja është që këto të trajtohen në mënyrë të fshehtë  dhe ti´a drejtosh kritikat personit që ka bërë gabim. Tregojë atij se ai ka gabuar në drejtim të këtij personi. Mund të ndodhë që vetë ti e ke gabim. Ndoshta ju e keni keqkuptuar.

Megjithatë, ne themi se ti duhet të merresh me personin që ka gabuar, dhe ta bëshë këtë në mënyrë të fshehët. Pa e marrë parasysh se a i drejtohesh me gojë apo me shkrim në mënyrë që ta pastrosh ndërgjegjen tuaj. Duhet të ruhesh që njerëzit në përgjithësi, e në veçanti ata të thjeshtit, rinia dhe të vegjlit të mos dëgjojnë për këtë. Kjo asesi nuk është mirësi e as në interes të njerëzve.

Pretendojnë se janë pasues të Sunnetit ndërsa fyejnë dijetarët e Sunnetit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

 Burimi: http://youtu.be/I2BveiM6j2E

Pyetje: Mësoj tek disa nxënës të dijes, të cilët theksojnë se pasojnë rrugët e imamëve të thirrjes, mirëpo, nuk marrin nga ta. Ata paralajmërojnë kundër librit Akide et-Tahauije dhe paralajmërojnë kundër mësimit dhe komentimit të tij. Ata gjykojnë mbi Imam Tahaviun si shpikës i gjërave në fe. Çfarë mendoni për këta njerëz? A është reale dhe e vërtetë ajo që ata thonë që ta pranojmë si të tillë?

Përgjigje: Ata thonë se janë prej pasuesve të Sunnetit, ndërsa i fyejnë imamët e Ehli-Sunnetit. Si të jenë këta pasues të Sunnetit? Ata nuk mund të pretendojnë një gjë të tillë. Ata janë gënjeshtarë dhe nuk mund të jenë pjestar të pasuesve të Sunnetit. Pretendimet e tyre janë për shkak se, ata dëshirojnë të gënjejnë dhe të mbështillen me petkun e Sunnetit e të fshihen pas tij. Jo vetëm kaq, ata janë armiq të Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijes, armiq të komentuesit të librit Akide-Tahauije dhe janë armiq të gjithë imamëve të Sunnetit.

Pra ata nuk janë prej paseuesve të Sunnetit, porse ju thonë një gjë të tillë juve, sepse dëshirojnë që t´iu mashtrojnë juve. Ju paralajmërojë për rrezikun që vie nga ata dhe largohuni prej tyre.

Sa vlen diploma në fe?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/-iHthvMAj9g

Pyetje: Nëse një person dëshiron tu´a mësoj njerëzve Islamin, a është e mjaftueshme diploma e një unviersiteti apo ai gjithashtu duhet të ketë tezkije nga një dijetar?

Përgjigje: Ai duhet të ketë dije. Secili që merr diplomë nuk bëhet njeri i dijes. Ajo çka nevojitet është se ai duhet të ketë dije dhe ta njohë fenë e Allahut. Diplomat nuk dëshmojnë se një njeri ka dije. Ndonjëherë njerëzit më injorant kanë diploma. Dhe në raste të tjera ka njerëz pa diploma të cilët janë njerëzit më të ditur.

A kishin diploma shejkh Bin Baz, shejkh Muhamed Ibën Ibrahim apo shejkh Ibën Humejd? Me gjithë faktin se ata nuk kishin diploma ata ishin njerëzit më të ditur të kohës së tyre. Çështja bazohet në faktin se personi duhet të ketë dije dhe duhet ta njohë Islamin, e jo diplom apo tezkije. Kësaj nuk duhet ti ipet rëndësi.

Realiteti i çështjes së një personi bëhet i ditur kur del një çështje, problem apo fatkeqësi. Kur ndodhin raste të tilla, bëhet e qartë kush është personi i dijes, një person i cili pretendon se ka dije apo një person injorant.

Dijetarët marrin paga nga pushtetari

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

 Burimi: http://youtu.be/7vIHR1Z7e7M

Data e fetvas: 5/4-1432 ose 11/3-2011

Pyetje: Ne i duam dijetarët tanë dhe nuk dyshojmë në ta aspak. Megjithatë, disa njerëz kanë një lloj dyshimi, ndaj të cilëve ne dëshirojmë që t’i përgjigjeni. Ata thonë se nëse dijetari ka pagë nga pushtetari, ekziston mundësia që kjo të ndikojë në fetvatë e tij. Si mund ti refuzojmë këta?

Përgjigje: Vëllezër! Dijetarët, gjyqtarët, ata që japin fetva, imamët, policia fetare dhe të gjithë ata që punojnë në të mirë të myslimanëve, kanë të drejtë të marrin para nga arka e shtetit në mënyrë që të kenë furnizim të mjaftueshëm në mënyrë që ata mund të angazhohen plotësisht në punën e tyre. Kjo quhet furnizim nga arka shtetërore. Dijetarët marrin para nga arka shtetërore që nga kohët e hershme.

Sahabët ju jepnin para muhaxhirëve dhe ensarëve nga paratë e arkës shtetërore por edhe nga preha e luftës. Kjo gjë i ndihmon ata për të kryer obligimet e tyre.

Përndryshe, të gjithë duhet të shkojnë dhe të punojnë për të furnizuar familjet e tyre. Në këtë rast do të liheshin anash gjykimet në mes të njerëzve, fetvatë dhe të mësuarit. Prandaj të nderuar vëllezër, kjo është në të mirë të myslimanëve, në mënyrë që këta të bëjnë punën e tyre ashtu siç duhet dhe për t’u shërbyer atyre sa më mirë.

Përgojimi i dijetarëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi http://youtu.be/Lx8w_a0UMQM

Pyetje: Ka disa pyetje rreth asaj se çfarë është i detyruar të bëjë personi nëse dëgjon një person të thjeshtë ose një student t´i nënvlerësojë disa thirrësa në fe dhe disa dijetarë? Çfarë jemi të obliguar të bëjmë në këtë rast?

Përgjigje: Është obligim që ata të këshillohen. Nëse e sheh se një person i cili flet ndaj njerëzve dhe ndaj dijetarëve në veçanti, ti duhet ta këshillosh atë dhe t´i thuash atij se kjo është përgojim dhe e ndaluar.

Allahu (te ala) ka thënë:

“… dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Sigurisht që ju e urreni këtë! Kini frikë Allahun! Me të vërtet, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplot.” (49:12).

Përgojimi ndaj dijetarëve dhe sunduesve është edhe më i rënde. Kjo shpie që besimi ndaj dijetarëve dhe sundimtarëve të pakësohet, e që shkakton armiqësi në shoqëri. Kjo shkakton shkatërrim të madh. Përveç kësaj, përgojimi është sikur të hashë mishin e njeriut:

Allahu thotë: Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Sigurisht që ju e urreni këtë! Kini frikë Allahun! Me të vërtet, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplot.” (49:12).

Nëse e shihni dikë duke folur për këto çështje, obligohesh që ta këshillosh atë. Ose e pranon ai këshillën ose largohesh nga ai vend ku flitet ashtu. Mos u ul me të dhe mos merrë pjesë në këto tubime të cilat i japin rëndësi shpifjeve dhe përgojimeve ndaj njerëzve të mirë, apo sundimtarëve. E aq më largë nga tubimet, ku flitet për fshehtësitë e njerëzve.

Kujdes nga kush kërkon fetva sepse dijetarët janë të pakët

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/ig2YNqJp3iU

Dijetarët janë të njohur. Jo çdo njeri që ka një diplomë universiteti, dhe dinë përmendësh hadithe dhe ajete Kuranore, e lexon libra është dijetar. Dijetarët janë të njohur në mesin e njerëzve. Mirëpo shumë njerëz duan vetëm atë që i përshtatet atyre. Ai kërkon atë që i përshtatet atij edhe nëse ai është nga më injorantët apo nga njerëzit më të devijuar.

Gjëja më e rëndësishme për disa është që ai të pyes atë që i pështatet atij dhe epshit të tij. Ky është shumë rrezik i madhë në ditët e sotshme, kur dijetarët janë të pakët, ndërsa të shumtë janë ata që lexojnë.

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Allahu nuk do ta merr këtë dituri duke tëhequr atë nga gjokset e burrave. Dituria tërheqet me vdekjen e dijetarëve. Derisa nuk do të mbetet asnjë dijetar, njerëzit marrin për dijetarë injorant të cilët do të japin fetva pa patur dije, do të devijojnë vetveten dhe të tjerët.

Nuk ndodhë asgjë vetëmse me lejen e Allahut. Ne kemi frikë se kjo po ndodhë në ditët e sotit.

Prandaj ne duhet të jemi vigjilentë, të frikësohemi dhe të kemi vëmendjen. Ne duhet të zgjedhim dijetarët dhe të besueshmit prej të cilëve jetojnë në ditët e sotit me të gjitha mundësitë. Dijetarët e hershëm kanë vdekur. Por ju duhet të përqendroheni tek më të mirët të cilët janë ende gjallë. I lutemi Allahut që të na ndihmojë neve dhe juve për të kuptuar të vërteten dhe të punojmë me të.

Duhet zgjedhur mësues me dituri të besueshme, sinqeritet dhe metodologji të pastër

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/5y31yqJ2Ylg

Data e fetvas 3/11-1427 ose 23/11-2006

Pyetje: Disa njerëz me shkrimet e tyre, davetin madje edhe fetvatë që i japin, i paraprijnë të rinjëve që të bien në tekfir dhe mosbindje ndaj udhëheqësit. Si munt t´i njohim ata përmes fjalëve të tyre? Dhe si t´i paralajmërojmë të tjerët ndaj tyre? Dhe si duhet të marrim dijen vetëm nga dijetarët e mëdhenjë?

Përgjigje: Nuk ka dyshim se autorët e librave kanë orientime të ndryshme. Secili shkruan për atë që i përshtatet atij, pavarësisht nëse ajo është e saktë apo jo. Fillestarët dhe studentët duhet të zgjedhin mësues me dituri të besueshme, me sinqeritet dhe metodologji të drejtë për të mësuar tek ata dhe të lexojnë librat e tyre. E të qëndrojnë larg nga njerëzit e metodologjive të ndryshme që janë në kundërshtim me të drejtën.

Nuk duhet mësuar tek këta njerëz e as nuk duhet lexuar librat e tyre sepse ka një lloj paqartësie dhe dyshimi në to edhe nëse nuk ndikojnë menjëher. Kur ata të arrijnë një dituri të një niveli në mënyrë që ata të mund të dallojnë në mes të drejtës dhe të gabuarës, ska të keqe nëse ata lexojnë në mënyrë që ta dinë të vërtetën dha ta përhapin atë dhe ta njohin të kotën e tyre dhe të paralajmërojnë kundër saj.

Si ta dijmë nga kush ta marrim dijen?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/Vg7D3HkdKak

Pyetje: Unë shiqoj disa programe telivizive në të cilat ka disa emisione për fetva. Si t´i dallojë cilët janë prej dijetarëve që të pranojë fetvat e tyre kundrejt të tjerëve?

Përgjigje: Distancohu përderisa nuk i njeh ata që japin fetva!

Distancohu ndaj të gjitëve në përgjithësi dhe merr diturinë vetëm prej atyre të cilëve ju beson për diturinë e tyre dhe fenë që kanë.

Armiku i tretë i Islamit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/hZ6ZyF0naCs

Armiku i tretë ëshë: Ai i cili shfaq fenë dhe vigjilencën. Ata shpifin për dijetarët në emër të vigjilencës duke thënë se dijetarët i kanë lënë gjërat anash dhe se ata nuk i përmbushin obligimet e tyre.

Mirë, çfarë ke bërë ti vetë? Çfarë ke bërë ti përveç shpifjes ndaj dijetarëve? Dhe kjo gjithashtu i gëzon kufarët. Betohem në Allahun se kjo i gëzon kufarët. Nëse dijetarët nënqmohen, respekti dhe statusi dhe vendi i tyre bie në sytë e njerëzve, ata nuk do t´i dëgjojnë më dijetarët. Kjo i gëzon kufarët. Ashtu siç tham, personi i tillë është armiku juaj i tretë. Andaj qëndroni larg tyre. Këshilloni ata që keni mundësi që të jenë në të heshtur dhe që ata të mos ta ndimojnë armikun në shpifje ndaj dijetarëve të myslimanëve dhe ta rrënojnë statusin e tyre në shoqëri.

Nga kush duhet të marrim fetva?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/PCqXyoCUvdU

Ligjerata Lika Maftuh fil-Hars el-Utani

Pyetje: Prej kujt duhen të merren fetvat, prej çdo imami të xhamive apo çdo njërit që kërkon dije, apo është e patjetërsueshme që Muftiu të plotësojë kushte të posaçshme; Nëse është kështu cilat jan ato?

Përgjigje: Nuk ka dyshim se njeriu mund të përballet me këtë gjë, prandaj është e nevojshme që të ketë ku të kthehet që ti´a sqaroj gjërat për të cilat ai ka nevojë. Fetvat janë kategori të ndryshme si p.sh: fetva që kanë të bëjnë me gjëra të përgjithshme e fetva mbi gjëra më të rënda e për këto duhet të pyesim dijetarët të cilët janë të specializuar në atë fushë.

E nëse kemi të bëjmë me pyetje më të lehta mbi qështje të abdestit, apo namazit, apo pyetje që kan të bëjnë me veprimet tuaja të përditshme, që i konsiderojmë të lehta sepse i din pothuajse çdo kërkues i dijes e ky mund të jetë edhe imam i xhamisë. Pra pyetjet ndryshojnë.

Prandaj sido që të jetë, mos ja drejto pyetjen tënde askujt përveç atij që i beson e që ka dije, sepse ti vepron me fetvanë që ai ta ofron duke u mbështetur në fjalët e tij, prandaj po them duhet të jetë patjetër njeri që i beson dijes së tij dhe kjo i reflektohet dhe në vepra, kështu që mos ju drejto me pyetje përveç atij personi që nga ai kupton se me të vërtet po të këshillon dhe është i sinqert.

Kumtoni nga unë qoftë edhe vetëm një ajet

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/fLJUkk8hdAA

Pyetësi: Disa njerëz argumentojnë me fjalën e Profetit salAllahu alejhi ue selem:

“Kumtoni nga unë qoftë edhe vetëm një ajet.”

Ata thonë se kjo do të thotë se është e mjaftueshme që ta dishë një ajet, për ta treguar atë dhe në të njëjtën kohë të thërrasësh në Islam.

Përgjigje: Po! Është e vërtetë se hadithi është autentik:

                                   “Kumtoni nga unë qoftë edhe vetëm një ajet.”

Kumtimi është dy lloje:

1 – Kumtimi i teksteve (të shpalljes). Nëse keni mësuar përmendësh një ajet apo një hadith, u´a mësonë atë të tjerëve. Lexoja atyre Kuranin dhe hadithet që i ke mësuar përmendësh pa i komentuar ato. Ky është lloji që përfshin vetëm kumtimin e teksteve (të shpalljes). Ti duhet t’i mësoshë njerëzit dhe ti bëshë ata që t’i mësojnë ato gjëra përmendësh. Kjo është pra kumtimi i teksteve (të shpalljes).

2 – Kumtimi i kuptimit (të shpalljes) dhe shpjegimi i teksteve. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë nga dikush tjetër vetëmse nga dijetarët.

Të folurit ndaj dijetarëve të mëdhenj

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Uaxhib-ul-Muslim tidxhah el-afkar uel-Ara el-Mudhil-leh

Pyetësi: Ne jemi dëshmitarë të kësaj kohe ku disa njerëz të cilët flasin kundër ”komisionit të dijetarëve të mëdhenjë”, duke theksuar se ata japin fetva- vendime të vështira? Çfarë mendoni ju për këtë?

Përgjigje: Ashtu siç e kemi përmendur se është kundërshtuar edhe i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem). Ata shpifën ndaj të Dërguarit (sal Allahu alejhi ue selem), ata shpifën ndaj sahabëve dhe shpifën ndaj imamëve (dijetarëve të mëdhenjë). Komisioni i dijetarëve të mëdhenjë është prej tyre. Kushdo që flet kundër ndaj tyre, ata janë pasues të epshit. E nëse ka ndokush ndonjë vërejtje të arsyeshme, të mos flas atë çështje në mesin e njerëzve, zgjidhja më e mirë është t’i shkruaj vërejtjet e t’u drejtohet me dërgesë-me shkrim.

Po e përsërisë, nëse është vërejtja me vend, le të dërgoj shkresë ngase dijetarët nuk janë të pagabueshëm. Nëse ai ka një vëretje me vend, ai le ta shkruaj atë dhe t’ua dërgojë atyre që ta shqyrtojnë atë. Ndërsa të përflitet kjo nepër tubime, kjo ështe prej përgojimit. Përgojimi i dijetarëve është më i rrezikshëm sesa përgojimi i të tjerëve, pasi që ajo shpie në përçarjen e njerëzve dhe njerëzit e humbin besimin ndaj dijetarëve. Kjo gjithashtu shkakton vetëm gjëra të këqija.

Si mund ta dijë njeriu se ka arritur shkallën e diturisë për të patur të drejtë që të thërras në Islam?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/Kqt-qVdsRho

Pyetje: Si mund ta dijë njeriu se ka arritur shkallën e diturisë për të patur të drejtë që të thërras në Islam? A duhet pritur miratimin e një gjëje të tillë nga mësuesit e tij që ja lejon atij thirrjen në Islam?

Përgjigje: Nëse ai e di të vërtetën, e dallon të mirën e të keqen, udhëzimin e devijimin, ai konsiderohet të jetë i përgaditur për një gjë të tillë. Ai duhet të thërrasë në Islam, edhe nëse askush nuk i ka thënë atij për ta bërë këtë. Sepse Allahu i ka thënë atij:

“Thirr në rrugën e Zotit tënd.” 16:125

 

Ai e di përgaditjen e tij. Nëse ai ka njohuri rreth gjykimeve të normave të sheriatit (në përgjithësi), e kupton fenë e Allahut, e dallon hallallin nga harami, idhujtarinë nga Teuhidi, besimin nga hipokrizia etj. Kjo është përgaditja për thirrjen në fe.

Por, nëse ai është injorant në këto gjëra, ose në disa prej tyre, ai ende ka nevojë që të përgaditet për një gjë të tillë.

Pendimi për përgojimin ndaj dijetarëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/HYDXRxRomrI

Data e fetvas: 16/6-1432 ose 19/5-2001

Pyetje: Unë kam përgojuar një nga dijetarët dhe tani jam penduar për këtë. Çfarë jam i obliguar të veproj tani?

Përgjigje: Ti duhet të pendohesh dhe të kërkosh falje nga Allahu. Gjithashtu, ti duhet t’i kërkosh falje personit që e ke përgojuar. Duhet t’i tregosh atij çfarë ka ndodhur dhe t’i kërkosh falje atij.

Ky është detyrimi juaj. Nëse ju nuk mund ta gjeni personin ose frikësohesh se puna do të bëhet më keq, mjafton që të pendohesh, ta lavdërosh atë në të ardhmen dhe duhet ta bësh këtë në vendet ku e ke përgojuar atë. Shpresojmë se Allahu do t’ju falë.

A mund të shkaktojë dëm fjala e vërtetë?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/ELXzle4auWA

Data e fetvasë: 9/11-1432 ose 6/10-2011

Pyetje: A mund të shkaktojë dëm fjala e vërtetë? Çfarë është rregulli për këtë?

Përgjigje: Po fjala e vërtetë mund të shkaktojë dëm në qoftë se ajo thuhet në vend të gabuar. Pra, ajo mund të bëjë dëm.

Është obligim pasimi i fetvasë e cila është e bazuar në argument

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/qxQjy0pVYds

Pyetje: Në lidhje me pyetjen paraprake ku, pyetësi përmendi se disa njerëz nuk i marrin fetvatë e dijetarëve; -them: Çfarë mendoni për ata të cilët kur u ofrohen këto fetva, thonë se: “ka dijetarë të tjerë të cilët kanë mendime të ndryshme nga ato?” Këto gjëra që po ndodhin ndërmjet dy palëve, i kanë hutuar njerëzit e rëndomtë. Një pyetje tjetër thotë: Çfarë thoni për atë i cili dëgjon këto kundërshtime dhe thotë se: Çdo ditë që kalon, keni fetva të reja.

Përgjigje: Ne kemi i kemi sqaruar këto gjëra në fjalimet dhe përgjigjet tona të mëparshme dhe kemi theksuar se mospajtimet ekistojnë. Mirëpo, është e detyrueshme për të pasuar mendimin i cili është i bazuar në argument nga Libri i Allahut dhe nga Sunneti i të Dërguarit të Tij (sal Allahu alejhi ue selem).

Nuk duhet të themi se ka mosmarrëveshje mbi këtë çështje apo ka edhe mendime të tjera. Kjo është mënyra për t’i devijuar njerëzit.

Është obligim pasimi i fjalëve të dijetarëve; fjalë të cilat përputhen me argumente autentike. Kjo është obligim për çdo mysliman. Ndërsa të zgjedhësh fetva të cilat përputhen me epshet tuaja, kjo nuk është asgjë tjetër veçse devijim.

Të thërrasësh në fe me urtësi

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/FuqBmw2rTuk

Pyetje: Një grua kërkon nga ju këshilla për gratë të cilat bëjnë davet (thirrje në fe) në mesin e grave tjera.

Përgjigje: Së pari, duhet të keni frikë Allahun e Madhëruar dhe të marr dije para se të bëj davet. Patjetër duhet të mësosh para se të bësh thirrje në fe. Sepse njeriu nëse thirr në fe pa diturinë e duhur, ka mundësi që të ndaloj të lejuarën, apo të lejojë të ndaluarën. Ose ta konsideroj të vërtetën lajthitje, apo lajthitjen të vërtetë; e gjithë kjo për shkak të injorancës së tij. Prandaj, themi se është obligim për meshkujt dhe femrat që fillimisht të mësojnë para se të thërrasin në fe.

Thotë Allahu në Kuran:

“Thuaj: ‘Kjo është rruga ime; unë thërras te Allahu (Njësimin e Tij) me fakte të qarta, unë dhe kushdo që më ndjek mua. Larg të metave është Allahu, e unë nuk jam nga idhujtarët.” (12:108)

“…me fakte të qarta…” – e ka për qëllim me dije të sigurt.

Më pas, thotë Allahu i Lartësuar:

“Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) në mënyrën më të mirë.” (16:125)

Kush mund të thirr në fe me urtësi e këshillë të mirë dhe të polemizojë me të tjerët në mënyrën më të mirë?

Askush përveç dijetarëve.

Prandaj, për thirrësin/thirrësen para së gjithash është obligim që të mësojë. Kur njeriu të arrij dije e cila e përgatitë atë për të thirrur në fe, vetëm atëherë mund të jetë i tillë me kërkesat që Allahu i ka përmendur në ajetin paraprak: urtësi, këshillë e mirë dhe polemika në mënyrën më të mirë.

Kur duhet këshilluar fshehtazi e kur haptazi?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Data e fetvas: 16/6-1432 ose 19/5-2001

Pyetësi: Kur duhet këshilluar fshehtazi e kur haptazi?

Përgjigje: Nëse çështja ka të bëjë vetëm me personin në fjalë dhe jo me njerëzit e tjerë, atëherë ti e këshillon atë fshehtas. Mirëpo nëse me atë këshillë përfitojnë edhe të tjerët, ti duhet të këshillosh haptazi por jo t’ia përmendësh atij emrin dhe të tregosh se çfarë ka vepruar ai. Në këtë rast, ti duhet vetëm të thuash, se: një person ka vepruar këtë dhe se e sakta është kjo.

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Disa njerëz veprojnë kështu dhe kështu …” 

Por ai nuk përmendte emrat e tyre.

Si mund ti njohësh njerëzit e ideologjive të devijuara?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Alahu e ruajttë!)

Ligjerata Lika Maftuh bi Afif (59)

Burimi: http://youtu.be/bg2T-q7e1Xg

Data e fetvas: 9/8-1428 ose 22/8.2007

Pyetje Si mund t´i njoh njerëzit që i përkasin ideologjive të devijuara të cilat nuk i përkasin rrugës së të Dërguarit (sal Allahu alejhi ue selem) në mënyrë që unë të qëndrojë larg prej tyre?

Përgjigje: Ti do ti njohësh ata në qoftë se ti mëson. Ti patjetër duhet të mësosh. Mëso dituri të dobishme nga dijetarët. Pastaj mund të bëshë dallimin mes atyre që thërrasin në devijim dhe atyre që bëjnë thirrje për përmirësim. Por në qoftëse ti nuk mëson, nuk do të jesh në gjendje të bësh dallimin në mes të tyre.

A lejohet të bëhet davet me metodë komike?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/rdVom0Ycass

Data e fetvas: 21/8-1431 ose 1/8-2010

Pyetje: A është prej metodave të pranueshme në davet, që të ligjërohet me metoda qesharake (komike e argëtuese), me qëllim që të rinjtë ta pranojnë dhe ta duan davetin dhe qëndrueshmërinë në fe?

Përgjigje: Çështjet fetare nuk duhet të përzihen me këta faktorë. Çështjet fetare janë serioze, të vendosura dhe sqaruese. Çështjet e fesë nuk duhet të përzihen me gjëra komike dhe qesharake. Kjo është futur nga disa njerëz të cilët gabimisht e konsiderojnë veten të jenë thirrës në fe. E në të vërtetë nuk janë të tillë.

I Dërguari (sal Allahu alejhi ue selem) nuk i thërriste njerëzit në këtë mënyrë. Ai u lexonte atyre Kuranin. Ai u bëri thirrje atyre, i obligonte me gjëra dhe i ndalonte nga gjëra nga të cilat duhet ndaluar.

Ai nuk u tregonte njerëzve gjëra qesharake dhe e të ngjashme pa asnjë shije, metodologji e cila përdoret sot nga ata të cilët pretendojnë se janë thirrës në fe.

Shpifja ndaj dijetarëve është për shkak të devijimit dhe zemërligësisë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/rkQk3VTGgyQ

Data e fetvas: 22/1-1433 ose 17/12-2011

Pyetje: Shpifja ndaj dijetarëve është një fenomen i keq dhe është shkak i injorancës. Çfarë thoni për këtë?

Përgjigje: Kjo nuk varet nga injoranca fare. Kjo vjen nga urrejtja ndaj dijetarëve dhe dijes. Injoranti nuk shpif ndaj dijetarëve. Injoranti qëndron i heshtur. Kjo vepër nuk është rezultat i injorancës. Kjo është si shkak i devijimit dhe zemërligësisë.

Çfarë tjetër i kanë bërë dijetarët atij? A e kanë trajtuar atë në mënyrë të padrejtë? A ja kanë vjedhur pasurinë e tij? Ai urren diturin që ata posedojnë. Ai urren veprat e tyre. Ai dëshiron që shoqëria të braktisin fenë e tyre dhe moralin që kanë. Ndërsa dijetarët e kundërshtojnë dhe e refuzojnë atë.

Çfarë është gjykimi që gruaja të jep mësime e ligjerata për gratë në xhami?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Çfarë është gjykimi që gruaja të jep mësime e ligjerata për gratë në xhami; me kusht që burrat të mos e dëgjojnë?

Përgjigje: Nuk është e njohur që gratë të kenë dhënë mësim apo të kenë predikuar në xhami. Kjo nuk njihet. Kjo është diçka e re. Gratë duhet të fshihen dhe të qëndrojnë larg nga burrat e në xhami të shkojnë vetëm për namaz.

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

 

“Mos pengoni shërbëtoret e Allahut nga xhamitë e Allahut. Por shtëpitë e tyre janë më të mira për to.”

Është e lejuar nëse ajo jep ndonjë mësim apo ligjeratë të dobishme në ndonjë shtëpi në të cilën nuk ka sprova. Mirëpo është një gjë e re që kjo të bëhet në xhami. Ne nuk njohim  diçka të tillë që ka ndohur në xheneratat e mëhershme.

Gjykimi që gruaja të shikojë dijetarët në televizor

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: A është e lejueshme për gruan që t’i shikojë dijetarët dhe ligjëruesit në TV?

Përgjigje: Ajo nuk duhet t’i shikojë nëse ajo ka frikë nga sprovat. Por, nëse ajo përfiton nga përcjellja e këtyre emisioneve dhe nuk ka frikë që të sprovohet, atëherë i lejohet t’i dëgjojë por pa i shikuar.

Ajo duhet të dëgjojë fjalimin, por pa i shikuar pamjet.

Radiot fetare janë të shumta dhe le ta zëvendësojë ndjekjen e emisioneve televizive me to. Kushdo që dëshiron mirësinë, mund t’i ndjek radiostacionet fetare.

Ato janë vazhdimisht pa ndërprerje 24 orë rresht dhe përmbajnë dhikrin ndaj Allahut të Lartësuar, Lexim-Kur’ani, hadithe të të Dërguarit (sal Allahu alejhi ue selem), këshilla dhe leksione. Kjo është e mjaftueshme për ata që duan mirësinë.

Gruaja dhe studimet fetare

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Audio-Kaseta ”al-Fikh el-Ekber”

Pyetje: Çfarë roli luan gruaja në lidhje me studimet fetare? A ka pasur ndonjëherë gra dijetare në historinë islame?

Përgjigje Po, kishte. Dhe nga gratë në ditët e sotme, pritet që të studiojnë dhe të kenë dituri rreth fesë në atë që është e përshtatshme për të dhe në atë që ajo ka nevojë. Ka pasur gra sahabije të ditura. Një shembull i tillë është me nënën e besimtarëve Aishen (radij Allahu anha). Ajo është femra Fakihe (dijetare) Allahu qoftë i kënaqur me të. Shumë prej sahabëve të mëdhenjë i referoheshin asaj dhe kërkonin dije nga ajo. Pra ajo ishte një dijetare Allahu qoftë i kënaqur me të. E njëjta gjë vlen edhe për Ummu Selemen. Edhe ajo ishte Fakihe (dijetare). Ka pasur edhe gra të ditura në mesin e pasuesve (tabiinëve). Nëse lexoni biografitë e tyre, ju do të hasni në to.

Me të vërtet kërkohet që gratë të kenë dituri fetare, por për t’u arritur një gjë e tillë, duhet të plotësohen disa kushte. Ato duhet t’i përqendrohen sjelljeve të mira, të jenë të turpshme dhe të veçuara nga meshkujt. Përveç kësaj ato duhet të qëndrojnë larg nga sprovat me meshkuj. Nëse këto kushte plotësohen, atëherë është e lejueshme për gratë që të studiojnë. Por nuk është e lejuar për to që të përzihen me burra duke pretenduar se ato kërkojnë dituri fetare. Në këtë rast ka më shumë dëm sesa dobi. Largimi i dëmit ka përparësi ndaj arritjes së dobive.

Të studiuarit e ligjeve që janë në kundërshtim me fenë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/HaGsUy5DVAQ



Pyetje: Jam një djalosh i cili mësoj në fakultetin e sheriatit në Siri. Aty mësojmë edhe lëndë që kanë të bëjnë me nacional-socializmin, ku mësojmë në libra me ligjet e vëna nga njerëzit. Aty ka gjëra të shumta që janë në kundërshtim me sheriatin islam dhe nxisin për të gjykuar me atë që nuk është e zbritur nga Allahu.

A është e lejuar për mua që të jap para në mënyrë që t’i kaloj këto provime, -duke pasur parasysh se ka mundësi që, ai i cili përgjigjet mirë të mos e kaloj provimin dhe kjo ndodhë më shumë se njëherë, gjë e cila ma vështirëson bërjen davet me gjithë nevojën e vendin për të?!

Përgjigje: Myslimani duhet të mësoj lëndët fetare në shkallë të parë, e më pas mëson lëndët jofetare që i bëjnë dobi në dynja; lëndë të cilat janë të lejuara për t’u mësuar. Ndërsa, studimi i kanuneve dhe sistemeve të kufrit, nuk është i lejuar për myslimanin.

Nuk është e lejuar për myslimanin t’i studioj këto lëndë, përveç nëse e ka për qëllim për t’i kritikuar dhe refuzuar ato. Mirëpo, të studiojë (atë që është në kundërshtim me fenë) në mënyrë që të gjej vend pune e të punoj me ato mësime, kjo nuk është e lejuar për myslimanin.

A lejohet që gruaja t’u ligjëroj grave në xhami?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!) 

Burimi: http://youtu.be/gsIoXDhK5ME

Pyetje: A lejohet që gruaja të jap ders të rregullt në xhami, ku ajo u ligjëron grave?

Përgjigje: Nuk ky qenë kjo gjë e njohur në metodologjinë e të parëve tanë të mirë (esselefus-salih). Ajo që është e njohur, burrat janë ata që të mbajnë ligjërata nëpër xhamia, ndërsa gratë mund të prezantojnë në ndonjë vend të posaçëm për to brenda xhamisë, ku ato mund të dëgjojnë ligjëratat e derset që mbahen në xhami. Kjo është ajo që është njohur në historinë islame.

Nuk është përcaktuar asnjëherë që gratë të japin ligjërata në xhamia, përveçse ato të prezantojnë në derse të cilat i mbajnë dijetarët, nga të cilat përfitojnë, duke qenë të mbuluara siç duhet, pa pasur përzierje me burra dhe të mos ketë fitne.

Arsyeja e devijimit të Hauarixhëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/O0XksFTDsjE dhe http://youtu.be/Wyi_CePzXj0

Është e domosdoshme që dija të merret nga dijetarët, nëse ka në atë vend dijetarë. E nëse janë jashtë vendi, duhet udhëtuar tek ata (për të mësuar prej tyre). E nëse asnjëra prej tyre nuk është e mundshme, atëherë shtyje kërkimin e dijes derisa të jepet një mundësi. Dhe mos mësoni vetë me libra, sepse kjo është rrezik i madh.Ditëve të sotme njerëzit bëhen tekfirca, për shkak se (nuk kanë mësuar tek dijetarët dhe) janë mbështetur vetëm në leximin e librave. Ata i kuptojnë ato ashtu siç nuk janë të destinuara dhe ata i aplikojnë gjykimet aty ku nuk duhet aplikuar. Kjo është metodologjia e Hauarixhëve! Këta janë ata të cilët i kanë refuzuar dijetarët dhe mësuan vetmas, dhe çfarë ishte gjendja e tyre?! Kjo është metodologjia e tyre. Pra, nëse ti nuk mund të mësosh tek dijetarët, je i arsyetuar. Bëhu i durueshëm derisa të jepet mundësia.”

Nëse ushtari jobesimtarë gjatë betejës thotë لاَ إِلهَ إِلاَّ الله a duhet të mbytet apo jo?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/bexD74I_bx4

Pyetje: “Nëse jobesimtari thotë لاَ إِلهَ إِلاَّ الله (la ilahe il-lall-llah) dhe ai nuk e din kuptimin e saj; dhe kjo ndodhë gjatë betejës me ta, a lejohet për t’u mbytur ky person apo jo?!”

Përgjigje: “Nuk na lejohet ta mbysim këtë person, derisa të sqarohet plotësisht se, a e ka pasur qëllimin e sinqertë apo jo.”

T’i quajmë kufarët terroristë!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/aP-Ko-tDgXo

Pyetje: “Shumë nga armiq e islamit fajësojnë myslimanët se janë terroristë dhe burim i terrorizmit. Pse e neglizhojnë shumë myslimanë, që armiqtë e islamit t’i quajnë terroristë, dhe a mund t’i cilësojmë ata me terrorizëm?”

Përgjigje: “Nuk mjafton t’i cilësojmë ata vetëm me terrorizëm, kur ata janë armiq të Allahut, armiq të Dërguarit të Tij dhe armiq të besimtarëve. Allahu ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَتَّخِذُوا عَدُوِّي وَعَدُوَّكُمْ أَوْلِيَاء تُلْقُونَ إِلَيْهِم بِالْمَوَدَّةِ

“O ju që besuat, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri…” 60:1

Dhe thotë Allahu:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تَتَّخِذُواْ آبَاءكُمْ وَإِخْوَانَكُمْ أَوْلِيَاء إَنِ اسْتَحَبُّواْ الْكُفْرَ عَلَى الإِيمَانِ وَمَن يَتَوَلَّهُم مِّنكُمْ فَأُوْلَـئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ

“O ju që besuat, mos u ofroni miqësi (dashuri) prindërve tuaj, as vëllezërve tuaj, nëse ata vlerësojnë (i japin përparësi) mosbesim kundrejt besimit. E kush prej jush miqësohet me ta, ata janë mizor.” 9:23

Dhe thotë Allahu:

لاَ تَتَّخِذُواْ الْيَهُودَ وَالنَّصَارَى أَوْلِيَاء

“Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët.”  5:51

Është obligim të ndjehet armiqësi dhe urrejtje ndaj tyre për hir të Allahut. Kjo është çfarë Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar.”

Kush i mbështet terroristët, ai është prej tyre

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.ws/sites/default/files/bryhari–1427-10-21.mp3 dhe http://youtu.be/AX8R0LXan9Q

Imam Berbahari (në Sherhus-Suneh, 114) ka thënë:

“Ke frikë vetëm Allahun, i Cili nuk ka ortak dhe mos u nis drejt saj, mos lufto në të …”

Shejkh Feuzani: “Do të thotë në sprovë.”

“Ke frikë vetëm Allahun, i Cili nuk ka ortak dhe mos u nis drejt saj, mos lufto në të, mos merr pjesë në të, mos merr anën e dikujt dhe mos ano nga askush.”

Mos i mbështet njerëzit që marrin pjesë në fitne, mos i ndihmo ata dhe mos i mbroj. Nëse i mbron ata dhe përkrah mendimin e tyre, edhe nëse nuk rebelohesh së bashku me ta, ashtu ti i bashkohesh atyre në mëkat, padrejtësi dhe në armiqësinë që ata krijojnë.

Në ditët e sotme ka njerëz që i përkrahin ata të cilët bëjnë shpërthime dhe shkatërrojnë, duke e quajtur këtë Xhihad për hir të Allahut. Këta vrasin myslimanët, shkatërrojnë dhe i terrorizojnë myslimanët, e thonë se ky është Xhihad për hir të Allahut, dhe gjithashtu i mbrojnë të tillët. Këta kanë gjykimin e njëjtë sikurse edhe ata, Allahu na ruajttë, ngase ata i mbështesin dhe përkrahin ideologjitë e tyre. Çështja është shumë serioze, me rrezik të madh. Ti merr pjesë me ta, edhe nëse ti nuk merr armën në dorë sikurse ata. E gjithë kjo për shkak se ti i mbështet dhe beson se të tillët janë duke vepruar mirë. Çfarë është edhe më keq, është se ti thua se veprat e tyre janë Xhihad për hir të Allahut.

Qëndrimi ynë ndaj masakrave mbi myslimanët në Burma

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/yDCbxEqnRMQ

Pyetje: “Ne dëshirojmë të na japësh disa fjalë udhëzuese në lidhje me masakrën e budistëve mbi vëllezërit tanë myslimanë në Burma, e cila po ndodh ditëve të sotme. Kjo është një masakër dhe spastrim etnik që ka vazhduar për dhjetëra vite radhazi, por edhe shtypi botëror po hesht rreth saj.”

Përgjigje: “Kjo nuk i përfshin vetëm burmanezët. Tani për tani po zhvillohet agresion kundër Islamit në shumë vende myslimane. Shtetet kufare po sundojnë mbi myslimanët. Ata nuk duan që myslimanët të kenë ndonjë shtet. Ata nuk duan që Islami të ekzistojë. Në këtë drejtim, ata e japin tërë mundin që kanë. Ju e dini se çfarë po bëjnë me myslimanët tani, veprimet e tyre i quajnë “demokraci”. Ata po na furnizojnë me ideologjitë dhe sundimin e tyre të kufrit.

Ata na detyrojnë që të gjykojmë me ligjet e kufrit, duke i quajtur ato “demokraci” dhe “sekularizëm”. Allahu Subhanehu ue Te’ala do ta përmbush dritën e Tij dhe refuzon çdo gjë tjetër. Prandaj, ne e kemi obligim t’i lutemi Allahut shumë dhe me zell për vëllezërit tanë myslimanë kudo që janë, që Allahu t’u ndihmojë atyre dhe t’i shpëtojë nga armiqtë e tyre. Ne jemi të detyruar të bëjmë dua. Kjo është e gjitha që mundemi. Kushdo që mund të bëjë më shumë se kjo, le ta bëjë atë që mundet.”

Ndihma ndaj kufarëve është dalje nga Islami

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/TA16W4xqSRQ dhe http://youtu.be/_llliky6QQM

Pyetje: “Ndihma ndaj mushrikëve kundër myslimanëve, është kufër i madh?” Ne dëshirojmë që ju ta detajoni përgjigjen.”

Përgjigje: “Çështja nuk ka asnjë detaj. Të ndihmuarit e jobesimtarëve kundër myslimanëve është prej faktorëve që anulojnë Islamin në formë të qartë.

Të ndihmuarit e mushrikëve kundër myslimanëve, e anulon islamin, siç edhe e kanë theksuar dijetarët.”

Si t’u ndihmojmë vëllezërve në Siri?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!) 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Al_liqo-14-07-1434.mp3 dhe http://youtu.be/Hb_GtIeUl6c

Pyetje: “Ju e dini se çfarë vrasje dhe shkatërrime po përjetojnë në Siri vëllezërit tanë nga Ehlus-Sunneti, ndaj tyre po përdoren të gjitha llojet e armatimit. Çfarë obligimi kanë myslimanët dhe qeveritë myslimane ndaj tyre?”

Përgjigje: “Ata myslimanë (shtete islame) të cilët kanë fuqi, janë të obliguar që t’i ndihmojnë ata, në mënyrë që ta mundin armikun e tyre, ti mundin të devijuarit, armiqtë e Islamit dhe të myslimanëve në përgjithësi.

Lidhur me myslimanët në përgjithësi, ata nuk posedojnë asgjë tjetër përveçse lutjeve për ta. Lutja është një port e madhe e shpëtimit dhe ndihmesë e madhe prej Allahut, në qoftë se u pranohen atyre ato lutje.

Ata duhet të luten me zell dhe kujdes të madh për vëllezërit e tyre. Ata duhet të luten për ta në namaz dhe në vitr në lutjen e kunutit. Ata duhet të luten për ta në çdo rast. Allahu është afër dhe i përgjigjet lutjes.”

Çfarë është Selefizmi?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Kul-lukum Ra’in dhe http://youtu.be/ZZvVHf0pQ4E

Pyetësi: “Çfarë është Selefizmi i vërtetë?”

Përgjigje: “Selefizmi i vërtetë është ajo që pasonte i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe shokët e tij. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

“Ky Umet do të ndahet në shtatëdhjetë e tri grupe. Të gjith ato do të hyjnë në zjarr përveç njërës” Sahabët pyetën: O i dërguar i Allahut, cili është ky grupi i shpëtuar? Ai salallahu alejhi ue selem ju tha: “Ai i cili pason atë që unë dhe shokët e mi jemi duke pasuar sot”.

Allahu Xhele ue ‘Ala ka thënë:

“Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë”. 9:100

Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

“Ai që do të jetojë (gjatë) nga ju do të sheh shumë përqarje. Prandaj, kapuni për Sunnetin tim dhe Sunnetin e Pasardhsëve të mi të drejtë dhe të udhëzuar. Shtrëngojeni atë me dhëmballë. Qëndroni larg nga çështjet e reja. Çdo çështje e re është një risi e re dhe çdo risi është një devijim”.

S’ka dyshim se Selefizmi i vërtetë është zbatimi i këtyre haditheve madhështore, dmth që një musliman të pasojë të Dërguarin e Allahut (sal lAllahu alejhi ue selem), shokët e tij, muhaxhirët dhe ndimuesit e tyre dhe ata që i pasuan ata.”

Selefizmi është Grupi i Allahut

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=122012 dhe http://youtu.be/CXld3hIpJnk

Pyetje: “A është Selefizmi një grup (palë, parti) dhe a është e lejuar për të …”

Përgjigje: “Selefizmi është themel dhe jo një grup (parti, palë) prej sekteve. Ky është themeli. Ky është themeli dhe çdo gjë që është në kundërshtim me të është e kotë. Është e vërtetë që ata mund të quhen grup (parti, palë) pasi që Allahu thotë:

“Të tillët janë grup (pala, partia) e Allahut…” 58:22

Themi se është e vërtetë se ai është një grup, por është grupi i Allahut. Ata që e kundërshtojnë janë grupi i shejtanit, siç ka thënë Allahu:

“Ata janë grupi (pala, partia) e shejtanit”. 58:19

Por të thuhet se Selefizmi është një grup dhe të heshtësh, nuk bën. Selefizmi janë grupi i Allahut sepse Allahu i ka quajtur ata grupi i Allahut.”

Periudha e Selefëve ka përfunduar!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/5BSIzIbXNyw

Pyetje: “Disa njerëz thonë se, periudha e Selefëve, ka ardhur dhe tanimë ka përfunduar! Dhe ne nuk mund ta praktikojmë atë…”

Përgjigje: “Për atë ka përfunduar. Sepse ai nuk i do Selefët dhe nuk dëshiron të punoj sipas metodologjisë së tyre.

Kurse për Ehlus-Sunnetin, metodologjia e Selefëve mbetet deri kur të ndodhë Kiameti.  Pra, mbetet deri kur të ndodhë Kiameti. Falënderimi i takon vetëm Allahut.”

Keqkuptimi i rrugës mesatare

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/FsY1R4KdMgg

Pyetje: “Disa thonë, se për t`iu përmbajtur El-Uasatijeh (rrugës së mesme) gjatë thirrjes në islam, nuk duhet kundërshtuar të tjerët, e gjithashtu, duhet bashkpunuar me pasuesit e risive?”

Përgjigje: “Kjo kurrsesi nuk është mesatarja.Kjo është ekstremizëm. El-Uasatijeh (rruga e mesme), është ta pranosh të vërtetën e ta kundërshtosh të kundërtën e saj.

Allahu thotë:

“Udhëzona në rrugën e drejtë.” 1:5

Për cilën rrugë kërkon të udhëzohesh?

“Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira.” 1:6

E ata që Allahu i ka begatuar me të mira, janë ata të cilët janë të përmendur në ajetin Kuranor:

“Kushdo që i bindet Allahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu: me profetët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!” 69:4

Kjo është mesatarja në fe. Sa i përket të kundërshtosh atë që vie në kundërshtim me Sunnetin, kjo është obligim. Allahu i ka kundërshtuar pabesimtarët, mushrikët (poleteistët) dhe munafikët në Kur´an. Kurse Profeti salallahu alejhi ue selem, i ka kundërshtuar ata në Sunnet. Imamët i kundërshtuan pasuesit e të kotës. Prandaj, themi se është obligim që të sqarosh të kotën dhe të kundërshtosh pasuesit e saj. Në asnjë mënyrë, kjo nuk mund të jetë diçka ekstreme apo terorrizëm; siç pretendojnë disa. Kjo është të sqarosh të vërtetën.

Allahu thotë:

“Kujtoje (o Muhamed) kohën kur Allahu mori premtimin nga ata që u është dhënë libri se do tu´a shpjegojnë atë njerëzve dhe nuk do të fshehin asgjë nga ai.” 3:187

 Dhe thotë Allahu:

“Me të vërtetë, ata që fshehin shpalljet Tona të qarta, pasi u´a kemi shpjeguar njerëzve në libër (Teurat), do të mallkohen nga Allahu dhe do të mallkohen nga ata (engjëj e njerëz) që janë ngarkuar të mallkojnë.” 2:159

Të gjithë dijetarët kanë pasuar njërin nga katër medhëhebet, por në akide ishin Selefi!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/vEE4x-rc2eE

Pyetje: “Unë kam lexuar në libërthin tuaj me emrin “Al Muntaka ere-Rrasin” që ju keni shkruar.”

Përgjigje: “Nuk e njoh këtë libër!

Vazhdon pyetja: …se Imam Muhamed ibn Abdul-Vehabi ishte hanbeli në medhheb dhe Selefi në Akide. Ç’farë do të thotë kjo?”

Përgjigje: “Po, kjo është e saktë. Këtu nuk ka asgjë gabim. Ai ishte hanbeli në medhëb dhe Selefi në Akide. Shejkhul Islam Ibnu Tejmije ishte hanbeli në medhëheb ndërsa Selefi në Akide. Të gjithë dijetarët e njohur pasonin njërin nga katër medhebet në Fikh, ndërsa në Akide ishin Selefi.

Të thuash se dijetari nuk mund të jetë da’vetgji përveç nëse nuk pason njërin nga medhëbet, është gabim. Nuk ka asgjë të keqe që një person të pasoj një medhëheb në Fikh dhe të këtë Akiden e Selefëve.”

Për të dhënë fetva, duhet kë kesh dije dhe argument nga Kur’ani dhe Sunneti

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=125684

http://youtu.be/10gBH4co8Sk

Pyetje: Në vendin tonë ka shumë kërkues të dijes të cilët thonë se kanë dituri-fetare. Shumë të rinjë japin fetva, e disa prej tyre s’kanë fare dituri. Çfarë i këshillon ata?

Përgjigje: Unë i këshilloj ata që t’i frikësohen Allahut (azze ue xhel) dhe të mos japin fetva pa pasur dije.

Allahu (xhela ue ala) ka thënë:

قُلْ إِنَّمَا حَرَّمَ رَبِّيَ الْفَوَاحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ وَالإِثْمَ وَالْبَغْيَ بِغَيْرِ الْحَقِّ وَأَن تُشْرِكُواْ بِاللّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِ سُلْطَانًا وَأَن تَقُولُواْ عَلَى اللّهِ مَا لاَ تَعْلَمُونَ

<<Thuaj: “Zoti im i ndaloi të këqijat e turpshme të hapëta e të fshehta, ndaloi mëkatin, shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t’i bëhet Allahut shok pa pasur për këtë gjë kurrfarë argumenti, dhe ndaloi të thoni për Allahun atë që nuk e dini.>> 7:33

وَلاَ تَقْفُ مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ إِنَّ السَّمْعَ وَالْبَصَرَ وَالْفُؤَادَ كُلُّ أُولئِكَ كَانَ عَنْهُ مَسْؤُولاً

<<Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, se me të vërtetë të dëgjuarit, të parit dhe zemra; të gjitha këto ka përgjegjësi.>> 17:36

وَلاَ تَقُولُواْ لِمَا تَصِفُ أَلْسِنَتُكُمُ الْكَذِبَ هَذَا حَلاَلٌ وَهَذَا حَرَامٌ لِّتَفْتَرُواْ عَلَى اللّهِ الْكَذِبَ

<<Mos thoni atë që gjuha juaj ua thotë duke gënjyer: “Kjo është hallall e kjo është haram” e me këtë të shpifni gënjeshtër ndaj Allahut.>> 16:116

فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن كَذَبَ عَلَى اللَّهِ

<<E kush është më mëkatar se ai që e flet të pavërtetën ndaj Allahut>> 39:32

Nuk lejohet të gënjehet në dhënien e fetvave. Kushdo që jep fetva pa dije, ai ka gënjyer për Allahun (aze ue xhel). Pra nuk është e lejueshme për këdo që nuk ka dituri dhe dhe argument nga Kur’ani dhe Sunneti që t’u jep njerëzve fetva. Në vend të kësaj, ai duhet t’i drejtoj njerëzit tek dijetarët.

Gruaja udhëton pa mahrem për të bërë davet

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Cili është gjykimi që një grua të udhëtojë pa mahrem për të bërë Davet?

Përgjigje: Ajo së pari duhet t’i bëjë davet vetës së saj. Si të del për të bërë davet pa mahrem? I Dërguari (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Nuk është e lejueshme për një grua që beson në Allahun dhe Ditën e Gjykimit që të udhëtojë pa mahrem.”

Në një transmetim tjetër thuhet:

“… dy ditë …”

Në një transmetim tjetër thuhet:

“… tre ditë …”

Në një transmetim tjetër është përmendur:

“… një ditë …”

Kurse, në një transmetim nuk kufizohet numri i ditëve:

“… të udhëtojë pa mahrem.”

Nëse ajo dëshiron të bëj davet, ajo duhet të veprojë sipas fjalës së të Dërguarit (sal Allahu alejhi ue selem).

Dijetari është ai i cili e di të vërtetën

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë)

Burimi: http://www.subulsalam.com/site/audios/alfozan/divers/130.Asalafiya7aqiqatoha-13-6-1433.mp3

http://youtu.be/L60pJf7LrWs

Data e fetvas: 13/6-1433 ose 4/5-2012



Pyetje: Si mund tu përgjigjemi atyre që thonë se dijetarët e mëdhenj nuk e dinë realitetin dhe gjendjen e myslimanëve në perëndim, prandaj referohuni tek ata që kanë shkuar në shtete perëndimore dhe pyesni ata?!

Përgjigje: Nëse dijetarët nuk e dinë të vërtetën, ata nuk në fakt nuk janë dijetarë fare. Dijetari është ai që e di realitetin dhe di dallimin mes të vërtetës dhe gënjeshtrës dhe dallimin mes të saktës dhe të kotës. Ky është dijetar.

Për të pasur njeriu dije të thellë, a duhet me qenë i moshuar?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë)

Burimi: http://youtu.be/7xC-KILyZbU

Data e fetvas: 18/8-1430 ose 9/8-2009

Pyetje: “A është kusht të jetë njeriu i moshuar në mënyrë që për të qenë nga ata që kanë dije të thellë, apo ka mundësi që ky person të jetë edhe i ri?”

Përgjigje: “Të thelluarit në dije nuk është e veçantë për njerëzit e moshuar. Personi i tillë mund të jetë i ri dhe të ketë dije të thellë, siç ishte Abdullah bin Abasi dhe Muadh bin Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), dhe të tjerë që ishin prej të rinjve myslimanë.”

Kënd duhet pasuar në një vend ku nuk gjykohet me Sheriat?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë)

Burimi: http://youtu.be/jq0rXEXD9Mo

Pyetje:  “Ne kemi mësuar se është i detyrueshëm pasimi i Xhematit. Unë jetoj në një vend që nuk gjykohet me Sheriatin e Allahut. Në rastin tim, cilin grup jam i detyruar ta pasojë?”

Përgjigje: “Pasoji ata që pasojnë rrugën e vërtetë në çështje të besimit (akides) dhe në çështje të adhurimit (ibadeteve), që janë të pastër nga shirkiatet e bidatet, dhe që përpiqen të pasojnë argumentet. Këta janë Xhemati.”

Sulmet ndaj katër Imamëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë)

Burimi: http://youtu.be/Aypb3hAszDg

Pyetje: “Ka disa që i sulmojnë katër Imamët dhe i shpërfillin përpjekjet dhe mundin e tyre në emër të mospasimit verbërisht ndaj tyre. A mund të sqaroni pozitën dhe vendin që ata e meritojnë?”

Përgjigje: “Ky është pozicioni i tij dhe është ai i cili duhet pyetur: “Çfarë di” dhe“Sa i ditur është ai që të shprehet kështu?” Kjo vjen nga një doktrinë moderne. Prandaj, duhet të pendohet tek Allahu dhe t’i respektojë dijetarët dhe librat të cilat ata i kanë shkruar. Nuk është e lejuar për të hapur derën e të përfolurit ndaj diturisë, dijetarëve dhe ndaj librave të tyre. A janë të gjitha të arriturat e myslimanëve përgjatë historisë deri më sot të pavlera? Me ardhjen e njerëzve të tillë, a janë bërë të pavlera veprat e myslimanëve dhe Imamëve? Subhan-Allah! Ne e pyesim atë:“Çfarë dinë?” Ai ndoshta nuk ka aspak dituri. Ne e pyesim atë: “Çfarë dinë?” Ai ndoshta nuk ka aspak dituri, ndërkaq ai dëshiron që njerëzit të mos marrin dije prej atyre sikurse prej Ahmed bin Hanbelit, Malikut, Ebu Hanifes, Shafiut dhe El-Euzait, të cilët dijen e kanë marrë direkt nga Kur’ani dhe Sunneti, pa pasur nevojë t’i kthehen librave të dijes dhe usulit. Disa prej tyre thonë gjëra të njëjta edhe ndaj ‘Elfije’ së El-Irakiut- që trajton tema të hadithit- dhe gjithashtu librit ‘Err-Rrahbijeh’. Kjo është nënçmim ndaj diturisë, Allahu na ruajttë. Ai duhet të pendohet tek Allahu dhe të shkruajë një artikull të ri në të cilin i sqaron gabimet e tija në këtë çështje.”

Studenti dhe politika

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=130584

http://youtu.be/vWInD-Vi_Tc

Data e fetvas: 29/7-1433 ose 18/16-2012



Pyetje: “A është e drejtë që studenti të merret me politikë dhe të preokupohet me të në vend të studimeve?”

Përgjigje: “Çështjet politike i përkasin njerëzve të ditur dhe me ndikim dhe jo individëve të zakonshëm dhe të rëndomtë. Ata nuk duhet të futen në këto çështje. Nëse është e nevojshme, këto çështje i dedikohen personave me ndikim në mesin e dijetarëve dhe atyre që iu ecën fjala. E nëse ekziston një pushtet, puna jonë është të dëgjojmë dhe të bindemi. Në këtë rast nuk i lejohet askujt të hyjë në këtë çështje.”

Nënvlerësimi i fetvave dhe dijetarëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/yLk-xNlTN9A

Pyetje: “Në të kaluarën nëse njerëzit dëgjonin një fetva nga dijetarët, ata e merrnin menjëherë dhe ky ishte dallimi i vetëm ndërmjet tyre (në relacionin e të tjerëve me dijetarët). Por tash është ulur respekti ndaj dijetarëve dhe fetvatë janë bërë si diçka të pavlefshme në krahasim siç ishte më herët. Cili është shkaku i kësaj sipas mendimit tuaj?”

Përgjigje: “Arsyeja është mangësia e imanit, fesë dhe nënvlerësimi i diturisë.Njerëzit në të kaluarën kishin iman dhe frikë ndaj Allahut të Lartësuar, andaj edhe i pranonin fetvatë që jepeshin nga dijetarët. Por pasi imani i të cilëve është dobësuar ose nuk ekziston fare, ata nuk kanë iman por kanë vetëm hipokrizi, ata i përbuzin fetvatë e mbështetura në dituri të saktë, sepse ata duan të ikin prej saj (diturisë së saktë), duan t’i pasojnë epshet e veta.

Thotë Allahu:

إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا الظَّنَّ وَمَا تَهْوَى الْأَنفُسُ وَلَقَدْ جَاءهُم مِّن رَّبِّهِمُ الْهُدَى

“Por ata nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykime dhe epshet e tyre, edhe pse u pat ardhur prej Zotit të tyre udhëzimi.” (53:23)

Është e obligueshme të pasuarit e udhëzimit edhe nëse është në kundërshtim me teket personale të dikujt, sepse pikërisht aty qëndron dobia dhe mirësia. Ndërsa të keqen edhe pse mund ta dëshirojë dikush, përfundimi i saj është i dëmshëm.”

Sunneti Profetik është shpallje prej Allahut të Madhëruar

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/l1yEoX4vNvc

Pyetje: “Cili është gjykimi në lidhje me personin i cili thotë se Sunneti i të Dërguarit salallahu alejhi ue selem është ‘pjellë e mendjes njerëzore’?”

Përgjigje: “Kjo është kufër, mohim dhe dalje prej fesë Islame. Sunneti i të Dërguarit salallahu alejhi ue selem nuk është mendim njerëzor porse ai është Shpallje prej Allahut xhela ue ala. Allahu i Madhëruar thotë:

وَمَا يَنطِقُ عَنِ الْهَوَى {3} إِنْ هُوَ إِلَّا وَحْيٌ يُوحَى

“Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo që thotë është vetëm shpallje hyjnore që i vjen atij.” 53:3-4

Pra, Sunneti është Shpallje dhe nuk është mendim. Po ashtu Allahu subhanehu ue te ala thotë:

وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانتَهُوا وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ

“Çfarë që t´u jep i Dërguari, merrni atë, e çfarëdo që t´u ndalojë, hiqni dorë prej saj. Frikësojuni Allahut, sepse Allahu dënon vërtet ashpër.” 59:7

Dallimi mes Selefive dhe grupeve tjera

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/nCKRWaO5OiU

Pyetje: “Disa njerëz pohojnë se selefizmi është një prej grupeve të lindura rishtazi dhe se për ta ka gjykim të njejtë si për të gjitha grupet e tjera. Çfarë na thoni në lidhje me këtë?”

Përgjigje: “Ashtu siç kemi thënë selefizmi është grupi që është në të vërtetën. Këtij grupi është e detyrueshme t’i takojmë dhe të punojmë sipas mësimeve të tij. Asnjë grup tjetër nuk i përket grupit thirrës në të vërtetën, sepse ata janë në kundërshtim (me të vërtetën). Si të pasojmë një grup që kundërshton Ehlis-Sunnetin dhe udhëzimin e selefus-salih?! Ai grup që kundërshton selefizmin, kundërshton metodologjinë e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem dhe rrugën e sahabëve të tij.

Të thuash se Selefizmi është një nga grupet islame, është gabim. Selefizmi është grupi i vetëm që është e detyrueshme të pasohet, të veprohet në përputhje me të, t’i bashkohemi dhe për të dalë në xhihad me të (kur duhet). Nuk është e lejueshme për një mysliman t’i bashkohet ndonjë grupi tjetër sepse ata janë në kundërshtim me të vërtetën. A pajtohet njeriu që t’i bashkohet grupeve të devijuara?! Myslimani nuk pajtohet me këtë.

I Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë:

عليكم بسنتي وسنة الخلفاء الراشدين المهديين من بعدي

“Ju porosis që të pasoni Sunnetin tim dhe Sunnetin e halifëve të drejtë pas meje!”

Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë në lidhje me Grupin e Shpëtuar:

الفرقة الناجية هي من كان على مثل ما أنا عليه اليوم وأصحابي

“Grupi i shpëtuar janë ata që pasojnë atë që jam unë sot në të dhe shokët e mi.”

A dëshiron të shpëtosh pa pasuar rrugën e Shpëtimit?! A shpreson të shpëtosh, pa ecur rrugës së shpëtimit?! Anija nuk noton në tokë të thatë.”

Vetëm dijetarët duhet të bëjnë davet

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/5gOJBbQ_f5I

Pyetje: “Si mund t’u përgjigjem atyre që thonë se vetëm dijetarët duhet të bëjnë davet dhe askush nuk mund ta bëjë këtë, deri sa të arrijë të njëjtin nivel si dijetarët? A është shpërndarja e fletushkave dhe përhapja e audio-kasetave gjë e cila sjellë dobi pas vdekjes?”

Përgjigje: “Nuk ka dyshim se vetëm dijetarët duhet të bëjnë davet. Injoranti nuk duhet të bëjë davet, ngase ekziston rreziku që ai të lejon dhe ndalon gjëra pa pasur prova.

Gjithashtu, ekziston edhe rreziku që ai kur të pyetet të jep përgjigje me injorancë, sepse ai është injorant. Pra siç thamë, nuk ka dyshim se daveti duhet të jetë vetëm nga dijetarët, siç thotë Allahu Te’ala:

قُلْ هَذِهِ سَبِيلِي أَدْعُو إِلَى اللّهِ عَلَى بَصِيرَةٍ

“Thuaj: “Kjo është rruga ime: të ftoj drejt Allahut me largpamësi.” 12:108

Do të thotë me dije, sepse largpamësia nënkupton të poseduarit e dijes. Thotë Allahu:

ادْعُ إِلِى سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ

“Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi.” 16:125

Urtësia është dituria. Prandaj, themi se davetgjiu duhet të jetë i përgatitur mirë për davet. Ndërsa, kur është fjala për çështjet më të lehta e të qarta, si: të urdhëruarit e njerëzve për namaz, në mirësjellje ndaj prindërve, në të braktisurit e veprave që janë shirk dhe të tjera,- gjëra këto të cilat pra janë të lehta për t’i ditur- ai i ndalon njerëzit nga këto dhe thërret në Teuhid. Ndërsa për detajet vetëm dijetarët janë ata që duhet të merren me to.”

Xherh dhe Ta’dili së pari apo dituria në bazamentet

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/JDugNZS7KI0

Data e fetvas: 5/6-1433 ose 26/4-2012

Pyetje: “A ekziston Xherhi dhe Ta’dili (Shkenca mbi Refuzimin dhe Lëvdatën) në kohët e sotme?”

Përgjigje: “Vëllezër! Çfarë po pyesni në lidhje me Xherh dhe Ta’dilin? Kërkoni dituri! Kërkoni diturinë dhe bazamentet, ju nuk i dini as bazamentet. Nxëni vetët tuaja me studime hap pas hapi.”

Të thërrasësh në fe përmes enashideve/ilahive

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Ligjerata “Fadlul-‘Ilm uel-‘Ulema”
http://youtu.be/W7_m5foBpf4



Pyetje: “Dikush pyet në lidhje me përdorimin e enashideve islame, se a është një mënyrë për të thirrur në Islam?”

Përgjigje: “Nuk ka enashid islame. Përdorimi i fjalës “islame”, është gabim. Por nëse themi vetëm enashid, atëherë kjo është ajo që gjendet tek sofistët, sepse kjo është prej fesë së tyre.

Ndërsa, tek Ehlus-Sunneti nuk ka absolutisht enashide fetare.

Ata kanë poezi dhe kjo nuk ka asnjë të keqe, ngase poezia është lexuar edhe në prani të të Dërguarit salallahu alejhi ue selem. Ka dallim në mes të poezisë dhe enashideve. Poezia është e lejuar, ndërsa enashdet janë risi nëse ato i atribuohen fesë (v.p.: e nëse nuk atribuohen fesë, atëherë janë vetëm të ndaluara e jo edhe risi).”

Qëndrimi ynë ndaj thirrësve që bien në kundërshtim me metodologjinë Selefite

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/Kzl1bnefozw
Data e fetvas: 7.10.1427 ose 30.10.2006



Pyetje: “Si duhet të jetë qëndrimi ynë ndaj thirrësve që bien në kundërshtim me metodologjinë Selefite? A duhet të marrim dije nga ta apo jo? Gjithashtu, a lejohet të lexojmë nga disa prej librave të tyre të dobishme?”

Përgjigje: “Allahu iu ka dhënë (dijetarë Selefi), prandaj nuk keni nevojë për të tjerë të këtillë. Merrni dije nga dijetarët që janë në rrugën e drejtë! Merrni dije nga librat e shëndosha dhe të dobishme! Në to ka aq shumë dije, sa që janë të mjaftueshme dhe nuk keni nevojë për librat e tyre.”

Daveti nuk duhet filluar me refuzime

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/sTdh02K0f2o

Pyetje: “I nderuari Shejkh, Allahu ju begatoftë! Si mund të bëjmë ndërlidhjen ndërmjet “mos-refuzimit ndaj bidaçive” dhe “ndërmjet sqarimit të rrugës së drejtë”, kur e dimë se i Dërguari i Allahut ishte përgëzues dhe paralajmërues. Ndërsa kur ne heshtim ndaj tyre dhe nuk sqarojmë…”

Përgjigje: “Ti së pari mësoja njerëzve rrugën e drejtë, e me këtë gjë ata do t’i njohin bidatçitë. Ndërsa, kur ti flet për ta, ndërsa njerëzit nuk kanë kurrfarë baze apo njohuri, kjo nuk ka asnjë anë pozitive. Përkundrazi, kjo gjë vetëm mbjell armiqësi.

Mësoja njerëzve rrugën e drejtë, bëji që ata ta kuptojnë fenë e Allahut, e më pastaj ose ata i kuptojnë kush janë bidatçitë ose ti i paralajmëron ndaj tyre nëse ata nuk i njohin. Mirëpo të fillosh me fyerje dhe paralajmërime ndaj dikujt, kur njerëzit nuk kanë njohuri për gjëra të tilla, kjo nuk bën.”

Me këtë thirrje ne nuk kërkojmë kënaqësinë e njerëzve, por kënaqësinë e Allahut!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.subulsalam.com/site/audios/alfozan/divers/130.Asalafiya7aqiqatoha-13-6-1433.mp3 dhe http://youtu.be/qhS45czFhXg

Pyetje: “Në këto kohë fitnet që janë të mëdha, kur ua rikujtoj vëllezërve obligimet që kemi ndaj udhëheqësve, ndjehem shumë i vetmuar (për shkak se ata nuk e pranojnë atë që them), dhe shumica e njerëzve më urrejnë për këtë shkak! Çfarë është këshilla juaj ndaj meje?”

Përgjigje: “Ti sqaroje të vërtetën dhe të drejtën, ndërsa nuk është patjetër që njerëzit të kënaqen me atë që ti thua. Ti sqaroja njerëzve të vërtetën, të drejtën, e sunnetin e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem me udhëheqësit dhe me njerëzit në përgjithësi. Ata që e pranojnë këtë, atëherë elhamdulilah, e nëse nuk e pranojnë ti e ke kryer obligimin tënd dhe atyre u ka arritur e vërtata (argumenti).

Ne nuk veprojmë që t’i kënaqim njerëzit, dhe as që ata të na lavdërojnë neve. Ne veprojmë që të fitojmë kënaqësinë e Allahut, siç transmetohet nga nëna e besimtarëve Aishja se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

من التمس رضا الناس لسخط الله سخط الله عليه و أسخط عليه الناس ، و من التمس رضا الله لسخط الناس رضي الله عنه و أرضى عنه الناس

“Kush kërkon t’i kënaq njerëzit në diçka që është zemërim për Allahun, Allahu është zemëruar me të dhe janë zemëruar me të edhe njerëzit. E kush kërkon kënaqësinë e Allahut në diçka që është zemërim për njerëzit, Allahu do të jetë i kënaqur me të, e edhe njerëzit do të kënaqen me të”.

A përputhet Selefizmi me partitë politike?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.subulsalam.com/site/audios/alfozan/divers/130.Asalafiya7aqiqatoha-13-6-1433.mp3 dhe http://youtu.be/1EwUBBX0B_Q

Pyetje: “A i përket metodologjisë Selefite t’i përkasësh një partie të caktuar politike dhe pjesëmarrja në parlament, kur ne shohim në kohët e sotme se ka parti politike të cilët thonë se janë Selefi.”

Përgjigje: “Selefizmi nuk është vetëm të pohosh se je i tillë. Selefizmi është që t’i përmbahesh rrugës së ‘Të Parëve Tanë Të Mirë’ në besim, adhurim, moral dhe në metodologji. Kjo nuk është vetëm një pohim. Nuk është qëllimi që të thirresh në Selefizëm dhe të pasosh rrugë që devijojnë nga metodologjia Selefite!”

Udhëzimi i njerëzve përmes ilahive

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
 

Pyetje: “Atë që më herët ka dëgjuar këngë, a ta këshilloj që të dëgjojë ilahi duke shpresuar që ilahitë të jenë shkak që ai të udhëzohet?”

Përgjigje: “Ilahitë nuk janë mundësi për udhëzim. Ato janë këngë. Ato janë një lloj kënge. Ai duhet të pendohet tek Allahu dhe të braktis dëgjimin e çdo kënge, qofshin ato ilahi apo edhe të tjera.

Le të dëgjojë Kuran. Elhamdulilah sot ka kaseta me lexim të Kuranit me zëra të mirë dhe të bukur e gjithashtu duke praktikuar rregullat e leximit në mënyrë të përpiktë.

Ai që dëshiron të dëgjojë diçka, le të dëgjojë Kur´an, ligjërata, mësime apo diçka që atij i bën dobi.”

Daveti Selefi

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=128762 dhe http://youtu.be/r56_SnW-VDw

Pyetje: “Cilat janë parimet e davetit Selefi? Cila është lidhja që ka ky davet me Shejkh Muhamed bin Abdul-Vehabin? A janë grupimet e kësaj kohe prej frutave të thirrjes së Muhamed bin Abdul-Vehabit, siç janë Xhematu Teblig dhe ‘Vëllezërit Myslimanë’?”

Përgjigje: “Daveti (Selefit) është ai me të cilin erdhi i Dërguari salallahu alejhi ue selem dhe me ata të cilët pasojnë në përputhje me të. Kjo do të thotë të thërrasësh në Teuhid, të bëhet thirrje që vetëm Allahu Azze ue Xhel të adhurohet dhe të thirret në pendim për mëkatet dhe gjynahet që i bëjmë. Kjo është thirrja e vërtetë.

Të gjitha thirrjet e tjera që nuk kujdesen për Teuhidin dhe Akiden janë të gabuara. Këto thirrje kanë interesa të ngushta dhe agjenda të tyre të posaçme. Nëse ata me të vërtetë kishin bërë davet vetëm për hir të Allahut, ata do të fillonin davetin e tyre me Akide, ashtu siç vepruan të gjithë të Dërguarit alejhimus-selam.

E para gjë në të cilën ata i thërrisnin njerëzit ishte thirrja në Akide dhe në korrigjimin e saj. Kjo është metodologjia e vërtetë dhe e shëndoshë. Kushdo që devijon nga kjo, ai nuk thërret në fenë e Allahut, por thërret vetëm në atë që ai ka interes.”

Mëson të tjerët pa mësuar tek dijetarët!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=133695
http://youtu.be/EjNyNba8wMY
Data e fetvas: 5/1- 1434 ose 19/11-2012



Pyetje: “Ka një njeri që u mëson të tjerëve dije të Sheriatit dhe akiden e Selefëve edhe pse ai kurrë nuk ka mësuar tek shujukhët dhe dijetarët. A lejohet të merret dituria prej tij?”

Përgjigje: “Përderisa ai nuk i ka të marra bazat e dijes tek dijetarët, por ka mësuar vetëm përmes fletëve të shkruara e librave, atëherë nuk merret dija prej tij. Njeriu i tillë nuk e kupton metodologjinë Selefite, ngase ajo mund të kuptohet ndryshe, përveç nëse mësohet tek dijetarët. Kjo dituri arrihet përmes mësimeve të përcjella drejtpërdrejtë (gojë më gojë), dhe jo vetëm nëpërmjet leximeve. Ndërsa librat janë vetëm ndihmëse të kësaj, prandaj nuk duhet mbështetur vetëm në to.

Njeriu i tillë edhe pse ka njohuri, mirëpo dija nuk duhet të merret nga ai.”

Ligjëratat e shoqëruara me tregime qesharake

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/l5W4DHa6Mag

Data e fetvas: 26.1.1433 ose 22.12.2011

Pyetje: “Ka thirrës, apo të atillë kinse bëjnë davet (thirrin në fe), por gjatë ligjërimit flasin në atë formë duke bërë që dëgjuesit të qeshin me fjalët e tyre. Si është gjykimi për t’i dëgjuar këto ligjërata?”

Përgjigje: “Në këshilla-qortime nuk duhet të ketë shaka. Ato duhet të jenë serioze, frikësuese për dëgjuesit (v.p: në mënyrë që ta marrin parasysh këshillën tuaj), por edhe të qashë. Ato duhet t’i zbusin zemrat. Një gjë e tillë (metoda qesharake) nuk është e përshtatshme që të përdoret në thirrjen për në fenë e Allahut.”

Pranojë të vërtetën edhe nga personi që ti nuk e do

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Mesailul-Xhahilijjeh, fq. 90



Myslimani është i detyruar që t’i shmanget cilësive të jahudive dhe të krishterëve, si: ata e refuzojnë të vërtetën e personit të cilin nuk e duan. Urrejtja ndaj një personi, nuk duhet të jetë shkak që ti ta refuzosh të vërtetën që e posedon.

Shembull i kësaj është ajo që po ndodh sot. Nëse një grup ose sekt e urren ndonjë prej dijetarëve, ata e refuzojnë të gjithë të vërtetën që ai e thotë. Urrejtja e tyre ndaj tij, i shtynë ata që ta refuzojnë të vërtetën që ai posedon, ta fyejnë atë, t’i largojnë njerëzit prej tij, të paralajmërojnë nga veprat e tij dhe kasetat e tij, edhe nëse ai është pasues i së vërtetës. Pse? Sepse ata nuk e duan atë.

O mysliman! Ti je i detyruar ta pasosh të vërtetën edhe në qoftë se ajo vjen nga një person që ti nuk e do. Mos e lerë armiqësinë dhe epshin e shpirtit që të prengojnë/ndalojnë nga pranimi i së vërtetës.

Sms-ët me hadithe të pakonfirmuara

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!) 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/



Pyetje: “A është e lejueshme për të dërguar hadithe të Profetit salallahu alejhi ue selem përmes telefonave celularë, pa e ditur autenticitetin e atyre haditheve?”

Përgjigje: “Jo. Nuk është e lejuar për të përhapur hadithe, përveç nëse e di autenticitetin e atyre haditheve, pasi që i je referuar librave të njohura të Sunnetit. Gjithashtu, vetëm pasi ta dish se kush prej imamëve e ka transmetuar dhe se a transmetohet në librat e haditheve të cilat kanë vetëm hadithe autentike, apo që transmetojnë edhe hadithe të tjera. Pra, ti duhet ta dish këtë gjë; mos i mashtro njerëzit.”

Refuzimi i haditheve Ehad

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!) 

Burimi: http://youtu.be/w-FSTRa-okQ



Pyetje: “Nëse dikush i refuzon hadithet Ehad (të cilat hadithe transmetohen vetëm nga një transmetues) dhe nuk i pranon në çështjet e akides, a konsiderohet kjo kufër i cili e nxjerrë atë nga islami, i cili e nxjerrë nga Islami?”

Përgjigje: “Kjo është akideja e Mu’tezileve dhe racionalistëve të sotshëm të cilët i pasojnë ata. Ne i quajmë racionalistë, sepse ata bazohen vetëm në logjiken e tyre. Këta janë të devijuar dhe pasojnë të kotën. Pra, edhe nëse ai e di se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë diçka të caktuar, ai thotë: “Edhe nëse Profeti e ka thënë këtë…”, siç e thonë disa autorë, atëherë ky person ka bërë kufër, sepse me këtë gjë ai e përgënjeshtron Profetit salallahu alejhi ue selem. Por nëse ai nuk e di autenticitetin e zinxhirit transmetues, atëherë arsyetohet për shkak të injorancës, por nëse ai e di autenticitetin e zinxhirit transmetues, atëherë ai nuk arsyetohet me injorancë.

Pra, nëse ai e di zinxhir transmetues e prapë thotë: “Edhe nëse Profeti e ka thënë këtë…”, sepse ditëve të sodit e veprojnë shumë këtë, ku ata thonë se një çështje e caktuar e kundërshton logjiken. Ky padyshim është jobesimtarë, sepse me këtë ai e përgënjeshtron Profetin salallahu alejhi ue selem.”

Të marrësh dije nga Bidatçiu

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/fMpcZA7DG5A



Pyetje: “Disa pasues të bidateve e përdorin si argument hadithin e Ebu Hurejras për të argumentuar se është e lejuar që të merret dija nga bidatçitë sepse Ebu Hurejra mori dije nga Shejtani.”

Përgjigje: “Ai ka marrë dije nga i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe jo nga Shejtani. I Dërguari i Allahut është ai i cili e informoj atë për këtë, dhe ai nuk ka marrë dije nga Shejtani.

Ebu Hurejra nuk u mbështet në thënien e shejtanit! Përkundrazi, ai është mbështetur vetëm në thënien e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem i tha atij:

صدقك و هو كذوب

“E ka thënë të vërtetën, edhe pse ai është gënjeshtarë.”

Ky justifikim është i kotë.”

Cilat libra na këshilloni t’ua lexojmë familjeve tona në shtëpi?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/2x0a68DFv8E



Pyetësi: “Cilat libra na këshilloni që t’ua lexojmë familjeve tona në shtëpi prej atyre të dobishmeve?”

Përgjigje: “Gjëja më e mirë që mund të lexoni është Rijadus-Salihin. Ky libër është shumë dobiprurës e që përmban thënie të të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem dhe është i ndarë në kapituj të detajuar.

Gjithashtu, lexojini rregullat e faljes dhe marrjes së abdesit në mënyrë që ata në vazhdimësi të kenë kujdes.”

Si duhet ta ndaj kohën njeriu me gruan dhe fëmijët, dhe kërkimin e dijes?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/D0UQKBXKwcc



Pyetje: “Si duhet ta ndaj kohën njeriu me gruan dhe fëmijët, dhe kërkimin e dijes? A shkelen të drejtat e saj kur ai është jashtë çdo ditë për të kërkuar dije, ndërsa ajo qëndron në shtëpi me fëmijët e saj?”

Përgjigje: Nuk është e drejta e saj që ai të qëndroj i burgosur tek gruaja e tij gjatë tërë ditës. E drejta e saj është që burri të flejë me të gjatë natës. Ndërsa gjatë ditës, burri është jashtë shtëpisë dhe kërkon dije e furnizim. Nuk është e drejta e saj që ai të burgoset tek ajo.”

Merruni me kërkimin e dijes së dobishme!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/FkPTxySK8j4



Pyetje: “A është e tepërt që të flasim për grupe dhe parti nëpër tubime të ndryshme?”

Përgjigje: “O vëllezër, flisni për kuptimin e fjalës “la Ilahe il-lall-llah”, për vetë Teuhidin e për njohurit dhe gjykimet e Sheriatit. Ka mundësi që ata të cilët flasin për filanin dhe filanin, nuk i dinë as kushtet e abdesit dhe nuk i dinë kushtet dhe shtyllat e namazit.

Nëse e pyet atë në çështje të tilla nuk di të përgjigjet, sepse ai është i preokupuar me filanin e filanin cili prej tyre është në të vërtetën dhe të kotën. Preokupohuni me kërkimin e dijes së dobishme dhe lërini këto gjëra!”

Mëso dije nga dijetarët dhe të mbështetesh vetëm në të lexuar

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/Wyi_CePzXj0

Është e domosdoshme që dija të merret nga dijetarët, nëse ka në atë vend dijetarë. E nëse janë jashtë vendi, duhet udhëtuar tek ata (për të mësuar prej tyre). E nëse asnjëra prej tyre nuk është e mundshme, atëherë shtyje kërkimin e dijes derisa të jepet një mundësi. Dhe mos mësoni vetë me libra, sepse kjo është rrezik i madh. Ditëve të sotme njerëzit bëhen tekfirca, për shkak se (nuk kanë mësuar tek dijetarët dhe) janë mbështetur vetëm në leximin e librave. Ata i kuptojnë ato ashtu siç nuk janë të destinuara dhe ata i aplikojnë gjykimet aty ku nuk duhet aplikuar. Kjo është metodologjia e Hauarixhëve! Këta janë ata të cilët i kanë refuzuar dijetarët dhe mësuan vetmas, dhe çfarë ishte gjendja e tyre?! Kjo është metodologjia e tyre. Pra, nëse ti nuk mund të mësosh tek dijetarët, je i arsyetuar. Bëhu i durueshëm derisa të jepet mundësia.”

Sqarim nga “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetua” – Thirrje për bashkim të fjalës dhe hedhjen e përçarjeve dhe kundërshtimeve

“Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetua”

Burimi: http://www.alifta.net/Fatawa/NewFatawaContent.aspx?languagename=ar&;ID=57&GroupNumber=5

Përktheu: Jeton Borzhlani

Lavdërimi dhe falënderimi i takon Allahut, kurse përfundimi i mirë është për të devotshmit. Salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin e Allahut, Muhamedin, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij…

Thirrja në rrugën e Allahut është ndër veprat më të ndershme, kurse thirrësit në këtë rrugë janë njerëzit më fjalëmirë, siç thotë Allahu:

 

وَمَنْ أَحْسَنُ قَوْلا مِمَّنْ دَعَا إِلَى اللَّهِ وَعَمِلَ صَالِحًا وَقَالَ إِنَّنِي مِنَ الْمُسْلِمِينَ

 

“E kush flet më bukur se ai që i fton njerëzit drejt Allahut, bën vepra të mira dhe thotë: “Unë, me të vërtetë jam mysliman.” 41:3

Ata janë trashëgimtarët e Profetit në nxënien e dijes dhe përhapjen e sajë, pra dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve, kurse prej moralit të Pejgamberit salallahu alejhi ue selem ishe dashuria e tij për myslimanët, butësia e tij, mësimet dhe mirësia ndaj tyre.

Na erdhi keq ajo që po dëgjojmë nga disa thirrës, pjesëtarë të Ehlis-Sunnetit dhe Xhematit, të cilët janë duke u sjellë me ashpërsi dhe ngurtësi me vëllezërit e vet, si dhe angazhimi i tyre në cenimin e nderit të vëllezërve të vet thirrës, duke hulumtuar për të metat e tyre për t’i shpërndarë në mesin e njerëzve; duke e konsideruar këtë si adhurim me të cilin afrohen tek Allahu.

E gjithashtu në këtë ka kundërshtime të qortuara të cilat i përçajnë myslimanët në xhamitë e tyre, në tubimet e tyre dhe i shpërqendron nga thirrja dhe përmirësimi, duke qenë se Allahu ka ndaluar nga kjo:

 

إِنَّ الَّذِينَ فَرَّقُوا دِينَهُمْ وَكَانُوا شِيَعًا لَسْتَ مِنْهُمْ فِي شَيْءٍ

 

“Me të vërtetë, ti s’ke të bësh fare me ata që e përçajnë fenë e tyre dhe shndërrohen në sekte…” 6:159

Dhe thotë Allahu:

وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعًا وَلَا تَفَرَّقُوا وَاذْكُرُوا نِعْمَةَ اللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ كُنْتُمْ أَعْدَاءً فَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِكُمْ فَأَصْبَحْتُمْ بِنِعْمَتِهِ إِخْوَانًا وَكُنْتُمْ عَلَى شَفَا حُفْرَةٍ مِنَ النَّارِ فَأَنْقَذَكُمْ مِنْهَا كَذَلِكَ يُبَيِّنُ اللَّهُ لَكُمْ آيَاتِهِ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ

 

“Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë.” 3:103

Ndërsa kur Profeti salallahu alejhi ue selem e dërgoi Mu’adhin dhe Ebu Musanë në Jemen i porositi me fjalët:

يسرا ولا تعسرا، وبشرا ولا تنفرا، وتطاوعا ولا تختلفا

 

“Lehtësoni e mos vështirësoni, flitni fjalë përgëzuese e jo armiqësie, bashkëpunoni e mos u kundërshtoni.” (Buhariu dhe Muslimi).

Kemi kuptuar se, disa mysliman rishtas në Islam në vendet perëndimore, kur i kanë parë këto kundërshtime u kanë ndodhë dyshime në rolin e Islamit për unifikimin e fjalës së myslimanëve dhe bashkimin e tyre. Ndërsa këto kundërshtime ishin një fitne që përçau myslimanët dhe pengoi njerëzit të udhëzohen në fenë islame, si dhe shpërqendroi nxënësit e dijes nga thirrja dhe përhapja e trashëgimisë së Pejgamberit salallahu alejhi ue selem.

Komisioni i Përhershëm fton të gjithë thirrësit në rrugën e Allahut dhe imamët e xhamive të unifikojnë fjalët, t’i pastrojnë zemrat, t’i bashkojnë radhët, si dhe paralajmëron për kontributin që çon në përçarjen e myslimanëve dhe mbjelljen e armiqësisë ndërmjet tyre, si dhe preokupimin me njëri-tjetrin përdhunisht dhe padrejtësisht, sepse ai që thërret në një mëkat do ta këtë barrën e tij dhe barrën e atyre që e veprojnë gjer në ditën e gjykimit.

_______________________________________________________________________________

Sqarimi i “Komisionit të Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva” në lidhje me ‘Thirrjen për bashkim të fjalës dhe hedhjen e përçarjeve dhe kundërshtimeve’, nuk ka për qëllim mos-refuzimin e të kotës dhe bidatçive

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=142656



Pyetje: “Shejkhu ynë i nderuar, para ca ditësh “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva” nxorri një sqarim[1] i cili kishte të bëj me ‘Thirrje për bashkim të fjalës dhe hedhjen e përçarjeve dhe kundërshtimeve’. Disa njerëz këtë fetva e marrin për argument se nuk duhet të merremi me kundërshtarët e Sunnetit dhe Bidatçitë! Çfarë është komenti juaj në lidhje me këtë?”

Përgjigje: “Në atë sqarim nuk ka asnjë aludim që jep të kuptohet se nuk duhet të refuzohet kundërshtari i Sunnetit (apo edhe bidatçiu (v.p.)), apo se nuk duhet sqaruar e vërteta. Të thuhet kështu është keqinterpretim i atij sqarimi.

Ai sqarim i drejtohet nxënësve të dijes duke i këshilluar ata që të lënë anash grindjet, bojkotimet dhe vet-lartësimit ndaj njëri-tjetrit për grindje të ulëta. Ajo që duhet vepruar, është këshilla që duhet t’i jap njëri tjetrit. Ky është qëllimi i atij sqarimi.

Por që dikush ta interpretoj ashtu siç ka dëshirë sqarimin në fjalë, kjo është përgjegjësi e tyre para Allahut. Sqarimi është i qartë dhe nuk shoh ndonjë problem në të.

Tek e fundit, ke shumë njerëz që edhe fjalët e Allahut i interpretojnë dhe i komentojnë në përputhshmëri me lajthitjet e tyre! Sqarimi nuk është i tillë dhe pasuesi i të kotës e pason metodologjinë e tij dhe mundohet që në çdo formë ta ndihmoj të kotën e tij edhe nëse kjo ndihmë është e pavërtetë. Prandaj, ka prej tyre që gënjejnë për fjalët e njerëzve, fjalët e Kuranit e fjalët e dijetarëve (i keqinterpretojnë ato (v.p.)).”

Qëllimi është pasimi i Selefizmit e jo vetëm pretendimi në selefizëm

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë)

Burimi: http://www.subulsalam.com/site/audios/alfozan/divers/130.Asalafiya7aqiqatoha-13-6-1433.mp3  dhe http://youtu.be/i4yLpJ5xLWo

Pyetje: “A është më mirë që t’ju atribuohemi Selefëve dhe ta quajmë veten Selefi, apo është e mjaftueshme të thuhet ‘unë jam mysliman’?”

Përgjigje: “Kur është fjala për t’ju atribuuar Selefëve nuk është e mjaftueshme vetëm ta thuash një gjë të tillë. Qëllimi është të pasuarit e Selefëve dhe të qenit në Metodologjinë Selefite, edhe nëse nuk thotë ‘unë jam Selefi’.”

Selefizmi është grupi i shpëtuar

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.youtube.com/watch?v=Z_GbpuZLo08

Pyetje: “A është Selefizmi njëri prej grupimeve? A është diçka e keqe të quhemi si të tillë dhe kush janë dijetarët e tyre?”

Përgjigje: “Selefizmi është grupi i shpëtuar dhe ata janë Ehlus-Sunneh uel-Xhema’ah. Ata nuk janë njëri prej grupeve të sotme, por ata janë vet Xhemati. Ata janë Xhemati praktikues të Sunnetit dhe të fesë. Pra, ata janë Ehlus-Sunneti dhe Xhemati.

Thotë i Dërguari i Allahut salallah ualejhi ue selem:

لا تزال طائفة من أمتي على الحق ظاهرين لا يضرهم من خذلهم و لا من خالفهم

“Gjithnjë do të mbetet një grup prej umetit tim të kapur pas të vërtetës dhe të qëndrueshëm, nuk i dëmton askush që i poshtëron apo i kundërshton ata.”

Gjithashtu thotë Profeti salallahu alejhi ue selem:

و ستفترق هذه الأمة على ثلاث و سبعين فرقة كلها في النار إلا واحدة قالوا : من هي يا رسول الله؟ قال : من كان عل مثل ما أنا عليه اليوم و أصحابي

“Dhe do të ndahet umeti im në 73 grupe, të gjitha do të jenë në zjarr përveç njërit.” Shokët e tij i thanë: “Kush është ai grup, o i Dërguar i Allahut?”

Ai tha: “Ata të cilët ndjekin rrugën në të cilën jam sot unë dhe shokët e mi.”

Selefizmi është palë që praktikon mësimet e të parëve të mirë, rrugën e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem dhe shokëve të tij.

Ata nuk janë ndonjë prej grupeve bashkëkohore, por ata janë Xhemat i vjetër që daton qysh nga koha e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem, duke u përcjellë, e vazhdueshme dhe gjithnjë do mbetet i kapur pas të vërtetës deri kur të ndodhë Kiameti, ashtu siç ka paralajmëruar Profeti salallahu alejhi ue selem.”

T’i atribuohesh Selefizmit është gjë e lavdërueshme dhe e mirë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: el-Bejan li Akhta Ba´dh-il-Kuttab, fq.146

El-Buti, në faqen 236 të librit të tij, shkruan titullin “Selefizmi si medhëheb është një bidat.” Fjalë të tilla shkaktojnë huti dhe çudi. Si mund të jetë bidat të kesh Selefizmin si medhëheb kur bidatet janë devijim?!

Si mund të jetë bidat kur kjo është pasim i metodologjisë së Selefëve?! Sipas Kuranit dhe Sunnetit kjo është e detyrueshme, madje vetë kjo është e vërteta dhe udhëzimi. Allahu Te’ala ka thënë:

وَالسَّابِقُونَ الأَوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالأَنصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُم بِإِحْسَانٍ رَّضِيَ اللّهُ عَنْهُمْ وَرَضُواْ عَنْهُ

“Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë.” 9:100

Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

عليكم بسنتي و سنة الخلفاء الراشدين

“Kapuni për Sunnetin tim dhe Sunnetin e hulefai rashidinëve!”

Pra, ky është Sunnet dhe jo bidat. Në realitet, bidat është të kesh medhëheb tjetër përpos atij që kishin ata.

Nëse ai e ka për qëllim se vetë emri është i ri, siç kuptohet nga fjalët e tij, dhe se ai ishte i panjohur më parë, nga ky kënd është diçka e re, por emri është një çështje e thjeshtë. Edhe po të ishte gabim, kjo nuk të shpie në bidat. Në qoftë se ai beson se ata që i atribuohen këtij emri gabojnë duke kundërshtuar metodologjinë e Selefëve, ai mund ta qartësojë këtë çështje, por pa hyrë në vetë Selefizmin.

Mirëpo, ne themi se ta quash veten “selefi” dhe me këtë të kesh për qëllim pasimin e Selefëve dhe luftimin e bidateve e gjërave të shpikura në fe, është diçka e lavdërueshme dhe gjë e mirë.

“Lehja e qenve” nuk e dëmton Selefizmin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=133045

http://youtu.be/5ogd1lV0JqQ

Pyetje: “Para ca kohësh, të devijuarit thërrisnin në atë që ata e quanin “të gjykuarit Selefizmin në gjyq”. Çfarë thoni për këtë?”

Përgjigje: “Kjo është diçka që të tjerët para tyre prej mynafikëve dhe jobesimtarëve, e kanë bërë edhe në të kaluarën. Ata e kishin zakon t’i fyenin njerëzit fetarë. Ata e kishin zakon t’i fyenin myslimanët, të cilët iu përmbaheshin fesë së tyre. Kjo gjë është e vjetër, nuk është asgjë e çuditshme. E ndërsa, këta janë pasues të atyre të mëhershmëve. Ata nuk e kanë dëmtuar aspak Selefizmin dhe as Selefitë, por dëmtojnë vetëm veten e tyre. Elhamdulilah, Selefizmi i vërtetë është i qëndrueshëm dhe stabil sipas Kuranit dhe Sunnetit. Kurse të “lehurit e qenve”, nuk i dëmton ata.”

Selefizmi është parimi

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi:http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=136881
http://youtu.be/cTxamaBm7jw

Pyetje: “Çfarë është Selefizmi? A është ky një sekt? Çfarë është gjykimi për t’iu atribuar atij?”

Përgjigje: “Selefizmi është parimi. Ajo është metodologjia e Selefëve në mesin e Muhaxhirunëve dhe Ensarëve dhe atyre që i pasojnë ata në mënyrë të saktë. Ky është parimi. Çdokush që kundërshton dhe e braktis atë, është i devijuar.

Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

و ستفترق هذه الأمة على ثلاث و سبعين فرقة كلها في النار إلا واحدة ـ قالوا : من هي؟ قال : من كان على مثل ما أنا عليه اليوم و أصحابي

“Ky umet do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjitha do të hyjnë në Zjarr përveç njërit.” Sahabët thanë: “Kush janë ata?” Ai tha: “Ai që pason atë që unë dhe shokët e mi pasojmë sot.”

Kjo është Selefizmi: “Ajo në të cilën ka qenë i Dërguari salallahu alejhi ue selem, sahabët e tij dhe ajo që pasuan imamët pas tyre. Kjo është Selefizmi. Pra, ai është parimi dhe nuk është ashtu siç thonë se është një prej sekteve. Jo, ai është parimi nga i cili sektet kanë devijuar.”

Dy gabimet kryesore në të emëruarit me termin “Vehabizëm”

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: “El-Bejan li Akhta Ba’dil-Kuttab”, fq. 88-89

Termi “Vehabizëm” është gabim si për nga aspekti i formulimit të tij, po ashtu edhe nga domethënia në të cilën përdoret.

Lidhur me formulimin, kjo nuk i atribuohet personit tek i cili e ka bërë  këtë thirrje, pra Shejkh Muhamedit, por i atribuohet Abdul-Vehabit babait të tij i cili nuk kishte asgjë të bëjë me këtë thirrje.

Dhe kjo është totalisht diçka e gabuar. Atriboimi i saktë në këtë rast duhet të jetë “Muhamedijjeh”. Mirëpo ata e kanë parë se ta quash dikë me këtë emër, është diçka e lavdërueshme (ngase emërimi përkon me atë të të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem v.p.).

Prandaj, ata e falsifikuan këtë fakt.

Sa për domethënien, kjo thirrje nuk ka braktisur në asnjë formë kornizat e Selefëve në mesin e Sahabëve, Tabiinëve dhe Tabi-Tabiinëve. Në vend të quhet “vehabizëm”, është e detyrueshme për ta quajtur këtë thirrje “selefizëm”.

Personi i cili thërriti në këtë thirrje nuk ka shpikur diçka që mund t’i atribuohet atij ndryshe nga disidentët/thirrësit e sekteve devijuese siç janë Ismailijeh, Keramitah etj.

Nëse këto sekte do të quheshin “Selefijeh”, njerëzit dhe historia do ta kishin refuzuar këtë emër, sepse ata fare nuk pasojnë rrugën e Selefëve. Në vend të kësaj, ato janë sekte që janë të shpikura nga themeluesit e tyre.

Prandaj, termi i saktë kushtimisht që do të ishte i drejtë për tu përdorur në lidhje me thirrjen e Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehabit do të ishte thirrja “Muhamedijjeh” apo “Selefijeh”.

Por pasi ky  emërtim i zemëroi armiqtë, ata e shtrembëruan atë. Prandaj, termi “Vahabizëm” nuk ishte i njohur në mesin e pasuesve të Shejkhut.

Ky term erdhi nga kundërshtarët e tyre. Në fakt, ata i vulosin gjithë ata që pasojnë Selefët me këtë etiketim. Qëllimi i kundërshtarit me këtë etiketë është që ta përjashtojnë thirrjen e Shejkhut nga metodologjia e shëndoshë.

Shumë pretendojnë Selefizmin, ndërsa janë larg Selefëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: “Sherh Masailil-Xhahilijjeh”, faqe. 209-210

Në parim, jahudit, të krishterët dhe të devijuarit e tjerë të cilët ia atribuojnë veten Islamit pretendojnë se ata pasojnë besimtarët e hershëm. Jahuditë thonë se ata pasojnë Musanë alejhis-selam dhe ata që i besuan atij. Të krishterët thonë se ata pasojnë Mesihun alejhis-selam dhe ata që i besuan atij. Të devijuarit e këtij umeti thonë se ata pasojnë paraardhësit e këtij umeti prej sahabëve, tabiinëve dhe etbait-tabiinëve dhe thonë se kanë akiden e Selefëve.

Por, të gjithë ata që pretendojnë pasimin e rrugës së Selefëve nuk do të thotë se janë në të drejtën. Së pari, ai duhet ta krahasojë besimin e tij me atë të Selefëve. Ajo që përputhet me të është prej besimit të Selefëve. Ajo që nuk përputhet me të nuk është prej besimit të Selefëve. Këta njerëz nuk janë në rrugën e Selefëve, sepse rregulli i të Dërguarit salallahu alejhi ue selem mbi besimin e Selefëve nuk zbatohet mbi ta:

من كان على مثل ما أنا عليه وأصحابي

“Ai që pason atë në të cilin jam unë dhe shokët e mi.”

Ky është ai që ec në rrugë e Selefëve. Ai që devijon nga kjo nuk është në rrugën e Selefëve. Nuk ka rëndësi nëse ai e pretendon këtë. Çështja nuk është vetëm tek pohimi, por është tek realiteti.

Shumë njerëz pretendojnë Selefizmin. Së pari, ata duhet të krahasojnë besimin e tyre me atë të Selefëve. Nëse ajo përputhet me atë, ajo është e saktë. Nëse jo, ata nuk janë duke pasuar rrugën e Selefëve.

E njëjta gjë vlen edhe për ata që i atribuohen pasimit të njërit prej katër Imamëve, ndërsa në realitet kundërshtojnë rrugën e tyre. Atribuomi i tyre është i pasaktë, sepse ata diferencohen nga ta në çështjen kryesore, pra qysh në besim.

Çfarë do të thotë Vehabizmi dhe kush ishte Abdul-Vehabi?!

1.Çfarë do të thotë Vehabizmi?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Innekafajnak

http://youtu.be/1ElPdy03VF4

Pyetje: Pasuesit e Bidatit në të gjitha kohët janë munduar që të njollosin Ehli-Sunnetin dhe Xhematin me etiketime (të pabaza) me qëllim largimin e njerëzve nga ata, si Muxhesimme, Hashvijje dhe Mushab-bihah dhe sot i etiketojnë ata me nofkat Vehabista dhe Al-Xhamijje. Si duhet një student të përqendrohet ndaj këtyre pseudonimeve dhe sqarimeve të këtyre njerëzve?

Përgjigje: Para së gjithash ai duhet tu´a shpjegoj atyre këtë. Ndoshta disa prej tyre janë mashtruar. Ata nuk e dinë. Ata vetëm i dëgjojnë këto gjëra ndërsa ata në të vërtet nuk e dinë se çfarë kuptimi kanë këto? Duhet tu shpjegohet e vërteta atyre dhe se këta emra dhe pseudonime janë të pabaza dhe se këto janë kurtha nga armiqtë.

Le ta lerë qtë që të shpjegojë se çfarë do të thotë Vehabizmi ose Al-Xhamijjeh – siç pretdenojnë ata.

Le tu´a shpjegojë ai atyre; ose le të kërkojnë prej tyre që ata të shpjegojnë se çfarë do të thotë të etiketuarit me medh´hebin e Vehabizmit, që përshpëritni me të?!!

Ata nuk do të vijnë me asgjë (prej fakteve). Ata do të hutohen.

Ma shpjego mua çfarë do të thotë Al-Xhamijjeh dhe çfarë besimi kanë në mënyrë që të shmangem prej tyre.

Ata nuk janë në gjendje të thonë asgjë. Kjo ka të bëjë vetëm me pseudonime dhe asgjë tjetër. Është e detyrueshme braktisja dhe të shmangurit nga këto çështje.

Para së gjithash kërkoi personit që ta shpjegojë se çfarë do të thotë Vehabizmi dhe Al-Xhamijjeh. Nëse ai nuk mund ti përgjigjet pyetjeve, ju e pyesni se si ai mund të paralajmërojë kundër tyre duke mos ditur se në çfarë besojnë ata?

Kjo ëhstë feja e tyre. Pastaj ia shpjegon atij. Është e mundur që ai vetëm dëgjon gjëra pa pasur dituri rreth tyre. Le ti´a shpjegojë atij se çfarë beismi ka Vehabizmi dhe se nuk ka asnjë grup të quajtur Al-Xhamijjeh.

Kjo është vetëm një nofkë boshe. Për më tepër nuk ka asnjë grup të tillë Al-Xhamijjeh. Ne shpresojmë se ne të gjithë pasojmë të vërtetën.

Sa për Muxhesimmeh dhe Hashvijjeh kët etiketime në asnjë mënyrë nuk kanë demtuar Ehlis-Sunnetin dhe Xhematin. Ata kanë lënduar vetëm ata që i përdorin këto nofka. Nuk dëmtohet Ehli-Sunneti dhe Xhemati kur etiketohet si Hashvijje dhe Muxhesimme për derisa ata pasojnë të vërtetën. Kjo nuk do ti dëmtojë ata.

_______________________________________________________________________________

2.Thirrja e Abdul-Vahabit ishte thirrje për në Teuhid

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Varatha-ul-Anbija

http://youtu.be/Im7XEToClqw

Pyetje: Disa njerëz që vërtetojnë librat e Muhammed bin Abdul-Vahabi, duan ti´a heqin emrin e tij Abdul-Vahab dhe ta zavendësojnë me emrin et-Temimi. Ata kanë një qëllim të mirë. Ka njerëz që lexojnë jetën e tij të cilët kanë keqkuptuar jetën e shejkhut. A është kjo korrekte apo e gabuar?

Përgjigje: Vëllezër! Ata nuk kanë armiqësi ndaj shejkhut për shkak të emrit të tij. Ata janë armiqësorë ndaj thirrjes së tij. Ata nuk do të miratojnë davetin e tij edhe në qoftë se ju i ndërroni të gjithë emrat e baballarëve të tij.

Kjo nuk ka lidhje me emrin e tij. Kjo ka lidhje me davetin e tij. Ata nuk e duan këtë davet. Ata nuk duan një thirrje që thërret në Teuhid.

Ne nuk duhet ti kënaqim ata duke ndryshuar emrin. Dhe nuk ka dobi në këtë. Prandaj nuk është e lejuar të ndryshohen emrat e njerëzve pasi të kenë vdekur. Nuk është e lejuar ti adresohet puna një personi tjetër.

____________________________________________________________________________

3.A ka bërë Muhamed Abdul-Vahabi tekfir mbi njerëz?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: el-Fark bejn et-Tejsir esh-Sheri uel-Muasir

http://youtu.be/fhOC7X-FJcc

Pyetje: A është e njohur se Muhamed bin Abdul-Vahab ka bërë tekfir mbi individ apo jo? Dhe çfarë dobie ka kapitulli për “Er-Ride” – dalja nga feja?

Përgjigje: Shejkh Muhamed bin Abdul-Vahabi dhe imamët e tjerë bëjnë tekfir vetëm mbi atë, mosbesimi i të cilit është provuar nga Kur´ani dhe Sunneti dhe nuk justifikohet. Ai nuk duhet të ketë asnjë justifkim.

Para së gjithash i japim atij dëshmi se akti i tij është mosbesim.

Së dyti; sigurohuni që ai justifikohet nga ndonjë prej justifikimeve të njohura si injoranca, detyrimi me dhunë, keqkuptimi apo diçka tjetër.

Shejkh Muhamed Abdul-Vahab ishte në metodologjinë Selefije dhe nuk shpiki ndonjë gjë të re nga vetja e tij

_______________________________________________________________________________

4.Fshehtësia e suksesit të davetit të Abdul-Vahabit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Verathet-ul-Enbija

http://youtu.be/veRMz3kYMoI

Pyetje: Shejkh i nderuar, në fillim përmende përpjekjet e imamëve. Cila është arsyeja e suksesit të tyre në davet, duke qenë se ne shohim shumë thirrje tjera, të vjetra apo të reja, të cilat nuk kanë arritur rezultatet e dëshiruara edhe pse ne besojmë se ato bëhen nga njerëz të sinqertë.

Përgjigje: Kjo varet nga dy gjëra:

1.Të jetë daveti i sinqertë për Allahun (azze ve xhel). Ata bënë thirrje për tek Allahu nuk shpresonin asgjë tjetër përveçse shpërblimit të Tij. Ata nuk shpresonin as në lakminë as në punësim e as mburrje. E vetmja gjë që ata donin ishte shpërblimi i Allahut.

2. Thirrja e tij (Abdul-Vehabit) ishte të kapurit pas metodologjisë së të Dërguarit (sal Allahu alejhi ue selem). E realisht, thirrja e tij ishte sipas metodologjisë së të gjithë të Dërguarve (alejhima-selam), e me të vërtet që në radhë të parë, t’i kushtosh vëmendje akides dhe pastrimi i saj nga shkirkiatet-idhujtaria, nga risitë dhe mitet.

Përveç kësaj ata korrigjonin gjërat si p.sh relacionet, moralet e tjera. Metodologjia e shëndoshë dhe qëllimi i mirë, janë fshehtësia pas suksesit të daues së Abdul-Vahabit dhe nxënësve të tij.

_______________________________________________________________________________

5.A ka sjellur daveti i Abdul-Vahabit fitne tek njerëzit?

Shejkh Muhamed Eman el-Xhami´i (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: http://youtu.be/3IklVgSbw9o

Pyetje: Çfarë mendoni për atë që thotë: “Këta thirrës -nuk e di se për kë e kanë fjalën konkretisht-, po e kthejnë umetin në kohërat e hershme, sikurse në kohërat e Imamit ripërtërirës Muhamed bin Abdul-Vahab, e cila ishte kohë e fitneve?”

Përgjigje: E lus Allahun që të më falë mua dhe ty!

Në kohën kur erdhi Muhammed bin Abdul-Vahab, thirrja e tij ishte ajo që i largoi fitnet. I largoi të gjithë ato vrasje që ndodhnin në mes fiseve të ndryshme.

E largoi adhurimin e idhujve dhe shirkun nga mesi i njerëzve. Gjithashtu, largoi edhe të gjykuarit me atë që nuk kishte zbritur nga Allahu; e padyshim se kjo është prej fitneve. Ai largoi edhe përçarjet mes njerëzve.

Kjo thirrje e begatshme, në vendin tonë solli bashkimin islam në mes të myslimanëve. U ngrit flamuri i Njëshmërisë së Allahut. E njerëzve në këtë vend ua mësoi besimin e pastër, u solli sigurinë, besueshmërinë dhe lirinë që e meritonin. Gjithashtu i shpërbleu me të gjykuarit me ligjin e Allahut.

Kështu që, njerëzit e këtij vendi, nuk gjykohen përpos me ligjet e Allahut. Kjo është thirrja e këtyre njerëzve për të cilët ju e keni fjalën.

Ata nuk duan asgjë tjetër, përpos rregullimin e gjërave, këshillimin për hir të Allahut me mësimet e Kur´anit dhe të Dërguarit të Tij, ndaj udhëheqësve dhe ndaj njerëzve në përgjithësi.

E lus Allahun që të më falë mua dhe ty. Dhe e lus gjithashtu, që të bëj zemrën tënde që të kuptosh të drejtën.

_______________________________________________________________________________

6.Shejkh Abdul-Vahab nuk e konsideron jobesimtarë atë të cilit nuk i ka arritur e vërteta

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (810)

http://youtu.be/0c9Tk4Z0WeE

Pyetje: “E para nga pesë shtyllat e islamit janë dy shehadetet. Umeti ka konsensus se ai i cili i lë anash këto dy shehadete, është kafir dhe është e detyrueshme që të luftohet kundër tij. Sa i përket katër kushteve të mbetura, pasi njeriu i ka pranuar ato, i lerë ato sepse ai e merr të lehtë çështjen e tyre, ne nuk bëjmë tekfir mbi të edhe në qoftë se nuk luftojmë kundër tij nëse ai i lerë ato…”

Imam Albani: Masha-Allah.

Pyetësi: Shejkh Abdul-Vahabi thotë… Se dijetarët nuk pajtohen në lidhje me mosbesimin e personit që braktis namazin nga përtacia e jo nga mohimi.
(Muelefatush-Shejkh 3/9).

Imam Albani: Masha-Allah.

Pyetësi: Edhe këtu Shejkh Abdul-Vahabi citon Shejkh-ul-Islam Ibn Tejmijen:

“Kur disa Sahabe dhe pasues të tyre, si Kudamah bin Madh´un dhe pasuesit e tij, pinin alkool dhe besonin se ishte e lejuar për ata që kishin bërë vepra të mira, duke u bazuar në të kuptuarit e tyre të ajetit i cili gjendet në el-Maide, dijetarët në mesin e Sahabeve, si Umeri dhe Aliu kërkonin që ata të pendoheshin.

Në qoftë se ata kishin vazhduar ta konsideronin këtë vepër të lejuar dhe në qoftë se ata do ta konsideronin pirjen e alkoolit si vepër të lejuar, ata do të kishin dalë nga feja, e në qoftë se ata do ta pranonin gabimin e tyre, ata do t´i rrihnin me kamxhik. Kështu pra, nuk bëhet tekfir mbi ta për shkak të keqkuptimit në të cilin kishin rënë derisa t´iu kishte arritur e vërteta. Po të kishin vazhduar të mohonin, ata do të dilnin nga feja. (er-Rad ala el-Bakri, faqe. 259).

Dhe fjalët e Ibnu Tejmijes: 

“Prandaj e kam pasur zakon që tu them Xhehmijve dhe atyre që mohojnë se Allahu është mbi Arsh (fronin e Tij): “Po të kisha unë mendimin tuaj do të isha bërë jobesimtarë. Por ju nuk jeni jobesimtarë sipas meje sepse ju jeni injorantë. (er-Rad ala el-Bakri, faqe.260).

Imam Albani: Korrekt. Masha-Allah.

Pyetësi: Vazhdon të citojë Shejkh-ul-Islamin:

“Ne e dimë që është e pashmangshme se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) nuk i ka mësuar umetin e tij që të adhurojnë një person të gjallë apo të vdekur, as Profetë e as dikë tjetër, pavarësisht nëse këto janë lutje për mbrojtje apo diçka tjetër. Gjithashtu ai nuk i ka mësuar që t’i bëhet sexhde të vdekurit apo të gjallëve apo diçka tjetër. Në fakt ne e dimë se ai ndaloi të gjitha këto dhe se këto janë idhujtari të cilat Allahu dhe i Dërguari i Tij (sal Allahu alejhi ue selem) i ka ndaluar. Por për shkak të mbizotërimit të injorancës tek ata dhe mungesës së njohurive të mesazhit në mesin e njerëzve të më vonshëm…

Imam Albani: Allahu Ekber.

Fjalët e Ibn Tejmijes vazhdojnë….nuk mund të bëhet tekfir mbi ta derisa t’u sqarohet atyre se ajo që i Dërguari (sal Allahu alejhi ue selem) ka shpallur është në kundërshtim me ato. Për këtë, sa herë e kamë shpjeguar këtë çështje dikujt që kupton bazat e Islamit, vetëm se ka thënë: “Kjo është baza e Islamit.”

Dijetarët e mëdhenj në mesin e kolegëve tanë, kanë thënë: “Kjo është gjëja më e madhe që na e keni shpjeguar neve.” ( er-Rad ala el-Bakri,faqe.377).

Imam Albani: Allahu e shpërbleftë atë me të mira. Kjo duhet të jetë fjala e Shejkh-ul-Islamit.

Pyetësi: Kjo është fjala e Shejkh-ul-Islamit, po. Këtu thotë Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Vahab kur ai ishte akuzuar se bënë tekfir mbi myslimanët: “Në lidhje me gënjeshtrat dhe shpifjet që deklarojnë: se ne përgjithësisht i konsiderojmë myslimanët jobesimtarë, atëherë ata duhet të vijnë tek ne për të sqaruar atë se, ne i konsiderojmë jobesimtarë ata që nuk janë të tillë dhe ata që nuk marrin pjesë në luftë, kjo është një gënjeshtër e kulluar.

Kjo është një mënyrë për t’i larguar njerëzit nga feja e Allahut dhe të Dërguarit të Tij (sal Allahu alejhi ue selem).

Si mund ta shpallim dikë që nuk praktikon idhujtarin në qoftë se ai nuk vjen tek ne dhe t’i konsiderojmë jobesimtarë e të luftojmë kundër tyre; me dijen e plotë se ne nuk i kemi konsideruar jobesimtarë ata që adhurojnë putat e Abdul-Kadrit, Ahmed el-Bedeviut dhe varret e atyre, të cilat (adhurime) janë të ngjashme me ata nga injoranca e hershme nëse nuk ka kush t’i përkujtojë ata. (Fataua ue Masa´il esh-Shejkh Muhammed bin Abdil-Vahab, faqe, 5-6, brenda Maxhmu Mu´allafatish-Shejkh Muhammed bin Abdil-Vahab, vol. 2).

“Lavdia të qoftë Ty (o Allah), kjo është një shpifje e madhe.” 24:16

_______________________________________________________________________________

7.Është krenari të të quajnë ‘Vehabist

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=120580

http://youtu.be/jWPdB0OB4g8

Pyetje: Përse, të gjithë ata që thërrasin në Teuhid në çdo vend të botës, quhen ‘Vehabista’ që nga koha e Shejkh Muhammed bin Abdul-Vehabit (rahimehullah)? Ky emërtim po i tremb shumë njerëz nga ata që thërrasin në Teuhid.

Përgjigje: Jo, kjo nuk mund t’i tremb ata. Elhamdulilah, ne jemi krenarë me këtë gjë.

Nëse ai i cili thërret në Teuhid quhet ‘Vehabist’, Si quhet ai i cili thërret në idhujtari (shirk), si e quajnë atë? E quajnë xhahil (injorant)?

Ne jemi krenarë për këtë, andaj le të na thonë ‘Vehabista’. Pra, ata vetë e dëshmojnë se thirrja Vehabiste është thirrje për në Teuhid.

Autori i ‘el-Lenxhes’ Allahu e mëshiroftë ka thënë:

Nëse pasuesi i Ahmedit është Vehabist le të dëshmojnë thekalinët (njerëzit dhe xhinët) se edhe unë jam Vehabist

Kur thuhet Ahmedi, është fjala për të Dërguarin (sal Allahu alejhi ue selem).

Po e përsëris edhe njëherë: Nëse pasuesi i Ahmedit është vehabist le të dëshmojnë thekalinët (njerëzit dhe xhinët) se edhe unë jam Vehabist.

Të tillët e përdorin pseudonimin “Xhamijjeh”

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=138380
http://www.youtube.com/watch?v=Ov7XR9-1FLE



Pyetje: “A ekziston një grup i cili quhet “Xhamijjeh”?”

Përgjigje: “Betohem në Allahun se unë nuk e njohë të ekzistoj një grup i tillë. Kjo vjen nga ata të cilët duan që t’i largojnë njerëzit nga vëllezërit e tyre të cilët thërrasin në Akide, Teuhid dhe në bindje ndaj sunduesve myslimanë. Ata kanë dalë me këtë pseudonim (duke e shpifur) vetëm e vetëm që t’i largojnë njerëzit prej tyre. Prandaj, injoroni ata. Përdorimi i pseudonimeve të tilla nuk e dëmton askënd. Kjo i dëmton vetëm ata që e përdorin këtë.”

Etiketimi me emrat Xhamij dhe Medkhali / Rabiovca

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: Kërkojmë nga shejkhu i nderuar që të na këshillojnë në lidhje me atë që është përhapur kohëve të fundit në mesin e disa kërkuesve të dijes, e që ka të bëj me akuzat ndaj disa dijetarëve të njohur, duke i etiketuar ata që prezantojnë në ligjëratat e tyre, duke u thënë se ata janë Xhamiij apo Medkhali. Ata kanë për qëllim dijetarin e nderuar Allahu e mëshiroftë Muhammed Eman el-Xhamij dhe dijetarin e nderuar Allahu e ruajt Rebi’ Bin Hadi el-Medkhali. Salavatet dhe selamet qofshin për Profetin tonë Muhammed.

Përgjigje: Kjo është brenda përgjigjes së mëhershme për të cilën fola më herët. Por ju them: Lërini këto gjëra dhe këto etiketime.

Allahu thotë:

“Dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape.” (49:11)

Të gjithë jeni vëllezër ndërmjet vete, pasues të së njëjtës fe dhe të gjithë jeni kolegë me njëri-tjetrin; për këtë falënderimi i takon vetëm Allahut.
Largohuni nga këto gjëra dhe respektoni dijetarët.

“Kush nuk i respekton dijetarët do të pengohen që të përfitoj nga dituria e tyre.” D.m.th. nuk do të përfitoj nga dijetarët.

Andaj po e përsëris që t’i leni këto gjëra. Etiketimet në mesin tuaj duke i përdorur dijetarët të cilët kanë mirësi dhe pozitë në mesin e njerëzve për të cilën duhet ta keni në konsideratë.

Thotë Allahu në Kur’an:

“Allahu i lartëson ata të cilët kanë besuar e posaçërisht ata të cilët iu është dhënë dituri.” (58:11)

Pra, dijetarët duhet të kenë vendin e tyre, pozitën dhe respektin e merituar. Nëse nuk keni besim tek dijetarët, atëherë tek kush duhet pasur besim? Nëse humbet besimi tek dijetarët, atëherë tek kush mbështeten njerëzit?! Kjo padyshim se është ngastër dhe intrigë që po ndodhë në mesin e njerëzve. Andaj, është obligim të kihet kujdes duke qëndruar larg nga këto gjëra. Gjithashtu duhet këshilluar të tjerët për një gjë të tillë.

Parimi bazë te myslimani është e mira dhe drejtësia

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/6HjpJcUUKik

Pyetje: “Kush thotë: “Ne nuk gjykojmë mbi korrektësinë e akides së një myslimani, dhe se ai është sunni, selefij derisa ta argumentoj për vetveten e tij këtë gjë.” A është kjo në kundërshtim me metodologjinë e Ehlu-Sunnetit dhe Xhematit?”

Përgjigje: “Parimi bazë te myslimani në përgjithësi është e mira dhe drejtësia.

Gjithashtu, parimi bazë tek dijetari është e mira dhe drejtësia, përveç nëse na bëhet e qartë diçka prej tij se ai e kundërshton këtë (akiden apo metodologjinë (v.p.)). Në rastin e tillë, duhet folur me të dhe këshillohet mbi gabimin e tij që e ka. Por, që të akuzosh njerëzit dhe të thuash:

“Ne nuk dimë asgjë mbi akiden e tij…” –përderisa ai është mysliman dhe falet, atëherë mbi të vjen në shprehje parimi bazë i cili është: drejtësia dhe e mira. Prandaj, të këshilloj të mendosh mirë për myslimanët.”

Çfarë është gjykimi për të përcjellë lojëra të futbollit në televizion?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: Çfarë është gjykimi për të përcjellë lojëra të futbollit në televizor?

Përgjigje: Do të thotë se ti ke kohë të lirë dhe përcjell gjëra të tilla?!

Myslimani e ka kohën e shtrenjtë, andaj nuk e humb atë duke përcjellë lojëra, seriale të ndryshme, apo gjëra të tjera të kota nga të cilat nuk përfiton as në çështje të fesë as në çështje të kësaj jete.

Por, ai e shfrytëzon kohën e tij në atë që i bën dobi dhe përfiton prej saj. Të bësh gjumë, është më mirë sesa të shikosh gjëra të tilla. Kur ti fle, trupi yt pushon, qohesh me lehtësi për t’u falur në pjesën e fundit të natës. Kjo, padyshim se është më mirë sesa të shikosh diçka që nga ajo nuk ke asnjë përfitim. Përkundrazi, ta vonon gjumin dhe bëhesh më përtac për ta falur namazin e sabahut.

Tregimi i Ibn Tejmijes dhe përmendja e Allahut

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Imam Ibn Kajim (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Se ai shkoi të Shejkhu i tij, Shejkul-Islam Ibn Tejmijeh, sepse ai dëshironte të diskutonte apo të mësonte diçka nga ai. Ai e gjeti atë ulur duke përkujtuar Allahun. Ai nuk deshi ta ndërpriste atë, derisa ai e përfundojë dhikrin. Pastaj ai (Ibn Tejmijeh) u kthye dhe e pyeti atë: “Sa kohë ke që je këtu?” Ai (Ibn Kajim) tha: “Ka kaq e kaq kohë që pres unë.” Pastaj tha Shejkhu (Ibn Tejmijeh) Allahu e mëshiroftë: “Dhikri është ushqimi im. Nëse unë nuk e ha ushqimin tim, nuk do të kem fuqi për të punuar këtë ditë.”

Pra, dhikri ishte ushqimi i tij, i cili i jepte atij fuqinë për t’i kryer punët e tij në këtë ditë, Allahu e mëshiroftë! Myslimani kështu duhet të jetë. Për këtë arsye ai thoshte (Ibn Tejmijje): “Vërtet Allahu ka një Xhenet në këtë botë, kushdo që nuk hyn në të nuk do të hyjë në Xhenetin e botës tjetër.” Me këtë kishte për qëllim përmendjen (dhikrin) e Allahut. Dhikri është Xheneti i kësaj bote, sepse e relakson dhe e qetëson myslimanin, ia zgjeron gjoksin, ia largon hallet dhe ia largon djajtë. Pra, kjo është Xhenet, dhe besimtari e shijon këtë më shumë sesa e shijon ushqimi dhe pijet. Prandaj kur të shohësh atë të cilin nuk ka bërë dhikrin e mëngjesit apo të mbrëmjes, e gjen të dekurajuar e të mërzitur e të dëshpëruar. Por, nëse është i rregullt në dhikr të mëngjesit e të mbrëmjes, do ta shohësh atë të qetë me gjoks të zgjeruar.

Përmendja e Allahut (dhikri) e shoqëron myslimanin çdoherë dhe gjithmonë; mëngjes, mbrëmje, kur shkon për të fjetur, kur ai zgjohet natën apo gjatë fjetjes, dhe kur zgjohet. Përmendja e Allahut gjithmonë është në zemrën dhe gjuhën e myslimanit. Besimtari i mirë asnjëherë nuk heq dorë nga dhikri. E kundërta që i ndodh hipokritit, jobesimtarit e mëkatarit. Kënaqësia e këtyre është në muzikë, instrumente, teatër, shaka dhe komedi. Ata nuk janë të preokupuar me përkujtimin e Allahut Subhanehu ue Te’ala. Për këtë arsye thotë Allahu në lidhje me hipokritet:

وَلاَ يَذْكُرُونَ اللّهَ إِلاَّ قَلِيلاً “…dhe Allahun e përmendin fare pak.” 4: 142

Ata nuk qetësohen me përmendjen e Allahut, por me përmendjen e djallit. Allahu na ruajttë!

Përmendja e Allahut e lidh një njeriun me Zotin e tij, siç përmendet në një hadhith Kudsi. Allahu i Lartësuar thotë:

أنامععبديانذكرنيفينفسهذكرتهفينفسيوإنذكرنيفيملأذكرتهفيملأخيرمنهم “Unë jam me robin Tim. Nëse ai më përmend Mua në veten e tij e përmendi atë në veten Time. Nëse me përmend Mua në tubime, Unë e përmendi atë në tubime që janë edhe më të mira.” Është për qëllim: tubimin e engjëjve.

Allahu Xhela ue ‘Ala thotë:

فَاذْكُرُونِي أَذْكُرْكُمْ وَاشْكُرُواْ لِي وَلاَ تَكْفُرُونِ “Më përmendni Mua që Unë t’ju përmend ju dhe falënderomëni Mua (duke M’u bindur) e mos i mohoni dhuntitë e Mia (me mosbindje)!” 2: 152

Si mundet që besimtari të heq dorë nga përmendja e Allahut, e cila e afron atë më afër Allahut dhe i jep atij nder që të përmendet nga Allahu e ta lavdërojë atë në tubimet edhe më të mira?! Këto janë dobi të mëdha që përfitohen nga përmendja e Allahu ‘Azze ue Xhel.

Profeti salallahu alejhi ue selem e krahasoi robin dhe përmendjen e Allahut, me një person, armiqtë e të cilit e ndjekin me shpejtësi të madhe, me qëllim për ta vrarë atë. Kështu, ai u fut (mbrojt) brenda një kalaje (fortesë) të forte dhe shpëtoi prej tyre. Ai salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Përkujtimi i Allahut është një kala (fortesë, mburojë) për myslimanin (hisnul-muslim).” Kjo e mbron atë prej armiqve të tij, djajve njerëz dhe xhin. Pra, është e nevojshme për myslimanin të jetë i rregullt në përmendjen e Allahut me gjuhë, zemër dhe vepra.

Ai që punon me kamatë, nuk do të thotë se e konsideron atë të lejuar

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nedhid (14)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/al_durr_%2006_04_1433.mp3

http://youtu.be/L5mGd_5ttrI

Data e fetvas: 6/4-1433ose 28/2-2012

Pyetje: “Cili është gjykimi për atë i cili thotë se, e di që kama është e ndaluar mirëpo unë do të vazhdoj ta marr dhe do ta përdorë atë (në shitblerje)! A do të thotë kjo se, personi i tillë e konsideron kamatën të lejuar?”

Përgjigje: “Jo, kjo nuk do të thotë se ai e konsideron kamatën të lejuar. Ai që thotë kështu, nuk është se e konsideron kamatën të lejuar. Pra, nuk e lë të punuarit me kamatë, por vazhdon ta marr kamatën edhe pse e di se ajo është e ndaluar. Thotë Allahu:

الَّذِينَ يَأْكُلُونَ الرِّبَا لاَ يَقُومُونَ إِلاَّ كَمَا يَقُومُ الَّذِي يَتَخَبَّطُهُ الشَّيْطَانُ مِنَ الْمَسِّ “Ata që marrin kamatën, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet, sepse ata thonë se tregtia është njëlloj si kamataria.” 2:275

Ai që merr kamatën në këtë jetë, do të ringjallet në Ditën e Kiametit me bark të madh. Kur njerëzit të dalin nga varret dhe nisen drejt vendit të tubimit ai qohet në këmbë dhe prapë rrëzohet përtokë! Kjo, ngase barku e bën që ai të rrëzohet – Allahu na ruajttë! Kjo i ndodhë atij në emër të poshtërimit para krijesave. Pra, nuk është e lejuar marrja e kamatës.”

Të punuarit në një spital ku ka përzierje mes gjinive

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Igathetil-Lehfan (26) dhe

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighstah%20-08%20-05-1435-01.mp3

Pyetje: “Cili është gjykimi për të punuar në një vend ku ka përzierje mes gjinive, si p.sh. në spital në qoftë se e uli shikimin tim…”

Përgjigje: “Jo, jo. Mos lavdëro veten dhe mos thuaj se e uli shqimin. Largohu nga ai vend. Qëndro me burra e jo me gra. Mos e merr me lehtësi këtë çështje.”

Edukoni fëmijët nga vegjëlia

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–14340527.mp3

Pyetje: “Si mund t’i edukojmë fëmijët që të falen dhe të agjërojmë për hir të Allahut, e jo që këto t’i bëjnë si zakon?”

Përgjigje: “Ti je i obliguar t’i edukosh ata që të falen, ta adhurojnë Allahun sinqerisht dhe të kërkojnë dituri të dobishme që në vegjëli. Mos i cekni diskutoni gjërat si zakon, por bëjini atë që jeni të urdhëruar:

“Urdhëroni fëmijët tuaj për namaz në moshën shtatëvjeçare, ndërsa në moshën dhjetë vjeçare rrihni nga pak (nëse nuk falen) dhe ndajini mes veti nga shtretërit.”

Nëse ti vepron kështu Allahu Xhela ue ‘Ala do t’ua lehtësojë dhe do t’ua bëjë atë adhurim për hir të Tij e jo zakon. Kështu ata do të ndjehen rehat me të (namazin dhe adhurimet tjera) dhe do ta bëjnë atë me kënaqësi si adhurim.”

Allahu nxjerr të gjallin nga i vdekuri

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nadhid (1o) dhe

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/al_durr_08_03_1433.mp3

Pyetje: “Çfarë kuptimi kanë fjalët e Allahut Subhanehu ue Te’ala:

وتخرج الحي من الميت وتخرج الميت من الحي

“Ti e nxjerr të gjallën prej së vdekurës dhe të vdekurën e nxjerr prej së gjallës.”3:27

Përgjigje: “Ai e nxjerr bimën nga fara e saj. Fara është e vdekur dhe bima që mbinë nga ajo është e gjallë. Ai e nxjerr pulën nga veza. Veza është e vdekur dhe pula është e gjallë. Ai e nxjerr të vdekurin nga i gjalli. Dijetarët thonë se kjo do të thotë se Ai e nxjerr jobesimtarin nga myslimani.”

A prishet abdesi nga rrjedhja vaginale?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Igathatil-Lehfan (28) dhe

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah.%20%2029%20-%205%20-%201435.mp3

Pyetje: “Një grua thotë se ajo ka rrjedhje nga vagina. A e prish kjo abdesin?”

Përgjigje: “Po, pasi që kjo rrjedhje vije nga vagina. Çdo gjë që del nga vagina dhe nga anusi e prish abdesin.

Më kujtohet se “Komisioni i Përhershëm për Fetva” dha një fetva të cilën unë nuk e kam nënshkruar. Ata besojnë se rrjedhja nga vagina nuk e prish abdesin. Kjo është diçka e diskutueshme. Por unë them që, çfarëdo që del nga vagina dhe anusi e prishin abdesin.”

Kurani nuk duhet të varet në piktura

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–07041434.mp3

Pyetje: “A është e lejuar për të varur piktura me ajete kuranore?”

Përgjigje: “Me aq sa unë e di kjo nuk i përket praktikës së Selefëve. Ata nuk varnin piktura rrugëve, në mure apo në shtëpi. Nuk njihet që këtë veprim ta kenë bërë ata ndonjëherë. Edhe më e keqe është atëherë kur ato varen nëpër xhamia, gjë e cila bën që njerëzve t’ua tërheqin shikimet gjatë namazit.

Ajetet kuranore nuk duhet të varen nëpër mure. Nuk duhet të varet në trup apo në kafshë, në makina ose në mure. Myslimani duhet ta mbaj larg Kuranin nga përdorimi i tillë. Kurani duhet të ruhet në zemra e në Mus’haf dhe në vepra.”

Prindërit i frikësojnë fëmijët me anë të xhinëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Igathetil-Lehfan (7)

Pyetje: “Ka prindër që i frikësojnë fëmijët me anë të xhinëve në mënyrë që ata të mos dalin nga shtëpia. A konsiderohet kjo vepër gënjeshtër dhe cili është gjykimi mbi këtë?”

Përgjigje: “Këtu nuk bëhet fjalët vetëm për gënjeshtër. Fëmija mund të ndikohet negativisht nga kjo dhe të frikësohet. Pra, kjo e dëmton fëmijën. Kjo dëmton fëmijët dhe mbjell frikë në ta. Prandaj ky është veprim i ndaluar”

Burri i cili gjen gruan e tij me një burrë tjetër

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/10061

http://youtu.be/hDsAxaB-w0c

Pyetje: “Nëse burri e gjen gruan e tij me një burrë tjetër dhe për këtë shkak e shkurorëzon atë, a ka bërë mëkat? Cila është këshilla juaj?”

Përgjigje: “Nëse ai dyshon në të dhe nuk gjen rehati me të, atëherë le të ndahet prej saj. Kështu do të jetë i qetë dhe falënderimi i takon Allahut.”

Këshilla dhe bojkotimi i atyre që përfolin udhëheqësit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: “Njërin prej shokëve të mi e kam këshilluar në lidhje me përfoljen ndaj udhëheqësit të myslimanëve, kurse ai më ka bojkotuar mu për këtë shkak!

Njëherë prej herësh kur e takova e përshendeta me selam ndërsa ai nuk ma ktheu selamin. Pas kësaj, edhe unë e bojkotova atë, ndërsa unë pyes se a jam mëkatar për këtë veprim (për bojkotin ndaj tij)?”

Përgjigje: “Ai është prej Hauarixhëve. Dhe metodologjia e tillë është metodologji e Hauarixhëve. Allahu na ruajttë! Nuk është e lejuar për të që të veproj kështu (përfoljen ndaj udhëheqësve). Udhëheqësit kanë të drejtat e tyre. A mund të jetoni pa pasur udhëheqës?

A mund njeriu të fle i qetë në shtëpi e të dal qoftë edhe në treg pa pasur prijës të shtetit? Ekzistimi i tyre është i patjetërsueshëm dhe nuk ka mundësi që të mbetemi pa ta. Ne duhet që të lutemi për ta, duhet t’i ndihmojmë atyre e t’u bindemi përveç nëse na urdhërojnë diçka që është mëkat ndaj Allahut. Por nuk është e lejuar që të përfolen apo të përqeshen në mesin e njerëzve! Veprimet e tilla janë veprime të Hauarixhëve, të cilët janë luftuar nga sahabët. Dhe janë luftuar sepse ata bëjnë çrregullime në tokë.

Si do që të jetë; ti ke vepruar drejtë edhe kur e ke këshilluar edhe kur e ke bojkotuar pasi që nuk e ka pranuar këshillën. Mirëpo kjo nuk mjafton, ngase ti je i obliguar që të paralajmërosh njerëzit prej tij dhe t’i tregosh atyre se kush është në të vërtetë ai. Jo vetëm për të por edhe për ata që janë të njëjtë sikurse ai në mënyrë që njerëzit të ruhen prej tyre.”

A ka vende ku Dexhalli nuk mund të hyjë?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/8606

Pyetje: “A ka vende ku nuk mund të hyjë Dexhalli?”

Përgjigje: “Ai nuk mund të hyjë në Mekë dhe në Medinë.

Ai do të lëvizë shumë shpejt mbi tokë, dhe do të hyj në çdo vend përveç Mekës dhe Medinës ngase do të pengohet nga hyrja në to. Mirëpo, Medina do të dridhet e do të nxjerr jashtë të gjithë hipokritët.”

Rrobat e ngushta në prani të grave tjera

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Mekanetul-Mer’eti fil-Islam, faqe 640

Pyetje: “Nëse gruaja vesh rroba të ngushta në prani të grave të tjera, a bën pjesë kjo në fjalët e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem:

نساء كاسيات عاريات

Gra të veshura të zhveshura?”[1]

Përgjigje: “Nuk ka asnjë dyshim se nuk është e lejueshme për gruan që të vesh rrobe të ngushta që zbulon format e trupit të saj. Kjo është e lejuar vetëm atëherë kur ajo është e veçuar me burrin e saj. Përndryshe nuk është e lejuar edhe nëse ajo është vetëm në prani të grave. Në këtë rast ajo është shembull i keq për të tjerat. Nëse ato e shohin atë veshur me rroba të tilla, ato do ta pasojnë atë.

Pos kësaj ajo është e urdhëruar që të mbuloj auretin e vet para të gjithë njerëzve përveç në prani të burrit të saj. Ajo duhet të mbulojë auretin edhe para femrave, në të njëjtën mënyrë siç e mbulon atë para burrave. E vetmja gjë që ajo mund të shfaq para grave të tjera është ajo që shfaqet zakonisht siç janë duart, fytyrën dhe këmbët që janë të nevojshme për tu shfaqur.”

_______________________________________________________________________________________

[1] Është fjala për hadithin: “Dy lloje njerëzish prej banorëve të Zjarrit nuk i kam parë ende; njerëz që mbajnë në duart e tyre shkopinj, që duken sikurse bishtat e lopëve dhe me to rrahin njerëzit dhe gra të veshura të zhveshura, të krekosura provokuese (mailat mumilat[1]). Kokat e tyre duken sikurse gunga të mënjanuara të devesë. Ato nuk hyjnë në Xhenet dhe nuk kanë për ta ndjerë as aromën e tij, edhe pse aroma e tij ndihet nga një distancë kaq e largët.”([1]) Imam en-Neveviu ka thënë: “Është thënë se “Mailat” do të thotë gratë që nuk janë të bindura ndaj Allahut dhe ndaj obligimeve që i ka. Ndërsa “Mumilat” janë ato që ua mësojnë të tjerave veprimet e tyre të mallkuara. Është thënë gjithashtu se “Mailat Mumilat” janë gra që ecin me mburrje duke i ngritur supet lartë. Është thënë gjithashtu se “Mailat” ndajnë flokët në njërën anë, e cila është modë e prostitutave, ndërsa “Mumilat” janë gratë të cilat ua krehin grave tjera flokët në këtë mënyrë.” (Sherh Sahih Muslim (14/92)).

Dhuratat ndaj të punësuarve janë ryshfet

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13615

Pyetje: Çfarë do të thotë hadithi:

هدايا العمال غلول

“Dhuratat ndaj punëtorëve janë keqdashëse (gulul)?“

Përgjigje: “Për qëllim është ryshfeti. Me punëtorët është për qëllim punonjësit. Ata nuk duhet të marrin dhurata nga njerëz si kontabilistët, avokatët etj. E njëjta gjë vlen edhe për ata të cilët janë përgjegjës për mbledhjen e zekatit.

Ata të cilët janë të punësuar si mbledhës të zekatit nuk duhet të marrin dhurata, ngase kjo është një formë e ryshfetit. Profeti salallahu alejhi ue selem lejoi një njeri i cili quhej Ibnul-Lutbijjeh që të jetë përgjegjës për mbledhjen e zekatit. Ai erdhi tek i Dërguari salallahu alejhi ue selem dhe tha: “Kjo është për ju dhe kjo më është dhënë mua dhuratë!”

Si rezultat i kësaj, i Dërguari salallahu alejhi ue selem hipi në minber dhe u tha sahabëve:

ما بال الرجل نستعمله على ما ولانا الله عليه ثم يأتي ويقول هذا لكم وهذا أهدي إليَّ ، أفلا جلس في بيت أمه فيرى هل يُهدى إليه

“Si është puna me atë të cilin ne bëjmë përgjegjës për diçka që Allahu na ka lënë në besim dhe pastaj vjen dhe thotë: “Kjo është për ju dhe kjo më është dhënë mua dhuratë?!” Sikur të qëndronte në shtëpi tek nëna e tij do ta shihte se a do t’i jepej ndonjë dhuratë.”

Profeti salallahu alejhi ue selem e konsideroi këtë vepër si keqdashje. Prandaj, është obligim për të punësuarit në të gjitha pozitat që të mos pranojë asnjë dhuratë nga askush prej punëtorëve të tyre apo nga ata që i kanë në përgjegjësi, sepse kjo është një formë ryshfeti. Kurse Profeti salallahu alejhi ue selem ka mallkuar atë i cili merr ryshfet dhe jep ryshfet. Kjo është posedim/fitim i paligjshëm të cilën Allahu Subhanehu ue Te’ala e ka ndaluar.”

Çfarë është i obliguar të dijë myslimani në lidhje me fenë e tij?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu na ruajttë!)
Burimi: “El-Munteka”, faqe 18
 

Pyetje: “Me çfarë është i obliguar myslimani që të dijë në lidhje me fenë e tij, në lidhje me çështje të besimit dhe sheriatit islam në përgjithësi?”

Përgjigje: “Myslimani e ka për detyrë që të ketë dituri në të gjitha aspektet e fesë, si në aspektin e Akides (besimit) ashtu edhe në aspektin e Sheriatit (rregullat e fesë). Myslimani e ka për detyrë që të mësojë çështjet e besimit atë që është obligative për ta besuar, çfarë e kundërshton atë, çfarë e plotëson atë dhe çfarë e bën atë të jetë jo e mjaftueshme në mënyrë që besimi i tij të jetë i saktë dhe i shëndoshë.

Gjithashtu, myslimani duhet të mësojë edhe ligjet e rregullat e fesë islame, veprimet që duhet kryer në mënyrë që ai të kryej ato vepra me të cilat e ka obliguar Allahu dhe të ndalohet nga ato vepra të cilat i ka ndaluar ai, dhe e gjithë kjo duke u bazuar në dije dhe argument.

فَاعْلَمْ أَنَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا اللَّهُ وَاسْتَغْفِرْ لِذَنْبِكَ وَلِلْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ ۗ وَاللَّهُ يَعْلَمُ مُتَقَلَّبَكُمْ وَمَثْوَاكُمْ

“Dije se nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut! Kërko falje për gjynahun tënd dhe për besimtarët e besimtaret! Allahu e di se si silleni ju dhe ku qëndroni.” 47:19”

Humbja e kohës në shikimin lojërave të futbollit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/hadist%20fitan-17-08-1435-01.mp3

Pyetje: “Çfarë i këshillon nxënësit e dijes të cilët rrinë zgjuar deri në pjesën e tretë të natës për të shikuar ndeshje futbolli të Kampionatit Botëror?”

Përgjigje: “Ata kanë humbur kohën e tyre kot pa asnjë dobi.

Çfarë është më mirë, të qëndrosh i zgjuar gjatë pjesës së tretë të natës dhe të falesh apo të shikohen lojërat e tilla? (S’ka dyshim se) kjo është humbje kohe. Ata janë humbës të mëdhenj në qoftë se nuk pendohen para Allahut ‘Azze ue Xhel dhe të kujdesen se ku e shpenzojnë kohën e tyre.”

Si të arrihet përfundimi i mirë?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/8362

Pyetje: “Të gjithë ne duam që të kem përfundim të mirë të kësaj jete. Andaj, cilat gjëra mund të na ndihmojnë që ta arrijmë këtë qëllim?”

Përgjigje: “Që vazhdimisht të bësh vepra të mira. Ngase siç jeton ashtu edhe do të vdesësh. Pra, njeriu duhet që në vazhdimësi të bëj vepra të mira në mënyrë që të ketë edhe përfundim të mirë.

Gjithashtu, njeriu duhet të qëndrojë larg nga gjërat e ndaluara dhe nga mëkatet, ngase gjërat e tilla i japin atij përfundim të keq.”

Të tillët argumentojnë me mospajtimet e dijetarëve & Veshja e gruas

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Teemmulat fii Akhir Suratil-Ahzab, faqe 416-417

Pyetje: “Në ditët e sotme flitet shumë në lidhje ferexhenë. Ka disa gra që argumentojnë me disa dijetarë që e lejojnë gruan që të mos e mbuloj fytyrën, por që ajo e ka të detyrueshme që të bartë Aba’an[1]. Argumenti i tyre është se ka mendime të ndryshme mbi këtë çështje. A lejon çdo mospajtim që të pasohet cilido dijetarë qoftë ai? Gjithashtu, cili është gjykimi mbi bartjen e beretës franceze?”

Përgjigje: “Përveç pasuesve të epsheve, askush tjetër nuk mund të argumentoj me mospajtimin ndërmjet dijetarëve mbi një çështje të caktuar. Përdorimi i argumentimit të tillë (me mospajtimin ndërmjet dijetarëve), rrjedh si shkak ngase ata duan pasimin e epsheve të tyre.

Sa i përket atij që e ka frikë Allahun, ai nuk argumenton me mospajtimet ndërmjet dijetarëve, por ai argumenton me argumente me të cilat është i bindur në to.

Ka mosmarrëveshje (edhe mbi obligueshmërinë apo jo të ferexhesë). Pothuajse në çdo çështje fikhu ka mendime të ndryshme. Prandaj Allahu Xhele ue ‘Ala na urdhëroi që t’i referohemi Kuranit dhe Sunnetit:

فَإِن تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللّهِ وَالرَّسُولِ إِن كُنتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ

“ Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit.” 4:59

Siç thashë mosmarrëveshjet ekzistojnë (edhe mbi obligueshmërinë apo jo të ferexhesë). Megjithatë, nuk është e lejuar për ne që të pasojmë mendimet që përputhen me epshet dhe dëshirat tona, e në anën tjetër të braktisim argumentin, vetëm për shkak se kjo është në kundërshtim me dëshirat tona. Kjo gjë nuk është e lejuar. Ne jemi të detyruar të pasojmë mendimin që është në përputhje me Kuranin dhe Sunnetin në lidhje me ferexhenë dhe në çdo gjë tjetër.

Ju e dini se argumenti thotë se ferexheja është e detyrueshme dhe se urdhri për obligueshmërinë e saj është obligimi i fundit që i është shpallur të Dërguarit salallahu alejhi ue selem[2]. Allahu i urdhëroi gratë e tij, vajzat dhe gratë besimtare që të mbulojnë veten e tyre. Prandaj si mund dikush të thotë se gruaja myslimane nuk është e detyruar të mbulojë veten e saj dhe se kjo ishte vetëm specifike për gratë e Profetit salallahu alejhi ue selem? Ndërkohë, Allahu thotë:

يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ قُل لِّأَزْوَاجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَاء الْمُؤْمِنِينَ يُدْنِينَ عَلَيْهِنَّ مِن جَلَابِيبِهِنَّ

““O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit.” 33:59

Pastaj vjen një njeri injorant dhe thotë se gratë besimtare nuk janë të detyruara të bartin Xhilbabin. A e thotë i mençuri këtë? Vetëm ai që ka qëllim të keq dhe ai që pason epshin e tij fletë në këtë mënyrë.

Gruaja nuk duhet të vesh abanë për të zbukuruar veten e saj. Ajo e vesh atë për ta fshehur trupin dhe stolitë e rrobave të saj. Ajo duhet ta vej mbulesën mbi kokë dhe të mbulojë me të edhe këmbët. Ajo nuk duhet ta vesh atë për të zbukuruar veten. Ajo duhet ta vesh atë për të mbuluar bukuritë e veta.

Sa i përket beretës franceze dhe veshjeve të tjera që janë specifike për popujt jobesimtarë, ato janë të ndaluara në qoftë se ato zbukurojnë femrën dhe nuk mbulojnë bukuritë e saj.

_____________________________________________________________

[1] http://perlat-muslimane.com/?p=3804.

[2] 1) http://perlat-muslimane.com/?p=3741, 2) http://perlat-muslimane.com/?p=3830, dhe 3) http://perlat-muslimane.com/?p=3812.

Bërja shaka me Sunnetet është dalje nga feja

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: “El-Istihza bid-Din”, faqe 209

Të bërit shaka me Sunnetet dhe gjërat e rekomanduar është shumë serioze. Disa njerëz, dhe në veçanti injorantët, bëjnë shaka dhe tallen mes vete. Ata mund të bëjnë shaka edhe në lidhje me fenë apo fetarët dhe të thonë se “kjo është fe e ashpër”, apo thonë se “islami është fe e vështirë” -e fjalë të tjera të ngjashme. Ai që shprehet në këtë mënyrë dhe në mënyra të ngjashme, ai del nga Islami edhe nëse ai falet ditë e natë, apo edhe nëse agjëron gjatë tërë vitit. Ai i cili shprehet në këtë mënyrë duke bërë shaka dhe me nënçmim, ai është femohues dhe renegat (i dalë nga feja). Nëse ai nuk pendohet sinqerisht tek Allahu për këtë vepër, atëherë ai nuk është duke jetuar si mysliman.

Prej kësaj është edhe të bërit shaka me ndonjë prej Emrave të Allahut ‘Azze ue Xhel apo ndonjë prej cilësive të Allahut, namazin, sadakanë, zekatin, agjërimin, haxhin, apo diçka nga Sunneti i të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem.

Shembull i kësaj është që të bëhet shaka me diçka që është konfirmuar nga i Dërguari salallahu alejhi ue selem siç është misvaku, rritja e mjekrës, mustaqet e shkurta dhe çdo adhurim tjetër, çfarëdo qoftë ai. Nuk luan rol në qoftë se adhurimi është i rekomanduar apo i detyrueshëm. Nëse një person e bën shaka me një rekomandim ai është jobesimtarë sepse ai e bën shaka me fenë e Allahut ‘Azze ue Xhel.”

Shitja e produkteve të bukurisë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=3049#.UOWhKG-ZSSo 

Pyetje: “Çfarë është gjykimi për shitjen e produkteve të bukurisë për femra, duke marrë parasysh se ato mund të përdoren në mënyrë jo të duhur?”

Përgjigje: “Nuk ka asgjë të keqe për t’i shitur ato. Nëse femra i përdor ato në mënyrë jo të duhur apo në mënyrë të keqe, atëherë ajo mëkaton e jo ti.”

Mos e humb shpresën në mëshirën e Allahut

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Igathetil-Lehfan (26)

Pyetje: “Unë e njohë një person i cili në vazhdimësi bën llogaritje të vetvetes saqë ka qenë shkak që ai të humbë shpresën…”

Përgjigje: “Humbja e shpresës nuk është e lejuar:

ومن يقنط من رحمة ربه إلا الضآلون

“E kush mund ta humbë shpresën nga mëshira e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur?!15:56

Njeriu kurrë nuk duhet humbur shpresën.”

Thënia “Ramadan Kerim”

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=130714

Pyetje: “Lidhur me shprehjen “Ramadan Kerim” (Ramazani bujarë), a nuk është Allahu Ai i Cili është “bujar”?”

Përgjigje: “Të thuash se ramazani është bujarë, kjo është e pabazë. Mirëpo, të thuhet se Ramazani është fisnik (شريف), i bekuar (مبارك) dhe madhështor (عظيم), këto cilësi janë transmetuar dhe lejohen që të përdoren. Sa për “Kerim” (bujarë), unë nuk di që kjo të ketë ndonjë bazë.

Shitblerja përmes internetit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–14340329.mp3

http://youtu.be/zgJKPkjjfCs

Pyetje: “Çfarë është gjykimi mbi blerjen dhe shitjen në internet?

(Shitblerja bëhet kështu:) Malli shihet përmes internetit drejtpërsëdrejti dhe të dy palët bien dakord për çmimin. Pas kësaj blerësi ia dërgon paratë ndërsa shitësi ia dërgon mallin. A lejohet për të bërë kështu edhe kur bëhet fjala për arin dhe argjendin?”

Përgjigje: “Lidhur me arin dhe argjendin, kjo formë e shitblerjes nuk është e lejuar. Çdo gjë tjetër mund të lejohet edhe pse kjo është diçka e diskutueshme. Kam lexuar fjalën e Imam Neveviut në “el-Mexhmu’”, ku ai e lejon tregtinë në distancë. Mirëpo, jo edhe në tregtinë e arit dhe argjendit. Shitblerja e arit dhe argjendit duhet të jetë në takim të drejtpërdrejtë në një mexhlis, në mënyrë që të jetë valide.”

Agjërimi i të moshuarit i cili vuan nga diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14760

Pyetje: “Një i moshuar –në moshën nëntëdhjetë vjeç vuan nga diabeti dhe tensioni lartë i gjakut, ndërsa kjo është shkak që e bën atë të pijë ujë më shpesh se zakonisht. A duhet ai të mos agjërojë dhe në vend të kësaj t’i japë ushqim të varfërve?”

Përgjigjja: “Po. Këtu bëhet fjalë për një sëmundje kronike. Ai duhet të përmbahet nga agjërimi dhe të japë 1 kg ½ ushqim çdo ditë një të varfëri. Do të thotë 45 kg për tërë Ramazanin në tërësi. Nuk ka rëndësi nëse ai e ndan ushqimin për çdo ditë veç e veç apo nëse e jep të tërën përnjëherë. Po kështu, nuk ka rëndësi nëse ai i jep ushqim disa të varfërve ose vetëm një personi të varfër.”

Myslimani agjëron me myslimanët ne vendin e tij

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14891

Pyetje: “Ne agjërojmë së bashku me Arabinë Saudite, sepse ne nuk i besojnë kryesisë në vendin tonë në lidhje me përcaktimin e hënës së re të Ramazanit.”

Përgjigje: “Myslimani duhet të agjërojë me myslimanët e vendit të vet (e fillon dhe e mbaron Ramazanin së bashku me ta) dhe nuk ndahet prej tyre. Ai duhet të agjërojë me ta dhe falënderimi i takon vetëm Allahut.”

Të dëgjuarit e të vdekurve nuk ka rëndësi, ngase ata nuk mund t’u përgjigjen lutjeve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nadhid (12)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/al_durr_%2022_03_1433.mp3

http://youtu.be/-k_J-HxQrLM

Pyetje: “Si mund t’i përgjigjemi provave që konfirmojnë se të vdekurit dëgjojnë? Duke pasur parasysh se këto prova i marrin për argument adhuruesit e varreve!”

Përgjigje: Nuk ka rëndësi nëse ata dëgjojnë. Edhe në qoftë se ata e dëgjojnë, ata nuk mund të përgjigjen, siç edhe thotë Allahu Te’ala:

وَلَوْ سَمِعُوا مَا اسْتَجَابُوا لَكُمْ

“…por edhe sikur ta dëgjonin (lutjen tuaj), nuk do të mund tu përgjigjeshin juve.35:14

Pra lutjet e tyre janë të kota, kur është më se e qartë ata (të vdekurit) nuk mund t’i përgjigjen atyre. Këta njerëz marrin një pjesë të ajeteve kuranore dhe haditheve dhe i braktisin të tjerat. Ata pranojnë atë që është në favor të tyre dhe lënë atë që është kundër tyre. Kjo është tipit tek njerëzit e devijuar. Allahu ka thënë në lidhje me ta:

فَأَمَّا الَّذِينَ في قُلُوبِهِمْ زَيْغٌ فَيَتَّبِعُونَ مَا تَشَابَهَ مِنْهُ ابْتِغَاء الْفِتْنَةِ وَابْتِغَاء تَأْوِيلِهِ

“Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t’i komentojnë sipas dëshirës së vet.3:7

Ata pranojnë vetëm atë që ata e besojnë se është në favor të tyre e në të njëjtën kohë braktisin atë që nuk përputhet me bindjet që ata kanë dhe kështu ata mundohen të sqarojnë (sipas dëshirës) ajetet dhe hadithet që kanë kuptim të përgjithshëm e të paqartë për të cilat ata kapen. Kjo është tipike për njerëzit e devijuar!”

Kirurgjia kozmetike për largimin e dhjamit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14428

Pyetje: “A konsiderohet të jetë ndryshim në krijimtarinë e Allahut nëse bëhet kirurgji kozmetike për largimin e dhjamit?”

Përgjigje: “Ky është një trajtim. Nëse mjekët vendosin se operacioni është i dobishëm dhe se ajo ia heq dhimbjet asaj ose ia lehtësojë peshën e saj trupore nuk ka të keqe në këtë. Kjo është një lloj i trajtimit/kërkimit të ilaçit.”

Bërja e analizave të gjakut dhe dhënia gjak për të sëmurin gjatë agjërimit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.af.org.sa/ar/node/3107, pyetja nr. 9 dhe 10.

Pyetje: “Cili është gjykimi në lidhje me bërjen e analizave të gjakut gjatë ditës në Ramazan? Gjithashtu, cili është gjykimi në lidhje me dhënien e gjakut për të sëmurin ku zakonisht jepen 200 ml.?

Përgjigje: “Bërja e analizave të gjakut nuk e prish agjërimin. Ndërsa, kur jemi tek dhënia gjak për atë që ka nevojë, në rast se dëmtohet agjëruesi nga kjo gjë (që t’ia prish agjërimin), atëherë kjo nuk lejohet, përndryshe nuk ka asgjë të keqe. Edhe në rast se dhënia gjak e dobëson pak gjatë agjërimit nuk ka gjë të keqe, përveç nëse kjo e shtynë atë që ta prish agjërimin!”

Disa vepra të mira gjatë Ramazanit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14891

Pyetje: “Cilat janë disa vepra të mira të cilat specifikohen për tu bërë gjatë muajit të Ramazanit?”

Përgatiti: “Veprat e mira të cilat janë të preferuara në këtë muaj janë të shumta, prej tyre veçojmë: kujdesi ndaj veprave të obligueshme të cilat janë edhe jashtë Ramazanit por edhe në Ramazan, siç është namazi dhe agjërimi, pastaj falja e sa më shumë namazeve vullnetare, leximi i kuranit, falja e teravive, namazit të natës, sadakaja, i’tikafi, bërja sa më shumë dhikr, bërja tesbih (Subhan-Allah), tehlil (elhamdulilah) dhe tekbir (Allahu-Ekber), qëndrimi sa më shumë në xhami për të bërë ibadet, ruajtja e agjërimit nga gjërat që e prishin atë, apo nga gjërat që ia pakësojnë shpërblimin, prej veprave e fjalëve të ndaluara e të urryera.”

Femra detyrohet nga prindërit që të mos mbaj veshje islame

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/9108

Pyetje: “Një grua nga Franca thotë se prindërit e saj nuk pranojnë që ajo t’i përmbahet metodologjisë Selefite dhe se nëna e saj ia ka marrë të gjitha librat e saj të cilat kanë të bëjnë me Xhilbabin. Përveç kësaj, nëna thotë se ajo ose duhet ta pranojë këtë ose të del nga shtëpia. Pra ajo është e detyruar të vishet sikurse vishen jobesimtarët. Çfarë është ajo e detyruar që të bëjë?”

Përgjigje: “Para së gjithash, Selefizmi i saktë është i detyrueshëm. Megjithatë, ka njerëz sot që i atribuohen Selefizmit pa pasur dije rreth Selefizmit dhe ndoshta ata madje edhe i përshkruajnë Selefizmit gjëra që nuk i takojnë. Në ditët e sotme, ka njerëz që i përshkruajnë Selefizmit gjëra që nuk i përkasin atij siç është çështja e ekstremizmit dhe e terrorizmit, pastaj ata thonë se i përkasin metodologjisë Selefite. Sa i përket Selefizmit të vërtetë, ajo është metodologjia e saktë pa marrë parasysh vendndodhjen.

Nëse ata të detyrojë që të vishesh jo siç kërkohet nga islami, atëherë në rastin e tillë ti je detyruar. Nëse ke mundësi që të martohesh dhe të largohesh prej tyre, je e detyruar që të martohesh me një burrë të drejtë dhe ta braktisësh shtëpinë. Nëse nuk je në gjendje që të martohesh ose ta braktisësh shtëpinë ti konsiderohesh të jesh e detyruar – pra veprimet apo lëshimet që i bën je duke i bërë për shkak se të detyrojnë. Ti je e obliguar që të mbulosh pjesët turpshme, edhe pse rrobat nuk janë të gjëra ti je e justifikuar derisa Allahu ta lehtëson gjendjen.”

A mund të shërbej hixhameja si ilaç për magjinë?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: “I nderuari shekjh, Allahu u dhëntë të mirat; një pyetës thotë: ‘E kam dëgjuar një prej shejkhave se, një prej formave të ilaçit nga magjia është edhe hixhameja; mirëpo unë nuk kam mundur të kërkoj sqarime të meselesë më shumë se kaq. A është kjo e vërtetë, (dhe në qoftë se po, atëherë) si mund të jetë kjo’?”

Përgjigje: “Kjo nuk është e vërtetë! Hixhameja nuk është ilaç për magjinë dhe nuk e dimë që ndokush (nga dijetarët) e ka thënë këtë gjë!

Hixhameja shërben për sëmundje në gjak, ndërsa ilaç për magjinë është rukja e bazuar në sheriat, leximi i ajeteve të posaçme të cilat e prishin magjinë dhe përdorimi i barërave të lejuara, përdorimi i të cilave ka dhënë sukses në largimin e magjisë. Siç edhe e ka përmendur Shejkh Abdurrahman bin Hasen (Allahu e mëshiroftë!) në ‘Fet’hul-Mexhid’ në kapitullin mbi ‘shërimin nga magjia’.”

Agjërimi me nijet të Ramazanit dhe nedhrit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14891

Pyetje: “Çfarë është gjykimi mbi atë që agjëron Ramazanin dhe në të njëjtën kohë gjatë agjërimit të ndonjë dite të tij e bën nijet edhe për agjërim të nedhrit (agjërim i detyruar; atëherë kur njeriu betohet se do të agjëroj 1 apo më shumë ditë p.sh. thotë, nëse e kryej këtë punë me sukses do të agjëroj 3 ditë!)?”

Përgjigje: “Nuk është e lejueshme të agjërosh në këtë formë. Agjërimin nedhër duhet ta agjërosh ndaras nga agjërimi i Ramazanit. Njëherë përfundoje agjërimin e Ramazanit, dhe pas përfundimit të këtij muaji agjëro agjërimin që e ke bërë nedhër.

Por, nëse njeriu thotë se do ta agjëroj Ramazanin, edhe pse kjo është shprehje sikurse në formën e nedhrit, porse nuk është i tillë ngase vetë agjërimi i Ramazanit është obligim, prandaj nuk quhet nedhër. Agjërimi i Ramazanit është shtyllë prej shtyllave të islamit.”

Si ta kalojmë kohën gjatë Ramazanit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14891

Pyetje: “Çfarë thoni në lidhje me ata të cilët muajin e Ramazanit e kalojnë duke shikuar seriale filmike të ndryshme, muzika të ndryshme e duke ndenjur zgjuar deri vonë dhe në anën tjetër flenë në kohët e namazit?!”

Përgjigje: “Nuk ka dyshim muaji i Ramazanit është muaj i faljes, mëshirës dhe muaj i shpëtimit nga zjarri i Xhehenemit. Prandaj, është obligim i myslimanëve që këtë muaj ta kalojnë me pendim të sinqertë dhe kërkim-falje, ta kalojnë me gëzim dhe lumturi për këtë mundësi që po iu jepet. Në këtë muaj besimtari duhet ta kaloj sa më shumë në adhurim, në përmendje të Allahut, në lexim të Kuranit, namaz të teravive e namaz të natës – në dhjetë ditët e fundit, e të bëjnë sa më shumë vepra të mira vullnetare. Kush ka mundësi që të bëj i’tikaf – pra në dhjetë ditët e fundit, atëherë le ta bëj ngase kjo është vepër shumë me vlerë, është Sunnet profetik. Kjo është çfarë besimtari duhet të bëj në Ramazan. Kjo është një mundësi që besimtari nuk guxon ta kaloj kohën kot apo ta kaloj në mëkat.

Është obligim që sidomos Ramazani të mbetet larg këtyre filmave, serialeve e skeqeve humoristike, të cilat e bëjnë besimtarin të merret me to e të lë anash përmendjen e Allahut dhe në të njëjtën kohë të merret me mëkate.

Programet e tilla televizive, nuk mendoj se janë diç tjetër veçse programim nga njerëzit e shthurur apo jobesimtarë, të cilët duan që myslimanët të merren me diç tjetër apo që ata të mos kenë qasje nga mirësitë e këtij muaji, duke u përgatitur atyre emisione të tilla të kota. Prandaj them se, është obligim i çdo myslimani që të mos i shikoj këto seriale, filma e humore jo vetëm gjatë Ramazanit. Myslimani duhet të shkoj e të merret me diçka që atij i bën dobi në çështje të fesë apo në çështje të dynjasë. Kurse në Ramazan në veçanti, besimtari duhet të ketë kujdes të shtuar e të ruhet nga këto gjëra, e të shtoj veprime sa më shumë të mira, të dëgjoj ligjërata të dobishme, këshilla e përkujtime.

Përgjegjësit për programet fetare, duhet të kenë kujdes të madh në atë se çfarë po u servojnë njerëzve, e të mos ndikohen nga emisionet e kota, të pavlera, të padobishme të cilat i përgatisin njerëzit që duan të keqen. Programet islame nuk duhet të ndikohen nga të tjerët të cilët nuk respektojnë islamin dhe kohët e adhurimeve.

Gjithashtu, besimtari nuk duhet të qëndroj pa gjumë gjatë natës e të kalojnë kohën siç ua kërkon nefsi; kjo është e dëmshme për të, sprovë dhe e keqe. Këtë gjë duhet tua përcillni familjeve tuaja, fëmijëve e grave tuaja. Kalojeni kohën në gjëra që u sjellin sevape e jo në gjëra të kota.”

Agjëruesit i pranohet lutja gjatë kohës kur ai është agjërueshëm

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%2013425

http://youtu.be/82-36S58koU?list=UUIDE961JPegaPVpzh4QFL-A

Pyetje: “Cilat janë momentet në të cilat i pranohet lutja agjëruesit?”

Përgjigje: “Gjatë gjithë kohës kur ai është agjërueshëm, pra nga syfyri deri në iftar. Gjithë kohën kur njeriu është duke agjëruar është në periudhën kur mund t’i pranohet lutja.”

Mos braktis namazin e teravive para se të përfundoj imami

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%2013430

Pyetje: Çfarë do të thotë hadithi i të Dërguarit salallahu alejhi ue selem:

مَنْ قَامَ مَعَ الإِمَام حتَّى يَنْصَرِفْ كُتِبَ لَهُ قِيَامُ لَيْلَة

““Kush falet me imamin derisa ta përfundojë, i shkruhet sikur të jetë falur tërë natën?”

Përgjigje: “Kjo do të thotë se njeriu duhet të vazhdojë të falet me imamin, nga fillimi i teravive deri në fund. Kjo është domethënia e hadithit:

مَنْ قَامَ مَعَ الإِمَام حتَّى يَنْصَرِفْ كُتِبَ لَهُ قِيَامُ لَيْلَة

““Kush falet me imamin derisa ta përfundojë, i shkruhet sikur të jetë falur tërë natën”

Kjo do të thotë se ai nuk duhet ta braktis namazin para se të përfundoj imami pa e marr parasysh se sa rekate teravi falen.”

Gruaja del me familjen e saj pa lejen e burrit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nadhid (14)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/al_durr_%2006_04_1433.mp3

Pyetje: “A i lejohet gruas time që të dal me familjen e saj pa lejen time, kur ajo është në vizitë tek prindërit e saj?”

Përgjigje: “Burri i ka dhënë lejen për të qenë tek familja e saj. Andaj, i lejohet të del me ta pa leje specifike. Kjo përfshihet nga leja e tij për t’i vizituar familjarët e saj.”

Ushqimi, pija dhe gjumi gjatë Ramazanit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%205824

Prej etiketave të ushqimit dhe pijes është që të mos e mbush barkun shumë dhe në veçanti agjëruesi. Ai nuk duhet të ha e të pi shumë në mënyrë që ta mbush barkun dhe pastaj kjo bëhet pengesë për të që ta adhuroj Allahun siç duhet, veçanërisht në Ramazan. Ushqimi dhe pija e tepërt e vështirësojnë adhurimin. Kjo (mbushja e barkut) e bën njeriun përtac kur vjen puna për adhurim. Njeriu duhet të hajë e të pijë vetëm aq sa i mjafton për ta forcuar dhe ta adhuroj Allahun. Kjo vlen edhe jashtë Ramazanit. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

ما ملأ آدمي وعاء شرا من بطنه بحسب ابن آدم لقيمات يقمن صلبه، فإن كان لا محالة فاعلا، فثلث لطعامه، وثلث لشرابه، وثلث لنفسه

“Nuk mbush njeriu enë më të keqe sesa barkun e tij! I mjaftojnë birit të Ademit disa kafshata me të cilat do ta mbajë shpinën e tij. E nëse patjetër dëshiron të shtojë, atëherë le të ndajë një të tretën për ushqim, një të tretën për pije dhe një të tretën për frymëmarrje.”

Do të thotë një sasi e vogël që ta mbaj shpirtin gjallë. Njeriu duhet të jetë mesatar, i arsyeshëm për nga aspekti sheriatik dhe natytal. Njeriu nuk duhet të jetë sikurse kafshë që vetëm i intereson të hajë e të pijë. E njëjta gjë vlen edhe për gjumin. Kjo shkakton që njeriu të humbas begati të shumta në dynja e ahiret.

Ushqimi i pakët është gjithashtu i dobishëm edhe për nga aspekti shëndetësor. Ashtu sikurse i bën dobi adhurimit, gjithashtu i bën dobi edhe shëndetit. Shumica e sëmundjeve janë shkak i ushqimit dhe pijeve të shumta, apo edhe përzierja e ushqimeve të ndryshme. Prandaj, thuhet se një racion ngrënieje mund të parandaloj racione ngrënieje në të ardhmen. Njeriu duhet të jetë mesatar dhe i balancuar. Allahu Xhela ue ‘Ala ka thënë:

وكُلُواْ وَاشْرَبُواْ وَلاَ تُسْرِفُواْ إِنَّهُ لاَ يُحِبُّ الْمُسْرِفِينَ

“Hani e pini, por mos e teproni, se Ai nuk i do ata që e teprojnë.” 7:31

Dhe thotë Allahu:

وَالَّذِينَ إِذَا أَنفَقُوا لَمْ يُسْرِفُوا وَلَمْ يَقْتُرُوا وَكَانَ بَيْنَ ذَلِكَ قَوَامًا

“Dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes.” 25:67

Ushqimi, pija, gjumi dhe çdo gjë tjetër duhet të jetë mesatarë dhe në masë të caktuar. Çdo gjë ka limitet dhe peshoren e vet. Kur ato tejkalohen ato e dëmtojnë njeriun.

Gratë lexojnë Kuran në radio program

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=135902

Pyetje: “Lidhur me zërin e gruas; ka disa radio që transmetojnë leximin e Kuranit, ku gratë mund të telefonojnë dhe mund të marrin pjesë në emision duke lexuar Kuran drejtpërsëdrejti. A ka ndonjë gjë në këtë?”

Përgjigje: “Kjo nuk është e lejuar. Nuk është e lejueshme për të që burrat ta dëgjojnë zërina e saj qoftë nëpërmjet radios. Kjo nuk është e lejuar.

Veprimi i tillë është bidat dhe nuk ka ekzistuar askund tjetër në botë (që mund të thuhet se është hallall). Këtë gjë e kanë shpikur këtu tek ne tani në programin e radios “Idha’atul-Kuran”. Në të është një program i përgjithshëm ku mund të marr pjesë kush të dojë dhe që është shpikur nga njerëz injorant në çështje të fesë.

Po e përsëris, kjo nuk është e lejuar në asnjë rrethanë. Është e detyrueshme që ata të këshillohen dhe tu bëhet me dije se kjo nuk është e lejuar. Nuk ekziston asnjë vend arab që ka radio në të cilën gratë lexojnë. Ky program i radios duhet të veprojë përgjatë Sunnetit dhe t’i shmanget gjërave të shpikura dhe të pabaza.”

Agjërimi i gruas me çrregullim menstrual

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/7790

http://youtu.be/OxqvnF975MI?list=UUIDE961JPegaPVpzh4QFL-A

Pyetje: “Gruaja që ka çrregullim menstrual, a e ka të lejuar që të agjërojë agjërim vullnetar pasi që ne e dimë se ajo edhe falet?”

Përgjigje: “Po, gjykimi i saj është i njëjtë sikurse i gruas së pastër, pra ajo agjëron dhe falet. Dallimi i vetëm është se, ajo duhet të marr abdes para çdo namazi.

Dhe ajo mund të agjërojë agjërim vullnetar dhe madje mund edhe t’i kompensojë ditët e humbura nga Ramazani.”

Disa këshilla për gruan që agjëron

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14891

Pyetje: “A ka ndonjë rregull që gruaja në formë specifike duhet t’i përmbahet gjatë Ramazanit?”

Përgjigje: “Rregullat që gratë janë të obliguara t’i përmbahen gjatë Ramazanit, janë:

1 – Agjërimi në mënyrën më të përkryer, duke pasur parasysh se agjërimi është një nga shtyllat e Islamit. Nëse ajo ndeshet me diçka që e pengon atë nga agjërimi (sikurse cikli mujor ose lehonia) ose ia vështirëson agjërimin asaj (siç është sëmundja, udhëtimi, shtatzënia apo mëkimi) ajo e ndërpret agjërimin, duke pasur për qëllim që ditët e humbura t’i kompensojë pas Ramazanit.

2 – Vazhdimisht ta kujtojë Allahun, të lexojë kuran, të bëj tesbih, tehlil, tamhid, tekbir, të falë namazet e detyrueshme në kohë dhe të falë sa më shumë të mundet namaze vullnetare përderisa koha nuk është e ndaluar për tu falur.

3 – Të përmbahet nga fjalimi i ndaluar, përgojimi, thashethemet, dëshmitë e rrejshme e shpifjet. Përveç kësaj, duhet ulur shikimin nga gjërat e ndaluara që paraqiten në programet telivizive të ndryshme, të mos shikoj në foto në të cilat ka gjëra të pamoralshme dhe shikimi i burrave me epsh.

4 – Të qëndroj në shtëpi dhe të mos dalë pa nevojë. Në qoftë se ajo duhet të dalë nga shtëpia, atëherë duhet të mbulohet siç duhet, të ketë drojë dhe modesti pa u përzier me burra apo që të flas fjalime të dyshimta me ta qoftë edhe përmes telefonit. Allahu i Lartësuar ka thënë:

فَلَا تَخْضَعْنَ بِالْقَوْلِ فَيَطْمَعَ الَّذِي فِي قَلْبِهِ مَرَضٌ وَقُلْنَ قَوْلًا مَّعْرُوفًا

“Nëse i frikësoheni Allahut, mos flisni me përkëdheli, që të mos ju dëshirojë ai që ka zemër të sëmurë, por flisni drejt dhe në mënyrë të ndershme!”

Shumë gra kundërshtojnë etiketat e Sheriatit si në Ramazan ashtu dhe jashtë Ramazanit kur ato dalin nga shtëpia të zbukuruara, të parfumuara dhe të mbuluar në mënyrë të gabuar. Ato bëjnë shaka me shitësit në dyqane, shfaqin fytyrat e tyre, mbulohen ashtu siç nuk kërkon Sheriati islam. Kjo gjë është e ndaluar. Gjërat e tilla janë edhe më të këqija gjatë Ramazanit për shkak të shenjtërisë së këtij muaji.”

Burri e detyron gruan injorante që të kenë marrëdhënie seksuale gjatë Ramazanit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ftawa06-08-1435.mp3

http://youtu.be/fn6Y4J1M_mM?list=UUIDE961JPegaPVpzh4QFL-A

Pyetje: “Para gjashtë vitesh burri e detyroi gruan që të ketë marrëdhënie seksuale gjatë ditës në Ramazan. Ajo thotë se ajo ishte injorante lidhur me këtë gjykim. Me çfarë janë të obliguar që të dy?”

Përgjigje: “Marrëdhëniet seksuale në Ramazan janë të ndaluara nëse je në shtëpi dhe je duke agjëruar. Agjëruesi duhet të përmbahet nga ushqimi, pijet, marrëdhëniet seksuale dhe të gjithë faktorët e tjerë që e prish agjërimin. Në realitet, ky edhe është kuptimi i agjërimit. Nëse personi ka marrëdhënie seksuale gjatë Ramazanit, ndërsa ai është në shtëpi dhe është duke agjëruari, atëherë ai mëkaton. Ai është i detyruar me tri gjëra:

1 – Të pendohet tek Allahut ‘Azze ue Xhel për atë që ai ka bërë.

2 – Ta agjërojë ditën që ai e prishur me anë të marrëdhënieve seksuale.

3 – Të paguaj dëmshpërblimin, duke liruar një rob. E nëse nuk mund ta bëj këtë, atëherë është i detyruar që të agjërojë dy muaj rresht. E nëse nuk mund ta bëjë as këtë, atëherë duhet t’i ushqejë gjashtëdhjetë të varfër (gjashtëdhjetë shujta ushqimore).

Gjykimi i tillë bie mbi burrin dhe mbi gruan. Përjashtimi i vetëm është nëse ajo është detyruar të bëjë marrëdhënie. Pra, në rast se ajo është e detyruar ta bëj, atëherë nuk obligohet me asgjë, por dëmshpërblimi i cekur bie vetëm mbi burrin. E në qoftë se ajo nuk ishte detyruar të bëj marrëdhënie seksuale, atëherë ajo është e detyruar me dëmshpërblim sikurse edhe burri.”

Efekti i masturbimit mbi agjërimin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/node/14891

Pyetje: “Cili është gjykimi mbi masturbim gjatë ditës në Ramazan? Cila është detyra e personit nëse kjo i ka ndodhur disa vite më parë dhe nuk i ka kompensuar ato ditë?”

Përgjigje: “Masturbimi është i ndaluar edhe Ramazanit edhe jashtë Ramazanit. Në qoftë se kjo përfundon me nxerrjen e spermës, atëherë agjërimi prishet sepse ai stimulon epshin e tij me masturbim. Kështu agjërimi është prishur. Ai ka mëkatuar dhe është i detyruar që të pendohet menjëherë. Ai është i detyruar që ta kompensojë atë ditë dhe t’i japë ushqim të varfërve për shkak se ka shtyrë kompensimin e këtyre ditëve.”

Allahu do që agjërimi të prishet gjatë udhëtimit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%2013430

Pyetje: “A është e lejuar që të mos agjërosh gjatë një udhëtimi i cili nuk është i vështirë (siç është udhëtimi nëpërmjet transportit ajrorë, dhe forma të tjera të lehta të transportit (v.p.))?”

Përgjigje: “Po, është e lejuar. Allahu Xhela ue ‘Ala ndërlidhi lejimin për të mos-agjëruar në udhëtim pa aneksuar “vështirësinë”. Kur njeriu fillon të udhëtojë, është e ligjësuar për të që ta prish agjërimin. Në parim, udhëtimi përbëhet nga vështirësi dhe probleme. Kur njeriu fillon udhëtimin atëherë ai mund tas prish agjërimin. Veprimi i tillë (prishja e agjërimit gjatë udhëtimit) është më i dashur tek Allahu sesa agjërimi në udhëtim. Mirëpo, edhe agjërimi në këtë gjendje është në rregull dhe nuk ka asgjë të keqe.”

Gruaja merr gjysmën e pronës së burrit kur shkurorëzohet!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Igathetil-Lehfan (25)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighastah-01-05-1435-01.mp3

Pyetje: “Në vendin tonë, gruas i jepet gjysma e pronës së burrit, në rast të shkurorëzimit mes tyre! A është e lejueshme sipas Sheriatit që gruaja myslimane ta marrë atë nga ish burri, tashmë e shkurorëzuar?”

Përgjigje: “Jo, kjo nuk është e lejuar!

Nuk i lejohet gruas ta marrë pronën e burrit tashmë të shkurorëzuar, në qoftë se ai nuk ia jep atë me vet-dëshirë. Nëse ai i jep atë me vet-dëshirë, kjo është në rregull. Është e paligjshme dhe e padrejtë që ajo ta merr gjysmën e pronës së tij duke u mbështetur në ligjet e fesë së jobesimtarëve. Ndërsa ligji islam këtë gjë e përcakton qartazi, gjithashtu hadithi thotë:

فإن دماءكم وأموالكم وأعراضكم عليكم حرام كحرمة يومكم هذا في بلدكم هذا في شهركم هذا

“Me të vërtetë gjaku, pasuria dhe nderi juaj janë të shenjta për ju, ashtu siç është e shenjtë kjo dita juaj në këtë muajin tuaj dhe në këtë vend.”

Pra, veprimi i tillë nuk lejohet.”

Mos aborto edhe nëse fëmija është i sëmurë!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–14340421.mp3

Pyetje: “Një grua ka bërë dy lindje normale. Por në të dy rastet, fëmijët vdiqën dyzetë e pesë ditë pas lindjes. Mjekët thonë se embrionet në barkun e saj mund të kenë ndonjë sëmundje të rrallë e cila mund ta shkaktoj vdekjen e tyre. Pasi që ajo tashmë është prapë shtatzënë, dhe është në muajin e katërt, mjekët duan të marrin kapmione të fetusit për të parë nëse ai bartë të njëjtën sëmundje si fëmijët e mëparshëm. Nëse gjendja është e njëjtë sikurse e fëmijëve të mëhershëm të cilët i kishin vdekur pas lindjes, atëherë ata kanë ndërmend të bëjnë abort. Çfarë duhet të bëjë ajo?”

Përgjigje: “Nuk është e lejuar që të bëhet abort pasi që i është dhënë shpirti fetusit, ngase kjo është vrasje. Pra, veprimi i tillë nuk është i lejuar. Ajo duhet të mbështetet në Allahun dhe t’ia lë çështjen në dorë Allahut. Në qoftë se fëmija mbijeton, atëherë falënderoje Allahun dhe nëse ai vdes, të gjitha lutjet dhe rënkimet i drejtohen vetëm Atij!”

Gratë flasin në lidhje me çështje të dynjasë derisa imami të bie në ruku

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: “Mekanetul-Mer’eti fil-Islam”, faqe 619

Pyetje: “Ka gra që qëllimisht flasin në lidhje me çështjet e kësaj bote kur ato janë në xhami. Ndonjëherë ato nuk ndalohen derisa imami të bie në ruku. Cili është vendimi mbi këtë?”

Përgjigje: “Ata burra dhe ato gra të cilët vijnë në xhami duhet të kenë kujdes dhe të respektojnë shenjtërinë e xhamisë dhe vetë adhurimin (namazin). Në raste të tilla nuk është koha kur njeriu duhet të flas në lidhje me çështjet e kësaj bote. Veprimi i tillë është trajtim i keq ndaj xhamisë. Kjo largon vëmendjen e tyre dhe namazlijve nga adhurimi dhe e bën myslimanin që të humbas mundësinë e artë për të fituar shpërblime në këtë vend të shkëlqyer.

Është edhe më keq për t’u marrë me biseda të kota në mënyrë që të distancohesh nga namazi me imamin që nga fillimi. Kjo do të thotë të humbasësh shpërblimin e tekbirit fillestar, e që rrezikon të humbasësh komplet rekatin e parë dhe pengon imamin dhe namazlitë.”

Namazi i gruas pa mbulesë mbi kokë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–14340428.mp3

Pyetje: “Cili është gjykimi për çështjen kur, gruaja falet me kokë të zbuluar; nëse ajo është në shtëpi …?”

Përgjigje: “Kjo është e ndaluar dhe namazi i saj është i pavlefshëm.

Nëse diçka nga flokët e saj duken gjatë namazit, atëherë namazi i saj është i pavlefshëm. Përjashtimi i vetëm është nëse ajo është injorante ose nuk e di se po i duken flokët. Mirëpo nëse ajo falet kështu me vetëdije namazi nuk është i vlefshëm. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

لا يقبل الله صلاة حائض إلا بخمار

“Allahu nuk e pranon namazin e gruas pa mbulesë.”

I varfëri e shet Zekatul-Fitrin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighsah-18-10-1434_0.mp3

Pyetje: “A më lejohet t’ia jap Zekatul-Fitrin ndonjë të varfri në qoftë se unë e di se ai do ta shet atë menjëherë?”

Përgjigje: “Kjo nuk ka të bëjë me ty. Pasi që ai është i varfër, të lejohet t’ia japësh atij. Le të bëjë ai çfarë të dëshirojë me to. Atij ndoshta i nevojiten të hollat, prandaj kjo nuk është asgjë problematike. Kur ai i merr ato, ai i zotëron ato. Atij i lejohet që t’i shpenzojë ato për nevojat që ai i ka.”

Zekati duhet të paguhet menjëherë kur t’i ketë hyrë koha

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%2013426

Pyetje: “A është e ligjësuar që të caktohet një ditë e veçantë për pagimin e zekatit?”

Përgjigje: “Jo, kjo nuk është e saktë. Zekati duhet të paguhet kur pasuria e cila duhet të jepet zekat i mbush një vit. Pasi të ketë kaluar viti dhe personi zotëron shumën e përcaktuar për zekat, atëherë është e detyrueshme për të paguar zekatin menjëherë. Nuk lejohet që të shtyhet. Para së gjithash, Allahu thotë:

آتُوا الزَّكَاةَ

“dhe jepni zekatin… 24:56

Kjo sugjeron se zekati duhet të paguhet menjëherë. Së dyti, të varfrit janë në nevojë. Si mund ta mbash zekatin dhe të mos e japësh derisa të fillojë Ramazani? Paguaje zekatin menjëherë kur ajo të bëhet e detyrueshme. Allahu Xhela ue ‘Ala ka thënë në lidhje me ditën e mbjelljes:

كُلُواْ مِن ثَمَرِهِ إِذَا أَثْمَرَ وَآتُواْ حَقَّهُ يَوْمَ حَصَادِهِ

“Hani frutat e tyre kurdo që të prodhojnë dhe jepni atë që është detyrë në ditën e vjeljes së tyre!6:141

Kjo do të thotë kur të vijë koha.”

Kur fillon bërja tekbir para bajramit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/node/%205840

Pyetje: “Kur duhet filluar me bërjen Tekbir para bajramit?”

Përgjigje: “Kur dielli të ketë perënduar (në natën e Bajramit) fillon bërja tekbir. Nëse hëna e re është konfirmuar dhe publikuar, tekbir fillon dhe vazhdon derisa njerëzit të dalin për në namazin e bajramit. Gjatë kësaj kohe bëhet tekbir.”

Ai ka humbur 25 ditë nga Ramazani dhe dëshiron të agjërojë 6 ditë të Shevalit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13445

Pyetje: “A ka mundësi që personi i cili ka humbur njëzet e pesë ditë të Ramazanit të agjërojë gjashtë ditët e Shevalit?”

Përgjigje: “Nuk i lejohet atij ta bëjë këtë. Pasi të ketë kompensuar ditët e Ramazanit, vetëm atëherë i lejohet të agjëroj ditët e Shevalit. Fillimisht është i detyruar që të agjërojë ditët e humbura.

Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

من صام رمضان ثم أتبعه ستاً من شوال كان كصيام الدهر

“Kush e agjëron muajin e Ramazanit e pastaj ia bashkon edhe gjashtë të Sheualit është sikurse të kishte agjëruar tërë vitin.”

Pra, njeriu është i obliguar që së pari të agjërojë apo t’i kompensojë të gjitha ditët e Ramazanit. Dhe nëse pas kësaj kanë mbetur gjashtë ditët e Shevalit ai i agjëron ato (nëse ka mundësi) që të arrij këtë shpërblim.”

Gruaja harroi se ajo kishte humbur disa ditë të agjërimit!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%2013430

Pyetje: “Një grua kishte ditë të humbura gjatë Ramazanit, andaj obligoje me kompensim të atyre ditëve. Ajo kishte harruar vetëm tash i kishte rënë ndërmend! Çfarë është e obliguar që të bëjë tani?”

Përgjigje: “Ajo patjetër duhet t’i kompensojë ato ditë. Ajo duhet t’i kompensojë ditët që nuk i ka agjëruar e që i ka lënë pas dore nga harresa dhe pastaj iu kujtuan. Ajo duhet t’i kompensojë ato ditë pasi që iu kujtuan dhe përveç kësaj ajo duhet ti jap ushqim një personi të varfër për çdo ditë të Ramazanit të cilën ajo nuk e ke agjëruar, dhe kjo për shkak të vonesës së kompensimit.”[1]

______________________________________________________________

[1] Me vonesë në kompensim, është fjala nëse arrin koha e Ramazanit tjetër ende pa e kompensuar agjërimin e ditëve të Ramazanit të kaluar! (v.p.)

Dyshime lidhur me nijetin rreth abdesit dhe namazit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/7889

Pyetje: “Nëse një person dyshon në nijetin e tij lidhur me abdesin dhe namazin, a duhet t’i përsëris ato?”

Përgjigje: “Nëse këto janë vesvese (pëshpëritje të shejtanit) nuk duhet t’i kushtohet fare vëmendje. Por në qoftë se nuk është vesvese dhe ai ka dyshime, atëherë ai duhet ta dijë se pasi që ka marrë abdes dhe ka shkuar në xhami dhe qëndron në saf për namaz, ky veprim është vetë nijeti. Qëllimi është në zemër dhe vepër e saj, ndërsa të shprehurit e nijetit me gojë është bidat.”

Imami shkruan “formula” që i ndan apo i lidh bashkëshortët!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh, faqe 77-78

Përmblodhi: Sa’d Abdul-Gaffar Ali

Pyetje: “Një imam xhamie shkruan tekste kinse “formula dashurie” –siç i quan ai, të cilat janë shkas që gruaja të ketë kontroll mbi burrin dhe anasjelltas, apo që ata të ndahen. A është kjo magji apo çfarë është?”

Përgjigje: “Ai që shkruan formula të tilla të cilat kinse janë shkak që çifti bashkëshortorë në fjalë ta duan njëri-tjetrin ose të ndahen, atëherë themi se ai është magjistar! Allahu Te’ala, në lidhje me ata që ua mësojnë magjinë të tjerëve dhe ata që e mësojnë magjinë ka thënë:

فَيَتَعَلَّمُونَ مِنْهُمَا مَا يُفَرِّقُونَ بِهِ بَيْنَ الْمَرْءِ وَزَوْجِهِ وَمَا هُم بِضَآرِّينَ بِهِ مِنْ أَحَدٍ إِلاَّ بِإِذْنِ اللّهِ

“Dhe njerëzit mësuan nga këta të dy se si t’i ndajnë bashkëshortët. Por ata nuk mund t’i bëjnë dëm askujt pa lejen e Allahut.2:102

Magjia është mosbesim dhe magjistari është jobesimtarë. Allahu Te’ala, në Librin e Tij thotë se magjia është mosbesim:

وَمَا كَفَرَ سُلَيْمَانُ وَلَكِنَّ الشَّيْاطِينَ كَفَرُواْ يُعَلِّمُونَ النَّاسَ السِّحْرَ وَمَا أُنزِلَ عَلَى الْمَلَكَيْنِ بِبَابِلَ هَارُوتَ وَمَارُوتَ وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنْ أَحَدٍ حَتَّى يَقُولاَ إِنَّمَا نَحْنُ فِتْنَةٌ فَلاَ تَكْفُرْ فَيَتَعَلَّمُونَ مِنْهُمَا مَا يُفَرِّقُونَ بِهِ بَيْنَ الْمَرْءِ وَزَوْجِهِ وَمَا هُم بِضَآرِّينَ بِهِ مِنْ أَحَدٍ إِلاَّ بِإِذْنِ اللّهِ وَيَتَعَلَّمُونَ مَا يَضُرُّهُمْ وَلاَ يَنفَعُهُمْ وَلَقَدْ عَلِمُواْ لَمَنِ اشْتَرَاهُ مَا لَهُ فِي الآخِرَةِ مِنْ خَلاَقٍ

“E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajtë ishin mohues. Ata u mësonin njerëzve magjinë dhe dijeninë që u ishte dërguar dy engjëjve në Babiloni – Harutit e Marutit. Këta engjëj nuk i mësonin ndokujt magji, pa i thënë: “Ne jemi dërguar për t’ju vënë në provë, andaj ti mos u bëj mohues (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!” Dhe njerëzit mësuan nga këta të dy se si t’i ndajnë bashkëshortët. Por ata nuk mund t’i bëjnë dëm askujt pa lejen e Allahut. E megjithatë, njerëzit mësojnë ato gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi. Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri, nuk do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër.2:102

Argumentet e qarta vërtetojnë se magjia dhe të mësuarit e saj është mosbesim, ndërsa magjistari është jobesimtarë. Ekziston një hadith që thotë se, dënimi i magjistarit është prerja e kokës (gjë të cilën duhet ta bëj gjykata e jo individët (v.p.)). Ai duhet të ekzekutohet si jobesimtarë. Ky është mendimi i saktë në këtë mesele.

Personi i tillë nuk duhet t’u prij njerëzve në namaz, sepse ai nuk është mysliman. Nuk është e lejuar apo e vlefshme për t’u falur pas tij. Udhëheqësi mysliman është i detyruar që ta kap magjistarin dhe t’i japë atij gjykimin e drejtë, në mënyrë që ai të mos e dëmtojë shoqërinë. Nëse magjia përhapet në një shoqëri, atëherë ajo shoqëri do të shkatërrohet, poshtërohet dhe në të do të mbisundojnë mitet dhe mitologët!”

Gjaku i hemorroideve gjatë namazit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighstah-2-11-1434_01.mp3

Pyetje: “Një i afërm imi vuan nga hemorroidet. Pasi të ketë falur namazin ndodh që ai të sheh gjak në rrobat e brendshme. A është namazi i tij i saktë apo duhet që ai ta plotësojë atë apo nuk është i vlefshëm fare dhe në rast të tillë a duhet ta përsërit namazin nga fillimi?”

Përgjigje: “Nëse kjo ndodh në mënyrë të përsëritur dhe ky fenomen është i mundimshëm, namazi i tij është i saktë. Megjithatë, ai duhet ta largojë gjakun nga rrobat e tij për namazet e ardhshme. Dhe në qoftë se gjaku nuk ndodh në mënyrë të përsëritur dhe ai i vije herë pas here dhe është në sasi të madhe, atëherë abdesi prishet. Gjaku i pakët nuk e prish abdesin dhe namazi është i saktë nëse do Allahu. Sasia e vogël e gjakut nuk bën dëm!”

Numri minimal dhe maksimal i sunneteve ratibeh

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/liqu-%2020-08-1435.mp3

Pyetje: A përmendet në Sunnet se ratibeh është katërmbëdhjetë rekate?

Përgjigje: Ratibeh janë së paku dhjetë rekate: dy rekate para sabahut, dy para drekës dhe dy pas saj, dy pas akshamit dhe dy pas jacisë.

Ratibeh janë më së shumti katërmbëdhjetë rekate: dy rekate para sabahut, katër rekate para drekës dhe katër pas saj, dy pas akshamit dhe dy pas jacisë.

Pra ato janë më së shumti katërmbëdhjetë rekate dhe më së paku dhjetë rekate.

Obligimet dhe shtyllat e namazit nuk vlejnë kur ka mungesë aftësie

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/liqu-%2020-08-1435.mp3

Pyetje: Është një grua e vjetër që është sëmurë aq shumë sa që ajo nuk mund të lëvizë. Ajo nuk falet përshkak se pelenat e saja janë të papastërta. Çfarë e këshilloni atë dhe se si duhet të merr abdes ajo?

Përgjigje: Myslimanit nuk i lejohet ta braktis namazin në asnjë rrethanë. Për deri sa ai është në mendjen e tij, atij nuk i lejohet që ta braktis namazin. Ai apo ajo falet në atë gjendje që është. Kurrë nuk duhet ta braktis namazin. Madje edhe në qoftë se rrobat e tij janë të pista dhe ai nuk është në gjendje që ti ndrrojë rrobat. Madje edhe nëse ai nuk është i aftë që të merrë abdes dhe të bëjë tejemum. (dhe nuk ka kush ti ndihmoj). Megjithatë, ai duhet të falet edhe qoftë pa abdes apo pa tejemum. Atij nuk i lejohet kurrë që ta braktis namazin. Obligimet dhe shtyllat e namazit bien kur nuk ka mundësi të kryhen ato. Por, obligueshmëria e namazit mbetet.

Adoptoje vetën tënde me adhurim

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (22)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighashat-25-3-1435-01.mp3

Pyetje: Sa herë që dëshirojë të mësojë përmendësh Kuranin, më bëhet e vështirë të mësuarit e tij përmendësh. A konsiderohet zemra ime ti´a ketë këthyer shpinën Kuranit?

Përgjigje: Ajo nuk konsiderohet – nëse do Allahu – ta ketë bërë këtë. Megjithatë, ti je neglizhent. Njeriu e do të qenurit dembel. Por në qoftë se ti adoptohesh me të, ti adoptohesh dhe fillonë ta shijoshë kënaqësin e tij. Në fillim ti ik, por në qoftë se adobtohesh me të fillonë ta shijoshë kënaqësin e tij.

Disa nga Selefët kanë thënë: “Kam luftuar me namazin e natës për tridhjetë vjet dhe e kam shijuar atë për njëzet vjet.”

I tillë do të jetë rezultati kur të ushtrosh dhe ta adoptosh vetën tënde me të. Shpirti ik nga bindja:

إِنَّ النَّفْسَ لأَمَّارَةٌ بِالسُّوءِ إِلاَّ مَا رَحِمَ رَبِّيَ

“Sepse shpirti është fort i prirur për të keqe, përveç atij që e mëshiron Zoti im.”1

Ekzistojnë tri lloje të shpirtrave; ai që shtyhet drejt së keqes, ai që e fajëson veten e tij dhe shpirti i sigurt që e shijonë kënaqësinë dhe të ndjehen rehat me adhurim. Mos i humb shpresat. Bëhu i vendosur se do ta mësosh Kuranin edhe nëse do të lodhesh në fillim. Pastaj fillon ta shijoshë kënaqësinë tij me lejen e Allahut.



112:53

Katër rekate para namazit të ikindisë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (24)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighasat%20-0%209-04-1435-01.mp3

Pyetje: Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

“Allahu e mëshiroftë personin që falë katër rekate para namazit të ikindisë.” 

A duhet falur këto katër rekate pas ezanit të ikindisë apo para se të ketë hyrë koha e ikindisë?

Përgjigje: Këto katër rekate falen pasi të ketë hyrë koha e ikindisë pa marrë parasysh se a është thirrur ezani apo jo. Ato duhet falur kur të ketë hyrë koha.

Ruaju nga kjo botë dhe nga gratë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (22)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighashat-25-3-1435-01.mp3

Pyetje: Çfarë do të thotë hadithi:

“Ruajuni nga kjo jetë dhe ruajuni nga gratë.”

 Si duhet të ruhemi nga kjo jetë dhe nga gratë?

Përgjigje: Kjo do të thotë një sprovë. Ti duhet të ruhesh nga sprovat e kësaj jete dhe nga sprovat e grave. Pra ti nuk duhet ta braktisësh ketë jetë apo gratë. Ti duhet të martohesh, por ti nuk duhet ta shohësh atë si qëllimin tënd final. Edhe kjo jetë është një sprovë. Ajo e sprovon njeriun dhe e distrahon atë nga jeta e ardhshme. Gratë e sprovojnë burrin në mënyrë që ai ta braktis të lejuarën për të ndaluarën. Nëse burri e shikon atë dhe vështron ngultas në të zemra e tij lidhet për të. Ajo e sprovon atë. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

“Nuk kam lënë pas meje ndonjë sprovë që është aq e dëmshme për burrat sikurse gratë.” 1

 Ai salallahu alejhi ue selem gjithashtu ka thënë:

“Ruajuni nga gratë! Sprova e izraelitëve ishin gratë.”

Ato janë padyshim një sprovë. Prandaj shejtani i vendos ato jashtë dhe i zhvesh ato para njerëzve. Ai i zbukuron ato për ti sprovuar njerëzit me to. Prandaj, ajo del në vende publike, në televizion, klube dhe në bankete. Ajo zbukurohet në mënyrën më joshëse që ti sprovojë burrat.

_________________________________________________________________

1 Buhari (5096) dhe Muslimi (2741).

Gruaja shtatzënë jepë mundin e saj gjatë namazit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Nur alad-Darb

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/15301

Data e fetvas: 14/10-1435 ose 10/8-2014

Pyetje: Gruaja ime është shtatzënë dhe ndien shumë vështirësi nga të qëndruarit në këmbë gjatë namazit, rënies në ruku dhe rënies në sexhde. A i lejohet asaj që të falet ulur dhe a i lejohet të gjestikulojë gjatë rukusë dhe sexhdes?

Përgjigje: Nëse ajo ka nevojë për këtë dhe ndien vështirësi nga qëndrimi në këmbë gjatë namazit dhe rënies në ruku dhe sexhde, i lejohet asaj që të falet në mënyrën më të mirë që mundet.

Profeti salallahu alejhi ue selem i tha personit të sëmuar:

“Falu në këmbë; nëse nuk mundesh, atëherë falu ulur. Nëse nuk mundesh ashtu, atëherë falu i shtrirë në krahë.”

Gjatë rukusë dhe sexhdes ai duhet të gjestikulojë me kokën e tij dhe duhet ta bëjë sexhden më poshtë se sa rukunë. 

__________________________________________________________

Buhari, Ebu Davudi dhe Ahmedi

Kështu duhet trajtuar librat që përmbajnë magji

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sharh Nauakidh-il-Islam (7)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/nawaqid-19-08-1435-01.mp3

Data e fetvas: 19/8-1435 ose 17/6-2014

Përgatiti: www-perlat-muslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për të lexuar libra që përmbajnë magji për argëtim duke e ditur se vepra (praktikimi i magjisë) është i ndaluar?

Përgjigje: Nuk lejohet leximi i librave që përmbajnë magji. Ai mund të ndikohet nga ato. Ai duhet të qëndrojnë larg prej tyre dhe të mos i lexojë ato. Është e detyrueshme që ato të digjen dhe shkatërrimi i librave që bërmbajnë magji. E njëjta gjë vlen për të gjitha librat e tjera të cilat përbëhen nga kufri dhe devijimit. Është e obligueshme për ti shkatërruar ato. Ato nuk duhet të lejohen. Nëse ndodhë që ai ta gjen një libër të tillë, ai nuk duhet ta lexojë atë.

Ai nuk mund të garantojë sigurinë e tij. Askush nuk duhet ta lavdërojë veten e tij dhe të besoj se ai nuk mund të ndikohet dhe se ai do ta refuzojë të pavërtetën në të. Po, ajo me siguri mund të ndikojë në të. Prandaj, duhet ti shmangesh atyre dhe të qëndrojshë larg prej tyre. Është e detyrueshme që të mos mbetet asnjë libër magjike. Është e detyrueshme që ato të shkatërrohen menjëherë.

Çfarë ndodh me Mehdiun kur të vijë Isai alejhi-selam?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Ahadith-ul-Fitan uel-Hauadith (18)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/hadist%20fitan-20-08-1435-01.mp3

Pyetje: Çfarë do të ndodh me Mehdiun kur të vijë Profeti i Allahut Isa bin Merjem alejhi-selam?

Përgjigje: Allahu e di më së miri. Megjithatë, sundimi i tij pushon kur të vijë Isa bin Merjem alejhi-selam. Allahu e di më së miri se çfarë do të ndodh me Mehdiun.

Subhan Rabi El-A’la” në ruku ‘

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Ahadith-ul-Fitan uel-Hauadith (18)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/hadist%20fitan-20-08-1435-01.mp3

Pyetje: A është e detyrueshme bërja Suxhud-us-Sehu (sexhden e harresës) në qoftë se ndodh që rastis të thuash “Subhan Rabi El-A’la” në ruku ‘?

Përgjigje: Nëse ai thotë një frazë të ligjësuar në vendin e gabuar, është e rekomanduar që ai të bëjë Suxhud-us-Sehu. Kjo nuk është e detyrueshme. Është e rekomanduar për të që të bëjë Suxhudd-us-Sehu.

“Mjaft me Teuhid! Koha për Xhihad!”

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Ahadith-ul-Fitan uel-Hauadith (18)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/hadist%20fitan-20-08-1435-01.mp3

Pyetje: Çfarë i këshillon ata që tërheqin të rinjtë nga dituria dhe nga thirrja për në Teuhid dhe thonë mjaft me dituri dhe se është koha për Xhihad për hirë të Allahut?

Përgjigje: Nuk ka Xhihad pa dituri. Një Muxhahid nuk shkonë në Xhihad pa dituri. Nuk ka Xhihad para dijes. Duhet ditur gjykimet e Xhihadit dhe kur është Xhihadi i ligjësuar e kur nuk është i ligjësuar. Nuk mund të jetë Xhihad nëse ai nuk është i bazuar në parimet e Sheriatit dhe në kushtet e Xhihadit.

Gruaja i bën tre vrima në vesh

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nadhid (13)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/al_durr_29_03_1433.mp3

Pyetje: A i lejohet gruas që ti bëjë tre vrima në vesh në qoftë se ajo nuk ka për qëllim imitimin e kufarëve?

Përgjigje: Nuk është e lejuar nëse nuk ka nevojë për to. Është e lejuar për të bërë vrima në vesh kur është e nevojshme si për shembull për zbukurim. Kjo është nevojë. Megjithatë, nuk është e lejuar që ajo të bën vrima në vesh në qoftë se ajo nuk do të bartë bizhuteri në to.

A janë Xheneti dhe Xhehnemi i Dexhallit të vërteta

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Nauakidh-il-Islam (7)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/nawaqid-19-08-1435-01.mp3

Pyetje: A janë Xheneti dhe Xhehnemi me të cilat vjen Dexhalli të vërteta? Ku hynë personi i cili hidhet në Xhehnemin respektivisht në Xhenetin e tij?

Përgjigje: Jo, ato nuk janë reale. Ato janë një imagjinatë. Kjo është arsyeja pse ai quhet Dexhallë. Çfarë do të thotë Dexhall? Gënjeshtar. Këto fenomene me të cilat ai vjen janë vetëm një imagjinatë dhe gënjeshtër.

Bërja dua pas përfundimit të Kuranit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/liqu-%2020-08-1435.mp3

Thotë pyetsi : Është transmetuar nga Enes bin Malik se i ka ftuar të afërmit e tij kur e ka përmbyllur mësimin përmendësh të Kuranit dhe kanë bërë dua ,atëher si bëhet kjo dhe a bën që gjat duas të tjerët ti ngisin duart dhe të thonë Amin?

Përgjigje : Po, të prezentojnë në përfundim të Kuranit dhe në dua, është gjë e mirë ,sepse kështu e arrijn shpërblimin e përfundimit të Kuranit, dhe Selefët kan vepruar kështu, jan mbledhur kur dikush prej tyre e ka përfunduar Kuranin.

A është e lejuar që ti vrasim magjistarët?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Data e fetvas: Datum: 1/2-1432 ose 1/1-2011

Pyetje: A është e lejuar që ti vrasim magjistarët duke u bazuar në atë se Hafsa e mbyti një magjistar?

Përgjigje: Nuk është e lejuar nëse kjo nuk kryhet sipas gjykimit të bazuar Sheriatik nga gjykatësi dhe që zbatohet nga pushtetari1. Kjo nuk vlen për të gjithë ata që mund të vrasin dhe të thonë se ka një dënim të përshkruar. Pushtetari është ai i cili e aplikonë dënimin e përcaktuar. Kjo bëhet përgjatë një gjykimi të bazuar në Sheriat pasi të jetë konfirmuar se personi me të vërtetë meriton të ekzekutohet.

Hafsa e ekzekutoi skllavën e saj e cila i bëri magji asaj, kjo për shkak se është e lejuar për pronarin që të aplikoj dënimet mbi skllavët e tij. Pronari mund të aplikojë dënime mbi skllavin e tij.

_________________________________________________________

1 http://perlat-muslimane.com/?p=2414

Tre veçoritë e lumturisë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/15088

Elhamdulilah ue salatu ue selamu ala men la nebije badeh

Allahu Subhanehu ue te Ala është Ai i cili ka krijuar njerëzit, prej tyre ka besimtar, mirënjohës dhe ka mohues dhe përbuzës. Thotë Allahu (tebareke ue teala):

(فَمِنْهُمْشَقِيٌّوَسَعِيدٌ* فَأَمَّاالَّذِينَشَقُوافَفِيالنَّارِلَهُمْفِيهَازَفِيرٌوَشَهِيقٌ* خَالِدِينَفِيهَامَادَامَتْالسَّمَوَاتُوَالأَرْضُإِلاَّمَاشَاءَرَبُّكَإِنَّرَبَّكَفَعَّالٌلِمَايُرِيدُ* وَأَمَّاالَّذِينَسُعِدُوافَفِيالْجَنَّةِخَالِدِينَفِيهَامَادَامَتْالسَّمَوَاتُوَالأَرْضُإِلاَّمَاشَاءَرَبُّكَعَطَاءًغَيْرَمَجْذُوذٍ).

“Disa prej tyre do të jenë të mjerë e disa fatlumë. Ata që do të jenë të mjerë, do të hyjnë në Zjarr,ku do t’i presin veç afshamat e vajtimet. Aty do të mbeten përherë, derisa të jenë qiejt dhe toka, përveç si të dojë Zoti yt. Me të vërtet Zoti yt kryen atë që do.” Hud: 106.

Por si çdo gjë, edhe mjerimi edhe lumturia i kanë shkaqet e veta që nvaren prej vetë robit, andaj shkak i mjerimit është kufri dhe gjynahet që njeriu i bënë, kurse shkak i lumturisë dhe kënaqësisë është devotshmëria, veprat e mira , adhurimi ndaj Allahut Te bareke ue te Ala.

Robër të Allahut, tre veçori kush i posedon e ka arritë kënaqësinë e dunjasë dhe të ahiretit:

E para: kur Allahu ia jep një begati është mirënjohës, falënderues

E dyta: kur Allahu e sprovon bën sabër

E treta: kur e bënë një mëkat, pendohet dhe kërkon falje prej Allahut

E para, kur Allahu e begaton me ndonjë dhunti ai është falënderues, dhe me atë nimet ai i afrohet Allahut, e falenderon Allahun me zemër dhe me gjymtyrë, e pranon se është prej Allahut, jo prej përpjekjeve dhe fuqisë së tij, sepse kushtet e falendërimit janë tre:

Pranimi me zemër

Shpreja me gjymtyrë

Afrimi drejt Allahut me atë begati

Në këtë mënyrë bëhet falënderimi ndaj mirësive të Allahut, pra jo vetëm me gjuhë, por me gjuhë, me zemër dhe me vepra. Thotë Allahu në Kuran:

(اعْمَلُواآلَدَاوُودَشُكْراًوَقَلِيلٌمِنْعِبَادِيالشَّكُورُ

“O familja e Davudit! Bëni falënderim (për Allahun ! Megjithatë pak nga robrit e Mi, janë falendërues.

وَإِذْتَأَذَّنَرَبُّكُمْلَئِنْشَكَرْتُمْلأَزِيدَنَّكُمْوَلَئِنْكَفَرْتُمْإِنَّعَذَابِيلَشَدِيدٌ

“(Kujtoje ) kur Zoti juaj kumtoi: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do tua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia; por, nëse ju mohoni mirësit e Mia, (atëherë dijeni se) dënimi Im është i rëndë.

E dyta: kur Allahu e sprovon bënë sdurim,thotë Allahu në Kuran:

(وَنَبْلُوكُمْبِالشَّرِّوَالْخَيْرِفِتْنَةًوَإِلَيْنَاتُرْجَعُونَ)

“Ne ju vëmë në Fitneh (sprovë) me të keqe dhe me të mirë dhe te Ne do të ktheheni .

Fitneh do të thotë sprovë, do t’ju vëjmë në sprovë me të këqija dhe të mira, dhe ai i cili kur sprovohet me të keqe bën durim, dhe kur sprovohet me të mirë falënderon, ai do të jetë i lumtur,kurse ai i cili kur Allahu ia jep një mirësi e mohon atë, nuk është mirënjohës, dhe kur Allahu e sprovon e humb durimin, hidhërohet me caktimin e Allahut, pikrishtë ky është mjerim.

Thotë Allahu në Kuran:

(وَلَنَبْلُوَنَّكُمْبِشَيْءٍمِنْالْخَوْفِوَالْجُوعِوَنَقْصٍمِنْالأَمْوَالِوَالأَنفُسِوَالثَّمَرَاتِوَبَشِّرْالصَّابِرِينَ* الَّذِينَإِذَاأَصَابَتْهُمْمُصِيبَةٌقَالُواإِنَّالِلَّهِوَإِنَّاإِلَيْهِرَاجِعُونَ*)

(أُوْلَئِكَعَلَيْهِمْصَلَوَاتٌمِنْرَبِّهِمْوَرَحْمَةٌوَأُوْلَئِكَهُمْالْمُهْتَدُونَ

“Sigurisht që Ne do t’ju sprovojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë,të njerzëve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoi të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!

“Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!

Pra fitorja vjen pas durimit, gëzimi vjen pas hidhërimit, dhe pas vështërsisë vjen lehtësimi.

E treta: kur bënë një mëkat, pendohet dhe i kërkon falje Allahut. Profeti sal Allahu alejhi ue selem thotë:

“Çdo biri i ademit është gabimtarë, por më i miri është ai i cili pendohet.“

Njeriu është i ekspozuar ndaj mëkateve dhe nganjëher bie në to, por nëse ai vazhdon në mëkate, ai bie në mjerim, por nëse pendohet dhe i kthehet Allahut, Allahu ia shlyn mëkatet dhe e shpërblen me të mira, për istigfarin e tij. Thotë Allahu në Kuran:

(وَسَارِعُواإِلَىمَغْفِرَةٍمِنْرَبِّكُمْوَجَنَّةٍعَرْضُهَاالسَّمَوَاتُوَالأَرْضُأُعِدَّتْلِلْمُتَّقِينَ , وَالَّذِينَإِذَافَعَلُوافَاحِشَةًأَوْظَلَمُواأَنْفُسَهُمْذَكَرُوااللَّهَفَاسْتَغْفَرُوالِذُنُوبِهِمْوَمَنْيَغْفِرُالذُّنُوبَإِلاَّاللَّهُوَلَمْيُصِرُّواعَلَىمَافَعَلُواوَهُمْيَعْلَمُونَ* أُوْلَئِكَجَزَاؤُهُمْمَغْفِرَةٌمِنْرَبِّهِمْوَجَنَّاتٌتَجْرِيمِنْتَحْتِهَاالأَنْهَارُخَالِدِينَفِيهَاوَنِعْمَأَجْرُالْعَامِلِينَ

“Nxitoni drejtë faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgaditur për të devotshmit. Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetës, e kujtojn Allahun, i kërkojn falje për gjynahet e tyre-e kush i falë gjynahet përveç Allahut? E nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë, pra, për këta do të ketë si shpërblim falje madhështore (të gjynaheve ) nga ana e Zotit të tyre dhe kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojnë përherë. Sa shpërblim i bukur është ky për ata që punojnë (vepra të bukura )!

Thotë Profeti sal Allahu alejhi ue selem:

“Ai i cili pendohet prej mëkateve është sikurse ai i cili nuk ka mëkate.

Besimtari në asnje formë nuk duhet ti humb shpresat nga mëshira dhe falja e Allahut, por gjithëherë duhet të pendohet sepse Allahu e pranon pendimin e tij përderisa pendimi i plotëson kushtet e që janë:

Braktisja e mëkatit, pra nuk mjafton që njeriu të kërkojë falje prej Allahut ndërsa ai vazhdoj të bëjë mëkat, sepse kjo nuk është pendim por më shumë është nënçmim, për këtë kushti i parë i pendimit është distancimi nga mëkati.

Pastaj vendosëshmëria që mos ti kthehet më ati mëkati, dhe nëse mëkati është mes tij dhe njerzëve kusht i pendimit është që t’ua kompenzoj dëmin që ua ka bërë njerzëve dhe tua kërkoj hallallin, këto janë kushtet e pendimit dhe nuk është pendimi vetëm kërkimi i faljes me gjuhë.

Gjithashtu nuk ka pendim në prag të vdekjes kur njeriut i vie shpirti në fyt, thotë Allahu në Kuran:

وَلَيْسَتْالتَّوْبَةُلِلَّذِينَيَعْمَلُونَالسَّيِّئَاتِحَتَّىإِذَاحَضَرَأَحَدَهُمْالْمَوْتُقَالَإِنِّيتُبْتُالآنَ

“Nuk pranohet pendimi i atyre që vazhdimisht bëjnë të këqija e kur u afrohet vdekja, atëherë thonë: “Unë tani me të vërtetë po pendohem.

Gjithashtu thotë Resulullahi sal Allahu alejhi ue selem:

إِنَّاللَّهَيَقْبَلُتَوْبَةَالْعَبْدِمَالَمْيُغَرْغِرْ

“Me të vërtet Allahu e pranon pendimin e robit deri sa ti vije shpirti në fyt.

Shumë prej njerzëve e neglizhojnë pendimin duke thënë se Allahu është Falës dhe Mëshirues, nuk ka dyshim se Allahu është Falës dhe Mëshirues, por për ata që pendohen dhe bëjnë vepra të mira. Thotë Allahu në Kuran:

(وَإِنِّيلَغَفَّارٌلِمَنْتَابَوَآمَنَوَعَمِلَصَالِحاًثُمَّاهْتَدَى)

“Vërtet, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson e bën vepra të mira dhe pastaj qëndron në rrugë të drejtë.

Andaj ai i cili e cilëson vetën me këto tre cilësi që: kur Allahu ia jep një dhunti është mirënjohës, falënderues, kur Allahu e sprovon bën durim, dhe kur e bënë një mëkat, pendohet dhe kërkon falje prej Allahut, do të jetë i lumtur në dunja dhe në Ahiret.

Dy llojet e teuesulit (ndërmjetësimit)

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14512

Pyetje në lidhje me teuesulin (ndërmjetësimin), llojet e tij, dhe lutjet e njerzëve të mirë ? 

Përgjigje: Ndërmjetësimi (Teuesuli) është dy lloje, legjitim (i lejuar) dhe i ndaluar. Ndërmjetësimi i lejuar është ai i cili bëhet nëpërmjet emrave dhe cilësive të Allahut, apo me ndonjë vepër të mirë, dhe ndërmjetësimi nëpërmjet lutjeve të të gjallëve që janë prezent, duke lutur ata që të bëjnë dua për ty, për ndonjë qështje. Të gjitha këto jan të lejuar.

Kurse ndërmjetësimi nëpërmjet krijesave, nëpërmjet hakut të dikujt, personalitetit të tij, apo mirësis së tij është ndërmjetësim i ndaluar, dhe nëse dikush sakrifikon diçka prej ibadetit për dikënd në mënyrë që ai të ndërmjetësoj për të, ka bërë shirkë të madhë, siç ka qenë në kohën e injorancës, thotë Allahu tebareke ue teala:

(وَيَعْبُدُونَمِنْدُونِاللَّهِمَالايَضُرُّهُمْوَلايَنْفَعُهُمْوَيَقُولُونَهَؤُلاءِشُفَعَاؤُنَاعِنْدَاللَّهِ

“Ata adhurojnë në vend të Allahut atë që nuk u bën dëm, as nuk u sjell dobi dhe thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë te Allahu!Junus: ajeti 18

Ashtu siç veprojn sot shumica e adhuruesve të varreve të cilët u afrohen të vdekurve me disa lloje të adhurimeve dhe thojnë ata do të ndërmjetësojn për neve tek Allahu, e nuk ka dyshim se ky është shirk i madhë.

A është obligim praktikimi i të gjitha llojeve të Teuhidit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14429

Pyetje: A obligohem me përmbajtjen dhe praktikimin e të gjithave llojeve të Teuhidit (njësimit të Allahut )?

Përgjigjja: Është e domosdoshme kjo, sepse përndryshe nuk do të jesh mysliman, nëse zhvishesh në njëren nga llojet e Teuhidit (njësimit të Allahut) atëher nuk do të jesh mysliman, nësë shvishesh nga njësimi i Allahut në Zotrim (Teuhid Rububije), apo nga njësimi i Allahut në adhurim (Teuhid Uluhije), apo në emrat dhe cilësit e Tij Subhanehu ue Te Ala (Teuhid Esma ue Sifat), nuk je mysliman, përveç nëse të arsyeton injoranca , pastaj e ke mësuar dhe je penduar atëher nuk të dëmton ty e kaluara.

Gruaja pa fëmijë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14506

Një grua është e martuar që njëzet e shtatë vite afërsisht, dhe nuk ka fëmijë, shpesh her e kaplon vaji në dhomen e saj, dhe mendon shumë vet me vete,ajo dëshiron të jetë një askete në këtë botë, thotë a i bie kjo mospajtim me caktim të Allahut .

Nëse ajo nuk e ngrit zërin, nuk don të thotë se ajo nuk pajtohet me caktimin e Allahut, të qajturit e saj nuk ndikon sepse nuk është në kompetencen e saj që ta ndaloj, ndërsa nëse bërtet dhe e humb durimin kjo nuk lejohet, nëse i humb fëmijët, apo nëse nuk lind fëmijë, apo ndonjë sprovë tjetër, nuk lejohet në asnjë mënyrë që ta ngritë zërin kundrejtë caktimt të Allahut.

Njeriu duhet të pajtohet me caktimet e Allahut, dhe të punoj në marrjen e shkaqeve, lindja ka shkaqet e mjekimit, dhe myslimani duhet ti kërkoj shkaqet në mënyrë që Allahu ta furnizoj me fëmijë, sepse ndodh që shkak i mos lindjes të jetë ndonjë smundje, apo ndonjë penges tjetër që mjekët e njohin, që më pas e mjekojnë dhe bëhen shkak.

Vdekja e bidatçiut

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14209

Pyetje: A ka qenë zakon tek Selefët që kur ka vdek një bidatçi jan gëzuar me vdekjen e tij?

Përgjigje: Selefët kan bër dua për udhëzimin e bidatçive dhe të devijuarve, kan bër dua që të udhëzohen, ndërsa të gëzohen për vdekjen e tyre, unë nuk di gjë në lidhje me këtë, por ata jan lutur për udhëzimin e tyre, dhe ju kan kundërvye dyshimeve të tyre.

Vizita e varrit të një personi

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://putselefa.com/da-li-je-mrtvome-od-koristi-da-bude-posjecen/

Pyetje: “A është e vërtet se të vdekurit i bën dobi vizita e varrit të tij?”

Përgjigje: “Po, ai nderohet me viziten e tij, dhe ndjehet i lumtur për shkak të vizitës. Prej dobive gjithashtu është bërja lutje për të dhe dhënia selam atij.”

Videot që përshkruajnë Kuranin në Youtube – një lojë me Kuranin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nadhid (11)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/al_durr_15_03_1433.mp3

http://youtu.be/hhw05rZgYCw

Pyetje: Unë kam një vajzë e cila shkon në klasën e dytë në një shkollë ku mësohet Kurani, shkolla është shtetërore. Mësuesja e saj dëshiron që çdo herë kur ajo lexon një ajet, për shembull në lidhje me Xhenetin ajo duhet të vizatojë apo të sjell imazhe të lidhura me të. Për shembull, Allahu thotë në suren “Muhamed”:

مثل الجنة التي وعد المتقون فيها أنهار

“Shembulli i Xhenetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm), në të cilin ka lumenj…..” 47:15

Këtu ajo dëshiron që vajza të mbledh foto me lumenjë…

Përgjigje: Kjo është një lojë e papërgjegjshme me Kuranin. Kjo është një lojë e papërgjegjshme me Kuranin. Kjo nuk është e lejuar. Kurani dhe Mus´hafi duhet të jenë sikurse janë. Asgjë nuk duhet ti shtohet atyre. Është luajtur një lojë e papërgjegjshme me Mus´hafin tani. Kur zjarri përmendet shkronjat kanë ngjyrë të kuqe. Kur Xheneti përmendet shkronjat janë ngjyrë të gjelbër. Unë nuk e kuptoj se si ata veprojnë në këtë mënyrë. Nuk lejohet që Mus´hafi të ekspozohet për një lojë të tillë e cila është e papërgjegjshme. Masahif duhet të mbahen të pastër nga këto dukuri.

Pse u martua Profeti me Hatixhen?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=137185

Pyetje: Janë shfaqur njerëz të cilët thonë se Profeti salAllahu alejhi ue selem u martua me Hatixhen radijAllahu anha sepse atij i mungonte dashuria e nënës. Çfarë mendoni për atë që thotë kështu?

Përgjigje: Kjo do të thotë se Hatixheja e kishte rolin e nënës së tij? Kështu flet vetëm një njeri që nuk kupton. Ai u martua me Hatixhën me të njejtin qëllim siç veprojnë të gjithë burrat e tjerë, kur ata martohen me gra. Allahu e ka lejuar këtë. Allahu ia ka lejuar martesën burrave. Kjo është rruga e Allahut. Ai nuk u martua me të që ajo t´ia zëvendësojë nënën e tij. Kush e thotë këtë? A nuk do të martohesh në qoftë se nëna jote është e gjallë dhe është me ty? Çfarë të foluri është kjo!?

Në këtë rastë nuk kundërshtohet mendimi i popullatës

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nedhid (8)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13538

Pyetje: A janë të pranuar fetvat që praktikohen nga popullata e një vendi në mënyrë që të mos lejohet kundërshtimi i tyre?

Përgjigje: Nëse njerëzit janë të kapur për një mendim që nuk kundërshton ndonjë argument, nuk është e lejuar për ta kundërshtuar atë. Sepse kjo është një lajthitje. Nëse ata janë të kapur për një mendim fikhu i cili nuk e kundërshton ndonjë argument, ai duhet të bashkohet me ta në mënyrë që të mos shkaktojë ndarje. Por në qoftë se mendimi shkon kundër argumenteve ai nuk pranohet.

A lejohet bërja Tavaf për gruan me menstracione?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/8103

Pyetje: A lejohet që gruaja me menstruacione të bëjë Tavaf sipas mendimit i cili thotë se pastërtia (taharah) nuk është i domosdoshum për të bërë Tavaf?

Përgjigje: Mendimi se nuk është i domosdoshum pastërtia është i pasaktë. E sakta është se pastërtija është e domosdoshme. Dhe kjo sipas argumenteve. Pra gruaja me menstruacione nuk duhet të bëj Tavaf, si të bëjë Tavaf ajo kur Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Mos bë Tavaf rreth Qabës derisa të pastrohesh.”

Ata nuk janë thirrësa në fe

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/o61goSK8srQ

Pyetje: “Ka disa shkrimtarë ose njerëz të cilët thërrasin në Islam të cilët posedojnë bidate në besimin e tyre. Kur disa ua terhekun verejtjen per këtë ata qortohen nga të tjerët që thonë se kjo i shkakton dobësi Islamit dhe myslimanëve kundër kufarëve dhe se është më mirë të braktisen këto bidate pasi që ato nuk ndikojnë ne forcen e te pafeve.”

Përgjigje: “Kjo është një thënie e kotë. Patjeter thirrsi vete duhet te jete ne rruge te drejt . Ai duhet të jete shembull i mirë ne veten e tij. Nuk është e lejuar që ai të thërret në fenë e Allahut,duke mos qenë një shembull dhe pos kësaj të posedojë bidate e probleme. Ai duhet patjeter te jetë në mesin e të parëve që përmendën. Allahu Xhela ue Ala ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا لِمَ تَقُولُونَ مَا لَا تَفْعَلُونَ

“O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni?” 61:2

Ai duhet të paralajmërojë ndaj bidateve. Përndryshe ai nuk është thirrës në fe. Ai i cili hesht në lidhje me bidatet dhe nuk paralajmërojnë ndaj tyre, ai nuk është thirrës në fe. Ai gjithashtu nuk duhet të paralajmërojë ndaj bidateve, derisa ai vetë i praktikon ato. Së pari dhe më kryesorja, ai duhet ti shmanget bidateve për hirë të Allahut Azza ue Xhel dhe pastaj të thërret në fenë e Allahut.“

Sekularizmi është kufër

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://putselefa.com/sekularista-znaci-nevjernik/

Pyetje: “Nëse i thuhet një njeriu se ai është një sekularist, a do të thotë kjo se është bërë tekfir mbi të?”

Përgjigje: “Po. Një sekularist do të thotë se ai nuk beson në Islam. Ai beson në gjendjen aktuale të njerëzve -pa marrë parasysh se në çka janë ata e mirë apo e keqe qoftë ajo.”

Akika emërtohet me emrin “Temimah”

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nedhid (5)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13484

Pyetje: “Disa njerëz e quajnë Akikën me emrin Temimah”. Cili është vendimi per këtë?”

Përgjigje: “Nuk ka asnjë problem. Ky është një emër të cilin e përdorin njerëzit e thjeshtë. Nuk ka asnjë problem.”

Idhujtaria në Rububijeh shpie në idhujtari në Uluhijeh

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nedhid (5)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13484

Pyetje: “Çfarë do të thotë se idhujtaria në Rububijeh shpie në idhujtari në Uluhijeh?”

Përgjigje: “Në qoftë se beson se një krijesë ka veprim në çështjet e gjithësisë, atëherë fillon që ai të adhurohet. Prandaj, idhujtaria në Uluhijeh ka ndodhur. Nëse ai e adhuron atë krijes, i lutet atij dhe ther kurban për të, ai bën idhujtari në Uluhijeh. Nëse ai beson se krijesa ka ndikim në çështjet e gjithësisë ai bën idhujtari në Rububijeh.”

Rrathët e bakrit që japin energji

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nedhid (5)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13484

Pyetje: Ka rrathë të bërë nga bakri për të cilat pretendohet se i japin njeriut energji dhe forcë. Cili është vendimi për përdorimin e tyre?

Përgjigje: Kjo pyetje i është bërë Komisionit Kibar-ul-Ulema dhe el-Lexhnah ed-Da’imeh. Ata kanë pyetur mjekët. Nuk ka përgjigje të qartë ende. Ata janë ende të heshtur në këtë çështje. Ajo kërkon më shumë studime. Nëse vërtetohet se ajo është mjekësore dhe i bën dobi trupit ajo është në rregull dhe një formë e terapisë. Dhe në qoftë se qëllimi është për tu lidhur për të dhe për tu varur prej saj, kjo është idhujtari dhe nuk lejohet.

Kushtet që gruaja të studijoi mjekësin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/9353

“Ne nuk jemi duke thënë se është e ndaluar për gruan që të studioi mjekësin dhe infermierinë. Megjithatë ne themi se është e ndaluar për gruan që të përzihet me burra, që tua shfaqe fytyrën atyre dhe t’i trajton ata për shkak të sprovave që i kanosen. Që ajo të studiojë mjekësin dhe infermierinë me mjeket dhe mësueset femra kjo është në rregull. E njëjta gjë vlen që ajo t’i trajton gratë apo t’i trajton edhe burrat në raste emergjence në qoftë se nuk është dikush tjetër që mund ta bëjë këtë, mirëpo ajo duhet ta ruaj veten e saj dhe të jetë e mbuluar. Ajo që ne mohojmë është që ajo të përzihet me burrat, t’ia shfaqë fytyrën atyre, të udhëtoj me ta dhe të veçohet me ta, kjo është e ndaluar për të. Vetëm të studiuarit e mjekësisë dhe infermierisë pa faktorë të ndaluar siç thamë ska asnjë problem. E njëjta gjë vlen edhe për trajtimin e grave në të gjitha rastet dhe trajtimin e burrave në raste emergjente, por ajo duhet t’iu përmbahet kushteve sheriatike.”

Kështu i bëjmë fëmijët që ta duan Kuranin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nadhid (12)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/al_durr_%2022_03_1433.mp3

Pyetje: “Cilat janë rrugët që na ndihmojn neve që ta madhërojmë Kuranin dhe si ta mbjellim dashurin për Kuranin në zemrat e fëmijëve tanë të vegjël?”

Përgjigje: “Të mësuarit e tij të vazhdueshëm, duke ua mësuar të tjerëve, të lexuarit e tij dhe duke qenë i lidhur me të.”

”A shkaktojnë përçarje Refuzuesit e Bidatçinjve”?!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetja: ”Shumë prej njerëzve thonë se Refuzuesit e Pasuesve të Bidatit shkaktojnë përçarje”

Përgjigje: ”Po e saktë, përçarje (ndarje) midis të vërtetës (hakut) dhe të kotës (batil)”

Ne e ndajmë të vërtetën nga e kota dhe bëjmë dallim midis Pasuesve të së vërtetës dhe Pasuesve të humbjes dhe do t`i refuzojmë (kundërshtojmë) ata.

Dijetarët i kanë refuzuar Pasuesit e Bidatit, porse refuzimi nuk bëhet për të shkaktuar përçarje por për të bashkuar njerëzit rreth të vërtetës sepse vazhdimësia e njerëzve në HUMBJE dhe tek thëniet e devijuara, pikërisht kjo gjë shkakton përçarje (ndarje) në radhët e muslimanëve.

Ndërsa përsa i përket sqarimit të së vërtetës për njerëzit në mënyrë që ata të bashkohen tek ajo, atëherë kjo është thirrje për BASHKIM dhe JO për PËRÇARJE.

Thirrja e cila shkakton vërtetë përçarje është ajo lloji thirrje e cila fton për MOS-REFUZIM të Pasuesve të Bidatit.

Kjo është THIRRJA që sjell përçarje (ndarje) nëse ata vërtetë logjikojnë.

Duaja për automjetin e ri

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nedhid (5)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13484

Pyetje: Kam blerë një automjet të ri, nëna ime më tha që të lexojë suren el-Felek dhe en-Nas në të.

Përgjigje: Mos iu bind nënës tëndë Allahu të dhasht shëndet. Nëna jote është injorante. Kur të hypë në të për ta ngasur atë, lexo duan që ka ardhur në lidhje me hypjen në automjetë.

_______________________________________

1 Shih: http://perlat-muslimane.com/?p=5972

Shprehja: “Sa më shumë që ai ta shtojë dijen aq më pak ai ndalon nga e keqja.”

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://putselefa.com/sto-covjek-ima-vise-znanja-to-manje-osuduje/

Pyetje: “Shejkh i nderuar Allahu i`u dhëntë mirësi. Thotë; Është përhapur një shprehje në mesin e nxënësve të dijes e cila është “Sa më shumë që ai ta shtojë dijen aq më pak ai ndalon nga e keqja.” A është e saktë kjo shprehje…?

Shejkhu: “Çfarë?!”

Pyetësi: “Është përhapur një shprehje në mesin e nxënësve të dijes e cila është “Sa më shumë që ai ta shtojë dijen aq më pak ai ndalon nga e keqja.”

Shejkhu: “Kjo është gabim. Sa më shumë ai ta shtojë dijen, aq më shumë do të ndalojë nga e keqja, sepse dija e drejton atë që të ndaloi sa më shumë nga e keqja dhe të urdhëroi tek e mira

Dija sjell vetëm të mira. Ndërsa nga kuptimi i fjalëve të tyre është se dija sjell të këqia, që don të thotë se nuk ndal nga e keqja. Kjo është fjalë e kotë. Po!”

Thirrësi i cili del jashtë vendit për të kërkuar rrizkun

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nedhid (5)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13484

Pyetje: A mëkaton studenti që braktis fshatin në të cilin jeton, për të kërkuar jetesën duke pasur parasysh se njërzit kanë nevojë të madhe për të, pasiqë në qytetin e tij ka shumë gabime lidhur me besimin?

Përgjigje: Jo, ai nuk mëkaton. Megjithatë, ai duhet të kthehet tek ata herë pas here, ti thërret ata në fenë e Allahut dhe t’ua sqaron atë atyre. Le të kthehet tek ta. Atij i lejohet të jetë larg vendit për aq kohë sa është e nevojshme dhe të kthehet përsëri tek ta dhe të vazhdojë të thërret në fenë e Allahut Azze ue Xhel.

Përkulja para varreve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nedhid (4)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13474

Pyetje: Çfarë është gjykimi për tu përkulur para një varri?

Përgjigje: Ky veprim është një adhurim. Kjo është ruku. Nuk ka rëndësi nëse kjo bëhet për të gjallët apo të vdekurit. Kjo është ruku. Ky veprim është një adhurim dhe një idhujtari karshi Allahut Azze ue Xhel. Përkulja është ruku dhe rukuja është adhurim.

Vendosja e Mus´hafit në automjet me qëllim që të mbrojë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nedhid (5)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13484

Pyetje: A lejohet vendosja e Mus´hafit në automjet për të shpresuar në bekimin e tij ose për tu mbrojtur nga fatkeqësitë?

Përgjigje: Kjo nuk është e lejuar. Nuk është e lejuar për të pasur një Mus´haf në automjet për qëllime mbrojtëse. Është në rregull për ta pasur një Mus´haf në automjet për të lexuar në të, por jo për shkak se ai të mbronë, kjo nuk është e lejuar.

Ai që pajtohet me Pasuesit e Bidateve në një çështje ai është bidatçi

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherhu Igathetul Lehfan (29)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah%20-5-11-1435.mp3

Pyetje: “Shejkh i nderuar Allahu i`u dhëntë mirësi. Thotë pyetësi; Nëse një dijetar nga dijetarët e Ehlis-Sunnetit pajtohet me pasuesit e bidateve në një çështje nga çështjet e akides (besimit), a llogaritet/konsiderohet edhe ai prej tyre?”

Përgjigje: “Po. Nëse ai pajtohet me ta në një çështje nga çështjet e akides (besimit) apo nga shtyllat/parimet e akides ai është bidatçi.”

Sqaro refuzimet e dijetarëve ndaj Pasusve të Bidateve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Tathir-il-I´tikad (1)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13132

Pyetje: “Mund të ndodhë që unë të gjendem në disa vende ku ka njerëz të cilët janë të ndikuar nga disa thirrës të devijuar ndaj të cilëve dijetarët kanë paralajmëruar. A ti´a sqaroj atyre se çfarë dijetarët thonë për ta, apo është më mirë që të heshti dhe në veçanti nëse në këto vende prezentojnë njerëz të thjeshtë?”

Përgjigje: “Jo, ti nuk duhet të heshtësh. Nëse ti hesht, kjo do të thotë se ti i miraton ata dhe përveç kësaj njerëzit e thjeshtë këtë e marrin si të drejtë. Shpjego me urtësi dhe sjellje të mirë. Shpjegoje atë. Në qoftë se është e mundur për ti´a sqaruar çështjen këtyre individëve në mënyrë private bëje këtë. Nëse ata heqin dorë nga kjo hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut. Dhe në qoftë se ata nuk heqin dorë, pastaj ti duhet ti´a sqarosh atë njerëzve.”

Ushqimi i xhinëve myslimanë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nedhid (5)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13484

Pyetje: “Si mund të kombinojmë hadithin që thotë se xhinët hanë mishin e mbetur në kocka nga të cilat bijtë e Ademit kanë ngrënë dhe hadithin që thotë se shejtani ha me birin e Ademit alejhi-selam nëse ai nuk e përmend Allahun në lidhje me ushqimin?”

Përgjigjja: “Hadithi ka të bëjë me xhinët myslimanë dhe jo të gjithë xhinët. Ky nuk është ushqim i shejtanit.Ky është ushqim i xhinëve besimtarë.”

Therja dhe gostia në lidhje me një artikull të sapo blerë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nedhid (5)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13484

Pyetje: “Cili është vendimi i mishit i cili është ther për ta falënderuar Allahun në lidhje me një artikull të nevojshum të sapo blerë ose pas ndërtimit të një shtëpie të re dhe i ftonë njerzit në këtë gosti?”

Përgjigje: “Kjo është për ta falënderu Allahun. Kjo është në rregull. Është gjë e mirë. Për deri sa është falënderim ndaj Allahut, kjo është në rregull.”

Pllaka “Ma sha Allah”, “Tabarak Allah” është një nuskë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nedhid (5)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13484

Pyetje: “Cili është gjykimi për të varur në dyqan ose në makinë shprehjen “Ma sha Allahu, Tabarak Allah”? A është kjo një formë e nuskave?”

Përgjigje: “Po. Varja e dhikreve, ajeteve të Kuranit dhe lutjeve nëpër dyqane ose nëpër makina është një mënyrë e varjes së nuskave. Thuaj “Ma Sha Allah” me gjuhën tënde. Ti edhe shpërblehesh për të dhe ke një besim të saktë. Mos var gjëra të tilla.”

Disa shërohen përmes nuskave

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nedhid (5)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13484

Pyetje: “Disa njerëz përdorin nuska e pejë dhe shërohen. A është kjo një sprovë nga Allahu?”

Përgjigje: “Një qëllim i arritur nuk do të thotë se vepra është e lejuar. Një person mund të sprovohet për tu dënuar. E rëndësishme është që të ketë argument. Nëse veprimi ka argument në Kuran dhe Sunnet, lejohet për ta vepruar atë. Nëse asaj i mungon argumenti ajo nuk veprohet. Ne as nuk lejojmë dhe as nuk ndalojmë diçka pa argument nga Kurani dhe Sunneti. Por duke i provu gjërat ato mund të arrihen por munden me qenë sprov dhe provim, ose është e vendosur [kader] tashmë se do të ndodhë. Kjo nuk do të thotë se metoda është e lejuar.”

Sekti Habeshi dhe themeluesi i tyre

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.ws/node/2078

Data e fetvas: 8/3-1426 ose 16/4-2005

Pyetje: “Shejkh i nderuar Allahu i`u dhëntë mirësi. Ky pyetës po thotë; Cili është mendimi i juaj për sektin Habeshi, të cilët janë pasues të Abdullah El-Harari El-Habeshi dhe cili është medhhebi i tyre?”

Përgjigje: “Medhhebi i tyre është adhurimi/madhërimi i varreve si dhe të bërit shirk ndaj Allahut të Lartësuar. Ai (Abdullah El-Harari El-Habeshi) është adhurues i varreve, është adhurues i varreve Allahu na ruajttë, gjithashtu është edhe sufist.

Komisioni i Përhershëm (Lexhnetu Daime) ka nxjerrë një sqarim si kundërpërgjigje ndaj këtij grupacioni të humbur ku dhe sqaron edhe menhexhin (metodologjinë) e tyre.

Gjithashtu gjendet një libër (për mbrojtjen e diplomës së doktorraturës) i cili është me dy vëllime ku flet për sektin e Ahbashëve dhe medhhebin e tyre.

Gjithashtu gjendet edhe një libër i njërit prej vëllezërve nga Siria Abdurahman Ed-Dimeshkij që flet për sektin e Ahbashëve. Për ta janë shkruajtur libra të mëdhenj dhe të vegjël.

Kështu që ata janë një sekt që bëjnë shirk, janë sufista dhe që adhurojnë varret. Po!”

Ndezja e dritave për të mos hyrë hajdutët

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nedhid (5)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13484

Pyetje: “Disa njerëz i lënë dritat të ndezura kur ta braktisin shtëpin për të udhëtuar në mënyrë që hajdutët të mos hyjnë për të vjedhur. A është kjo ndonjë mënyrë për ti´u mbështetur dikujt tjetër përveç Allahut?”

Përgjigje: “Jo. Kështu vetëm duket se dikush është në shtëpi. Kjo nuk është mbështetje në dikë tjetër përveç Allahut. Nëse ka ndriçim në shtëpi do të thotë se ka njerëz në të. Ky është qëllimi.”

E zuri gjumi para se të hyjë në Mikat

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/node/%205844

Pyetje: Një person fluturoi për të bërë Umren. Para se të arrin në Mikat atë e zuri gjumi dhe u zgjua kur avioni kishte zbritur. A detyrohet me diçka?

Përgjigje: Obligimi i tij ishte që të merrë një makinë nga aeroporti dhe të kthehet me makinë përsëri në Mikat dhe të hyjë në ihram nga aty. Edhe pse Umreja është e vlefshme në qoftë se hynë në ihram pas Mikatit, personi është i detyruar që të paguaj dëmshpërblim për shkak se ka braktisur një obligim, në këtë rast hyrjen në ihram nga Mikati. Ai duhet të therë një dele dhe ti´a shpërndajë mishin të varfërve në Harem. Nëse ai nuk mund ta bëjë këtë, ai duhet të agjërojë dhjetë ditë.

Hyri në ihram pasi kaloi Mikatin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah_09-11-1434_0.mp3

Pyetje: “A duhet një person i cili dëshiron të bëjë Umren ose Haxhin dhe e kalon Mikatin para se ai të hyjë në ihram të kthehet në mikat dhe të hyjë në ihram ose të hyjnë në ihram në vend dhe të ther kurban si shpagim?”

Përgjigje: “Kjo nuk lejohet. Atij nuk i lejohet të hyjë në ihram pasi të ketë kaluar Mikatin. Për derisa ai mund të kthehet, ai duhet ta bëjë këtë dhe të hyjë në ihram nga Mikati. Nëse ai nuk është në mund të kthehet ai hyn në ihram kur ti kujtohet dhe therë kurban si shpagim.”

Harroi të falë dy rekate pas Tavafit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/9212

Pyetje: “Cili është gjykimi për personin që harroi të falë dy rekate pas Tavafit?”

Përgjigje. “Edhe në qoftë se ai do ta bënte këtë qëllimisht, ai nuk duhet të bëjë asgjë sepse kjo është Sunnet (e jo obligim).”

Të gjitha pantoflat dhe sandalet janë të lejuara për Muhrimin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah_09-11-1434_0.mp3

Pyetje: “A i lejohet një muhrimi të vesh pantofla në formën e sandaleve.”

Përgjigje: “Ska të keqe në këtë. Pantoflat janë të lejuara për Muhrimin. Sido që të duken ato, ato janë të lejuar për Muhrimin.”

A i lejohet muhrimit të përdorë pastë dhëmbësh, sapun dhe të pi kafe shafrani

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah_09-11-1434_0.mp3

Pyetje: “A është e lejuar për një muhrim që të përdorë pastë dhëmbësh dhe sapun që ka një aromë?”

Përgjigje: “Nuk është e lejuar nëse aroma mbetet. Megjithatë, është në rregull në qoftë se aroma humbet pa mbetur gjë nga ajo.”

Pyetje: “A i lejohet një muhrimi të pijë kafe me shafran?”

Përgjigje: “Jo. Shafrani është një lloj arome.”

A lejohet ecja mes Safas dhe Meruas për gruan me menstracione?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/9638

Pyetje. “A lejohet që gruaja me menstracione të ecë në mes Safas dhe Meruas?”

Përgjigje. “Kjo është në rregull, sepse pastërtia nuk është kusht për ta bërë këtë.”

Hedhja e gurëve në Xhemarat për gruan

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah_09-11-1434_0.mp3

Pyetje: “A lejohet që një grua të caktojë dikë të pa kufizuar që të hedh gurë për të në Xhemarat?”

Përgjigje: “Gruaja dhe të gjithë të tjerët. Kushdo që nuk është në gjendje për të hedhur gurë në Xhemarat dhe shqetësohet nga kjo mund të caktojë dikë që e bën këtë në vend të tij.

Sa për atë që mundet ta bëjë këtë, kështu që ai është i obliguar që vetë të hedhë gurë. Sepse ky është një adhurim që duhet të kryhet personalisht.”

Gruaja dëshiron të ndalojë mëkimin e fëmijut për ta bërë Haxhin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah_09-11-1434_0.mp3

Pyetje: “A i lejohet një gruas ta largoj fëmijën e saj i cili është nëntë muaj nga mëkimi në mënyrë që ta bëjë Haxhin e saj obligativ?”

Përgjigje: “Mos e dëmto fëmijën. Jo, kjo nuk lejohet. Nëse fëmija ka nevojë për tu mëkuar, nuk të lejohet ta dëmtoshë atë për ta bërë Haxhin. Qëndro në shtëpi, mëkoje dhe bëje Haxhin në vitin e ardhshëm.”

Personi diabetik bën Tafav duke bartur çorape

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (14)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah-29-12-1434_0.mp3

Pyetje: “A i lejohet personit diabetik të mathë çorape gjatë Tavafit?”

Përgjigje: “Nëse ai ka nevojë të bartë çorape, ai i bartë ato dhe duhet të kryej dëmshpërblim. Ai vetë mund të zgjedh se si ai dëshiron të kryej dëmshpërblimin. Ai mund të agjërojë tri ditë, të therë një dele në Mekë apo të ushqyej gjashtë persona të varfër në Harem. I lejohet të zgjedh vetë:

فَمَن كَانَ مِنكُم مَّرِيضاً أَوْ بِهِ أَذًى مِّن رَّأْسِهِ فَفِدْيَةٌ مِّن صِيَامٍ أَوْ صَدَقَةٍ أَوْ نُسُكٍ

“Po kush është prej jush i sëmurë ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensimi është: agjërim, sadaka ose kurban.” 2:196“

A të bëjë Hixhretin apo Haxhin?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (24)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighasat%20-0%209-04-1435-01.mp3

Pyetje: “Unë jetoj në Perëndim dhe të kamë një shumë parash. A duhet të bëjë Haxhin me to apo të bëjë Hixhret? Cilës duhet ti japë përparësi?”

Përgjigje: “Jepi përparësi Hixhretit. Hixhreti ka përparësi.”

Shpërblimi i një Umres direkt nga xhamia lokale

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/node/%205842

Pyetje: “A është e vërtetë se personi i cili qëndron në vendin e tij të faljes derisa dielli të ketë perenduar dhe falë dy rekate shpërblehet sikurse të ketë bërë një Umre dhe një Haxh?”

Përgjigje: “Po, kjo është transmetuar në një hadith zinixhiri i të cilit është krejtësisht në rregull. Ky veprim përbëhet nga një virtyt i madh. Nëse një mysliman qëndron në xhami pasi të ketë falur namazin e sabahut me xhemat dhe e përmend Allahun derisa dielli të ketë perenduar dhe i falë dy rekate ai shpërblehet sikurse të ketë bërë një Umre të plotë. Mirësisa e Allahut është e gjërë.”

Gruaja e bën Haxhin pa mahrem

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/9322

Pyetje: “Nëse një grua bën Haxhin pa mahrem a është Haxhin i saj i pavlefshëm?”

Përgjigje: “Jo, Haxhi i saj është i saktë, por me mëkat.”

Sipas methhebit të Imam Malikut i lejohet gruas ta bëjë Haxhin pa mahrem

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Umdah-29-1-1435-01.mp3

Pyetje: Gratë e vendit tim zakonisht udhëtojnë për në Haxh pa mahrem. Në vendin tonë, ata argumentojnë se kjo është e lejuar sipas methhebit të Imam Malikut.

Përgjigje: Por kjo nuk lejohet nga methhebi i Profetit salallahu alejhi ue selem. Kjo nuk është e lejuar. Nuk është e lejuar për gruan që beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit që të udhëtojë pa mahrem. Methhebi i Imam Malikut është i bazuar në Ixhtihad; ajo ja qëllon dhe gabon. Qëllimi është tek prova, e jo në methhebe dhe mendime.

Kështu shkonë puna kur pyetën njerëzit që nuk duhet të pyetën

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (14)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah-29-12-1434_0.mp3

Pyetje: “Unë dhe nëna ime e kemi kryer Haxhin këtë vit. Kemi dëgjuar se si disa studentë thanë se është e lejuar për të hedhur guralecat (në Xhemarat) para drekës ditën e dymbëdhjetë. Prandaj ne e shfrytëzuam rastin i hodhëm guralecat dhe bëmë Tavaf para drekës. Cili është gjykimi mbi haxhin tonë?”

Përgjigje: “Gjatë ditëve të Teshrikut nuk është e lejuar për të hedhur guralecat para drekës. Sepse koha ende nuk ka filluar. Kjo është sikurse ta falësh namazin para se të ketë hyrë koha e tij. Koha e hudhjes së guralecave fillon kur dielli ta ketë lënë zenitin, që do të thotë kur të ketë hyrë dreka. I Dërguari salAllahu alejhi ue selem dhe shokët e tij pritnin derisa të ketë hyrë koha. Ata nuk hodhnin gurët deri sa dielli ta kishte braktisur zenitin. Ai hodhi gurët para se ta falte drekën. Së pari ai salAllahu alejhi ue selem hodhi gurët dhe pastaj fali namazin e drekës. Kjo është koha për hedhjen e guralecave.

Ai që hedh guralecat para se dielli ta braktis zenitin, ai hudh guralecat para se të ketë hyrë koha dhe prandaj veprimi është i pavlefshëm. Ai është i detyruar që të bëjë dëmshpërblimin dy herë. Një herë për hudhjen e guralecave para kohës së vet dhe një herë për Tavafin përfundimtarë që duhet të jetë rituali i fundit. Personi ende nuk ka hedhur gurët pasi që dielli ta ketë braktisur zenitin. Prandaj ai duhet të bëjë dy dëmshpërblimin; një për hedhjen e guralecave dhe një për Tavafin përfundimtarë. Këtu i keni frytet e të pyeturit njerëzit që nuk janë të besueshëm dhe njerëz injorantë apo njerëzit që i marrin me lehtësi gjërat dhe çështjet.”

Sa´i nga Meruah

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nadhid (13)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/al_durr_29_03_1433.mp3

Pyetje: “Kur kam bërë Umren kam filluar me Sa’i nga Meruah dhe e përfundova atë në Safa. A jam i obliguar me diçka?”

Përgjigje: “Nëse ke filluar Sa’in tënd nga Safa, ke ecur shtatë distancë dhe e ke përfunduar atë në Meruah, Sa’i ytë është i saktë. Dhe në qoftë se ai fillohet nga Meruah është i pa vlefshëm.”

Prishja e abdesit gjatë Tavafit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/node/%205844

Pyetje: “Një person e prishi abdesin e tij gjatë bërjes Tafav dhe pastaj ai doli dhe morri abdes. A duhet ta vazhdojë Tavafin e tij aty ku e ndërpreu atë apo ai duhet ta bëjë atë nga fillimi?”

Përgjigje: “Nëse abdesi prishet gjatë Tavafit edhe Tavafi prishet. Ky është sikurse namazi. Namazi prishet në qoftë se abdesi prishet. Një gjendje e pastër është një kusht për vlefshmërinë e Tavafit sikurse është një kusht për vlefshmërinë e namazit. Hadith thotë:

“Tavafi rreth Qabes është namaz përveçse ju flisni gjatë tij.”

Nuk është transmetuar se Profeti salAllahu alejhi ue selem bëri Tavaf pa abdes. Ai salAllahu alejhi ue selem i tha: Aishes radijAllahu anha kur asaj i erdhi periudha e saj mujore:

“Bë çdo gjë që bën pelegrinazhi përveç Tavafit rreth Qabes derisa të pastrohesh.”

Nëse një person e prish abdesin e tij gjatë Tavafit, Tavafi i tij prishet. Si rezultat, ai duhet të del të marrë abdes dhe ta përsëris Tavafin nga fillimi.”

Gruaja nuk hodhi gurë në Mina dhe nuk e bëri Tavaf-ul-Ueda

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nadhid (13)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/al_durr_29_03_1433.mp3

Pyetje: “Një grua e bëri Haxhin dhe bëri Tavaf-ul-Ifadhah. Por ajo gurëzojë vetëm një shtyllë dhe jo edhe shtyllat e tjera. Ajo as nuk bëri Tavaf-ul-Ueda për shkak të një arsye të vlefshme sipas Sheriatit. A është Haxhi i saj i saktë?”

Përgjigje: “Ajo duhet të ther kurban për shtyllat që nuk i ka gurëzuar. Në lidhje me Tavaf-ul-Ueda, ajo nuk është e obliguar me diçka nëse ajo e ka lënë atë për shkak të menstruacioneve. Një grua që e ka periudhën e saj mujore nuk është e detyruar që të bëjë Tavaf-ul-Ueda. Por nëse ajo nuk e bëri atë për ndonjë shkak tjetër, ajo duhet të ther kurban edhe për këtë.”

Atëherë duhet vrapuar rreth Qabes

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul%2004-07-1435-01.mp3

Data e fetvas: 4/7-1435 ose 4/5-2014

Pyetje: “A duhet vrapuar gjithmonë tre rrotullimet e para rreth Qabes duke përfshirë edhe Tavafin vullnetarë?”

Përgjigje: “Jo. Kjo bëhet vetëm kur të arrishë në Mekë. Duhet vrapur vetëm Tavafin e parë që ai e bën kur ai të arrin ose në lidhje me Tavafin e Umres. Dhe kjo nuk duhet të ndodhë gjatë gjithë Tavafit, por vetëm gjatë tre rotullimeve të para.”

Gjërat e gjetura në Meke nuk duhët të nxirren nga Meka

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (14)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah-29-12-1434_0.mp3

Pyetje: “Kam gjetur një qese me para në Harem. E kam shpallur këtë në dyqanet aty pranë, por askush nuk u lajmrua. Unë e morra qesen me vete në Rijad…”

Përgjigje: “Kjo është gabim. Marrja e qeses në Rijad është gabim. Egziston një zyrë për senet e gjetura në Harem. Një zyrë vetëm për gjërat e gjetura. Dërgoja qesën atyre.”

Ska namaz, ska Haxh

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Nur ala-Darb

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/15301

Data e fetvas:14/10- 1435 ose 10/8-2014

Pyetje: “Unë jam 45 vjet. Për dhjetë vjite unë nuk kam falur namazin dhe nuk kam agjëruar Ramazanin. Vitin e kaluar kam bërë Haxhin tim të detyrueshëm. A mi shlyen Haxhi namazet të cilat nuk i kam falur?”

Përgjigje: “Haxhi ytë është i pavlefshëm. Ai i cili nuk falet nuk ka Haxh të vlefshëm. Ai që me qëllim e braktis namazin, ai del nga feja. Por pasi që je penduar tek Allahu dhe ke filluar të kujdesesh për namazin, duhet ta përsëritësh Haxhin e detyrueshëm. Sa për namazet e shumta që i ke humbur, kështu që vlen që të pendohesh dhe të jesh i kujdesshëm për namazin në vijim.”

Bërja Haxh për personin që nuk e falë namazin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Ligjerata: Kelimat-ush-Shejkh fi Id-il-Adhha

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa

Pyetje: “Cili është vendimi mbi atë që ka vdekur pa falur namazin? Motra e tij ka bërë Haxhin për të.”

Përgjigjja: “Ai i cili vdes pasi që qëllimisht nuk është falur fare është kafir. As nuk duhet bërë Haxh për të apo kërkuar falje për të nëse ai ka vdekur pa u penduar.

Lidhur me Haxhin që është bërë të, kështu që ky Haxh bëhet i pelegrinazhit dhe jo i tij, nëse kjo ishte gjendja e tij.”

A i lejohet Muhrimit të bartë syze dielli dhe orë?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/liqu-%2020-08-1435.mp3

Data e fetvas: 20/8-1435 ose 18/6-2014

Pyetje: “A i lejohet Muhrimit të bartë syze dielli dhe orë?”

Përgjigje: “Kjo lejohet. Syzet lejohen. Ora mund të diskutohet sepse ajo rrethon një pjesë të trupit. Është më mirë për ti´u shmangur asaj. Por në qoftë se ai ka nevojë për të lejohet ta bartë atë.”

Gostia në lidhje me Haxhin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa

Pyetje: “Ka njerëz që besojnë se gostit lidhur me nisjen dhe ardhjen nga Haxhi janë bidat.”

Përgjigje: “Kjo lejohet si një inkurajim për ta dhe për të treguar gëzimin e ardhjes së tyre. Kjo është e lejuar. E njëjta gjë vlen edhe për atë që nuk e ka bërë Haxhin dhe është kthyer në shtëpi. Njerëzit vijnë dhe mblidhen dhe hanë dhe rrinë me të. Ky është një zakon dhe jo adhurim.”

A ka ndonjë dallim midis sekularizmit dhe liberalizmit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=143508

Pyetje: “Allahu i`u dhëntë mirësi. Thotë pyetësi; A ka ndonjë dallim midis sekularizmit dhe liberalizmit?”

Përgjigje: “Me thënë të drejtën (pasha Allahun) ju jeni më të ditur rreth kësaj gjëje. Ju jeni më të ditur rreth sekuralizmit dhe liberalizmit. Ajo që unë mendoj është se nuk ka dallim mids tyre, midis tyre nuk ka dallim.

Medhhebi (ideologjia) e tyre është që të ndajnë fenë nga shteti. Ata thonë se feja e ka vendin vetëm në xhamia dhe se nuk duhet të ketë lidhje me njerëzit apo me marrdhëniet midis njerëzve. Thonë që feja nuk duhet të futet në këto gjëra, apo që shteti duhet të vendos ligje dhe të gjykoi me to dhe të mos i nënshtrohet islamit, ky është medhhebi (ideologjia) e tyre, Allahu i poshtëroftë. Po!

Gjithashtu thonë se gjykimi i takon popullit (njerëzve), dhe se mundet që gjykimi të jetë tek njerëzit, kjo është e pamundur. Nuk kanë mundësi kurrë që njerëzit (populli) të binë (të gjithë) dakort.

E gjitha kjo është e pamundur dhe është e lidhur me pamundësi. Po!”

Ata thonë se të gjykuarit i takon njerëzve dhe se është e mundur për ta që të gjykojnë. Kjo është e pamundur. Njerëzit kurrë nuk mund të bien dakord. Kjo është e pamundur dhe i lidhur me një pamundësi.

A lejohet të mbahet iPhone që është i larë me flori?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=143698

Pyetje: “A është e lejuar për burrat dhe gratë që të kenë iPhone dhe celualarë të larë me flori?”

Përgjigje: “Nuk është e lejuar as për burrat e as për gratë. Telefonat prej floriri apo të larë me flori nuk janë të lejuar as për burrat dhe as për gratë.

Ajo çfarë i lejohet grave është mbajtja e bizhuterive, duke i veshur/vendosur këto në trupin apo duart e saj. Ndërsa të marri enë prej floriri, telefon apo dhe kalem/stilolaps prej floriri, kjo nuk lejohet as për burrat dhe as për gratë. Po!”

A ekziston një grua e tillë?!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=143416

Pyetje: “Kjo grua pyet se a i lejohet asaj që të kërkoi prej burrit të saj që të marrë një grua të dytë edhe pse ai nuk ka mundësi as nga ana financiare dhe as ndryshe. Ajo do ta ndihmojë atë duke i dhënë pare?”

Përgjigje: “Kjo qenka një grua e çuditshme. Ku gjendet ajo? Nuk ka asnjë problem. Nëse ai dëshiron të marrë ndihmën dhe të martohen kjo gjë nuk ka problem, dhe në qoftë se ai dëshiron të rrijë me të dhe kjo nuk ka problem. Kjo grua është e mirë ndaj tij. Ai duhet ti´a përmbushë të drejtat e saj. Po!”

Ska harmoni pa grua në shtëpi

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Lika Maftuh bit-Ta’if

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/liqo-01-08-1435-01.mp3

Martesa përbëhet nga disa dobi. Njëra prej tyre është rehatia mes bashkëshortëve:

ومن آياته أن خلق لكم من أنفسكم أزواجا لتسكنوا إليها وجعل بينكم مودة ورحمة إن في ذلك لآيات لقوم يتفكرون

’’Dhe nga faktet (e madhërisë) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.’’ 30:21

Një shtëpi pa grua e bën burrin të jetë i shqetësuar dhe i bezdisur nga shtëpia e tij. Ai nuk mund të ndjenë rehati në këtë mënyrë. Ai fillon të shkon këtu dhe atje për ta stimuluar veten e tij. Me një grua në shtëpi arrihet rehatia dhe harmonia.

Ska jetë pa të

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah_09-11-1434_0.mp3

Pyetje: “A konsiderohet dashuria e gruas për burrin e saj se ajo i thotë atij nuk mund të jetojë pa të, të jetë dashuri për dikë tjetër përveç Allahut dhe se zemra e saj është e lidhur për dikë tjetër përveç Allahut?”

Përgjigje: “Kjo është një dashuri e natyrshme:

وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ خَلَقَ لَكُم مِّنْ أَنفُسِكُمْ أَزْوَاجًا لِّتَسْكُنُوا إِلَيْهَا وَجَعَلَ بَيْنَكُم مَّوَدَّةً وَرَحْمَةً إِنَّ فِي ذَلِكَ لَآيَاتٍ لِّقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ

”Dhe nga faktet (e madhëris së) e Tij është që për të mirën tuaj,Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë),ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” 30:21

Pra kjo është një dashuri e natyrshme dhe nuk është adhurim. Pra kjo është në rregull.”

Mosmarrëveshjet duhet të gjykohen nga Sheriati

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nedhid (5)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13484

Pyetje: “Ne kemi një zakon që nëse dy njerëz biejnë në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin dhe tregohet se njërim ka qenë i padrejtë, ai dënohet që ti´a japë një dele atij që i është bërë padrejtësi në mënyrë që ai ta fal atë. A është kjo e lejuar?”

Përgjigje: “Ky është një ligj i periudhës pagane. Është e detyrueshme që të gjykohemi nga Sheriati. Ata duhet të shkojnë tek gjyqtari në gjykatën Sheriatike ku secili merr të drejtën e tij.”

Mus´hafi në automjet me qëllim që të mbrojë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nedhid (5)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13484

Pyetje: “A lejohet vendosja e Mus´hafit në automjet për të shpresuar në bekimin e tij ose për mbrojtje nga fatkeqësitë?”

Përgjigje: “Kjo nuk është e lejuar. Nuk është e lejuar për të pasur një Mus´haf në automjet për qëllime mbrojtëse. Është në rregull për ta pasur një Mus´haf në automjet për të lexuar në të, por jo për shkak se ai të mbronë, kjo nuk është e lejuar.”

Gjumi i cili e prish abdesin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (29)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah%20-5-11-1435.mp3

Pyetje: “Cili është rregulli në mënyrë që gjumi ta prish abdesin? A mjafton kotja për tu prishur abdesi?”

Përgjigje: “Gjumi i thellë është ai që e prish abdesin. Me të cilin ti e humb mendjen tuaj gjatë tij. Ky është gjumi që e prish abdes. Atëherë është e mundur që të delë ndytësi e ta prishësh abdesin pa e vërejtur.

Lidhur me gjumin, në të cilin ti nuk e humb mendjen tënde, kështu që ky gjumë nuk e prish abdesin. Shembull i kësaj është personi që është ulur dhe kotet. Sahabët radijAllahu anhum e kishin zakon ta prisnin namazin e jacisë me të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem, në mënyrë që atyre u tundej koka nga kotja. Pastaj ata ngriteshin dhe e falnin namazin pa marrë abdes.

Ai që është i shtririë apo mbështet në diçka dhe flen ai e prish abdesin. Sepse ai nuk është në zotim të mendjes së tij dhe nuk e di se çfarë ndodh.”

Gruaja myslimane punon më shumë se sa burri

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Makanat-ul-Mar’ah fil-Islam, faqe. 556-557

Mexhmu atu Rasa’il Da´uijjeh ue Menhexhijjeh

“Shejtanët thonë se gjysma e shoqëris është e papunë kur gruaja përbën gjysmën e shoqërisë. Nëse gruaja nuk punon me burrat, gjysma e shoqërisë bëhet e papunë.Sa thënie të keqe thonë! Ky është dyshim i sëmurë dhe argument i refuzuara. Kush thotë se gruaja është e papunë? Gratë tona dhe gratë në shoqërinë myslimane nuk janë aspak të papuna. Ajo punon më shumë se sa burri. Ajo bën gjëra që burrat nuk mund ti bëjnë.

Kush rëndit shtëpinë?

Kush edukon fëmijët?

Kush gatuan dhe organizon dhe pastron shtëpinë?

Kush është ajo që merret me gjitha puntë e shtëpis,përveq grave!?

Kush do të kryen punën e gruas në qoftë se ajo del jashtë në rrugë dhe të fillonë të punojë së bashku me burrat? Kush e bën këtë nëse që të dy burri dhe gruaja punojnë jashtë shtëpis?

A nuk është shtëpia gjysma e jetës dhe ndoshta edhe më shumë se kaq? Puna jashtë shtëpis është fusha e punës së burrave. Puna brenda shtëpis është fushe e punës së gruas. Kjo do të thotë se gjysma e shqoëris janë të punësuar e jo të papunë. Por këta njerëz janë duke u përpjekur që të bëjnë mashtrime dhe të fshehin rreziqet. Pra gruaja nuk është aspak e papunë. Gruaja luan një rol në shoqëri që askush tjetër nuk mund ti del zot.”

Mos u marto me gruan e cila sjell efekte negative

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/7aqoq-01.mp3

Pyetje: Ne kemi dëgjuar nga dijetarët tanë se është e lejuar që të martohemi me gra jehude dhe gra të krishtera. A na lejohet martesa me to në qoftë se ne jemi një pakicë në një vend të pabesimtarëve dhe rreziku egziston që fëmijët të bëhen pabesimtarë?

Përgjigje: Ti as nuk duhet të martohesh me një grua myslimane nëse ajo shkakton efekte negative, e si me një jehude ose një grua të krishterë!?. Nëse martesa sjell pasoja negative qëndro largë saj.

Bërja dua apo të përsërisim atë që thotë myezini?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/1431-17.mp3

Pyetje: “Nëse myezini e thërret ezanin, a është e ligjësuar që ta bëjmë duan apo të përsërisim atë që e thotë myezini.”

Përgjigje: “Të dyat. Ti i përgjigjesh thirrjes së myezinit kur është koha e ezanit dhe e thua atë që e thotë myezini, dhe kur të përfundojë ezani atëherë e bën duan e cila bëhet pas ezanit.”

Kur duhet thirrur ikametin?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/9438.mp3

Pyetje: “A duhet gruaja ta thërret ikametin nëse ajo falet vetëm ose në një grup?”

Përgjigje: Gruaja nuk e thërret ikametin. Ikameti i takon asaj që është specifike për burrat. Ajo as nuk e thërret ezanin, e as ikametin.”

Falja e gruas me gratë e tjera në shtëpi

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Makanat-ul-Mar’ah fil-Islam, faqe. 615

Mexhmu´atu Rasa’il Da´uijjeah ue Menhexhijjeh

Pyetje: “A është e lejueshme për një grua që ti udhëheq grat e tjera në namaz në shtëpi?”

Përgjigje: “Nuk ka të keqe në qoftë se një grua i udhëheq gratë e tjera në namaz. Gjëja më e mirë është që ajo të qëndroj në të njejtin rresht me to. Ajo nuk duhet të qëndrojë para tyre. Kjo është më mirë se ato të falen temas.”

Gruaja falet në shtëpi kur të ketë hyrë koha e namazit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Makanat-ul-Mar’ah fil-Islam, faqe. 614

Mexhmu atu Rasa’il Da´uijjeh ue Menhexhijjeh

Pyetje: “Kur duhet gruaja ta falë namazin në shtëpi? A duhet pas thirrjes së ezanit apo pas ikametit?”

Përgjigje: “Kur të ketë hyrë koha. Gratë në shtëpi mund të falen pa e pritur ikametin (në xhami). Ato duhet të falen pasi ta kenë dëgjuar ezanin me kusht që myezini të thërret ezanin kur të ketë hyrë koha e namazit. Ato mund edhe të falen më vonë dhe Allahu e di më së miri.”

Gruaja i shkurton flokët e saj shumë të gjata

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Tathir-il-I´tikad (6)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13227

Pyetje: “Cili është gjykimi që gruaja ti shkurtojë flokët e saj në qoftë se ato janë shumë të gjata?”

Përgjigje: “Nëse ato e bezdisin atë, kështu që i shkurton ato që e bezidisin atë. Dhe në qoftë se nuk e bezdisin atë ajo nuk duhet ti shkurtojë ato. Flokët e saj janë bukuria e saj.”

Të flasësh mes dy predikimeve të xhumasë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/11201

Pyetje: “A është e lejuar të flasësh në mes të dy predikimeve gjatë hutbes së xhumasë?”

Përgjigje: “Po, lejohet në mes dy predikimeve. Ajo që është ndaluar është të folurit ndërsa imami është duke predikuar…”

Dita më e keqe në jetën time

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Tathir-il-I´tikad (2)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13187

Pyetje: “A konsiderohet fyerje e kohës në qoftë se shprehemi në këtë mënyrë “Dita më e keqe në jetën time” ose “Momenti më i tmerrshëm në jetën time”?”

Përgjigje: “Nëse ai ka për qëllim që ti fyej ditët, kjo nuk lejohet sepse kjo është fyerje e kohës. Dhe në qoftë se ai vetëm dëshiron që të përshkruaj ditën apo muajin, kështu që nuk ka problem:

يَوْمٍ أَلِيمٍ

“Dita e dhembshme.” 43:65

هَذَا يَوْمٌ عَصِيبٌ

“Kjo është një ditë e zezë!” 11:77

E njëjta gjë vlen që të thuhet kjo ditë është tmerrësisht e ftohtë. Kjo nuk është fyerje. Ky është vetëm një përshkrim i një dite.”

Profetët para Nuhut alejhi-selam

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Tathir-il-I´tikad (3)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13188

Pyetje: “A ka pasur profetë para Nuhut alejhis-selam dhe a ishte Ademi alejhis-selam profet?”

Përgjigjja: “Nuhi alejhis-selam ishte i dërguari i parë. Sa për profetët, ai është paraprirë nga Ademi alejhi-selam, nga Shithi alejhi-selam dhe thuhet edhe nga Idrisi alejhi-selam. Pra, ka pasur profetë para tij.”

Kredi nga banka

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Fataua alal-Haua 1435-12-21

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/f-21-12-1435-01_01.mp3

Pyetje: “A lejohet të marrim hua nga banka nëse kjo është rrugëzgjidhja e vetme?”

Përgjigje: “Bankat nuk japin kredite pa kamat. Nuk është e lejuar për të marrë hua dhe ta kthesh borxhin me kamatë, pavarësisht nëse kreditoriështë banka apo dikush tjetër. Hadithi thotë se të gjitha kreditë që sjellin fitim janë kamat.”

Blerja e kishave në Perendim për ti bërë ato xhami

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/9608.mp3

Pyetje: “A lejohet blerja e kishave në Perëndim për t’i bërë ato xhami?”

Përgjigje: “Ska asgjë të keqe në këtë, kjo është një gjë e mirë…”

A prishet abdesi nëse personi pa qëllim pinë pak alkool pa i ikur mendja?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/7745

Pyetje: “A prishet abdesi i një personi i cili pa qëllim pinë pak alkool pa i ikur mendja?”

Përgjigjet. “Kjo nuk e prish abdesin. Për derisa ai nuk është dehur dhe nuk i ka ik mendja abdesi nuk prishet nga kjo.”

A janë të papastërta vaji, nafta, karburanti etj?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/7818

Pyetje: “Cili është gjykimi nëse të bie në rroba vaji i automjeteve ose nafta, a konsiderohen këto nexhes (papastërti) apo jo?”

Përgjigjet. “Jo ato nuk janë të papastëra. Vaji është i pastër. Karburant etj, ato janë substanca të pastra dhe nuk i bëjnë gjërat të papastërta …”

A prishet abdesi nëse pastrohen pjesët e trupit më shumë se tre herë?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/7736

Pyetje: “Unë gjithmonë i pastrojë pjesët e trupit më shumë se tre herë gjatë abdesit për hir të sigurisë. A prishet abdesi nga ky veprim?”

Përgjigjet. “Jo, kjo nuk e prish abdesin, megjithatë kjo nuk është e lejuar për shkak se kjo është ekzagjerim dhe do të thotë të veprosh më shumë se sa ajo që është përshkruar. Gjëja më e përsosur është tre herë…”

Fali disa namaze duke qenë xhunub

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/7809

Pyetje: “Një person fali disa namaze ndërsa ai ishte xhunub dhe ai e dinte këtë. Megjithatë, ai ishte dembel dhe tash dëshiron që të pendohet. Çfarë duhet të bëjë ai?”

Përgjigjja: “Ai duhet të pendohet tek Allahu dhe të kërkoj falje, të bëjë gusël dhe pastaj ti falë të gjitha ato namaze të cilat i ka falur duke qenë xhunub sepse ato nuk janë të sakta. Ai duhet të nxitojë në këtë veprim..”

Foto e mbretërve dhe të udheqësve janë themeli i idhujtarisë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Tathir-il-I´tikad (3)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13188

Pyetje: “A mund ti këshilloni ata që varin fotografitë e personave të nderuar si mbretërit dhe udhëheqësit në makina dhe në rrugë …”

Përgjigje: “Kjo është një nga themelet e idhujtarisë. Fotot e mbretërve në makina, dyqane dhe në qendra është një nga themelet e idhujtarisë. Ata i kanë varur ato vetëm për shkak të nderimit dhe ekzagjerimit, e cila nuk është e lejuar. Njëri nuk duhet ta marrë lehtë këtë dhe të thotë se kjo është një lloj i dashurisë dhe bindjes. A të ka urdhëruar mbreti që ta varësh foton e tij? Unë nuk mendoj se – nëse Allahu dëshiron – mbreti kënaqet nga ky veprim. Ai nuk e di të fshehutën dhe atë që njerëzit veprojnë.”

Shakpërderdhja e ujit gjatë abdesit dhe ndryshe

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/7888

Pyetje: “Cili është gjykimi për të shkapërderdhur ujin gjatë abdesit?”

Përgjigje: “Shkapërderdhja e ujit është e ndaluar pa marrë parasysh se a ka të bëjë me abdesin apo me diçka tjetër. Megjithatë, është më e keqe gjatë marrjes abdes sepse abdesi është një adhurim. Dhe shkapërderdhja gjatë adhurimit është e ndaluar dhe në fakt adhurimi duhet të kryhet në mënyrën që është përshkruar.”

Falja e ikindisë 15min para se të ketë hyrë koha e namazit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.youtube.com/watch?v=FVSMb0wYNv4

Pyetje: Ne jemi një grup i kolegëve që e kryejmë punën në ora 15:30, do tëthotë 15 min para se të hyjë koha e namazit të ikindisë, a është e lejuar për ne që ta thërrasim ezanin dhe të falemi me xhemat në vendin e faljes në ​​punë?

Përgjigje: Ata falen para se të ketë hyrë koha e namazit? Kjo nuk është e lejuar! Ata duhet të presin derisa të hyjë koha e namazit, pastaj le ta thërrasin ezanin dhe të falen, kështu duhet vepruar nëse xhamia1 është larg, nëse ajo nuk është largë, ata duhet të shkojnë në xhami.

_____________________________________________

1 Obligimi i shkuarjes në xhami vlen vetëm për meshkujt

Allahu e shkroi Teuratin me dorën e Tij

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/10855

Pyetje: “A është e saktë për ta përshkruar Allahun me el-Kitaba (se Allahu shkruan)?”

Përgjigje: “Po. Allahu e shkroi Teuratin me dorën e Tij, dhe Ai e krijoi Ademin alejhi-selam me dorë të Tij.”

Thënia: “Allahu dëgjon pa ndjenja”

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/10901

Pyetje: “Cili është mendimi juaj në lidhje me këtë shqiptim: Allahu dëgjon pa ndjenja?”

Përgjigje: “Nuk lejohet të folurit e tillë. Ai dëgjon dhe kjo mjafton. Ai dëgjon sikurse Ai dëshiron – Subhanehu ue Te ala…”

Libri “Komentimi i ëndrrave” nga Ibn Sirin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Fataua alal-Haua 1435-12-28

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/f-28-12-1435-01_01.mp3

Pyetje: “Ai ka një pyetje në lidhje me librin e Ibn Sirinit “Tefsir-ul-Ahlam/Komentimi i ëndrrave”, i cili interpreton ëndrrat.”

Përgjigje: “Kjo nuk është e vërtetë. Ibn Sirin nuk ka asnjë libër ku i komenton ëndrrat.”

Përsëritë namazin për shkak të vesveseve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Fataua alal-Haua 1435-12-28

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/f-28-12-1435-01_01.mp3

Pyetje: “Ndodhë që unë të përsëris namazin dy herë për shkak të vesveseve vetëm që zemra ime të gjen rehati.”

Përgjigje: “Kështu nuk duhet vepruar. Mos ju nënshtro vesveseve. Lute Allahun që të mbrojë kundër shejtanit dhe vazhdo faljen e namazit me vendosmëri. Vesveset me lejen e Allahut – do të zhduken.”

Këshilla për studentin që ka dyshime

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Ligjerata: et-Tehdhir min Du´at-is-Su

Referens: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=148203

Data e fetvas: 6/1-1436 ose 3/10-2014-10

Pyetje: “Çfarë e këshilloni nxënësin që ka shumë dyshime në kokën e tij?”

Përgjigjja: “Ai duhet të kërkojë dituri. Ai duhet të kërkojë dituri tek dijetarëve. Në këtë mënyrë dyshimet – me lejen e Allahut – do të zhduken.”

A do ta shohin besimtarët Allahun dy herë në ditë në Xhenet?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/8417.mp3

Pyetje: “A është e vërtetë se disa besimtarë do ta shohin Allahun dy herë në Xhenet, në mëngjes dhe në mbrëmje, apo mund ta shohim Atë vetëm një herë çdo të premte?”

Përgjigja: “Allahu e di më së miri. Ajo që është transmetuar është çdo të premte.”

A do të dënohen besimtarët mëkatarë në pjesën më të lartë të zjarrit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/8627

Pyetje: “Shejkh i nderuar, Allahu iu dhëntë mirësi. Ky pyetës po thotë: A është pjesa më e lartë e Xhehenemit vendi ku do të dënohen besimtarët mëkatarë?”

Përgjigje: “Ne nuk e dimë. Allahu e din më së miri. Ne nuk merremi me këtë çështje. Ata do të hyjnë në zjarr dhe do të ndëshkohet për aq kohë sa dëshiron Allahu dhe pastaj ata do të nxirren prej tij.

Por se në cilin vend (ndëshkohen), për këtë Allahu e din më së miri. Po!”

Merre dijen tek të moshuarit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=141868

Pyetje: “Shejkh i nderuar! Unë dëshiroj që të më sqaroni një hadith, në të cilin i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem!) ka thënë:
“Prej shenjave të ditës së kijametit është se dija do të kërkohet tek të vegjëlit.”

Çfarë kihet për qëllim “tek të vegjëlit”?

Përgjigje: “Të rinjtë! Ajo që kihet për qëllim (me fjalën) “të vegjlit” janë të rinjtë.

Sepse të rinjtë që të gjithëve iu mungon vendosshmëria. Ndërsa kërkimi i dijes tek të mëdhenjtë, të moshuarit është më e qendrushme dhe më e besueshme, ky është kuptimi.Po!

“Të vegjëlit” janë të rinjtë, sepse në shumicën e rasteve tek të rinjtë mungon stabiliteti dhe qëndrueshmëria në çështjet fetare, ata nxitojnë në disa çështje.

Sa më i madhë në moshë të jetë nxënësi i dijes, aq më i qëndrueshëm dhe më i aftë është ai. Po!”

A është emri el-Maksud prej emrave të Allahut?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/5566.mp3

Pyetje: “A është emri el-Maksud prej emrave të Allahut?”

Përgjigje: “Jo.”

A e marrin shejtanët pamjen e qenve, maceve dhe të kafshëve?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/10107

Pyetje: “Shejkh i nderuar! Allahu iu dhëntë mirësi, thotë; A e marrin shejtanët pamjen e qenve dhe të maceve apo ata marrin pamjen e të gjitha kafshëve? A duhet që patjetër të jetë kafsha e zezë që të jetë shejtan?”

Përgjigje: “Ata marrin forma të ndryshme, marrin formën e zogjëve, të maceve, të qenve dhe të kafshëve të tjera. Po!

Porse që ta veçojmë vetëm në një pamje të cilën e tha, unë nuk kam dije për këtë, porse ata kanë mundësi. Po!”

Mos lexoni librat që komentojnë ëndrrat

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Fataua alal-Haua 1436-01-05

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/f-05-01-1436-01_01.mp3

Pyetje: “Kohët e fundit është bërë një trend tek njerëzit leximi i librave që komentojnë ëndrrat.”

Përgjigje: “Mos i lexoni ato. Librat nuk janë autentike. Mos i lexoni ato dhe mos u mbështetëni në to.”

A është en-Nur prej emrave të Allahut?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/10723

Pyetje: “A është emri en-Nur një prej emrave të Allahut Azze ue Xhel?”

Përgjigje: “En-Nur, po ai është prej emrave të Allahut.”

Përdorimi i misvakut para abdesit dhe para namazit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/7849

Pyetje: “A është transmetuar se Profeti salAllahu alejhi ue selem përdorte sivakun para se të bënte tekbir?”

Përgjigje: “Po. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Sikur mos ta rëndoja popullin tim, to t´i urdhëroja ata ta pastronin gojën me misvak para çdo namazi.”

Dhe në një transmetim tjetër “para çdo abdesi”.”

A lejohet të kërcasësh gishtat gjatë namazit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nadhid (2)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13357

Pyetje: “A lejohet të kërcasësh gishtat gjatë namazit?”

Përgjigje: “Jo. Kjo është gjë e kotë. Është gjë e kotë dhe dëshmi e përtacisë.”

A duhet të marr gusël personi i cili masturbon?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/7982

Pyetje: “Ky po pyet dhe thotë: Cili është gjykimi për atë që masturbon, qoftë femër apo mashkull, a obligohet ai që të marr gusël dhe a konsiderohet se është xhunub?”

Përgjigje: “Nëse ejakulon me epsh obligohet që të marr gusël qoftë mashkull apo femër, sepse ai është bërë xhunub.

Nëse ai nuk ejakulon dhe nuk del diçka, ai nuk obligohet me diçka. Po!”

Sa herë duhet falur namazin e istihares?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Fataua alal-Haua 12/1-1436

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/f-12-01-1436-01_01.mp3

Pyetje: “Sa kohë duhet një person ta falë namazin e istihares? Dy apo tre ditë? Apo derisa e mira ti´u bëhet e qartë atij?”

Përgjigje: “Ai duhet ta përsërisë namazin dhe duan e istihares derisa diçka ti´u qartësohet atij.”

Çfarë duhet lexuar gjatë rukjes?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Fataua alal-Haua 12/1-1436

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/f-12-01-1436-01_01.mp3

Pyetje: “Cilat ajete duhet ti lexohen personit i cili është xhindosur nga xhinët?”

Përgjigje: “Suren El-Fatihah, el-Ikhlas, el-Felek dhe en-Nas dhe atë që dinë nga Kurani. I tërë Kurani është shërim dhe mëshirë.”

Mbrojtja ndaj mashtrimeve të Pasuesve të Bidateve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (30)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah%20-%202-%201%20-%201436.mp3

Data e fetvas: 1/2-1435 ose 26/10-2014

Pyetje: “Si duhet qëndruar larg nga mashtrimet e këtyre sekteve? Ata i mashtrojnë injorantët dhe të gjithë pretendojnë të kenë doktorinën e Ehl-us-Sunnetit.”

Përgjigje: “Vetëm dituria e shëndoshë është shpëtimi. Studijo dije të shëndoshë tek dijetarët. Pastaj e shihni dallimin në mes asaj që është e saktë dhe asaj të pasaktë.”

A duhet të bëj umren fillimisht për nënën apo babain?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/egatht–14340322.mp3

Pyetje: “Shejkh i nderuar, Allahu iu dhëntë mirësi! Një burrë ka ardhur nga jashtë mbretërisë (së Arabisë Saudite) dhe e bëri Umren për veten e tij, babai i tij ka vdekur ndërsa nëna e tij është e gjallë por e paaftë (që të bëjë umren) dhe ai dëshiron që të bëjë Umren për babain i cili ka vdekur edhe për nënën e cila është e paaftë (për ta bërë umren). Thotë; Me kë duhet të filloj së pari?”

Përgjigje: “Ai duhet të fillojë me atë që nuk e ka bërë umren, fillon me atë që nuk e ka bërë umren e islamit. Nëse ata te dy e kanë bërë umren e islamit, dhe ky don që të bëjë këtë umre nafile (vullnetare) për ta, atëherë duhet të filloi më nënën sepse e drejta e saj është më e rëndësishme. Po!”

Rukje kolektive

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=148343

Pyetje: “Cili është vendimi mbi rukjen kolektive, që një person ti lexon disa personave të sëmuar në të njëjtën kohë?”

Përgjigje: “Kjo nuk ka bazë. Kjo nuk është e lejuar. Kjo është një rukje e shpikur. Ata veprojnë kështu për qëllime tokësore. Ata u lexojnë shumë personave (në të njejtën kohë) për të marrë të holla shumë. Kjo kundërshtonë rregullat e rukjes. Lexuesi duhet ti bëjë rukje direkt personit të sëmuar. Ai nuk duhet ti lexojë disa personave në të njëjtën kohë. Disa prej tyre qëndrojnë në derë dhe lexojnë, ndërsa të tjerët lexojnë përmes telefonit, altoparlantave dhe të ngjashme. E gjithë kjo bëhet për shkak që lexuesi të fitojë shumë para. Përveç kësaj kjo mënyrë kundërshton rukjen Sheriatike.”

A do të peshohen veprat e njeriut në Ditën e Gjykimit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/8621

Pyetje: “Allahi iu dhëntë mirësi! Shejkh i nderuar! Ky pyetës thotë:
A janë gjërat që do të peshohen në ditën e kijametit tri; Vepra e personit, veprat që ai ka vepruar dhe fletushkat që regjistrojnë çdo gjë?

Përgjigje:” Po.”

Nuk pagoi zekatin për të hollat në llogarinë bankare të saj

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Tathir-il-I´tikad (7)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13260

Pyetje: “Është një grua që nuk i dinte gjykimet në lidhje me zekatin. Ndërkohë, ajo kishte të holla në llogarinë bankare për të cilat ajo nuk ka paguar zekatin. A duhet ajo që të paguaj zekatin për vitet e kaluara?”

Përgjigje: “Pa dyshim. Ajo e ka dhënien e zekatit në ndërgjegjen e saj për të gjitha vitet.”

A do të thotë ngritja e Allahut se Ai u ul mbi fron?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/10897

Pyetje: “Shejkh i nderuar, Allahu iu dhëntë mirësi! Cili është mendimi juaj për atë që thotë se El-Isteua (Ngritja e Allahut mbi Arsh) do të thotë Xhelese (se Allahu u ul). A konsiderohet kjo si shtrembërim?”

Përgjigje: “Kjo është gënjeshtër pasi kjo gjë nuk është transmetuar. Nuk është transmetuar që ajo fjalë (El-Istiua) të jetë komentuar me “ulje”… Po!”

Gjykimi përtë hapur një llogari bankare në një bankë e cila punon me kamatë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Tathir-il-I´tikad (8)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/et–1432-04-03.mp3

Pyetje: “Cili është vendimi për të hapur një llogari bankare në një bankë e cila punon me kamatë?”

Përgjigje: “Nëse kjo bëhet për të ruajtur paratë aty atëherë ky është një rast urgjent. Nëse është kështu kjo lejohet. Dhe në qoftë se kjo bëhet për të investuar kjo nuk lejohet. Kjo është një investim i bazuar në kamatë. Kjo nuk lejohet.”

Së pari Kitab-ut-Teuhidin, pastaj Kefsh-ush-Shubahat

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Tathir-il-I´tikad (8)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/et–1432-04-03.mp3

Pyetje: A na rekomandoni që të studijojmë librin “Kitab-ut-Teuhid” para librit “Keshf-ush-Shubuhat”?

Përgjigje: Ju nuk mund ta kuptoni librin “Keshf-ush-Shubuhat” në qoftë se ju nuk e keni lexuar librin “Kitab-ut-Teuhid”. Këto dy libra janë prej librave më madhështore: Kitab-ut-Teuhid dhe Keshf-ush-Shubuhat.

Murxhiah, por prapëseprapë Ehlu-Sunneh

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (29)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah%20%20-%2025-12-1435.mp3

Data e fetvas: 25/12-1435 ose 19/10-2014

Pyetje: “A konsiderohet personi që thotë se besimi as nuk rritet as nuk pakësohet ti përket Ehl-us-Sunnetit?”

Përgjigje: “Jo, kjo e kundërshton doktorinën e Ehl-us-Sunnetit. Ata quhen “Murxhitë e Ehl-us-Sunnetit”. Ata janë nga Ehl-us-Sunneti por kanë një formë të Irxhasë.”

Prishja e nijetit gjatë marrjes abdes

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/7890

Pyetje: “Nëse një person është duke marrë abdes dhe pastaj e braktis abdesin, pastaj ai kthehet për ta përfunduar abdesin para se ti jenë tharë pjesët e trupit?”

Përgjigje: “Nëse ai e prish nijetin e tij abdesi iu anulohet…”

Nuk ka problem që gruaja të punojë jashtë shtëpisë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Tenbijhatun ala Ehkami Tekhtas-su bil Mu’minati, faqe. 7

Nuk ka problem që gruaja të punojë jashtë shtëpisë së saj nëse plotësohen kushtet e mëposhtme:

1 – Që ajo të ketë nevojë për atë punë apo shoqëria (islame) ka nevojë për të, për shkak se nuk gjendet asnjë burrë që e kryen atë punë.

2 – Ta kryej atë punë pasi që i ka kryer punët e shtëpisë, të cilat janë punët e saj parësore.

3 – Që të jetë kjo punë në një vend ku ka vetëm femra, p.sh; Mësuese për gratë, mjeke apo infermiere për gratë, duke qenë larg (mos të ketë fare) burrave.

4 – Gjithashtu është e obligueshme për gruan që të mësoi çështjet e fesë së saj, nuk ka problem që ajo të mësoi nga çështjet fetare ato gjëra që i nevojiten, mësimi duhet të bëhet në një vend për gratë. Gjithashtu nuk ka problem që ajo të prezantojë në mësimet që mbahen në xhami etj, duhet të jetë e mbuluar dhe larg burrave, njëjtë sikurse ishin edhe gratë në fillim të islamit, të cilat punonin, mësonin dhe prezantonin në xhamia.

A i lejohet një personi që ta mbytë një magjistar?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Tathir-il-I´tikad (11)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/et–1432-05-15.mp3

Pyetje: “A i lejohet një personi ta mbytë një magjistar në qoftë se ai është i bindur për magjinë e tij dhe se nuk asnjë problem nuk do të lind?”

Përgjigje: “Jo. Askujt nuk i lejohet të zbatojë dënimet përveç pushtetarit. Vetëm pushtetarët janë ata të cilëve ju lejohet zbatimi i dënimeve, duke përfshirë edhe dënimin e magjistarit.”

Koha e namazit të duhasë dhe numri i rekateve të saj

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Fataua alal-Haua 5/1-1436

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/f-05-01-1436-01_01.mp3

Pyetje: “Kur fillon namazi i duhasë, kur mbaron dhe sa rekate i ka ky namaz?”

Përgjigje: “Ai fillon rreth pesëmbëdhjetë minuta pas lindjes së diellit dhe përfundon kur dielli është në zenit. Numri më i pakët është dy rekate dhe numri maksimal është tetë rekate. Pas çdo dy rekateve duhet bërë teslim.”

Çfarë duhet të veprojë personi të cilit i dalin gazra vazhdimisht?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/5428.mp3

Pyetje: “Allahu iu dhëntë mirësi! Thotë; Çfarë duhet të veprojë një person të cilit vazhdimisht i dalin gazra?”

Përgjigje: “Nëse ai nuk mund t`i mbajë gazrat e tij, i tilli është i njëjtë me personin i cili ka rrjedhje të urinës. Ai duhet të marr abdes para se të falet dhe të falet në atë gjendje, edhe nëse del diçka gjatë namazit, namazi i tij është i saktë. Po!”

A e prek Allahu fronin?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani fil-Akidah (3)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/muq–14331123.mp3

Pyetje: “A lejohet të thuhet se Allahu e prek fronin apo se Ai nuk e prek atë?”

Përgjigje: “As nuk duhet të thuhet se Ai e prek atë apo se Ai nuk e prek atë. Sepse nuk ka asnjë dëshmi për këtë.”

Blerja e shtëspisë përmes bankës

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani fil-Akidah (4)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/qir–14331228.mp3

Pyetje: “Cili është gjykimi për të blerë një shtëpi përmes bankës?”

Përgjigje: “Nëse banka e blen shtëpin dhe e zotëron atë plotësisht dhe pastaj ta shet atë ty (pa kamatë), kjo është në rregull. Por në qoftë se ti je ai i cili e blenë atë me paratë e bankës të cilat duhet ti´a kthesh duke dhënë para shtes, atëherë kjo është kamatë (nuk lejohet).”

Si të mbrohem nga mëkatet?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani fil-Akidah (4)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/qir–14331228.mp3

Pyetje: “Çfarë duhet të bëj në mënyrë që të mos bie në mëkate?”

Përgjigje: “Kije frikë Allahun Subhanehu ue Te ala dhe shmangu nga njerëzit e ligë, nga shoqëria e ligë dhe programet e liga televizive dhe faqet e internetit. Shmangu nga këto.”

A janë Jexhuxhët dhe Ma´xhuxhët kinezët? A është muri mbrojtës muri kinez?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani fil-Akidah (5)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/qir–14340106.mp3

Pyetje: “A është e vërtetë se Jexhuxhët dhe Ma´xhuxhët janë kinezët dhe se muri mbrojtës është muri kinez?”

Përgjigje: “Kush e thotë këtë? Asnjë person i ditur nuk thotë kështu. Këtë e thonë vetëm injorantët dhe spekuluesit. Allahu e di më mirë në lidhje me këtë. A e keni hulumtuar tërë botën dhe nuk keni lënë asgjë pa hulumtuar? Askush nuk e ka bërë këtë. Edhe ata të cilët janë të aftë për këtë gjë. Ata nuk kanë zbuluar gjithçka. Ka ende gjëra që ata nuk i dinë.”

Përsëri me shpata, shtiza dhe kuaj

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani fil-Akidah (5)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/qir–14340106.mp3

Pyetje: “Kam dëgjuar se para Ditës së Gjykimit do të luftohet me shpata dhe me kuaj. A është e vërtetë kjo?”

Përgjigje: “Po. Kah fundi i kohës mjetet e sotme do të pushojnë. Njerëzit përsëri do të fillojnë të ngasin kuajt dhe do të luftojnë me shtiza dhe shpata.”

Mehdiu është një nga shenjat e mëdha të Ditës së Fundit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani fil-Akidah (5)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/qir–14340106.mp3

Pyetje: “A është shfaqja e Mehdiut një prej shejnave të mëdha apo të vogla të Ditës së Fundit (Kiametit)?”

Përgjigje: “Ai është një nga shenjat e mëdha të Ditës së Fundit (Kiametit). Kah fundi i kohës së tij shfaqet Dexhalli.”

A është kjo arsye për të udhëtuar pa mahrem?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighlf-14011435_0.mp3

Pyetje: “Shejkh i nderuar, Allahu iu dhëntë mirësi! Thotë; Unë jetoj në Arabinë Saudite dhe gruaja ime është në një vend tjetër. Ajo së shpejti do të udhëtojë nga qyteti i saj për këtu. Ajo nuk ka mahrem në vendin ku është dhe unë nuk kam mundësi që të shkoj ta marr dhe ta sjell atë këtu, pasi kam frikë për veten time që të shkoj atje. A lejohet udhëtimi pa mahrem në këtë rast?”

Përgjigje: Jo. Atë duhet ta sjellin të afërmit e saj ose ti duhet të shkosh dhe ta marrësh.

Që të vij ajo pa mahrem kjo nuk lejohet. I Dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Nuk është e lejuar për një grua që të udhëtojë pa mahrem.” Po!”

A lejohet të bësh pazarllëk?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Ataua alal-Haua 26-01-1436

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/f-26-01-1436-01_01.mp3

Pyetje: “A është e lejueshme për blerësin që të kërkon që ti ulet çmimi?”

Përgjigje: “Po. Kjo është e lejuar dhe kërko nga shitësi që të ulë çmimin. Kjo është gjë e mirë.”

Studenti lexon libra të filozofisë për të debatuar me kufarët

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (30)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah%20-%202-%201%20-%201436.mp3

Data e fetvas: 2/1-1435 ose 26/10-2014

Pyetje: “Është një student i cili lexon libra të filozofisë në mënyrë që të jetë në gjendje për të debatuar me të kufarët dhe ti refuzojë ata. Cili është vendimi për veprimin e tij?”

Përgjigje: “Akti i tij është i gabuar. Ai duhet të lexojnë Kuranin, Sunnetin dhe fjalët e dijetarëve. Pse lexon ai libra të filozofisë? Kjo është gabim padyshim.”

Nuk ka demokraci apo liberalizëm në Islam

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14257



Pyetje: “A është thirrja për në demokraci një thirrje për në Islam?”

Përgjigje: “Ky është një sistem perëndimor e jo Islam. Nuk ka demokraci apo liberalizëm në sistemin islamik. Islami është i njohur për gjykimet dhe rregullat e tij. Këto kushte të importuara nuk janë pjesë e saj.”

A duhet marr abdes gruaja me menstruacione para se të flej në gjumë?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/7755

Pyetje: “Allahu iu dhëntë mirësi! Kjo është pyetja e fundit e saj në të cilën thotë; A është e pëlqyeshme për gruan me menstruacione që të marr abdes para se të flej në gjumë?”

Përgjigje: “Po, ai që është xhunub dhe ajo që është me menstruacione nëse duan që të flejnë, është e pëqyeshme (për to) që më e pakta të marrin abdes sepse abdesi e zvogëlon papastërtinë.”

Mësime private kundrejt pagesës

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani fil-Akidah (7)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/qir-14340205.mp3

Pyetje: “A është e lejuar për ti´u dhënë mësime private studentëve në nevojë kundrejt pagesës?”

Përgjigje: “Po, nëse kjo nuk e kundërshton ligjin. Kjo lejohet. Kjo lejohet nëse vendi nuk e ndalon këtë.”

Mes´hi mbi çorapet e shkurtra

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani fil-Akidah (7)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/qir-14340205.mp3

Pyetje: “Kohët e fundit çorapet e shkurtra janë bërë trend. Ato nuk i mbulojnë kyçet e këmbëve. A e kanë ato të njëjtin gjykim sikurse çorapet e tjera në lidhje me dhënien mes´h atyre?”

Përgjigje: “Jo. Ato nuk mbulojnë këmbët tërësisht. Ato duhet të mbulojnë kyçet e këmbëve dhe atë që është nën to.”

Ai që porosit magjin është sikurse magjistari

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Tathir-il-I´tikad (9)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/et–1432-04-10.mp3

Pyetje: “A është kafir personi i cili i kërkon një magjistari që të magjeps një tjetër?”

Përgjigje: “Po. Sepse ai kënaqet me magjin dhe e urdhëron atë. Për këtë arsye, ai ka të njëjtin gjykim sikurse magjistari.”

Selefët janë pikë referimi

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: “Të gjithë pretendojnë se pasojnë Kuranin dhe Sunnetin, të njëjtën thonë edhe bidatçitë. Si ta pasojmë Kuranin dhe Sunnetin dhe si dallohen pasuesit e tyre (të Kuranit dhe Sunnetit).”

Përgjigje: “Duke pasuar Selefët. Duke pasuar Selefët. Ai i cili i pason Selefët, ai është pauses i Kuranit. Ndërsa ai i cili i kundërshton Selefët, ai e ka kundërshtuar edhe Kuranin.

Pika e referimit janë Selefët. Po!”

Ngrejtja e zërit ndaj prindërve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14677

Pyetje: “Ngritja (duke refuzuar) e zërit dhe irritimi kur i shërbejmë prindërve në një nevojë të tyren, (a bëhet shkak) që të mos shpërblehemi apo të mangësohet shpërblimi?”

Përgjigjja: “Po.

فَلاَ تَقُل لَّهُمَآ أُفٍّ وَلاَ تَنْهَرْهُمَا

“… mos u thuaj atyre as “uh!” dhe as mos i kundërshto ato…”

Mos iu drejto (mos iu fol) atyre me diçka të cilën e urrejnë edhe në qoftëse ajo gjë është e vogël. Po!”

Koha për rukje dhe për lutjet mbrojtëse për fëmijët

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani fil-Akidah (7)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/qir-14340205.mp3

Pyetje: “Si duhet lexuar rukje dhe lutjet mbrojtëse për fëmijët1? Një herë në ditë apo në mëngjes dhe në mbrëmje?”

Përgjigje: “Është mirë që ato të lexohen në mëngjes dhe në mbrëmje.”

__________________________________________________

1 Shiko: http://perlat-muslimane.com/?p=5991

Katër methhebet i përkasin metodologjisë Selefite

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani fil-Akidah (8)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/mqirwani–14340317.mp3

Pyetje: “A ka ndonjë dallim në mes metodologjisë Selefefite dhe katër methhebeve?”

Përgjigje: “Katër methhebet i përkasin metodologjisë Selefite. Ato nuk e kanë braktisur atë. Po ta kishin braktisur atë ato nuk do të pranoheshin. Pra, ato pasojnë metodologjinë Selefite hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.”

Bërja tekfir nuk është detyra jote

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani fil-Akidah (9)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/qir–14340324.mp3

Pyetje: “I shpjegova një njeriu të vërtetën lidhur me ngritjen e Allahut mbi Arsh në përputhje me dëshmit në Kuran dhe Sunnet, por ai vazhdoi me devijimin e tij. A ka daluar ai nga feja sepse ai gënjen për Allahun?”

Përgjigje: “Kjo nuk të përket ty. Detyra jote është që ti´a sqarosh çështjen atij. Nëse ai e pranon atë, hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut, dhe në qoftë se ai nuk e pranon atë, atij i ka arritur e vërteta. Detyra jote nuk është që të bëshë tekfir mbi të apo jo.”

A më lejohet që të meremtojë një kishë?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani fil-Akidah (7)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/qir-14340205.mp3

Data e fetvas: 5/2-1434 18/12-2012

Pyetje: “Unë kam një të kompani ndërtimi dhe meremetimi në Francë. A më lejohet që ti meremetojë kishat?”

Përgjigje: “Jo. Mos merr pjesë në meremetimin e kishës. Mos ndërto kisha. Pasi që ti je mysliman nuk duhet ta bëshë këtë.”

Njohësi i njerëzve përmes një vize në letër

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani fil-Akidah (7)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/qir-14340205.mp3

Data e fetvas: 5/2-1434 18/12-2012

Pyetje: “Ka nga ata që pretendojnë se ata mund ta dinë personalitetin dhe sëmundjen që e ka një person vetëm duke shikuar në vizën që ai e vizaton në një letër. A duhet ti besohet personit që e pretendon këtë sepse kjo ka filluar të përhapet në telivizion?”

Përgjigje: “Të gjitha këto janë thashetheme të pabaza dhe gënjeshtra. Nuk mund ta njohësh një njeri në qoftë se nuk i sheh veprimet e saj dhe nuk bënë biznes me të, e jo vetëm nga një vizë (në letër).”

Falja e namazit mbi sixhade

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (33)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah%20-%2023%20-%201%20-%201436.mp3

Pyetje: “A vlen ndalesa e sixhadeve për atë i cili e veçon një qilim të veçantë për namaz apo për të gjitha sixhadet?”

Përgjigje: Jo, kjo nuk vlen për të gjitha sixhadet. Kjo vlen për atë që e veçon një qilim të veçantë sikurse veprojnë Sufitë. Megjithatë, nuk ka asnjë problem që të falesh ndonjëherë mbi një sixhade, nganjëherë në një qilim ( e maruar me fije kashte), nganjëherë në tokë. Ky është udhëzimi i të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem.”

A duhet pohuar se Allahu ka gojë? Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/9879

Pyetje: “Cili është mendimi juaj në lidhje me atë që thotë se ne duhet të pohojmë se Allahu ka gojë sepse një prej atributeve të Tij është të qeshurit? A është e saktë kjo deklaratë?”

Përgjigje: “Kjo është një deklaratë e kotë, një deklarat e kotë .. (zëri i pa qartë). Ne pohojmë se Allahu qesh pa e ditur se si Ai qesh ..”

Përsëritja e ajeteve gjatë namazit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/9891

Pyetje: “Disa imamë e kanë zakon që të përsëritin disa ajete në të njejtin rekat në namazin e detyrueshëm në mënyrë që të reflektojmë dhe të gjejnë ndjeshmëri. A është transmetuar se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem e ka bërë këtë në namazin e detyrueshëm?”

Përgjigje: “Në një namaz të detyrueshëm? Jo. Megjithatë, është transmetuar se ai salAllahu alejhi ue selem e bënte këtë në namazit e natës …”

A mjafton një vizë si sutreh?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/12642

Pyetje: “A mjafton një vizë si sutreh në namaz?”

Përgjigje: “Kjo është më e pakta që mund të bëhet, në qoftë se nuk gjeni një shkop, guri, ose diçka që mund ta vendosësh para teje, më e pakta që mund të veprosh është të bësh një vizë.”

Për kënd është duaja mes ezanit dhe ikametit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/11630.mp3

Pyetje: “Duaja që bëhet mes të ezanit dhe ikametit (duaja e cila përgjigjet), a është kjo e veçantë për ata që janë në xhami apo në përgjithësi, në mënyrë që kjo të vlen edhe për atë që është në shtëpi apo në treg?”

Përgjigje: “Ajo është e përgjithshme për të gjithë që bëjnë dua mes ezanit dhe ikametit. Por nëse je në xhami (vlen për burrat) duke e pritur namazin kjo është më mirë. “

Dhënia mes`h mbi plagën në dorë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherhu Igathetul Lehfan nr 7

Pyetje: “Shejkh i nderuar, Allahu iu dhëntë mirësi! Një njeri ka në dorën e tij një plagë, dhe nëse mbi plagë bjen uji, kjo gjë e dëmton atë. A duhet ai të marrë abdes dhe t`i jap mes`s dorës së tij apo të marrë tejmum?”

Përgjigje: “Ai duhet ta shmangë ujin nga vendi i plagës dhe le të marrë tejmum. Po! Nëse ai ka vendosur mbi plagë allçi apo fasho, atëherë ai i jep mes`h atyre në vend të tejmumit. Po!”

A prishet abdesi nga pastrimi i foshnjës?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/7820

Pyetje: “Nëse unë isha me abdes dhe pastaj pastrova papastërtitë e një një foshnje, a më është prishur abdesi nga kjo?”

Përgjigje: “Nuk prishet abdesi nëse e pastron një foshnje përveçse nëse ia prek organet gjenitale të saj, pa pasur asnjë penges, në këtë rast prishet abdesi …”

Dhënia e zekatit prindit dhe anasjelltas

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani fil-Akidah (9)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/qir–14340324.mp3

Pyetje: “A më lejohet që ti´a japë zekatin babait tim? Unë nuk jetoj me të.”

Përgjigje: “Mos ia jep zekatin tënd babait tuaj në qoftë se ti jeton në Lindje dhe ai në Perëndim. Nuk është e lejuar për fëmijun që ti´ajapë zekatin prindit ose prindi fëmijut. Sepse sidoqoftë është detyrueshëm që njëri ta furnizojë tjetrin kur ai është në nevojë. Ai nuk duhet ta le që zekati ta zëvendësojë furnizimin të cilin ai e ka detyrim.”

Mos e mbyt zërin e muzikës me Kuran

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Tathir-il-I´tikad (10)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/et–1432-04-17.mp3

Pyetje: “Nëse një makinë ndalet pranë makinës sime afër udhëkryqit dhe shoferi injoron urdhrin tim në lidhje me muzikën që ai është duke e dëgjuar, atëherë a më lejohet që ti´a ngrisë zërin recitimit të Kuranit në mënyrë që të …”

Përgjigje: “Jo, jo. Mos e përziej recitimin e Kuranit me muzikë. Ti e ke kryer detyrën tënde kur e ke dënuar atë. Secili prej jush i nget makinës drejt cakut të tij. Ti e ke dënuar atë dhe e ke kryer detyrën tënde.”

Aisha ishte nëntë vjeçe kur ajo u martua me të Dërguarin e Allahut

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=141451

Pyetje: “Thotë; Allahu jua zgjastë jetën në bindje ndaj Tij! Disa thirrësa thonë se Profeti salAllahu alejhi ue selem nuk është martuar me Aishën kur ajo ishte nëntë vjeçe. A është e vërtetë kjo?”

Përgjigje: “Çfarë din ky thirrës se Ai nuk u martua me të? Kjo është e vërtetuar me argument të saktë se Ai është fejuar me të dhe ajo ka qenë gjashtë vjeçe dhe e ka martuar atë dhe ajo ka qenë nëntë vjeçe, kjo është vërtetuar me argument të saktë.

Nëse ai ka diçka tjetër përveç Sahihut të Muslimit le të na e tregoi neve. Po!”

Të lexojë Kuranin apo të fali namaz nafile?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/9847

Pyetje: “Cila është më mirë. Recitimi i Kuranit apo falja e shumë namazeve vullnetare?”

Përgjigje: “Në namazin vullnetar recitohet Kurani. Me këtë ti bashkon mes namazit dhe recitimit të Kuranit. Kjo është më mirë …”

A lejohet betimi mbi Profetin?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/2761.mp3

Pyetje: “Allahu iu dhëntë mirësi! Prindi jonë i nderuar! Pyetësi thotë: “Dëgjova njërin prej vëllezërve duke u betuar dhe tha: “Pasha Allahun dhe Muhamedin të Dërguarin e Allahut.” Unë e kundërshtova atë dhe i thashë se kjo është shirk, a është e saktë kjo që kam vepruar?”

Shejkhu: “Çfarë?”

Pyetësi: “Thotë: “Allahu iu dhëntë mirësi!” Dëgjova njërin prej vëllezërve duke u betuar dhe tha: “Pasha Allahun dhe Muhamedin të Dërguarin e Allahut.” Unë e kundërshtova atë dhe i thashë se kjo është shirk, a është e saktë kjo që kam vepruar?”

Përgjigje: “Nëse ai ka thënë: “Pasha Allahun dhe të Dërguarin e Allahut Muhammedin. Ky betohet në Allahun dhe në Muhammedin, kjo është shirk, kjo është shirk.

Ndërsa nëse thotë: “Pasha Allahun, Muhamedi është i Dërguari i Allahut”, kjo është pohim. Ai e pohon mesazhin e Muhamedit dhe betohet në të. Kjo është diçka e mirë. Kjo është diçka e mirë. Po!”

Kam vështirësi për ta sjellë djalin në xhami për namazin e sabahut

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (30)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah%20-%202-%201%20-%201436.mp3

Data e fetvas: 2/1-1435 ose 26/10-2014

Pyetje: Unë e kam një djalë që është shtatë vjeç. E kam vështirë që ta zgjojë atë për namazin e sabahut dhe sidomos kur është ftohtë. A jam i detyruar që ta marrë atë në xhami apo lejohet që ai të falet në shtëpi?

Përgjigje:Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Urdhëroni fëmijët tuaj për namaz kur ata të kenë mbushur shtatë vjet dhe kurse detyroni me forcë (rrihni) kur t’i bëjnë dhjetë vjet dhe ndajini në shtretër (të veçantë).”

Nëse ai bezdiset nga shkuarja në xhami për shkak të të ftohtit të ashpër, kështu që ai mund të falet në shtëpi. Nuk ka asnjë problem. Megjithatë, namazi i tij është vullnetarë dhe jo i detyrueshëm. Pra nuk ka pra asnjë problem. Gjëja e rëndësishme është që ai të falet dhe të rriten me namaz.”

Nuk bëhet Dita e Kijametit derisa ….

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: El-Munteka vëllimi 2, nr.83

Pyetje: “Një hadith tjetër; “Nuk do të bëhet Dita e Gjykimit derisa fjala Allah, Allah nuk do të thuhet më në tokë.”

Nuk do të ndodhë Dita e Gjykimit vetëm se mbi njerëzit më të këqinj dhe mbi jobesimtarët. Ndërsa sa i përket besimtarëve, atyre do tu merren shpirtërat përpara se të ndodh kjo gjë.”

Çfarë do të thotë ky hadith: “Ora (Dita e Gjykimit) nuk do të ndodhë derisa” fjala Allah, Allah! do të pushojë nga të përmendurit në tokë?”

Përgjigje: “Dita e Gjykimit nuk do të ndodhë përveçse mbi krijesat më të këqija, mbi kufarët. Sa për besimtarët, atyre do tu mirren shpirtrat para se të ndodhë kjo.”

Dënimi për mëkatet e kaluara

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/egatht–14340322.mp3

Pyetje: “Shejkh i nderuar, Allahu iu dhëntë mirësi! Thotë; Ai i cili ka verpuar diçka nga veprat e turpëshme dhe më pas pendohet tek Allahu dhe gjendja e tij përmisohet dhe kërkon dije tek dijetarët. A është më e mira për të që të pastroi veten duke e marrë ndëshkimin ?”

Përgjigje: “Jo. Ai duhet t`ia mbuloi vetes (ato vepra) dhe i mjafton atij pendimi. Përderisa Allahu ia ka mbuluar atij (ato vepra) ashtu edhe ai duhet t`ia mbuloi vetes së tij. Mjaftohet me pendimin dhe për këtë falënderimet i takojnë Allahut. Po!”

A del nga feja personi i cili e do mëkatin me zemrën e tij?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/9641

Pyetje: Kushdo që kryen një akt të keq sikurse pirja e alkoolit dhe ai e di se kjo është haram, por zemra e tij nuk e refuzon këtë veprim por për kundrazi ai dëshiron të pijë. Ai bën kufër (a del nga feja) ky person pasi që zemra e tij nuk e dënonë këtë veprim?

Përgjigje: “Jo. Ai nuk bën kufër për derisa ai nuk e deklaron këtë veprim hallall. Ai nuk ka thënë se alkooli është hallall kështu që ai nuk ka bërë kufër (nuk ka dalur nga feja). Vetëm duke e pirë alkoolin ky veprim konsiderohet mëkat. Për derisa ai nuk e deklaron këtë veprim të jetë hallall, kjo është një mëkat dhe është një nga mëkatet e mëdha për të cilat duhet ndëshuar dhe fishkëlluar, megjithatë, ai nuk ka bërë kufër përveçse nëse ai deklaron këtë veprim të jetë hallall duke thënë se “Kjo është hallall – e lejuar”.

Sejjid Kutb në lidhje me gjuhën e Allahut

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani fil-´Akidah (10)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/msrf–02041434.mp3

Pyetje: “A ia konfirmojmë një gjuhë Allahut atëherë kur ne themi se Kurani është fjala e Allahut të cilën e ka shqiptuar me gjuhën e Tij?”

Përgjigje: “Jo. Ne i konfirmojmë Allahut vetëm atë që Ai ia ka konfirmuar Vetes së Tij. Nuk ka asnjë dëshmi se Allahu ka një gjuhë. Kjo duhet të gjendet në interpretimin e Kuranit nga Sejjid Kutb ku ai thotë se Kurani ka ardhur nga gjuha e Allahut. Kjo është gabim, kjo është gabim.”

Pse dijetarët nuk bënë tekfir mbi Ma´munin i cili bëri kufër të madhë?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani fil-´Akidah (10)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/msrf–02041434.mp3

Pyetje: “Pse dijetarët nuk bënë tekfir mbi el-Ma´munin duke pasur parasysh se ai nuk ishte i paditur?”

Përgjigje: “El-Ma’mun ishte nga Benul-Abbas dhe nga familja e të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem. Ai keqinterpretoi. Ai ra në keqinterpretim. Ata e mashtruan atë. Mu’tezilitë e mashtruan atë. Me sa duket ai është i justifikuar. Allahu na faltë neve dhe atë.”

A jam mahrem i gruas së dajës?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani (11)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/msrf–09041434.mp3

Pyetje: “A jam unë mahram për gruan e dajës?”

Përgjigje: “Jo, nuk je. Ajo është e huaj për ty. Gruaja e vëllait tënd është më afër për ty se gruaja e dajës, por ti nuk je mahrem i saj. Atëherë, si të jeshë mahrem i gruas së dajës?”

A lejohet vrasja e qenve pa asnjë arsye?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani (11)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/msrf–09041434.mp3

Pyetje: “A lejohet vrasja e qenve pa asnjë arsye?”

Përgjigje: “Jo. Vetëm qentë sulmues lejohen të vriten. Qeni sulmues lejohet të vritet, por jo të tjerët. Kjo nuk lejohet.”

Mos i trego nevojtarit se kush po i jep para atij

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani (11)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/msrf–09041434.mp3

Pyetje: “Njerëzit bamirës më japin para për ti shpërndar ato në mesin e të afërmve të mi. A duhet ti tregojë atyre se ato vijnë nga njerëzit bamirës apo skam nevojë të them asgjë?”

Përgjigje: Nëse ata janë nevojtar duhet ti´a jepësh atyre parat pa u treguar atyre se kush i ka dhënë ato. Jepi atyre, nuk ka rëndësi nëse ato janë nga ti apo nga dikush tjetër. Mos iu trego atyre.”

Gjykimi për të folur në një gjuhë tjetër përveç gjuhës arabe

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Mukhtasar Zad-il-Ma´ad (79)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/mo–14340315.mp3

Pyetje: “Cili është vendimi mbi të folurit apo të shkruarit në një gjuhë tjetër përveç gjuhës arabe nëse nuk ka ndonjë nevojë për këtë?”

Përgjigje: “Kjo është e urryer apo e ndaluar. Është e ndaluar nëse e flet atë gjuhë sepse e do atë. Lejohet vetëm kur është e nevojshme.”

A lejon udhëtimi i përditshëm për në punë shkurtimin dhe bashkimin e namazeve?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani (12)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/msrf–16041434.mp3

Pyetje: “Çdo ditë unë udhëtojë për në punë. Udhëtimi arrin distancën e udhëtuarit. A mund të praktikojë gjykimet e udhëtimit duke konsideruar se unë kthehem në shtëpi në të njëjtën ditë?”

Përgjigje: “Po, gjatë uthëtimit. Nëse udhëtimi është më së paku 80 km të lejohet ta shkurtosh namazin deri sa të arrin në shtëpi. Të lejohet ta bësh këtë kur udhëton për në punë dhe gjatë udhëtimit për në shtëpi.”

Haudi të cilin e kemi obligim që ta besojmë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani (12)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/msrf–16041434.mp3

Pyetje: “A ka çdo profet një pellg/Haud?”

Përgjigje: “Allahu e di më së miri. Është transmetuar, por Allahu e di më së miri. Ne jemi të detyruar të besojmë në Haudin e Profetit tonë salAllahu alejhi ue selem. Prandaj, nuk është përmendur në librat besimi në Haudet e profetëve. Ajo që përmendet është besimi në pellgun e Muhamedit salAllahu alejhi ue selem.”

Falja e namazit në një xhami në të cilën ka varr

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Tathir-il-I´tikad (6)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13227

Pyetje: “Thotë: Shejkh i nderuar, Allahu iu dhëntë mirësi! Cili është gjykimi i faljes së namazit në një xhami ku përpara mihrabit të saj (xhamisë) gjendet një var i cili është afër me të, porse ai (varri) është jashtë xhamisë?”

Përgjigje: “Nëse (varri) është i ndarë nga xhamia me anë të një rruge apo me një tokë që nuk është e lidhur me xhaminë, nuk ka problem të falesh në atë xhami.

Ndërsa nëse varri është i lidhur me xhaminë, nga cilado anë e saj dhe nuk gjendet midis tyre diçka që i ndan ato (xhaminë nga varri), nuk lejohet të falet namazi në këtë xhami, sepse ajo është një xhami që është ndërtuar mbi varr. Po!”

Nuk do të bëhet dita e gjykimit derisa fjala Allah, Allah nuk do të thuhet më në tokë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: El-Munteka vëllimi 2, nr.83

Pyetje: “Një hadith tjetër; “Nuk do të bëhet Dita e Gjykimit derisa fjala Allah, Allah nuk do të thuhet më në tokë.”

Nuk do të ndodhë Dita e Gjykimit vetëm se mbi njerëzit më të këqinj dhe mbi jobesimtarët. Ndërsa sa i përket besimtarëve, atyre do tu merren shpirtërat përpara se të ndodh kjo gjë.”

Çfarë do të thotë ky hadith: “Ora (Dita e Gjykimit) nuk do të ndodhë derisa” fjala Allah, Allah! do të pushojë nga të përmendurit në tokë?

Përgjigje: Dita e Gjykimit nuk do të ndodhë përveçse mbi krijesat më të këqija, mbi kufarët. Sa për besimtarët, atyre do tu mirren shpirtrat para se të ndodhë kjo.”

A lejohet të mbytet karikaturisti kafir i cili ka bërë karikaturat e Profetit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Ligjerata Inne kefejnak

http://youtu.be/aBkiQDVCBBE?list=PL833F0E1B2960D0C6

Pyetje: “A lejohet të mbytet karikaturisti kafir i cili njihet që ka bërë karikaturat e Profetit (sala Allahu alejhi ue selem)?”

Përgjigje: “Kjo nuk është rruga e drejtë. Vrasja nuk është mënyrë e drejtë. Pastaj me këtë veprim, gjendja keqësohet më shumë e do të shtohet urrejtja edhe më madhe ndaj myslimanëve. Ajo e cila i mundon ata më së shumti, është refuzimi i dyshimeve dhe marrëzirave që i kanë, e frika që ato të zbulohen. Ndërsa ngritja e dorës dhe përdorimi i armëve, është në dispozicion të sunduesit të muslimanëve. Dhe kjo ka të bëjë me Xhihadin për hirë të Allahut (Azza ue Xhel).”

Bidonat e ujit në xhami

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Fataua alal-Haua 1436-03-02

http://af.org.sa/en/node/3642

Pyetje: “Cili është gjykimi mbi bidonat e ujit nëpër xhami në mënyrë që namazlitë të kenë mundësi të pijnë ujë prej tyre?”

Përgjigje: “Është mirë që të ketë ujë të pijshëm nëpër xhami. Ka shpërblim të madh në këtë.”

Frika e ekzagjeruar e nënës nga syri i keq

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Fataua Alel Heua 1435-12-28

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/f-28-12-1435-01_01.mp3

Pyetje: “Allahu iu dhëntë mirësi! Kjo pyetëse po thotë; Motra ime gjithmonë ka frikë nga syri i keq o shejkh i nderuar, dhe frikësohet për fëmijët e saj, të cilët janë në moshën njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë vjeç. Kur burri i saj i thotë se do të shkoj me fëmijët në xhami, ajo i thotë jo, do të falen tek unë në shtëpi. Cili është mendimi i shejkhut rreth kësaj gjëje?”

Përgjigje: “Kjo është gabim. Nuk i lejohet asaj që t`i pengoi ata nga namazi në xhami, sidomos kur ata janë në shoqërimin e babait të tyre.

Ndërsa sa i përket frikës së saj të fortë, kjo është nga vesveset. Ajo duhet t`i kërkojë ndihmë Allahut nga këto vesvese.

Përderisa ata (fëmijët) janë më babain e tyre dhe me myslimanët, kjo gjë është më e mirë për ta, dhe ky është edukimi më i mirë. Ndërsa mbajtja e tyre në shtëpi duke u argumentuar ajo, se ka frikë për to, kjo gjë është prej vesveseve të cilat obligohet që t`i lejë. Të mbështetet tek Allahu i Lartësuar, të lutet për ta, të lexojnë së bashku duatë e mëngjesit dhe të mbrëmjes dhe t`i lejoi ata që të shkojnë në xhami me babain e tyre. Po!”

Martesa me të afërmit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Fataua alal-Haua 1435-12-28

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/f-28-12-1435-01_01.mp3

Pyetje: “Ky pyetës po thotë o shejkh, se unë dua të martohem, porse disa persona më kanë këshilluar që të mos martohem me ndonjë nga farefisi im, duke më thanë se ato janë të afërm dhe se është gabim apo se fëmijët lindin me mangësi. Cili është mendimi i shejkhut rreth kësaj gjëje?”

Përgjigje: “Këto janë thashetheme të kota. Profeti salAllahu alejhi ue selem u martua me të afërmet e Tij, gjithashtu vajzën e Tij Fatimen e martoi me Alij Ibn Ebi Talibin.

Martesa midis të afërmve është e lejuar dhe as nuk ndodhin mangësi për shkak të saj (martesës) dhe për këtë falënderimet i takojnë vetëm Allahut. Ato jano thashethemeqë nuk kanë aspak origjinë. Po!”

Pyetjet e tilla duhet t`i dërgohen gjykatës Islame

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Sherhu Igathetil Lehfan (25)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighastah-01-05-1435-01.mp3

Pyetje: “Shejkh i nderuar! Allahu iu dhëntë sukses. Ky pyetës thotë: Jam martuar me kujdestarin porse pa dëshmitar…

Shejkhu: “Çfarë?”

Pyetje: “Thotë: Jam martuar me kujdestarin porse pa dëshmitar, a është…”

Përgjigje: “Këto kontrata martesore duhet t`i dërgosh tek gjykatat. Unë nuk përgjigjem në pytje të tilla kështu. Duhet të ketë rregulla dhe gjëra të tjera. Këto (pyetje) duhet të dërgohen në gjykatë. Po!”

Me çfarë veprash del myslimani nga rrethi i Ehli Sunnetit dhe Xhematit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherhu Mukaddimeti Ibn Ebi Zejd El-Kajrauani fil Akijdeh (7)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/qir-14340205.mp3

Data e fetvas: 5/2-1434 18/12-2012

Pyetje: “Shejkh i nderuar Allahu iu dhëntë mirësi! Thotë pyetësi: “Me çfarë veprash del myslimani nga rrethi i Ehli Sunnetit dhe Xhematit?” Përgjigje: “Ai del nga Ehli Sunneti dhe Xhemati nëse e kundërshton Ehli Sunnetin dhe Xhematin në këto baza, nëse e kundërshton Ehli Sunnetin dhe Xhematin në këto baza. (si p.sh) Nëse flet (keq) për Sahabët dhe shpif ndaj tyre, apo i konsideron si jobesimtarë ata të cilët bëjnë gjynahe të mëdha përveç shirkut, i tilli është prej Hauarixhëve, apo i vret myslimanët, këto janë cilësitë e Hauarixhëve, të cilët vrasin besimtarët dhe nuk vrasin jobesimtarët (në luftë). Kjo gjë është transmetuar në hadith të saktë nga i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem kur ka treguar për cilësitë e tyre (Hauarixhëve) se:

“Ata i vrasin besimtarët dhe nuk i vrasin jobesimtarët.”

Për këtë arsye, nuk ke për të gjetur në të gjithë historinë se Hauarixhët kanë luftuar ndonjëherë me jobesimtarët. Porse vrasin vetëm myslimanët. Allahu na ruajttë! Sepse ata e braktisën rrugën e Ehli Sunnetit dhe Xhematit. E njëjta gjë vlen edhe për Murxhiat, edhe këta e kanë braktisur rrugën e Ehli Sunnetit dhe Xhematit. U lehtësuan tek gjynahet për t`ia lehtësuar njerëzve dhe thonë se gjynahu nuk ndikon tek imani. Si nuk mund të ndikojë gjynahu tek imani? Gjynahu e dëmton (imanin). Po!”

A duhet marrë abdes gruaja me menstracione para se të flej gjumë?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/7755

Pyetje: “Allahu iu dhëntë mirësi! Kjo është pyetja e fundit esaj në të cilën thotë; A është e pëlqyeshme për gruan me menstruacione që të marrë abdes para se të flej gjumë?”

Përgjigje: “Po, ai që është xhunub dhe ajo që është me menstruacione nëse dua që të flejnë, është e pëlqyeshme (për to) që më e pakta të marrin abdes sepse abdesi e zvogëlon papastërtinë.”

Nga vlerat e martesës

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/vmlkwUIFr7s

http://salaf-us-saalih.com/2013/04/10/the-nikah-has-many-benefits-and-is-a-protection-from-fornication-shaykh-saalih-al-fawzaan/

Martesa midis bijëve të Ademit, meshkujve dhe grave, është nga Sunnetet e Allahut mbi krijesat e Tij. Në të ka shumë përfitime të mëdha, prej tyre: Dëlirësia midis dy bashkëshortëve, përmbushja e gjërave që janë të nevojshme për gruan nga ana e burrit, kujdesja ndaj gruas dhe sigurisë së saj. Gjithashtu prej tyre (përfitimeve të mëdha në martesë) është edhe përmbushja e epsheve (dëshirave) e të dy gjinive, prej të cilës mund të vijnë fëmijët. Ka shumë përfitime nga martesa.

Gjëja më e rëndësishme është se me anë të martesës njeriu është i ruajtur nga tradhëtia bashkëshortore, nga zinaja, nga humbja e familjes dhe nga prishja e moralit, gjithashtu është edhe mbrojtje e shëndetit.

Sa për tradhëtinë bashkëshortore dhe zinanë, rezultati i tyre i fundit është epidemia dhe sëmundjet vdekjeprurëse, sikurse është e njohur kjo gjë.

وَلاَ تَقْرَبُواْ الزِّنَى إِنَّهُ كَانَ فَاحِشَةً وَسَاء سَبِيلاً

“Dhe mos iu qasni kurvërisë, se ajo është shfrenim dhe rrugë e shëmtuar!”

Kurvëria çon në humbje të familjes, përhapje të sëmundjes, humbje të modestisë dhe pastërtisë. Me atë, zinanë ka dëme të mëdha, Allahu na ruajttë, është rrugë e shëmtuar. Dëmet e kurvërisë nuk janë të kufizuara.

Ndërsa martesa, është një mbrojtje nga zinaja dhe dëmet e saja, dhe të gjitha falënderimet I takojnë vetëm Allahut. Martesa sjell rrezultate (të mira), prej rezultateve janë pasardhësit, ndërsa zinaja është mëndjelehtësi dhe humbje sepse fëmijët e zinasë nuk kanë baballarë dhe as prejardhje, Allahu na ruajttë. Kjo është nga dëmet e zinasë.

Allahu nuk ka thënë mos bëni zina, porse ka thënë: “Mos iu afro zinasë”, gjë e cila do të thotë, qëndro larg rrugëve që të çojnë tek zinaja. (rrugë) Sikurse: shikimi, vetmia me një burrë të huaj, udhëtimi i gruas vetëm (pa mahrem), shfaqja e bukurisë. Këto janë rrugët që të çojnë në drejtë zinasë. Allahu i ka ndaluar ato dhe i ka bërë haram. Nëse do të lehtësohet në këto rrugë, atëherë ndodh zinaja. Nëse do të lehtësohet në këto rrugë, atëherë ndodh zinaja sepse dëshirat (epshore) janë të pranishme. Dëshirat (epshore) janë të pranishme në mes burave dhe gruas. Nëse ata rrinë së bashku dhe përzihen, zinaja është afër, shejtani është afër.

“Nëse një burrë vetmohet me një grua, shejtani është i treti midis tyre.”

Ata thonë: ju keni mendime të këqija, ju jeni pesimistë etj. Ne nuk jemi pesimista, porse kjo është një realitet. Ky është realiteti nëse shkelen rrugët të cilat i ka ndaluar Allahu dhe zbulohen auretet (pjesët e turpëshme), atëherë zinaja do të ndodhë dhe në këtë nuk ka dyshim.

Madje edhe burri i devotshëm dhe fetar është i rrezikuar nga gruaja (e huaj) sidomos nëse ajo është e bukur dhe veçohet me të apo udhëton me të apo punojnë së bashku apo ulet afër tij në bankën e klasës apo në një provim apo në takime apo në televizion apo në radio si kolege e tij, prezantuese afër tij dhe ajo është e bukur dhe ky është i ri.

Larg është Allahu nga çdo e metë. Pra (me këtë vepër), po sillni benzinën pranë zjarrit? Dhe thoni se nuk janë përzier dhe nuk ndodh diçka?! Zjarri është në vete dhe benzina është në vete! E sjell atë (benzinën) pranë tij (zjarrit) dhe e thua këtë? Kjo është e njëjta dhe nuk ka dyshim në të dhe është më e keqe sesa benzina me zjarrin.

Dëshirat… (prej tyre) kërkojmë mbrotje nga Allahu, dëshirat janë të forta dhe për këtë arsye Allahu i Lartësuar ka vendosur pengesa të cilat e pengojnë rënien nëzina. Nëse i përmbahesh këtyre ndalesave pakësohet zinaja ose ndërpritet (nuk ka më) fare. Nëse (ato pengesa) humbasin, atëherë zinaja do të ndodhë dhe nuk ka dyshim në këtë gjë, duke mos e marr parasysh se janë fetarë apo modest, pasi bijtë e Ademit nuk janë të ruajtur nga zinaja vete vetëm se me anë të rrugëve që të ruajnë nga zinaja. Po!

Urrejtja ndaj Pasuesve të Bidateve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (1)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ftm–14340423.mp3

Pyetje: “A aplikohet urrejtja dhe dashuria vetëm në kufarët, apo edhe në bidatçitë?”

Përgjigje: “Edhe në bidatçitë edhe në kufarët. Nuk ka asnjë dyshim për këtë.”

Si ta rrisim besimin?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (1)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ftm–14340423.mp3

Pyetje: “Çfarë duhet bërë për të rritur besimin?”

Përgjigje: “Vepra të mira. Nëse dëshiron që ta ngritësh besimin tënd, ti duhet të bëshë vepra më të mira.

Cili është gjykimi mbi injorantin i cili e praktikon magjinë?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (2)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fth–14340430.mp3

Pyetje: “Cili është vendimi mbi një mysliman i cili praktikon magjinë për shkak se ai beson se kjo është e lejuar?”

Përgjigje: “Nëse ai është injorant duhet ti qartësohet atij. Nëse ai vazhdon ai del nga feja. Magjia është mosbesim. Të mësosh magjinë dhe ti´a mësoshë atë të tjerëve është mosbesim.”

وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنْ أَحَدٍ حَتَّى يَقُولاَ إِنَّمَا نَحْنُ فِتْنَةٌ فَلاَ تَكْفُرْ

“Këta ëngjuj nuk i mësonin ndokujt magji pa i thënë: “Na vetëm provojmë, dhe ti mos u bën mohues!” 2:120

Ata ndaluan studimet e magjis sepse ato janë mosbesim:

وَمَا كَفَرَ سُلَيْمَانُ وَلَكِنَّ الشَّيْاطِينَ كَفَرُواْ يُعَلِّمُونَ النَّاسَ السِّحْرَ

“E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajt ishin mohues, që u mësonin njerëzve magjinë.” 2:120

Fëmija udhëheq të rriturit në namaz

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (1)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ftm–14340423.mp3

Pyetje: “A lejohet që një fëmijë të udhëheq një të rritur në namaz?”

Përgjigje: “Po, nëse fëmiju është temjiz (ka arritur moshën kur bën dallimin mes gjërave të ndryshme) dhe dinë më së shumti Kuran. Amr bin Selemeh i udhëheqte njerëzit në namaz sepse ai dinte më së shumti Kuran. Kjo ka ndodhur në kohën e të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem.”

Gruaja e magjepsur nuk mund të falet

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (1)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ftm–14340423.mp3

Pyetje: “Një grua nga Holanda thotë se ajo është magjepsur dhe se xhini në të e pengon atë nga namazi. Çfarë duhet të bëjë ajo?”

Përgjigje: “A është magjepsur ajo apo është xhindosur? Magjia është magji dhe xhini është xhin. Ajo duhet të përpiqet që të falet aq sa të mundet. Nëse ajo nuk është në gjendje të falet ajo duhet të përsëris namazet e humbura pasi të shëndoshet.”

Namazi pas imamit që nuk beson se ngrënia e mishit të devesë e prish abdesin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (2)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fth–14340430.mp3

Pyetje: “A i lejohet personit që beson se ngrënia e mishit të devesë e prish abdesin të falet pas imamit që nuk e besonë këtë?”

Përgjigje: “Po. Nuk ka asnjë problem. Mosmarrëveshjet brenda fikhut nuk ndalojnë që njëri të udhëheq namazin dhe tjetri ta pasojë atë. Katër imamët dhe imamët pas tyre u falnin pas njëri-tjetrit edhe pse ata nuk ishin dakord në disa çështje.”

Programet televizive me falltarë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (2)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fth–14340430.mp3

Pyetje: “Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Kush shkon te falltari dhe i beson asaj që thotë ai, vetëm se ka mohuar atë që i është shpallur Muhamedit salAllahu alejhi ue selem.”

A duhet shkuar tek ai? Apo mjafton që ti besoshë atij përmes programit televiziv …

Përgjigje: “Kur të ketë shkuar tek falltari. Kur e shikon falltarin (në telvizion) dhe e beson atë, konsiderohet të ketë shkuar tek falltari. Hadith e përfshinë këtë person.”

Vendosja e qerpikëve fallco për gratë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–14041434.mp3

Pyetje: “Shejkh i nderuar Allahu iu dhëntë mirësi! Një grua po pyet, a lejohet vendosja e qerpikëve fallco?”

Përgjigje: “Kjo gjë nuk lejohet. Kjo është nxjerrje në pah e diçkaje që nuk të është dhënë. E lusim Allahun që të na ruaj. Kjo nuk është e lejuar.

Allahu i ka krijuar asaj qerpikë, a nuk i mjaftojnë asaj ?! Mjaftohet me qërpikët që Allahu i ka krijuar asaj dhe ato janë më të bukura dhe më të mira. Po!”

Kripa si mbrojtje ndaj xhinëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (1)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ftm–14340423.mp3

Pyetje: “A është ligjësuar derdhja e kripës të trashë në cep të shtëpisë…”

Përgjigje: “Jo. Kjo është e keqe dhe bidat. Nuk ka asnjë dëshmi se kripa largon xhinët. Nuk ka dëshmi për këtë. Kjo është mëkat që është shpikur nga njerëzit injorantë apo qëllimkeq.”

A lejohet ta përshëndetësh myslimanin me “E shpëtimi është për atë që ndjek rrugën e drejtë”?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (3)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14423

Pytje: A lejohet ta përshëndetësh një myslimanë në këtë mënyrë:

وَالسَّلَامُ عَلَى مَنِ اتَّبَعَ الْهُدَى

” E shpëtimi është për atë që ndjek rrugën e drejtë!” 20:47

Përgjigje: Jo. Duhet thënë:

السَّلاَمُ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَةُ اللهِ وَبَرَكَاته

“Paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut qoftë me ju.”

Sa i përket kafirit i cili thirret në Islam, atij i thuhet:

وَالسَّلَامُ عَلَى مَنِ اتَّبَعَ الْهُدَى

” E shpëtimi është për atë që ndjek rrugën e drejtë!” 20:47

Kështu i thanë Musai dhe Haruni (salAllahu alejhime ue selem Faraonit:

قَدْ جِئْنَاكَ بِآيَةٍ مِّن رَّبِّكَ وَالسَّلَامُ عَلَى مَنِ اتَّبَعَ الْهُدَى

“Ne të kemi ardhur me argumente nga Zoti yt, e shpëtimi është për atë që ndjek rrugën e drejtë.” 20:47

Shejtani ua mëson Sufive dhikrin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (3)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14423

Pyetje: “Emri i Allahut Subhaneh “Allah” është emri më madhështorë. A është ligjësuar për të përsëritur emrin e Tij gjatë gjithë kohës?”

Përgjigje: “Ky është dhikër i Sufive. Ata janë të cilët thonë:

الله الله الله الله

“Allah, Allah, Allah, Allah…”

Ata këtë e konsiderojnë të jetë dhikër. Ata nuk thonë:

لا اله الا الله

“Nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut.”

أستغفر الله و أتوب إليه

“E lus Allahun për falje dhe pendohem tek Ai.”

Ata nuk shqiptojnë fjali. Ata shqitpojnë vetëm një fjalë:

الله الله الله الله

“Allah, Allah, Allah, Allah…”

Deras största säger inte ens det. De säger:

Më të mëdhenjtë e tyre nuk thonë as këtë. Ata thonë:

هو هو هو هو

“Ai, Ai, Ai, Ai…”

Kur disa prej tyre pyeten për arsyen ata thonë se ata kanë frikë të vdesin para se të shqiptojnë shahadetin të plotë. Kështu u thotë shejtani atyre.”

Rukje mbi bagëtinë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (1)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ftm–14340423.mp3

Pyetje: “A është ligjësuar që personi të bërjë rukje mbi kafshët e tij të sëmura sikurse bëhet rukje mbi një person?”

Përgjigje: “Nuk ka prova për këtë. Por kur të lutesh, të lejohet që të lutesh për veten tënde, pasurinë tënde dhe fëmijët tuaj. Bëje këtë në lutjen tënde.”

Martesa me vajzën babai i së cilës nuk falet

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (2)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fth–14340430.mp3

Pyetje: “A më lejohet që të martohem me një grua babai i së cilës është bidatçi apo nuk falet?”

Përgjigje: “Çështja qëndron në gruan. A është ajo fetare, myslimane dhe e drejtë? Martohu në këtë rast me të dhe le të bëhet Ueli për të dikush në vend të babait të saj që nuk falet.”

Studimi i fikhut tek Sufitë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (1)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ftm–14340423.mp3

Pyetje: “A është e lejuar për të mësuar fikhun nga Sufitë?”

Përgjigje: “Allahu nuk të ka kufizuar ty tek Sufitë. Dijetarët e Ehl-us-Sunnetit janë të shumtë. Studio tek dijetarët e Ehl-us-Sunnetit edhe nëse duhet që të udhëtosh tek ta. Ti nuk duhet të qëndroshë tek ta gjatë tërë vitit. Qëndro për një muaj, një gjysmë muaji.”

Personi shpreh blasfemi para se të vdes

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (2)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fth–14340430.mp3

Pyetje: “Nëse një person është i shtrirë në shtratin e vdekjes dhe shpreh blasfemi dhe vdes para se ai të shqipton shahadetin, a vdes ai si mysliman?”

Përgjigje: “Nëse ai shpreh blasfemi dhe kjo ishte fjala e tij e fundit, ai ka vdekur si blasfemues. Fundi i tij ishte kufri. Gjëja e fundit që Ebu Talibi tha ishte se ai kishte fenë e Abdul-Mutalibit – dhe mbrojtje kërkohet prej Allahut. Përjashtimi i vetëm është nëse ai thotë kështu kur është i alivanosur. Allahu e di më së miri se cila është gjendja e tij.”

Mbyllja e syve për hir të përqendrimit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (1)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ftm–14340423.mp3

Pyetje: “Unë jam imam në xhami. Kur lexojë Kuran me zë të lartë unë mbyll sytë e mi për hir të përqendrimit. Si është gjykimi për këtë?”

Përgjigje: “Nëse ka diçka para teje që të shpërqendron ty, të lejohet të mbyllësh sytë. Përndryshe ky veprim është i urryer.”

Shtypja e librave me para të zekatit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (2)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fth–14340430.mp3

Pyetje: “Unë jam i detyruar të paguajë zekatin dhe mendova ti shpenzojë paratë për të shtypur libra të Teuhidit….”

Përgjigje: “Librat nuk duhet të shtypen me para të zekatit. Zekati duhet ti jepet të varfërve dhe nevojtarëve. Librat shtypen me para bamirësie.”

A ndalohet ngrënia e mishit të gjallë?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (1)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ftm–14340423.mp3

Pyetje: “A ndalohet ngrënia e mishit të gjallë?”

Përgjigje: “Jo. Kush po e thotë këtë? Kjo nuk është e ndaluar. Nuk është e ndaluar ngrënia e mishit të gjallë për deri sa kjo nuk është e dëmshme për shëndetin.”

A janë gratë të detyruara që ta thërrasin ezanin dhe të falen me xhemat?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Fataua alal-Haua 1436-03-02

http://af.org.sa/en/node/3642

Pyetje: “A janë gratë të detyruara që ta thërrasin ezanin dhe ikametin? Dhe a janë të obliguar që të falen me xhemat në vendin e punës dhe në shkollë?”

Përgjigje: “Është në rregull që një grua imame ti´u prijë atyre në namaz. Megjithatë, ato nuk janë të detyruar që thërrasin ezanin apo ikametin. Këto janë specifike për burrat.”

Merjemen alejhes-selam

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (4)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fat_Majid_21_05_1434.mp3

Pyetje: “Është një student i cili gjithmonë thotë “‘alejhes-selam” kur ai përmend Merjemen. A është e lejuar kjo?”

Përgjigje: “Nuk ka asnjë problem. Ajo e meriton këtë.”

Falja pas imamit i cili është Maturidi

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (4)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fat_Majid_21_05_1434.mp3

Pyetje: “Imam në vendin tonë është Maturidi. A na lejohet që të falemi prapa tij?”

Përgjigje: “Nëse ai falet në mënyrë të saktë dhe nuk praktikon idhujtarinë apo bidate dhe nuk ka asnjë imam tjetër, kështu që ju lejohet të faleni pas tij. Mos e braktisni namazin me xhemat1.”

_______________________________________________

1 Namazi me xhemat është obligim vetëm për burrat

Esharitë nuk i përkasin Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (4)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fat_Majid_21_05_1434.mp3

Pyetje: “A i përkasin Esharitë Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit?”

Përgjigje: “Jo. Esharitë nuk i përkasin Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit.”

Mos i përshëndetni Rafidat me selam

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (4)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fat_Majid_21_05_1434.mp3

Pyetje: “Ne kemi kolegë të cilët janë idhujtar Rafidah. A na lejohet që ti përshëndetim ata me selam?”

Përgjigje: “Jo. Mos i përshëndetni me selam. Mos filloni me dhënien selam atyre. Nëse ata ju përshëndesin me selam atëherë ju lejohet ti´a ktheni selamin.”

Të rri me nënën apo të bëjë hixhret?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (4)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fat_Majid_21_05_1434.mp3

Pyetje: “Një grua në Britaninë e Madhe ka konvertuar në Islam. Ajo dëshiron të bëjë hixhret në një vend islamik, por ka frikë se vëllezërit dhe motrat e saj nuk do të kujdesen për nënën e saj në Britani të Madhe.”

Përgjigje: “Nëse nëna e saj ka nevojë për të dhe askush tjetër nuk kujdeset për të, i lejohet asaj që të qëndrojë me të dhe praktikojë fenë e saj. Asaj i lejohet që të qëndrojë me nënën e saj, të kujdeset për të dhe të praktikojë fenë e saj.”

Eduko dhe formoj fëmijët kur ata janë të vegjel

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–14041434.mp3

Pyetje: Djali im më shqetëson me fjalë ndonjëherë dhe ndonjëherë nuk e falë namazin. Unë nuk mund tia del dot me të. A të lutem kundër tij duke pasur parasysh se ai më thotë se “Nësë dëshiron lutu si të duash”. Çfarë na këshillonë?

Përgjigje: Vëllezër! Shumica e prindërve i neglizhojnë fëmijët e tyre. Ata nuk i edukojnë fëmijët. [ Zëri i paqartë]. Ata presin me edukimin ndaj tyre deri sa të rriten ata. Kjo është gabim. Ti duhet ti edukoshë dhe ti formosh ata që nga fillimi dhe edukoji ata në fe dhe urdhëroji ata që të kujdesen ndaj namazit.

“Urdhëroni fëmijët tuaj që ta falin namazin kur janë shtatë vjeç dhe rrahni ata për të kur ata janë dhjetë vjet dhe ndani shtretërit e tyre.”

Të presësh derisa të rriten ata bëhet vështirë. Nuk do të mundesh ta bësh këtë. Por në qoftë se i edukon fëmijët që nga fillimi dhe je me të, Allahu Azze ue Xhel i udhëzon ata. Sepse ju keni bërë atë që është e nevojshme.

Mos u lut kundër tij. Lute Allahun që ta udhëzojë atë. Allahu është afër dhe u përgjigjet lutjeve. Lute Allahun që ta udhëzojë atë në vend se të lutesh kundër tij.

Internetin apo divorcin?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani fil-Akidah (2)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/muq–14331116.mp3

Pyetje: “Gruaja ime më dha një ultimatum; ose që ta lidhi internetin në shtëpi ose ajo kërkon divorcin. Çfarë na këshillon neve?”

Përgjigje: “Nëse ajo dëshiron të ndahet dhe nuk dëshiron që të pranojë fjalët e burrit dhe t’i bindet burrit, atëherë është më mirë për të që të ndahet prej saj, në mënyrë që të kursehet prej saj. Allahu do t’i japë atij një grua që është më e mirë se ajo.”

Sa kohë duhet bërë durim me padrejtësitë e sundimtarit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14235



Pyetje: “Disa vëllezër pyesin se sa kohë duhet bërë durim me padrejtësit e sundimtarit dhe sa kohë duhet këshilluar ata në sekret?”

Përgjigje: “Derisa Allahu të sjell një shpëtim. Derisa Allahu të sjell një shpëtim.”

A janë të gjithë Sufitë kufarë?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (5)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fth–14340528.mp3

Pyetje: “Kam dëgjuar një person i cili shpjegoi “Kitab-ut-Teuhidin” duke thënë se kushdo që thotë se është Sufi ai është kafir. A është e vërtetë kjo?”

Përgjigje: “Jo. Kjo nuk është e vërtetë. Të gjithë ata që thonë se ata janë Sufi nuk janë kufarë. Ata mund të jenë bidatçi, ata mund të jenë mëkatar. Sufizmi nuk përbëhet nga një nivel i vetëm. Disa janë ekstrem ndryshe nga tjerët.”

Dënimi i sunduesve në sekret vlen në të gjitha shtetet

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14247



Pyetje: “A vlejnë fetvatë e dijetarëve se pushtetari duhet të dënohet në sekret vetëm në një shtet apo në të gjitha shetetet?”

Përgjigje: “Kjo vlen për të gjithë myslimanët kudo.”

Ai që bron doktorinën e Hauarixhëve dhe e përhap atë është Harixhij

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14274



Pyetje: “Si duhet të përqendrohemi ndaj personit i cili lavdëron Hauarixhët, i mbronë ata dhe i përshkruanë ata si të drejtë apo heshtin në lidhje me risitë dhe tekfirin e tyre?”

Përgjigje: “Ai që mbron Hauarixhët dhe përhap doktrinën e tyre ai vetë është Harixhij. Ai ka gjykimin e njëjtë si Hauarixhët. Sepse ai pëlqen mendimin e tyre dhe thërret në të. Ai është një Harixhij dhe duhet të trajtohet si Hauarixhët. Duhet paralajmëruar kundër tij.”

Dashuria natyrore për familjarët mosbesimtarë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–14340421.mp3

Pyetje: “Disa thonë se dashuria për një të afërm i cili është mosbesimtar është dashuri natyrore dhe jo fetare. A është e vërtetë kjo?”

Përgjigje: “Nuk është e vërtetë kjo. Mosbesimtarët urrehen për mosbesimin e tyre. Nuk ka rëndësi nëse ai është një i afërm apo jo:

لَا تَجِدُ قَوْمًا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ يُوَادُّونَ مَنْ حَادَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلَوْ كَانُوا آبَاءهُمْ أَوْ أَبْنَاءهُمْ أَوْ إِخْوَانَهُمْ أَوْ عَشِيرَتَهُمْ

” Nuk gjen njerëz, që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, që të ushqejnë dashuri ndaj atyre, të cilët kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e tij, edhe në qofshin ata etërit e tyre ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre.“ (El-Muxhadile, 22)

Nuk ka asnjë arsye për të ndarë dashurinë një dashuri natyrore të tillë, sepse kjo do të shkaktojë tolerime në dashurinë ndaj kufarëve.”

Falja e namazit me pantollona

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (5)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fth–14340528.mp3

Pyetje: “A i lejohet gruas të falet me pantallona?”

Përgjigje: “As gruas e as burrit nuk i lejohet të falet me pantallona që zbulojnë format. Kjo është sprovuese.”

Harroi të përmend emrin e Allahut gjatë therjes

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (5)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fth–14340528.mp3

Pyetje: “Kur therri kurban dhe harrojë të përmendi emrin e Allahut a konsiderohet kafsha të jetë e ngordhur…”

Përgjigje: “Jo, ajo nuk është e ngordhur. Ajo është e ligjshme nëse harron të përmendësh emrin e Allahut. Ajo nuk është e ngordhur. Haje atë. Ajo është lejueshme.”

Cilin besim do ta ketë Isai kur ai do të zbretë në tokë?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani fil-Akidah (5)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/qir–14340106.mp3

Pyetje: “A do ta ketë Isai alejhis-salatu ues-selam besimin e tij të vjetër kur ai zbret në tokë apo ai do ta ketë besimin e Muhamedit salAllahu alejhi ue selem?”

Përgjigje: “Besimi profetëve është një. Nuk ka dallime në mes besimit të profetëve. Besimi i tyre është Teuhid. Nuk ka dallim ndërmjet profetëve lidhur me besimin.

Ndërsa lidhur me dispozitat që kanë të bëjnë me sheriatin, Isai do të gjykojë me sheriatin e Muhamedit salAllahu alejhi ue selem. Pra ai do ti nënshtrohet Muhamedit salAllahu alejhi ue selem.”

Namazi i personit të papërqendruar

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Fataua alal-Haua 1435-12-28

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/f-28-12-1435-01_01.mp3

Pyetje: “Kur është fjala për përqendrimin në namaz, kështu që unë gjithmonë kanë mendjen diku tjetër. A është namazi im i vlefshëm dhe i pranuar?”

Përgjigje: “Namazi është i vlefshëm, por ti shpërblehesh vetëm përgjatë koncentrimit tuaj. Ti duhet të përpiqesh që të jeshë i përqendruar dhe ti shmangesh çdo gjëje që të shpërqendron. Mos hy në namaz nëse e ndien se ke nevojë të kryesh nevojën filozogjike. Mos hy në namaz nëse je pa frymë për shkak të një armiku ose ecjes. Këto janë disa nga faktorët që shkaktojnë përqendrim.”

Mos i nxerr probleme vetes tënde

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Tathir-il-I´tikad (3)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13188

Pyetje: “Unë jam një djalë i ri dhe dua të martohem me një vajzë që e dua shumë. Megjithatë, familja e saj nuk ia japin vajzat e tyre dikujt që nuk është nga familja e tyre. Unë kam vendosur që ta dërgojë vajzën tek gjyqtari në një gjykatë Sheriatike kështu që ne të mund të martohemi. A më lejohet ky veprim sipas Sheriatit?”

Përgjigje: “Nëse gjyqtari pajtohet dhe bie dakord që ti´u kurorëzoj, ai le të jetë përgjegjës për këtë. Unë të këshilloj ty që të mos e bëshë këtë. Vetëm se do të lindin ty probleme të panevojshme. Largimi i dëmeve ka përparësi para arritjes së dobive. Ka shumë gra të tjera. Martohu me dikë pa probleme. Mos u jep pas epshit tënd. Kjo mund të shpie në vrasje dhe në sherr.”

Eulijatë mund të krijojnë me lejen e Allahut

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Tet`hijrul I`tikad (3)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13188

Pyetje: “Në qoftë se ju thuhet disa njerëzve se një Ueli nuk është në gjendje të krijojë ndonjë gjë, ata thonë se Allahu është i aftë që ta lejoj atë që të krijojë…”

Përgjigje: “A do ta adhuroshë atë për shkak se Allahu është i aftë që ta lejoj atë që të krijojë? Adhuroje Allahun i Cili është i aftë. Ai që vetëm mund të krijon nëse Allahu e bën atë të aftë për të krijuar është i paaftë.”

Krishterët janë vëllezërit e tij

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (12)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fthmjd-23011435-01.mp3

Pyetje: “Disa thonë se krishterët janë vëllezërit tanë dhe se ata nuk janë kufarë …”

Përgjigje: “Po, ata janë vëllezërit e tij. Sa për ne, ne distancohemi prej tyre.”

Ska Islam pa urrejtje dhe dashuri

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (12)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fthmjd-23011435-01.mp3

Pyetje: “A ka një lidhje mes shahadetit dhe urrejtjes dhe dashurisë për hir të Allahut?”

Përgjigje: “Pa dyshim. Shahadeti kërkonë që ti duash ata që e shqiptojnë atë dhe ti urresh armiqtë e tij.”

Heshtja ndaj thirrësve të bidatit është fshehje e të vërtetës

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Përktheu: Kreshnik Ibrahimaj

Kjo gjë tregon se është DETYRË refuzimi i atij që e kundërshton sunnetin, e kundërta e asaj që thuhet nga disa njerëz të cilët thonë:

-“Lërini refuzimet, i lini njerëzit që të ketë çdo njëri mendimin e tij, të respektohet mendimi i tjetrit, liria e mendimit (në fe), liria e fjalës (në fe)…

Me këtë lloji metodologjie shkatërrohet Ummeti, kështu shkatërrohet ummeti. Selefët (brezat e parë të besimtarëve) nuk heshtën ndaj këtyre lloji njerëzve, ata (selefët) e sqaruan gjendjen e tyre (të bidatçinjve), i refuzuan ata duke e ditur rrezikshmërinë e tyre ndaj Ummetit.

Ne nuk duhet të heshtim përballë të keqes së tyre, por DUHET patjetër të sqarojmë atë çfarë ka zbritur Allahu, ose për ndryshe do të jemi prej atyre që e FSHEHIN të vërtetën, për të cilët ka thënë Allahu i Lartmadhëruar:

((إِنَّ الَّذِينَ يَكْتُمُونَ مَا أَنْزَلْنَا مِنَ الْبَيِّنَاتِ وَالْهُدَىٰ مِنْ بَعْدِ مَا بَيَّنَّاهُ لِلنَّاسِ فِي الْكِتَابِ ۙ أُولَٰئِكَ يَلْعَنُهُمُ اللَّهُ وَيَلْعَنُهُمُ اللَّاعِنُونَ))
“Me të vërtetë ata të cilët e fshehin atë që NE e zbritëm prej argumenteve dhe udhëzimit (dijes), pasi që e sqaruam atë për njerëzit në libër, të tillët i mallkon Allahu dhe i mallkojnë edhe mallkuesit (prej krijesave)“
[Sure El-Bekareh: 159]

Kjo çështje nuk është e veçantë vetëm për bidatçiun, por edhe për atë i cili hesht ndaj tij. Kush hesht ndaj bidatçiut, përfshihet nga poshtërimi dhe dënimi sepse është DETYRË sqarimi dhe qartësimi i të vërtetës për njerëzit.

Kjo DETYRË përmbushet nëpërmjet refuzimeve akademike që gjenden aktualisht nëpër libraritë e muslimanëve të cilat e shkrijnë të kotën nga rruga e drejtë dhe paralajmërojnë kundër atyre (pasuesve të bidatit).

Pra nuk duhet të qarkullojnë midis nesh këto lloji ideologjish si: “liria e mendimit” (në fe), “liria e fjalës” (në fe), apo “respektimi i tjetrit” (edhe nëse ai kundërshton të vërtetën sh.p) e të tjera si këto.

Qëllimi jonë nuk është të flasim kundër njerëzve, qëllimi jonë është e vërteta. Ne nuk kemi si qëllim që të refuzojmë apo të flasim keq për njerëzit, qëllimi jonë është sqarimi i të vërtetës. Sqarimi i të vërtetës është amanet të cilin Allahu ua ka ngarkuar dijetarëve, prandaj nuk lejohet heshtja ndaj njerëzve të tillë (pasuesve të bidatit). Por fatkeqësisht, nëse vjen dikush dhe i refuzon njerëz të tillë (pasues të bidatit), disa thonë: -“Ti je i nxituar, ti je kështu, ti je ashtu”. Gjithashtu ata thonë se:
-“Ky person nuk e meriton të refuzohet, nëse do të heshtje ndaj tij, çështja e tij nuk do të ishtë bërë e njohur”,… dhe dyshime të tjera si këto.

Megjithatë, dyshimet e tyre nuk do t’i pengojnë diijetarët që të sqarojnë për njerëzit të keqen që vjen nga THIRRËSIT e HUMBJES.

Argumenti se Xhehnemi është në qiell?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sharh Fet´h-il-Mexhid (13)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majid-30-1-1435-01.mp3

Pyetje: “Një thirrës thotë se Xhehnemi është në qiell dhe argumenti për këtë janë fjalët e Allahut:

وَفِي السَّمَاء رِزْقُكُمْ وَمَا تُوعَدُونَ فَوَرَبِّ السَّمَاء وَالْأَرْضِ إِنَّهُ لَحَقٌّ مِّثْلَ مَا أَنَّكُمْ تَنطِقُونَ

“E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet. Pasha Zotin e qiellit e të tokës, kjo është një e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë se ju flisni.” 51:22-23″

Përgjigje: “A është Xhehnemi furnizimi ynë? Në qiell, ka furnizim në formë të shiut. Ajo që ju premtohet është Xheneti.

Aeorfobia

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/9802

Pyetje: “Personi që ka aerofobi (frikë nga udhëtimi me avion) dhe nuk gjejnë rehati në fluturim dhe gjithmonë qëndrojnë larg nga fluturimi, a e kundërshton kjo teuekulin?”

Përgjigje: “Fluturimi është mubah (i lejuar), e njëjta vlen edhe për të udhëtuar me makinë, për të ecur etj. Kjo ska asgjë të bëjë me këto çështje. Kjo i përket çështjeve të lejuar.”

Udhëtimin në vende kufri për hirë të turizmit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sharh Fet´h-il-Mexhid (13)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majid-30-1-1435-01.mp3

Pyetje: “Cili është vendimi mbi udhëtimin për në një vend kufri vetëm për hir të turizmit?”

Përgjigje: “Kjo është e ndaluar. Nuk është e lejuar për të udhëtuar për hir të turizmit. Ai rrezikon të bie në mosbesim, në devijim dhe në gjëra tjera. Nuk është e lejuar për të udhëtuar në vende kufri për hir të turizmit.”

Sa kohë duhet babai ta furnizojë djalin e tij?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sharh Fet´h-il-Mexhid (13)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majid-30-1-1435-01.mp3

Pyetje: “Sa kohë e ka babai obligim që ta furnizojë djalin e tij?”

Përgjigje: “Për derisa djali nuk mund të qëndrojë në këmbët e veta financiarisht. Kur djali mund të bëjë këtë pushon furnizimi i babait.”

Mbetja shtatzënë përmes kurvërisë nuk e lejon abortin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sharh Fet´h-il-Mexhid (13)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majid-30-1-1435-01.mp3

Pyetje: “Një grua myslimane në një vend kufri ka bërë kurvëri dhe si rezultat i kësaj ka mbetur shtatzënë. A i lejohet asaj të bëjë abort? Fetusi është vetëm katër javë.”

Përgjigje: “Jo. Asaj nuk i lejohet të bëjë abort. A të mëkatonë dy herë; kurvëri dhe abort? Ajo nuk duhet të bëjë abort. Kjo është një provë me të cilën ajo duhet të bëjë durim. Ajo duhet të pendohet tek Allahu Azze ue Xhel. Nëse ajo pendohet tek Allahu, Allahu e falë atë.”

Fraza “Xhumu’ah Mubarakah”…

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (14)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul-7-2-1435_01.mp3

Pyetje: “Disa e kanë zakon që të premteve tu dërgojnë miqve të tyre sms me tekstin “Xhumu’ah Mubarakah”…

Përgjigje: “Kjo nuk ka bazë në fe. Kjo është bidat. Ai duhet ti jep fund këtij veprimi dhe të mos dërgojë apo të përhapë këtë frazë përmes mesazheve sms.”

Drejtësia sipas Mutezilivie

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (15)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul-14-2-1435-01.mp3

Pyetje: “Një prej parimeve të Mutezilive është drejtësia. Çfarë e kanë për qëllim me këtë?”

Përgjigje: “Mohimin e kaderit.”

Falja ulur namazin farz në avion apo në makinë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani (11)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/msrf–09041434.mp3

Pyetje: “A duhet që personi i cili nuk e ka ditur dhe ka falur një namaz farz në avion apo në makinë ulur ta përsërit namazin apo arsyetohet për paditurinë e tij?”

Përgjigje: “Ai nuk arsyetohet për paditurinë e tij nëse ai falet në makinë. Ai mund ta parkojë makinën të del nga makina dhe të falet. Por në aeroplan, ai nuk mund të bëjë diçka tjetër. Ai duhet të falet në aeroplan në mënyrën më të mirë të mundur:

فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ

“Andaj druajuni Allahut sa të mundeni.” 64:16

Isbali është i ndaluar në të gjitha vendet

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (16)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%2027-3-1435.mp3

Pyetje: “A vlen isbali në të gjitha vendet?”

Përgjigje: “Po, isbali vlen për të gjithë njerëzit (meshkuj fëmijë apo të rritur) në të gjitha vendet. Për deri sa ai është mysliman, nuk i lejohet ti ketë rrobat nën nyjet e këmbëve.”

Thirrësat e fitneve janë të bashkuar për të përhapur dyshime rreth Sunnetit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14241

Pyetje: “Pse shumë nga thirrësit e fitneve janë të bashkuar në përhapjen e dyshimeve në lidhje me hadithet e të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem dhe në veçanti ato në lidhje me pushtetin si hadithi:

“Dëgjo dhe bindu nëse ai do ta rrahë shpinën dhe ta merrë pasurinë.?”

Përgjigje: “Ata bien dakord sepse ata kanë të njëjtën akide (doktrinë). Prandaj ata janë të bashkuar në të.”

Cilën dorë duhet fërkuar së pari gjatë tejemumit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/8113

Pyetje: “A duhet fërkuar dorën e djathtë së pari apo dorën e majtë gjatë tejemumit?”

Përgjigje: “Është ligjësuar të fillohet me dorën e djathtë si në tejemum ashtu edhe në gjëra tjera.”

A duhet ti fryhet duarëve gjatë tejemumit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/8112

Pyetje: “Cili është vendimi për ti fryer duarëve para se të fërkohet fytyra gjatë marrjes tejemum?”

Përgjigje: “Kjo është rekomanduar. Nëse ke shumë pluhur në duar kështu që është e rekomanduar për ta pakësuar atë.”

Babai vendos formula magjike pranë shtëpis

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (3)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14423

Pyetje: “Babai im është kapur nga sihri dhe pastaj ai shkoi tek një magjistar. Magjistari i dha atij një letër me shkronja të pakuptueshme pas së cilës babai e la letrën pranë shtëpisë. A ta shkatërroj këtë letër apo vetëm ta këshilloj atë?”

Përgjigje: “Që të dy. Këshilloje atë dhe prishe letrën. Tregoj atij se letra e dëmton atë dhe familjen e tij. Tregoj atij se kjo nuk është e lejuar. Këshilloje atë së pari. Pastaj djege letrën.”

Ai që nuk mund të thërret në teuhid duhet të emigrojë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (18)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul-11-4-1435-01.mp3

Pyetje: “A është çdo mysliman i ditur i detyruar që të thërrasë në teuhid në vendin pagan?”

Përgjigje: “Po, në qoftë se ai mund ta bëjë këtë. Nëse ai nuk mund të bëjë këtë dhe ndalohet që ta bëjë këtë, ai nuk duhet të qëndrojë në atë vend pagan. Ai duhet të emigrojë në vendin monoteist. Ai nuk duhet të jetojë me ata që nuk e pranojnë thirrjen për në teuhid.”

Kamata e kohës pagane

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Fataua alal-Haua 05/06 -1436

http://af.org.sa/

Pyetje: “Çfarë do të thotë kamata e kohës?”

Përgjigje: “Në qoftë se debitori nuk mundet ta paguan borxhin në kohë, kreditori i vë një kosto shtesë kredisë dhe ia zgjatë afatin e pagesës. Kjo është kamata e kohës pagane.”

Gruaja ia ndalon vetën burrit të saj

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Fataua alal-Haua 05/06 -1436

http://af.org.sa/

Pyetje: “Burri im dhe unë u grindëm lidhur me edukimin e fëmijëve pas së cilës unë i thashë atij se ai është i ndaluar për mua.”

Përgjigje: “Këtë ndales mundet vetëm burri ta deklaroj. Që gruaja ti´a ndaloj veten burrit të saj është sikurse premtimi. Ajo duhet të bëjë kefaret. Ose ajo e liron një rob ose i ushqyen dhjetë të varfër ose i furnizon ata me rroba. Nëse ajo nuk mund ta bëjë këtë, ajo duhet të agjërojë tri ditë.”

A lejohet udhëtimi me nënën dhe me kunatin?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Fataua alal-Haua 05/06 -1436

http://af.org.sa/

Pyetje: “A më lejohet të udhëtojë me nënën time dhe me kunatin tim?”

Përgjigje: “Jo. Kunati ytë nuk është mahremi juaj. Nuk ka lidhje nëse nëna yte është me ju. Kjo nuk është e mjaftueshme për të qenë mahrem.”

Një libër që hedh refuzon ata që mohojnë syrin e keq dhe magjinë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (18)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul-11-4-1435-01.mp3

Pyetje: “Ka njerëz që mohojnë syrin e keq dhe xhindosjen. A ka ndonjë libër në lidhje me këtë?”

Përgjigje: “Libri i Ibn-ul-Kajimit “Zad-ul-Me’ad” dhe kapitulli mbi mjekësinë profetike. Në të ai e trajton syrin e keq, magjinë dhe të ngjashme.”

A lejohet të emërtuarit me emrin Khalil-ur-Rrahman dhe Khalilullah?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (19)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majid%20%207%20-%205%20-%201435.mp3

Pyetje: “A lejohet të emërtuarit me emrin Khalil-ur-Rrahman dhe Khalilullah?”

Përgjigje: “Jo. Këta emra i përkasin vetëm Ibrahimit dhe Muhamedit (salAllahu alejhima ue selem).”

Syefaqësia gjatë namazit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (19)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majid%20%207%20-%205%20-%201435.mp3

Pyetje: “A shkojnë të gjitha veprat huq nëse personi falet me syefaqësi?”

Përgjigje: “Nëse adhurimi i tij fillon me syefaqësi, namazi i tij është i pavlefshëm. Nëse ai e fillon namazin sinqerisht dhe pastaj rastis bie në syefaqësi të cilën ai e lufton dhe e refuzon gjatë namazit, kështu që kjo nuk e dëmtonë atë. Megjithatë, ai nuk shpërblehet për namazin e tij nëse syefaqësia mbetet.”

A e fal Allahu personin i cili bie përsëri në të njejtin mëkat?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (19)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majid%20%207%20-%205%20-%201435.mp3

Pyetje: “A mund Allahu ta fal një person që ka mëkatuar, u pendua për mëkatin dhe pastaj ra përsëri në të?”

Përgjigje: “Po. Allahu e falë atë nëse ai pendohet për mëkatin. Çdo herë kur ai mëkaton, ai duhet të pendohet. Ai nuk duhet të humb shpresën për mëshirën e Allahut.”

Profeti (saws)

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (1)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ftm–14340423.mp3

Pyetje: “Kur disa njerëz e shkruajnë “i Dërguari” (salAllahu alejhi ue selem) ata e shkruajnë shkronjën ص (s) pas si një shkurtim i صلى الله عليه و سلم (salAllahu alejhi ue selem). A lejohet kjo?”

Përgjigje: “Jo. Kjo nuk lejohet. Ai nuk i ka kërkuar Allahut që ta nderojë Profetin (salAllahu alejhi ue selem). ص (s) nuk është lutje që të nderohet i Dërguari. Disa shkruajnë صلعم (saws). Kështu mendonin disa injorant se i Dërguari (salAllahu alejhi ue semem) quhej صلعم (saws).“

Regjistro kohën tënde të vërtetë të punës

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Fataua alal-Haua 05/06-1436

http://af.org.sa/

Pyetje: “Unë punoj njëzet e katër orë në spital. Puna fillon në ora 07:00. Ndërsa unë fillojë punën në ora 10:00 por e regjistrojë fillimin e orait që nga ora 07:00. Cili është gjykimi për këtë?”

Përgjigje: “Kjo nuk është e lejuar. Regjistroje orën e saktë të orarit tënd të punës. Mos gënjej. Nuk lejohet të arrishë më vonë e të regjistroh ndonjë kohë tjetër. Përmbaju sistemit. Këtë e ke në ndërgjegjen tuaj. Pra, sikurse e merr pagën duhet gjithashtu të punoshë kohën e punës për të cilën ti paguhesh. Mos u regjsitro gabim kur të arrishë me vonesë. Kjo është një gënjeshtër.”

Këtë duhet ta keshë parasysh kur të kërkosh punë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (19)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majid%20%207%20-%205%20-%201435.mp3

Pyetje: “Një grua në Britani pyet nëse ajo duhet të heq nikabin e saj për shkak se puna e kërkon këtë?”

Përgjigje: “Jo. Nuk i lejohet që ta bëjë këtë. Ky nuk është rast urgjent. Ka shumë lloje të punës. Nëse një punë ta vështirëson gjendjen ty, ti puno diku tjetër ku mund të mbulohesh dhe ta praktikoshë fenë tënde. Furnizimi është në dorën e Allahut:

وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجًا وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ

“E kush u përmbahet dispozitave të Allahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare.” 65:2-3

Kirurgji plastike pas aksidentit në trafik

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (19)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majid%20%207%20-%205%20-%201435.mp3

Pyetje: “Një grua u përfshi në një aksident trafiku në të cilin hunda e saj iu shëmtua. A i lejohet asaj që të bëjë kirurgji plastike për këtë?”

Përgjigje: “Po. Asaj i lejohet që të operohet për ta larguar shëmtimin. Ky është një trajtim i lejuar.”

Çfarë duhet gruaja të mbulojë gjatë namazit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (19)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majid%20%207%20-%205%20-%201435.mp3

Pyetje: “Çfarë duhet gruaja të mbulojë në namaz nëse nuk ka burra të huaj në praninë e saj?”

Përgjigje: “Ajo duhet të mbulojë të gjithë trupin përveç fytyrës.”

A duhet personi i cili bie në idhujtarinë e fshehur gjatë namazit ta përsërit namazin?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (20)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20mjd-10-05-1435-01.mp3

Pyetje: “A duhet personi i cili bie në idhujtarinë e fshehur gjatë namazit ta përsërit namazin?”

Përgjigje: “Jo, ai nuk duhet ta bëjë këtë. Në të kundërt, ai duhet të pendohet tek Allahu. Namazi është i saktë. Megjithatë, vetëm Allahu e di shpërblimin e tij. Allahu e di më mirë qëllimin e tij.”

Braktis veprat e mira nga frika e syefaqësisë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (19)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majid%20%207%20-%205%20-%201435.mp3

Pyetje: “Cili është gjykimi për të braktisur veprat e rekomanduara nga frika e syefaqësisë?”

Përgjigje: “Kjo është nga shejtani dhe plani i tij. Bë vepra të mira dhe ki një qëllim të mirë. Ki një qëllim të mirë. Mos i braktis veprat e mira nga frika e syefaqësisë. Kjo është nga shejtani. Vepro dhe ji i sinqertë ndaj Allahut. Kush mund të ndalojë ty që të veproshë sinqerisht për Allahun Azze ue Xhel?”

Një prej tipareve më të njohura të Hauarixhëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (19)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majid%20%207%20-%205%20-%201435.mp3

Pyetje: “A kanë Hauarixhët ndonjë shenjë dalluese tjetër përveçse bërjes tekfir për mëkatet?”

Përgjigje: “Po. Rebelimi kundër pushtetarit. Një nga tiparet e tyre më të famshme është mosbindja dhe rebelimi kundër pushtetarit.”

Profeti (s)

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (19)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majid%20%207%20-%205%20-%201435.mp3

Pyetje: “A është e lejueshme për të shkruar (s) –ص – kur përmendet Profeti dhe emri i tij salAllahu alejhi ue selem?”

Përgjigje: “Jo. Kjo nuk lejohet. Ti nuk e ke nderuar të Dërguarin salAllahu alejhi ue selem në qoftë se ti vetëm shkruan (s). Ku qëndron problemi nëse ti e shkruan salAllahu alejhi ue selem? Thuaj salAllahu alejhi ue selem. Simboli (s) nuk përbën asgjë.”

A duhet personi i cili bie në idhujtari të pastrohet dhe ta shqiptojë shahadetin?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (19)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majid%20%207%20-%205%20-%201435.mp3

Pyetje: “A duhet myslimani i cili bie në idhujtari të madhe dhe pendohet të pastrohet dhe ta shqiptojë shahadetin?”

Përgjigje: “Po, ai duhet ta shqiptojë shahadetin. Ndërsa nuk është obligim që të pastrohet.”

Është obligim të inforumuarit e autoriteteve myslimane në lidhje me terroristët dhe kontrabandistët e drogës

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14258



Pyetje: “Çfarë është gjykimi për të informuar autoritetet në lidhje me njerëzit e këqinjë, si kontrabandistët e drogës dhe njerëzit që planifikojnë për të cenuar sigurinë në vendet myslimane?”

Përgjigje: “Kjo është e detyrueshme. Është e detyrueshme informimi i autoriteteve në lidhje me njerëzit qëllimkeq që përbëjnë një rrezik për myslimanët në përgjithësi dhe për shoqërinë. Ai i cili ka dije në lidhje me ta dhe e di se kush janë ata dhe ku ata janë dhe çfarë ata bëjnë është i detyruar ti njoftojë autoritetet. Kjo është nasihah (sinqeritet), kjo është nasihah për myslimanët, për udhëheqësin dhe për njerëzit e thjeshtë.”

A më lejohet të bëjë umren nëse kam borxh?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (19)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majid%20%207%20-%205%20-%201435.mp3

Pyetje: “A më lejohet mua si borxhli që të bëjë umren nëse unë bie dakord me kreditorin për ti´a paguar kredinë me keste?”

Përgjigje: “Kjo lejohet në qoftë se kreditori bie dakord me këtë.”

Gënjeshtra e armikut për Uthmanin dhe një nga arsyet prapa rebelimit kundër tij

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi:
 http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14100
Data e fetvas: 7/11-1433 ose 23/9-2012



Pyetje: “Sa e vërtetë është se një nga arsyet prapa revoltës kundër Uthmanit radijAllahu ahu ishte se ai u dha poste të ndryshme të afërmëve të tij dhe kushërinjëve?”

Përgjigje: “Kjo rrjedh nga armiqtë, kjo është një shpifje e armiqve. Dhe në qoftë se është e vërtetë dhe se ai nga Ixhtihadi i tij ia dha ndonjë post ndonjë të afërmi, atëherë kjo nuk është asnjë arsye e vlefshme për tu rebeluar kundër tij. Por kjo është siç thashë një shpifje.”

Cikli i gruas zgjatë njëzet ditë pas futjes së spirales

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (20)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20mjd-10-05-1435-01.mp3

Pyetje: “Cikli mujor i një gruaje që ishte gjashtë ditë. Pas futjes së një spirale zgjatë tani më shumë se njëzet ditësh. Cili është gjykimi mbi namazin e saj gjatë këtyre ditëve?”

Përgjigje: “Ajo vetë e ka shkaktuar këtë. Pesëmbëdhjetë ditë duhet të konsiderohen si cikël mujor. Pas kësaj ajo pastrohet dhe falet.”

Atëherë i ndalonë ata nga imoraliteti dhe abuzimi i alkoolit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (22)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fth-mjd-01061435-01.mp3

Pyetje: “Kur unë i thërras ithtarët e librit në Islam, a duhet që unë edhe ti ndalojë ata nga imoraliteti dhe abuzimi i alkoolit?”

Përgjigje: “Këtë e bën kur ata të kenë konvertuar në Islam. Për derisa ata nuk e kanë bërë këtë, mosbesimi është më i keq se sa imoraliteti dhe gjëra të tjera.”

Këtu e shqyrton divorcin tuaj

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (20)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20mjd-10-05-1435-01.mp3

Pyetje: “Unë jetoj në Evropë dhe askush këtu nuk mund ti përgjigjet pyetjes time; Unë jam divorcuar tri herë nga gruaja ime, dhe divorci i tretë ndodhi ndërsa unë isha në një gjendje shumë të zemëruar? A më lejohet që ta kthej gruan? Çfarë më këshillonë mua?”

Përgjigje: “Ejani tek Ministria e Fetvave (në Arabinë Saudite) dhe tek Myftiu, shkruaje pyetjen tuaj dhe dërzoje atë. Ajo do të përgjigjet nëse dëshiron Allahu.

A është e lejueshme që të gënjehet gruaja në çdo rast?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (22)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fth-mjd-01061435-01.mp3

Pyetje: “A është e lejueshme që të gënjehet gruaja në çdo rast?”

Përgjigje: “Është e lejueshme që ta gënjesh atë për të korrigjuar bashkëjetesën. Por në qoftë se kjo bëhet për një qëllim tjetër kështu që gënjeshtra në parim është e ndaluar pa marrë në konsiderat gruan apo diçka tjetër.”

A lejohet ti ipet zekati nënës nga gjiri nëse ajo ka nevojë?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (21)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fth-mjd-17051435.mp3

Pyetje: “A lejohet ti ipet zekati nënës nga gjiri nëse ajo ka nevojë?”

Përgjigje: “Po, nëse ajo është e varfër. Jepi lëmoshë asaj. Këtu ajo nuk ka të njëjtin gjykim sikurse nëna biologjike. Jepi asaj. Nuk ka rëndësi se ajo është nënë yte nga gjiri përderi sa ajo është në nevojë.”

A janë Murxhiah el-Fukaha Ehlus-Sunneh?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (22)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fth-mjd-01061435-01.mp3

Pyetje: “Çfarë do të thotë Murxhiah el-Fukaha? A janë ata Ehlus-Sunneh?”

Përgjigje: “Po, ata janë nga Ehl-us-Sunneti, por ata posedojnë Irxha. Ata zotërojnë llojin më të lehtë të Irxhas.”

Çfarë pa Profeti në takimin e tij me profetët gjatë Miraxhit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (20)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20mjd-10-05-1435-01.mp3

Pyetje: “Si refuzohen dyshimet e adhuresve të varreve se profetët nuk kanë vdekur? Ata argumentojnë me Miraxhin ku Profeti salAllahu alejhi ue selem foli me Musain salAllahu alejhi ue selem dhe profetët e tjerë salAllahu alejhim ue selem.”

Përgjigje: “A nuk e ke lexuar se si Allahu Te ala thotë:

إِنَّكَ مَيِّتٌ وَإِنَّهُم مَّيِّتُونَ

“Ti do të jesh i vdekur, e edhe ata do të jenë të vdekur.” 1

كُلُّ نَفْسٍ ذَآئِقَةُ الْمَوْتِ

“Secili njeri do të shijojë vdekjen.” 2

كُلُّ شَيْءٍ هَالِكٌ إِلَّا وَجْهَهُ

“Çdo send do të zhduket përveç Tij.” 3

Ata ishin shpirtrat e profetëve që u panë. Nuk ishte se ata ishin ngritur nga vdekja dhe kan ardhur sikurse në këtë jetë. Kjo është një mrekulli për të Dërguarin salAllahu alejhi ue selem.

_____________________________________

1 39:30

2 3:185

3 28:88

Shirku i vogël është mëkati më i madhë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (23)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/tahid-25-07-1435-01.mp3

Pyetje: “Në disa botime të librit “Fet´hul-Mexhid”, thuhet se shirku i vogël është mëkati më i madh …

Përgjigje: “Kjo është e saktë. Kjo nuk thuhet vetëm në “Fet´h-ul-Mexhid”. Shirku është mëkati më i madhë edhe nëse është shirk i vogël.

Pyetje: … dhe në një tjetër botim thuhet se shirku i vogël është më i madh se mëkatet e mëdha. A ka ndonjë dallim në mes të këtyre dy frazave?”

Përgjigje: “Jo, nuk ka.”

Statujat duhet të shkatërrohen e jo të vendosen në muze

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (20)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20mjd-10-05-1435-01.mp3

Pyetje: “Cili është gjykimi për të vizituar statujat në disa vende islame?”

Përgjigje: “Nuk është e lejuar për të shkuar tek statujat. Nuk është e lejuar për të udhëtuar tek to ose të shkohet tek to. Njeriu mund të sprovohet prej tyre. Ajo duhet të qëndrojnë larg prej tyre dhe ti urrejë ato. Si shkon ajo tek diçka që ajo urren dhe mohon?

Statujat duhet të shkatërrohen. Nuk lejohet që ato të mbeten. Kur Profeti salAllahu alejhi ue selem hyri në Mekë ai shkatërroi statujat. Ai dërgoi njerëz jashtë Mekës për të shkatërruar statujat el-Lat, el-Uzza dhe Menat. I Dërguari salAllahu alejhi ue selem i theu ato. Nuk lejohet që ato të mbeten, sepse ato janë mbetje. Kjo nuk është e lejuar.”

A i lejohet kafirit të hyjë në xhami për ta mësuar arabishtën?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (23)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/tahid-25-07-1435-01.mp3

Pyetje: “Në Francë, ne e mësojmë gjuhën arabe në xhami. A i lejohet një personi kafir të hyjnë në xhami për të mësuar gjuhën arabe?”

Përgjigje: “Kjo është në rregull. Kafirit i lejohet të hyjë në xhami. Të krishterët vizituan të Dërguarin salAllahu alejhi ue selem në xhami kur ishte e nevojshme. Ai salAllahu alejhi ue selem e lidhi Thumamah bin Athalin në xhami para se ai të konvertohej në Islam. Kafirit i lejohet të hyjë në xhami kur është e nevojshme.”

Fraza “Ata u takuan rastësisht”

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (21)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fth-mjd-17051435.mp3

Pyetje: “A është e ndaluar të thuhet se e takova një person rastësisht?”

Përgjigje: “Ti e ke për qëllim se e ke takuar atë pa pasur një takim me të. Ti nuk e ke për qëllim se kjo nuk ishte e paracaktuar. Ai që e thotë kështu dhe e mohon kaderin i përket Mutezilive. Megjithatë, është në rregull për të thënë kështu në qoftë se e ke për qëllim një takim të paplanifikuar.”

Vetëstudimi është shkak i tekfirit dhe vrasjes së myslimanëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Adab Talib-il-Ilm

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/adaab-11-08-1435-01.mp3

Data e fetvas: 11/8-1435 ose 9/6-2015

Të thuash se ke libra të cilat i lexon, kaseta të cilat i ndëgjon dhe miqë me të cilët bashkëpunon në lidhje me të kuptuarit e librave është një rrugë e gabuar. Kjo të çon në injorancë dhe dëm.

Sa shumë njerëz nuk janë shfaqur dhe theksuan dijen pa studiuar me dijetarët dhe pa studiuar në faza! Ata kan lexuar pa dizgjin. Për këtë arsye ata filluan të bëjnë tekfir mbi njerëzit, të vrasin myslimanët dhe të sabotojnë. Sepse ata i kanë keqkuptuar gjërat. Hauarixhët që jetuan në kohën e sahabëve dhe për të cilët Profeti salallahu alejhi ue selem tha:

“Ata vrasin besimtarët dhe i lënë të qetë idhujtarët.”

devijuan për shkak se ata u larguan nga dijetarët dhe bënë tekfirit mbi ta në kohën e sahabëve. Ata mësuan nga njëri-tjetri. Për këtë arsye, ata u shmangen dhe devijuan nga rruga e bazuar në dije.

Kushtet për të qëndruar në vendin e kufrit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (23)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/tahid-25-07-1435-01.mp3

Pyetje: “Cilat janë kushtet për të qëndruar në vend kufri?”

Përgjigje: “Qëndrimi duhet të jetë i domosdoshëm dhe feja duhet të praktikohet. Personi duhet të qëndrojnë aty vetëm për aq kohë sa është e nevojshme me kusht që ai gjithashtu ta praktikojë fenë.”

Sundimtari zbaton Sheriatin gradualisht

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (24)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathulmajid%207%20-%2011-%201435.mp3

Pyetje: “A mundet të krahasohet me Negusin sundimtari i cili nuk është në gjendje të ndryshojë tërë ligjin e themeluar nga njerëzit përmenjëherë?”

Përgjigje: “Po. Ai është si sundimtari që beson në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, por i cili nuk është në gjendje që të zbatojë ligjin e Allahut sepse qytetarët e vet kufarë mendojnë ndryshe. Ai duhet të zbatojë atë që ka mundësi:

فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ

“Andaj, sa të keni mundësi ruajuni prej dënimit të Allahut.” 1

لاَ يُكَلِّفُ اللّهُ نَفْسًا إِلاَّ وُسْعَهَا

“Allahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij.” 2″

__________________________

1 64:16

2 2:286

A mund ta këshilloshë pushtetarin?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (23)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/tahid-25-07-1435-01.mp3

Pyetje: “A mund ta këshilloshë pushtetarin i cili mbledh dijetarët dhe fotografohet me ta dhe pastaj i përhapë ato fotografi në internet?”

Përgjigje: “Ky është një demonstrim. Kjo nuk është e lejuar. Është një demonstrim. Kjo nuk është këshillë. Këshilla duhet të bëhet në sekret. Hadithi thotë se duhet ta kapësh për dore atë dhe ta këshilloshë atë në sekret.”

Ithtarët e librit të cilët nuk e besojnë Profetin Muhamed

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (24)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathulmajid%207%20-%2011-%201435.mp3

Pyetje: “A mund të themi se sot ka njerëz nga ithtarët e librit, të cilët janë besimtarë, sikurse Negusi (rahimehullah)?”

Përgjigje: “Allahu e di më së miri. Unë nuk e di.

Por ai që nuk beson në të dërguarin Muhamed salAllahu alejhi ue selem është kafir edhe pse ai beson në Allahun dhe pason të dërguarit e mëparshëm. Ai është kafir nëse ai nuk beson në të Dërguarin Muhamed salAllahu alejhi ue selem.”

A është të bërit sexhde një statuje paqartësi?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (24)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathulmajid%207%20-%2011-%201435.mp3

Pyetje: “A është të bërit sexhde një statuje paqartësi?”

Përgjigje: “Ne shkojmë pas asaj që shohim; ai që i bën sexhde një statuje është idhujtar dhe duhet të trajtohen si i tillë. Ne nuk pyesim se cili është qëllimi i tij. Nga vjen kjo? Ne themi se ai që i bën sexhde dikujt tjetër përveç Allahut është idhujtar, dhe e trajtojmë atë si të tillë.”

Nuk ka të mira në revolucionet kundër diktatorit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14252



Pyetje: “Ka nga ata që thonë se revolucionet janë një çlirim nga skllavëria e një diktatori. Si refuzohet kjo?”

Përgjigje: “Nuk ka asnjë të mirë në revolucione, edhe në qoftë se pushtetari është një diktator. Nuk ka asnjë të mirë në një revolucion kundër tij. Kjo vetëm se do të sjell dëm edhe më të madh, ku njerëzit do të vriten, anarkia do të mbizotërojë, siguria do të humbet, siç thashë ska asnjë të mirë në revolucione.”

Falja e namazit me fustan të shkurtër

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Makanat-ul-Mar’ah fil-Islam, faqe. 615

Mexhmu´atu Rasa’il Da´uijjeah ue Menhexhijjeh

Pyetje: A është e lejueshme për një grua që të fal namazin e tervavive e veshur me një fustan të shkurtër që tregon një pjesë të kërcirit të saj apo duart?

Përgjigje: Namazi i gruas është i pavlefshëm nëse ajo nuk falet në një fustan që mbulon tërë trupin me përjashtim të fytyrës, nëse ajo nuk është në prezencën e meshkujve të huaj. Nuk ka lidhje nëse falë namazin e teravive apo ndonjë namaz tjetër. Gjithashtu nuk ka lidhje nëse ajo falet vetëm, me gratë të tjera ose me burrat Maharim. Në këtë rast i leojohet të zbulojë fytyrën e saj. Nëse ajo do të jetë në praninë e meshkujve të huaj ajo duhet të mbulojë fytyrën e saj.

Gruaja e cila fal namazin në një fustan të shkurtër që tregon një pjesë nga kërciri i saj, namazi i saj nuk është i vlefshëm. Ajo duhet të falet në rroba të gjera që mbulojnë tërë trupin e saj.

I ka ikur ikindia dhe zgjohet pak pa skaduar koha e akshamit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (20)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20mjd-10-05-1435-01.mp3

Pyetje: “Nëse unë ngrihem vonë për namazin e ikindisë dhe zgjohem pak para skadimit të kohës së namazit të akshamit, cilin namaz duhet ta fali së pari? Akshamin apo ikindinë?”

Përgjigje: “Fillo me namazin e ikindisë, fillo me namazin e humbur. Fale atë së pari. Pastaj fale namazin koha e të cilit ende nuk ka skaduar.”

Kundërshtimi i dijetarëve është karakteristik tipike e Hauarixhëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani (12)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/msrf–16041434.mp3

Pyetje: “A konsiderohet mosbindja ndaj dijetarëve Rabanijjun të jetë karakteristikë tipike e Hauarixhëve duke pasur parasysh se edhe dijetarët janë pushtetarë?”

Përgjigje: “Po, kjo është karakteristikë tipike e Hauarixhëve, kundërstimet e tyre në atë që është e saktë dhe duke refuzuar deklaratat e tyre të sakta. Hauarixhët u rebeluan kundër sahabëve dhe dijetarëve të tyre.”

Ebu Musa el-Eshari ska të bëjë asgjë me Esharitë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (24)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathulmajid%207%20-%2011-%201435.mp3

Pyetje: “A buron akidja e Esharive nga të kuptuarit e sahabiut Ebu Musa el-Eshari radijAllahu anhu?”

Përgjigje: “Jo. Ebu Musa el-Eshari ishte një sahabi fisnik. Ai ska të bëjë asgjë me akiden e Esharive. Ata e asocijojnë veten me të sepse Ebul-Hasan el-Eshari e ka prejardhjen nga pasardhësit e tij. Fisi Eshaira përndryshe janë është një fis jemenas.”

Gabimi i disa Imamëve në lidhje me Cilësit e Allahut

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Pyetje: “Cili është qëndrimi ynë ndaj disa Imamëve (të Ehli-Sunnetit) të cilët kanë gabime në disa tema në lidhje me Cilësit (e Allahut)?”

Përgjigje: “Ju duhet ta merrni të vërtetën dhe të saktën, dhe ta lini atë ku disa Imamë gabojnë. Ju i lini gabimet dhe e merrni të saktën.”

Hauarixhët e sotëm dhe libri i Imam Abdul-Vehabit “ed-Durar es-Sanijjeh”

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (24)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathulmajid%207%20-%2011-%201435.mp3

Pyetje: “Cila është lidhja e Hauarixhëve të sotëm me librin “ed-Durar es-Sanijjeh” të Shejkh Abdul-Vehabit?”

Përgjigje: “Libri “ed-Durar es-Sanijjeh” është shkruar në përputhje me metodologjinë e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit lidhur me thirrjen për në fenë e Allahut dhe sqarimin e Teuhidit dhe idhujtarisë. Hauarixhët nuk kanë të bëjnë asgjë me të. Hauarixhët janë të izoluar nga dija e vërtetë dhe nga dijetarët dhe librat e tyre të sakta. Ata janë të izoluar nga këto. Ata qëndrojnë larg tyre. Ata janë të kënaqur me të kuptuarit e tyre dhe të kuptuarit udhëheqësve të tyre. Ata nuk e kanë metodologjinë që gjendet në librin “ed-Durar es-Sanijjeh”. Kjo është një gënjeshtër.

“ed-Durar es-Sanijjeh” nuk urdhëron kryengritje.

“ed-Durar es-Sanijjeh” nuk urdhëron izolim nga dijetarët.

“ed-Durar es-Sanijjeh” nuk urdhëron që ti bashkangjitesh Hauarixhëve.

Ai nuk i urdhëron këto. Ai urdhëron të kundërtën.”

Pedagogjia perëndimore për fëmijët myslimanë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Tathir-il-I´tikad (10)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/et–1432-04-17.mp3

Pyetje: “Çfarë mendoni për pedagogjinë perëndimore dhe se ajo duhet të jetë një lëndë që të gjithë duhet ta dinë?”

Përgjigje: “Kjo nuk është e lejuar. Nuk është e lejuar që t’ua mësojmë fëmijëve tanë pedagogjinë perëndimore. Kjo është e ndaluar. Ky është një mashtrim i fëmijëve. Kjo ia ndryshon natyrshmërinë e tyre. Kjo nuk është e lejuar edhe pse sekularistët e duan këtë dhe duan ta shkelin pedagogjinë Islame. Ajo duhet vetëm të injorohet. Ne kërkojmë që pedagogjia të jetë islame dhe paralajmërojmë për pedagogjinë perëndimore.”

Gjykimi për ta festuar 1 majin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nadhid (18)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/dr–14330610.mp3

Pyetje: “Sot sipas kalendarit gregorian është 1 maji. Ajo quhet “Dita e punëtorëve”. Shkolla ka bërë një program për punonjësit e saj që ata të kenë një parti në mënyrë që studentët të luajnë kundër tyre dhe tu japin atyre dhurata. Çfarë thoni për këtë?”

Përgjigje: “Kjo nuk është e lejuar. Ju jeni të obliguar ta lajmëroni shkollën për këtë veprim. Ju jeni të detyruar të informoni autoritetet në lidhje me këtë.”

Gruaja refuzon të shkojë me burrin e saj për vizitë në Francë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (26)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul%20%20-%204%20-%201%20-%201436.mp3

Pyetje: “Burri im dëshiron që të vizitojë familjen e tij në Francë gjatë pushimeve. Unë nuk dua të shkoj me të për shkak të sprovave atje. A më lejohet të qëndrojnë në këtë vend dhe të refuzojë për të shkuar me të?”

Përgjigjja: “Po. Nëse ke frikë për fenë ose nderin tënd, të lejohet të qëndroshë në këtë vend në mesin e myslimanëve. Ti shpërblehesh për këtë – nëse dëshiron Allahu.”

Akidja e shejtanit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Ighathat-ul-Lahfan (22)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/15104

Allahu Te ala ka thënë:

فَأَكَلَا مِنْهَا فَبَدَتْ لَهُمَا سَوْآتُهُمَا وَطَفِقَا يَخْصِفَانِ عَلَيْهِمَا مِن وَرَقِ الْجَنَّةِ وَعَصَى آدَمُ رَبَّهُ فَغَوَى

“Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshën, e ia nisën ta mbulojnë veten e tyre me gjethe që i mblidhnin nëpër Xhenet, dhe kështu Ademi theu urdhrin e Zotit të vet dhe gaboi.” 1

Arsyeja pse Ademi alejhi-selam mori rrugën e ndaluar ishte se Ai e kundërshtoi Zotin e tij. Ndërsa, bindja është shkaku i udhëzimit:

ثُمَّ اجْتَبَاهُ رَبُّهُ فَتَابَ عَلَيْهِ وَهَدَى

“Mandej Zoti i vet e bëri atë të zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë (të vendosur).” 2

Të dy qenë të pabindur; Iblisi dhe Ademi alejhi-selam. Iblisi refuzoi të pendohet:

أَبَى وَاسْتَكْبَرَ وَكَانَ مِنَ الْكَافِرِينَ

“…por refuzoi, e rriti mendjen dhe u bë nga pabesimtarët..” 3

Ai ia përshkroi këtë veprim Allahut dhe tha:

رَبِّ بِمَآ أَغْوَيْتَنِي

“(Iblisi) tha: “Zoti im, meqë më shpive të gabojë..” 4

Ai nuk tha se ai vetë kishte bërë një gabim por e fajësoi Allahun. Ai është Xhebri. Ky është besimi i Xhebrive:

رَبِّ بِمَآ أَغْوَيْتَنِي

“(Iblisi) tha: “Zoti im, meqë më ke shpie në humbje…”

Pra ai nuk ia përshkroi gabimin vetes së tij.

Ndërsa Ademi alejhi-selam, ai e pranoi gabimin dhe tha:

قَالاَ رَبَّنَا ظَلَمْنَا أَنفُسَنَا وَإِن لَّمْ تَغْفِرْ لَنَا وَتَرْحَمْنَا لَنَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ

Ata thanë: “O Zoti ynë! Na vetes i kemi bërë dëm; e nëse Ti nuk na falë dhe dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!” 5

Pasi që ai u pendua, Allahu e fali atë. Kur Iblisi refuzoi të pendohet dhe në vend të saj argumentoi me kaderin, Allahu e mallkoi atë dhe e largoi atë nga mëshira e Tij. Ky është diferenca midis atij që pendohet dhe atij që nuk pendohet.

__________________________________________

1 20:121

2 20:122

3 2:34

4 15:39

5 7:23

Gjykimi mbi frazën “Unë mbështetem në Allahun dhe pastaj në ty”

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (18)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul-11-4-1435-01.mp3

Pyetje: “A është shirk në fjalë thënia “Unë mbështetem në Allahun dhe pastaj në ty?”

Përgjigje: “Po. Mos thuaj “Unë mbështetem në Allahun dhe pastaj në ty”. Thuaj se ti i mbështetesh (توكلت) vetëm Allahutm kurse për filanin thuaj të kamë autorizuar (وكلت) e mos thuaj jam mbështetur tek ti. Thuaj se ti japë atij autorizim. Kur autorizuesi e autorizon pranuesin e autorizimit ai mbështetet në Allahun Azze ue Xhel. Ai nuk mbështetet në personin të cilin e ka autorizuar. Personin të cilin e ka autorizuar ai është vetëm një mjet. Nuk duhet mbështetur në shkaqe.”

Burrave dhe djemve nuk ju lejohet të bartin byzylyk

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (27)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul%20maji%20d%20-%2011%20-%201%20-%201436.mp3

Pyetje: “Disa të rinj bartin byzylyk dore për hir të bukurisë…”

Përgjigje: “Nuk është e lejuar për djemtë dhe burrat të bartin byzylyk. Ky është një përngjasim me gratë.”

Një Tekfiri apo Rafidi për burrë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (26)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul%20%20-%204%20-%201%20-%201436.mp3

Pyetje: “Një grua nga Ehlus-Sunneti është e martuar me një burrë që nuk e do Sunnetin, ai i urren Ehllus-Sunnetin dhe gjithmonë thotë se ata që e mbytën Uthman bin Afanin radijAllahu anhu vepruan saktë1. Çfarë e këshilloni këtë grua?”

Përgjigje: “Ai është prej Hauarixhëve dhe ndoshta edhe nga Shiitët. Ai është ose një Harixhi ose Shi’i. Ajo është e detyruar të kërkojë divorcin në qoftë se ai nuk pendohet tek Allahu Azze ue Xhel.

Dallimi mes Mutezilive, Esharive dhe Maturidive

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/jahlyh_08.mp3

Pyetje: “Cili është dallimi mes Mutezilive, Esharive dhe Maturidive?”

Përgjigje: “Muetzilitë thojnë se ata konfirmojnë emrat e Allahut dhe i mohojnë cilësitë e Allahut. Ndërsa ata i konfirmojnë vetëm emrat. Ata mendojnë se këta emra nuk kanë domethënie. Ata mohojnë cilësitë e Allahut Azze ue Xhel.

Esharitë i konfirmojnë emrat dhe disa cilësi të Allahut dhe i mohojnë cilësitë e tjera. Gjendja e tyre është më e mirë se e Mutezilive. Sepse ata i konfirmojnë disa cilësi dhe i mohojnë të tjerat.

Maturiditë janë sikurse Esharitë. Ska asnjë dallim mes tyre përveçse Esharitë asocijohen me Ebul-Hasan el-Eshariun dhe Maturiditë me Ebu Mensur el-Maturidin. Ndërsa besimi i tyre është i njejtë.

Adhuruesi i varreve e shqipton shahadetin para vdekjes

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (26)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul%20%20-%204%20-%201%20-%201436.mp3

Pyetje: “Unë e njohë një adhurues të varreve fanatik i cili e shqiptoi shahadetin para se të vdiste. Pastaj ai nuk bëri asgjë që ia anullon shahadetin e tij. A themi se ai vdiq si mysliman?”

Përgjigje: “Po, nëse ai e tha shahadetin i penduar. Shahadeti nuk i bën atij dobi nëse ai tha kështu dhe qëndroi në gjendjen e mëparshme.”

A është e vërtetë se lejohet pirja e ujit gjatë namazit vullnetar?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (27)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul%20maji%20d%20-%2011%20-%201%20-%201436.mp3

Pyetje: “A është e vërtetë se lejohet pirja e ujit gjatë namazit vullnetar?”

Përgjigje: “Është transmetuar nga Ibn-Zubejri radijAllahu anhu në lidhje me namazin e natës. Ai e zgjati namazin e natës prandaj ai kishte nevojë të pij ujë gjatë namazit. Kjo është transmetuar në lidhje me namazin vullnetar dhe jo atë të detyrueshëm.”

Dhënia lëmoshë për ti ikur fatkeqësive

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (27)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul%20maji%20d%20-%2011%20-%201%20-%201436.mp3

Pyetje: “Disa njerëz japin lëmoshë për t’i shpëtuar fatkeqësive. A është kjo e ligjësuar?”

Përgjigjja: “Po. Profeti salAllahu alejhi ue selem: ka thënë:

“Trajtoni të sëmurët tuaj me lëmoshë.” 1

_____________________________________

1 Imam Albani ka thënë: “Disa transmetime janë dakord lidhur me frazën “Kuroni të sëmurët tuaj”, dhe për këtë arsye unë mendoj se hadithi është hasen, i mirë. (Sahih-ut-Targhib uet-Terhib (744)).

Turizmi në vendet islamike të karakterizuara nga mëkatet

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (27)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul%20maji%20d%20-%2011%20-%201%20-%201436.mp3

Pyetje: “Cili është gjykimi për turizmin në vendet islamike të karakterizuara nga mëkatet e dukshme?”

Përgjigje: “Nuk lejohet turizmi në vendet që nuk janë fetare, dhe përbëhen nga mëkatet e dukshme. Nuk është e lejuar që të bëshë turizëm atje.”

Aborti para se fetusi ti mbushë 40 ditë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (27)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul%20maji%20d%20-%2011%20-%201%20-%201436.mp3

Pyetje: “A lejohet aborti nëse fetusi nuk i ka mbushur dyzet ditë?”

Përgjigje: “Nuk lejohet të bëhet abort. Pse të bëhet abort? Nuk është e lejuar që të bëhet abort shtatëzania. Përjashtimi i vetëm është nëse mjekët e kostatojnë se fetusi e ekspozon nënën në rrezik. Në këtë rast aborti është i lejuar.”

A janë këto tre fetë më të mira?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Tathir-il-I´tikad (9)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/et–1432-04-10.mp3

Pyetje: “A është e vërtetë se Judaizmi, Krishterimi dhe Islami janë tre religjionet më të mira?”

Përgjigje: “A janë ato fetë më të mira për momentin? Pasi që Islami ka ardhur? Kjo thënie është e kotë dhe kufër. Pas Islamit nuk vlen asnjë fe tjetër:

وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ الإِسْلاَمِ دِينًا فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ

“E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit.” 3:85

Kjo është një gjë.

Një tjetër gjë është se Teurati dhe Ungjilli janë shtrembëruar. Në Ungjill thuhet mes tjerash se Allahu është Trinitet, Mesiu është biri i Allahut, dhe se Allahu është Mesiu. A është ky Ungjilli? Jo. Ai është shtrembëruar. Dhe ajo që nuk është shtrembëruar është abroguar nga Kurani. Kur i Dërguari salAllahu alejhi ue selem u dërgua pushuan të gjitha fetë e tjera. Prandaj, Islami është feja e vetme me të cilin ka ardhur ky i Dërguar salAllahu alejhi ue selem. Ai që e braktis atë është kafir. Nuk ka Judaizëm apo Krishterim pas shfaqjes së Islamit.”

Pastrimi i kufomës i cili është infektuar nga ebola

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (27)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul%20maji%20d%20-%2011%20-%201%20-%201436.mp3

Pyetje: “Disa njerëz vdesin nga sëmundjet mers1 dhe ebola. Shumë pyesin veten lidhur gjykimin për ta pastruar kufomën i cili vdiq nga këto sëmundje sepse ata frikësohen që të infektohen. Cili është gjykimi për të mos e bërë këtë …

Përgjigje: “Nëse mjekët e kostatojnë se sëmundjet janë ngjitëse bëhet tejemum mbi kufomën pa kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën e kufomës. Dhe në qoftë se sëmundja përhapet kur dikush i afrohet kufomës kufoma duhet të futet në një arkivol dhe të varroset pasi ti jetë falur namazi i xhenazes.”

______________________________________

1 Shih http://en.wikipedia.org/wiki/Middle_East_respiratory_syndrome

Ky është Selefizmi

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/mf04-01-1435.mp3

Profeti salAllahu alejhi ue selem na ka treguar se do të ketë shumë kundërshtime në këtë umet kur ai salAllahu alejhi ue selem tha:

“Jehudët janë ndarë në shtatëdhjetë e një grupe. Të krishterët janë ndarë në shtatëdhjetë e dy grupe. Umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjithë ata do të jenë në Zjarr përveç njërës. “Ata thanë: “Cila është ajo o i dërguari i Allahut? Ai u përgjigj: “Ata të cilët qëndrojnë në atë në të cilën jam unë dhe shokët e mi sot.”

Kjo është metodologjia Selefite: Rruga e të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem dhe rruga e sahabëve të tij dhe ata që i pasojnë ata me të drejtë. Ekziston nevojë shumë e madhe për të mësuar metodologjinë e Selefëve për tu përqendruar në të. Sepse kjo është rruga e shpëtimit:

“Të gjithë ata do të jenë në Zjarr përveç njërës.”

Këta janë grupi i shpëtuar, el -Firkah en-Nexhjeh, dhe ata janë Ehl-us-Sunne uel- Xhema´ah. Të gjithë përveç njërës. Kur njerëzit përçahen dhe shtohen drejtimet, grupet dhe sektet, atëherë ky grup pason metodologjinë e Selefëve. Ata kapen për të dhe durojnë me të derisa ta takojnë Zotin e tyre Subhanehu ue Te ala.

A i lejohet atij që nuk e di gjuhën arabe ti lutet Allahut në namaz në gjuhën e tij?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (28)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul%20majid%20-%2018%20-%201%20-%201436.mp3

Pyetje: “A i lejohet personit të huaj që nuk e di gjuhën arabe ti lutet Allahut në namaz në gjuhën e tij?”

Përgjigjja: “Po. Ai që nuk e dinë gjuhën arabe i lejohet të lutet në gjuhën e tij. Ndërsa lidhur me Kuranin, ai nuk mund të lexohet në ndonjë gjuhë tjetër. Ai duhet ta mësojë Kuranin dhe ta lexojë atë edhe pse nuk e kupton atë.”

A i lejohet personit që di arabisht të bëjë rukje në gjuhë të tjera?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (28)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul%20majid%20-%2018%20-%201%20-%201436.mp3

Pyetje: “A më lejohet të bëjë rukje në një gjuhë tjetër përveç gjuhës arabe në qoftë se unë e di se rukja nuk përbëhet nga idhujtaria?”

Përgjigjja: “Jo. Ai që e di gjuhën arabe i lejohet të bëjë rukje vetëm në gjuhën arabe.”

A lejohet që kafiri ti bëjë rukje myslimanit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (28)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul%20majid%20-%2018%20-%201%20-%201436.mp3

Pyetje: “Është e njohur gjerësisht se kafirit i lejohet që ti bëjë rukje një myslimanit, por a i lejohet …

Përgjigje: “Kush e thotë këtë? Një kafir nuk mund të bëjë rukje sipas Sheriatit, e as nuk besonë në të. Personi që bën rukje duhet të ketë një besim të shëndoshë dhe ta adhurojë vetëm Allahun.”

Ai që uron terroristët është terrorist

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/15549

Pyetje: “Disa të rinj mund të bien pre e parrullave të zbukuruara të këtyre grupeve të devijuara. Ata gjithashtu mund të nxitohen në bashkimin e këtyre grupeve dhe të bëjnë kryengritje kundër pushtetarëve dhe ushqejnë mllefë kundër tyre. Çfarë thoni për këtë?”

Përgjigje: “Profeti salAllahu alejhi ue selem dhe imamët kanë paralajmëruar ata që kanë këto cilësi. Ata që e pranojnë këshillën duhet të këshillohen. Ata që refuzojnë këshillën pushtetari duhet të mirret me ta, ti kursej myslimanët nga sherri i tyre dhe të merr masa të ashpra ndaj tyre, dhe atyre që janë të tillë. Feja duhet të mbrohet. Vendet myslimane duhet të mbrohen. Të gjithë myslimanët janë policë. Të gjithë janë përgjegjës për mbrojtjen e fesë dhe për vendet myslimane dhe për shenjtërinë e tyre. Nuk është e lejuar për të heshtur rreth këtyre njerëzve apo të urohen dhe të lavdërohen. Kjo është ose një injorancë ose një pjesëmarrje me ta. Ai që i uron ata, që i lavdëron ata ose i justifikon veprimet e tyre ka të njëjtin gjykim si ata.”

A është gabim hedhja e kockave në mbeturina?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (29)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul%20majid%20%20-%2025%20-%201%20-%201436.mp3

Pyetje: “A është gabim që të hedhen kockat në mbeturina duke pasur parasysh se ato janë ushim i vëllezërve tanë prej xhinëve?”

Përgjigje: “Jo, kjo nuk është gabim. Por sigurohu që të mos fshihesh me to pas nevojës fiziologjike, ose që ti ndotësh ato.”

A duhet fëmija të urdhërohet që të falë gjitha namazet farz në xhami?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (23)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/tahid-25-07-1435-01.mp3

Pyetje: “A duhet që fëmiju në moshën shtatë deri në dhjetë vjet, të urdhërohet të falë çdo namaz të detyrueshëm në xhami?”

Përgjigje: “Nëse fëmiju mund ta bëjë këtë, atëherë ai duhet të mësohet me namazin në xhami. Nëse nuk ka ndonjë rrezik dhe ai vjen dhe shkon me kujdestarin e tij, kjo është më e mirë.”

Gruaja vie së pari

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (29)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul%20majid%20%20-%2025%20-%201%20-%201436.mp3

Pyetje: “Një burrë ka një grua, fëmijë dhe prindërit. Kush ka më së shumti të drejtë që ta furnizojë?”

Përgjigje: “Së pari, gruaja, pastaj fëmijët dhe pastaj prindërit.

Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Fillon me veten tënde dhe pastaj me ata që duhet ti furnizoshë.”

Të rinjtë iu bashkangjiten Hauarixhëve? Ky është kurimi!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/15550



Pyetje: “Të rinjtë me entuziazëm dhe pasion të zjarrtë janë objektivi i parë i sekteve devijuese dhe ekstreme. Çfarë i këshilloni të rinjtë që të kenë kujdes nga këto sekte Tekfirisite dhe qëllim këqinjë?”

Përgjigje: “I këshilloj të rinjtë që të kërkojnë dituri Sheriatike tek dijetarët në mënyrë që ata të mësojnë metodologjitë e dy palëve. Dituria e dobishme është e vetmja rrugëdalje. Ata janë të obliguar që të studijojnë tek dijetarët. Xhihadi me rregullat e tij, kushtet dhe lidership përmenden në librat e akides.

Ska dyshim se të rinjtë janë një objektiv për njerëzit e devijuar me ideologji shkatërruese për shkak se ata udhëhiqen nga emocionet dhe pasionet. Ata nuk kanë fare urtësi. Ata nuk kanë njohuri reth gjërave. Ata janë të detyruar t’u referohen dijetarëve dhe të dëgjojnë dhe tu binden pushtetarit. Profeti salAllahu alejhi ue selem i tregoi Hudhejfe bin Jemanit radijAllahu anhu për këto sprova të shumta, misionarëve të devijimeve dhe thirrësave në portat e Xhehnemit; ai që u bindet atyre, hudhet në të. Hudhejfe e pyeti: “Çfarë më urdhëron që të bëj në qoftë se unë i përjetojë ato?” Profeti salAllahu alejhi ue selem u përgjigj: “Përmbaju xhematit të myslimanëve dhe udhëheqësit të tyre.” 1

Ky është shpëtimi nga këto sprova; përmbaju xhematit dhe ndëgjo dhe bindiu pushtetarit. Kur sahabet pyetën për fjalimin e tij lamtumirës, i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem tha:

“Çdo njëri prej jush që jetojë më gjatë do të sheh shumë devijime. Prandaj, kapuni për Sunnetin tim dhe Sunnetin e khalifëve të mi të udhëzuar. Shtrëngone atë me dhëmballë. Qëndroni larg risive sepse çdo risi është bidat dhe çdo bidat është devijim.”

Shpëtimi i vetëm është ti përmbahesh xhematit dhe Kuranit dhe Sunnetit. Për këtë duhet referuar tek dijetarët me njohuri të thellë të rrënjosura. Ata ua shpjegojnë njerëzve dallimin mes rrugës së drejtë dhe rrugës së gabuar.”
_________________________________________
1 Bukhari (3606) dhe Muslimi (1847).

Distanca mes vete dhe sutres

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/12549



Pyetje: “A është domethënia se duhet bërë në një distancë në mes vete (vendit ku e vendos kokën gjatë sexhdes) dhe sutres aq sa për të kaluar një dele, që kjo të bëhet si distancë në mes vete dhe sutres gjatë sexhdes?”

Përgjigje: “Po, kështu është transmetuar nga i Dërguari salAllahu alejhi ue selem.”

Fustani i nusrisë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: Sherh Nauakidh-il-Islam (6)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/nawaqid-18-08-1435-01.mp3
Data e fetvas: 18/8-1435 ose 16/6-2014



Pyetje: “A është e lejueshme për nusen që të vesh fustanin të bardhë të martesës apo është kjo përngjasim me kufarët?”

Përgjigje: “Rrobat varen nga tradita e shoqërisë. Mos dallo nga veshja e shoqërisë. Nëse ti dallon prej tyre atëherë ti tërheq vëmnedjen tek njerëzit. Përjashtimi i vetëm është nëse veshja e shoqërisë është e ndaluar. Përndryshe, rrobat në parim janë të lejuara deri sa ato ti kundërshtojnë provat. Në këtë rast, ato janë të ndaluara. Por në qoftë se nuk ka dëshmi se ato janë të ndaluara dhe ato janë të zakonshme në mesin e njerëzve dhe gratë dhe burrat kanë veshjen e tyre kjo është në rregull. Rrobat pra janë sipas zakoneve. Ato nuk duhet të kndërshtohen përderisa ato nuk janë në kundërshtim me Sheriatin.

Kush ka të drejtë të pret nuskat?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (29)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul%20majid%20%20-%2025%20-%201%20-%201436.mp3



Pyetje: “Prerja e një nuske është sikurse të lirosh një rob. Kujt i lejohet të pret nusakt? Secilit apo vetëm pushtetarit?”

Përgjigje: “Vetëm pushtetarit. Askujt tjetër nuk i lejohet të likuidojë gjërat me dorën e tij, sepse ai nuk ka fuqi. Kjo shkakton edhe më shumë probleme. Ai duhet ti´a shpjegojë njerëzve, ti paralajmërojë ata, ti informojë pushtetarët dhe të mundohet që ti çrrënjos ato.”

Cili është gjykimi për tu betuar në jetën e Allahut?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehab (1)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/tf–1430-7-11.mp3



Pyetje: “Cili është gjykimi për tu betuar në jetën e Allahut?”

Përgjigje: “Kjo është në rregull. Kjo është një nga cilësitë e Allahut Subhanah. Jeta është një nga cilësitë e Tij:

اللّهُ لا إِلَهَ إِلاَّ هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ

”Allahu është Një, e nuk ka të adhuruar (Zot) pos Tij, është i përjetshëm, mbikëqyrës.” 3:2

Dallimi mes xhihadit islamik dhe metodologjisë së Hauarixhëve

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/15547



Pyetje: “Disa grupe flasin në emër të Islamit, ndërsa Islami është larg nga ta. Ata thërrasin në xhihad dhe ngrisin parullat për mbojtje të Islamit, dhe pastaj e dëmtojnë Islamin jashtëzakonisht shumë duke shkaktuar gjakderdhje, duke cenuar nderin, duke terrorizuar njerëzit paqësorë dhe duke përçarë umetin. Çfarë thoni për këtë?”

Përgjigje: “Xhihadi është maja e shtizës së Islamit dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut. Xhihadi dhe hixhreti u përkasin veprave më të mira në Islam. Megjithatë, është pushtetari mysliman që është përgjgjës për xhihadin. Ai është që e urdhëron atë, e ekzekuton atë dhe ka mbikëqyrje mbi të ose vetë ose me zëvendësin e tij. Kjo është përmendur në librat e akides të Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit. Në to thuhet se xhihadi vazhdon deri në Ditën e Gjykimit si me udhëheqës të devotshëm ashtu edhe me udheqës mëkatarë. Pra ky është xhihad i përshkruar.

Lidhur me gjakderdhjen dhe mosbindjen ndaj pushtetarit, kjo është metodologjia Hauarixhëve dhe kjo është shkatërrim në tokë. Kjo është shkatërrim e jo Xhihad.

Jashtëqitja e pëllumbit dhe e shpezëve mbi rrobe

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/7806



Pyetje: “A është e lejuar për tu falur në një rrobe në të cilën ka rënë jashtëqitje e pëllumbit apo të ndonjë shpendi tjetër?”

Përgjigje: “Të gjitha kafshët mishi i të cilave lejohet për tu ngrënë kështu që edhe urina dhe jashtëqitja e tyre është e pastër sikurse i deveve, deleve dhe të zogjve, dhe anasjelltas. Lidhur me pëllumbin lejohet ngrënia e tij. Ai është i lejuar, dhe jashtëqitja e tij është e pastër.”

Gruaja dëshiron të ketë fëmije ndryshe nga burri

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: Sherh ed-Durr en-Nadhid (16)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ad_dur_11_05_1433.mp3



Pyetje: “Një grua e dytë thotë se ajo vërtetë dëshiron të ketë fëmijë, por se burri i saj nuk e bënë atë shtatzënë. Argumenti i tij është se ata grinden shpesh dhe se ajo është impulsive. A është kjo një arsye e vlefshme për të që të veprojë kështu dhe a i lejohet atij të veprojë kështu? Ai ka vajza me gruan e tij të parë.”

Përgjigje: “Kjo është e ndaluar. Është e ndaluar që të mos bësh fëmijë. Nuk është e lejuar pa një arsye të vlefshme sipas Sheriatit. Nuk lejohet në qoftë se nuk i do fëmijët ose shumë fëmijë ose për shkak të kufizimit të fëmijëve ose për arsye të tjera të pavlefshme. Kjo është e ndaluar dhe nuk lejohet. Ajo duhet ta këshillojë atë. Nëse ai refuzon që ti´a plotësojë dëshirën e saj, ajo duhet ta dërgojë çështjen në gjykatë, ta paditë atë dhe të kërkojë që të ndahet prej tij në mënyrë që ajo të mos shqetësohet më shumë. Ajo dëshiron të ketë fëmijë ndryshe nga ai. Ajo duhet të kërkojë divorcin që të mos të shqetësohet më shumë.”

Feuzan – A justifikohet njeriu për injorancën e tij?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
 

Pyetje: “Çfarë është gjykimi se injoranca është justifikim në çështjet e Teuhidit dhe të idhujtarisë? Kur justifikohet njeriu për injorancën e tij?”

Përgjigje: “Ai që arsyetohet për injorancë është ai të cilit nuk i ka arritur diçka nga Kurani apo diçka nga Islami. Ai jeton i izoluar dhe nuk i ka arritur asgjë nga thirrja e Islamit dhe nuk ka dëgjuar asgjë nga Kur´ani. Sa për atë që dëgjon Kuranin, hadithin dhe fjalimet e dijetarëve ai nuk është injorant. Allahu تعالى ka thënë:

وَأُوحِيَ إِلَيَّ هَذَا الْقُرْآنُ لأُنذِرَكُم بِهِ وَمَن بَلَغَ

“Ky Kur’an më është shpallur, në mënyrë që t’iu tërheq vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet.” 6-19

Ai që lexon nga Kur’ani dhe kupton gjuhën arabe- ndërsa Kur’ani ndalon idhujtarinë dhe mosbesimin dhe urdhëron në Teuhid- atij i ka arritur shpallja, ky nuk ka arsyetim. Le të marrim përgjigjen në një mënyrë tjetër: themi se atij të cilit injoranca nuk mund t´i shmanget për shkak se jeton i izoluar dhe nuk ka dikë për të pyetur, ky është i arsyetuar. Sa për injorancën që ka mundësi të largohet, si të jetuarit me dijetarët dhe në mesin e myslimanëve, të dëgjuarit e Kur’anit dhe hadithit, ky nuk justifikohet ngase është i pakujdesshëm dhe neglizhon.”

Pyetje: “A ka ndonjë parim të qartë, që aludon të justifikuarit me injorancën gjatë të vepruarit?”

Përgjigje: “Ka dy lloje të injorancës. E para është injoranca që nuk mund të shmanget, si për shembull: të jetuarit në një vend pa dijetarë dhe me pamundësinë e të arriturit e dijes; personi i tillë justifikohet për paditurinë e tij. Lidhur me llojin e dytë që mund të mënjanohet nëse ai pyet apo mëson, ose duke kërkuar të vërtetën dhe gjen dikë që ia sqaron atë, ai nuk justifikohet për injorancën e tij. Në këtë rast injoranca e tij për një çështje është për shkak të neglizhencës dhe pakujdesisë së tij.”

Pyetje: “Si mund të justifikohet njeriu nëse mbytë dikë nga injoranca për dallim nga mos të justifikuarit me injorancë në çështjet e besimit?”

Përgjigje: “Kjo vlen edhe për çështjet e besimit nëse nuk i ka arritur dituria mbi diçka në fjalë. Ai është i justifikuar nëse atij nuk i ka arritur dituria për një çështje. Një shembull i tillë është personi i cili ka thënë: “Më digjni mua. Nëse Allahu është në gjendje, do më dënojë.” Këtu vlen të justifikuarit me injorancë; kjo vlen pra edhe në besim. Ai është i falur derisa të mësohet. Thotë Allahu në Kuran:

وَمَا كُنَّا مُعَذِّبِينَ حَتَّى نَبْعَثَ رَسُولاً

“Ne nuk dënojmë asnjë popull, para se t’u dërgojmë të Dërguar.” 17:15

Pyetje: “A justifikohet njeriu për injorancën e tij në çështjet e besimit dhe njëshmërisë?”

Përgjigje: “Nuk ka arsyetim në qoftë se mund të mësojë dhe nuk mëson. Por në qoftë se ai nuk mund të mësojë për shkak se nuk ka dijetarë dhe nuk dëgjon asgjë sepse ai është i izoluar dhe larg nga dijetarët, ai justifikohet për aq kohë sa nuk mund të mësojë. Por nëse ka dikush që mund ta mësojë atë, ai nuk justifikohet.”

Pyetësi: “Ai që nuk e di se i Dërguari i Allahut صلى الله عليه وسلم është i Dërguari i fundit dhe që mesazhi i tij është universal- ngase atij nuk i kanë arritur argumentet për këtë- a justifikohet personi i tillë për shkak të injorancës?”

Përgjigje: “Nëse një person mund të jetë i paditur për këto çështje, nëse ai për shembull jeton larg dhe nuk i arrin diçka nga dituria e as nuk dëgjon asgjë, ai arsyetohet për injorancën e tij. Por në qoftë se ai jeton në mesin e myslimanëve, e dëgjon Kur’anin- sidomos në ditët e sotme shumica dëgjojnë leksione, seminare, konferenca dhe fjalime të ndryshme përmes radio stacioneve- personi i tillë nuk justifikohet. Dituria tani është përhapur, dëshmitë janë konfirmuar. Dituria është shpërndarë përmes mjeteve të komunikimit në të gjithë botën dhe asgjë nuk është lënë anash. Kjo është Urtësi nga Allahu جل و علا në mënyrë që njerëzit të mos thonë në Ditën e Gjykimi se nuk u ka ardhur atyre askush me lajme të mira dhe paralajmërime. Më parë thirrja Islame u përhap në lindje dhe në perëndim përmes xhihadit, e kur xhihadi u ndal erdhën këto pajisje dhe mjete të komunikimit që përmes tyre përcillen mesazhet. Prandaj askush nuk ka asnjë justifikim.”

Pyetje: “A është injoranca një faktor i mjaftueshëm që pengon të konsideruarit kafir një individ apo duhet sqaruar më shumë?”

Përgjigje: “Injoranca nuk është justifikim nëse ka kush mund t’iu mësojë dhe keni mundësi të mësoni. Nëse ka nga ndokush që mund të mësojë, e ka dikë që mund ta pyes por është i pakujdesshëm dhe nuk pyet, ai nuk justifikohet. Ai nuk ka justifikim nëse atij i ka arritur Kur’ani dhe Sunneti. Sa për injorancën që nuk mund të mënjanohet pasi që personi në fjalë jeton në një zonë të izoluar dhe nuk ka askënd ta pyes e nga kush të mësojë, në këtë rast ai justifikohet. Megjithatë, kjo është e rrallë sot dhe ndoshta edhe nuk ekziston.”

A veproj shirk nëse i bindem gruas në mëkat?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/4OESZQ5selQ



Pyetje: “Shejkh i nderuar, çfarë thoni ju mbi këtë shprehje: “Nëse i bindesh gruas në mëkat, ti veçse e ke adhuruar atë përpos Allahut dhe e ka marrë atë si një idhull”?”

Përgjigje: “Po; bindja ndaj krijesave në atë që i bën mëkat Krijuesit është një lloj i adhurimit (ndaj krijesave). Kjo quhet shirk në bindje, megjithatë nuk është shirk i madh që e nxjerr nga feja. Por, është një lloj i shirkut.

Ti e ke obligim që të mos i bindesh askujt në atë që i bën mëkat Allahut, edhe nëse është gruaja apo dikush tjetër. Thotë Allahu:

وَإِنْ أَطَعْتُمُوهُمْ إِنَّكُمْ لَمُشْرِكُونَ

“E nëse ju u bindeni atyre, atëherë ju do të ishit idhujtarë.” 6:121

Kjo është shirk në bindje.”

Thënia “Iblisi nuk ka bërë kufër” (Salih el-Fauzan)

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/6_76GCtiBhg

Pyetje: “Unë kam dëgjuar se si një njeri (Amër Khalid) tha në telivizion se Iblisi nuk ka bërë kufër kur ai tha: “Zoti im” dhe “Ti më ke krijuar mua”.

A është kjo fjalë e pakufizuar e vërtetë?”

Përgjigje: “A nuk keni dëgjuar për këtë dhe se nuk është e mjaftueshme për të konfirmuar sundimin e Allahut edhe nëse ai do të thonte: “Zoti im”? Nuk është e mjaftueshme përderisa ai të adhuron vetëm Allahun dhe të relaizojë Teuhidin e Uluhijetit (Adhurimit).

Atë që keni dëgjuar është një fajlim i kotë nga një person i devijuar – Allahu na ruajtë prej tij. Ai devijon njerëzit me këtë fjalim. 

Kjo është prej thënieve të idhujtarëve:

“Sikur të donte Allahu, nuk do të adhuronim tjetër veç Tij as ne, as baballarët tanë dhe nuk do të kishin bërë të ndaluar asgjë (nga ajo që ka lejuar Allahu).” 6:148″

A e dinë xhinët Gajbin (të fshehurën)?

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 18645

President: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz

Zëvendës: Abdul-Aziz al-Shejkh

Antar: Salih el-Feuzan

Antar: Bakr Abu Zejd

Pyetje: A e dinë xhinët Gajbin (të fshehurën)?

Përgjigje: Të diturit e gajbit ka të bëjë në mënyrë specifike me Teuhid-Rububije. Askush në qiell dhe në tokë nuk e di gajbin përveç Allahut. Allahu ka thënë:

“Ai i ka çelësat e së padukshmes dhe vetëm Ai i njeh ato.” (6:59).

Dhe Ai (i Lartësuar) ka thënë:

Thuaj: “Askush përveç Allahut, në qiell apo në tokë, nuk e di të fshehtët dhe as nuk e dinë se kur ringjallet”. (27:65).

 

Xhinët nuk e dijnë gajbin dhe argumenti për këtë është:

“Kur Ne ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që i brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai (Sulejmani), për xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehten, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë”. (34:14)

 

Kushdo që pretendon se e di gajbin është kafir dhe gjithashtu ai që i beson atij i cili pretendon këtë gjë është kafir. Kjo sepse ata me këtë mohojnë Kuranin.

A janë Maturiditë Ehlus-Sunneh? (El-Feuzan)

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/RCOdS-WKcZ8

Pyetje: “Çfarë është mendimi juaj në lidhje me thënien: “Ehlus-Sunneti dhe Xhemati janë të ndarë në dy grupe: i pari është shkolla e Ibnu Tejmijes dhe shkolla e Ibnul-Kajimit?”

Përgjigje: “Nuk është shkollë, por është Sunneti i të Dërguarit salallahu alejhi ue selem. Problemi nuk është tek çështja e shkollave, por është tek çështja e Sunnetit të të Dërguarit salallahu alejhi ue selem. Libri që ne jemi duke shpjeguar quhet Sherhus-Sunneh. Sunneti i kujt? Sunneti i të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem. Ibn Tejmije, Ibnul-Kajimi, Imam Maliku, Esh-Shafei, Ahmedi dhe pjesa tjetër e imamëve janë vetëm sqarues dhe shpjegues të këtij Sunneti. Nuk thuhet se ata janë të ndarë në shkolla.”

Pyetje: “Në vazhdim të pyetjes thuhet se Esharitë dhe Maturiditë janë prej Ehlus-Sunnetit.”

Përgjigje: “Kushdo që devijon nga Ehlus-Sunneti, ai nuk është prej tyre. Esharitë bazojnë besimin e tyre mbi logjikën dhe skolastikën. Ata e ndërtojnë besimin e tyre nga shkenca mbi logjikën. Si të jenë ata nga Ehlus-Sunneti? Burimet e tyre janë të ndryshme nga burimet e Ehlus-Sunnetit.”

Rafidat në Arabinë Saudite janë kufarë!

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/enG-e6DP4CE

Pyetje: “Çfarë është gjykimi për Rafidat të cilët jetojnë në këtë shtet (A. Saudite), a janë ata myslimanë apo kufarë duke pasur parasysh se ata mësojnë akiden e pastën nëpër shkolla?”

Përgjigje: “Nëse e kanë atë bindje (akiden e pastër), atëherë janë myslimanë. E nëse vetëm e mësojnë dhe nuk e kanë bindje, atëherë kjo nuk u ndihmon atyre asgjë. Dituria nuk ka vlerë, përveç nëse shoqërohet edhe me vepër. Dhe kjo nuk është e veçantë vetëm për Rafidat.

Çdokush që ka dituri dhe nuk punon sipas saj, kjo nuk i bën dobi asgjë dhe në Ditën e Kiametit do të jetë argument kundër tij.

Argumentet, atyre u kanë arritur me mësimin e akides së pastër dhe nuk kanë arsye përpara Allahut. Disa thonë se, prej tyre ka njerëz të thjeshtë e injorantë të cilët nuk kanë përgjegjësi apo se ata justifikohen. Vëlla, atyre u mësohet Teuhidi dhe shkollat janë të përhapura edhe në mesin e tyre. Ata gjithashtu, mësojnë së bashku me Ehlus-Sunnetin.

E si mund të themi për ta se janë injorantë. Kurrsesi nuk janë të tillë sepse ata kanë mësuar. Edhe baballarëve të tyre u arrin dija e drejtë nëpërmjet fëmijëve të tyre. Kështu që, atyre u kanë arritur argumentet.”

Vesveset e shumta gjatë namazit humbin shpërblimin e tij

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi:http://youtu.be/xrG-s6-ESDw

Pyetje: “Vesveset e shumta gjatë namazit, a e bëjnë namazin të pavlefshëm?”

Përgjigje: “Jo, ato nuk e bëjnë të pavlefshëm namazin. Por ato ia humbin atij shpërblimin e namazit. Ty nuk të shkruhet shpërblim më shumë sesa je prezent në namaz me zemër.”

Shejkh Feuzan shkruan parathënie për librat të cilat përfolin dijetarët

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Ligjërata “El-Fiten ue Muakiful-Muslim minha dhe https://www.youtube.com/watch?v=A7qdzhKgn0w

Pyetje: “Unë kam lexuar një libër që ju i keni shkruajtur parathënien. Në të padyshim se ka mësime të çmuara por edhe paralajmërime ndaj disa personave, ku ceken edhe emrat e tyre dhe thuhet se ata janë nga pasuesit e risive dhe devijimeve të ndryshme. Në të vërtetë, unë kam përfituar nga ai libër. Megjithëatë, njëri më tha se libri sjell përçarje dhe shpif ndaj dijetarëve si pasojë, nuk duhet të lexohet. Çfarë thoni ju?”

Përgjigje: “Unë nuk shfajësoj veten time e as nuk e lavdërojë. Por në qoftë se në librat tona, gjeni ndonjë gabim që kundërshton Kuranin dhe Sunnetin, atëherë duhet të na e tregoni atë. Por ti thuhet të tjerëve nga epshet e teket se libri është i pa përshtatshëm nuk lejohet.

Thuaje të vërtetën edhe nëse është kundër teje o vëlla! Unë gjithmonë jam i gatshëm ti pranojë gabimet e mia. E nëse gjeni në atë libër diçka të tillë, ju duhet ti shkruani ato dhe të mi dërgoni mua. Mirpëpo mosërputhshmëria me bindjen tënde apo me të dikujt tjetër, nuk është kriter për klasifikimin e librave të dijetarëve.”

Shejkh Feuzani qëndron larg Selman el-‘Audes dhe të tjerëve sikurse ai

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ls–14340327.MP3 dhe http://youtu.be/33bH9Ikg-Xo

Pyetje: “Ne e kemi dëgjuar që ju keni thënë se Selman el-‘Audeh nuk është person i rekomandueshëm dhe se ju paralajmëroni kundër tij dhe këshilloni që të mos prezantohet në mësimet dhe ligjëratat e tij. A është e vërtetë kjo?”

Përgjigje: “Nuk më kujtohet që kam thënë kështu. Unë nuk paralajmërojë ndaj dikujt deri sa të kem prova për gabimin e tij. Vetëm atëherë unë paralajmëroj ndaj personit.

Sa për personin e apostrofuar, unë kam dëgjuar vetëm atë që ai ka thënë. Unë nuk kaloj kohën time në vëzhgimin ndaj tij. Unë qëndrojnë larg nga ai dhe të tjerët që i ngjasojnë atij. Unë nuk i dëgjojë ata. Ai nuk do t’u jap diçka që të qetëson zemrën. Përkundrazi, ai të vë në rrezik bindjen tënde. Allahu më ka kursyer mua nga këta njerëz dhe nga fjalët e tyre.

Mosbindja e gruas ndaj burrit në veshjen e saj

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

http://youtu.be/bux7ixESTXM

Pyetje: Unë jam një djalë i ri dhe jam martuar me një grua të re e moshës shtatëmbëdhjetë vjeçare. Ajo ndikohet nga familja e saj kur është fjala për veshje dhe të tjera gjëra. Unë e mësojë atë herë-herë, por ajo nuk më dëgjon mua dhe ndonjëherë ndodh që unë të hidhërohem. Çfarë është roli im në mësimet e mia ndaj saj dhe deri në çfarë mase më duhet ta tolerojë atë?

Përgjigje: Mos bëj tolerime ndaj saj. Ajo do të ndikojë në vajzat e tua. Nëse ajo nuk pranon këshillën tënde dhe nuk i braktis këto veprime të ndaluara, ti e ke për obligim ta shkurorëzosh atë.

Këshilla e Shejkh Feuzanit për vëllezërit tanë në Jemen – në lidhje me luftën në Demaxh

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: https://rapidshare.com/files/3246842790/Jemen.mp3

Pyetje: “Çfarë i këshillon vëllezërit tanë Jemenas Ehlus-Sunneh të cilët po sulmohen nga Hauathijjet (Shiat)?”

Përgjigje: “Së pari, ata duhet t’i mbështeten Allahut, ta adhurojnë Atë sa më shumë dhe ta mbrojnë veten e tyre, pasardhësit e tyre dhe pronat e tyre aq sa të munden.

Jemenasve, i ka ndodhë kjo vetëm sepse ata janë të dobët dhe të përçarë. Sikur të ishin të bashkuar, askush nuk do të kishte mundësi të përzihet në mes të tyre. Kur ata u përçanë, u bën një shujtë e lehtë për armikun dhe, po ju ndodhë ajo që po ju ndodhë.

I këshilloj ata të kenë durim dhe të përdorin të gjitha mënyrat për këtë; të bashkohen, e të mos përçahen.

وَلاَ تَنَازَعُواْ فَتَفْشَلُواْ وَتَذْهَبَ رِيحُكُمْ وَاصْبِرُوا

“…e mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë. Bëhuni të durueshëm…” 8:46

Dhe thotë Allahu:

وَلاَ تَكُونُواْ كَالَّذِينَ تَفَرَّقُواْ وَاخْتَلَفُواْ

“E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë…” 3:105

Pra, ata janë të detyruar që të jenë të bashkuar. Ndarjet dhe përçarjet po i dëmtojnë myslimanët. Ata janë të detyruar të bashkohen në një grup të vetëm, të praktikojnë Kur’anin dhe Sunnetin, dhe të qëndrojnë së bashku kundër të gjithë të tjerëve. Myslimanët janë të detyruar ta bëjnë këtë.”

Marrëdhëniet intime në vrimën anale – Feuzan

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: Cili është gjykimi për të bërjen e marrëdhënieve intime në vrimën anale me gruan?

Përgjigje: Kjo është një nga mëkatet më të mëdha dhe është vepër e neveritshme. Nëse ai vazhdon me këtë vepër, gruaja e tij duhet të shkurorëzohet nga ai. Ajo ose kujdestari i saj duhet të kërkojë shkurorëzimin dhe ai duhet të qëndroj larg nga ajo.

A ishte Profeti salAllahu alejhi ue selem ekstrem në lidhje me bindjen ndaj sunduesit?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=130846

Pyetje: “Disa njerëz, thonë që kanë bindje ekstreme ata që mendojnë se duhet të dëgjojnë dhe t’i binden sunduesve në atë që nuk është mëkat dhe t’i këshillojnë ata fshehurazi, gjithashtu lidhja e tyre me ata që janë në pushtet është e tepruar.”

Përgjigje: “Kjo akuzë është e drejtuar kundër të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe madje edhe ndaj Allahut Xhele ue ‘Ala. Allahu Xhele ue ‘Ala ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ أَطِيعُواْ اللّهَ وَأَطِيعُواْ الرَّسُولَ وَأُوْلِي الأَمْرِ

“O besimtarë! Binduni ndaj Allahut, binduni ndaj të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja (përfaqësuesit dhe përgjegjësit tuaj).” 4:59

Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

اسمع و أطع و إن ضرب ظهرك و أخذ مالك

“Dëgjo dhe bindu edhe nëse ai do të rrah dhe të merr pasurin.”

Profeti salAllahu alejhi ue selem gjithashtu ka thënë: 

من يطع الأمير فقد أطاعني و من عصى الأمير فقد عصاني

“Ai që i bindet udhëheqësit më është bindur mua dhe ai që e kundërshton udhëheqësin ai më ka kundërshtuar mua.”

Pra, të themi se i Dërguari salAllahu alejhi ue selem kishte një qëndrim ekstrem ndaj bindjes.”

Bindja ndaj prindërve nuk ka përparsi para bindjes ndaj Allahut‏.

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: A duhet dhënë përparësi bindjes ndaj prindërve para obligimeve të Allahut?

Përgjigjen: Jo bindja ndaj prindërve nuk duhet të jetë para asaj që Allahu dhe i dërguari i Tij (sall Allahu alejhi ue selam) kanë obliguar. Në qoftë se prindi të thotë mos falni namazin apo mos agjëro Ramazanin, ti nuk duhet t’i bindesh atij në këtë:

Nëse ata orvaten, që të më shoqërosh Mua (në adhurim) dika për të cilën ti nuk ke dijeni, mos i dëgjo…” 31:15

Nëse të urdhërojnë të veprosh idhujtari, ti nuk duhet t’i bindesh atyre. E njëjta gjë vlen nëse të urdhërojnë që të braktisësh diçka të detyrueshme, atëherë nuk është e lejuar t’i bindesh atyre.

Drejtorët dhe ministrat janë pushtetarë ndaj të cilëve duhet të bindemi

Shejkh Salih bin Feutan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14390

Pyetje: “Cilët janë pushtetarët (ata që drejtojnë punët e njerëzve), ndaj të cilëve jemi të detyruar tu bindemi? Gjithashtu, a janë prej “atyre që drejtojnë punët e njerëzve”[1] ministrat dhe drejtorët në administrata të ndryshme të dikastereve përkatëse?”

Përgjigje: “Prej zëvendësve të pushtetarëve në punë përkatëse (ata që drejtojnë punët e njerëzve) janë drejtorët dhe ministrat. Është e detyrueshme bindja ndaj tyre ngase kjo është bindje ndaj pushtetarit. Përjashtimi i vetëm është nëse ata të urdhërojnë në mëkat. Në këtë rast nuk ka bindje ndaj tyre.”

______________________________________________________________________

[1] Thotë Allahu Te’ala: “O ju të cilët keni besuar, bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja.” 4:59

A janë Bin Laden dhe pasuesit e tij prej Havarixhëve?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://alfawzan.ws/sites/default/files/bryhari–1427-2-5.mp3

Pyetje: “E kemi një pyetje që është përsëritur shumë herë, në njërën prej tyre thuhet: A konsiderohen Usame bin Laden, ata që pasojnë mendimet e tij dhe ata që mbështesin ideologjinë e tyre të jenë Havarixh?”

Përgjigje: “Ju keni një parim që thotë se: ata që rebelohen kundër sundimtarit ata janë Havarixh, pavarësisht nëse ai është Usame bin Laden apo dikush tjetër. Kushdo që rebelohet kundër sundimtarit të myslimanëve ai është prej Havarixhëve.”

Shejkh Feuzan për Ebu Hanifen

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/pyM6CioDBlc

Data e fetvas 14/4-1433 ose 7/3-2012

Pyetje: I nderuar shejkh, ju kam dëgjuar juve nëpër derse teksa thoni Ebu Hanife rahimehullah (Allahu e mëshiroftë)…?

Përgjigje Allahu e mëshiroftë me një mëshirë të madhe, Allahu e mëshiroftë me një mëshirë të madhe dhe e faltë. Ai është Imami ynë dhe shëmbëlltyra jonë. Le të pajtohet apo hidhërohet me këtë fakt kush të dojë.

Shpifja ndaj shejkh el-Feuzanit, shejkh Abdul-Muhsin el-‘Abbadit dhe shejkh Rabi’ el-Medkhalis

Shejkh Abdul-Aziz bin Abdilah er-Raxhhi (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=139674

http://youtu.be/HxXsdyE6AKk

Data e fetvasë: 09.09.2013

Pyetje: “Pak ditë më parë dëgjova nga disa studentë se si ata flisnin fjalë jo të mira për dijetarët si Shejkh Salih el-Feuzan, Shejkh Abdul-Muhsin el-‘Abbad, Shejkh Rabi’ el-Medkhali dhe dijetarë të tjerë. Çfarë i këshilloni këta studentë?”

Përgjigje: “Unë i këshilloj ata që të mos flasin keq për dijetarët dhe se kjo nuk është e drejtë e tyre. Ata duhet ta dinë se veprimi i tyre është shpifje (gibet), dhe shpifja është prej mëkateve të mëdha. Mishi i dijetarëve është i helmuar. Ata duhet të heshtin dhe ta dinë se ata ndaj të cilëve keni shpifur, marrin nga veprat e tyre të mira dhe se ata (shpifësit) janë njerëz të cilët devijojnë të tjerët.

Të shpifurit ndaj dijetarëve nuk është sikurse shpifja ndaj njerëzve të tjerë. Shpifja ndaj dijetarëve ndikon që njerëzit të largohen prej tyre. Nëse dijetarët shpifen njerëzit nuk do të përfitojnë nga dija dhe fetvat e tyre.

Është e detyrueshme që ata të pendohen tek Allahu dhe të ndalohen nga shpifjet përgjithësisht. Çifutët dhe të krishterët shpëtuan nga gjuha e tyre, e nuk po shpëtojnë dijetarët?!”

Gruaja është e obliguar që t’i bindet burrit të saj

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Mekanetul-Mer’ah fîl-Islam, faqe 633-634

Pyetje: “Çfarë na thoni në lidhje me gruan e cila nuk i bindet burrin të saj dhe e kundërshton atë në shumicën e gjërave? Për shembull, ajo del nga shtëpia pa lejen e tij, e nganjëherë edhe tinëz pa dijeninë e tij?!”

Përgjigje: “Gruaja është e obliguar që t’i bindet burrit të saj në atë që është e drejtë. Në atë që është e drejtë, ajo e ka të ndaluar që të mos i bindet atij. Dhe në rastin konkret, nuk është e lejueshme për të që të del nga shtëpia pa lejen e tij.

Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

إذا دعا امرأته إلى فراشه فلم تأته، فبات غضبان عليها لعنتها الملائكة حتى تصبح

“Kur burri e thirr gruan e tij në shtrat, e ajo këtë e refuzon dhe nëse fle (burri) dhe e kalon natën i hidhëruar në të, engjëjt do ta mallkojnë (atë grua) deri në mëngjes.“

Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Profeti salallahu alejhi ue selem në një hadith tjetër ka thënë:

لو كنت آمرا أحدا أن يسجد لأحد لأمرت المرأة أن تسجد لزوجها

“Po ta kisha urdhëruar dikë që ti bëj sexhde dikujt, do ta kisha urdhëruar gruan që ti bëj sexhde burrit të saj!”

Thotë Allahu ‘Azze ue Xhel:

الرِّجَالُ قَوَّامُونَ عَلَى النِّسَاءِ بِمَا فَضَّلَ اللَّهُ بَعْضَهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ وَبِمَا أَنْفَقُوا مِنْ أَمْوَالِهِمْ ۚ فَالصَّالِحَاتُ قَانِتَاتٌ حَافِظَاتٌ لِلْغَيْبِ بِمَا حَفِظَ اللَّهُ ۚ وَاللَّاتِي تَخَافُونَ نُشُوزَهُنَّ فَعِظُوهُنَّ وَاهْجُرُوهُنَّ فِي الْمَضَاجِعِ وَاضْرِبُوهُنَّ

“Meshkujt kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënëdisa cilësi mbi ato dhe, meqë atashpenzojnë për mbajtjen e tyre. Gra të mira janë ato të dëgjueshmet, që ruajnë fshehtësitë që kaurdhëruar Allahu. Sa i përket grave që ju i druheni mosbindjesdhe sjelljes së keqe nga ana e tyre, këshillojini, (e, nëse kjo s’bëndobi )mos i pranoni në shtrat dhe(në fund) i rrihni ato( lehtas).“4:34

Në këtë ajet kuranor, Allahu Subhaneh na tregon se burri është përgjegjës për gruan dhe se ai mund të përdorë metoda frikësuese në qoftë se ajo e kundërshton atë. Kjo dëshmon se gruaja është e detyruar që t’i bindet atij në atë që është e drejtë dhe është e ndaluar për të që të mos i bindet atij pa të drejtë.”

Prandaj urrehet Muhamed bin Abdul-Vehabi

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nedhid (6)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13513

Pyetje: Cili është shkaku që disa njerëz e urrejnë Imam Muhamed bin Abdul-Vehabin (Allahu e mëshiroftë!), pasuesit e tij dhe thirrjen e tyre?

Përgjigjja: E njëjta arsye për të cilën u bezdis i Dërguari salAllahu alejhi ue selem. Ata e përfolën atë, e dënuan atë dhe e kërcënuan atë. E njejta arsye është me Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehabin. Sepse ai i ftoi popullin në thirrjen e të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem. Kushdo që thërret në atë që ftoi i Dërguari salAllahu alejhi ue selem do të pësojë të njëjtën gjë sikurse Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehabi. Mirëpo siç ju kam thënë duhët pasur durim dhe përqëndrim. Absolutisht nuk duhet kërkuar knaqësin e njerëzve. Por duhet kërkuar vetëm knaqësin e Allahut Azze ue Xhel:

وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجًا وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ

“E kush iu përmbahet dispozitave të Allahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare.65:2-3

Gruaja duhet t`i bindet burrit të saj

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%205826

“Në hadithin që ne dëgjuam, ka nxitje për gruan që t`i bindet burrit të saj në (ato gjëra që janë) bindje ndaj Allahut. Kur ai e urdhëron atë për diçka, ajo i bindet atij, ndërsa nëse ai e urdhëron atë në mosbindje ndaj Allahut, në këtë rast ajo nuk i bindet atij.

Sepse:“Nuk ka bindje ndaj krijesës në kundërshtim të Krijuesit të Lartësuar.”

Ndërsa nëse ai e urdhëron për një çështje e cila nuk është mëkat, ajo obligohet që t`i bindet atij. Nëse ajo e kundërshton (nuk i bindet) atë në një çështje që nuk është mëkat, Allahu i Lartësuar është i zemëruar me të (gruan) dhe e mallkojnë atë melaiket.

Kjo gjë tregon se gruaja duhet t`i bindet burrit të saj, të mos e kundërshtoi atë dhe të mos dal nga shtëpia e tij vetëm se me lejen e tij, të kujdeset për bindje ndaj tij dhe për kënaqësin e tij, me përjashtim nëse është burrë i keq dhe e urdhëron atë për mëkat, në këtë rast ajo nuk i bindet atij.

Ka disa prej burrave që i kanë moralet e rrënuara dhe veprat e prishura, i urdhërojnë gratë e tyre që të bëjnë mëkate.

I urdhërojnë ato që të shfaqin fytyrat e tyre, të mos veshin hixhabin, i urdhërojnë gratë që të shkurtojnë flokët e tyre apo të heqin vetullat, i urdhërojnë gratë që të bëjnë mëkate apo që të veshin rrobe të cilat nuk e mbulojnë (gruan), i urdhërojnë gratë që t`i përshëndesin të afërmit e tyre dhe ato (gratë) i kanë fytyrat e zbuluara apo t`i përshëndesin me dorë, dhe ai e dënon atë nëse ajo mbulohet përpara të afërmve të tij.

Të gjitha këto janë mëkate, dhe nuk i lejohet asaj që t`i bindet atij. Porse bindja është në vepra të mira sikurse dhe ka thënë Profeti salAllahu alejhi ue selem.

Ai burri i keq, i cili e urdhëron gruan e tij që të dal jashtë bindjes së Allahut dhe e urdhëron atë që të bëj mëkate, gruas nuk i lejohet që t`i bindet atij.

Nëse ai nuk e urdhëron atë që të bëj mëkate, porse e urdhëron atë (gruan) që t`i bindet Allahut apo për një çështje të lejuar ndaj të cilës ai ka dobi, ajo e ka obligim që t`i bindet atij.

Nëse ajo e kundërshton atë, ajo është gjynahqare. Ndërsa nëse ajo i bindet burrit të saj në vepra të mira, i fal pesë namazet dhe e agjëron muajin e ramazanit, ajo do të thirret nga të teta dyert e xhennetit.

Kjo gjë tregon se grat në bindje (ndaj Allahut) janë të njëjta me burrat, duhet të kujdesen për namazet e detyrueshme, të kujdesen për agjërimin e ramazanit, të kujdesen që të jenë të mbuluara dhe hixhabin, të kujdesen për turpin (të kenë turp), të kujdesen për nderin dhe të mos rrëshqas gruaja myslimane në këtë kohë ashtu sikurse kanë rrëshqitur shumica e grave, duke veshur rroba tërheqëse, duke shfaqur fytyrat, duke pasur pak turp, duke u përzier me burrat, duke udhëtuar pa mahram etj prej veprave që janë haram.

Në këtë rast ajo është kundërshtuese e Allahut dhe e të Dërguarit të Tij dhe i kanoset asaj një rrezik i madh ku mund ta godasë atë mallkimi, mërzitja dhe zemërimi nga Allahu i Lartësuar.!

Shejkh Feuzani në lidhje me tekfirin e Huvejnit mbi mëkatarin injorant nr 1

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=IEgP6KpgUds

Data e fetvas 06/04-1433 ose 28/02-2012

Ebu Is`hak El-Huvejni ka thënë në kasetën “Shurut-ul-Amal- es-Salih”:
“Sa i përket personit i cili vazhdon në mëkat dhe ai e din se ajo vepër është mëkat, i tilli e konsideron të lejuar atë mëkat. I tilli e konsideron të lejuar atë mëkat. Ky është kufër i qartë. P.sh: Nëse thotë; “Unë e dij që kamata është haram porse unë do ta hajë atë. Zinaja është haram porse unë do ta veproj atë.” Ky e ka konsideruar hallall mëkatin në mënyrë të qartë. Nuk ka dyshim rreth kufrit të këtij personi.”

Pyetje: “Shejkh i nderuar! Allahu iu dhëntë mirësi! Thotë: Cili është gjykimi i atij i cili thotë: “Unë e dij që kamata është haram, edhe pse kështu unë do ta bëjë dhe do të punojë me të. A llogaritet ky se e ka konsideruar kamatën hallall?”

Shejkhu: “Çfarë?”

Pyetësi: “…unë do ta bëjë dhe do të punojë me të. A llogaritet ky se e ka konsideruar (kamatën) hallall?”

Përgjigje: “Jo. Ky nuk llogaritet që e ka bërë kamatën hallall. Ky nuk llogaritet që e ka bërë kamatën hallall. Porse ky nuk e ka lënë të punuarit me kamatën. Ai e merr kamatën. Ai e merr kamatën dhe e din se ajo është haram.

الَّذِينَ يَأْكُلُونَ الرِّبَا لاَ يَقُومُونَ إِلاَّ كَمَا يَقُومُ الَّذِي يَتَخَبَّطُهُ الشَّيْطَانُ مِنَ الْمَسِّ

“Ata të cilët e hajnë kamatën do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që shejtani e ka çmendur me prekjen e vet.” 2:275

Kushdo që merret me kamat në këtë jetë, kur të ndodh Dita e Gjykimit do të ringjallet me një bark të madh. Kur njerëzit të dalin nga varret e tyre dhe të drejtohen për tek vendi i tubimit, ai do të çohet dhe do të rrëzohet, sepse barku i tij e rëndon atë. Allahu na ruajttë! Kjo është poshtërim për të përpara të gjithë krijesave. Nuk lejohet marrja e kamatës. Po!”

Shejkh Feuzani në lidhje me tekfirin e Huvejnit mbi mëkatarin injorant nr 2

Shejkh Salih Ibn Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherhu Mukaddimeti Ibn Ebi Zejd El-Kajrauani fil Akijdeh (7)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/qir-14340205.mp3

Data e fetvas: 5/2-1434 18/12-2012

Pyetje: “Shejkh i nderuar! Allahu iu dhëntë sukses! Ai i cili thotë se personi i cili bën vazhdimisht mëkate të mëdha është kafir. Si ai i cili thotë: “Kamata është haram porse unë nuk do ta braktisi atë.” I tilli konsiderohet kafir. A është e saktë kjo fjalë e tij?”

Përgjigje: “Jo, kjo nuk është e saktë. Kjo është e kotë. Nëse ai nuk e konsideron hallall kamatën porse punon me të nga lakmia për para etj, ky është veprues i një mëkati të madh dhe kërcënohet me ndëshkim të rëndë, porse ai nuk është kafir. Po!”

Ebu Is`hak El-Huvejni ka thënë në kasetën “Shurut-ul-Amal- es-Salih”:

“Sa i përket personit i cili vazhdon në mëkat dhe ai e din se ajo vepër është mëkat, i tilli e konsideron të lejuar atë mëkat. I tilli e konsideron të lejuar atë mëkat. Ky është kufër i qartë. P.sh: Nëse thotë; “Unë e dij që kamata është haram porse unë do ta hajë atë. Zinaja është haram porse unë do ta veproj atë.” Ky e ka konsideruar hallall mëkatin në mënyrë të qartë. Nuk ka dyshim rreth kufrit të këtij personi.”1

___________________________

Shiko videon https://www.youtube.com/watch?v=IEgP6KpgUds

Gruaja duhet t`i bindet burrit të saj

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%205826

Në hadithin që ne dëgjuam, ka nxitje për gruan që t`i bindet burrit të saj në (ato gjëra që janë) bindje ndaj Allahut. Kur ai e urdhëron atë për diçka, ajo i bindet atij, ndërsa nëse ai e urdhëron atë në mosbindje ndaj Allahut, në këtë rast ajo nuk i bindet atij.

Sepse:
“Nuk ka bindje ndaj krijesës në kundërshtim të Krijuesit të Lartësuar.”

Bukhari (7258) dhe Muslimi (1840).

Ndërsa nëse ai e urdhëron për një çështje e cila nuk është mëkat, ajo obligohet që t`i bindet atij. Nëse ajo e kundërshton (nuk i bindet) atë në një çështje që nuk është mëkat, Allahu i Lartësuar është i zemëruar me të (gruan) dhe e mallkojnë atë melaiket.

Kjo gjë tregon se gruaja duhet t`i bindet burrit të saj, të mos e kundërshtoi atë dhe të mos dal nga shtëpia e tij vetëm se me lejen e tij, të kujdeset për bindje ndaj tij dhe për kënaqësinë e tij, me përjashtim nëse është burrë i keq dhe e urdhëron atë për mëkat, në këtë rast ajo nuk i bindet atij.

Ka disa prej burrave që i kanë moralet e rrënuara dhe veprat e prishura, i urdhërojnë gratë e tyre që të bëjnë mëkate. I urdhërojnë ato që të shfaqin fytyrat e tyre, të mos veshin hixhabin, i urdhërojnë gratë që të shkurtojnë flokët e tyre apo të heqin vetullat, i urdhërojnë gratë që të bëjnë mëkate apo që të veshin rrobe të cilat nuk e mbulojnë (gruan), i urdhërojnë gratë që t`i përshëndesin të afërmit e tyre dhe ato (gratë) i kanë fytyrat e zbuluara apo t`i përshëndesin me dorë, dhe ai e dënon atë nëse ajo mbulohet përpara të afërmve të tij.

Të gjitha këto janë mëkate, dhe nuk i lejohet asaj që t`i bindet atij. Porse bindja është në vepra të mira sikurse dhe ka thënë Profeti salAllahu alejhi ue selem.

Ai burri i keq, i cili e urdhëron gruan e tij që të dal jashtë bindjes së Allahut dhe e urdhëron atë që të bëj mëkate, gruas nuk i lejohet që t`i bindet atij.

Nëse ai nuk e urdhëron atë që të bëj mëkate, porse e urdhëron atë (gruan) që t`i bindet Allahut apo për një çështje të lejuar ndaj të cilës ai ka dobi, ajo e ka obligim që t`i bindet atij.

Nëse ajo e kundërshton atë, ajo është gjynahqare. Ndërsa nëse ajo i bindet burrit të saj në vepra të mira, i fal pesë namazet dhe e agjëron muajin e Ramazanit, ajo do të thirret nga tetë dyert e Xhenetit.

Kjo gjë tregon se gruaja në bindje (ndaj Allahut) është e njejtë me burrat, duhet të kujdesen për namazet e detyrueshme, të kujdesen për agjërimin e Ramazanit, të kujdesen që të jenë të mbuluara me hixhab, të kujdesen për turpin (të kenë turp), të kujdesen për nderin dhe të mos rrëshqas gruaja myslimane në këtë kohë ashtu sikurse kanë rrëshqitur shumica e grave, duke veshur rroba tërheqëse, duke shfaqur fytyrat, duke pasur pak turp, duke u përzier me burrat, duke udhëtuar pa mahram etj prej veprave që janë harram.

Në këtë rast ajo është kundërshtuese ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe i kanoset asaj një rrezik i madh ku mund ta godasë atë mallkimi, mërzitja dhe zemërimi nga Allahu i Lartësuar.

Feuzan në lidhje me “Fi Dhilal-ul-Kuran”, interpretimi i Kuranit nga Sabuni dhe interpretimi i Kuranit nga en-Nasafi

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: https://www.youtube.com/watch?feature=youtu.be&v=Wm5R-a-M_Q4&app=desktop

Data e fetvas: 04/04-1422 ose 25/06-2001

Pyetje: “Çfarë mendoni për librat “Fi Dhilal-ul-Kuran” (interpretimi i Kuranit nga Sejjid Kutb), interpretimi i Kuranit nga Sabuni dhe interpretimi i Kuranit nga en-Nasafi?”

Përgjigje: “Dijetarët kanë tërhequr vëmendjen për to. Referojuni deklaratave të dijetarëve në lidhje me “Fi-Dhilal-ul-Kuran” nga Sejjid Kutb dhe gabimet e tij dhe interpretimin e Kuranit të Sabunit.

Për sa i përket e-Nasafit, ai ishte i Maturidi. Ai kishte besimin e Maturidive dhe ishte Hanefi në Fikh.”

Shejkh Feuzan lidhur me mendimin e Muhamed Arifit lidhur me bindjen ndaj pushtetarit të pa drejtë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=128956

Drejtuesi i emisionit pyet: “Si mund të kombinojmë mes urdhërit të Profetit salAllahu alejhi ue selem që të dëgjojmë dhe t’i bindemi pushtetarit edhe nëse ai do ta rrahë shpinën dhe ta merrë pronën dhe atë çfarë njerëzit janë duke bërë sot?”

Muhamed Arifi: “Pa dyshim se ka një ndryshim në qoftë se pushtetari sulmon një individ. Muslimi transmeton se Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Dëgjo dhe bindu nëse ai do ta rrahë shpinën dhe ta merrë pasurinë.”

Kjo ka të bëjë me pushtetarin që sulmon një individ me të cilin ai e ka një problem. Përndryshe, pushtetari është i mirë. Por në këtë rast ai shkon tek një person dhe ia rrah shpinën dhe ia merr pasurinë. Këtij personi duhet ti thuhet që të mos ngrihesh dhe të bësh thirrje për rebelim ose që të bësh rebelim të armatosur kundër tij.

Sepse dëmi i veprimit është më i madh se sa rrahja që ta bëri ai. Shiko nëse ti mund të marrësh pasurinë tënde prej tij në një mënyrë tjetër. Ajo për të cilën ne po flasim është rasti nëse pushtetari merr para nga i tërë populli.”

Pyetje: “Çfarë thoni për atë që thotë se hadithi që thotë “dëgjo dhe bindu edhe në qoftë se pushtetari të fishkëllonë” aplikohet vetëm në pushtetarin e drejtë i cili sulmon një individ…”

Shejkh Feuzan: “Ky është mendim i tij (Muhamed Arifit). Unë vetë e kam dëgjuar atë. Ky është mendim i tij. Ai nuk duhet të shpjegojë fjalimin e të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem në këtë mënyrë. Ky person ndjek epshin e tij dhe dëshiron që të interpretojë fjalët e të Dërguarit sipas epshit dhe dëshirave të tij. Kjo nuk është e lejuar. Ai flet në emrin e të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem. Kjo është shumë e rrezikshme.”

Shejkh Feuzan ekspozon Muhamed Arifin Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14264

ALMOKHTASAR.COM shkruan:

“Shejkhu Muhamed el-Arifi u takua me Shejkhun fisnik dhe alamen Salih el-Feuzan për të sqaruar shpjegimin e tij të hadithit dhe burimin e tij. Kjo pasi disa faqe të internetit kishin përhapur se Shejkh dhe alameh Salih el-Feuzan e përshkroi Shejkh Muhamed Arifin si një person i cili ka epsh në lidhje me shpjegimin e hadithit:

“Dëgjo dhe bindu nëse ai do ta rrahë shpinën dhe ta merrë pasurinë.”

Burimet konfirmuan se Shejkh Muhamed Arifit bëri vizitën e tij për të parandaluar sprova dhe shpifjet e dijetarëve. Ai gjithashtu tha se ai shkoi vetë tek alameh el-Feuzan për ti´a shpjeguar atij se burimi i tij i shpjegimit të hadithit ishin fjalët e Imam Neveviut dhe jo epshit të tij… “1

Pyetje: “Thuhet se dy Imamët Ibn Haxheri dhe el-Neveviu -Allahu i mëshiroftë!- komentuan hadithin “Dëgjo dhe bindu nëse ai do ta rrahë shpinën dhe ta merrë pasurinë.” se kjo vlen për kalifin i cili e ka trajtuar një individ padrejtësisht dhe i cili duhet të durojë dhe ti shmanget sprovimeve.”

Shejkh Feuzan: “Hadithi është i përgjithshëm. Ky fare nuk i është drejtuar ndonjë individi të veçantë. Hadithi i të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem është i përgjithshëm për gjithë umetin. Ai që e interpretonë hadithin në një mënyrë të ndryshme, ka epshe në veten e tij. Ai dëshiron të shpjegojë hadithin sipas dëshirës, epshit dhe doktorinës së tij. Por siç thashë hadithi nuk është në avantazh të tij. Hadithi është i përgjithshëm dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.

Përveç kësaj unë nuk e kam gjetur këtë në fjalët e Neveviut. Ne iu referuam atyre pa gjetur se Imam Neveviu ta ketë thënë këtë.”

Pyetje: “Ju nuk e keni gjetur këtë pasi që keni kërkuar në librat e Neveviut dhe të Ibn Haxherit?”

Shejkh Feuzan: “Po. Kam kërkuar pa e gjtur atë.”

__________________________________

1 http://www.almokhtsar.com/node/52152

Shejkh Feuzan sqaron refuzimin e tij ndaj Muhamed Arifit Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.youtube.com/watch?feature=player_detailpage&v=B05NmdYdV8g

Pyetje: “Kohët e fundit është përhapur një audio klip nga ju në internet, YouTube dhe në komunikime të tjera moderne. Të involvuarit ia kanë dhënë asaj titullin “Shejkhu fisnik Salih el-Feuzan e refuzonë Shejkh Muhamed Arifin dhe thotë se ai pason epshin e tij”. Çfarë i këshillonë ata që paralajmërojnë ndaj Meshajikhëve dhe thirrësave dhe i fyejnë ata në publik dhe shkruajnë gjëra të tilla lidhur me disa thirrrësa?”

Përgjigje: “Unë dhe dijetarët e tjerë e refuzojmë kundërshtuesin dhe shpjegojmë gabimin pa pasur për synim vetë personin, apo që ta nënvlerësojmë atë apo ta fyejmë personalitetin e tij. Ata nuk kanë e për qëllim këtë. Mbrojtja kërkohet prej Allahut ndaj kësaj. Ata kanë për qëllim vetëm sqarimin e së vërtetës. Nëse një person bën keq, nuk ka asgjë që thotë se nuk lejohet të sqarohet gabimi i tij. Kjo nuk bëhet për ta nënvlerësuar atë. Kjo bëhet për ta kujtuar atë dhe për të bashkpunuar me të, që ai të kthehet në të vërtetën.

Në këtë rast përfitonë ai, lexuesi dhe dëgjuesi. Gabimi nuk duhet të injorohet në mënyrë që të qarkulloj në mesin e njerëzve. Nuk duhet të bëhet asnjë kompromis në këtë çështje. E vërteta duhet të shpjegohet dhe sqarohet. Nuk ka kompromis në lidhje me të vërtetën. Kjo nuk e dëmtonë personin e refuzuar në qoftë se ai është i paanshëm dhe është në kërkim të së vërtetës. Ndërsa, në qoftë se ai vetëm dëshiron që të mbështet epshin e tij dhe jo të kërkojë të vërtetën, ne nuk mund të bëjmë asgjë për të.”

Shejkh Feuzan lidhur me gjendjen kritike të Muhamed Arifit

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=129213

Muhamed Arifi duke bërë shaka thotë:

“Ahmedi shkoi në treg

E bleu një mollë

Më pas hipi në autobus

U kthye në shpi por kishte humbur qelësin

Hyri në shtëpinë e kojshiut e prej aty hyri në shtëpi

të vet dhe pushoi”

Kjo është “sureja tufah”, estagfirullahe ue etubu ilejhi,

Pyetet Shejkh Feuzan: “Sprovat dhe njerëzit devijues vetëm se po shtohen. Dëgjova se si një thirrës i tregonte publikut se si ai e thërriti një jehude në Islam duke lexuar kapitullin Merjem së pari, dhe pastaj fjalë normale që ai lexoi në formën e Kuranit. Pastaj ai i tha publikut duke bërë shaka se atë që lexoi quhet “Sure-ut-Tuffahah”. Cili është gjykimi për këtë dhe a konsiderohet kjo të jetë një mënyrë për të bërë shaka me Kuranin?”

Shejkh Feuzan: “Po. Nëse ai lexon fjalët e tij dhe i ngjason ato me fjalët e Allahut dhe i lexon ato sikurse fjalët e Allahut dhe i quan ato Sureh, gjendja e tij është jashtëzakonisht kritike. Ai mund të del nga Islami në këtë mënyrë, edhe nëse ai e bën këtë duke bërë shaka:

قُلْ أَبِاللّهِ وَآيَاتِهِ وَرَسُولِهِ كُنتُمْ تَسْتَهْزِؤُونَ لاَ تَعْتَذِرُواْ قَدْ كَفَرْتُم بَعْدَ إِيمَانِكُمْ

“Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat, keni mohuar. Nëse një grupi nga ju i falim, grupin tjetër e dënojmë, ngase ishin kriminelë.” 9:66

Ai që bën shaka me Kuranin dhe lexon fjalë të tij dhe thotë se ato janë si Kurani dhe i lexon ato në formën e Kuranit dhe i bënë njerëzit të besojnë se ato janë prej Kurani, ai e braktis Islamin me këtë veprim.”

A i lejohet gruas time që ta heq nikabin para vëllait dhe xhaxhait tim jomysliman?

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (19)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majid%20%207%20-%205%20-%201435.mp3

Pyetje: “A i lejohet gruas time që ta heq nikabin para vëllait tim jomysliman dhe xhaxhait tim jomysliman?”

Përgjigje: “Jo. Asaj nuk i lejohet që ta heq atë para burrave të cilët nuk janë maharim të saj. Vëllai ytë nuk është mahrem i saj.”

Shejkh Feuzan në lidhje me Meududin

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/9355

Zëri është i dobët dhe e vetmja gjë që ne mund të dëgjojmë nga pyetja ishte el-Meududi dhe librat e tij…

Përgjigje: Unë nuk di qe Ebul-Ala el-Meududi (rahimahullah) i ka dhënë rëndësi përhapjes së besimit. Ai i ka dhënë rëndësi përhapjes së besimit të Ikhuanu Musliminëve. Të gjitha librat e tij janë në lidhje me këtë. Unë nuk e di që ai ti ketë dhënë rëndësi përhapjes së besimit, thirrjes në Teuhid dhe dënimit të idhujtarisë. Unë nuk di që ai ta ketë bërë këtë.

Leximi i librave të Shejkh Abdul-Vehabit në Perëndim

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (27)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul%20maji%20d%20-%2011%20-%201%20-%201436.mp3

Pyetje: “Në SHBA ka njerëz që tërheqin nga librat e Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehabit rahimehullah dhe thonë se ata nuk i sjellin dobi myslimanëve në SHBA. Çfarë thoni për këtë?”

Përgjigje: “Librat e Shejkhut janë të bazuara në Kuran dhe në Sunnet, pavarësisht nëse ato janë në SHBA apo diku tjetër. Ata duhet të lexohen në SHBA dhe në vende të tjera. Ai që dëshiron të udhëzohet do të udhëzohet nga Allahu dhe ai që nuk dëshiron të udhëzohet nuk ka zgjidhje për të.”

Këmisha e Jusufit alejhi-selam ishte mrekulli e një profeti

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehab (4)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/tf–1430-7-24.mp3



Pyetje: Sufitë argumentohen me ajetin vijues:

اذْهَبُواْ بِقَمِيصِي هَذَا فَأَلْقُوهُ عَلَى وَجْهِ أَبِي يَأْتِ بَصِيرًا

”Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babait tim në fytyrë, e atij do t’i kthehet të pamurit.”12:93 [Për të bërë Tabarruk përmes njerëzve të drejtë.]

Përgjigje: “Kjo ishte një nga mrekullitë e profetëve. Kjo nuk vlen për të gjithë njerëzit. I verbëri nuk do të rifitojë shikimin e tij edhe në qoftë se të gjithë njerëzit do të vënë rrobat e tyre mbi të. Pra, kjo ishte një nga mrekullitë e të dërguarve. Siç thashë kjo nuk vlen për të gjithë njerëzit.”

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free